Një vit nga vdekja e aktorit të njohur, Xhevdet Ferri

Përkujtohet sot në njëvjetorin e ndarjes nga jeta, aktori i njohur i teatrit dhe kinematografisë, Xhevdet Ferri.

Ai u lind në qytetin e Durrësit më 26 nëntor të vitit 1960 dhe u nda nga jeta më 16 janar 2020 në moshën 59-vjeçare nga një sëmundje e rëndë.

Aktori u diplomua në degën e artit dramatik të Akademisë së Arteve të Bukura në vitin 1982 ku menjëherë pas përfundimit të studimeve me rezultate të larta, mbeti pedagog i mjeshtrisë së aktorit. Pak vite më vonë ai ka shërbyer edhe si Dekan pranë Fakultetit të Artit Skenik.

Xhoda sikurse e thërrisnin miqtë dhe kolegët gjatë karrjerës së tij artistike interpretoi rreth 30 role në teatër dhe kinema, por në fakt ishte ekrani i kinemasë ai që do ta bënte edhe më të njohur për publikun. Në kinema ai u përkushtua dhe shkëlqeu me talentin e tij duke interpretuar edhe më shumë personazhe se në teatër.

Gjatë karrjerës, Xhevdet Ferri është vlerësuar me disa çmime dhe medalje.

Disa nga interpretimet më të mira të aktorit kanë qenë në produksione si Vëllezër dhe shokë 1980, Gjurmë në kaltërsi 1981, Era e ngrohtë e thellësive 1982, Hije që mbeten pas 1985, Përrallë nga e kaluara 1987, Treni niset në shtatë pa pesë 1988, Vitet e pritjes 1990, Dasma e Sakos 1998, Gjoleka djali i Abazit 2006, Gjallë 2009,  dhe interpretimi i tij I fundit ka qenë në filmin Delegacioni  në vitin 2018. / KultPlus.com

Adriana Matoshi aderon në ‘Vetëvendosje’

Aktorja e njohur Adriana Matoshi, ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje.

Lajmi u bë i ditur sot në faqen zyrtare të Levizjes Vetvendsoje, në rrjetin social Facebook, ku u postua lista e plotë e Referendumit.

Bashkangjitur gjeni listën e plotë të Referendumit.

Lista e Referendumit:
1 Albin Kurti
2 Vjosa Osmani Sadriu
3 Glauk Konjufca
4 Vasfije Krasniqi
5 Avni Dehari
6 Albulena Haxhiu
7 Arben Vitia
8 Donika Gërvalla
9 Gani Krasniqi
10 Shqipe Selimi
11 Liburn Aliu
12 Hekuran Murati
13 Armend Muja
14 Arbërie Nagavci
15 Adnan Rrustemi
16 Haxhi Avdyli
17 Fatmire Kollçaku
18 Mimoza Kusari Lila
19 Haki Abazi
20 Ardian Gola
21 Rozeta Hajdari
22 Xhelal Sveçla
23 Saranda Bogujevci
24 Faton Peci
25 Fitore Pacolli
26 Hydajet Hyseni
27 Hysamedin Feraj
28 Jahja Koka
29 Yllza Hoti
30 Hajrulla Çeku
31 Bajram Mavriqi
32 Besim Muzaqi
33 Doarsa Kica Xhelili
34 Fitim Uka
35 Tinka Kurti
36 Fitim Haziri
37 Arbëreshë Hyseni Kryeziu
38 Arbër Rexhaj
39 Dimal Basha
40 Burim Karameta
41 Enver Dugolli
42 Arijeta Rexhepi
43 Valon Ramadani
44 Valdet Januzaj
45 Albana Morina Xharra
46 Agon Batusha
47 Fatmir Humolli
48 Jeta Statovci
49 Alban Hyseni
50 Hysen Durmishi
51 Arta Bajralia
52 Arion Thaqi
53 Ali Tafarshiku
54 Angjelina Krasniqi
55 Artan Abrashi
56 Rrustem Leti
57 Shqipe Metaj Isufi
58 Luan Aliu
59 Labinotë Demi Murtezi
60 Adriana Matoshi
61 Avni Zogjani
62 Mirsad Shkreta
63 Arjeta Fejza
64 Nasuf Bejta
65 Gazmend Gjyshinca
66 Jetmira Vrenezi
67 Nijazi Isaku
68 Drita Millaku
69 Eman Rrahmani
70 Mefail Bajqinovci
71 Hatixhe Hoxha
72 Ekrem Mustafa
73 Fjolla Ujkani
74 Enver Haliti
75 Mentor Arifaj
76 Vendenis Lahu
77 Gegë Lleshi
78 Mimoza Shala
79 Visar Korenica
80 Gresa Bytyqi
81 Halil Thaçi
82 Mirlinda Tishukaj
83 Hysni Mehani
84 Lumnije Mikullovci
85 Milazim Salijaj
86 Bernarda Radoncic
87 Edmond Pruthi
88 Blerim Gashani
89 Liri Loshi
90 Agime Gashaj
91 Adnan Ademi
92 Rreze Duli
93 Xhafer Berisha
94 Albana Gashi
95 Alban Bajrami
96 Leonora Sfarqa
97 Shpejtim Arifi
98 Besnik Zeqiraj
99 Jehona Ferizi
100 Ilir Aliu Kapiti
101 Nazlie Bala
102 Uran Halimi
103 Jeton Lajqi
104 Nita Bakalli Istrefi
105 Abdyl Gashi
106 Driton Hyseni
107 Orges Tafilaj
108 Shenaj Shala
109 Gramos Agusholli
110 Salih Zyba. / KultPlus.com

Bamirësit me zemër të madhe, kështu vishen Angelina Jolie, Emine Cunmulaj, Dua Lipa e Rita Ora (FOTO)

Organizata të mëdha botërore shumë shpesh kontraktojnë yje botërore për kauza të ndryshme të bamirësisë, dhe në këto kauza shumë shpesh i kemi parë edhe yjet shqiptare, shkruan KultPlus.

Rita Ora e Dua Lipa kanë bashkëpunuar me Unicef, për të takuar fëmijë në vende të ndryshme, kurse për këtë mision më së miri njihet ylli i madh botëror Angelina Jolie.

KultPlus ju sjell fotografi nga këto vizita, ky yjet shihen të jenë të veshur në mënyrë të thjeshtë, duke pas në fokus ngohtësinë që u falin fëmijëve në nevojë.

Në këtë vazhdë të bamirësisë është edhe modelja shqiptare Emina Cunmulaj, e cila edhe ajo njihet për modestinë e saj./ KultPlus.com

“Bishti i majmunit”, trendi i ri i modelimit të mjekrës

Meqë pandemia ka mbajtur larg floktorëve miliona persona në të gjithë botën për muaj të tërë, një grup burrash kanë zgjedhur të eksperimentojnë me pamjen e jashtme, saktësisht me modelimin e mjekrës.

Të mërzitur nga mungesa e aktiviteteve ata kanë shpikur një model të ri, të quajtur bishti i majmunit. Fotografitë e rezultateve të çuditshme guximtarët i kanë shpërndarë në rrjetet sociale, duke shkaktuar goxha reagime, shkruan a2news.

Për herë të parë, ky modelim u bë i famshëm në shtator 2019, kur lojtari i bejsbollit, Mike Fiers, modeloi mjekrën në këtë mënyrë, duke i bërë shokët e skuadrës të qeshnin.

Por dy vite më vonë, modeli duket i rikthyer në modë./ KultPlus.com

“La Repubblica” për librin e Ardian Vehbiut

“La Repubblica” ka botuar një recesion për librin e Ardian Vehbiut “Cose portate dal mare” përkthyer në italisht nga Valentina Notaro dhe botuar nga shtëpia botuese Besa.

ARTIKULLI I “LA REPUBBLICA”

Eseisti shqiptar Ardian Vehbiu ktehet në marrëdhëniet mes dy brigjeve të Adriatikut me pjesët e shkurtra të mrekullueshme të “Gjërat e sjella nga deti”, botuar nga Besa Muçi.

Deri në vitin 1991, Italia ishte aq e paarritshme në sytë e shqiptarëve sa që mori tipare pothuajse metafizike. Sapo ra Muri (i komunizmit). u bë reale në pak muaj: Perëndimi kishte pushtuar Shqipërinë, dhe shqiptarët pushtuan Perëndimin. Për dekada, duke parë televizionet italiane, ata ishin “paralizuar nga kotësia e shpresës për të qenë në gjendje të jetonin atë realitet”.

Përkundër të gjithë pritjeve, ajo shpresë ishte realizuar. Por nuk i la pa diku tjetër. Duke folur për veten e tij, Vehbiu duket se flet për shumë si ai: “Edhe pse jam arratisur, ëndrra e arratisjes ka mbetur e paprekur”. Për të mos u humbur.

Ndërkaq, vetë autori në rrjett sociale shpreh më së miri marrëdhënien e tij me këtë media dhe median italiane në përgjithësi. Me “La Repubblica” për herë të parë është njohur në vitin 1987, kur sapo kishte mbërritur në Romë për të studiuar në La Sapienza.

“I kisha kaq të ulëta të ardhurat, sa as gazetën nuk e bleja dot përditë, prandaj prisja me padurim të premten, kur mund të merrja jo vetëm gazetën, por edhe një revistë fantastike, me të cilën do të kaloja pastaj javën. I pata koleksionuar të gjithë numrat, deri në korrik të vitit 1988, sepse nuk më bënte dora t’i hidhja. Isha ende i mendimit se një revistë aq e vyer nuk mund të hidhet në plehra. Në atë kohë ne deri edhe shishet plastike nuk na bënte dora t’i hidhnim. Vinim nga një varfëri e madhe dhe nuk e kuptonim dot si funksiononte kultura “usa e getta”. Ne ruanim gjithçka. Prandaj edhe më mbushej dollapi, në apartamentin në Romë, me gjithfarë gazetash e revistash, përfshi edhe “Il Venerdi”. Më ish bërë një pako e madhe, të cilën sërish nuk dija ç’ta bëja, kur më erdhi ora për t’u kthyer. Me vete nuk e merrja dot, sepse nuk do të ma linin në kufi. Për ta flakur tutje as që bëhej fjalë. I kërkova një mikut tim italian, nëse mund t’ia lija. Ma pranoi me gjithë qejf. Them se e bëri se i erdhi keq për mua. Edhe mua më erdhi keq për veten”, shkruan ai./ gazeta diaspora shqiptare/ KultPlus.com

Muzika dhe jeta arbëreshe në vitet ’50 sipas profesorit italian Diego Carpitella

Diego Carpitella lindi në Kalabri dhe ishte një profesor italian i etnomuzikologjisë në Universitetin D’Annunzio të Chieti – Pescara dhe Universitetin La Sapienza në Romë.

Ai konsiderohet si një nga studiuesit më të mëdhenj të muzikës popullore italiane dhe ka shkruar dhe botuar shumë ese mbi këtë temë. Ai bashkëpunoi me “Qendrën Kombëtare të Studimeve Popullore të Muzikës” nga viti 1952 deri në 1958, duke mbledhur më shumë se 5,000 këngë popullore italiane. Ai gjithashtu ka studiuar edhe muzikën popullore arbëreshe të viteve ’50.

1954 – Perceptimi i Diego Carpitella

Për të kuptuar më mirë se sa banorë arbëreshë jetonin në ato vite dhe kushtet e jetesës së komuniteteve Arbëreshe, dëshmojnë historitë që Diego Carpitella gjurmon në vitin 1954 në një artikull që u shfaq në revistën “Il Contemporaneo” në fund të ekspeditës së etnomuzikologjisë së kryer së bashku me Ernesto Di Martino në disa qendra kalabreze arbëreshë dhe në S. Costantino Alb. në provincën e Potencës, është shumë domethënëse.

“Ndër arbëreshë ndihet ndjenja e distancës, e distancës psikologjike dhe jo vetëm hapësinore, të cilën e kupton në shumë aspekte. Kushtet e jetesës nuk kanë qenë gjithmonë të thjeshta, por kanë evoluar me kalimin e viteve, duke ndërtuar kështu një zonë të strukturuar.

Më befasues është fakti që kushte të tilla jetese “shpërthejnë”, i japin hov artit, këngës dhe muzikës, domethënë kulturës etnofonike. Mos të flasim për historitë e shumta të ruajtura si gojëdhëna, dhe të rasteve që ndodh sa herë që mblidhen këngë dhe muzikë popullore, këtu mbi të gjitha për të nënvizuar se si këta interpretues të njohur, këta bartës të këngëve, këta lisa të melodive, me të cilët ndezin kuriozitetin për “të huajin” i cili bëhet kurioz për të dëgjuar. Këta burra dhe gra, zakonisht jo më pak se 40 vjeç, veshin bashkë me rrobat e tyre, në fytyrat e tyre, gjatë rrugës për të intonuar një këngë, për të luajtur gajde, kitarë ose fizarmonikë, kushtet aktuale të ekzistencës së tyre.”

Përpos artit Diego Carpitella shkruan edhe më shumë, mbi jetesën e arbëreshe në vitet ’50.

“Historia e një qyteti të vogël me vetëm 1.000 njerëz dhe kushtet e tij reale të jetesës, të treguara nga një kryebashkiak, cili na tregon se varfëria ishte e dukshme në ato zona. Të dhënat shëndetësore të shfaqura nga mjeku lokal tregojne kushtet e vështira ekonomike. Jeta funksionon në bazë të ekonomisë së dukshme primitive, pasi ekziston mbi të gjitha një ekonomi e punës dhe shkëmbimeve të produkteve (kush bën miell sot, atëherë do të marrë bukë nga një tjetër; kushdo që ndihmohet gjatë korrjes, nga ana tjetër do të duhet të ndihmojë gjatë mbjelljes, etj.), por këto janë baza “të dukshme” pasi rezulton se nëntëdhjetë e pesë përqind e familjeve janë “të lidhura” me faturat e një kredie në bankat e jugut (fatura që natyrisht nuk do të paguhet kurrë) dhe në të cilën banka luan me interes, zinxhirë dhe “mbyt” ata në kohën e zgjedhjeve politike kur do të jetë e nevojshme t’i jepet vota drejtorit të tij ose kujt për të. Në një fshat malor, nuk ka energji elektrike, uji i pijshëm duhet të merret me gomarin një orë larg, radio mungon, gazetat mezi mbërrijnë, autobusi ka qenë në shërbim vetëm 2 muaj (nisja në 3 të mëngjesit). Në vende të tjera, kushtet e jetesës janë në një gjendje të tillë, saqë vështirë të flitet. Këtu gratë punojnë nga lindja deri në perëndim të diellit (verë dhe dimër) për 300 lireta në ditë, ndësa pjesa më e madhe e burrave janë pa punë.”

Në këto informacione të papërpunuara të historisë së Diego Carpitella, në leximin e të cilit gjendja e jetës së arbëreshëve është tërhequr me realizëm laçues, periudha që ai përmend është një nga ato intuita të rralla socio-antropologjike të cilat, nëse hetohen si duhet, mund të kishin ndihmuar për të kuptuar, se aty ishte një komunitetit primitiv shqiptar, nga të cilët në pesë shekuj u formësua dhe u forcua vetëdija për larminë etnike, deri në pikën që të bëheshin një mrekulli e identitetit në një larmi kulturore që zhvillohej, riprodhohej dhe pasurohej në mënyrë të pavarur. Temat që “shkenca universitare” ka shmangur dhe përjashtuar për arsye të qarta lehtësie, të cilat ishin identifikuar dhe hetuar në vitet e para të Universitetit të Kalabrisë nga studiuesit e shkencave shoqërore. Për fat të keq, ne duhet të ndalemi në këtë reflektim, të cilin sigurisht duhet ta rifillojmë në një kohë tjetër, sepse nuk është në pajtueshmëri të plotë me frymën e këtij reflektimi, dhe të ri-propozojmë në raste të tjera të hetimit dhe studimit mbi gjendjen e komuniteteve Arbëreshe në vitet e fundit.

Struktura e strehimit dhe shërbimet kryesore ndër Arbëreshë në vitet ‘50

Vjetari Statistikor, pas të dhënave në lidhje me aktivitetet e prodhimit, kalon në analizën e shërbimeve kryesore të njerëzve: strehimi, ujësjellësit dhe kanalizimet, shkollat ​​dhe shërbimet kulturore, akomodimi në hotel. Konsistenca e shtëpive në vitin 1951 ishte 15,916 për një numër prej 39,958 dhomash për të gjithë popullsinë.

Gjithashtu interesante janë të dhënat e ndërtimit të shtëpive dhe numri në 1956, i cili tregon ndërtimin e vetëm 31 shtëpive në 10 qendra për një numër të përgjithshëm prej 89 dhomash.

Gjendja e varfërisë së ndenjur është mjaft e dukshme me mungesën e ndërtimit të shtëpive në 15 komunitete. Si gjithmonë, tre vendet më të populluara shfaqen: San Demetrio Corone (Shën Mitri) me 1,478 deklaron numrin më të madh të shtëpive dhe 3,028 dhoma, pasuar nga Spezzano Alb. [Spixana] e cila ka 1,280 shtëpi për 2,603 ​​dhoma dhe Lungro që përmban 1,041 shtëpi për 2,676 dhoma.

Gjendja e rrjeteve të kanalizimeve dhe ujësjellësve në 33 qendra të banuara që formojnë 25 komuna plus 8 fshatra që përbëjnë komunitetet shqiptare të Kalabrisë është shumë e pasigurt. Ujësjellësit janë vetëm 8 nga 33, të barabartë me një të katërtën e numrit të tërë të qendrave të banuara; nga ana tjetër kanalizimet dyfishohen për të qenë të pranishëm në rreth gjysmën e qendrave.

Në vitin 1955 kishte 72 shkolla fillore që funksiononin në të 33 qendrat e banuara, plus disa shkolla rurale, për një popullsi shkollore prej 7,245 nxënës, të cilat ranë në mënyrë dramatike në 4 shkolla të mesme për një numër prej 570 nxënësish. Shkollat ​​fillore të mesme janë të pranishme në Lungro (Ungra) dhe Spezzano Alb. (Spixana) për një numër prej 278 nxënësish dhe 292 studentë janë të pranishëm në dy shkollat ​​e San Demetrio Corone [Shën Mitri: shkolla e mesme dhe gjimnazi i shkollës së mesme të trashëgimisë së Kolegjit historik Italo-Grek të Sant’Adriano.

Akomodimi në hotel është shumë i kufizuar. Ka vetëm 155 shtretër në 15 struktura të përcaktuara si hotele, nga të cilat 7 raportohen në Spezzano Alb. (Spixana) e cila siç shkruajnë udhëtarët që kanë kaluar Kalabrinë, ka qenë për shekuj me radhë një zyrë postare e pajisur me vende për të qëndruar brenda natës, por në zonën komunale të Spezzano Alb. (Spixaa) ekziston qendra më e rëndësishme termike e Kalabrisë. Këtu është ndërtuar një hotel shumë modern ku personalitete nga politika, ekonomia dhe ekipi kombëtar dhe e gjithë Italia e Jugut qëndrojnë për trajtime spa. Një mysafir i shquar i kësaj qendre spa ishte Gustavo Adolfo VI, mbreti i Suedisë, i cili zgjodhi këtë vend për pushimet e tij dhe për efektet pozitive të ujërave termale, por edhe për pasionin e studimeve arkeologjike në nekropolin e Torre Mordillo në ato vite shkatërruar nga grabitës varresh.

Më në fund, ka 15 struktura argëtimi si kinema dhe teatro për një numër prej 2.048 vendesh.

Ky shkrim është vazhdim i artikullit të mëparshëm: Jeta e Arbëreshëve në Kalabri gjatë viteve ‘50/ gazeta diaspora shqiptare/ KultPlus.com

Jakupi me veshje luksoze e Ora me veshje sportive, misioni i bamirësisë dhe veshja e të famshmëve (FOTO)

Bamirësia ndaj të varfërve tanimë është shndërruar në një shprehi të yjeve të artit si dhe njerëzve me pozita të larta në shoqëri, shkruan KultPlus.

Emine Cunmulaj, Rita Ora dhe shumë emra tjerë të njohur me modestinë e tyre kanë ndihmuar familje të varfëra, duke u bërë shembull për qasjen e tyre të thjeshtë dhe afërsinë që ia ofrojnë personave në fjalë.

Një fotografi e komentuar kohëve të fundit është treshja Leonora Jakupi, kryetari i Komunës së Skenderajit, Bekim Jashari dhe bamirësi Halil Kastrati përgjatë ndihmës së një familje.

Ajo që është përfolur shumë në këtë shkrepje të fotografisë qëndron te dukja e Jakupit, e cila përveç që ka hyrë me këpucë në shtëpinë e familjes, ndër të tjera ka edhe një veshje luksoze.

Në anën tjetër, ajo që ka rëndësi përgjatë ndihmës ndaj familjeve në nevojë përfshin çdo detaj, që nga sjellja e deri te veshja e personit, në mënyrë që inferioriteti të mos ndjehet nga pala e kundërt.

Ndërkohe, KultPlus ju sjell edhe këtë fotografi të Rita Orës kur ishte me UNICEF në Kosovë, dhe veshja e saj shihet të jetë konform misionit bamirës. / KultPlus.com

“Një det vërshoi këtë botë gënjeshtare, ku humbi dashuria?” (VIDEO)

Sa herë që mjeshtria e penës kombinohet me zërin e magjishëm del një vepër e shkëlqyeshme arti, shkruan KultPlus.

E tillë është kënga “Baladë mbi dashurinë”, teksti i së cilës është shkruar nga poeti i ndjerë, Musa Ramadani dhe vie nën interpretimin e Besnik Krajkut.

Kjo këngë përveç që arriti të depërtoj në zemrat e dëgjuesve, ajo fitoi edhe çmimin e parë në Akordet e Kosovës.

KultPlus ua sjell tekstin dhe këngën “Baladë mbi dashurinë”:

Nëse për hir të dashurisë, ekziston e vërteta

Atëbotë ç’duhet kjo?

Kur njerëzit s’e njohin dashurinë

Nëse për hir të dashurisë, ekziston dhe gënjeshtra

Atëbotë ç’peshohet kjo?

Për njerëzit s’peshon as dashuria

Një ditë, pa pritë, një ditë

O hiç pa ndodh një çudi

2X Një det vërshoi këtë botë gënjeshtare

Ku humbi, humbi dashuria?

Nëse për hir të dashurisë, ekziston e vërteta

Atëbotë ç’duhet kjo?

Kur njerëzit s’e njohin dashurinë

Nëse për hir të dashurisë, ekziston dhe gënjeshtra

Atëbotë ç’peshohet kjo?

Për njerëzit s’peshon as dashuria

Një ditë, pa pritë, një ditë

O hiç pa ndodh një çudi

2X Një det vërshoi këtë botë gënjeshtare

Ku humbi, humbi dashuria? / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=UNGEuqocTMo

Arti që lehtëson vaksinimin për COVID-19

Kur të hapet qendra e vaksinimit në Bottrop, njerëzit do të jenë në atë çfarë duket e rrallë në këto ditë: një ekspozitë skulpturore në mes të një salle të gjerë

Një diçka e ngjashme si formë njerëzore me ngjyrë trëndafili rri në dysheme; diçka që duket sikur kthetrat e një ariu nga një skulpturë guri; një lloj gjysmë-tubi dhe blloqe të mëdha mermeri.

Gereon Krebber, skulptor dhe profesor në Akademinë e Arteve në Düsseldorf, e ka shndërruar një pjesë të sallës së madhe me hekur e beton të qendrës së vaksinimit në Bottrop në peizazh skulpturor.

Disa javë para se njerëzit të vijnë për t’u vaksinuar, qyteti i Bottropit në Gjermaninë Perëndimore e ka gjetur veten papritur me një hapësirë të re për skulpturën.

Projekti ka marrë vëmendje, për shkak se sikur gjithandej vendit, ngjarjet kulturore janë anuluar dhe institucionet janë mbyllur. Nuk bën përjashtim as Bottropi, në të cilin mbahet një festival vjetor i organos dhe një tjetër për teatrin e kukullave. Edhe muzeu “Josef Albers”, që mban emrin e mësuesit të Bauhasit, është mbyllur.

Hapësira e gjerë në qendrën e vaksinimit ishte tamam për banorin e qytetit, Gereon Krebber, i cili do të duhej t’i shpaloste skulpturat e tij në zgjatimin e ri të muzeut. “Ne në Bottrop kemi atë që kemi”, ka thënë për DW zëdhënësi i qytetit, Alexander Pläsken.

Kështu një hapësirë e re arti në qendrën e vaksinimit është një rastësi e bukur, edhe nëse qendra nuk i ka hapur ende dyert për shkak të mungesës së vaksinave. Ekipet mobile të vaksinimit po vizitojnë qendrat e pensionimit për të dhënë dozat e para të vaksinimit.

Por veprat artistike në qendrën e vaksinimit mund të kenë një efekt, sigurisht jo kundër virusit, por mbase ato do të ndihmojnë që njerëzit ta heqin mendjen për pak çaste nga gjendja e rëndë.

“Doja të gjeja imazhe të diçkasë që është në nivel mikroskopik, por që nuk është e dukshme”, ka thënë Krebber, mbi imazhet për kërcënimin e padukshëm e vdekjeprurës.

Skulpturat e tij janë një përzierje formash amorfe e arkitektonike, që nuk duhet të vijnë si befasi në dritën e faktit që ai studioi me dy artistë që punojnë në gjuhët kundërshtuese, Tony Cragg dhe Hubert Kiecol.

Krebber ka thënë për DW-në se ai e sheh veten si “skulptor i mosmarrëveshjeve”, por ka theksuar se nuk do të jetë si “ilustrator i pandemisë”. Ai merret me analogjitë, dhe dëshiron që njerëzit t’i shohin veprat e tij për ta përjetuar prekshmërinë e tyre.

“Ky është vërtet një vend i vështirë”, ka shtuar Krebber, objektet e të cilit kontrastojnë me optikën goxha biznesore të sallës. Sigurisht se ato përmbushin të gjitha kërkesat për të frenuar rreziqet nga zjarri.

Për arsye të sigurisë nga zjarri, Krebberit iu desh të mbulonte dyshemenë e sallës me një shtrojë plastike – por ajo funksionoi për bukuri me sendet artistike, duke i bërë ato të dukeshin si të ishin në një pjatë artistike.

Bottropi s’është i vetmi qytet gjerman që i shpalos veprat artistike në një qendër vaksinimi: qyteti bavarez i Straubingut ka vendosur në mure vepra të artistëve të ndryshëm. Arti mund të ndihmojë të kuptohet stresi mendor që u shkaktua gjatë krizës së koronavirusit, thotë Krebber, duke shtuar, “por ju mund të kaloni skaj tij dhe të mos ia hidhni sytë. Kjo është e bukura e tij!”. / Deutsche Welle/ Koha/ KultPlus.com

Piktura me Tintinin shitet për 3.2 milionë euro

Një pikturë e heroit të librave komikë Tintin, që mbahej prej vitesh në sirtar, është shitur të enjten në Paris për 3175 milionë euro, ka njoftuar shtëpia e ankandeve “Artcurial”.

Piktura është vepër e ilustruesit belg Georges Remi, i njohur me llagapin Herge, që ishte autor i librave komikë me Tintinin. Ai vdiq më 1983.

Herge e kishte bërë pikturën për botuesin e tij si propozim për kopertinën e albumit të para Luftës së Dytë Botërore për Tintinin “The Blue Lotus”, bën të ditur shtëpia e ankandeve, e cila kreu shitjen.

Por botuesi i Herges hodhi poshtë pikturën, dhe një tjetër imazh i Hergës u përdor si kopertinë. Imazhin e refuzuar ilustruesi ia dha si dhuratë Jean-Louis Castermanit, pasardhës i shtëpisë botuese që botoi librat për Tintinin.

Piktura u ruajt nga Castermani, e mbyllur në një sirtar. Deri në vdekje ai i hodhi poshtë ofertat për ta shitur veprën, duke thënë se e çmonte si dhuratë prej Herges, ka thënë Eric Leroy, ekspert i librave komikë në “Artcurial”.

Çmimi i shitjes prej 3.2 milionë eurosh është para se t’i jenë shtuar tarifat e ankandit. Blerësi ishte një koleksionist privat, të cilin shtëpia e ankandeve nuk e identifikoi.

Çmimi tejkaloi vlerësimin e vendosur nga ekspertët e ankandeve prej 2.8 milionë eurosh.

Imazhi në pikturë paraqet gazetarin e ri e të guximshëm Tintin, me veshje orientale dhe me qenin e tij Snowy, që fshihet në një vazo prej një dragoi të kuq e të egërsuar. Piktura, me bojë dhe ngjyra uji, ende ruan shenjat kur është krijuar.

“Është më e bukura që ishte në treg në duart e një privati”, ka thënë Leroy para shitjes. / Koha/ KultPlus.com

177 vite nga lindja e veprimtarit të çështjes atdhetare, Ismail Qemalit

Sot shënohen 177 vite që nga lindja e Ismail Qemalit më 16 janar të vitit 1844 në Vlorë.

Pasi kreu shkollën fillore në vendlindje, vijoi studimet në shkollën plotore turke në Selanik, ku ishte internuar familja e tij dhe më pas kreu gjimnazin “Zosimea” në Janinë.

Në vitin 1860 punoi si përkthyes pranë zyrës së përkthimit të Portës së Lartë. Nga vitet 1862-1864 shërbeu në administratën vendore në Janinë e më pas u transferua në Tërhallë (Thesali) e përsëri në Stamboll.

Ai mori pjesë, së bashku me Jani Vreton, Hoxhë Tahsinin, Kostandin Kristoforidhin, Pashko Vasën e Sami Frashërin, në mbjedhjen e parë për caktimin e alfabetit të shqipes dhe për formimin e një shoqërie kulturore shqiptare.

Ismail Qemali pati në vijim një varg detyrash të larta në administratën turke si: kryesekretar i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Stamboll, mytesarif i Varnës (Bullgari), guvernator i Danubit të Poshtëm (Tulxhë-Bullgari) etj.

Më 1877 Porta e Lartë e akuzoi si kundërshtar të politikës së Sulltan Abdyl Hamitit II dhe përkrahës të pikëpamjeve liberale të Mithat Pashës (funskionar i lartë i Perandorisë, reformator, opozitar).

Me këto akuza Porta e Lartë e dënoi me 7 vjet internim në qytetet Kytahja, Eskishehir dhe Bursa në Anadoll. U lirua më 1884 dhe u emërua si mytesarif i sanxhakut të Galiopolit dhe guvernator i Vilajejtit të Tripolit Libi.

Më 1900 për t’u shpëtuar ndjekjeve të sulltanit, u arratis nga Turqia dhe i dorëzoi dorëheqjen sulltanit, duke e motivuar largimin e tij nga Stambolli, se në këtë mënyrë do t’i shprehte më mire idetë e tij dhe do t’i kushtonte kujdesin e duhur çështjes shqiptare.

Ismail Qemali qëndroi në vende të ndryshme të Europës ku vendosi lidhje dhe bashkëpunoi me rrethet politike të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. U aktivizua në lëvizjen patriotike shqiptare, mori pjesë në përpjekjet për caktimin e një alfabeti të përbashkët të gjuhës shqipe dhe për formimin e një shoqërie kulturore shqiptare.

Qemali zhvilloi gjithashtu veprimtari të ngjeshur politike në Europë për njohjen e kombit dhe të të drejtave të tij. Ai shpejt do të shpallte në shtypin e kohës, vendas dhe të huaj, platformën e tij politike për autonominë e plotë të Shqipërisë ndaj Perandorisë.

Së bashku me Luigj Gurakuqin e patriotë të tjerë hartoi Memorandiumin e Greçës të qershorit 1911 dhe në fund të atij viti mori nismën për organizimin e Kryengritjes së Përgjithshme të vitit 1912. Më 19 nëntor 1912 njoftoi bashkëatdhetarët se do të mblidhej në Shqipëri një Kuvend Kombëtar.

Në këtë kuvend, që u mblodh nën kryesinë e tij më 28 nëntor 1912 lexoi deklaratën e shpalljes së Pavarësisë të Shqipërisë dhe ngriti flamurin kombëtar. Pas kësaj u caktua kryetar i Qeverisë së Përkohshme dhe minister i Punëve të Jashtme.

Në politikën e tij të jashtme Ismail Qemali u bë i papajtueshëm ndaj çdo cënimi të pavarësisë e të sovranitetit kombëtar. Pavarësisht kushteve të vështira të brendshme e të jashtme, qeveria e kryesuar nga Ismail Qemali mori një varg masash për organizimin dhe ndërtimin e shtetit të pavarur. Në të gjitha këto veprimtari Ismail Qemali u tregua burrë shteti dhe diplomat largpamës, mbrojti me vendosmëri shtetin e pavarur shqiptar. / KultPlus.com

Kur bora mbulonte Prishtinën në vitin 1981 (FOTO)

Ato që na bëjnë të ndjehemi nostlagjik për kohërat e mëhershme janë fotografitë, shkruan KultPlus.

Fotografitë janë dëshmi të periudhave të ndryshme kohore si dhe njëherit na ndihmojnë që të dallojmë ndryshimet e qyteteve.

Kjo vërehet edhe në kryeqytetin kosovar, në Prishtinë. Fotografia e cila ishte pjesë e një artikulli të një gazete të vjetër për dimrin e acartë e tregon këtë.

Kjo fotografi e qytetit pa lum është realizuar në vitin 1981/ KultPlus.com

Presidenti Meta dekoron baritonin lirik dhe pedagogun e kantos, Agim Duro

Presidenti Ilir Meta dekoroi me titullin “Mjeshtër i Madh”, këngëtarin e muzikës së lehtë dhe klasike, baritonin lirik dhe pedagogun e spikatur të kantos, Agim Duro.

Ky titull iu dha në vlerësim të interpretimeve të spikatura e me nivel të lartë si dhe të kontributeve të tij të çmuara në fushën e artit skenik shqiptar, veçanërisht për zhvillimin e artit operistik dhe atij vokal në vendin tonë.

Në fjalën përshëndetëse drejtuar familjarëve dhe personaliteteve të artit të pranishëm në ceremoninë solemne, Kreu i Shtetit shqiptar u shpreh, se Agim Duro,  ka një karrierë të jashtëzakonshme dhe kontribut të madh, jo vetëm në fushën e artit, në gjininë operistike, por edhe në atë pedagogjike e shkencore.

“Jam i lumtur që jemi sot së bashku, për të nderuar një nga solistët më të njohur dhe më të shquar të Teatrit Kombëtar të Operas e Baletit dhe pedagogun e mirënjohur të kantos, zotin Agim Duro. Baritoni lirik Agim Duro ka një karrierë të jashtëzakonshme dhe kontribut të madh, jo vetëm në fushën e artit, në gjininë operistike, por edhe në atë pedagogjike e shkencore”, thekson Meta.

“Me një ngjyrim zëri cilësor, Agim Duro u evidentua në jetën artistike shqiptare, që në vitet e shkollimit pranë Institutit të Lartë të Arteve, sot Universiteti i Arteve. Ai ishte një nga solistët e grupit muzikor, aq të njohur në atë kohë, ‘Na bashkoi kënga popullore’, grup që solli një frymë të re në muzikën e përpunuar shqiptare dhe që dha mbi 1500 koncerte të muzikës popullore shqiptare brenda dhe jashtë Shqipërisë”,- u shpreh presidenti Meta.

“Pas diplomimit, Agim Duro u përfshi edhe në role të ndryshme në Teatrin e Operas dhe Baletit, ku vazhdoi rrugëtimin e tij artistik, me një eksperiencë të gjatë pune si solist i parë në të. Agim Duro ka qenë i përkushtuar,  në përgatitjen muzikore e skenike, duke u bërë një ndër artistët më të njohur e më të dashur të Teatrit të Operas e Baletit”,- vijon Meta.

“Gjatë karrierës së tij të shquar artistike, Agim Duro ka realizuar një galeri të pasur rolesh dhe është përfaqësuar denjësisht si solist, brenda dhe jashtë vendit, në bashkëpunim me orkestra prestigjioze vendase dhe ndërkombëtare. Prof. Agim Duro ka një kontribut të rëndësishëm edhe në fushën pedagogjike, së pari në Liceu Artistik ‘Jordan Misja’ e më pas, pranë katedrës së kantos në Universitetin e Arteve, deri në përfundimin e këtij misioni pedagogjik, në Tetor të vitit 2020, me daljen e tij në pension”,- shtoi Presidenti.

Sipas Metës, “gjatë gjithë karrierës edhe si pedagog, zoti Duro ka kontribuar në formimin e brezave të rinj të këngëtarëve lirikë, por edhe në hartimin e politikave kulturore, duke qenë dhe një ndër hartuesit  e Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit Kulturor Muzikor në vendin tonë. Edhe pse tashmë në pension, zoti Duro vazhdon të mbetet i interesuar dhe i angazhuar për të gjitha zhvillimet në fushën e artit në Shqipëri dhe vazhdon të kontribuojë në mbështetjen dhe afrimin e artistëve të rinj të përgatitur, në skenat tona”.

“Për të gjithë kontributin e rëndësishëm në fushën operistike me interpretimet e tij të spikatura, por edhe në atë pedagogjike e shkencore, për zhvillimin e artit operistik shqiptar, kam kënaqësinë t’i akordoj zotit Agim Duro Titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh’”,- tha Presidenti Meta. /ata/ KultPlus.com

Letra që Moikom Zeqo ia dërgoi Dritëro Agollit (FOTO)

Përveç që i kishte bashkuar arti, Moikom Zeqo dhe Dritëro Agolli kishin edhe relacione të mira miqësie, shkruan KultPlus.

Vajza e shkrimtarit nga Menkulasi, Elona Agolli së fundmi ka shpërndarë letrën që i ka ardhur babait të saj nga artisti Moikom Zeqo.

Letra i përket datës 2 tetor të vitit 2002, teksa aty diskutohet për disa faqe librash.

KultPlus ua sjell të plotë tekstin e letrës bashkë me foton e saj origjinale:

2 tetor 2002
T.
I dashur Dritëro ,

Shkurtova faqen 7 dhe 8 – dhe bëra një shtesë ( shih në tekst) Gjithashtu bëra një shtesë të domosdoshme në faqen 11( shih serish në tekst ).

Faleminderit Mjeshtër! Amen!
Me respekt
Moikom Z / KultPlus.com

Vinca: Emri i të ndjerit, që ua kishte mësuar nxënësve shkronjat shqip, shkruhet me shkronja cirilike

Agim Vinca

AS NË VDEKJE NUK JEMI TË BARABARTË!

(Dy fjalë për një vdekje në familje dhe për statusin e gjuhës shqipe)Më 11 janar, në spitalin e qytetit në Strugë, u nda nga jeta im vëlla, Selami Vinca, mësues në pension. E rrëmbeu murtaja e kohës sonë, koronavirusi, por edhe disa komplikime të tjera shëndetësore. U shtri në spital natën e Vitit të Ri, më 31 dhjetor dhe nuk doli më i gjallë, edhe pse ndërkohë, na thuhej se kishte përmirësime. Po të mos e kishte prekur virusi famëkeq, që ia mori jetën në mëngjesin e 11 janarit, im vëlla do ta vazhdonte udhëtimin e tij jetësor, sepse deri para dy-tre muajsh gëzonte shëndet të mirë. Që nga koha kur e kreu Normalen në Shkup në vitin 1962 (më vonë edhe Akademinë Pedagogjike) e deri në pension, im vëlla, Selami Vinca, ka punuar mësues në vendlindje.Tërë jetën ia kushtoi arsimit, por edhe rezistencës kundër diskriminimit, për çka edhe u përndoq dhe u burgos.Detyrën e mësuesit e ushtroi me përkushtim të veçantë, madje me pasion, gjë që e dinë më së miri ish-nxënësit e tij, kudo që janë, por edhe kolegët, ata që ua njohin vlerat të tjerëve. Jo pak nga ata që u ka dhënë mësim në shkollën fillore në Veleshtë, dekada me radhë, disa prej të cilëve sot janë personalitete publike, thonë se në klasë ai ishte jo vetëm mësues, por edhe artist. Lexonte bukur dhe edhe më bukur këndonte. Kishte dhunti të rrallë për muzikë, vokale e instrumentale, të lindur, por edhe të kultivuar në shkollën normale “Zef Lush Marku” në Shkup, të njohur për punën që bëhej atëbotë në përgatitjen komplete të mësimdhënësve të ardhshëm.Një ish-nxënës i tij që e njoha në ditën e zisë, i biri i një bariu të fshatit, babain e të cilit e mbaj mend mirë, më tha se kur kishte shkuar të regjistrohej në klasë të parë asnjëri nga mësuesit nuk kishte dashur ta merrte në klasën e tij. “Më mori msusi Selami”, tha, duke shtuar sakaq fjalën “Xhaxhi”, që ishte nofka me të cilën njihej im vëlla. Gjatë jetës, krahas ditarit, mbajti në dorë edhe mandolinën, me të cilën i shoqëronte këngët që këndonte, kryesisht këngë të vjetra qytetare dhe muzikë e lehtë. Ka qenë anëtar aktiv i disa ansambleve dhe orkestrave lokale në Veleshtë, Strugë, Pogradec etj. Edhe burgosja e tij dhe e dy kolegëve të tij në vitet ‘70 (1976) ndodhi për shkak të këngëve. U qe zënë për të madhe që kishin kënduar këngë për Bajram Currin e Mujo Ulqinakun, sepse “s’janë të këtij nënqielli”, u kishin thënë në “Organe”. U akuzuan se kishin kënduar këngë për Enver Hoxhën në programin muzikor me nxënësit, veçse emrin “Enver” e kishin zëvendësuar kinse me fjalën “pranverë”! (“Lule t’bukura plot me erë, i kam sjellë për ty Enver/ në pranverë”! ). Ishte, sigurisht, një akuzë e kurdisur dhe një proces me dëshmitarë të rrejshëm.Pas pensionimit, filloi të merrej edhe me shkrime dhe t’i frekuentonte, tok me Tixhen, manifestimet letrare në Strugë, Dibër, Shkup, Elbasan, Korçë e gjetkë. Pos aktivitetit të frytshëm në fushën e muzikës, ku i kishte shokët të rrallë, shkroi dhe dy libra për historinë e familjes dhe për telashet e tij me njerëzit e pushtetit dhe me shërbëtorët e tyre lokalë, të cilëve u këndërvihej në të gjitha mënyrat, edhe me atë “instrumentin”, që s’po ia përmendim emrin. Nuk dua të flas më shumë për tim vëlla. Nuk më takon mua. U takon atyre që e kanë njohur dhe që kanë punuar e bashkëpunuar me të, në kushte kryesisht të vështira, herë-herë edhe të rrezikshme.Është e kuptueshme që njerëzit të presin nga unë të shprehi dhimbjen për humbjen e vëllait, por ja që “ra ky mort e u pamë”: më duhet të flas, pa dashje, për një problem me interes vital për jetën e vëllezërve tanë në Maqedoni, pra për një çështje me karakter politik.Isha i interesuar të mësoja shkaqet e vdekjes së tim vëllai dhe ku më mirë se në dokumentin zyrtar të institucionit shëndetësor ku qe shtruar, Spitalit të Qytetit në Strugë, do të mund ta mësoja këtë. Bashkë me trupin e tij të pajetë, të mbështjellë me një çarshaf e jo në arkivol, siç do të duhej, morëm edhe raportin me shkrim për vdekjen dhe shkaqet e saj. Formulari, që u bë shkas i këtij shkrimi dhe që po e bashkëngjesim në formë faksimili, është vetëm në gjuhën maqedonase, edhe pse Struga është komunë me shumicë shqiptare.Në raportin e lëshuar nga JZU-ja e Strugës (Javna zdravstvena ustanova “Gradska bolnica”/ Institucioni Publik Shëndetësor “Spitali i Qytetit”) jepen të dhënat për të ndjerin: emri, mbiemri, emrat e prindërve, datëlindja, vendlindja, profesioni, gjendja civile etj. Të gjitha në maqedonisht. Vetëm në maqedonisht dhe me alfabetin cirilik! Asnjë fjalë shqip. Madje edhe emri i të ndjerit, që gjatë tërë jetës ua kishte mësuar nxënësve të vet shkronjat shqip, shkruhet me shkronja cirilike! Dhe me mbiemër përpara, si në sllavisht! Jo Selami Vinca, po Vinca Selami!Ku është barazia gjuhësore, me të cilën mburren aq shumë politikanët shqiptarë në Maqedoni? As në vdekje nuk jemi të barabartë!Nuk është faji i mjekut maqedonas, dr. M. J. Jo. Ai nuk ka faj. Njësoj do të vepronin edhe mjekët shqiptarë. Problemi nuk është individual, por institucional. Formulari i Entit Republikan të Statistikës është i shkruar ekskluzivisht në maqedonisht.E, thonë se gjuha shqipe në “Republikën e Maqedonisë Veriore” është gjuhë zyrtare! E barabartë me maqedonishten! Ose – gati e barabartë! Përrallisin pa pushim deputetë, ministra, zëvendës-ministra e zëvendëskryeministra, drejtorë agjencish e kryetarë partish, të vjetër e të rinj, “të majtë” e “të djathtë”, të tillë e të atillë: “Shqipja, gjuhë zyrtare!”. Kështu thonë, ndërsa enden me vetura zyrtare e marrin rroga e mëditje të majme dhe shesin mend e patriotizëm poshtë e lart nëpër studio televizive e portale, jo vetëm në Shkup e Tetovë, ku i kanë zyrat, por edhe në Prishtinë e në Tiranë. Por ja që “Severna Makedonija” nuk ua garanton qytetarëve shqiptarë të drejtën elementare të gjuhës amtare, madje as në çastin final të jetës, kur ikin përgjithmonë nga kjo botë. A ka fakt më domethënës se ky raport zyrtar, i lëshuar më 11 janar 2021?! As në vdekje nuk jemi të barabartë, o Zot! Zyrtarisht jo. As në komunat me shumicë shqiptare. Po të ndodhte kështu me serbin në Kosovë do të shkonte puna deri në OKB!Që në RMV nuk është zgjidhur ende problemi i statusit të gjuhës shqipe, fajin e kanë në radhë të parë partitë politike shqiptare në këtë shtet, të cilat nga zgjedhjet e para pluraliste të vitit 1991 e deri më sot, pra plot tridhjetë vjet, participojnë në pushtet, por as shteti amë, Republika e Shqipërisë, nuk është pa faj, e as “shteti i dytë shqiptar në Ballkan”, Republika e Kosovës, nuk mund të amnistohet krejtësisht.Qe tridhjetë vjet Tirana zyrtare betohet për Maqedoninë. Ia njeh të tëra: gjuhë, territor, kufij, identitet. As Prishtina nuk mbetet shumë prapa. Krejt ndryshe vepron Bullgaria. Vuri veto për çeljen e negociatave të RMV-së në BE, për shkak të gjuhës, historisë dhe identitetit maqedonas, që Sofja zyrtare nuk e njeh (nuk ka ekzistuar para vitit 1945, thonë). Edhe Serbia, “motra e madhe”, ia konteston kishën autoqefale. Greqia e detyroi ta ndryshonte emrin.Vetëm shqiptarët përbehen për shtetin fqinj me ish-emrin “IRJM” dhe me emrin e ri “RMV”!Kurse njerëzit atje, as në rast vdekjeje, nuk regjistrohen në gjuhën e tyre amtare.Në fund të vitit që lamë pas, në Tetovë, në një ceremoni të paparë në kushtet e pandemisë, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, u shpall “Doktor nderi” i Universitetit të Tetovës ose, siç u pëlqen më shumë provincialëve tanë që nuk dinë asnjë fjalë latinisht (u tingëllon më bukur!): “Doctor honoris causa”.Njeriu që tash njëzet vjet i përfaqëson shqiptarët në shtetin me emrin “Maqedonia e Veriut”, duke qenë pjesë e koalicionit qeveritar, edhe me Gruevskin, edhe me Zaevin (dreqin e të birin!), shpallet “Doktor nderi” i Universitetit Shtetëror të Tetovës ”për kontributin e tij në avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni”, por shqiptarët në këtë shtet, në shtetin në të cilin ai i përfaqëson ata qe njëzet vjet, ende jetojnë dhe vdesin maqedonisht! / KultPlus.com

Brenda shtëpive të artistëve dhe shkrimtarëve të shquar (FOTO)

Nëse shtëpitë tona pasqyrojnë karakteret tona, atëherë shtëpia e një artisti ka të ngjarë të jetë veçanërisht intriguese. Një libër i ri, “Jeta takon artin”: Brenda shtëpive të njerëzve më krijues në botë, na pasqyron një koleksion të brendshëm që të gjithë në një moment u përkisnin artistëve, skulptorëve, muzikantëve ose shkrimtarëve të famshëm.

Duke punuar në të gjithë botën, autori Sam Lubell zgjodhi 250 prej rezidencave më fotogjenike dhe më të paharrueshme që gjeti. Disa tani janë muze që përmbajnë vepra nga artistët që jetuan dhe punuan shpesh në to; të tjerët mund të përshkruhen më së miri si faltore.

Shtëpia e mesit të shekullit të projektuesit dhe arkitektit danez Finn Juhl ende ndihet çuditërisht moderne

Çfarë thonë të gjitha këto shtëpi për pronarët e tyre? Epo, për një gjë, ata nuk e mbështesin imazhin e përbashkët të ‘artistit të uritur’. Libri, me shumë pak përjashtime, është i mbushur me shtëpi të kushtueshme, elegante dhe të zbukuruara mjaft dhe të mobiluara.

Lubell pranon: “Nëse nuk më pëlqente një vend, unë në përgjithësi e refuzoja atë”. Por do të ishte gabim të mendohej se, duke pasur parasysh temën, ky libër është një përmbledhje e shijes së mirë ose një Bibël për dekoruesit. Edhe pse shumë dhoma janë kuruar shumë, ka ende zakonisht një ndjenjë personaliteti rreth tyre; një atmosferë e okupatorit, qoftë në pianot e vjetra, në raftet e librave dhe tavolinat për shkrim, apo në antikitet dhe sendet personale të mbledhura. “Pajisjet dhe sendet personale të një artisti mund të tregojnë historinë e tyre”, thotë kuratorja e National Trust, Lucy Porten.

Në rastin e vilës familjare të ndërtuar nga arkitekti Secesionist Otto Wagner, efektet personale të pronarit të saj të fundit sigurisht tregojnë një histori. Vila, e konsideruar si hapësira më e madhe e Art Nouveau në Vjenë, sot është e mbushur me vepra arti të papajtueshme nga Ernst Fuchs, një themelues i shkollës së Realizmit Fantastik.

Vila familjare e ndërtuar nga arkitekti Otto Wagner tani është plot me vepra arti nga pronari i saj pasues, Ernst Fuchs

Historia thotë se si një djalë pa para, Fuchs e njihte shtëpinë dhe premtoi se një ditë do ta blinte për nënën e tij. Në vitin 1970, vila e atëhershme e braktisur ishte për shkak të prishjes dhe Fuchs ishte në gjendje të përmbushte ëndrrën e tij. Ai e restauroi vilën në një hibrid stilesh dhe e mbushi atë me veprat e tij artistike fantastike. Tani quhet Muzeu Ernst Fuchs.

Joshëse, pasi supozohet se muzikantët dhe shkrimtarët dhe artistë të tjerë jo-vizualë në përgjithësi nuk janë të vetëdijshëm për mjedisin e tyre sepse kokat e tyre janë plot me gjëra më të larta, nuk është e mundur të bëhen përgjithësime gjithëpërfshirëse për mënyrën se si jetojnë artistët.

Shtëpitë e Puccini dhe Tchaikovsky ishin dy vende të shenjta të rregulluara, plot antike të mrekullueshme, ku mund të kompozonin në paqe, ndërsa legjenda e xhazit Louis Armstrong dëshironte të jetonte vetëm në një lagje të gjallë. Pavarësisht pasurisë së madhe që ai grumbulloi, Armstrong zgjodhi të qëndrojë në një zonë të përzier raciale të klasës punëtore në Queens, New York.

Mjeshtri flamand Rubens jetonte në një shtëpi elegante në Antwerp

Një përgjithësim tjetër që prishet kur eksploroni faqet e librit është se shtëpitë e piktorëve do të pasqyrojnë disi stilin e pikturave të tyre. Shikoni mjedisin e Peter Paul Rubens, vajrat e të cilit janë një kryefjalë për gratë vullnetare dhe ndonjëherë skena shqetësuese. Megjithatë shtëpia e tij në Antëerp, Belgjikë, për të cilën ai tërhoqi planet, është e përmbajtur.

Ndërsa shtëpia është shumë e ndryshuar, elementët themelorë si portiku dhe pavijoni – bazuar në përmasat italiane të Rilindjes – mbeten pikërisht ashtu siç i projektoi Rubens. Pse një artist kaq i përkushtuar ndaj përmasave të përsosura në hapësira duhet të kishte prodhuar kaq shumë piktura kaotike dhe të çrregullta është një mister.

Shtëpia e skulptorit Gustav Vigeland shfaq përsëri një shije që duket diametralisht e kundërt. Shtëpia dhe studioja e Vigeland ndodhet në një ndërtesë të rreptë me tulla të kuqe, të projektuar nga arkitekti Lorentz Ree, e cila u ndërtua nga pleqtë e qytetit në këmbim të premtimit të koleksionit të tij të artit.

Shtëpia e porositur e skulptorit Gustav Vigeland bën kontrast me artin e tij të egër

Ndoshta të paturit e një shtëpie të tij ishte nxitje, por duke mos ndjekur kurrë më parë dizajnin e brendshëm, Vigeland bëri një fytyrë rreth dhe krijoi një seri vizatimesh pastel të hijshme për çdo send të fundit të mobiljeve, nga jastëkët te shandanët dhe llambat.

Shpirtra shumëngjyrësh

Dramaturgu dhe poeti gjerman, Friedrich von Schiller, vdiq vetëm tre vjet pasi bleu përfundimisht shtëpinë e tij. Në 1802, në moshën 42-vjeçare, Schiller – një kolos i Iluminizmit dhe një shkrimtar befasues modern – ishte zhvendosur me familjen e tij në një shtëpi të verdhë mustarde në Ëeimar, afër mikut të tij të mirë dhe bashkëpunëtorit Goethe. Është një shtëpi e bukur dykatëshe e një standardi çuditërisht të lartë për një shkrimtar të periudhës.

“Këto ditë më në fund realizova një dëshirë të vjetër për të zotëruar shtëpinë time”, i shkroi ai botuesit të tij. “Sepse tani kam hequr dorë nga të gjitha mendimet për t’u larguar nga Ëeimar dhe mendoj se do të jetoj dhe do të vdes këtu”. Ishte profetike. I rraskapitur nga puna dhe sëmundja e tij e palodhur, fatkeqësisht Schiller vdiq këtu vetëm tre vjet më vonë.

Dramaturgu dhe poeti gjerman Friedrich von Schiller vdiq vetëm tre vjet pasi bleu shtëpinë e tij në Weimar

Në hyrjen e librit mësojmë se Coco Chanel dikur tha se hapësira e brendshme është “një projeksion natyral i shpirtit”. Një shembull i mirë është Villa Santo Sospir në Saint-Jean-Cap-Ferrat afër Nicës, ku jetonte Jean Cocteau.

Ai përdori një gamë të kufizuar dhe i quajti skicat “tatuazhe”, dhe kështu shtëpia, tani një monument kombëtar, u bë e njohur si Vila e Tatuazheve. “Ne jemi përpjekur të mposhtim frymën e shkatërrimit që ka dominuar epokën tonë”, tha Cocteau. “Ne kemi dekoruar sipërfaqe që njerëzit ëndërrojnë t’i shkatërrojnë”. /gazetasi/ KultPlus.com

Ukaj: Po qarkullon një pseudo humor në të cilin ofendohen dhe përqeshen rënd katolikët

Nga Ndue Ukaj

Katolikët, mishi i derrit, shkijet dhe shoqëria e pjerdhur e tallava që reagon e gulçon për çdo gjë dhe që bëhet e shurdhër dhe e vërbër në tema ku përbuzet bashkësia katolike shqiptare, siç ngjet në një pjesë pseudo humori ndërmjet Naser Rafunës dhe Sabri Fejzullahut.

Ka disa ditë që qarkullon një pseudo humor që e ndotë edhe më shumë mjedisin tonë social e kulturor dhe të cilën u nxita ta dëgjoj pasi më kërkuan disa miq.

T’ iu thëm të drejtën, ka vite që nuk e përcjell pseudo humorin që gëlon në Kosovë, për shkak se është i rënduar nga banalitete, nga një gjuhë e përçartë dhe nuk shquhet për kurrfarë bukurie artistike.

Por tani kjo është çështje shije dhe nuk është temë e këtij reagimi. Madje edhe për faktin se shijet e kultivuara përditë e më shumë i përkasin një pakice të vogël në vendin tonë.

Por të dalim te “humori” në fjalë.

Bëhet fjalë për një “humor” tallava në të cilin ofendohen dhe përqeshen rënd katolikët, madje deri në shkallë racizimi.

Duke kaluar nëpër Shqipëri, këta të ashtuquajtur aktorë, shohin aty mbishkrime se hahet mishi i gicit, pra derrit. Dhe aktorët përdorin fjalë e etiketa të rënda kundër atyre që hanë mish derri.

Miq, u trishtova.

Sepse kjo gjuhë e këto etiketa fëmijët tanë i përjetojnë edhe në jetën reale dhe ky nuk është veç humor, siç mund të pretendon dikush kuturu. Prapa tij ka etiketa. Dhe etiketat që u mvishen një grupi të caktuar shoqëror, janë forma e parë prej ku ngjizet gjuha e urrejtjes, që pastaj kalon në forma tjera të egra të fashizmit.

Miq, u trishtova sepse ky soj humori mbjell mosdurim, urrejtje dhe edukon qindra e mijëra të rinj me mendime negative për bashkëkombasit e tyre katolikë, por edhe pjesën tjetër të botës.

Miq u trishtova, sepse mendimet e tilla ka vite që na ndajnë nga perëndimi, me të cilin vetë kemi qitë mure të pakalueshme, duke përdorë gjithfarë etiketash kundër tyre. / KultPlus.com

Arkeologët në gjurmë të artit 45 mijë vjet të vjetër

Gjersa një mani për vepra të artit figurativ bashkëkohor sa vjen e rritet në botën e sotme, arkeologët kanë zbuluar atë që mund të jetë vepra më e vjetër artistike.

Në një studim të publikuar në “Science Advances”, një ekip ekspertësh ka konstatuar se murali që paraqet një derr, zbuluar në shpellën në ishullin indonezian Sulawesi, është së paku 45 mijë vjet i vjetër, duke u bërë kështu vepra më e vjetër artistike që është gjetur deri më tash.

Edhe pse piktura, e cila paraqet një derr dhe dy forma që u ngjajnë duarve konsiderohet me vlerë për shkak të vjetërsisë së saj, mendohet se ka edhe të tjera si kjo.

“Nuk ka arsye për të supozuar, sidoqoftë, se kjo vepër e hershme në gur, është një shembull unik në Azinë Juglindore ose në rajonin me të gjerë”, kanë potencuar hulumtuesit në prezantimin e tyre.

Imazhi i derrit i zbuluar së fundi ka potencial për të vënë në pah shumë çështje të brendshme për historianët dhe arkeologët. Është më shumë se 25 mijë vjet më e vjetër sesa imazhet e kafshëve të ndryshme në shpella në Lascaux të Francës, që mendohet se datojnë para 20 mijë vjetëve dhe radhiten në mesin e pikturave më ikonike të shpellave në botë. Piktura e derrit është po ashtu rreth 1 mijë e 500 vjet më e vjetër krahasuar me një pikturë të ngjashme në Sulawesi, që ishte zbuluar më 2019.

Adam Brumm, arkeolog në universitetin “Australia Griffith”, që ka punuar në këtë studim, ka thënë për “New York Times” se “bazuar në sofistikimin e këtij prezantimi të hershëm të kësaj vepre arti”, derri mendohet se është realizuar nga një person modern. Sidoqoftë, identiteti i piktorit mbetet i panjohur.

Brumm i ka thënë “Times” që vepra e artit në shpellën në Indonezi është duke u përkeqësuar me të shpejtë.

“Kjo është shumë shqetësuese”, ka thënë ai. Sipas tij, duke marrë parasysh situatën aktuale, rezultati final ka të ngjarë që të jetë shkatërrimi eventual i kësaj vepre indoneziane të epokës së akullit, ndoshta edhe gjatë jetës sonë”. /artnews/ KultPlus.com

Timo Flloko: I kërkojmë falje publikut për ‘krimet’ tona në filmat gjatë periudhës së komunizmit

Në Shqipëri nuk është kërkuar ende falje për krimet e komunizmit, madje nuk janë ndëshkuar përgjegjësit, sikurse besohet se fryma e asaj kohe vazhdon të jetë ende sot pas 30 vitesh.

Paradoksalisht është hedhur ideja që të censurohen filmat e viteve para ‘90, që publiku sot të mos e ndjekë krijimtarinë e tyre e frymëzuar në “komunizëm”.

Aktori i madh Timo Flloko ka aq qytetari sa të kërkojë falje publike për ato role që ka luajtur gjatë viteve të diktaturës dhe kanë cenuar sensibilitetin e shtresave të ndryshme të shoqërisë.

“Publiku duhet ta dijë se për atë faj apo krim në aspektin krijues që ne kemi bërë, kërkojmë falje”,- u shpreh Timo Flloko në një intervistë.

Flloko ka folur për debatin pakuptim, në lidhje me ndalimin e disa prej filmave të realizuar përpara viteve ’90.

Flloko e pranon se filmat me partizanë ka elemente qesharake dhe se Balli Kombëtar dhe kleri është trajtuar në mënyrë tendencioze e tallëse, por, sipas tij, ka edhe filma që nuk përbëjnë asnjë problem.

“Po ç’të keqe ka filmi me Ismail Qemalin, po qoftë edhe ata filma me partizanë, si te “Malet me blerim mbuluar”, me atë dasmën, që për mua është një film i mirë? A ka pasur tendencë skematike, keqtrajtuese? Në disa drejtime, sigurisht që po. Jemi tallur e stërtallur me ballistët”.

“Ata kanë qenë kundërshtarë politikë, ne i kemi bërë qesharakë. Kjo është për mua një gabim, sepse nuk i kemi evidentuar si kundërshtarë të denjë politikë, sepse ashtu kanë qenë, madje në krye të tyre kanë qenë edhe personalitete të kulturës shqiptare”.

“Por edhe qëndrimet ndaj kulteve fetare, priftit, hoxhës, kanë qenë ekstremisht tendencioze dhe të gabuara. Po të kujtoj rolet e mia si partizan, te Meço, për shembull, mbaj mend që hidhja një bombë dhe i vrisja të gjithë gjermanët. Kjo është qesharake”, – tha Flloko.

Duke iu referuar pretendimeve se filmat e asaj kohe ndikojnë negativisht te të rinjtë, duke u shfaqur një imazh të rrejshëm të Shqipërisë komuniste, Flloko thotë se “rinia nuk prishet” nga ndjekja e atyre filmave.

“Ka shumë gjëra qesharake, por edhe të pranueshme. Nuk mund të hedhim gjithçka poshtë. Unë jam i mendimit që nuk prishet rinia nga vështrimi i filmave që koha i ka gjykuar dhe i vë gjithmonë në provë”, – tha ai, teksa sot fenomen shqetësues për rininë dhe fëmijët është pornografia, droga, arsimi i dobët etj.

“Çfarë mund të themi për një film të jashtëzakonshëm si “Koncert në vitin 1936”? Ajo është Shqipëria e atëhershme, një Shqipëri anadollake, ku kthehen dy vajza të reja, plot ëndrra, që kanë mbaruar shkollat jashtë, në Itali, siç ishte Tefta Tashko Koço”.

“Nuk besoj se mund të krijojnë iluzionin e një jete ideale. Dhe publiku duhet ta dijë se për atë faj apo krim në aspektin krijues që ne kemi bërë, kërkojmë falje”, – tha Timo Flloko.

Aktorët e kohës së komunizmit vlerësohen gjerësisht nga publiku artdashës, pasi ngritën nga themelet artin dhe kulturën e vendit tonë, duke lënë një trashëgimi të çmuar për brezat. /noa/ KultPlus.com

Akademiku serb: Kosova nuk është e jona, serbët bëhen bashkë për ta shkarkuar

Deklarata e kreut të Akademisë Serbe, Vladimir Kostiq, se “Kosova nuk është e Serbisë”, ka nxitur reagime të ashpëra në shtetin fqinj.

Tashmë atje një grup prej 93 intelektualësh i kanë dërguar një letër të hapur Akademisë së Serbisë përmes të cilës kanë kërkuar shkarkimin e Vladimir Kostiq pas deklaratave të dhëna për Kosovën, transmeton KultPlus.

Kostiq kishte thënë se “Dikush duhet t’iu tregojë këtyre njerëzve se Kosova nuk është më as de facto as de jure në duart tona”.

Nënshkrues të kësaj letre janë Milladin Arevarliq, Boglub Shijakoviq, Millan Lekiq, Sllobodan Vlladuqish, Sllobodan Antoniq, Caslav Korpivica, Dushan Prokoroviq, Milan Brdar, Misha Gjurkoqiv, Sllobodan Rejlic, Dragoslav Bokan.

Lidhur me deklaratat e Kostiq kanë folur edhe presidenti serb, Aleksander Vucic dhe kreu i Kuvendit të Serbisë, Ivica Dacic. / KultPlus.com

Shtëpia e Elvis Presleyt hap dyert për vizita virtuale

‘Graceland’, shtëpia e këngëtarit legjendar Elvis Presly në Memphis të Shteteve të Bashkuara të Amerikës tani është duke ofruar vizita online për të gjithë fansat e tij nga mbarë bota, përfshirë edhe ata që nuk mund të udhëtojnë për në atraksionin turistik në Tennessee, gjatë kohës së pandemisë së koronavirusit, transmeton KultPlus.

Organizatorët e ngjarjes kanë bërë të ditur se vizitat dyorëshe me ciceron do t’i dërgojnë vizitorët brenda shtëpisë së Presleyt, që është shndërruar në muze, dhe nëpër Kopshtin e Meditimit, ku dhe është i varrosur këngëtari.

Këngëtari e aktori i njohur ka vdekur në Memphis, më 16 gusht të vitit 1997.

Në biletën 100-dollarëshe për këtë vizitë përfshihet edhe një vizitë në aeroplanin e Presleyt dhe një ecje nëpër kompleksin e karrierës, që përmban ekspozita dhe artefakte të lidhura me Presleyn.

“Graceland” zakonisht i mirëpret me qindra mijëra mysafirë, të cilët e vizitojnë atë për çdo vit. Por numri i turistëve ka shënuar rënie të dukshme gjatë kohës së pandemisë.

“Graceland” ka qenë i mbyllur për disa javë vitin e kaluar dhe tani është i hapur, por me kapacitet të kufizuar. Vizitat virtuale janë caktuar të mbahen më 27 janar, 25 shkurt dhe 25 mars, ndërkaq pritet që të përfshihen edhe data të tjera. / KultPlus.com

Gratë e familjes së Bajram Currit, princeshat dhe hanëmllaret e Kosovës

Nuk flitet shumë për të, por ajo ka pasur një jetë me vuajtje e me gëzime, një fazë vuajtjesh e një fazë lumturie, ndonëse kjo e dytë ishte më e shkurtër.

Hajrie Curri, vajza e Bajram Currit – Plakut të Maleve, ka pasur një jetë plot peripeci. Vajza e saj, Mimoza, tregon për vështirësitë e kësaj jete, për gjyshen Ajkunë dhe për motrën Valdete.

Po e sjellim këtë pjesë ku Hajrie Curri, vajza e Bajram Currit dhe vajza e saj Mimoza rrëfejnë, në librin “Ecje nëpër kujtesë” nga Sanije Gashi.

Ne kemi qenë shtëpia më moderne e Shqipërisë në Shkodër. Nëna ime (gjyshja), Ajkuna, nuk e ka veshur kurrë çarçafin, ka dalë me mantel. Edhe unë, kur u martova, nuk vija më çarçaf. Kur shkoja në Tiranë, ose kur dilja në Shkodër, vishesha alla franga. Pyetjes se si I trajtonin shkodranët, Hajria i përgjigjet plot dashuri e mirënjohje: – Uh, sa na ka dashur Shkodra, sa na kanë respektuar shkodranët, shumë, shumë! Kur na takonin paria, na dilnin përpara e thoshin: Princeshat e Kosovës! Hanëmllaret e Kosovës! Na pritnin me fjalët më të mira! Tash është prishur njerëzimi, të parët ishin ndryshe.
****

Në saje të emrit që kishim edhe unë e motra kemi qenë të respektuara gjithkund – ndërlidhet me admirim Mimoza. Mirëpo, pas martesës, sidomos pas burgosjes së të shoqit, për Hajrien fillojnë vitet e vuajtjeve. Të shoqin, Ragip Metën, regjimi komunist e dënon me vdekje, por më pastaj i falet jeta dhe bën 17 vjet burg. Kur e burgosin të shoqin, Hajria mbetet më të bijën, Mimozn, dhe shtatzënë. Pas tre muajsh lind vajza e dytë, Valdetja, e cila me të atin takohet për herë të parë pas daljes nga burgu, si vajzë 17 vjeçe! (1962)

=

Bajram Curri (1866-1925) ishte udhëheqës popullor, ushtarak, senator i Senatit të Dhomës së Këshillit Kombëtar të Shqipërisë nga 27 mars 1920 deri më 20 dhjetor 1920.

Ishte ndër udhëheqësit kryesorë të forcave demokratike revolucionare që shpartalluan repartet zogiste dhe i hap rrugën fitores së Lëvizjes së qershorit 1924, shkruan KultPlus. Në vjeshtë të vitit 1924 shkoi në Gjenevë për të paraqitur para Lidhjes së Kombeve çështjen e të drejtave të popullsisë shqiptare të Kosovës të shtypur egërsisht nga serbët. E vazhdoi luftën kundër reaksionit të brendshëm dhe shovinistëve serbë edhe pas shtypjes së Lëvizjes së qershorit.

Curri u vra nga forcat zogiste dhe agjentët e shovinistëve serbë në Dragobi të prirë nga Ceno beg Kryeziu më 1925. / KultPlus.com

Puka e veshur me të bardha (FOTO)

Bardhësia e dëborës, që ka pushtuar ditët e fundit qytetin alpin të Pukës, ofron një peizazh mahnitës.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama uroi sot mirëmëngjes me pamje nga ky qytet verior i Shqipërisë, që është kthyer vitet e fundit në një atraksion turistik në çdo stinë.“Mirëmëngjes dhe me Pukën e veshur në të bardha, ju uroj një fundjavë të qetë”, shprehet Rama.E mbuluar nga dëbora në Pukë kombinohen mjaft bukur liqeni dhe malet e mbuluar nga bora.

Liqeni i qytetit është sistemuar me vende pushimi mes bredhave të lartë, prej nga mund të ngjitesh në Kodrën e Hanit për të eksploruar pistën natyrore të skive apo livadhet dhe kodrat që nuk ndodhen larg qytetit.

Puka, në veri të Shqipërisë, 145 km nga Tirana, mbetet e preferuara e  adhuruesve të malit, ajrit të pastër, qetësisë dhe frymëzimit nga natyra. Kjo qytezë alpine mbart në vete të gjitha opsionet turistike, për të mirëpritur pranë saj vizitorë vendas dhe të huaj. / KultPlus.com

Datëlindja e Bajram Currit, patriotit e demokratit çlirimtar

E kujtojmë sot datëlindjen e Bajram Currit.

Më 16 janar 1862, në Gjakovë lindi patrioti dhe demokrati që çoi në çlirimin e kombit, Heroi Kombëtar, Bajram Curri. Ishte një nga organizatorët dhe udhëheqësit e Lidhjes së Pejës dhe një nga udhëheqësit kryesorë të Mbledhjes së Ferizajt.

Ai ndihmoi në ngritjen e shkollave shqipe në Kosovë, mbrojti alfabetin shqiptar të miratuar në Kongresin e Manastirit, mori pjesë dhe drejtoi Klubin “Bashkimi” në Shkup.

Bajram Curri ishte një luftëtar dhe udhëheqës në të gjitha lëvizjet dhe kryengritjet kundër pushtuesve osmanë në kryengritjet e malësisë së Shkodrës, në kryengritjen e armatosur të viteve 1910-1912. Pas vitit 1912, ai mbrojti shtetin shqiptar nga planet për copëtimin e saj dhe luftoi me armë për lirinë e Kosovës.

Bajram Curri nuk u pajtua me vendimet e Konferencës së Londrës të 1913 që lanë jashtë kufijve të shtetit shqiptar Kosovën dhe vise të tjera shqiptare dhe luftoi për bashkimin e tyre me atdheun. Në vitin 1913 qe një nga drejtuesit e kryengritjes së armatosur popullore në Kosovë kundër zgjedhës serbomalazeze.

Ai ishte udhëheqësi i komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”. Në Kongresin e Lushnjës, Bajram Curri u zgjodh Anëtar i Këshillit Kombëtar dhe u rendit krahas forcave demokratike të vendit. Ai ishte pranë Nolit dhe Demokratëve në Revolucionin e Qershorit. Bajram Curri u vra në shpellën Dragobia në vitin 1925. / KultPlus.com