Hayley Arceneaux gjithmonë ka pasur kufij. 29-vjeçarja nuk mund të skijojë, ajo nuk mund të hidhet me parashutë, nuk mund të bëjë asgjë për të rrezikuar një rënie të pakontrolluar për shkak të një shufre metali në këmbën e saj të majtë që u vendos atje gjatë trajtimeve të saj të kancerit të kockave si fëmijë, shkruan Insider, transmeton KultPlus.
Por tani ajo ka një mundësi të pakufishme. Arceneaux është anëtarja më e re e një ekuipazhi të gjithë civilëve që drejtohet në hapësirë në bordin e një rakete SpaceX Falcon 9.
Spitali, ku Acreneaux u trajtua si fëmijë dhe tani është një ndihmës mjeke, ka bashkëpunuar me miliarderin Jared Isaacman, i cili po harton një fluturim SpaceX për fund të këtij viti që do ketë në bord për herë të parë edhe civilë, përfshirë këtu edhe veten.
Me njoftimin e përzgjedhjes së Acreneaux, anija kozmike ka vend për vetëm dy civilë të tjerë, të dy do të shpallen në javët e ardhshme. / KultPlus.com
“Nuk ishte një humbje e përkohshme e kontrollit, jo një shuplakë këtu ose atje, por një rutinë e abuzimit sadist”, thotë Galia Oz në libër, përcjellë KultPlus.
Galia, një nga vajzat e shkrimtarit izraelit Amos Oz, i cili vdiq në dhjetor 2018, pohon në një autobiografi që sapo ka botuar, se babai i saj ishte i dhunshëm ndaj saj dhe se “ngacmimet dhe abuzimet vazhduan deri në ditën kur ai vdiq”.
Në libër, me titull ‘Diçka e maskuar si dashuri’, Galia Oz denoncon “abuzimin e vazhdueshëm fizik dhe mendor” të autorit, kandidatit të përjetshëm për Çmimin Nobel në Letërsi dhe i cili në 2007 u shpërblye me Çmimin “Príncipe de Asturias de las Letras.”
“Në fëmijërinë time, babai im më rrahu, më shau dhe më poshtëroi. Dhuna ishte e vazhdueshme: ai më tërhoqi zvarrë nga brenda shtëpisë dhe më hodhi jashtë,” pretendon Galia në libër, në të cilin ajo detajon marrëdhëniet e vështira që mbanin me babain, raporton agjencia ANSA.
“Nuk ishte një humbje e përkohshme e kontrollit, ose një shuplakë këtu ose atje, por një rutinë e abuzimit sadist”, tregon Galia.
Nga ana tjetër, menjëherë pasi dëgjoi këto akuza, shkrimtari dhe gjithashtu vajza e Oz, Fania Oz-Salzberger reagoi në Tëitter duke mbrojtur pafajësinë e babait të saj: “Ne, Nili (nëna), Fania dhe Daniel (vëllai), njihnim një baba tjetër. Një baba i ngrohtë, i mirë, i kujdesshëm që e donte familjen e tij me dashuri të thellë plot shqetësim, devocion dhe sakrifica”.
Fania shpjegoi në të njëjtën fije në Twitter se, shtatë vjet më parë, motra e saj vendosi të prishë marrëdhëniet me familjen e saj, kështu që ata janë ndjerë të “befasuar” me akuzat që ajo tani hedh në autobiografinë e saj. / KultPlus.com
Një burrë në Britaninë e Madhe shpenzoi 30 vjet nga jeta e tij për ta shndërruar kopshtin pas shtëpisë së tij prej 800 metrash katrorë në një “xhungël” të vërtetë, plot me pemë ekzotike.
69-vjeçari Simon Olpin ishte i apasionuar për natyrën që fëmijë, por frika nga fluturimet e kishte penguar të udhëtonte për të parë nga afër xhunglën.
Për këtë arsye, doktori biokimist u angazhua prej vitit 1987 për të sjellë “xhunglën” në kopshtin e tij urban në Sheffield.
Tashmë, në këtë hapësirë të gjelbër, rriten më shumë se 100 lloje të ndryshme bimësh mes të cilave dhe palma gjigante që krijojnë një hije të madhe mbi banesën e tij. / KultPlus.com
Ylli i muzikës dhe filmit, Jennifer Lopez, do ta portretizojë një vrasëse të rrezikshme në filmin e ardhshëm të platformës Netflix, me titull “The Mother”.
Aktorja dhe këngëtarja 51-vjeçare i është bashkuar kastës së filmit të ardhshëm të Niki Caros.
Lopez, e cila gjithashtu shërben në rolin e bashkë-producentes së këtij projekti, të realizuar për platformën gjigante, do ta portretizojë një vrasëse e cila detyrohet të kthehet në këtë profesion nga i cili kishte hequr dorë, në mënyrë që ta mbrojë vajzën e saj, të cilën e kishte dhënë për adoptim para shumë vjetëve.
Misha Green është përgjegjëse për ta shkruar skenarin, ndërsa postproduksionin e filmit e bën Andrea Berloff. Filmi thuhet se bazohet pjesërisht në projektin klasik të Luc Bessonit të lansuar në vitin 1994, “The Professional”.
JLo po ashtu do të luajë dhe do ta prodhojë në adaptimin e ri të filmit “The Cipher” nga Netflixi. Aktorja e cila njihet për portretizimin e detektives Harlee Santos në serialin “Shades of Blue”, në këtë projekt të bazuar në romanin best-seller të Isabella Malondos do ta luajë rolin e agjentes së FBI-së, Nina Guerrera. Ajo e gjen veten të përfshirë në rastin e një vrasësi serik, pasi ai në mënyrë strategjike i poston disa kode komplekse dhe enigmatike online. Ato përkojnë me vrasjet e tij të fundit, dhe kanë për qëllim ta tërheqin Ninan në një lojë të përndjekjes.
Lopez, e njohur edhe për rolin e saj në filmin “Second Act”, i ka edhe disa projekte të tjera filmike në pritje për t’i realizuar, mes së cilave edhe “Marry Me” dhe “The Godmother”.
Në filmin “Marry Me”, aktorja luan krahas yllit të hollywoodit, Owen Wilson. Aty e portretizon një yll të muzikës pop, e cila martohet me një të panjohur, i portretizuar në film nga Wilson, pasi e zbulon se i fejuari i saj e ka tradhtuar. Ky projekt po konsiderohet i ngjashëm me filmat hit të zhanrit komedi dhe romancë, “Notting Hill” dhe “The Proposal.
Ende nuk ka data të sakta të lansimit të filmit “The Godmother”, ndërsa lansimi i filmit “Marry Me” është shtyrë për shkurt të vitit 2022, shkaku i pasigurisë së shkaktuar në industrinë e filmit, si pasojë e pandemisë së koronavirusit. / KultPlus.com
Më 23 shkurt të vitit 1848, njëri ndër shkrimtarët më të shquar shqiptar Jeronim de Rada, botoi në Napoli të Italisë gazetën e parë shqiptare, shkruan KultPlus.
Gazeta mbane emrin ‘L’Albanese D’Italia’ (Shqiptarët e Italisë)
Me këtë ai themeloi hapat e parë të shtypit kombëtar. Gjithashtu më 1883, ai botoi revistën e parë në gjuhën shqipe “Flamuri i Arbërit”. / KultPlus.com
Agjencia Amerikane e Hapësirës, NASA, ka publikuar një video të re, mahnitëse të Perseverance Rover në momentin e zbritjes në Mars.
Në video duken minutat e fundit të zbritjes dhe deri në pikën ku rrotat e robotit takojnë terrenin marsian.
Në video shfaqet një vorbull pluhuri dhe zhavorri ndërsa mjeti ulet në Kraterin Jezero.
“Perseverance” u dërgua në Mars, i mbushur me kamera, shtatë prej të cilave i ishin dedikuar regjistrimit të uljes.
Imazhet e fundit nga Marsi përfaqësojnë reagime jetike për inxhinierët, ndërsa ata kërkojnë të përmirësojnë edhe më tej teknologjitë e përdorura për të vendosur sonda në sipërfaqen e planetit të Kuq. \ a2news/ KultPlus.com
Faik Konica është një prej figurave më interesante të letërsisë shqiptare.
Ky njeri me kulturë të lartë, eseist i shkëlqyer, stilist i përkryer, themelues teorik dhe praktik i kritikës letrare shqiptare, veprimtar politik me orientim perëndimor, siç ishte kultura e popullit që i takonte, solli një model të ri në mendësinë shqiptare.
Më poshtë, po ju sjellim një nga thëniet më briliante të tij:
“… e vetmja lidhje që ka mbajtur shqiptarët të bashkuar ka qenë gjuha.” / KultPlus.com
“Të gjithë qeshim në të njëjtën gjuhë, kjo është gjëja më e rëndësishme. Shkruaje këtë!”, thotë Xhemile Fetaji-Uka, e cila është nderuar më 1 gusht 2020 nga ish presidentja Simonetta Sommaruga
Të tjerëve do t’u duheshin dhjetë jetë për të arritur atë që arrin Xhemile Fetaji-Uka: ajo bashkon njerëzit. E palodhur, e informuar dhe mbi të gjitha: me zemër të ngrohtë. Sidomos në kohën e Covid-19 por jo vetëm, shkruan blick.ch në një portret të frymëzuar, kushtuar aktivistes së shquar me rrënjë nga Gostivari.
Përmes organizatës profesionale “Perspective Thurgau”, ajo ka informuar migrantët mbi Covid-19, masat mbrojtëse, bllokimin dhe rekomandimet e fundit federale, trasnmeton albinfo.ch. Të gjitha këto në shqip përmes Whatsapp dhe Zoom.
“Të gjithë qeshim në të njëjtën gjuhë, kjo është gjëja më e rëndësishme. Shkruaje këtë!”, thotë Xhemile Fetaji-Uka, e cila është nderuar më 1 gusht 2020 nga ish presidentja Simonetta Sommaruga në Rütli për punën e saj gjatë krizës Covid-19 si njëra nga “heroinat e përditshmërisë”.
Për të është me rëndësi edhe kjo: “Që njerëzit të trajtojnë njëri-tjetrin me respekt, pavarësisht nga ngjyra e lëkurës, pavarësisht nga origjina, pavarësisht nëse janë online ose jashtë linje, pavarësisht nëse janë fetarë apo jo. Mbi të gjitha, edhe Adami dhe Eva ishin migrantë”, shprehet zonja Fetaji-Uka
Lidhje midis institucioneve dhe migrantëve
Fetaji-Uka ilustron atë që thotë ajo: Në bllokimin e parë, ajo ka organizuar të ashtuqajturat “Stammtische” (tryeza) virtuale, në kuadër të shoqatës së grave “Femme- Tische” për gratë migrante në bashkëpunim me organizatën profesionale “Perspektive Thurgau”.
Pas punës së saj të zellshme si specialiste logjistike në Migros, ajo përdorte Whatsapp, Zoom dhe platforma të tjera për të siguruar informacione mbi Covid-19, masat mbrojtëse, bllokimin dhe rekomandimet e fundit federale dhe shumë informacione të tjera, në gjuhën shqipe, për çdo mbrëmje.
Këshillat se çfarë duhet bërë me fëmijët gjatë gjithë ditës kur shkollat janë të mbyllura ishin po aq problematike sa edhe ato për shëndetin mendor. Po ashtu edhe kultivimi i marrëdhënieve kur të gjithë, për shkak të koronës, duhet të rrijnë, papritmas në shtëpi gjatë gjithë kohës.
Nëna e dy fëmijëve, një djali dhe një vajze adoleshente, jo vetëm që u bë një pikë kontakti e rëndësishme midis organeve zyrtare dhe migrantëve, por edhe një lidhje për pothuajse të gjitha fushat e jetës, një kujdestare shpirtërore dhe shpesh një mik, përcjell albinfo.ch. Kjo gjithashtu e ka ndihmuar shumë, thotë 40-vjeçarja.
Ajo ka mësuar shumë gjëra që nuk i dinte më parë dhe ka bërë shumë miq të rinj.
“Unë thjesht i dua njerëzit”, thotë ajo, dhe bashkëbisedimi me video me të konfirmon se ajo është me zemër të madhe, e interesuar për njerëzit dhe shumë e informuar, trasnmeton tutje albinfo.ch. Me të mund të flisni me orë të tëra për Zotin, botën dhe politikën.
Por Fetaji-Uka gjithashtu di shumë për botën. Ajo e di se çfarë do të thotë të jesh zviceran dhe e di po ashtu se çfarë do të thotë të jesh migrant.
E bija e prindërve shqiptarë nga Maqedonia e Veriut është rritur në Steckborn TG. Ka përfunduar për profesionin e e logjistikës në Bernina dhe, me burrin e saj, ka krijuar dhe drejtuar një kompani paketimi në Maqedoni me mbi 200 të punësuar.
Dy lot
“Por në një moment thjesht u bë e pamundur politikisht të vazhdoje drejtimin e fabrikës” thotë ajo dhe pendohet: “Imagjinoni që fabrika jonë ka siguruar jetesën e 600 ose më shumë njerëzve” dhe i pikon një lot nga syri kur e thotë këtë.
Ajo lëshon një lot të dytë kur tregon se si ishte ndier kur u nderua më 1 Gusht nga presidentja e atëhershme Simonetta Sommaruga.
Për shkak se Fetaji-Uka ka ende shumë për të thënë, tryeza virtuale Femmes nuk është e vetmja gjë që ajo ka bërë në kohën e saj të lirë që kur është kthyer në Zvicër para tetë vitesh. Ajo ka mbledhur donacione me shoqatën “Children Smile” (Buzëqeshja e Fëmijëve), të cilën ajo e ka bashkë-themeluar, dhe ka ndërtuar një shkollë në Siri dy vjet më parë.
Në SP Thurgau ajo ulet është në kryesi ndërsa ka humbur zgjedhjet për këshillin kantonal vetëm për dy vota. Ajo është gjithashtu në bordin e Forumit të Grave Kreuzlingen – dhe aktualisht është në procesin zgjedhor për përkujdesjen e shkollave.
Po kështu ajo ka një llogari në Instagram me vajzën e saj në të cilën ndan receta dhe ide gatimi.
Heronjtë në filma shpesh kanë super fuqi. Nëse shikoni jetën e Fetaji-Ukës, edhe ajo duhet të ketë me të vërtetë një fuqi të tillë, përcjell albinfo.ch. Atë që ajo tashmë e ka arritur në moshën 40 vjeçare, të tjerët nuk mund ta arrijnë për dhjetë jetë të tyre. Vendi ka nevojë për më shumë Fetaji-Uka!”, përfundon gazeta./alb/KultPlus.com
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, është sqaruar lidhur me kabllogramin e ambasadës amerikane në Prishtinë, pjesë nga e cila janë publikuar detaje nga mediet.
Kosnett në invervistën për ‘Pressing’ në T7, ka thënë se ndonëse nuk është fshehtësi se cilësia e ajrit në Prishtinë nuk është e mirë, kjo nuk bëhet në formë ankese, por përmirësimi të shëndetit publik.
Tutje, ai ka thënë se stafit të ambasadës i pëlqen jeta në Kosovë, teksa është shprehur i lumtur që është rikthyer në vend për të shërbyer.
“Kur i raportojmë Uashingtonit p.sh. për cilësinë e ajrit – nuk është fshehtësi që cilësia e ajrit në Prishtinë nuk është e mirë. Nuk e bëjmë këtë vetëm për tu ankuar, e bëjmë sepse përpiqemi që të promovojmë infrastrukturë energjetike në Kosovë që do të trajtojë shqetësimet e shëndetit publik, si dhe ato ekonomike. Kur flasim për sfidat ndaj sistemit shëndetësor, nuk është befasi. Mjekët, profesionistët mjekësorë në Kosovë janë heronj, por infrastruktura mjekësore ka nevojë për përmirësim dhe SHBA-ja dëshiron të ndihmojë për këtë. Pra, mendoj se sfidat me të cilat përballemi këtu, nuk ka të bëjë me punonjësit amerikanë që ankohen se jeta jonë këtu është kaq e vështirë. Neve na pëlqen jeta në Kosovë. E duam popullin e Kosovës – sërish, kjo është hera ime e dytë në Kosovë dhe isha shumë i lumtur që u ktheva”, ka deklaruar ai.
Ai po ashtu ka folur edhe lidhur me vaksinat, teksa ka thënë se do dëshironte të dinte se kur do të vaksinohen i mbarë populli i Kosovës.
“Ky është qëllimi i mekanizmit Covax. Që të gjejë mënyra që vendet të bashkëpunojnë ndërkombëtarisht, që vendet që iu nevojitet më së shumti të marrin vaksinën. Pra, absolutisht Kosova do të jetë në radhë. Do të dëshiroja të di kur do të vaksinohen të gjithë; nuk e di ende. Në këtë artikullin që e përmendët kishte edhe diçka tjetër. Njerëzit mendojnë se amerikanët po ankohen që Kosova nuk e merr virusin seriozisht”, deklaroi tutje diplomati amerikan në Kosovë. /Gazeta Express/ KultPlus.com
Një koleksion i kukullave më ndryshe është krijuar nga “minilanddolls” të cila janë të veçanta dhe jashtëzakonisht me një mesazh teje të mrekullueshëm.
Ky koleksion kukullash përbëhet nga kukullat me Sindromën Down , për ndërgjegjësimin e fëmijëve për larminë dhe përfshirjen, duke promovuar vlerat e barazisë, integrimit dhe pranimin e tyre në shoqëri.
Këmbët, krahët dhe kokat e secilës kukull lëvizin për të lejuar lëvizje realiste,kukullat rekomandohen për fëmijë nga 10 deri në 72 muaj./op/ KultPlus.com
Kompania e miliarderit Elon Musk, “SpaceX”, kushtuar fluturimeve hapësinore, është bërë një laborator për Covid-19.
Më shumë se 4 mijë punonjës të saj u vunë në dispozicion për kërkime mbi imunizimin, hulumtim që u botua më pas në revistën shkencore Nature Communications, raportoi ”Wall Street Journal”.
Punëtorët e “SpaceX” e kanë vënë veten në dispozicion për një periudhë të caktuar kohe, muajt e fundit, për të marrë mostra gjaku në mënyrë që studiuesit të mund të analizojnë përmbajtjen e antitrupave.
Rezultati sugjeron që një prag i caktuar i antitrupave mund t’u sigurojë njerëzve një mbrojtje të qëndrueshme kundër virusit, por që ata nuk bëhen imunë. Për më tepër, 61% e 120 punonjësve që morën virusin raportuan se kishin përjetuar simptoma të lehta të infeksionit.\atsh/ KultPlus.com
Katundi arbëresh San Paolo Albanese, sipas të dhënave të fundit të ISTAT, është lokalitetit me moshën më të vjetër, por edhe më të renë në të gjithë Bazilikatën. Ritmet e jetës aty janë më të lehta dhe banorët pohojnë se bëjnë jetë të qetë.
Njëri nga zotërinjtë e intervistuar, në kronikën televizive të televizionit itaian TGR, e fillon përgjigjen e tij me shprehjen shqip “Jemi shumë mirë”, thotë se ne jemi të ardhur nga Shqipëria dhe nga atje kemi marrë pak pasuri dhe shëndetin.
“Këtu është një vend i qetë, bëjmë një jetë të qetë dhe të shëndetshme, dhe ata të rinj që janë aktivizohen me punë”, shprehet Mose Antonio Troiano.
Gjithashtu një cift të moshuarish të cilët kanë një shtëpi private, shprehen se në moshën që ato janë i pëlqen qetësia që ofron ky vendi. Nuk mungojnë dhe të rinjtë që ushtrojnë profesionet e tyre në San Paolo Albanese dhe shprehen optimist.
Në këtë zonë me 5000 banorë, ka aktualisht 118 persona të grupmoshës mbi 70 vjeç, dhe mosha mesatare është mbi 58 vjeç. Të rinjtë e grupmoshës nën 30 vjeç janë vetëm 35 persona. Por situata e vitit të shkuar i ka ndryshuar raportet e shifrave, pasi gjatë vitit 2020 kanë lindur 97 fëmijë, duke bërë që mosha mesatare e rillogaritur të jetë rreth 41 vjeç./ KultPlus.com
Mbi 4.200 punëtorë të arsimit janë infektuar me virusin Covid-19, që nga paraqitja e rasteve të para në Kosovë. Ndërkohë, shpeshherë ka mungesë të maskave dhe dezinfektuesve nëpër shkolla.
Kështu ka thënë përfaqësuesit i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Ymer Ymeri, i cili ka folur edhe për marrëveshjet e fundit, siç është marrëveshja kolektive, si dhe ajo me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hotin.
Gjysëmvjetori i dytë i këtij viti shkollor në nivelin fillor dhe të mesëm ka filluar më 18 janar. Prej asaj date shumë nxënës dhe mësimdhënës janë infektuar duke ndodhur kështu dhe mungesa e tyre në mësim.
Ymeri tha se frikësohen se rritja e numrit të infektuarve që ka ndodhur gjatë ditëve të fundit, do të ndikojë edhe në rritjen e numrit të infektuarve nga personeli arsimor.
“Numër të saktë nuk kemi por mund të themi se punonjës të arsimit, duke i përfshirë edhe mësimdhënësit dhe punëtorët e tjerë të cilët janë të angazhuar drejtpërdrejtë në procesin mësimor, kemi mbi 4,200, kemi frikë që rritja e numrit të infektuarve ditëve të fundit, do të ndikoj edhe në rritjen e numrit të infektuarve nga personeli arsimor, dhe kjo mund ta qoj ndonjë shkollë tek varianti C, pra tek mësimi online, variant i cili është më pak frytdhënës sesa variantet e tjera. Mbesim me shpresë që mësimdhënësit dhe nxënësit të ruajnë distancën, të vendosin maskat dhe të përdorin dezinfektues”, tha ai për KosovaPress.
Ymeri tha se ani se Ministria e Arsimit kishte ndarë buxhetin për mjetet higjenike dhe për pagesat shtesë, prapë nëpër shkolla ka mungesa të maskave dhe shumë shpesh edhe të dezinfektuesve.
“Jemi të zhgënjyer në drejtoritë komunale të arsimit, kanë pasur një buxhet të aprovuar nga Qeveria e Kosovës me propozimin e Ministrisë së Arsimit, edhe për mjetet higjenike por edhe për pagesat shtesë të mësimdhënësve që mbajnë orë përtej normave. Nuk e kanë shfrytëzuar asnjërën, shpeshherë ka mungesë të maskave nëpër shkolla, ashtu qysh e parasheh Instituti i Shëndetësisë, shumica e mësimdhënësve dhe nxënësve i përdorin maskat e veta, dezinfektues shumicën e rasteve ka nëpër shkolla, por kemi edhe raste kur nuk ka”, tha ai
Ymeri u ndal edhe te nënshkrimi i marrëveshjes kolektive në mes SBASHK-ut dhe Ministrisë së Arsimit, ku tha se është në procedurë të shtypjes. Sipas tij, arsyeja e mos publikimit të marrëveshjes është bërë për të mos ndikuar në fushatën zgjedhore. /express/ KultPlus.com
Siluetat e 11 heronjve, si Skënderbeu, Ismail Qemali, Shën Tereza, Shote Galica, Musine Kokalari dhe shumë të tjerë, janë ekspozuar në Kalanë e Tiranës.
Përfaqësuesit e Qëndresës Qytetare kanë shënuar mbi secilën prej tyre nga një mesazh që u drejtohet qytetarëve dhe ka në fokus korrupsionin në vend. Përmes mesazheve heronjtë, që kanë lënë gjurmë në vendin tonë kërkojnë një premtim nga cilido që do të firmos mbi siluetën e tyre.
“Ajo që do donim është që të ndërgjegjësonim dhe të krijonim një hapësirë për një debat publik për ato çështje që më së paku debatohet. Ne jemi të bombarduar nga rastet korruptive, si koncesionet, tenderët apo aksione politiket, që shpesh i komentojmë jo në të mirë të interesit publik”, shprehet aktivisti Migen Qiraxhi.
Aktivisti Migen Qiraxhi, i cili është dhe një nga ideatorët e kësaj nisme, na rrëfen mesazhin e themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qemali, i cili la karrigen e deputetit në Perandorinë Osmane për t’i dhënë Shqipërisë Pavarësisë, me aspiratën për të ndërtuar një administratë 100 për qind në shërbim edhe interes të popullit shqiptar.
“Do të donim që qytetarët të shikojnë se heronjtë e tyre kanë sakrifikuar shumë, dhe kërkojnë pak sot. Ky instalacion është edhe për zyrtarët, pasi ne i trajtojmë në aspektin njerëzor-qytetarë, ku nga komshinj që jetojnë me ne, në një moment të caktuar marrin një post dhe krijojnë procesin e korrupsionit. Isamil Qemali, i cili la administratën në Perandorinë Osmane për të bërë një administratë që do u shërbente qytetarëve shqiptarë kërkon që kushdo që firmos në siluetën e tij, t’i premtojë se nëse është zyrtarë i shtetit, të mos u marr ryshfete qytetarëve”, tregon Qiraxhi.
Mes këtyre 11 heronjve tre janë figura femërore, si Shën Tereza, Shote Galica dhe Musine Kokalari. Pasi, aktivisti mendon se rinia shqiptare si njeh mjaftueshëm intelektualët që kanë dhënë kontribut në zhvillimin e shtetit shqiptar
“Ne jemi jo vetëm në një komunikimin për çështjen e korrupsionit, por edhe për të përçuar tek të rinjtë shqiptarë kontributin e këtyre figurave, që duhet të njihet. E kemi pas të vështirë me siluetën e Musine Kokalarit, do të ishte edhe më e vështirë nëse do të realizonim edhe siluetën e Sabiha Kasimatit. Për të shmangur këtë mungesë njohurie, që kanë të rinjtë kemi zgjedhur ato figura, portretet e të cilave janë të dallueshme”.
Pas Tiranës, ekspozita do të çelet edhe në qytetin e Korçës. /shqiptarja/ KultPlus.com
Vitin e kaluar, në këtë periudhë, mijëra burra u mblodhën në Okayama të Japonisë për festivalin “Hadaka Matsuri”, i njohur gjithashtu si “Festivali lakuriq”.
Fotot nga festivali i vitit të shkuar tregojnë se sa shumë ka ndryshuar bota që nga ajo kohë.
Edhe pse pandemia ndryshoi ritmin e jetës, festivali u zhvillua edhe këtë vit, por me ndryshime të konsiderueshme. Organizatorët konfirmuan se ai u mbajt më 20 shkurt, me një grup të kufizuar prej 100 burrash, por ishte i mbyllur për spektatorët dhe mediat, shkruan a2neës të hënën.
Në një deklaratë për shtyp, ku nënvizoheshin arsyet pse u zhvillua festivali, organizatorët vunë në dukje se festivali zhvillohet pa asnjë vit ndërprerje për më shumë se 500 vjet dhe përbën një traditë që nuk dëshironin që të prishej.
Hadaka Matsuri feston bekimet e një korrje të begatë, prosperitetit e pjellorinë dhe nisi si një ritual gjatë Periudhës Muromachi (1338-1573).
Festivali zhvillohet të shtunën e tretë të shkurtit në tempullin Saidaiji Kannonin, rreth 30 minuta larg nga qyteti Okayama./ KultPlus.com
Vepra më e lashtë e Australisë në shpella është një kangur, i pikturuar më shumë se 17 000 vjet më parë nga aborigjenët dhe e datuar nëpërmjet analizës së foleve të grerëzave po aq të lashta, sipas një studim.
Vepra artistike, e pikturuar në një stil realist, që e paraqit kafshën me dimensionet e saj të vërteta, u gjet së bashku me përshkrimet e kafshëve të tjera në tavanin e një strehe shkëmbore në rajonin e Kimberley-t (Australia veriperëndimore).
Edhe pse popullatat autoktone kanë banuar në zonë prej kohësh, është shumë e vështirë të datosh veprat e tyre të artit.
“Pengesa kryesore është se ata rrallë përdornin një pigment që lejon takimin me teknikat aktuale”, shpjegoi Damien Finch, gjeokronolog në Universitetin e Melburnit dhe autor i studimit të botuar në “Nature Human Behavior”.
“Takimi i këtyre pikturave më të vjetra të paprekura ka një rëndësi të madhe për aborigjenët dhe australianët”, tha Cissy Gore-Birch, kreu i Shoqatës Aborigjene Balanggarra, në një deklaratë nga Universiteti i Australisë Perëndimore.
Në total, ekipi i Damien Finch datoi me 27 fole antike grerëzash të shpërndara mbi gjashtëmbëdhjetë piktura në tetë strehimore shkëmbinjsh.
Ato përfaqësojnë kryesisht kafshë, përfshirë një gjarpër, hardhuca dhe marsupialë./atsh/ KultPlus.com
Letrat e babait të Adolf Hitlerit, që u zbuluan në një papafingo austriake, hedhin një dritë të re mbi psikologjinë e diktatorit, argumenton një historian në një libër të botuar sot.
“Ashtu si Adolf Hitleri, Alois Hitler i mbivlerësonte jashtëzakonisht shumë aftësitë dhe njohuritë e tij si autodidakt”, tha studiuesi austriak, Roman Sandgruber.
Historiani analizoi 31 letra të panjohura më pare, që Alois Hitler i kishte dërguar një burri, i cili i shiti atij një fermë në fshatin austriak Hafeld.
Faqet e shkruara me makinë sugjerojnë se babai i Hitlerit, një zyrtar doganor, kishte njohuri nga të gjitha.
“Babai i tij kishte dëshiruar gjithmonë të ishte një pronar erudit toke, që qëndron mbi të gjithë të tjerët”, shpjegoi Sandgruber.
Sipas historianit, edhe i ati, edhe i biri, i përbuznin autoritetet dhe ndanin ndjenja antifetare.
Adolf Hitler, i cili u lind në 1889 në provincën e Austrisë së Epërme, përfundoi duke u bërë lider i partisë naziste dhe kancelar i Gjermanisë.
Në librin e tij në gjuhën gjermane, i cili përkthehet “Babai i Hitlerit. Si Biri u bë diktator”, Sandgruber argumenton, gjithashtu, se Hitleri ishte një antisemist që në rini, që kundërshton idenë se ai filloi t’i urrente hebrenjtë vetëm pasi u shpërngul në Vjenë.
Versioni origjinal i një biografie nga shoku adoleshent i Hitlerit, August Kubizek tregon se Hitleri u bashkua me një klub antisemist vetëm dy muaj pas mbërritjes së tij në kryeqytetin austriak, sipas Sandgruber./ ata/ KultPlus.com
Sot janë bërë 74 vite nga lindja e aktorit Minella Borova.
Borova lindi në qytetin e Korçës më 22 shkurt 1947. Në qytetin e tij të lindjes ndoqi arsimin bazë dhe atë të mesëm, ndërsa do të përfundonte studimet e larta në Institutin e Lartë të Arteve. Menjëherë pas diplomimit të tij në specialitetin aktor, ai emërohet pranë trupës profesioniste të teatrit A.Z.Cajupi për 10 vjet dhe më vonë do të kthehej sërish në Akademinë e Arteve, por këtë herë për të dhënë mësim si pedagog i “Mjeshtrisë së Aktorit”.
Aktori ka pasur një karrierë të gjatë dhe ka qenë pjesë e skenës dhe e kinematografisë duke u shquar për talentin e tij dhe aftësitë e jashtëzakonshme interpretative.
Profili i tij si aktor lirik dhe romantik e bënë atë që të spikaste në fushën e aktrimit ku gjatë karrierës së tij do të vlerësohej disa herë si aktori më i mirë i festivaleve të ndryshme, si në teatër ashtu edhe në kinema.
Në teatër aktori numëron mbi 50 personazhe të interpretuara, kurse në kinema rreth 20 role.
Disa nga më të suksesshmit janë në produksionet: “Montatorja”, 1970, “Mëngjese lufte”, 1971, “Rrugë të bardha” 1974, “Udhëtim në pranverë” 1975, “Pylli i lirisë” dhe “Përballimi” më 1976, “Shoku ynë Tili” 1981, “Rrethimi i vogël” 1986, “Botë e padukshme” 1989.
Në fillim të viteve ’90 aktori emigroi në Argjentinë, vend ku do të vazhdonte të ushtronte profesionin e aktorit dhe të merrte pjesë në festivale ndërkombëtare. Në Buenos Aires të Argjentinës ai do të jetonte deri më 30 qershor 2013, kohë ku edhe u nda nga jeta për shkak të një sëmundjeje. /ata/ KultPlus.com
Ajo është vetëm 8-vjeçe, por me një dashuri shumë të madhe për jetën e fshatit dhe kafshët. Në një intervistë në “ Rreze dielli” Mansi Ismaili vogëlushja, e cila i ka çuditur të gjithë me pasionin e saj tregoi për këtë dashuri të madhe për kafshët dhe fshatin.
Edhe pse jeton në qytet Mansi gjen gjithmonë kohën të shkojë dhe të qëndrojë te gjyshërit në fshat. Një dashuri të cilën ia kanë kultivuar gjyshërit e saj, duke e marrë gjithmonë me vete, ndërsa bëjnë ndonjë punë në fshat.
“Jo nuk e marr me vete më është ngjitur Mansi, ka shumë dashuri për kafshët. Mansi është një fëmijë shumë e veçantë, sepse pa ardhur e premtja na merr në telefon që të enjten në telefon “ Gjyshi do vish të më marrësh” fundjavën e do domosdoshmërisht të vij në fshat edhe për nënë për gjyshin. Dhe vërtet që jemi krenarë për të.
Ajo është aq e lidhur me kafshët e fermës sa i ka vendsour edhe emra:
“Bianka është kjo këtu, gazela dhe ajo më andej është Laura dhe ajo atje është Kanella”, tregoi ajo gjithë dashuri për dhitë, që tashmë janë kthyer në “mikeshat e saj”.
Ndërsa gjyshi i saj Z. Astrit dha edhe një mesazh shumë të bukur në mbyllje të intervistës për rëndësinë që duhet t’I japim jetës së fshatit.
“Ne nuk duhet të jemi të shkëputur nga natyra sepse të gjithë jemi pjesë e saj. Fëmijët duhet të integrohen me jetën e fshatit krahas jetës së qytetit sepse atje në qytet është kultura, është zhvillimi është teknologjia kurse këtu ën fshat është jeta e gjallë, është zanafilla” u shpreh ai./shqiptarja/ KultPlus.com
“Nikaja”, qyteti antik 2500 vjeçar në Mallakastrën e sipërme, është lënë në harresë. Ndonëse është krijuar një shekull përpara qytetit antik të Bylisit, dhe ndodhet vetëm 1.5 km larg tij, ai është krejtësisht i braktisur.
Për herë të fundit këtu janë kryer gërmime rreth 50 vite më parë. Qyteti po shkatërrohet pasi gurët e tij përdoren nga banorët e zonës për ndërtimin e shtëpive. Sipas historianëve, “Nikaja” është krijuar në shekullin V para Krishtit dhe kishte një sipërfaqe prej 18 hektarësh.
Ilirjan Gjika historian: Sipërfaqja e pamjaftueshme e qytetit antik “Nikajës” bëri që shumë pranë të krijohej qyteti antik i “Bylisit”, i cili ishte dy herë më i madh. E ndërsa Bylisi mund të vizitohet nga turistët, në “Nikaja” është shumë vështirë të shkohet për shkak të vështirësisë së rrugës
“Nikaja” dhe “Bylisi” janë dy qytete antike shumë pranë njeri tjetrit, të cilët mund të shfrytëzohen nga turistët vendas dhe të huaj. /topchanel/ KultPlus.com
Në Festivalin e Sanremos do të marrin pjesë tre konkurrentë nga Bari dhe një prej tyre është dhe shqiptari Ermal Meta, të cilin mediat e konsiderojnë si “barezi i adoptuar”.
Ai konkurron në festival në katgorinë Big me këngën “Un milione di cose da dirti”. E bashkë me të nga Bari janë dhe Gio Evan dhe Alessandra Flora.
“La Gazetta del Meziogiorno” shkruan se Meta i ardhur shumë i vogël nga Fieri i Shqipërisë tregoi cilësitë e tij si muzikant por mbi të gjitha si kompozitor.
Suksesi arrin kulmin në edicionin e 68-të të Sanremo kur ai fiton, shoqëruar me Fabrizio Moro, me këngën “Non mi avete fatto niente”. Autor i këngëve për shumë kolegë të tij, ai kthehet në Sanremo me këngën “Un milione di cose da dirti”, ndërsa nga 12 Marsi albumi i tij i ri, “Urban Tribe” në markën “Mescal” dhe shpërndarë nga “Sony Music”, do të jetë në dispozicion per publikun./ KultPlus.com