Dita e Tokës është vendosur në datën 22 prill të vitin 1970. Në këtë datë 20 milionë amerikanë morën pjesë në demonstratën mjedisore nga më spektakolaret që u quajt “Dita e Tokës”.
Edhe në Kosovë kjo ditë po shënohet përmes aktiviteteve të ndryshme, kryesisht me mbjellje të fidanëve dhe pastrim të ambientit.
Pikërisht për të shënuar këtë ditë, ndërmarrja publike “Termokos” ka rikrijuar parkun e dedikuar për kujtimin e të gjitha viktimave të vetëvrasjes.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, është shprehur se përmes ndërgjegjësimit për rëndësinë e shëndetit mendor mund të kontribuojmë në parandalimin e vetëvrasjeve dhe ndihmojmë të gjithë ata që kanë nevojë për përkrahje. / KultPlus.com
Në Ditën e Tokës, ndërrmarja publike “Termokos” ka rikrijuar parkun e dedikuar për kujtimin e të gjitha viktimave të…
Komuna e Shtimes përmes një njoftimi ka bërë të ditur se këto ditë nga disa persona të panjohur Qendra Rinore e Shtimes është shkatërruar.
Sipas komunës, në këtë objekt janë bërë dëme të konsiderueshme.
Si masë preventive, Komuna ka filluar instalimin e kamerave të sigurisë dhe do të bëhet shtimi i kamerave vëzhguese në shumë hapësira tjera për të ruajtur pronën.
“Këto ditë nga persona tash për tash të panjohur janë shkatuar dëme të konsiderueshme materiale në Qendrën Rinore të Shtimes. Andaj, Komuna e Shtimes apelon te organet kompetente që të bënë zbardhjen e këtij rasti sa më parë me qëllim që keqbërësit të marrin dënimin e merituar për shkak të dëmtimit të pronës publike.
Keqbërsit përmes këtyre akteve të tilla të vandalizmit po tentojnë të pengojnë rrugëtimin tonë drejt një shoqërie të civilizuar mirëpo ne jemi të vendosur të krijojmë kushte sa më të mira për zhvillimin e aktiviteteve rinore në gjithë komunën e Shtimes.
Si masë preventive, Komuna ka filluar instalimin e kamerave të sigurisë dhe do të bëhet shtimi i kamerave vëzhguese në shumë hapësira tjera për të ruajtur pronën tonë të çmueshme kudo që është. Prandaj, të gjithë ata që dëmtojnë pronën publike do të identifikohen nga Policia e Kosovës, të cilët veçse kanë nisur menjëherë hetimet në terren.
Komuna e Shtimes apelon tek të gjithë qytetarët e saj që të përkujdesen sa më shumë për hapësirat publike kudo që janë ato. Pra, të mbrojmë qytetin tonë së bashku duke ruajtur pronën publike”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/ KultPlus.com
Dita e Tokës është vendosur në datën 22 prill të vitin 1970. Në këtë datë 20 milionë amerikanë morën pjesë në demonstratën mjedisore nga më spektakolaret që u quajt “Dita e Tokës”.
Ditën e Tokës e ka uruar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili e ka cilësuar se çdo ditë është dita e tokës.
Sipas Kurtit,kjo ditë Kosovën e gjen në një gjendje më të rënduar në krahasim me vitin e kaluar por politikisht shumë më stabile për t’u përballur me krizat, duke premtuar se Dita e Tokës nuk do të jetë dita e vetme kur ata do të flasin e veprojnë për tokën.
KultPlus ju sjell postimin e plotë të Kurtit:
Me 22 prill 1970 mijëra ambientalistë pushtuan rrugët e ShBA-ve. Ndotja e ajrit dhe ujit, përdorimi i pesticideve, shpyllëzimi dhe dëmtimi i ekosistemeve ishin ndër brengat kryesore që preokuponin çdo të 10-tin amerikan. Me maska në fytyrë shprehnin indinjatën e tyre dhe kërkonin masa emergjente për të adresuar fillimisht nivelin e lartë të ndotjes së ajrit dhe ujit. Ata ngritën alarmin, që përgjatë viteve mori jehonë edhe në shumë shtete të botës, se njerëzimi po ecte drejtë vetëshkatërrimit. Por, përkundër rritjes së vetëdijesimit shoqëror, presionit publik dhe avancimeve shkencore, këto çështje vit pas viti po bëheshin edhe më sfiduese.
Sot, 51 vjet pas, Dita e Tokës e gjen botën në një gjendje edhe më të tronditur. Kriza mjedisore dhe pandemia Covid-19 na kanë vendosur para një pikëpyetje të madhe. Kthimi në gjendjen që dikur e konsideronim normale nuk është më opsion. Mbajtja e maskave që atëherë ishin simbol proteste sot për ne është bërë e domosdoshme që të ruajmë veten dhe të tjerët. Pandemia ka shfaqur para nesh brishtësinë e botës tonë. Ka problematizuar veprimet tona ekonomike e shoqërore. Ka sjellë në vëmendjen tonë se përkundër dallimeve e interesave nuk kemi alternativë tjetër përpos të bëhemi bashkë, të mbrojmë e ndihmojmë njëri-tjetrin e ta trajtojmë seriozisht krizën mjedisore.
Kjo ditë Kosovën e gjen në një gjendje më të rënduar në krahasim me vitin e kaluar por politikisht shumë më stabile për t’u përballur me krizat.
Dita e Tokës për ne nuk do të jetë dita e vetme kur ne flasim e veprojmë për tokën. Për ne janë të rëndësishme vendimet e veprimet që ndërmarrim sot dhe në vijim. Veprimet tona urgjente do të jenë ndalimi i praktikave të dëmshme dhe të paligjshme. Mbrojtja e bjeshkëve që janë shkatërruar nga prerjet ilegale dhe pa plan të drunjve e nga nxjerrja e gurëve, ndalimi i degradimit të lumenjve dhe restaurimi i tyre, vendosja e kontrollit mbi gurëthyesit dhe ndalimi i betonizimit të tokës bujqësore janë në listën e prioriteteve tona.
Ta ripërtrijmë Tokën, ta ruajmë shtëpinë tonë! / KultPlus.com
Çdo ditë është dita e tokës!
Me 22 prill 1970 mijëra ambientalistë pushtuan rrugët e ShBA-ve. Ndotja e ajrit dhe ujit,…
Në kuadër të programit QARK, Lumbardhi prezanton projektin “Pluhurosur” nga Somer Şpat, përcjellë KultPlus.
Pluhulosur, përmes një libri që është punim dore nga vet artisti, sjellë në jetë një histori imagjinare të qytetit të Prizrenit, të krijuar përmes karaktereve fiktive, kapitujve të bazuar në imazhe arkivore, ditarëve dhe copëzave nga gazetat, duke mjegulluar kështu kufijtë mes reales dhe trillimit.
Pluhurosur filloi si një projekt kërkimor artistik mbi rëndësinë shoqërore të fotografive dhe historive të tyre nga vitet e 60-ta dhe të 70-ta në Prizren.
Lansimi i librit të bëhet në Kino Bahçe me 24 prill, nga ora 16:00.
QARK është format bashkëpunimi me artistë, hulumtues dhe kuratorë për të korresponduar me kërkimet dhe programet e Lumbardhit. Duke përdorur procesin bashkëpunues si një mjet të të mësuarit kolektiv, QARK synon t’i formësojë mënyrat në të cilat Lumbardhi operon, zgjerohet dhe angazhohet me komunitetin artistik dhe kërkimor.
QARK u përkrah nga Fondi Ndërkombëtar i Ndihmës i Zyrës Federale të Punëve të Jashtme Gjermane, Instituti Goethe dhe partnerë të tjerë. / KultPlus.com
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, është deklaruar sërish lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës, për shtesat e pensionistëve.
Murati ka thënë se shtesat kanë qenë vetëm për tre muaj dhe se tash me vendimin e ri do të vazhdojnë gjatë tërë vitit.
Tutje, Murati ka thënë se pa këtë vendim, pensionistët do të merrnin nga 75 ose 90 euro, ashtu siç është e planifikuar në buxhetin e vitit 2021, të miratur në Kuvend.
“Ministria e Finacave, Punës dhe Transfereve, ka paraparë që për kategoritë e skemave pensionale që marrin nën 100 euro – e këtu ka kategori me 75 euro dhe me 90 euro – të aplikohet një shtesë, asisoj që shuma totale e pensionit me gjithë shtesën të jetë 100 euro.
Këto shtesa do të vazhdojnë përgjatë tërë vitit, njësoj sikurse mbështetja për përfituesit e asistencës sociale”, ka shkruar Murati./Gazeta Express / KultPlus.com
Sqarim lidhur me vendimin e djeshëm për shtesat e ndara për skemat sociale dhe pensionale
Nga pakoja e djeshme prej…
“Basic Instinct” kthehet në kinema me një version të ndryshuar.
Në kuadër të 30-vjetorit të tij, filmi kult i vitit 1992 realizuar nga Paul Verhoeven dhe me protagonistë Michael Douglas dhe Sharon Stone, është digjitalizuar plotësisht.
Versioni i ri do të jetë së shpejti në sallat e kinemave në Francë, pasi firma franceze Studiocanal u kujdes për restaurimin, pasuar nga Australia, Zelanda e Re dhe SHBA-ja.
Gjatë kësaj kohe, dokumentari “Basic Instinct, Sex, Death & Stone” me intervista ekskluzive dhe anekdota me Verhoeven, Stone, Douglas.
Filmi do të jepet premierë në Ultra HD, Blu-Ray, DVD në vende të ndryshme europiane dhe në botë./ atsh / KultPlus.com
Pasuria është diçka abstrakte. Disa e njehsojnë atë me shpirtin, disa me materializimin, disa me familjen dhe disa të tjerë me të qenit në harmoni me universin.
Pavarësisht mënyrës së perceptimit të saj, njerëzit nëpër kohëra e popuj kanë gjetur mënyra të bukura për ta lidhur këtë koncept me jetën njerëzore.
Ne i vlerësojmë shijet intelektuale të lexuesve tanë, ndaj sot, kemi sjellë këtë koleksion me thënie për pasurinë.
Gjysma e parë e jetës na kalon duke kërkuar pasuri, ndërsa gjysma tjetër duke kërkuar mjek.
Një bankier është një dikush që të huazon ombrellën kur ndrin dielli dhe ta kërkon sapo nis të bjerë shiu.
Kush blen atë çka nuk i duhet, shet atë çka i duhet.
Përgjithësisht të hollat humbin duke kërkuar të holla.
I pasur është kush nuk ka borxhe dhe i ri kush është i shëndetshëm.
I pasuri ha kur të dojë, i varfri ha kur të proftasë.
Pasanikut është vështirë t’i falësh diçka, të ngopurin është vështirë t’aqerasësh.
Nuk është i varfër kush ka pak, por kush ka shumë.
Mos përkujto shumë atë çka e ke humbur për të mos humbur atë çka ke.
Paraja është e mirë si shërbëtore, por e keqe si pronare.
Është gjë e vështirë të grumbullosh para dhe është gjë akoma më e vështirë t’i ruash ato.
Varfëria që nuk ka borxhe është pasuri e madhe.
Është gjë e keqe të mos kesh, por po aq e keqe të kesh jashtëzakonisht shumë.
Më mirë të vdesësh duke bërë ekonomi, sesa të jetosh brenda në varfëri.
Varfëria nuk është turp, turp është të mos përpiqesh që, me punën tënde, ta përzësh atë.
Të gjithë ata që japin bamirësi nga fitimet e pista veprojnë njësoj si ata që u ofrojnë perëndive nga ato që kanë vjedhur te vendet e shenjta.
Atë njeri që rastis të fitojë në mënyrë të ligjshme jashtëzakonsiht shumë dhe t’i përdorë ato ashtu si duhet, unë e quaj njeri tepër të lumtur.
Çdo njeri duhet të nxjerrë fitime të tilla për të cilat në të ardhmen nuk do të mërzitet kurrë, sepse, për shumicën e njerëzve, shkatërrimi ndjek fitimet e pandershme.
Askush nuk u pasurua shpejt duke qënë i drejtë.
Të gjitha familjet e lumtura ngjajnë mesveti, çdonjëra familje fatkeqe është fatkeqe në mënyrën e vet.
Shpesh pas parasë së madhe ka burra të vegjël.
Arrijmë të kuptojmë se për sa pak gjëra kemi nevojë në këtë botë, vetëm në momentin kur njohim humbjen.
Nuk është kënaqësi të punosh gjithnjë atë që dëshiron, por është kënaqësi kur e do punën që dëshiron.
Në një shtet të qeverisur mirë, varfëria është diçka nga e cila duhet turpëruar. Në një shtet të qeverisur keq, pasuria është diçka nga e cila duhet turpëruar.
Me lekë mund të blesh një shtëpi, por jo një familje! Me lekë mund të blesh një orë, por jo kohën! Me lekë mund të blesh një shtrat të rehatshëm por jo gjumin! Me lekë mund të blesh seks por jo dashuri!
Paraja nuk e ndryshon njeriun, ajo thjesht i heq atij maskat.
Sekreti i tregtisë? Të dish diçka që s’e di askush.
Paratë na nxjerrin në dritë pasionet, fëmijët na nxjerrin në dritë ndjenjat.
Çfarë mund të blejë paraja, jam unë vetë, zotëruesi i parasë./ Shkolla e suksesit / KultPlus.com
Veprimtar i lëvizjes demokratike, Hero i Popullit, Avni Rustemi lindi në Libohovë. Në mars 1908 ndërpreu mësimet në Medresenë e Janinës dhe u bashkua me çetën e Çerçiz Topullit. Më pas ndoqi Shkollën Normale të Elbasanit (1909-1910) dhe kolegjin francez të Lozanës (1912-1913), ku themeloi shoqatën patriotike të studentëve shqiptarë “Burimi”.
Në vitin 1914 mori pjesë në trupat vullnetare që luftuan kundër bandave të andartëve grekë. Organizoi më 28.11.1918 demostratën e popullit të Vlorës kundër trupave pushtuese italiane. Kreu kolegjin arbëresh të Shën Adrianit në Shën-Mitër dhe më pas studimet e larta për pedagogji në Universitetin e Romës (1919). Avni Rustemi, më 13 qershor 1920 vrau me atentat në Paris E. Toptanin.
Në fund të vitit 1920 u kthye në Shqipëri dhe filloi menjëherë ngritjen e organizatave profesionale të arsimtarëve; bashkoi të gjitha shoqëritë demokratike të vendit në federatën “Atdheu” (1921). Më pas themeloi shoqërinë “Bashkimi”. Avni Rustemi vdiq pas një atentati që iu bë në Tiranë më 22 prill 1924. Në varrimin e tij në Vlorë me një pjesëmarrje të madhe të popullit u mbajtën fjalime të zjarrta nga përfaqësuesit e forcave demokratike. Kjo ngjarje afroi shpërthimin e Lëvizjes së Qershorit (1924). / KultPlus.com
Dita e Tokës është vendosur në datën 22 prill të vitin 1970. Në këtë datë 20 milionë amerikanë morën pjesë në demonstratën mjedisore nga më spektakolaret që u quajt “Dita e Tokës”.
Edhe në Kosovë do të shënohet kjo ditë përmes mbjelljes së fidanëve dhe pastrimit të ambientit, aktivitete këto të organizuara në komuna të ndryshme dhe nga grupe individësh.
Ndryshe, më 22 prill, në mbarë botën, dashamirëse të mjedisit organizohen një varg aktivitetesh për të mirën e mjedisit dhe njeriut, si aktivitete pastrimi, gjelbërimi, pyllëzimi, manifestime në formë protestash, ekspozita, koncerte, vizita, peticione, orë edukative me nxënës, etj. / KultPlus.com
Trieshjanët, sikur të gjithë shqiptarët e tjerë që kanë jetuar në zona malore, kanë ëndërruar të kenë një shtëpi të mirë banimi. Në kohët e hershme kjo gjë realisht nuk ka qenë e mundur për shkak të kushteve ekonomiko –sociale dhe varfërisë në të cilën ata kanë jetuar. Banorët e nëntë fshatrave të Trieshit fillimisht kanë jetuar në kasolle të këqija të ndërtuara nga ata vetë.
Zgjedhja e trollit
Këto shtëpi tradicionale banimi i ndërtonin në vende të ngritura, shpate mali e në kodrina, për të mos zënë tokën e paktë pjellore , por edhe për t’u mbrojtur nga lagështira, ku tërë ditën nxenë dielli ( në shulla) , ndërsa më rrallë në ndonjë luginë, apo pranë ujit siç është rasti në fshatin Cemi i Trieshit. Këto shtëpi të përhershme banimi qenë të tipit të dendur, domethënë të grumbulluara nëpër çdo fshat e mëhallë larg njëra tjetrës 1-10 kilometra. Kjo zgjedhje e truallit për ndërtimin e shtëpisë bëhej për arsye praktike, respektivisht materiale. Por trieshjanët nuk i kanë ndërtuar shtëpitë vetëm në atë truall, i cili i plotëson vetëm kushtet natyrore dhe praktike, nëse nuk plotësohen edhe kushtet e natyrës shpirtërore, sepse ishin të ngarkuar me besime dhe besëtytni të ndryshme. Ata nuk ndërtonin shtëpi në atë vend ku mund të kenë qenë ndërtuar kishë ose ndonjë varr, të cilat konsideroheshin vende të rrezikshme për pjesëtarët e familjes. Po ashtu nuk preferonin të ndërtonin shtëpi në truallin e shtëpisë së vjetër ku nuk ka pasur përparim në familje dhe në ekonomi shtëpiake. Ka qenë traditë gjithashtu që në themelet e shtëpisë kur fillon ndërtimi i shtëpisë të theret ndonjë dash, dele shterpë apo ndonjë gjel. Besohej se shtëpia e cila është ndërtuar “ në troll të keq”, ose pa therjen e ndonjë kafshe shtëpiake ( përgjakjen e themelit) nuk do të përparojë. Ishte zakon i vjetër që kur të përfundojë kulmi i shtëpisë në maje të tij të vihet një shami e kuqe , që simbolizonte flamurin kombëtar.
Tipet e shtëpive tradicionale
Sipas të dhënave gojore të treishjanëve, ngase nuk kemi të dhëna të tjera të plota arkitekturore , rezulton se kasollet për strehimin e njerëzve në këtë trevë kryesisht kanë qenë të ndërtuara me thupra druri ( me gardh) dhe me gurë. Ato kanë qenë përdhese, të shtruara me baltë e të mbuluara me kashtë. Në të katër qoshet e kasolles janë vendosur shtylla druri të forta prej lisi etj. Midis shtyllave vendosnin hunj të gjatë që përfundonin me dy degë ( grremça) në formën e shkronjës V, që shërbenin për të vendosur drurët lidhës, horizontalë. Ndërmjet këtyre drunjve ( furkave) ngrihej gardhi deri atje ku nis çatia e kasolles. Ato pastaj lidheshin e përforcoheshin me anë të trarëve, kurse mbi to ndërtohej kulmi prej hunjve të tjerë prej druri. Sipër gjithë sipërfaqes së çatisë vendosej kashta e ngjeshur , që të mos depërtoi shiu. Kashta më e mirë thonë ishte ajo që merret nga thekra, kashta e elbit dhe ajo e grurit.
Kasollet e moçme të thjeshta për njerëz, siç thamë më lartë, janë ndërtuar edhe prej guri të papërpunuar pa baltë e pa gëlqere. Edhe ato kanë qenë përdhese dhe të mbuluara me kashtë. Muret e kasolles, nga ana e brendshme, në kohën për të cilën bëhet fjalë, lyheshin me baltë të bardhë të përzier me byk (mbeturina kashte dhe kallinjsh që mbeten nga shirja e grurit) ose me gëlqere.
Shfrytëzimi i kasolleve të lashta si banesë, për shkak se aty ndizej zjarri, paraqisnin edhe rrezik. Djegia e druve nga zjarri e mbushte kasollen me tym, nga i cili njerëzve u lotonin sytë dhe u zihej fryma, si rezultat i koncentrimit në të të gazit karbonik CO2. Zjarri ndizej në kasolle drejtpërdrejt në vatër, pra në tokë. Kjo e bënte kasollen të ftohtë për banorët që jetonin brenda saj.
Gjatë shekullit XIX dhe fillimi i shekullit XX në Triesh dominonin shtëpitë me mure të ndërtuara me gurë të latuar e me gëlqere dhe mure me gurë e me baltë, të mbuluara me tjegulla. Këto shtëpi kryesisht ishin të vogla, varësisht nga numri i anëtarëve të familjes . Pra, në dimensionet e shtëpisë së Trieshit ka ndikuar numri i pjesëtarëve të familjes . Familjet me shumë anëtarë kishin shtëpi më të mëdha, se sa familjet me më pak anëtarë. Shumica e tyre kishin dritare të vogla, dhe s’kishin tymtarë (kumin). Në vend të tymtarit shpesh herë kishte një vrimë të vogël në kulm të shtëpisë.
Shtëpitë më të thjeshta ishin përdhese në formë katërkëndëshi me dy ndarje. Në njërën anë ka jetuar familja, kurse pjesa tjetër është shfrytëzuar për bagëti (dele, dhi, lopë, e kafshë tjera shtëpiake). Më së shumti kishte shtëpi në kat dhe gjysmë kat të cilat përshtateshin në terrenin e pjerrtë ( gjysma e poshtme me dy kate dhe e sipërmja me një kat përdhese). Në shumicën e rasteve në njërin kafkan të shtëpisë, ndërtohej oxhaku, afër të cilit ishte vatra e zjarrit ku përgatitej ushqimi. e këtyre tipeve zakonisht kishin vetëm një derë dhe nga një ( rrallëherë) dy dritare të vogla ( në çdo kthinë) prej druri. Por, ka pasur raste që në shtëpia të mëdha janë ndërtuar dy dyer prej dërrasave të trasha dhe dy oxhaqe prej guri të skalitur me mjeshtëri, nga duart e gurgdhendësve vendas e të tjerëve. Kulmi ( pullazi) i shtëpive në Triesh ishte me dy ujna ose me katër ujna ( dy ose katër strehë). e ndërtuara në kat kanë pasur tavan ( çardak) . Ato kanë vetëm dy ambiente ( kthina) . Në katin përdhese ndodhej ahuri (ahri) për bagëti , kurse në katin mbi ahur ndodheshin pjesët e tjera ku organizohej jeta e familjes “ shpija e zjarmit”( kuzhina) dhe dhoma e ( të) fjetjes. Shkallët për në kat kanë qenë brenda në ahur ose përjashta. Edhe pse shtëpitë trieshjane ishin të vogla aty gjithmonë kishte vend për mysafirë.
Ndërtime prej druri në këtë periudhë kohore për të cilën po flasim ka shumë më pak dhe ato ishin kasolle për bagëti ose kotece të vogla ( hangarë) për pak drithëra e gjëra të tjera të ekonomisë shtëpiake. Këto ndodheshin në oborre të shtëpive. Oborri i trieshjanëve zakonisht nuk ishte i rrethuar me lëndë e dërrasa ose me gardh, sepse në këtë trevë nuk ka qenë traditë të ngritën rrethoja të larta e të forta individuale pasi mbrojtja këtu gjithmonë ka qenë kolektive. Vendi me vathë e me kasolle ishte i rrethuar me drunj. Në hyrje të vathës kishte një shtrungë (derë prej dërrasash druri) , ku mileshin dhentë që ishin me numër të madh dhe nuk i nxinte kasollja.
Trieshjanët përveç vendbanimeve të vjetra të përhershme kanë pasur, edhe ato të përkohshme ose sezonale ( verore) . Ato janë tëbanat ( dbanet) në bjeshkën e Koritës dhe Koshticës, ku kanë jetuar me bagëti gjatë stinës së verës. Edhe tëbanat e ndërtuara prej guri të papërpunuar dhe të mbuluara me kashtë janë të shpërndara sikur vendbanimet e përhershme. Gjithashtu ato nuk janë afër njëra-tjetrës, sepse këtu ( në bjeshkë) bagëtia ka nevojë për hapësirë edhe më të madhe se në fshat.
Orenditë shtëpiake tradicionale
Çdo shtëpi e vjetër në fshatrat e Trieshit ka pasur orenditë shtëpiake për gatim, për ushqim, për larje etj. Orenditë kanë qenë primitive. Po ju tregojmë disa nga këto pajisje. Për pjekjen e bukës dhe ushqimeve tjera, si lakëroje, pite, mish, patate etj. shërbente vatra prej guri dhe kakini ( saçi) me prush, kusia për zierjen e ushqimit, magjja për përgatitjen e bukës ose për qumësht, mjelca e qumështit ( tamblit), kusia për zierjen e ushqimit, tepsia fulterja, thika luga, sofra rrumbullake për ngrënie, stolat trekëmbësh ose ndonjë karrige e gjerë e ulët ( stollovaça), bulera për ujë të pijshëm, zakopi për djathë e kos, tëpini për tëlyen, arka e mielit, arka e rrobave, kandili me vajguri ( bishtuku) etj.
Shumica e pajisjeve për nevojat e përditshme në shtëpitë tradicionale, trieshjane të vatrës, të gatimit, të ngrënies, të fjetjes, të ndenjjes, të mbajtjes së plaçkave, të ndriçimit etj. janë prej druri, prej dheu dhe prej tekstili, të punuar zakonisht brenda ekonomisë shtëpiake. Shumë nga këto sot nuk i gjen as dhe për kujtim.
Ndryshimet në arkitekturën e ndërtimeve
Si rezultat i përmirësimit të kushteve të jetesës pas rënies së komunizmit në gjysmëshekullin e dytë të shekullit XX në Triesh bien në sy shumë ndryshime të tipareve tradicionale të kulturës popullore, mes të cilave edhe në arkitekturën e ndërtimeve të shtëpive. Prej atëherë arkitektura popullore në Triesh ka përjetuar ndryshimë të dukshme. Ndërkohë u ndërtuan shumë shtëpi të reja. Në disa fshatra , madje aty këtu ato kanë pamjen deri diku të shtëpive në qytet. Shtëpi të tilla ka në fshatin Delaj etj. Ato i kanë ndërtuar trieshjanët në mërgim. Por, për fat të keq shumica e tyre gjatë gjithë vitit qëndrojnë të mbyllura sepse të zotët e tyre ndodhen larg vendlindjes.
malin e Trieshit sot nuk mund të shohësh asnjë shtëpi të vjetër prej druri a guri të mbuluar me kashtë, madje nuk arrita të gjejë asnjë fotografi të para 100 – vjetëve të Trieshit. Këto objekte të moçme e të veçanta të arkitekturës popullore ikën. U zhdukën. Shkuan sikur mos të kishin qenë. U harruan. E ranë në gjumë të flenë. Si gjurmë e ekzistencës të këtyre vlerave popullore kanë mbetur vetëm rrënojat ( gërmadhat) e murishtave të tyre të lëna pas dore, të cilat ruhen vetëm në kujtesën e njerëzve që “po firojnë “ njëri pas tjetrit. / Nga Gjekë Gjonaj / KultPlus.com
NASA ka shënuar një arritje tjetër në misionin e saj më të ri në planetin Mars, duke e shndërruar dyoksidin e karbonit nga atmosfera e Marsit në oksigjen të pastër që mund të thithet, njoftoi agjencia amerikane e hapësirës të mërkurën.
Përftimi i pashembullt i oksigjenit nga ajri i hollë i Marsit u arrit të martën përmes një pajisjeje për eksperimente brenda roverit “Perserverance”, objekt me gjashtë rrota që u lëshua në sipërfaqen e “Planetit të Kuq” më 18 shkurt pas një udhëtimi 7-mujor nga Toka.
Në aktivizimin e tij të parë, instrumenti i vogël me emrin “Moxie”, prodhoi rreth 5 gramë oksigjen, që do të mund t’i shërbente rreth 10 minuta për frymëmarrje një astronauti, tha NASA.
Future astronauts: breathe easier. The MOXIE technology demonstration aboard @NASAPersevere successfully extracted oxygen from the thin Martian atmosphere—a critical component for life support on the Red Planet and rocket fuel for the trip home. https://t.co/HOsguhYgkPpic.twitter.com/SwL0etf9Uu
Ndonëse rezultati fillestar ishte modest, ky veprim e shënon përftimin e parë eksperimental të një burimi natyror nga mjedisi i një planeti tjetër për përdorim të drejtpërdrejt nga njeriu, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.
Instrumenti me të cilin u përftua oksigjeni nga ajri i Marsit funksionon përmes elektrolizës, e cila e përdor nxehtësinë ekstreme për t’i ndarë atomet e oksigjenit nga molekulat e dyoksidit të karbonit, që përbën rreth 95 për qind të atmosferës së Marsit.
Pjesa tjetër e atmosferës së këtij planeti, që është vetëm 1 për qind e dendur në krahasim me atë të Tokës, përbëhet kryesisht nga azoti molekular dhe argoni.
Arritja historike e NASA-s u bë vetëm një ditë pas një arritjeje tjetër, kur u realizua fluturimi i parë i kontrolluar i një objekti fluturues në një planet tjetër pas ngritjes dhe lëshimit të suksesshëm të një helikopteri miniaturë në Mars./Gazeta Express / KultPlus.com
Mic Sokoli kishte lindur në vitin 1839 në Fang të Bujanit, Tropojë dhe ra në vitin 1881. Ishte luftëtar i shquar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Hero i Popullit.
Mic Sokoli rrjedh nga një familje patriotësh. Udhëhoqi njësi të mëdha luftarake të Lidhjes në shumë beteja dhe u shqua për strategji, gatishmëri dhe trimëri.
Mori pjesë aktive në luftimet e Shkupit, Prizrenit, Ferizajt, Gjilan, në Gjakovë kundër Mehmet Ali Pashës, u dallua në betejën e Nokshiqit kundër agresorëve malazezë, luftoi në Plavë e Guci, në Hot, Grudë, Tuz.
Pastaj në rrafshin e Kosovës në betejën e madhe të Shtimes, të Carralevës dhe së fundmi në atë të Slivovës, ku dhe ra heroikisht.
Në betejën e Slivovës në afërsi të Shtimes, në (prill 1881) kundër forcave osmane të Dervish Pashës kreu një akt trimërie të rrallë, duke i vënë gjoksin topit të armikut dhe ra heroikisht në fushën e betejës duke frymëzuar të gjithë luftëtarët e tjerë të vazhdojnë luftën me trimëri e krenari.
Mici ra heroikisht në moshën 42 vjeçare, duke lënë pas gruan dhe 2 fëmijë, një djalë dhe një vajzë.
Më shumë se një shekull më pas, po një nip i tij e vazhdoi aty ku e la Mici, aty ku e ndërpreu Lidhja Shqiptare.
Ai kishte trashëguar nga gjenet e Micit trimërinë dhe shkathtësinë ushtarake.
Nipi i Mic Sokolit, ra dëshmor duke luftuar për bashkim kombëtar dhe quhet Tahir Sinani.
Shumë ngjarje dhe luftëtarë të Epokës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u përjetësuan përmes epikës historike, mirëpo vendin e parë e zë Mic Sokoli, prijësi i Krasniqes, biri i Sokol Ramës nga Malësia e Madhe.
Heroizmi i pashoq i Micit u kthye në legjendë dhe këngët për të jehuan nëpër vite duke mbërritur deri tek ne./KultPlus.com
John Travolta nuk do ta harrojë kurrë momentin kur ka kërcyer me princeshën Diana.
Në një moment ikonik, Diana dhe Travolta kanë kërcyer në Shtëpinë e Bardhë në vitin 1985 në një darkë e organizuar na ish-presidenti Ronald Reagan dhe zonja e parë, Nancy Reagan.
Këtë javë, aktori 67-vjeçar ka risjellë momentin e vallëzimit gjatë një interviste duke pranuar se ai nuk ishte i përgatitur për të vallëzuar me princeshën.
“Unë nuk e dija që do të ma kërkonin të vallëzoja me të. E kisha privilegjin e madh dhe nderin ta bëja dhe e mendova ‘është një arsye pse po e bëj këtë dhe unë duhet ta jap më të mirën’”, ka thënë ai. “Vallëzimi ishte shumë qejf”, ka shtuar ai.
Travolta ka thënë se kjo eksperiencë ishte si në përralla dhe do ta kujtojë shumë gjatë.
“Ne ishim në Shtëpinë e Bardhë, ishte mesnatë. Skena ishte si në ëndërr, e mora dorën e saj dhe e ftova për vallëzim”, ka thënë ai. / KultPlus.com
Fizikani me famë botërore Albert Einstein ”bëhet” digjital dhe zëri i tij sintetizohet për t’u huazuar në një program të inteligjencës artificiale (IA), sipas rezultatit të eksperimentit të dy kompanive të cilat, duke i dhënë jetë zërit të babait të relativitetit, synojnë të hedhin bazat e bisedave ndërvepruese midis qenieve njerëzore dhe inteligjencës artificiale.
“Aflorithmic”, një kompani e prodhimit të përmbajtjes audio dhe “UneeQ”, e cila merret me ndërtimin e platformave digjitale, kanë bashkuar forcat për të krijuar një prototip të inteligjencës artificiale.
”Qëllimi është t’u ofrojë përdoruesve mundësinë për t’i bërë platformës digjitale pyetje praktike në lidhje me jetën dhe punën shkencore të Albert Einsteinit, ashtu si të ishin duke biseduar me fizikanin e famshëm”, thuhet në njoftimin e kompanive.
Kompanitë filluan me regjistrime historike të zërit të Einsteinit.
Një zë i butë, i zhytur në mendime, i ngadaltë dhe me një theks të fortë gjerman.
Të dy kompanitë sqarojnë se kanë zgjedhur figurën ikonike të Einsteinit “për reputacionin e tij si një gjeni, për të cilin shumë do të donin t’i bënin pyetje nëse mund ta kishin takuar personalisht”./ atsh/ KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha do të mbajë koncert online në të cilin do të performojë këngët e albumit të saj më të ri ‘Better Mistakes, shkruan KultPlus.
Rexha këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter teksa ka njoftuar se koncerti do të realizohet më 20 maj, kurse xhirimi i performancës së saj do të mund të rikthehet për tu shikuar, brenda 24 orëve nga momenti i publikimit.
“Jam e entuziazmuar që do të performojë këngë të reja për herë të parë. Performanca e këngëve të albumit “Better Mistakes” do të zhvillohet më 20 maj dhe do të jetë e ritransmetueshme për 24 orë. Dëgjoni këngët e albumit më të ri të performuara për herë të parë”, ka shkruar ndër të tjera ajo./ KultPlus.com
Shpalosja e ndërtimit unik dhe të detajuar deri në perfeksion të instrumentit muzikor inovativ bashkëkohor ‘Octo’, së bashku me tema të shumta eksploratore që ngërthehen në zejtarinë muzikore, në kuadër të ‘Magmus Fest’, në Kino Armata është publikuar libri i titulluar ‘Octo’ nga profesori Librun Jupolli, shkruan KultPlus.
Pasi dashamirësit e muzikës kishin zënë vendet e tyre së bashku me dritat e errëta që hijeshonin ambientin e Kino Armata, organizatorët po bëheshin gati për fillimin e promovimit të librit, i cili përfshin një periudhë 12 vjeçare mbi punën profesionale të Jupollit të inovacionit muzikor duke filluar nga përpjekjet e tij në ndërtimin e ‘protezave muzikore’ në vitin 2009, kur ai edhe e ka ëndërruar këtë koncept, e pastaj mekanizmin e titulluar “The Piano Backbone”, duke vazhduar me ‘dy pedale’ të reja për piano, finalizimin e ndërtimit të instrumentit nga Kosova në vitin 2010, që njëkohësisht është instrumenti i tij i parë inovativ dhe i cili konsiderohet i vetmi i atij lloji në botë, për të përfunduar me 4 instrumente tjera.
Përvoja 12 vjeçare e tij me inovacion muzikor, shkencë muzikore, inovacion në ndërtim të instrumenteve, shembuj të llojllojshëm me krahasime me më shumë se 20 instrumente të tjera me tela të Evropës/Afrikës/Azisë, klasifikimin e parë historiografik të instrumenteve në organologji të bazuar nga perspektiva e ndërtimit, llojet më të ndryshme të shkrimit muzikorë, teknikat e ndryshme kompozicionale moderne/post-moderne dhe elementet kompozicionale që mund të përdoren në ‘Octo’ dhe jo vetëm, janë shpalosur më së miri në këtë libër në një mënyrë të përpiktë të detajuar deri në perfeksionimin e fundit.
Ky libër vjen si produkt nga puna doktorate të cilën profesori e ka përfunduar vitin e kaluar në muajin dhjetor. Po ashtu, libri jo vetëm që tregon për përvojën e Jupollit nga eksperiencat personale dhe performancat e tij profesionale në instrumentin ‘Octo’ në më shumë se 15 shtete të Evropës, por përfshin edhe një numër të madh të kompozitorëve të ndryshëm që janë njoftuar me instrumentin dhe kanë pasur rastin ta shohin se si përdoret duke filluar të shkruajnë e të kontribuojnë për të.
Sipas Jupollit, në mesin e tyre ishin edhe instrumentistët e veçantë sic janë: Astrit Stafa dhe Visar Kuci, të cilët e përdorin në mënyrë të veçantë instrumentin. Ndërsa, Stafai është njëri ndër kontribuuesit më të mëdhenj të librit duke shpalosur shumë shembuj të ndryshme.
Libri ndahet në gjithsej 6 kapituj të cilat ndahen në segmente të shumta duke përfshirë një gamë të gjerë dhe informuese të temave të llojllojshme, duke filluar nga aspekte teknologjike-teknike të instrumentit, 3 sistemet të organizimit të ambitusit, format e ndryshme të instrumenteve shqipe ku ka formate të tjera se si është zhvilluar zejtaria me qafa të ndryshme, procedura e konceptualizimit të instrumentit, sistemi i akordimit, dizajnimi i qafës, referenca nga instrumente ekzistuese, teknikat e gishtërinjëve, interpretimet e shkallëve, akordet specfike komplekse, frazat komplekse, potenciometrat e instrumentit, kompozimi për ‘Octo’ në solo e deri tek përdorimet e ndryshme me ansamble të ndryshme nga folklori duke përfunduar në ato moderne.
Pastaj shqyrtohen edhe instrumentet hibride, instrumentet elektrike, instrumentet tonike, instrumentet elektro-akustike, instrumente digjitale dhe të gjitha format e tjera që lidhen me zhvillimin e ndërfaqeve muzikore. Po ashtu, përfshihet edhe rotacioni që konsiderohet shërbim ndaj studentëve që janë të interesuar për simbolet e ndryshme për shkrim mikrointervalorë por edhe ndaj kompozitorëve që ata të kanë të gatshme një skemë dhe një reference shumë të thjeshtë të përdorimit për të gjithë ambituset, në një mënyrë shumë të thjeshtë të secilit tel, si përdoren tingujt dhe si shënohen ato.
Pra i gjithë kapacitetit i instrumentit duke përfshirë atë tingullor dhe analogjik me efekte të veçanta dhe se si riprodhohen shkallët e ndryshme që tashmë janë përdorur në Evropë, duke futur këtu edhe mënyrën se si riprodhohet sistemi jonë në çifteli.
Jupolli në këtë promovim, përpos shpalosjes së gjithë trupit të instrumentit, ka përmendur edhe një rast të veçantë rreth zejtarisë muzikore ku për herë të parë një zejtar profesional do të sjellë kontributin e tij edhe tek ne.
“Një prej zejtarëve profesional nga Turqia që jeton në Mitrovicë, është duke kontribuar në servisimin dhe ndërtimin e shumë instrumenteve të ndryshme harkore duke punuar që ai të sjellë zejtarinë e profesionin e tij edhe tek ne. Ky do të jetë rasti i parë ku do të organizohet një ‘workshop’ i parë nga ai”, tregon Jupolli.
Për Jupollin, libri në mënyrë shumë të drejtpërdrejt ngërthen në vete një enciklopedi rreth informacionit muzikor dhe instrumentit ‘Octo’ i cili ka 8 dalje prandaj ky është një prej instrumenteve të vetme ku mund të krijohet një autogomi nga vetë instrumenti. Ndërsa sfida e veçantë e tij, mbetet edhe përgatitja e instrumentit që të ketë risi por edhe të mos jetë e komplikuar nga ana e aspekteve fizike që ndërlidhen me interpretimin e rëndësishëm.
Koncepti i dyfishtë i instrumentit ndërlidh 3 sisteme tingullore që përdoren, duke filluar nga gjysmëtoni ku pjesa e parë e qafës përfshin fushën e parë deri tek e shtata, sistemi i dytë fillon nga fusha e shtatë deri tek e dymbëdhjeta dhe sistemi i tretë nga e dymbëdhjeta deri në fushën e njëzetekatër. Ndërsa në një mënyrë proporcionale, ambitusi i instrumentit që është pesë oktava e gjysmë, përmban tre oktava e gjysmë në 3 sisteme që mund të riprodhohen për secilin sistem.
Veçantia e këtij instrumenti sipas Jupollit është edhe aspekti i pikëzimit që është mbajtur në mënyrë tradicionale që çdo instrumentist të ketë qasje në gjysmë tonin duke ruajtur sistemin tingullor të dëshiruar, pavarësisht shtesave mikrointervalore. Po ashtu, trupi i Octo-s është ndërtuar nga magneti i veçantë i formuar specfikisht në Kaliforni, nga një ndërtues shumë i veçantë i magneteve për instrumente elektronike, i cili ka formuar një ndarje të veçantë të sistemeve të tetë daljeve,
“Ne kemi menduar se si të kontrollohet tingëllima e secilit tel, përmes një sistemi me dy potencioneta që janë të vendosura një mbi një, ku njëri e kontrollon volumin ndërsa tjetri kontrollon tonin”, tregon Jupolli.
Ai tutje ka folur edhe për përgatitjen teknike që ky instrument përmban dhe për të cilin do të duhej një libër i tërë.
“Përgatitja teknike për këtë instrument mund të ketë një libër të veçantë sepse të dy aspektet që janë ngërthyer në këtë instrument janë vetëm hapi i parë, pavarësisht që kanë kaluar 12 vite, instrumenti kalon në një rrugëtim të gjatë derisa arrin në formën më të mirë. Edhe ‘Octo’ është duke kaluar në këtë rrugëtim”, shpreh Jupolli.
Dallimi i instrumentit ‘Octo’ nga instrumentet e tjera elektronike ndodh në momentin kur kyçet efekti në dalje, ajo hetohet nga ambitusi por në ‘Octo’ secila dalje ofron pavarësi të tingëllimës. Pra, instrumenti është cilësuar si një mundësi e përdorimit në mënyrë të pavarur për secilin tel që formon ngjyrë dhe timbër.
Pas përfundimit të promovimit të librit nga profesori Liburn Jupolli, të pranishmit patën rastin të diskutojnë rreth instrumentit dhe degëve diversive të llojit të tij.
“Magmus Fest” është organizuar nga shtëpia botuese MAGMUS në bashkëpunim me organizatën Raise Your Hand for Help, Komunën e Prishtinës dhe Kino ARMATA./ KultPlus.com
Regjisori i dramës ‘Ëndrrat e Hamletit’, Mentor Zymberaj është vlerësuar në Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës në Vladimir të Rusisë, shkruan KultPlus.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Zymberaj nëpërmjet një postimi në Facebook i cili ka shkruar se ky është edhe një tjetër sukses i shfaqjes në arenën ndërkombëtare.
“Ëndërrat e Hamletit vlerësohet lartë në Festivalin Ndërkombëtar Teatror në Vladimir të Rusisë! Edhe një sukses i radhës i shfaqjes në Arenën Ndërkombëtare!”, ka shkruar ndër të tjera regjisori.
‘’’Ëndrrat e Hamletit” është realizim i Shtëpisë Teatrore Filmike AKT & ITI-Qendra në Kosovë, në bashkëpunim të teatrit Dodona dhe Komunës së Prishtinës. Premiera e kësaj shfaqje është dhënë më 31 mars të vitit 2018 në Teatrin ‘’Dodona’’. / KultPlus.com
Arkitekti Kengo Kuma i cili së bashku me Bekim Ramkun kanë dalë fitues në garën ndërkombëtare për projektin e sallës koncertale ‘Gërmia’, është nga ata arkitektë puna e të cilit tashmë mund të shihet në të gjithë globin, shkruan KultPlus.
Kengo Kuma një punë të madhe arkitekturore e ka bërë edhe në kryeqytetin e Japonisë, Tokion, duke ideuar ndërtesa me dizajne nga më të ndryshmet.
KultPlus ju sjellë pesë nga veprat e dizajnuara nga arkitekti Kuma e që mund të shihen në zonën e Tokios.
1. Muzeu i Ushqimit dhe Bujqësisë, Universiteti i Bujqësisë i Tokios
Një nga punimet e arkitektit Kuma që mund të shihet falas, është Muzeu i Ushqimit dhe Bujqësisë i Universitetit të Bujqësisë të Tokios, ku vizitorët mund të mësojnë rreth ushqimit dhe bujqësisë.
Projektuar në një mënyrë mikpritëse dhe të gjerë, ky projekt mund të ndryshojë idenë e vizitorëve për një muze.
Një ndër pikat kyqe në këtë muze është shfaqja e 280 shisheve të saqes. Ato janë të gjitha produkte të kuramoto (fabrika e birrës) ku po punojnë të diplomuarit në Universitetin e Bujqësisë Tokio. Ka 1,600 kuramoto në Japoni, dhe thuhet se alumni dhe alumnae e universitetit janë të përfshirë në rreth 80 përqind të atyre birrarive.
2. SunnyHills në Minami-Aoyama
SunnyHills në Minami-Aoyama, projektuar nga arkitekti Kuma, është një dyqan i specializuar në ëmbëlsira ananas nga Tajvani. Ndodhet në një zonë me shumë dyqane ëmbëlsirash që janë në konkurrencë të ashpër me njëri-tjetrin. Pjesa e jashtme duket si një pyll në mes të Tokios. Dyqani është shumë i popullarizuar në mesin e adhuruesve të arkitekturës dhe qartë qëndron në Minami-Aoyama, e cila është gjithashtu një zonë banimi.
Shkrimet e selvijeve japoneze me gjashtëdhjetë milimetra katrorë, të endura në një rrjet, mbushin brendësinë. Zdrukthtaria e ndërlikuar është një nga teknikat tradicionale japoneze të ndërtimit, e quajtur jigoku-gumi. Duket shumë elegante, ndërsa punon si një strukturë mbështetëse për ndërtesën.
3. Muzeu Nezu
Muzeu Nezu, i vendosur në Minami-Aoyama, ka një koleksion të gjerë të artit të çmuar japonez dhe oriental. Ky muze u rinovua nga Kengo Kuma në 2009, dhe ndërtesa kryesore është projektuar me një përzierje të elementeve tradicionale dhe bashkëkohore. Duke përdorur materiale natyrore të tilla si dendura bambu dhe guralecë të vegjël, muzeu ofron një atmosferë të qetë.
4. Qendra e Informacionit Turistik e Kulturës Asakusa
Qendra e Informacionit Turistik e Kulturës Asakusa, e vendosur në Asakusa në zonën e vjetër shitamachi (“lindja e Tokios”), është një tjetër vepër e Kengo Kuma. Fasada e qendrës së informacionit, e cila duket sikur ka një çati me shumë shtresa, është mjaft unike. Hendeku midis “kulmeve” përdoret si një hapësirë me shumë qëllime.
5. Muzeu i Artit Suntory
Ky është Muzeu i Artit Suntory, i vendosur brenda në Midtoën të Tokios në Roppongi. Muzeu, i cili ka një koleksion të artit japonez, u krijua nga Kengo Kuma. Përfunduar në vitin 2007, ajo u konceptua si një sallon në një zonë urbane./ KultPlus.com
Drejtoria për Kulturë në Komunën e Prishtinës ka hapur konkurs për pranimin e pesë aktorëve të rinjë në teatrin ‘Dodona’, shkruan KultPlus.
Teatri Dodona deri më tash ka pasur vetëm katër aktorë rezident, kurse pas këtij konkursi numri i përgjithshëm i aktorëve rezident do të arrij në nëntë.
Në një postim në Facebook drejtori për kulturë në Komunën e Prishtinës, Adrian Berisha ka shkruar se synojnë që këtë numër ta plotësojnë të ardhmen me së paku njëzet aktorë.
“Edhe pse me keta numra trupa rezidente e Teatrit te Qytetit Dodona do te arrije ne nente (9), ne do te synojme qe ky numer te plotesohet ne te ardhmen dhe trupa rezidente e teatrit te qytetit te Prishtines te jete me minimum njezet (20) aktore”, ka shkruar ai,
Ndërkaq në konkursin e hapur nga aplikantët kërkohet që të kenë njohuri në fushën përkatëse të punës të fituar përmes arsimit universitar, të ketë aftësi në zgjidhjen e problemeve për çështjet teknike që dalin nga procesi i punës, të njohë gjuhën shqipe në nivel të shkëlqyer në të shkruar dhe lexuar, e domosdoshme dhe gjuhët tjera zyrtare, si dhe diplomën universitare në aktrim me së paku dy vite përvojë pune të dëshmuar.
Konkursi do të jetë i hapur që nga data 22.04.2021 deri më 06.05.2021./ KultPlus.com
Kengo Kuma & Associates nga Tokio dhe OUD+Architects i përfaqësuar nga Bekim Ramku nga Prishtina, janë partnerët e projektit të sallës koncertale “Gërmia” në Prishtinë, të cilët edhe kanë dalë fitues në garën ndërkombëtare të shpallur nga Komuna e Prishtinës, shkruan KultPlus.
Por Bekim Ramku ka njoftuar për KultPlus se në këtë projekt kanë edhe partnerë tjerë të inxhinierisë strukturale, makinerisë, akustikës dhe ujit, punë kjo që i është besuar ATTEC nga New York dhe ATTEC, ENMAR & SES Acoustics nga Stambolli.
Arkitekti Ramku ka shpjeguar për KultPlus se pse e bën të veçantë këtë projekt, duke vënë theksin në fasadën kryesore të objektit.
“E veçanta e projektit është se projekti ynë e ruan të plotë fasadën kryesore të objektit të Gërmisë, për më shumë të gjitha fasadat e jashtme që nuk janë modifikuar së tepërmi në dekadat e fundit kthehen në pamjen origjinale të tyre. Pra nga çdo anë që shikohet objekti, pamja e tij do jetë ajo origjinale”, ka thënë Ramku për këtë projekt, që do të shënojë njëherit edhe sallën e parë koncertale në Kosovë, në këtë format më profesional.
Ramku ka shpjeguar se projekti përfshinë dy salla koncertale, sallën e madhe që përfshinë 800 ulëse, dhe e dyta që dedikohet për koncerte të jazzit do të jetë me 200 ulëse, hapësirat tjera përcjellëse për ushtrime, dhoma individuale për muzicientë, menagjmentin, bari, restorani…
“Projekti respekton në plotësi elementet me vlerë të objektit, dhe në hyrjen kryesore të saj propozon një holl të ndërtuar me elemente të drurit, që është edhe materiali i preferuar i Kuma-san, ku edhe gjendet hyrja për në sallën kryesore dhe galerinë e qytetit”, ka thënë Ramku, i cili ka treguar për KultPlus se sfiduese fillimisht ka qenë themelimi i këtij partneriteti mes Kosovës dhe Tokios, përkatësisht bindjes së arkitektit Kengo Kuma që të jetë pjesë e kësaj gare, pasi që, sipas Ramkut, dihet botërisht që arkitektët e mëdhenj nuk i preferojnë konkurset e hapura.
Mirëpo, pavarësisht faktit se ky projekt ka dalë fitues i garës, në këtë garë janë vlerësuar edhe dy projekte të tjera, ai me çmimin e dytë nga Shkëlqim Osmani, dhe me vendin e tretë projekti i Arbër Sadikit. Dhe si të tillë, të tre mund të jenë kandidatë potencial për këtë objekt, pasi që Komuna e Prishtinës, varësisht prej buxhetit mund të zgjedhë në mes këtyre tre projekteve.
Ramku ka thënë për KultPlus se personalisht si arkitekt nuk e vlerëson si të duhur këtë metodë, që pavarësisht vlerësimeve të propozimeve, të ketë hapësirë që mos të vendoset për projektin fitues./ KultPlus.com
Shkrimtari i njohur italian me origjinë arbëreshe, Carmine Abate në një intervistë për “Casa della Cultura Via Borgogna 3 Milano” me Giuliana Nuvoli ka folur për librin e tij “Il ballo tondo”. Një libër i botuar 30 vite më parë, në vitin 1991 dhe në vitin 2005 ka fituar Oscar “Piccola biblioteca Oscar Mondadori, 2005”.
Në një strukturë tregimtare romaneske, duke pasur një lidhje të fortë dhe një plagë të thellë të trashëguar nga të parët e tij, Abate ka arritur që mjedisin arbëresh ta sjellë në romanin “Il ballo tondo”. Njëra nga figurat më mitike dhe më të njohura në baladën shqiptare të hershme, e cila glorifikon mjeshtërisht një nga tiparet qenësore të shqiptarëve, mbajtjen e fjalës së dhënë, baladën e Dhoqinës me të vëllain Konstantinin, Karmine Abate, ka arritur ta sjellë në një version modern. Në dhjetëra detaje me të cilat e ka ndërtuar romanin në fjalë, mitin dhe baladën e kthimit, por në një breg me të tashmen, ai zgjedh personazhin e tij Konstantinin.
Romani është një vepër komplekse, që përveç një strukture plotësisht moderne, në vetvete përbën një sjellje të re të shumë elementëve të tjerë të natyrës psikologjike dhe dilema që zakonisht ka shtruar letërsia dhe psikologjia moderne, mitet dhe aktualiteti. Në këtë ngrehinë romaneske Abate ka bërë bashkë mitin dhe realitetin, duke sjellë në vëmendje “njeriun udhëtar”, që përkon me identitetin e tij dhe historinë e të parëve të tij.
“Il Balo tondo” është një kërcim tradicional që ne e quajmë vallja, është një kërcim ku të gjithë merren dorë për dore dhe kërcehej në një ritëm të njëjtë, por të bukur të valleve. Gjithashtu gjatë kërcimit të valles edhe këndohej. Unë kur isha i vogël nuk i mbaja mend të gjitha rapsoditë, por gjyshërit e mi i mbanin mend shumë mirë dhe i këndonin. Vallja është pikërisht kjo “Il Balo tondo”, është njësoi si jeta, e cila është një rreth që sillet në formë unaze. Libri sjell mjaft mirë historinë e arbëreshëve, nis me emigrimin para 500 vitesh e deri tek emigrimi i brezit të babait tim. E nisa këtë intervistë me këtë pjesë të valles së Kostandinit, i cili gjithashtu është edhe personazhi i librit tim, sepse doja ta prezantoja menjëherë dëgjuesin me arbëreshët. Nëse e dëgjuat zëri im ishte shumë pasionant, dhe kjo sepse për mua gjuha arbëreshe është gjuha e zemrës. Më parë ne flisnim këtë gjuhë, por askush nuk na tregonte se pse ne flisnim këtë gjuhë, ndryshe nga ajo që flitej disa kilometra më tutje. Mua më pas historinë e origjinës sime ma ka treguar gjyshja ime, e cila nisi të më tregojë historinë e Heroit tonë kombëtarë, Skënderbeu. Dukej sikur në shikimin e gjyshes sime fshihej një histori e tërë e trashëguar me aq kujdes.”
E pyetur nga gazetarja nëse personazhi Kostandinit është vetë Abate, shkrimtari shprehet:
“Kostandini, sigurisht nuk jam, por është një djal tipik i vendit tim, është një djalë i viteve ’70, i cili në moshë të re, njësoi si unë zbulon historinë e origjinës së tij nga tregimet e të moshuarve. Më pas gjithashtu përjeton eksodin e emigrimit nga prindërit tanë. Në këtë mënyrë ai rritet në një kulturë të madhe, ku femrat kanë një rol shumë të rëndësishëm dhe bëhen nënë e baba kur burrat emigrojnë, por flasin çdo ditë për figurën e babait në mënyrë që ai të jetë prezent. Në komunitetin arbëresh gratë kanë qenë vërtetë shumë të rëndësishme, si në përçimin e vlerave, por edhe në punët që bënin. Kështu Kostandini sjell një autobiografi të shumë të rinjve, jo vetëm arbëresh, por edhe të rinjve të tjerë që kanë përjetuar emigracionin njësoi si ne. Tridhjetë vite më parë kjo histori ishte shumë aktuale, ishte një kalim nga bota tradicionale, në atë modern dhe Kostanino jeton pikërisht duke kalëruar mes këtyre dy botëve, nga tradicionalia në atë modern. Personazhi shpesh është shumë kontradiktor, është një personazh që unë e vlerësoj shumë. Personazhe që vendosen në hije përballë personazheve me peshë të madhe, siç është në këtë rast gjyshi dhe gratë arbëreshe.
Ndërsa për gjuhën e nënës Carmine Abate thekson se gjuha e nënës është pasuri që nuk mund të humbet: “Nuk duhet harruar kurrë gjuha e nënës, sepse gjuha e nënës është pasuri, madje edhe dialektet duhet të ruhen.”/ KultPlus.com
Brenda katërmbëdhjetë ditëve në Kalanë e Tiranës do të mbahen nëntë aktivitete të ndryshme në kuadër të ditëve të librit, shkruan KultPlus.
Këtë të enjte në kuadër të Ditëve të Librit do të publikohet romani ‘Gërsheti’ i autores Laetitia Colombani, i cili është përkthyer përkthyer në shqip nga Blerta Hyska.
Ky prezentim do të mund të ndiqet live edhe në faqen e Facebook-ut të Toenës me fillim nga ora 11:00.
Ditët e Libri do të vazhdojnë deri më 7 maj të këtij viti./ KultPlus.com
Në përshktimin që revista indiane ia bëri këngëtares thuhet se ajo është senzacion i muzikës pop në Amerikë.
“Senzacioni amerikan i muzikës pop. Një emër që bën jehonë të dashuruarve të muzikës pop, R&B dhe hip-hopit, Bebe Rexha, sigurisht që nuk ka nevojë për prezantim! Një këngëtare dhe tekstshkruese super e talentuar amerikane; ajo ka fituar çmime të panumërta për muzikën e saj, duke përfshirë një nominim në Grammy! Për të mësuar më shumë, kap edicionin tonë të ardhshëm”, thuhet në postimin e “L’Officiel India”./ KultPlus.com
Fundjavë që shkoi një i ri nga Tirana pedaloi me biçikletë 163 kilometra përgjatë rrjedhës së lumit Vjosa për të ndërgjegjësuar qytetarët që të kërkojnë shpalljen e pellgut ujëmbledhës të këtij lumi Park Kombëtar.
Erind Gjoni, 33 vjeç, baba i dy fëmijëve, i cili çiklizmin e ka pasion që e ushtron vitet e fundit, pedaloi të shtunën me biçikletë nga “Tre Urat” në Përmet deri në grykëderdhjen e lumit Vjosa në Adriatik. Një itenerar prej 7 orë e 46 minutash pedalim mes peizazheve përrallore që ofron mjedisi i veçantë i rrjedhës së Vjosës.
Duke përshkruar nismën e tij të shpallur në rrjetet sociale ai tha për Euronews Albania se ideja për të përshkruar 163 kilometra me biçikletë i erdhi rreth një vit më parë kur u njoh me angazhimet e shoqatave mjedisore për të mbrojtur lumin e Vjosës nga projektet për hidrocentrale.
Në përditshmëri, Erindi merret me marketing si profesion dhe thotë se për të “çiklizmi dhe natyra janë ekuilibër mes jetës profesionale dhe asaj familjare”.
“Pasioni im është çiklizmi, bëra 163 kilometra brenda ditës për të thënë fjalën time për Vjosën, të tjerë mund të ngjisin një nga malet përreth nga ku gjarpëron ky lum, të tjerë mund të bëjnë kanotazh, apo ide të tjera, por e rëndësishme është që të gjejmë një mënyrë për të tërhequr vëmendjen për këtë çështje. Vetëm kështu do frymëzojmë të tjerë dhe mundësojmë që Vjosa të bëhet Park Kombëtar,” –thotë Gjoni.
Dy dhjetëvjeçarët e fundit, lumi i Vjosës, i cili rrjedh nga malet e Pindit në Greqi, është vënë në rrezik nga projektet e dhjetëra hidrocentraleve të planifikuara në përrenjtë apo dhe vetë shtratin e tij – ndër më kërcënuesit sipas shoqatës mjedisore EcoAlbania janë hidrocentrali i Poçemit dhe ai i Kalivaçit.
Në rrjedhën e lumit Vjosa, i konsideruar i fundit lum me rrjedhë të lirë në Evropë, jetojnë rreth 1,100 specie, të cilat mund të zhduken nëse në lum ndërtohen diga. Për këtë një grup ekspertësh vendas dhe të huaj kanë rekomanduar që zona të shpallet Park Kombëtar.
“Mendimi im është që të gjithë ne duhet të pozicionohemi qartë për idetë tona dhe të ngremë zërin për çështjet që mendojmë se janë të padrejta. Në këtë vend kanë ngelur pak gjëra për të cilat ia vlen të luftohet dhe ia vlen të mos largohesh dhe Vjosa për mua është një prej tyre,” – shprehet më tej Erind Gjoni, duke shtuar se shpreson që të tjerë si ai të bëjnë diçka më tepër për të ndërgjegjësuar për çështjen.
Nga qeveria është thënë se në lumin Vjosa nuk do të lejohen ndërtime hidrocentralesh dhe se zonës do t’i jepet statusi “Zonë e Mbrojtur” si “Peizazh natyror”. Mirëpo mjedisorët thonë se ky status nuk e mbron tërësisht ekosistemin e zonës dhe lë të hapur që në të ardhmen projekte të tjera të mund të gjejnë zbatim.
Mjedisorët kanë përshkallëzuar fushatën gjatë muajit të fundit duke u kërkuar palëve politike që në programet e tyre ta qartësojnë qëndrimin që kanë për kërkesën e shpalljes së Vjosës Park Kombëtar./ KultPlus.com