Akademia e Shkencave në kuadrin e aktiviteteve të përbashkëta me Universitetin e Vlorës ka promovuar sot librin “Njerëz me dritë” të Lefter Çipës.
Kryetari i Akademisë së Shkencave akad. Skënder Gjinushi në fjalën përshëndetëse në përurimin e librit dhe fondit arkivor të Lefter Çipës përgëzoi personalisht rektorin Roland Zisi për nismën e krijimit të fondeve dorëshkrimorë pranë bibliotekës së institucionit.
Duke iu referuar përvojës së Akademisë së Shkencave, që si ent botues, vazhdimisht mbledh e koleksionon dorëshkrime e daktiloshkrime veprash të pabotuara, akad. Gjinushi, tha se “bashkë me shumë epërsi të njohura, numerizimi i dokumenteve ka sjellë edhe pasoja që mund të ndikojnë për keq në besueshmërinë e tyre. Dikur thuhej verba volant, scripta manent: fjala fluturon, e shkruara mbetet. Por në rastin e dokumentit të numerizuar jo vetëm fjala, por edhe e shkruara, për pak mungesë kujdesi, fluturon dhe ikën”.
Më tej akad. Gjinushi foli për rolin e Lefter Çipës si autor tekstesh të këngëve popullore, si organizator e drejtues grupesh folklorike, si poet e njeri me karakter të fortë dhe për emrin e tij si një mjeshtër i polifonisë, i harmonisë dhe thellësisë së saj dhe si mjeshtër i risive.
Akad. Gjinushi e vlerësoi Lefter Çipën si një personalitet të rrallë e krijues që përsosi artin e krijimit dhe tha se studentët dhe profesorë të Universitetit, të folklorit, etnologjisë, letërsisë, etnomuzikologjisë dhe të degëve të tjera, do të gjejnë në këtë arkiv laboratorin e krijuesit popullor e qytetar.
Paraqitja e botimit u bë nga prof. Bardhosh Gaçe dhe akad. Shaban Sinani, sekretar shkencor i Akademisë së Shkencave.
Akad. Sinani tha se në një histori të ardhshme të letërsisë shqipe, emra të tillë si Lefter Çipa, Dhori Qiriazi, Ndoc Gjetja, Hamit Aliaj dhe shumë të tjerë, që krijuan me frymëzim të vetvetishëm, pa e vrarë shumë mendjen nëse arti i tyre do t’u shfaqej me emrin vetjak apo me atë të popullit, do të kenë një vend të veçantë.
Libri “Njerëz me dritë” i Lefter Çipës është libër që i kushtohet familjes së artit dhe poezisë poezisë së tij. Është një histori e shkruar nga një njeri krenar, që i njeh një nga një hierarkët e letërsisë në kryeqytet, shtrohet në sofrën e begatë të krijimtarisë bashkë me ta, hyn në zyrat dhe shtëpitë e tyre, brendësohet aq shumë sa të bëhet zot i dollisë në tryezën e mikut. Është një libër që të çon tek pyetja nëse Lefter Çipa i takon më shumë Vlorës e Labërisë apo kryeqytetit.
“Njerëz me dritë” është libër dëshmie se sa shumë i ka dashur e çmuar Lefteri miqtë e tij të lartë, me paraqitje si kontë Parisi, siç i sheh ai Shuteriqin e Dritëronë në një prej njohjeve të para me ta”, tha akad. Sinani dhe theksoi seky libër është një testament dashurie dhe njëherësh një jetë autori dëshmuar përmes lidhjeve me njerëzit e urdhrit të artit. /atsh/ KultPlus.com
Ja një feministe dinjitoze të cilës ia pata kushtu këtë homazh me 30.06.2017.
***
Simone Veil (1927-2017)
Homazh një gruaje të jashtzakonshme
Sot, pas 89 viteve, iu ndal rrugëtimi me të gjallët njërës ndër gratë më të angazhuara franceze dhe evropiane të shekullit XX, Simone Veil.
E deportuar me familje në kampin nazist të Auschwitz-it si 16 vjeçare, vetëm ajo dhe motra e saj arrijnë të shpëtojnë nga ekterminimi dhe kthehen në Francë pas Luftës së Dytë, pa familje dhe pa identitet. Nga ai moment, siç e ka thënë edhe vet ajo, lufta e vetme e saj do t’ishte pajtimi i popujve dhe zgjerimi i të drejtave të njeriut në një Evropë dhe një Francë të gërryera nga urrejtja njerëzore dhe mjerimi.
Angazhimi i saj me vetmohim në politikë ishte vetëm në shërbim të kauzave fisnike që pakkush n’atë kohë kishte guxim t’i mbronte. Emri dhe imazhi i saj do mbesin të gravuara në kujtesën kolektive kur në vitin 1974, si Ministre e shëndetësisë, me nder dhe guxim, propozoi ligjin për legalizimin e abortit në Francë. Fjalimi i saj në mbrojtje të kësaj të drejte elementare për gratë, si ministre, si humaniste dhe si grua përpallë qindra burrave të eksituar nga paragjykimet, mbahet edhe sot si një ndër fjalimet më kuptimplota dhe inspiruese që janë mbajtë ndonjëherë në atë sallë. I të njejtit rang ka qenë edhe fjalimi i Robert Badinterit (minister i drejtësisë) në vitin 1981 kur u abolua denimi me vdekje.
Evropiane e bindur dhe pacifiste e betuar, Simone Veil zgjedhet kryetare e Parlamentit evropian ne vitin 1979.
Në vitin 2010, pas një rrugëtimi të gjatë politik dhe angazhime secil më finsnik se tjetri, ajo bëhët antare e pavdekshme e Akademisë franceze, institucionit më të lartë francez të themeluar nga Kardinali Richelieu në vitin 1635.
Në fjalën pritëse në Akademine franceze, akademiku Jean d’Ormesson, intelektual ndër më të mëdhenjtë ende në jetë sot, e kishte përshkruar me këto fjalë epizodin e tmerrshëm të deportimin në kampin nazist:
“Me 29 mars 1944, ju jeni duke e kaluar testin e maturës në Nice. Të nesërmen, me 30 mars, në dy vende të ndryshme, nga një rastesi të frikshme, babai juaj, motra juaj Milou, vëllai juaj Jean dhe vet Ju, ndaloheni nga Gjermanët.
Tetë ditë më vonë, ju arrini në Drancy (qytet francez) ku kushtet materiale dhe morale veç ishin shumë të rënda. (…) Me 13 prill, në orën 5 të mëngjesit, në stacionin hekurudhor të Bobigny, ju ngjiteni bashkë me nënën dhe motren tuaj në një vagon treni për kafshë dhe niseni per në Lindje. Me 15 prill, në mesnatë, nën britmat e ushtarëve SS, lehjeve të qenve, dritave qorruese, shkelni në rampen hyrëse të kampit Auschwitz-Birkenau. Hyni në ferr. Jeni 16 vjeçare, keni flokë të gjata të zeza, sy të kaltërt dhe jeni shumë e bukur.”
Ky pasazh e tregon si në film me sa përkushtim dhe metodë çmenduria njerëzore e fekonduar me ideologji politike e kalon një femi nga banka e shkolllës në dhomat e gazit.
Çmenduria u mund dhe më vonë u luftua me mish e me shpirt nga po ai femi që dhomat e gazit s’e treten. Ata sy të kaltërt, ato flokë të gjata dhe ajo vajzë e bukur i shërbyen njerëzimit dhe e përparuan emancipimin e gruas deri sot./ KultPlus.com
Më 19 Mars, 2020, Kolegji Mbretëror i Artit mbylli dyert si përgjigje ndaj pandemisë, ditë para bllokimit të parë në mbarë Britaninë.
Për shkak të kësaj studentët mbetën jashtë studiove të universitetit, duke mos mundur të marrin punimet apo materialet e punës së tyre.
Muaj më vonë, në verën e vitit 2020, RCA bëri një lajmërim në një kohë të shkurtër që studentët të zbraznin hapësirat e tyre para se të mbërrinin studentët e rinj.
Sidoqoftë, si qindra mijëra banorë të tjerë të Londrës, shumë studentë ishin zhvendosur jashtë qytetit gjatë bllokimit dhe nuk ishin në gjendje të ktheheshin për të mbledhur gjërat e tyre. Në vend të kësaj, RCA njoftoi planet për të pastruar studiot me ndihmën e një kompanie të pavarur magazinimi.
“Unë u lehtësova shumë që po ndihmonin dhe imagjinova një pako të këndshme të veprave artistike,” thotë Farvash Razavi, një artiste konceptuale e cila u zhvendos përsëri në Stokholm pas mbylljes. Sidoqoftë, kur ajo u kthye në Londër në shtator, për të mbledhur një skulpturë për një shfaqje të planifikuar, ajo gjeti pirgje të kutive të pashënuara dhe të paorganizuara. Shumica e punës së saj ishte e humbur, ose e copëtuar.
Për fat të keq, historia e Razavi nuk është unike. Më shumë se 130 studentë të RCA kanë akuzuar shkollën për humbjen ose dëmtimin e punës së tyre gjatë bllokimit, sipas sindikatës së studentëve të universitetit.
Arabella Hope – një piktore profesioniste, e cila u bashkua me MA për të zhvilluar më tej punën e saj – humbi të gjithë përmbajtjen e studios së saj, duke përfshirë vepra arti nga karriera e saj para kursit. “Humbja ka qenë dëshpëruese dhe beteja për të marrë përgjigje ka qenë e pafund”, thotë Hope, duke vlerësuar se vlera e punës dhe materialeve të saj të humbura tejkalon 20,000.
Si rezultat, Hope po udhëheq një fushatë studentore për të kërkuar kompensimin e duhur nga RCA. “Ne kemi një lëvizje të madhe të studentëve dhe mbështetësve të prekur,” thotë ajo, duke vënë në dukje mbështetjen e përhapur në mediat sociale. Razavi, për një, thotë se ajo është krenare që është pjesë e aksionit kolektiv dhe ishte frymëzuar për të folur nga fushata e Hope, duke ndarë punën me Guardian në një histori të botuar në fillim të kësaj jave.
Në fakt, vetëm pasi Guardian iu drejtua RCA-së për koment, universiteti u dërgoi studentëve planet e tij për “kompensim të kufizuar” (i cili do të mbulojë pajisjet, materialet dhe sendet personale të humbura).
“Puna e studentëve RCA është me rëndësi të madhe për kolegjin,” i tha gazetës një zëdhënës i RCA. “Na vjen keq që një numër i vogël studentësh na kanë kontaktuar për sendet e humbura ose të dëmtuara si rezultat i procesit të paketimit të studiove në fund të vitit akademik 2020”./ KultPlus.com
Disa nga dëshmitë e vendosura brenda Muzeut ku nisi puna e Bibliotekës Presidenciale ‘Dr. Ibrahim Rugova’ ishin ato si: Referendumi, Shoqatat humanitare, lëvizja LDK, kryesitë e LDK-së, Miqtë e Kosovës, zgjedhjet 2000/2001, shëndetësia, kafe galeria Koha, manifestimi kulturor ‘Flaka e Janarit’, libri i klasës për shkolla të mesme dhe pasqyra e ligjëratave të vitit 1992/93, gjykimet në Hagë, Çlirimi e Internacionalizmi dhe fakte mbi këtë shtëpi.
Por këto nuk janë dëshmitë e vetme të vendosura brenda këtij muzeu, ngase aty tashmë përfshihen edhe fotografi e fakte mjaft interesante si: Kushtetuta e vitit 1990, Shpallja e Pavarësisë, Biografia dhe Vdekja e Rugovës, Qarku i Prishtinës, Rezistenca civile në Kosovë, zgjedhjet e vitit 2000/2001, faqe të gazetës ‘Rilindja’, media të ndryshme e shumë informacione të tjera të cilat dëshmonin për një histori të hershme të përpjekjeve të rëndësishme për shpalljen e shtetit të pavarur të Republikës së Kosovës, shkruan KultPlus.
Sot me rastin e fillimit të punës së Bibliotekës Presidenciale ‘Dr.Ibrahim Rugova’, të pranishëm ishin edhe tre ish Presidentët e Republikës së Kosovës si: Atifete Jahjaga, Fatmir Sejdiu dhe Behgjet Pacolli, si dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, të cilët patën rastin të shohin dokumentimin e fakteve të veçanta që ishin të vendosura në muret e bardha të këtij muzeu e të cilat jehonin me prezencën e figurës së njohur, Ibrahim Rugovës.
E pikërisht për të shënuar këtë ditë, fillimisht nisi fjalimin vetë Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu.
“Vendosëm që me 24 maj ta vizitojmë shtëpinë e Pavarësisë, shtëpinë që i dedikohet përpjekjeve epokale, përpjekjeve tejet të mëdha të cilat kulmuan edhe në shpalljen e shtetit të pavarur të Republikës së Kosovës, përpjekje këto të udhëhequra nga Presidenti historik Ibrahim Rugova të cilat ndodhën në këtë shtëpi të vogël por e cila impaktin e kishte jashtëzakonisht të madh”, thotë Osmani.
Sipas saj, së bashku me tre presidentët ata panë dëme të mëdha që forcat serbe ia kishin bërë kësaj shtëpie duke e djegur në vitin 1999, ku kishte mbetur vetëm një fotografi e Presidentit Rugova por falë miqve e bashkëpunëtorëve të tij brenda dhe jashtë Kosovës, janë ruajtur shumë fotografi e kujtime të cilat e dëshmojnë punën e jashtëzakonshme që është bërë në këtë shtëpi duke i ndërtuar themelet e para të shtetit tonë të pavarur.
“Edhe sot me 24 maj siç po e shihni këtu ku janë edhe kujtimet nga ajo ditë në vitin 1992, jemi bashkuar sërish për të përkujtuar këtë kontribut të jashtëzakonshëm për vendin dhe popullin tonë, për tu siguruar që këto mesazhe, për këto punë e sakrifica të mëdha, ti dërgohen edhe brezave të ardhshëm e gjeneratave të reja në mënyrë që të mos harrohen” përfundon Osmani.
Ndërsa, Fatmir Sejdiu tregoi për pjesëmarrjen e tij në themelet e para të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Kjo ditë e rëndësishme po shënohet me momentin kur edhe është zgjedhur Presidenti i parë në Kosovë. Ky është objekti që vërtetë ka qenë baza e të gjitha aktiviteteve më të rëndësishme që janë bërë në Kosovë. Po nisem prej dizajnit së objektit që ka qenë selia ‘Shoqata e Shkrimtarëve’, ku është themeluar Lidhja Demokratike e Kosovës me 23 dhjetor në vitin 1989 ku edhe unë isha pjesëmarrës në atë Kuvend për ngjarjen e rëndësishme dhe në këtë hapësirë kaq të ngushtë kemi kryer veprimtarinë tonë”, thotë Sejdiu.
Sipas tij, një pjesë e gazetarëve kanë qenë prezent në atë kohë dhe nuk ka ndodhur asnjëherë që gazetarët për një ngjarje të tillë të publikojnë një lajm të rrejshëm. Ai kujton edhe kur rreth 2000 informatorë ditor, në kuptimin më të mirë të mundshëm që kanë sakrifikuar vetveten.
Ndërsa për fund edhe ish Presidenti, Behgjet Pacolli tregoi për një video që ende qarkullon ku janë dokumentuar edhe tre gjenocide.
“Jemi shumë kurioz të dimë gjithçka që ka ndodhur atëherë. Viteve të 90-ta është hapur një muze shumë interesant ku unë kam pasur mundësi të montoj një video me njerëz të kohës e vendit dhe sot materialet janë tre këndet kryesore për gjenocidin Bala, gjenocidin në Bosnjë dhe në Kosovë. Është një video që gjithmonë lëviz dhe do kisha pasur dëshirë që në Kosovë të mos harrohet dhe të krijohen donacione, për të formuar një muze për atë se çfarë ka ndodhur në Kosovë”, thotë Pacolli.
Sipas tij, është me rëndësi që në bazë të kaluarës të ndërtohet një e ardhme kualitative.
Ky aktivitet u përmbyll edhe me një shënim nga ana e Osmanit në librin e vendosur në qendër të këtij Muzeu./ KultPlus.com
Më 19 Mars, 2020, Kolegji Mbretëror i Artit mbylli dyert si përgjigje ndaj pandemisë, ditë para bllokimit të parë në mbarë Britaninë.
Për shkak të kësaj studentët mbetën jashtë studiove të universitetit, duke mos mundur të marrin punimet apo materialet e punës së tyre, transmeton KultPlus.
Muaj më vonë, në verën e vitit 2020, RCA bëri një lajmrim në një kohë të shkurtër që studentët të zbraznin hapësirat e tyre para se të mbërrinin studentët e rinj.
Sidoqoftë, si qindra mijëra banorë të tjerë të Londrës, shumë studentë ishin zhvendosur jashtë qytetit gjatë bllokimit dhe nuk ishin në gjendje të ktheheshin për të mbledhur gjërat e tyre. Në vend të kësaj, RCA njoftoi planet për të pastruar studiot me ndihmën e një kompanie të pavarur magazinimi.
“Unë u lehtësova shumë që po ndihmonin dhe imagjinova një pako të këndshme të veprave artistike,” thotë Farvash Razavi, një artiste konceptuale e cila u zhvendos përsëri në Stokholm pas mbylljes. Sidoqoftë, kur ajo u kthye në Londër në shtator, për të mbledhur një skulpturë për një shfaqje të planifikuar, ajo gjeti pirgje të kutive të pashënuara dhe të paorganizuara. Shumica e punës së saj ishte e humbur, ose e copëtuar.
Për fat të keq, historia e Razavi nuk është unike. Më shumë se 130 studentë të RCA kanë akuzuar shkollën për humbjen ose dëmtimin e punës së tyre gjatë bllokimit, sipas sindikatës së studentëve të universitetit.
Arabella Hope – një piktore profesioniste, e cila u bashkua me MA për të zhvilluar më tej punën e saj – humbi të gjithë përmbajtjen e studios së saj, duke përfshirë vepra arti nga karriera e saj para kursit. “Humbja ka qenë dëshpëruese dhe beteja për të marrë përgjigje ka qenë e pafund”, thotë Hope, duke vlerësuar se vlera e punës dhe materialeve të saj të humbura tejkalon 20,000.
Si rezultat, Hope po udhëheq një fushatë studentore për të kërkuar kompensimin e duhur nga RCA. “Ne kemi një lëvizje të madhe të studentëve dhe mbështetësve të prekur,” thotë ajo, duke vënë në dukje mbështetjen e përhapur në mediat sociale. Razavi, për një, thotë se ajo është krenare që është pjesë e aksionit kolektiv dhe ishte frymëzuar për të folur nga fushata e Hope, duke ndarë punën me Guardian në një histori të botuar në fillim të kësaj jave.
Në fakt, vetëm pasi Guardian iu drejtua RCA-së për koment, universiteti u dërgoi studentëve planet e tij për “kompensim të kufizuar” (i cili do të mbulojë pajisjet, materialet dhe sendet personale të humbura).
“Puna e studentëve RCA është me rëndësi të madhe për kolegjin,” i tha gazetës një zëdhënës i RCA. “Na vjen keq që një numër i vogël studentësh na kanë kontaktuar për sendet e humbura ose të dëmtuara si rezultat i procesit të paketimit të studiove në fund të vitit akademik 2020”. /demokracia/ KultPlus.com
Një person nga Hawaii që është në ‘gjueti’ të gjërave antike të cilat i shet në eBay, i ktheu pronares një palë kujtime të çmuara me një libër të fotografive shkollore dhe diplomën e shkollës së mesme.
Manu Pagaran tha se bleu një koleksion antikësh vitin e kaluar dhe midis tyre ishte një libër vjetor i vitit 1950 nga Shkolla e Mesme Roosevelt në Honolulu.
“Isha gati ta listoja për shitje, derisa zbulova se diploma e personit ishte ende e bashkangjitur aty”, shkroi Pagaragan në Facebook, transmeton KultPlus.
Ai postoi foton e librit vjetor të kujtimeve dhe diplomës me shpresën për të gjetur studenten e atëhershme, June Landgraf, ose familjen e saj.
Postimi e ndihmoi atë të lidhej me motrën e June, e cila zbuloi se e diplomuara në Roosevelt – tani June Cummings – ishte ende gjallë në moshën 89 vjeçare dhe duke qëndruar në shtëpinë e të moshuarve.
“Ky moment ishte kaq i veçantë për ta parë atë të ngazëllyer për diçka”, tha vajza e Cummings, Gayle Rodrigues.
“Ajo tha ‘faleminderit shumë, tani kam diçka për të bërë, sepse mund të lexoj librin e kujtimeve’”. / KultPlus.com
Ambasada shqiptare në Bern i bën apel të gjithë prindërve dhe fëmijëve të moshës shkollore që të ndjekin masivisht mësimin e gjuhës shqipe.
Përfaqësues të ambasadës kanë vizituar shkollën shqipe të Lozanës, si një shkollë e re e hapur së fundmi në zinxhirin e 50 shkollave shqipe në Zvicër.
Ata kanë qenë pjesë e një ore mësimore me mësuesen Anita Duriçi. “Pasioni i mësueses dhe kurioziteti i nxënësve shqiptar për të mësuar gjuhën, kulturën dhe historinë amtare janë shembuj frymëzimi për të gjithë ne për të na nxitur për të dhënë maksimumin në masivizimin e mësimit të gjuhës dhe kulturës shqipe në diasporë. Një falënderim të veçantë për prindërit e këtyre fëmijëve të mrekullueshëm të cilët me punën dhe sakrificën e tyre bëjnë që fëmijët edhe pse rriten në një shtet tjetër, duhet patjetër që të mësojnë gjuhën, kulturën dhe historinë shqiptare”, shprehet ambasada në postimin e saj në rrjetet sociale.
Shkolla e fundit shqipe që është çelur në Zvicër e që sot numëron plot 50 të tilla në të gjithë vendin është ajo e Rorschacherberg, të Kantonin e St. Gallen-it. Një ndihmesë të madhe në këtë përpjekje ka dhënë edhe Drejtoria e shkollës zvicerane, prindërit dhe koordinatori i Shkollës Shqipe në Zvicër, Vaxhid Sejdiu. / Diaspora Shqiptare / KultPlus.com
Regjisori i filmit biografik të ikonës së muzikës Aretha Franklin, “Respect”, dhe aktorja protagoniste e këtij projekti, janë shprehur të entuziazmuar që koha e lansimit të filmit nëpër kinema është afruar, pas shtyrjes së datave disa herë si pasojë e pandemisë.
Në filmin “Respect”, aktorja dhe këngëtarja e njohur amerikane, Jennifer Hudson, vjen në rolin e mbretëreshës së ndjerë të muzikës ‘soul’. Regjinë e filmit e ka bërë Liesl Tommy, ndërsa skenari është shkruar nga, Tracey Scott Wilson.
Së fundmi është publikuar edhe trajleri i ri i filmit, i cili ia ofron botës pamjet e para të Hudsonit duke i performuar këngët klasike të Mbretëreshës së muzikës ‘soul’, si “Respect” dhe “(You Make Me Feel Like A) Natural Woman”.
Filmi e shtjellon historinë e fillimit të karrierës muzikore të Aretha Franklinit, e cila si fëmijë këndonte në korin e kishës së babait të saj, e deri tek arritja e majave të suksesit mbarëbotëror.
Krahas Hudsonit në film luajnë edhe aktorët, Forest Whitaker, Marlon Wayans, Mary J. Blige, Marc Maron, Titus Burgess dhe Tate Donovan.
Franklin, e cila vdiq më 2018-n nga kanceri në pankreas, në moshën 76-vjeçare, ishte pjesë e realizimit të filmit deri në momentet e fundit të jetës së saj. Ajo madje e kishte kërkuar angazhimin e Hudsonit për ta portretizuar atë në film.
Gjatë karrierës së saj të gjatë muzikore, Franklin i kishte fituar 18 shpërblime Grammy, si dhe ishte nominuar gjithsej 44 herë për këtë çmim.
“Respect” do të lansohet nëpër kinema nga 13 gushti i këtij viti. / KultPlus.com
KultPlus me mbështetje të Komunës së Prishtinës do të organizojë një punëtori me Kosta Zhongën, i njohur për fëmijët si Xhaxhi Piktori, i cili bashkë me fëmijët, për ditën e 1 Qershorit do të kalojë një pasdite kreative në KultPlus Caffe Gallery, shkruan KultPlus.
Ky organizim do të nisë në ora 16:00 dhe parashihet të zgjasë deri në ora 19:00, ku janë të ftuar fëmijët që të jenë pjesë e këtij organizimi, të cilët bashkë me Xhaxhi Piktorin do të kalojnë çaste të paharruara në krijimin e pikturës puzzle me 32 pjesë, të cilat në fund të krijimit do të bëhen bashkë dhe do të formësojë pikturën e krijuar nga fëmijët pjesëmarrës.
Poashtu do të ketë edhe realizime të tjera kreative, duke përfshirë ato me pipza, pjata plastike, letra jeshile, luledielli si të Van Gog në 3D dhe krijime të tjera kreative.
Fëmijët pjesëmarrës përpos që do të kënaqen duke krijuar, poashtu do të shoqërohen edhe me nga një pije. /KultPlus.com
Katundi arbëresh Shën Sofia (Ital: Santa Sofia d’Epiro), me mbi 2500 banorë në provincën e Kozencës në Kalabri është një vend plot shije, stil e bukuri. Arbëreshët e këtushëm në masë ruajnë traditat nga etërit shqiptarë, siç janë gjuha antike, riti bizantin, zakonet dhe traditat tipike.
Sot kur shumica e fshatrave arbëreshe në Italinë e Jugut edhe më tej gjenden në një lloj mbylljeje, sa i përket aktiviteteve kulturore, e sidomos manifestimet tradicionale arbëreshe, një mbyllje e tillë është e vështirë sidomos për këtë qytezë arbëreshe, ku gjatë periudhës së mëhershme kishte një aktivitet të gjallë kulturo artistik e sportiv. Krahas mbishkrimi në gjuhën italiane e shqipe hasëm një vajzë që shëtiste me shqipen dy krenare në çantat e krahut me mbishkrimin “Shqiponja”, sipas emrit të grupit të këtushëm të këngëve dhe valleve. Është ky grupi artistik që pata rast ta njoh për dy-tri vite ta shoh në manifestimin tradicional në “Festën e Valleve” në Çifti/ Qivita, ku grupi “Shqiponja i Shënë Sofisë thuaja se ishte kurora e kësaj ngjarje të madhe kulturore arbëreshe.
Nga një shkrim i Dr. Bexhet Asanit, me banim në Amerikë (një adhurues i madh i arbëreshëve), mësojmë se: Grupi popullor “Shqiponjat” lindi në komunitetin arbëresh të Shën Sofis së Epirit në pranverën e vitit 1994 dhe u bë një shoqatë 10 vjet më vonë. Qëllimi i grupit të valleve dhe këngëve arbëreshe “Shqiponjat” është ruajtja dhe përhapja e trashëgimisë artistike, historike dhe kulturore e arbëreshëve në përgjithësi dhe të arbëresheve të Shën Sofisë në veçanti…” Mësojmë gjithashtu se ky grup artistik synon edhe përmes prezantimeve e koncerteve, të : “mbajnë të gjallë adetet, zakonet, veshjen, muzikën, vallet, këngët, fenë dhe trashëgiminë tradicionale kulturore kombëtare arbëreshe, e cila është unike në thelb, pa marrë parasysh nuancat që dallojnë nga fshati në fshat apo nga qyteti në qytet në krahinat e Kalabrisë dhe të Sicilisë”…
Përndryshe, veshja në kulturën arbëreshe, luan rol të veçantë e sidomos këtu në Shën Sofia, ku edhe janë edhe stolitë më të veçanta gjatë manifestimeve kulturore artistike, aq më parë që çdo katund arbëresh ka stilin e vet në bërjen e rrobave tradicionale thuaja se tërësisht me dorë. E veçanta tjetër është se popullsia e varfër, ata që mbërritën në Kalabri nga Shqipëria, megjithatë varfëri nuk hoqën dorë nga bukuria dhe mbretëria e rrobave të tyre. Kjo më së miri dëshmohet edhe përmes muzeut shumë të pasur me kostume arbëreshe në katundin e Shën Sofisë.
Muzeu i Kostumit në Shën Sofia apo Santa Sofje d’Epiro është ngritur në Palazzo Bugliari, një ndërtim i mesit të shekullit XIX, i njohur më mirë si Kultura Palazzo della dhe ku është edhe selia e Bibliotekës Komunale. Pra vet veshja, në kulturën arbëreshe, është një nga manifestimet më kulturore artistike. Dihet se çdo qendër arbëreshe ka stilin e vet në bërjen e rrobave të saj tradicionale tërësisht me dorë: duke parë të gjitha së bashku, matrica e zakonshme njihet qartë, por në të njëjtën kohë identifikohen veçantitë e secilës veshje. Megjithëse popullsia e varfër, ata që mbërritën në Kalabri nga Shqipëria nuk heqin dorë nga bukuria dhe mbretëria e rrobave të tyre.
Përmes muzeut dhe revyve me veshje kombëtare përmes manekineve ju mund të vëzhgoni historinë e një populli nga një këndvështrim sigurisht i pazakontë, por shumë tërheqës; ekspozita në fakt përfshinë rroba të përditshme, rroba festash, gjysmë feste, dasmë, zi dhe zi.
Vendasit arbëresh, përfshi edhe këta të Shën Sofisë mësojmë se si ende ruajnë me dashuri traditat e sjella nga baballarët shqiptarë, siç janë gjuha antike, riti bizantin, zakonet, zakonet dhe traditat tipike.
Gjatë vizitës së këtij lokaliteti arbëresh ja vlen të vizitoni Muzeun e territorit dhe kostumi arbëresh, si dhe bibliotekën e këtushme. Teksti e fotot: Rexhep Rifati. / Diaspora Shqiptare / KultPlus.com
24 vjet më parë, më 24 maj të vitit 1997 kishte vdekur poeti i madh shqiptar, Azem Shkreli.
Azem Shkrelí ishte një poet e kritik letrar shqiptar. Ai ka qenë kryetar i shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, drejtor i Teatrit Krahinor në Prishtinë dhe themelues e drejtor i Kosova Filmit.
Sot, KultPlus ju sjell njërën nga poezitë më të njohura të Shkrelit, ”Para elegjisë”.
Një ditë do t’i marrësh në gji gjethet e rëna të stinëve të tua dhe do të kërkosh kot veten shtigjeve të harruara të një moshe e nuk do të kesh më as flokë ere, as shikim ylberi ta matësh fillin dhe fundin e mashtrimit tënd të shkurtër.
Një ditë do t’i shpalosh vjetët tua si pajën e nuses së vdekur e do të numrosh fluturat e shkuara t’agsholeve t’prenduara e s’do të kesh më as zjarr në buzë, as lot në sy të qeshën ngrohtë, të qajsh rrejshëm dhe t’i mahnitësh djelmoshat.
Një ditë dot’i hash buzët e tua, gjurmët e tua do t’i pështysh dhe secilin muzg do ta pagëzosh me nganjë pendim që dhemb e s’do te kesh me as sy deti, as hap te hedhur sorkadheje te shohesh si t’perqeshin gonxhet dhe te ikesh prej hijes sate.
Ruaju, moj se vashat më të bukura i vret bukuria e vet. / KultPlus.com
Për të tetëmbëdhjetën herë me radhë, Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” organizoi veprimtarinë kulturore “Java e Bibliotekës në Kosovë”, shkruan KultPlus.
Aktivitete të shumta të natyrës kulturore e bibliotekare dhe sesione shkencore që trajtojnë tema të rëndësishme nga bibliotekaria, komunikimi, historia, teknologjia informative, referencat, digjitalizimi janë disa nga ngjarjet që do të ndodhin gjatë kësaj jave, nga sot e deri më 30 maj.
“Kujtesa Kombëtare: koleksionet audiovizuele dhe efemeret” është tema bosht e këtij edicioni që ceremoninë hapëse e pati sot në hollin e bibliotekës.
Në hapje të kësaj ceremonie fjalën e mori drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Fazli Gajraku i cili bëri thirrje që kjo javë të jetë si thirrje për të vepruar në kuptimin e dijes.
“Java e Bibliotekës së Kosovës është javë për tu festuar por edhe për të vepruar në kuptimin e dijës, përvojës për Bibliotekën tonë dhe për tu njohur me kontributet e punonjësve dhe promovuar përdorimin me mbështetjen e bibliotekave dhe për të reflektuar mbi këto biblioteka”, thotë Bajraku.
Sipas tij, tema e javës së Bibliotekës këtë vit është kujtesa kombëtare“ Kujtesa Kombëtare : koleksionet audiovizuele dhe efemeret”, në përqendrim se çfarë dhe si duhet ta ruajmë kulturën e këtij formati, pra për materialet autovizive duke filluar nga videot, kasetat, DVD-të, kasetat audio, CD audio si dhe për efemere të cilat janë të rëndësishme dhe arrijnë të marrin vlerë materiale kulturore.
Ndërsa, presidentja Vjosa Osmani në fjalën e saj u shpreh se kjo javë vë në pah rolin thelbësor që bibliotekat e kanë për promovimin e leximit kurse në anën tjetër u jep zë sfidave të shumta dhe nevojave të institucioneve bibliotekare në Kosovë për të përkrahur pragun, përpjekjet e tyre dhe kapacitetet në shërbim të lexuesve.
‘Ne kemi nevojë që ta bëjmë sa më të dukshëm rolin e bibliotekave dhe të njihet funksioni i tyre si një ndër shtyllat e forta të popullit të Kosovës”, tha Osmani duke njoftuar tutje se pikërisht sot, në ditën e hapjes së Javës së Bibliotekës por edhe në shënimin e Ditës së Presidentit, nis punën edhe Biblioteka Presidenciale “Dr.Ibrahim Rugova.”
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku u shpreh i kënaqur që sot ndodhej në shtëpinë e librit, vend ky që zë vend dhe ka peshë të madhe në shoqërinë tonë.
“BBK si strofull e informacionit, gëzon javën e Bibliotekës gjatë së cilës do të bëhen bashkë studiues, student, shkrimtarë, historianë e profesionistë të ndryshëm që kontribuojnë në këtë fushë në një formë apo tjetër”, tha Ceku.
Deborah MacLean, drejtore e Sektorit për Marrëdhënie me Publikun nga Ambasada Amerikane në Kosovë, në fjalën e saj përshëndetëse u shpreh se kjo është një mundësi fantastike për të mësuar më shumë për rëndësinë e librit.
“Faleminderit për mundësinë për të folur rreth rëndësisë së librarive. Java e Bibliotekës është një mundësi fantastike dhe ne i mirëpresim dhe i shprehim urimet tona lidhur me njoftimin e bibliotekës presidenciale që do të bëjë që historia të gjallërohet përmes kësaj biblioteke”, ka thënë MacLean.
Ndërsa Rektor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Naser Sahiti u shpreh se BKK është më shumë se një institucion.
“Në cilësinë e tiparit të Universitetit të Prishtinës, i uroj të gjithë nxënësit, studentët, studiuesit për nisjen e kësaj jave të rëndësishme në Kosovë. BBK është më shumë se sa një institucion, jo vetëm që kjo ndërtesë simbolizon dijen dhe sakrificën por edhe gjithçka rreth saj mban peshën e trashëgimisë tonë e cila për të arritur deri këtu ka ecur nëpër terrene jo çdo herë të qëndrueshme”, thotë Sahiti.
Sipas tij, në këto ditë duhet të reflektojmë se ruajtja e traditës, dokumentimi i saj dhe përcjellja e çdo gjenerate është sfidë dhe kënaqësi në të njëjtën kohë. Kurse, për Universitetin e Prishtinës dhe BKK, kjo javë është një rëndësi e veçantë.
Krejt në fund të kësaj ceremonie, u ndanë edhe mirënjohja nga BKK për donatorët që kanë kontribuar në pasurimin e koleksioneve të BKK-së. Ministri Çeku pati rastin të ndajë këto mirënjohje për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, për përfaqësuesin e familjes së Hasan Hasarit, për profesorin Abdullah Kajradiu, për Sami Dermaku si dhe për Hajrush Ahmeti.
Ndërsa, nga Osman Gashi u ndanë çmime edhe për përcjelljen e aktiviteteve së BBK-së dhe veprimtarisë, për gazetaret Lumira Kelmendi nga RTK dhe Drenushë Shala nga Dukagjini.
Kjo ceremoni u pasua me hapjen e ekspozitës “Kujtesa kulinare e Kosovës: menytë e restoranteve” me kuratore Taibe Bashota dhe Fahrije Marmullaku.
Në fjalën hapëse të kësaj ekspozite, Arsim Canolli shpalosi informacione mbi ekspozitën e cila u shpalos në katin e dytë të bibliotekës.
Java e Bibliotekës në Kosovë organizohet nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. / KultPlus.com
Tirana në muajin korrik do të jetë mikpritëse e ansambleve të ndryshme folklorike. “International Folk Festival Tirana” vjen si një festival ndërkombëtar, me pjesëmarrjen e 10 ansambleve nga 10 shtete.
Një festival, që do të jetë dhe garues dhe pritet që të zhvillohet në amfiteatrin e Tiranës nga data 22 deri më 25 korrik. Puna për organizimin e festivalit tashmë ka nisur dhe Gëzim Alimehmeti është përfaqësues i Shqipërisë në “FIDAF World”, si dhe kryetar i shoqatës “FIDAF Albania”.
Si kryetar i shoqatës “FIDAF Albania” Gëzim Alimehmeti që po merret me përgatitjet e festivalit “International Folk Festival Tirana” thotë se do të jetë si një festë në kryeqytet, dhe për herë të parë bëhet një festival i këtyre përmasave. “Në Shqipëri “International Folk Festival Tirana” do të zhvillohet nga data 22 korrik deri më datë 25.
Në Tiranë është hera e parë që zhvillohet një festival i këtij lloji dhe i këtyre përmasave. Ne kemi marrë masa, që ansamblet pjesëmarrëse do të jenë fizikisht në festival, do të jenë live me interpretimet e tyre për publikun”, tregon Gëzim Alimehmeti në një reagim të tij.
“FIDAF World” e ka certifikuar festivalin duke e bërë pjesë të aktiviteteve për vitin 2021. Si kryetar i shoqatës “FIDAF Albania” Gëzim Alimehmeti tregon se jo vetëm folklori, por do jetë edhe promovimi i Tiranës. Ai thotë se gjatë datave 22-25 korrik, me zhvillimin e festivalit “International Folk Festival Tirana” kryeqyteti jonë pritet që të kthehet në një sofër të madhe mikpritëse të artistëve nga bota. “Jo vetëm folklori, por vjen dhe promovimi i Tiranës dhe atraksioneve të saj turistike, të trashëgimisë kulturore. Festivali do të sjellë një larmi kostumesh, larmi vallesh të shteteve të ndryshme. Do të njihet Tirana nga 83 shtete live kur të bëhet aktiviteti.
Ne në sistemin e federatës sonë jemi live me të gjithë shtetet pjesë e federatës. Si gjatë koncertit ashtu dhe gjatë aktiviteteve të ditës kur të shkojmë në pika turistike të Tiranës”, tregon ai. FIDAF (Federata e Festivaleve Ndërkombëtare të Kërcimit) u themelua në 2011 në Korenë e Jugut. Numëron 83 shtete anëtare nga të gjithë kontinentet, 29 prej tyre shtete europiane. Nën logon e “FIDAF World” janë zhvilluar 230 festivale në të gjithë kontinentet, që nga themelimi.
Përfaqësimi në festival
Në “International Folk Festival Tirana” marrin pjesë ansamble të suksesshëm me aktivitetin e tyre. 10 shtete, 10 ansamble vallesh ndër më të suksesshmit në botë do ti dhurojnë Tiranës ngjyrat e festës, siç thuhet dhe në një spot të festivalit, si një diell shprese për artin dhe trashëgiminë kulturore. Në festival marrin pjesë ansamble nga shtetet si Meksikë, Kamerun, Poloni, Bullgari, Maqedoni e Veriut, Kosovë, Serbi, Greqi, Shqipëria dhe Mali i Zi. Festivali “IFFT” është miratuar edhe nga Ministria e Kulturës që e mbështet atë, dhe sipas Gëzim Alimehmetit pritet një përgjigje pozitive edhe nga Bashkia e Tiranës. Shqipëria do të përfaqësohet në këtë festival ndërkombëtar me ansamblin “Tirana Folk”, që është i Bashkisë së Tiranës. Për Gëzim Alimehmetin, ky ansambël prezanton vlerat më të mira të folkut. Alimehmeti thotë se ansambli “Tirana Folk” ka marrë pjesë dhe në evente ndërkombëtare më parë dhe mban gjallë ekzekutimin e valleve shqiptare. “Ansambli “Tirana Folk” ruan vlerat e valleve folklorike të Shqipërisë nga veriu në jug. Ka një seri shumë të ngjeshur të aktiviteteve, të lëvizjeve, të turneve muzikore, pjesëmarrje nacionale dhe internacionale, ka marrë pjesë në festivale të ndryshme. Mban gjallë ekzekutimin e valleve shqiptare”, tregon më tej Alimehmeti. Sipas tij, është hera e parë që bëhet një festival me emrin e Tiranës, që hyn në kalendarin botëror dhe ka certifikatë të tillë. /sot/ KultPlus.com
Ylli i njohur i muzikës pop, Dua Lipa, ka reaguar ashpër kundër një organizate që pagoi për një reklamë një faqe në gazetën, “The New York Times”, dhe ku këngëtarja u quajt antisemitike për mbështetjen e saj ndaj palestinezëve.
Sipas Lipës ku artikull po e përdorë emrin e saj “paturpësisht” për ta avancuar fushatën e tyre të shëmtuar me gënjeshtra dhe keqinterpretime të dukshme.
Në reklamën pa kurrfarë kuptimi që u botua në gazetën e së shtunës, kreu i Rrjetit Botëror të Vlerave, Rabbi Shmuley Boteach, e emëroi Dua Lipën dhe modelet Bella dhe Gigi Hadid, si tri personalitetet me ndikim të madh në rrjetet sociale të cilat e kanë akuzuar Izraelin për spastrimi etnik dhe e kanë poshtëruar shtetin hebre.
Këngëtarja me prejardhje kosovare e shfrytëzoi rrjetin social Twitter për t’i hedhur poshtë këto akuza të rreme dhe të tmerrshme, duke thënë se Rrjeti i Vlerave Botërore po e shtrembëron të vërtetën e saj dhe vlerat të cilat ajo i përfaqëson.
“Unë qëndroj në solidaritet me të gjithë njerëzit e shtypur dhe i refuzojë të gjitha format e racizmit”, kishte shkruar Lipa në mesazhin e saj.
Tensionet u rritën në Lindjen e Mesme nga 10 maji, kur militantët e Hamasit në Gaza lëshuan raketa me rreze të gjatë drejt Jeruzalemit. Luftimet erdhën pas disa ditësh përplasjesh midis protestuesve palestinezë dhe policisë Izraelite në kompleksin e xhamisë Al-Aqsa. Të premten u arrit një marrëveshje për armëpushim. Derisa lufta 11 ditëshe i shkaktoi më shumë se 250 viktima, shumica prej së cilëve palestinezë.
Shumë të famshëm i kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për të postuar mesazhe pro-palestineze, duke përfshirë yjet Zayn Malik, Roger Waters, The Weeknd dhe Mark Ruffalo.
Dua Lipa është në lidhje me Anwar Hadidin, vëllain e supermodeleve Gigi dhe Bella Hadid, të cilët babanë e kanë nga Palestina. / KultPlus.com
Opera “Nusja e shitur” erdhi premierë në skenë në vitin 1956. Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit shkruan se 65 vite më parë, më datë 19 maj 1956, trupa artistike shfaqi premierën e operës “Nusja e shitur”.
“Kjo ishte opera e tretë e vënë në skenën shqiptare”, shkruan teatri, që ka publikuar dhe foto nga opera e vitit 1956.
TKOB shprehet se vepra është e kompozitorit Bedrich Smetana, dirigjent Mustafa Krantja, regjisor Milada Jeraskova, piktor Hysen Devolli, mjeshtër kori Kostandin Trako, koreograf Bohumil Çegan, ndërsa ka publikuar dhe emrat e artistëve në role.
Më herët në datë 18 maj, Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit shkruante se shkëlqeu në rol artistja Maria Kraja. “Shkëlqen në veçanti Maria Kraja në rolin e Marzhenkës, si për mjeshtrinë e zërit të saj të kulluar dhe plot sentiment, ashtu dhe për interpretimin e rolit që i është besuar. Kujtojmë sot në prag të përvjetorit të operës “Nusja e shitur” të kompozitorit çek Bedrich Smetana, artikujt dhe vlerësimet e kohës, për Maria Krajën, mjeshtren e vokalit operistik shqiptar, pas interpretimit të rolit kryesor në këtë vepër”, shkruante teatri.
Maria Kraja (Zarë, 24 shtator 1911 – Tiranë, 21 nëntor 1999) ka qenë arsimtare dhe këngëtare lirike shqiptare. Me themelimin e TOB, Marie Kraja bëhet ndër solistet e para. Së bashku me plejadën e parë të këngëtarëve shqiptarë, Tefta Tashko Koço, Kristaq Antoniu, Mihal Ciko, Jorgjie Truja, etj, Maria Kraja interpreton në rolet kryesore të veprave të para operistike shqiptare, si “Mrika”, “Lulja e Kujtimit”, si dhe të një sërë veprash të huaja si “Rusalka”, “Ivan Susain”, “Nusja e shitur”, “La Traviata”, “Jollanda”, “Dasma e Figaros”, etj. / KultPlus.com
“Billboard Music Awards” u rikthyen të dielën në mbrëmje për edicionin e radhës në vitin 2021, vetëm shtatë muaj pas ceremonisë së fundit që u mbajt për shkak të pandemisë.
Weeknd, i cili udhëhoqi me gjithsej 16 nominime, ka arritur të fitoj 10 prej tyre. BTS gjithashtu dominoi me çmime, duke fituar për çdo kategori në të cilën ishin të nominuar, transmeton KultPlus.
Bad Bunny gjithashtu rrëmbeu katër çmime dhe reperi i ndjerë, Pop Smoke fitoi pesë çmime.
Më poshtë ua sjellim listën e plotë të fituesve:
Top artistët:
Drake
Juice WRLD
Pop Smoke
Taylor Swift
The Weeknd
Top Artisti i ri:
Gabby Barrett
Doja Cat
Jack Harlow
Pop Smoke
Rod Wave
Top Artisti mashkull:
Drake
Juice WRLD
Lil Baby
Pop Smoke
The Weeknd
Top Artistet femra:
Billie Eilish
Ariana Grande
Dua Lipa
Megan Thee Stallion
Taylor Swift
Top Dyshja më e mirë:
AC/DC
AJR
BTS
Dan + Shay
Maroon 5
Top Artistët më të qëndrueshëm në Billboard 200:
Drake
Juice WRLD
Pop Smoke
Post Malone
Taylor Swift
Top Artistët më të qëndrueshëm në Billboard 100:
DaBaby
Drake
Dua Lipa
Pop Smoke
The Weeknd
Top Artistët më të dëgjuar:
DaBaby
Drake
Lil Baby
Pop Smoke
The Weeknd
Top Artistët me më së shumti shitje:
Justin Bieber
BTS
Megan Thee Stallion
Morgan Wallen
The Weeknd
Top Artistët më të kërkuar në Radio:
Justin Bieber
Lewis Capaldi
Dua Lipa
Harry Styles
The Weeknd
Top Artistët më të kërkuar në rrjete sociale:
BLACKPINK
BTS
Ariana Grande
SB19
Seventeen
Top Artistët R&B:
Jhene Aiko
Justin Bieber
Chris Brown
Doja Cat
The Weeknd
Top Artisti mashkull R&B:
Justin Bieber
Chris Brown
The Weeknd
Top Artistja femër R&B:
Jhene Aiko
Doja Cat
SZA
Top Rap-Artistët:
DaBaby
Drake
Juice WRLD
Lil Baby
Pop Smoke
Top Rap-Artistët Meshkuj:
Juice WRLD
Lil Baby
Pop Smoke
Top Rap-Artistet femra:
Cardi B
Megan Thee Stallion
Saweetie
Top Artistët Meshkuj të Zhanrit Country:
Gabby Barrett
Kane Brown
Luke Combs
Chris Stapleton
Morgan Wallen
Top Artistët Country:
Luke Combs
Chris Stapleton
Morgan Wallen
Top Artistet Femra të Zhanrit Country:
Gabby Barrett
Maren Morris
Carrie Underwood
Top Country Duo/Group:
Dan + Shay
Florida Georgia Line
Maddie & Tae
Top Artistët e Zhanrit Rock:
AC/DC
AJR
Five Finger Death Punch
Machine Gun Kelly
twenty one pilots
Top Artistët më të mirë latinë:
Anuel AA
Bad Bunny
J Balvin
Maluma
Ozuna
Top Artistët meshkuj më të mirë latinë:
Bad Bunny
J Balvin
Ozuna
Top Artistet femra më të mira latine:
Becky G
Karol G
Rosalia
Top Grupi më i mirë latin:
Banda MS de Sergio Lizarraga
Eslabon Armado
Los Dos Carnales
Top Artistët më të mirë të zhanrit Dance/Electronic:
The Chainsmokers
Kygo
Lady Gaga
Marshmello
Surf Mesa
Top Artistët e Krishterë:
Kirk Franklin
Koryn Hawthorne
Tasha Cobbs Leonard
Maverick City Music
Kanye West
Top albumet më të mira në Billboard 200:
Juice WRLD, Legends Never Die
Lil Baby, My Turn
Pop Smoke, Shoot for the Stars, Aim for the Moon
Taylor Swift, folklore
The Weeknd, After Hours
Top Albumi më i mirë i zhanrit R&B:
Jhene Aiko, Chilombo
Chris Brown & Young Thug, Slime & B
Doja Cat, Hot Pink
Kehlani, It Was Good Until It Wasn’t
The Weeknd, After Hours
Top Albumi më i mirë i zhanrit Rap:
DaBaby, Blame It On Baby
Juice WRLD, Legends Never Die
Lil Baby, My Turn
Lil Uzi Vert, Eternal Atake
Pop Smoke, Shoot for the Stars, Aim for the Moon
Top Albumi më i mirë i zhanrit Country:
Gabby Barrett, Goldmine
Sam Hunt, Southside
Chris Stapleton, Starting Over
Carrie Underwood, My Gift
Morgan Wallen, Dangerous: The Double Album
Top Albumi më i mirë i zhanrit Rock:
AC/DC, Power Up
Miley Cyrus, Plastic Hearts
Glass Animals, Dreamland
Machine Gun Kelly, Tickets to My Downfall
Bruce Springsteen, Letter to You
Top Albumi më i mirë latin:
Anuel AA, Emmanuel
Bad Bunny, El Ultimo Tour Del Mundo
Bad Bunny, Las que no iban a salir
Bad Bunny, YHLQMDLG
J Balvin, Colores
Top Albumi më i mirë i zhanrit Dance/Electronic:
DJ Snake, Carte Blanche
Gryffin, Gravity
Kygo, Golden Hour
Lady Gaga, Chromatica
Kylie Minogue, Disco
Top Albumi i Krishterë më i mirë:
Bethel Music, Peace
Elevation Worship, Grave Into Gardens
Carrie Underwood, My Gift
We The Kingdom, Holy Water
Zach Williams, Rescue Story
Top 100 këngët më të mira:
24kGoldn ft. iann dior, “Mood”
Gabby Barrett ft. Charlie Puth, “I Hope”
Chris Broën & Young Thug, “Go Crazy”
DaBaby ft. Roddy Ricch, “ROCKSTAR”
The Weeknd, “Blinding Lights”
Top këngët më të dëgjuara:
Cardi B ft. Megan Thee Stallion, “WAP”
DaBaby ft. Roddy Ricch, “ROCKSTAR”
Future ft. Drake, “Life Is Good”
Jack Harlow ft. DaBaby, Tory Lanez, & Lil Ëayne, “wHATS POPPIN”
The Weeknd, “Blinding Lights”
Top këngët me më së shumti shitje:
Gabby Barrett ft. Charlie Puth, “I Hope”
BTS, “Dynamite”
Cardi B ft. Megan Thee Stallion, “WAP”
Megan Thee Stallion, “Savage”
The Weeknd, “Blinding Lights”
Top këngët më të dëgjuara në radio:
Gabby Barrett ft. Charlie Puth, “I Hope”
Chris Brown & Young Thug, “Go Crazy”
Dua Lipa, “Don’t Start Now”
Harry Styles, “Adore You”
The Weeknd, “Blinding Lights”
Top bashkëpunimet më të mira:
24kGoldn ft. iann dior, “Mood”
Gabby Barrett ft. Charlie Puth, “I Hope”
Chris Broën & Young Thug, “Go Crazy”
DaBaby ft. Roddy Ricch, “ROCKSTAR”
Jack Harlow ft. DaBaby, Tory Lanez, & Lil Wayne, “WHATS POPPIN”
Top këngët më të mira të zhanrit R&B:
Jhene Aiko ft. H.E.R., “B.S.”
Justin Bieber ft. Quavo, “Intentions”
Chris Brown & Young Thug, “Go Crazy”
Doja Cat, “Say So”
The Weeknd, “Blinding Lights”
Top këngët më të mira të zhanrit rap:
24kGoldn ft. iann dior, “Mood”
Cardi B ft. Megan Thee Stallion, “WAP”
DaBaby ft. Roddy Ricch, “ROCKSTAR”
Jack Harlow ft. DaBaby, Tory Lanez, & Lil Wayne, “WHATS POPPIN”
Megan Thee Stallion, “Savage”
Top këngët më të mira të zhanrit country:
Jason Aldean, “Got What I Got”
Gabby Barrett, “I Hope”
Lee Brice, “One of Them Girls”
Morgan Wallen, “Chasin’ You”
Morgan Wallen, “More Than My Hometown”
Top këngët më të mira të zhanrit rock:
AJR, “Bang!”
All Time Low ft. blackbear, “Monsters”
Glass Animals, “Heat Waves”
Machine Gun Kelly ft. blackbear, “my ex’s best friend”
twenty one pilots, “Level of Concern”
Top këngët më të mira latine:
Bad Bunny, “Yo Perreo Sola”
Bad Bunny & Jhay Cortez, “Dakiti”
Black Eyed Peas & J Balvin, “RITMO (Bad Boys For Life)”
Maluma & The Weeknd, “Hawai”
Ozuna x Karol G x Myke Toëers, “Caramelo”
Top këngët më të mira në zhanrin Dance/Electronic:
Lady Gaga, “Stupid Love”
Lady Gaga & Ariana Grande, “Rain on Me”
SAINt JHN, “Roses (Imanbek Remix)”
Surf Mesa ft. Emilee, “ily (i love you baby)”
Topic & A7S, “Breaking Me”
Top këngët krishtere:
Elevation Worship ft. Brandon Lake, “Graves Into Gardens”
for KING & COUNTRY, Kirk Franklin & Tori Kelly, “TOGETHER”
Kari Jobe, Cody Carnes, & Elevation Worship, “The Blessing (Live)”
Tauren Wells ft. Jenn Johnson, “Famous For (I Believe)”
Zach Williams & Dolly Parton, “There Was Jesus”
Top këngët më të mira të ungjillit:
Koryn Hawthorne, “Speak To Me”
Jonathan McReynolds & Mali Music, “Movin’ On”
Marvin Sapp, “Thank You For It All”
Tye Tribbett, “We Gon’ Be Alright”
Kanye West ft. Travis Scott, “Wash Us In The Blood”. / KultPlus.com
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me ish presidentët kanë bërë homazhe tek shtatorja e Ibrahim Rugovës, kjo për të shënuar Ditën e Presidentit.
Në Ditën e Presidentit, ata nderuan siç e quajtën arkitektin e shtetit të Kosovës “i cili udhëhoqi vendin në periudhat më të rënda me të cilat po përballej populli shqiptar”.
Presidentja Osmani pas homazheve tha se 14 maji është ditë e rëndësishme sepse qytetarët treguan vullnetin e tyre dhe treguan që askush nuk mund të ndalte rrugën e tyre të drejtë për një shtet të pavarur.
“Sot është Dita e Presidentit e shpallur si e tillë nga presidenti historik dr. Ibrahim Rugova sot jam e nderuar që së bashku me ish presidentet e filluam ditën duke e nderuar arkitektin e shteti tonë , njeriun i cili e bëri bashkë popullin e Kosovës, në mënyrë që të artikulohet qartë vullneti ynë për liri dhe pavarësisë së vendit tonë. 24 maji është ditë e rëndësishmi sepse përafërsisht rreth tri dekada qytetarët e Kosovës treguan se cili është vullneti i tyre. Treguan që askush nuk mund t’i ndalë në rrugën e tyre të drejtë për shtete të pavarur. Prandaj duke e marrë për bazë kur ishin edhe zgjedhjet e para ku shqiptarët merrnin pjesë masovisht dhe i themeluan institucionet e tyre nëpërmjet vullnetit të lirë. Presidenti Rugova pikërisht 24 majin e shpalli si ditë të Presidentit. Njëkohësisht kjo ditë na kujton jo vetëm historinë por edhe të sotmen dhe rëndësinë e një institucioni të tillë në përfaqësimin e unitetit të popullit, në sigurimin e funksionimit kushtetutës të institucioneve të vendit. Dhe natyrisht si presidente e vendit për mua është e rëndësishme që arkitektin e shtetit tonë ta kujtojmë ta përkujtojmë sëbashku me titullarit e këtij institucioni në faza të ndryshme të ndryshëm të historisë sonë”, tha Osmani.
Ditën e Presidentit po e quan një nga ngjarjet më të rëndësishme edhe ish-presidenti Fatmir Sejdiu. Sejdiu theksoi edhe se 24 maji i 1992 ishte edhe një mesazh për të treguar botërisht se që nga ajo kohë Kosova ka ndërtuar institucionet e veta.
“Unë vërtetë mund të them se është një nga ngjarjet e rëndësishme ajo që është zhvilluar në vitin 1992, ishin zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale, ishte prova e parë, ishte referendumi i përsëritur i Kosovës për lirinë dhe pavarësisë e saj dhe ishte një eo e madhe tek qytetarët dhe pjesë ndërkombëtare e gjithë atyre që kanë dashur dhe kanë vrojtuar Kosovën me simpati. Presidenti historik doktor Ibrahim Rugova është ikonë e pashembullt në gjithë epokat. Varetë ne duhet ta kujtojmë me pietet peshën e vendimeve të tij dhe vizionit që ai e ka trasuar për ecjen tonë. Dhe natyrisht e them që kjo ditë simbolike shënon një kërkesë, një mesazh për të treguar botërisht se që nga ajo kohë Kosova ka ndërtuar institucionet e veta”, ka thënë Sejdiu.
Ish-presidentja Atifete Jahjaga tha se ish-presidenti Ibrahim Rugova udhëhoqi popullin e Kosovës në periudhat më të rënda.
“Por 24 maji është një datë e veçantë sepse neve po kujtojmë një figurë të rëndësishme të popullit të Kosovës, presidentin historik iu cili ishte presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike, pikërisht me 24 maj 1992. Presidenti Rugova ishte ai i cili udhëhiqi popullin Kosovës në periudhat më të rënda në të cilat neve po ballafaqofshim si popull dhe shtet në rrezikun e shfarosjes edhe të kombit tonë që neve ballafaqoheshim në periudha të rënd[…]në këtë ditë më gëzon fakti sepse neve po përçojmë edhe një mesazh të rëndësishme, mesazhin e uniteti jo vetëm për neve si ish-presidentë bashkë me presidenten aktuale, për nevojën dhe domosdoshmërinë e të qenit unik sidomos në proceset më të rëndësishme për vendin tonë edhe në këtë periudhë të pandemisë”, është shprehur Jahjaga.
Edhe ish-presidenti Behgjet Pacolli është shprehur se ish-presidenti Ibrahim Rugova ka dhënë shumë për demokracinë e vendit, për çka thekson se duhet të kujtohet përherë me manifestime.
Është një ditë përmes së cilës e, kujtojmë presidentin historik dhe veprën e tij. Mos të harrojmë asnjëherë presidenti historik i Kosovës ka dhënë aq shumë për këtë vend dhe demokraci kështu që ia ven gjithmonë ta kujtojmë me një manifestim simbolikë”, tha Pacolli.
Presidentja Vjosa Osmani bashkë me ish-presidentët, Fatmir Sjehdiu, Atfiete Jahjaga dhe Bahegjet Pacolli pas homazheve kanë pirë kafe së bashku. / KultPlus.com
Muzeu Kombëtar “Shtëpia me Gjethe” përkujtojmë sot martirin e krishterë, Imzot Jul Bonatin i burgosur nga diktatura komuniste.
Jul Bonati lindi në Shkodër më 24 maj 1874. Imzot Jul Bonati studioi në Kolegjin Saverian të Jezuitëve në Shkodër. Është diplomuar për filozofi dhe letërsi në Vjenë, Austri dhe në Padova, Itali. Më 1912 dorëzohet prift dhe vendoset në Stamboll për ti shërbyer katolikëve shqiptarë që ndodheshin atje. Shërbeu 16 vjet në Stamboll, ku mori pjesë aktive në Lëvizjen Kombëtare. Nga viti 1920 deri në vitin 1924 ishte anëtar i Klubit “Pragu shqiptar”.
Në vitet 1942 -1946 jetoi në Itali ku vazhdoi punën shkencore e letrare deri në fund të vitit 1945 kur u kthye në Shqipëri. Më 1946, në moshën 72 vjeç arrestohet dhe me vendimin nr. 429 datë 31.10.1947 të Gjykatës Ushtarake u deklarua fajtor duke u akuzuar si agjent i Vatikanit dhe u dënua me 7 vjet heqje lirie në qytetin e Elbasanit.
Gjatë viteve të vuajtjes do ta mbyllnin dhe në çmendinë. Vdiq i masakruar në spitalin e burgut në Durrës, më 5 nëntor 1951. Në 5 nëntor 2016, 65 vjet nga dita e vdekjes së tij u shpall i lumë së bashku me 37 martirë të tjerë. / atsh / KultPlus.com
Një aktiviste e re nga lëvizja Black Lives Matter ndodhet në gjendje kritike në një spital në Londër pasi u qëllua në kokë. 27-vjeçarja Sasha Johnson, nënë e tre fëmijëve, ishte kërcënuar vazhdimisht me vdekje. Të shtënat ndodhën në rrethin Southwark, në jug të metropolit anglez.
Episodi u raportua nga aktivistët e partisë “Taking the Initiative”, që janë aktivë në fushën e barazisë sociale dhe të drejtave civile.
“Me shumë trishtim ju informojmë se Sasha Johnson u qëllua me armë në kokë. Ajo gjithmonë ka qenë e përfshirë në luftën për njerëzit me ngjyrë dhe kundër padrejtësive që rrethojnë komunitetin me ngjyrë”, shkruan lëvizja duke i ftuar njerëzit të luten për shërimin e saj.
“Ne të gjithë shpresojmë që gjendja e vajzës të përmirësohet. Hetimi ynë është në fillimet e tij dhe ne po përpiqemi të kuptojmë rrethanat”, tha kryeinspektori Jimi Tele, i cili u bëri thirrje banorëve të Rrugës së Konsortit, ku ndodhi sulmi, që të kontrollojnë kamerat e citofonëve dhe zileve të derës në kërkim të ndonjë të dhëne. / KultPlus.com
Për më shumë se shtatëdhjetë vjet, një kishë e vetme që ngrihej nga mesi i një liqeni dukej se ishte gjithçka që kishte mbetur nga fshati italian Curon. Kjo pamje e çuditshme u bë e njohur në mesin e turistëve që kërkonin të krijonin postime të pazakonta në “Instagram” dhe madje shërbeu si frymëzim për romanin “Resto Qui” (“Po pushoj këtu”) të Marco Balzanos, botuar në vitin 2018, si dhe për “Curon” (2020) të Netflix-it.
Kambanorja ikonike e shekullit të 14-të ishte e vetmja mbetje e dukshme e një fshati që dikur strehonte afërsisht 900 njerëz. Curon kishte qenë pjesë e Austrisë deri në vitin 1919, kështu që banorët, shumë prej tyre që nuk mund të flisnin italisht, nuk kishin arritur ta ndalonin planin për t’i bashkuar liqenet Resia dhe Curon – dy nga tri pellgjet natyrore në zonën e Pass Resia të Alpeve Jugore – gjë që çoi te përmbysja e shtëpive të tyre për hir të prodhimit të energjisë hidroelektrike. Ndërtimi i digës u shty për pesë vjet, për shkak të Luftës së Dytë Botërore. Përkundër përpjekjeve lokale, Curon përfundimisht u përmbyt në vitin 1950. Fshati Curon i provincës Ventosa, nga i cili mund të shihet qytet i përmbytur, sot ka rreth 2500 banorë dhe u ngrit në këmbë pas zhdukjes së fshatit origjinal.
Në prill, fshati i zhdukur filloi të rishfaqej ndërsa punëtorët thanin liqenin për të kryer riparime në hidrocentral. Sidoqoftë, shkallët prej guri të ekspozuara, muret dhe bodrumet e harkuara, të gjitha kaluan kryesisht pa u vërejtur, pasi hapësirat turistike ishin të mbyllura për vizitorët, për shkak të pandemisë globale. Kanë mbetur edhe disa javë derisa Curon të rimbushet me ujë, pasi kompania energjetike që zotëron digën ngadalë po e rimbush liqenin.
I njohur si liqeni Resia, ose Reschensee në gjermanisht, vendndodhja e ish-qytetit është afër kufijve të Austrisë dhe Zvicrës. Fotografitë dhe videot e fshatit të braktisur janë shfaqur në mediat sociale, duke treguar rrënojat në mjedisin e tyre piktoresk midis kodrave të Tirolit të Jugut. Dimri do të nxisë një tjetër valë turistike. Legjenda thotë se mund të ecësh deri te kulla kur liqeni është i ngrirë dhe mund t’i dëgjosh kambanat e kishës duke rënë – edhe pse ato pushuan qysh në vitin 1950. /koha/ KultPlus.com
Kantautori amerikan Bob Dylan, fitues i shumë çmimeve të rëndësishme, feston sot ditëlindjen e 80, shkruan KultPlus.
Dylan është autor i shumë albumeve muzikore me këngë që i dhanë famë në mbarë botën. Për mëse 5 dekada, ai dha shumë koncerte dhe arriti që të fitojë çmimin “Nobel” me tekstet e tij poetike.
Bob Dylan ishte një nga muzikantët më të famshëm në botë në vitet 60. Deri më sot ai ka fituar 11 Grammy Awards, dhe është futur në Grammy Hall of Fame dhe Rock and Roll Hall of Fame. / KultPlus.com
Ngjarja “Billboard Music Awards” u rikthye të dielën mbrëma me edicionin më të ri, vetëm shtatë muaj pas shtyrjes së ceremonisë së kaluar si pasojë e pandemisë së koronavirusit.
The Weeknd, i cili kryesonte me më së shumti nominime, 16 sosh, ishte fituesi i madh i ceremonisë së të dielës duke i fituar gjithsej 10 trofe, përfshirë këtu çmimin kryesor të mbrëmjes “Artisti më i mirë i vitit”. Ylli i njohur kanadez gjithashtu triumfoi në kategoritë “Top 100 Artist” dhe “Top Hot 100 Song”, për hitin e tij të padiskutueshëm “Blinding Lights”.
Këngëtarja me prejardhje kosovare dhe famë botërore, Dua Lipa, nuk arriti të triumfoi në këtë ngjarje, ani pse ishte nominuar në katër kategori të rëndësishme , “Top Female Artist”, “Hot 100 Artist”, “Radio Song” dhe “Radio Song Artist”.
Edhe grupi “BTS” ishte fitues i madh i ceremonisë “Billboard Music Awards”, duke triumfuar në secilën kategori ku ishin nominuar, përfshirë këtu “Top Duo/Group”, “Top Song Sales Artist”, “Top Social Artist” dhe “Top Selling Song”, çmim ky i fituar për hitin e tyre “Dynamite”. Bendi po ashtu e performoi këngën e tyre të fundit “Butter”, e cila u lansua në premten mbrëma.
Edhe artisti latin Bad Bunny arriti të shpërblehet në katër kategori, “Top Latin Artist”, “Top Latin Male Artist”, “Top Latin Album” dhe “Top Latin Song”, kurse reperi i ndjerë Pop Smoke, i fitoi 5 shpërblime post-mortem, përfshirë këtu çmimin “Top Billboard 200 Album” i cili shkoi për incizimin e tij mjaft të suksesshëm, “Shoot for the Stars, Aim for the Moon”. Nëna e tij, Audrey Jackson, i pranoi shpërblimet gjatë mbrëmjes me ç’rast iu drejtua publikut me fjalët: “Faleminderit që e keni nderuar luftëtarin tim të ri”.
Ylli amerikan i muzikës, Pink, e pranoi çmimin special të karrierës “Icon Award”, të cilin ia dhuroi simpatia e fëmijërisë, Jon Bon Jovi. Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur nga publiku gjithashtu e argëtoi publikun me interpretimin e disa prej hiateve të saja më të njohura, si “Just Like a Pill”, “Get the Party Started” dhe “So What”. Kurse momenti më interesant nga performance e Pinkut ishte kur ajo u shfaq në skenë për ta interpretuar këngën e re, “Cover Me in Sunshine”, e shoqëruar nga vajza e saj Willow.
Edhe reperi Drake kishte vendosur t’ia prezantojë publikut djalin e tij, Adonis, në këtë ngjarje, duke e sjellë atë në skenë për ta pranuar shpërblimin special “Artisti i dekadës”. Ai madje ia dedikoi këtë shpërblim të birit 3-vjeçar.
Për ta shënuar përvjetorin e 20-të të albumit të saj debutues, “Songs in A Minor”, i cili u lansua në qershor të vitit 2001, Alicia Keys e dha një performancë speciale ku përfshiheshin disa prej hiteve të saj më të suksesshme, përfshirë këtu këngën “Fallin”.
Ceremonia “Billboard Music Awards” e cila u prezantua nga aktori dhe këngëtari, Nick Jonas, u transmetua live nga teatri “Microsoft” në kanalin “NBC”. /koha/ KultPlus.com
Kauza e të drejtave dhe lirive të gruas është shumë serioze që disa feministe mediokre të tallen me të.
Deri vonë as në Evropë gratë nuk kishin të drejtë vote dhe shpesh as të drejtë fjale. Në Francë atyre iu dha e drejta e votës tek në vitin 1946 dhe pavarësia bankare në vitet 80. Nga ajo kohë gjërat megjithatë kanë avancuar falë hapjes së mentaliteteve dhe sidomos falë anagzhimit të shumë aktivisteve që e kanë shenjuar shekullin 20.
Përpjekja vazhdon edhe sot por sot duket sikur gjërat nuk avancojnë më siç dhe sa do duhej. Sot kauzen e gruas e uzurpojnë disa oportuniste që në trajnimet ojq-iste vetquhen feministe.
Në realitet feminizmi kurrë s’ka pasë armiq më të fortë sesa feministet e sotit që nga thellësia e mediokritetit të tyre dhe varfëria intelektuale në raport me temat e kësaj kauze, veç sa e dëmtojnë këtë përpjekje fisnike.
Nga mosdije dhe nga ngutia për faktorizim, mbrotja e grave sot është kthyer në luftë për ndarjen e tyre nga pjesa tjetër e shoqërisë duke i zevendesuar edhe raportet miqsore me raporte armiqsore. Pretendimi se mashkulli me automatizem dhe në çdo rrethanë përbën rrezik për femren është absurditet dhe provë injorance. Sikurse është marrëzi pretendimi se komplimentimi i një femre për bukurinë e saj përbën ngacmim seksual. Janë me fat që s’jetojnë më ato aktivistet e vërteta të kauzes femrore e nuk shohin e dëgjojnë si nëpërkëmben sot përpjekjet e tyre fisnike nga komitat e feministeve të instagramit. E lumja Simone Veil…
Gratë s’kanë nevojë të mbrohen nga ato që frustrimin personal e kamuflojnë në kauzë publike kinse për altruizem. Gratë kanë nevojë veç të kuptohen nga gratë dhe burrat pa u izoluar në ‘ishujt imagjinarë’ të feminizmit injorant. Pa u barrikaduar në shoqëri duke refuzuar edhe kontaktin, edhe komplimentin edhe hijeshinë e sharmimit të papritur nga një shikim…
Mos i ofendoni gratë ju gra që gratë s’i kuptoni!/KultPlus.com