Gazeta gjermane për shembjen e teatrit: Skandali më i madh kulturor që nga rënia e komunizmit

Gazeta gjermane, Suddeutsche Zeitung i ka dedikuar një reportazh shembjes së Teatrit Kombëtar. Një vit më pas, gazeta thekson se shembja e Teatrit ka lënë një boshllëk të dhimbshëm, transmeton KultPlus.

Reporteri Florian Hassel thotë se aktivistët kërkojnë që Teatri Kombëtar të rindërtohet aty ku ishte, ashtu siç ishte.

“Një vit më parë, Teatri Kombëtar në Tiranë u shemb pavarësisht një stuhie protestash. Aktivistët tani po luftojnë për rindërtimin- në një qytet që po e humbet gradualisht historinë,” shkruan gazeta.

“Përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, lideri i opozitës Lulzim Basha premtoi se do e rindërtonte Teatrin Kombëtar siç ishte nëse do fitonte. Ai nuk fitoi, por fitoi Edi Rama. “Tani betonizimin dhe de-historizimi i Tiranës do të vazhdojë,” thotë Lory Amy një studiuese amerikane e kulturës, e cila punon në Tiranë për ruajtjen e trashëgimisë së mbetur kulturore”.

Gazeta e quan shembjen e Teatrit Kombëtar skandalin më të madh kulturor që nga rënia e komunizmit.

Më tej, gazetari interviston Lindita Komanin, aktivisten dhe shkrimtaren e njohur, e cila thotë se më 17 maj të vitit 2020 “u shemb një pjesë e historisë shqiptare- dhe e historisë së familjes sime”.

Kurse aktori Neritan Liçaj tha se Edi Rama kishte dy dekada që po luftonte për të shembur Teatrin Kombëtar dhe për të ndërtuar aty një qendër të madhe tregtare.

Sipas tij, për dy dekada aktorët jo vetëm kishin probleme me mungesën e fondeve, por edhe kishin kundër një njeri: Edi Ramën. /kohajone/ KultPlus.com

Në Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, pjestarë të komunitetit LGBTI vendosin grafite në disa qytete të Kosovës (FOTO)

Sot, në ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Bifobisë, Interfobisë dhe Transfobisë (IDAHOBIT), aktviste dhe aktivistë të rinjë të komuniteti LGBTQ+ kanë vendosur mbishkrime në qytete të ndryshme të Kosovës.

17 maji shënon Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Bifobisë, Interfobisë dhe Transfobisë (IDAHOBIT). Ditë kjo që vë theksin në orientimet seksuale, identitetet gjinore dhe karakteristikat e seksit.

Ndryshe nga vitet e kaluara të rinjë të komunitetit LGBTI kanë vendosur mbishkrime në Prizren, Gjilan dhe Malishevë për të treguar prezencën e tyre.

“Me kon gej osht okej”, ‘Queer knej, queer anej, queer n’tona ant”, “Dashnia nuk mshefet”, “Gratë nuk i dojnë veç burrat, gratë i dojnë edhe gratë”, janë disa nga mbishkrimet të cilat i kanë shoqëruar edhe me vizatime.

Demokracia.com ka publikuar disa nga këto grafite. / KultPlus.com

May be an image of outdoors
May be an image of nature
No photo description available.
May be an image of outdoors and brick wall

Atmosferë e magjishme në amfiteatrin e Durrësit, rikthehen shfaqjet teatrale me komedinë “Martesa”

Trupa e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës ka rikthyer shfaqjet teatrale duke i dhënë fund heshtjes skenike gjatë 14 muajve të fundit për shkak të masave kufizuese anticovid.

Në një atmosferë të magjishme në amfiteatrin e Durrësit, mbrëmjen e djeshme u shfaq komedia “Martesa”, duke shënuar edhe një rikthim të suksesshëm të teatrit të qytetit si dhe shpresën e besimin që shumë shpejt teatri do të kthehet edhe në skenën e tij tradicionale dhe jeta artistike do të rigjallërohet.

Kjo shfaqje u ndoq me një interes të madh nga qytetarë durrsakë, duke kthyer jo vetëm magjinë e teatrit, por edhe duke promovuar trashëgiminë e pasur kulturore historike të Durrësit.

Qyteti bregdetar ofron shumë hapësira për të zhvilluar shfaqje në ambiente të hapura ndaj ky sezon do të jetë turistik, por edhe kulturor. / atsh / KultPlus.com

Edhe një herë: Optimizmi i mirë apo i keq

Nga Ibrahim Berisha

Optimizmi nuk është as i mirë as i keq. Është edhe i mirë edhe i keq. Optimizmi i shprehur i shqiptarëve në Kosovë në fillim të shekullit XXI, së paku në anketa, do parë në kontekstin e tendencës së largimit nga e kaluara dhe nga e tashmja dhe jo si vizion e besim i qartë për të ardhmen. Po, sot ?

Nuk ishte gjithaq befasi kur në krye të piramidës së optimizmit botëror, menjëherë mbas luftës (2000), u ngjit “populli” i Kosovës. Cili ishte ky “popull”? Një popull, të cilit po i hapej dritarja e lirisë së shpresuar, kësaj mungese të përhershme. Por, kuptohet se edhe atëherë nuk do të thotë se e gjitha ishte një vlerësim i përpiktë, apo se të gjithë e kuptonin se çfarë do të thoshte optimizmi dhe çfarë pesimizmi. Apo e tëra ishte vetëm një lojë përqindjesh bërë nga hulumtues e metodologjistë, siç bëhet shpesh me nxjerrjen e rezultateve të vlerësimit të opinionit. Rezultati atëherë u përpi nga shumica “entuziaste” si një realitet frymëzues që korrespondonte aktivisht me të ardhmen “më të bukur në këtë rruzull”.

Mbas pak vitesh, populli më optimist i botës, ia lëshoi vendin një lideri tjetër dhe ra në të dytin vend duke befasuar edhe të gjithë ata që dinë çfarë është habia, sepse ende provonte krenarinë post-robëri edhe në këtë dimension kaq ekzistencial. Thënë shkurt: nuk kishte shumë faktorë që e bënin një shqiptar në Kosovë të jetë më optimist se një amerikan, një gjerman apo një japonez, madje as menjëherë mbas luftës dhe nuk ka as sot njëzetë vjet mbas saj. Kuptohet, sociometria e amerikanit për optimizmin është diç tjetër nga ajo e shqiptarit, por jo aq e ndryshkur sa të përziej kaq shumë idealitetin me realitetin.

Botëkuptimi i dikurshëm folkloriko-patriotik i njerëzve që ishin të lidhur aq shumë për vendin dhe i besonin tepër të ardhmes së tyre në te, ka ndryshuar. Aq sa sot nga Kosova qytetarët çdo minutë në të gjitha format provojnë të ikin nga kryet këmbët në Perëndim, Amerikë, Australi, Kanadë… Çfarë do të thotë kjo?

Para pandemisë, mbi 70 mijë kërkesa për vizë në Ambasadën Gjermane në Prishtinë, mbi 30 mijë në Ambasadën Zvicerane-këta numra tregojnë gjendjen e pritjes për të lëvizur. Është i freskët kujtimi: Nga tetori 2014 deri

në mars 2015, shifrat zyrtare të Agjencisë së Statistikave të BE-së, Eurostat, kanë shënuar se rreth 75,000 qytetarë nga Kosova kanë migruar në BE. Në vitin 2020, 48.4 për qind e qytetarëve të Kosovës ishin të gatshëm të largohen nga vendi, bazuar në një anketë të Grupit për Studime Juridike dhe Politike. Ky Grup kishte treguar se “gatishmëria për të migruar është rritur 23% dhe 30% në vitin 2020, krahasuar me 2015 dhe 2019, respektivisht”, thuhet në njoftim të GLPS-së, ku bëhet e ditur se tash gatishmëria e lartë për të migruar nuk përkthehet në migracion të paligjshëm.

Optimizmi, pra, ka edhe një përbërës, dhe ai është ardhja e çastit për të ikur nga ai, për t iu kthyer realiteti. Edhe, në këtë kthim të domosdoshëm, edhe frymës së ikjes nga vendi. Është optimizmi specifik apo keqkuptimi i kuptimit të drejtë të fjalës për të cilën lidhet ky përcaktim?

Po, çfarë në të vërtetë është optimizmi? Ua ka sqaruar të intervistuarve dikush përpara se t’ua kërkojë përgjigjen? Të mos rrahesh, të mos burgosesh kot, të ecësh i lirë, a është kjo masë e vlerësimit për optimizmin? Natyrisht, jo. Studiuesja Lauren Berlant në librin Cruel Optimism, e përkufizion optimizmin si ambicie, edhe pritje, diçka që njeriu e dëshiron. Kjo dëshirë lehtë mund të bëhet pengesë për perspektivën e optimistit. Këto lloje të marrëdhënieve optimiste, sipas saj, në thelb nuk janë të poshtra. Ato bëhen të poshtra vetëm atëherë kur objekti që ju tërheq aktivisht kthehet në pengesë. Optimizmi mund të përjetohet si gjithçka, përfshirë edhe si asgjë.

Fjala ka prejardhje nga latinishtja (optimus- më i miri). Sqarimi i këtij qëndrimi jetësor d.m.th. se optimisti sheh me sy të mirë gjithçka që ndodh përreth tij dhe lidhur me të. I sheh dhe i konsumon të gjitha me syzet më të mira. Por, filozofët kanë ecur më tej duke kërkuar zvogëlimin e dhimbjes në botëkuptimin se struktura e jetës është në esencën e saj e mirë. Kundrejt tyre, filozofi Niçe shkruan se optimizmi psikologjik është “belbëzim i cekët”, është “shenjë e shkatërrimit”. A është vërtetë optimizmi i pabazuar “belbëzim i cekët” apo “shenjë e shkatërrimit”? Edhe shenjë e shkatërrimit gjithsesi, se të shikosh me optimizëm dhe të shkosh poshtë, kjo është e keqe. Ende më e keqe është kur ti e sheh se shkon teposhtë dhe ata në sociograme të thonë, jo, ti nuk je në rregull, se nuk shkon poshtë, por po ngritesh, ne e shohim ngritjen tënde të rrufeshme, madje je i pari ndër më të parët! Dhe mbahu se kështu është mirë-ti je optimist, je më i miri, në fakt. Këtu duket është problemi i kënaqjes së blerë me pak iluzion. Por, prapë pyetja pa përgjigje, thënë kaherë: Nëse është kaq e mirë, atëherë pse është kaq e keqe

Se, optimizmi do të bie nëpër vite kjo nuk ka qenë dhe as nuk do të jetë befasi. Befasia është se çfarë do ta zëvendësojë optimizmin e popullit lider dikur. Kontradiktat për optimizmin ishin thënë që më 2004, kur: « Afro 33 % të njerëzve (në Kosovë) mendojnë se gjatë 6 muajve të ardhshëm, situata ekonomike e familjeve të tyre do të përkeqësohet, ndërsa vetëm 10% mendojnë se situata e tyre ekonomike do të përmirësohet. Vetëm 3 % të respondentëve mendojnë se mundësitë aktuale për punësim janë të kënaqshme, ndërsa 79 % mendojnë se ato nuk janë të kënaqshme ». Kjo është e mjaftueshme për të definuar dimensionin antropologjik të optimizmit shqiptar-kosovar. Nuk ka mundësi përcaktimi, nuk ka alternativë, ka vetëm një trend. Pritje për të ndryshuar, por si e çka? Pa ndonjë shenjë se diç shpejt mund të ndryshojë dhe e tëra në një çast të kthehet në pesimizëm dhe pesimizmi ka mbas revoltë dhe revolta ka mbas pasojën dhe pasoja ka mbas sërish obektin e fundit-optimizmin e pabazuaer. Kjo shprehet edhe në politikën elektorale.

Por, çfarë ka ndodhur ndërkohë. Në hulumtimin global lidhur me optimizmin e popujve për vitin 2008 përpara Kosovës ishte vetëm Hong-Kongu. Në vitin 2016 “Kosova nuk është askund ndër vendet më optimiste”. Ishin kinezët me rritje ekonomike 6.7 për qind, indonezianët me 4.9 për qind, pastaj saudarabët, tajlandezët etj, vende këto me shkallë shumë më të lartë të rritjes ekonomike se sa Kosova me 3.4. për qind. Rritja në Kosovë do të duhej të ishte dyshifrore për t’iu afruar shkallës së rritjes në këto shtete nënkuptueshëm, edhe optimizmit të tyre.

Në krahasim me mesataren e Europës Perëndimore, vitin e kaluar, bazur në statistika te FMN, të ardhurat e kosovarëve për frymë janë 4.2 herë më të poshtë se mesatarja e Europës Perëndimore. Kosova është vendi më i varfër i Europës, me 11.2 mijë dollarë amerikanë për frymë, e renditur në vendin e 108 në botë.

Informacioni e përcakton besueshmërinë e gjykimit. Pikërisht dimensionin antropologjik të optimizmit. Po kështu, edhe shkallën e besimit dhe të vlerësimit për vetveten-çfarë je dhe çfarë dëshiron të jesh: optimist-më i miri apo pesimist-më i keqi. Sa më pak përgjegjësi të kesh për të ardhmen tënde, aq më optimist mund të jesh. Kjo është një e thjeshtë sqaruese. Duke parë nga e kaluara “populli” flet për të ardhmen. Jemi më mirë seç kemi qenë dhe vetë ky krahasim, i bënë të trishtohen po menduan se bëhet më keq, d.m.th.

se bëhet më keq se tani. E kur më keq dihet çfarë mund të jetë, kurrsesi as nuk mund e paramendojnë.

Prandaj, mund të jetë një nga përgjigjet: Optimizmi nuk është as i mirë as i keq. Është edhe i mirë edhe i keq. Optimizmi i shprehur i shqiptarëve në Kosovë në fillim të shekullit XXI do parë në kontekstin e tendencës së largimit nga e kaluara dhe e tashmja dhe jo si vizion i qartë për të ardhmen. Mund të ndohmojë mendimi i Roy T. Bennett për të riorientuar optimizmin në kroniza reale: Në vend që të shqetësoheni për atë që nuk mund të kontrolloni, ridrejtoni energjinë tuaj në atë që mund të krijoni. Kjo, një mundje e ndrojtjes më shumë, se sa heqje dorë për të marrë gjithë përgjegjësinë e plotë për vete.

Është vështirë të sqarohet dimensioni politik, qytetar, antropologjik etj., i mos-optimizmit pasues, përkatësisht i lëvizjes kaq drastike, rënie kjo nga lartë-poshtë. Pse të jesh realist a pesimist? Pesimisti shikon nga dritarja e së sotmes të ardhmen (ky është populli pesimist i së ardhmes së Kosovës). Optimisti e shikon nga e sotmja të kaluarën, rri në afeksionin ceremonial më shumë. Nuk çanë shumë mendim për të ardhmen (ky duket është populli optimist i djeshëm i Kosovës) që po ia lë vendin “popullit realist“, i cili të ardhmen edhe e koncepton si përgjegjësi të plotë të vetvetes. / KultPlus.com

“Fatkeqësisht, vetë i kemi mësu që djali është mbret në shpi të vet, e çika rob, në çdo shpi”

Nga Rrezearta Reka

Shkolla nuk qet pushkë kur t’lind djalë. As nuk vajton kur t’lind çikë. Shkolla nuk i përjashton çikat prej trashëgimisë, e as nuk ja len djalit pasurinë. Shkolla nuk e bën gruan nënshtruese ndaj burrit, e as nusen, shërbyese në shpi. Përkundrazi. Për shumicën e çikave, shkolla është çlirimi i vetëm prej familjes patriarkale, burgut të pranueshem por gjithsesi ngulfatës. Pra, derisa përgjegjësia e shkollës në rastin e abuzimeve mbetet institucionale, përgjegjësia e familjes për me i parandalu abuzimet, mbetet jetike, por edhe e natyrshme. Se familja e “len” gruan shtatzane 7 a 8 herë , deri ta bon djalin; se familja i vnon çikave emra bestytnie për me ndal vargun e çikave; se familja e “jep” çikën në “derë të huaj”, të zhveshun prej gjithçkafit e edhe prej emrit; se familja ja jep krejt djalit, edhe pa e dit kur vjen djali në jetë; se familja e “merr” nusen e ja jep tabakun. Fëmijët modelohen në bazë të asaj çka shohin dhe dëgjojnë. Ata s’dijnë ndryshe përtej asaj me të cilën janë mësu. Fatkeqësisht, s’ju kemi dhënë modelet më të mira. I kemi mësu që djali është mbret në shpi të vet, e çika rob, në çdo shpi. E akuzat ekskluzive te institucionet janë veç edhe një tentim me e mlu marren e shpisë. E pothuajse krejt shpijave, fatkeqësisht. Pra, para se me moralizu tutje, e derisa kërkojmë me të drejtë psikolog në shkolla, ta pyesim veten, a na kish ndihmu edhe psikologu te shpija? Me na shëru dhimbjet kur jemi ndje të përjashtume, të shfrytëzume, të fyeme e me zbërthy këtë qenie mitike, djalin. Shoqnia jonë do shërim dhe atë urgjentisht. Për hir të djemve dhe çikave të vogla, të cilëve ju kemi borxh “shpinë”, ndryshe prej tonave, ku ata njëjtë dhe baraz, janë njerëz. / KultPlus.com

Puna me orë të gjata po vret 745.000 njerëz në vit

Puna me orë të gjata po vret qindra mijëra njerëz në vit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Studimi i parë global i këtij lloji tregoi se 745.000 njerëz vdiqën në vitin 2016 nga goditje në tru dhe sëmundje të zemrës për shkak të orëve të gjata në punë.

Raporti zbuloi se njerëzit që jetonin në Azinë Juglindore dhe rajonin e Paqësorit Perëndimor ishin më të prekurit.

OBSH gjithashtu ka thënë që tendenca mund të përkeqësohet për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Hulumtimi zbuloi se puna 55 orë ose më shumë në javë shoqërohej me një rrezik 35% më të lartë të goditjes në tru dhe një rrezik 17% më të lartë të vdekjes nga sëmundja e zemrës, krahasuar me një javë pune prej 35 deri në 40 orë.

Studimi, i kryer me Organizatën Ndërkombëtare të Punës, gjithashtu tregoi pothuajse tre të katërtat e atyre që vdiqën si rezultat i punës me orë të gjata ishin burra të moshës mesatare ose më të vjetër.

Shpesh, vdekjet ndodhën shumë më vonë, ndonjëherë dekada më vonë, pasi kishin përfunduar punën me orë të gjata.

Ndërsa studimi nuk mbulonte periudhën e pandemisë, zyrtarët e OBSH-së kanë thënë se puna në distancë dhe ngadalësimi ekonomik mund të kenë rritur rreziqet që lidhen me orët e gjata të punës.

OBSH sugjeron që punëdhënësit duhet ta marrin parasysh këtë kur vlerësojnë rreziqet e shëndetit në punë të punëtorëve të tyre. / KultPlus.com

Tre vite pa prijësin kulturor të komunitetit rom, Kujtim Paçaku

Sot bëhen tre vite nga vdekja e Kujtim Paçakut, poetit që la gjurmë të mëdha në kulturën rome, shkruan KultPlus.

Për të përkujtuar Paçakun, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit ka publikuar një komunikatë në faqen zyrtare në Facebook, ku e ka cilësuar atë si një prijës kulturor i komunitetit rom.

KultPlus ju sjell më poshtë komunikatën e plotë të MKRS-së.

Kur të vie ajo ditë
E fundit, në tespihun e jetës sime
Ju lus:
Së paku atje të qëndroj
V
E
R
T
I
K
A
L
I
SH
T

Meqë gjithë jetën
S’më lanë se s’më lanë të ngrihem në këmbë!

I lindur më 12 prill 1959, prof. Kujtim Paçaku kreu Akademinë e Arteve, Degën e Artit Muzikor në Prishtinë, si dhe Akademinë mobile për Regji dhe Aktrim, në klasën e prof. Faruk Begolli. Prof. Kujtim Paçaku ishte mësues në Dule dhe Bllacë në vitin 1986. Ka diplomuar në romologji në Sorbonë të Francës. Ishte prej gazetarëve të parë rom në Europë, ku në këtë dhe veprimtari tjera punoi për më shumë se 40 vite.

Në legjislaturën e pestë të Kosovës është zgjedhur si deputet rom. Viteve të fundit punoi si profesor i muzikës në Universitetin e Prizrenit dhe të Gjakovës.

Në vitin 2008, nën dirigjimin e prof. Kujtim Paçakut, u krijua okteti i parë rom në botë i quajtur “Mistik Ilo” (Shpirti Mistik). Në këtë oktet, janë involvuar pjesëtar aktiv të komunitetit rom, të cilët perfomuan këngë të vjetra rome, autoktone dhe më një kombimin maestral me poezitë e Kujtimit, romët pasuruan kulturën kosovare me këngë dhe poezi.

Penda e Kujtimit shkroi thellë, një poet i shkëlqyeshëm që u këndoi romëve dhe të gjithvë me veprat e tij: ‘Si bëhët kënga rome’, ‘Violina e tij’, ‘Hedërlezi’ e ‘Testamenti’. Prof. Paçaku cilësohet si romi që gjeti formulën e pavdeksisë, pasi poezitë e tij jetojnë me ne.

Veprimtaria e tij e larmishme ishte një prej pishtarëve me rëndësi qëndrore për zërin kulturor të komunitetit Rom në Kosovë dhe është jehonë e veçantë shpirtërore e trashëgimisë artistike poetiko-muzikore të Kosovës.

Kujdesi lirik gjuhësor, mendimi i gdhendur filozofik, aftësia për të krijuar narrativë substanciale dhe kapaciteti njohës kulturor i tij preku gjithë Kosovën dhe sidomos komunitetin kulturor.

Kontributi i tij do të mbahet mend përjetesisht dhe figura e tij intelektuale e artistike do të jetë shembull për propagimin e kulturës kosovare dhe gjeneratave të reja në kulturë. / KultPlus.com

Një vit nga shembja e Teatrit Kombëtar, një protestues bën tatuazh teatrin në dorën e tij

Janë bërë një vit që nga koha e shembjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë. Në orët e para të mëngjesit, si sot para një viti, nisi shembjen e Teatrit Kombëtar, i konsideruar si pjesë e trashëgimisë kulturore europiane nga Forumi “Europa Nostra” dhe një nga 7 objektet e rrezikuara të marra në mbrojtje prej tij.

Qytetarë të Tiranës dhe artistë të shumtë protestuan ashpër kundër shembjes dhe u përplasen me forcat policore por gjithçka rezultoi pa efekt. Teatri u shemb e me shembjen e tij u thyen edhe shumë kujtime.

Sot, në një vjetorin e shembjes së Teatrit, një nga protestuesit ka vendosur të bëj tatuazh objektin e teatrit në dorën e tij.

Këtë fotografi e ka shpërndarë shkrimtarja Flutura Açka e cila tutje ka shkruar për dhimbjen që i ka shkaktuar ky rast.

Sipas Akçes për këtë rast duhet të japin llogari ata që urdhëruan shembjen sepse janë tallur me kodin më elementar të Europës, kujtesën.

Ky është statusi i plotë i Akçes:

Kisha besuar se pas majit të vitit 2018, në jetën time nuk do të gjendej më kurrë ndonjë arsye për lot. Por të gdhirët e 17 majit 2020, ishte tronditëse; të vetmit që nuk përloti ishin bishat me pushtet dhe puthadorët e tyre. Me Teatrin u shemb edhe një pjesë e rinisë së brezit tim, një pjesë plot shkëlqim e historisë së kulturës shqiptare, një pjesë e historisë së Tiranës.

Tiranët e asaj nate kanë emër të përveçëm:

Edi Rama, artisti që asfiksoi artin shqiptar për të qenë vetëm ai në qendër të tij.

Erjon Veliaj, politikani diabolik që shkatërroi kujtesën e Tiranës.

Sandër LLeshi, i cili e militarizoi aksionin për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Kjo treshe një ditë duhet të japë llogari, pasi u soll me arrogancë me shqiptarët, u tall me kodin më elementar të Europës, kujtesën. Dhe kujtesa e njerëzimit fillon nga Teatri.

Ne, njerëzit që e dashurojmë Teatrin dhe duam që të ruhet kultura e këtij kombi, ia kemi kujtuar publikisht me protestën tonë. Një ditë, një prokuror patriot duhet t’ia përsërisë ligjërisht kurrsesinë e shembjes së Teatrit, pavarësisht fuqisë që të jep pushteti. Sepse pushteti në demokraci nuk është pronë e jotja. Deri atë ditë ne do të vazhdojmë të luftojmë për Shqipërinë, historia e së cilës, edhe ajo politike, nuk nis me shpurën dalëboje të sotme, që nuk kanë fuqi më as t’i gëzohen “fitores” apo ta vënë atë së paku si buzëkuq për të fshehur ngjyrën meite prej vjellës së vjedhjes së tyre vjellëndjellëse. / KultPlus.com

Foto: Një protestues me tatuazhin e Teatrit Kombëtar

Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje për Ismet Bogujevcin

Sot me fillim të seancës që po mbahet në Kuvendin e Kosovës, u mbajtë një minutë heshtje në nder të artistit Ismet Bogujevci, i cili ndërroi jetë katër ditë më parë, përcjell KultPlus.

Lajmin për vdekjen e Bogujevcit e kishte bërë të ditur djali i tij.

Bogujevci ka interpretuar një mori këngësh të famshme e ka pasur edhe shumë bashkëpunime. “Një lulishte”, “Kënga e Jemenit”, “Sillma erën e malit”, janë vetëm disa prej projekteve të tij të njohura. / KultPlus.com

‘Sikur të isha djalë, do t’u mëshoja me grusht turijve atyne që duen t’a përdorin femnën si kafshë e si mjet dëfrimi’

Më 17 maj të vitit 1895 lindi Haki Stërmilli, shkrimtari i njohur shqiptar.

Stërmilli ishte shkrimtar, gazetar e kryetar i Shërbimit Sekret Shqiptar me dekret të Ahmet Zogit, ai poashtu ka qenë edhe partizan në Luftën e Dytë Botërore si dhe përfaqësues i Dibrës në Kuvendin Popullor, shkruan KultPlus.

Vepra ‘Sikur t`isha djalë’ nga Haki Stërmilli mbetet ndër librat më të mirë shqiptarë, një vepër kjo që paraqiti një realitet të gruas shqiptare në shoqëri, e që edhe sot e kësaj dite mbetet ndër veprat më të njohura të letërsisë shqipe.

Sot, në ditëlindjen e Stërmillit, KultPlus sjellë disa fragmente dhe pasazhe nga kjo vepër.

*

– Sikur t’ishje djalë?! – bani e habitun.
– Po.
– Cdo të bajshe?
– Do t’i shpallsha luftë botës fanatike dhe do të vazhdojsha derisa të ngadhnojsha ase të mbarojsha. Po të kisha qenë djalë, do t’u mshojsha me grusht turijve gjithë atyne që kërkojnë të kenë privilegje dhe që duen t’a përdorin femnën herë si kafshë dhe herë si…..mjet dëfrimi. Por nuk jam. Dhe Perëndia, sikundër duket, nuk e ka mendjen me ba mbrekulli.

*

“Lumturia qenka si manushaqet që bijnë në mes të ferrave, ku për të bërë një buqetë lypset t’i mbledhësh një nga një dhe duke u gërricur e përgjakur duarsh. Vetëm disa orë e disa çaste mund të jetë i kënaqur njeriu në këtë jetë.Vetëm këto orë e këto çaste, të bashkuara, përbëjnë lumturinë e njeriut në këtë jetë. Ata që e kujtojnë ndryshe lumturinë gabohen…”

*

“Oh, se ç’qenka dashunia! Ajo ta ambëlsueka jetën, por të robnueka e s’të lënka me rrëshqitë nga prehni I saj.”

*

“Kur ia shtrëngova dorën, si herën e parë ashtu edhe tashti, më ngjajti sikur u preka nga nji fuqi elektrike që ta përshkon krejt shtatin me forcë dhe të ban të dridhesh. Pa dyshim, ishte forca e dashunisë ajo që ma rrëqethi trupin me nji të prekun të dorës.
Oh, sa fort e dashunoj! Më duket se po shkallis prej ngucjeve të pareshtuna që më bën zemra. Oh, sa I ambël e I dashtun që asht! Oh, sikur të më dashunonte e të bahej imi!”

*

“Ah, femna shqiptare myslimane! Ajo përgjithësisht asht e vorfen shpirtnisht, e pazhvillueme mendërisht dhe e dobët fizikisht, pse nuk I asht dhanë mundësia që ta argëtojë shpirtin, që ta ushqejë mendjen dhe t’I gëzojë dhuntitë e natyrës për t’u ba e fortë dhe e dobishme për shoqninë ku ban pjesë. Ajo ska kurrgja që të jetë e kënaqun dhe krenare; vjen e shkon pa lanë gjurmë në këtë jetë. Ajo, edhe po të dojë, s’mundet dhe s’ka se si t’I kushtohet së mirës, së bukurës e së virtytshmes, pse përnjimend asht si nji robneshë pa kurrfarë të drejte.”

*

“Oh, sa shpejt gabohemi e gënjehemi ne femnat! Nji sikim I thekshëm mjafton me na dërrmue dhe nji nënqeshje e ambël mjafton me na robnue. vetëm se s’guxojmë me I shfaqë ndjesitë e adhurimit, kemi turp të shpallim se e dashunojmë atë që na e plagos zemrën me nji vëshrim të mpakët ose me nji nënqeshje të kandshme. Zemrat tona janë më delikate se qelqet. Nji gur I vogël, I hudhun nga dora e një të pamëshirshmi, I then dhe I ban thërrime, për t’u shkelë mandej nga Kamba e tij. Zemrat tona magnetizohen me dy fjalë, shitohen me dy pika lot.”

*

“Ka disa njerëz që s’u vete fare qeshja. Kur qeshin, u shtrembnohen turnjtë, u rrudhen faqet, u qajnë sytë dhe shëmtohen aq shumë, sa s’të kanda t’I shofësh. Por atij I kishte hije si qeshja, ashtu edhe nënqeshja. Kur fliste, me buzë në gaz, ta merrte mendjen. Shkurt, nji ndjesi e panjohun prej meje deri në atë çast,ma mbushi shpirtin me… diçka.” / KultPlus.com

SHSTKK shpalos propozim rregulloren “Për angazhimin e aktorëve të Trupës Rezidente dhe aktorëve të jashtëm”

Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës ka shpalosur sot propozim rregulloren për angazhimin e aktorëve të Trupës Rezidente dhe aktorëve të jashtëm.

Sipas tyre, deri më tani është ushtruar qasje afrimative dhe diskriminuese nga menaxhmenti në aspektin e ndarjes së roleve, duke krijuar ambient jokonkurues brenda branshes së aktorëve dhe duke e cenuar kualitetin artistik të shfaqjeve, andaj SHSTKK pretendon ë sipas kësaj rregullore gjithçka të gjejë përmirësim.

Kjo është komunikata e plotë e SHSTKK ky shpalos rregulloren:

Propozim rregullorja “Për angazhimin e aktorëve të Trupës Rezidente dhe aktorëve të jashtëm”.

Duke marrë parasysh se Ligji Nr 04/L – 106 Për Teatrot, nuk e definon mënyrën e ndarjes së rolëve të aktorëve të Trupës Rezidente dhe aktorëve të jashtëm, si dhe as ndonjë akt nënligjor i cili derivon nga ky ligj, kjo çështje deri tani ka ngelur e pa definuar ligjerisht, duke i lënë hapësirë manovruese për veprim menaxhmentit dhe regjisorëve. Ky vakum ligjor, në vijimësi është keqpërdorur nga menaxhmenti dhe regjisorët, duke ju dhënë përparësi interesave të tyre private, në dëm të interesit artistik.

Si rezultat i këtij keqpërdorimi, është evidentuar se sistematikisht është ushtru qasje afrimative dhe diskriminuese nga menaxhmenti në aspektin e ndarjes së rolëve, duke krijuar ambient jokonkurues brenda branshes së aktorëve dhe duke e cenuar kualitetin artistik të shfaqjeve. Ky keqpërdorim është bërë edhe me i theksuar viteve të fundit, për shkak të angazhimit thuaja të vetëm një grupi të regjisorëve, duke mundësuar krijimin e lidhjes së shkurtë, në mes të menaxhmentit dhe këtyre regjisorëve, ku në vazhdimësi kanë dominuar interesat mesnike në dëm të interesit artistik dhe atij publik. Bazuar në këtë lidhje, është kriju mundesia e imponimit të aktorëve që kanë afrimitet me menaxhmentin tek regjisorët, si dhe angazhimin e aktorëve që kanë afrimitet me regjisorët, duke demtuar aktorët tjerë dhe konkurencën artistike. Mbështetur në këtë interaksion menaxhment – regjisorë, aktorët që nuk kanë afrimitet me menaxhmentin janë diskriminuar e në raste të caktuara edhe janë perjashtuar nga mundësia për angazhim. Si rezultat i gjithë këtij keqpërdorimi, akti normativ ( shumë i vonuar) për mënyrën e angazhimit të aktorëve të brëndëshëm dhe atyre të jashtëm, i cili ka mbeshtetje edhe në vendimin Nr 01/37-250/19 të Inspektoriatit të Punës dhe aktvendimit Cp. nr. 1550/20 të Gjykatës Themelore në Prishtinë, është i domosdoshëm të miratohet.

Kjo rregullore e cila do të përcaktonte saktësisht mënyrën dhe kriterët e angazhimit të aktorëve të ansamblit rezident dhe atyre të jashtëm, e cila do të ofronte mundësi të barabartë konkurence dhe përfaqësim kualitativ skenik, sipas analizës së bërë nga Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës duhet të përmbajë këto kritere dhe sanksione bazike:

1. Funksionalizimi dhe standartizimi i faqës elektronike promovuese dhe informuese të TKK-së (ku sëcili aktor përveç CV-së, do të kishte në hapësirën e tij promovuese të paktën tre fotografi dhe tre video prezentime, të cilat sukcesivisht do të freskohëshin).

2. Profilizimi i Aktorëve të Trupës Rezidente ( sëcilit aktor do t’i shënohet profili i tij skenik, i bazuar në CV-ja e tij).

3. Mënyra e angazhimit të aktorëve të Trupës Rezidente:

a) Nëse eventualisht një aktor do të ngelet brënda vitit i pa angazhuar, menaxhmenti do të obigohet të ketë proritet angazhimin e tij, duke e angazhuar në vitin pasues.

b) Të njejtit aktor, të mos i jepën dy herë radhazi role episodike, por të këtë mundësinë të luaj edhe në role të dyta, apo kryesore.

4. Tekstet e parapara për inskenim në Teatrin Kombëtar të Kosovës, t’i përgjigjën potencialit dhe profilit të Aktorëve të Trupës Rezidente.

5. Aktorët e Teatrit Kombëtar, të mos kenë mundësinë të inkuadrohën më shumë së në pesë role brënda vitit në TKK, për shkak të pamundësisë së kreativitetit të tyre në role.

6. Menaxhmenti i TKK-së të obligohet, që shfaqjet e repertorit të rregullt të TKK-së, t’i xhiroj më kamera profesionale dhe më pas këto shfaqje të xhiruara të arkivohën dhe të përdorën në rastet e njoftimit skenik të aktorëve me regjisorët, notimin e aktorëve të TR të TKK-së dhe verifikimin e angazhimeve nga komisioni verifikues.

7. Të paktën çdo dy vite të formohet një komision heterogjen profesional, kredibil, i pranueshëm dhe të notoi aktorët e TR të TKK-së, konform hapësirës së tyre skenike.

a). Aktorët e Trupës Rezidente që në dy evaluime sukcesive marrin notë të dobet, përjashtohën nga ansambli rezident.

b). Rezultati i notimit të aktorëve të jetë kriter i dytë percaktues pas kualifikimit, si kriter për gradim.

8. Regjisoret me rastin e angazhimit në shfaqje, të kenë prioritet aktorët e ansamblit rezident. Kur regjisori konsideron së për rolin e caktuar nuk gjendet aktori i caktuar brënda TR të TKK-së, detyrohet që të njoftoi më shkrim menaxhmentin (ky njoftim detyrimisht duhet të jetë i nënshkruar nga regjisori përkatës).

9. Menaxhmenti brënda afatit kohor prej tre ditësh kalendarike, nëse konsideron se kërkesa nuk është e arsyetuar, obligohet të i’a kthej përgjigjën negative regjisorit, duke i dhën sygjerimet për profilin e aktorit që gjindet brënda Trupës Rezidente. Në rast se menaxhmenti konsideron se kërkesa e regjisorit është e aresyeshme, brënda afatit kohor prej tre ditësh kalendarike, i’a kthen përgjegjën pozitive më shkrim regjisorit.

10. Menaxhmenti, në rast të kërkesës së arsyeshme të regjisorit për angazhimin e aktorit të caktuar të jashtëm, detyrohet të shpallë audicion publik, duke detajuar profilin e aktorit të kërkuar për rolin e caktuar.

11. Komisioni verifikues i angazhimve (dy nivelesh), i përbër nga artistë eminent vendorë dhe të huaj, çdo katër vite të analizoi mënyrën e angazhimit të aktorëve të Trupës Rezidente dhe aktorëve të jashtëm.

12. Nëse Komisioni Verifikues konstaton së janë bërë shkelje, ka egzistuar nderhyrje ose janë angazhuar aktorë me afrimitetet me menaxhmentin dhe konstaton rastin e nderhyrjes se menaxhmentit tek regjisori jashtë kriterëve të parapara në këtë rregullore, jep rekomandim që udhëheqësit artistik apo drejtorit të përgjithshëm t’i shkëputet kontrata e punës, kurse në rastet kur antarët e menaxhmentit kanë ndërhyrë, por ju ka skaduar mandati, jepen rekomandime për masa prapavepruese, përfshirë dhe denoncimin penal.

13. Nëse Komisioni Verifikues konstaton se gjatë angazhimit të aktorit të caktuar, regjisori ka pasë interes privat dhe jo interes artistik, regjisorit t’i ndalohet angazhimi në këtë teater në afatin prej dhjet vitesh.

14. Të parcaktohen kritere shtesë me rastet e momenteve që paraqesin konflikt të interesit gjatë angazhimit të aktorit/es në raport më menaxhmentin dhe regjisoret.

15. Të precizohet detajisht ndalimi i diskriminimit në angazhim dhe të përcaktohen sanksionet që duhet të merrën ndaj palës që ushtron diskriminim, nëse gjindet duke ushtruar diskriminim.

16. Të ndalohet rreptësisht gjuha denigruese, fyese, ofënduese dhe antipromovuese e menaxhmentit dhe antarëve të Këshillit Drejtues, kundër aktorëve të Trupës Rezidente dhe aktorëve të angazhuar, si dhe të parashikohën sanksionet përkatëse, në rast se kjo gjuhë përdoret.

17. Obligohet Teatri Kombëtar i Kosovës, të angazhoi aktorët pensionist (kontributdhënës në të kaluarën, në këtë institucion).

Secilit aktorë pensionit, që është në jetë dhe aktiv t’i jepet mundësia të angazhohet në shfaqjet e repertorit të rregullt, të paktën një her në dy vite.

Këto 17 pika janë propozu konform aktivitetit, kushteve dhe rrethanave, në të cilat gjendet dhe funksionon Teatri Kombëtar i Kosovës dhe të njejtat kritere mund të akomodohen për aplikim edhe në teatrot tjera publike të vendit. / KultPlus.com

BE: Pandemia ka përkeqësuar situatën e komunitetit LGBTI

Bashkimi Evropian thotë se pandemia e koronavirusit ka përkeqësuar situatën e të drejtave të komunitetit LGBTI.

“Pandemia e COVID-19 ka rritur nivelin e dhunës dhe diskriminimit ndaj personave LGBTI, duke përfshirë dhunën në familje, gjuhën e urrejtjes në internet dhe krimet me bazë urrejtjen”, ka thënë përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, përcjell KultPlus.

Ai theksoi se çdo qenie njerëzore lind e lirë dhe e barabartë si dhe riafirmoi angazhimin e fuqishëm të BE-së për të mbrojtur dhe promovuar të drejtat e njeriut, përfshirë këtu edhe personat e komunitetit LGBTI.

Borrel theksoi se ishte i shqetësuar me faktin se 69 vende kanë kriminalizuar marrëdhëniet e dashurisë midis njerëzve të të njëjtës gjini dhe 11 vende madje kërcënuan edhe me dënime me vdekje.

“BE do të vazhdojë të trajtojë diskriminimin bazuar në orientimin seksual dhe identitetin gjinor, duke vazhduar thirrjet për një shoqëri më të drejtë, më gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme”, theksoi tutje Borrell në një deklaratë. / KultPlus.com

“Totem dhe Tabu” nesër premierë në TKK

Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet prezanton premierën e shfaqjes dans teatër “Totem dhe Tabu” në Teatrin Kombëtar të Kosovës, me koreografi nga Robert Nuha dhe dramaturgji të Zana Hoxhës, të martën me 18 maj, në ora 19:30, përcjellë KultPlus.

“Totem dhe Tabu”, është tandem eksperimental i dansit kontemporan dhe tekstit minimal që mundëson reflektimin e audiencës lidhur me çështjet e ngritura të cilat ngërthejnë jetën e tyre dhe mentalitetin kosovar.

Shfaqja ngrehë pikëpyetje për situata dhe shqetësime të mëdha shoqërore, trauma, ndikimin e pandemisë dhe hipokrizinë shoqërore por pa arritur në konkludime dhe me qëllim që të prekë në thellësinë e përjetimeve, emocioneve dhe ngjarjeve të cilat vijnë në formë imazhesh dhe monologjeve.

Pyetjet, reflektimet, çështjet dhe temat që trajtohen mbeten të izoluara brenda “Kornizave” individuale dhe kolektive që janë Tabu për shoqërinë apo nuk arrijnë të depërtojnë në diskursin publik.

Në këtë shfaqje luajnë trupa artistike e Artpolis me aktorët: Donikë Ahmeti, Qëndresa Kajtazi, Ismail Kasumi , Edlir Gashi, Kaltrinë Zeneli, Mikel Markaj, Zhaneta Xhemajli, Blerta Gubetini.

Shfaqja vjen e përkrahur nga cfd, Agjensia për Barazi GJinore dhe Teatri Kombëtar i Kosovës. / KultPlus.com

Shtypi italian i bën jehonë romanit “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” të Jusuf Buxhovit

Gazeta e njohur ditore “IL 24 Ore”, prezanton romanin e Jusuf Buxhovit “Per te terra mia – Le Confessioni di Gjon Nikola Kazazi” (Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit) të botua këto ditë në italisht nga shtëpia e njohur botuese e Romës “Armando”.

Në rubrikën “Vitrina e librit” të shtojcës së kulturës libri paraqitet si një histori për liri dhe pavarësi në Kosove në 1700, nën Perandorinë otomane. Protagonisti i saj është Nikollë Kazazi, që në rezistencë bashkon të krishterët dhe myslimanët.

Botuesi italian “Armando” ka bërë të ditur se më 3 qershor do të promovojë në Romë romanin para një audience reprezentative kulturore dhe intelektuale italianë, e ku pritet të marrin pjesë edhe ambasadorët e Republikës së Kosovës dhe ai i Shqipërisë, përfaqësuesi i Ipeshkvisë së Kosovës dhe të arbëreshëve nga Italia. Në prononcimin e botuesit, pos tjerash thuhet se “bëhet fjalë për një roman të madh nga një periferi, nga aty ku historikisht politika dhe feja luftojnë për hapësirën dhe mbikëqyrje”.

Më tutje thuhet se “ardhja e murtajës, mbyllja, mosbesimi ndaj fuqisë, marrëdhënia me Zotin dhe nevoja për të organizuar një “rezistencë”, morale dhe efektive, kundër një autoriteti që dëshiron të asgjësojë një popull me dinjitet dhe nder në mënyrë që të krijojë ” njeriun i ri perandorak. Historia, tepër e fortë dhe plot ide filozofike, flet për një lidhje të pazgjidhshme midis një populli dhe tokës së tij, por në të njëjtën kohë është gjithashtu një histori e besimit dhe mosbindjes si një mjet për të arritur emancipimin e shpirtit, gjithmonë një fill i hollë i herezisë. Është gjithashtu një luftë kundër ndjenjës së pafuqisë që njeriu ndien përpara një epidemie misterioze dhe kërcënuese në të cilën mund të shohim shumë ngjashmëri me të tashmen. Liria ose vdekja – është udhëkryqi para të cilit gjenden protagonistët, të burgosurit e një bote në të cilën politika dhe feja garojnë për hapësirën dhe prozelitët. / KultPlus.com

17 Maji, Dita Botërore kundër Homofobisë

Dita Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë shënohet më 17 maj dhe synon të koordinojë ngjarjet ndërkombëtare që rrisin ndërgjegjësimin për shkeljet e të drejtave të komunitetit LGBTI.

Në vitin 2013, kur u shënua përvjetori i 9-të i kësaj dite, u zhvilluan ngjarje në pothuajse 120 vende, në të gjitha rajonet botërore.

Themeluesit e Ditës Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, siç njihej fillimisht, krijuan Komitetin IDAHO për të koordinuar veprimtaritë bazë në vende të ndryshme, për të promovuar ditën dhe për të lobuar për njohjen zyrtare më 17 maj.

Kjo datë u zgjodh për të përkujtuar vendimi për heqjen e homoseksualitetit nga klasifikimi ndërkombëtar i sëmundjeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në vitin 1990. / KultPlus.com

Presidentja Osmani: Është koha e fundit të luftojmë mendësinë ku vajzat vazhdimisht ngacmohen e rriten me idenë që duhet të mbrohen

Gjatë ditës së djeshme u raportua për ngacmimin seksual ndaj një të miture në një shkollë në Prishtinë, shkruan KultPlus.

Për këtë ka reaguar edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila nëpërmjet një postimi në Facebook ka shkruar se ky rast paraqet një pasqyrë të trishtë të një situate të rëndë në shoqërinë tonë.

Tutje ajo ka shtuar se është koha që të luftohet mendësia ku vajzat rriten me idenë që duhet të mbrohen e të kenë kujdes.

“Është koha e fundit të luftojmë mendësinë ku vajzat vazhdimisht ngacmohen e rriten me idenë që duhet të mbrohen, të kenë kujdes, e të privohen”, ka shkruar ajo në Facebook.

Osmani ka theksuar se rasti i fundit në Prishtinë shpërfaqë nevojën urgjente të adresimit të çështjes së sigurisë për nxënësit e fëmijët në çdo rrethanë e çdo ambient.

“Rasti i ngacmimit seksual të vajzës së mitur nga disa fëmijë poashtu të mitur, shpërfaqë nevojën urgjente të adresimit të çështjes së sigurisë për nxënësit e fëmijët në çdo rrethanë e çdo ambient”, ka thënë Vjosa Osmani.

Më poshtë mund të lexoni statusin e saj:

Nuk është vetëm një rast i izoluar i ngacmimit seksual! Fatkeqësisht, është një pasqyrë e trishtë e një situate të rëndë në shoqërinë tonë.

Prindër të dashur,

Është koha e fundit të luftojmë mendësinë ku vajzat vazhdimisht ngacmohen e rriten me idenë që duhet të mbrohen, të kenë kujdes, e të privohen. Tani, si kurrë më parë, është koha të edukojmë djemtë tanë të trajtojnë motrat e shoqet e tyre të klasës si të barabarta me ta, e me respektin dhe dashurinë që ato e meritojnë.

Rasti i ngacmimit seksual të vajzës së mitur nga disa fëmijë poashtu të mitur, shpërfaqë nevojën urgjente të adresimit të çështjes së sigurisë për nxënësit e fëmijët në çdo rrethanë e çdo ambient.

Sot kam biseduar me ministrin e Punëve të Brendshme, z.Xhelal Sveçla dhe ministren e Arsimit, znj.Arbërie Nagavci, të cilët më kanë siguruar që me prioritet dhe profesionalizëm po e trajtojnë rastin në fjalë.

Është përgjegjësi e jona kolektive për të punuar me ngulm që raste të tilla të mos përsëritën. Ne duhet të krijojmë siguri maksimale për vajzat e djemtë tanë, kudo që ndodhen ata: në rrugë, apo në shkollë. Siguria për ta është investim në të ardhmen e tyre.

Siguria, mirëqenia, dhe e drejta e tyre për një fëmijëri të qetë, pa dhunë e në mirëqenie, duhet garantuar në çdo rrethanë dhe me çdo kusht!/ KultPlus.com

Rikthimi i serialit ‘Friends’ po përballet me kritika të shumta

Producentët e rikthimit të serialit ‘Friends’ janë në qendër të kritikave për shkak se asnjë pjesëmarrës në shfaqje nuk është me ngjyrë.

Derisa rikthimi përfshinë gjashtë aktorët origjinalë, në këtë shfaqje do të ketë edhe të ftuar special.

Episodi që do të transmetohet më 27 maj në HBO Max pas 17 vitesh që nga episodi i fundit përfshin të ftuar si Malala Yousafzai, aktivistja për të drejtat e grave nga Pakistani, grupin Korean BTS si dhe Justin Bieber dhe Lady Gaga, që do të thotë se asnjë i ftuar nuk është me ngjyrë.

Ky detaj ka nxitur reagime të shumta negative nga persona të ndryshëm të cilët kritikojnë producentët e serialit.

Seriali drejtohet nga Ben Winston.

Kjo nuk është hera e parë që “Friends” përballet me kritika për racizëm, e pyetur nëse aktorët do të ndyrshonin nëse seriali do të gjirohej në ditët e sotme, aktorja Lisa Kudrow e cila luan Phoebe Buffat tha për Sunday Times, se sigurisht të gjithë aktorët nuk do të ishin të bardhë./ KultPlus.com

Rihapen galeritë dhe muzetë në Angli

Drejtorët kryesorë të muzeve dhe galerive u kanë dhënë publikut një shans për të parë nga afër thesaret kombëtare.

Distancimi shoqëror do të thotë që arti i mirëfilltë, si Gainsborough, Cornard Wood i sapo restauruar në Galerinë Kombëtare, ose gjetjet e çmuara arkeologjike nga Sutton Hoo në Muzeun Britanik, do të jetë më e lehtë se kurrë më parë për t’u shqyrtuar.

Hartwig Fischer, drejtori i muzeut britanik, tha se ai e konsideron këtë si moment perfekt për të rizbuluar ekspozitat.

“Në verë, muzetë zakonisht vizitohen nga një përqindje e lartë e turistëve, kështu që ky vit sigurisht do të jetë më ndryshe”, tha ai.

Drejtori i Galerisë Kombëtare, Dr.Gabriele Finaldi thotë se pati kërkesa të mëdha nga vizitorët për të zbuluar artin, ambientet e brendshme të bukura, pamjet e mrekullueshme dhe njohjen me Van Gogh, Turner, Leonardo da Vinçi dhe Artemisia Gentileschi.

Biletat për në galeri janë në dispozicion që nga kjo javë, duke përfshirë shfaqjet falas dhe ekspozitat e reja.

Ndryshe, numri i vizitorëve në muzetë britanike u ul për 80 përqind për shkak të bllokimeve nga koronavirusi vitin e kaluar./ KultPlus.com

‘Nëna ime kishte vetëm një fustan’

Fustani

Poezi nga Ardita Jatru

Nëna ime kishte vetëm një fustan
e lante natën dhe e thante pranë furnelës.
Ditën e vishte me aromë të re
Nuk e pyeta asnjëherë pse nuk blinte një të dytë
Nuk desha ta kishte një të dytë
Unë ashtu e njoha
me fustanin me lule rozë,
deri te gjunjët.
Kur e bleu një këmishë mëndafshi të verdhë
e preva copash natën më gërsherë
dhe mbusha xhepat.
Nëna heshti dy ditë
e unë gëzohesha nga brenda
që ajo vishte prap të njëjtin fustan
dhe i përsësija vetes,
se dua ti ngjaj.
Tani kam filluar të kuptoj nënën.
Pikëpyetjet e atëhershme i zgjidha,
nga dalin ofshamat
kam filluar të kuptoj
dhe vetëm pse copëtohej,
pse luftonte vetëm.
Fundja pse duhej të kishte një fustan.
Për të gjitha këto, kuptoj një gjë,
rritem dhe i ngjaj asaj
por me fustane të ndryshme
luftoj vetë i dytë
dhe sitnët e mia thinjen para pasqyrës./ KultPlus.com

Andin Hoti: Dialogu Kosovë-Serbi s’ka kuptim nëse nuk e ka prioritet çështjen e të zhdukurve

Në 22 vjetorin e zhdukjes së veprimtarit Ukshin Hotit, djali i tij, Andin Hoti ka shkruar  se dhimbja për të është dyfish më shumë kur edhe pas 22 vitesh nuk dihet për fatin e tij, përcjell KultPlus.

Ai tha se presin që të dijnë mbi fatin e tij, nëse frymon diku apo nëse së paku kanë vend ku të vendosin lule.

Tutje, Hoti shtoi se dialogu Kosovë-Serbi nuk ka kuptim nëse nuk e ka prioritet çështjen e të zhdukurve.

Më poshtë mund të lexoni postimin e tij:

Dhimbja për mungesën e babit, nuk është vetëm sot, me 16 maj, në daten e kidnapimit të tij nga forcat serbe në burgun e Dubraves, dhimbja është çdo ditë, e dyfish më shumë kur ende pas 22 vitesh presim të dijmë mbi fatin e tij, nëse ende frymon diku, apo së paku të kemi vend ku të vendosim lulet.

Por, ditët si sot, kur lexoj reagime të shumta, mesazhe mbështetëse, postime e mijëra komente në faqe të ndryshme, më ngjallin një krenari të madhe, një vetbesim, sikur frymoj më lirshëm, një ngrohtësi që vetëm populli shqiptar din ta jep.

Mijëra falenderime për secilin që sot keni ndarë dhimbjen me ne, që sot jeni bërë ne dhe po kërkoni bashkë me ne zbardhjen e fatit të babit, dhe fatit të shumë të zhdukurve tjerë në Kosovë.

Dialogu Kosovë – Serbi, nuk ka kuptim nëse nuk e ka prioritet çështjen e të zhdukurve.

Nëse Serbia nuk është e gatshme të bisedoj për diçka kaq humane, ajo nuk e ka lëshuar rrugen e vjetër të regjimit të Millosheviçit, dhe si pasoj, nuk ka kuptim të bisedohet për asnje çështje tjetër, me një mendësi të tillë./ KultPlus.com

Parku Arkeologjik i Apollonisë dhe historia e lashtë

Parku Kombëtar Arkeologjik i Apollonisë është një nga destinacionet më të rëndësishme turistike të qarkut të Fierit e më gjerë, i cili këtë sezon turistik po tërheq një numër të konsiderueshëm vizitorësh vendas e turistë të huaj.

Rihapja e muzeut arkeologjik, përmirësimi i infrastrukturës dhe rritja e cilësisë së shërbimit në parkun kombëtar të Apollonisë janë disa nga faktorët që kanë çuar në rritjen e numrit të vizitorëve. Por dhe peizazhi magjepsës, objektet dhe monumentet e shumta që mbart, vula e zhvillimit të antikitetit, e bëjnë qytetin antik që të jetë në vëmendje të vizitorëve. Apolonia ndodhet 12 kilometra larg qytetit të Fierit.

ODEONI I APOLLONISË

Disa nga objektet arkeologjike dhe statujat u përvetësuan nga vendet e tjera para vitit 1945. Ato që kanë mbetur janë vendosur në një muze që ndodhet në një manastir të shekullit XIII. Në kopshtin e Manastirit ndodhet edhe një kishë bizantine që i përket shekullit të XIV.

Me interes të madh për vizitorin në Apolloni janë monumenti i Agonotetëve, Odeoni, Biblioteka, muri rrethues, Portiku, vila me impluvium, vila romake me mozaikë, muzeu arkeologjik, Kisha e Shën Mërisë etj.

Territori i madh i mbuluar me monumente, panoramat dhe peisazhet e mrekullueshme mbi fushën e Myzeqesë dhe Detin Adriatik nga njëra anë si dhe rruga automobilistike në gjendje të shkëlqyer, pozita e favorshme gjeografike pranë qyteteve të mëdha dhe plazheve të jugut nga ana tjetër e bëjnë Parkun Arkeologjik Apolonia lehtësisht të arritshëm për vizitorin dhe një destinacion të privilegjuar për turizmin kulturor në Shqipëri./ KultPlus.com

“Napoleoni”, restaurimi titanesk i një filmi të jashtëzakonshëm

Një restaurim titanesk, për një film të jashtëzakonshëm. Për dymbëdhjetë vjet, në thellësitë e një fortese të shekullit të XIX, po përgatitet rilindja e një kryevepre të kinemasë së heshtur, një totem për adhuruesit e filmit: “Napoleoni” i Abel Gance.

“Është një çmenduri”, përmbledh Georges Mourier, mjeshtri i veprës së këtij rindërtimi me një buxhet prej 2 deri në 2,5 milion euro, në dhomën e vogël të harkuar dhe gjysmë nëntokë që ai ndan në periferinë e madhe pariziane që nga viti 2008 me montazhieren e tij, Laure Marchaut.

Nën patronazhin e Kinematekës franceze, ata po i japin dorën e fundit restaurimit të kësaj pjese madhore dhe të paklasifikueshme të trashëgimisë kinematografike, e nderuar nga një numër i madh i të apasionuarve të filmit dhe krijuesve të filmave, mes të cilëve Francis Ford Coppola. Një detyrë homerike që ata shpresojnë ta përmbushin deri në fund të vitit.

Lidhur me rininë e Napoleonit, deri në fillimet e fushatës italiane, filmi, i shfaqur për herë të parë në vitin 1927, në një version prej shtatë orësh, është sjellë nga një frymë epike, e mbushur me risi vizuale dhe narrative (përfshirë një triptik të famshëm duke përfunduar, në tre ekrane njëkohësisht).

“Abel Gance është shumë i guximshëm për kohën e tij, ai bashkon sublimen dhe mbeturinat, luftën në baltë dhe luftën me shpata”, sintetizon Georges Mourier duke iu referuar superproduksionit të fundit të epokës së heshtur. Me çdo sekuencë, është një revolucion kinematografik./atsh/KultPlus.com

Në minierën më të vjetër në planet, zbulohet uji 1.6 miliard-vjeçar

Një grup studiuesish të Universitetit të Torontos  kanë zbuluar në një minerë në Ontario ujin më të vjetër në planet. Zbulimi erdhi pas 17 viteve kërkime në minierën “Kidd Creek Mine“ ku uji kishte qendruar i bllokuar për miliarda vjet midis shkëmbinjve.

Kërkimet nisën prej vitit 1992 nga gjeologia Barbara Sherwood Lollar dhe vazhduan për vite më radhë brenda shkëmbinjve të zonës së vjetër të minierave.

Një grup studiuesish të Universitetit të Torontos  kanë zbuluar në një minerë në Ontario ujin më të vjetër në planet.

Zbulimi erdhi pas 17 viteve kërkime në minierën “Kidd Creek Mine“ ku uji kishte qendruar i bllokuar për miliarda vjet midis shkëmbinjve.

Gjeologët thonë se gjetjet mund të ndihmojnë shkencëtarët të kuptojnë më mirë Tokën antike dhe si evoluoi jeta në këtë planet.

Ndërkohë, shishja tani ruhet në Muzeun Kombëtar të Shkencës të Kanadasë, si artefakti më i vjetër ndonjëherë.

Nëpërmjet një sonde, ekipi bëri kërkime 2.4 km nën tokë, i udhëhequr nga aroma e veçantë e ujit të lashtë, i cili është dhjetë herë më e kripur se uji i detit.

Ata i gjetën mostrat e ujit në 2009.  Më pas testet e kryera nga studiuesit në Universitetin e Oksfordit zbuluan se mosha mesatare e mostrave ishte rreth 1.6 miliardë vjet e vjetër, duke e bërë atë mostrën më të vjetër të ujit të gjetur ndonjëherë në Tokë.

Ekipi gjeti gjithashtu mikrobe në mostrat e ujit, të cilat mbijetuan në sasi të vogla hidrogjeni dhe sulfati. Ndërsa forma të tilla të jetës dihet se ekzistojnë në fund të oqeanit, kjo është hera e parë që një jetë e tillë mikrobike është gjetur thellë brenda kontinenteve.

Gjetjet mund të ndihmojnë shkencëtarët të kuptojnë më mirë Tokën antike dhe si evoluoi jeta në këtë planet.

Ndërkohë, shishja tani ruhet në Muzeun Kombëtar të Shkencës të Kanadasë, si artefakti më i vjetër ndonjëherë./ KultPlus.com

Shpend Ahmeti konfirmon se vajza e abuzuar është me pak se 6 vjet: I është ofruar ndihmë psikologjike

Gjatë ditës së djeshme u raportua për ngacmimin seksual ndaj një të miture në një shkollë në Prishtinë, shkruan KultPlus.

Për këtë rast ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili nëpërmjet një postimi në Facebook ka treguar se vajza e ngacmuar është nën moshën 6 vjeçare.

“Vajza e mitur është e moshës nën 6 vjec dhe nuk është në Shkollë ende.  Vetem njëri prej personave të paraqitur është në shkollë’, ka shkruar ai.

Tutje Ahmeti ka shtuar se ngjarja ka ndodhur me 24 prill të këtij vitit, ndonëse në media është raportuar dje.

Kryetari i Prishtinës ka theksuar se shkolla në të cilën ka ndodhur ngacmimi së bashku me drejtoreshën e asaj shkolle e kanë trajtuar rastin me seriozitet.

Më poshtë mund të lexoni statusin e tij të plotë:

Për rastin e incidentit te shkolla Faik Konica të publikuar në portale!

Lajmi është publikuar me 15 Maj por ka ndodh me 24 Prill.   Ka qenë e shtune dhe jashtë hapësirave tê shkollës.  Vajza e mitur është e moshës nën 6 vjec dhe nuk është në Shkollë ende.  Vetem njëri prej personave të paraqitur është në shkollë.

Megjithatë, shkolla Faik Konica e udhëhequr nga drejtoresha e ka trajtuar me seriozetin e njejte.  Janë lajmëruar prindërit, Këshilli drejtues i shkollës, Këshilli i Prindërve, Qendra për Punë Sociale  dhe Policia e Komunitetit.  Fëmiut i është ofruar ndihma psikologjike! Po ashtu edhe nxënësi i shkollës i cili për momentin nuk vijon mësimin punon me prindërit dhe psikologet.

Videoja është dërguar anonimisht!  Për shkak të privatësisë nuk do të deklarohemi më shumë për rastin.  Çeshtja është më shumë për Policinë dhe Qendren për Punë Sociale.  Kërkese e jona është që të ruhet privatësia sa më shumë, sepse personat e involvuar janë femijë dhe kanë nevoj për ndihmë psikologjike.

Shkolla dhe Drejtoria kanë vepruar profesionalisht dhe shpejtë.  Të gjitha veprimet në lidhje me rastin janë ndërmarrë brenda tri ditëve prej pranimit të videos.  Pra prej 24-27 Prill!  Falenderoj edhe udhëheqësinë e Shkolles edhe Drejtorine e Arsimit ne krye me Shpresa Shala për reagimin e menjëhershëm./ KultPlus.com