Ceremonia hapëse e festivalit të filmit në Venecia u mbajt mbrëmjen e së mërkurës, duke shkundur zymtësinë e pandemisë së koronavirusit e duke nderuar yllin e kinemasë italiane, Roberto Benigni. Aktori dhe regjisori, i vlerësuar me Luanin e Artë për karrierën, u prezantua nga regjisorja Jane Caption, e cila tha se Benigni është shumë i nevojshëm në këto kohë të vështira.
Sakaq, artisti solli në skenë sharmin dhe humorin për të cilin është i famshëm.
“Dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë dashur dhe kanë besuar tek ajo që unë bëj, pasi unë kam ardhur nga hiçi. Nga varfëria, një varfëri e mrekullueshme, aristokrate, por një varfëri vërtet e bukur”, deklaroi i emocionuar regjisori dhe protagonisti i “La vita e bella”.
“Është një nder i madh të jem president i jurisë së festivalit. Si një adhurues i kinemasë po pres me entuziazëm të shoh 21 filmat në garë, në festivalin me historinë më të gjatë”, deklaroi ai.
Ndryshe nga Kana rivale, festivali më i vjetër i filmit në botë nuk e anuloi edicionin e vitit 2020 për shkak të krizës shëndetësore, por vetëm këtë vit yjet e kinemasë po rikthehen në fuqi të plotë, para pallatit të Lidos, në një shfaqje të mbështetjes për industrinë e goditur rëndë. Një protokoll strikt kundër koronavirusit do të jetë në fuqi përgjatë maratonës 11-ditore./KultPlus.com
Është fundi i një serie të bukur së shpejti. Shfaqja famshme spanjolle në Netflix, “Money Heist” do të lëshojë sezonin e saj të pestë dhe të fundit më 3 shtator në platformën e transmetimit.
“La casa de papel” Pjesa 5 do të nisë në dy këste, vëllimi 1 më 3 shtator dhe vëllimi 2 më 3 dhjetor 2021.
Ndërsa shfaqja ka fituar popullaritet të jashtëzakonshëm në të gjithë botën, përfshirë Indinë, një firmë me qendër në Jaipur e quajtur “Verve Logic” ka shpallur një pushim për punonjësit e saj më 3 shtator, duke e shpallur atë si “Netflix dhe Chill Holiday”.
CEO i kompanisë, Abhishek Jain gjithashtu falënderoi punonjësit e tij për punën e palodhur që ata bënë gjatë pandemisë Covid-19. Në mesazhin e tij drejtuar punonjësve të tij në mediat sociale, CEO i Verve Logic tha se “është në rregull të bësh një pushim herë pas here”.
“Merrni kokoshkat dhe përgatituni t’i jepni një lamtumirë fundit profesorit tonë më të dashur dhe gjithë kastës. Me këtë, “Verve Logic” do të donte të falënderonte të gjithë anëtarët e saj që kanë treguar një shpirt të mahnitshëm gjatë punës nga shtëpia dhe na kanë ndihmuar të dalim bukur nga kohët e vështira”.
Ai e përfundoi e-mailin e tij duke thënë: “Bella Ciao, Bella Ciao.”./KultPlus.com
Nonda Bulka shkrimtari i njohur i viteve 1930, në vitin 1966, në një shkrim te javorja letrare ”Drita”, hedh dritë për disa anë të njohura apo të panjohura të Fan Nolit. Bulka ngre një pyetje më të drejtë: “Ky politikan, prift muzikolog dhe poet, që shkroi poezitë më të bukura, që enden ndër kujtesën e shqiptarëve për vargun e bukur, përktheu kryevepra nga letërsia botërore me një shqipe të pastër, mirëpo si e mësoi kaq mirë gjuhën shqipe kur në Shqipëri ai qëndroi vetëm katër vjet”?
Bulka, me një gjuhë të zgjedhur shkruan: “Poetët e mëdhenj, që me talentin, qartësinë, fantazinë dhe intuitën e tyre pasqyrojnë idetë forcë të epokës se tyre, jetojnë tej moshës; ata kalojnë në përjetësi si Marathonomaku i kohëve të lashta. I tillë ishte Noli. Mendimet e tij nuk mplaken se rinia nuk thinjet kurrë. 85 vjet pas lindjes Noli mbetet për ne i riu viril, entuziast, optimist, nxitës për rrugën e përparimit dhe të dijes, patriot i madh. Kur i dhuroi popullit shqiptar ‘Historinë e Skënderbeut’, këtu e 46 vjet më parë, Noli si historian i thellë dhe skrupuloz, dhe si artist madhor theksoi se populli, dhe në përgjithësi masat e thjeshta, janë faktori kryesor në zhvillimin e historisë dhe të kombit. Ai vë në gojën e Skënderbeut fjalët: ‘Lirinë nuk e solla unë po e gjeta këtu midis jush’. Një qartësi e tillë politike qysh në ato kohë s’mund të jetë e rastit. Fjalës ‘popull’ Noli nuk i jepte një kuptim formal, ai i ndjente dhe i kuptonte thellë fuqinë, mundësitë, zotësinë dhe talentin e masave. Për Nolin e ardhmja ishte gjithmonë më interesante nga e kaluara. Prandaj, mbeti gjithmonë i ri”:
Bulka merret me një fushë ku furishëm Noli shkëlqeu. Noli, me përjashtime të rralla, shkruan shkrimtari Bulka, çdo gjë e shkroi në funksion të një ideje, të një parimi, të një ideologjie. i e shkroi çdo gjë me tendenciozitet dhe me ndërgjegje të plotë. Edhe përkthimet e Nolit janë tendencioze jo vetëm nga përmbajtja e tyre po edhe në parathëniet, ku ka kujdes të orientojë drejt lexonjësit.
“Adaptimi që i ka bërë Omar Khajamit, për mendimin tim, meriton një paranteze të shkurtër”, shprehet Bulka. “Shpeshherë kritikët tanë dhe të jashtëm kanë shkruar se Noli e ka qanitur, e ka qarë me lot përkthimin e Omar Khajamit. Para çlirimit u bë një përkthim i Omar Khajamit nga persishtja. Përkthimi ishte për faqe të zezë, po qëllimi i përkthënjësit ishte që të na provonte se Noli s’e ka përkthyer Omar Khajamin, veçse ka marre shkas prej tij dhe ka fluturuar vetë si zog i lirë. Këtu, pa dashur, përkthënjesi i ka bërë një nder të madh Nolit, duke na e dhënë gati origjinal. Kështu te ‘Rubairat’ ne hasim shfrymjen e disa ndjenjave, të cilat petku i zi i pensuronte. Po kjo kërkon, një studim të veçantë”.
Noli gjithçka e pa nga prizmin kombëtar dhe patriotik. Kisha autoqefale, më shumë sesa çështje fetare, ishte një problem kombëtar për ato kohë. Shovinizmi grek kish hedhur kthetrat thellë në ortodoksinë shqiptare me anën e kishës. Noli i dha një grusht shovinizmit grek dhe tregoi vitalitetin e gjuhës shqipe. Edhe vjershave me subjekt biblik ai diti t’u japë frymë shoqërore të theksuar: sulm kundër tregtarëve të flamujve, protestë kundra atdhemohonjësve, revoltë kundër padrejtësisë dhe veçanërisht kundër padrejtësisë shoqërore.
“Vargu nolian qëndron gjithmonë pranë të shtypurit dhe e ushqen atë jo me mëshirën kristiane ‘po t’qëlloi armiku me një faqe ktheji tjetrën’, jo me preceptin fetar ‘vuaj në këtë botë, që të shijosh botën tjetër’, po me afshin e ngrohtë revolucionar, ‘Ngrehuni dhe bjeruni, korrini dhe shtypini’. Vargu i Nolit nuk vjen erë temjan; misticizmi s’del gjëkundi në artin madhor të Nolit në revoltën e popujve, Noli shpesh gjente frymëzim. Idetë e mëdha jetëdhënëse ai i lidhi me fatin e mëmëdheut te xhalavitur nga shushunja e brendshme. Ashtu doli prej penës se tij ‘Anës Lumenjevet’, ‘Marathonomaku’, Bajram Curri, Luigj Gurakuqi e te tjera. Me himnin e flamurit sulmon të gjithë armiqtë e jashtëm te mëmëdheut. Noli pati edhe shumë armiq që s’e tretnin dot. E quajtën dhespot kuqalash, demagog, pa karakter, ateist etj. Po personaliteti i tij u imponua me forcën e idesë dhe të artit. Po të gjithë ata që e denigruan humbën pa nam e nishan. Noli rron. Këtu qëndron madhështia e forcës së mendimit”, shprehej Bulka.
Noli ishte muzikolog. Nonda Bulka e sjell këtë me disa rreshta: “Edhe në muzikologji dhe në oratori Noli dha kontribut te madh. Ai zgjodhi pikërisht temën ‘Bethoveni dhe Revolucioni frëng’. As kjo sish e rastit. Në Lidhjen e Kombeve, kur u dërgua si përfaqësonjës i Shqipërisë, ai foli pa kompromis dhe demaskoi komedinë që lonin të mëdhenjtë mbi kurriz të popujve të vegjël”.
Një problem i pazgjidhur plotësisht ka mbetur, për mendimin tim, çështja se si e mësoi Noli gjuhën shqipe aq mirë duke ndenjur gjatë gjithë jetës se tij vetëm katër vjet në Shqipëri. Studiuesit kanë shfaqur këto mendime: Noli e ka shqipen gjuhën e familjes; ka studiuar Kristoforidhin, veprat e Naimit e te Samiut e të rilindasvet te tjerë. Kështu mundi ta zgjeroje dhe ta thellojë gjuhen shqipe. Këto arsye janë pjesërisht te drejta po nuk mjaftojnë. Duhet parë më thellë kjo çështje kur të bëhen studime më të imta rreth Nolit.
“Ai që shkruan këto radhë po përpiqet te japë një kontribut modest rreth kësaj çështjeje. Një prift nga Leusa e Përmetit qe e kish njohur personalisht Nolin për një kohë të i gjatë, më tha disa vjet më parë: ‘E kam njohur Nolin në ShBA. Ai, kur niste të ngrysej, merrte një fletore dhe një kalem dhe shkonte te familjet shqiptare që banonin aty. Rrinte një copë here me njerëzit e familjes, më tha disa vjet më parë, edhe niste muhabet me ta. I tregonin historira, përralla, ngjarje të ndryshme dhe ky i shënonte në defter. Shpesh e nxiste vetë plakën që të fliste pa kapak. Kjo vazhdoi vite të tëra. Ashtu këmbëkryq me plakat e Shqipërisë që kishin shpurë në dhe të huaj gjuhen e popullit virgjër, Noli thëthinte nektarin te cilin e çkrinte pastaj në art. Këto më ka thënë i ndjeri Kostë Papa Tomorri, autori i librit ‘Barbaritë greke në Shqipëri të Jugut’. Dhe ka të ngjarë të jetë kështu. Është shumë zor të mendohet se Noli, që bëri të flasin shqip Shekspirin, Servantesin, Lonfelloun, Khajamin, Ibsenin, Ibanezin, Poen, të mos këtë patur një durim shumë të madh për një kohë shumë të gjatë që e mësoi shqipen aq mire. Fjalët e rralla dhe shprehjet ai i ka qëmtuar nga goja e popullit. Verbi nolian është bombë, barut, sulm, flakë që zhurit të keqen dhe i ndriçon rrugën së mirës: Rend kudo duke bërtitur … nëpër shekuj faqendritur… Vargu i Nolit përshkohet nga damarë plot gjak të kuq si trëndafiltë më të kuq që çpojnë, trëndafijtë e kopshtevet të Shqipërisë sonë. Ata rrahin me diapazonin e zemrës së madhe dhe të pamposhtur të një populli të vogël po të madh. Nolin e urrenin grekomanët, turkomanët, feudalët, spekulantët, tartufët, dallaveraxhinjtë, pizevengët, lapangjozet, larot, sahanlëpirësit. Dhe kjo e nderonte se Nolin e donte populli për të cilin ç’kriu tërë talentin e tij në 60 vjet luftë”./KultPlus.com
Gazetari Bujar Vitija ka publikuar një fotografi të rrallë që është realizuar në vitin 1972. Këtë fotografi, ai e ka publikuar si kritikë ndaj atyre që po refuzojnë vaksinimin dhe skadimin e afatit të vaksinave.
Në këtë foto shihen disa burra duke u vaksinuar kundër variola verës.
“Vaksinimi kunder variola veres ne vitin 1972 ne Kosove. Atehere njerezit i besonin shkences. Plus vaksinave nuk iu skadojke afati”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë Vitia kësaj fotografie./KultPlus.com
Agjencia prestigjioze e lajmeve Reuters, ka raportuar për vaksinat e skaduara në Kosovë.
Sipas kësaj agjencie, Qeveria e Kosovës ka vendosur të shkatërrojë 133 mijë vaksina AstraZeneca, kundër COVID-19, pas datës së skadimit të tyre, pasi vendi po përballet me një rritje të ashpër të shkallës së vdekjeve nga koronavirusi.
“Vaksinat që do të shkatërrohen ishin pjesë e një donacioni nga Norvegjia, ku data e skadimit ishte 31 gushti”, shkruan Reuters.
Kjo media shkruan se vendimi për shkatërrimin e vaksinave shkaktoi shumë kritika, ku disa njerëz edhe kërkuan dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë.
“Mosgatishmëria për të marrë vaksina, vështirësitë teknike gjatë përpjekjes për të bërë një termin në internet dhe propaganda për dëmet nga vaksinat e kishin vënë Kosovën ndër vendet me normat më të ulëta të vaksinimit në Evropë, me 15.7%”, shkruan kjo agjenci.
“Në shtatë ditët e kaluara 157 njerëz vdiqën në Kosovë nga infeksioni koronavirus, dhe më shumë se 12 mijë raste të reja u regjistruan në mesin e 1.8 milion qyetaarëve të këtij vendi”.
“Rastet e reja i atribuoheshin tubimeve të tilla si dasmat dhe heqja e plotë e kufizimeve. Duke filluar nga kjo javë, janë vendosur kufizime të reja, përfshirë orë policore nga ora 22:00. deri në 5 të mëngjesit”, ka shtuar Reuters.
Kjo agjenci në këtë artikull ka shkruar edhe për mërgimtarët për të cilët ka thënë: “Mijëra kosovarë që jetojnë jashtë vendit, kryesisht në Gjermani dhe Zvicër, të cilët kanë kaluar pushimet në Kosovë gjatë verës janë raportuar si raste pozitive kur janë kthyer në vendet e Evropës Perëndimore”.
“Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia tha se shumë njerëz refuzuan të marrin vaksinën AstraZeneca pas “dezinformatave” se vaksinat tashmë kanë skaduar, gjë që i bëri njerëzit të qëndrojnë larg tyre”, ka shtuar kjo agjenci.
“Në Kosovë njerëzit mund të zgjedhin midis vaksinave AstraZeneca dhe Pfizer/BionTech. Por për shkak të disa raporteve mbi vaksinat AstraZeneca, njerëzit kryesisht kanë zgjedhur Pfizer/BionTech (PFE.N), (22UAy.DE)”.
“Vitia tha se në ditët në vijim Kosova do të marrë 500 mijë vaksina Pfizer/BionTech nga Shtetet e Bashkuara, dhe 250 mijë vaksina AstraZeneca nga Gjermania dhe Italia si donacione”, përfundon shkrimi në Reuters./KultPlus.com
Sezoni i pestë i pjesës së parë të “La Casa de Papel” u vu në dispozicion të shikuesve të Netflix ndërsa drama popullore spanjolle po përfundon.
Fansat e “La Casa de Papel” kanë pritur gati një vit e gjysmë për të parë se çfarë ndodhi pas ngjarjeve të sezonit të katërt. Sidoqoftë, në cilën orë do të vihet në dispozicion për ta parë në platformën ndërkombëtare të transmetimit, shkruan Express.co.uk.
Pjesa e fundit e sagës gjithnjë dramatike do të ndahet në dy gjysma, me pesë episodet e para që do të vihen në dispozicion të fansave më 3 shtator 2021.
Sezoni i pestë do të përfundojë me pesë pjesët e tij të fundit më 3 dhjetor 2021.
Për fansat amerikanë, drama e krimit është në dispozicion nga mesnata e 3 shtatorit 2021, por kjo ky nuk ishte rasti për ata në Britani.
Siç është e zakonshme në bazën e të dhënave Netflix në Britani, ato zakonisht vihen në dispozicion në orën 8:00 të mëngjesit në ditën e lansimit të tyre.
Prandaj, tetë episodet e pjesës së parë të sezonit të pestë do të jenë të publikuar nga sot (e premte), 3 shtator.
Ishte 3 prill 2020, kur fansat u entuziazmuan për herë të fundit nga drama me bazë spanjolle, me tetë episode që u hodhën në platformën Netflix./KultPlus.com
Fansat e grupit Abba presin këngë të reja dhe kjo ditë ka mbërritur. Grupi ikonik suedez ka hapur një faqe në internet të titulluar “Abba Voyage”, duke u kërkuar fansave të tregojnë interesin e tyre për një projekt të ri, që pritet të jetë një turne.
Që në 2018-tën, Agnetha Faltskog, Anna-Frid Lyngstad, Bjorn Ulvaeus dhe Benny Andersson kishin premtuar për publikimin e dy këngëve të reja ndërkohë që tashmë flitet për pesë të tilla, në një farë mënyre për të shpërblyer fansat për durimin.
Emri zyrtar i grupit Abba ishte shfaqur për herë të parë në 1974, me “Waterloo”, me të cilin grupi fitoi në Brighton çmimin e madh të Eurovizion dhe duke marrë të gjithë vëmendjen botërore. Abba ka shitur më shumë se 300 milion disqe në të gjithë botën dhe ka qenë në vend të parë të klasifikimeve botërore ne vitet 1974 dhe 1980./KultPlus.com
Më poshtë KultPlus ua sjell këngën e re të publikuar dje nga ABBA:
Në Pogradec është kthyer Festivali Ballkanik i Filmit.
Për 5 ditë e radhë në qytetin liqenor do të shfaqen gjini të ndryshme filmash nga vende të ndryshme që vijnë në këtë edicion. Artistë, kineastë, producentë nga të gjitha shtetet Ballkanike janë pjese e këtij
Edicioni të 11 të Festivalit që ka nisur edhe si një homazh për artiste, miq dhe ideator të tij që nuk jetojnë më si Gjergj Xhuvani apo Fatos Baxhaku deri tek ata që humbën edhe jetën nga pandemia si Kujtim Prodani.
Pandemia e vështirësoi vënien në skenë të shfaqjeve artistike, realizimin e filmit e dokumentare e por edhe organizimin e eventeve artistike që munguan për një kohe të gjatë.
Nata e parë u çel me filmin shqiptar “Liqeni im” të Gjergj Xhuvanit ndërsa në konkurrim për 5 netë do të jenë 40 prodhime ballkanike./KultPlus.com
Festivali më i madh i muzikës shqiptare “Alba Festival” nuk do të fillojë më 4 shtator siç ishte paraparë.
Autoritetët kanë marrë vendim që ky festival të mos mbahet për shkak të përhapjes së virusit Covid-19 dhe rritjes së numrit të të infektuarve në Zvicër.
Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e “Alba Festival”, në Instagram, ku përmes një postimi sqaruan për publikun arsyen që çuan deri në këtë vendim.
Ky festival në vitin 2019 mblodhi emrat më të njohur të estradës nga Kosova e Shqipëria, gjithashtu edhe numri i pjesëmarrësve ishte shumë i madh.
“Jemi më se të befasuar dhe na erdhi shumë papritur kur morëm me shkresë një vendim nga Qeveria e Kanton Zurich-ut për tërheqjen e lejes të AlbaFestival”, thuhet ndër të tjera në njoftim./21Media
Për herë të parë ky festival u mbajt më 29 dhe 30 qershor në vitin 2019 në Cyrih, ku pjesëmarrës ishin mbi 20.000 vizitorë. Kujtojmë se, vitin e kaluar u anulua për shkak virusit Covid-19, e që mendohej të kompensohej këtë vit./KultPlus.com
Pyeta valët vogëlushe; mu si krahët e një gushe përmbi supe nga një shkumë, kush më pak e kush më shumë, venë e vinë e shkojnë e shkasën dhe përhera për ty flasën.
Valëza, o valëza, farë e fis me vashëza, ku e keni shoqen tuaj? Ruaje zot nga erë e huaj!
Pyeta zoga, pyeta zogj, pyeta zemrën që m’u dogj, pyeta lulet nëpër baça, nëpër baça, që un’ plaça, muaj e vitra po të pres, vidi-vidi pëllumbeshë!
Vidi-vidi zogëza, farë e fis me zojëza, ku e keni shoqen tuaj? Një minutë e gjat’ një muaj!
Vidi-vidi pëllumbeshë! për ty qaj e për ty qeshë, për ty qesha; gjithë jeta me gjith’ lule, me gjith’ fleta, u bë fli për ata sy; çdo gëzim ta fala ty!
E çdo brengë e mbajta vetë. Tash afroj e thënë e shkretë, dhe un’ s’di ku jam, ku vete, rroj për ty e vdes për vete!./KultPlus.com
Më vjen keq t’a them prapë, po në të metat që ka Shqipëtari, përgjegjesija më e madhe i bie Shqipëtarkësë. Në qoftë se njerëzit tanë nukë janë aq aktifë, aqë patriot, aq të mëshirshim dhe të drejtë sa dëshironim që t’i shohim, cila grua u dha gjirin e saj, cilamotrë, cila grua, cila mëmë i këshilloj?
Në qoftë se vendi ka mbeturë kështu në varfëri dhe populli vuan në mos-kamje e në smundje, në qoftë se foshnjat tona i korr mortja e keqe, çë bëri gruaja jonë për këtë Shqipëri, çë kujdes morri për të shëruarë plagët morale dhe fizike të saja?
Kur është pra çështja për lumtërinë dhe interesin e përbashkët, a mund që gruaja jonë të rrijë akoma indiferente, si një e huaj e ftuarë në shtëpi të huaj? A nukë duhetë, për të mirët e përgjithsme, të bëhetë një sforcim i përbashkët, në kolaborim dhe harmoni, duke mbledhurë tok fuqinë a po duhetë që të dy palët të shikohenë armiq, dhe pjesa më importante e njerëzisë, mëma, motra dhe shoqeje të rrinë të larguara, duke parë mjerimin dhe plagën?
Burri në verbëri të tij mashkullore, i kërrususr nënë barrën e kalbëzuarë të fanatizmësë dhe paragjykimit që e shtyjnë të shikojë si një faj, si një turp, jo vetëm kolaborimin e gruasë, po sa edhe të zërë ngoje emërin e saj, burri them, munt që të dojë të bëjë një vetëvrasje , se s’i pëlqen të shkundetë prej pluhërit dhe të shpëtojë nga çimkat e idevet të mykura. Po a duhetë që gruaja të rrijë indiferente përpara rezikut, të mos bëjë asnjë çap, asnjë zhest, dhe të vejë drejt vdekjesë?
E dashurë këndonjëse. E di që je e mençme dhe patriote. Në qoftë se të qortonj, po të akuzonj pse nukë bën no një shërbim, dhe jo pse ke no një faj. Jam sigur që edhe ti e kupëton mirë se, ky popull i varfrë kurrë s’ka për të përparuarë në qoftë se ti nuk mbush plotësisht rolin ë mëmësë, të motrësë dhe të shoqesë dhe nuk merrë piesë active në edukatë të fëmijërisë, në shërim të plagëvet që mbulojnë trupin dhe shpirtin e kombit.
Roli yt sot është të vuash dhe të shohsh të tjerët të vuajnë , pa nxjerë zërin. Detyra jote duhet të jetë që të shpëtosh nga kjo pasifëri, të marrësh një detyrë aktife, si me teprë e interesuarë që duhet të jesh.
Them që burri duhet të punojë, të stërvitetë, të marrë edukatë dhe arësim. Po harojmë sa kohë vdierrin kot, sa minuta të vlefshme u venë dëm gravet të Shqipërisë! Themi se duhet të punojmë me një kujdes të math për qytetërimin dhe begatinë e këti vëndi, për shëndetësinë dhe mirëshkuarjen fizike të këti populli dhe harojmë që gjysmën e njerëzisë sonë, gysma që munt t’a quanj me e mira, e ndalojmë prej çdo shërbimi, ose nga egoizma jonë brutale, ose nga injoranca jonë qesharake, ose nga që i pëlqen dhe gruasë vetë që të jetë përtace dhe të mbetet si foshnjë.
A presim ne përparim dhe dritë, kur zonja e shtëpië dhe squka e fëmijërisë të rrijë në shkallë të unjët? A presim ne një zgjim të vërtetë kur çupat tona, zonjat e nesërme të rritenë vetëm si kuklla? A pandehim se një çupë, një grua e ka mbushurë gjithë detyrën e saj kur të dijë të hollinj petë për lakror dhe të bëjë qofte me thërime?
Themi se palët e thella të kombit duan nxejrë nga errësiar, duanë shkulurë nga balta. Po si munt të hyjnë pakërrëzat e sotme, sa kohë që neve na pëlqen të mbajmëgruanë në tym dhe në pluhur të shekëlvet të vdekurë?
Duamë që të shpëtojmë llauzin dhe vendin tonëprej lëngatavet, të kmi një popull të shëndoshë,një Shtet të fuqishmë dhe harojmë që rolin më të math do ta lozë gruaja, se ajo do të interesohet për të vegjëlit, për rrojtjen e të varfrëve, për shpëtimin e atyre që vuajnë dhe lëngojnë. Duhet të kupëtojmë bukur e mirë se shpëtimi dhe shëndoshja e kësaj njerëzie, nukë bëhetë gjë e mundurë, por që gruaja dhe çupa e shtëpisë nuk arrinë më një shkallë inteligjence dhe kulture që të bëhenë me të vërtetë zonjë shtëpie dhe mprojtëse të folesë.
Mejtohemi qysh të shpëtojë Shqipëria nga varfëria ekonomike që siell injoranca dhe përtimi; po s’duamë të gjykojmë njëherë se shpëtimi nukë munt të vijë veçse nga puna, dhe puna nuk munt të na jetë e dukshme po që gruaja s’morri pjesë në të, duke diturë qeverinë e shtëpisë, duke kupëtuarë rëndësin e ikonomisë shtëpiake, ajo dituri e administratës së vatrësë.
Gruaja në Shqipëri gëzon një respekt dhe një nderim që s’e gjen lehtë në vendet e tjera. Liri e saj është e plotë në viset e vendit tënë ku s’ka hyrë pseudoqytetërimi i Asisë.
Gruaja Shqiptare është inteligjente dhe s’i mundojnë cilësitë qytetare të larta. Është vërtet se të drejtat e saj janë mohuarë. Po edhe do kujtuarë kurdoherë se, të drejtat fitohenë prej atyre që janë denjë t’i marrin, prej atyreve që dinë përdorimin e mënyrësë për t’i fituarë. Dhe më teprë akoma, mbi çdo konditë është ajo e të merituarët.
Duhetë pra që gruaja Shqipëtare të përpiqetë dhe të rrëfehetë e denjë për të drejtatë njerëzore. Lipsetë që të bëjë forcime për t’u lartësuarë intelektualisht dhe shpirtërisht, duke njohurë vendin e vërtetë që i ka hie të okupojë.
Atëhere do të bindetë gruaja shqipëtare se, në ringjallje të këtij vëndi duhet të marrë pjesë, të kolaborojë duke prurë aktivitetin dhe inteligjencën e saj për shërbimin e dheut mëmë duke siguruarë jetën dhe fatin e bardhë të djemvet dhe të burravet, të kenë sigurarë dhe rrojtjenë fatmire të tyre vetë. Atëhere, sikundrë që çdo shqipëtar sado i pasurë, i diturë dhe I lumturë të jetë e ka për detyrë që të kujdesetë për të mirët, për ata që janë fatzes, dergjen në injorancë dhe vuajnë në moskamje, ashtu edhe çdo grua, sado zonjë e madhe që të jetë sado që t’i qeshnjë fati në bukuri dhe lumturi duhetë që të bëjë pakë therori nga koha dhe dëfrimet e saj , të kujdesetë për grat e varfëra, për ato që lëngojnë dhe pësojnë.
Rolin më të math që pres prej grave tona është përhapja e parimevet të higjienësë dhe të mirërrojtëse fizike. Burii s’vvete do në shtëpi kur një e varfërëdergjet e sëmurë, ku një lehonë ka nevojë për ndihmë . Një foshnjë vuan për një filxhan qumësht. Gruaja me dorën dhe zërin e saj të njomë munt të lehtësojë plagët fizike dhe morale të shpjerë gushëllimin, të ngrerë një fëmijë afrë fikjesë, të shpëtojë një tjatrë që mënt rrëzohetë.
Ca më pak se nga burratë do të gjendetë një grua që të rrëfehet indiferete në gjallëninë dhe dobësinë e këtij trupi që i themi Shtet. Ca më mirë nga burratë gratë do të dijnë, se jeta dhe lumtëri e tyre është varurë në jeta dhe lumtëri e Shqipërisë, që pa shëndoshurë të gjithë palët dhe shkallët e kësaj popullisje , vet s’munt të quhetë jashtë rrezikut./ KultPlus.com
Dy filmat e famshëm të Tom Cruiset, “Top Gun: Maverick” dhe “Mission: Impossible 7” po shtyhen sërish së shfaquri premierë, për shkak të krizës shëndetësore, si pasojë e variantit Delta të COVID-19.
Tani, dy filmat do të jepen premierë vitin e ardhshëm, me vetëm pak muaj diferencë mes veti.
“Maveric” do të shfaqet më 27 maj të vitit 2022, ndërkaq “Mision: Impossible”, do të godasë kinematë më 30 shtator të vitit 2022, ka raportuar The Hollywood Reporter.
Maveric ishte planifikuar të shfaqej fillimisht më 24 qershor 2020, mirëpo ishte shtyrë për 23 dhjetor 2020, për shkak të valës së parë të pandemisë me COVID-19.
Më vonë, lansimi i filmit ishte shtyrë për 2 korrik të vitit 2021 dhe së fundmi për 19 nëntor 2021. Mirëpo do të jepet premierë vetëm me 27 maj 2022.
“Mission: Impossible” në anën tjetër, në fillim ishte caktuar të jepej premierë më 23 korrik të vitit 2021 ndërkaq së fundmi ishte shtyrë për 19 nëntor 2021. Mirëpo tani, ai pritet të shfaqet më 30 shtator 2022.
Aktori Cruise ka punuar shumë për të xhiruar filmin shumë të shikuar “Mission: Impossible 7”, dhe nën masa të rrepta sigurie si pasojë e COVID-19. / KultPlus.com
Një pjesë e re e “Paranormal Activity” do të lansohet në tetor, bashkë me një dokumentar.
Filmi i shtatë me radhë i zhanrit horror do të lansohet në shërbimin e transmetimit “Paramount+” në SHBA.
Dokumentari po ashtu do të lëshohet bashkë me të dhe tregon mbi krijimin e filmit dhe xhirimet e tij, shkruan NME.
“Paranormal Activity” u lansua më 2007, dhe i dha fund me pjesën “Paranormal Activity: The Ghost Dimension” më 2015. U promovua si filmi i fundit para se të zbulohej edhe filmi i shtatë. / KultPlus.com
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) e ka deklaruar të panevojshme vaksinimin me një dozë të tretë përforcuese për personat që tashmë i kanë marrë dy doza të vaksinës.
Në një raport të publikuar nga EMA, shkruhet se një dozë e tretë mund të jetë e nevojshme vetëm për ata persona të cilët kanë një sistem imunitar më të dobët.
Sipas EMA, Dëshmitë mbi efektivitetin e vaksinës dhe kohëzgjatjen e mbrojtjes tregojnë se të gjitha vaksinat e autorizuara aktualisht janë shumë mbrojtëse kundër shtrimit në spital të lidhur me COVID-19, sëmundjeve të rënda dhe vdekjeve.
“Në këtë situatë, përparësia tani duhet të jetë vaksinimi i të gjithë atyre individëve që kanë të drejtë të cilët ende nuk kanë përfunduar kursin e rekomanduar të vaksinimit. Për të plotësuar përpjekjet e vaksinimit, është gjithashtu thelbësore të vazhdohet me zbatimin e masave të tilla si distancimi fizik, higjiena e duarve dhe frymëmarrjes dhe përdorimi i maskave të fytyrës aty ku është e nevojshme, veçanërisht në mjedise me rrezik të lartë, siç janë objektet e kujdesit afatgjatë ose repartet spitalore me pacientë në rreziku i rëndë COVID-19”, thuhet në raportin e EMA-s.
Disa studime raportojnë se një dozë shtesë vaksine mund të përmirësojë përgjigjen imune tek individët me imunitet të dëmtuar, siç janë marrësit e transplantit të organeve, përgjigjet fillestare të të cilëve ndaj vaksinimit ishin të ulëta. Në raste të tilla, opsioni i administrimit të një doze shtesë duhet të konsiderohet tashmë.
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) aktualisht po vlerëson të dhënat për doza shtesë dhe do të marrë në konsideratë nëse azhurnimet në informacionin e produktit janë të përshtatshme. EMA gjithashtu do të vlerësojë të dhënat për dozat përforcuese. / KultPlus.com
Elton John po lanson albumin me bashkëpunimet me artistë të disa zhanreve dhe gjeneratave të ndryshme, përfshirë Nicki Minaj, Young Thug, Miley Cyrus, Lil Nas X, Stevie Nicks dhe Stevie Wonder.
“The Lockdown Sessions”, koleksion i 16 këngëve të Johnit me artistë të tjerë, nga Dua Lipa deri te Glen Campbell, publikohet më 22 tetor, ka konfirmuar vetë kompania “Interscope Records”.
Këngët u regjistruan në distancë në disa raste, ndërsa kur artistët i regjistruar së bashku ata morën parasysh masat për mbrojtje nga COVID-19.
John ka thënë se e shtyu atë në një territor të panjohur muzikor, duke u futur në zhanrin hip-hop, country, elektronike, e të tjera. / KultPlus.com
Ndalini të gjitha orët, këputeni çdo telefon qenin që leh për kockën e lëngshme a ka kush e pushon, heshtni pianot dhe me daulle që mbytur tingëllojnë silleni arkivolin, vajtojcat le t’vajtojnë.
Lërini aeroplanët t’sillen vajtueshëm, mbi re tretur, dhe ta shkruajnë në qiell mesazhin “Ai ka vdekur”. N’qafën e bardhë t’pëllumbave fjongo zije le t’ketë policët e trafikut dorashka t’zeza kanavace t’mbajnë krejt.
Atë e kisha Veri, Jug, Lindje, Perëndim, ditë pune, dhe në ditën e diel lehtësim, mesditë, mesnatë, fjalë, tingullin tim. Mendova se dashuria zgjat përgjithmonë: e kisha gabim
Yjet nuk kanë më vlerë; shuajini një nga një, mbështilleni Hënën, çmontojeni Diellin, s’duhen më, zbrazeni oqeanin, pyllin çrrënjoseni, rrafsh t’jetë; se tash asgjë të mirë më këtu s’do të ketë.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani u takua sot me Presidentin e Konfederates Zvicerane, Sh.T. Guy Parmelin.
Në këtë takim, Presidentja Osmani theksoi raportet tashmë jashtëzakonisht të mira në mes të Kosovës dhe Zvicrës, të cilat ajo konsideroi se kanë krijuar mundësi të shkëlqyeshme për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit në mes të dy vendeve.
Ajo po ashtu foli për raportet e veçanta në mes të dy popujve, me ç’rast shprehu mirënjohje të thellë për institucionet dhe popullin zviceran për faktin që Zvicrën e shndërruan në shtëpinë e mbi 200,000 kosovarëve duke u mundësuar atyre integrim të suksesshëm në shoqërinë zvicerane.
Gjatë takimit, palët u dakorduan që ekzistojnë mundësi të jashtëzakonshme të bashkëpunimit bilateral në fushën e ekonomisë. Presidentja Osmani theksoi që institucionet e reja janë të interesuara për thithjen e investimeve të reja, për të cilat do të ofrohet mbrojtje dhe siguri e plotë. Në këtë drejtim, palët u dakorduan për bashkëpunim aktiv dhe angazhim dypalësh për intensifikim e shkëmbimeve ekonomike, si dhe shtimin e bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët.
Nisur nga zhvillimet e fundit me pandeminë, Presidentja Osmani theksoi edhe njëherë rëndësinë e vaksinimit si mundësia jonë më e mirë për të shpëtuar jetë dhe për të luftuar pandeminë. Me këtë rast, Presidentja Osmani theksoi se Kosova do të vazhdojë të ketë nevojë për asistencën e vendeve mike për sigurim të dozave shtesë të vaksinës. / KultPlus.com
Muharrem Qena është një nga artistët e njohur shqiptar. Ai lindi në Mitrovicë, në vitin 1930. Me talentin dhe punën e tij të madhe arriti të bëhet njëri prej themeluesve të skenës teatrore dhe të këngës argëtuese shqipe, shkruan KultPlus.
Krijimtaria e Qenës është mjaft e dendur, ai shkroi këngë, kompozoi, aktroi dhe ishte regjisor i shquar, i më se 200 shfaqjeve teatrale.
Me shumë çmime të fituara gjatë karrierës së tij, Qena radhitet ndër krijuesit e mirënjohur kosovarë. Edhe në këngë ishte shumë produktiv.
Ai krijoi dhe këndoi një sërë këngësh argëtuese nën frymën bashkëkohore, të cilat frymëzuan shumë breza pasardhës.
Disa nga këngët e tij shumë të dëgjuara janë: “A thua”, “Mallëngjimi”, “Oj hanë”, “Kaçurrelja”, “Lamtumirë” e të tjera..
KultPlus jua sjellë këngën “Shokut”, që është njëra nga më të famshmet e Qenës, këngë e cila u rikëndua edhe nga artistët e rinj, dhe mbetet gjithmonë këngë e dashur për publikun. /KultPlus.com
Të dua për të gjitha gratë që nuk i njoha Të dua për të gjitha kohërat që nuk i jetova Për kundërmimin e detit të gjerë dhe për kundërmimin e bukës së ngrohtë Për borën që shkrin për lulet e para Për kafshët e dëlira që njeriu nuk i tremb Të dua për dashurinë Të dua për të gjitha gratë që nuk i dashuroj Kush më pasqyron veç teje vetveten e shoh fare pak Pa ty shoh veç një hapësirë të shkretë Midis dikur dhe sot Qenë gjithë ata të vdekur që i kapërceva duke ecur mbi kashtë Nuk mund ta shpoja murin e pasqyrës sime M’u desh ta mësoja fjalë për fjalë Ashtu siç harron njeriu Të dua për urtësinë tënde që nuk e kam Për shëndetin Të dua përkundër gjithçkaje që është iluzion Për këtë zemër të pavdekshme që nuk venitet Ti pandeh se je dyshimi dhe je vetëm arsyeja Ti je dielli i madh që më ngjitet në kokë Kur jam i sigurt në vetvete. / KultPlus.com
Komuniteti Arbëresh në San Paolo Albanese, më 14 shtator do të festojë edicionin e 14 -të të festivalit “Croce e Basilico”.
Festa e lartësimit të Kryqit të Shenjtë lidhet me përkushtimin e Bazilikës së Ringjalljes, të ndërtuar mbi varrin e Zotit në 335, dhe gjithashtu me festimin e gjetjes së relikës së Kryqit nga Perandoresha Helena.
Katundi arbëresh San Paolo Albanese, sipas të dhënave të fundit të ISTAT, është lokalitetit me moshën më të vjetër, por edhe më të renë në të gjithë Bazilikatën. Ritmet e jetës aty janë më të lehta dhe banorët pohojnë se bëjnë jetë të qetë.
Njëri nga zotërinjtë e intervistuar, në kronikën televizive të televizionit itaian TGR, e fillon përgjigjen e tij me shprehjen shqip “Jemi shumë mirë”, thotë se ne jemi të ardhur nga Shqipëria dhe nga atje kemi marrë pak pasuri dhe shëndetin. / KultPlus.com
112 vite më parë, nga data 2-9 shtator 1909, në qytetin e Elbasanit u zhvillua një ngjarje e shënuar në historinë e arsimit, shkollës e kulturës shqiptare, që në histori njihet si “Kongresi i Elbasanit” apo “Kongresi i shkollave shqipe”, ku morën pjesë 35 përfaqësues nga 28 klube e shoqëri patriotike, brenda e jashtë territorit shqiptar, shkruan KultPlus.
Kongresi i Elbasanit hapi rrugën e shkollimit laik në trevat shqiptare, shtroi detyrën e përgatitjes së kuadrove arsimore, bëri organizimin e shkollave dhe sigurimin e fondeve për mbajtjen e tyre, caktoi rregullat e drejtimit të shkollës dhe bashkoi shqiptarët pa dallim besimi e krahine.
Në këtë Kongres u hodhën bazat e arsimit kombëtar shqiptar për dituri e kulturë. Gjithashtu u punua për një shqipe të shkruar e të njësuar dhe për herë të parë në të u hodh ideja e drejtshkrimit të gjuhës shqipe, ideja për bashkimin e dy dialekteve me zgjedhjen e dialektit të Elbasanit si model të shqipes së shkruar.
Kongresi u thirr me nismën e klubit shqiptar të Selanikut.
Kongresi vendosi të themelohej në Elbasan, në vjeshtën e 1909-ës, një shkollë e mesme pedagogjike (Normale) shqipe me gjashtë klasa, që do të përgatiste mësues për shkollat fillore shqipe dhe do të mbahej me kontributin e të gjitha klubeve dhe shoqërive shqiptare.
Mësuesit e parë të normales do të pushtonin të gjitha trojet shqiptare, që nga zonat e thella malore, Kosova, Çamëria apo në çdo cep ku duhej përhapur gjuha amtare, pa të cilën një komb është i destinuar të zhduket. Normalja e Elbasanit mban titullin e lartë “Nderi i Kombit” akorduar nga Presidenti i Republikës.
Vendimet e Kongresit të Elbasanit i dhanë një hov të mëtejshëm Lëvizjes Kombëtare e në mënyrë të veçantë luftës për përhapjen e shkollave dhe te shkrimit shqip. / KultPlus.com
Rradhë kilometrike për të hyrë në Kosovë, qindra automjete të Kosovës dhe të Shqipërisë po presin në rrugën e kombit për të hyrë në Kosovë.
Rradha është e gjatë deri në fshatin Morinë, kjo për shkak të masave anticovid që po zbaton pala kosovare në pikën e kalimit kufitar Vermicë por edhe të kthimit të kosovarëve nga pushimet në bregdetin shqiptar, mjetet po presin prej disa orësh për të hyrë në Kosovë.
Kjo situatë është prej 31 gushtit kur pala kosovare po kërkon test PCR ose certifikatë vaksinimi, ndërkohë që pranë pikës së kalimit kufitar është vendosur një laborator për test të shpejtë me 25 euro. / KultPlus.com
Këngëtari shqiptar Altin Asllani, bashkë me grupin e tij zvicerian “Pablo Infernal” do të publikojnë albumin e tyre më të ri muzikor.
Projekti titullohet “Mount Angeles” dhe pritet të lançohet më 17 shtator 2021. Pjesëmarrëse në këtë realizim, ka qenë edhe artistja shqiptare e grafikës Arbnore Toska, e cila jeton dhe ushtron profesionin e saj në Zvicër.
“Një album i ri po vjen “Mount Angeles” do të dalë më 17 shtator dhe ne do ta festojmë atë në përputhje me rrethanat, prandaj sigurohuni që t’i ruani këto data tani: 17.09.2021, lançimi i albumit dhe 05.11.2021 koncert në Zyrih. Faleminderit Arbnore Toska për punën e mahnitshme”, shkruan grupi në rrjetin social Facebook. / KultPlus.com
Shkruar prej Italo Costante Fortino* nga Shën Benedhiti Ullano/CsLazër Shantoja është një prift shqiptar që, bashkë me 37 besimtarë katolikë shqiptarë, Papa Frangjisku i lartësoi ture i deklaruar të lumtë, pse këta 38 të krishterë jetuan sipas dotrinës së Krishtit, praktikuan gjithë urdhërat e Vangjelit me eroizëm, me thjeshtësi, me shpirt të madh, me mall për gjithë njerëzit edhe për ata çë i shajtin, i dënuan (kundanuan), i vranë. Këta martirë shqiptarë mbyllin kuadrin e fazes së keq të komunizmit në Shqipëri dhe janë nisja e një jete të re që ka si bazë respektin e njeriut, qoftë ai mik ose armik, qoftë i krishterë ose musliman, qoftë besimtar ose ateist.
Të gjithë këta martirë të komunizmit, më parë se të vdisnin, ju drejtuan Tynë Zotit ture e parkalesur e ture thënë: “Zot, ndëleji se nëng dine atë çë bëjin”. Me të vërtetë, regjimi komunist shqiptar, sapo u afirmua, dënoi dhe vrau bijtë më të vlertë çë Shqipëria kish në atë moment: priftëra të shpejtë e me kulturë të lartë, profesorë të përgatitur (priparartur), njerëz me shpirt të lirë, me vlera shoqërore dhe morale të shëndoshta.
Lazër Shantoja qe i pari prift çë regjimi komunist pushkatoi në vitin 1945. Ai u kish lerë në Shkodër në vitin 1892 dhe familja katolike e tij e rriti me parimet (prinçipet) e krishtera, çë e drejtuan në jetën shpirtërore dhe në atë shoqërore. Nga mësimet çë Lazëri mori në familje diti të ekuilibroj esigjencat e shpirtit me esigjencat e jetës praktike, e jetës së shoqërisë ekonomike. Me një fjalë, gjithë jeta e tij qe impenjuar për të mirën e njerëzvet me vlera shpirtërore dhe me vlera shoqërore të forta për të ndërtuar një komunitet të armonizuar, ku mund të jetojin njerëz me idhe dhe besime të ndryshme, me zgjedhje politike të ndryshme, por të gjithë me në zëmër dëshirën e bashkjetesës me paqe për të mirën e të gjithëve.
Lazëri studhioi shumë mirë, formoi një kulturë të lartë çë në atë mot pakë njerëz mund e patin: studhioi më parë në Seminarin Papnor në Shkodër dhe pra në vitin 1912 hyri në Kolegjin “Canisianum” në Innsbruck në Austri, për studimet e larta filozofike e teologjike. Qe ordinartur prift në katedralen e Shkodrës në vitin 1915 dhe zu mbjatu të shurbej si prift më parë në Shkodër dhe pra si famullitar (parrok) në katundin Sheldi, ku hapu nje skollë për të vegjëlit, për t’i mësuar të shkruajin e djovasin.
Italo Costante Fortino* nga Shën Benedhiti Ullano/Cs
1.Kush është L. Shantoja Lazër Shantoja është një prift shqiptar që, bashkë me 37 besimtarë katolikë shqiptarë, Papa Frangjisku i lartësoi ture i deklaruar të lumtë, pse këta 38 të krishterë jetuan sipas dotrinës së Krishtit, praktikuan gjithë urdhërat e Vangjelit me eroizëm, me thjeshtësi, me shpirt të madh, me mall për gjithë njerëzit edhe për ata çë i shajtin, i dënuan (kundanuan), i vranë. Këta martirë shqiptarë mbyllin kuadrin e fazes së keq të komunizmit në Shqipëri dhe janë nisja e një jete të re që ka si bazë respektin e njeriut, qoftë ai mik ose armik, qoftë i krishterë ose musliman, qoftë besimtar ose ateist. Të gjithë këta martirë të komunizmit, më parë se të vdisnin, ju drejtuan Tynë Zotit ture e parkalesur e ture thënë: “Zot, ndëleji se nëng dine atë çë bëjin”. Me të vërtetë, regjimi komunist shqiptar, sapo u afirmua, dënoi dhe vrau bijtë më të vlertë çë Shqipëria kish në atë moment: priftëra të shpejtë e me kulturë të lartë, profesorë të përgatitur (priparartur), njerëz me shpirt të lirë, me vlera shoqërore dhe morale të shëndoshta. Lazër Shantoja qe i pari prift çë regjimi komunist pushkatoi në vitin 1945. Ai u kish lerë në Shkodër në vitin 1892 dhe familja katolike e tij e rriti me parimet (prinçipet) e krishtera, çë e drejtuan në jetën shpirtërore dhe në atë shoqërore. Nga mësimet çë Lazëri mori në familje diti të ekuilibroj esigjencat e shpirtit me esigjencat e jetës praktike, e jetës së shoqërisë ekonomike. Me një fjalë, gjithë jeta e tij qe impenjuar për të mirën e njerëzvet me vlera shpirtërore dhe me vlera shoqërore të forta për të ndërtuar një komunitet të armonizuar, ku mund të jetojin njerëz me idhe dhe besime të ndryshme, me zgjedhje politike të ndryshme, por të gjithë me në zëmër dëshirën e bashkjetesës me paqe për të mirën e të gjithëve.
Lazëri studhioi shumë mirë, formoi një kulturë të lartë çë në atë mot pakë njerëz mund e patin: studhioi më parë në Seminarin Papnor në Shkodër dhe pra në vitin 1912 hyri në Kolegjin “Canisianum” në Innsbruck në Austri, për studimet e larta filozofike e teologjike. Qe ordinartur prift në katedralen e Shkodrës në vitin 1915 dhe zu mbjatu të shurbej si prift më parë në Shkodër dhe pra si famullitar (parrok) në katundin Sheldi, ku hapu nje skollë për të vegjëlit, për t’i mësuar të shkruajin e djovasin. Si i krështerë dhe si prift, kërkoi ngaherë të mirën e gjindjes, pa ndarë njerëzit sipas besimevet të tyre: me të vërtetë, kur ju drejtua një musliman i varfër çë kish bëzonj për të gjëllitur, Lazëri e mori me të, e solli ne shtëpinë e tij, bën e gjëlliti me të mirat çë kish, pra i gjeti një fëtig e e ndihu edhe të martohej e të formoj familjen. E këtë e bëri megjithëse gjindja ndihej e mëritur pse prifti i tyre katolik ndihij një musliman. Si thamë, Lazër Shantoja ish një njeri me kulturë të lartë, me esperiencë, me përvojë vërtet të madhe, pse kish studhiuar edhe jashtë Shqipërisë ku kish pasur profesorë të përgatitur e të shpejtë.
Fati qe edhe se ai kish kapacitete të larta çë kish pasur nga natura, por merita e tij qe edhe se ai i shfrytëzoi gjithë shumë mirë ato kapacitete për të mirën personale, për të mirën e shoqërisë, për të mirën e Qishës, por mësegjithë për të hapij në mest gjindjes Fjalën e Krishtit, mesaxhin e Vangjelit. Si do të shohim, qe autorë veprash letrare dhe publicistike në shumë rivista, si poet me ndjenja të forta e te holla, si përkthyes, vjen me thënë si tradhutor veprash nga gjuhët e huaja në shqipen.
Lazër Shantoja, pra kish pasionën e madhe për muzikën e dij e i bij pianofortit jo si diletant por si mjeshtër. Për të kuptuar mirë këtë pasionë për muzikën, do të mbajim mend se, kur qe emëruar famullitar në katundin Sheldi, mori një mushkë, e ngarkoi me pianofortin e e çoi në katundin malor ku bën e u gjegjtin notat e këndshme të muzikës klasike të Schumann e të Schubert. Gjithë gjindja e nderoi për fjalët e mira çë nga dita i thoj në meshën e jashtë meshës, vlerësoi dotrinën çë ai i shpjegoj me fjalë të thjeshta sa të kuptojin mirë mesaxhin e Krishtit, e mbajtin si mik besnik çë i qëndroj i shtypur në zëmër e në grykë me fjalët “famullitari me pianofort”. Kur, pra, la katundin Sheldi e qe emëruar segretar i peshkopit të Shkodrës, Mons. Lazër Mjeda, çoi nj’etër herë në Shkodër edhe pianofortin, pse me muzikën doj të trazmetoj bukurinë e artit ç’i flet zëmrave të gjindjes dhe predisponon shpirtin për të kuptuar më mirë krijesën, njeriun, kallëzimin e Krishtit çë erdhi në jetë për të na zbuluar fshehtësitë e jetës së vërtetë.
Si duket nga këto momente të jetës së tij, qe një personalitet vërtet i madh, me njohje të jetës kulturore shqiptare dhe europiane: njihij mirë jo vetëm shqipen, atë të folur si edhe atë letrare, po njihij mirë me shkrim dhe me të folur gjuhën tedeske, ingleze, françeze, italiane dhe, thomse qe një nga të parët çe njihij edhe esperantin. Një njeri si Lazër Shantoja vuri re, se për të arvuar te gjindja, përveç fjalës, ka të përdorij të shkruajturit dhe se kanalli më i mirë, në atë mot, ishin rivistat, ku mund shprehij idetë relixhoze, kulturore, politike, shoqërore për t’i përhapij ndë mest shoqërisë. Me të vërtetë qe drejtor i rivistës kulturale “Ora e Maleve”, ku shkruajti shumë artikuj për situatën politike dhe për demoktacinë në Shqipëri. Si qe edhe drejtor i boletinit “Fletorja Zyrtare e Klerit Katolik të Shqypnis”.
2.Pamja shoqërore dhe politike e L. Shantojës Çë kur ish famullitar në katundin Sheldi, Lazëri ruajti mësegjithë të mirën e njerëzvet, nga ana materiale si edhe nga ana kulturore dhe shpirtërore. Nga kjo pikëpamje rrjedh gjithë jeta, veprimtaria e tij dhe si konseguencë vdekja e tij. Për të arritur në një gjëndje materiale-ekonomike të mirë, gjindja, dhe me një fjalë shoqëria ka të jetë ndihur nga sistemi politik. Pra Lazëri kuptoj se kish të impenjohej edhe në jetën politike për të mirën e gjindjes, për të mirën e atdheut, për të mirën e gjithë Shqipërisë. Pothuajse si bëri në Itali Luigji Sturzo, një prift i impenjuar në politikë, çë do të vëj në praktikë prinçipet e krishtera për të mirën e gjithë njerëzvet, kështu Lazër Shantoja, çë në zënëfilljen e veprimtarisë së tij dhe për gjithë jetën mbajti përpara syvet programin e krishterë për shoqërinë, pse njeriu është i bërë me kumrin e me shpirtin.
Qe në krah të politikës së Fan S. Nolit, bashkë me Luigj Gurakuqin, në vitin 1924 për një politikë demokratike çë kish në program të ruajturit e të drejtat e katundarëvet më të varfër; dhe mandaj qe kundër politikës së latifondistëve e kundër latifondistit Ahmed Zogolli, çë pra u bë Rregji i Shqipërisë me ëmrin Zogu. Shqipëria, pas esperiencës pesëqindvjeçare të dominacionës turke, sforcohej të realizoj një formë politike demokratike, por përpiqij shumë kundërshtime (kontraste), shumë interesa çë e kundërshtojin. Kështu se edhe Rregji Zogu, me kulturën e tij autoritare nëng arvoi të zhvilloj Shqipërinë, por ruaj vetëm interesat e të bëgatëvet, kurse më të shumtit e qytetarëvet qëndrojin në varfëri. Lazër Shantoja ish kundër kësaj politike, ç’i gjitij politikës së Turqvet, dhe pasi ish një njeri i fortë, i ndershëm, i drejtë, në fjalimet publike çë ai bëj i thoj të gjitha padrejtësitë çë bëshin kundër gjindjes më të varfër. Lazëri ish një orator i mirë jo vetëm kur flitij për të vërtetat e Vangjelit, me një gjuhë të pastër, të thjeshtë, të kuptueshme, por ish orator i fuqishëm dhe i rreptë edhe kur flitij për gjendjen politike e katundevet dhe e qytetevet. Ai nëng fshehu kurrë gjendjen e keqe ku gjëllijin njerëzt, çë ish konseguenca e politikës së korruptuar e guvernit (qeverisë). Fuqinë dhe sinqeritetin e Lazërit Rre Zogu nëng ja ndëleu (perdunarti) kurrë. Kështu se Lazëri pat të lëj Shqipërinë e të vej ture ecur në Europë: më parë vate në Beograd, nga atje shkoi në Vienë, nga Viena në Berlin, njera kur gjeti një situatë më të mirë në Zvicer, ku në një katund i vogël çë ja thonë La Motte, në Kantonin e Bernës, qe emëruar famullitar dhe atje shurbeu si misionar për më se 10 vjet. Qenë vite të frytshme për besimtarët çë gjegjin fjalimet e tija të bëgata me frymëzim evangjelik, me dashuri për njerëzt, për rritjen e komunitetit. Dhe qenë vite të frytshme për të, pse qenë si një mbledhje të shpirtit, një meditacionë për të rritej përpara TynëZotit ture shurbier për shpirtin e njerëzvet, dhe ture menduar atdheun e tij çë meritoj një situatë politike demokratike dhe më të drejtë. Në katundin La Motte vate e gjeti e jëma, një grua e mirë, e shëjtë çë e ndihu në gjithë shurbiset çë bëj, e mbeti me Lazërin njera vitin 1939, kur në Shqipëri arvuan italianët e liruan atdheun nga ditatura e Rregjit Zogu. Atëherë Lazëri mund u pruar në Shqipëri e qëndroi në Tiranë ku me fjalë e me të shkruajtur aprovoi politikën e Italisë, si udha më e mirë për progresin e Shqipërisë. Kur u gjënd në Tiranë, vuri re se nj’etër armik (nimik) i egër ish e zëj e vëj rrenjat kundër Shqipërisë: sistemi komunist. Lazëri e kuptoi mbjatu se për Shqipërinë komunizmi ish si një gjarpër çë afrohej daledalë e pra të zë e të vret. Si njeri me përvojë të gjatë e me intuit të fortë politik parashihij sa dëme do të bëj në Shqipëri regjimi komunist dhe e kundërshtoi me fjalime dhe me të shkruajtur me gjithë fuqinë çë ndiej. Në fund të janarit të vitit 1945, regjimi komunist më parë e persekutoi Lazërin dhe e torturoi në manerë të egër: i prenë këmbët e krahët dhe pra e shkrehtin e e vranë. Ish i pari prift katolik çë komunistët vranë pa shpirt e pa lipisi. Me këtë vrasje komunistët buthtuan sistemin e tyre kundër njerëzimit, kundër Qishës katolike si edhe kundër gjithë atyre çë e kundërshtojin.
3.Lazër Shantoja shkrimtar
Botimet e Shantojës janë të ndarë në rivistat shqiptare të motit. Ju japim këtu vetëm dica tituj të këtyre rivistave: Ora e Maleve, Liria Kombëtare, Ora e Shqipnisë, Illyria, Cirka, Kumbona e së Dielles, Leka, Hylli i dritës, Tomori. Po në vitin 2005 Arben Marku, bashkë me Niketa Stefa dhe Ardian Ndreca, menduan mirë të mblidhin gjithë atë çë Shantoja shkruajti, të shprishur nëpër rivistave e t’e botojin në një vëllim (vollum). Kështu se kush do mund të djovasinj gjithë atë çë Shantoja shkruajti e mund të ketë një ide se kush qe Lazëri si shkrimtar. Libri i Arben Markut, me titull “Vepra” dolli në “Botime Françeskane”, (Shkodër 2005). Ai qe një shkrimtar prift patriotik çë dëshiroj se Shqipëria, pas çlirimit (liberacionës) nga dominaciona turke, të rritej si shtet indipendent, demokratik dhe të operoj për të mirën e gjithë shqiptarëve, qoftë katolikë, qoftë muslimanë, qoftë ortodoksë, pse të gjithë janë shqiptarë. Ai luftoi shumë për të buthtuar se demokracia nëng është vetëm e mira e atyre çë kanë në dorë pushtetin (poterin) politik, o ekonomik, po demokracia ka të jetë e mira e gjithë qytetarëvet dhe shteti ka të jetë mësegjithë në krah të atyre çë nëng janë të bëget, po gjëllijin si të varfër vetëm me të ngrënët e ditës, kur e kanë. Lazëri shkruan në artikullin “Malcia pa buk” (Vepra, f. 377) se qe mësegjithë qeveria e keqe e Rregjit Zog çë konkurroi të varfëroj gjithë njerëzt e Malësisë. Zëri i Lazërit është një protestë e madhe kundër guvernit të Rregjit Zog, i cili bëj intersat e pakë njerëzve, interesat e atyre çë kishin pushtetin (poterin), ture lënë prapa më të shumtit e populacionës (popullsisë): të varfërit e Malësisë, si edhe të varfërit e katundevet e të qytetevet. Nga këtu të thërriturit e Shantojës kur shkruan: “Ahmed Zogu! Ahmed Zogu! E rrenoj, e shnjerzoj Malcinë: Ahmed Zogu po e bân sot me vdekë urie”. Prifti e shkrimtari Lazër Shantoja nëng mund të mos protestoj kundër shurbiset e padrejta. E ai mendoj se patriotizmi i vërtetë është ai çë bazohet mbi një qeveri të drejtë çë arvon të zgjedhë problemet e njerëzvet, të atyre të bëget si edhe e mësegjithë të atyre të varfër.
Ish shpirti i krishtërimit çë i jipij Lazërit një fuqi të madhe e të zjarrtë për të luftoj për të drejtat e të gjithë njerëzvet. Kur, në vitin 1924, vdiqi Avni Rustemi, Lazëri mori pjesë në varrimin e tij, e mbajti fjalinë e fundit, ture e lartësuar si hero të kombit, të nacionës shqiptare (Fjala e D. L. Shantojës te vorri i Avniut, në Lazër Shantoja, Vepra, cit. ff. 242-244). Për ata çë djovasin e nëng dinë kush qe Avni Rustemi (Libohovë 1895-Tiranë 1924) shkruajim dy fjalë çë na ngjarojin idetë. Së pari, mund të thomë se qe një personaxh çë u muar me politikën e Shqipërisë çë ish e hyj në kuadrin e kombeve, nacioneve indipendente pas të liruarit nga dominaciona turke. Avniu qe një nga të parët çë mori pjesë në movimentin demokratik shqiptar në vitet kur i duhëshin njerëz të shpejtë, me kulturë të lartë, e me kapacitete të mëdha. Avni Rustemi, pas Shkollës Normale të Elbasanit e pas Kolegjit françez të Lozanës, studhjoi në Kolegjin arbëresh të Shën Adrianit në Shën Mitër Korone, ku organizoi shoqatën “Lidhja e Rinisë Shqiptare”, e pëstaj bëri studimet e larta pedagogjike në Universitetin e Romës. Avni Rustemi luftoi kundër atyre çë për të mirën personale nëng bënin të mirën e një Shqipërie indipendente, kështu se i vate kundër politikës së Esat Pashë Toptanit e në fund i bëri një atendàt në vitin 1920 e e vrau në Parixhi. Pra u pruar në Shqipëri e në vitin 1923 qe zgjedhur si deputet i Prefeturës së Kosovës në Asemblenë Kostituente. Por fuqitë çë ishin kundër demokracisë ishin të forta e vitin pas, 1924, i bënë një atendat Avniut e e vranë.
Në fialinë e tij Lazër Shantoja vuri në dritë vlerën e politikës së Avni Rustemit lidhur edhe me nj’etër personaxh të madh si ish Bajram Curri nga Gjakova, i cili kish luftuar për demokracinë dhe për të liruar Kosovën nga dominaciona serbe. Dhe Bajram Curri ish atje, përpara varrit të Avni Rustemit çë e qaj e nderoj si mik të madh. Lazër Shantoja bën fjalimin mbi vorrin e tij ture kujtuar veprat e Avniut lidhur me plakun e Kosovës, Bajram Currin.
E sot? Ç’kah shef sot Avni Rustemi? Sot Avni Rustemi shef mbi vorrin e tij plakun e Kosovës, veteranin patriot, babën e Shqiptarizmës, luftarin vigan, shgatrrojsin e esadizmës, esponentin mâ të naltë e të pastër të rracës s’onë të vjetër! Shef plakun qi tash trí vjet jetoj në shoqëní të bishvet t’egra mbi male e ndër shpella i dëbuem, i dënuem, i ndjekur porsí i rrezikshëm porsí trathtor prej njerzvet, êmnin e poshtër të cilvet i a lidhë êmnit shêjt t’atdheut vetëm intriga, trathtija, despotizma! Sot mbi vorrin e tij heroji djalosh shef herojin plak, shef Bajram Currin! (Fjala e D. L. Shantojës te vorri i Avniut, cit. f. 242). Shpirti patriotik i Lazër Shantojës shprehet me fuqi të madhe në momentet çë i ofron jeta, sikur shkruan për një personaxh të madh si është Luigj Gurakuqi, kur e vranë në Bari në vitin 1925.
Si Bajram Curri, si Avni Rustemi, ky personaxh shqiptar buthtoi mall të madh për Shqipërinë dhe për Shqipërinë demokratike grisi jetën e tij, ju shua jeta e tij. Luigj Gurakuqi (Shkodra 1879 – Bari 1925) thomse është figura demokratike shqiptare më e madhe e shekullit XX. Ai qe jo vetëm një politikan i vërtetë me vlera njerëzore shumë të larta për njeriun dhe për gjithë gjindjen, po qe shkrimtar dhe studiues i famshëm për gjuhën shqipe. Si Avni Rustemi, edhe Luigj Gurakuqi studhioi në Kolegjin arbëresh të Shën Adrianit në Shën Mitër Korone, dhe pëstaj shkoi Anapul ku studioi për mjekësi e biologji në Universitetin e Napolit. Ka shumë interes studhimi i tij “Vargënimi n’gjuhë shqipe me nji fjalorth shqyp-frângisht n’marim” (Napoli 1906). Mori pjesë në Kongresin e Manastirit, dhe në Komisinë letrare shqipe; pra qe drejtor i Shkollës Normale të Elbasanit dhe bashkëpunoi me Ismail Qemal Vlorën. Qe më herë ministër i Arsimit (Istrucionës) dhe në fund Ministër i Financave në Guvernin demokratik me Fan Nolin në vitin 1924.
Qe vrarë në Bari nga emisaret e Ahmet bey Zogut me të ndihurit e guvernit fashist italian. Lazër Shantoja, çë i kish besë vërtet se Shqipëria mund të bëhej një nacionë demokratike për të mirën e gjithë shqiptarëve, kur pa se si ranë tri qiritë më të drejtë (Avni Rustemi, Bajram Curri, Luigj Gurakuqi) lëshoi një thirrmë të madhe, të deshpëruar për të tundur zemrën dhe të tërë shpirtin e shqiptarëvet pse demokracia nëng mund të shuhej kështu: demokracia është një vlerë çë mund të shuhet për pak mot, po pëstaj dhezet patjetër e ringjallet më e fortë se më parë. Lazër Shantoja, çë ish në sintoni me politikën demokratiche të Avni Rustenit, të Bajram Currit e me politikën e katolikut Luigj Gurakuqit, te gazeta “Liria shqiptare” shkruan një artikull me titull “Luigj Gurakuqi” (Shih Vepra, cit. ff. 329-331), ku vë në dritë elementet çë karaterizojin figurën e Luigj Gurakuqit: Me humbjen e Bajram Currit e të Luigj Gurakuqit mbyllet një epopè e madhnueshme e këputet per gjysë nji hymn i nâltë! Epopèn e mbylli Plaku; hymnin do t’a vijojmë na!… Gurakuqi âshtë nji dillë qi shndritë me driten e tij dhe nuk mund të shkimet me të tana ndyesiënat e poshtërsiënat e nji politike të pashpirtë. Gjyqin mbi Luigj Gurakuqin do t’a bâjë e ka me e bâ kombi shqiptar… Me nji duresë e nji palodhësië shembullore shkrîni jeten per idealin e nji Shqipënie të lirë, të madhe e të lume. Per arritjen e këtij ideali, motori gjithmonë në lëvizje qi drejtonte të tanë jeten e tij, sakrifikoj ândjet e jetes mâ t’ambëlat, prirjet e natyrës mâ të fortat… Gurakuqi ishte njeri me fuqît e hekurit. Fjala i delte e rrjedhshme, e kadalshme, e mbâtun, e kjartë, e kandshme, e bukur. Vetëm presenca e tij të sugjestjononte. Porsi nji luftar i mirë qi nuk gjindet kurr pa fyshekë, ishte kurdoherë i pregatitun me gjegjë e me dhanë arësye. Luigj Gurakuqi ishte bâ nji arsenal politik në Shqipënië. Kjé ndër të pakët, per mos me thanë ndër të vetmit shqiptar, qi me njoftimin e plotë të popullit pergjithsisht e të visevet të ndryshme të Shqipëniës, bashkonte edhé njoftjen e këthellë të tanë njerzvet të sajë, të tana kohnavet e të tana njyrevet… Do t’i dihet influences personale të tij në kjoftë se sot në Shqipënië toska e njef e e don mâ fort gegen e gega tosken, muhamedani kristjanin e kristjani muhamedanin. Luigj Gurakuqi kjé ura e arit e bashkimit kombëtar. Gurakuqi, shkodranë katolik, âsht Gurakuqi i të tanë Shqipëniës… Kjé idealist i nâltë dhé realist pedant me nji herit (Vepra, ff. 329, 330, 331).
Lazër Shantoja ka valorizuar (vlerësuar) në çdo koment gjithë aspetet e Shqipërisë, qoftë aspetet politike, qoftë aspetet kulturale, qoftë aspetet letrare, jo vetëm për t’i lartësuar po edhe shumë herë për t’i kritikuar. Si shembull, marrim konsideracionat çë Lazëri bën për një shkritor shqiptar çë mbahet nga më të shumtit si patriot i famshëm, poet i famshëm, orator i famshëm: Gjergj Fishta. Në rivistën “Hylli i Dritës” Lazëri shkruajti dy artikuj për këtë autor e patriot çë ka nderuar kulturën shqiptare: 1) Kujtime françeskane; 2) Kryevjetori i dekes s’At Gjergj Fishtës (Vepra, cit. ff. 478-484), ku vë në dritë domethënien e këtij personaliteti çe ka dominuar për një gjymës shekulli gjithë kulturën shqiptare. Fishta (1871-1940) konsiderohet nga të shumtit si “zëri i kombit”, zëri i nacionës shqiptare, dhe me rivistën “Hylli i Dritës”, çë zu e botoi ai në vitin 1913, hapu në gjithë jetën kulturën shqiptare me gjithë problemet çë kish Shqipëria në gjymsën e parë të shekullit XX. Fishta kontribuoi jo vetëm për politikën, si deputet në parlamentin shqiptar, ture marrë pjesë në konferencat ballkanike (në Athinë, në Sofje, në Bukuresht), po edhe e sidomos kontribuoi për kulturën e re shqiptare: mori pjesë në Kongresin e Manastirit për të zgjedhur një alfabet unik, dhe në Komisinë Letrare Shqype për të studhiuar cila mund ish gjuha kombëtare (nacionale) për gjithë Shqipërinë. Po Fishta është një autor i madh: shkruajti më se tredhjetë vepra letrare, nga të cilat ajo çë fjuturon mbi të gjitha është Lahuta e Malcís, një poem epik historik çe fjet për luftën e shqiptarëvet për të ruajtur autonominë nacionale nga të huajt.
Lazër Shantoja e admiroi shumë këtë shkrimtar, si njeri e si skritor (shkrimtar), dhe shëngon si Fishta thërriti gjithë shqiptarët të jenë një, të jenë ngaherë të bashkuar në ëmrin e storjes, në ëmrin e traditës, në ëmrin e gjithë shqiptarëvet çë qenë e çë nëng janë më, po çë luftuan përse Shqipëria të ish ngaherë një e bashkuar: Shkrimet e Fishtës kanë erë toke shqiptare. Shpirtit të shqiptarit veshi i Fishtës i ka nxjerrë jonat ma të hollat, ma t’imtat, ma të thellat, ma t’ambëlat. Jonat qi përbâjnë jetën karakteristike të popullit t’onë të vjetër. sht malsori, âsht mali, âsht gjaku shqiptar qi flet e shungullon e shkumbëzon ndër vargjet e Fishtës. E vargu i tij të trandë e të molisë… Atë Fishta na thotë prej vorrit se nuk ka dashuni të vërtetë atdheut aty ku nuk njihet, a ku përjashtohet, a ku luftohet êmni i Zotit. Ai vorr na thotë se patriotizma as nuk âsht vetëm nji instinkt, as nuk âsht nji modë, as nuk âsht nji zanatë; ai na thotë përkundrazi se patriotizma âsht njoftimi i atdheut, âsht dashunija e atdheut, âsht shërbimi i atdheut. Vorri i Fishtës, i këtij Fishte i cili në zêmrën e tij të madhe përshini e shkrini të gjithë shqiptarët, pa kurrnji ndryshim besimi a krahine, ai vorr na thotë: Shiptarë! Harroni ça ju danë e ça ju largon e kujtoni vetëm ça ju lidhë e ça ju bashkon! (Vepra, cit., f. 479, 484).
Lazër Shantoja e njihte mirë gjuhën shqipe, armoninë e saj dhe të fshehurat e stilit, mandaj edhe stili i tij, aq në veprat kreative sa në të shkruajturit në prozë, sa edhe në të pjerrurit nga gjuhët e huaja në shqipen, mund të konsiderohet i shkëlqyem. Si dihet, të pjerrurit nga një gjuhë në tjetër është një operacionë shumë e shumë delikate, çë jo gjithë mund t’e bëjin. Lazëri kish këtë aftësi (abilitet) në të pjerrurit e veprave më të bukura nga gjuha gjermane dhe italiane në shqipe. Na sosën të citojim atë çë shkruan Fan S. Noli për të pjerrurit e Faustit të Johan Volfang fon Goethe në shqipe. Edhe Fan Noli qe një pjerrës (tradhutor) i gjegjur dhe kish, edhe ai, pjerrur shqip veprën e Faustit. Po kur dolli të pjerrurit e Faustit çë bëri Lazëri, i shkruajti për t’e nderuar e për t’i thënë se, nëse Goethe dij shqipen, kish preferuar të pjerrurit e Lazërit dhe jo të tijin: “Nuk gjej fjalë për të të uruar për përkthimin tënd në shqip të poezisë veçse duke të siguruar se, po ta dinte shqipen, gjigandi i Veimarit do të të falendëronte ty, një Nerval shqiptar, për këtë përkthim” (nga Robert Elsie, Histori e letërsisë shqiptare, Tiranë-Pejë 1997, f. 323). Si të pjerrurit nga gjermanishtja, edhe të pjerrurit nga italishtja në shqipen janë të shkëlqyem. Në të pjerrurit Lazëri buthon se njeh mirë dy gjuhët, jo vetëm, po njeh mirë gjuhën e atij autori çë është e pjerrë në shqipe, hollësitë e asaj gjuhe çë dica herë ka edhe tendenca dialektore, me një fjalë njeh idioletin e autorit, jo vetëm, po njeh edhe mirë kulturën çë i nget asaj gjuhe, atmosferën ku ka vend vepra e ku jeton autori. Lazëri di e armonizon tingujt e gjuhës orixhinale me tingujt e gjuhës ku pjerr veprat. Me një fjalë, Lazëri është një mjeshtër i njohur e i gjegjur në të pjerrurit e veprave nga gjermanishtja e nga italishtja. Si shembuj ju japim të pjerrurit shqip të poezivet më të bukura të autorit italian Giacomo Leopardi në shqipen e Shkodrës, vjen me thënë në variantin geg, po në variantin letrar shkodran me një stil të lartë çë i përgjigjet mirë testit orixhinal të Leopardit.
——————————- Shkrimi është përcjellë me lejen e autorit dhe stafit të “Jetës Arbëreshe”, Nr. 88 / KultPlus.com