Kadare vjen i përkthyer në gjuhën frënge, nga violinisti i njohur, Tedi Papavrami.
Me botimin në frëngjisht të kësaj vepre të shkrimtarit shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare, prestigjiozja ”Le Monde” i bën një analizë veprës së tij, që zë fill me ngjarjen e vitit 1934, me telefonatën e famshme të udhëheqësit sovjetik Josif Vissarionovich Stalin me shkrimtarin nobelist, Boris Pastërnak.
Telefonata ka në qendër poetin rus Ossip Mandelstam, i cili, Stalini e konsideronte si ‘malokun e Kremlinit’.
Stalini e di, se Pastërnaku dhe Ossip Mandelstam janë miq dhe për këtë arsye, ai kërkon një lloj aprovimi prej tij, teksa ky i fundit i përgjigjet se, thjesht, janë të ndryshëm. Një përgjigje sa diplomatike, aq edhe lloj ‘tradhtie’ e tij, Pastërnakut, ndaj mikut të tij. Megjithë qëndrimin nga ana e tij, gjatë kohës që Stalini fliste me Pastërnakun, miku i tij poet, Ossip Mandelstam ishte dënuar.
”Le Monde” shtron pyetjen sesi do të ishte sjellë Kadareja në një situatë të tillë, nëse do të ishte në vendin e Pastërnakut dhe çfarë e tërhoqi shkrimtarin shqiptar ndaj këtij episodi, për të shkruar “Kur sunduesit grinden”.
”Le Monde” shkruan:
Së pari, faktet ose sa pak dimë rreth tyre.
Skena zhvillohet në Moskë, në vitin 1934. Pasditen e 23 qershorit, shkrimtari Boris Pasternak (1890-1960) – autori i ardhshëm i romanit të famshëm ”Doktor Zhivago” (1957) dhe Nobelist në Letërsinë më 1958 – merr një telefonatë të papritur, nga shoku Stalin.
Udhëheqësi suprem i Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike dëshiron të flasë me të, për poetin rus, Ossip Mandelstam (1891-1938). Ai e di se dyshja, Mandelstam dhe Pastërnaku, janë miq. Disa muaj më parë, në vjeshtën e vitit 1933, Mandelstam kompozoi Epigramin e tij të famshëm kundër Stalinit, me titullin “Xhelat dhe vrasës i muzhikëve”.
Poeti rus Ossip Mandelstam, e konsideronte dhe e përshkruante Stalinin, si “malokun e Kremlinit”. Madje, ai gjeti fjalë të tilla, si: Gishtat e tij janë të yndyrshëm si krimbat/ Fjalët e plumbave i bien nga buzët./ Mustaqet e kacabunjtë që përqeshin/ Dhe lëkura e çizmeve që i shkëlqen.”
Kur Stalini telefonon Pastërnakun, Mandelstam sapo është arrestuar dhe dënuar. Poeti do të vdesë katër vjet më vonë, në një kamp tranzit, gjatë rrugës për në Kolyma.
Por, le të kthehemi në vitin 1934, te kjo telefonatë mitike – që e hasim trajtuar nga pena e shumë autorëve sovjetikë që shkruan për epokën e Stalinit.
Kësa here është shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare, ai që shkruan për këtë temë, gati nëntëdhjetë vjet pas ngjarjes. Autori i romanit ”Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” (1963) i shpjegon mosmarrëveshjet që në krye. Kadare ishte vetë student në Moskë, në vitet 1950. Aty, në Institutin Gorki, dëgjoi për herë të parë për këtë telefonatë, mes Stalinit dhe Pastërnakut. Prej atëherë, ai nuk ka reshtur së menduari për të. A e vulosën fatin e poetit, ato tre-katër minuta komunikim në telefon? Pse e telefonoi Stalini, Boris Pastërnakun? A kishte ai dyshime për fatin që do t’i rezervohej Mandelstamit, në një kohë kur “emri i poetit lakohej dhe përgojohej nga të gjithë”? A donte ta vinte në provë Pastërnakun? A e kishte tradhtuar ai, mikun e tij? Pastërnaku, ishte i befasuar nga telefonata?
Thuhet se kur Stalini e pyet Pastërnakun, se: “Çfarë mendon për Mandelstamin?”, ai supozohet të jetë përgjigjur: “Thjesht, ne jemi të ndryshëm, shoku Stalin.” Të ishte kjo, provë e mospranimit nga ana e tij? Çfarë do të kishte bërë Kadare në vend të tij? Dhe çfarë e tërhoqi kaq shumë, Kadarenë, në ato pak minuta që e ndoqën edhe në ëndrrat e tij?
Trembëdhjetë versione:
Apriori, struktura e tregimit është e thjeshtë; në fillim të librit, e shohim autorin në pleqëri, duke tentuar të shkruajë romanin e këtij episodi.
Duke ia përshkruar botuesit që ka plot mëdyshje: “Poeti dhe tirani, nuk duhet të gjendeshin kurrë në të njëjtën anë. Pastaj, Kadare e lë mënjanë dhe zbërthen versionet e ndryshme që ai mundi t’i bashkonte kësaj telefonate. Jo më pak se trembëdhjetë: KGB-ja, zonja dhe miqtë e Pastërnakut dhe shkrimtarë të tjerë… Çdo herë, nuk është as i njëjti version dhe as krejt i ndryshëm. Asnjë prej tyre, nuk duket as krejtësisht i rremë, as plotësisht i besueshëm. Më i çuditshmëm, apo më ironik është fakti se, Stalini ia mbylli telefonin Pastërnakut si të ishte dikush që mishëronte një lloj “rreptësie morale”: “Je një shok shumë i keq, shoku Pastërnak!/KultPlus.com
Me tekst të Marco Martinelli e regji të Kushtrim Mehmetit, në Teatrin e Pejës do të prezantohet premiera e shfaqje “Zhurmë Ujërash”, shfaqje që do të prezantohet sot me fillim nga ora 19:00, shkruan KultPlus.
Koncepti i shfaqjes nisë me nxitjen e publikut që të bëjnë kalimin ilegal të kufirit përmes oqeanit, të cilët hyjnë në anije, ku vendosen në ulëset e teatrit që janë ulëse të anijes. Përballë kanë aktoret të cilët vendosin të dalin jashtë vendit bashkërisht me publikun. Derisa largohen, tregojnë peripecitë e tyre, personazhet që ata i hasin rrugës, nga Jusufi (adoleshent i mbytur ne ujë derisa tenton ti dërgojë bashkëkombësit e tyre ne Evrope), te Jasemina që përfundon duke u prostituuar me 80 vjeçar, e tutje te Sakinah e përdhunuar, Bindja e ikur nga lufta, Jean Baptiste fëmijë i mbytur në ujin e oqeanit, Oqean ky që mban kufoma të panumërta. Krejt këto kufoma të shndërruara në numra, 2917, 6132, 1111, 7777, 1445, 1248, tutje 26, 44, 2987, 88, 89, 90, 91 e shumë të tjerë, piano e cila krijon monotoni, muzikantet që këndojnë “Lakrimosa”, tutje këngë arbëreshe dhe krijojnë efekte, zëra dhe atmosfere. Krejt ne fund bashkë me “numëratoret” mbytet dhe anija që mbanë me vete dhe publikun, ata tentojnë të shpëtojnë, dhe nuk e di në ja dalin.
Në këtë shfaqje me rolet e tyre do të prezantohen: Aida Alidemi, Agon Bala e Fitore Broqi. Muzika e kësaj shfaqje është e Memli Kelmendit, kostumet nga Samka Ferri, skenografia nga Burim Gora, solo këngëtarë Donika Rushiti e Shaban Behramaj, Elbasan Racaj ka realizuar përkthimin, dramatizimin Florent Kurtalani kurse ndriçimin Skender Latifi./ KultPlus.com
Shfaqja “Stiffler” nuk do të shfaqet më 25 janar në Teatrin Oda, për shkak që njëri nga aktorët ka rezultuar pozitiv me COVID-19, shkruan KultPlus.
Shfaqja tregon përvojën e Havës, një punëtore seksi e therur me thikë në shpinë nga një klient i saj, e cila kalon 24 orë duke kërkuar ndihmë nëpër institucione dhe adresa të ndryshme, ku trajtohet e gjykohet si kriminele e jo si viktimë e një krimi.
Shfaqja ka marrë titullin “Stiffler”, kështu duke portretizuar thikën të cilën Hava e mban të ngulur në shpinë përgjatë gjithë shfaqjes si simbol të asaj që ajo merr në secilin institucion e derë që troket për të kërkuar ndihmë, një tjetër thikë të ngulur në plagën që vazhdon t’i qëndroj hapur.
Pjesë e ekipit artistik të këtij prodhimi janë edhe Njomëza Luci, kostumografe; Genc Elezaj, kompozitor; Mentor Berisha, skenograf; Kreshnike Osmani, asistent regjisore; Leart Rama, video realizator, Yann Perregaux, dizajner i dritave dhe Gëzim Ramizi, dizajner.
Kjo shfaqje është pjesë e Festivalit Origjinal të Dramës shqipe “Talia e Flakës” akoma nuk dihet në qoftë se do të jetë e gatshmer për t’u shfaqur atje. /KultPlus.com
Portretet në vijim janë realizuar gjatë shekullit të XIX-të. Ato i dedikohen Ali Pashë Tepelenës (1744 – 1822), ose siç njihej ndryshe në shoqëritë perëndimore, Ali Pashë Janina.
Disa prej veprave mbajnë emrin e personaliteteve të njohura të artit francez si për shembull Horace Vernet (1789 – 1863), Louis Dupré (1789 – 1837) dhe Jules Boilly (1796 – 1874).
Elementët që bien në sy në pamje të parë janë paraqitja jo gjithmonë e njëjtë e pashait të Janinës, armët (ku figuron koka e shqiponjës) dhe faksimilja e firmës së tij (diçka e rrallë). /KultPlus.com
Festivali i dramës origjinale shqipe “Talia e Flakës” do të vazhdojë me natën e dytë sonte, kur edhe do të jepet shfaqja “Aroma e Hënës”, shfaqje nga Teatri Kombëtar i Kosovës, shkruan KultPlus.
Drama “Aroma e Hënës”, me tre akte dhe epilog, pjesa e fundit e trilogjisë “Hëna prej letre” e autorit Mehmet Kraja.
Dramë provokative e ditëve tona, filozofike dhe surealiste, e cila ngre teza të fuqishme ekzistenciale, social-politike e politiko-mediale.
“Autori Kraja na përballë me pikëpyetje ekzistenciale të së shkuarës, së tashmes dhe së ardhmes (e cila nuk ka ardhur ende por me gjasë do t’i ndryshojë disa gjëra), duke i ballafaquar personazhet në raporte sa sociale aq edhe filozofike. Perceptimi i të shkuarës shpresëmadhe luftës, dhe pas lufte… kush jemi ne…, ku jemi… a ka ardhur liria…, demokracia në këtë vend çfarë është, dhe në fund, a jemi të lumtur?!”, është edhe përshkrimi i shfaqjes së sotme. /KultPlus.com
Skitarja nga Kosova, Kiana Kryeziu, do të përfaqësojë vendin e saj në Lojërat Olimpike Dimërore që do të zhvillohen në Pekin këtë vit, duke filluar më 4 shkurt, shkruan KultPlus.
Rreth kualifikimit historik të saj, mediumi amerikan Washington Post, i ka dedikuar një artikull, duke thënë se ky kualifikim është një hap gjigant për Kosovën.
“Gara në sllallomin e madh në Lojërat Olimpike të Pekinit do të jetë një hap gjigant për 17-vjeçaren Kiana Kryeziu dhe vendin e saj Kosovën”.
Kryeziu është sportistja e parë nga Kosova në Lojërat Dimërore, pasi ka përmbushur standardet kualifikuese gjatë garave të zhvilluara në Itali.
“Me të vërtetë nuk e prisja që do të ndodhte kaq herët”, tha Kryeziu për Associated Press. “Ishte një nga synimet e mia më të mëdha. Ishte një nga ëndrrat e mia dhe tani gjithçka po bëhet realitet.”
Kryeziu mbështetjen e saj kryesore financiare e ka pasur nga sponsorët, por është mirënjohëse edhe për ndihmën e federatës së skijimit të Kosovës, Komitetit Olimpik dhe Ministrisë së Sportit.
Po aq e rëndësishme, “vetëm një telefonatë larg” ishte mbështetja e babait dhe trajnerit të saj.
“Pjesëmarrja e saj në Olimpiadë është arritja më e madhe dhe, kushedi, çdo rezultat i mirë (është i mundur)”, tha trajneri i saj Agim Pupovci.
Visar Kryeziu, babai i Kianës, tha se arritja e saj në realizimin e Olimpiadës “na tronditi ne, si dhe gjithë kombin”.
Kryeziu ka filluar të garojë si skiatore rreth moshës 10 apo 11 vjeçare.
“Dhe pastaj rash në dashuri me të”, tha Kiana, duke e quajtur atë “pasion dhe lumturi” që nga atëherë.
Babai i saj, i cili është një fotograf për Associated Press, e pa potencialin.
“E pashë që nëse investoja 10% të kohës për të, kthimi ishte 110%,” tha Visar Kryeziu. “Sekreti pas tij është shumë punë, shumë përkushtim, pasioni për sportin”.
Trajnimi i saj i kushtoi shumë buxhetit të familjes, por mbështetja financiare nga sponsorët e lejoi atë të stërvitej në Austri dhe Itali vitin e kaluar.
Lojërat Olimpike Dimërore do të fillojnë më 4 shkurt, derisa Kiana Kryeziu pritet që të debutojë më 7 shkurt. /KultPlus.com
Aktori nga Shqipëria, Arben Shaka ka vdekur në moshën 70-vjeçare si pasojë e infektimit me COVID-19, përcjell KultPlus.
Lajmin e ka bërë të ditur shoku i tij, Ilir Çumani, duke publikuar një fotografi me të në “Facebook”.
“Lamtumirë Mik i vyer #ARBEN #SHAKA! U rrita qysh fëmijë me humorin tënd të bukur dhe të shëndetshëm aty, në Cirkun e Tiranës. Si komshi, kaluam bashkë plotë vite miqësie duke parë tek ty jo vetëm shpirtin e mirë të një artisti të jashtëzakonshëm, por mbi të gjitha pashë tek ty, një Njeri me zemër të madhe, bujare dhe fisnike. E hidhur kjo ikja jote e beftë dhe e heshtur në një moshë relativisht ende të re. Do të mbaj mend gjithmonë Benin shakator, plot humor e ngazëllyes, i pafjalë dhe me pafajësinë e një fëmije, që edhe gjërat serioze i kaloje me shumë humor e sportivitet. Sa do më mungosh Mik! Të qoftë dheu i lehtë Artist i mirë….. R.I.P”, shkruhet në postimin e tij.
Shaka njihet më së shumti për rolin e tij në filmin “Cirku në fshat”, derisa ishte pjesë edhe e disa filmave të tjerë sikurse “Odiseja e tifozave” dhe “Përse bie kjo daulle”.
Gjatë viteve të diktaturës komuniste, Shaka ishte një personazh i dashur edhe për fëmijët ku ka shkruar dhe skenarë të filmave vizatimorë si: ‘ëndrra në diell’, ‘Tiktaku i fundit’, ‘Nevoja të ndihmon’, etj. /KultPlus.com
Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë të jashtëzakonshme lidhur me paralajmërimet për shtrenjtimin e faturës së energjisë elektrike, shkruan KultPlus.
Kjo seancë është thirrur nga partitë opozitare, të cilat kundërshtuan fuqishëm mundësinë e rritjes së çmimit të energjisë elektrike.
Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi për rikthimin e bllokut B2 i TC ‘Kosova B’, me fuqi 245 MW.
Në rend dite është vetëm një pikë, debat parlamentar lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe seanca është paraparë që të fillojë nga ora 12:00. /KultPlus.com
John Belushi lindi më 24 janar 1949 në Chicago, Illinois, derisa vdiq më 5 mars 1982 në West Hollywood, ishte aktor dhe këngëtar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me prejardhjen shqiptare.
Në datën e lindjes së tij, kujtojmë momentin kur emri i tij u shënua në pllakat e Hollivudit.
Më 9 shkurt 1960 tetë pllakat e para të yjeve prej bronzi vendosen në Bulevardin e Famës në Hollivud, ku sot ndodhen më shumë se 2,500 yje të ngulitur në trotuare përgjatë Bulevardit prej 3 kilometrash, që vizitohet çdo vit nga mbi 10 milionë njerëz.
Këta Yje janë monumente të përhershme publike për arritjet në industrinë argëtuese, duke mbajtur një përzierje emrash; aktorë, muzikantë, regjisorë producentë, grupe muzikore, teatrale, karaktere imagjinarë, dhe të tjerët. Aktori John Belushi është i vetmi shqiptar në këtë Bulevard.
Belushi vdiq më 5 mars 1982 në Hollywood, pasi kishte marrë në sasi të mëdha një përzierje drogash kokainë dhe heroinë.
Ai ishte 33 vjeç, i ri, por la gjurmë si komedian; 22 vjet pas vdekjes, Ylli me emrin “John Belushi” u vendos në Bulevardin e Famës. /KultPlus.com
Dita Ndërkombëtare e Arsimit është një ditë e përvitshme ndërkombëtare kushtuar arsimit e cila shënohet më datën 24 janar të çdo viti.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 24 janarin si Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, në shenjë kremtimi të rolit të arsimit për paqen dhe zhvillimin.
Qëllimi i tjetër i caktimit të ditës kushtuar arsimit në nivelin ndërkombëtar është që të tërheq vëmendjen e qeverive dhe popujve për rolin dhe rëndësinë që luan arsimi si njëri ndër mjetet më të përshtatshme për të shpëtuar nga varfëria.
Pa arsim cilësor gjithëpërfshirës dhe të barabartë dhe mundësi jetësore për të gjithë, vendet nuk do të kenë sukses në arritjen e barazisë gjinore dhe thyerjen e ciklit të varfërisë që po lë pas miliona fëmijë, të rinj dhe të rritur. /KultPlus.com
Sot bëhen 200 vjet që nga vrasja e sunduesit dhe feudalit më të fuqishëm të Shqipërisë së Mesme dhe Jugore, Ali Pashë Tepelena.
I njohur si “Luani i Janinës”, Ali Pashë Tepelena, në historiografinë shqiptare njihet si themelues i Pashallëkut autonom të Janinës, si dhe si një kryengritës kundër pushtimit osman.
“Luani i Janinës”, kishte lindur rreth viteve 1740-1750 në Tepelenën e Labërisë dhe kishte vdekur më 24 Janar 1822, duke mbrojtur trojet shqiptare të Epirit nga forcat osmane. Ali Pasha më 1784 kishte gradën e Pashait, si komandant ushtarak pranë Valiut të Rumelisë në Sofje. Po këtë vit ai kishte siguruar me luftë qeverisjen e sanxhakut të Delvinës.
Në vitet 1786-88 ishte bërë derbendpashë dhe qeveritar i Sanxhakut të Tërhallës (Thesali) dhe shtiu në dorë, sidomos me përkrahjen e borgjezisë zejtare-tregtare të vendit, qeverisjen e sanxhakut të rëndësishëm të Janinës, duke shtrirë kështu pushtetin e vet mbi Epirin dhe një pjesë të trojeve jugore shqiptare. Rreth 1787, ishte i thirrur në Kostandinopojë Tepelenë Dervenci Ali-Pasha për gjithë e Thesalisë.
Si pronar i madh tokash, sipërmarrës i taksave shtetërore, si pjesëmarrës aktiv në veprimtari tregtare dhe duke mbrojtur interesat e çifligarëve të rinj po dhe të borgjezisë tregtare, të cilën e bëri për vete me një politikë tolerance të gjere fetare, Ali Pashë Tepelena i kishte mënjanuar përkrahësit e pushtetit qendror osman dhe “tiranët e vegjël” si shkaktarë të anarkisë feudale në vend.
Ai i shndërroi kështu trevat e përfshira nën sundimin e tij në një formacion shtetëror autonom, që dallonte nga viset e tjera të perandorisë për nga rregulli, qetësia dhe zhvillimi ekonomik e kulturor. Janina u bë një qytet nga më të rëndësishmit dhe më të begatë në viset Perëndimore të Ballkanit, qendër e tregut ndërkrahinor të Rumelisë Jugore, qe përfshinte edhe një varg krahinash të Shqipërisë, një vatër arsimore dhe kulturore ku filloi të përdorej si gjuhë shkrimi dhe shqipja.
Në vitet 1798-1812, duke nënshtruar me luftë qeveritarët rivalë të sanxhaqeve fqinjë si dhe krahinat e vetëqeverisura të Sulit, Himarës, etj. dhe duke shfrytëzuar situatën e vështirë të Perandorisë Osmane në periudhën e luftërave të Napoleon Bonapartit, Ali Pashë Tepelena arriti të zgjeronte e përforconte pushtetin e vet, duke përfshirë trevat që nga gjiri i Prevezës deri afërsisht në lumin Shkumbin. Pashallëku i Janinës ishte bërë një faktor me rëndësi ndërkombëtare në kushtet kur forcat franceze që ishin vendosur në Ishujt Jonianë si dhe Anglia, drejtuan vëmendjen e tyre ndaj sundimtarit të fuqishëm shqiptar dhe krijuan lidhje direkte diplomatike me të, duke kapërcyer Portën.
Ali Pashë Tepelena ishte bërë kështu një sundimtar faktikisht i pavarur, por gjithmonë i kujdesshëm, për të mos krijuar konflikte të parakohshme me pushtetin qendror osman, duke pritur një moment të volitshëm për t’u shkëputur prej këtij. Në vitet 1820 – 1822, Ali Pashë Tepelena kishte filluar luftën për mbrojtjen e vendit nga sulmi i forcave të Perandorisë Osmane dhe me këtë filloi faza më e lartë e veprimtarisë së, sundimtarit shqiptar për të shkëputur zotërimet e veta nga vartësia e Perandorisë.
Ali Pashë Tepelena i kishte bërë ballë rrethimit për një vit e gjysmë dhe bëri një qëndresë këmbëngulëse, deri sa i ngujuar në kalanë e ishullit të Liqenit të Janinës, u vra nga ushtria osmane. Turqit i prenë kokën, e dërguan në Stamboll dhe e ekspozuan në kamaren e Portës së Lartë. / KultPlus.com
Sot janë bërë 103 vjet që kur ka vdekur kryeministri i parë shqiptar, Ismail Qemali, njeriu që më 1912 shpalli pavarësinë e Shqipërisë në qytetin e Vlorës.
Ai vdiq në rrethana misterioze më 24 janar në Peruxhia të Italisë, ku edhe është varrosur. Nuk ka të dhëna të sakta por mendohet se Qemali është helmuar.
Më 28 Nëntor të vitit 1912, Shqipëria shpalli Pavarësinë dhe Ismail Qemali ishte kryeministër i parë i Shqipërisë. Në shpalljen pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare.
Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Asambleja e Vlorës formoi Qeverinë e parë të Shqipërisë së Pavarur të drejtuar nga Ismail Qemali.
Njohja ndërkombëtare e pavarësisë, si dhe përcaktimi i kufijve të Shqipërisë u bë pas një viti në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, vendim i së cilës qe shpallja e Principatës shqiptare sovrane nga Perandoria Osmane nën mbikëqyrjen e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit dhe lënia e gjysmës së territoreve të shtetit të porsaformuar jashtë kufijve të tij administrativë. /KultPlus.com
Këngëtari i mirënjohur, Armend Rexhepagiqi, edhe pse tash nuk është më aktiv në skenën muzikore ai veçse ka krijuar një bagazh të madh muzikor i cili do të jetojë gjatë në historinë e muzikës shqiptare, shkruan KultPlus.
Një këngë që pikëllon por edhe sjellë nostalgji, “Edhe një herë” është një nga baladat tjera që Armend Rexhepagiqi realizoi në kohën e famës së tij më të madhe.
Sonte KultPlus ua risjell videon dhe tekstin e kësaj kënge.
Ka shumë ditë që pikëllimi më mban si një sëmundje e rëndë që bar nuk ka e s`më le të jetoj ka shumë ditë që rrugët përherë na janë nda e ditët e mija netët e mija kot unë i harxhoj
A ka në botë kudo arsye për këtë vuajtje o më beso se faj nuk kam që forca po më le se çdo ditë e re më tregon se ishte e kotë tërë kjo pritja ime dhe mundi im dhe ëndrrat për dashuri
Edhe një herë o veç edhe një here këngët që i këndoj të kam o kujt të ja dhuroj edhe një herë o veç edhe një here gjakun o prapë ta ndez veç një mëngjes me ty ta pres
Edhe një herë o veç edhe një here të të takoj e veç një cast gëzimi ta jetoj me ty edhe përherë ti mbylli sytë në këtë rrugë pa të vetmen dashuri edhe një herë o mos të vdes pa të pa, pa të pa edhe një here vetëm edhe një herë
Diçka e rëndë sikur hyri në mua më shtrëngon e po dhemb ma mori sigurinë nuk jam i njëjti ai njeri dhe çdo ditë e re më tregon se ishte e kotë tërë kjo pritja ime dhe mundi im dhe ëndrrat për dashurinë
Edhe një herë o veç edhe një here të të takoj e veç një cast gëzimi ta jetoj me ty edhe përherë ti mbylli sytë në këtë rrugë pa të vetmen dashuri edhe një herë o mos të vdes pa të pa, pa të pa edhe një here vetëm edhe një herë
Se ka shumë ditë që pikëllimi më mban si një sëmundje e rëndë që bar nuk ka e s`më le të jetoj faj unë nuk kam që forca mua më le e s’mund të vdes pa të pa, pa të pa edhe një here edhe një herë, edhe një herë./ KultPlus.com
Në 106-vjetorin e vrasjes së Isa Boletinit, ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami ka publikuar një fragment të përkther nga gazeta e Zelandës së Re ‘The Press’ të datës 23 nëntor 1912, përcjell KultPlus.
Përmes një postimi në Facebook, Bajrami shkruan se ky fragment e dëshmon se fjala e mirë e një njeriu të vendosur arrin e dëgjohet me admirim edhe në skaj të botës.
KultPlus ua sjell postimin e plotë të tij:
Në 106 vjetorin e rënies së trimit e patriotit Isa Boletini, po e risjellë fragmentin nga gazeta “The Press” e Zelandës së Re, e datës 23 nëntor 1912, që dëshmon se fjala e mirë e një njeriu të vendosur arrinë e dëgjohet me admirim edhe në skaj të botës:
Përkthimi: “Pastaj, z. Isa arriti madhështinë. (Sulltani) Abdul Hamidi, meqë e zbuloi se forca nuk kryen punë, u përpoq me metodat e tija të zakonta – ryshfetin. Ai e ftoi Isën në Jildiz (Pallati dhe rezidenca e Sulltanit në Stamboll), e quajti duke duke i bërë lajka “Monsieur”, dhe i ofroi atij 2800 funte në vit dhe një harem për të jetuar si një musliman i mirë në Stamboll. Isa refuzoi 2800 funtat, e madje edhe haremin. ‘Ngufatem në qytete’, tha ai…”./ KultPlus.com
Ç’i gjatë ish ky dimër, ç’i pafund. E lodhur pudra mbi fytyrën tënde. I mpirë është gëzimi, thua s’ngjallet dot. Apo si ai q’u dergj nga një lëngatë e gjatë. S’do mëkëmbet kurrë ashtu siç qe?
Ç’i gjatë ish ky dimër, ç’i ftohtë ish. Në pusin e ndërgjegjes mezi ndihen Tinguj kambanash si rënkim të mbyturish. Ato gjithashtu vdiqën, dot s’i ngjall, Sa gjëra u vyshken, më e keqe se vetë vdekja Ish vyshkja e tyre e ngadaltë, o zot.
Ç’i gjatë ish ky dimër, ç’i pashpresë ish. Kinezët që s’duken më në udhëkryqe rrugësh Por vetë ata s’kanë vdekur: qelqe dritaresh Të stilit q’ata sollën vezullojnë ngriraz Duke dërguar ftohtësinë e tyre Mbi mijëra fytyra si prej maske kalimtarësh
Sa kohë vallë do t’i duhet Genit të rracës atë maskë ta shpëlajë? Apo në luftën e maskës me lëkurën Maska do të fitojë më në fund?
Ç’i gjatë ish ky dimër, ç’i acartë ish, Mbi varrin e tiranit monoton Shiu po bie. Ka gjumë a s’ka nën dhè?
Ç’i gjatë ish ky dimër, ç’i vrerosur ish. E lodhur pudra mbi fytyrën tënde. Nën pluhur tempujsh, i lodhur shpirti im./ KultPlus.com
Një ditë para promovimit të librit ‘Kosova’ në Universitetin e Harvardit, Jusuf Buxhovi i ka dhuruar kopjet e këtij libri Presidentës së Kishës Autoqefale Shqiptare në SHBA “Shën Gjergji” si dhe Drejtoreshës së Bibliotekës Memoriale të Fan S. Nolit.
Lajmin e ka dhënë Faton Bislimi përmes një postimi në Facebook.
KultPlus ua sjell postimin e plotë të tij:
Me miqët e mi të nderuar, Ramiz Tafilaj, Jusuf Buxhovi, e Milaim Abdullahu, sot ishim për vizitë në Kishën dhe Bibliotekën Memoriale të kolosit të kombit, shqiptarit që ndihmoi në bërjen e njëmend të Shqipërisë, Harvardianit që iluminoi botën për kombin tonë, dhe patëm nderin e jashtëzakonshëm të bisedojmë e prezantojmë librin “Kosova” të historianit Buxhovi, të botuar në anglishte nga Jalifat Publishing e Ramiz Tafilajt në Houston, përkrahur nga Santefarm e Milaim Abduallhut.
Ishim të nderuar që kopjet e librit t’ia dorëzojmë zyrtarisht Presidentës së Kishës Autoqefale Shqiptare në SHBA “Shën Gjergji” (emëruar në nder të Gjergj Kastriotit), znj. Laureen Toli, si dhe Drejtoreshës së Bibliotekës Memoriale të Fan S. Nolit, Dr. Neka Doko.
Nuk ka inspirim më të sinqertë sesa prania në vendin nga ku punoi, veproi, ligjëroi e shkroi Noli i madh! Kombi ynë është me fat që ka pasë intelektualë patriotë si Noli e Konica, që vendosën themelet e shtetit demokratik shqiptar e shpërfaqen para botës në përgjithësi, e Amerikës në veçanti, imazhin e duhur e të brumosur shqip të kombit tonë fisnik.
Nëse historia e tyre na mëson diçka, ajo na mëson se si shihet e si duhet atdheu – dashni kjo, që nuk shuhet as kur ne s’jemi më, përgjerësa jeton në gjakun e brezave pas nesh!
Nga sot, librat e famshëm të Buxhovit i kanë edhe gjenerat e shumta të shqiptaro-amerikanëve të Bostonit e më gjerë në bibliotekën e Nolit.
Në fund, ishim për homazhe edhe tek varrezat e Nolit e Konicës.
Nesër, në Harvard për ngjarjen e rradhës ne 5:30pm./ KultPlus.com
Dy ditë premierë në të gjithë vendin, më 29 dhe 30 janar, dhe më pas në të gjitha kinematë nga data 17 shkurt, shpërndarë nga Lucky Red në bashkëpunim me TimVision, sipas faqes më të njohur kinematografike italiane, cinemaitaliano.info.
Në të tillë format do të mbërrijë pas pak ditësh dokumentari i titulluar “ENNIO” nga regjisori me famë botërore Giuseppe Tornatore, një portret i plotë i Ennio Morricones, muzikantit më popullor dhe më produktiv italian të shekullit XX, si edhe më i dashuri për publikun ndërkombëtar, dy herë fitues i çmimit Oscar dhe autor i mbi 500 kolonave të paharrueshmeve zanore.
I prezantuar me sukses jashtë konkurrencës në Festivalin e Filmit në Venecia dhe në Bif & St, dokumentari rrëfen Morriconen përmes një interviste të gjatë nga Tornatoren, me dëshmitë e artistëve dhe regjisorëve si Bertolucci, Montaldo, Bellocchio, Argento, Taviani, Verdone, Barry Levinson, Roland Joffè, Oliver Stone, Quentin Tarantino, Clint Eastwood, Bruce Springsteen, skena fiction, muzikë dhe imazhe arkivore.
“Kam punuar për 25 vite me Ennio Morriconen”, thotë Giuseppe Tornatore.
“Unë kam bërë pothuajse të gjithë filmat e mi me të, pa përmendur dokumentarët dhe reklamat. Gjatë gjithë kësaj kohe miqësia jonë është konsoliduar gjithnjë e më shumë. Kështu, film pas filmi, si njohja e karakterit të tij si burrë dhe si artist i thelluar, gjithmonë mendoja se çfarë lloj dokumentari mund të bëja për të. Dhe sot ëndrra ime është realizuar”, thekson ai./ KultPlus.com
Përderisa artisti i njohur, Salvador Dalí ia mbylli sytë jetës në mëngjesin e 23 janarit të vitit 1989, veprat e tij mbetën pas për të përçuar një dritë artistike, shkruan KultPlus.
I njohur për frymën e tij surrealiste, pikturat e Dalít padyshim që sot janë kthyer në ikonë të epokës së rëndësishme të historisë së artit pamor.
Veprat e tij shprehin një shumëdimensionalitet të formës, mendimit, idesë, mesazhit e revoltës që ai përfaqësonte në qenien e tij.
Salvador Dalí, shkrepëtiu në ritmin e kohës dhe mbeti i pavdekshëm nëpërmjet brushave të tij, e që KultPlus ua sjell veprat më të njohura të tij:
Salvador Dalí’s idea for a Marx Brothers movie was never made — but it’s been resurrected as a graphic nove
Ndalimet ndërkombëtare të udhëtimit duhet të lehtësohen ose të hiqen krejtësisht. Sipas rekomandimeve të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
OBSH ka publikuar një deklaratë nga takimi më i fundit i Komitetit të Emergjencave këtë javë – i dhjeti i tij që nga fillimi i pandemisë – duke diskutuar efikasitetin e ndalimeve të përgjithshme të udhëtimit dhe nëse ato duhet të anulohen.
Ndalimet e udhëtimit “nuk janë efektive në shtypjen e përhapjes ndërkombëtare (siç tregohet qartë nga përvoja e Omicron)”, thuhet në të. Si rezultat, këshilla e re është që të “heqin ose lehtësojnë ndalimet e trafikut ndërkombëtar, pasi ato nuk ofrojnë vlerë të shtuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë në stresin ekonomik dhe social” të disa vendeve.
Në vend të ndalimeve të udhëtimit, thuhet se duhet të ketë “masa udhëtimi” për të kontrolluar përhapjen e virusit. Shfaqja e statusit tuaj të vaksinimit ose dëshmia e një testi negativ në kufi ka qenë normë për muajt e fundit ndërsa ne përpiqemi të ringjallim industrinë tonë të udhëtimit, shkruan scan.
Por tani OBSH po pretendon se kjo kërkesë mund të mos jetë më “rruga e vetme” drejt udhëtimit ndërkombëtar. Ajo rekomandon një “qasje të bazuar në rrezik” në vend të kësaj e cila do të përfshinte “heqjen ose modifikimin e masave, të tilla si testimi dhe/ose kërkesat e karantinës, kur është e përshtatshme”./ KultPlus.com
Poeti nga Kosova Fahredin Shehu është shpallur fitues në Festivalin e 8-të të Pranverës Kineze të Poezisë 2022 (Federata e Pekinit), përcjell KultPlus.
Gala e Festivalit të Pranverës së Poezisë Kineze i është përmbajtur gjithmonë konceptit të “Poezisë së Madhe” që integron të lashtën me modernen, duke ndërthur kinezishten dhe perëndimoren.
Çmimet mbulojnë fushat e Poezisë (Poezia e Re), prpzë poetike, poezia antike, tekste, përkthime etj që ndikojnë në nritjen kulturore dhe turizmit kulturor duke u bërë që kështu këto çmime të jenë një nga çmimet më të begatshme të poezisë.
Disa nga fituesit
Fahredin Shehu
Lovelyn P. Eyo
Марсель Шайнурович САЛИМОВ
Eden Soriano Trinidad
Smaragdi Mitropoulou
Lidia Chiarelli
Antje Stehn
Ewelina Maria Bugajska Javorka
Pankhuri Sinha
Antonia Russo
Claudia Piccinno
Ana Stjelja
Michela Zanarella
Bisso Natalie
Lucilla Trapazzo
Maria Errico
Елена Григорьевна Ананьева
Xanthi Hondrou-Hill
Abdukakhor Kosimov
Eva Petropoulou Lianoy
Maki Starfield
Niels Hav
Caroline Laurent Turunc
Christopher Okemwa
Çertifikatat e çmimeve do të jepen pas përfundimit të konferencës më 25 janar.
Më 25 janar, faqja zyrtare e transmetimit live të Gala-s së Festivalit të Pranverës së Poezisë në Pekin./ KultPlus.com
Nga Warren Buffett tek i sapombërrituri Jeff Bezos, miliarderët më bujarë të SHBA kanë dhuruar 169 miliardë dollarë dhe ndërkohë, janë ende më të pasur se kurrë, sipas revistës ”Forbes”.
Miliardat vazhdojnë të grumbullohen për shumë prej filantropëve të mëdhenj të Amerikës.
”25 dhuruesit më të mëdhenj të SHBA kanë dhuruar gjithsej 169 miliardë dollarë gjatë jetës së tyre”, sipas vlerësimeve të ”Forbes”.
Kjo shumë është rritur nga 149 miliardë dollarë që ishte vitin e kaluar.
Dy fytyra të reja i janë bashkuar rangut më të mirë të filantropistëve që nga viti i kaluar, ajo e bashkëthemeluesit të Facebook-ut, Dustin Moskovitz dhe Jeff Bezos, i cili ka marrë pjesë në filantropi duke shpallur një miliard dollarë dhurata në 2021.
Sigurisht, me tregjet në rritje, është më e lehtë të shpenzosh miliarda. Këta 25 filantropë janë kolektivisht 150 miliardë dollarë më të pasur se sa një vit më parë, mesatarisht 18% secili.
Në total, ata vlejnë rreth 1,1 trilionë dollarë.
Gati dy të tretat nuk kanë dhënë ende as një të katërtën e pasurisë së tyre, që do të thotë se ka shumë më tepër zero të destinuara për bamirësi në vitet në vijim.
Në krye të listës është sërish WarrenBuffet, që burim pasurie ka Berkshire Hathaway.
Ai ka një pasuria neto prej 115,6 miliardë dollarësh dhe përgjatë gjithë jetës ka dhuruar 46,1 miliardë dollarë.
Fokusimi i tij kanë qenë shëndetësia dhe zbutja e varfërisë.
Buffett ka të ngjarë të jetë filantropi më i madh i të gjitha kohërave falë përpjekjes së tij për të dhuruar më shumë se 99% të pasurisë së tij./ KultPlus.com
Edhe pse shumë i ri nga mosha, u rreshtua në anën e LNÇ-së dhe aleancës antifasishte. Ngjarjet e mëdha politike, veçanërisht ato të vitit 1981, e këndej, bënë që pikëpamjet dhe qëndrimet e tij politike gjithnjë e më tepër të marrin formën e pikëpamjes së social-demokracisë moderne perëndimore.
Në fund të viteve të 50-ta dhe në fillim të viteve të 60-ta punoi si profesor i shkollave të mesme të Gjakovës dhe Prishtinës, ndërsa më vonë gazetar dhe redaktor i politikës së jashtme në gazetën “Rilindja”.
Ishte themelues i Degës së Sociologjisë dhe të Filozofisë në Fakultetin Filozofik dhe i Institutit të Sociologjisë të këtij Fakulteti. Studiues i Partive dhe Grupeve Politike në Kosovë dhe mëtej.
Njëri ndër zërat më të fuqishëm që iu kundërvye politikës së turqizmit të shqiptarëve.
Ideatori i mbajtës së Referendumit Gjithëpopullorë për Pavarësinë e Kosovës, i cili u mbajtë me 26 deri 30 shtator në vitin 1991. Organizim ky i mbajtur mbi deklarimin e vullnetit të qytetarëve të Kosovës, ku për qëllim pati shpalljen e Kosovës, si “shtet sovran dhe i pavarur” në kuadër të ish-Jugosllavisë.
Në vitin 1993 u zgjodh anëtar i korrespodent, ndërsa nga viti 1996 anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Akademik Fehmi Agani ishte bartës i shumë dekoratave, ndër të cilat edhe i Dekoratës “Urdhri i Lartë i Skënderbeg”, me të cilën e dekoroi presidenti i Republikës së Shqipërisë dhe “Urdhri i Lidhjes së Prizrenit”, me të cilën e ka dekoruar kryetari i Kosovës.
Fehmi Agani u vra afër Lipjanit nga forcat ushtarake e policore me 6 maj të vitit 1999.
Me 6 maj të vitit 1999, akademiku Agani së bashku me familjen e tij, tentoi ta linte Kosovën me tren. Në kufirin me Maqedoninë, treni u kthye mbrapsht. Dikur afër Fushë Kosovës, policia ndaloi trenin dhe urdhëroi të zbrisnin të gjithë. Dëshmitë të ndryshme të botuara në shtyp thonë se Fehmi Agani u mor ose në një autobus së bashku me burra të tjerë shqiptarë ose i vetëm me policët brenda një makine private.
Kufoma e tij u gjend të nesërmen buzë një rruge gjithë baltë, pranë Lipjanit. Qeveria serbe ngriti pretendimin se z.Agani është vrarë nga UÇK-ja, në mënyrë që ta pengonin të luanin rolin e negociatorit midis presidentit Rugovës dhe qeverisë sërbe.
Në vitin 2002, për nder të 70 vjetorit të lindjes së tij, Shtëpija Botuese “Dukagjini” botoi tetë (8) vepra shkencore.
Ndërsa, për nder të pesë (5) vjetorit të vrasjes së tij nga ana e kryetarit të Kosovës z.Rugova shpallet “Heroi i Kosovës”.
Veprimtaria e akademikut Fehmi Aganit mbetët një testament për kohën dhe shumë breza që do të vijnë, ndërsa emri i tij do të kujtohet gjithmonë si njëri ndër figurat që dhënë kontribut për gurthemelin e shtetit të Kosovës.
Kush ishte akademik Fehmi Agani? Fehmi Agani u lind me 23 janar të vitit 1932 në qytetin e Gjakovës. Familja e tij njihej me mbiemrin Mullagani, të cilën ishin me prejardhje nga Plava e Malit të Zi. Familja Mullagani janë vendosur në Gjakovë gjatë luftërave në kohën e Turqisë. I ati i tij ishte imam në Rahovec, ndërsa xhaxhi i tij Bajrami ishte vendosur në Gjakovë. Shkollimin fillorë e përfundoi në qytetin e Gjakovës, ndërsa shkollimin e mesëm e përfundoi në qytetin e Prishtinës. Studimet në degën e Filozofisë i mbaroi në Universitetin e Beogradit. Studimet e pasuniversitare i përfundoi në degën e Shkencave Politike në Universitetin e Beogradit, duke marrë gradën shkencore Magjistër i Shkencave Politike, ku diplomoi me tezën “Pjesëmarrja e punëtorëve në procesin e vendimmarrjes në Gjermani” në vitin 1965. Gradën shkencor të doktoraturës në shkencën e Sociologjisë e mori në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Prishtinës në vitin 1973, duke e mbrojtur me sukses të lartë tezën “Partitë dhe grupet politike në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore”. Në vitin 1951, iu kundërvye politikës së turqizimit të shqiptarëve dhe për herë të pare u konfrontua me Partinë Komuniste Jugoslllave (PKJ). Arsyeja ishte se figura e Fehmi Aganit ishte kundër shpërnguljes së popullësisë shqiptare në Turqi.
Në vitin 1967, u zgjodh drejtor themelues i Institutit Albanologjik të Prishtinës. Më vonë u zgjodh prodekan dhe dekan i Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës të Institutit të Sociologjisë të këtij fakulteti. Ishte kryeredaktor i revistave “Studia Humanistica” dhe “Thema”. Në vitin 1978 mori Shpërblimin e Dhjetorit për studimet e tij shkencore.
Angazhimi i tij intelektual në pranimin në punë sa më shumë kuadrove shqiptarë, që të ligjëronin në gjuhën shqipe dhe qëllimi i tij u arrit, duke shtuar numrin e pedagogëve dhe duhe hapur edhe degë të tjera në Universitetin e Prishtinës.
Polemikat me profesorët serbë ishin të mëdha, mirëpo kontributi i akademikut Fehmi Agani dhe bashkëpunëtorëve të tij këmbëngulnin që të shtohen edhe numri i studentëve dhe profesorëve.
Akademik Fehmi Agani përveç punës si profesor në fakultetet merrej në mënyrë aktive edhe me punë politike, duke u angazhuar pa u lodhur për promovimin e kombiit dhe për arritjen e statusit të Republikës së Kosovës.
Kjo idejë dhe angazhimi i tij bëri që sërbët të hyjnë në konfrontim dhe që nga viti 1968 e kishin vënë në listen e zezë për ta likuiduar. Kjo u nxjorrë si argument edhe në gjykimin e bërë të disa shqiptarëve, se gjoja kishin tentuar ta djegin separacionin.
Urrejtja serbe ndaj akademikut Fehmi Aganit u rrit edhe më shumë kur ai ishte anëtar i Komisionit të Serbisë për Shpërblimin e AVNOJ-it, kur u propozua që ky çmim t’i ndahej Çubriloviçit. Këtë propozim e kundërshtoi ashpër dhe me argumente të pamohueshme ky propozim për Çubriloviçit nuk kaloi fare.
Akademik Fehmi Agani pati një angazhim të madh edhe në aspektin e krijimit të bashkëpunimit me Shqipërinë në fushën e arsimit, kulturës. Ishte periudha kohore kur nga Republika e Shqipërisë vinin të mbanin ligjerata në Universitetin e Prishtinës shumë pedagogë nga Shqipëria. Organizmi dhe mbajtja e simpoziumit për pesëqind (500) vjetorin e vdekjes së heroit Gjergj Kastrioti – Skënderbeut në Prishtinë, erdhën shumë personalitete të shkencës dhe kulturës nga Shqipëria në krye Aleks Budën bëri një jehonë të madhe.
Në fillim të viteve të 80-ta, profesor Fehmi Agani u shpallë “Persona Non-Grada” nga Universiteti i Prishtinës dhe pasi e nxjerrin nga partia me propozim të dekanit sërb, që kishte qenë student i tij, ia nënshkruan vendimin për largimin nga puna, kështu filloi procesi i diferencimiit në Kosovë. Kjo erdhi për shkak të mos pajtimeve në vlerësimin dhe qëndrimet politike ndaj demonstratave dhe çështjes shqiptare në Jugosllavinë e atëhershme ishin nën trysni të përhershme politike, ndërsa në vitin 1984, iu mor e drejta të ligjëronte.
Në vitin 1990 filluan përgaditjet për themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në atë kohë akademiku Fehmi Agani kishte dalë në pension, pasi Serbia e zvogëloi buxhetin për arsimin e lartë të Kosovës.
Ishte nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe njëri ndër figurat kryesore në hartimin e dokumenteve të rëndësishme për Kosovën dhe deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës pas miratimit të Kushtetutës Kaçanikut nga viti 1992 deri 1998.
Pas zgjedhjes së kuadrove drejtues të LDK-së, u mbajtë edhe kongresi i parë, ku si nënkryetar i Partisë u zgjodh Fehmi Agani dhe në post qëndroi të tetë (8) vjet rradhazi dhe puna e tij kryesore ishte internacionalizmit i çështjes së Kosovës.
Si njihej kontributi dhe veprimtaria e tij politike e akademikut Fehmi Aganit? Veprimtaria intelektuale kishte filluar para mbajtës së Plenumit të Brioneve, që shënoi kthesë në zhvillimet politike në ish-Jugosllavi dhe sidomos në Kosovë. Gjurmët e angazhimit të tij hetohen në disa drejtime teorike dhe praktike, një veprimtari që e mëshiron teorinë dhe praktikën dhe bën të pamundshëm ndarjen e tyre. Veprimtaria e tij njihet në drejtim politik në kërkimin e rrugëve për përparimin institucional të këtyre të drejtave, kërkesave juridike dhe kushtetutese për avancimin e statusit të Kosovës në kuadër të Jugosllavisë në vitin 1967. Kontributi i tij njihej në avancimin e Shkollave të Larta dhe në degët e Fakulteteve të Universitetit të Prishtinës në organizimin e ligjërimit të plotë në gjuhën shqipe. Një kontribut të jashtëzakonshëm e ka dhënë në përpilimin e dokumenteve të rëndësishme për lëvizjen politike në Kosovë në dekadën e fundit, sidomos në hartimin e atyre dokumenteve që kanë edhe vlerë ndërkombëtare. Kontributi i tij i jashtëzakonshëm njihej pas viteve të 90-ta, ku ndër të cilat duhet veçohet ngjarjet, si: “Deklarata e 2 korrikut 1990”, “Kushtetuta e Kaçanikut” dhe “Referendumin Gjithëpopullorë për Pavarësi” dhe ndërtimin e institucioneve të Kosovës, të cilat hapen mundësinë e mbajtjeve të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të vitit 1992.
Aktivitetin e tij politik e filloi si nënkryetar i Lidhjes Demokratik të Kosovës me themelimin e saj me 23 dhjetor të vitit 1989 dhe figura e tij bëhet ndër kryesoret në hartimin e dokumenteve të rëndësishme për Kosovës, në theks të veçantë në “Referendumin Gjithëpopullorë për Pavarësi”, e mbajtur me 26 deri 30 shtator 1991.
Në vitin 1990 filluan përgatitjet e për themelimin e LDK-së, në atë kohë akademiku Fehmi Agani kishte dalur në pension, pasi që Qeveria e Serbisë e kishte zvogëluar buxhetin për arsimin e lartë në Kosovë.
Pas zgjedhjeve të kuadrove drejtuese të LDK-së, u mbajtë edhe kongresi i parë, ku si nënkryetar i parë i Partisë u zgjodh akademik Fehmi Agani dhe në këtë post qëndroi tetë (8) vjet rradhazi dhe puna e tij kryesore ishte internacionalizimi i çështjes së Kosovës.
Kontributi i tij në politikë njihet gjatë udhëtimit disa herësh në Beograd lidhur me çështjen e financimit të arsimit në gjuhën shqipe në Kosovë. Ndërsa, gjatë takimit me Sllobodan Millosheviçin, i cili pas tri viteve negocime dhe prentendime që në Kosovë të hapen tre (3) shkolla, dy shkolla fillore dhe një mesme nuk e lejoi këtë. Akademiku Fehmi Agani kishte shpresë dhe ishte për hapjen e shkollave në Kosovë. Mendimi i tij ishte se: “Të fillojmë me pak dhej pastaj gradualisht do vjen numri duke u shtruar”. Mirëpo, më vonë u bind se me Millosheviçin nuk mund të bëhet asgjë. Akademik Fehmi Agani u bregos shumë kur presidenti Ibrahin Rugova shkoi në Beograd, që të bisedojë me Millosheviçin. Kreu i Beogradit i kishte thënë z.Rugovës se “ose eja të bisedojmë, ose do të vrasë”.
Kjo ishte arsyeja kryesore që z.Agani, e shoqëroi presidentin Rugova, ku theksoi se: “Ibrahimi është i ri, edhe nëse gabon ka kohë, kam kohë të përmirësohet, ndërsa unë do të shkoj në Beograd, nuk do të kem kohë, kam kohë më të përmirësohem, lufta i ka këto gjëra”.
Duhet theksuar se Fehmi Agani ishte anëtar i delegacionit në Konferencën e Ndërkombëtare të Rambujës dhe tregoi energji të madhe. Ishte i përkushtuar në ngjarjet e zhvilluar në Kosovë, në theks të veçantë në çdo sukses të arritur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pas kthimit të delegacionit të Kosovës në Rambujë, ku ishte anëtar mendimi i tij për Kosovën ishte duke theksuar: “Besoj se e kreva misionin tim në këtë mbledhje. Deri këtu mendoja. Tani u vendos për sulmet e NATO-së mbi Serbinë, tani le ta vazhdojnë tjetër”.
Dëshira e tij e fundit ishte kthimi në botën akademike, duke potencuar se: “Tani do t’u përkushtohem librave të mia, që më kanë mbetën të pa përfunduar. Tani duhet t’u përkushtohem më shumë shkrimeve të mia, pasi ja si po duket edhe shëndeti po më dobësohet”.
Si erdhi vrasja e akademikut Fehmi Aganit? Në një rrethanë të jashtëzakonshme e cila ende nuk është e qartë rreth vrasjes së akademikut Agani nga ana e “Doktrinës së Shenjtë Sërbe”, ai së bashku me rrethin e tij familjar, tentoi ta linte Kosovën për të ikur si në drejtim të Maqedonisë treni fatkeqësisht ishte kthyer mbrapa. Në stacionin e trenit me lokacionin në drejtim të FushëKosovës, policia sërbe e kishte ndalur trenin fatkeqësisht i kishte urdhëruar të gjithë të zbrisnin. Sipas dëshmitarëve okular dhe dëshmive të ndryshme të botuara në shtyp theksojnë se z.Agani ishte marrë me një automobil privat. Kufoma e tij u gjet me 7 maj të vitit 1999 në një buzë të rrugës që ishte mbuluar me baltë, pranë qytezës së Lipjanit. Sipas prentendimeve të qeverisë sërbe z.Agani është vrarë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës në mënyrë që ta pengonin rolin negociuesit që i’a kishte besuar presidenti Rugova me qeverinë sërbe në Konferencën e Rambujës.
Një ditë pas vrasjes së z.Agani bazë një deklaratës të publikuar policia sërbe kishte fajësuar përsëri Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës se kinse e ka mbajtur të izoluar për arsyeje ta pengojnë angazhimin e tij në negociatat në mes presidenti Rugova dhe qeverisë së Serbisë.
Cilat ishin titujt shkencorë të akademikut Fehmi Aganit? “Studiues i diplomuar i Filozofisë”, në vitin 1959 në Universitetin e Beogradit, “Magjistër i Shkencave Politike” në vitin 1965 në Universitetin e Beogradit, “Doktor i Shkencave Sociologjike” në vitin 1973 në Fakultetin Filozofik në Prishtinë, profesor i Universitetit të Prishtinës dhe anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Artëve të Kosovës. Gjatë veprimtarisë së tij shkencore ka lënë të botuara shumë studime sociologjike, politikologjike, nëpër periudha të ndryshme në gjuhën shqipe, serbokroate dhe angleze. Ka lënë dorëshkrimin e Monografisë “Partitë dhe grupet politike në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore” dhe shkrimet të tjera. Gjithashtu ka botuar edhe shumë studime, artikuj, trajtesa e polemika në organet ndryshme shkencore, në revista dhe gazeta në gjuhën shqipe dhe në gjuhët të tjera.
Cilat janë veprat e botuar të akademik Fehmi Aganit? “Në rrjedha të mendimit sociologjik”- Një histori e veçantë e mendimit sociologjik. Prishtinë. 1990, “Demokracia, Kombi, Vetëvendosja”, Dukagjini, Pejë, 1994, “Pavarësia – Shpresa dhe Gjasë”, Dukagjni, Pejë, 1999, “Studime sociologjike dhe politikologjike”, ASHAK, Prishtinë, 2008. Në vitin 2002, me rastin e 70 vjetorit të lindjes, Shtëpia botuese “Dukagjini”, botoi Veprat në tetë (8) vëllime, si: Veprat 1: “Në rrjedha të mendimit sociologjik”, Vepra 2: “Për shoqërinë civile”, Vepra 3: “Demokracia, kombi, vetëvendosja”, Vepra 4: “Partitë dhe grupet politike në Shqipëri (1939-1945)”, Vepra 5: “Sindikatat gjermeane dhe shkrime të tjera”, Vepra 6: “Gjuha e dhunës dhe zëri i arsyes”, Vepra 7: “Pavarësia – gjasa dhe shpresë”, Vepra 8: “Intervista, reagime”. Në vitin 1996, botoi librin “Sociologjia” si bashkëautorë me Dr. Agim Hyseni, botuar nga Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i Kosovës në Prishtinë dhe i ribotuar në vitin 2001, libër ky është përdorur si tekst bazë për mësimin e lëndës së sociologjisë nëpër shkollat e Kosovës, ndërsa në fund të saj kanë dhënë faksimilet e dorëshkrimit të programit të ri të lëndës së sociologjisë për shkollat e mesme, që e kishte hartuar për të gjallë akademiku Fehmi Agani i gjetur në dokumente të tjera. Veprat e botuara nga Shtëpija Botuese Dukagjini në Pejë në vitin 2002, ka konkretizuar njërin ndër projektet më të rëndësishme në fushën e mendimit sociologjik dhe politik që ka realizuar dikush pas përfundimit të luftës në Kosovë. Në realizimin e veprave të akademik Fehmi Aganit në tetë (8) vëllime me 3261 faqe, i cili është një korpus, punë kolosale që e nderon jo vetëm botuesin, mirëpo përgjithësesi Kosovën dhe hapësirën shqiptare për botimin e korpusit prej tetë veprave kanë dhënë një kontribut rreth përgaditjes dy akademik të Akademisë së Shkencave dhe Artëve të Kosovës akademik Rexhep Ismajli dhe Eqrem Basha.
Me cilat dekorata është shpërblyerë figura e Fehmi Aganit? Figura e Fehmi Aganit është shpërblyerë me shumë dekorata, ndër të cilat janë “Dekorata e Urdhrit të Lartë të Skënderbegut”, me të cilën është dekoruar nga presidenti i Republikës së Shqipërisë Dr. Rexhep Medani me 21 dhjetor të vitit 2001, e dekoroi figurën e Fehmi Aganit me “Gjergj Kastriotin – Skënderbeut”, këtë dekoratë e ka pranuar bashkëshortja znj.Sadije Agani e shoqëruar me djalin e tyre të madh Mentorin dhe kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Artëve të Shqipërisë z.Yll Popa dhe akademikë të tjerë.
Për ndër të pesë (5) vjetorit të vrasjes së akademikut Fehmi Aganit, me 6 maj të vitit 2004 nga ana e kryetarit të Kosovës z.Rugova figura e Fehmi Aganit shpallet “Heroi i Kosovës”.
Për nder të kontributit të tij si profesor dhe akademik tashmë është ngritur edhe shtatorja e tij në oborrin e Fakultetit Filologjisë pranë kampusit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Personaliteti i tij vlerësohet lartë nga çdo qytetarë dhe intelektual i Republikës së Kosovës dhe falë kontributit të tij si drejtori i parë i “Institutit Albanologjik” dhe themeltar i “Fakultetit të Sociologjisë” dhe pjesëmarrës në Konferencën e Rambujës, ku u përcaktua parandalimi i gjenocidit të regjimit të Sllobodan Millosheviçit. Ndërsa, pas viteve të 90-ta ishte pjesëmarrës aktiv në skenën politike në Kosovë. Duhet theksuar se figura e Fehmi Aganit ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në organizimin mbi deklarimin e vullnetit të qytetarëve shqiptarë në Kosovë, ku për qëllim pati shpalljen e Kosovës, si “Shtet Sovran dhe i Pavarur” në kuadër të ish-RSFJ-së, i cili u mbajtë në shtator të vitit 1991.
Ky Referendum erdhi si rezultat i Deklaratës së Pavarësisë 2 korrikut 1990 dhe pas miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut, e përpiluar nga akademik Gazmend Zajmi, i cili morri mbështetjen nga Iniciativa e Grupit të 241 Intelektualëve të Kosovës, e themeluar menjëherë pas përfundimit të mbajtës së Grevave të Minatorëve të Trepçës në shkurt të vitit 1989.
Referendumi Gjithëpopullorë për Pavarësinë e Kosovës e hapi mundësinë e mbajtës së zgjedhjeve të para parlamentare dhe presidenciale në vitin 1992.
Qeveria e Republikës së Kosovës me datën 6 mars të vitit 2013, morri vendim me Nr.02/118 të themelohet Universiteti Publik i Gjakovës, ndërsa Kuvendi i Republikës së Kosovës e ka ratifikuar këtë vendim me datë 30.05.2013. Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” ka filluar punën me 1 tetor të vitit 2013 me Fakultetin e Edukimit me program “Parashkollor dhe Fillor”, Fakultetin e Mjekësisë me program “Infermeri dhe Mami” dhe Fakultetin e Filologjisë me programin “Gjuhë dhe Letërsi Angleze” të gjitha këto programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës në prill të vitit 2013.
Duhet theksuar se Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” është pasues nga Shkolla e Lartë që ka bërë përgaditjen e mësimdhënësve duke filluar nga viti 1958. Qendra e Fakultetit të Edukimit në Gjakovë fillimisht është themeluar si Akademia Pedagogjike me Vendimin e Kuvendit Komunal të Gjakovës me Nr.01-5334/I, të datës 29 korrik të vitit 1967, ndërsa punën e filloi me 1 tetor të vitit 1967./ KultPlus.com
Isa Boletini është një nga emrat më të njohur në rrafshin historik për gjithë kombin shqiptar. Ai ishte organizatori kryesor i mobilizimit të shqiptarëve të Kosovës në vitin 1912, në prag të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Ai ishte bërë shpesh temë e nxehtë në Kosovë meqë Kulla e Isa Boletinit gjendet në Mitrovicë si një qytet problematik politik mes Kosovës dhe Serbisë.
Isa Boletini është një prej patriotëve më të mëdhenj që ka jetuar në trojet shqiptare. Ai ka udhëhequr luftën për liri të shqiptarëve prej vitesh të tëra.
“Unë jam mirë kur asht mirë Shqypnia” është një nga thëniet më të mira dhe më domethënëse që vë në pah atdhedashurinë dhe lidhjet kombëtare mes Kosovës dhe Shqipërisë. / KultPlus.com