“Më dhemb shumë kur i shoh duart e shtrira që lypin lëmoshë”

Intelektuali i madh shqiptar Rexhep Qosja, në librin e tij “Vdekja më prej syve të tillë” ka shtjelluar disa mendime rreth jetës shoqërore dhe vdekjes.

KultPlus ju sjell një pjesë:

“Janë mbushur rrugët me lypës, kurse intelektualët nuk dinë të mendojnë tjetër gjë, pos të ndërtojnë shtëpi, të vrapojnë pas honorareve, të blejnë unaza të shtrenjta, gushore të arta, të ndjekin kurvat, të mblidhen nëpër gazmende, ta përgojojnë njëri tjetrin, t’ia qesin ndërkëmbësat shoqishoqit, t’ i bëjnë një mijë të zeza. Më dhemb shumë kur i shoh duart e shtrira që lypin lëmoshë…” /KultPlus.com

Kur dielli të ikë, do ta pikturojmë qiellin – Petrit Halilaj 

Petrit Halilaj, pjesëmarrës në ”Manifesta 14 Prishtina” ju fton të krijoni bashkë një qiell të ri!

Duke u nisë nga Grand Hotel, një vend që i reflekton shndërrimet që i ka përjetuar shoqëria në Kosovë.

Lexoji ftesën e tij më poshtë:

Të dashur njerëz të Prishtinës dhe rrethinës,

Jam fort i gëzuar me u kthy në Prishtinë me një projekt të ri! Kur dielli të ikë do ta pikturojmë qiellin do të jetë një gjithësi, të cilën ju ftoj ta pikturojmë dhe ndriçojmë bashkë më 22 korrik. Puna do të fillojë me shkronjat në maje të Grand Hotel Prishtina, me yjet e tij— të cilat tash për tash janë të shkapërderdhura në kulm të kësaj ndërtese dhe të cilat do të rimontohen, shumohen dhe të shpërndahen nëpër krejt qytetin.

Grand Hoteli është monument historik dhe arkitekturor i qytetit tonë; ai shërben si rikujtim për historinë e Kosovës në ish-Jugosllavi dhe për pasojat e saj. Ai na kujton kohë të errëta, kur është shfrytëzuar nga forca shkatërruese, por gjithashtu pasqyron kohët e reja, të shquara nga një lloj indiference ndaj pikave të rëndësishme të kujtesës kolektive.

Të gjitha ndryshimet dhe shndërrimet që ka përjetuar shoqëria jonë pasqyrohen në këtë vend, i cili mund të shihet si portret i vetë Prishtinës. Sot, ne kemi mundësinë unike të përfytyrojmë Prishtinën e të ardhmes. Qysh nga viti 2010, yjet që dikur shkëlqenin nuk janë ndezur më. Ato janë hequr një nga një si pasojë e venitjes së hotelit.

Këto yje të rëna e të shpërndara në kulmin e Grand Hotelit i kam parë për herë të parë si imazhe që m’i ka dërguar shoqja ime e shtrenjtë Nita Deda. Ajo po xhironte një video për Manifesa 14, dhe kështu shkrepi shkëndija e parë e projektit. Menjëherë i asociova këto yje me ideologji të rëna.

Në të njejtën kohën, mendova për Prishtinën si një vend të ri, në të cilin edhe unë kam rënë nga një katund i vogël që quhet Runik, dhe se si ndihem i lidhur me këtë qytet përmes njerëzve të vet: miqësitë janë mënyrë për të ndërtuar tregime të reja dhe për të krijuar përkatësi. Ndoshta duhet ta shfrytëzojmë mundësinë që këto monumente në rënie ofrojnë për të ëndërruar një realitet të ri dhe të dalë nga rrënojat? A mund të luajmë një lojë shprese dhe t’u shprehim dëshira këtyre yjeve që bien?

Për këtë projekt jam frymëzuar nga një ese e shkruar nga prishtinasja Njomza Vitia kur ishte 12 vjeçe: Kur dielli të ikë, do ta pikturoj qiellin. Ky shkrim flet për tensionin që ndien një fëmijë në botën e të rriturve dhe për ndjenjën që shoqëria po ia fundos ëndrrat. Por poashtu, ai përçon shpresat dhe vizionin energjik të saj për të ardhmen. Pyes veten nëse mund t’i asiociojmë fjalët e saj me yjet duke bërë që ato t’i ndriçojnë yjet përsëri si një brushë që pikturon qiellin?

Pyes veten nëse shkronjat e Grand Hotel Prishtina mund të riorganizohen dhe të plotësohen për të formuar një fjali të re, një mesazh poetik që mund t’i jep një ndriçim të ri qytetit? Duke shndërruar “pikturoj” në “pikturojmë”, dëshira personale është bërë dëshirë kolektive; duke i shumuar pesë yjet, një hotel i venitur mund të riimagjinohet si diçka e re dhe plot jetë.

Kjo letër është ftesë për të gjithë Ju. Një ftesë që t’i vendosni yjet nëpër hapësirat tuaja, në ballkone, në dhoma, në dritare a në oborre. Dua t’ju pyes: a mund t’i rikthejmë yjet në mënyrë që të rimarrim hapësirën tonë — një hapësirë që veç është aty, por tek e cila mund të shikojmë përsëri me guximin që të krijojmë një tregim të ri, që ta rrëfejmë këtu dhe tash?

I frymëzuar nga dëshira për ta parë një qiell të ri mbi Prishtinën, i cili është i mundur vetëm në bashkëpunim me Ju, unë kam përpiluar një udhëzim të thjeshtë që mund të përdoret nga të gjithë për të krijuar yje shndritës.

Përmes këtij udhëzimi, që mund të ndiqet vetëm ose me të tjerë, në shtëpi ose në shkollë, online ose në rrugë, ne do të krijojmë yjet tanë dhe do të pikturojmë një qiell të ri përmes një procesi intim dhe të përbashkët të të rrëfyerit.

Ju inkurajoj të gjithëve të jepni interpretimet tuaja për dizajnin, të prodhoni turli variacionesh kreative të trajtave të yjeve dhe t’i vendosni përbrenda ëndrrave tuaja më utopike. Dua t’i ndaj këto histori dhe të shqyrtoj se çfarë përfaqësojnë dhe simbolizojnë yjet — nga origjina e tyre mitologjike deri te konotacionet politike.

Nëse bëni yje dhe i ekspozoni në shtëpitë tuaja ose në ndonjë vend ku mund të shihen nga kalimtarët, ato do të bëhen pjesë e hapësirës tonë publike. Kështu mund t’i takojmë këto yje në vendet më të papritura — në ato që kanë domethënie për ne, ose edhe në ato që i vëmë re për herë të parë — duke formuar një yjësi që do të përhapet në qytetin e Prishtinës dhe përtej saj.

Ky projekt nuk është i paramenduar si vepër e përhershme ose si monument, por si një moment që e ndajmë bashkë. Pas përfundimit të Manifesta 14, shkronjat do t’i kthehen Grand Hotelit. Yjet do të errësohen dhe do të shtrihen përsëri në kulm të hotelit, për të fjetur dhe për të pritur, si më parë. Në të ardhmen, ky projekt mund të na vijë ndër mend çdo herë që shohim shkronjat e vjetra të hotelit dhe paramendojmë yjet e fshehura, ndërsa çfarë do të mbetet janë përvoja dhe ëndrrat e përbashkëta.

Kam shpresë se do të më bashkoheni për të xixëlluar këtë qiell të ri më 22 korrik!

Përzemërsisht,

Petriti

‘Kur dielli të ikë do ta pikturojmë qiellin’ është porositur nga Manifesta 14 dhe mbështetet nga Autostrada Biennale dhe Ammodo. Projekti është konceptuar nga Studio Petrit Halilaj dhe realizohet nga Grafx Studio.

Shkrimi nga Njomza Vitia është pjesë e librit Miku Im (2014). I falënderohem Departamentit të Edukimit të Manifesta 14 dhe gjithë pjesës tjetër të stafit të saj, që kanë gjetur librin gjatë renovimit të bibliotekës Hivzi Sylejmani. /KultPlus.com

Të shtënat në Oslo, Policia: Sulmi në Norvegji po trajtohet si terrorizëm islamik

Një 42-vjeçar është arrestuar dhe akuzuar për vrasje, tentativë vrasjeje dhe akte terroriste pas të shtënave në qendër të kryeqytetit të Norvegjisë, Oslo, transmeton KultPlus.

Dy persona u vranë dhe 21 u plagosën në sulmin në një lagje herët të shtunën.

Policia tha se e konsideron sulmin një akt të terrorizmit ekstrem islamik.

Viktimat u qëlluan brenda dhe jashtë Londrës Pub, një vend i njohur LGBTQ+, dhe pranë klubit të xhazit Herr Nilsen dhe një pijetore tjetër.

Parada vjetore e krenarisë së homoseksualëve në Oslo do të mbahej të shtunën dhe u anulua zyrtarisht me këshillën e policisë.

Por pavarësisht kësaj, qindra njerëz marshuan pranë vendit të ngjarjes më vonë gjatë ditës, duke bërtitur: “Ne jemi këtu, ne jemi të çuditshëm, ne nuk do të zhdukemi!”

Kryeministri i Norvegjisë Jonas Gahr Stoere e quajti atë një “sulm të tmerrshëm dhe thellësisht tronditës ndaj njerëzve të pafajshëm”.

“Të gjithë homoseksualëve që tani kanë frikë dhe janë në zi, u them se jemi të gjithë me ju”, tha ai në Facebook.

Mbreti Harald, monarku i Norvegjisë, tha se ai dhe familja e tij ishin “të tmerruar” nga dhuna.

Ai tha se “ne duhet të qëndrojmë së bashku” për të mbrojtur “lirinë, diversitetin dhe respektin për njëri-tjetrin”.

Ministrja e Drejtësisë e Norvegjisë Emilie Enger Mehl tha se incidenti kishte tronditur vendin.

“Norvegjia është një komunitet besimi ku të gjithë duhet të ndihen të sigurt jashtë një të shtunë natën,” e citoi NRK të thoshte ajo. /KultPlus.com

Kurti: Rroftë Sllovenia, thellimi i marrëdhënieve mes dy shteteve do të jetë i dobishëm për të ardhmen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar ditën e pavarësisë së Sllovenisë përmes postimit të një fotoje me ambasadoren e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejçiq.

Përmes një postimi në “Twitter”, Kurti është shprehur i bindur që bashkëpunimi dhe thellimi i marrëdhënieve mes dy shteteve, do të jetë i dobishëm për të ardhmen e dy vendeve.

“Rroftë Sllovenia”, ka shkruar Kurti në gjuhën sllovene. /KultPlus.com

‘Kur vdiq baba’: Libri i Arbër Selmanit do të promovohet në Tiranë

Me 27 qershor, të hënën, prej orës 19:00, në hapësirën e BERK në Tiranë do të promovohet libri më i ri nga Arbër Selmani, titulluar ’48 piano’.

Në ngjarje do të ketë bashkëbisedim mes autorit dhe përkthyeses Aida Baro.

Arbër Selmani është poet e gazetar nga Prishtina. Libri ‘48 piano’ përmban poezi dhe prozë poetike të cilat autori i ka shkruar në një periudhë 12 vjeçare. Ky është libri i katërt i autorit. Arbër Selmani është fitues i çmimit të parë për poezi në festivalin ‘Tirana Gate 2021’, ndërsa është përkthyer në gjuhën angleze, serbokroate, turke, sllovene, frënge, gjermane dhe italiane.

Në mesin e shkrimeve në libër është edhe poezia ‘Kur vdiq baba’, një himn i dashurisë dhe vuajtjes, por edhe shkrime tjera si ‘Zoti shëron’, ‘M’i sillni 48 piano’, ‘E kam vendosur burrin në shitje’, ‘Kirillin e vranë’ dhe ‘Nanën e laj me shumë kujdes’.

Libri është botuar në Prishtinë ku edhe u promovua javën e parë të qershorit, ndërsa është financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës.

*

‘…kur vdiq baba,
krejt orenditë e shtëpisë i kam rrotullu e nuk e kam gjetë
morra avion, e as në shtetin tjetër për të nuk kishte vend
i mblodha dromcat e mërzisë dhe i kapa bashkë, i përthekova…

…kur vdiq baba,
u ula buzë lumit të lotëve të mi
dhe qava…’ /KultPlus.com

“…qëllimi i nisjes së luftës është gjithmonë të arrish në një pozicion më të mirë, nga i cili të nisësh një luftë tjetër”

Nëse je një fans i George Orwell t’i do të shijosh patjetër fjalitë e tij të mençura. Dhe ne shpresojmë t’i shijosh shumë.

Këtu janë 22 fragmente mençurie nga romanet e George Orwell:

“Ai që kontrollon të shkuarën, kontrollon edhe të ardhmen. Ai që kontrollon të tashmen, kontrollon të shkuarën”. – 1984

“E shkuara është diçka e çuditshme. Ajo është me ty bashkë gjithmonë. Supozoj se nuk kalon asnjë orë pa menduar për gjërat që kanë ndodhur dhjetë apo njëzet vjet më parë dhe sërish në shumicën e kohës nuk bëhet fjalë për realitetin, thjesht për një numër faktesh që ti ke mësuar, si gjëra të nxjerra nga një libër historie”. – George Orwell Dalja Jashtë për Ajër, Coming Up For Air

“Në disa raste unë mendoj se ne të gjithë jemi kufoma. Vetëm se kalbemi në këmbë”. – Mbaje Aspidistrën duke Fluturuar, Keep “The Aspidistra Flying”

“Nëse dëshiron të mbash një sekret, duhet ta fshehësh atë edhe nga vetja jote”. – 1984

“Njeriu është krijesa e vetme që konsumon pa prodhuar” – Ferma e Kafshëve

“Ndoshta një njeri me të vërtetë vdes kur truri i tij ndalon, kur ai humbet fuqitë për të thithur ide të reja”. – Dalja Jashtë për Ajër, Coming Up For Air

“Është një nga tragjeditë e gjysmë të arsimuarve, që ata zhvillohen vonë, kur sakaq janë angazhuar në një rrugë të gabuar në jetë”. – Ditët Burmeze, Burmese Days

“Librat më të mirë… janë ata që u thonë atë çfarë ju sakaq dini”. – 1984

“Është një gjë misterioze, humbja e besimit, aq misterioze sa vetë besimi”. – Vajza e Priftit, A Clergyman’s Daughter

“Njeriu si shërben interesit të asnjë krijese tjetër, veç vetes së tij”. – Ferma e Kafshëve

“Lufta është Paqe. Liria është skllavëri. Injoranca është fuqi”. – 1984

“Një njeri duhet të ndryshojë sistemin ose nuk ndryshon asgjë”. – Mbaje Aspidistrën duke Fluturuar, Keep The Aspidistra Flying

“Zilia është një gjë e tmerrshme. Është ndryshe nga të gjitha llojet e tjera të vuajtjes për shkak se nuk ka maskim për të, nuk ka ngritje në tragjedi. Ajo është më shumë sesa thjesht e dhimbshme, është e neveritshme”. – Ditët Burmeze, Burmese Days

“Mendo për jetën ashtu si ajo është me të vërtetë, mendo për detajet e jetës dhe pastaj mendo nëse nuk ka kuptim tek ajo, nuk ka qëllim, nuk ka objektiv përveç varrit. Natyrisht vetëm budallenjtë apo ata që gënjejnë veten, apo ata jeta e të cilëve ka qenë jashtëzakonisht me fat, mund ta përballin këtë mendim pa u drithëruar?” – Vajza e Priftit, A Clergyman’s Daughter

“Gjurma dalluese e një njeriu është dora, instrumenti me të cilën ai bën të gjitha të pabërat” – Ferma e Kafshëve

“Zgjedhja e njerëzimit qëndron mes lirisë dhe lumturisë dhe për pjesën më të madhe të njerëzimit, lumturia është më e mirë”. – 1984

“Një tërmet është kaq shumë qejf kur ka kaluar”. – Ditët Burmeze, Burmese Days

“… mund të marrësh çdo gjë në këtë botë, nëse në mënyrë të sinqertë nuk e do atë.” – Mbaje Aspidistrën duke Fluturuar, Keep The Aspidistra Flying

“Ne nuk është se thjeshtë i shkatërrojmë armiqtë tanë; ne i ndryshojmë ata”. – 1984

“Bukuria është e pakuptimtë, derisa ajo të ndahet me të tjerët”. – Ditët Burmeze, Burmese Days

“Varfëria është era e keqe shpirtërore”. – Mbaje Aspidistrën duke Fluturuar, Keep The Aspidistra Flying

“…qëllimi i nisjes së luftës është gjithmonë të arrish në një pozicion më të mirë, nga i cili të nisësh një luftë tjetër”. – 1984./ KultPlus.com

I cilësuar edhe si “Mbreti i Popit”, 25 fakte nga jeta e Michael Jackson

Talenti i Jackson ishte i madh dhe i shumanshëm. Këndonte, kompozonte dhe rregullonte këngë. Vallëzimi i tij ishte i paimitueshëm. Secili nga koncertet e tij u kthye në një shfaqje të klasit të parë. Prerja e talentit të Michael u lehtësua nga sistemi tashmë i vendosur në Shtetet e Bashkuara. Babai, Joseph Jackson, u mësoi djemve të tij të këndonin dhe të luanin instrumente të ndryshëm, dhe më pas Jackson mori dhe mbajti rrymën, të përbërë nga regjistrime, koncerte, shfaqje televizive. Detyra e muzikantëve ishte të interpretonin veprat e tyre, me të gjithë pjesën tjetër merreshin nga njerëz të veçantë.

Michael, me avionët e tij të ngarkesave të pajisjeve dhe dhjetëra kamionë pajisje, ka përsosur këtë sistem. Gjithçka filloi me faktin se vëllezërit e mëdhenj të Michael Jermain dhe Marlon filluan të luanin në heshtje kitarë të babait të tyre, i cili ishte rreptësisht i ndaluar. Pasi kapi shkelësit, Jozefi nuk i ndëshkoi ata, por vendosi të krijojë një grup. Pak më vonë, hapi i parë i Michael Jackson në biznes show do të quhet “The Jackson Five”.

Fakte nga jeta e Michael Jackson:

1. Tradita e këndimit të këngëve së bashku filloi në familjen Jackson ditën kur u prish televizioni. Para kësaj, vetëm babai i tij, i cili luante kitarë në grupe lokale, merrej me muzikë.

2. Vendi i parë profesional për The Jackson Five ishte një klub striptizmi. “Zoti. Lucky’s ”në qytetin e Gary. Nëse Joseph Jackson ishte i përfshirë në këtë apo jo është e panjohur, por honoraret prej 6 dollarësh në ditët e javës dhe 7 dollarë në fundjavë vazhdimisht plotësoheshin me para, të cilat, nga zakoni, i hidhnin vizitorët e klubit në skenë si shenjë miratimi.

3. Singles i parë, të cilin The Jackson Five regjistroi në Steeltown Records, tani mund të shitet për të paktën $ 1,000. Kënga “Big Boy” madje dukej në radio, por nuk u bë hit.

4. Katër teke nga albumi i parë i familjes Jackson, të lëshuar në “Motown”, zunë vendet e para në top lista. Dhe atyre iu desh të konkurronin jo me disa këngë të panjohura të të njëjtëve debutues, por me kompozimin “The Beatles” “Let It Be” dhe hitin “The Shoking Blue” “Venus” (She’s Got It, aka “Shizgara”).

5. Michael Jackson duhej të takonte furinë e tifozëve në moshën 12 vjeç. Dhjetëra vajza u hodhën në skenë gjatë koncertit “The Jackson Five” para një publiku prej 18,000 në Los Anxhelos. Vëllezërve, të cilët fituan 100,000 dollarë për performancën e tyre, u desh të largoheshin nga skena.

6. Kur Michael dhe vëllezërit u kthyen në Gary, rruga kryesore e qytetit u riemërua për nder të tyre për një javë. Kryebashkiaku u dha çelësat e qytetit. Në rrugën e tyre ishte një banderolë “Mirësevini në shtëpi, roje të ëndrrave!” Dhe një kongresmen lokal u dha atyre flamurin shtetëror që ishte në Kapitol.

7. Kanali televiziv ABC xhiroi një seri të tërë të animuar rreth Jacksons. Midis vëllezërve lehtësisht të njohur, Michael u shqua, duke u bërë kështu udhëheqësi i kolektivit jo vetëm në skenë.

8. Karriera solo e Michael Jackson filloi në vitin 1979 me albumin “Off the Wall”. Albumi shiti 20 milion kopje dhe kritikët e quajtën atë haraçin e fundit të epokës së diskos në ikje.

9. Në 1980, pas publikimit të albumit në mbarë botën “Off the Wall”, Jackson kërkoi nga botuesi i revistës Rolling Stones të vendoste foton e tij në kopertinë. Si përgjigje, këngëtari, albumi debutues i të cilit shiti një tirazh të madh, dëgjoi se revistat me fytyra të zeza në kopertinë po shisnin dobët.

10. Interesante, para publikimit të albumit super të suksesshëm të Michael Jackson “Thriller”, albumi më i shitur në SH.B.A. ishte The Eagles “The Greatest Hits”. Vështirë se tani dikush tjetër përveç adhuruesve të këtij grupi mund të kujtojë këngët e saj të tjera përveç “Hotel California”. Dhe qarkullimi i diskut ishte 30 milion kopje!

11. Videoklip me komplot – një shpikje e Michael Jackson. Të gjitha videot e tij (nga rruga, ai me të vërtetë nuk i pëlqente fjala “klip”) nuk ishin filmuar në kamera TV, në film 35 mm. Dhe premiera e MTV e videos “Thriller” më 2 Dhjetor 1983 konsiderohet ende ngjarja më e rëndësishme në historinë e videove muzikore.

12. Moonwalk i Jackson debutoi më 16 maj 1983 në Festimin e 25 vjetorit të Motown me këngën “Billy Jean”. Sidoqoftë, nuk është shpikja e Michael – ai vetë tha se ai spiunonte lëvizjet e valltarëve të rrugës.

13. Jackson u emërua për herë të parë “Mbreti i Popit” nga Elizabeth Taylor gjatë performancës së këngëtarit në American Music Awards.

14. Në 1983, Michael Jackson vendosi një rekord të biznesit të shfaqjes duke nënshkruar një kontratë reklamimi për 5 milion dollarë me Pepsi. Më pak se një vit më vonë, të shtënat në një reklamë për pije pothuajse përfunduan tragjikisht – për shkak të problemeve teknike, këngëtari mori djegie, më pas gjë që ndikoi shumë në shëndetin e tij. Pepsi pagoi kompensim të konsiderueshëm dhe kontrata tjetër i kushtoi kompanisë 15 milion dollarë.

15. Si pjesë e turneut koncertor në mbështetje të albumit “Bad”, pothuajse 1.5 kg eksploziv u konsumuan në çdo koncert. Pajisjet u transportuan me një flotë prej 57 automjetesh të rënda. Vetëm 160 njerëz ishin të angazhuar në transport.

16. Jackson nuk donte të bëhej i bardhë dhe nuk flinte në një dhomë presioni për të zgjatur jetën. Lëkura iu lehtësua nga sëmundja. Siç tha artistja e make-up-it të këngëtarit, një ditë doli se është më shpejt të ndriçosh zonat e errëta të lëkurës sesa të pikturosh ato të lehta. Një ëndërr në një dhomë presioni u shpik nga gazetarët pasi Jackson u fotografua në të për reklamën e filmit “Captain IO”.

17. Ranch “Neverland” me një sipërfaqe prej 12 metrash katrorë. km, të cilën Jackson e bleu në fund të viteve 1980 për 19.5 milion dollarë, 15 vjet më vonë u vlerësua në 100 milion dollarë. Michael ndërtoi atje një udhë kartash, një park zbavitës, një hekurudhë, një fshat indian dhe një kopsht zoologjik. Mirëmbajtja e pasurisë dhe pagat e stafit zgjatën deri në 10 milion në vit.

18. Jackson u martua dy herë: me Lisa-Maria Presley dhe Deborah Rove. Të dy martesat u bënë shumë larg – në Republikën Dominikane dhe Australi – dhe nuk zgjatën shumë. Deborah lindi dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Një nënë zëvendësuese lindi një fëmijë tjetër nga Jackson.

19. Duke folur në Brit Awards 1996, Jackson eci në skenë me maskën e Jezu Krishtit dhe këndoi me fëmijë në gjunjë. Performanca u ndërpre nga vokalisti i “Pulp” Jarvis Cocker. Në mes të këngës, ai u hodh në skenë dhe gati sa nuk e hodhi Michael-in nga ajo.

20. Këngëtarja u soll në gjyq për herë të parë nën akuzat e pedofilisë në 1993. Ndoshta, gjatë kësaj çështje, Jackson bëri gabimin më të madh të jetës së tij. I mbingarkuar nga ashpërsia e akuzave, ai ra dakord për zgjidhjen paraprake të pretendimeve të familjes Jordan Chandler, duke paguar 22 milion. Opinioni publik e konsideroi këtë hap një pranim të fajit. Pas 26 vitesh, Chandler i pjekur pranon se babai i tij e urdhëroi atë që të inkriminonte Jackson.

21. Një tjetër skandal me pedofilinë e pretenduar të Jackson shpërtheu në 2003. Këtë herë mbreti i popit kaloi nëpër të gjitha fazat e hetimit dhe gjykimit. Juria e gjeti atë plotësisht të pafajshëm. Por proceset minuan shëndetin dhe pozicionin financiar të Jackson, i cili tashmë nuk ishte i shkëlqyer.

22. Në kulmin e karrierës së tij në fund të viteve 1980, pasuria e Michael Jackson u vlerësua në 500 milion. Pas një dekade e gjysmë, borxhi i tij ishte 350 milion. Doli se deklarata gazetareske se Jackson fiton si milioner dhe e shpenzon si miliarder nuk ishte ekzagjerim. Deri në fund të jetës së tij, këngëtari ishte i mbushur me procese gjyqësore.

23. Kur Jackson njoftoi në 2009 se do të luante 10 koncerte në Londër në një kompleks me 20,000 vende, 750,000 hyrje u morën në pesë orët e para. Si rezultat, ishte planifikuar të mbaheshin jo 10, por 50 shfaqje. Sidoqoftë, çështjet gjyqësore filluan përsëri, në lidhje me detyrimet e mëparshme të këngëtarit, dhe pastaj gjithçka u anulua nga vdekja e Michael Jackson.

24. Mbreti 50-vjeçar i pop-it ndërroi jetë më 25 qershor 2009 nga një mbidozë e drogës. Vdekja u shpall në 14:26, por në fakt Jackson ndërroi jetë dy orë më parë. Mjeku personal i Michael Jackson, Conrad Murray, i përshkroi 8 ilaçe pacientit të tij, tre prej të cilëve ishin të papajtueshëm me njëri-tjetrin. Por vdekja erdhi nga marrja shumë e një doze propofoli, një qetësues dhe hipnotizues. Përveç kësaj, Murray kreu në mënyrë të pakualifikuar reanimacion kardiopulmonar dhe nuk mund të telefononte ndihmë urgjente për gjysmë ore. Pas telefonatës, mjekët ishin aty në 3,5 minuta. Më pas Murray mori 4 vjet burg, nga të cilat shërbeu vetëm gjysmën.

25. Varrimi i Michael Jackson u bë më 3 shtator në një varrezë në një periferi të Los Angeles. Ceremonia e lamtumirës u zhvillua më 7 korrik në Staples Center në Los Angeles. Në të morën pjesë 17,000 njerëz. Folës ishin të afërmit, kolegët dhe miqtë e Jackson. Audienca televizive e ceremonisë së lamtumirës ishte rreth një miliard njerëz.

‘Memorandumi’ premierë në teatrin “Adriana”

Shfaqja “Memorandumi” do të jepet premierë më 28 qershor në Teatrin “Adriana” me fillim nga ora 20:00, shkruan KultPlus.

Vaclav Havel është autor i shfaqjes, derisa Agon Myftari si regjisor. Reprizat do të jenë ditëve në vazhdim, pra, 28 dhe 30 qershor.

“Memorandumi” nga Vaclav Havel është një komedi e errët politike që parodizon burokracinë dhe konformitetin. Ngjarja është e vendosur në një organizatë ku në mënyrë që komunikimet ndër-zyrtare të përshpejtohen me efikasitet të lartë, shpiket një gjuhë e re artificiale – “Ptajdipi” e cila supozohet se do të thjeshtësonte punën e zyrtarëve të saj dhe ta bënte komunikimin ndër-zyrtar më të sakt dhe më të lehtë. Përkundrazi, pikërisht kjo “gjuhë” e inkuadruar si një eksperiment do ti shpie nëpunësit e organizatës drejt dehumanizimit dhe tjetërsimit, e që përfundimisht e pashmangshëm ata shkojnë drejt një rrethi të tmerrshëm vicioz të një sistemi ngulfatës edhe më burokratik. /KultPlus.com

Bota është një vend i bukur

Lawrence Ferlinghetti. Përkthyer nga Fadil Bajraj.

Bota është një vend i bukur
të jesh i lindur në të
po s’të prishi punë lumturia
të mos jetë gjithmonë
bash burim kënaqësie
po s’të prishi punë ta shijosh ferrin
herë pas here
bash atëherë kur çdo gjë të shkon për qejfi
ngase bile as në parajsë
nuk këndojnë
gjithë kohën e lume

Bota është një vend i bukur
të jesh i lindur në të
po s’të prishi punë që do njerëz vdesin
vazhdimisht
apo ndoshta vdesin urie
për një farë kohe
që nuk është bash aq keq
nëse nuk jeni ju

Oh bota është një vend i bukur
të jesh i lindur në të
nëse fort s’ta ndien për
disa tru trumcakësh
që gjenden në pozita të larta
apo për një a dy bomba
që eksplodojnë herë pas here
në fytyrat tuaja të përmbysura
apo padrejtësi të tjera të tilla
si shoqëria jonë e famshme
që është pre
e njerëzve të saj të shquar
dhe njerëzve të saj të zhdukjes
dhe e priftërinjve të saj
dhe e policëve të tjerë

dhe e segregacioneve të saj të ndryshme
dhe e hulumtimeve kongresiane
dhe e kapsllëqeve të tjera
që trupi ynë i trentë
mund t’i trashëgojë

Vërtet bota është vendi më i mirë
për shumë gjëra të tilla siç është
skena zbavitëse
skena e dashurisë
skena e trishtueshme
këndimi i këngëve të dëshpërimit dhe pasja e inspirimit
endja andej-këtej
shikimi në çdo gjë
marrja erë luleve
qirja e statujave
dhe bile të menduarit
dhe puthja e njerëzve
lindja e foshnjeve dhe veshja e pantollonave
heqja e kapelës
dhe vallëzimi
notimi në lumenj
shkuarja në pikniqe
në mes të verës
dhe në përgjithësi
‘të jetosh sipas qejfit’
Po
ama bash në atë çast
vjen varrtari
buzagaz./ KultPlus.com

Buxhovi: Në përvijimet e tanishme bullgare-maqedonase, shqiptarët duhet të kërkojnë barazi kushtetuese

Në vend se të implikohet në çështjet identitare që u përkasin maqedonasve dhe bullgarëve, faktori politik shqiptar në Maqedoni, që deri me tash i ka anashkaluar apo manipulur kërkesat e drejta të shqiptarëve për barazi kushtetuese, duhet t’i rikthehet kodit të barazisë. Pra, të kërkohet barazi kushtetuese dhe assesi ligjore. Ndërsa, Shqipëria zyrtare, duhet të ketë kujdes, që me deklarime jodiplomatike, siç ishin ato të fundit të kryeministrit shqiptar në Bruksel, të mos bëhet e anshme në “kazanin ballkanik” në dobi të polit “serbo-rus”!

Jusuf BUXHOVI

Kohëve të fundit, raportet  midis Maqedonis së Veriut dhe Bullgarisë, nga ato të natyrës ndershtetërore, kanë zënë të kthehen në aso identitare, pak a shumë, mbi modelin e matricës politike të shekullit nëntëmbëdhjetë, kur e ashtuquajtura “krizë e Maqedonisë”, e inskenuar qëllimisht nga Bullgaria, Serbia dhe Greqia për qëllime hegjemoniste të përvetësimit e tri vilajeteve në hapësirën europiane të Perandorisë Osmane (Kosovës, Manastirit dhe të Janinës, të shumtën  të banuara me popullate shqiptare) në kuadër të shteteve të tyre nacionale.

Ndonëse realitetet e tanishme politike në këtë hapësirë, me krijimin e shteteve nacionale: Serbisë, Greqisë, Bullgarisë qysh në shekullin XIX dhe të Shqipërisë në shekullin XX dhe të  Kosovës në shekullin XXI, përjashtojnë stereotipet e një krize për territore të vilajeteve osmane në formën e pushtimeve që do të vendoste raporti i forcave, siç ishte ai i krijuar  gjatë Luftës së Parë Ballkanike në vitin 1912,  megjithatë, spostimi i saj në çështje “identitare” të mbështetura mbi gjuhën dhe “historinë e përbashkët” të një etnie sllavofone të degëzuar mbi shtrirjen gjeografike (njëra pjesë në Bullgari dhe tjetra në Maqedoninë e Veriut), e përkufizuar në dy realitete shtetërore: atë të Bullgarisë nga vitit 1908 si dhe të Maqedonisë,  si republikë në kuadër të Jugosllavisë së Titos (nga viti 1945-1991) kur me shpërbërjen e saj ajo do të shpallë pavarësinë, fillimisht si ish republika federale e Maqedonisë në Jugosllavi, mandej si Maqedoni, që më marrëveshjen e Prespës do të emërtohet Maqedoni e Veriut, prej nga ajo edhe do të zhvishet “nga identiteti i përvetësuar antik” rreth njëzetvjeçar për t’iu kthyer atij sllavofon, megjithatë lë për të kuptuar se çështjet e së kaluarës jo vetëm që nuk janë mbyllur, por ato, në forma të ndryshme, qoftë edhe te  ndonjë “ridefinimi kulturor” e të ngjashme, mund të kthehen në tektonizma politike, që shpërndahen tutje “qendrës”, siç shfaqet ajo e sotmja midis Shkupit zyrtar dhe Sofjes rreth “identietit të përbashkët gjuhësor” e me këtë edhe “të historisë”, që doemos prek edhe faktorët tjerë rajonalë deri te përmasat gjeostrategjike.

Pa hy te çështjet e hapura identitare midis etnisë sllavofone të këtij rajoni (asaj bullgare dhe maqedonase) mbi emërtimin gjeografik dhe ndjesisë së tyre në rrethanat e ndryshme politike që përcaktuan edhe konfikgurime e tanishme shtetetërore qoftë edhe mbi platformën komb-shtet (në rastin e parë) dhe të asaj shtet-komb (në rastin e dytë) dhe të jurididikcionit të tyre ndërkombëtar, çështje këto që u takojnë atyre që t’i zgjidhin në përputhje me realitet e reja, megjithatë për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, si shtetas të saj, konfliktet “identitare” midis shtetit bullgar dhe atij të Maqedonisë së Veriut, pa u implikuar me asgjë në dimensionin e saj të brendshëm  se çfarë përgjigje do t’i japin çështjes së gjuhës, të kulturës së përbashkët dhe dimensioni historik, pra që t’u iket çështjeve që implikojnë gjeopolitikën kur faktori shqiptar në rajon është bukur shumë i margjinalizuar dhe me anatemat që atë e lidhin me krimin e organizuar dhe islamin politik, duhet të shikohen vetëm nga prizmi shtetëror, që të mos prekën shtylla e saj të brendshme, meqë vetëm ashtu, duke u përjashtuar faktorët e jashtëm (serb dhe grek), ata dhe interesat e tyre mbesin në lojë.

Ky qëndrim konsekuent i faktorit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut, pra që e gjithë çështja të vendoset në planimetrinë shtetërore, duhetë të sherbejë si shkas që në raportet midis Shkupit dhe Sofjes, por edhe ato ndërkombëtare (në kuadër të NATO-s dhe anëtarësimit në BE), të ngritët çështja e statusit të tyre në kuadër të Maqedonisë së Veriut si popull shtetformues, çështje kjo së cilës nuk i ka dhënë përgjigje as marrëveshja e Ohrit, për ç’gjë edhe shpërtheu edhe konflikti i armatosur i vitit 2001, e as ajo e Prespës. Përkundrazi, edhe në aktet e Ohrit, si dhe në ato të Prespës, përkundër  përfaqësimit politik të shqiptarëve  në jetën parlamentare dhe atë të strukturave qeverisëse deri në nivelet më të larta dhe të rritës së shkallës së tyre në institucionet shtetërore, nuk është arritur që shqiptarët, në përputhje me konceptin e qytetarisë të jenë qytetarë të barabartë të shtetit Maqedoni e Veriut.  Sepse, krahas inercionit të kombit-shtet të politikës maqedonase, që në njëfarë mënyre është pranuar heshtas edhe nga faktori ndërkombëtar, si dhe pasojave diskriminuese për shqiptarët etnik, klasa politike e dalë nga lufta e vitit 2001, përqendrimin tek arritja e barazisë, e ka zëvendësuar me ambiciet për përvetësime personale, gjithnjë duke u bërë pjesë shërbyese e shemave të strukturave maqedonase – zotëruese e krimit ekonomik. Akomodimi i shpejtë i politikanëve shqiptarë  brenda për brenda strukturave kriminale, korrupcioni, nepotizmi dhe kapja e resurseve ekonomike në nivelet vendore, ka ndikuar që interesat kombëtare, që e motivuan edhe kryengritjen e armatosur të vitit 2001, jo vetëm të anashkalohen, por edhe të shtrembërohen me anën e mashtrimeve të hapura, siç është  ai i manipulimit të barazisë kushtetuese të shqiptarëve dhe gjuhës së tyre, e formuluar në kushtetutë, me të ashtuquajturën bazi ligjore të gjuhës shqipe, si kategori e të drejtave elementare njerëzore (për çfarë nuk nevojiten as formulime të veçanta meqë ato nënkuptohen) tek “barazia ligjore”. Fakt ky që shqiptarët si etni e vetme kulturore dhe hsitorike nga antikiteti në këtë hapësirë, i kthen në pakicë nacionale, në minoritet, të drejtat e të cilit kushtëzohen me logjikën e numrave! Pra, aty ku ka mbi 20% të popullatës, mund të kërkohet “barazia ligjore”,  në administratë, shkollim dhe jetë institucionale (mbishkrime lokale e të tjera). Dhe, aty ku  kjo përqindje bie (siç ndodh tashmë me disa qytete shqiptare që gjithnjë e më shumë rrudhen nga faktori demografik), atëherë ata privohen nga “barazia ligjore” gjë që i pret asimilimi! Ky diskriminim kushtetues sot është fakt i pranuar nga përfaqësuesit politik të shqiptarëve!

Në këto, rrethana pra, hapja e çështjeve identitare apo çfarëdo midis Shkupit dhe Bullgarisë doemos se duhet të përcillet edhe me vendosmërinë që në kushtetutën e shtetit shqiptarët të përcaktohen si popull i barabartë shtetformues, ndërsa gjuha e tyre si gjuhë kushtetuese. Të tjerat janë mashtrime dhe veprime që historia dihet se çfarë gjykimi u jep!        

Realiteti i pabarazisë së shqiparëve në Maqedoninë e Veriut, gjithësesi duhet të brengos Shqipërinë zyrtare si dhe Kosovën. Por, jo në formën e deritanishme, të bllanko përkrahjes së shtetit maqedonas si faktor “stabilizues paqeje në rajon”, dhe as përahjes strukturave politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, përgjegjëset kryesore të gjendjes diskriminuese të shqiptarëve në Maqedoni me statusin e pakicës dhe tendencat e asimilimit të hapur nga logjika e “barazisë së numrave”!

Kundruall këtyre realiteve, kur në nivelet ndërshetërore  midis Shkupit dhe Sofjes ngritën çështje të tilla që prekin edhe raportet politike në BE (statusin e kandidatëve për anëtarësim), të cilin Bullgaria po mundohet ta shfrytëzojë si kartë për interesat e veta (siç ishte vetoja e paradoditshme në Këshillin e Europës, që pas pak edhe e tërhoq), politika zyrtare e Shqipërisë,  nuk guxon të teregojë naivitet e as anshmëri të dëmshme, siç ndodhi me rastin e prononcimit të kryeministrit shqiptarë kur Bullgaria vuri veto ndaj hapjes së procesit të anëtarësimit të Maqedonisë. Ndonëse kjo nuk prekte statusin e Shqipërisë në këtë proces, kryeminsitri shqiptar, pa takt politik dhe diplomatik, hudhi breshëri ndaj Sofjes zyrtare, gjë që u bë i anshëm në gjithë këtë përvijim.

Qendrimet e tilla, në “kazanin ballkanik” doemos së përcillen me pasoja, veçmas kur dihet se, në këtë rast, ato kanë dy pole: atë serbo-rus në njërën anë dhe bullgaro-europian, në anën tjetër./ KultPlus.com

Programi ‘Kosova shtet i xhudos’ po fillon fazën e parë

Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku dhe kryetari i Federatës së Xhudos në Kosovë, Agron Kuka kanë nëshkruar memorandum bashkëpunimi për mbështetje financiare të fazës së parë të programit “Kosova shtet i xhudos”.

Ky program ka për qëllim masivizimin e sportit të xhudos përmes shtrirjes në shkolla, fuqizimin e kapaciteteve të trajnerëve, zhvillimin e infrastrukturës, organizimin e ngjarjeve ndërkombëtare dhe vazhdimësinë e rezultateve kulmore në sportin e xhudos.

Në kuadër të këtij memorandumi parashihet rritja e kapacitetit njerëzor për menaxhimin e programit të trajnerëve në xhudo, hartimi i projektit të detajuar për masivizimin e sportit të xhudos si dhe përkrahja për menaxhimin e organizimit të ngjarjeve ndërkombëtare./ KultPlus.com

Ekspozitë fotografike, Durrësi në sytë e fotografit Gëzim Domi

40 vjet nga jeta e një qyteti, të skalitura në imazhet e fotografit Gëzim Domi u prezantuan në një ekspozitë të veçantë të çelur në ambientet e jashtme të Muzeut Arkeologjik në Durrës.

Mbi 200 fotografi u prezantuan në ekspozitën e Gëzim Domit, fotografit të mirënjohur, i cili i ka mbledhur bashkë me vështirësinë për t’i ndarë krijimet e tij nga pjesa tjetër, ku dokumentohet me vërtetësinë e shkrepjes që fikson njëherë e mirë momentin, Durrësi në të gjithë dimensionet e tij.

Në fotografitë e Domit pasqyrohet deti, perëndimet e diellit, portrete njerëzore, ndërsa sigurisht nuk mund të mungonte simboli i qytetit, porti.

Arkiva e fotove të Gëzim Domit është një destinacion që mund ta përdorësh si “makinën e kohës”, për t’u kthyer pas, për t’u mbushur me mall dhe nostalgji ku gjejnë veten mijëra durrsakë./atsh/ KultPlus.com

Java e Modës në Paris ofron elegancë të jashtëzakonshme franceze me shfaqjen Officine Generale

Etiketa bashkëkohore franceze Officine Generale u shfaq në distriktin historik Marais të Parisit për koleksionin më të fundit të modeleve klasike të përshtatura për burra dhe gra, duke dërguar këmisha të mprehta puplin dhe pantallona të relaksuara me plisa me xhaketa të përshtatshme në një pistë me kalldrëm, transmeton KultPlus.

Modelet marshuan në një vijë të drejtë ndërsa një fllad tërhiqte stilet më të lirshme, duke fryrë bishtat e shalleve të mëndafshta në ajër dhe duke i shtuar dramaturgjinë shfaqjes së mbrëmjes.

“Unë mendoj se kur vishni një palë xhinse të bardha me një pulovër të zezë dhe një palë sandale, ndoshta mund të jeni më afër ëndrrës franceze sesa ekstravagancës që shohim”, tha stilisti Pierre Maheo për Reuters, duke përshkruar qasjen e tij ndaj modës. . “Nuk mund të kesh gjëra që janë kudo në podium”.

E themeluar nga Maheo një dekadë më parë, labeli ka krijuar në heshtje një ndjekës besnik dhe së fundmi i është bashkuar valës së markave franceze që hapin dyqane në Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë Ami, e cila mbajti një shfaqje në këmbët e Bazilikës Sacre-Coeur më parë. këtë javë. Lexo më shumë

Në kontrast me shfaqjet e mbushura me njerëz të famshëm nga etiketat e njohura si Louis Vuitton – të cilat fluturuan në një grup marshues nga Florida për të performuar në Luvër – Officine Generale është një nga të rregulltit në kalendarin e Javës së Modës në Paris, i njohur për turmat më intime./ KultPlus.com

Kalush Orchestra shpreson që Ukraina të jetë në gjendje ta organizojë Eurovizion 2023

Fituesi i sivjetëm i Eurovizonit, Kalush Orchestra, kanë thënë se shpresojnë që Ukraina të jetë në gjendje të organizojë konkursin e vitit të ardhshëm, ndonëse organizatorët thonë se një gjë e tillë nuk do të jetë e mundur.

EBU të enjten tha se kërkesat për një organizim të tillë nuk përmbushen për shkak të rrezikut të lartë të sulmeve ajrore në Ukrainë dhe rrezikut të lartë të viktimave masive.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve PA, Kalush, falënderoi Boris Johnson që tha se ngjarja duhet të zhvillohet në Kiev.

Johnson tha: “Tani për tani ka [ende] shumë diskutime [duke u zhvilluar] në Ukrainë. Ndoshta Ukraina do të ftohet [për të pritur Eurovizionin]. Dhe ne shpresojmë që Eurovizioni të jetë në Ukrainë.”

Johnson tha të premten se besonte se do të ishte e mundur që Ukraina, e cila fitoi konkursin, të priste ngjarjen vitin e ardhshëm, duke thënë se “ata e meritojnë ta kenë atë”./ KultPlus.com

Tri fragmente nga kryeveprat e George Orwell

George Orwell, pa dyshim se do të mbahet në mend për  kryeveprat e tij si “1984” dhe “Ferma e kafshëve”, pa lënë anash autobiografinë “Rruga për në skelën Uigan”.

Dhe këto janë tri thënie nga librat më të njohur të tij, të përzgjedhur nga Libraria Buzuku.

“Jetojmë në një botë ku kurrkush nuk është i lirë, ku vështirë të ketë ndokënd që të jetë i sigurt, ku nuk është aspak e mundur të jesh i ndershëm dhe të mbetesh gjallë.” (Rruga për në skelën Uigan)

“Kush kontrollon të shkuarën, kontrollon të ardhmen: kush kontrollon të tashmen, kontrollon edhe të shkuarën.” (1984)

“Të gjitha kafshët janë të barabarta por disa kafshë janë më të barabarta se të tjerat.” (Ferma e kafshëve)./ KultPlus.com

‘Jam pajtuar’

“Jam pajtuar” me vendimin e kryetarit të atëhershëm të LDK-së, Ibrahim Rugovës, për ndërtimin e Shtëpisë së Bardhë, që do të ishte e ngjashme me Shtëpinë e Bardhë të Josip Broz Titos në Dedinje të Beogradit, apo madje me Shtëpinë e Bardhë të SHBA-ve në Uashington!!!

Gjithashtu “jam pajtuar” me propozimin e kryetarit të dikurshëm të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Dacit, për ndërtimin e Rezidencës madhështore në Gërmi për pritjen e delegacioneve të huaja dhe pushimet e zyrtarëve të lartë të Kosovës!!!

“Po pajtohem” tani me propozimet që u dhanë prej presidencës dhe prej qeverisë për ndërtimin e objekteve madhështore shtetërore: të Rezidencës presidenciale, të Rezidencës qeveritare, të Rezidencave ministrore, të Rezidencave të ndryshme Kuvendore e të disa rezidencave të tjera në 20 hektarë në Prishtinën e Re afër Hajvalisë!!!

Mbas të gjitha këtyre pajtimeve “u pajtova” që t’i çojmë në botën e jashtme të gjithë të rinjtë dhe të gjithë të pjekurit që s’kanë mbërrijtur vetë ende të shkojnë, domethënë u pajtova që t’i çojmë në botën e jashtme të gjithë ata që në Kosovë s’kanë me çka të jetojnë dhe të gjithë ata që jetojnë me 1.70 cent në ditë!

Më në fund “u pajtova” që politikën tonë shembullore për integrime euroatlantike ta dëshmojmë konkretisht jo duke sjellë Vlera evropiane në Kosovë, po duke çuar në Evropë pamjet e sulltanateve tona arkitekturore presidenciale, qeveritare e kuvendore!!!

Dhe kështu do dëshmojmë se jemi shteti më i zhvilluar, më i përparuar, më i pasur e më i kulturuar në kontinentin europian dhe në perëndim në përgjithësi.

Dhe kështu do të dëshmojmë se kemi kastën e politikanëve më të ditur, më qartpamës, me demokratë, më europianë, më amerikanë, më perëndimorë të merituar për saraje të tilla sulltanore!!!

Rexhep QOSJA

Zelensky: ‘Glastonbury’, përqendrimi më i madh i lirisë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e përshkroi “Glastonbury” si përqendrimin më të madh të lirisë teksa iu drejtua festivalit duke i bërë thirrje botës që të përhapë të vërtetën në lidhje me pushtimin rus të Ukrainës.

Glastonbury është një festival pesëditor i arteve bashkëkohore interpretuese që zhvillohet në Pilton, Somerset, në Angli.

“Festivali rifillon këtë vit pas një pauze dyvjeçare, pandemia ka lënë në pritje jetën e miliona njerëzve në mbarë botën”, tha Zelensky përmes një videomesazhi.

“Ne, në Ukrainë do të donim të jetonim jetën si dikur, dhe të shijonim lirinë dhe këtë verë të mrekullueshme, por nuk mund ta bëjmë këtë sepse ka ndodhur më e tmerrshmja, Rusia na ka vjedhur paqen”, tha Zelensky.

“Ukraina nuk do të lejojë që lufta e Rusisë të na mposhtë. Ne dëshirojmë që lufta të ndalet përpara se ajo të shkatërrojë jetët e njerëzve në vendet e tjera të Evropës, Afrikës, Azisë, Amerikës Latine”, shtoi ai.

“Përhapni të vërtetën për luftën e Rusisë, ndihmoni ukrainasit që janë të detyruar të ikin nga shtëpitë e tyre për shkak të luftës”, tha ai.

“Koha është e paçmuar dhe çdo ditë matet me jetë njerëzore. Sa më shumë njerëz të bashkohen me ne për të mbrojtur lirinë dhe të vërtetën, aq më shpejt do të përfundojë lufta e Rusisë kundër Ukrainës. Vërtetoni se liria fiton gjithmonë!”shtoi ai.

Ai e përfundoi mesazhin e tij duke thënë “Slava Ukraini”, që përkthehet “Lavdi Ukrainës”, që u prit me brohoritje dhe duartrokitje të forta nga të gjithë të mbledhurit në skenën në “Worthy Farm”, Somerset./ KultPlus.com

‘You are not alone’, një nga këngët më të bukura të Michael Jackson (VIDEO)

Michael Jackson u lind më 29 gusht 1958, në Gary, Indiana dhe vdiq më 25 qershor 2009, në Los Anxhelos, Kaliforni. Ishte muzikant, këngëtar, autor, producent, kompozitor, koreograf, prodhues, kërcimtar amerikan, shkruan KultPlus.

I pagëzuar si ‘Mbreti i Popit’, siç kanë dëshirë ta quajnë adhuruesit e kësaj muzike, ai njihet si një nga artistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Kontributet e tij në muzikë, kërcim, modë, e kanë bërë atë figurë globale në kulturën botërore për më shumë se katër dekada.

Më poshtë gjeni një nga këngët e tij të njohura “You are not alone”, bashkë me tekstin. / KultPlus.com

Gjykata Supreme e SHBA-së i jep fund të drejtës kushtetuese për abort

Miliona gra në SHBA do të humbasin të drejtën kushtetuese për abort, pasi Gjykata Supreme rrëzoi vendimin e saj 50-vjeçar Roe v Wade, transmeton KultPlus.

Aktgjykimi i hap rrugën shteteve individuale që të ndalojnë procedurën.

Gjysma pritet të prezantojnë kufizime ose ndalime të reja. Trembëdhjetë kanë miratuar tashmë të ashtuquajturat ligje të nxitjes për të shpallur automatikisht të jashtëligjshëm abortin.

Presidenti Joe Biden e përshkroi atë si “një gabim tragjik” dhe u kërkoi shteteve të miratojnë ligje për të lejuar procedurën.

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, qasja për abort pritet të ndërpritet për rreth 36 milionë gra të moshës riprodhuese, sipas hulumtimit nga Planned Parenthood, një organizatë e kujdesit shëndetësor që ofron aborte./ KultPlus.com

1907, studimi i Dr Franz Baron Nopcsa mbi vrasjet në Shqipërinë e Veriut

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 25 Qershor 2022

Revista “Union géographique du Nord de la France” ka botuar në buletinin e saj studimin e Dr. Franz Baron Nopcsa (Franc Nopçës) mbi vrasjet në Shqipërinë e Veriut botuar më 1907 në buletinin e Shoqërisë Gjeografike të Vjenës, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Vrasjet në Shqipërinë e Veriut

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Kjo është një statistikë shumë kurioze e publikuar nga Dr. Franz Baron Nopcsa në Buletinin e Shoqërisë Gjeografike të Vjenës (1) – [(1) 1907. Vol. 5o. Nr 8, f. 429].

Është e sigurt që Shqipëria e Veriut nuk është një vend me siguri ideale dhe atje vrasjet janë tmerrësisht të shpeshta; një nga autorët më seriozë, Dr. Hassert, vlerësoi numrin në 25 deri në 75% të vdekjeve në popullsinë mashkullore. Dr. Nopcsa është i prirur të rehabilitojë shqiptarët duke reduktuar këto shifra. Ai u përpoq të krijonte punën e tij duke shqyrtuar me kujdes regjistrat e famullive (kishave). Por ai duhet të pranojë se rezultatet e tij janë vetëm të përafërta, sepse regjistrat janë mbajtur jashtëzakonisht keq dhe pastorët (priftërinjtë) ndonjëherë harrojnë, për vite të tëra, të bëjnë ndonjë regjistrim në to. Kjo është një nga hijeshitë e statistikave: ato mund të fillojnë pa pushim, duke arritur çdo herë në një përfundim të ri.

Sipas autorit tonë, numri i vrasjeve do të ishte i parëndësishëm (tepër i ulët); nuk do të kalonte mesatarisht 19 % të numrit të përgjithshëm të vdekjeve në popullsinë mashkullore katolike, duke përfshirë sigurisht fëmijët.

Në famullinë e Toplanës, me 420 banorë, nga 26 vdekje burrash të shënuara nga viti 1894 deri në vitin 1904, 11 kanë ndodhur për vrasje, ose 42,3 %, shifër e respektueshme. Për më tepër, në vend ekziston një shprehje plotësisht qetësuese “të vritesh si në Toplanë”.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Në famullinë e Spaçit, nga 25 vdekje, nga viti 1901 deri në vitin 1905, ka deri në 17 vdekje natyrore.

Në shumicën e famullive, përqindja e vrasjeve luhatet midis 20 dhe 25 për qind të vdekjeve, një shifër vërtet e parëndësishme.

Të tjerat janë edhe më të lumtura. Ndër këto mund të citojmë Shllakun ku statisticieni ia doli, duke marrë një periudhë 15-vjeçare, të ulte përqindjen e vrasjeve në 16 %, megjithëse, në vitin 1898, kur kishte vetëm 9 vdekje natyrore, një fyerje e shqiptuar të dielën e Pashkëve, para derës së kishës, shkaktoi pothuajse menjëherë 12 kufoma.

Në Blinisht, ku proporcioni i vrasjeve është 13 %, vërejmë se në vitin 1891 një individ u dënua me vdekje nga fshati dhe u pushkatua nga të gjithë banorët.

Nga të gjitha famullitë, zakonet tek e cila janë më të buta është Qafa e Malit, ku në pesë vjet, nga 18 vdekje, pati vetëm një vrasje. Imagjinoj që njerëzit e këtij fshati duhet të duken frikacakë, të mjerë për ata të Toplanës apo Nerfandinas, të cilët mund të mburren me një proporcion prej më shumë se 28 %.

Në këto vrasje duhet të dallojmë dy kategori: vrasjet parësore: ato që kanë si motiv vjedhjen, urrejtjen, zënkat dhe vrasjet dytësore, të shkaktuara nga hakmarrja apo provokimi.

Ky dallim është shumë interesant; fatkeqësia është se nuk mund të themi se sa krime bëjnë pjesë në secilën kategori, por mund të mendojmë se të paktën gjysma i përkasin të dytës, sepse hakmarrja është e detyrueshme dhe shpesh është mjeti i vetëm për të vënë drejtësi. Ky element duhet të merret parasysh për të vlerësuar karakterin shqiptar, sepse një shqiptar që vret kundërshtarin për hakmarrje është shumë më pak kriminel se një evropian i qytetëruar që sfidon armikun e tij në një duel, për kënaqësi të tij, ndërsa ai ka në dispozicion një mori mjetesh ligjore (të paktën ky është mendimi i baron Nopçës). Për më tepër, hakmarrja, dueli dhe harakiri janë vetëm variacione të të njëjtës temë.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Duhet theksuar, për nder të shqiptarëve, se vrasja e një gruaje është si të thuash e panjohur mes tyre. Është e vërtetë se kur burri e kap gruan në flagrancë (tradhti), ndonjëherë ndodh që një plumb i vetëm të shpojë çiftin fajtor.

Është e lehtë të shpjegohet shpeshtësia e vrasjeve në një vend ku të gjithë ecin të armatosur, dhe ku të gjithë janë krenarë, të prekshëm dhe lehtësisht të acaruar. Vrasja për vjedhje është e rrallë. Krimet e tjera shkaktohen nga injoranca. Kështu i pohoi autorit një burrë nga Bugjoni se më mirë të vdiste nga një armë zjarri sesa të vdiste, i moshuar dhe i sëmurë “në dyshek”. Është absolutisht e nevojshme të lavdërohet ky filozof që ka zgjuarsinë të preferojë pikërisht atë lloj vdekjeje që me shumë gjasa do të jetë e tija; në të vërtetë, sido që të jenë përfundimet e statistikave të zotit Nopcsa, nëse marrim parasysh, në shifrën e vdekjeve, individët që vdesin në fëmijëri apo adoleshencë, ata që i nënshtrohen një sëmundjeje dhe ata që humbin aksidentalisht, na shtyn të themi se me pak fjalë, çdo burrë i rritur, i shëndetshëm dhe i fortë, është absolutisht i sigurt se do të vritet dhe se nuk ka asnjë në një mijë që vdes paqësisht, nga pleqëria “në dyshekun e tij prej kashte”, sidomos duke pasur parasysh se statistika ka të bëjë vetëm me katolikët, me njerëzit që shkojnë në kishë dhe janë të njohur për pastorin e tyre, pra për pjesën më të qetë të popullsisë, gjë që është e mirë për pjesën tjetër./ KultPlus.com

Rexhep Qosja sot feston datëlindjen e 86-të

Akademiku i njohur shqiptar Rexhep Qosja sot feston datëlindjen e 86-të. Ai ka lindur më 25 qershor 1936 në Vuthaj te Kelmendit, Malit të Zi, shkruan KultPlus.

Katër klasat e para të fillores i kreu në Vuthaj, kurse gjysmëmaturën në Guci.Shkollën normale e mbaroi në Prishtinë. Më 1964 diplomoi në degën Gjuhë-letërsi të Universitetit të Prishtinës. Studimet pasuniversitare i kreu në Universitetin e Beogradit, Beograd ku në vitin 1971 mori titullin “Doktor i shkencave filologjike” me temën “Asdreni-jeta dhe veprat”. Ishte punonjës shkencor në Institutin Albanologjik të Universitetit të Prishtinës dhe drejtor i këtij Instituti prej vitit 1972 deri më 1981.

Është autor i mbi tridhjetë librave me studime për letërsinë dhe kritikë letrare, prozë artistike, tregime, romane dhe drama, publicistikë e shkrime polemike Ka botuar recensione, vështrime, artikuj, sprova, trajtesa e studime në revista shkencore e letrare, duke trajtuar në to çështje të veçanta të letërsisë shqipe dhe të krijimtarisë letrare në përgjithësi. Disa punime dhe vepra të tij janë përkthyer në gjuhë të tjera.

Për krijimtarinë shkencore e letrare është çmuar me: Shpërblimin e qytetit të Prishtinës, më 1968; me Shpërblimin Krahinor të Dhjetorit më 1969; me dy shpërblime të SHSH të Kosovës, më 1972 dhe 1974 dhe me Shpërblimin e RS të Serbisë – 7 Korriku, më 1975, me Çmimin “Pjetër Bogdani”, 2010 për romanin “Bijt e askujt”, Gjilani Çmimin letrar- Beqir Musliu, më 22 qershor 2012 ia dorëzoi akademikut Rexhep Qosja . Ai është marrë edhe me veprimtari politike; në periudhën 1998-2000 drejtoi një parti politike në Kosovë. Në vitin 2000 kryetari i Republikës së Shqipërisë i dha çmimin “Nderi i Kombit”. Qosja është anëtarë i rregullt i ASHA të Kosovës./ KultPlus.com

George Orwell dhe alegoria politike te vepra monumentale, “Ferma e Kafshëve”

Nga: Albert Vataj

Letërsia botërore ka tituj dhe autorë, të cilët kanë vënë gurthemele të mëdhenj të mendimit dhe shprehjes, të idesë dhe filozofisë, të mesazhit dhe figurshmërisë, alegorisë dhe groteskut… të gjithë atij ansambli vlerash dhe qëllimsishë., Në këtë univers të parrokshëm, “Ferma e Kafshëve” e George Orwell ka ardhur për të mbetur një shënjim të atij misioni të lartë që pena mëton, urtësisht, artistikisht dhe kurajshëm.

“Ferma e Kafshëve” është një novelë alegorike nga George Orwell. Ajo u botua s’pariherë në Angli më 17 gusht 1945. Sipas shkrimtarit, libri reflekton ngjarjet që çuan në Revolucionin Rus të vitit 1917 dhe më pas në epokën staliniste të Bashkimi Sovjetik. Orwell si një socialdemokrat, ishte një kritik i ashpër i Josif Stalin, gjithashtu dhe armiqësor ndaj Moskës, drejtuar stalinizmit. Qëndrim, i cili ishte formuar në mënyrë kritike nga përvoja e tij personale gjatë Luftës Civile Spanjolle. Ai besonte se në Bashkimi Sovjetik ishte instaluar një diktaturë brutale, e ndërtuar mbi një kult të personalitetit dhe i zbatuar nga një sundim terrori. Në një letër drejtuar Yvonne Davet, Orwell e përshkroi librin “Ferma e Kafshëve” si një përrallë satirike kundër Stalinit. Në esse-në e tij “Pse unë shkruaj ” (1946), George Orwell shkroi se “Ferma e Kafshëve” ishte i pari libër, në të cilin ai u përpoq, me vetëdijen e plotë të asaj që po bënte, “për të bashkuar qëllimin politik dhe qëllimin artistik në një tërësi”.
“Ferma e Kafshëve” ka fituar statusin si një prej 100 romaneve më të mira në gjuhën angleze, sipas “Time Magazine.
Idenë e këtij libri ai e kristalizoi në kohën kur ai detyrohej që të ikte nga spastrimet e komunistëve në Spanjë, e kishte inspiruar atë që të kuptojë se “sa lehtë propaganda totalitare mund ta kontrollojë mendimin e njërzve të ditur në vendet demokratike”.
Për këtë ‘përrallë satirike në fermë’ Orwell u inspirua pasi që e pa një djalë të vogël që e rrahte kalin çdo herë kur ai nuk e merrte drejtimin që i thoshte djaloshi. “E kuptova se nëse edhe kafshët e kuptojnë fuqinë e tyre ne njerëzit nuk do kishin fuqi mbi ta, dhe se njerëzit i shfrytëzojnë kafshët njëjtë si të pasurit që e shfrytëzojnë proletariatin”. Orwell fillimisht kishte shumë vështirësi në marrjen e dorëshkrimit për këtë libër, e kryesisht kjo frikë ishte për shkak të ndjenjave të tij anti-ruse.
Libri më në fund u pranua për t’u botuar nga botuesi britanik, Jonathan Cape. Mirëpo edhe kësaj kompanie nuk i’u deshtë shumë për të ndryshuar mendje. Kjo sepse botuesi u kërcënua nga Peter Smollet, një zyrtar i qeverisë ruse.
Bota përball këtij libri u nda më dysh. Kritika nuk u kursye ta fshikullojë. E megjithatë ai pati një sukses të padikutueshëm. Ai vërtetë nuk arriti të rrëzonte stalinizmin nga sundimi gjakatar dhe mizoritë që ushtroi ndaj popullit rus, por ama e denoncoi atë botërisht. Si pakkush, ai guxoi të sulmonte me penë një armik dhe një barbar. Gjithashtu ai i dha botës një mësim të vyer. “Ferma e Kafshëve” është alegoria politike më e famshme e shekullit të XX. /KultPlus.com

13 vjet nga vdekja e Michael Jackson, ikonës së muzikës pop

Michael Joseph Jackson, lindi më 29 gusht 1958 në Gary, Indiana.

Ai ishte muzikant, këngëtar, autor, producent, kompozitor, koreograf, prodhues, valltar amerikan.

I pagëzuar si Mbreti i Popit, apo siç kanë dëshirë ta quajnë adhuruesit e kësaj muzike, King of Pop, ai njihet si një nga artistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Kontributet e Jackson në muzikë, kërcim, modë, e kanë bërë atë një figurë globale në kulturën botërore për më shumë se katër dekada.

Michael Joseph Jackson vdiq më 25 qershor 2009 në Los Anxhelos, Kaliforni./ KultPlus.com

Ernesto Sabato kur iu nda çmimi “Kadare” në Shqipëri: Ky ishte më i madh se çmimi Nobel

“Jam kthyer nga Shqipëria ku u nderova me Çmimin Kadare. Isha i dërrmuar, por shkova atje për të respektuar atë vend të varfër e heroik, i cili e jepte për herë parë për mua atë çmim.
Në qytetin e Tiranës m’u bënë nderimet më emocionuese në jetën time. Ky popull i vuajtur nga një tirani e egër, ku ende duken gjurmët e diktaturës: fytyra të prishura nga heqkeqja, bunkerë të përzishëm, me të cilët diktatori kishte mbushur vendin, më priti si një mbrojtës, si një mbret, si birin e saj të dashur.

Në dorëzimin e këtij Çmimi pati këngë dhe valle që s’do t’i harroj kurrë. Shkrimtari shqiptar, Visar Zhiti, më dorëzoi një urnë me dhé që e kishte sjellë nga vendlindja e nënës sime. Ai më tregoi një fletore që e kishte mbajtur fshehur në burg; me ca germa të vockla kishte kopjuar një tekst nga Kamy dhe fragmentin “Djalosh i dashur dhe i largët” nga libri im «Engjëlli i skëterrës». Me lot në sy, më tha se për shumë vjet që kishte qëndruar si i burgosur politik në qelitë e errëta, çdo ditë lexonte këto faqe, fshehtas, që të mund të rezistonte. U trondita dhe u mallëngjeva njëherazi, që me fjalët e mia i paskësha shërbyer atij heroi nga të shumtët të tillë që banojnë në atë vend, sot përsëri në luftë.

Të nesërmen na përcollën me muzikë e me lule; pata aq shumë emocione sa në korridoret e aeroportit të Vjenës më ra të fiktë. Elvira vrapoi të gjente një mjek dhe vetëm pas disa orësh mundëm të niseshim për në Madrid.

Jam kthyer përsëri në shtëpi dhe mendoj për ato që pashë në atë tokë të të parëve të mi, një popull që vjen nga vuajtje e nënshtrim për dekada të tëra; dhe nuk do t’i harroj kurrë ato nëna që kanë parë bijtë e tyre të vdesin në mënyrat më barbare e, megjithatë, vazhdojnë të jenë aq shpirtmëdha. Në vetminë e dhomës sime, zemërpërvëluar nga vdekja e Horhes, po pyes veten se cili Zot fshihet pas vuajtjes.”

– ERNESTO SÁBATO (pjesë nga libri i tij “Përpara fundit”)

Më 30 prill 2011 u nda nga jeta Ernesto Sábato (24 qershor 1911 – 30 prill 2011) shkrimtari dhe eseisti argjentinas me prejardhje arbëreshe. Për veprën e tij letrare është nderuar me shumë çmime kombëtare e ndërkombëtare, midis të cilëve me çmimin Romani më i Mirë i Huaj, në Paris (1976) për romanin “Ëngjëlli i skëterrës” dhe Çmimin Migel Servantes (1984). Në vitin 1995 u ftua të vinte në Shqipëri, ku iu dha çmimi Kadare dhe u nderua me titullin Nderi i Kombit, për të cilin, i entuziazmuar, u shpreh se për të ky ishte më i madh se çmimi Nobel. / KultPlus.com