Mijëra kundërshtarë fetarë dhe të krahut të djathtë marshuan në Beograd të dielën kundër planeve për të mbajtur festën më të madhe të krenarisë LGBT në Evropë që pritet të mbahet në Beograd.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha në fundjavë se ngjarja e planifikuar për shtator do të “anulohet ose shtyhet”, megjithëse organizatorët janë zotuar se do të vazhdojë.
Protesta e së dielës u drejtua nga klerikët e Kishës Ortodokse Serbe dhe dega serbe e “Ujqërve të natës”, një grup motorik rus që mbështet me vendosmëri Vladimir Putinin.
Ndonëse u mbajt gjatë një kortezhi për të shënuar një festë fetare, demonstrata u paralajmërua si një protestë kundër manifestimit të Krenarisë për të “shpëtuar Serbinë”.
Marshuesit pretenduan se po mbronin vlerat tradicionale të familjes. “Shpëtoni fëmijët dhe familjen tonë”, shkruhej në një nga pankartat, ndërsa disa protestues mbanin kryqe, raporton Euronews, transmeton Express.
Duke folur para turmës, peshkopi Nikanor i Kishës Ortodokse Serbe përshëndeti vendimin për të anuluar atë që ai e quajti “një përdhosje e vendit tonë, kishës dhe familjes sonë”.
Njerëzit janë gati të dalin përsëri në rrugë për të kundërshtuar “ata që synojnë të shkatërrojnë vlerat e Serbisë,” tha ai, sipas imazheve të transmetuara në faqen e lajmeve Glas Javnosti.
Të tjerë brohoritën parulla në mbështetje të kauzave të ekstremit të djathtë ose nacionalist. Disa valëvitën flamuj rusë, një shenjë mbështetjeje për Moskën, aleatin tradicional të Serbisë.
EuroPride është ngjarja më e madhe LGBTQ+ që paraqet një paradë të Krenarisë në kontinent, e organizuar nga një qytet tjetër evropian çdo vit. Beogradi do të presë marshimin e EuroPride në 17 shtator, si pjesë e një festimi njëjavor. / KultPlus.com
Dy të dyshuarit e arrestuar për dhunimin e vajzës 11-vjeçe janë vëllezër mes vete. Dhunimi i vajzës, sipas dosjes së Prokurorisë Themelore të Prishtinës, të cilën e posedon Gazeta Express, ka nisur të shtunën në parkun në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, për të vazhduar në një lokacion tjetër të panjohur. Në dosjen e prokurorisë përshkruhen detaje tronditëse.
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar paraburgim ndaj 26 vjeçarit E.R., dhe një të mituri, vëllezër mes vete, si të dyshuar për dhunimin e vajzës 11-vjeçare. Teksa në arrati ndodhen edhe Xh.S., dhe G.J.
Sipas prokurorisë, i pandehuri E.R, 26-vjeç, ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e të dëmtuarës, “në atë mënyrë që të pandehurin fillimisht e kishte thirrur në telefon vëllai i tij, i mitur., pastaj i pandehuri ka shkuar me “Pickup” tek parku në lagjen “Arbëria” në Prishtinë dhe e ka marrë me veturë vëllain e tij dhe të dyshuarit Xh.S., dhe G.J., të cilët ndodhen në arrati dhe të dëmtuarën. Pastaj rrugës tek varrezat kanë zbritur i mituri dhe, dhe Zh.S., ndërsa i pandehuri së bashku me G.J,.dhe të dëmtuarën janë larguar me veturë, ashtu që pas pak E.R., ka ndaluar veturën në një vend të panjohur dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën. Edhe pse e ka ditë që e dëmtuara është nën 14-vjeç”, përshkruhet në kërkesën për caktimin e paraburgimit ndaj tij.
Aty shkruan se nga deklarata e të miturës dhënë në polici me datën 28.08.2022 rezulton se “përderisa e mitura ka qenë në park, i janë afruar tre persona, ku kanë filluar ta ngacmojnë me fjalë, ku e dëmtuara ka vazhduar të ecë por më pas njëri ka filluar edhe ta prekte”.
“Më pas të njëjtit, sipas viktimës, kanë vazhduar që ta ndiqnin dhe njëri nga ta e ka tërhequr me një qosh dhe të dy kanë filluar t’ia heqnin rrobat. Personi me maicë të bardhë ia ka kapur duart ndërsa perosni tjetër ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Kur e dëmtuara ka filluar të bërtasë ata ia kanë mbyllur gojën dhe marrëdhënia ka ndodhur në këmbë. E dëmtuara ka deklaruar që pasi ka përfunduar njëri marrëdhënien e ka filluar tjetri” thuhet në përshkrimin e rastit që ka bërë prokuroria, transmeton Gazeta Express.
Më pas sipas saj, ka ardhë një automjet “pickup” ku dy persona janë ulur mbrapa dhe viktima përpara. Ajo ka deklaruar se edhe shoferi i veturës ka kryer marrëdhenie me të.
Ky rast është përfshirë edhe në raportin e sotëm të Policisë së Kosovës, ku thuhet se pas intervistimit viktima është dërguar në strehimore.
“DHUNIM /Prishtinë 27.08.2022-17:30-00:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pesë persona të dyshuar kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin pas intervistimit viktima është dërguar në strehimore, ndërsa dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e PK-së.
Seanca dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 26-vjeçarit është mbajtur sot pas orës 13:00. /Gazeta Express/ KultPlus.com
Një rast i rëndë dyshohet të ketë ndodhur në Prishtinë. Pesë persona dyshohet se kanë dhunuar seksualisht një 11 vjeçare.
Rasti në polici është raportuar nga nëna e viktimës. Ajo ka dëshmuar në polici për tmerrin që ka përjetuar vajza e saj.
Për rastin në fjalë ka reaguar edhe sociologia Sibel Halimi, e cila e ka cilësuar një lajm tragjik dhe një këmbanë tjetër e alarmit të një shoqërie që kërkon qasje urgjente të trajtimit e diskutimit gjithëpërfshirës për të drejtat e vajzave.
“Rasti i sotëm i raportuar i dhunimit të vajzës së mitur, është lajmi tragjik i radhës; këmbana tjetër e alarmit të një shoqërie që kërkon qasje urgjente të trajtimit e diskutimit gjithëpërfshirës për të drejtat e vajzave”, shkruan Halimi.
Tutje ajo është shprehur ofrimi i sigurisë për vajzat është thelbësore që rastet e tilla të marrin dënimin e merituar.
“Gjuha e dhunës, shtypjes e misogjenizmit të legjitimuara nga mentaliteti i çdoditshëm patriarkal shpërfaq veprime të tilla çnjerëzore.
Përgjegjësia institucionale ndaj dënimit të këtyre rasteve dhe ofrimit të sigurisë për vajzat është thelbësore që rastet e tilla të mos përfundojnë vetëm në kronika mediale, por kryerësit të marrin dënimin e merituar!”, përfundon Halimi. / KultPlus.com
Një rast i rëndë dyshohet të ketë ndodhur në Prishtinë. Pesë persona dyshohet se kanë dhunuar seksualisht një 11 vjeçare.
Një rast i rëndë dyshohet të ketë ndodhur në Prishtinë. Pesë persona dyshohet se kanë dhunuar seksualisht një 11 vjeçare. Prokuroria Themelore konfirmoi për Gazetën Insajderi se tanimë ka nisur hetimet për rastin.
Rasti në polici është raportuar nga nëna e viktimës. Ajo ka dëshmuar në polici për tmerrin që ka përjetuar vajza e saj.
Burimet të Sinjalit nga Prokuroria kanë bërë me dije se i dyshuari i moshës madhore që ra në prangat e Policisë nën dyshimet për përfshirje në këtë rast është Ekrem Rexhepi, 26-vjeçar, kurse i dyshuari tjetër që u arrestua është i mitur, G.R., 16-vjeçar.
Kjo ngjarje e trishtë u zbulua pas denoncimit të nënës së vajzës e cila bashkë me të bijën kanë raportuar në Polici për tmerrin që ka përjetuar ajo për disa orë.
Bazuar në dëshminë e nënës së saj, thuhet se vajza kishte dalë nga shtëpia, të shtunën në orët e mbrëmjes dhe nuk ka pasur asnjë informacion për fatin e saj. Ajo u trondit, kur pas mesnate, vajza u gjet dhe në gjendje të keqe emocionale rrëfeu se çfarë i kishte ndodhur. Para hetuesve dhe zyrtarëve për punë sociale, 11-vjeçarja ka treguar se e kanë dhunuar pesë persona, në disa lokacione të ndryshme, teksa ende nuk dihen detajet të reja.
Ndërkohë për rastin detaje për Insajderin dha zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj.
“Rastit të cilit i referoheni ju njoftojmë se me urdhër të prokurorit kujdestar nga Departamenti për të Mitur, janë ndaluar dy persona të dyshuar (njëri madhor dhe tjetri i mitur), për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Dhunimi”, si dhe, ndaj të njëjtëve Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente”, ka thënë Ulaj.
Tutje ajo ka thënë se ndaj rastit në fjalë janë ndërmarrë të gjitha veprimet, por për momentin nuk mund të japin asnjë detaj.
“Ndaj rastit në fjalë janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në koordinim me të gjitha institucionet relevante, andaj, meqë kemi të bëjmë me procedurë për të mitur, nuk mund të japim informata të tjera, për shkak të ruajtjes së integritetit të të miturve në procedurë”, ka treguar tutje Ulaj.
Ndryshe Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se lidhur me rastin pas intervistimit viktima është dërguar në strehimore, ndërsa dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar./ Insajderi / KultPlus.com
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti është takuar me Nicolas dhe Oliver Berggruen, nipërit e aktorit të famshëm shqiptar, Aleksandër Moisi.
Gjatë një vizite që dy vëllezërit po zhvillojnë prej disa ditësh në Shqipëri, ata janë ndalur sot në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me gjethe”.
Ministrja Margariti i ka shoqëruar në këtë vizitë, pas së cilës është shprehur se u fol mbi mundësinë e bashkëpunimit në kulturë me vëllezërit Nicolas dhe Olivier Berggruen, njëri prej të cilëve, investitor i suksesshëm e filantrop, ndërsa tjetri historian arti e kurator, me peshë në botën artistike.
Nicolas dhe Oliver janë djemtë e vajzës së të madhit Aleksandër Moisi, Bettina Miosiut, e cila në rininë e saj ka qenë gjithashtu aktore. Vëllezërit kanë vizituar qytetin e Durrësit, Muzeun kushtuar Aleksandër Moisiut dhe objekte të tjera që mbajnë emrin e tij, si teatrin, universitetin etj./ atsh / KultPlus.com
Në fillim të viteve 70, kur u vendosën kontaktet e para me Kosovën, erdhi në Tiranë një grup poetësh e studiuesish nga Prishtina. Një ditë, duke shëtitur me disa prej tyre, u ndalëm në kafe “Tirana”. Sapo hymë, vura re në një cep të lokalit Lasgushin dhe ua tregova miqve. Ata shtangën menjëherë dhe pastaj më pyetën nëse kish mundësi ta takonin. Pa e zgjatur, iu afrova Lasgushit dhe ia thashë dëshirën e poetëve kosovarë. Ai reagoi me mënyrën e tij, lëvizi buzët pa thënë asnjë fjalë, por sytë ndërkaq i shkëlqyen dhe ktheu kokën nga ata. Ata, pa pritur përgjigje, qenë afruar dhe i kishin zgjatur dorën. Ishin të emocionuar dhe pak të hutuar. Si zunë vend, u bë një pauzë deri sa e mori fjalën Lasgushi. Domethënë qenkëshit poetë!? Të gjithë, ë? Dhe nga Kosova? Nga Shqipëria e jashtme, ë? Se e brendshmja është kjo që gjendemi ne, kurse e jashtmja është ajo që e lanë jashtë kufijve të 13-s… Sytë plot dritë të Lasgushit lëviznin sa te njëri te tjetri. Ishte vërtetë i gëzuar, por brenda natyrës së tij të përmbajtur. Sepse, ta dini ju, – vazhdoi poeti duke e ngritur zërin, – një kritik më kritikoi njëherë, se kritikët këtë punë kanë. Tha se unë nuk e njohkam gjeografinë e Shqipërisë. Bobo, ç’më dëgjuan veshët! Sepse ne vjersha “Poradeci” kam shkruar vargjet: “Duke nisur udhëtimin mespërmes nër Shqipëri, Drini plak e i përrallshëm po mburon prej Shendaumi…” More, i paditur, t’i thuash, Lasgushi e di gjeografinë, ti nuk e di. Ti nuk e di se gjysma e Shqipërisë është përtej dhe Drini është kufiri i përrallshëm i dy pjesëve të trojeve tona stërgjyshore. Apo s’është kështu? Të gjithë e miratuan me gaz, ndërsa poeti mbante kokën lart. Si u bë një heshtje, Lasgushi, që në kësi rastesh fliste pak, i prekur nga takimi jo i zakontë, mori të fliste prapë i gjallëruar e i gëzuar: Domethënë, – pyeti rishtazi Lasgushi me një ton që s’merrej vesh mirë, qenkëshit të gjithë poetë? Shumë poet paska Kosova! Ah, Kosovë, Kosovë, ti që ke nxjerrë njëherë trima, tashti nxjerr poetë! Dhe me kokën ngritur lart zuri përsëri t’i vështrojë të ardhurit një nga një, me dashamirësi dhe kureshtje si prej fëmije. Askush nuk fliste. Vetëm dëgjonin. Në një çast poeti iu drejtua njërit prej tyre: -Po mirë, ti që je poet, ke tentuar ndonjëherë të vrasësh veten? Plasi gazi, ndërsa Lasgushi u bë serioz dhe nuk i hiqte sytë nga poeti Latif Berisha, që papritur u ndje ngushtë. Askush nuk dinte t’i përgjigjej kësaj pyetjeje. – Epo, – vazhdoi thuajse qortueshëm Lasgushi, po nuk provuar këtë, ta dish se nuk je poet! U krijua një situatë e çuditshme, sa serioze aq dhe komike. Qeshnim, shikonim njëri-tjetrin me sy, po s’dinim ç’të thoshim. – Lasgushi, – mori fjalën prapë ai, po kësaj here me një seriozitet sugjestionues, – e ka provuar. Ka zbritur me revolver në bodrum, është ulur atje në cep, ka rënë në mendime, siç bie poeti, ka vënë plumbin në gojën e revoles dhe e ka drejtuar nga koka me gishtin në këmbëz. Është çasti kur Lasgushi dhe vdekja qëndrojnë ballë për ballë. Shihen sy në sy. Poeti i thotë vdekjes: “Ja ku jam. Nuk ta kam frikën”. Të gjitha këto, kur i bën Lasgushi, i bën me të vërtetë. E mbulojnë djersët, zemra i rreh me vërtik dhe, vetëm si kalon këtë kalvar, ngjitet lart. Ngjitet i sigurt, me kokë përpjetë. Domethënë, është poet. Prandaj ju pyeta, a jeni poetë? Pyetja mbeti pa përgjigje. Asnjë nuk foli, vetëm buzëqeshën. Buzëqeshi edhe Lasgushi, gjithë triumf e me kokën lart. – Jo, jo, – ndërroi bisedën Lasgushi, – më vjen mirë që Kosova ka sot poetë. Një herë e një kohë kish vetëm trima, që mbushnin me zulmë jo vetëm Kosovën, por gjithë Shqipërinë. Hajde, hajde, gjeneral Isa Boletini, trimi me fletë Idriz Seferi… Kur suleshin ata mbi armiqtë, ndizej qielli dhe toka. Po Azem Galica? Nuk gjej fjalë ta tregoj. Ai binte si rrufe atje ku serbit s’ia priste mendja. S’ia priste mendja, sepse Azemi jo vetëm që ishte i mençur sa s’ka, po luftonte dhe në tokë të tij e për tokë të tij, luftonte tok me kaçakët dhe s’i linte naçallnikët e Beogradit t’i merrnin “Arbaninë e vogël”. Hajde, hajde, Azem Galica, kur ia donte puna, një tren të tërë ndalonte. E kam parë vetë me sytë e mi. Ka qenë behari i 1921-shit, kur shkoja për të parën herë në Rumani. Vajta me kalë deri në Ohër dhe pastajzaj me tren mespërmes Kosovës. Atij trenit kokën ia shihja, po bishtin jo, aq i gjatë ishte. Me të udhëtonte Lasgushi, kur papritur ai, fap, ndaloi dhe u dëgjuan të shtëna. Sapo dolëm në penxhere, kur ç’të shihje, nga të dy krahët plisbardhët mizëri, me pushkë në krah. Ishin trimat e Azemit. Erdhën dhe në vagonin tonë. Ca burra si të përrallave, të gjatë e të pashëm, gjallë Gjergj Elez Alia. Isha gati t’u hidhesha në qafë. Kur më pyetën se ç’je e u thashë gjithë mburrje se jam shqiptar, u ndritën sytë e mustaqet. E gjitha kjo zgjati sa një ëndërr. Erdhën e ikën si era. Kapet era? Po për Lasgushin kjo erë mbeti një ëndërr skënderbejane. Këta trima s’donin t’ia dinin se ç’kish vendosur Evropa, donin Kosovën e lirë dhe s’e kishin për gjë vdekjen. Lasgushi shkonte në bankat e Universitetit, me një mësim të madh që ia jepte Azem Galica me kaçakët e tij. Kështu jeni ju, kosovarët, trima përmi trima… Tani shoh që jeni dhe poetë e profesorë, po Azema, jeni ndopak? Miqtë sa u ngazëlluan nga këto fjalë, aq dhe u vunë në pozitë të vështirë. Nuk shikonin njëri-tjetrin në sy. Poeti thoshte me zë të lartë gjëra që ata i kishin për zemër, por për kushtet në të cilat gjendeshin s’i shprehnin dot qoftë dhe në një bisedë. Poeti u ngrit në këmbë pa marrë përgjigje dhe u zgjati dorën me një përzemërsi që s’ishte e zakontë për të. Asnjëherë s’e kisha parë të bisedonte aq gjatë me njerëz të porsanjohur. Por në këtë rast ishte në mes Kosova. Dhe Kosova, vite më vonë, i dha gëzime e ndere, që në Shqipëri ia jepnin me kursim dhe me një protokoll zyrtar. Atje iu botuan për herë të parë veprat e plota, u bënë studime të zgjeruara, vlerësime nga më të lartat, tepër entuziaste. Bile dhe e ftuan. Ai e priti gjithë qejf, bleu dhe një kapele të re republikë dhe ishte gati të nisej, por demonstratat e 81-shit bënë që vizita të anulohej. Megjithatë, Kosova e bëri poetin të përjetonte në pleqëri të thellë lavdinë e klasikut të gjallë përpara se kjo të ndodhte në Shqipëri.
(Pjesë nga libri “Koha e kujtimeve” e autorit Nasho Jorgaqi. OMBRA GVG, Tiranë, 2011.) Zgjodhi për botim, profesori Agim Vinca. / KultPlus.com
Kreu i qeverisë Edi Rama ka bërë reagimin e parë pasi rrjeti u mbush me flamurin me yllin komunist që u shfaq një natë më parë në festivalin ‘Sunny Hill’.
Në një postim në Twitter, Rama ka ndarë një postim të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili u është përgjigjur kritikave në lidhje me këtë simbol që doli në skenë në momentin që u luajt kënga “Asgjë sikur dielli”.
Rama sulmon Sali Berishën teksa shkruan me ironi se ata që po e kritikojnë këtë flamur duhet të luftojnë edhe atë që ai e quan “sekretarin e PPSH-së i cili është në krye të PD-së”.
“Nuk luftohet komunizmi me metoda komuniste! Kenga eshte nje satire ndaj regjimit! Alban Nimani – dhender ne Tirane ne nje nga familjet me te perndjekura – e ka prodhuar para 8 viteve! Uroj te luftoni me te njejtin zell sekretarin e PPSH ne krye te PD dhe sigurimsin aleat!”, shkruan Rama./ KultPlus.com
Kreu i qeverisë Edi Rama ka bërë reagimin e parë pasi rrjeti u mbush me flamurin me yllin komunist që u shfaq një natë më parë në festivalin ‘Sunny Hill’.
Kreu i qeverisë Edi Rama ka bërë reagimin e parë pasi rrjeti u mbush me flamurin me yllin komunist që u shfaq një natë më parë në festivalin ‘Sunny Hill’.
Në prag të pubikimit të librit të saj të ri mbi origjinën e universit, shkencëtarja shqiptaro-amerikane, Laura Mersini ka treguar se si puna e saj në teorinë e multiverseve ndikoi në Stephen Hawking dhe sesi sundimi sovjetik i dha formë urisë së saj për dije.
Laura Mersini-Houghton lindi në Shqipëri dhe u rrit nën një regjim totalitar komunist i cili, deri në rënien e tij në 1991, e shkëputi vendin nga pjesa tjetër e botës. E ndikuar nga babai i saj, Nexhat Mersini, një matematikan, ajo zhvilloi një interes të madh për fizikën dhe, në vitin 1994, fitoi një bursë Fulbright për të studiuar në SHBA. Libri i saj i parë, “Para Big Bengut”, përshkruan përpjekjen e saj për të ndriçuar origjinën e universit tonë dhe për të provuar se ne jemi një nga shumë universet në një multivers shumë më të gjerë. Mersini-Houghton tani është profesoreshë e fizikës teorike dhe kozmologjisë në Universitetin e Karolinës së Veriut në Chapel Hill, megjithëse aktualisht ndodhet në Kembrixh, Angli, ku kalon kohë çdo verë duke bërë kërkime.
Si i dha formë të menduarit jeta në një shoqëri të mbyllur?
Mendoj se inkurajoi një dashuri më të madhe për lirinë dhe dijen – sa herë që të ndalohet të mësosh për një vend përtej, kjo të bën vetëm më kurioz. Gjithashtu, për shkak të realitetit shumë të zymtë të Shqipërisë, ne kishim pak shpërqendrime, kështu që njerëzit ishin më të etur për dije sesa unë tani në perëndim. Gjithashtu, ekziston një mendje e vetme e dëshirës për të gjetur përgjigjen dhe të mos jesh i impresionuar vërtet nga filozofia dominuese e fushës në atë kohë.
Çfarë ju tërhoqi te fizika teorike dhe kozmologjia në veçanti?
Kozmologjia ka të gjitha pyetjet më magjepsëse për të cilat kam ëndërruar që kur isha fëmijë: nga lindi universi dhe çfarë kishte përpara se të ekzistonte? Për sa i përket punës në fizikë teorike dhe jo eksperimentale, unë nuk jam vërtet një person praktik – nëse jam në një laborator, ndoshta do t’i vë zjarrin aksidentalisht.
Ju shkruani se fillimi i këtij shekulli ishte një kohë e mirë për të hyrë në fushën e kozmologjisë. Pse?
Sepse njohuritë kishin avancuar kaq shumë, dhe për herë të parë ne mund të bënim ato pyetje të mëdha që më magjepsnin si fëmijë. Kishte dy gjetje të mëdha që vërtet e nxitën atë kuriozitet. Në vitin 1998, një grup astronomësh të supernovës zbuluan se ka energji të errët në univers, dhe në fakt është përbërësi dominues – dhe kjo është saktësisht e njëjta lloj energjie si ajo që ekzistonte në kohën e Big Bengut.
Përbërësi tjetër ishin gjetjet teorike në teorinë e fijeve. Tani, teoria e fijeve u krijua për të përmbushur ëndrrën e përjetshme të Ajnshtajnit për një univers të vetëm të shpjeguar nga teoria e gjithçkaje. Por rreth vitit 2004, teoria e fijeve përfundoi me një peizazh të tërë me shumë energji të mundshme që mund të fillonin universe si yni.
Në libër, ju përshkruani një moment eureka që keni pasur në një kafene të Karolinës së Veriut. Çfarë kuptove?
Isha shumë e intriguar nga vlerësimi i (fizikanit fitues i çmimit Nobel) Roger Penrose se kishte pothuajse zero shanse që universi ynë të dilte në ekzistencë. Vazhdova të zbërtheja argumentin e tij, i cili bazohet në ligjin e dytë të termodinamikës, duke u përpjekur të zbuloja nëse ai bëri diçka të gabuar. Pastaj kuptova se problemi nuk ishte te llogaritja aktuale, ishte më shumë te mënyra jonë e të menduarit, se kishim nevojë për një ndryshim paradigme nga një univers në shumë. Dhe këtu fillova të huazoja peizazhin e teorisë së fijeve për të kryer llogaritjen. Në kafene mendova, OK, e kam bindur veten se kam nevojë për një grup të shumë universeve të mundshme foshnjore nga të cilat të zgjedh, por si mund ta marr përgjigjen, cili është i yni? Dhe pastaj kuptova, mirë, sigurisht: mekanika kuantike në peizazhin e teorisë së fijeve. Me fjalë të tjera, mendova për universin si një valë, dhe më pas ekuacionet kuantike më tregojnë se çfarë ndodh me atë valë.
Pasoi shumë punë të vështira matematikore. Ju u penguat pas raundit tuaj të parë të llogaritjeve. Çfarë kishit anashkaluar?
Më kishte humbur përbërësi më i rëndësishëm dhe ai është: zgjidhja e këtij ekuacioni nuk është vetëm një degë apo një univers, është një familje e tërë. Pra, këto degë që mund të rriten dhe të bëhen universe janë të gjitha të ngatërruara në mënyrë kuantike me njëra-tjetrën. Në mënyrë që secili të krijojë identitetin e vet ndërsa rritet në universe klasike, ata duhet të shkëputen nga njëri-tjetri. Kjo në fizikë njihet si dekoherencë, ose larja e çdo gjurme të ngatërresës kuantike që nuk ka asnjë homolog në fizikën klasike. Nuk e kisha marrë parasysh këtë.
Pasi llogaritja juaj ishte gati, si e keni bërë testimin e saj?
Kur ndodh procesi i ndarjes të universeve, kjo është pika kur krijohet sfondi kozmik mikrovalor (CMB). Pra, të gjitha luhatjet e inflacionit do të lënë gjurmë ose gërvishtje si rezultat i kësaj ngatërrese, dhe ato do të nguliten në CMB-në tonë (të universit). Kjo ishte diçka që ne mund ta llogarisnim. Kështu që unë llogarita forcën e ngatërrimit midis degëve të ndryshme dhe sa shpejt ajo ngatërresë lahet. Kjo më lejoi të zbuloja se sa gërvishtje ose shenja do të linte ajo ngatërresë në qiellin tonë ndërsa po krijohej gjatë inflacionit, dhe më pas të përshpejtoja deri në ditët e sotme, për të bërë parashikime se si do të dukeshin ato anomali shumë të mëdha. Një nga parashikimet kryesore të inflacionit kozmik është se gjithçka është e spërkatur në mënyrë uniforme në të gjithë qiellin. Por tani plagët që vijnë nga ndërthurja me universet e tjerë po e modifikojnë ose e dëmtojnë atë uniformitet, duke e shkelur atë në shkallë shumë të lehta. Ne i parashikuam ato, dhe ato u panë nga sateliti Planck në 2013.
Ky duhet të ketë qenë një moment i mahnitshëm vërtetimi.
Po. Dhe mendoj se kjo ishte kur njerëzit filluan t’i kushtonin shumë më tepër vëmendje kësaj pune. Deri atëherë, besimi ishte se, për të parë përtej horizontit të universit tonë, do të duhej të thyenim shpejtësinë e dritës, gjë që nuk mund ta bëjmë. Pra, nëse nuk mund ta testojmë multiversin, atëherë pse të shqetësohemi për ta hulumtuar atë? Por Rich Holman, Tomo Takahashi dhe unë treguam se nuk keni nevojë të dilni nga ky univers, në fakt mund t’i gjeni të gjitha gjurmët brenda qiellit tuaj. Kjo ishte kur e gjithë fusha u zhvendos papritur dhe të gjithë po bënin kërkime mbi multiversin.
Dhe a do të thoni se është e zakonshme tani?
Oh, absolutisht. Të gjitha mendjet e mëdha po punojnë për të. Roger Penrose ka teorinë e tij multiverse. Dhe Stephen Hawking, në vitet e fundit të jetës së tij, filloi të punojë në multivers. Kudo që të shikoj, befas të gjithë kanë një version të multiversit.
Multiversi është një koncept befasues. A mendoni shpesh për universet e tjera atje?
Po, po. Në një mënyrë, është shtrirja më e natyrshme e parimit të Kopernikut, sepse dikur menduam se Toka ishte qendra e universit, dhe më pas sistemi diellor dhe galaktika jonë, dhe tani po gjejmë se edhe universi ynë është vetëm një kokërr e vogël pluhuri në një kozmos shumë më të ndërlikuar dhe më të bukur. Kjo për mua ka shumë më tepër kuptim.
A duket e mundshme që universet e tjera mund të strehojnë jetë?
Absolutisht. Me Fred Adams, një astrofizikan në Universitetin e Miçiganit në Ann Arbor, vendosa të zbuloja nëse strukturat do të formoheshin në universe që kishin kushte shumë të ndryshme nga tonat. Ne zbuluam se ju mund ta ndryshoni konstantën e Njutonit me 10,000 – gjashtë rend të madhësisë – dhe mund të bëni të njëjtën gjë me konstanten e Planck-ut, dhe prapë të merrni jetë në universe të tjerë. Në fakt, universi ynë duket se është i banueshëm vetëm në kufi. Ne ishim ulur pikërisht në skajin midis të banueshme dhe të pabanueshme.
Ju pëlqeu të shkruanit librin? Dhe a ishte e kënaqshme të ktheheshit pas hap pas hapi në punën tuaj?
Po dhe jo. Fillimisht, isha e emocionuar për të ndarë atë pasion dhe kënaqësi të kërkimit me publikun e gjerë. Por më pas pati një shtysë për të ndarë gjithnjë e më shumë histori personale. Dhe tani kolegët e mi, të cilët nuk dinin absolutisht asgjë për jetën time, papritmas mund të zbulojnë gjithçka. Kjo është një ndjenjë e çuditshme.
A kaloni shumë kohë në Shqipëri këto ditë?
Nuk jam kthyer për shumë kohë, sepse familja ime u transferua në Toronto dhe babai im vdiq dhe nuk më ka mbetur askush atje. Unë do t’ju tregoj një sekret. Unë dhe Stephen Haëking do organizonim një konferencë në Shqipëri. Ai ishte shumë i emocionuar për këtë, dhe gjithçka ishte gati, por ai vdiq një muaj para se të ndodhte. E telefonoja çdo javë për të kontrolluar shëndetin e tij dhe pasi vendosëm ta anulonim (sepse Haëking nuk ishte mire), më kujtohet kryeinfermierja e tij duke thënë: “Çfarëdo që të bësh, mos i thuaj se e ke anuluar konferencën në Shqipëri, sepse ajo është duke ai është duke e pritur me padurim.” Kështu që nuk i thashë kurrë. / Diaspora Shqiptare / KultPlus.com
Vajza që dyshohet se u dhunua nga pesë meshkuj, për shtatë orë në Prishtinë, është 11-vjeçe.
Dhunimi i 11-vjeçares, sipas policisë ka ndodhur të shtunën nga ora 17:30-00:30.
Lidhur me rastin janë arrestuar dy nga pesë të dyshuarit, njëri është i mitur. Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit.
“Me urdhër të prokurorit kujdestar nga Departamenti për të Mitur, janë ndaluar dy persona të dyshuar (njëri madhor dhe tjetri i mitur), për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Dhunimi”, si dhe, ndaj të njëjtëve Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente”, tha zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.
Tutje, Ulaj deklaron se ndaj rastit të dhunimit të së miturës janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Teksa shton se nuk mund të japin informacione shtesë në këtë fazë.
Ky rast është përfshirë edhe në raportin e sotëm të Policisë së Kosovës, ku thuhet se pas intervistimit viktima është dërguar në strehimore.
“DHUNIM /Prishtinë 27.08.2022-17:30-00:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pesë persona të dyshuar kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin pas intervistimit viktima është dërguar në strehimore, ndërsa dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e PK-së. / Express / KultPlus.com
Duke nisur nga ky vit shkollor, nxënësit e klasës së parë në Shqipëri e Kosovë do të mësojnë me Abetaren e re të përbashkët.
Kryeministri Edi Rama uroi sot nxënësit, ndërsa u shpreh se abetarja e parë e unifikuar është krijesë e vullneteve të dy qeverive.
“Gëzuar Abetaren e parë të unifikuar, krijesë e bashkimit të vullneteve të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, për të gjithë nxënësit shqiptarë këtej e andej bjeshkëve”, shkruan Rama.
Më herët, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi zhvilloi një takim me mësues të klasave të para, me të cilët ndau për herë të parë Abetaren e re të përbashkët unike që do të përdoret në Shqipëri, Kosovë dhe diasporë.
Duke qenë se viti i ri shkollor 2022-2023 nis më parë në Kosovë më 1 shtator, e më pas në Shqipëri me 12 shtator, ministrja Kushi informon se në 1 shtator së bashku me homologen Nagavci do të prezantojnë abetaren unike për nxënësit e klasave të para në Kosovë.
Në dhjetor të vitit 2021, ministrja e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, Evis Kushi dhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës së Kosovës, Arbërie Nagavci nënshkruan marrëveshjen për Abetaren e përbashkët. / KultPlus.com
Nga Prishtina, “Sunny Hill Festival”, që konsiderohet një nga ngjarjet më të rëndësishme artistike në trevat shqiptare, mbrëmë mbylli siparin në Tiranë, event ky që u zhvillua në mjediset e parkut të Liqenit Artificial, shkruan KultPlus.
Mbrëmë në natën e tretë të festivalit interpretuan artistët si: Stormzy, Mc Kresha dhe Lyrical Son, Ledri Vula, Mozzik, Getinjo, Elgit Doda, Asgjë Sikur Dielli, Nika Paris- Vegas Jones- Rooms, Barny Fletcher, Alban Chela, Ardian, Rrrrron.
Gjatë kësaj mbrëmje u shfaq në ekranin e madh të festivalit edhe flamuri kombëtar me yll, që ishte pjesë e videoklipit të këngës “Ku ka më mirë se me qenë shqiptar?” nga Asgjë Sikur Dielli, e kjo gjë nxiti reagime të shumta dhe nuk u prit aspak mirë.
Gazetari Olti Curri bëri një reagim të ashpër ndaj festivalit e në veçanti ndaj Dukagjin Lipës.
Sipas tij, Lipa është paguar që të bëjë këtë veprim në festivalin e tij.
“Sa leke more Dukagjin Lipa qe pshurre mbi eshtrat dhe gjakun e dhjetra mijra shqiptareve te pafajshem qe diktatura komuniste me yllin me pese cepa qe nxorre zotrote mbreme ne Sunnyhill, ka shkelur pa meshire. Sa miliona firmose per vete dhe vajzen tende qe as nuk denjoi te kendoje ne festivalin e saj ne Tirane kur ja bere qejfin Rilindjes duke shfaqur para te rinjve yllin komunist te baballareve te tyre diktatore?
Sa leke tu deshen Dukagjin Lipa qe ti hapesh plage nenes mirditore qe komunistet e internuan e lane pa buke e pa kasolle dhe foshnja e saj vdiq nga te ftohtet. As varr nuk i dhane komunsitet me yll ne ball, dhe qe truoin e femijes mos ta shqyenin qente, nena e vetme pa asnje qe ta ndihmonte gjeti nje luge hekuri te rene nje ushtari dhe me ate luge hapi varrin e femijes se porsavdekur…”, shkruan Curri.
Por, ditën e sotme ka reaguar edhe këngëtari Alban Nimani i cili është shprehur se kënga në fjalë është publikuar në vitin 2005 dhe është një parodi e stilit Monty Python. Madje sipas tij, shfaqja e flamurit me yll nuk ka të bëjë me glorifikimin e komunizmit, përkundrazi, në video klip shembet komunizmi.
“Videoklipi i këngës “Ku ka më mirë se me qenë shqiptar?” është publikuar në vitin 2005, dhe është një parodi e stilit Monty Python, ku trajtohen ngjarjet dhe figurat historike nga antikiteti deri në ditët e sotme, në mënyrë surrealiste dhe ironike.
Shfaqja e flamurit kombëtar me yll, nuk ka të bëjë me glorifikimin e komunizmit, përkundrazi, në video klip shembet komunizmi.
Ne jemi shumë koshient për persekutimet, krimet dhe vuajtjen që e ka shkaktuar komunizmi në Shqipëri, sepse edhe i perkasim familjeve të persekutuara.
It’s only Rock n’Roll ”, shkruan Nimani. / KultPlus.com
Të dielën mbrëma, yjet e muzikës u mblodhën në Qendrën Prudential në Newark, New Jersey për MTV Video Music Awards, ku dolën në skenë artistët Lizzo, Blackpink, J Balvin, Maneskin, Fergie dhe Red Hot Chili Peppers.
Taylor Swift, e cila fitoi çmimin “Videoja më e mirë muzikore e vitit” për “All Too Well (10 Minute Version)” për albumin e saj të ri-regjistruar në vitin 2021, “Red”, ishte e vetmja artiste që u dyfishua në çmimet televizive. Për tre orë, çmime MTV VMA iu ndanë edhe të famshmëve si: Nicki Minaj (Videoja më e mirë hip-hop) dhe Red Hot Chili Peppers (Videoja më e mirë e zhanrit rock) Bad Bunny (Artisti i vitit) dhe Blackpink’s Lisa (Videoja më e mirë e zhanrit K-pop) Lil Nas X (Bashkëpunimi më i mirë, me Harlow, për “Industry Baby”) dhe Dove Cameron, i cili fitoi çmimin “Artisti i ri më i mirë”.
lista e plotë e fituesve në MTV Video Music Awards 2022:
ÇMIMI NDERUES PËR IKONËN GLOBALE Red Hot Chili Peppers
ÇMIMI NDERUES I KARRIERËS Nicki Minaj
VIDEOJA MUZIKORE MË E MIRË E VITIT Taylor Swift – “All Too Well” (10-minute version) (Taylor’s version)
ARTISTI I VITIT Bad Bunny
KËNGA E VITIT Billie Eilish – “Happier Than Ever”
ARTISTI I RI MË I MIRË Dove Cameron
ARTISTI DEBUTUES MË I MIRË I VITIT December 2021: Seventeen – “Rock With You”
BASHKËPUNIMI MË I MIRË Lil Nas X, Jack Harlow – “Industry Baby”
VIDEOJA MUZIKORE MË E MIRË E ZHANRIT POP Harry Styles – “As It Was”
VIDEOJA MUZIKORE MË E MIRË E ZHANRIT HIP-HOP Nicki Minaj ft. Lil Baby – “Do We Have a Problem?”
VIDEOJA MUZIKORE MË E MIRË E ZHANRIT ROCK Red Hot Chili Peppers – “Black Summer”
VIDEOJA MUZIKORE MË E MIRË E ZHANRIT ALTERNATIVE Måneskin – “I Wanna Be Your Slave”
VIDEOJA MUZIKORE MË E MIRË LATINE Anitta – “Envolver”
VIDEOJA MUZIKORE MË E MIRË E ZHANRIT R&B The Weeknd – “Out of Time”
VIDEOJA MUZIKORE MË E MIRË E ZHANRIT K-POP Lisa – “Lalisa”
PERFORMANCA MË E MIRË NË METAVERS Blackpink The Virtual | PUBG
KINEMATOGRAFIA MË E MIRË Harry Styles – “As It Was”
REGJIA MË E MIRË Taylor Swift – “All Too Well” (10-minute version) (Taylor’s version)
EFEKTET VIZUALE MË TË MIRA Lil Nas X, Jack Harlow – “Industry Baby”
KOREOGRAFIA MË E MIRË Doja Cat – “Woman”
EDITIMI MË I MIRË Rosalia – “Saoko”
GRUPI MË I MIRË I VITIT BTS
KËNGA MË E MIRË E VERËS Jack Harlow – “First Class”
ALBUMI I VITIT Harry Styles – Harry’s House./ KultPlus.com
Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhje për vendimin e Serbisë që të anulojë apo shtyjë mbajtjen e EuroPride, teksa tha se blloku evropian mbështet barazinë dhe kundërshton çdo formë të diskriminimit.
“EuroPride për vite me radhë ka avokuar për të drejta të barabarta për qytetarët LGBTIQ në mbarë Evropën, duke u dhënë zë atyre që shpesh janë të diskriminuar për shkak të orientimit të tyre seksual. Këto janë të drejta themelore për BE-në dhe ne presim që edhe partnerët tanë të ngushtë t’i respektojnë ato”, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësja e bllokut evropian, Ana Pisonero.
BE-ja, tha ajo do të mirëpres sqarime shtesë nga autoritetet në Serbi, lidhur me vendimin e tyre që të anulojnë mbajtjen e EuroPride, që ishte paraparë të zhvillohej në shtator.
“Ne do ta përcjellim këtë situatë nga afër. Ne shpresojmë se do të gjendet një mënyrë që Europride të mbahet në ambient paqësor dhe të sigurt”, shtoi Pisonero.
Më 27 gusht, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi se EuroPride – që përfshin Paradën e Krenarisë – i paraparë për në shtator, është anuluar ose shtyrë.
Ai tha se të drejtat e minoritetit janë nën kërcënim, por shtoi se shteti është në shtet nga të gjitha palët.
EuroPride është një ngjarje ndërkombëtare dedikuar pjesëtarëve të komunitetit LGBTIQ, që mbahet çdo vit në qytete të ndryshme. Këtë vit ishte paraparë të mbahej në Serbi në muajin shtator. /REL / KultPlus.com
Pas 16 veprave kushtuar jetës dhe veprës së Shën Nënës Tereze, ja edhe botimi im i 17 -të, me titull ”E kam në zemër popullin tem Shqiptar”. Pse ky libër i ri për Shën Nënën Tereze?
Çka pashë, dëgjova, përjetova për së afërmi me Nënën Tereze, atë po ua dhuroj edhe juve, që të jeni disi “pjesëmarrës” në këtë risi dhe mrekulli të shekulli XX, edhe më tepër, të shumë shekujve, të njerëzimit dhe krishterimit.
Ky botim është shumë burimor, i rrallë, mjaft i dalluar, një lloj “Ungjilli sipas Nënës Tereze”, apo “Ungjilli i pestë”, sepse botohen si tërësi:
7 intervista të saja ekskluzive, 6 më mua dhe një me Mons. Nikollë Minin;
5 vizitat e saja në Kosovë (1970, 1978, 1980, 1982, 1986);
fjala e rastit të Nënës Tereze nga “Katedra e Paqes” (10 dhjetor 1979);
përshtypjet, përjetimet, përvojat e mia me Nënën Tereze gjatë gjithë këtyre viteve, apo “Nëna ime Tereze”, me pesë faksimile apo dorëshkrime burimore të saja në gjuhën shqipe, si dhe shumë fotografi që botohen për herë të parë..
Botimi anglisht ka edhe dy risi: kapitulli i fundit, Shën Nëna Tereze dhe bashkësia shqiptaro-amerikane, f. 94- 106; intervista e Avni Spahiut me Nënën Tereze në aeroportin e Prishtinës (1980), f. 1 107 – 109.
Çfarë risie sjell ky libër? Atë që Shën Nëna Tereze ka thënë në kohë dhe në hapësira të ndryshme; atë që ajo na ka lënë sitestament – amanet shpirtëror; atë që ajoka mbjellë në ndërgjegje, shpirt, mendje, zemër dhe në jetën tonë, që të jemi bijtë dhe bijat shpirtërore të Nënës sonë të madhe.
Prandaj, dëshira ime është kjo: mbarë populli Shqiptar që, sa ajo ishte e gjallë dhe ndër ne, nuk ka pasur mundësi ta shohin, dëgjonin, përjetonin për së afërmi, tani nëpërmjet teksteve, fotografive, dorëshkrimeve burimore, leximeve dhe meditimeve, ta njohim Shenjtëreshën e Jetës dhe të Dashurisë, Bijën, Motrën, Nënën tonë, tashmë edhe Nënën e mbarë njerëzimit, me këto synime dhe qëllime:
Për ta njohur atë si vërtet ishte dhe është, sidomos në lidhje me Popullin dhe Kishën tonë;
Për ta nderuar dhe falënderuar për dëshmi të mrekullueshme të historisë, lashtësisë, autoktonisë sonë ilire, arbërore dhe shqiptare, që na ngriti edhe ne në piedestalin e Nobelizmit dhe të Shenjtërisë; veçmas me ata të vuajtjes, pësimit, mjerimit, vetmisë, mungesës së kujdesit dhe të dashurisë;
Për ta imituar, së paku në mirësi dhe dashuri, në rrethe tona personale, familjare dhe shoqërore, apo si do të na thoshte ajo me gojën dhe zemrën e saj: “jepe pjesën më të mirë të vetvetes” dhe “vepra të vogla me dashuri të madhe.”
Për të krijuar kulturën e jetës dhe qytetërimin e dashurisë, shtylla këto pa të cilat jeta s’ka kuptim: “Pa dashuri dhe flijim, jeta s’ka kuptim”; “Veprat e dashurisë janë vepra të paqes”; “Vetëm dashuria do ta shpëtojë botën”.
Për ta mësuar artin e jetës dhe të dashurisë, sipas parimi:“Kudo që jeta është në rrezik, aty duhet të jemi edhe ne”.
Për t’iu luturdhe kërkuar ndihmën dhe ndërmjetësimin e saj te Zoti, për të tashmen dhe të ardhmen tonë sa më të mirë dhe të lumtur.
Me një fjalë: unë atë po ia kthej Kishës dhe Popullit tonë Shqiptar, duke e paraqitur dhe mishëruar në fjalë, porosi, takime, afrime, bashkime, mendime, porosi, fotografi, dorëshkrime, që çdo njeri i mendjes së hapur, zemrës së mirë, në Shenjtëreshën tonë ta ketë një model jete dhe veprimi, një frymëzim feje dhe dashuri, një ndërmjetëse të fortë dhe të dashur për hapat tanë jetësor në të tashmen dhe në të ardhmen. Kjo trashëgimi, dhuratë, si shpërblim flijimi dhe martirizimi shekullor, si dëshmi e krishterimit ndër ne nga koha apostolike, të Ungjillit dhe traditës tonë, duhet gjithnjë të përkujtohet dhe kurrë mos të harrohet.
Tradita jonë ilire, arbërore, shqiptare, mikpritja dhe bujaria, të begatuara me motive ungjillore, janë gërshetuar mjeshtërisht, hyjnisht në jetën dhe veprën e Shenjtëreshës së jetës dhe të dashurisë, në Shën Nënën Tereze.
Prandaj, 25 – vite pa Nënën Tereze, fizikisht, vite këto të hireve dhe bekimeve me të Lumen dhe Shën Nënën Tereze, për Kishën dhe Popullin tonë.
Shën Nëna Tereze lutu për Popullin tonë Shqiptar si dhe për botën mbarë!/drita.info / KultPlus.com
Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Zhdukjeve të Dhunshme, YIHR organizon nesër aksionin e radhës të titulluar “Dera e Pritjes”, përcjellë KultPlus.
Përderisa ende jemi në pritje për zbardhjen e fatit të mbi në 1600 personave të zhdukur Kosovë, organizatorët e këtij aksioni kanë për qëllim të solidarizohen me dhimbjen e familjarëve të të zhdukurve.
“Nesër më 30 Gusht në ora 12:00 në sheshin Skënderbeu, ne solidarizohemi me dhimbjen dhe revoltën e familjarëve dhe shoqërisë më gjerë për zbardhjen e së vërtetës dhe gjetjen e drejtësisë. Pritjen e stërzgjatur dhe shqetësimin tonë për moszgjidhjen e kësaj çështje tashmë e sa vite, po e shfaqim përmes aksionit rrugor “Dera e Pritjes””, thuhet në njoftim. / KultPlus.com
Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Zhdukjeve të Dhunshme, YIHR organizon nesër aksionin e radhës të titulluar “Dera e Pritjes”, përcjellë KultPlus.
Akademia e Animacionit Anibar ka hapur thirrjen për aplikim për gjeneratën e gjashtë të animatorëve, përcjellë KultPlus.
Programi i Akademisë së Animacionit Anibar është me fokus në animacionin narativë 2D duke përfshirë:
Principet e animacionit
Dizajn të karaktereve e skenave
Zhvillim të storieve e storyboard-ave
Regji
Montazhë
Editim të zërit
Për të qenë pjesë e Akademisë, të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë një tregim me 5 apo më shumë vizatime së bashku me portfolion në [email protected], si dhe të plotësojnë formën në këtë link: https://forms.gle/KesffbkihggQmdht8
Afati i fundit për aplikim është: 5 Shtator. / KultPlus.com
“Sunny Hill Festival”, që konsiderohet një nga ngjarjet më të rëndësishme artistike në trevat shqiptare, mbylli dje siparin në Tiranë.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga ky event i rëndësishëm, që u zhvillua në mjediset e parkut të Liqenit Artificial.
“Mirëmëngjes dhe me superenergjinë e “Sunny Hill” e me falënderimin për Duan, që e presim me padurim në Tiranë në nëntor, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Në natën e parë të festivalit performuan artistët e njohur shqiptarë Capital T, Dafina Zeqiri, Dren Abazi, Art Lokaj, Sanchet, Art Haliti, etj.
Ndërsa atmosfera u bë më elektrizuese kur në skenë u ngjit reperi italian Fedez dhe reperi Action Bronson, të cilët sollën këngët më të bukura të repertorit të tyre.
Ndërkohë, në ditën e dytë të festivalit performuan vetëm DJ të njohur botëror e shqiptarë si, Hardwell, Afrojack, Regard Merk&Kremont, Drop G, Kamela Ampov, Vin Veli.
Në ditën e tretë të festivalit interpretuan Stormzy, Mc Kresha dhe Lyrical Son, Ledri Vula, Mozzik, Getinjo, Elgit Doda, Asgjë Sikur Dielli, Nika Paris- Vegas Jones- Rooms, Barny Fletcher, Alban Chela, Ardian, Rrrrron.
Festivali më herët u zhvillua edhe në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, pjesë e së cilit ishin rreth 100 mijë pjesëmarrës./KultPlus.com
Pas përfundimit të infrastrukturës së re rrugore dhe krijimit të mjediseve më të përshtatshme për frekuentuesit e parkut natyror të Syrit të Kaltër, numri i vizitorëve për vitin 2022, ka ardhur çdo muaj duke u rritur duke arritur në 93 000 që nga janari.
Kjo shifër u bë e ditur për ATSH-në nga burime zyrtare të Administratës së Zonave të mbrojtura AdZM të qarkut Vlorë.
Sipas Gjergji Mano, menaxher i AdMZ, biletaria elektronike nisi të funksionojë më 1 gusht 2022 dhe numri i turistëve vendas e të huaj që po e frekuentojnë parkun natyror të Syrit të Kaltër është i lartë.
“Nëse në qershor numri i turistëve arriti 3922 në korrik, ai pësoi rritje më 18 129, ndërsa më 21 gusht , numri i vizitorëve të Syrit të Kaltër arriti në 70.000”, tha Mano.
I pyetur për parkimin e automjeteve që i drejtohen këtij parku, Mano vuri në dukje se “ky parking po përfundon në fushën pranë digës së Liqenit të Syrit të Kaltër dhe ka një kapacitet deri në 300 automjete”.
Mësohet se treni ekologjik, i cili do të mundësojë lëvizjen e turistëve nga zona e hyrjes deri në afërsi të monumentit të rrallë gjeonatyror të Syrit të Kaltër pritet të realizohet pas muajit shtator.
Parku Natyror “Syri i kaltër” vazhdon të jetë një nga destinacionet më të preferuara edhe për këtë vit, ku një numër gjithnjë e më i lartë vizitorësh kanë aksesuar këtë park.
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka në kuadrin e masterplanit të ri shtigjet brenda hapësirës së parkut natyror “Syri i Kaltër”, sinjalistikën e munguar prej shume vitesh dhe disa pika vëzhgimi për turistët e interesit të veçantë.
Ndërkohë rritje e panjohur më parë është shënuar edhe në drejtim të të ardhurave që sigurohen nga frekuentuesit e këtij parku.
“Nëse gjatë muajit qershor, të ardhurat arritën në 2 milionë lekë, në korrik u rritën me 11, ndërsa deri më 23 gusht arritën në 31 milionë lekë”, tha Mano për ATSH-në.
Syri i Kaltër i konsideruar si një parajsë natyrore në zemër të Shqipërisë, si dhe perlë të turizmit veror gjendet pranë fshatit Muzinë, pranë Rrugës nacionale Delvinë-Gjirokastër, rreth 30 minuta larg nga Saranda. Brenda zonës së mbrojtur përfshihen sipërfaqe ujore, sipërfaqe pyjore, livadhe dhe toka bujqësore.
Nga pikëpamja mjedisore e shkencore, me harmonizimin midis pyllit të dendur dhe gjelbërimit gjithëvjetor, burimeve ujore të Syrit të Kaltër me ujërat e kthjellëta dhe të ftohta, ky park nga pikëpamje turistike dhe ekologjike paraqet rëndësi të veçantë kombëtare.
“Syri i Kaltër” tërheq shumë vizitorë nga mbarë bota./ atsh / KultPlus.com
“Shqipëria është mes 5 vendeve më të bukura që nuk duhen humbur gjatë muajit shtator, kur temperaturat janë të favorshme, kuzhina është e shijshme, vala e madhe turistike ka kaluar dhe çmimet ulen”.
Kështu shkruan media e njohur zvicerane “20min”, në një artikull ku u propozon lexuesve të saj 5 destinacione europiane për t’u vizituar gjatë muajit shtator mes të cilave, Franca, Turqia, Portugalia dhe Italia.
Me dy foto ilustruese të peizazhit piktoresk dhe të ujërave të kristalta të Ksamilit, prestigjiozja zvicerane ka veçuar Sarandën dhe rrethinat e saj.
“Saranda është afër kufirit me Greqinë. Duke marrë rrugën që të çon në Ksamil, një fshat simpatik, mund të shihni Korfuzin nga larg. Vendi është pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit. Më në jug, mund të vizitoni me varkë dy ishuj të vegjël; Ishullin e Tongos dhe atë të Stillos”, shkruan mes të tjerash “20min”. / atsh / KultPlus.com
Kur raketa e NASA-s “Artemis I” të niset për në hapësirë sot, ky do të jetë kurorëzimi i viteve të tëra të punës së qindra personave. Shumë prej tyre janë në pjesën jugore të Shteteve të Bashkuara, në disa objekte që u krijuan fillimisht nga NASA për projektimin dhe testimin e raketave të programit Apollo.
Raketa e re hënore e NASA-s bën javën e ardhshme nisjen e saj të parë për një provë pa astronautë në bord. Raketa rreth 100 metra e lartë do të përpiqet të dërgojë një kapsulë pa ekuipazh në një orbitë të largët të hënës. Nisja bëhet të hënën në mëngjes nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida.
Nëse çdo gjë shkon mirë, udhëtimet me astronautë mund të fillojnë që në vitin 2024.
Ky do të jetë udhëtimi i parë i NASA-s drejt Hënës që prej një gjysmë shekulli dhe kostoja i kalon 4 miliardë dollarë. Kur të realizohet i gjithë programi i NASA-s për rikthimin e astronautëve në Hënë, kostoja do të ketë arritur në 96 miliardë dollarë.
Do të jetë kurorëzimi i viteve të punës së qindra njerëzve.
“Kjo nuk ishte punë e një apo dy vetave. Këtu pati ekipe prej qindra njerëzish që u mblodhën së toku nga fusha të ndryshme, eksperienca të ndryshme që e mundësuan realizimin e kësaj së bashku”, thotë Nicholas Nugent, inxhinier projektimi në Qendrën Hapësinore “Stennis”.
Shumë prej tyre janë në pjesë jugore të Gjirit të Meksikës dhe punojnë të shpërndarë në disa objekte që NASA i ngriti fillimisht për misionin Apollo.
“Do të nisim raketën që ndërtuan këta njerëz. A nuk është kjo fantastike? Mund të thonë që ‘punova për këtë raketë’, dhe ata do të punojnë edhe për të dytën, të tretën, të katërtën dhe të pestën”, thotë Lonnie Dutreix, drejtor i objektit të NASA-s në Nju Orleans.
Mbi 50 vite më pas, misioni Apollo ende dallon si arritja më e madhe e NASA-s.
Duke përdorur teknologjinë e viteve 1960, pas vetëm tetë vitesh nga dërgimi i astronautit të parë Alan Shepard, NASA arriti të zbresë në Hënë edhe astronautët Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin.
Ndërsa për të përgatitur raketën e re Artemis u desh të paktën mbi një dekadë punë, megjithëse ekzistonte edhe eksperienca e krijuar nga një program eksplorues në Hënë, që u quajt Konstelacion, por që nuk zgjati shumë. 12 astronautë të misionit Apollo ecën në sipërfaqen e Hënës gjatë periudhës 1969-1972, me qëndrim jo më të gjatë se tre ditë për secilin.
Raketa e re Artemis është më e shkurtër dhe më e hollë se raketa që dërgoi gjithsej 24 astronautë drejt Hënës gjysmë shekulli më parë. Megjithatë ajo është më e fuqishme. Versionet e saj të ardhshme që do të quhen Sistemi i Nisjes në Hapësirë, do të jenë edhe më të mëdha.
Për të plotësuar stafin për raketën Artemis, NASA do të përzgjedhë ndër 42 astronautë, të cilët do të munden të qëndrojnë në Hënë për të paktën një javë.
Objektivi është krijimi i një pranie afatgjatë në Hënë, që do të përgatisë terrenin për dërgimin e njerëzve drejt Marsit. /Abcnews.al / KultPlus.com
Profesori i gazetarisë, Milazim Krasniqi ka reaguar pas lajmit se gastronomia ka paralajmëruar kalimin në sistem të vetë-shërbimit, pasi s’ka punëtorë.
Por sipas Krasniqit punëtorë ka, mirëpo “nuk ka skllevër më”.
“Punëtorë edhe ka, ama ata duhet të paguhen e të trajtohen si punëtorë. Sa për vetë-shërbim, më mirë shërbejmë në shtëpitë tona, se sa në kafenetë tuaja. Nera ju rrittë!”, ka thënë Krasniqi. / KultPlus.com
Përkujtojmë sot intelektualin, fratin françeskan, teologun, shkrimtarin, filozofin At Zef Pllumi.
At Zef Pllumi lindi më 28 gusht 1924, në Malin e Rencit në Shëngjin të Lezhë . Studioi në disa fusha si në teologji, letërsi, filozofi dhe përvetësoi mjaft mirë gjuhët e huaja: italisht, frëngjisht, gjermanisht, latinisht dhe greqishte e vjetër.
Më 14 dhejtor 1946 u arrestua dhe dënohet me tre vjet burg, në moshën 22 vjeç. Nga viti 1949-1951 merret me numizmatikë në Muzeun e Shkodrës. Më vonë do të shërbej si meshtar i Dukagjinit për rreth 12 vjet. Në vitin 1967 arrestohet dhe për 23 vjet vuan dënimin në burgje dhe kampe të ndryshme si në Spaç, Reps, Ballsh, Skrofotinë të Vlorës, Zejmen-Shën Koll, Shën Vasil dhe Tiranë.
Në vitin 1990 u kthye në Tiranë si klerik ku përveç aktivitetit, përpiqet të kontribuojë në lëmin e kulturës dhe edukimit shqiptar aq të dëmtuar gjatë pesëdhjetë vjetëve.
Nga viti 1993 deri 1997 rinxjerr revistën “Hylli i Dritës”.
Ai shkruan dhe boton triologjinë “Rrno vetëm për me tregue”, vëllimet “Françeskanët e mëdhenj”,“Erazmo Balneo”, “Saga e Fëmijnisë”,“Frati i pashallarëve Bushatlli”.
Një ndër nismat e tij me vlerë të pamasë ishte dhe ribotimi i kolanës së plotë të veprave të etërve françeskanë, të zhdukura barbarisht nga qarkullimi përgjatë viteve të komunizmit, si edhe përpjekja për gjetjen e eshtrave të At Gjergj Fishtës.
Në vitin 2006, u dekorua me çmimin “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës.
Po në atë vit mori çmimin letrar “Penda e Artë” për trilogjinë e tij me kujtime “Rrno vetëm për me tregue” të akorduar nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë.
Vdiq më 25 shtator të vitit 2007 në, Romë, Itali dhe u varros më 30 shtator 2007 në Shkodër./KultPlus.com
Kënga “Moj e bukura more” cilësohet si një himn i emigrimeve, i dhimbjes dhe i mallit të të larguarve nga vendi amë dhe është ndër këngët arbëreshe të interpretuara më shpesh.
Dokumenti i këngës arbëreshe “Moj e bukura more” për herë të parë gjendet në dorëshkrimin e Kieutit, botim i vitit 1708, më pas këtë material do ta ribotonte në librin e tij filologu arbëresh Dhimitër Kamarda (1821-1882), në vitin 1866.
Në këtë dokument është publikuar teksti i kësaj kënge shkruar në shqip, por me alfabet grek.
Botim i këtij libri u realizua në Itali në vitin 1866 nga shtëpia botuese “F. ALBERGUETI E.C.”, i cili mban si titull: “Appendice al Saggio di Grammatologia Comprata Sulla Lingua Albanese” (Shtojcë e esesë së gramatikës e blerë në gjuhën shqipe) përgatitur me shumë kujdes nga filologu arbëresh Dhimitër Kamarda (1821-1882), duke pasur për bazë dorëshkrimin e Kieutit (1708).
Papa Piu II i shkruante Dukës së Burgonjës, Filipit: “Nuk mund t’i shohë njeriu pa derdhur lot këta refugjatë nëpër limanet e Italisë të uritur e të zhveshur, të shpërngulur nga vatrat e tyre që rrinë anës detit e ngrenë në qiell duart. Qajnë e vajtojnë në një gjuhë që s’ua marrim dot vesh.”
Sipas G. Schirò di Maggio, “O e Bukura More, përpara se t’i nënshtrohej ripunimit ideologjik të romantizmit të vonë, ishte pjesë e këngëve të festave të lashta të atdheut” dhe u interpretua, veçanërisht nga Arbereshët e Siçilisë, me rastin e disa festimeve rituale.
Në Palazzo Adriano u këndua në Malin e Trëndafilave në fund të pranverës, çdo vit në qershor, në të njëjtën periudhë në Mezzojuso u këndua në majë të një prej maleve me pamje nga qyteti, në Contessa Entellina u interpretua në majë të malit me pamje nga Santa Maria del Bosco dhe në Horën e Arbëreshëve, më në fund, në ditët e Rrëshajëve, në rrëzë të malit Pizzuta. Për faktin se kënga u interpretua nga maja e një mali përballë Lindjes, në një periudhë e cila nuk shkon para Pashkëve dhe përtej fundit të pranverës, si dhe për faktin se teksti i dedikohet të afërmve më të ngushtë të varrosur në vendlindjen e braktisur.
“Moj e bukura More
si të lash e më ngë të pash
Si të lash, si të lash
siç të gjeta ngë të lash
Atje kam unë zotin At
atje kam unë zonjën Mëmë
atje kam dhe tim vëlla
gjithë mbuluar
të gjithë mbuluar
të gjithë mbuluar nën dhe
Ah e bukura More”./diapsorashqiptare/ KultPlus.com
Raketa dhe artileri ruse goditën zonat përtej lumit Dnieper, pranë centralit më të madh bërthamor në Evropë, bënë të ditur të dielën zyrtarët ukrainas. Zhvillimet vijnë ndërsa është rritur frika se luftimet në afërsi të impiantit mund ta dëmtojnë atë, duke shkaktuar një rrjedhje radioaktive.
Forcat ruse morën kontrollin e centralit bërthamor Zaporizhia menjëherë pas fillimit të luftës dhe kanë gjithashtu kontrollin e territorit ngjitur, përgjatë bregut të majtë të lumit Dnieper. Ukraina kontrollon krahun e djathtë të tij, përfshirë qytetet Nikopol dhe Marhanets, secili prej tyre rreth 10 kilometra larg nga impianti.
Sulmet gjatë natës lanë pjesë të Nikopolit pa energji elektrike bëri të ditur guvernatori i rajonit Dnipropetrovsk Valentyn Reznichenko. Po kështu janë dëmtuar rreth 12 objekte banimi në Marhanets, sipas Yevhen Yevtushenko, kreut të administratës së rajonit, që përfshin qytetin me rreth 45,000 banorë.
Gjatë natës u sulmua edhe qyteti i Zaporizhias, rreth 40 kilometra nga centrali bërthamor, si pasojë u plagosën dy persona, tha anëtari i këshillit të qytetit Anatoliy Kurtev.
Në Ukrainën lindore, ku forcat ruse dhe separatiste po përpiqen të marrin kontrollin, sulmet me artileri goditën qytetet e mëdha e me rëndësi strategjike Kramatorsk dhe Sloviansk, por nuk u raportuan viktima, tha Pavlo Kyrylenko, guvernatori i rajonit Donetsk.
Pjesa më e madhe e rajonit të Donetskut kontrollohet nga forcat ruse dhe separatiste. Ai është një nga dy rajonet e Ukrainës që Rusia ka njohur si shtete sovrane.
Javën e kaluar autoritetet filluan shpërndarjen e tabletave të jodit për banorët që jetojnë pranë impiantit të Zaporizhias në rast të ekspozimit ndaj rrezatimit, i cili mund të shkaktojë probleme shëndetësore.
Pjesa më e madhe e shqetësimeve lidhet me sistemet e ftohjes të reaktorëve bërthamorë të centralit. Sistemet kërkojnë energji për të funksionuar. Të enjten centrali u shkëput përkohësisht nga rrjeti për shkak të dëmtimit nga zjarri të një linjë transmetimi. Një dështim i sistemit të ftohjes mund të shkaktojë një shkrirje bërthamore.
Forcat ruse morën kontrollin e centralit bërthamor në fillim të luftës, por funksionimi i tij kontrollohet nga personeli ukrainas. Kievi dhe Moska kanë akuzuar në mënyrë të përsëritur njëra-tjetrën për bombardimin e impiantit dhe zonave përreth, duke rritur frikën për një katastrofë të mundshme.
Agjencia e OKB-së për Energjinë Atomike po përgatitet të dërgojë një ekip për të inspektuar dhe ndihmuar në garantimin e sigurisë së centralit. Zyrtarët thanë se përgatitjet vazhdojnë pa dhënë detaje se kur pritet të zhvillohet vizita./ KultPlus.com