Përmbytet qyteti antik Petra në Jordani, dalin pamjet e pabesueshme

Qyteti antik i Petra-s, i gdhendur në shkëmb, është përmbytur pasi një shi i rrëmbyeshëm goditi vendin arkeologjik, duke detyruar banorët dhe turistët të evakuohen.

Ngjarjet ekstreme të motit janë shumëfishuar kohët e fundit në mbarë botën. Dhe në Jordani, pamjet e kapura nga kamerat ishin vërtet befasuese kur ujërat vërshuan monumentin ikonik arkeologjik që ka qëndruar për 2000 vjet.

Rreth 1,700 turistë dhe vendas u urdhëruan të evakuonin zonën për sigurinë e tyre. Pamjet nga atraksioni turistik më i ngarkuar i Jordanisë, në jug të Jerusalemit, tregojnë një lumë uji që derdhet në grykën në hyrje të tempullit të Petrës ndërsa turistët e panik ikin.

Ministria e Antikiteteve të Jordanisë ndërtoi një digë për të parandaluar hyrjen e ujit në grykën që çon në Al-Khazneh, e njohur si thesari.

Në vitin 2014 u instalua një sistem alarmi si mbrojtje shtesë, me sirena të aktivizuara kur uji i përmbytjes ngrihet mbi një nivel të caktuar./abcnews.al/ KultPlus.com

‘Të rîjtë janë të frymzuem prej nji dashunije të pastër për Atdhèn e tyne’

Ese nga Mustafa Kruja

Ju flas prej tribunës s’uej, jo si nji i ri, qi tash, për fat të keq qi nâna Natyrë i ka shênjue njeriut, s’jam mâ. Ju flas prej tribunës s’uej si nji plak qi dikur ka qênë i ri si ju, qi ka ndîe si ju, qi ka mêndue si ju e qi ka punue ashtu si ka ndîe e ka mêndue, tue pasun para sŷsh vetëm nji sênd : me i shërbye Kombit ashtu si e kanë dashun e lejue rrethanat e kohës.

Tue u shtŷmun në moshë kam kuptue gabimet e rinisë s’ême, gabime të rrjedhuna thjesht prej afshit të pandalshëm të shpirtit djaloshar të pasprovuem. Zêmra m’a dëshiron qi rinija e soçme, ju, t’i keni para sŷsh veprat e rinisë së brezave të kaluem, për me u shkue në gjurmë atyne qi kanë dhânë fryt të mirë e me u ikun atyne qi kanë dhânë fryt të keq. Si do t’i mësoni këto vepra qi s’janë të shkrueme kund ? Mjaft qi të mos ju mungojë vullneti. Mjaft qi të mos i përbuzni kshillat e atyne pleqve qi dikur edhe ata kanë qênë të rij si ju sod. E ata, edhe në mos i lântë krenija me ju diftue se ku kanë gabue vetë do të ju diftojnë se si e ku kanë rrëshqitun shokët e tyne. E ju atëherë do të ruheni qi të mos bini n’ato gabime.

Un për vete ju them, për tash, të jeni të matun, por kurrë të ftohtë. Kam thânë tash pêsë muej ma parë : “Shpresa e jonë janë të rîjtë. Të rîjtë kanë vrulle qi herë herë i çojnë pak larg ; por janë të frymzuem prej nji dashunije të pastër për Atdhèn e tyne, dhe pa qëllim të keq dëshirojnë trajtimin e nji ndërgjegjeje kombëtare e individuale. Shumë nga ata studjojnë n’Italí. Kthehen prej andej me dëshirë të flaktë për t’a naltësue Vêndin e tyne në nji shkallë me Shtetin italian. Shumë herë kjo dëshir’e zjarrtë i shtyn me bâ gabime, por qoftë bekue ai qi gabon për qëllime kaq bujare. Un nuk due të rîj qi binden verbnisht, por të rîj të ndërgjegjshëm e të disiplinuem. Kuptohet lehtë se të parët kishin me e bâ mâ të kollajshme detyrën t’ime të qeveritarit, por nuk kishin me më dhânë asnji sigurim për t’ardhmen.

“E për ne ajo qi ka rândësí âsht e ardhmja….” (Sh. Corriere della Sera, maj 1942).

Të jeni pra të matun e të disiplinuem. Po e lëshuet veten pa frê vetëm mbas ndjenjash verbuese, pa dritën e arsyes përpara, dijeni qi keni me gabue e me u pêndue, ka me ju ardhun keq po ju vetë e po për nj’atë ideal qi doni me i shërbye.

E ardhmja âsht e jueja, s’ka asnji dyshim, mbasi bota ka ecun e do t’ecë gjithmonë përpara e kurrë mbrapthi. Por merrni vrapin sa të keni hapin, siç na kânë mësue të moçmit.

Për me dhânë duhet me pasun, për me pasun duhet me fitue, e për me fitue duhet me punue e me u lodhun fort. Këta nuk vlen vetëm në sheshin e lândshëm, por edhe n’atê të mêndjes e të dijes. Detyra e juej mâ e para, pra, âsht me fitue sa mâ shumë të mundeni mênd e dije, secili në rrugën qi ka zgjedhun për me qênë mândej të përgatitun me bâmë realizime të serta për idealin kombtar qi ushqeni. Lakmija mâ e para e nji studenti duhet të jetë tridheta me lavd në lândët qi mëson e duhet t’a quejë nji mjerim po qe se kalon me nji tetëmbëdhetsh çalaman. Merita mâ e para patriotike për nji student Shqiptar âsht me i zbardhun faqen Kombit të vet tue u dallue ndër shokë të huej për dije, moral e urtí. Kjo meritë mbândej ka me sjellë me vete të tâna tjerat, pa dyshim. Studenti i Shkollës së mesme t’a dijë mirë se âsht nën zotnimin e prindve, deri në pjekuní, e do të jetë nji Shqiptar i mirë vetëm kur t’i nderojë ata, t’i dojë me gjithë shpirt, të çmojë sakrificat qi bâjnë për tê e t’i gzojë me të vetmin gëzim qi ata presin prej tij : me urtín e vet, me ndëgjesën e vet. Ky âsht zakoni i Shqiptarit e kur na të mos ruejmë zakonet e doket e mira qi na kanë lânë të parët, kot i thomi vetes Shqiptarë.

Djelmní e vajzní Shqiptare !

Prej tribunës s’uej kam gzimin me ju përshëndetun tue ju kshillue me lejen qi m’ep mosha, qi të jeni shqiptarë me zakone, me doke e me ato vërtyte qi dallojnë racën t’onë. Po i harruet këto e ardhmja e Atdheut t’onë do të jetë në rrezik.

“Balli i Rinisë”,  Nëndor 1942 / KultPlus.com

Dilema e Charels Darwinit: Të martohem apo të mos martohem?!

Shkencëtari i njohur anglez nuk mund të rrinte pa gruan që e rrëmbeu me një vështrim. Ja çfarë i shkruan ai më 2 janar 1839 Emma Wedgwood.

“Nuk mund ta shpreh se sa e shijova vizitën në Maer, sepse ndjeva qetësinë e jetës sime të ardhshme. Sa shumë shpresoj se do të jesh aq e lumtur sa unë di! Po frikësohem sa herë që mendoj pjesë e ç’familje ke qenë. Po mendoja sot në mëngjes se si ndodhi që unë, një njeri kaq i dhënë pas të folurit dhe rrallëherë në humor jo të mirë, e mbështeta nocionin tim mbi lumturinë, te qetësia dhe vetmia.

Por besoj se shpjegimi është shumë i thjeshtë. Gjatë pesë viteve të udhëtimit tim (dhe, mund të shtoj, edhe këtu dy të fundit), që për nga mënyra aktive me të cilën u jetuan, mund të thuhet se janë fillimi i jetës sime të vërtetë, gjithë kënaqësia ime rridhte nga ajo çka kalonte në mendjen time, ndërsa admiroja pamjet duke udhëtuar përgjatë shkretëtirave të egra, ose pyjeve të lavdishme.

Të kërkoj ndjesë për kaq shumë egoizëm! Ta shpreh ty, sepse mendoj se do të më japësh formë më njerëzore dhe së shpejti do të më mësosh se ekziston një lumturi më e madhe se krijimi i teorive dhe mbledhja e fakteve në heshtje dhe vetmi” .

Charels Darwin është një ndër shkencëtarët e njohur .Ai argumentoi se të gritha speciet e jetës kanë prejardhje të përbashkët dhe propozoi teorinë shkencore se evolucioni është një proces.

Kur, në vitin 1836 Charles-i i kthye në shtëpi nga udhëtimi i tij pesëvjeçar rreth botës, që përfshiu udhëtimin në ishujt Galapagos, kishte filluar tashmë ta shihte jetën dhe krijimin në një mënyrë të re. E ndërsa i bënte komplimente Emma WedgWood-it, kushërirës së tij, ai vendosi të martohej me të.

Charles-i shkarraviti mendime të shpërndara mbi karrierën dhe perspektivën në dy copa letrash, një me shtyllë “Të martohem” dhe një të titulluar “Të mos martohem”. Avantazhet përfshinin “shoqëri e vazhdueshme dhe një mikeshë në pleqëri…, sidoqoftë më mirë se qeni”, përkundër pikave si “Më pak para për libra” dhe “Humbje e tmerrshme kohe”.

Ata u martuan në 29 janar 1839. Charles-i dhe Emma patën 10 fëmijë bashkë. Tre prej fëmijëve vdiqën. Vdekja e vajzës së tyre, Annie, sigurish u hapi plagë në zemra. Ajo humbje mund t’i kishte ndarë përgjithmonë.

Por humbja forcoi besimin e Emmës dhe, nga ana tjetër, mbylli derën e besimit te Zoti për Charles-in. Megjithatë, ata luftuan për martesën e tyre. Ditën që vdiq Annie, Emma i shkroi Charles-it: “Duhet të kujtosh që je thesari im kryesor (dhe ke qenë gjithmonë)”.

Charles-i dhe Emma jetuan të martuar për 43 vjet. Emma, e cila më parë nuk kishte qenë fare e interesuar për shkencën, këtë herë ju bashkua bashkëshortit. Në fund, secili prej tyre pranoi dhe, me sa duket vërtetë kuptoi, çfarë besonte tjetri. Charels Darwin vdiq më 19 prill 1882 dhe u varros në Westminster, pranë Isaac Newton. / KultPlus.com

“Arbnoriilire”, krijohet teatri i Diasporës shqiptare në Vjenë

Është prezantuar në prag të krishtlindjeve në Vjenë Teatri i Diasporës “ARBNORIILIRE”. Ky teatër është finalizimi i një iniciative të ndërmarrë nga një grup artistësh të Diasporës, me shkrimtarin Gjergj Jozef Kola, këngëtaren lirike Gesu Zefi, pianisten Enxhi Rroji si dhe piktorët Bujar Zela dhe Kol Mileta.

Misioni i teatrit është promovimi i veprave dhe autorëve shqiptarë, siç edhe thuhet në njoftim ”Ky teatër do të ngjisë në skenë vetëm autorë shqiptarë dhe tematika që shqetësojnë shoqërinë shqiptare”.

“Ideja e pagëzimit të një teatri shqiptar, na lindi nga vetë hapësira vjeneze ku thuajse çdo komunitet i huaj  në Europë ka nga një teatër të tijin“, thotë Gjergj Jozef Kola, bashkëthemelues i ketij teatri.

Në nëntor të këtij viti një teatër shqiptar, ai i Maqedonisë së Veriut për F&R përfaqësoi kombin shqiptar me dramën “Requiem për Musine Kokalarin“ në Festivalin “Nata e teatrit europian” ku shumë nga protoganistë e tij u vlerësuan me diploma nderi, sic është edhe vete autori i dramës Gjergj Jozef Kola.

Kështu pendat shqiptare premtojnë shumë për të konkurruar me dinjitet edhe në fushën e Teatrove në shkallë ndërkombëtare.

Kola thotë se për vitin 2023 janë siguruar fondet për sallën e teatrit dhe zyrat reale të teatrit, i cili do të funksionojë si realisht ashtu edhe virtualisht. “Mbështetja e ministrisë se jashtme austriake dhe bashkisë së Vjenës ka qene jetike për ketë teatër shqiptar të mbare trojeve shqiptare e mbarë Diasporës. Ndërkohë qe nga ministritë e Diasporës apo nga ambasadat tona nuk ka pasur asnjë mbështetje apo se paku një përshëndetje të miresjellë për këtë akt të lartë të kulturës shqiptare”, thotë ai.

Pagëzimin e tij ky teatër e kishte me dramën epistolare: “Urime për Krishtlidje” e cila mund të ndiqet edhe ne youtube.

Drejtuesit ftojnë të gjithë ata autorë shqiptar të Diasporës që kanë pjesë teatrale që ti afrohen këshillit të dramaturgjisë për të provuar shansin e tyre dhe për ti parë në skenë veprat./diasporashqiptare/ KultPlus.com

Komedia “Shotgun Wedding” arrin në Cineplexx me shumë shpërblime për Ladies Night

Jennifer Lopez rikthehet në botën e filmit me filmin më të ri komedi-romancë, Shotgun Wedding. Për këtë premierë, Cineplexx organizon eventin e shumëpritur Ladies Night  në kohë për fesat e fundvitit me shumë shumë shpërblime në dy lokacionet – Prishtinë dhe Prizren.

Eventi “Ladies Night” do të mbahet më datën 29 dhjetor duke filluar nga ora 19:00. Ngjarja e filmit flet per një çift, Darcy (Jennifer Lopez) dhe Tom (Josh Duhamel) të cilët mbledhin familjet e tyre të dashura, por me shumë opinione për dasmën e tyre që po e organizojnë në një ishull, pikërisht kur çifti fillon të ftohet. Dhe nëse kjo nuk do të mjaftonte si një kërcenim për festën, papritur jeta e të gjithëve është në rrezik kur të gjithë të ftuarit mirën peng nga një grup piratësh të rrezikshëm.

Këto janë shpërblimet që do të dhurohen gjatë eventit:

Në kinemanë në Prishtinë:

2x Microblading në vlerë prej 250€ nga Brows by Fjolla

3x Shërbime Profhilo nga DITA Dental Dr. Rezana Saraqi

3x Zbardhime të dhëmbëve në vlerë prej 99€ nga DITA Dental Dr. Rezana Saraqi

3x Shatira nga Art n’flok

3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Stilium

3x Sete me dhurata nga The Body Shop 

3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga US Polo

3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Oliver Weber 

30x Dhurata nga Vertex Trade Partners

https://www.instagram.com/p/CmhXp4IKQZ5/

Në kinemanë në Prizren:

2x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Oliver Weber

3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga A&M

3x Volume Lash Extensions nga Lashes Nita

3x Shërbime prej 30€ nga Creative Nail Designs

https://www.instagram.com/p/CmhXqeUtXU-/

Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx, ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit Cineplexx KS apo direkt në kinema prej orës 15:30. / KultPlus.com

Letra e rrallë e dashurisë: Ti lexon çdo gjë në shikimin tim, me syrin tënd hyn në brendësinë time

Kur shkrimtari Erich Maria Remarque i shkruante aktores së njohur Marlene Dietrich:

18 janar 1939

“Shpirti im, qielli im i dashur, ti më ke shkruar kaq e kaq letra të bukura e, unë përsëris atë që kam thënë gjithmonë: shkrimtarët nuk duhet të shkruajnë letra dashurie. Sepse ka të tjerë që shkruajnë shumë më bukur se ata.

Ti më quan “Rezonancë që merr fryme” – e si do të mund të arrija unë vallë, të gjeja një figurë të tillë kaq prekëse? E, përveç kësaj edhe diçka tjetër! Ti, arrin, dhe ke atë aftësinë magjike qe t’i thuash dikujt se sa shumë e si e dashuron atë – kurse unë, unë, e di, nuk arrij ta them atë në mënyrë të plotë. Sa mirë ndjehem kur ti me thua se, edhe pse je vetëm, ndjehesh e qetë dhe e lumtur. Unë, këtë, kam uruar vazhdimisht për ty. Nuk kam uruar kurrë që ti të ndjehesh e mërzitur dhe fatkeqe. Kam dashur gjithmonë që ti të jesh e lumtur, në formë, vezulluese, plot dritë dhe e bukur si kurrë here tjetër e, dua që kjo gjendje e jotja të jetë e dukshme edhe së largu në kilometra e, që ti t’a dish me siguri absolute që dikush tjetër nuk jeton në këtë botë, veçse për ty.

Sot gjeta dhe lexova edhe një herë poemën tonë të Gëtes. E lexova dhe e rilexova vërtetë me një emocion të thellë: A s’është e vërtetë që fati po na bashkon? A nuk po na lidh ai për jetë? Ah, dhe në kohët që shkojnë, Nuk di, ti je motra a nusja ime? Ti njeh me imtësi çdo pjesë të qenies sime, Ti ndjen tek unë dhe nervin më të hollë, Ti lexon çdo gjë në shikimin tim, Me syrin tënd hyn në brendësinë time Hyn në gjakun tim të ngrohte qe rrjedh ne deje Dhe ecën si i çmendur në drejtimin tënd e që me krahët e tua prej engjëlli gjoksin tim shëron . Po, e dashura ime, a nuk është pikërisht kështu? Nganjëherë, më ndodh të eci i vetmuar nën shi e të mendoj e ndjej që lidhja jonë është gjithmonë e fortë, e askush nuk mund t’a prishë atë e, në ato çaste, me hapa të lehta ndjej të vijë dikush drejt meje e, ajo je ti e, atëherë, unë jetoj një ndjenjë të veçantë lumturie që asnjë qenie tjetër njerëzore nuk e ka jetuar kurrë. E, atëherë, ndjej qe së bashku me ty, të kthehen tek unë vitet e rinisë që lufta dhunshme mi mori e, ato vite je ti që mi sjell e mi shumëzon me dy, e bashkë me to ndjej të prek me delikatesë – freskinë, gjallërinë dhe aventurat e rinisë. E, kështu, ti bëhesh, në të njëjtën kohe: aventura e gruaja ime.

Ti je bërë për mua e unë jam bërë për ty; nuk mund të jetë ndryshe. Nuk je vetëm ti ajo rezonancë që unë ndjej e thith si ajër, por i tillë jam dhe unë. E di?… Unë jam një pasqyrë konkave të kap plot ethe dritën tënde, e mbledh atë plotësisht në gjoks dhe, duke e djegur fort, e dërgoj krejt refleksin në drejtimin tënd. Herë të tjera vetja me duket si një merimangë që end një pëlhure vezulluese, të trëndafiltë e plot reflekse, – një pëlhure mendimesh, ndjenjash, pune, fjalësh ngrohtësie, e cila do të të kapë e pastaj të bëhet banesa jotë, – e mbushur plot gjëra të cilat ty të mungojnë, një pëlhure plot trëndafila e dafina, e thurur me fije të ndritshme argjendi, e lehtë dhe e fortë për të mbajtur ty dhe hapat e tua të lehte si kaprolli, një pëlhurë të ngritur nën një qiell të kaltër e mbi ujin blu të detit, nga ku ti mund te hidhesh e të kridhesh gjithë qejf në ujërat e kristalta e të kthehesh pastaj përsëri tek ajo, si një lodër e këndshme fëmijësh e cila t’a mbush zemrën plot ngashërim .

O, drita ime e dashur!… E di?… Nganjëherë, unë nuk mund të ulem për të shkruar librin që kam nisur, e të cilin e urrej, sepse ai më largon prej teje. E atëherë tërhiqem nga studioja, nxjerr fotografitë e tua dhe i vendos në radhë para meje edhe pse e di që kjo gjë nuk më qetëson, përkundrazi, e bën edhe më të rëndë gjëndjen. Por, megjithatë, edhe pse këtë e di, nuk ndërroj mendje e, duke i vështruar ato, nis e flas me ty e, pastaj, ndjej që gjendja ime shpirtërore bëhet edhe më e rëndë, sepse është një gjest i vështirë ky, i padurueshëm, por edhe i mrekullueshëm e, pastaj unë tërhiqem përsëri aty tek vendi im, ulem në tavolinën e shkrimit për të vazhduar librin… Ja, tani ndalova përsëri, sepse ndjej që dora s’më bindet. Më duaj! Më thuaj që ti më do, kjo fjalë më bën mirë, më shëron. Kur ti më thua që më do, unë gjej forca e shkruaj edhe më bukur e më shpejt. Sepse unë nuk jetoj veçse për dashurinë tënde.

Më duaj, puma*!…

(Puma – quan ai me përkëdheli Marlene Dietrich) / KultPlus.com

Petro Marko: E dua Kosovën gjer në dhimbje

Dashuria për kosovarët më lindi në fillim të viteve tridhjetë. Njoha më parë Asim Vokshin, që ishte nëntoger i xhandarmërisë në rrethin e Gjirokastrës, kur unë isha mësues në Dhuvjan të Dropullit, më 1932. Më vonë, nëpërmjet Asimit, në Tiranë njoha Bedri Pejanin, Ali Kelmendin. Dhe në Spanjë njoha shokët e paharruar: Xhemal Kada, Justina Shkupi, Shaban Basha e të tjerë, për të cilët kam folur në shënimet për Spanjën. 

Në Tiranë, pas Çlirimit, njoha Xhafer Vokshin, vëllanë e Asimit, ardhur nga Kosova, partizan gazetar. U lidhëm me miqësi, por lidhjet me të u ndërprenë, kur ai u internua familjarisht. Nuk i zinin këmbët dhé. Ka vuajtur shumë me gjithë familjen me shumë fëmijë. E kam mik dhe shpesh vjen më takon. Djalit të tij të madh ia kam vënë unë emrin Ebro, për kujtim të betejave në Spanjë. /KultPlus.com

Vdes Stephen Greif aktori i ”The Crown”

Stephen Greif, i cili u shfaq në “Blake’s 7” dhe “The Crown”, ka vdekur në moshën 78-vjeçare, deklaruan përfaqësuesit e tij.

Aktori ka pasur një karrierë të gjatë në skenë dhe ekran dhe është shfaqur në seriale të tjera, përfshirë ”Doctors”, ”Coronation Street” dhe ”EastEnders”.

Vdekja e tij u njoftua të hënën në një deklaratë në internet nga Michelle Braidman Associates.

”Me pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të klientit tonë të mrekullueshëm Stephen Greif”, thuhet në deklaratë.

Karriera e tij e gjerë ka përfshirë role të shumta në ekran dhe skenë, përfshirë në Teatrin Kombëtar, RSC dhe në ”West End”.

I lindur në Sawbridgeworth, Hertfordshire, Greif ndoqi dhe u diplomua në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik dhe vazhdoi të bëhej anëtar i Kompanisë Kombëtare të Teatrit në Old Vic dhe Southbank.

Pasi luajti në një sërë produksionesh skenike në vitet 1960 dhe fillimin e viteve 1970, ai kaloi në ekran, duke luajtur rolin e komandantit të hapësirës Travis në “Blake’s 7”.

Shfaqja u zhvillua nga 1978 deri në 1981, me Greif së bashku me Gareth Thomas, Paul Darrow, Michael Keating dhe Sally Knyvette./atsh / KultPlus.com

Librat më të mirë të vitit 2022 sipas ‘The Economist’

Temat e tyre përfshijnë skandale financiare, një dëshmitar të Holokaustit dhe teorinë e qelizave.

Politika dhe aktualiteti
“Qyteti i pamundur” nga Karen Cheung

Një rrëfim personal ndriçues dhe emocionues i mënyrës sesi Hong Kongu u përball me trazira të shumta në vitin 2019. Autori flet për një brez të dëshpëruar të rinjsh në Hong Kong, të ndërgjegjshëm se qyteti i tyre i lindjes ka humbur atë që e bëri atë shtëpi.

“Nuk ka aksidente” nga Jessie Singer

Një vështrim se, përse amerikanët kanë shumë më shumë gjasa të pësojnë aksidente të dhunshme sesa njerëzit në vendet e tjera të pasura.

“Njeriu i besimit” nga Maggie Haberman

Një kronikë e jetës dhe gënjeshtrave të presidentit të 45-të të Shteteve të Bashkuara, Donald Trumpit.

“Jemi lodhur nga dhuna” nga Matt Easton

Një rrëfim i përpiktë i përpjekjeve për të sjellë para drejtësisë vrasësit e Munirit, një aktivist i shquar indonezian i të drejtave të njeriut i vrarë në vitin 2004.

“Të zhveshurit nuk kanë frikë nga uji” nga Matthieu Aikins

Në vitin 2016, autori, një gazetar kanadez, shkoi në fshehtësi për të shoqëruar një mik afgan në udhëtimin e tij të rrezikshëm drejt një jete të re në Evropë, duke ditur gjithmonë se, ai mund të rikthehej në shtetësinë e tij perëndimore, ndërsa shoku i tij do të duhet të mbështetet në fatin e tij. Rezultati është një pasqyrë shkatërruese e krizës së refugjatëve.

“Epoka e njeriut të fortë” nga Gideon Rachman

Është e habitshme se sa prej liderëve të sotëm i përshtaten formës së njeriut të fortë, vëren një kolumnist për Financial Times (dikur i The Economist). “Subjektet e tij, duke përfshirë Xi Jinping dhe Princin Muhamed bin Salman, janë një kërcënim jo vetëm për mirëqenien e vendeve të tyre”, thotë ai, “por edhe për një rend botëror në të cilin idetë liberale po luftohen gjithnjë e më shumë”.

“Arma ekonomike” nga Nicholas Mulder

Një histori e rastësishme e përdorimit të sanksioneve ekonomike gjatë periudhës ndërmjet luftërave të shekullit të 20-të. Suksesi i tyre paralajmëron të mos shpresojnë se sanksionet e Perëndimit kundër Rusisë mund të sjellin fundin e luftës në Ukrainë.

Biznesi dhe ekonomia

“Burrat e parave” nga Dan McCrum

Historia dramatike e vdekjes së ëirecard, dikur një nga yjet më të ndritur të teknologjisë në Evropë.

“Lufta e Çipave” nga Chris Miller

Çipat janë qendra e jetës moderne, ata fuqizojnë gjithçka, nga sistemet e avancuara të armëve deri tek tharëset, por zinxhiri i furnizimit është jashtëzakonisht i brishtë. Shumë vende i shohin çipat si një aset strategjik. Ky libër në kohën e duhur tregon se si forcat ekonomike, gjeopolitike dhe teknologjike formësuan një industri thelbësore.

“Të vdekur në ujë” nga Matthew Campbell dhe Kit Chellel

Librat për transportin tregtar rrallëherë janë kaq tërheqës, por ky tregon se çfarë ndodhi në të vërtetë kur piratët sulmuan Virtuozin Brillante në Gjirin e Adenit në vitin 2011. Një histori befasuese e mashtrimit dhe mosndëshkimit.

“Ligji i Pushtetit” nga Sebastian Mallaby

Kapitalistët sipërmarrës shpesh akuzohen se i japin përparësi rritjes me çdo kusht, duke ushqyer kështu një kulturë kapitaliste agresive të pamatur. Në këtë libër autoritar, një ish-gazetar në The Economist pranon të metat e industrisë, por mbron me elokuencë arritjet e saj.

“Përfitim” nga William Magnuson

Një histori e mrekullueshme e korporatave. Ndërmarrjet private kanë prodhuar disa nga arritjet më të mëdha të njerëzimit.

“Butler drejt botës” nga Oliver Bullough

Pas Luftës së Dytë Botërore, Britania u “ofroi mirëseardhjes” plutokratëve dhe oligarkëve.

“Përkulur drejt utopisë” nga J. Bradford DeLong

I shkruar me zgjuarsi dhe stil, ky libër vendos sukseset dhe fatkeqësitë e shekullit të 20-të në kontekstin e tyre ekonomik. Duke vepruar kështu, ai ofron njohuri se si gjërat kanë shkuar keq në vitet e fundit dhe çfarë duhet të shkojë siç duhet për të shmangur katastrofa në shekullin aktual.

“Dështimi i energjisë” nga William Cohan

Një studim monumental i firmës së themeluar në 1892 si General Electric Company. Kjo histori tregon se sa të rëndësishëm janë njerëzit e biznesit dhe se, si shkëlqimi i tyre ndonjëherë mund të bëhet një dobësi e rrezikshme.

Biografia dhe kujtimet

“Artisti i Arratisjes” nga Jonathan Freedland

Kjo histori torturuese dhe befasuese tregohet me ritëm dhe vrull dhe është një shtesë e rëndësishme në historiografinë e Holokaustit.

“Facemaker” nga Lindsey Fitzharris

Një biografi tërheqëse e një kirurgu plastik mjeshtëror, është një haraç inkurajues për përparimin mjekësor.

“Agatha Christie” nga Lucy Worsley

Më 3 dhjetor 1926, romancierja e njohur la burrin dhe vajzën e vogël dhe u zhduk për 11 ditë. Kjo zhdukje misterioze është në qendër të kësaj biografie të re plot ngjyra, e cila bashkon atë që ndodhi në të vërtetë.

“Huxleys” nga Alison Bashford
Julian Huxley dhe Thomas Henry Huxley, gjyshi i tij, ishin të dy bashkëpunëtorë të darvinizmit. Ata kishin shumë të përbashkëta dhe ishin të dy poetë. Jetët e të dyve janë ndriçuar me kujdes në këtë biografi të dyfishtë.

“Shpikësi i së ardhmes” nga Alec Nevala-Lee

Buckminster Fuller ishte një arkitekt dhe inxhinier amerikan që ka thyer rrugën. Ai vjen në jetë si një vizionar që u ngrit mbi papërsosmëritë e tij për të punuar për të mirën e njerëzimit.

“Hayek” nga Bruce Caldwell dhe Hansjoerg Klausinger

Një rrëfim elegant i një prej figurave më interesante në ekonominë e shekullit të 20-të. Ai është i mbushur me anekdota të mëdha. Kryesisht konfirmon pikëpamjen se, ai ishte një burrë mjaft i çuditshëm dhe jo shumë i këndshëm.

Historia

“Budapesti” nga Victor Sebestyen

Autori, i cili u largua nga qyteti si fëmijë pas kryengritjes kundër sundimit komunist në vitin 1956, shkëlqen në përshkrimin e lulëzimit të Habsburgëve të Budapestit, rolin historik të popullsisë së tij hebreje dhe mendjemadhësinë dhe poshtërimet që kanë ndihmuar në formimin e qytetit.

“Rrethimi i Shtëpisë së Besnikërisë” nga Jessie Childs

Tema e gjerë e këtij libri prekës është ajo që u ndodh njerëzve gjatë luftës civile. Libri tregon se sa afër çnjerëzimit është gjithmonë njerëzimi. Fokusi është në një episod në luftën civile angleze, por historia është e përjetshme.

“Gjarpri i mbështjellë në Napoli” nga Marius Kociejoëski

Për të shkruar për Napolin, duhet të jesh me të vërtetë një poet ose, akoma më mirë, një librashitës antikuar. Ky autor i ka të dyja dhe ka prodhuar një vepër të lezetshme që është po aq eklektike, labirintike, ironike dhe tronditëse sa vetë qyteti i madh italian.

“Një tubacion kalon nëpër të” nga Keith Fisher

Një histori e gjerë, e hulumtuar në mënyrë skrupuloze e naftës nga epoka e Paleolitit deri në Luftën e Parë Botërore. Ari i zi ka qenë sa mallkim aq edhe bekim për njerëzit në tokën e të cilëve është gjetur. Një lexim bindës dhe një udhëzues jashtëzakonisht i vlefshëm për një industri të madhe dhe të tmerrshme.

“Bota: Një histori familjare” nga Simon Sebag Montefiore

Autori sjell në jetë kastën e tij të titanëve, mashtruesve dhe psikopatëve dinastikë me portrete të mprehta. Një epikë që njëkohësisht argëton dhe informon.

Trillimi

“Shtëpia e ëmbëlsirave” nga Jennifer Egan

Një roman për njerëzit të cilët bëjnë publike jetën e tyre private në këmbim të përfitimit. Ky roman tregon varësinë ndaj teknologjisë, dhe mund të konsiderohet një lloj “Middlemarch” i shekullit të 21-të.

“Maror” nga Lavie Tidhar

Korrupsioni, droga dhe vrasja janë pjesë e kësaj sage të egër ambicioze të vendosur për katër dekada në Izrael që nga fillimi i viteve 1970.

“Still Born” nga Guadalupe Nettel

Një roman për zgjedhjet që bëjnë gratë nëse do të kenë fëmijë dhe çfarë ndodh nëse pasardhësit e tyre rezultojnë ndryshe nga sa prisnin.

“Pemët” nga Percival Everett

Një përrallë shumë qesharake, me guxim, satirike për racizmin.

“Gjëra të vogla si këto” nga Claire Keegan

Në prag të Krishtlindjes në 1985, Bill Furlong, një tregtar qymyri dhe druri, po bën dërgesa në qytetin e tij të vogël irlandez. Mendja e tij është në fëmijërinë e tij të paqëndrueshme dhe rregullimet festive për pasardhësit e tij. Një libër i shkurtër me një hero të qetë e të zakonshëm.

“Kur ishim zogj” nga Ayanna Lloyd Banwo

I vendosur në Trinidad, ky roman debutues tregon për betejat e veçanta dhe fatet e binjakëzuara të dy personazheve nga sfera të ndryshme të jetës.

Kultura dhe idetë

“Of boys and men” nga Richard Reeves

“Në një farë mënyre bota mbetet e dominuar nga meshkujt, megjithatë shumë meshkuj janë duke mbetur prapa”, thotë autori. Djemtë shkojnë më keq se vajzat në shkollë dhe kanë më shumë gjasa të përfundojnë në burg ose të vrasin veten.

“Jeta është e vështirë” nga Kieran Setiya

Një profesor i filozofisë argumenton se, vuajtja nuk duhet të zvogëlojë ose prishë një jetë të mirë. Sipas tij mund të jetosh mirë pavarësisht vështirësive.

“Nënkomploti” nga Megan Walsh

Autori ka dhënë një rast të fuqishëm për lexuesit anglofonë që duan të kuptojnë Kinën, të shikojnë përtej titujve dhe t’u drejtohen edhe më tepër librave.

“Papirusi” nga Irene Vallejo

Një histori e gjallë e librave në botën e lashtë. Fjalët dhe tregimet në papiruset janë po aq shkatërruese sa edhe interneti.

“Rebelë të mrekullueshëm” nga Andrea Wulf

Një biografi e grupit “Jena Set”, një bandë intelektualësh të rinj gjermanë që luajtën një rol të jashtëzakonshëm në lëvizjen, që u bë e njohur si Romantizëm.

Shkencë dhe Teknologji

“Kënga e Qelisë” nga Siddhartha Mukherjee

Një turne në horizontin e teorisë së qelizave, nga një onkolog klinik dhe profesor i asaj lënde në Universitetin e Kolumbisë.

“E pakapshme” nga Frank Close

Një biografi e Peter Higgs, fizikanit të turpshëm pas të cilit u emërua grimca.

“Një botë e pamasë” nga Ed Yong

Shqisat njerëzore mund të perceptojnë vetëm një pjesë të energjisë dhe informacionit që lëviz nëpër botë. Kafshët menaxhojnë shumë më tepër: disa zogj mund të ndjejnë fushat magnetike, bletët mund të shohin dritën ultravjollcë dhe lakuriqët e natës perceptojnë mjedisin e tyre duke përdorur valët e zërit.

“Përtej masës” nga James Vincent

Nga “Kategoritë” e Aristotelit deri te taksonomia Lineane e biologjisë, njerëzit janë ndarës, jo copëza, që kërkojnë përgjithmonë të analizojnë dhe të përcaktojnë sasinë e botës.

“Makina e Barazisë” nga Orly Lobel
Ky autor pajtohet me ata që kanë frikë se inteligjenca artificiale mund të jetë e njëanshme.

“Kjo mbështjellje mortore” nga Andrew Doig

Një biokimist në Universitetin e Mançesterit ofron një histori çuditërisht optimiste të vdekjes dhe tregon për mrekullitë mjekësore që mund të qëndrojnë përpara. Një histori fuqizuese e zgjuarsisë njerëzore. /Liberale.al / KultPlus.com

31 vite pa mjeshtrin e madh, Petro Marko

Petro Marko ishte arsimtar, publicist, gazetar, interbrigadist e shkrimtar shqiptar. Ai ka lindur në Dhërmi më 25 nëntor 1913 dhe ka vdekur në Tiranë më 27 dhjetor 1991, ku edhe është varrosur sipas amanetit pa ceremoni.

Marko ka lindur në fshatin Dhërmi të Bregut nga prindërit Marko e Zoica, u rrit nga gjyshja Mama Mille. I ati ishte pasuruar nëpërmjet tregtisë së qitros. Por e la të vogël sepse u sëmur gjatë internimit në ishujt e Tirrenit nga italianët.

Me të kryer filloren në fshatin e lindje më 1924, shkoi nxënës në Shkollën Tregtare në Vlorë të cilën e mbaroi më 1932. Në atë shkollë pati, ndër të tjerë, si drejtor arsimtarin e studiuesin Kolë Kamsi dhe si mësues Ernest Koliqin; shkollë në të cilën jepnin mësim dhe shumë mësues italianë, njëri prej të cilëve i prezantoi me “Manifestin” e Marksit.

Pasi kreu shkollën i takon të sillet gjatë nëpër Tiranën e asaj kohe në kërkim të ndonjë pune, derisa takon një ditë Hilë Mosin, asokohe Ministër Arsimi, i cili e caktoi mësues në Dhërmi. Më pas transferohet për në Dhuvjan të Dropullit. Qëndron në kontakt të vazhdueshëm me s htypin e majtë, nëpërmjet gazetave greke, të cilat ia jipte Asim Vokshi. Nga një ngatërresë që pati, u gjet preteksti se Petrua i jepte nxënësve literaturë komuniste (akuzë e pavërtetë).

U detyrua të largohej për herë të parë në Greqi. Qëndron në Korfuz, ku bie në kontakt me emigrantët politik të atjeshëm me në krye dr. Omer Nishanin. Pastaj niset për n’Athinë, ku kishte të vëllan Dhimitrin (Mimon), që ishte larguar që fëmijë nga Bregu. Atje hyn në fakultetin e letërsisë, ku i takoi të kishte fërkime me rektorin, i cili ia njehte për turp që Petroja si himarjot të ishte mësues i shqipes. Gjë për të cilën Petroja ia ktheu “turp për ju që ende jetoni në kohë të Bizantit!…”, replikë që i shkaktoi përjashtimin, transmeton kp. Nëpërmjet punëdhënësit të të vëllas krijohet mundësia të hyjë në një shkollë joshtetërore, në fakultetin ekonomiko-politik. Shqyrton mundësinë të shkojë në Bashkimin Sovjetik, ku në atë kohë i shte dhe Sejfulla Maleshova, Ali Kelmendi e Tajar Zavalani, por bie poshtë si mundësi.

Kthehet pas vendosjes të qeverisë liberale të Mehdi beut – verë 1935. Planifikohet Kryengritja e Fieri, e cila dështon që në zanafillë e Riza Cerova vritet nga trupat e Hamit Matjanit, dhe ata që ngelën ikën nga Vlora për në Korfuz. Kthehet në nëntor pasi Branko Merxhani e Ismet Toto e thërrasin me rastin e hapjes së një gazete (“Koha e Re”) si organ i qeverisë. Gazeta mbyllet pas një artikulli bombastik mbi punëtorët e Kuçovës; që Ethem Toto, asokohe ministër i brendshëm e pau si reaksionar e komunist. Shëtiti nga një gazetë në tjetrën (“Illyria”, etj.), dhe më 1936 boton revistën “ABC” bashkë me Branko Merxhanin, Dhimitër Godellin, Zavalanin, Migjenin, e cila u mbyll pas numrit të 2-të; e internojnë në Porto Palermo (2 javë) e pastaj në Llogara, lirohet me interesimin te Merxhanit e I. Totos. Bashkëpunon në “Përpjekja shqiptare” e B. Merxhanit, të cilën Brankoja kishte me nijet t’ia vinte për antipod “Hyllit të Dritës”. Por largohet pasi Merxhani shkroi artikullin Pse nuk jam marksist i detyruar nga censura e kohës. Pasi në një gazetë tjetër del haptas me idetë e tij pro proletariatit, i hyn si halë në sy Musa Jukës, i cili për ta pajtuar i propozon postin e zv/prefektit në Himarë. Petro i jep fjalën se do e pranojë pasi të shkojë në Athinë e të japë ca provime, duke tejparë pas këtij propozimi. / KultPlus.com

Transferet në Shkollën Finlandeze kanë filluar

Pak ditë kanë mbetur për mundësinë e veçantë të transferit në Shkollën Finlandeze për gjysmëvjetorin e dytë të vitit akademik deri me 20 janar. Shkolla Finlandeze me qasjen inovative të mësimdhënies me sistemin më të mirë të arsimit në botë, atë Finlandez, dhe me metoda interaktive dhe atraktive të mësimit përmes projekteve dhe lojrave përgatit nxënësit në nivel më të avancuar të përgatitjes në shkollë me aftësi të nevojshme për jetë.

Qasja finlandeze dhe arsimimi i fëmijëve në një ambient ndërkombëtar dhe inovativ të mësimnxënies me metodologjinë më moderne të arsimit në botë iu mundëson fëmijëve zhvillim dhe avancim akademik dhe rritje emocionale të cilat hapin rrugëtimin e tyre drejt studimeve në fusha të ndryshme të edukimit në studimet universitare në universitetet më prestigjioze anembanë globit. Ky sistem ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare dhe gjigandit medial CNN i cili tashmë pasqyron modelin unik të Shkollës Finlandeze si një nga modelet më inovative dhe të avancuara në edukimin e gjeneratave të reja me vëmendje në zhvillimin e fushave të ndryshme si artit, shkencave, dhe të tjera.

Duke filluar nga niveli fillor e deri në edukimin në shkollën e mesme, Shkolla Finlandeze zbaton qasjen e veçantë finlandeze të bazuar në projekte dhe praktikë; Zhvillimit të kreativitetit përmes lojrave dhe metodave kreative; Avancimit në shkenca dhe matematikë përmes eksperimenteve praktike dhe zhvillimit të njohurive të avancuara në robotikë dhe kodim. Sot, modeli arsimor finlandez udhëheq në botë si sistemi më i mirë arsimor për shkak të dallimit nga modelet tradicionale të arsimit dhe aplikimit të teknologjive dhe metodologjive më të avancuara dhe moderne të arsimit. Inspiruar nga sistemi i arsimit finlandez, i cilësuar si “mrekulli e arsimit” nga Banka Botërore, Shkolla Finlandeze aplikon metodat më inovative dhe moderne të mësimdhënies në edukimin e nxënësve dhe rritjen e tyre intelektuale, emocionale, dhe shoqërore.

Përvec prestigjit të edukimit finlandez, Shkolla Finlandeze gërshëton edhe diplomën prestigjioze të Cambridge AS & A Level të akredituar nga Universiteti i Cambridge e cila përgatit nxënësit për universitet dhe arsim të lartë dhe iu mundëson atyre të marrin diplomën e shkollës së mesme e njohur si Cambridge International AS & A Level. Diploma e Cambridge për shkollë të mesme është njëra ndër diplomat më të njohura, të pranuara, dhe të respektuara në botë sa i përket kualifikimeve të shkollës së mesme.

Shkolla Finlandeze është shkollë ndërkombëtare nga niveli i kopshtit deri në klasën e 12 me lokacion në Prishtinë e cila zbaton sistemin më të mirë të arsimit në botë, atë finlandez. Shkolla Finlandeze është Shkolla e vetme ndërkombëtare Cambridge e cila ofron kualifikimet A Levels së bashku me pedagogjinë dhe kurrikulën finlandeze, e cila së fundi është anëtarësuar në Këshillin e Shkollave Ndërkombëtare (CIS), e vetmja në vend. Aktualisht duke u pasqyruar në CNN si një shkollë inovative në nivel botëror, ajo çfarë veçon shkollën tone është dedikimi në ofrimin e shkollimit bazuar në standardet e sistemit finlandez të edukimit, e cila vazhdimisht rendtitet si sistemi më i mirë i edukimit në botë. https://edition.cnn.com/videos/tv/2022/04/18/cfp-voice-of-freedom-kosovo-spc.cnn

Përveç kësaj, së bashku me mësimdhënësit ndërkombëtarë nxisim kreativitetin dhe inovacionin në motivimin e nxënësve në zhvillimin e pasioneve dhe interesave përmes vetë-zbulimit dhe jo vetëm përmes librave.

Për më shume informata rreth tarifave të shkollimit dhe programeve edukative, ju lutemi kontaktoni [email protected] ose +383 45 235 650, apo vizitoni website-in e Shkollës Finlandeze në https://kosovo.finnish.school/ .

Me sistemin numër 1 në botë për edukim; me mësimdhënës të shkëlqyeshëm finlandez dhe ndërkombëtarë; me teknologji të avancuar dhe iPad edukativ për secilin nxënës; me mësimin e bazuar në fenomene e lojra, dhe jo vetëm lëndë; dhe me qasjen krejt ndryshe të të mësuarit dhe zhvillimit të shkathtësive të shekullit 21 tek fëmijët, Shkolla Finlandeze në Kosovë është shkolla ndërkombëtare më inovative në vend me sistemin arsimor më të avancuar në Kosovë. / KultPlus.com

Lasgush Poradeci, liriku i madh i letrave shqipe

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit kujton sot, në ditën e tij të lindjes, poetin, shkrimtarin e përkthyesin shqiptar Lasgush Poradeci.

“Vargjet e tij do ta çonin letërsinë shqipe drejt hapësirave të mëdha botërore duke çliruar e modernizuar një gjuhë e letërsi, që me poezitë e tij do të jetonte një përsosje”, shkuan QKLL në një postim në rrjetet sociale.

Llazar Sotir Gusho i njohur me emrin Lasgush Poradeci, lindi 123 vjet më parë (27 dhjetor 1899), në Pogradec. Studimet e shkollës së mesme ai i kreu në Manastir e Athinë, më pas studioi në Bukuresht (1921) dhe në Grac të Austrisë në vitin 1924.

Familja e tij ka luajtur një rol të veçantë në çeljen e Shkollës së Parë Shqipe në Pogradec, në vitin 1887. Në vitin 1933, u botua vëllimi i tij i parë “Vallja e yjeve”, dhe më 1937, u botua vëllimi i dytë “Ylli i zemrës”.

Ndër të tjera shkroi, poemat “Eskursioni teologjik i Sokratit”, “Mbi ta”, “Kamadeva”, baladat për Muharrem e Reshit Çollakun. Gjithashtu, përktheu disa nga kryeveprat e letërsisë botërore si “Eugjen Onjegin” të Pushkinit, lirikat e Lermontovit, Poemat e Hajnes, të Majakovskit e Miçkieviçit, lirikat e Gëtes dhe Hajnes, poezi të Lanaut, Brehtit; Hygoit, Mysesë, Bajronit, Shellit, Bërnsit, të Emineskut, etj.

Lasgushi është autor i më shumë se 100 poezive, një pjesë prej të cilave edhe poezi dashurie. Ishte adhurues i fjalëve arkaike, shprehjeve filozofike popullore, po aq sa i fjalëve të reja dhe eksperimenteve leksikore për një amë të re. Kuteli që i redaktoi “Yllin e zemrës” e quajti “Poeti i vetëm shqiptar që mendoi, foli dhe shkroi vetëm në gjuhën shqipe”.

Lasgush Poradeci mbetet një personazh i jashtëzakonshëm i historisë sonë letrare. / KultPlus.com

Mustafa Kruja, firmëtari i pavarësisë i anatemuar nga diktatura

Muzeu Kombëtar “Shtëpia me gjethe”, përkujton sot firmëtarin e pavarësisë, mësuesin, patriotin dhe politikanin, Mustafa Merlika-Kruja (15 mars 1887-27 dhjetor 1958).

Ai lindi më 15 mars 1887, në qytetin e Krujës. Ndoqi mësimet e para në shkollat turke, respektivisht në Krujë dhe në Durrës. Vazhdoi studimet e larta në Stamboll, në shkollën e administratës Mulkiye-i Sahane. Aty bie në kontakt me idenë kombëtare dhe vepron si një student aktiv në çështjet politike të kohës, siç ishte lëvizja xhonturke. Si nëpunës, u caktua fillimisht drejtor i arsimit në Elbasan. Gjithashtu, punoi si mësues matematike dhe i turqishtes në shkolla të ndryshme, në Durrës. Merr pjesë në Kuvendin e Vlorës më 28 nëntor 1912 si delegat i Krujës dhe është një nga firmëtarët e Deklaratës së Shpalljes së Pavarësisë. Me krijimin e qeverisë së re, u caktua sekretar i parë. Më 1913, u vendos si nënprefekt i Vlorës. Ushtroi dhe detyra të tjera të larta në fushën e arsimit.

U rikthye në politikë me anë të Kongresit të Durrësit më 1918. Në kabinetin e Turhan pashë Përmetit, Mustafa Kruja mbante postin e Ministrit të Postë-Telegrafit. Ishte pjesë e delegacionit qeveritar në Konferencën e Paqes në Paris më 1919.

Mbështeti Revolucionin e Qershorit të 1924 dhe mbeti një kundërshtar politik i Ahmet Zogut, edhe gjatë kohës kur qëndronte në ekzil në Zara të Dalmacisë. Rikthehet në Shqipëri me pushtimin italian, si një ndër themeluesit e Institutit Mbretëror të Studimeve Shqiptare, sëbashku me figura të shquara si Ernest Koliqi, Ilo Mitkë Qafëzezi, Eqrem bej Vlora, Aleksandër Xhuvani, Patër Anton Harapi etj. Më 1941, caktohet kryeministër i Shqipërisë, post të cilin e mbajti deri në vitin 1943. U largua nga Shqipëria në shtator të 1944 për shkak të sëmundjes të së birit në Austri, për t’u mos u rikthyer më në vendlindje.

Kontributi i Mustafa Krujës në fushën shkencore dhe publicistike është i konsiderueshëm. Ka botuar dhjetëra artikuj në revistat dhe organet e ndryshme të shtypit si Ora e Maleve, Leka, Përpjekja Shqiptare, Mbrojtja Kombëtare, Shqipëria e Re, Hylli i Dritës etj. Punoi për 15 vite për “Fjaluerin kritik të Gjuhës Shqipe” si dhe kreu një studim analitik mbi “Fjalorin e Frang Bardhit”. La shenjën e tij në historiografi duke përpiluar monografinë “Anthologji historike” dhe “Shkrime historike”, si dhe veprën “Aleksandr’i i madh”. Ka përkthyer veprën voluminoze nga gjermanishtja në shqip “Vëzhgime iliro-shqiptare” nga trio-ja e mirënjohur e albanologëve Thalloczy-Shuflaj-Jireçek.

Ndërroi jetë në Niagara të ShBA më 1958. U mohua dhe u anatemua nga regjimi komunist. Firma e tij në Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë rezulton të jetë e fshirë./ atsh / KultPlus.com

Rona Nishliu me koncert premierë në Mitrovicë, si homazh për traditën e vendlindjes

Më shumë se 40 vite kanë shkuar, por fryma JAZZ që i papërsëritshmi, Big Band i Mitrovicës solli për herë të parë në vendin tonë, jeton në kujtimet e pashlyeshme të ngulitura thellë në zemrat e dashamirëve të muzikës në mbarë Kosovën.

Si tribut për magjinë e netëve të paharruara kur Mitrovica ishte jo vetëm zëri por edhe tingulli i Kosovës së re që po lindte, tashmë do të mbahet koncerti premierë i kuruar dhe ideuar nga Rona Nishliu si homazh për traditën e vendlindjes, nën shoqërimin e orkestrit të saj të ri, New Big Band.

Rona Nishliu & New Big Band, me programin e aranzhuar nga profesionistët më të shquar nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia, do t’i ngrohin zemrat tona me koncertin e fundit të këtij viti, duke kujtuar me mallëngjim traditën e pasur muzikore të qytetit tonë e duke festuar në frymën e shumë dekadave më parë.

Koncerti do të mbahet më 29 dhjetor 2022, me fillim në orën 20:00, në Qendrën e Kulturës në Mitrovicë.

7Arte me këtë koncert, përmbyll edhe programin vjetor të “Green Fest-12”, i cili është mbështetur nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport, si dhe DKRS-Komuna e Mitrovicës. / KultPlus.com

Sistemi ETIAS për udhëtim në zonën Shëngen, zyrtarisht hyn në fuqi në nëntor 2023

Përveç qytetarëve të Kosovës, të gjithë të tjerët nga shtetet e Ballkanit mund të udhëtojnë në zonën evropiane të Shengenit pa vizë apo ndonjë miratim paraprak, por nga viti 2023 kjo nuk do të jetë më e mundur pa dorëzuar një kërkesë online përmes Sistemit Evropian të Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS).

Sipas planeve të para, ETIAS ishte menduar të vihej në funksion tashmë në janar, më pas u shty deri në maj 2023, por tani pritet që zbatimi i atij sistemi të nisë në nëntor të vitit të ardhshëm, gjë që u njoftua edhe në faqen zyrtare të Bashkimit Evropian, transmeton FrontOnline.

Formulari i aplikimit online do të dorëzohet në faqen zyrtare të internetit të ETIAS ose aplikacionin celular, i cili do të lançohet kur ETIAS të bëhet funksional. Aplikimi duhet të plotësohet jo më vonë se 96 orë para datës së udhëtimit dhe duhet të përfshijë një adresë e-mail, më pas të dhënat e pasaportës, si dhe të dhënat personale.

Hapi i fundit është të paguani tarifën e aplikimit nëpërmjet kartës së kreditit ose debitit. Tarifa e aplikimit do të jetë shtatë euro për të gjithë aplikantët që janë më të vjetër se 18 dhe më të rinj se 70. Me rastin e paraqitjes së aplikacionit paguhet një tarifë prej shtatë eurosh dhe kjo është e vetmja tarifë që duhet paguar. Të miturit dhe personat mbi 70 vjeç do të marrin ETIAS falas.

Vlerësohet se procesi i aplikimit do të zgjasë rreth dhjetë minuta dhe miratimi duhet të merret brenda pak minutash nga momenti i dorëzimit të aplikimit. Miratimi i marrë do të jetë i vlefshëm për tre vjet dhe gjatë kësaj periudhe numri i udhëtimeve në vendet e BE-së nuk është i kufizuar. Me ETIAS, qytetarët e vendeve jashtë BE-s,  do të mund të qëndrojnë në Bashkimin Evropian për maksimum 90 ditë në një periudhë prej 180 ditësh.

Por nga nëntori 2023, këta qytetarë do të duhet të kenë një ETIAS për të hyrë në 30 vendet e mëposhtme: Austri, Belgjikë, Bullgari, Kroaci, Qipro, Republika Çeke, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Francë, Gjermani, Greqi, Hungari, Islandë, Itali. , Letonia, Lihtenshtajni, Lituania, Luksemburgu, Malta, Holanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia dhe Zvicra. Prandaj, qytetarët e Serbisë do të kenë nevojë gjithashtu për ETIAS për të vizituar mikro-shtetet evropiane me kufij të hapur: Monako (nëpërmjet Francës), San Marino (nëpërmjet Italisë) dhe Vatikani (nëpërmjet Italisë).

Një praktikë e ngjashme ekziston tashmë në SHBA, Kanada dhe Australi, ndërkohë që vetë ideja e futjes së autorizimit ETIAS daton në vitin 2016. Sistemi duhet të kontribuojë në zvogëlimin e rreziqeve aktuale të sigurisë, shëndetit dhe migracionit dhe zbatohet për 63 vende që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian, por qytetarët e të cilëve mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shëngen.

Ajo që për qytetarët e Kosovës është i rëndësishëm futja në aplikim i këtij sistemi, është fakti se liberalizimi i vizave për Kosovën, lidhet pikërisht me këtë sistem, respektivisht nëse aplikimi i tij fillon në nëntor, atëherë edhe banorët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në BE. Por nëse ky sistem ndodh të shtyhet, atëherë lëvizja pa viza për kosovarët hyn në fuqi automatikisht nga 1 janari i vitit 2024./FrontOnline/ KultPlus.com

Kaltrina, inxhinierja që projekton prodhimin e trenave në Zvicër

Kaltrina Begzati është rritur në shtëpi azilkërkuesish në Gjermani, sot inxhiniere trenash në kompaninë e madhe zvicerane për prodhimin e trenave.

Kaltrina Begzati është një inxhiniere e re që udhëheq projekte në firmën e njohur zvicerane të prodhimit të trenave Stadlerrail. Ajo është rritur e shkolluar në Gjermani, por ëndrrën e saj po e jeton në Zvicër. Kaltrina është mbase inxhinieria e vetme shqiptare në këtë fushë në Zvicër, ku bashkë me inxhinierin tjetër shqiptar, Kushtrim Ajvazi janë pjesë e një stafi të madh inxhinierësh e projektuesish të prodhimit të trenave në firmën e njohur Stadrail në St. Margrethen.

Albinfo.ch sjell portretet e dy inxhinierëve të rinj, të cilët flasin për profesionin e tyre dhe rrugën që kanë ndjekur deri në realizimin ëndrrës së tyre për t’u bërë inxhinierë, lidhjen me Kosovën dhe zhvillimin hekurudhorë atje.

Famlja e Kaltrinës ka jetuar një kohë në një shtëpi refugjatësh, aty ku Kaltrina ka kujtimet e para të fëmijërisë së saj në Gjermani.

“Unë u rrita si një fëmijë refugjat në një shtëpi për azilkërkuesit në Gjermani. Prindërit e mi kanë qenë gjithmonë model i shkëlqyer për sa i përket jetës. Ata më treguan se me angazhim të madh në jetë mund të arrish gjithçka. E dija qysh herët që doja të studioja inxhinieri mekanike për t’u bërë inxhiniere”.

Në aspektin profesional ajo është adaptuar shpejt dhe ka fituar terren në Zvicër përmes pozitës në përpunimin e porosive teknike në industrinë hekurudhore në firmën Stadler. Kaltrina ka studiuar në qytetin e Konstancës drejtimin e inxhinierise dhe është fituese e çmimit “Zonta Women Business”

“Si inxhinier projekti unë shoqëroj projektin përkatës (SBB) nga faza e konceptit deri në prodhimin e automjeteve duke përfshirë sigurimin e cilësisë deri në testet e tipit dhe miratimin”, tregon ajo për albinfo.ch për punën që bën si inxhiniere.

“Kapërcimi i problemeve nga fusha të ndryshme është pjesë e rutinës së përditshme në këtë punë, që do të thotë se aftësitë e mia komunikuese dhe aftësia për të gjetur zgjidhje në fazën e konceptit, prodhimit, testimi dhe miratimi janë vendimtare për të zhvilluar deri në fund një projekt”.

Stadler është i vetmi prodhues i trenave në Zvicër. Përveç Stadler në treg ka edhe kompani të tjera të jashtme nga ky sektor, si Bombadier, Siemens etj. “Ajo që e bën Stadler kaq të veçantë është se ne jemi shumë fleksibël kur bëhet fjalë për nevojat e klientëve. Kompania përpiqet të bëjë të mundur plotësimin e çdo dëshire, për sa kohë që nuk bie ndesh me miratimin. Përveç kësaj, trenat kanë disponueshmëri shumë të mirë në krahasim me konkurrentët e tyre dhe për këtë arsye janë mbresëlënëse për sa i përket performancës së tyre”, Kaltrina Begzati.

Rreth asaj se si fillon një projekt i prodhimit të një treni, sa zgjatë dhe cilat procedura ndjekin, ndiqen, Kaltrina thotë se në varësi të mënyrës se si palët kanë rënë dakord kontraktualisht dhe nëse është një zhvillim i ri, tenderimi deri në dhënien e kontratës zgjatë përafërsisht një vit. Nga faza e konceptit deri në prodhim rreth 1.5 vjet. Përafërsisht një vit nga prodhimi deri në miratim.

A mund të përfitojë Kosova nga përvoja e inxhinierëve shqiptarë të cilët po dëshmohen në kompani të njohura botërore, pyesim inxhinieren?

Kaltrina Begzati:
Fatkeqësisht, nuk është shumë e mundur në një kohë afatshkurtër, pasi duhet menduar në aspektin afatgjatë industrinë hekurudhore.

Në parim, Kosova duhet t’i bëjë vetes disa pyetje.

Kontakti i hekurudhës së rrotave: Çfarë gjerësie binarësh dua (standardi i fiksuar nga BE?)

Dua trena elektrikë apo disa me motorë dizel? Nëse duam elektrikë, a kam edhe energji të mjaftueshme në dispozicion?

(Me rrjetin që është aktualisht në dispozicion në Kosovë, i gjithë furnizimi me energji elektrike do të shembet për trenat elektrikë që ushqehen nga linjat ajrore, por as trenat me naftë nuk janë zgjidhja afatgjatë).

Nëse Kosova dhe Shqipëria aspirojnë të anëtarësohen në BE, duhet të respektojnë ligjet evropiane për industrinë hekurudhore që në fillim, përndryshe do të duhet të rindërtojnë shumë më pas. Për shembull, TSI (Specifikimet Teknike për Ndëroperabilitetin) përshkruan se si duhet të duken stacionet e trenave. Sa të larta duhet të jenë platformat? Nëse specifikohet, ato duhet të jenë në të njëjtën lartësi në çdo ndalesë (të matura nga maja e shinave deri në platformë)./ Albinfo.ch / KultPlus.com

Restaurohet filmi “Koncert në vitin 1936” (FOTO)

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit ka restauruar filmin “Koncert në vitin 1936”.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga filmi i restauruar mjeshtërisht i cili tanimë sjellë tek publiku një pasuri të shtuar dhe të shpëtuar për trashëgiminë audiovizive shqiptare.

Rama thekson se, shpëtohet nga çngjyrosja pa kthim filmi “Koncert në vitin 1936”, me regji të Saimir Kumbaros e skenar të Kiço Blushit, tanimë i restauruar mjeshtërisht duke e bërë të pavdekshme lojën mbresëlënëse të Robert Ndrenikës, Mirush Kabashit, Margarita Xhepës e me radhë.

Restaurimi është bërë nga ekipi i specialistëve të restaurimit digjital Koushik Bhattacharya dhe Ritajit Raychaudhuri në Mumbai Indi, për rikthimin e ngjyrave të dekoloruara të filmit “Koncert në vitin 1936”.

Filmi “Koncert në vitin 1936” është prodhim i vitit 1978, me regji të Saimir Kumbaros dhe skenar të shkruar nga Kiço Blushi, bazuar mbi tregimet e novelës së Dhimitër S. Shuteriqit. / KultPlus.com

Si sot, më 27 dhjetor 1923, Fan Noli u zgjodh deputet i Korçës

Jeta parlamentare e Nolit nisi me zgjedhjet e mbajtura më 5 prill 1921, kur mori detyrën si deputet i Kolonisë së Amerikës në legjislaturën e dytë (21 prill 1921-30 shtator 1923). Në vijim ai shërbeu për pak kohë si ministër i Jashtëm në qeverinë e Xhaferr Ypit. Ishte kryetar i Partisë Popullore.

Qe figura kryesore e Lëvizjes së Qershorit 1924. Pas Triumfit të Legalitetit, u dënua me vdekje në mungesë. Sipas vetë Nolit, programi i tij prej njëzet pikash (dokumenti më poshtë) për modernizimin dhe demokratizimin e Shqipërisë, çalonte tek theksi që i vinte reformës agrare.

Në shumatoren e angazhimit të tij të dendur pikëtakoheshin veprimtari të larmishme, siç qenë: poezia, filozofia, historia, politika dhe feja, të cilat priheshin në ansambël nga qëllimi i ngutshëm i konsolidimit të shtetit të ri shqiptar. Megjithëkëtë, vokacioni i tij i njëmendtë qe priftëria. / KultPlus.com

Flet At Gjergj Fishta

Përgatiti Fritz Radovani

AT GJERGJ FISHTA N’ AMERIKË,
dhe çështja e përparimit në Shqipni.

           (Dokumenti i pabotuem origjinal asht në Arkivin e Shtetit Tiranë.)

Janë tre muej që At Gjergj Fishta O.F.M., Françeskan dhe Deputet në Këshillin Kombtar, gjindet n’Amerikë, e shumë kush nder Shqiptarë të ktûshem, qi endé s’kanë pasë rasë me u pjekë me Tê, janë interresue të dijnë qellimin e t’ardhunit të Tij në Botën e rè – n’Amerikë.

At Fishta i trembej coptimit të trojeve shqiptare, simbas interesave të grupeve politike, që lirinë e pamvarsinë e kishin kthye në një “vlerë” për nevojat e tyne, dhe jo për të mirën e Shqiptarve.

Edhé né të redaksisë së “Diellit” na ká rá me kênë të pvetun mbi ketë çeshtje; prandej, tue u ndollë në këto ditë At Gjergj Fishta këtû në Boston: Mbasi edhè ndjesi miqsore të kahershme e njëmori idealesh kulture e perparimi e lidhin me Kryetarin e Federatës “Vatra”, z. Faik Konitzen: Muerme rasen, njëditë që edhe në Redaksinë tonë, t’a pyesim familjarisht, se cili ishte qellimi, qi e kishte sjellë e prue këtû në ket dhé?

•E qe se shka na u pergjegjë Deputeti i Shkodrës, mbasi formalisht na deklaroj njëherë mâ perpara, se s’kishte kurrnjë misjon zyrtar prej anës së Qeverisë s’onë Shqiptare: “- Po m’vjen fort mirë, na tha, që po ma lypni ketë fjalë, pse kështu tash po m’bjenë rasa t’ju flas edhé mbi do çeshtje, që âsht mirë t’i dijnë Shqiptarët e Amerikës e sidomos, të Federatës “Vatra”.”

Fjala e At Gjergj Fishtës:

“Shqipnija, si dihet, sot âsht e lirë. Shka para këtyne pêsmëdhetë vjetve per né do t’ishte kênë teper anderr me e pasë pa, sot po e shofim të realizueme. Na sot kemi një Parlament t’onin, një Qeveri t’onen e një Këshill të Naltë Regjencet, që pervetson në vedi sovranitetin dhe pamvarsinë e Popullit Shqiptar. E as nuk ká mâ turqë në Shqipni, as grekë, as serbë, as italjânë: Ká vetëm Shqiptarë të lirë! Triumfi i idealit t’onë – I Françeskânve të Shqipnisë. Të tanë kombi e di, po, se me sa ndergjegje Françeskântë Shqiptarë janë mundue t’a kryejnë detyrën e vet ndaj Atdheut, në daçi me mjete kulturale, në daçi tue marrë pjesë aktive nder të gjitha levizjet kombtare per lirinë e Atdheut.

Endé qet avull gjaku i Françeskanit Shqiptar atjé në Kosovë, qi nëper bajoneta të sllavit ju bâ flij Atdheut! Por liria e pamvarsia e një shtetit nder kombe të qytetnueme nuk janë per këta, që ndonjë njeri ase ndonjë kastë e shtetit mund të losë me fatin e popullit si të duen, pa kontroll të tjerve; shka ndollë ndër shtete autokrate e despotike sidomos kombet barbare: Por per t’i sjellë të maren popullit, tuj e bâmë me perparue materjalisht e moralisht. Prandej, tue kênë se e mara e perparimi i një populli rrjedhin prej gjêjes së tij ekonomike e prej shkalles së zhvillimit të mendjes së tij, merret vesht mirë fillit, se prej një populli të qytetnuem, posë se i lirë politikisht, lypet që ai të jetë i lirë edhe ekonomikisht, e që qytetasit e tij të ndollin në një shkallë kulture të mjaftuehsme, për me dijtë me krye detyrat me ndergjegje e me perdorue tagret me kohë, me vend, me mënyrë; si edhé me pasë aq zotsi, sa me u bâ ballë si duhet e sa duhet nevojave të reja të jetës, në të vuemit e të cilave rrin perparimi i popujve të qytetnuem. Si shifet, prá, prej shkallës së kulturës së një populli mvaret e gjithë jeta e tij politike e ekonomike, si edhe i gjithë perparimi i tij.

Tash unë po pyes Zotnin t’uej; Populli Shqiptar, që sot politikisht âsht i lirë e i pamvarun, a ka një shkallë kulture aq të naltë sa me i kuptue si duhet e sa duhet detyrat e veta?

Puna e tij a prodhon aq sa lypet per me jetue mirë e pa u bâ ky robi i huej ekonomikisht? N’ atë shkallë kulture, n’të cilën gjindet sot shqiptari a âsht pernjimend i zoti  të perparojë? Kur të vemë oroe, se sot per sot në Shqipni, pa kênë caktue endé kufijtë e sajë e tue u dijtë, se pa një Qeveri të vendasve shteti s’mund të ketë kredi perjashta e me vue oroe, po tham, se në pêsë javë mund të ndrrohen pesë Ministri: se shqiptarët, të cilët perpara u vritshin kokrra-kokrra, sot vriten çeta – çeta e jo, si motit, per pikë nderit a erzit, por per katër kamë të “kolltukut” të njanit a të tjetrit Minister a Deputet të kombit: bakajt, hamajt, matrapazat, teneqexhi, kallajxhi, analfabetë gjithfarësh, mund të vênë sŷnin me u ngjitë nder zyret edhé ma të naltat e Shtetit: se ushtria e jonë – mbrojtja e jetës kombtare – mund të lëshohet nder duer oficierash, qi, para këtyne dhetë vjetve kanë vra e pre, e vjerrë, e djegë, e pjekë shqiptarët, për arsye qi këta lypshin lirin’ e jetën kombtare; se nder zyre të financave tona mund t’u jepet punë edhe atyne mehmurve, qi kohen e kalueme kanë mujtë të jenë têja, a ma mirë me thanë, rrenimi i financave të një Shteti të huej: Kështu edhe kur të merret parasyshë, se edhe sot Shqiptari, me gjithë liri e pamvarsi të veten, han bukë thatë e bishta purrijsh, si perpara: Se Qeverija s’ka kenë e zoja as me çilë kund një pash rrugë të re, as me meremetue kund një pash aso rrugash, që na i lanë ushtritë e hueja: se taksa daganore mund të mos vehet mbas interresave të gjalla të kombit, due me thânë, mbas peprarimit të bujqësisë, të tregtisë, t’indrustrisë e mbas natyret të perpjekunave tona me Shtete të hueja, por mbas nevojës së kashës së Financave, sa per të mbajtë në kamë zyret me rroga àr, të cilat zyre, masandej, mund do të jenë të hapuna, ndoshta jo aq mbas nevojave të Shtetit, sa mbas numurit të kushrijve, miqve e të dashamirve të ministrave e të nëpunsave të naltë të tyne, mjerisht duhet me thânë, se populli Shqiptar s’ká as kuptimin e as ndergjegjen e vertetë të lirisë politike individuale e kolektive; s’ká zotsinë e mjaftueshme, per me mbajtë pamvarsinë ekonomike të veten, e se prandej, as gjindet në një shkallë kulture aq të naltë, sa me sigurue perparimin e vet, pa të cilat veti një popull as mund të jetojë e as s’duhet të jetojë si shtet i pamvarun.

Atëherë, mbas fjalve të Zotnisë s’Uej, i thame Deputetit të Shkodres, Populli Shqiptar as mujka me jetue, as u dashka që të jetojë i pamvarun?

– Un nuk e thashë ketë fjalë, na u pergjegjë; por fundi aty del.

Si janë njerzit e punët në Shqipni, sot per sot kurrkush s’ja shef hajrin pamvarsisë së Shtetit Shqiptar, perposë zyrtarësh e parlamentarësh.       E po, a per të mbajtë me rroga àr nja tri a katërmijë zyrtarë, të cilët, jo se janë, por mbas mentalitetit, qi frymzon njerzit e punët në Shqipni, mund do t’ ishin edhe asish, që kanë mujtë me vra njerëz me pare: që kanë mujtë me vra bujqit per t’ju pushtue tokën: që kanë pushtue tokët “miris”; që per interresa të veta, per një “qifllik”, per një “titull”, do t’ishin gati të pshtyejnë n’Atdhé e n’ndijesitë mâ shêjta të jetës: vetëm për me mbrojtë, po thom, me rroga àr këta tri a katër mijë zyrtarë, Populli Shqiptar do të livroj tokën, do të bâjnë tregun, do të punojnë zanatin, do të marrë shtegun e të kalojë mal e dèt’ e të vijë n’Amerikë, të rreshket me natë e ditë në zjarm të fabrikave!

Një pamvarësi këso dore mund të hyjnë në punë, ndoshta, në Zanzibar, në Marok, në Turki, por jo në Shqipni!

Po s’perparoj Populli Shqiptar moralisht e materjalisht, né pamvarsija s’na duhet asgjâ.

Lirim, Pamvarsi, Qeveri, Parlament, Këshill’ i Naltë e s’di shka tjeter s’mund të kenë farë kuptimit per né, déri që populli mos të vêhet n’at shêj vendit që të perparojë; janë një lojë fjalësh, per të mbajtë popullin n’errsinë per dobi të do njerzve që kuptojnë Qeveri, por jo Atdhé. E ndoshta, shi per ketë punë i ngrati Populli Shqyptar, megjithse paguen tash dy vjet shtadhetenandë Deputetë, s’ka endé një statut, s’ka endé një formë politike të caktueme të shtetit të vet, e âsht i ngushtuem të mbahet per një ligjë ibride qi s’ âsht ekspresjoni i shpirtit të tij e që kurrsesi s’mund të perkojnë me nevojat t’jetës së qytetnueme të sotme.

Por, në tjeter anë, kur të vêmë oroe ushtarët Shqiptar, të cilltë, per kah dishiplina, per kah shpirti marcial e sjellje n’ushtrime, mund të percaktohen me ushtar t’ushtrive mâ të para t’ Europës:

Kur të vêmë oroe oficerat e rìj të tonët (pa)nderlikim besimit që, janë rritë me ndijesi kombtare e ushtrue nên dishiplinë të shkollave ushtarake të do kombeve qi trimnin e burrnin i kanë zanat, janë gati të bajnë flij per të mirën e Atdheut, jo vetëm vedin, por edhe shtëpijat e fshatet e veta: kur të vênë n’oroe prap zyrtarët e rìj tonë, që edhé këta rritë me ndijesi kombtare e frymzue me dashtni Atdhetare, jo vetëm që kanë kompetencen e punës, por edhé kuptojnë në të gjithë hapsinën e vet detyrën e nderen e zyreve adminstrative: e sidomos, kur të marrin parasyshë ndigjesen e popullit, që bân, sado që dron se djersa e tij derdhet kot nepër mejhana sidomos, të Tiranës, e nep djelmët e vet ushtarë, sado që shef se s’po i mbesin perballë t’anmikut në kufi t’Atdheut, por ferrave e shkurreve mbrenda Shqipnijet perballë të vllazenve të vet, tue luftue per shkas t’ambicjoneve të poshtme të do zyrtarve, që janë bâ “shqiptar” qyshëse kanë dalë rrogat àr e që kanë kênë, janë e kanë me kênë gjithmonë ekspresjoni i regresit e i barbarisë azjatike: pse ujku ndron qymen, por jo vesin: tuj marrë parasyshë, po thonë këto fakte, do të thonë edhe që Populli Shqiptar jo veç, se mund të jetojë, por se do të jetojë i Pamvarun.

Gjallnija e shpirtit Shqiptar âsht veshkë e jo tha: e kanë veshkë mentalitetet e hueja, që, si bimë parasite në një landë, janë shartue në tê perdhuni; prandej, po mujtem na me i krekcue me kohë këto mentalitete t’hueja–këto gallica parasite t’shpirtit Shqiptar, pamvarsija, sovraniteti e jeta kombtare e Popullit Shqiptar janë të sigurueme pergjithmonë.

Jemi kryekput një mendimit me Ju “Uratë”; por si thoni Ju, se mund të pastrohet psikja e popullit Shqiptar prej mentaliteteve të hueja, para se të na i pertrihet ndonjë rrezik jetës sonë kombtare e politike? E pvetem atëherë At Gjergj Fishtën, i cili na u pergjegjë këso dore:

– Mbas mendimit tem kishe me thânë, se puna ma e parë që do të bajnë Shqiptarët, per me pshtue kombin prej rrezikut, qi i kercnohet per shkak të ndryshimit të mentaliteteve âsht ky: mos me lanë të kenë dorë në Qeveri e n’adminstratë të gjithë ata Shqiptarë qi kanë kenë edukue mbas mentalitetit sidomos të Stambollit, t’Athinës e të Venedikut; pse, tue kenë këto tre qytete tri qendra të daluna mifshliz, këto s’kanë zotsinë t’a rrisin menden e nierit mbas ekzigjencave të kohve e të vendit, por vetem mbas andrravet të një lumnisë së kalueme: prandej kultura e këtyne qytetasve s’ká mujtë të formoj qytetas me ndijesi si e lypë nevoja e Atdheut, por kanë trajtue, individë të dhanun me mish e me shpirt mbas atyne popujsh, qi motit paten krijue këto tri kultura, aq sa me mrrijtë me u quejtë me emna të tyne e me lakmue me u bâ robt’ e tyne.”

Shenim F.R.: Dokumenti origjinal i perket vitit 1924.

Një gjendje shumë e ngjashme me të sotmen (Dhetor 2022.)

               Melbourne, 26 Dhetor 2022. / KultPlus.com

Muzeu Arkivor, notë maksimale nga muzetë botërorë (VIDEO)


Drejtuesit e muzeve më të mëdha botërore kanë vlerësuar me notë maksimale projektin e Muzeut Arkivor të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave (DPA).

Në simpoziumin e muzeve të mbajtur në Stamboll, ku merrnin pjesë drejtuesit më në zë të muzeologjisë nga SHBA-ja në Japoni, Arkivat shqiptare kanë marrë për herë të parë ftesën për të aderuar në Këshillin Ndërkombëtar të Muzeve.

Kreu i DPA-së, Ardit Bido, shpalosi në punimet e këtij simpoziumi synimin për të krijuar një kompleks të mirëfilltë kulturor.

“Kjo është ideja e ekspozitës së përhershme, por që nuk është subjekti kryesor i kësaj hapësire. Përmban tri pjesë kryesore. E para është dyshemeja, që ka si fabulë nga pas themelet mbi të cilat ecim. Me shprehje të shkurtra të personaliteteve shqiptare më të rëndësishme përgjatë historisë, të shkruara në xhamin mbi të cilin mund të ecni.”

Në ambientet e Muzeut Arkivor, që pritet të hapë dyert së afërmi, historia dhe trashëgimia dokumentare e kombit do të përcillen përmes teknikave interaktive, duke përçuar informacion përmes zbavitjes.

“Kjo është një prej dy kulminimeve. Ideja që qëndron pas tij është se ti vjen në Arkiv, në Muze, ke paguar për këtë, por nuk mjafton kaq për të parë gjërat më të rëndësishme të tij. I pari ishte Kodiku i Beratit dhe e dyta është Deklarata e Pavarësisë, të cilën ne nuk e kemi, por ‘Arkivat kanë çdo gjë’. Ndaj, e vendosëm meqenëse historia e Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë është interesante. Ajo është humbur në vitin 1949-n dhe shumica e njerëzve nuk e dinë se si ishte në të vërtetë deklarata sepse pandehin për origjinale një riprodhim të 1937-s, krejt të ndryshëm.”

Pjesë e projektit është edhe krijimi i një hapësire studimi në natyrë dhe teatrit/kinemasë së hapur prej 150 vendesh, në oborrin rrethues të godinës së Arkivës. / KultPlus.com

Kori i Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova”, do të përfaqësojë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të koreve në Sarajevë

Në ditën e Evropës, më 8 dhe 9 Maj 2023, Kori i Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë do të përfaqësojë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të koreve në Sarajevë.

Kori do të udhëhiqet nga dirigjenti Kastriot Sada i cili është shprehur se do të bëjnë më të mirën në këtë përfaqësim mjaft të rëndësishëm.

Në këtë festival do të marrin pjesë koreve të ndryshme nga vende të ndryshme të botës. / KultPlus.com

Google publikon listën e kërkimeve kryesore të këtij viti dhe Covid-19 nuk gjendet askund

Këtë muaj, Google publikoi listën e tij vjetore të kërkimeve që lidhen me shëndetin për vitin 2022. Jeni kuriozë për çfarë janë shqetësuar më së shumti njerëzit sa i takon mirëqenies së tyre?

CNN shkruan se një temë e madhe mungon dukshëm këtë vit: Covid-19. Vitin e kaluar, vaksinimi dhe parandalimi i infeksionit ishin me interes të madh, por këtë vit nuk përmendet koronavirusi në kërkimet kryesore për shëndetin.

Kërkimet e këtij viti janë përqendruar në rimëkëmbjen fizike dhe mendore, si të bëhemi më të fortë fizikisht dhe si të përballemi me çështje si ankthi, depresioni, çrregullimi i hiperaktivitetit të deficitit të vëmendjes dhe çrregullimi obsesiv-kompulsiv.

Ushtrimet në palestër ishin një fokus i madh i njerëzve këtë vit, stërvitjet për peshën trupore dhe ushtrimet për shëndetin mendor. Përdoruesit e Google pyetën po ashtu se si të trajtojnë stresin, si të shmangen sulmet e panikut e deri te kura për depresionin. Ata kërkuan gjithashtu praktika të mira të shëndetit mendor për të vegjlit, të lidhura kryesisht me frymëmarrjen.

Pas një pandemie globale dhe kaosit që u krijua më pas me kthimin në vendet e punës e në shkollë nuk është e habitshme që kërkimet më të shpeshta kanë të bëjnë me shëndetin mendor. / KultPlus.com

Një rrëfenjë për Krishtlindje nga Paulo Coelho

Sapo mbërriti në Marrakesh, misionari vendosi që të kalonte çdo mëngjes në shkretëtirën që shtrihej në skajet e qytetit. Tek bënte shëtitjen e parë, vuri re një burrë të shtrirë në rërë, që përkëdhelte dheun dhe veshin e kishte ngjeshur në tokë.

“Do jetë i çmendur,” tha me vete. 

Por e njëjta skenë përsëritej çdo ditë dhe, pas një muaji, i intriguar nga ajo sjellje e çuditshme, misionari vendosi t’i afrohej të panjohurit. Me shumë vështirësi – për shkak të arabishtes ende të çalë – u gjunjëzua pranë tij dhe e pyeti:

– Çfarë po bën?

– Po i bëj shoqërinë e shkretëtirës, e ngushëlloj për vetminë dhe lotët e saj.

– Nuk e dija që shkretëtira mund të qante.

 – Ajo qan përditë, sepse ka një ëndërr, ajo do të bëhet e dobishme për njeriun dhe të shndërrohet në një kopsht të madh, në të cilin burrat të mund të kultivojnë lule e drithëra dhe të rrisin bagëtinë.

– Thuaji shkretëtirës se e ka përmbushur misionin – ia preu misionari. – Sa herë që jam këtu, arrij të kuptoj dimensionin e vërtetë të qenies njerëzore, sepse kjo pafundësi më lejon të shoh sa të vegjël jemi para Zotit. “Kur shoh rërën e shkretëtirës, ​​imagjinoj miliona njerëz në mbarë botën që janë rritur njësoj, edhe pse bota nuk është gjithmonë e drejtë me ta. Dunat e saj më ndihmojnë të meditoj. Dhe duke parë diellin tek lind në horizont, shpirti më mbushet me gëzim. E kështu afrohem më shumë me Krijuesin”.

Misionari i tha tungjatjeta burrit dhe iu rikthye punëve të përditshme. Të nesërmen në mëngjes, e gjeti sërish aty, dhe në të njëjtin pozicion.

– A i fole shkretëtirës për atë që të thashë? e pyeti.

Burri pohoi me kokë.

– Dhe prapë shkretëtira vazhdon të qajë?

Mund të dëgjoj çdo ngashërim të saj. Tani shkretëtira qan, sepse kishte kaluar me mijëra vite duke besuar që ishte e padobishme, dhe humbi gjithë atë kohë duke mallkuar Zotin dhe fatin e saj.

– Atëherë thuaji shkretëtirës se njeriu, edhe pse ka një jetë shumë më të shkurtër se ajo, i kalon shumë prej ditëve duke menduar që është i padobishëm. Ai rrallëherë kupton arsyet e fatit të vet. Është i bindur se Zoti ka qenë i padrejtë kundrejt tij. Kur më në fund vjen koha kur ndodh diçka, e cila i tregon arsyen pse ka lindur, ai mendon që është tepër vonë për të ndryshuar jetën e tij, dhe vazhdon të vuajë. Ashtu si shkretëtira, ndihet fajtor për kohën që ka humbur.

– “Nuk e di nëse shkretëtira do të dëgjojë,” tha burri. “Tashmë ajo është mësuar të vuajë dhe nuk mundet që t’i shohë gjërat ndryshe”.

– Atëherë do të bëjmë atë që unë bëj gjithmonë kur e ndiej se njerëzit i kanë humbur shpresat. Do të lutemi.

Të dy u gjunjëzuan dhe filluan të falen, njëri me fytyrë nga Meka sepse ishte musliman, tjetri me duar të bashkuara në lutje, sepse ishte katolik. Kështu iu lutën Zotit të tyre, i cili ka qenë gjithmonë i Njëjti, edhe pse njerëzit këmbëngulin t’i vënë emra të ndryshëm.

Të nesërmen, kur misionari bëri sërish shëtitjen e mëngjesit, burri nuk ndodhej më aty. Në vendin ku dikur përkëdhelte rërën, toka ishte lagur, sepse ishte krijuar një burim i vogël. Me kalimin e muajve, burimi u bë më i madh dhe banorët e qytetit ndërtuan një pus rreth e rrotull tij.

Beduinët e quajnë atë vend “Pusi i Lotëve të Shkretëtirës”. Thuhet se kushdo që pi ujin e tij do të jetë në gjendje ta shndërrojë arsyen e vuajtjes së ve, në arsye për të qenë i gëzuar. Dhe në fund, do të gjejë fatin e tij të vërtetë. / La Repubblica / KultPlus.com

‘Pussy Riot’ dedikon një album të ri kundër luftës në Ukrainë

“Mami, mos shiko TV”, është kënga e re e grupit rus ”Pussy Riot” për të protestuar kundër luftës në Ukrainë, censurës ruse dhe gjithashtu kundër Perëndimit që “sponsorizon” regjimin duke blerë naftë dhe gaz rus.

Në album kërkohet edhe që lideri rus Vladimir Putin të gjykohet nga një gjykatë ndërkombëtare.

Në një deklaratë për “Guardian”, grupi e përshkroi qeverinë e Putinit si një “regjim terrorist” dhe e quajti atë, zyrtarët, gjeneralët dhe propagandistët e tij “kriminelë lufte”.

“Muzika jonë është një klithmë dëshpëruese dhe qortuese kundër marionetave gjakatare të Putinit, një përbindësh i vërtetë kanibal, vendi i të cilit është në pafundësinë e flakëve të zjarrta të ferrit mbi kockat e viktimave të kësaj lufte të tmerrshme.”

Titulli dhe refreni i këngës bazohet në fjalët e një ushtaraku rus të kapur, i cili i tha nënës së tij: “Mami, nuk ka nazist këtu, mos shiko TV”.

“Propaganda ruse helmon zemrat e njerëzve me urrejtje çdo ditë. Ata që e kundërshtojnë Putinin burgosen, helmohen dhe vriten”, deklaroi grupi, duke vënë në dukje se paratë që Kremlini merr nga komuniteti ndërkombëtar duke bërë biznes me Rusinë janë shndërruar “në gjak ukrainas”./atsh/ KultPlus.com

EPA/ANTHONY ANEX