Kineastët e rinj shfrytëzojnë materialet arkivore të AQSHF

AQSHF, si një nga partnerët e projektit RECON, u ofroi katër kineastëve të rinj mundësinë për të bërë një film të shkurtër duke përdorur ekskluzivisht materiale arkivore të koleksioneve nga Kinemateka e Malit të Zi dhe Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit.

Një nga aktivitetet e projektit RECON ishte edhe bashkëpunimi rajonal për prodhimin e video-instalacioneve dhe filmave me metrazh të shkurtër duke përdorur material arkivor, pjesë të koleksioneve të dy arkivave. Dy artistë të rinj malazezë të përzgjedhur gjatë një thirrjeje të hapur, realizuan videoinstalacion dhe film me metrazh të shkurtër duke përdorur materiale filmike nga arkivi shqiptar, dhe anasjelltas; dy artistë të rinj shqiptarë punuan me materiale arkivore nga arkivi malazez dhe realizuan secili filmat e tyre me metrazh të shkurtër.

Sot Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit do të shfaqë filmat e projektit RECON: The Echo nga Dario Haruni, “Pse kështu?” me skenar dhe regji të Una Jovovic, “Lemons&Oranges” të Enxhi Nonit si dhe “…a poem a day keeps the war at bay” e Tamara Pavicevic.

Me këtë aktivitet synohet nxitja e bashkëpunimit rajonal, hulumtimi dhe studimi i arkivave e gjithashtu promovimi i historisë, kulturës dhe artit të dy vendeve./ KultPlus.com

Kim Kardashian blen varësen në formë kryqi të Princeshës Diana për 180 mijë euro

Ajo po vazhdon të krijojë marrëdhënie të afërta me familjen mbretërore britanike.

Kim Kardashian së fundmi bleu gjerdanin ikonik të kryqit me ametist dhe diamant të Princeshës Diana në një ankand të Sotheby’s për 180 mijë euro.

Sipas një njoftimi për media nga Sotheby’s, pati konkurrentë të shumtë për të blerë këtë perlë të së ndjerës, por në fund u përzgjodh një nga familja Kardashian.

“Ne jemi të kënaqur që kjo pjesë ka gjetur një jetë të re në duart e një emri tjetër të famshëm global”, ndau në një deklaratë Kristian Spofforth, kreu i bizhuterive në Sotheby’s në Londër.

I quajtur Kryqi i Attallah-ut, ishte vënë nga Princesha e ndjerë e Uellsit në një gala bamirësie të vitit 1987 në Londër.

Ajo e kishte kombinuar me një fustan kadifeje të zi të përzier me të vjollcë nga Catherine Walker.

Princesha Diana në vitin 1987

“Kryqi ka një peshë totale diamanti prej afërsisht 5.25 karat dhe ka përmasa afërsisht 136 x 95 mm”.

“Kuptohet se kryqi është mbajtur vetëm nga princesha dhe pas vdekjes së saj, ai nuk është parë më kurrë në publik deri më tani”, thuhet më tej.

Kryqi është i mbuluar me ametistë me prerje katrore dhe i theksuar nga diamante me prerje rrethore

“Megjithëse ametisti përfaqëson tradicionalisht privilegjin e familjes mbretërore, zgjedhja e Dianas për të vënë varësen me një zinxhir jashtëzakonisht të gjatë përfshin aftësinë e saj për të ekspozuar koleksionin e bizhuterive mbretërore në një mënyrë unike, pa frikë të shkojë kundër traditës dhe të ndryshojë pjesët luksoze”. / KultPlus.com

Lumnije Kqiku, doktoresha që vepron në Austri: Shkenca dhe mjekësia janë dy elemente që unë i ndjej në shpirt

Era Berisha

Janë ca momente në jetën e njeriut që arrijnë të krijojnë një rrugëtim të suksesshëm drejt një karriere të bukur. Ca nga to janë jetësuar edhe në udhën e Lumnije Kqikut, ligjëruese e lartë për studentët e Mjekësisë së Përgjithshme, Stomatologjisë dhe studimeve postdiplomike, udhëheqëse e Klinikës Speciale të Endodoncionit dhe Traumatologjisë Dentare në Klinikën Dentare të Universitetit të Gracit, Prodekane për Studimet e doktoratës në seksionin e Stomatologjisë si dhe koordinatore për CEEPUS (Central European Exchange Program for University Studies), e cila qysh e vogël ka pasur një dashuri më vete për mantelin e bardhë që e shihte kudo. Pasioni për degën e stomatologjisë i është shfaqur qysh në shkollën e mesme, atëherë kur dëshira e madhe për t’i shërbyer njerëzve të sëmurë dhe ata që me padurim prisnin ndihmën, ka ekzistuar, shkruan KultPlus.

Ëndrra e saj për tu bërë një doktoreshë natyrisht që ka pasur edhe bazat mbi të cilat është mbështetur, por mbi të gjitha, dashuria për mjekësinë, humanizmi e sakrifica, kanë qenë elementet kryesore që kanë gdhendur fillet drejt një pune të palodhshme, me plot gropa por me shumë suksese të cilat kanë lënë gjurmë të konsiderueshme në jetën e Kqikut dhe jo vetëm.

Ka përfunduar Fakultetin e Stomatologjisë në Universitetin e Prishtinës, dhe për këtë gjë, ajo mburret plotësisht, por tashmë karriera e saj shkencore vazhdon të zhvillohet në Grac të Austrisë.

“E dua bardhësinë, pastërtinë, higjienën orale dhe mbi të gjitha pjesët e njeriut që janë ekspozuese. Stomatologu i mirë është prind i dashur, pedagog i sinqertë dhe njeri që duhet nderuar e respektuar sepse një stomatolog i mirë mund ta shpëtojë një shoqëri ose familje duke investuar në shëndetin oral”, thotë Kqiku në këtë intervistë për KultPlus. Por ajo që atë e bënë kaq modeste, nuk janë vetëm sukseset e saj të arritura, por është pikërisht puna e saj e përkushtuar, e sinqertë dhe shpirti i saj që asnjëherë nuk është ndalur drejt arritjes së synimeve të menduara në jetë.

Pozitat në Perëndim ajo i konsideron si aspak privilegje por përkundrazi, për të janë një përgjegjësi tejet e lartë profesionale. Por me përgjegjësitë e shumta ajo është përball gjithmonë duke reflektuar përherë zotësi dhe dije në të gjitha fushat profesionale. Një nga motot e saj që akoma e përdorë edhe sot është “Jetoj për sot për të qenë e sigurt nesër”, dhe kjo si duket e ka shtyrë Kqikun që të jetë një studiuese e “ashpër” por në të njëjtën kohë edhe delikate, për arsye që në Perëndim dhe realisht, kudo ku ka vlera e cilësi, është konsideruar problematike, marrja me këto dy veprimtari. Por në fund të fundit, shkenca dhe mjekësia, për Kqikun thjesht janë dy copëza që ajo i përjeton, i do dhe i ndjen thellë në shpirt.

Doktoresha dhe profesoresha Lumnije Kqiku është njashtu edhe gruaja e parë nga Kosova dhe Shqipëria që në vitin 2011 ka hyrë në librin enciklopedik më prestigjioz në botë, siç është “Who´s Who in the World”. Ajo është shprehur se ky sukses është arritur nëpërmjet punës së saj, angazhimit të madh që e ka bërë ndër vite si eksperte dhe studiuese në fushën e Stomatologjisë e jo vetëm.

“Është një revistë prestigjioze që nderon dhe respekton personalitete kudo në botë dhe isha me fat që edhe unë isha njëra ndër të përzgjedhurat. Janë meritat ato që më kanë renditur në këtë revistë prestigjioze dhe sigurisht që nuk jam imponuar aspak, por përzgjedhja është bërë në bazë të kritereve të tyre”, thotë Kqiku.

Ndërsa kur ndalemi tek viti i kaluar, atëherë Kqiku ka treguar edhe disa nga momentet më të bukura si dhe ato të vështirat, që i ka hasur përgjatë 2022-tës.

“Nuk e mendoj se ka vit të mirë ose të keq, ka vit me detaje dhe specifika për punën tonë. Megjithatë ishte koha e pandemisë ajo që na bllokoi shumë dëshira dhe realisht kam kujtime të mira në afirmimin e shkencës kosovare në perëndim dhe angazhimi im si këshilltare e ish-ministrit të Shëndetësisë, Prof. Dr. Rifat Latifit. Aty u munduam të japim kontributin tonë profesional, por Kosova është ende larg këtij caku. Duke se kuadrot e mira nuk po çmohen sa duhet”, shpalos ajo.

Si ligjëruese e lartë për studentët e Mjekësisë së Përgjithshme, Stomatologjisë dhe studimeve postdiplomike në Austri, natyrisht që në punën e saj hasen edhe sfida nga më të ndryshmet me të cilat përballet në përditshmëri, por ajo punën ekipore e cilëson të lartë.

“Të jesh ligjëruese dhe udhëheqëse e departamenteve mjekësore në Austri me një staf të përkushtuar e profesional normalisht që është pozitë me përgjegjësi, por mua më ndihmon shumë përvoja dhe gjërat i bëj me pedanteri. Asnjë punë që duhet ta kryej sot nuk e lë për nesër dhe kjo më ka dhënë pastaj energji për orientime tjera. Sfidat janë të shumta sepse këtu kërkohet precizitet dhe dashuri ndaj profesionit”, tregon Kqiku e cila më tutje shprehet se puna ekipore atje është e njohur shumë, edhe pse natyrisht që secili e ka pjesën e vetë të përgjegjësisë.

Së fundmi doktoresha dhe profesoresha Kqiku ka fituar çmimin “Udhëheqja përmes Shembullit” nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës në Kongresin e Dytë Klinikë, të mbajtur në Prishtinë në muajin shtator. Ky çmim për të mban një vlerë tejet të madhe.

“Prej shumë çmimeve që kam fituar në arenën ndërkombëtare, çmimi që kam marr “Udhëheqja përmes Shembullit”, nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës në Kongresin e Dytë Klinikë, është çmimi jo vetëm më i rëndësishëm, dhe i veçantë, por më domethënësi në karrierën time shkencore. Dhe më e rëndësishmja është se çmimi më është dhënë nga vendi ku jam lindur dhe rritur, dhe nga një personalitet me renome botërore në fushën e shkencës siç është Prof. Dr. Rifat Latifi”, thotë Kqiku.

Kushtet tashmë janë të dijshme në Kosovë dhe ajo e ka cilësuar nivelin e arsimit si diçka që lë shumë për të dëshiruar, por ajo mban shpresa të mëdha që Kosova të zhvillohet akoma më shumë, e në veçanti që edhe Fakulteti i Stomatologjisë të jetë një nga fakultetet më të njohura jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë.

“Unë jam produkt i Universitetit të Prishtinës, përkatësisht kam përfunduar fakultetin e Stomatologjisë, dhe mburrem me këtë gjë. Por, karrierën time shkencore e kam zhvilluar në Austri-Grac. Do të doja shumë që Kosovën, vendin tim ta shoh të zhvilluar shkenctarisht siç janë vendet në zhvillim. Arsimi në Kosovë lë për të dëshiruar, por shpresoj se shumë shpejtë do të bëhen reforma të mëdha në të mirë të zhvillimit të shkencës. Pres që edhe fakulteti i Stomatologjisë të jetë në një fakultetet më të njohura jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë”, shpalos ajo.

Ndërkaq, krejt në fund, doktoresha dhe profesoresha Kqiku ka treguar edhe disa nga planet e saj që mund t’i presim këtë vit nga ajo.

“Planet e mija për këtë vit, si zakonisht janë hulumtimet shkencore, pjesëmarrja në Konferenca, Simpoziume dhe Kongrese me renome botërore ku në epiqendër janë punimet shkencore me metodat më të avancuara të kohës. Po ashtu, janë edhe detyrat dhe titujt që më janë besuar t’i zhvillojë dhe realizoj në mënyrën më profesionale të mundur dhe të jem në shërbim të studentëve dhe pacientëve të mi, që për mua janë të shenjtë”, përfundon Kqiku duke shtuar se plani tjetër që vlen edhe për vitet në vazhdim, është bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë, ku ajo do të punojë në vazhdimësi me këta partnerë, me ç’rast edhe është duke u diskutuar për shumë projekte të rëndësishme të cilat do të bëhen publike me kohë. / KultPlus.com

‘Vdekja e një gruaje të bukur, është pa diskutim tema më poetike në botë’

Edgar Allan Poe ishte një nga shkrimtarët më të rëndësishëm dhe më me ndikim në shekullin e 19-të.

Pjesa më e madhe e punës së tij u frymëzua nga ngjarjet që ndodhën rreth tij. Ato që e bënë botën të kthej sytë nga shkrimet e Poes nisin me kryeveprën e hershme “Për Helenën” deri te “Ulalume” e errët dhe misterioze. Nga “Korbi”, i cili e bëri atë me famë botërore pas botimit në 1845, te “Annabel Lee”, i cili është një lavdërim i botuar pas vdekjes për një vajzë “në një mbretëri pranë detit”. Pikërisht do të ishte vdekja e vajzës që ai dashuronte që e bëri atë të veçantë në shkrimet dhe thëniet e tij.

KultPlus ua sjell disa nga thëniet e tij:

Vdekja e një gruaje të bukur, është pa diskutim tema më poetike në botë.

Njeriu tani është vetëm më aktiv – jo më i lumtur – as më i mençur, sesa ishte 6000 vjet më parë.

E gjithë ajo që shohim ose duket është vetëm një ëndërr brenda një ëndrre.

E gjithë feja, miku im, thjesht është evoluar nga mashtrimi, frika, lakmia, imagjinata dhe poezia.

Me mua poezia nuk ka qenë një qëllim, por një pasion.

Shkenca ende nuk na ka mësuar nëse çmenduria është apo nuk është sublimiteti i inteligjencës. / KultPlus.com

UNUM Festival shpalosi valën e parë të artistëve për vitin 2023

Festivali underground më i ri dhe më kulturor në Evropë sot lansoi fazë e parë të lineup me një listë të parezistueshme me disa nga emrat më të medhenjë në botë.

Formacioni i këtij viti është një tjetër përzgjedhje e shijshme e të preferuarave të rikthyer dhe emrave të rinj. Do të ketë udhëtime muzikore të thella dhe emocionuese nga Ricardo Villalobos, Raresh, Priku, Anthea,Rhadoo,Shimza, Laolu me shumë të tjerë që do të vijn.

Asnjë festival underground në Evropë nuk është aq i kulturuar dhe jokomercial sa UNUM. Ky festival njihet si ëndrra e adhuruesve  të muzikës  house, techno dhe  minimal ku mban muziken 24 orë muzikë pa ndalesë  në bregdetin idilik shqiptar me sfonde malore, plazhe të gjata me rërë floriri dhe peizazhe të pluhurosura që janë një milion milje larg realitetit të përditshëm  në tre skena të kuruara me kujdes në plazhin e Shëngjinit të rrethuar nga malet piktorese- Main Stage, Pine Stage dhe Beach Stage.

The Beach Stage, fillon nga lindja e diellit deri në perëndim, Main Stage fillon nga perëndimi i diellit deri në lindje, dhe Pines Stage, e cila zgjat 24 orë në ditë me muzikë, pa ndalë për asnjë moment. Skena e Pishave është një nga skenat më ikonike të festivalit me pisha të larta përreth pyjeve. Pine stage hapet të enjten dhe funksionon 24/7 pa ndërprerje me partnerët e skenës Animal Crossing, Sunwaves, Club Der Visionaere dhe After Caposile.

UNUM nuk është vetëm një festë për veshët, por edhe për shqisat, duke ofruar një kombinim unik të bukurisë natyrore dhe kulturës lokale, duke e bërë atë një eksperiencë shumëngjyrëshe dhe një festë muzikore që i bën një pjesëmarrësit nga e gjithë Evropa.

LINE UP (A-Z)

AAMIR

ALL SHADOWS

ANTHEA

BASSAM

BEDOUIN

CEZAR

DJEFF

DJULZ

DYED SOUNDOROM

FRANCO CINELLI

INGI VISIONS

JAY FASE

JOHN DIMAS

JULIAN ALEXANDER

LAOLU

LEKË

LIBURN

LIKATEK

MANU GONZALEZ

MARGARET DYGAS

PIFE

PRASLEA

PRIKU

QUENUM

RARESH

REAS

RHADOO

RICARDO VILLALOBOS

RIMBU

RRRRON

SAMMI FERRER

SAMUEL DEEP

SECRET 47

SHIMZA

SONJA MOONEAR

VITESS

tINI./ KultPlus.com

IHMK: Vërshimet pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se situata e vështirë me vërshime pritet të vazhdojë gjatë orëve dhe ditëve në vijim

“Situata e vështirësuar hidrometeorologjike pritet që të vazhdoj dhe gjatë orëve dhe ditëve në vijim”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

IHMK thotë se zonat më të prekura janë ato në perëndim të vendit, siç janë Peja, Juniku, Deçani, Klina, Skënderaj, Mitrovica, Zubin Potoku e Leposaviqi./ KultPlus.com

Parlamenti Europian kërkon krijimin e një Gjykate Speciale për Rusinë

Parlamenti Europian u ka bërë thirrje vendeve anëtare të enjten të mbështesin krijimin e një gjykate speciale për të gjykuar çdo krim lufte të kryer nga Rusia në Ukrainë, sipas mediave të huaja.

Rezoluta u miratua me 472 vota pro dhe 33 abstenime në Parlamentin Europian dhe ritheksoi edhe njëherë vullnetin e BE-së për të siguruar që Moska të mbajë përgjegjësi për krimet e kryera në Ukrainë.

“Të punojmë në bashkëpunim të ngushtë me Ukrainën për të kërkuar dhe ndërtuar mbështetje politike në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe forume të tjera ndërkombëtare për krijimin e gjykatës speciale për krimin e agresionit kundër Ukrainës”, tha PE.

Apeli erdhi pavarësisht se kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Khan, tha se gjykata e tij ishte në gjendje të trajtonte në mënyrë efektive krimet e luftës të kryera në Ukrainë.

Parlamenti Europian tha, megjithatë, se  krijimi i gjykatës speciale do të plotësojë përpjekjet hetimore të GJPN-së dhe prokurorit të saj, pasi do të fokusohet në gjenocidin e dyshuar, krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera në Ukrainë”.

ICC me bazë në Hagë ka nisur një hetim për krimet e luftës në Ukrainë, por nuk mund të ndjekë penalisht krimin e agresionit – aktin e pushtimit të një vendi tjetër  sepse Federata Ruse nuk ka nënshkruar Statutin e Romës, traktatin që krijoi gjykatën.

Që kur presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, forcat e tij ushtarake janë akuzuar për abuzime që variojnë nga vrasjet në periferi të Kievit, Bukha, deri te sulmet vdekjeprurëse ndaj objekteve civile, duke përfshirë një bombë në teatrin e Mariupolit me 16 mars./abcnews.al/ KultPlus.com

Ministret Kumbaro dhe Margariti prezantojnë prioritetet për 2023-in

Ministra e kulturës Elva Margariti dhe ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro Furxhi, kanë prezantuar në një konferencë prioritetet e këtij viti.

Në ‘epiqendër’ të ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit do të jetë pastrimi i lumit Vjosa.

Ndërsa ministres së Kulturës iu soll në vëmendje cirku i Tiranës, ajo u shpreh se janë duke u shqyrtuar disa mundësi për një vendndodhje të posaçme për të.

Përgjatë këtij viti do të vazhdojë projekti për javët ndërkombëtare të kulturës, projekti art në hapësira publike dhe rikonstruksioni i disa prej institucioneve të artit si Galeria Kombëtare dhe projekti I rindërtimit të Teatrit Kombëtar. Gjithashtu ndër projektet madhore të mandatit qeverisës përfshihet edhe Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë, Mozaiku i Tiranës, Piramida e Tiranës dhe Muzeu Hebraik në Vlorë. /Top Channel /KultPlus.com

‘Thuhet se shiu shkakton rrëmujë, në fakt kujdesen njerëzit për këtë’

10 thënie për shiun

“Mos u zemëroni me shiun. Bie në tokë sepse nuk di të shkojë për lart”.

Vladimir Nabokov

“Ditët me shi duhet të kalohen në shtëpi, me një filxhan çaj dhe një libër të mirë”.

Bill Watterson

“Të qullesh deri në kockë kur je vetëm është ftohtësi. Të dalësh në shi me mikun e ngushtë është aventurë”.

Emily Wing

“Thuhet se shiu shkakton rrëmujë… në fakt kujdesen njerëzit për këtë”

Barbara Delinsky

“Natën ëndërroj sikur ne të dy jemi bimë të rritura bashkë, rrënjëngatërruar, dhe sikur ti e njeh tokën dhe shiun sikur gojën time, sepse jemi lindur nga toka dhe shiu”.

Pablo Neruda

“Të vështrosh shiun, do të thotë ti takosh apo të bëhesh pjesë e diçkaje. Të kesh dikë që do të qajë për ty”.

Haruki Murakami

“Dikush pret shiun për të mos qarë vetëm”

Fabrizio de Andrè

“Shiu seç ka një të fshehtë të vagëllimtë, diçka si dremitje magjepsëse dhe të ëmbël, një muzikë përvuajtëse zgjohet me të dhe bën të shpërgjumet vetë shpirti i peizazhit.”

Federico Garcia Lorca

“Shiu bie kur retë nuk mund të mbajn peshën, lotët bien kur zemra nuk mund të mbaj më dhimbjen”

“Njerëzit thonë se e duan shiun, por i hapin çadrat kur bie shi, njerëzit thonë se e duan diellin, por kërkojnë hije kur dielli del, njerëzit thonë se e duan erën, por kur era fyn, dritaret janë të mbyllura, prandaj edhe unë buzëqesh kur dëgjoj njerëzit të thonë se më duan”./ KultPlus.com

Kievi dënon krahasimin e Lavrovit mes rusëve dhe hebrenjve

Ministria e Jashtme e Ukrainës ka dënuar sot deklaratën e djeshme të ministrit rus, Sergei Lavrov në të cilën ai krahasonte rusët me hebrenjtë gjatë Holokaustit duke iu referuar një “zgjidhjeje përfundimtare” dhe veprimeve të SHBA-së dhe aleatëve të saj ndaj Hitlerit.

“Paraqitja si viktimë nuk do ta ndihmojë atë të shmangë dënimin”, shkroi në Facebook zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko.

Kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse i krahasoi rusët, të cilët po bëjnë një luftë agresioni, me miliona hebrenj të vrarë nga nazistët gjatë Holokaustit.

“Ne dënojmë fuqishëm deklaratën e turpshme të Sergei Lavrovit, e cila kërkon të njollosë kujtimin e miliona viktimave të Holokaustit”, tha Nikolenko.

Zëdhënësi kujtoi gjithashtu se ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, kishte tërhequr vëmendjen ndaj antisemitizmit të rrënjosur thellë të elitave ruse, pasi Rusia moderne shfaqet plot urrejtje ndaj popujve të tjerë.

Lavrov tha dje se SHBA-ja dhe aleatët e saj duan të vënë në praktikë një zgjidhje përfundimtare kundër Rusisë si Hitleri kundër hebrenjve./ atsh / KultPlus.com

KEDS bën të ditur si të kursehet 34 për qind e totalit të faturës

Për minimizimin e shpenzimeve të energjisë elektrike përmes ngrohjes gjatë dimrit, ekspertët e energjetikës në KEDS kanë dhënë një sugjerim shtesë lidhur me këtë çështje.

Sipas tyre, nëse e zvogëloni temperaturën në termostatin tuaj për 40% të kapacitetit të tij të plotë, që në praktikë i bie ta vendosni atë nga numri pesë në numrin tre, atëherë ju do të arrini të kurseni 34% të faturës totale.

Ngrohja me energji elektrike, sipas KEDS-it,përveçqë e ngarkon sistemin elektroenergjetik tej mase, përbën edhe 70% të faturës totale mujore.

“Rrjedhimisht, të gjithë ata konsumatorë që energjinë elektrike e kanë të vetmen alternativë për ngrohje, është jetike që në këtë kohë krize ta përdorin atë në mënyrë sa më racionale. Vetëm kështu kemi një rrjet të qëndrueshëm. Të praktikojmë këto masa të thjeshta për të mirën tonë të gjithëmbarshme”, thuhet mes tjerash në njoftimin e KEDS-it. /KultPlus.com

Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Skenderaj, mbyllen shkollat

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në komunën që ai drejton, shkak vërshimet e shiut.

Nura përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, ka formuar Shtabin Emergjent, i cili tashmë ndodhet në teren.

“Që nga orët e mengjesit, secila drejtori me njësitë dhe shërbimet vartëse, ndërkohë që edhe me mbështetje të Shërbimit të Zjarrfikësve, është angazhuar të bëjë maksimumin e punës që situata të jetë nën kontrollë, me gjithë vështirësitë dhe kapacitetet ekzistuese karshi sasisë së madhe të ujit nga reshjet e shiut”, shkroi tutje Nura.

Shkrimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Si rrjedhojë e reshjeve të panderprera, nga e cila gjendje është rënduar situata në përgjithësi, si dhe në bazë të kompetencave dhe autorizimeve, kam marrë vendim që të shpallim gjendje të jashtëzakonshme në gjithë territorin e komunës sonë.

Kam formuar gjithashtu Shtabin Emergjent, i cili tashmë ndodhet në teren dhe po e bën punën e vet.

Që nga orët e mengjesit, secila drejtori me njësitë dhe shërbimet vartëse, ndërkohë që edhe me mbështetje të Shërbimit të Zjarrfikësve, është angazhuar të bëjë maksimumin e punës që situata të jetë nën kontrollë, me gjithë vështirësitë dhe kapacitetet ekzistuese karshi sasisë së madhe të ujit nga reshjet e shiut.

Në disa fshatra gjendja është jo e mirë, ndërkohë që ekipet dhe shërbimet komunale me makinerinë e punës po i trajtojnë me kujdes telashet e shkaktuara. / KultPlus.com

Shpallen nominimet për çmimet BAFTA 2023

All Quiet on the Western Front kryeson paketën e të nominuarve për çmimet e filmit BAFTA 2023 me një sasi rekord të barabartë prej 14 nominimesh, transmeton KultPlus.

Çmimet e Akademisë Britanike të Filmit, të njohura më shpesh si Çmimet e Filmit BAFTA janë një shfaqje vjetore çmimesh e organizuar nga Akademia Britanike e Arteve të Filmit dhe Televizionit për të nderuar kontributet më të mira britanike dhe ndërkombëtare në film.

Kjo është lista e plotë e nominimeve për çmimet Bafta 2023:

FILMI MË I MIRË
All Quiet on the Western Front
The Banshees of Inisherin
Elvis
Everything Everywhere All at Once
Tár

FILMI MË I MIRË BRITANIK
Aftersun
The Banshees of Inisherin
Brian and Charles
Empire of Light
Good Luck to You, Leo Grande
Living
Roald Dahl’s Matilda the Musical
See How They Run
The Swimmers
The Wonder

REGJISORI MË I MIRË 
Edward Berger – All Quiet on the Western Front
Martin McDonagh – The Banshees of Inisherin
Park Chan-wook – Decision to Leave
Daniel Kwan, Daniel Scheinert – Everything Everywhere All at Once
Todd Field – Tár
Gina Prince-Bythewood – The Woman King

AKTORJA MË E MIRË NË ROL KRYESOR
Cate Blanchett – Tár
Viola Davis – The Woman King
Danielle Deadwyler – Till
Ana de Armas – Blonde
Emma Thompson – Good Luck to You, Leo Grande
Michelle Yeoh – Everything Everywhere All At Once

AKTORI MË I MIRË NË ROL KRYESOR
Austin Butler – Elvis
Colin Farrell – The Banshees of Inisherin
Brendan Fraser – The Whale
Daryl McCormack – Good Luck to You, Leo Grande
Paul Mescal – Aftersun
Bill Nighy – Living

AKTORJA MË E MIRË NË ROL DYTËSOR
Angela Bassett – Black Panther: Wakanda Forever
Hong Chau – The Whale
Kerry Condon – The Banshees of Inisherin
Dolly De Leon – Triangle of Sadness
Jamie Lee Curtis – Everything Everywhere All at Once
Carey Mulligan – She Said

AKTORI MË I MIRË NË ROL DYTËSOR
Brendan Gleeson – The Banshees of Inisherin
Barry Keoghan – The Banshees of Inisherin
Ke Huy Quan – Everything Everywhere All at Once
Eddie Redmayne – The Good Nurse
Albrecht Schuch – All Quiet on the Western Front
Micheal Ward – Empire of Light

DEBUTIMI MË I MIRË NGA NJË REGJISOR/SKENARIST/PRODUCENT BRITANIK
Aftersun
Blue Jean
Electric Malady
Good Luck to You, Leo Grande
Rebellion

FILMI MË I MIRË NË GJUHËN JO-ANGLEZE
All Quiet on the Western Front
Argentina, 1985
Corsage
Decision to Leave
The Quiet Girl

DOKUMENTARI MË I MIRË
All that Breathes
All the Beauty and the Bloodshed
Fire of Love
Moonage Daydream
Navalny
BEST ANIMATED FILM
Guillermo del Toro’s Pinocchio
Marcel the Shell with Shoes On
Puss in Boots: The Last Wish
Turning Red

SKENARI MË I MIRË ORIGJINAL
Martin McDonagh – The Banshees of Inisherin
Daniel Kwan, Daniel Scheinert – Everything Everywhere All at Once
Tony Kushner, Steven Spielberg – The Fabelmans
Todd Field – Tár
Ruben Östlund – Triangle of Sadness

SKENARI MË I MIRË I PËRSHTATUR
Edward Berger, Lesley Paterson, Ian Stokell – All Quiet on the Western Front
Kazuo Ishiguro – Living
Colm Bairéad – The Quiet Girl
Rebecca Lenkiewicz – She Said
Samuel D Hunter – The Whale

KOLONA ZANORE MË E MIRË
All Quiet on the Western Front – Volker Bertelmann
Babylon – Justin Hurwitz
The Banshees of Inisherin – Carter Burwell
Everything Everywhere All at Once – E Son Lux
Guillermo del Toro’s Pinocchio – Alexandre Desplat

KASTI MË I MIRË
Aftersun – Lucy Pardee
All Quiet on the Western Front – Simone Bär
Elvis – Nikki Barrett, Denise Chamian
Everything Everywhere All at Once – Sarah Halley Finn
Triangle of Sadness – Pauline Hansson

KINEMATOGRAFIA MË E MIRË
All Quiet on the Western Front – James Friend
The Batman – Greig Fraser
Elvis – Mandy Walker
Empire of Light – Roger Deakins
Top Gun: Maverick – Claudio Miranda

REGJIA MË E MIRË
All Quiet on the Western Front – Sven Budelmann
The Banshees of Inisherin – Mikkel EG Nielsen
Elvis – Jonathan Redmond, Matt Villa
Everything Everywhere All at Once – Paul Rogers
Top Gun: Maverick – Eddie Hamilton

PRODUKSIONI MË I MIRË I DIZAJNIT
All Quiet on the Western Front – Christian M Goldbreck, Ernestine Hipper
Babylon – Florencia Martin, Anthony Carlino
The Batman – James Chinlund, Lee Sandales
Elvis – Catherine Martin, Karen Murphy, Bev Dunn
Guillermo del Toro’s Pinocchio – Curt Enderle, Guy Davis

KOSTUMOGRAFIA MË E MIRË
All Quiet on the Western Front – Lisy Christl
Amsterdam – JR Hawbaker, Albert Wolsky
Babylon – Mary Zophres
Elvis – Catherine Martin
Mrs Harris Goes to Paris – Jenny Beavan

MAKIJAZHI DHE FLOKËT MË TË MIRA
All Quiet on the Western Front – Heike Merker
The Batman – Naomi Donne, Mike Marino, Zoe Tahir
Elvis – Jason Baird, Mark Coulier, Louise Coulston, Shane Thomas
Roald Dahl’s Matilda the Musical – Naomi Donne, Barrie Gower, Sharon Martin
The Whale – Anne Marie Bradley, Judy Chin, Adrien Morot

ZËRIMI MË I MIRË
All Quiet on the Western Front – Lars Ginzsel, Frank Kruse, Viktor Prášil, Markus Stemler
Avatar: The Way of Water – Christopher Boyes, Michael Hedges, Julian Howarth, Gary Summers, Gwendoyln Yates Whittle
Elvis – Michael Keller, David Lee, Andy Nelson, Wayne Pashley
Tár – Deb Adair, Stephen Griffiths, Andy Shelley, Steve Single, Roland Winke
Top Gun: Maverick – Chris Burdon, James H Mather, Al Nelson, Mark Taylor, Mark Weingarten

EFEKTET VIZUELE MË TË MIRA
All Quiet on the Western Front – Markus Frank, Kamil Jafar, Viktor Müller, Frank Petzoid
Avatar: The Way of Water – Richard Baneham, Daniel Barrett, Joe Letteri, Eric Saindon
The Batman – Russell Earl, Dan Lemmon, Anders Langlands, Dominic Tuohy
Everything Everywhere All at Once – Benjamin Brewer, Ethan Feldbau, Jonathan Kombrinck, Zak Stoltz
Top Gun: Maverick – Seth Hill, Scott R Fisher, Bryan Litson, Ryan Tudhope

FILMI MË I MIRË BRITANIK I SHKURTËR I ZHANRIT ANIMACION
The Boy, the Mole, the Fox and the Horse
Middle Watch
Your Mountain is Waiting

FILMI MË I MIRË BRITANIK I SHKURTËR
The Ballad of Olive Morris
Bazigaga
Bus Girl
A Drifting Up
An Irish Goodbye

YLLI NË RRITJE
Aimee Lou Wood
Daryl McCormack
Emma Mackey
Naomi Ackie
Sheila Atim. 

Më 19 shkurt do të mbahet ceremonia e 76-të e çmimeve “BAFTA’. /KultPlus.com

Në Qendrën Korrektuese në Lipjan, certifikohen pesë gra në punimet e filigranit

Ministrja e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ishte e pranishme në Qendrën Korrektuese në Lipjan, në ceremoninë e certifikimit të 5 grave në punimet e filigranit.

Sipas ministres Haxhiu, qëllimi parësor i institucioneve korrektuese është rehabilitimi i qytetarëve që janë në konflikt me ligjin prandaj certifikimi i grave sot është dëshmi se ky qëllim për rehabilitim dhe aftësim është një hap më shumë drejt përmbushjes së tij.

“Këto trajnime do t’ju ndihmojnë grave që të aftësohen profesionalisht si gjatë kohës brenda në institucion, ashtu edhe pas përfundimit të dënimeve më vonë.

Gratë e dëshmojnë që janë punëtore në çfarëdo ambienti kudo që ato ndodhen.

Faleminderit organizatës HELP për mbështetjen”, shkruan Haxhiu. / KultPlus.com

Dëgjom siç dëgjohet shiu

Poezi nga Oktavio Paz

Dëgjomë siç dëgjohet shiu
as vëmendshëm as shkujdesur,
hapa të lehtë, rigon,
uji që është ajër, ajri që është kohë,
dita që s’ka të perënduar,
nata që ende s’troket,
shëmbëllesa të mjegullës,
me të marrë kthesën,
shëmbëllesa të kohës,
në hark të kësaj prehjeje,
dëgjomë siç dëgjohet shiu,
pa dëgjuar, mbaj vesh ç’them,
duke fjetur por me të pesë shqisat zgjuar,
me sytë hapur thellë brenda teje,
bie shi, hapa të lehtë, shushurimë rrokjesh,
ajri dhe uji, fjalë që s’rënden:

ajo që ishim dhe jemi,
ditët dhe vitet, ky çast,
kohë e pavlerë, pikëllim i pamatë,
dëgjomë siç dëgjohet shiu,
llamburin asfalti i lagësht,
avulli ngjitet lart, arratinë merr,
nata shpaloset dhe më kundron,
je ti dhe trupi yt i avullt,
ti dhe shëmbëlltyra jote e natës,
ti dhe flokët e tu, rrufe e ngadaltë,
rrugën përshkon dhe në ballë më vërshon,
hapa të njomë mbi qepallat e mia,

dëgjomë siç dëgjohet shiu,
llamburin asfalti, ti rrugën përshkon,
është mjegulla endacake nëpër natë,
është nata e përgjumur në shtratin tend,
është fëshfërima e hukamës tënde,
gishtat e tu të lagësht njomin ballin tim,
gishtat e tu të zjarrtë djegin sytë e mi,
gishtërinjtë e tu të ajërt hapin qepallat e kohës,
burim vizionesh e ringjalljesh,
dëgjomë siç dëgjohet shiu,
vitet ikin, çastet kthehen,

a i dëgjon hapat e tu në dhomën ngjitur?
jo këtu as atje: i dëgjon,
në një kohë tjetër që e tashmja është,
dëgjo hapat e kohës,
trillues hapësirash pa vlerë të askundit,
dëgjo shiun që rrjedh mbi tarracë
tash nata më pus është nën korije,
mes gjethesh rrufeja ka gjetur strehë,
kopsht i mugët që rravgon,
– hyr, hija jote mërtis këtë faqe. / KultPlus.com

La Liga shfaq flamurin e Kosovës në faqen zyrtare, Muriqi flet për kohën e luftës dhe fëmijërinë e tij (VIDEO)

Vedat Muriqi, i cili në Spanjë njihet si “Pirati”, është një nga futbollistët më të mirë të RCD Mallorca, klubi që aktualisht është në vendin e 10-të në një nga ligat më të forta në botë, atë spanjolle, shkruan KultPlus.

Futbollisti nga Prizreni i Kosovës, është paraqitur së fundmi në një intervistë për “La Ligan”, duke përmendur kështu edhe kohën kur ai ishte një fëmijë dhe luftën që e preku vendin e tij, e gjithashtu bisedoi edhe për një prej vendimeve më të mira që ai ka marrë në karrierë.

“Prindërit më thanë se para luftës ishte mirë. Më kujtohet se çfarë ndodhi gjatë luftës, ishte një kohë e tmerrshme. Unë gjithmonë them që asnjë njeri nuk duhet ta përjetojë këtë gjë. Ne lamë shtëpitë tona për të shkuar në Shqipëri. Ne jetonim në një shtëpi me 50 persona të tjerë”, tregoi Muriqi për “La Liga”, pas intervistës ai pati në gazetën e famshme spanjolle, “Marca”.

Ai thotë se përvoja e fituar ndër vite, e ka ndihmuar atë që të arrijë këtu ku është tani.

“Të gjithë ne që kemi jetuar luftën i vlerësojmë gjërat shumë më tepër. Është kjo përvojë që më ka ndihmuar të arrij këtu. Gjtihmonë them se para se të mbërrija këtu kam pasur dyshime sepse më duhej të ndërroja shtet dhe më duhej të lija miqësitë e mia. Por tani mund të them se kam bërë zgjedhjen e duhur të jetës sime, sepse edhe familja ime dhe unë jemi të lumtur në Spanjë. Ata më bënë të ndihem i mirëpritur që në momentin e parë që mbërrita. Kjo më dha shumë besim”, ka thënë sulmuesi kryesor i kombëtares së Kosovës.

Në 15 ndeshje të zhvilluara këtë sezon në “La Liga”, Muriqi ka arritur që të realizojë tetë gola dhe të dhurojë edhe një asistim për gol te bashkëlojtarët e tij.

Fansat e Mallorcas kanë rënë në dashuri me mënyrën se si Muriqi i ka ndihmuar ata, fillimisht të mbijetojnë në Spanjë, dhe tani të ngjiten në vendin e 10-të. /KultPlus.com

Skënder Luarasi, personalitet i shquar i letrave shqipe

Më 19 janar 1900, lindi Skënder Luarasi, “Nder i Kombit” dhe ndër personalitetet më përfaqësues të inteligjencës shqiptare të shekullin XX.

Biri i patriotit të shquar, Petro Nini Luarasi, do të ndiqte shembullin e të atit në përkushtimin e tij ndaj çështjeve kombëtare. Përmes pendës së tij të spikatur, trashëgojmë shumë vepra të natyrës shkencore, shoqërore, kombëtare, si edhe monografi të figurave monumentale në historinë dhe letrat shqipe, si psh. Isa Boletini, Ismail Qemali, Motrat Qiriazi, Migjeni etj.

Skënder Luarasi e nisi aktivitetin letrar që në moshën 17-vjeçare. Ai ishte arsimtar, publicist, gazetar, përkthyes, dramaturg dhe si drejtues e bashkëpunëtor i disa organeve të shtypit. Për bindjet republikane e antifashiste  ai  u burgos nga regjimi monarkist dhe  vuajti kampet e përqëndrimit fashist. Pas çlirimit ndërmori nismën për themelimin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe qëndroi si anëtar i kryesisë së saj deri në nëntor 1949.

Në vitet 1946-1950, ushtroi detyrën e deputetit. Më pas e  përjashtuan për disa vjet nga Lidhja e Shkrimtarëve,  duke e akuzuar ‘’për veprimtari armiqësore’’, duke e etiketuar si ‘’historian borgjez’’ e ‘’oportunist’’ dhe pati censure e pengesa në botimin e veprave.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave sjell dokumentin e korrespondencës së Ministrisë së Arsimit me Kryeministrinë, mbi bursën e Luarasit student, një vjershë e shkruar prej tij gjatë kohës kur ishte nxënës në shkollën e Negovanit, si edhe një foto e tij me Petro Markon, Iliaz Pashajn, Mehmet Shehun dhe Lumi Ebron./atsh/ KultPlus.com

“Pyes Lotin” rikthehet në YouTube, Elsa Lila: Kush duron, fiton (VIDEO)

Në mbrëmjen e tretë të “Festivalit të Këngës”, artistët pjesëmarrës kënduan në duete me artistë të tjerë të njohur. Elsa Lila riktheu pas 25 vitesh këngën e saj ikonike “Pyes Lotin”, fituese e çmimit të parë të Festivalit në RTSH në vitin 1996. Elsa Lila e këndoi këngën e saj në një duet me reperin Capital T. Mirëpo kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga kompozitori i këngës Valentin Veizi.

Ai shkroi se kënga është rikënduar pa lejen e tij si autor dhe kompozitor i saj dhe sipas tij ky është një version i shëmtuar i këngës së tij.

Pas ankesës së Veizit, YouTube i ka dhënë të drejtë duke fshirë këngën e versionit të ri.

Por sot, Elsa Lila ka njoftuar fansat se kënga është rikthyer në YouTube duke u shprehur se kush duron, fiton. / KultPlus.com

Është hapur aplikimi për programin Master në FAMU për vitin 2023

Për vitin e nëntë me radhë Qendra Kinematografike e Kosovës ofron mundësinë e aplikimit në shkollën e filmit dhe televizionit të Akademisë së Arteve të Bukura në Pragë – FAMU.

FAMU është themeluar me dekret presidencial në vitin 1945 dhe ofron programe të akredituara dhe të çertifikuara të studimit si në gjuhën çeke ashtu edhe në atë angleze.

Memorandumi i lidhur mes QKK-së, MKRS-së dhe FAMU-së, ofron mundësinë e edukimit audio-vizuel për qytetarët e Republikës së Kosovës në këtë Akademi. Bursa vlen vetëm për shtetas të Republikës së Kosovës me vendbanim të përhershëm në Kosovë.

Kushtet për regjistrim në shkollën e filmit FAMU përcaktohen nga shkolla e filmit dhe televizionit të Akademisë së Arteve të Bukura me seli në Pragë, të cilët gjithashtu bëjnë edhe intervistimin dhe përzgjedhjen.

Për t’i parë kriteret dhe afatet ju lutem shkoni në webfaqe të FAMU-së duke klikuar KËTU. /KultPlus.com

PEN Qendra e Kosovës boton librin e ri të poetit Fahredin Shehu


Përmbledhja me poezi “Evokimet”, e autorit Fahredin Shehu këto ditë u botua nga PEN Qendra e Kosovës.

Poezitë në librin “Evokimet”, janë të ndara në cikle, bazuar në frekuencat e Solfeggios, të cilat ndikojnë në gjendjen psikosomatike të njeriut dhe secili kapitull, korrespondon me frekuencën e caktuar me qëllim që të gjej rezonancën në gjendjen shpirtërore të lexuesit.

Shehu është autor i më se njëzetë librave, i cili për më se tridhjetë vite, shkruan ese, romane, tregim të shkurtër dhe në veçanti shquhet për poezinë me tone filozofiko-mistike dhe lëron një poezi, e cila është shumë intime dhe e cila kërkon përsiatje të thellë si dhe njohuri shumëdimensionale.

Poezitë e tij janë përkthyer në rreth 30 gjuhë dhe i sollën çmime ndërkombëtare. Vlen te ceket se në vitin 2022, Lidhja e Shkrimtarëve Kinez, e shpërbleu me çmimin e parë, ku për dy orë program artistik, me operë klasike kineze, të Dinastisë Tang, është begatuar i tërë manifestimi kulturor, me muzikë dhe recitale me poezi edhe të laureatëve tjerë.

Poetja e njohur nga Izraeli, Gili Haimovich, ditën e pavarësisë së Kosovës 2022, Shehut ia uron me përkthim në Hebraisht, të poezisë, “Guaska bojëylber”, të botuar në Jerusalem. Po ashtu Shehu ishte pjesë e projektit të skulptorit të njohur Italian, Italo Lanfredini, i cili në shtëpinë e familjes Medici në Cremona, Itali, për një muaj janë ekspozuar poezitë të punuara në barkën prej drurit të shelgut. Dy botime tjera, të cilat vet Shehu i veçon janë: Antologjia për Janko Glezer, botuar ne Slloveni dhe nga Shoqata DEA, nën editimin dhe udhëheqjen nga Lili Koci, në Zagreb, antologjia në tre vëllime me titul “Nga DEA, me dashuri”. Kuptuam nga autori se poashtu është botuar edhe në revistën “Totem”, në Iran, gjë që e bën Shehun ndër poetët e rrallë kosovar, të përkthyer në Persisht. Në një të ardhme shumë të afërt, në Budapest do të botohet Antologjia në gjuhën hungareze, me rastin e 200 vjetorit të vdekjes së poetit kombëtar hungarez, Sandor Petöfi. / KultPlus.com

“Mbreti i golave”, 13 vite nga vdekja e ikonës së futbollit shqiptar, Panajot Pano

Sot janë bërë 13 vite që kur legjenda e futbollit shqiptar, Panajot Pano vdiq. Ai konsiderohet si një nga futbollistët më të mirë shqiptar që ka luajtur ndonjëherë, shkruan KultPlus.

Ikonë e futbollit shqiptar dhe në veçanti Partizanit, ku kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij të shkëlqyer, Pano mbetet si një ndër futbollistët më të dashur për publikun shqiptar, etalon i spektaklit dhe “Mbret i Golave”.

Panajot Pano ka realizuar plot 136 gola në 210 ndeshje me fanellën e Partizanit, duke fituar gjithçka që mund të fitohej në futbollin shqiptar në ato vite , 4 kampionate dhe 5 Kupa, ndërsa me Kombëtaren kuqezi ka shënuar 4 gola në 24 prezenca.

Të panumërta nderimet për “Mbretin Shqiptar” të golit nga institucionet shqiptare dhe të huaja.

Panajot Pano është “Mjeshtër i Madh i Sportit”. FSHF në vitin 2008 e njohu me çmimin “Lojtari më i mirë i të gjitha kohërave”, ndërsa UEFA dhe FIFA i kanë akorduar çmimin “Lojtari Shqiptar i Shekullit”.

Të tjera nderime ndërkohë janë dhe titulli “Nderi i Kombit”, si dhe “Simboli i Qytetit të Tiranës”.

Panajot Pano mbetet simbol i futbollit mjeshtëror dhe lojtarit të dashur nga të gjithë në vend, si një virtuoz i madh i futbollit që dhuroi emocione të paharrueshme ndër vite për tifozët shqiptarë. /KultPlus.com

Zhduket aktori britanik Julian Sands

Aktori  me origjinë britanike, Julian Sands, i njohur për rolet e tij kryesore në filma të tillë si “A Room with a View” dhe “Warlock”, është zhdukur në malet e Kalifornisë Jugore.

65-vjeçari u raportua i zhdukur nga gruaja e tij të premten e kaluar në 13 Janar, pasi ai kishte shkuar për ecje në zonën Baldy Bowl të maleve San Gabriel, sipas stacionit televiziv të Los Anxhelosit KABC-TV. “Ai u largua atë ditë për një shëtitje dhe kur nuk u kthye, familja e tij e raportoi atë të zhdukur,” citoi KABC-TV.

Ekipet kanë nisur menjëherë një kërkim për aktorin, por përpjekja u ndërpre për shkak të rreziqeve të ortekëve dhe kushteve të këqija të atmosferike. Kërkimet me helikopterë dhe avionë drone kanë vazhduar, megjithatë, dhe autoritetet planifikojnë të rifillojnë një kërkim tokësor sapo të lejojnë kushtet  e motit.

Baldy Bowl, rreth 50 milje në verilindje të Los Anxhelosit që ndodhet pranë zonës së skive Mount Baldy, është një destinacion popullor për skiatorët, alpinistët dhe  jo vetëm. Departamenti i Sherifit të Qarkut San Bernardino lëshoi ​​një këshillë të enjten e kaluar duke paralajmëruar se moti i ashpër pas disa javësh stuhish vdekjeprurëse e kanë bërë zonën të rrezikshme për të zhvilluar alpinizëm dhe shëtitje.

Gjatë katër javëve të fundit, ekipet e kërkimit kanë kryer 14 misione shpëtimi në malin Baldy dhe zonat përreth për alpinistët e bllokuar, dy prej të cilëve humbën jetën. I lindur në Angli, Sands u zhvendos në Kaliforni në vitet 1980 për të ndjekur karrierën në Hollywood pas suksesit të filmit të vitit 1985 “A Room with a View”, një romancë e periudhës në të cilën ai interpretoi personazhin kryesor përballë Helena Bonham Carter. Ai gjithashtu luajti si djali i Satanait në thrillerin të vitit 1989 “Warlock” si dhe me pas ne vazhdimin e tij. / Zhurnal / KultPlus.com

‘Shi bie në Tiranë, nga malli ynë edhe qielli qaj’ (VIDEO)

Fitnete Tuda, një emër i dashur për muzikën shqipe, ndër vite ka sjellë këngë që këndohen edhe sot e dëgjohen me ëndje, duke reflektuar gjithmonë për jetën, dashurinë, të kaluarën.

Një prej këngëve më të dashura padyshim mbetet “Shi bie në Tiranë”.

Sot, KultPlus ua risjell tekstin dhe videon e kësaj kënge:

Shi bie në Tiranë
nga malli ynë
edhe qielli qan
je i dehur nga pija
apo nga dashuria
ti ec…
por këmbët nuk të mbajnë
je i dehur nga pija
apo nga dashuria
ti ec…
por këmbët nuk të mbajnë

Shi bie në Tiranë
si nën ombrellë
ti strukesh nën një palmë
gjysma ime treti
rrugëve të këtij qyteti
shi bie në Tiranë
gjysma ime mbeti
rrugëve të këtij qyteti
shi bie në Tiranë

Sa shumë u endëm e s’ikëm
sa shumë u lagëm e s’ikëm
harruam ditët dhe vitet
a është kjo dashuri?

Shi bie në Tiranë
dhe shpirti ynë
fluturon mbi dajt
vetja ime mbeti
rrugëve të këtij qyteti
Shi bie në Tiranë
zemra ime mbeti
rrugëve të këtij qyteti
Shi bie në Tiranë

Shi bie në Tiranë
nga malli ynë
edhe qielli qan
zemra ime mbeti
rrugëve të këtij qyteti
Shi bie në Tiranë
kënga ime mbeti
rrugëve të këtij qyteti
Shi bie në Tiranë
Shi bie në Tiranë
Shi bie në Tiranë
Shi bie në Tiranë…/KultPlus.com

Dashuria e Albert Ajnshtajnit për Japoninë dhe magjepsja e vazhdueshme me kulturën e tyre

Albert Ajnshtajni kishte një vlerësim të thellë për kulturën dhe artin japonez. Ai ishte veçanërisht i dhënë pas printimeve japoneze të blloqeve të drurit dhe shpesh i mblidhte ato. Ai gjithashtu kishte një respekt të madh për japonezët dhe mënyrën e tyre të jetesës. Në vitin 1922, Ajnshtajni madje i shkroi një letër ambasadorit japonez në Berlin, duke shprehur admirimin e tij për kulturën japoneze dhe duke shprehur dëshirën e tij për të vizituar Japoninë. Në vitin 1922, Ajnshtajni vizitoi Japoninë dhe ishte një sukses i madh. Ai u prit si një njeri i famshëm dhe dha disa leksione mbi teoritë e tij të relativitetit. Ai madje takoi perandorin e Japonisë dhe mori një diplomë nderi nga Universiteti i Tokios, shkruan KultPlus.

Në vizitën e tij të parë dhe të vetme në Japoni, në fund të vjeshtës të vitit 1922, Albert Ajnshtajni, si pothuajse çdo perëndimorë që shkeli ndonjëherë atje, u mahnit nga bukuria e vendit dhe përsosja e kulturës, përcjell KultPlus.

“Oborri i brendshëm i pallatit është ndër arkitekturat më të shkëlqyera që kam parë ndonjëherë,” shkroi ai në ditarin e tij për Kioton. Japonezët janë “shpirtra të pastër si askund tjetër mes njerëzve”, shkruan ai tutje.

Më 8 tetor 1922, Ajnshtajni dhe gruaja e tij, Elsa, kishin lundruar nga Marseja në bordin e anijes oqeanike japoneze SS Kitano Maru për të filluar një udhëtim gati gjashtëmujor që do t’i çonte në Egjipt, Ceylon (Sri Lanka e sotme), Singapor, Hong Kong dhe Kinë përpara se të mbërrinin në Japoni më 17 nëntor. Kthimi i tyre, në bordin e SS Haruna Maru dhe SS Ormuz, do të përfshinte vizita të gjata në Palestinë dhe Spanjë përpara se të mbërrinin në Berlin më 21 mars 1923. Gjatë gjithë udhëtimit të tij, Ajnshtajni mbajti një ditar.

Ditari i shkruar me dorë e tregon Ajnshtajnin në një dritë të panjohur, si një turist – në kuptimin real, të lidhur me tokë, jo (si në eksperimentin e tij të famshëm të mendimit) duke hipur në një rreze drite nëpër hapësirë-kohë. Asnjëherë i destinuar për botim, ai regjistron mendimet dhe përshtypjet e tij ashtu siç kanë ndodhur, të pandërmjetësuara dhe të pafiltruara nga konsideratat se si ato do të ndikonin në imazhin e tij. Pra, mund të jemi të sigurt se ai po fliste nga zemra kur shkroi.

Vizita e Ajnshtajnit në Japoni ishte zemra e udhëtimit të tij. Ishulli ishte ende një destinacion ekzotik për perëndimorët gati 70 vjet pasi Matthew Perry lundroi flotën e tij amerikane në gjirin Edo.

Ajnshtajnit i bëri shumë përshtypje kultura japoneze, edhe kur nuk e kuptonte atë.

“Këndimi japonez mbeti kaq i pakuptueshëm për mua,” shkroi ai. “Dje dëgjova një tjetër duke kënduar përsëri deri në atë pikë sa më bënte të trullosur”.

Ai mund të mos ketë menduar shumë për shkencën japoneze, por ai kishte gjëra komplimentuese për të thënë për arkitekturën dhe artin, dhe ai duartrokiti njerëzit për “respektin e tyre të sinqertë pa asnjë gjurmë cinizmi apo edhe skepticizmi” – kjo e fundit një cilësi e çuditshme për të dalë nga gjeniu, pasi ai ishte një person skeptik i plotë për të gjitha format e urtësisë së marrë, nga ajo biblike në njutoniane.

Atij i pëlqenin gjithashtu gratë japoneze – në fakt, i pëlqenin gratë pothuajse kudo që shkonte – megjithëse nuk ishte karakteristik i ngushtë për atë që shihte në to: “Për bukurinë e gruas japoneze, kësaj krijese të ngjashme me lulen”.

Si çdo perëndimor i pafat, ai u përpoq, me sukses të ndryshëm, të përshtatej me zakonet. “Të ulesh në dysheme është e vështirë”, shkroi ai pas një vakti në një bujtinë japoneze. Ai provoi kuzhinën, e cila jo gjithmonë i përshtatej mirë tretjes apo etikës së tij – “krijesa të gjora”, tha ai për karavidhet e pjekur që i shërbyen në “institucionin simpatik”. Dhe, duke i bërë jehonë një tropi të njohur të epokës së tij, në të cilën përgjithësimet kombëtare dhe etnike trajtoheshin si vëzhgime të vërteta, jo stereotipe të mbushura politikisht, ai i gjeti japonezët, po, të padepërtueshëm. “Midis nesh shohim shumë japonezë, që jetojnë një ekzistencë të vetmuar, duke studiuar me zell, duke buzëqeshur në një mënyrë miqësore,” shkroi ai. “Askush nuk mund t’i kuptojë ndjenjat e fshehura pas kësaj buzëqeshjeje të ruajtur.”

Ajnshtajni ishte magjepsur dhe i mahnitur nga Aventurat e tij në Japoni. Harta nga LaTigre

Megjithëse Palestina, dhe më vonë Shteti i Izraelit, do të mbetej një pasion i Ajnshtajnit për pjesën tjetër të jetës së tij, përshtypja që lanë ditarët dhe letrat e tij të udhëtimit është se Japonia e interesonte më shumë.

Në një ese të botuar në vitin 1923, ai kundërshtoi kulturën perëndimore me atë të Japonisë, e para e karakterizuar nga “individualizmi në konkurrencën ekstreme dhe të ashpër që ushtron energjinë maksimale, mundimi i ethshëm për të fituar sa më shumë luks dhe kënaqësi”, dhe e dyta “nga harmonia dhe qetësia, lidhjet e forta familjare dhe qytetërimi publik i imponuar nga normat shoqërore”.

Në përgjithësi, Ajnshtajni kishte një admirim dhe dashuri të fortë për Japoninë dhe kulturën e saj./KultPlus.com

“Një udhëtim në det është një ekzistencë e mrekullueshme për një meditues,” shkroi Ajnshtajni, i fotografuar këtu me gruan e tij, Elsa, në bordin e SS Kitano Maru rrugës për në Japoni.