Shkrimtarja Fay Weldon, e njohur më së shumti për librat, përfshirë ” The Life and Loves of a She-Devil” të vitit 1983, ka vdekur në moshën 91-vjeçare.
Autorja botoi më shumë se 30 romane gjatë karrierës së saj, si dhe koleksione me tregime të shkurtra, filma dhe shkrime gazetareske.
Weldon ka lindur në Mbretërinë e Bashkuar, por është rritur në Zelandën e Re.
Ajo botoi romanin e saj të parë në vitin 1967 dhe vazhdoi të përfshihet në listën e ngushtë për çmimet e letërsisë Booker dhe Whitbread për veprat e saj “Praxis” dhe “Worst Fears”.
Historitë e mprehta, prerëse dhe djallëzore të Weldon-it për jetën dhe dashuritë e grave shpesh bazoheshin në jetën dhe marrëdhëniet e saj private plot ngjyra dhe të trazuara.
Ajo tha se shkruante qëllimisht për gratë që shpesh anashkaloheshin ose nuk paraqiteshin në media. Feminizmi luajti një rol të spikatur në pjesën më të madhe të punës së Weldon, megjithëse disa nga pikëpamjet e saj mbi këtë temë nënkuptonin se marrëdhënia e saj me feminizmin ishte e ndërlikuar.
Ajo u nominua për Booker në vitin 1979 për romanin e saj të gjashtë “Praxis”. Kritiku i “Times”, Clare Clark kohët e fundit e vlerësoi atë si veprën e saj më të mirë, duke thënë se autorja i vuri vetes detyrën “të mos abuzonte gratë me pothuajse çdo mit ngushëllues tek i cili mund të kapeshin, duke nxjerrë të vërteta të egra sikur të ishte detyra e një romancieri të thyejë tre tabu para mëngjesit”.
Nominimi i saj për çmimin Whitbread erdhi në vitin 1996 për “Frikët më të këqija”, në të cilin një aktore duhet të përballet me frikën e saj për t’u mashtruar nga burri i saj.
Weldon gjithashtu fitoi çmimin PEN/Macmillan Silver Pen Award në të njëjtin vit për “Wicked Women”, një koleksion tregimesh të shkurtra. Ajo u nderua gjithashtu me një çmim për Fiction Los Angeles Times, dhe u bë një CBE në vitin 2001.
Në vitin 2017, ajo shkroi “Death of a She-Devil”, një vazhdim i “The Life and Loves of a She-Devil”./KultPlus.com
Artizanët në Pazarin e Vjetër të Krujës, janë bërë pjesë e projektit të financuar nga BE-ja “Artizanët mes të shkuarës dhe të ardhmes” dhe po zbatohet nga Ministria e Kulturës, në mbështetje të promovimit dhe brandimit të prodhimeve artizane, që janë mjaft të kërkuara nga vizitorët vendas dhe të huaj.
Deri tani janë përfshirë 15 artizanë të cilët kanë kryer 9 sesione trajnimi për aftësimin digjital, marketimin dhe brandimin e prodhimeve të artizanëve të Krujës, që vlerësohen asete të paçmuar të etnografisë shqiptare.
Pazari unik i Krujës është një nga pikat më atraktive që ky qytet ofron në çdo stinë, për vizitorët dhe turistët e ndryshëm.
Kryesisht gratë artizane krutane me pasionin dhe dëshirën e tyre po vijojnë ta ripërtërijnë aktivitetin në krijimin e prodhimeve artizane në Pazarin e Krujës, aty ku tradita “kuvendon” aq bukur në punimet e larmishme të zejtareve të zonës.
Ky projekt synon t’i japë mbështetje dhe një hov të ri zhvillimit të këtij aktiviteti të hershëm që po trashëgohet tek brezat e rinj krutanë./atsh/ KultPlus.com
Në Coupvray të Francës, më 4 janar të vitit 1809, lindi Louis Braille, i cili e sfidoi verbimin qysh si adoleshent.
Kur ishte fëmijë, Braille pësoi një aksident dhe mbeti i verbuar, por derisa ishte ende nxënës shkolle, krijoi një formë të re komunikimi që do transformonte jetën e miliona personave të verbër.
Braille vdiq më 6 janar 1852, dhe sistemi i tij i shkrimit që mund të ndihet dhe të interpretohet nga të verbrit, do të njihej gjerësisht vetëm pas vdekjes së tij.
Pothuajse dy shekuj më vonë, sistemi Braille vazhdon të jetë instrument tepër i çmuar i të mësuarit dhe komunikimit për të verbrit, dhe i përshtatur për gjuhët në mbarë botën. / KultPlus.com
Hobsi e përgjithësoi sistemin e vet në tri shkrime të titulluara: Për trupin, Për njeriun dhe Për qytetarin.
Ashtu si bota materiale lëviz sipas një mekanizmi të ndërlikuar ingranazhesh, si ajo e një ore të ndërlikuar, edhe njeriu është rrënjësisht ashtu si një makinë.
Mjeku Uiliam Harvei, mik i vjetër i Hobsit, e kishte treguar në mënyrë të shkëlqyer këtë nëpërmjet qarkullimit të gjakut. Prandaj, sipas Hobsit, pulsionet psikologjike dhe gjendjet si kënaqësia dhe dhimbja, dashuria dhe urrejtja, dëshira dhe frika, mund të çojnë te pulsioni fizik i dorës së parë, që është ruajtja e vetes. Një pulsion i tillë i bindet domosdoshmërisë, megjithëse këtu nuk bëhet fjalë për një vullnet të lirë./ KultPlus.com
Netflix prezantoi dhjetë filmat dhe serialet që ishin më të ndjekurit në vitin 2022.
Vitet e fundit, shërbimi i transmetimit ka qenë duke luftuar me konkurrencë të ashpër me Disney Plus dhe Paramount Plus, por ai ende kryeson në mbarë botën.
Suksesi sigurisht i detyrohet projekteve të njohura si “Stranger Things”, “Inventing Anna” dhe “Dahmer Monster”, por edhe filmave si “The Grey Man” dhe “Project Adam”.
Filmat dhe serialet më të ndjekur në anglisht në vitin 2022
Filmat më të shikuar
Seriali më i ndjekur
1.
“Njeriu gri”
“Stranger Things” (Sezoni 4)
2.
“Projekti Adam”
“E mërkurë” (Sezoni 1)
3.
“Zemrat e purpurta”
“Përbindëshi Dahmer”
4.
“Ngutje”
“Bridgerton” (Sezoni 2)
5.
“Mashtruesi i Tinder”
“Shpikja e Anës”
6.
“Bisha e detit”
Ozark (Sezoni 4)
7.
“Enola Holmes 2”
“Vëzhguesi”
8.
“Vit i Fundit”
“The Sandman” (Sezoni 1)
9.
“Njeriu nga Toronto”
“The Umbrella Academy” (Sezoni 3)
10.
“Turni i ditës”
“Virgin River” (Sezoni 4)
Filmat dhe serialet më të ndjekur në gjuhë të tjera në vitin 2022
Filmat më të shikuar
Seriali më i ndjekur
1.
“Troll” (Norvegji)
“Të gjithë ne jemi të vdekur” (Sezoni 1, Koreja e Jugut)
2.
“Asgjë e re në Perëndim” (Gjermani)
“Extraordinary Attorney Woo” (Sezoni 1, Koreja e Jugut)
E rrethuar nga qen dhe mace, e ulur në një dhomë të vogël të tejmbushur me libra dhe letra, Catherine Camus tregon për marrëdhënien me babain e saj, si zbuloi se Camus kishte një të dashur e megjithatë nuk u nda kurrë nga bashkëshortja, takimi me María Casarès dhe dyshimet për vrasjen e tij.
Vendi ku prehet Albert Camus, pranë bashkëshortes së tij Francine, ndodhet në fund të varrezës së vogël në Lourmarin. Është një masiv prej guri të ashpër, me një oleandër në qendër dhe disa mesazhe nga adhuruesit e tij, ku i fundit është shkruar nga këngëtarja Patti Smith e cila pak kohë më parë i bëri homazhe intelektualit francez.
“Na vizitoi edhe në shtëpi, ku u mbyll në studio duke shfletuar dorëshkrimin e “Njeriu i parë”. Kur doli, qante”, tregon Catherine Camus, e bija 74-vjeçare e Albert Camus. Prej 30 vitesh ajo kujdeset për veprën e të atit. E rrethuar nga qen dhe mace, e ulur në një dhomë të vogël të tejmbushur me libra dhe letra, Catherine tregon për marrëdhënien me babain e saj, si zbuloi se Camus kishte një të dashur e megjithatë nuk u nda kurrë nga bashkëshortja, takimi me María Casarès dhe dyshimet për vrasjen e tij.
Pas disa ditëve do të përkujtohet gjashtëdhjetë vjetori i vdekjes së babait tuaj. Ç’kuptim ka për ju?
Përkujtimoret më mërzisin. Deri në korrik, madje as që i mendoja. Më pas filluan telefonatat, ftesat, propozimet për intervista. Ju gazetarët i adhuroni përvjetorët. Çfarë doni t’ju them? Për mua, babai im ka vdekur çdo ditë.
Jetoni ende me këtë mendim të pandryshuar?
Duhet ta tregoj zinë? Çfarë shprehjeje qesharake. Unë jetoj me zinë çdo ditë, domosdoshmërisht.
Ju mungon shumë?
Nuk është një gjë e trishtë, madje përkundrazi, qeshim shumë së bashku. Disa ditë më parë takova një historian sartrian që dukej sikur kishte dalë nga një frigorifer i viteve ’60. Mendova, ose ndoshta ishte babai që ma solli ndër mend: shih çfarë lythi qelbëzues. Gjithsesi, nuk pres ndonjë ceremoni të madhe.
Pse?
Institucionet franceze më parë injoruan njëqind vjetorin e lindjes së babait tim. Mbaj mend që atëherë më telefonuan nga Gallimard dhe ishin të shqetësuar ngaqë po afronte data. I thashë se harxhonin kohë, se nuk do të bëhej asgjë. Dhe kisha të drejtë.
Si shpjegohet sipas jush?
Babai im nuk e dontë pushtetin, edhe sot asnjë nuk mund ta përvetësojë veprën e tij. Jam shumë krenare. Kjo tregon se edhe i vdekur, arrin t’u shkaktojë shqetësime disave.
“I huaji” është një ndër librat fracezë më të shitur në botë.
Mund ta kem gabim, por besoj se kjo i detyrohet faktit se Camus flet për lartësinë e njeriut. Nuk kishte paragjykime dhe as ideologji. Thoshte: Nëse do të mendoja se e djathta ka të drejtë, do të isha i majtë. Ishte një macronist i orëve të para.
Ju e mbështesni presidentin Macron?
Duke parë liderët e tjerë si Trump, Johnson apo Salvini, besoj se jemi me fat që kemi Macron. Është i kulturuar, ka cituar disa herë babain tim dhe ndryshe nga politikanët e tjerë, gjatë jetës ka bërë edhe gjëra të tjera.
Presidenti është shumë i kritikuar, fillimisht nga lëvizja e jelekverdhëve dhe tani nga protesta e sindikatave.
Faktikisht shtypi e ka prezantuar si president të të pasurve, ndaj mendoj se është i pashpresë. Francezët janë ziliqarë, kjo është e tmerrshme. Gjyshja ime nga babai ishte shumë e varfër dhe pastronte shtëpi. Nëse do të kishte lindur sot, me siguri që do të kishte një jetë akoma më të vështirë.
Dhjetë vite më parë, ish-presidenti Sarkozy kërkoi që t’i zhvendosje eshtrat e babait tuaj në Pantheon.
E pagoi shtrenjtë, edhe unë bashkë me të.
Në ç’kuptim?
Sarkozy është kritikuar shumë dhe unë humba shumë miq nga e majta. Nuk e duruan idenë që shkova në një drekë me Sarkozy për të biseduar.
Në fund pranuat.
Mora qindra letra nga francezë që kishin lindur të varfër, si babai im. Ata më bindën. Të kishin Albert Camus në Pantheon, për ta do të ishte një shenjë shprese. Edhe gjyshja ime do të thoshte të njëjtën gjë.
Transferimi i eshtrave në Pantheon nuk u bë sepse vëllai juaj ishte kundër?
Jean nuk donte. Duke bërë shaka më tha se “për një herë të vetme, të bëra nder”. Marrëdhëniet tona nuk janë të lehta. Ka momente që më urren dhe momente të tjera që bën paqe. Vëllai im ka vuajtur gjithmonë nga çrregullime. Pas shtatë vitesh, tani nisëm të flisnim përsëri.
Jeni binjakë. Camus ju thërriste me dashamirësi “Murtaja dhe Kolera”. Kush ishte Murtaja?
Unë isha Murtaja, Jean ishte Kolera. Për ne babai ishte “Le Rassurant”, siguruesi. E shihnim si dikë të drejtë dhe të fortë. Preferoja shuplakat e mamasë se sa qortimet e babait. Ishte e pamundur ta gënjeje atë. Na edukoi me ndjenjën e ndershmërisë, të respektit për të tjerët. Kjo më shpëtoi pas vdekjes së tij.
Si e morët vesh aksidentin?
Mamaja na dërgoi në shtëpinë e disa miqve pa na thënë asgjë. E zbuluam duke dëgjuar bisedat e të tjerëve. Na u shemb toka. Mbaj mend vetëm frikën e madhe që kisha.
E keni lexuar librin e Giovanni Catelli që ngre hipotezën se ka qenë një komplot nga KGB?
Nuk e kam lexuar. Nuk dua të bëj pyetje të tjera mbi aksidentin, mjaft e rëndë është edhe kështu. Shpjegimi më logjik është një problem mekanik me makinën Facel Vega, është një makinë që ka shkaktuar edhe aksidente të tjera. Gjithsesi ka edhe njerëz që janë të bindur se ishte një komplot i OAS (organizata klandestine ushtarake kundër pavarësisë së Algjerisë). Është folur edhe për CIA-n. Duhet thënë se në skedat e CIA-s dhe KGB-së, babai im kishte të njëjtin përkufizim: trockist. Të paktën arriti që t’i dakortësonte.
Përse pritët deri në vitin 1994 për të botuar dorëshkrimin e gjetur në makinën e Camus, “Njeriu i parë”?
U konsultova gjatë përpara se ta bëja. Në fund vendimi u përshpejtua pasi mora vesh se ekzistonin kopje pirate të tij. Nuk doja që të botohej me gabime apo modifikime.
Është një vepër që flet për familjen tuaj. Nuk u ndjetë pjesë e kësaj gjëje?
Nëse do të mendoja kështu, nuk do të publikoja korrespondencën mes Camus dhe María Casarès.
Sa e rëndësishme ishte për ju që të botoheshin letrat e tyre?
Është botuar më parë një libër mbi marrëdhënien e babait tim me Marían. M’u duk më e drejtë që të ishin direkt ata të dy që ta tregonin historinë e tyre dhe kështu ndodhi.
Kur ishit e vogël, e dinit që babai juaj kishte një të dashur?
Për mua ishte diçka normale. Kur shkoja në shtëpitë e shoqeve dhe shihja që prindërit e tyre flinin në të njëjtin shtrat, më dukej e çuditshme. Nuk e di se si më erdhi, por një ditë shkova te mamaja ime dhe e pyeta: Si është María? M’u përgjigj: Është si ty. Nuk kuptova kurrë nëse për të ishte diçka e mirë, apo e keqe. Ose ndoshta të dyja bashkë. Vite më vonë binda veten që ishte një compliment.
E keni njohur Casarès?
Pas vdekjes së mamasë sime, në vitin 1980, i lashë një pusullë në një teatër në Nice ku ajo po jepte një shfaqje. Më telefonoi më vonë duke më ftuar në hotelin ku qëndronte. Shkova në kohën e drekës dhe kemi folur për rreth pesë orë të shtrira në shtrat duke ngrënë çokollata. Jemi takuar edhe herë të tjera më vonë, ishte një grua me shumë jetë.
A e vuante mamaja juaj këtë mungesë besnikërie?
Ishte e brishtë, shpesh herë nën depresion dhe me siguri që pabesitë nuk e ndihmonin. Babai im nuk e gënjeu kurrë, i kishte thënë se ishte i paaftë t’i qëndronte martesës. Në të njëjtën kohë nuk e la kurrë për shkak të betimit të bërë. Kam nisur të punoj duke sistemuar korrespondencën e tyre dhe më duhet të them se është një lloj psikanalize. Ndoshta një ditë do t’i botoj, që të kuptohet se sa kanë vuajtur të dy, sidomos gjatë periudhës së luftës.
Cili libër i Camus ju pëlqen më shumë?
“Rënia” dhe gjithashtu, edhe pse nuk është një vepër letrare, fjalimi i mbajtur në Stockholm me rastin e çmimit Nobel, kur thotë për shembull: “Jam i pasur me dyshimet e mia”. Sot të gjithë kanë opinione të prera, përfundimtare.
Mendoni ndonjëherë se ç’do të thoshte babai juaj sot, përpara gjithë kësaj rrëmuje botërore?
Mjafton të lexohet sërish vepra e tij. Thoshte se slogani do të zëvendësonte dialogun. Dhe ja ku ndodhi. Në shumë këndvështrime, ka qenë profetik.
*Albert Camus lindi në Algjeri nga prindër francezë, teksa u rrit në një lagje të varfër. Fitues i çmimit Nobel në letërsi në vitin 1957, u nda nga jeta më 4 janar 1960 pas një aksidenti automobilistik. Në romanet dhe veprat e tij filozofike ai shkroi për absurdin dhe nuk pranoi të konsiderohej si ekzistencialist. Intervista u përkthye në shqip nga Erjon Uka. / KultPlus.com
Kampioni i Evropës më 2021, Akil Gjakova feston sot ditëlindjen e tij të 27-të, shkruan KultPlus.
Gjakova konsiderohet si një nga sportistët më të suksesshëm në historinë e Kosovës.
Ai fitoi medaljen e artë në peshën 73kg për meshkuj në Lojërat Mesdhetare 2018 të mbajtura në Tarragona të Spanjës.
Në vitin 2021, ai fitoi medaljen e artë në peshën 73kg për meshkuj në Kampionatin Evropian të Xhudos që u mbajt në Lisbonë të Portugalisë.
Ai po ashtu përfaqësoi Kosovën në Lojërat Evropiane 2015 në Baku të Azerbajxhanit dhe në Lojërat Evropiane 2019 në Minsk të Bjellorusisë.
Ndërkaq, edhe Komiteti Olimpik i Kosovës i ka uruar ditëlindjën xhudistit, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.
“Kampion i Evropës 2021 7️⃣-ti në LO Tokyo 2020 🥇🥉në Lojërat Mesdhetare 3X Sportist i Vitit në Kosovë Urime ditëlindja🎂 Akil Gjakova. U bëfsh 100!”, thuhet në njoftim. / KultPlus.com
Starton një udhë krijimi, hapat e të cilës maten me rrahje zemre edhe pse vepra e dalë nga shpirti do të mbruhet ne metal e në trajtë, në formë dhe përjetim, në ide dhe sendërgjim estetik.
Po, nuk është trill mediatik, as lajm i krijuar nën një presion pasioni nacional, është e vërtetë, artisti me origjinë shqiptare do të vendosë më 30 mars 2023 në Piazza Mercato, në Napoli, skulpturën e tij monumentale “Çelësi i së sotmes” në kuadrin e projektit “Çelësat e unitetit”, në bashkëpunim me JeanWolfe nga Los Angeles.
Ky projekt ambicioz do të lançohet me bujë të madhe në një prezantim publik, duke mbërritur ngarkuar në një valë pozitiviteti, shprese, komunikimi dhe bashkëjetese. Sepse është arti i madh ai që aspiron për ëndrrën për të frymëzuar një dialog të hapur dhe për të mëkuar një shpirt që u flet ndjenjave dhe emocioneve çiltërsisht dhe sinqerisht.
Dhe kjo nuk është krejt një rastësi që pikërisht në Piazza Mercato, në Napoli, artisti me famë ndërkombëtare Miloti ka zgjedhur të vendosë “Çelësin e së sotmes”, një vepër që intrigon, një qasje komunikimi artistik që ngulmon t’i japë zë heshtjes së diktuar nga skepticizmi dhe mëdyshja, dhe të gjej një çelës për të hapur dyert e mbyllura dhe diktati i ndalimeve dhe për t’i mëkuar shpirtrave që i anden të bukurës, atë që është e jona, bota, jeta, dhe gjithëkjo shenjtëruar prej një vullneti të lartë dhe mëtuar përmes artit si një altar.
Një fuqi frymëzimi dhe dinamizmit, një retorikë dialogu dhe blatimi të hyjshëm i shpirtit krijues që ftohet të jetë si një sublimitet arti që imponon me ndijim dhe shpirtje, në një shesh të bukur dhe historik 700-vjeçar, i cili ka qenë gjithmonë epiqendra e ngjarjeve qytetare, duke luajtur një rol kyç në historinë magjepsëse të një prej kryeqendrave më të vjetra në botë, një metropol që i dha jetë shumë qytetërimeve dhe kulturave, duke lejuar zemërhapur e mendjekthjellët, t’u bëjë vend diversitetit të kulturave, besimeve, racave dhe ideve. Kjo histori vazhdon edhe sot me një prej artistëve më në zë, atë që blatoi shpirtin krijues vendit që ju bë atdhe, dashurisë së njerëzve që ju bë prehër.
Kjo skulpturë gjigante, quajtur “Çelësi i së sotmes”, ekspozuar për herë të parë në Napoli, falë kryebashkiakut Gaetano Manfredi (në foto me artistin që i prezanton maketin e çelësit), që do të jetë simboli i jetës, i rilindjes së një shoqërie të hapur ndaj gjithçkaje dhe të gjithëve, ndaj dialogut, ndaj krahasimit, e një bote, e cila ofrohet si mundësi dhe potencial për të gjithë.
Dëshira e Alfred Mirashi – Miloti është të japë një mesazh shprese në një moment kaq të vështirë dhe përçarës, me synimin për të rizgjuar mendimin kolektiv të një shoqërie, që së fundmi ka humbur rrugën.
Ai dëshiron që kjo të jetë një “klithmë” universale respekti reciprok mes njerëzve, në mënyrë që ata të jetojnë në paqe me njëri-tjetrin dhe të mos ketë më vende të mbyllura e të largëta. Pikërisht në këtë vend, fjalë për fjalë dhe metaforikisht, do të gjendet çelësi. Një strukturë monumentale dhe mbresëlënëse, prej çeliku korten, “Çelësi i të sotmes” do të jetë dhjetë metra i lartë dhe njëzet metra i gjerë. Prezantuar nga Shoqata Mille Volti në bashkëpunim me Bashkinë e Napolit dhe Kryetarin e Bashkisë, që ka delegacionin e kulturës, nën drejtimin ekzekutiv të Michael Kaiser/Jeanwolfe, me drejtimin artistik, Michele Stanzione dhe inxhinierin Michele Palumbo, përveç bashkëpunimi i Francesco Bianco, Lai Junjie dhe Albine Mirashi, Key of Today do të qëndrojë në Piazza Mercato në Napoli për 3 muaj – dhe qyteti do të mbahet mend gjithmonë si selia inauguruese e Key-t. Inaugurimi do të jetë një rast madhështor, me një ngjarje muzikore, një ngjarje vallëzimi dhe një ngjarje me vulën e pasaportës – një çmim që i jepet një artisti të ri vendas që krijoi një vulë identiteti krijues, të zgjedhur si fitues dhe më pas shkëlqim vezullues mbi madhështinë e një çelësi të shndërruar në referencë arti të madh, arti që do t’u flasë brezave dhe epokave me gjuhën e gjithmonshme të së bukurës dhe shpirtit.
Ky mesazh universal do të dërgohet më pas në qytete të tjera italiane dhe evropiane, ku çdo skenë do të shtojë një vulë unike. Çelësat e tjerë nga i njëjti projekt – The Water Key, do të vijojnë në një turne në Azi dhe Oqeani, dhe The Dream Key, në një turne emblematik në Amerikë, do të vijojë kështu një shfaqje spektakolare rreth planetit. Nëse Arkimedi kërkonte një levë dhe një pikëmbështetje që të lëvizte tokën, si një qasje për të hedhur idenë rreth formës sferike të saj, Miloti kërkon një çelës t’i dëshmojë njeriut dhe botës se ne meritojmë të jetojmë në një të sotme me dyer dhe zemra të hapura, si një ngulm për të besuar se thelbi i ekzistencës është i sintetizuar në përkufizimin se ne i përkasim njëri-tjetrit.
Ky mesazh lidhjeje dhe dialogu është ai që shqiptari i madh i pikturës dhe skulpturës, Alfred Mirashi – Miloti, shpreson ta çojë kudo si mesazhin e besimit, duke bërë kështu dishepullin e një kohe moderne, atë që kërkon të “martirizohet” për një qëllim të lartësuar në vepër.
Siç jeni vënë në dijeni, artisti i unikes së përfaqësimit, atë të çelësave, Miloti ka fituar konkursin ndërkombëtar të organizuar nga Ministria shqiptare e Kulturës, projekti “Arti në hapësirat publike”, dhe skulptura e tij “Çelësi Shqiptar” do të realizohet dhe do të vendoset. “Në përpjekjen e madhe që bëjmë çdo ditë për të realizuar ëndrrat tona, pa vetëdije gjejmë shumë pengesa, paragjykime dhe mekanizma në jetë, ku është shumë e vështirë të realizojmë dëshirat tona”, shpjegon Milot. “Çelësi si objekt nuk ka qëllimin e thjeshtë të ‘hapjes’, por të simbolizojë hapjen e gjithçkaje, pa vende të mbyllura, si një mjet për të gjetur ‘rrugën’ e duhur për çdo qenie njerëzore. Në këtë shoqëri ne bombardohen vazhdimisht nga imazhet virtuale: shfaqja e vetvetes është bërë angazhimi më i zakonshëm. Njeriu detyrohet të mos jetë në gjendje të komunikojë dhe, për rrjedhojë, edhe artistët po ‘kërkojnë’ një identitet të ri për t’i bërë njerëzit të reflektojnë mbi pasigurinë e madhe në të cilën ne jetojmë”.
Milot është një artist shqiptaro-italian që e përballon jetën në mënyrë të thjeshtë, po aq të thjeshtë sa mesazhi që dëshiron të dërgojë me skulpturën e tij konsiston në atë që ai e mëton me mish e me shpirt: “Eliminoni frikën individuale dhe kolektive që na rrethvjen kudo, pasiguritë dhe dyshimet”. “I imi është mbi të gjitha një mesazh pozitiv shprese, sepse ne të gjithë kemi të drejtë t’i bëjmë ëndrrat tona realitet dhe të gjithë meritojnë të njëjtat mundësi për ta bërë këtë.” Projekti i madh i Milotit “Keys of Unity” do të bëhet një simbol universal dhe i qëndrueshëm i dialogut dhe lidhja “The Keys” do të krijojë një bashkëjetesë diversiteti dhe përfshirjeje në brigjet e njerëzimit dhe do të ndihmojë në rizbulimin e vlerave të humbura, që ne të gjithë ndajmë. Një ideal i hirit të përditshëm dhe një përkthim i patosit për të ardhmen. Çelësat do të jenë një frymëzim dhe një kujtim për botën që të rimarrë dhe të lidhë të kaluarën e tyre me gëzimin e së tashmes, duke parë një të ardhme shpresëdhënëse me një bisedë të hapur dhe gjithnjë në zhvillim. Në fund të fundit, dialogu është çelësi dhe ne meritojmë këtë botë që promovon artistikisht Miloti, një të tashme që e shenjtëron shpirti krijues i një artisti që beson te vlerat e mëdha të humanizmit dhe forcën transformuese të artit.
Këpuca që i urrejmë, vetura që nuk mund t’i mbajmë, shtëpi të cilat nuk mund t’i paguajmë, të gjitha këto janë tonat e nuk e dimë si dhe as pse. Sa herë e kemi gjetur veten duke veshur gjëra që nuk kanë të bëjnë me, por janë bërë tonat sepse kemi qenë të bartur nga vetëdija kolektive.
Pastaj, jemi nën izolimin e kontaktit në mes familjes, shkollës, miqësisë. Sepse na duhet të jetojmë në mallrat që kemi blerë. I jetojmë mallrat që i kemi. Aq më shumë jemi të programuar dhe të izoluar brenda rregullave të këtyre mallrave.
Qeniesojmë mungesën e vazhdimësisë së jetës duke qenë fabrikë e – like -, kukulla veshjesh të kalkuluara deri në atë që e quajmë – junk veshje -. Aq më shumë, e shikojmë njeriun jo më si veshje të tij, por nëse jeton sipas mallit në të cilin është shndërruar. Tërë kohën jemi përballë instruksioneve të reja për përdorim.
Në shndërrimin e gjërave që ka kapluar tërë sistemin e gardianëve të të vërtetës, më nuk është ajo që ke përballë, por ajo që ia vendos vetit përballë. E pastaj kjo pa zgjedhjen, pa vullnetin dhe sidomos pa dijen tonë ikë dhe kalon në mall dhunshëm të konsumuar nga ne.
Një revistë e njohur globale vetëm para disa ditësh kishte në ballinën e saj një thënie
“burrë sot duhet të dalim në piknik se kështu po thotë instagrami”…
Tek ne ka dy masa shoqërore që qarkullojnë tërë këtë industri malli, prej – like – e deri tek armatimet më të reja:
ajo për të edukuar shoqërinë
dhe pjesa që vetë-edukohet
Por, shoqëria nuk mund të edukohet pa një – zot – të edukimit, mu sikur në religjion. Në të vërtetë për të edukuar shoqërinë ajo duhet të ndalojë së qeniesuari, duke iu – falur – zotëruesit të edukimit, programit të edukimit, vetë përmbajtjes së saj. Problemi thellohet tutje, kur shoqëria është e padëgjueshme, e obsesionuar nga forcat globale dhe e mbetur pre e instinktit për mbijetesë. Në këtë zotëruesi i edukimit duhet të krijojë program nga vetë përmbajtja e qeniesimit.
Në anën tjetër, të vetë – edukuarit, janë të revoltuarit, – thugs – hajnat e dijes, fshehur në rrethet e tyre, në zonat e tyre. Dhe duke ndërtuar bërthamën e vetëmbrojtjes.
Shikuar në pikëpamje afatgjatë duke filluar prej shkollave, organizimeve administrative, e deri tek organizimet shtetërore të gjitha janë rrënoja të cilat janë të mbetura në vetëdijen tonë si kujtim. Krimi, devijimi, degjenerimi, dhunimi, plagosjet e vrasjet pikërisht në shkolla tregojnë për të gjitha këto: represionin nga lartë për edukim, revoltën ndaj kësaj dhe pafuqisë së shkollës e organizimeve shoqërore përballë ndryshimeve, mungesën e përmbajtjes përballë të qenit të kalkuluar dhe zvogëluar në mall, klikim, tullë e veturë.
Në fund, çdo edukim vjen prej diku, apo ai duhet të merret me legjendat dhe mitet tradicionale dhe me politikën ditore të pushteteve. Por, as nuk ka edukim pa politikë (ideologji), qoftë ai i luftës e qoftë ai i progresit e forcimit të vullnetit të shoqërisë. Apo, më tutje, vetë edukuesit, duke vendosur edukimin, automatikisht bëhen agjentë të njërit apo tjetrit vullnet global. E mund të thuhet edhe se duhet zgjedhur anët, në këtë krizë globale. Por duhet edukim edhe për këtë, ironikisht. Ironikisht vetë kjo është mungesë edukimi! / KultPlus.com
Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora së fundmi ka bërë të ditur se shumë shpejt do të sjell një projekt të ri, shkruan KultPlus.
Ora nëpërmjet rrjetit social Twitter ka shpërndarë një video, me mbishkrimin “Unë jam kthyer”, duke lënë të nënkuptohet se këtë muaj do të publikojë një këngë.
Sipas mbishkrimit, kënga do ta mbajë titullin “You Only Love Me”.
Kënga po ashtu pritet të publikohet më 23 janar. / KultPlus.com
Trëndafili që u shndërrua në Vajzë qante me zërin e saj të mbytur dhe më thirrte herë- herë: Më shpëto, po mbytem!
Nuk shihja njeri tjetër në breglum ku, për çudi, në një pemë mëndafshi pa gjethe vareshin shumë gurë xhevahiri e trëndafila roze. Vajza ende qante dhe kur unë me trishtim e frikë iu afrova mosbesues, duke u mbajtur për litarin që e kishte humbur ajo. Ndonjë peshkatar i vëmendshëm mund ta kishte gjetur para meje. Por, mua më ra hise.
Atëherë e njoha kush ishte vajza.
Ishte Pema, që po zhytej në dritën e lëngshme të baltës së gjallë.
Më shpëto, po mbytem!, vazhdonte me zërin e mbytur.
Kaq e mundimshme ishte sa nuk dija se një gotë ujë do të më ndihmonte. Më qe tharë fyti sikur të kisha përbi’ një grusht kripe deti.
Mbas kësaj storjeje ëndërruese, nuk më zinte gjumi, më merrte ankthi deri në pikën e skajshme të kotësisë, por përnjëherë, shkulesha nga kjo humbje kthyese.
Në mëngjes isha i dërrmuar, dhe tashti ende s’mund të mendoja, afër trëndafilit të porsa mugulluar, çfarë ka ndodhur me vajzën në natën e gjatë.
Sa pushova pak së menduari për natën e vështirë, ra zilja. E dëgjova fare pak në fillim, se ku isha nga ballkoni, kështu duhej të ndodhte.
Kur hapa derën, Mala, fqinji që, kuptohet, mendova kishte ardhur për një kafe mëngjesi, se ishte e dielë, të mos harroj, e diela e tretë e qershorit, më tha: Nuk jam mirë. Krejt natën nuk kam fjetur, na ka qarë Pema, Qika e Vogël.
Kur tha Pema, u befasova, aq sa edhe ndjeva se ende në gojë kisha avullin e kripës së natës. Goja e tharë!
Isha te mjeku, në emergjencë, mbeta gjatë, tha Mala. Të shtunave pediatri punon me orar të shkurtër. Mbas kontrollit, mjeku kujdestar më tha: Ashtë alergji, jo nga poleni i luleve të pemëve, por na poleni i trëndafilave.
Aroma e trëndafilave që prehej në oborr, sa shikova kah dritarja, më dukej tashmë si një vaj i trishtuar.
Po, ia prita.
Preku Pemën me infeksione, dhe nuk është e lehtë të përcaktohet drejt diagnoza. Pema kishte infeksion goje, veshi, kokëdhembje, temperaturë, më tha fqinji.
Nga trëndafilat, pyeta krejt kot. Ju as nuk keni në oborrin tuaj trëndafila, pëshpërita.
Jo, ma ktheu Mala, ne nuk kemi.
Kaq të bukur janë, mendova me vete duke shikuar kopshtin.
Jam krejt i trullosur, pa gjumë dhe i trishtuar, dhe një kafe do t’më kthejë përsëri në jetën e zakonshme, mbylli ai rrëfimin.
Në jetën normale, e plotësova, pa hequr mendimin nga trëndafilat rozë në dritën e parë të mëngjesit.
Ai nuk foli
Fqinjë jemi, i thashë duke miratuar kërkesën e pathënë. Duhet të ndajmë të mirën dhe të keqen mes vete.
Po, faleminderit, ma ktheu.
Pastaj, duke pirë kafe teksa rrezet e diellit thyheshin mbi sipërfaqet shumëngjyrëshe në kopsht, Malës, unë i rrëfeva ëndrrën për Trëndafilin dhe Pemën. / KultPlus.com
Këto ditë doli nga shtypi romani “Ilirja” i Flora Dosenit i përkthyer nga Binak Kelmendi.
Romani “Ilirja”, i cili sërish i ofrohet lexuesit shqiptar, është një roman historik me tematikë jetën e ilirëve përgjatë tri deteve të tyre (Adriatik, Jon, Egje)në vitet 200 para epokës sonë. Më saktë, jetën e disa fiseve ilire që udhëheqës kishin Mbretëreshën Teutë dhe Mbretin Agron, derisa në territorin e tyre, në Siujdhesën Ilirike, nuk ia behën, si pushtues, romakët.
“Ilirja”, në fakt mbretëresha Teutë, është historia e shkurtër e mbretërimit të Agronit dhe të Teutës në ato vise bashkë me bëmat e dështimet e tyre në shtetin e lashtë paraarbëror buzë dhe përgjatë këtyre deteve.
Kjo mbretëri ose ky mbretërim, sado që ka zgjatur pak, ka intriguar krijues të ndryshëm që të merren me të. Edhe romansieren Flora Dosen, me origjinë kroate që romanin e ka shkruar në gjuhën frënge.
Në këtë roman Dosen ia ka dalë me mjeshtri që konfliktet për prona e fron t’i shndërrojë edhe në konflikte dashurie dhe shteti e pushteti mbretëror. Përplot me humbje e fitore, xhelozi e dashuri, tradhti e besnikëri, bazuar në faktografi historike për jetën antike të ilirëve, e edhe me të gjitha dashuritë e Teutës nga të cilat spikat dashuria e saj për Ilirinë, “Ilirja”, përkthyer besnikërisht në gjuhën shqipe, lexohet me një frymë.
Binak Kelmendi është përkthyes nga gjuha frënge në gjuhën shqipe tash e katër deciene. Ka përkthyer kryessht Letërsi bashkëkohore franceze por dhe letërsi të tjera nga kjo gjuhë.
Kelmendi nga gjuha franceze në gjuhën shqipe ka sjellë këta tituj:
“Mirëdita Pikëllim”, Françoise Sagan, “Dashnori”, Marguerite Durras, “Ilirja”, Flora Dosen, “Hajni dhe qentë”, Nagib Mahfuz, NN, Kronika kosovare, Stéphane Vanderveken, “Kosova: Rrëfime për ndërtimin e një shteti”, grup autorësh francezë dhe vepra të tjera për fëmijë e të rritur.
Ka bashkëpërkthyer: “Akrobatët”, Kostas Valetas, “Figurat”, Gérard Genette.
Binak Kelmendi është edhe autor i romaneve “Vezët e Vdekjes”, Guri i Vashës”, “Portat e Pejës”, “Rruga 66” dhe i përmbedhjeve me tregime “Rozafa”, “Ofelia e Dukagjinit” dhe “Dritat e Luftës”.
Duke iu referuar gjendjes fillestare të natyrës, një të kaluare hipotetike përpara qytetërimit, filozofi Thomas Hobbes nuk shihte asnjë arsye për të qenë nostalgjikë.
Ndërkohë që Rousseau thoshte se “njeriu lind i lirë, dhe më pas është kudo në zinxhirë”, Hobbes besonte se e gjejmë veten duke jetuar një jetë të egër dhe të pamundur, pa edukim dhe mbrojtje nga shteti.
Natyra njerëzore është e keqe: ne i zëmë pusi dhe e shohim si pré njëri-tjetrin, në mënyrat më të këqia të mundshme.
Nuk është për t’u habitur pra, që shteti do të imponohet mbi lirinë tonë, në një mënyrë pothuaj të dhunshme.
E megjithatë Hobbes pretendonte se këta zinxhirë janë absolutisht të rëndësishëm për të na mbrojtur ne njerëzve nga njëri-tjetri. / KultPlus.com
Për vdekjen ai dinte ç’ish rrëfyer: që vjen, na merr e në heshtje na flak. Por kur ajo, nga ai e parrëmbyer, jo, qetë prej syve te tij u mpak, e u tret mes të panjohurash hije, e ndërsa ai ndjeu se ata tashmë atje gëzonin hiret e saj prej perëndie e buzëqeshjen e saj kishin hënë të re: iu dukën të vdekurit aq të njohur, si të kishin qënë miq të vjetër; i la të gjallët të flisnin, patjetër por s’u besoi më e atë vend të ftohur e quajti te përëmblin e në çdo skaj, e mati. Që të mos vriteshin këmbët e saj./ KultPlus.com
Galeria Kombëtare e Kosovës prezenton programin për vitin 2023 gjatë të cilit do të prezantoj ekspozita e projekte të ndryshme që sjellin prespektiva e analiza të veçanta të realitetit përmes një game të gjerë mediumesh duke përfshirë – instalacione, pikturë, performanca, skulptura, publikime, dhe një seri e programeve publike, edukative e hulumtuese. Me mbi shtatë ekspozita të komisionuara nga GKK e më shumë artistë të cilët realizojnë ekspozitat e tyre personale për herë të parë në institucion, GKK ka për qëllim të përfshij publikun e një demografie te re.
Ekspozita e parë e planifikuar për këtë vit është edicioni i XIV i bienales ndërkombëtare “Çmimi Muslim Mulliqi.”
Ekspozitat retrospektive të artisteve Violeta Xhaferi, dhe Lumturi Blloshmi do t’i mundësojnë vizitorëve të njohin më mirë opusin e këtyre artisteve duke kuptuar praktikën e tyre artistike krahas ndikimit të kontekstit politik dhe social mbi të cilin ato kanë reflektuar. Njëkohësisht, këto projekte kanë për qëllim të ri-pozicionojë veprën dhe jetën e ketyre artisteve në kontekstin e historive të artit kombëtar dhe ndërkombëtarë.
Po ashtu, këtë vit do të filloj hulumtimi i veprës së arkitektit dhe artistit Agush Beqiri për ekspozitën personale e cila planfikohet të organizohet në fillimin e vitit 2024. Ekspozitat personale të kolektivit Haveit, Leart Ramës, Dardan Zhegrovës ndër të tjera do të prezentojnë një seri veprash të veçantë e provokuese që përmbysin nocionet tradicionale të gjinisë, seksualitetit, identitetit, dhe natyrës se njeriut. Instalacionet nga artisti Zgjim Zyba dhe artistja Abi Shehu, si dhe projekti i artistes dhe kuratores Blerta Hoçia do të organizohen në hapësira publike jashtë galerisë dhe do sjellin një qasje të hapur të galerisë rreth hapësirave alternative duke trajtuar ndjenja e përkatësisë dhe komunitetit. Ekspozita të tjera përfshijnë artistin Genc Kadriu, Fatmir Mustafa-Karllo, Bekim Zeqiri, dhe ekspozitat grupore të Asociacionit të Artistëve Vizuel, dhe ajo e kuruar nga Shkelqim Qestaj.
Krahas ekspozitave, rol të theksuar do të kenë projektete që kontribuojnë në fushën e edukimit përmes iniciatiave hulumtuese, botimeve, diskutimeve e ligjëratave publike. Kuratoret Erëmirë Krasniqi dhe Merve Elveren do të trajtojnë temën e identitetit kombëtar dhe praktikat feministe duke analizuar punën e katër artistëve gra nga Turqia dhe Kosova. Në bashkëpunim me galerinë, Fondacioni Shtatëmbëdhjetë në kuadër të Education+ do të organizojë hapësira sociale reflektuese, të cilat zhvillohen krahas nevojave të skenës së pavarur dhe audiencës së gjerë. Kurse kolektivi Lirindja do të hulumojnë mbi mundësi për të zhvilluar strukturën e indeksimit të Koleksionit dhe hapjes së institucionit duke ofruar informata sa më të detajuara të qasshme online. Palimpsestet e të Sotmes: Historia e Imazhit Lëvizës, projekt nga Sezgin Boynik dhe Tevfik Rada do të identifikojë praktika artistike eksperimentale të imazhit lëvizës duke prezentuar një narrative alternative të historiës së Kosovës në 40-të vitet e fundit.
Projektet e përzgjedhura nga thirrja e hapur, kanë për qëllim të reflektojnë gjithëpërfshirje dhe vë në pah potencialin e artit e kulturës për edukim dhe emancipim shoqëror. Dyfishimi i buxhetit total të GKK-së për vitin që po vie, 64.8%, prej 226,247 në 376,247, ka mundësuar zgjerimin e programit dhe rritjen e mbështetjes për artistët e rinjë krahas atyre që tashmë kanë një karrierë të bujshme artistike. Menaxhimi i një numri më të madh projektesh se vitet e kaluara vie si rrjedhojë e ndryshimeve strukturore që galeria ka ndërmarrë gjatë vitit 2022 me Këshillin e ri Drejtues i përbërë nga Renea Behluli, Agron Blakqori, Guri Çavdërbasha, Linda Gusia, Arlinda Hajrullahu, Artrit Salihu, dhe Somer Spat. E drejtuar tash e tre muaj nga U.D Drejtoresha, Alisa Gojani-Berisha, ekipit të GKK-së i është bashkuar rishtazi edhe Hana Halilaj, Kuratore, Vlora Hajdini, Koordinatore e Programit të Edukimit dhe Hulumtimit, dhe Shkamb Jaka, Koordinator i Komunikimit. Po ashtu, galeria është në proces të avansimeve të brendshme që kanë për qëllim ngritjen e kapaciteteve profesionale të institucionit.
Në këtë ditë KultPlus ju sjellë disa thënie mbi rëndësinë e librit:
“Duhet të bëni kujdes prej librave, çfarë është brenda tyre, fjalët, kanë fuqinë të na ndryshojnë” ― Cassandra Clare
“Mos lexoni siç bëjnë fëmijët, për t’u zbavitur apo siç bëjnë ambiciozët për të mësuar. Jo, lexoni që të jetoni.” ― Gustave Flaubert
“Nëse ka ndonjë libër që do ta lexosh, por nuk është shkruar akoma, atëherë duhet ta shkruash ti.” ― Toni Morrison
“Kur ke mbaruar së lexuari një libër, dëshiron ta kishe autorin që e ka shkruar mik, që të mund t’i telefonoje dhe t’i tregoje si ndihesh. Kjo nuk para ndodh.” ― J.D. Salinger
“E kam imagjinuar gjithnjë Parajsën si një lloj biblioteke.” ― Jorge Luis Borges
“Miq të mirë, libra të mirë dhe një ndërgjegje e qetë: kjo është jeta ideale.” ― Mark Twain
“Kaq shumë libra, kaq pak kohë.” ― Frank Zappa
“Nëse lexon vetëm librat që i lexojnë të gjithë, do të mendosh vetëm gjërat që i mendojnë të gjithë.” ― Haruki Murakami
“Librat janë miqtë më të qetë dhe më të përhershëm; ata janë këshilltarët më të gjindshëm dhe më të mençur dhe mësuesit më të durueshëm.” ― Charles William Eliot
“Kur kam pak para, blej libra; dhe kur më tepron ndonjë gjë prej tyre, blej ushqim dhe veshje.” ― Desiderius Erasmus./ KultPlus.com
Mary Kay Ash, lindur si Mary Kathlyn Wagner më 12 maj 1918, ishte një biznesmene amerikane dhe themeluese e Mary Kay Cosmetics, Inc.
Në vdekjen e saj, ajo kishte një pasuri prej 98 milionë dollarë, dhe kompania e saj kishte më shumë se 1.2 miliardë dollarë në shitje me një forcë shitje prej më shumë se 800,000 në të paktën tre duzina vende.
Mary Kay Ash njihet edhe për disa thënie mjaft të mira, e një nga të cilat po ju sjellim më poshtë.
“Përpara se të merrni thesaret e mrekullueshme të një jete të lumtur, së pari duhet të jepni. Jepni nga vetja. Jini në shërbim dhe mirësi të të tjerëve. Vetëm ajo që jepni mund të shumëfishohet në jetën tuaj.
Duhet të mbillni dicka që doni ta korrni më vonë!
Mbillni një farë mirësie, dashurie e suksesi sot. Mos e pritni ajo të lulëzoj menjëherë, thjesht ushqeni mendjen me optimizmin për të!”/ KultPlus.com
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një artikull të medies prestigjioze britanike BBC për Shqipërinë.
“Prej dekadash, pak udhëtarë dinin diçka për plazhet e arta të Shqipërisë, malet e egra dhe gjurmët romake e otomane. Por që prej viteve kur ky komb ballkanik u hap me vetëdije ndaj botës, ka tërhequr udhëtarët e etur për të zbuluar një nga qoshet e fundit të egra dhe më pak të eksploruara të Evropës”, janë disa prej rreshtave të artikullit të botuar sot nga BBC.
Rama theksoi se, artikulli është një ftesë e parfumosur me aromën e detit, lulet e alpeve dhe mikpritjen mbresëlënëse të shqiptarëve.
Kryeministri u shpreh se artikulli vjen edhe si një ogur i mirë për promovimin ndërkombëtar të Shqipërisë në sezonin që nis shumë shpejt.
Shkrimi i plotë i botuar në BBC:
Të shtrira përgjatë 192 kilometrave, Majat e Ballkanit lidhin tre vende dhe kalojnë përmes disa nga peizazheve më pak të eksploruara të kontinentit, shkruan Peter Elia për BBC.
”Duke ecur nëpër luginat e gjelbra dhe livadhet me lule të egra, nën rrezet e diellit flakërues, u godita nga peizazhi i Alpeve Shqiptare. Ndryshe nga resortet më të famshme alpine të Evropës, nuk kishte as hotele dhe as ashensorë skish në horizont. Në vend të kësaj, mjedisi gjithëpërfshirës ngjallte një ndjenjë befasuese izolimi dhe nuk mund të mos ndihesha se kisha hyrë në një tokë me sekrete që i ishte shmangur disi vëmendjes së botës së jashtme.
Duke u shtrirë nga Shqipëria Veriore në Kosovën Jugore dhe në verilindje të Malit të Zi, Alpet Shqiptare njihen më mirë me emrat e tyre vendas shqip (Bjeshkët e Nëmuna) dhe serbo-kroatisht (Prokletije).
Megjithatë, pyetja se si këto shpate gëlqerore të dhëmbëzuara e morën emrin e tyre të pazakontë, mbetet një mister.
Sipas legjendës vendase, djalli shpëtoi nga ferri dhe krijoi karstet e thepisura akullnajore në një ditë të vetme.
Disa thonë se emri i alpeve rrjedh nga një grua që mallkoi malet kur po ecte nëpër to me fëmijët e saj në një ditë të nxehtë dhe nuk mund të gjente ujë.
Të tjerë pretendojnë se ushtarët sllavë u dhanë maleve emrin e tyre ndërsa përpiqeshin të marshonin nëpër to. Në një farë mënyre, historia e çuditshme e origjinës së majave është diçka si një metaforë për Shqipërinë në tërësi.
E quajtur prej kohësh “enigma e Evropës” nga autorët e librave dhe guidat e udhëtimit, Shqipëria është ndoshta vendi më i keqkuptuar në Evropë.
Gjuha e saj është një anomali semantike pa asnjë të afërm të njohur në familjen gjuhësore indo-evropiane.
Pas Luftës së Dytë Botërore, sundimtari autoritar Enver Hoxha e mbylli efektivisht vendin malor nga bota e jashtme për katër dekada duke ndaluar fenë dhe udhëtimet.
Kjo shtyu Edi Ramën, kryeministrin aktual të vendit, të thoshte se Shqipëria dikur ishte “Koreja e Veriut e Evropës”. Gjatë Luftës së Ftohtë, Hoxha e bindi kombin se pjesa tjetër e botës donte të përmbyste shtetin e tyre komunist, kështu që ai e mbushi vendin me deri në 500 000 bunkerë që njerëzit të fshiheshin në rast sulmi.
Për dekada, pak udhëtarë dinin asgjë për plazhet e arta të Shqipërisë, malet e egra dhe rrënojat romake dhe otomane. Por, në vitet që kur vendi ballkanik u hap me kujdes ndaj botës, ai ka tërhequr udhëtarët e etur për të zbuluar një nga qoshet e fundit të egra dhe më pak të eksploruara të Evropës.
Një nga projektet e tij më të guximshme janë edhe Majat e Ballkanit.
Vizioni për këtë projekt ndërkufitar erdhi në vitin 2013, por rrënjët e tij shkojnë shumë më larg. Shumë shqiptarë dhe kosovarë i referohen marrëdhënies së tyre të ngushtë si “një komb, dy shtete”, siç theksohet në sloganin popullor shqiptar “jemi një”. Në fakt, 93% e kosovarëve janë etnikisht shqiptarë dhe flasin shqip. Kosova (më parë pjesë e Serbisë) dhe Mali i Zi u inkorporuan në Jugosllavinë e sapoformuar në vitin 1918, por shpërbërja e vendit në vitin 1992 shkaktoi një seri konfliktesh të ashpra etnike, pasi Serbia dhe Mali i Zi janë kryesisht ortodoksë të krishterë. Si rezultat, qindra mijëra kosovarë u larguan nga shteti i tyre, me shumë kalimin e Bjeshkëve të Nemuna në Shqipëri. Në vitin 1999, sulmet ajrore të NATO-s i dhanë fund një lufte mes shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve. Kosova përfundimisht fitoi pavarësinë në vitin 2008, por tensionet përgjatë këtyre kufijve vazhduan.
Në një përpjekje për të rivendosur paqen, udhëheqësit e tre vendeve sugjeruan një shteg ecjeje që lidhte komunitetet myslimane, katolike dhe ortodokse (Serbia dhe Mali i Zi ishin një vend deri në vitin 2006), me guidat shqiptare dhe kosovare të ecjes në partneritet me bujtinat malazeze. Që nga hapja e saj, rruga ka nxitur ekonomitë rurale lokale dhe ka ndihmuar në krijimin e një lidhjeje më të madhe midis këtyre enklavave të largëta.
Krijimi i shtegut nënkuptonte hartimin e rrugëve të njohura vetëm për barinjtë dhe inkurajimin e fermerëve për të hapur bujtina. Vula përfundimtare e miratimit erdhi kur planifikuesit e shtigjeve bindën autoritetet nga të tre vendet të hiqnin dorë nga kontrollet e pasaportave në një kohë kur lëvizja e lirë përtej kufijve ishte e paimagjinueshme.
Për të mësuar më shumë, vendosa të ecja përreth 59 kilometra të shtegut nga fshati shqiptar Valbonë në fshatin Theth.
Aventura ime filloi në kryeqytetin e Shqipërisë në aeroportin e Tiranës, ku guidat e mia më përshëndetën me buzëqeshje dhe më njohën me një duzinë alpinistë të tjerë nga Britania, Gjermania dhe Zelanda e Re që formuan grupi ynë. Pas një udhëtimi katër orësh në veri, arritëm në liqenin e Komanit, një rezervuar i madh smerald-jeshil mbi lumin Drin. Për të hyrë në Bjeshkët e Nemuna, hipëm në një traget të vjetër për një kalim tre-orësh në Luginën e Valbonës, ndërsa shqiponjat ngriheshin lart.
Ne shëtitëm përgjatë lumit të kristaltë të Valbonës përmes një pylli ahu të mbushur me luleshtrydhe dhe manaferra të ëmbla, të egra që ndalova për t’i shijuar. Pas tre orësh, bujtinat tona u shfaqën, një koleksion bujtinash përballë Bjeshkëve të Nemuna.
Mustafai, një ish bari, i drejton bujtinat me dy djemtë e tij dhe e pyeta pse hoqi dorë nga bariu për të drejtuar një bujtinë.
“Në punën time të mëparshme, kisha shumë udhëtarë dhe shëtitës që rrinin me mua, por kurrë nuk kam marrë para’. Një bari nuk kujdeset vetëm për kafshët, por edhe për njerëzit,” tha ai.
Më vonë, Mendi shpjegoi se Mustafa kishte aq shumë mysafirë që kishin qëndruar një natë, saqë ai e bindi të ndryshonte vendin e punës. Kështu, Mustafa përdori kursimet e tij, ndërtoi më shumë bujtina dhe që atëherë i është përkushtuar kujdesit për udhëtarët me kohë të plotë.
Të nesërmen në mëngjes, një ngjitje e butë dy-orëshe na pa të arrijmë majën e malit Trekufiri (2 366 metra). Këtu, kufijtë natyrorë të Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi u bashkuan në një pamje të thepisur panoramike. Një tabelë e rrahur nga moti na mirëpriti në Shqipëri dhe brenda pak minutash, ofruesi im i telefonisë celulare më priti në Mal të Zi. Sot, këto shenja janë treguesi i vetëm i kufijve ndërkombëtarë, por nuk ka qenë gjithmonë kështu.
“Kur isha duke u rritur bredhja nëpër male ndihej si liri, por lufta do të thoshte që nuk mund të vija gjithmonë këtu”, më tha Agoni, ndërsa kaluam një përrua të vrullshëm të ushqyer nga majat akullnajore të maleve.
“Kur mbaroi lufta, doja të bëhesha një udhërrëfyes dhe t’i ndihmoja fëmijët në qytetin tim Gjakovë të eksploronin atdheun e tyre të bukur”, shton ai.
Në vitin 1998, kur Agon ishte 13 vjeç, babait të tij iu desh të mbronte familjen e tij nga forcat jugosllave që vinin nga Serbia dhe Mali i Zi, ndërsa tensionet u ngritën midis shqiptarëve etnikë, serbëve dhe qeverisë jugosllave.
“Ne ishim të frikësuar, askush nuk po vinte për të ndihmuar dhe ne duhej të mbroheshim”, thotë Agoni papritmas dhe bëhet shumë emocional për të folur për atë që ndodhi më tej.
Kjo histori është e pashmangshme përgjatë rrugës, pasi pas pak ai na tregoi një memorial kushtuar tre pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të vrarë atje nga forcat serbe…
Gjeologu francez, Ami Boué e përshkroi këtë pjesë të Bjeshkëve të Nemuna si “vargmalin më të pashpjegueshëm, më të paarritshëm dhe më të egër në Ballkan”…
Ecim në Theth, një fshat shqiptar i rrethuar nga kullota të gjelbra dhe male imponuese, përrenjtë e ftohtë malorë të të cilëve rridhnin nën ura osmane me harqe.
Në fillim të viteve 1900, udhëtarja angleze Edith Durham shkroi për fshatin se “mendoj që asnjë vend ku jetojnë qeniet njerëzore nuk më ka dhënë një përshtypje të tillë të izolimit madhështor nga e gjithë bota”.
Nëse Shqipëria është enigma e Evropës, ecja në këtë shteg më ndihmoi ta kuptoja atë.
Duket se ky shtet ish-totalitar, i cili dikur u përpoq kaq dëshpërimisht të mbante botën jashtë, po përdor udhëtimet si një mënyrë për të ftuar njerëzit brenda dhe për t’u mësuar atyre diçka se si një vend mund të shërohet dhe të ndryshojë”, përfundon Peter Elia në një reportazh për BBC./ atsh / KultPlus.com
Revista amerikane Rolling Stone ka publikuar listën e 200 këngëtarëve më të mirë në botë.
Këngëtarja amerikane e muzikës soul Aretha Franklin, e cila vdiq në vitin 2018, kryeson listën aktuale të këngëtarëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave.
Autorët shkruajnë se kjo është lista e këngëtarëve më të mëdhenj dhe jo lista e zërave më të mëdhenj.Por megjithatë kjo listë ngjalli polemika në rrjetet sociale.
Ishte befasuese që pesë herë fituesja e çmimeve Grammy, Celine Dion, nuk ishte në top 200.
“Me gjithë respektin e duhur, duke mos përfshirë Celine Dion, padyshim teknikja më e madhe e vokalit e të gjitha kohërave, kjo listë është e barabartë me tradhtinë”, shkroi në Twitter producenti i muzikës Jamie Lambert.
Gazeta britanike ”Daily Mail” shkruajti se nuk ka surpriza të mëdha në dhjetëshen e listës së Rolling Stone, përveç faktit që Dion nuk ishte e përfshirë. / KultPlus.com
Regjisori Guy Ritchie dhe aktori Jason Statham bashkohen në filmin e radhës ‘Operation Fortune’. Dyshja e njohur për hitet e tyre së bashku si ‘Snatch’, ‘Lock, Stock, and Two Smoking Barrels’ dhe ‘Wrath of Man’ rikthehen për të na dhënë aksionin e rradhës me të cilin Cineplexx do ta organizojë eventin Action Night.
Aksioni i shumëpritur ‘Operation Fortune: Ruse de Guerre’ arrin në Cineplexx nesër më 5 janar duke filluar nga ora 19:00. Kinemaja më e madhe në vend Cineplexx, për këtë film do të organizojë eventin Action Night, ku do të ketë shumë shpërblime.
Në ‘Operation Fortune: Ruse de guerre’, Jason Statham do të luajë një super-spiun si Orson Fortune, i cili detyrohet të angazhojë një yll të Hollivudit i listës A për ta ndihmuar në misionin e tij për të shpëtuar botën. Të armatosur me një skuadër operativësh elitarë që dinë si ta kryejnë punën dhe një personazh të famshëm të paditur që mund të diktojë fatin e botës, mund t’i prisni të papriturat në këtë aksion spiunazhi me zotin Ritchie në krye. Aktorët të tjerë të cilët janë pjesë e këtij filmi janë Josh Hartnett, Hugh Grant dhe Aubrey Plaza.
Gjatë eventit do të dhurohen shpërblime të ndryshme:
3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Springfield
3x Anëtarësi 1 vjeçare me 50 fishekë nga Reload Shooting Range
Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit Cineplexx KS apo direkt në kinema prej orës 15:00.
Çdo 4 janar kremtohet dita botërore e alfabetit Braille. Alfabeti i prekshëm bën të mundur që edhe të verbërit të arrijnë të lexojnë, duke iu mundësuar atyre një nga të drejtat themelore të njeriut, siç është e drejta për të komunikuar.
Kjo ditë u vendos në nder të Louis Braille, francezi i cili e shpiku këtë alfabet në fillimet e shekullit të 19-të. Braille është një kod i përbërë nga kombinimi i 6 pikave të ngritura mbi relievin e letrës. Louis Braille u frymëzua për shpikjen e tij nga një mënyrë komunikimi që përdorej dikur nga ushtarakët për të dërguar mesazhe natën.
Libri i parë në kodin Braille e pa dritën e botimit në vitin 1827.
Braille është thelbësor në kontekstin e arsimimit, lirisë së shprehjes dhe opinionit, gjithashtu edhe në aspektin e përfshirjes sociale. / KultPlus.com
Prokurorët në Ukrainë kanë njoftuar se personi i dyshuar për orkestrimin e heqjes së një murali të Banksyt në Hostomel – qytet i dëmtuar rëndë nga bombardimet ruse – mund të përballet me 12 vjet burgim nëse shpallet fajtor.
Vepra artistike, që përshkruan një grua që në fytyrë ka të vendosur një maskë kundër gazit dhe në dorë mban një pajisje për fikjen e zjarrit, u hoq nga një mur në qytetin Hostomel, në veriperëndim të kryeqytetit, Kiev, më 2 dhjetor, sipas zyrtarëve ukrainas.
Artisti britanik i rrugës, Banksy në nëntor ka krijuar shtatë murale në vende të ndryshme në Ukrainë, përfshirë kryeqytetin Kiev. Ai ka hyrë në Ukrainë mes luftës së vazhdueshme të Rusisë atje.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës tha në se i dyshuari ishte i vetëdijshëm për vlerën e veprës dhe planifikoi ta shiste atë dhe t’i merrte fondet.
“Për ta bërë këtë, ai kërkoi ndihmën e njerëzve që nuk ishin në dijeni të qëllimeve të tij, të cilët i siguroi se i kishte të gjitha lejet e nevojshme për të çmontuar muralin”, thuhet në njoftim.
Sipas Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm vepra e artistit të njohur britanik vlerësohet në mbi 243.900 dollarë.
Banksy konsiderohet si një nga artistët më misterioz të kohës sonë. Është ende e paqartë se kush fshihet nën këtë pseudonim. Ai u bë i njohur në gjithë botën falë veprave të tij satirike të artit të rrugës dhe grafiteve. Veprat e tij kanë një ngjyrim të theksuar social-politik.
Veprat e reja janë muralet e para publike të Banksyt në më shumë se një vit, megjithëse kjo nuk është hera e parë që puna e tij lidhet me Ukrainën./REL / KultPlus.com
Në vitin 1957, Albert Camus u bë nobelisti i dytë më i ri në letërsi për atë që komiteti i nobelit e pa si shkrimtar “me vështrim të qartë dhe të fortë që ndriçon problemet e ndërgjegjes njerëzore të kohës sonë.” Ai ishte 44 vjeç kur fitoi Nobelin. Para tij, në vitin 1907, Rudyard Kipling, shkrimtari dhe poeti britanik, e kishte fituar Nobelin në letërsi në moshën 41 vjeç.
Nobeli është një çmim karriere dhe mosha mesatare e të 114 shkrimtarëve që e kanë fituar mes viteve 1901 dhe 2017 ka qenë 65 vjeç.
Afro një dekadë më herët, Camus meditoi mbi marrëdhënien mes absurditetit dhe shpagimit në një intervistë të vitit 1945 me gazetaren Jeanine Delpech:
Para se të fitonte çmimin Nobel, Camus e kishte tronditur botën në vitin 1942 me esenë filozofike Miti i Sizifit, i cili nis me një nga fjalitë më të fuqishme hapëse në të gjithë historinë e letërsisë dhe eksploron paradoksin e absurdit në jetë.
“Unë nxjerr nga absurdi tri pasoja, të cilat janë revolta ime, liria ime dhe pasioni im,” shkruan ai – diçka që e shtyu intervistuesen e tij të pyeste nëse një filozofi mbi absurdin mund t’i shtynte njerëzit drejt dëshpërimit.
Camus – i cili vite më herët kishte thënë se “nuk ka dashuri në jetë pa dëshpërim në jetë” – u përgjigj:
“Gjithçka që mund të bëj është të përgjigjem për veten time, duke kuptuar se ajo që po them është relative. Të pranosh absurditetin e gjithçkaje përreth nesh është një hap, një eksperiencë e domodsoshme: ajo nuk duhet të vijë si një rrugë qorre. Ajo na shkakton revoltë, e cila mund të jetë e ftyrshme. Një analizë e idesë së revoltës mund të na ndihmojë ne të zbulojmë idetë e afta për rivendosjen e një kuptimi relativ të ekzistencës, megjithëse një kuptim që gjithmonë do të jetë i rrezikuar.”
Duke folur pranë fundit të brutalitetit të pakuptimtë të Luftës së Dytë Botërore, gjashtë vjet para se të formulonte idetë e tij mbi solidaritetin dhe atë që çfarë do të thotë të jesh rebel, Camus tha:
“Në një botë ku absurditeti duket se është kaq i padepërtueshëm, ne thjeshtë duhet të arrijmë një shkallë më të lartë të të kuptuarit mes njerëzve, një shkallë më të lartë sinqeriteti. Ne duhet të arrijmë këtë ose të vdesim. Për ta bërë këtë, disa parakushte duhet të plotësohen: 1. Njerëzit duhet të jenë të hapur (falsiteti konfuzon gjërat), 2. të lirë (komunikimi është i pamundur me skllevër). Në fund, 3. ata duhet të ndjenjë një lloj drejtësie përreth vetes. / KultPlus.com