Finlanda po ndërton një mur 200 km në kufirin e saj me Rusinë

Finlanda filloi sot ndërtimin e një muri të ri, 200 kilometra të gjatë, në një pjesë të kufirit të saj me Rusinë. Projekti u vendos dhe u miratua pasi Rusia pushtoi Ukrainën.

Puna nisi sot me prerjen e pyjeve, pasi pengoni në ndërtimin e rrugës dhe vendosjes së murit”, thekson roja kufitare. Ndërtimi i murit do të zbatohet midis 2023 dhe 2025, kryesisht në pjesën juglindore të vendit nordik, në një seksion 1340 km në kufi të Finlandës me Rusinë.

Helsinki planifikon të ngrejë 200 km mur, si pjesë e një projekti masiv që kushton një total prej 380 milionë euro.

Barrierat metalike të larta tre metra do të mbulohen me tela gjemba, me kamera nate, llamba, dhe altoparlantë në vendet që konsiderohen të ndjeshme. Faza e fundit pritet të përfundojë në vitin 2026.

Nga frika se Moska do të përdorte flukset e migracionit për të ushtruar presion, kandidatja e NATO-s Finlanda amendoi ligjin e saj të rojes kufitare në korrik, duke e bërë më të lehtë ndërtimin e gardheve.

Kufijtë e Finlandës aktualisht sigurohen kryesisht nga barriera të lehta prej druri, të dizajnuara për të parandaluar lëvizjen e kafshëve. Estonia, Letonia dhe Polonia gjithashtu kanë rritur (ose planifikojnë të shtojnë) masat e sigurisë në kufijtë e tyre me Rusinë.

Në shtator, rusët u dyndën në Finlandë pasi Presidenti Vladimir Putin njoftoi mobilizimin e rezervistëve për të luftuar në Ukrainë. Si përgjigje, Helsinki kufizoi ndjeshëm hyrjen e qytetarëve rusë në territorin finlandez.

I jashtëzakonshëm Aidan Bryant, fitues i “America’s Got Talent: All Stars” (VIDEO)

Një adoleshent nga Virxhinia është kurorëzuar me çmimin e madh  të “America’s Got Talent: All Stars”.

Autodidakti Aidan Bryant i Prince George County u shpall fitues në episodin e fundit të sezonit të së hënës mbrëma, i cili shfaqi “Të gjithë yjet” nga e gjithë historia e shfaqjes.

Bryant kishte konkurruar edhe vitin e kaluar kur kishte vetëm 16 vjet, dhe vitin e kaluar ai zuri vendin e dytë, vend që nuk i mjaftoi dhe iu rrek garës edhe këtë vit ku edhe fitoi çmimin e madh./ KultPlus.com

Shtëpia e Bardhë jep afat 30 ditë për agjencitë qeveritare të fshijnë TikTok-un

TikTok tashmë është bërë shqetësim në mbarë botën. Së fundmi Shtëpia e Bardhë iu ka dhënë të gjitha agjensive federale afat për 30 ditë që të fshijnë TikTok-un nga të gjitha pajisjet qeveritare. Aplikacioni i mediave sociale, me pronësi kineze, dhe që është bërë shumë popullor në të gjithë botën, është vënë në një kontroll nga Uashingtoni për shqetësimet e sigurisë.

Ndalimi, i urdhëruar nga Kongresi në fund të vitit të kaluar, pasohet nga veprime të ngjashme nga Kanadaja, BE-ja, Tajvani dhe më shumë se gjysma e shteteve të SHBA. Në Dhjetor, Kongresi votoi për të ndaluar punonjësit federalë që të përdorin aplikacionin dhe i dha administratës 60 ditë për të nxjerrë direktiva.

Ish senatorja belge: Edhe nëse do të isha e varur nga ajri i Serbisë, kurrë nuk do ta blija

Ish senatorja belge, Annie Marie Lizin, me një deklaratë të fortë thumbuese e kishte “goditur” Serbinë në vitin 1999.

Ajo kishte thënë se as ajrin nga Serbia nuk do ta blinte, edhe po të ishte e varur.“Edhe sikur ajri i pastër të vinte vetëm nga Serbia dhe jeta ime të ishte e varur prej tij, të isha shqiptare nuk do ta blija! Do të më dukej përbuzëse për viktimat”, kishte thënë ajo.

Kosova vendosi taksë prej 100% ndaj produkteve serbe, ndërsa po zhvillohet një fushatë për bojkotimin e tërësishëm të mallrave serbe. /KultPlus.com

“Vuajtja më e thellë buron nga braktisja e njeriut, që nuk duhet, përbuzet, lihet pas dore..”

“Mundohem ta dua Zotin me gjithë vetveten”

“Jam lëshuar plotësisht në duart e tij, me gjithë të metat e mia e mungesat e mia.

Ai më pranoi si nusen e vet, me ngrohtësi e dashuri të pakufishme.

Tashmë, për gjithë jetën, jam fati i Krishtit të Kryqëzuar.

Pranova të përfaqësoj të varfrit e mbarë botës: të padëshiruarit, të padashurit, të lënët pas dore, të keqtrajtuarit, të verbrit, të gërbulurit, të alkoolizuarit, të përjashtuarit nga radhët e shoqërisë, të gjithë ata që e kanë harruar ngrohtësinë e dashurisë njerëzore e takimin e njeriut me njeriun.

Jam thellësisht e bindur se e keqja më e madhe dhe vuajtja më e thellë burojnë nga braktisja e njeriut, që nuk duhet, që përbuzet, lihet pas dore, nuk vlen asgjë për askënd.

Nga ana ime mundohem t’u jap të varfërve, për dashuri, atë që të pasurit mund ta blejnë me para.

Unë nuk do ta kisha prekur kurrë me dorë një të gërbulur, edhe sikur të më paguanin një miliard dollarë. Ndërsa e bëj me kënaqësi për dashuri të Zotit.

Kur vërej si trajtohen të varfrit, e kuptoj më mirë trishtimin e Krishtit, që nuk pranohet nga të vetët.

Kush nuk i përfill të varfrit, vijon të mos e përfillë Krishtin.
Të varfrit na nderojnë, duke na lejuar t’u shërbejmë ditë natë, pa ndjerë kurrë lodhje.

Ushqimi shpirtëror që më mban në këmbë, është Mesha Shenjte.
Pa të nuk do të mund të vijoja rrugën që zgjodha as një ditë, madje as një orë.

Në Meshë Jezusi na paraqitet nën trajtën e bukës, ndërsa në lagjet e mjerimit e shikojmë dhe e prekim në trupat e gjymtuar, në fëmijët e braktisur.

Shpesh herë, kur mendoj sa pak jemi në gjendje të bëjmë, më pushton një trishtim i thellë.

Ajo që bëjmë, është vetëm një pikë uji në një oqean të pacak. Tepër e vogël, me një ndikim gati të pandjeshëm mbi pafundësinë e vuajtjeve njerëzore.

Por në se secili nga ne do t’i shërbejë Krishtit, atje ku e thërret, Eukaristia e të varfrit do të bëhen një dashuri e vetme!”.

– Nëna Terezë/ KultPlus.com

Chaplin: Që të qeshësh me të vërtetë, duhet ta marrësh dhimbjen tënde, dhe të luash me të

Përveçse me role që e kanë skalitur në kinematografi, siç është ai i endacakut, Charlie Chaplin ka lënë edhe shumë aforizma brilantë, shkruan KultPlus.com

KultPlus jua sjell 11 thëniet me mesazh shumë të qartë :

Jam në paqe me Zotin. Konflikti im është me Njeriun.

Ne mendojmë shumë dhe ndjejmë pak.

Një prej ironive të jetës është që të bësh gjënë e gabuar, në momentin e duhur.

Asgjë nuk është e përhershme në këtë botë të ligë – as edhe telashet.

Një ditë pa qeshur, është një ditë e çuar dëm.

Karakteri i vërtetë i një burri shfaqet kur ai është i dehur.

Që të qeshësh me të vërtetë, duhet ta marrësh dhimbjen tënde, dhe të luash me të!

Më pëlqen gjithmonë që të eci në shi, kështu askush nuk do të më shohë duke qarë.

E qeshura është zbutësi i dhimbjes.

Dëshpërimi është një narkotik. Ai e vë mendjen në gjumë dhe e shpie drejt indiferencës.

‘E mban mend moj Marë, dashurinë e parë’

Poezi nga Andon Z. Çajupi

E mban mend, moj Marë,
dashurin’ e parë?
Njeri nuk e gjegji,
se jeshmë te vegji.
Unë pa ty s’rroj,
vij’ e të kërkoj;
tl pa mua s’rroje,
vij’ e me kërkoje.
Në lule me erë
putheshim ngahere,
dhe si burr’ e grua
losnim nënë ftua.
Një ditë, të dyza
losnim mbylla-syza:
U fshyem pa dukur
Cinë të besoj taninë,
perëndin’ a dashurinë?
Perëndi në këte jetë
është dashuria vetë.
——
Bukuria jote, leshërat e tua
posi pëndë korbi, të gjata
mbi thua,ballëtë si diell,
faqetë si mollë,qafa jot’ e gjatë,
mesi yt i hollë,sisëtë si shegë,
dhëmbët si thëlpënjë,buzët si
burbuqe, sytë si gështënjë,
dora si dëborë, fjala jote mjaltë,
kurmi yt i derdhur, shtati yt i naltë;
gjithë më kënaqin, të tëra t’i dua,
po zëmëra jote u bë gur për mua!
—–
Pika-pika bie shiu
dhe dëbora flokë-flokë,
vetëtin e fryn veriu,
breshëri kërcet mi tokë!
Le të fryjë er’ e ftohtë,
s’ka ç’më bën dimëri mua:
Dashuria më mban ngrohtë,
se pushtoj atë që dua.
Kur fryn era me tallas,
kur bie dëbor’ e shi,
sa flë njeriu me gas,
kur ka mikenë në gji!/ KultPlus.com

Rama vlerësohet me një titull në Pescara

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Pescara të Italisë, për të marrë pjesë në nisjen e vitit akademik me ftesë të universitetit “Gabriele d’Annunzio të Chieti”.

Kreu i qeverisë është nderuar me titullin “Urdhri i Minervës”, i cili iu dha nga universiteti. Në fjalën e tij Rama u shpreh se ky është një titull i lartë, por që u përket shqiptarëve dhe Shqipërisë.

“Mund të themi se kur e mora këtë mesazh, këtë ftesë mendova se do të ishte vetëm për të asistuar në ceremoni, por kur kuptova se jam le të themi i zgjedhur nga ky uuniversitet me reputacion të lartë le të themi se u ndjeva pak në siklet. Unë jam i vetmi në qeveri pa titull të lartë akademik. “Urdhri i Minervës” është titulli më i lartë akademik, por më pas kuptova se për çfarë bëhej fjalë dhe më në fund e kuptova se unë po marr diçka që i përket shqiptarëve, Shqipërisë dhe të gjithëve që na kanë sjellë në këtë gjeneratë që jemi. Ndaj Italisë kemi detyrime që një jetë nuk do të mjaftonte ta shlyeja. Rektori foli për bashkëpunim. Është në bashkëpunim që është intensifikuar mjaft kohëve të fundit, pasi ne po mundohemi të integrojmë programet universitare në Shqipëri njëjtë si në Europë”,tha Rama.

Si ndiheni kur ktheheni në Itali?

“Kthimi në Itali për mua është një riktim sepse Italia është e ardhmja që mendoj për Shqipërinë, jo Gjermania apo Franca edhe pse janë të mëdha dhe të bukura preferoj zgjuarsinë dhe shkujdesjen Italiane. Edhe pse nuk mund të bëhemi gjermanë edhe po të duam”, tha Rama.

Dubai Miracle Garden, kopshti më i madh i luleve në botë

Kopshti Miracle i i Dubait u krijua për të mahnitur vizitorët e të gjitha moshave, duke ofruar një përvojë të veçantë. Ai  shtrihet mbi 72,000 metra katrorë, 150 milion lloje lulesh dhe ofron një shumëllojshmëri atraksionesh dhe aktivitetesh të reja dhe emocionuese çdo sezon. Ndodhet në zonën Al Barsha South 3, Dubailand, një nga destinacionet më piktoreske në rajon. 

Ndër atraksionet më të habitshme të kopshtit janë figurat dhe skulpturat e bëra me lule, që përfaqësojnë personazhe, kafshë dhe objekte të ndryshme. Figurat janë realizuar me një kornizë metalike e cila më pas mbulohet me pëlhurë dhe mbushet me lule, duke krijuar kështu një efekt befasues dhe plot ngjyra.

Ndër figurat më të famshme janë një aeroplan gjigant, një kështjellë dhe një makinë shkrimi gjigante. Përveç figurave, kopshti ofron gjithashtu një larmi të madhe lulesh të rregulluara për të formuar shtigje shumëngjyrëshe, shkruan rtsh.al.

Labirintet e punuara me lule, janë me të vërtet mahnitëse, ku vizitorët mund të kënaqen duke humbur dhe duke zbuluar kënde të reja të kopshtit. Një nga atraksionet më të famshme në kopsht është shatërvani kaskadë, i cili është krijuar duke përdorur mijëra lule shumëngjyrëshe dhe është një pamje mahnitëse./ KultPlus.com

Kandiqi jep dorëheqje nga Fondi për të Drejtën Humanitare

Natasha Kandiq, themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, ka njoftuar në rrjetin social Twitter se po ndërpret çdo bashkëpunim me organizatën që ajo e themeloi.

“Kam kohë që nuk i ndaj të njëjtat vlera me Fondin për të Drejtën Humanitare. Fund. Vazhdoj me Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë”, ka shkruar Kandiq.

Natasha Kandiq themeloi organizatën joqeveritare Fondi për të Drejtën Humanitare në vitin 1992 me qëllim të dokumentimit të shkeljeve të të drejtave të njeriut që u kryen masivisht në të gjithë ish-Jugosllavinë, gjatë konflikteve të armatosura në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe më vonë në Kosovë, shkruan “Danas”, transmeton Klankosova.tv.

Siç thuhet në faqen e internetit të FDH-së, dokumentacioni në të cilin ka punuar Fondi ka qenë i rëndësishëm për rastet në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (Tribunali i Hagës), siç është Foça (qytet në Republika Sërpska, BeH), një rast kyç në ndjekjen penale të dhunës seksuale në luftë.

“Kur filloi lufta në Kosovë, FDH hapi një zyrë në Prishtinë dhe mbeti në Kosovë gjatë bombardimeve të NATO-s, edhe kur u larguan KNKK-ja, OSBE-ja dhe mediat ndërkombëtare, duke raportuar nga Kosova. Pas përfundimit të luftërave, FDH iu përkushtua drejtësisë tranzicionale. FDH ka zhvilluar një model të përfaqësimit të viktimave në gjyqet e krimeve të luftës para gjykatave vendase, duke u mundësuar familjeve të viktimave nga Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia dhe Kosova të vijnë dhe të shikojnë gjyqet në Serbi. Po ashtu, FDH ka përfaqësuar më shumë se 1000 viktima të shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe krimeve të luftës në procedurat e kompensimit para gjykatave në Serbi”, thuhet në faqen e internetit. /klan kosova

Libraria Ulqini ftesë për Ag Apollonin, do të promovohen “Një fije shprese, një fije shkrepëse” dhe “Kësulkuqja”

Libraria Ulqini ka njoftuar se do të organizojë një takim me shkrimtarin Ag Apolloni, dhe në të njëjtën ceremoni do të promovohen edhe dy librat e tij “Një fije shprese, një fije shkrepëse” dhe “Kësulkuqja”, shkruan KultPlus.

Kjo mbrëmje letrare do të mbahet më 8 mars në Librarinë Ulqini në Ulqin, takim i cili do të fillojë në ora 19:00./ KultPlus.com

Enver Petrovci sot feston datëlindjen e 69-të

Enver Petrovci, aktori dhe regjisori i cili arriti famë shumë të madhe në kinematografinë ish jugosllave, kosovare dhe ndërkombëtare, sot feston datëlindjen e tij të 69-të.

Petrovci lindi më 28 shkurt 1954 në Prishtinë. Në fillim studioi në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë në degën e aktrimit, më pastaj mbaroi studimet Universitare për aktor edhe në Fakultetin e Arteve Dramatike në Universitetin e Beogradit. Ka arritur karrierë shumë të suksesshme në teatër, sidomos në atë “Atelieja 212” dhe me rolet e luajtura aty u bë i njohur nëpër mbarë ish Jugosllavinë duke u vlerësuar një nga aktorët me të famshëm të asaj kohe. Pas mbarimit të luftës e vazhdoi me sukses karrierën artistike në Prishtinë e në qendra të tjera shqiptare.

Interpretimet e tij në film ishin gjithashtu shumë të mirëpritura duke arritur famë shumë të madhe në kinematografinë ish jugosllave, kosovare dhe ndërkombëtare.

Është një ndër themeluesit e degës së Artit Dramatik dhe Akademisë së Arteve në Universitetin e Prishtinës në vitin 1989, ai kthehet nga Beogradi për të ligjëruar lëndën e aktrimit në këtë Universitet dhe formon kuadro të reja të aktorëve në Kosovë.

Rolet e tij si në teatër ashtu edhe në film janë në numër shumë të madh. Petrovci vazhdon të jetë pjesë e projekteve të ndryshme ku ende mban fuqishëm primatin e tij në fushën e aktrimit./ KultPlus.com

Ukraina lëshon pullë postare të Banksy për të shënuar përvjetorin e pushtimit

Për të shënuar përvjetorin e pushtimit nga Rusia, Ukraina ka përkujtuar një nga muralet që artisti misterioz, Banksy pikturoi në mbetjet e ndërtesave të djegura përreth Kievit në nëntor.

Murali tregon një djalë të ri duke ekzekutuar me qetësi një lëvizje xhudo të njohur si “rënie lundruese” kundër një burri plotësisht të rritur që mendohet se përfaqëson presidentin rus Vladimir Putin.

Sipas Guardian, banorët e kryeqytetit të Ukrainës, Kievit, u mblodhën të premten në zyrën kryesore të postës së qytetit për të grumbulluar pullat, të cilat, përveç muralit provokues, kanë frazën “FCK PTN” të shkruar në këndin e poshtëm majtas.

Murali është një nga  shtatë  që Banksy pikturoi në kryeqytetin ukrainas. Në dhjetor, tetë persona u arrestuan për  përpjekjen për të vjedhur  një nga muralet nga një mur në Hostomel, një qytet jashtë Kievit.

Autorët u arrestuan në vendngjarje. Personi që dyshohet se orkestroi grabitjen e dështuar mund të përballet me më shumë se 10 vjet  burg.

Në fillim të këtij muaji, zyrtarët ukrainas vendosën  xhami mbrojtës  mbi disa prej muraleve për t’i mbrojtur ato nga vandalët dhe kushtet e vështira të motit.

/Shqip.com

Tërheqja zvarrë e Gentit nëpër Romë  

Binak Kelmendi

Dhoma ishte e errtë, vetëm drita e llampadarëve të ndezur në murin e nxirë sillte një shkëlqim të zberë në pjesët ku ishin vënë kornizat e kuqrremta me mbishkrimet që lexoheshin me shumë vështirësi. Era tundte flakët e tyre, dhe, varësisht nga forca e saj, vinte edhe shikimi më i qartë.

Ky është Genti.

Ai hapi sytë dhe pa: Dymbëdhjetë kuaj të mbrehur shkeleshko, me shkumbë që nxirrnin nga goja dhe hundët, me bishtin që mezi e mbanin përpjetë, tërhiqnin një karrocë dyrrotëshe nëpër makadamin buzë lumit me guralecë të zezë. Njerëz në të gjitha anët e sheshit, me çdo lloj rrobash, të zhveshur fare, duke kërcyer, duke kënduar, duke duartrokitur, bënin sehir dhe më së shumti qeshnin krejtësisht kot. Një ngazëllim i çuditshëm përndritte fytyrat e tyre të lodhura. Në fund të rrotëve të karrocës përzgjatej, si një anakondë e kuqe me lëkurë të rrjepur, një litar.

Ai u ndal të vërente detajet.

Ky është Genti, dëgjoi fjalët sërish dhe tek nuk dinte saktësisht në ishte ai zëri i ciceronit apo zëri i kujtesës së tij historike, vazhdoi shikimin.

Ky është Genti, përseriti ai zë, dhe ai pastaj shikoi: një figurë e njeriut, me duar, me këmbë e me kokë, shtrirë sa gjerë gjatë, hije, zvarritej në makadamin e lagur nga lotët e të qeshurit. Një damar ishte çarë në ballin e të zvarriturit dhe gjaku i mpiksur kishte bërë një si hartë në ballin e tij: Adriatiku, Joni, Tireni, Egjeu…shplanin shpatet e Alpeve të Ilirisë.

O zot, sa shumë dete, sa shumë male, sa shumë fusha dhe sa shumë ujë që kishte.

Era lëkundte valët dhe lemba e vogël fshihej ndërmjet tyre duke u ndeshur me peshqit që fluturonin thik përpjetë për të zënë ndonjë mizë.

Agroni puthej me Teutën duke prekur dhembjet e gjoksit dhe duke treguar sekretet ushtarake.

Deti rrudhej valë-valë nga një puhizë.

Teuta mekej duke i hyrë në gjoks Agronit.

Mbreti im, tha me përgjërimë Teuta dhe preku kurorën që i shkëlqente në kokë. Mbreti im, nuk ka bir njeriu të shkelë as tokën dhe as detin tonë. Deti Jonë është ky, u betua ajo duke ngjeshur edhe më shumë kurorën në ballë dhe pastaj bëri t’ia mbyllte me gishtërinjtë e gjatë sytë Agronit. U ndal papritur. Një kaltri mbytëse me thellësi të pafundme shtrihej në sytë e Agronit që të hapur rrinin drejt qiellit një pjesë të të cilit e kishte zënë një diell shumë i madh. Teuta shikoi edhe një herë sytë e Agronit dhe Detin Jon dhe nuk kuptonte dot ku nisnin sytë dhe ku përfundonte deti.

Pastaj Teuta vuri strehën e duarve mbi ballë dhe nisi këngën e peshkatarëve. Peshkatarët ia behen dhe fill lëshuan rrjetat në ujë. Asgjë nuk u kap në kurthën e tyre të lëngët, vetëm kufoma e Agronit që nuk lëkundej fare, rrinte e ngrirë nga pasvdekja…

Era frynte tutje detit dhe valët e ujit përplaseshin mbi shkëmbinj.

Pulëbardhat, duke fluturuar me krrokamë drejt qiellit dhe drejt tokës, herë fusnin kokën në shkumbë duke zënë një peshkth dhe herë ndeshnin sqepin mbi gurë duke zënë ndonjë krimb…

Batuat, I, II, III….ende po luftonin për dele, për dete, për hardhi, për gra.

Ai kërkoi të fikeshin dritat në murin e zi dhe të çmbreheshin kuajt që kishin tërhequr rrëqanthi trupin e Gentit. Me gjasë nuk e dëgjoi askush ç’kishte thënë pasi që ai gjithnjë fshihej nga dielli nën një çadër plastike që sillte shumë ngrohtësi mbi kokën e tij tepër të djersitur.

Këmbanat binin me uturimë dhe një protestë kundër abortit ishte caktuar të mbahej në mesditë në sheshin Shën Pjetri. Pastaj ai hyri në kishën e parë që e pa. Dhe e shikoi orën. Ishte koha të lutej për shpirtin e papës Klimenti.

Zot shpëto, tha duke kërkuar ndihmë me shikim për të gjetur një zgjidhje në fjalëkryq. Një sirenë, zjarrfiksish, policësh, të ndihmës së parë, e të kujt o Zot, as ai nuk e dinte, e përmendi.

Pastaj ai futi lapsin në xhepin e këmishës, gazetën në xhep pantollonesh dhe duke ndrequr syzet mbi ballë, kërkoi që ciceroni të përsëriste fjalitë e fillimit./ KultPlus.com

Me ekspozitën “Gjurmë”, Amire Demolli do të prezantohet në KultPlus Caffe Gallery

Artistja Amire Demolli do të prezantohet për herë të dytë me ekspozitë personale, lkësaj radhe me ekspozitën “Gjurmë” që do të hapet më 1 mars, në KultPlus Caffe Gallery prej orës 19:00.

Amire Demolli do të prezantohet me 12 punime artistike e që për kurator ka Refki Gollopeni.

Vetë kuratori për punën artistike të Amire Demollit ka thënë se me konceptin artistik “Gjurmë”, në pikturat e saj shpalos emocionet dhe temperamentin krijues përmes laramanisë në stile, në shprehje artistike, në qasjet e saj, si realiste, ashtu dhe abstrakte. “Ajo është në mes të një rrugëtimi eksperimental, drejt krijimit te identitetit te saj artistik”, ka vlerësuar mes të tjerash Gollopeni.

“Bota e re universale në qasjen abstrakte është përherë në lëvizje, në kërkim të lindjes së re në univers, duke e pasuruar kështu pikturën imagjinative, që deri tani ishte e pa njohur për ne, por Amire Demolli e konkretizoi imagjinatën dhe ndjesinë e saj në krijimtari duke lënë kështu gjurmë në art e që do të vazhdojnë të jetojnë”, ka shtuar tutje Gollopeni për ekspozitën e radhës së Demollit, e cila përpos që po shënon ekspozitën e saj të dytë personale, ajo deri tash ka marr pjesë edhe në shumë ekspozita kolektive brenda dhe jashtë vendit.

Ekspozita “Gjurmë” do të qëndrojë e hapur deri më 7 mars.

Amire Demolli studimet dhe masterin për pikturë i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Arteve, e cila në të njëjtën kohë në po këtë universitet ka përfunduar Fakultetin e Mjekësisë dhe aktualisht është në specializim në Klinikën e Kirurgjisë Plastike Rekonstruktive dhe Estetike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës

Në periudhën prej 5-12 mars do të jetë pjesëmarrëse në World Women’s Arts Forum në Egjipt, ku do ta përfaqësojë Kosovën në mesin e 17 shteteve të ndryshme të botës./ KultPlus.com

Osmani për takimin në Bruksel: Dje janë pranuar edhe disa propozime jo të lehta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani vlerëson se dje në takimin në Bruksel janë pranuar edhe disa propozime jo të lehta, që lidhen me vetëmenaxhimin e pakicës serbe në Kosovë dhe rregullimin e statusit juridik të Kishës Ortodokse Serbe.

Këshilltari për media Bekim Kupina ka thënë se Osmani vlerëson se teksti i marrëveshjes nuk i sqaron tërësisht implikimet nga këto si dhe disa çështje të tjera, të cilat duhet të sqarohen domosdoshmërisht para se të finalizohet Plani i Zbatimit.

Sipas saj, fjalën përfundimtare për këtë marrëveshje duhet ta thotë Kuvendi i Kosovës.

Takimi i 27 shkurtit në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me ndërmjetësimin e zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian (BE) dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sipas Osmanit shënon moment pozitiv në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

“Ai (takimi) i kontribuon paqes dhe stabilitetit në vend dhe rajon. Presidentja e Republikës së Kosovës vlerëson se nëse marrëveshja zbatohet në mënyrë burimore, ajo do të përcaktonte parime të rëndësishme për relacionet ndërmjet palëve, duke i vendosur si të barabarta, me respekt reciprok dhe në përputhje me parimet themelore të Kartës së Kombeve të Bashkuara, përfshirë parimin e respektimit të integritetit territorial. Megjithatë, sipas presidentes Osmani, me këtë marrëveshje, dje janë pranuar edhe disa propozime jo të lehta, që lidhen me vetëmenaxhimin e pakicës serbe në Kosovë dhe rregullimin e statusit juridik të Kishës Ortodokse Serbe. Teksti i marrëveshjes nuk i sqaron tërësisht implikimet nga këto si dhe disa çështje të tjera, të cilat duhet të sqarohen domosdoshmërisht para se të finalizohet Plani i Zbatimit”, thuhet në përgjigjën e Kupinës.

Sipas tij, presidentja Osmani thekson se çdo rezultat i dialogut duhet ta ruajë integritetin territorial, sovranitetin dhe funksionalitetit e brendshëm të Kosovës.

“Siç ka thënë vazhdimisht Presidentja Osmani dhe sikur ka nënvizuar edhe presidenti Biden, procesi i dialogut duhet të përmbyllet me njohjen reciproke, ndaj Plani Evropian mund të ndihmojë në arritjen e këtij qëllimi.

Presidentja konsideron se fjalën përfundimtare rreth kësaj marrëveshjeje duhet ta thotë Kuvendi i Kosovës, meqë preken kategori kushtetuese të parapara në nenin 18 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, ka thënë ai./rtv 21

Veliaj: Piramida do jetë atraksioni më i kërkuar nga turistët

Tirana ka njohur katërfishim të numrit të turistëve të huaj, duke u kthyer në një aktor të rëndësishëm të industrisë së turizmit.

Gjatë një takimi me me guidat turistike në kryeqytet, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion  Veliaj theksoi se ky “boom” turistësh ka ardhur pas investimeve dhe transformimit që ka përjetuar Tirana, ku veçoi zonat më ikonike të saj, sheshin “Skënderbej”, Pazarin e Ri dhe Kalanë e Tiranës.

“Sidomos në vitin e kaluar kur kemi pasur edhe titujt Kryeqyteti Europian i Rinisë, apo këtë vit ai i Sportit, e kam pasur sfidë të hyj e të dal nga bashkia prej grupeve të turistëve. Jam ndjerë sikur jetoja në Babel, kur dëgjoja çfarë gjuhe fliste një grup dhe nuk e fliste grupi tjetër. Në këtë sens, unë besoj që këto janë ditët më të mira të turizmit në Tiranë. Pra, me gjithë problematikat që kemi, më mirë se kaq nuk ka qenë përpara dhe nuk ka qenë kurrë,” tha Veliaj.

Kreu i bashkisë së Tiranës renditi disa nga atraksionet kryesore turistike ku është ndërhyrë së fundmi, ndërsa veçoi Piramidën, për të cilën tha se shumë shpejt do jetë në 3 pikat më të vizituara të Tiranës.

“Nuk besoj ka kaluar një vit që s’kemi shtuar një stacion të ri ku vërtet ia vlen të çosh turistë. Filluam me “Shtëpinë e gjetheve”, vazhduam me “Pazarin e Ri”, me Kalanë e Tiranës dhe janë bërë disa të quajtura “tourist traps”. Jam i bindur që Piramida do jetë atraksioni, në mos vendi më i instagramuar, të paktën tek tre më të kërkuarit nga turistët. Ai është një ballkon 360 gradë i Tiranës,” deklaroi ai.

Kryebashkiaku bëri më dije se dy stacionet e reja për t’u vizituar nga turistët që do shtohen shumë shpejt janë “Sarajet” që është shpronësuar nga bashkia dhe do të kthehet në Muzeun Etnografik të Tiranës dhe Shtëpia e Libohovitëve. Ndërkohë, ai sqaroi më tej se ka filluar puna për shtëpinë “Dritëro Agolli”, siç është bërë edhe te “Shtëpia e gjetheve” apo te shtëpia e Ismail Kadaresë.

Për destinacionet më të largëta nga qendra, Veliaj e vuri theksin te ecja në këmbë.

“Te “Bulevardi i Ri” është punuar që në fillim për më shumë hapësirë për ecjet dhe ato që quhen “linear parks”. Në disa raste të tjera na është dashur të bëjmë një lloj kompensimi në urbanistikë, si tek Bulevardi “Zogu I”, një tjetër rrugë që vizitohet shumë, ku hoqëm gjithë parkimin”, sqaroi kryetari Veliaj.

Për sa i përket autobusëve dhe terminaleve, ai tha se tashmë ka mbaruar terminali lindor, ndërsa te “Kthesa e Kamzës” do fillojnë punimet shumë shpejt për terminalin e ri perëndimor.

“Jemi duke shqyrtuar mundësinë që të kthejmë sheshin “Nënë Tereza” në një parkim nëntokësor, i cili të jetë ekskluziv vetëm për autobusët. Ndërkohë jemi duke menduar që xhepin e parkimit që fituam te Garda, që ta përshtatim për autobusë dhe ta kthejmë në stacion, derisa të bëjmë një zgjidhje nëntokë në sheshin “Nënë Tereza”. Duhet të pranojmë që kemi bërë një revolucion me transportin e taksive, ku 60% janë elektrike. Impakti i parë kur vjen në Rinas, apo kur lëviz në Tiranë me një mjet ekologjik, është një publicitet i mirë për qytetin,” nënvizoi Veliaj.

Ai njoftoi se bashkia sapo ka miratuar një investim për kthimin e 80 stacioneve të autobusëve në stacione elektronike dhe aplikimin e biletimit elektronik.

Në vitin 2022, Tirana ishte Kryeqyteti Evropian i Rinisë, me mundësi të pafundme për të rinjtë, përmes 1000 aktiviteteve, për të vijuar këtë vit, si Qyteti Evropian i Sportit, gjë që do të sjellë akoma më shumë tërheqje e atraksion për turistët e apasionuar pas aktiviteteve sportive./ atsh /KultPlus.com

Prezantohet projekti i urës që do të shkurtojë distancën në mes Velipojës dhe Ulqinit (VIDEO)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se Shqipëria dhe Mali i Zi kanë rënë dakord për ngritjen e një ure mbi lumin Buna.

Kjo urë e cila do të jetë e gjatë 310 metra, do të shkurtojë distancën mes Velipojës dhe Ulqinit.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar sot projektin i cili do të financohet nga dy qeveritë.

“Me projektin e “Urës mbi Bunë”, një projekt i bërë gati për zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili do të bashkëfinancohet nga dy qeveritë, për të lidhur vendet tona duke shkurtuar distancën mes Velipojës e Ulqinit nga 73km në 300m, si edhe duke i dhënë një shtysë të re lirisë së lëvizjes, turizmit dhe ekonomisë ndërkufitare, ju uroj një ditë të bukur”, ka shkruar Rama.

Projekti i prezantuar nga kryeministri Edi Rama dhe Dritan Abazoviq, në Ohër vitin e kaluar, pritet të ndërtohet në gusht të vitit 2024. /KultPlus.com

Teatri Oda shënon nesër 20 vjetorin e themelimit, sjell edhe premierën “Arbri”

Njëri nga teatrot më të rëndësishëm në vend, teatri “Oda” nesër shënon 20 vjetorin e themelimit.

Për të shënuar këtë përvjetor të rëndësishëm, nesër mbahet mbrëmje në nderim të këtij 20 vjetori e për të vazhduar tutje me programin e muajit mars ku në mesin e shfaqjeve do të jetë edhe një premierë.

“Arbri” është shfaqja premierë e cila luhet më 6 mars më fillim nga ora 20:00, me regji dhe tekst të Lirak Çelaj. Shfaqja do të luhet menjëherë të nesërmen më 7 mars, më 16 mars dhe krejt në fund më 30 mars.

Leximi skenik nga Shpetim Selmani mbahet më 10 mars me titull “Fajin e ka Bill Gates”, përderisa shfaqjet tjera që luhen në ‘Oda’ gjatë marsit janë: “Sikur kjo të ishte shfaqje…”, “Pas’humbja”, “Stiffler”, “Burrnesha” dhe “Pesë stinët e armikut të popullit”. / KultPlus.com

Michel de Montaigne, ati i skepticizmit modern, shkrimtari më me ndikim i Rilindjes franceze

Michel de Montaigne ndër më të rëndësishmit filozofë të Rilindjes franceze. Veprimtaria e tij krijuese është e spikatur dhe me shumë ndikim. Sipas tij, as arsyeja, as sensibiliteti, as gjuha, nuk e ngrejnë njeriun mbi kafshët por fakti se ai është «kafshë e pakufizuar». Kafshët e tjera janë të kufizuara nga nevojat e tyre instinktive, kështu që realizmi i tyre reduktohet në atë nga i cili nuk munden dhe nuk dëshirojnë të dalin. Njeriu, ndërkaq, nuk ka kufij dhe ligje të obliguara, kështu që vazhdimisht kërkon dhe hulumton, dhe ky jostabilitet i përhershëm është natyra e vërtetë e njeriut. Megjithëkëtë, njeriu është më rezistues se çdo kafshë tjetër dhe shpirti i tij i brishtë dhe i dobët mund të befasojë me fuqinë dhe energjinë e çuditshme, dhe së këtejmi ai është qenia më interesante midis të gjitha krijesave që duhet gjithnjë të studiohet sërish.

***

Nga aspekti i gnoseologjisë subjektivist dhe skeptik metodik për të cilin «të filozofosh do të thotë të dyshosh», Montaigne në kohën e lirë mediton për mundësitë e veta gnoseologjike dhe studion vetveten «më shumë se çdo objekt tjetër». Ai nuk dëshiron të përcaktohet lidhur me çështjet fundamentale metafizike, sepse kjo është vetëm «punë e turbullt që shkakton grindje». Njeriu, vërtet, duhet të jetë kureshtar, të studiojë dhe të njohë çdo gjë, por me qëllim që të arrijë paditurinë filozofike, e cila është qëllim i fundit i përpjekjeve të vërteta intelektuale. Vetëm duke mësuar, njeriu mëson se nuk di atë që mendon se di, kështu që pendimi është triumf i vullnetit dhe i inteligjencës, ai është paqe e pushtuar në luftën dhe depërtimin e vazhdueshëm.

***

Kënaqësia, thoshte Montaigne, është e mundur vetëm kur dikush arrin qetësinë e mendimit. Ajo, çfarë e prish këtë qetësi, është joshja për të shkuar tej eksperiencave të zakonshme dhe për të depërtuar në natyrën e brendshme të gjërave. Dhe skena më e trishtueshme e të gjitha këtyre është ta shikosh njeriun duke formuluar përgjigjet përfundimtare të pyetjeve, që janë aq larg dhe të ndryshme nga e vërteta. Dhe së fundi, marrëzia e joshjes për të gjetur të vërtetën e përkryer dhe të përhershme përfundon në fanatizëm dhe dogmatizëm.

Eyquem Michel de Montaigne (28 shkurt 1533 – 13 shtator 1592)  e dinte se frika ishte burimi i fanatizmit. Gjatë jetës së tij ai kishte parë shumë luftëra dhe persekutime mizore fetare. Ai shkruante “se në fqinjësinë e tij trazirat kishin zgjatur kaq shumë”, sa ai dyshonte nëse njerëzit do të bashkoheshin ndonjëherë në jetën shoqërore. “Unë kam parë, – shkruante Montaigne, – sjellje dhe qëndrime kaq të ashpra, çnjerëzore dhe tradhtare, sa nuk mund të mendoj për to pa ndier tmerr”. Për këtë ai fajësonte forcën e fanatizmit. Ai do të ndiente se humbja e qetësisë mendore do të reflektohej në një kaos social. Ai, sinqerisht, besonte se teoritë e skepticizmit krijues do të parandalonin mizori të tilla. Sipas teorive të skepticizmit të vërtetë, energjitë njerëzore duhej të drejtoheshin drejt përdorimit të subjekteve dhe ideve. Në vend që të luftonin me enigmat për të zbuluar universin dhe fatin e tyre, Montaigne do t’i këshillonte njerëzit ta fillonin filozofinë e jetës duke hedhur dritë së pari mbi problemet e tyre.

Një bazë e mirë për të filluar, thoshte Montaigne, do të ishte eksperienca personale: “Sepse çdo njeri mbart në vetvete të gjitha vetitë dhe kushtet njerëzore”. Për këtë arsye ai mendonte se çfarëdo, që të ishte e dobishme për të, do të ishte e dobishme për cilindo tjetër. Brenda shpirtit të vërtetë të Rilindjes, në kundërshtim me paqartësinë e zhargonëve teknikë, Montaigne shikonte një formë të qartë dhe të hapur të shprehjes së veprimeve më origjinale dhe normale të njerëzve. Më tej ai shkruan: “pazhi im (djalë që bën shërbimet në hotel ose i shërben një njeriu të vetëm), bën dashuri dhe e di shumë mirë se ç’po bën. Por lexoji atij Leo Hebraeusin ose Ficinon, ku ata flasin për veprimet dhe mendimet e dashurisë dhe ai nuk mund të gjejë as kreun dhe as fundin e saj”. Montaigne shprehte pakënaqësinë duke thënë se “unë nuk mund të kuptoj shumë nga ditët e jetës sime, kur i shikoj ato nën teoritë e Aristotelit. Ato janë të fshehura nën mbulesa të tilla, sa mund t’iu shërbejnë vetëm të shkolluarve”. Ato, çfarë mendonte Montaigne, ishte që “bëj ç’është e mundur për ta bërë artin origjinal, ashtu siç ata përpiqen ta bëjnë natyrën artificiale”. Sipas Montaignet, arti i jetës është të njohësh çfarë nënkupton të qenurit njeri, thoshte ai, sepse “nuk ka asgjë më fisnike, sesa të krijosh njeriun e drejtë dhe të mirë. Nga të gjitha sëmunjdjet, njerëzore, më e keqja është të përbuzësh qenien tënde”. Asgjë nuk e shëmton natyrën njerëzore më shumë sesa përpjekja për të vlerësuar veten më tepër nga ç’është. Sa herë, që kjo ka ndodhur, vazhdon ai, “unë gjithmonë kam vënë re një përputhje ndërmjet ideve mbitokësore dhe sjelljeve nëntokësore”. Kurdoherë, që njeriu i pushtuar nga momente marrëzie nuk do të donte që të ishte më njeri, në vend që të zgjidhte të qenurit engjëll, do të zgjidhte të qenurit bishë.

Për Montaignen skepticizmi ndaj sjelljeve njerëzare nuk luante as rol pesimist as rregullues. Përkundrozi, ai shikonte te skepticizmi një mbështetje pozitive ndaj të gjitha aspekteve të jetës njerëzore. Megjithëse, pa kufizime serioze në fuqinë e arsyetimt teknik, ai i thurte lavde gjykimit të bërë nga kapacitetet njerëzorë. Ai mendonte se, të jesh një qenie njerëzore, në kuptimin më të thellë, do të thotë të kesh një barrë eksperience të ndërgjegjshme, eksperiecë kjo që e ndërgjegjëson një njeri për të peshuar alternativat dhe kontrolluar sjelljet nëpërmjet gjykimit. Gjykimi, ndryshe nga qrsyeja, lejon një shprehje të plotë të dëshirave të njeriut: si dashurinë, emocionet, por përsëri është shumë larg nga dëshira për të bërë shpirtin “të ndërgjegjshëm për ngjarjet e momentit dhe të rastit”, derisa “shqetësimi është jeta e [shpirtit] dhe lezetj.i saj”. Montaigne thoshte se, “rasti ndikon më tepër mbi mua”, sesa normat e doktrinës, dhe për të ishte një shenjë e gjykimit të mirë, në qoftë se e pranoje jetën, ashtu siç vinte. Ai më tej mendonte se “lartësia e mendimit njerëzor dukej,: po ta merrje të sotmen ashtu siç ishte dhe të shikoje me besim në atë çka mbetej”.

Montaigne e bëri të tijin shpirtin e skepticizmit klasik, duke përdorur formulën: “Unë ndaloj analizoj dhe marr si udhërrëfyese rrugët dhe eksperiencën e gjykimit botëror”. Gjykimi i jep njeriut informacion të mjaftueshëm për veten, për të siguruar mbijetesën fizike dhe kënaqësitë e vërteta. Rrugët e tij kanë gjithashtu vlerë, por pothuajse të pavarura nga të vërtetat ose të drejtat e tyre objektive. Kështu besimi dhe ligjet janë faktorë pozitivë për botën, por t’i mohosh apo t’i kundërshtosh ato, do të thotë që njerëzimin ta çosh drejt një humnere. Gjykimi praktik kërkon që kushtet formale dhe organizmi i një vendi të pranohen nga shtetasit e tij. Më tej, gjykimi mund të bëjë dallimin ndërmjet kufizimeve të gabuara në jetën e dikujt. Për këto arsye, fryma skepticiste nuk e udhëhoqi Montaignen drejt qëndrimeve revolucionare apo anarkike. Kështu ai u bë një konservator, i cili besonte se për aq kohë sa nuk ekziston e vërteta absolute dhe nuk ka limite drejt të cilave shoqëria duhet të lëvizë, as ndryshimet sociale s’kanë pse të jenë të menjëhershme. Ajo, që kërkohej më tej nga njeriu, ishte besnikëria. Gjithashtu në çështjet e besimit, njeriu me gjykim të mirë do të respektonte forcën e traditës, duke parë në stabilitetin e komuniteteve fetare kushtet për kërkime të vazhdueshme, të cilat në anarki do të ishin të pamundura.

Montaigne u përpoq që t’i kujtonte brezit të tij, se mençuria shtrihet në pranimin e jetës ashtu siç është dhe në të kuptuarit e vështirësive për të njohur gjithçka. Ai donte, veçanërisht, që të drejtonte vëmendjen e njerëzve drejt pasurisë së jetës njerëzore, që vetëm respekti ndaj kapaciteteve njerëzore mund ta bënte të mundur. Po të niseshe nga kjo, Montaigne dilte si përfaqësuesi kryesor i Rilindjes bashkëkohore. Megjithatë, jo shumë vonë, Dekarti i pa edhe njëherë detyrat e filozofisë, në mënyrë të tillë, që të viheshin në shërbim dhe të qartësonin dyshimet njerëzore, por për qëllime që ishin shumë larg nga ato të Montaignet. Përveç kësaj, interesimi i Montenjt për problemet njerëzore në vend të atyre kozmike, bëri që shumë mendimtarë të tjerë të Rilindjes, të interesohishin rreth botës fizike. Në të vërtetë një nga aspektet më domethënëse të Rilindjes ishte kalimi i menjëhershëm në metodat e shkencës moderne.

***

Eyquem Michel de Montaigne (28 shkurt 1533 – 13 shtator 1592) ishte një nga shkrimtarët më me ndikim të Rilindjes franceze, i njohur për popullarizimin në ese si një zhanër letrar. Ai u bë i njohur për aftësinë e tij të lehtë të bashkojë zërat serioze intelektuale me anekdota rastësor dhe autobiografi – dhe Essais vëllim masiv i tij (i përkthyer fjalë për fjalë si “Përpjekjet”) përmban, për këtë ditë, disa nga esetë më me ndikim të shkruar ndonjëherë. Montaigne kishte një ndikim të drejtpërdrejtë për shkrimtarët botëror, duke përfshirë Descartes René, Blaise Pascal, Jean-Jacques Rousseau, Ralph Waldo Emerson, Friedrich Nietzsche, Stefan Cvajg, Eric Hoffer, Isaac Asimov, dhe ndoshta William Shakespeare.

Në kohën e tij, Montaigne është admiruar më shumë si një burrë shteti se sa si një autor. Tendenca në esetë e tij për të dal nga tema në anekdota u pa si e dëmshme për stilin e duhur dhe jo si një risi, dhe deklarata e tij se, “unë jam unë vetë çështjen e librit tim”, shihej nga bashkëkohësit e tij si vetë-tolerues . Në këtë kohë, megjithatë, Montaigne do të njihet si personifikuar, ndoshta më mirë se çdo autor tjetër të kohës së tij, frymën e dyshimit lirisht zbavitëse të cilat filluan të dalin në atë kohë. Ai është më i shkëlqyeshëm e i njohur për komentin e tij skeptik, “SAIS Que-je?” (Çfarë mund ta di ?). Mrekullueshëm moderne edhe për lexuesit sot, Montaigne përpjekjet për të shqyrtuar botës përmes lentes ishte e vetmja gjë që ai mund të varet nga gjykimin i tij, e bën atë më të kapshëm për lexuesit modern se çdo autor tjetër i Rilindjes. Shumë e jo moderne shkrimtar fikshon kanë gjetur frymëzim në Montaigne dhe shkrues të të gjitha llojeve vazhdojnë të lexojnë atë për bilancin e tij mjeshtëror të diturisë intelektuale dhe histori personale-thoshte.

Jetëshkrimi

Si bir i një aristokrati dhe tregtari të shquar, Montaigne e kishte të siguruar perspektivën e karrierës së shkëlqyeshme politike, kështu që pas kryerjes së studimeve të drejtësisë u bë këshilltar i parlamentit, ndërsa më vonë edhe prefekt i Bordosë. Mirëpo, titujt, nderimet shoqërore dhe sukseset ishin plotësisht të huaja për natyrën e tij individualiste dhe të lirë, prandaj pas vdekjes së babait urren në mënyrë superiore ambiciet politike dhe aristokratike të prindërve dhe u tërhoq në bibliotekën e pallatit të tij. Këtu jetonte larg zhurmës së jetës publike dhe si shpirt i pavarur shkruante vetëm për një rreth të ngushtë të miqve të tij. Ishte skeptik i madh dhe përqeshte të gjitha autoritetet dhe të gjitha «të vërtetat» e kohës së tij, sepse «nuk ka të vërtetë që nuk është demantuar, siç nuk ka as marrëzi, e cila nuk është shënuar diku si e vërtetë».

I siguruar materialisht nga pasuria e babait për gjithë jetën, Montaigne tallej në mënyrë cinike me gjithë botën e qytetërimit dhe të kulturës, me rektorët e universiteteve dhe me nëpunësit e amshtë, me artet, me shkencat, me qeveritë, me doket dhe me religjionet, dhe si aristokrat i pasur udhëtonte nëpër Gjermani, Zvicër dhe Itali.

Filozofia e Michel de Montaigne nuk u shkrua sistematikisht dhe nuk u ndërtua në themelet e disa analizave mendjemprehta dhe të studiuara dhe kështu nuk ka objektin e vet të hulumtimit në kuadrin e disiplinave filozofike tradicionale. Ai nuk shkroi latinisht siç shkruanin të gjithë filozofët e kohës së tij dhe nuk u mor me dinstinkcione minucioze të nocioneve në traktatet dhe studimet, por në gjuhën e vet amnore, franceze, në formën e re të shprehjes letrare, në ese, jepte vetëm vrojtime të rastit dhe refleksione të shkurtra mbi botën që e rrethon. Mirëpo, këto observacione megjithëkëtë tregojnë gjithë thellësinë mendore të personalitetit të tij të lirë, jodogmatik dhe të papenguar.

***

Dyshimi i Montaigne lind më shumë nga urrejtja ndaj epokës së tij në të cilën masakrat politike dhe fetare ishin dukuri të përditshme (Frideli pikërisht këtë periudhë e quan natë shekullore e Bartolomeut) sesa nga konsekuencat e kulluara teorike gnoseologjike dhe etike të Pironit. Andaj, për shembull, kur konsideron se kanibalët janë «të pastër dhe të sinqertë», dhe se te këta madje edhe nuk ka fjalë që kanë kuptimin e gënjeshtrës, të pabesisë, të hipokrizisë, të shpifjes dhe të faljes dhe kur mendon se kjo forcë morale e tyre buron nga fakti se në ta «nuk ka dituri, nuk ka art, nuk ka nëpunës, nuk ka të varfër, nuk ka kontrata dhe nuk ka trashëgim», atëherë ky mendimtar tipik, renesansian, i lirë, para së gjithash, ka parasysh gjithë mjerimin, poshtërsinë, karrierizmin dhe paskrupulozitetin, kur krijon esetë e veta sarkastike dhe të shkëlqyeshme, komparacionet e tij spirituoze dhe aforizmat e guximshme dhe sarkastike. Pikërisht për këtë arsye,

Montaigne thekson se dinte që ligjet e kohës së tij respektoheshin vetëm për shkak se ishin imponuar me forcë, domethë në se ishin ligje dhe kurrsesi për shkak se ishin të drejta. «Sepse shpesh i hartojnë budallenjtë, kurse më shpesh njerëzit të cilët urrejnë drejtësinë dhe të cilët nuk kuptojnë dhe nuk durojnë drejtësinë dhe të drejtën, dhe gjithmonë dhe pikërisht gjithmonë vetëm njerëzit, domethënë krijesat e zbrazëta dhe të dobëta».

Montaigne ndërkaq lidhur me ndryshimin e shoqërisë ishte megjithatë tejet i matur dhe paqëdashës, madje edhe i disponuar në mënyrë konservative dhe nga pallati i tij luksoz prapëseprapë mendoi se është më mirë t’i përshtatej ekzistueses dhe «t’u nënshtrohej ligjeve të natyrës, shoqërisë dhe të tokës». Si aristokrat ngapak i penduar dhe bonvivan, kundërshtar i të gjitha «revolucioneve të rrugës» dhe ithtar i turpëruar i «çlirimit të brendshëm nga presioni i forcës sunduese». Njëkohësisht ndërkaq, kishte plot dyshim ndaj lëvizjeve dhe teorive politike. Me fjalë të tjera, secili politikan sillet ashtu thuajse mendon «sesi bota pikërisht e ka pritur atë që të fillojë të jetojë nën udhëheqjen e tij».

Sipas tij, të gjitha religjionet dhe koncepcionet politike-reformiste bazohen në ambiciet oratorike. Kështu tezat filozofike skeptike individuale të Montaigne në planin shoqëror shndërrohen në një fatalizëm specifik (shoqëria globalisht nuk mund të ndryshojë) dhe në ironi të ashpër lidhur me të gjithë apostujt dhe predikuesit e transformimeve të mëdha, por edhe në besimin e mundësisë së ndryshimit të vazhdueshëm të individit.

Veprat kryesore:

Essais (bot. I 1580, bot. II në tre libra 1588. U përkthyen disa herë, kurse për të parën herë me titull «Montenjevi ogledi» në Shkup 1922); Journal de voyage en Italie pas la Suisse et l’Ale-magne (posth. 1774). / Nga Albert Vataj / KultPlus.com

Kryeministri Kurti në 25 vjetorin e masakrës në Likoshan e Qirez: Pas kësaj masakre, lufta nuk mund të kishte më kthim pas

Sot bëhen 25 vjet nga fillimi i luftës në Kosovë, e cila nisi në fshatrat e Drenicës, Likoshan dhe Qirez, ku te vendi i quajtur “Te tre lisat” u zhvilluan luftimet mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave kriminale serbe.

Në këtë përvjetor, kryeministri i vendit, Albin Kurti, bashkë me kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe ministra të tjerë, kanë bërë homazhe në varrezat e të vrarëve në këtë betejë.

Kurti është shprehur se pas masakrës së kryer nga policia serbe në Likoshan dhe Qirez më 28 shkurt 1998, lufta nuk mund të kishte më kthim pas, duke u intensifikuar tutje me mijëra të vrarë dhe të rënë dëshmorë, deri te çlirimi i Kosovës, në qershor të vitit 1999.

Ky është postimi i plotë i kryeministrit:

Sot bëhen 25 vite nga dita kur Serbia kreu masakrën e parë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Më 28 shkurt 1998, policia serbe vrau 24 shqiptarë në Likoshan dhe Qirez të Drenicës, prej të cilëve 20 ishin civilë. Dy javë para kësaj masakre, më 14 shkurt 1998, policët serbë e vranë në vendin e tij të punës në një trafostacion elektrik, 45 vjeçarin Avdullah Nika nga fshati Gllanasellë, për shkak të lidhjeve të tij me UÇK-në. Rreth 12 mijë njerëz morën pjesë në varrimin e tij, më 17 shkurt 1998, ashtu siç mijëra njerëz shkuan për ngushëllime në Gllanasellë gjatë dy javëve të ardhshme.

Ditën e 27 shkurtit, Komandanti Adem Jashari i ngarkoi me detyrën që të patrollonin në Likoshan, Qirez dhe Gllanasellë, tre shokë të tij, ushtarë të UÇK-së: Sahit Jasharin, Sabit Lladrovcin dhe Rasim Kiqinën. Pasi e kaluan natën në shtëpinë e Jahir Hajdarit në Dobroshec, të nesërmen, ata të tre u nisën me makinë drejt Prekazit për t’i raportuar Adem Jasharit. Rrugës, ata hasën në një patrullë të policisë serbe të fshehur pranë një shitore në Likoshan. Në këtë pikë, megjithëse ata u tërhoqën deri në lagjen Hasani të Likoshanit, ndeshja ishte e pashmangshme. Luftimet filluan te mikrotoponimi “Gjashtë lisat”, ku nga katër policë serbë u vranë tre dhe një u plagos, kurse nga ushtarët e UÇK-së, u plagos Sabit Lladrovci, i cili u tërhoq në krah nga Rasim Kiqina.

Ndërkohë që e kishin lajmëruar Adem Jasharin, i plagosuri Sabit Lladrovci u mor në makinë nga Sabit Geci dhe Sahit Jashari dhe u nisën drejt Prekazit. Por rrugës, në fshatin Baks, ata u pikasën nga një helikopter i policisë serbe, që shtiu një predhë dhe plot 111 plumba mitralozi mbi veturën e tyre, duke e plagosur sërish Sabit Lladrovcin dhe duke i plagosur rëndë Sabit Gecin dhe Sahit Jasharin. Ishte ardhja e Adem Jasharit dhe të shtënat e tij në drejtim të helikopterit, që u shpëtoi jetën këtyre të tre luftëtarëve të plagosur.

Të përforcuar me trupa shtesë, policët serbë i vazhduan luftimet gjatë gjithë ditës së 28 shkurtit deri në mbrëmje, me një bilanc prej 18 policësh të vrarë dhe mbi 20 të plagosur. Në ato luftime ranë katër dëshmorë: Rexhep Rexhepi, Beqir Rexhepi, Muhamet Gjeli dhe Naser Gjeli. Si hakmarrje për policët e vrarë, policia serbe vrau dhe masakroi 20 civilë të paarmatosur shqiptarë: Beqir Sejdiu, Nazmi Sejdiu, Bedri Sejdiu, Bekim Sejdiu, Ilir Nebihu, Rukie Nebihu, Xhemshir Nebihu, Ibish Rama, Behram Fazliu, Ismail Behrami, Gani Ahmeti, Ahmet Ahmeti, Hamzë Ahmeti, Hilmi Ahmeti, Driton Ahmeti, Naim Ahmeti, Lumni Ahmeti, Shemsi Ahmeti, Basri Ahmeti dhe Elhami Ahmeti.

Pas masakrës së kryer nga policia serbe në Likoshan dhe Qirez më 28 shkurt 1998, lufta nuk mund të kishte më kthim pas, duke u intensifikuar tutje me mijëra të vrarë dhe të rënë dëshmorë, deri te çlirimi i Kosovës, në qershor të vitit 1999.

Lavdi të vrarëve të masakrës së Likoshanit dhe Qirezit si dhe lavdi të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve në rrugën tonë të gjatë për liri! / KultPlus.com

Lista e plotë e fituesve në SAG Awards 2023 dhe risia e këtij viti

 

Ndarja e çmimeve SAG Awards 2023 u zhvillua në Los Angeles dje, duke nderuar disa nga shfaqjet më të mira televizive dhe filmike të vitit që u votuan nga vetë aktorët.

Filmi hit i vitit të kaluar “Everything Everywhere All at Once”, ishte kryefjala e mbrëmjes me 4 çmime të fituara duke thyer rekordin për më shumë fitore në një film të vetëm. Ceremonia u transmetua drejtpërdrejt në kanalin YouTube të Netflix, duke bërë një transmetim televiziv që nuk kishte reklama. Duke filluar nga viti 2024, shfaqja do të transmetohet globalisht në Netflix.

Lista e plotë e të nominuarve me fituesit:

Outstanding Performance by a Cast in a Motion Picture

Advertisements

Everything Everywhere All at Once – Fitues

Babylon

The Banshees of Inisherin

The Fabelmans

Women Talking

Outstanding Performance by a Male Actor in a Leading Role

Brendan Fraser, The Whale – Fitues

Austin Butler, Elvis

Colin Farrell, The Banshees of Inisherin

Bill Nighy, Living

Adam Sandler, The Hustle

Outstanding Performance by a Female Actor in a Leading Role

Michelle Yeoh, Everything Everywhere All at Once – Fitues

Cate Blanchett, TÁR

Viola Davis, The Woman King

Ana de Armas, Blonde

Danielle Deadwyler, Till

Outstanding Performance by an Ensemble in a Drama Series

The White Lotus – Fitues

Better Call Saul

The Crown

Ozark

Severance

Outstanding Performance by a Male Actor in a Drama Series

Jason Bateman, Ozark – Fitues

Jonathan Banks, Better Call Saul

Jeff Bridges, The Old Man

Bob Odenkirk, Better Call Saul

Adam Scott, Severance

Outstanding Performance by a Female Actor in a Drama Series

Jennifer Coolidge, The White Lotus -Fitues

Elizabeth Debicki, The Crown

Julia Garner, Ozark

Laura Linney, Ozark

Zendaya, Euphoria

Outstanding Performance by a Male Actor in a Supporting Role

Ke Huy Quan, Everything Everywhere All at Once – Fitues

Paul Dano, The Fabelmans

Brendan Gleeson, The Banshees of Inisherin

Barry Keoghan, The Banshees of Inisherin

Eddie Redmayne, The Good Nurse

Outstanding Performance by a Female Actor in a Supporting Role

Jamie-Lee Curtis, Everything Everywhere All at Once – Fitues

Angela Bassett, Black Panther: Wakanda Forever

Hong Chau, The Whale

Kerry Condon, The Banshees of Inisherin

Stephanie Hsu, Everything Everywhere All at Once

Outstanding Performance by an Ensemble in a Comedy Series

Abbott Elementary – Fitues

Barry

The Bear

Hacks

Only Murders in the Building

Outstanding Performance by a Male Actor in a Comedy Series

Jeremy Allen White, The Bear – Fitues

Anthony Carrigan, Barry

Bill Hader, Barry

Steve Martin, Only Murders in the Building

Martin Short, Only Murders in the Building

Outstanding Performance by a Female Actor in a Comedy Series

Jean Smart, __Hacks __- Fitues

Christina Applegate, Dead to Me

Rachel Brosnahan, The Marvelous Mrs. Maisel

Quinta Brunson, Abbott Elementary

Jenna Ortega, Wednesday

Outstanding Performance by a Male Actor in a Television Movie or Limited Series

Sam Elliott, 1883 – Fitues

Steve Carell, The Patient

Taron Edgerton, Blackbird

Paul Walter Houser, Blackbird

Evan Peters, Dahmer—Monster: The Jeffrey Dahmer Story

Outstanding Performance by a Female Actor in a Television Movie or Limited Series

Jessica Chastain, __George & Tammy __-Fitues

Emily Blunt, The English

Julia Garner, Inventing Anna

Niecy Nash-Betts, Dahmer—Monster: The Jeffrey Dahmer Story

Amanda Seyfried, The Dropout

Outstanding Action Performance by a Stunt Ensemble in a Motion Picture

Top Gun: Maverick – Fitues

Avatar: The Way of Water

The Batman

Black Panther: Wakanda Forever

The Woman King

Outstanding Action Performance by a Stunt Ensemble in a Television Series

Stranger Things – Fitues

Andor

The Boys

House of the Dragon

Lord of the Rings: The Rings of Power. / Koha.mk / KultPlus.com

500 vjet më i vjetër se Oksfordi, ky është universiteti që ndryshoi botën

Më shumë se 500 vjet përpara se të themelohej Universiteti i Oksfordit, në Universitetin Nalanda të Indisë studionin rreth 10.000 studentë. Në botën e lashtë, konsiderohej një prej qendrave më të mëdha të të mësuarit, por sot gjithçka që ka mbetur janë rrënojat me tulla të kuqe.

E themeluar në vitin 427 të erës sonë, Nalanda konsiderohet një nga universitetet e para në botë, shtëpia e nëntë milionë librave dhe mijëra studentëve nga e gjithë Azia Lindore dhe Qendrore. Ata ndiqnin degët e mjekësisë, logjikës, matematikës dhe mbi të gjitha parimet budiste nga disa prej studiuesve më të nderuar të epokës.

Burimi i të gjitha njohurive

“Burimi i gjithë njohurive budiste që kemi, ka ardhur nga Nalanda”, është shprehur dikur Dalai Lama për këtë universitet.  

Kurikulat akademike të këtij universiteti u bënë ndikuese dhe përcaktuese për shumëçka, jo vetëm në Indi, por edhe më gjerë. Sistemi i lashtë mjekësor indian, i cili bazohet në metodat e shërimit nëpërmjet natyrës, mësohej gjerësisht në Nalanda dhe më pas u shpërnda në pjesë të tjera të Indisë. Institucione të tjera budiste u frymëzuan nga dizajni i oborreve të hapura të kampusit, nga sallat e lutjeve dhe dhomat e leksioneve. Gjithashtu, një ilaç i prodhuar në këtë universitet u përhap në pak kohë në Tajlandë, ndërsa arti i përpunimit të metalit nisi të zbatohej në Tibet dhe gadishullin Malajan.

Megjithatë, trashëgimitë më të rëndësishme të Nalandës janë arritjet e saj në matematikë dhe astronomi. Aryabhata, i konsideruar si babai i matematikës indiane, mendohet se ka drejtuar universitetin në shekullin e 6-të të erës sonë.

“Ne besojmë se Aryabhata ishte i pari që caktoi zeron si një shifër, një koncept revolucionar, i cili thjeshtoi llogaritjet matematikore dhe ndihmoi në evoluimin e rrugëve më komplekse si algjebra dhe llogaritja. Pa zero, ne nuk do të kishim kompjuterë. Ai ishte gjithashtu i pari që ia atribuoi shkëlqimin e hënës dritës së reflektuar të diellit.” Anuradha Mitra, profesoreshë e matematikës

Universiteti dërgonte rregullisht disa nga studiuesit dhe profesorët e tij më të mirë në vende si Kina, Korea, Japonia, Indonezia dhe Sri Lanka për të përhapur mësimet dhe filozofinë budiste. Ky program i lashtë i shkëmbimit kulturor ndihmoi në përhapjen dhe formësimin e budizmit në të gjithë Azinë.

Fundi i një tradite

Mbetjet arkeologjike të Nalandës janë tashmë një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Në vitet 1190, universiteti u shkatërrua nga një trupë plaçkitëse pushtuesish të udhëhequr nga gjenerali turko-afgan Bakhtiyar Khilji. Kampusi ishte aq i madh sa zjarri i ndezur nga sulmuesit thuhet se u dogj për tre muaj me radhë. Megjithatë, ky nuk ishte sulmi i parë ndaj Nalandës, pasi ajo u sulmua nga hunët në shekullin e 5-të, dhe përsëri pësoi dëme të rënda nga një pushtim i mbretit të Bengalit, Gauda, në shekullin e 8-të.

Gjatë 6 shekujve të ardhshëm, Nalanda gradualisht do të zhytej në harresë dhe do të kthehej në rrënoja, përpara se të zbulohej nga topografi skocez Francis Buchanan-Hamilton në vitin 1812, dhe më vonë u identifikua si Universiteti i lashtë Nalanda nga Sir Alexander Cunningham në vitin 1861. Sot, zona e gërmuar prej 23 hektarësh ka të ngjarë të jetë vetëm një pjesë e kampusit origjinal, por gjithsesi kalimi nëpër rrënojat e manastireve dhe tempujve risjell ndjesinë se si duhet të ketë qenë të mësosh në këtë vend fantastik. Për këtë arsye, grupe murgjish, veshur me rroba të kuqe e vizitojnë këtë vend, herë pas here, kryejnë homazhe dhe meditojnë. / a2cnn / KultPlus.com

Debutimi regjisorial i Michael B. Jordan me “Creed III”, vlerësohet nga kritika

Aktori Michael B. Jordan është shfaqur i buzëqeshur në premierën e ‘Creed III’ në Los Anxhelos. Kritikët e filmit e kanë vlerësuar aktorin e kthyer në regjisor, si një regjisor të arrirë dhe filmi ka shënuar një sukses.

Sa i përket komenteve aktori Jordan u shpreh për Reuters:

“Dua të them, fakti që njerëzit e duan atë dhe ata e kuptojnë atë që po përpiqem të bëj. Kemi shumë kohë që punojmë për këtë projekt, kemi dhënë shumë  energji për   këtë  film për kastin dhe ekipin tim, fakti që kritikët e kanë vlerësuar është një ndjenjë e mirë .”

Në “Creed III”, Adonis Creed, djali i Apollo Creed të ekskluzivitetit të ‘Rocky’, po shijon karrierën e tij të suksesshme kur një mik i vjetër dhe boksier dikur premtues, Damian, i luajtur nga Jonathan Majors, kthehet në jetën e tij pasi doli nga burgu.

Tessa Thompson ripërsërit rolin e saj si gruaja e Creed, Bianca në filmin e tretë. Dhe, ashtu si Jordan që po kalon drejt regjisë, Thompson po imiton karakterin e saj duke u futur në prodhim.

“Unë kam kompaninë time të prodhimit, dhe ajo (Bianca) zotëron kompaninë e saj diskografike, kështu që mendoj se me të vërtetë po rritem me të si në jetën time personale ashtu edhe në jetën time si artiste.”

Dolph Lundgren, i cili luajti Drago-n e madh në ‘Rocky IV’, u shfaq së bashku me vajzën dhe të fejuarën e tij në premierën për të lançuar spin-off-in e tij ‘Rocky’. Ndërkohë, “Creed III” do të shfaqet në kinematë amerikane më 3 Mars. / Klan News / KultPlus.com