‘O dashuri fuqiplotë, që nganjëherë kafshën e bën njeri dhe njeriun kafshë’

William Shakespeare njihet si shkrimtari i cili artin poetik e ngriti në majat më të larta.

Sonte, KultPlus ju sjell disa nga thëniet më të njohura të tij:

-I kam rrëzuar muret me krahët e dashurisë, sepse pengesat prej guri nuk mund ta ndalin vrullin e dashurisë.

– Mund të bësh shumë gjëra me urrejtjen, por shumë më tepër arrin të bësh me dashurinë.

– O dashuri fuqiplotë, që nganjëherë kafshën e bën njeri dhe njeriun kafshë.

– Qesh me dashurinë ai që nuk ka qenë burgosur kurrë prej saj

– Të gjithë të dashuruarit betohen se do të bëjnë shumë më tepër se sa kanë mundësi dhe nuk kryejnë as atë që është e mundur. / KultPlus.com

“O Margjela e malësisë, thuja kangve të çobanisë” (VIDEO)

KultPlus ju sjellë këngën e vjetër “Margjelo” e cila i ka rezistuar kohës dhe vazhdon të këndohet nga këngëtarë të ndryshëm.

Moj margjel mori malsore
ku po shkon me at kosore
ku po shkon moj tuj vrapue
a po me pret o vash dhe mue
bashkë të shkojmë me punue
bashkë të korrim tuj këndue

Margjelo mori Margjel
çilma synin që më ke mshel
O Margjela e malësisë
thuja kangve të çobanisë

Margjelo mori Margjel
çilma syrin që m`ke mshel
O Margjela e malësisë
thuja kangve të çobanisë

Moj margjel mori fisnike
bija e malësisë kreshnike
mos t`lshoj zemra ble sonjike
trim i mirë që shkon si erë
mendjen kthyer ka gjithherë
e tash kthen sot bëhet verë

Margjelo mori Margjel
çilma syrin që m`ke mshel
O Margjela e malësisë
thuja kangve që mban ise./ KultPlus.com

‘E kisha ëndërr ta takoja dhe të bëja foto me të’, Timo Flloko rrëfen bisedat me Bekim Fehmiun

Los Anxhelesi është thuajse në anën tjetër të botës, nëntë orë larg Shqipërisë dhe Kosovës, kur lind dielli këtu atje në Kaliforni perëndon. Mëngjesi i asaj të marte (të këqijat shpesh sipas një fiksimi bestyt, ngjasin të martave..), ishte i mugët, kishte diçka brerëse në heshtjen e zbrazët dhe ngathtësinë e asaj fillimdite…(!) Hapa internetin. … O Zot! Mora ç’pritej dhe më keq: “Bekim Fehmiu passed aëay!”

Lajm i papritur, tronditës! “Aktori i famshëm Bekim Fehmiu (74) kryen vetëvrasje, ditën e martë datë 15 qershor 2010, rreth orës 15:30 në apartamentin e tij, në rrugën ‘Stanislav Smarçeviç’ nr.5, në lagjen ‘Zvezdara’, në Beograd – shkruhej në njoftim. I ka shtënë vetes me pistoletë… cili është shkaku, që e shtyu heroin e famshëm të filmit kult “Mbledhësi i puplave” të kryente vetëvrasje, për momentin nuk dihet.. kishte humbur ndoshta shpresat për jetë, me përjetimin e një gjendjeje sfilitëse depresive…”.

Për fat të keq, disa herë e kisha shtyrë telefonatën me të në Beograd, të cilën një zë i brendshëm më nxiste ngulshëm t’ia bëja si çdo herë tjetër, po s’qe e thënë. Ishte si dënim për ta ndierë edhe më shumë dhembjen që më dha lajmi fatal dhe ndjesinë e fajit prej shkujdesjes time, mundësinë e humbur… Lajmet në largësi peshojnë më rëndë. Për ta ndarë dhembjen i shkrova mikut tim Mevlan Shanaj në Tiranë, me të cilin komunikonim dendur, por këtë herë biseda jonë ishte ndryshe, edhe ajo e rënduar.. Vetëvrasja tregon, folëm, se ai nuk është pajtuar me pushtetin e vdekjes dhe, si njeri me karakter të fortë, i ka bërë sfidë asaj, duke i dhënë fund jetës pa pritur që vdekja t’ia mbyllte perden.

Bekimin e kam njohur nga afër, e kisha mik, ia njihja jetën në hollësi; kam qëndruar shpesh me të, bisedonim me orë për gjithçka në kafenenë e Teatrit Dramatik Jugosllav, ku ai shkonte çdo ditë. Artist i madh, i vetmi nga krejt vendet e Lindjes para rënies së Murit të Berlinit, që u bë i famshëm përbotshëm, me mbi pesëdhjetë rolet që krijoi e luajti në Evropë, Amerikë, Afrikë, Azi… Shkëlqeu në start me rolin e ciganit Boro te “Mbledhësi i puplave”, me të cilin u bë i njohur nga kineastët perëndimorë dhe publiku gjithandej. U nominua për çmimin “Palma e Artë” për aktorin më të mirë në Festivalin e Kanës por ia rrëmbyen nga duart në çastet e fundit, pa u kuptuar se si dhe pse..(?!)

Pas suksesit në Kanë, atij iu besua Odiseu, heroi i Homerit, rol me të cilin fama e tij u përhap rrufeshëm mbi glob. Luajti në filma me Xhon Hjuston, Ava Gardner, Irenë Papas, Klaudia Kardinale dhe me shumë yje të tjerë të kinemasë botërore. Rrallë të gjëndej një yll me staturën, pamjen, hijeshinë dhe me shkëlqimin prej ylli në kinema si Bekim Fehmiu. Në pamje, model i mashkullit mesdhetar, i gjallë dhe ekspresiv, me temperament shpërthyes (sillni në kujtesë për një çast, zemëratën e Odiseut me rivalët e Penelopës, në episodin pas kthimit në Itakë) që e bëri aq të kërkuar nga regjisorët dhe studiot e filmave në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara.

Si njeri kishte personalitet unik, karakter të fortë, i drejtë dhe i vendosur, shpirtmadh por i thjeshtë e i ndjeshëm në brendësi, me një intelekt të lindur, me dije e njohuri në shumë fusha, intelektual i vërtetë. Shqiptar “24 karat” për nga natyra njerëzore, krenar dhe i pakompromis për gjëra madhore, me një dinjitet të adhurueshëm. Kërkesën e producentëve të studios së famshme “Paramount Pictures”, një nga shtëpitë më të mëdha filmike të botës për ndryshimin e emrit të tij në një emër artistik, në favor të tregut Bekimi e kishte refuzuar.

Ndryshimi i emrit si efekt ndikues ndaj shijes së publikut amerikan, ka qenë ngaherë veprim i natyrshëm në studiot e Hollivudit, që nga ikona e bukurisë dhe e famës Merilyn Monroe, e lindur si Norma Jeane në 1 qershor 1926 (dhjetë vite përpara, në të njëjtën ditë me Bekimin edhe ajo me një vdekje tragjike). “Jo”, kishte thënë Bekimi, “emrit tim s’mund t’i hiqni asnjë shkronjë, përndryshe unë nuk luaj në film!” Dhe i kishte mundur producentët e “Paramount”-it. Ikja e tij e pazakontë s’mund të shpjegohet rëndom në mënyrë superficiale dhe as të hamendësohet pa kuptuar rrethanat dhe motivet personale, njerëzore dhe psikike njëherazi, të cilat në rastin më të natyrshëm kërkojnë empati.

Vitet rendin. Për herë të parë e kam takuar kur erdhi në Shqipëri, në fillim të viteve ’70-të, në kulmin e famës, pas rolit të Uliksit. Si çdo artist i ri, e kisha ëndërr t’i afrohesha e të bisedoja me të për pak çaste, të njihesha, t’i shtrëngoja dorën e ta përqafoja…Te Bekimi ne shihnim mundësinë e një ëndrre të trupëzuar në një person, i cili ishte jo veç një yll, por një simbol e shembull ideal, të cilit, lusnim fatin t’i ngjanim, qoftë në fantazi..! Kishim ëndrra por pak shpresë për t’u bërë dikushi këtej asaj bote të largët e të lirë, me të cilën na ndante një det dhe gardhi i kufirit me tela me gjemba. Bekimin, si vëlla të një gjaku, e ndienim tonin, jo të huaj por të afërt, model të ëndrrës e jo vetëm… Ai vinte si nga qielli, simbol i madhështisë dhe i lirisë njëhershëm, një Odise special për artistët shqiptarë. E takova në bulevardin e madh, me kërkesën e tij për të më njohur (!), pasi për çudinë time, kishte parë një kinonovelë të regjisorit Pirro Milkani, “Meço”, ku unë luaja rolin kryesor. E takuam së bashku me Verën,- ishim në dashuri atëherë – vinte i shoqëruar nga disa personalitete, regjisorë, kineastë dhe ndonjë aktor… Disa hapa drejt meje, si për befasi më thirri me emrin e plotë: “Timotheo! Ta kam pa filmin, përgëzime për lojën moderne”.

U afrua, u përqafuam, ai vijoi: “Kam një mik, Omar Sherif, e njeh..?”. Po, i thashë. “Asht artist ma i madh se unë por lojën tande do e kishte pas zili. Duhet të eskortohesh, provën e ke krye në Shqipni..!” Sigurisht, ishte një kompliment i skajshëm i cili, në fakt, edhe pse bëri përshtypje e u përhap si lajm (u shkrua dhe në gazeta për të) unë nuk e mora si të vërtetë sepse s’mund të ishte i tillë, veçse një inkurajim i paimagjinueshëm për të dhënë një mesazh, atë të hapjes së kufijve për artistët për të krijuar në arenën e botës së lirë. Ai, mendova, si artist i madh, duke u dhënë kredibilitet e zemër artistëve të rinj kërkon që të ndikojë tërthorazi te institucionet e artit mesazhin për një liri krijuese për artistët, me një qëndrim kundërvënes ndaj mbylljes dhe izolimit të artistëve brenda një sistemi me liri të kufizuar, të rëndomtë e dogmatik, atë të socrealizmit.

Ai e njihte mirë realitetin e errët të sistemit të Lindjes, të cilin e gjeti ku e ku më të tmerrshëm në Shqipërinë komuniste në ato vite. Pas një shfaqjeje të versionit kinematografik të filmit serial televiziv “Odiseu”, në një intervistë që dha pas filmit, shprehu dëshirën që të luante Skënderbeun, gjë që s’u bë kurrë realitet. Ishte 36 vjeç atëherë, shtatlartë e i hijshëm, një model i përsosur në çdo kuptim për heroin kombëtar. Por gjërat e mëdha s’mund t’i paracaktosh edhe pse i ëndërron, ato ndodhin rrallë ose s’ndodhin, por kur ndodhin ndodh mrekullia. Në vitin 1991 shkova për herë të parë në Kosovë. Nga takimi me Bekimin në Tiranë kishin kaluar njëzet vite. Çdo verë ai shkonte te vëllai dhe motra në Prishtinë, aty edhe e kalonte verën, në Beograd dimëronte. Karrierën artistike në ish Jugosllavi e kishte mbyllur për arsye politike qysh më 1987.

U takuam pas vitesh dhe ai kujtoi mallshëm rrugëtimin e tij të parë në Shqipëri, episodet e çmuara të asaj vizite. Hapjen më së fundi të Shqipërisë drejt perëndimit, e konsideronte fat edhe për Kosovën. Atë ditë shkuam me të në rrethinat e Prishtinës, së bashku me Arbër Xhaferin, poetin Eqrem Basha, gjuhëtarin Rexhep lsmajli me bashkëshortet e tyre, te shtëpia e skulptorit të shquar të Kosovës Agim Çavdarbasha (shtëpi që u dogj e u bë shkrumb në kohën e luftës nga ushtria e Milosheviçit). Ishte një ditë e jashtëzakonshme, e ngrohtë dhe e gëzueshme, me biseda interesante e plot humor, e shoqëruar me një “fli” kosovare, e cila na shijoi por mbi të gjitha na bëri të ndihemi ashtu, të ulur përreth tryezës së toku, si në një “sofër” zemre. Aty folëm edhe për projektin e lënë të Skënderbeut. Bekimi ishte 52 vjeç dhe e kishte kapërcyer moshën rinore.

Sapo u ktheva nga vizita në Kosovë, shkruajta përshtypjet e atij takimi mbresëlënës në revistën për kinemanë, në një shkrim të titulluar “Skënderbeu i pafan”, (titull i huazuar prej De Radës), në të cilin flisja veç atyre çasteve të haresë mes miqsh edhe vëllezërish edhe për “zhgënjimin” e Skënderbeut, mosrealizimin e ëndrrës së Bekim Fehmiut dhe të të gjithë shqiptarëve për një hero të dimensionit të tij! Filmi mbeti një ëndërr në sirtar për arsye të njohura mes dy vendeve në armiqësi. Me Bekimin flisnim me orë të gjata për çështje të ndryshme, jo vetëm për aktrimin, i cili ishte veçse një temë e bisedave por, ndoshta, jo më i rëndësishmi.

Dijet e tij ishin të gjëra, në art e letërsi, arkitekturë, histori; ai e njihte në thellësi shpirtin e kombit të vet. Shquhej për një kujtesë të jashtëzakonshme, aftësinë për të mbajtur mend emra e data, detaje e çdo gjë deri në hollësi. Kur fliste për politikë ishte i matur dhe objektiv, jo i njëanshëm e konjuktural, në çdo rast parimor e intransigjent për çështje të mëdha të kombit. Më tregoi se si i kishte dhënë fund karrierës artistike në ish Jugosllavi, në vitin 1987, me anë të një deklarate verbale përpara publikut, se s’do të luante më në skenë asnjëherë pas asaj nate të fundit të shfaqjes së “Madame Kolontaj”, në Teatrin Dramatik Jugosllav, në shenjë proteste ndaj politikës serbe në Kosovë.

Që nga ajo natë e fundit e shfaqjes ku luante dy personazhe, Leninin dhe Stalinin, ai nuk doli më në skenë dhe po ashtu, nuk xhiroi asnjë film në Serbi, vetëm në Angli, Itali, në Azi. Roli i tij i fundit në film ishte ai i Jozefit, te “Fëmija me emrin Jezus”, një produksion i televizionit italian. Po… Një rol shqiptar? Personazh që të flasë shqip? Vetëm një rol simbolik në një film të Kosova-Film? Vetëm aq?! Të ketë ndonjë mister (?), mund të hamendet? Gjuha? Jo. Bekimi fliste një shqipe të pasur, krahinore por të veçantë e plot ngjyrim në tingëllim, që e hijeshonte dhe zëri i tij i thellë prej baritoni; fliste rrjedhshëm e pa gabime, huazimet nga gjuhë të tjera, nuk i qaste kurrë. Ishte xheloz, në përshtypjen time, fanatik për gjuhën…

Librin e parë, të autobiografisë së vet, të titulluar “Shkëlqyeshëm dhe tmerrshëm” që u bë bestseller në ish Jugosllavi, e ka shkruar në shqip dhe në sërbokroatisht. Kalibri i tij artistik, kryesisht angazhimi në projekte ndërkombëtare, ia ngushtuan mundësinë për të luajtur personazhe shqiptarë, në filma të produksionit të “Kosova Film”. E vërteta është se ai pranoi në një-dy raste edhe oferta me teatrin dhe filmin në Kosovë, por ato, siç flitej, nuk u realizuan për arsye të mosorganizimit të punës, sipas kërkesës e disiplinës artistike jo për faj të tij. Në marrëdhënie krijuese ai ishte pedant.

Përpjekje pati edhe nga regjisorë shqiptarë si Kujtim Çashku për ta afruar, si te filmi “Kolonel bunker” për rolin e Kolonelit, por as aty nuk u finalizuan dëshirat e ndërsjella për arsye të ndryshme, çështje skenari kryesisht edhe, ndoshta, se Bekimi ishte “i vështirë” për t’i hyrë një roli nëse gjithçka nuk ishte në nivelin që ai vetë kërkonte… pak nga pedantizmi por, mbase edhe nga droja e provës së herës së parë në një rol në shqip..! Ku ta dish…(?!)

Gjithsesi, e kishte peng deri në një ndjesi “faji” atë, që s’kishte vënë vulë si aktor, qoftë edhe në një personazh shqipfolës; zhgënjimi i Skënderbeut ia kishte lënë atë vragë krijuese. Në Kosovë, ka pasur ndonjëherë një qëndrim të ftohtë ndaj Bekimit, që nuk interpretoi personazhe shqiptarë në kinema dhe në teatër. Në raste të veçantë, ka pasur qëndrime tendencioze e përjashtuese ndaj figurës së tij si artist i madh, sa nga pezmi te një pjese adhuruesish për këtë gjë dhe nga ekstremizmi e nacionalizmi i tepruar i disa të tjerëve.

Ndodhi e pandodhshmja, Parlamenti i Kosovës nuk e mbajti minutën e heshtjes për ndarjen e tij nga jeta! E rëndë, e trishtë. Sekush ka gjykimin e vet. Bekimi i dha famë artistit me gjak shqiptar ashtu si vëllezërit Belushi, jashtë trojeve shqiptare… kjo famë vlen më tepër se mungesa e saj. Bekimi fliste me dashuri e vlerësim për kolegët, për aktorë të huaj e veçmas shqiptarë. Për Faruk Begollin, pa dyshim, sepse ata të dy bënin një binom dominues në kinemanë jugosllave në vitet ’60-’70, 80. Ai kishte vlerësim të veçantë për Enver Petrovcin, si një aktor, (siç më është shprehur) i cili ua kishte kaluar (për sa kohë luajti) aktorëve më të mirë të teatrove të Beogradit.

I çmonte dhe aktorët shqiptarë në ato pak filma që i kishte parë, për profesionalitetin krijues, mbi komponentët e tjerë të filmit… madje i njihte edhe me emra si, Ndrekë Lucën, Sandër Prosin, Bujar Lakon, Agim Qirjaqin, Rikard Ljarjan, Llazi Sërbon e ndonjë tjetër… edhe pse disa prej tyre s’i kishte takuar e s’i takoi asnjëherë E mbaj mend si sot se si u entuziazmua nga loja e Agim Qirjaqit tek “Ylli pa emër”, në skenën e Akademisë së Arteve, në ardhjen e tij të parë. Si një profesionist, Bekimi çmonte realizmin në film, në regjisurë dhe veçmas në lojën aktoriale, ai e quante të papranueshëm patetizmin në shprehjen e emocioneve, të cilin kinematografia jonë asokohe e kishte si rudiment nga teatri dhe nga fakti se ishte art i ri, profesionalisht ende i paemancipuar e jo vetëm. Një nga filmat pas viteve ’90-të që kishte parë, “Parullat” e pëlqente dhe fliste me vlerësim për të. Bekimi më foli njëherë për Rade Sherbexhian, aktorin kroat, që e kishte mik të afërt dhe për karrierën e Rades në Shtetet e Bashkuara, nëpër rolet e spikatur.

Sherbexhia, sigurisht, nuk e kaloi famën Bekim Fehmiut në perëndim. Pasi luajti në filmin “Before the Rain”, (fitues i Oscar-it për filmin në gjuhë të huaj atë edicion), e pyeta Bekimin nëse kishte ndonjë peng për rolin që i ishte propozuar nga regjisori dhe nuk e luajti, por e luajti në film Sherbexhia, Bekimi u shpreh në superlativë, sa më çuditi kur më tha se nuk do ta kishte luajtur kurrë më mirë se Sherbexhia atë personazh. Të dy të mëdhenjtë kishin një miqësi e vlerësim të madh ndaj njëri-tjetrit. Pas ikjes së Bekimit, Sherbexhia, i cili njihet edhe si këngëtar e muzikant, kompozoi një baladë kushtuar mikut të tij të paharruar, të titulluar: “Pjesma za Bekima”, të cilën e këndoi. Ky është teksti i shkruar prej tij:

KËNGË PËR BEKIMIN

Deshe njerëzit t’i bëje më të mirë dhe shuaje prushin në pëllëmbë, krejt çka mundje t’u thuaje në heshtje u dogj në një ditë.

Më pas këndove për ta, më pas loze për ta edhe shpirtrat e lënduar ua qetësoje, derisa nuk e vranë shokun tënd dhe të parët i vunë flakën qytetit.

Hej Boro, i bardhi Boro, U tretën ditët tona. Hej Boro, i bardhi Boro, u zhduk gjithçka si bora e vjetme. Ku nuk pata vëllezër, ti ishe vëllai im, në këngën time sot edhe heshtja jote këndon.

Një kohë e largët, e re, shpirtrat e lënduar na i ushqen. Ti po shkon, e unë mbeta ta paguaj borxhin në kafene.

*(Shqipëruar nga Çlirim Lazaj)

Në vitin 2004, ai erdhi si i ftuar nderi në edicionin e spektaklit “Dua më shumë Shqipërinë”. Disa herë i kishte refuzuar ofertat për president jurie në festivale teatri e filmi në Shqipëri. Në Kosovë, zor të ketë ndonjë dalje në mediat publike. E prita në Han të Hotit.

Vinte së bashku me të shoqen, Branka Petriç, aktore (kroate nga i ati), me të cilën e kaloi gjithë jetën; kishin dy djem, Uliksin (me emrin e heroit që i dha famë dhe lindi fill në atë kohë), aktor me talent edhe Uliksi, i cili e la ish-Jugosllavinë qysh në trazirat e fillimit dhe u vendos në Nju Jork, ku banon edhe sot, me Snezhanën, aktore e njohur, me origjinë nga Bosnja. Kanë një vajzë, Nika, e cila jeton në Los Anxheles dhe merret me artin e filmit, me shkrime e skenarë e filmime, të cilën Bekimi e la të vogël dhe e kishte dobësi… Edhe Hedoni, djali i dytë, jeton në SHBA. Ato ditë të ardhjes së Bekimit pas 30 vitesh në Shqipëri, mbeten të paharrueshme.

Takime, intervista, shëtitje, vizita në muze etj., dhe në fund spektakli. I emocionuar, teksa ngjitet në skenë, shtatlartë dhe elegant, me zërin e thellë e të bukur përshëndet me thjeshtësi solemne publikun e sallës, të ngritur për nder të artistit në këmbë. Pas duartrokitjesh të gjata e thirrjesh plot zjarr, Bekimi i drejtohet publikut me fjalët: “Përse ngriheni në këmbë, pse më nderoni, unë nuk e meritoj, nuk kam bërë asgjë për ju!” Dhe nis e reciton vargjet e Nolit, Himni i Flamurit. Në provat e mëngjesit, para natës së spektaklit ndodhi një episod i pabesueshëm: Bekimi papritur reciton prej kreut në fund krejt poemin “Korbi”, të Edgar Allan Poe-s, shqipëruar nga Fan Noli. Befasi për ata që u ndodhën në sallë dhe fat që e ndoqën atë mrekulli.

Sa mbaroi vargun e fundit, i paduruar renda të pyes teknikun e zërit, nëse e kishte regjistruar? Ai më shkeli syrin në mënyrë aprovuese. Besoj se (edhe pse deri sot nuk gjendet ai regjistrim..?!) do të vijë çasti për të dalë si nga ëndrra ai material i çmuar në shqip, ajo performancë plot frymëzim e thënë me një frymë, si dëshmi a sprovë për pengun e mbetur në shpirtin e artistit për t’u shprehur në gjuhën e tij?! (Do ta ketë pasur Aleksandër Moisiu vallë një peng të tillë nëpër skenat e botës..?!) Ato ditë, Bekimi më dhuroi librin e parë të autobiografisë, “E shkëlqyeshme dhe e tmerrshme”, bestseller, të cilin ai donte ta botonte edhe në Shqipëri, një nga vetërrëfimet më tronditëse e të jashtëzakonshme të shkruara nga një aktor.

Kam përkthyer dhe “Songs My Mother Taught Me”, (Përtej famës, në shqip) një autobiografi e Marlon Brandos; të dy librat veç e veç, janë të një niveli të lartë dhe mund të krahasohen në vlera. Të mëdhenjtë janë të ngjashëm. Në librin e Bekimit shkruhet historia e jetës së një familjeje shqiptare në Kosovë, nën trysninë e politikës së egër antishqiptare serbe, e parë me syrin e një fëmije, të djaloshit ëndërrues dhe artistit të ardhshëm, i cili është si një personazh përjetues i dramës dhe i madhështisë së vendit të vet, Kosovës. I ati kishte qenë mësues patriot, i përndjekur e i burgosur nga UDB-ja për veprimtari politike kundër diskriminimit, poshtërimit dhe eliminimit që u bëhej shqiptarëve.

Në vizitën e tij të parë në Shqipëri, në muzeun e Gjirokastrës, Bekimi kishte parë mes patriotëve të shquar të kombit edhe emrin e të atit, Ibrahim Fehmiu dhe i ishte bërë zemra mal, siç më tha, “Jam ndierë krenar kur kam pa foton e babës, Ibrahim Fehmiu në muzeun e Gjirokastrës!” Ai kërkoi atë kohë që të investonte personalisht për ndërtimin e një shkolle të cilës dëshironte t’i vihej emri i të atit por shteti komunist nuk ia pranoi kërkesën. Bekimi e përfundoi edhe librin e dytë të autobiografisë, i cili flet për karrierën e tij si artist, gjithë sa arriti përmes mundit e talentit unik në artin e kinemasë, me rolet që krijoi. Bekim Fehmiu e përmbushi misionin si artist ndaj kombit të vet dhe e la këtë botë me përmasën që lënë pas gjigantët! Edhe sot, pas 13 vitesh të ndarjes nga jeta, kujtoj trishtueshëm fundin tragjik të atij artisti të madh, i cili e mbylli siparin e jetës së tij në mënyrën e vet, duke e kundërshtuar fatin e zotave, si Uliksi. Jetoi madhërishëm dhe vdekjen e zgjodhi si destin të fatit të tij. Njerëzve të mëdhenj, vështirë t’ua gjykosh vendimet. Panorama/KultPlus.com

Muzika e pavdekshme e Morricone-s në TKOB

Koncerti me pjesë nga veprat e kompozitorit Ennio Morricone mund të konsiderohet si një nga kulminacionet e Javës Kulturore Italiane në Shqipëri.

I shumëpritur qëkurse u njoftua se do të ishte pjesë e programit të Javëve Kulturore, koncerti mori vëmendje të madhe dhe arriti të shesë në kohë rekord të gjitha biletat.

Orkestra Simfonike e TKOB-së u drejtua nga maestro Benedetto Montebello ndërsa Kori i TKOB-së nga maestro Dritan Lumshi. Gjatë koncertit performuan dhe dy sopranot: Rovena Xhelili dhe Marina Kurti.

Spektatorët ndoqën muzikën e mrekullueshme të një gjeniu të papërsëritshëm si Morricone, shoqëruar me imazhet filmike, kolonat zanore të të cilëve kanë mbetur në kujtesë. Kompozimet e Ennio Morricone-s janë përdorur për kolonat zanore të mbi 500 filmave.

Në përfundim të koncertit, mbështetur nga Instituti Italian i Kulturës dhe Ambasada Italiane, publiku duartrokiti me ovacione performancën e Orkestrës Simfonike dhe Korit të TOKB./atsh/KultPlus.com

‘Imagjino sikur të mos ketë parajsë, e thjeshtë ta provosh’

Poezi nga John Lennon

Imagjino sikur të mos ketë parajsë
e thjeshtë ta provosh…
Pa ferr poshtë nesh,
vetëm qiell mbi ne.
Imagjino gjithë njerëzit
të jetonin të sotmen..

Imagjino të mos ketë shtete
s’është e vështirë ta bësh;
asgjë për të cilën të vrasësh ose të vdesësh,
dhe as religjion gjithashtu..
Imagjino gjithë njerëzimin
në paqe të jetonte…

Ti…
Ti mund të thuash jam një utopist/ëndërrimtar
por nuk jam i vetmi.
Shpresoj që një ditë, ti të bashkohesh me ne,
dhe bota të jetë një…

Imagjino pa zotërime,
pyes veten nëse mundesh.
Pa nevojë për lakmi apo uri,
sall vëllazëria jonë njerëzore…

Imagjino gjithë njerëzit
ta ndajnë botën
dhe bota të jetë një…/KultPlus.com

‘Ne nuk kemi të gjithë talent të barabartë, por ne të gjithë duhet të kemi mundësi të barabarta për të zhvilluar talentin tonë’

John Firtzgerald Kennedy ka lindur më 29 maj 1917. I njohur mire si Jack ose me inicialet JFK ishte politikan amerikan dhe Presidenti i 35-të i Shteteve te Bashkuar të Amerikës ka shërbyer edhe si komandantë në Ushtrinë Amerikane në Forcat Detare të Amerikës ne flotën detare dhe si komandant i anijes luftarake PT-190 dhe më vonë në atë PT-59 në Paqësorin e Jugut në Luftën e Dytë Botërore.

KultPlus ju sjell disa nga thëniet e tij:

– Detyra jonë nuk është të rregullojmë duke fajësuar të kaluarën, por të rregullojme kursin e së ardhmes.

– Ne jemi për lirinë. Ky është dënimi qe i kemi vënë vetes dhe i vetmi zotim para të tjereve.

– E gjithë kjo nuk do mbaroj në 100 ditët e para. As në 1000 ditë, as gjatë kësaj administrate, as ndoshta në jetë të tjerëve. Por le ta fillojmë një herë.

– Fali armiqtë e tu, por kurrë mos harro emrat e tyre.

– Nje vend që ka frikë të lejoj njerëzit e tij të gjykojnë hapur për të vërtetën dhe fallsitetin, ai vend ka frikë nga populli vet.

– Ne nuk kemi të gjithë talent të barabartë, por ne të gjithë duhet të kemi mundësi të barabarta për të zhvilluar talentin tonë.

– Armiku i madh i së vërtetës nuk është shpesh gënjeshtra, shpifja apo pandershmëria, por miti. Besimi në mite krijon opinion komod, por jo sfide mendimi.

– Ata që shikojnë vetëm të kaluarën apo vetëm të tashmen, sigurisht që do humbin të ardhmen.

– Vetëm ata që guxojnë të dështojnë rënde, mund të arrijnë synime të mëdha.

– Injoranca e një votuesi në demokraci dëmton sigurinë e te gjithëve.

– Mos pyet cfarë vendi yt do bëj per ty, por cfarë ti do besh për vendin tënd.

– Liria pa dijen është gjithmonë në rrezik; dija pa lirinë është gjithmonë e kotë.

– Pa mbyllur sytë para diferencave tona, le të perqendrohemi tek interesi yne i përbashket dhe mënyrat për ti zgjidhur këto diferenca.

– Njeriu duhet të bëjë cfarë duhet bërë, pavaresisht pasojave personale, pengesave, rreziqeve dhe presioneve. Pikerisht kjo perben bazen e moralit njerezor.

– Asnjeherë mos negocio pa frike, por kurrë mos u tremb nga negociatat./KultPlus.com

Fituesit e festivalit “Pianisti i ri” do të interpretojnë me Orkestrën e Forcave të Armatosura

Është mbyllur Festivali Ndërkombëtar “Pianisti i ri 2023”, organizuar nga Liceu Artistik “Jordan Misja” dhe Shoqata Europiane e Mësuesve të Pianos (EPTA).

Festivali në formën e një konkursi dinjitoz drejtuar artistëve të rinj pati një juri me emra të rëndësishëm të artit, siç ishte edhe kryetari i saj, Michele Campanella, pianist i skenave botërore. Personalitetet e tjera të jurisë ishin: Nadia Lasserson, Monica Leone dhe Nona Kostova.

Dy prej artistëve të rinj, që u vlerësuan më shumë nga juria ishin Era Kume dhe Armando Nunka.

Në këtë edicion të Festivalit “Pianisti i Ri”, përveç çmimeve të tjera, u ofruan edhe 3 çmime “Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura” për kategoritë C, D, E, F dhe G, ku fituesve do u jepet mundësia të luajnë vitin e ardhshëm, një vepër me Orkestrën Simfonike të Forcave të Armatosura./atsh/KultPlus.com

Me moton ‘Libri triumfon’, hapet edicioni i 23-të i Panairit të Librit

Sot u bë ceremonia e hapjes së edicionit të 23-të të Panairit të Librit në Prishtinë, shkruan KultPlus.

Panairi i Librit në Prishtinë është një panair i përvitshëm kushtuar librit ku mblidhen të gjitha shtëpitë botuese dhe dashamirët e librit, jo vetëm nga Kosova por edhe nga viset përreth.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, Ministri i Kulturës Hajrullah Çeku, kryetari i Prishtinës Përparim Rama dhe shumë fytyra të tjera njohura morën pjesë në këtë panair.

Mysafir nderi në këtë Panair të Librit, ishte vetë i madhi Ismail Kadare, së bashku me bashkëshorten e tij.

Moderatori Rron Gjinovci, e ftoi parinë shtetërore për një fjalim rasti. Por para se t’i thërrasë ata, ai e ftoi shkrimtarin shqiptar me famë mbarëbotërore, gjeniun e shkrimit, ikonen e letërsisë, Ismail Kadaren.

“Çkado që mundohem për ta përshkruar këtë njeri, rrezikoj të përfundoj duke thënë diçka klishe, andaj zonja dhe zotërinj ta mirëpresim shkrimtarin Ismail Kadare”, tha Gjinovci
I lodhur pak, por shumë i mirëpritur nga të gjithë të ftuarit. Me një fjalim të shkurtë por të dashur, Kadare citoi:

“Jam shumë i gëzuar që ndodhem midis jush në këtë ditë kaq të bukur dhe frymëzuese. Ne shqiptarët për fat të keq disa herë jemi ndier të neglizhuar, por pastaj jemi kujtuar, jemi rikthyer dhe unë shpresoj se do rikthehemi më mirë, më fort, më bukur. Ju falënderoj për këtë pritje kaq të gëzueshme”, shtoi Kadare.

Edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, doli për një fjalim rasti.

“Panairi është si një festival i librit. Lexuesi mund të vijë çdo ditë. Panairin unë vetë e ndjej si një qytezë por edhe si një shoqëri të hapur me një mendje të hapur”, tha kryeministri Kurti.

Kurti vlerësoi lart gjithashtu kontributin e Ismail Kadare dhe veprat e tij për kombin tonë shqiptar.

“Unë për veten time për çdo vit e lexoj “Përbindëshin”, “Kronikë në gur”, “Aksidentin” dhe “Pallatin e ëndërrave”. Romanet e tij të bëjnë ta braktisësh profesionin që ke. Prandaj është e domosdoshme për mua ta mbaj këtë ritëm njëherë në vit dhe jo më shpesh”, tha mes tjerash Kurti.

Ndërsa kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca teksa ka falënderuar Ismail Kadarenë që letërsinë shqipe e bëri të përbotshme, tha se, shkrimtari është ngritur në simbolin më të lartë e kuptimplotë për popullin tonë. Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama u shpreh me këtë rast se kryeqyteti është shndërruar në vatër që shpalos magjinë e fjalës në letër. Rama tha se është e qartë se inkurajimi i të rinjve për të lexuar libra duhet të përshtatet me epokën digjitale, por gjithmonë duke e ruajtur thelbin e të shkruarit.

Në edicionin e 23-të të panairit të librit “Prishtina 2023”, marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe diaspora. Shoqata e Botuesve të Kosovës ka bërë të ditur se janë rreth dy mijë tituj të rinj. Në kuadër të panairit do të shënohen edhe disa përvjetorë si: 120-vjetori i lindjes së Ernest Koliqit, 110-vjetori i lindjes së Petro Markos, dhe 100-vjetori i lindjes së Jakov Xoxës.

Panairin pritet ta vizitojnë rreth 40000 vizitorë, studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe fillore të Kosovës, qytetarë dhe personalitete të shquara nga jeta akademike, letrare, politike e intelektuale.

Panairi do të qëndrojë i hapur deri pasditen e 11 qershorit./KultPlus.com

‘Pra me punë gjith’ të rrojmë se vec puna ne na vlen, sepse ndryshe s’trashëgojmë verën tjetër që po vjen’

Poezi nga Asdreni

U zhduk vapa, shkoi vera,
dhe bilbili më s’këndon.
erdhi vjeshta me të tjera,
syri ynë që i shikon.

Teret koha, hapen retë,
ngjyra plumbi përsëri,
duket prapë tjetër jetë,
që natyra ndërron tashti.

Era fryn, fletët bien,
pemët zhvishen si nga mot,
mali, fusha më s’ka hijen,
që e kishin gjer’ në sot.

Bukurite janë zhdukur,
shiu e bryma zuri vend,
bari lulet kopshti i bukur,
u ndryshuan në cdo kënd.

Por e mirë është vjeshta,
sepse bujku gjithmon’ punon,
për të vjelur sot ka vreshta,
nesër arat po lëron.

Njerëzit në cdo anë,
posa ngrihen në mëngjes,
nëpër fusha cdo gjë kanë,
rendin, mbledhin me kujdes.

Pra me punë gjith’ të rrojmë,
se vec puna ne na vlen,
sepse ndryshe s’trashëgojmë,
verën tjetër që po vjen./ KultPlus.com

Java Kulturore Italiane, aktivitete kushtuar trashëgimisë arbëreshe

Java Kulturore Italiane ditën e sotme ia ka kushtuar arbëreshëve.

Sipari i aktiviteteve u çel me kuvendin “Trashëgimia kulturore arbëreshe. Vepra e Jeronim De Radës dhe Anselmo Lorecchio-s”, që u mbajt në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Ky kuvend, ku ishin të pranishëm disa studiues të fushës, u zhvillua nën moderimin e prof. Diana Kastratit, kreu i Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA), e cila është edhe një prej mbështetëseve dhe promovueseve të kësaj konference dhe dite kushtuar arbëreshëve. Në këtë konferencë u fol mbi rëndësinë e trashëgimisë kulturore arbëreshe dhe rolin e saj në lidhjet historike italo-shqiptare.

Prof. Matteo Mandalà, përgjegjës i departamentit të Gjuhës Shqipe në Universitetin e Palermos vuri në dukje projektet e realizuara nga departamenti ku theksoi rëndësinë e projektit “BESA”, që sjell një përmbledhje të bibliotekave publike dhe private në fshatrat e banuara nga arbëreshët në Italinë e Jugut. Ai theksoi rëndësinë e botimeve të kësaj njësie dhe rolin që duhet të luajnë nënat në mësimin e arbërishtes dhe të fëmijëve arbëreshë.

Komuniteti arbëresh është i shpërndarë në 5 rajone të Italisë dhe gjuha arbëresh e ruajtur prej më shumë se 500 vjetësh është shpallur gjuhë në rrezik zhdukjeje nga UNESCO. Kjo ditë tërheq vëmendjen për ruajtjen e gjuhës e traditave dhe përcjelljen e tyre në brezat e ardhshme. Gjatë një interviste për televizionin italian RAI, prof. Diana Kastrati e vlerësoi gjuhën arbëreshe si “thembrën e Akilit” duke shtuar se po bëhet ç’është e mundur për ta ruajtur./ atsh / KultPlus.com

Ismail Kadare do të jetë “Qytetar Nderi” i Komunës së Fushë-Kosovës

Panairi i Librit, që filloi nga dita e sotme në Prishtinë, ka sjell edhe shumë autorë në Kosovë.

Një nga ta, i cili do jetë prezent në panair, është edhe shkrimtari me famë botërore, Ismail Kadare. Veç panairit, Kadare do të ketë edhe një vizitë në Komunën e Fushë Kosovës, njofton Klankosova.

Të enjten, Kadare do të nderohet me titullin “Qytetar Nderi i Fushë Kosovës” nga Kuvendi Komunal dhe kryetari i Komunës Burim Berisha.

Sipas drejtorit për Kulturë në këtë Komunë, Besnik Shala, ceremonia e ndarjes së çmimit do të mbahet në Gjimnazin “Hivzi Sulejmani” nga ora 11:30. / KultPlus.com

Ura e Kurçajt në Fushë-Krujë, destinacion turistik që s’duhet humbur

Ura e Kurçajt në Fushë-Krujë, Monument Kulture i Kategorisë I, i është nënshtruar restaurimit, nga programi EU4Culture, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNOPS në partneritet me Ministrinë e Kulturës.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto nga Ura e Kurçajt, një destinacion turistik, që sipas tij, s’duhet humbur.

“Ura e Kurçajt në Fushë-Krujë, ky thesar i trashëgimisë kulturore mes një peizazhi të mrekullueshëm, i ndërtuar shekuj më parë, tashmë e rilindur, është një destinacion turistik që s’duhet humbur”, u shpreh Rama.

Ura e Kurçajt ndodhet pranë fshatit Kurçaj, në lindje të Krujës. Ura e ndërtuar në shek. XVIII ngrihet mbi lumin e Zezës. Ajo shërbente për të lidhur Krujën me Fushën e Tiranës. Ura është e ndërtuar me një qemer të madh dhe dy dritare shkarkuese anësore.

Ura e Kurçajt përfaqëson një shembull të shkëlqyer të arkitekturës historike rajonale dhe të arritjeve inxhinierike, ajo ka potencialin të jetë pjesë integrale në shtigjet lokale dhe rajonale të rigjallëruara të ecjes dhe pjesë e qasjes së “trashëgimisë së lidhur” me turizmin e qëndrueshëm rajonal.

Ura dikur i shërbente rrugës së shkurtër të karvaneve Tiranë-Krujë sipas këtij itinerari: Tiranë – Zall-Herr – Rradhesh – Mukaj – Buronjë – Kurçaj – Barkanesh – Krujë. Në faqet ballore ura është e punuar me gurë pllakë të zinj, të vendosur shtrirë, ndërsa kalldrëmi është i bërë me breza, tip shkallësh. / atsh / KultPlus.com

UNI-Universum International College ofron standarde amerikane të studimit në partneritet me Arizona State University


Universum, po ndryshon arsimin në Kosovë përgjithmonë! UNI – Universum International College fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA. 

Të gjithë studentët të cilët diplomojnë nga Universum International College – UNI, do të pajisen me diplomë “Fuqizuar nga Arizona State University”.

Partneriteti i ri bashkëpunues i Universumit me ASU-në do të sigurojë që studentët dhe mësimi të mbeten në qendër të fokusit të universitetit, duke hapur dyer të reja për studentët që të kenë qasje në ato që ofron kurrikula e ASU-së, mundësitë kërkimore-shkencore, si dhe mundësitë e reja për bashkëpunim dhe mësim të ndërsjellë për profesorët dhe stafin e UNI. Përveç ofrimit të programeve me diploma të dyfishta për studentët, gjithashtu do të krijohet një lidhje më e gjerë me industrinë dhe ndërmarrësinë globale.

Përmes këtij partneriteti, mund të përfitojnë edhe studentët nga institucionet tjera të cilët i TRANSFEROJNË studimet në Universum dhe të marrin diplomë të fuqizuar nga Arizona State University.
Transfero të gjitha provimet nga universiteti paraprak përfito 30% zbritje & shkëmbim semestral në njërin nga 221 Universitetet Partnere në 26 shtete të BE-së me BURSË të plotë. 

Shiko programet e akredituara https://bit.ly/uni_asu
ASU për të tetin vit radhazi, renditet në vendin e parë për inovacion nga US News & World Report, duke dalë para MIT, Stanford dhe Harvard.
Për më shumë informata ndiqni faqen në facebook, kontaktoni në [email protected] apo telefononi në +383 44 144 062./ KultPlus.com

“Qyteti i shpirtrave” i autorit kroat Nedjelko Shpillek vjen në kroatisht dhe shqip

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, së fundi është mbajt promovimi i librit me poezi “Qyteti i shpirtrave” të autorit nga Kroacia, Nedjelko Shpillek.

Shkëlzen Maliqi, filozof dhe kritik arti, tha se “botimi i poezive të Shpillek në kroatisht dhe shqip është një raritet historik. Për më shumë është botim premierë, edhe në kroatisht libri sheh dritën për herë të parë.

Botimi është bërë nga shtëpia botuese KNKUB haritage, poezitë i ka përkthyer Bekim Shala, kurse ilustrimet i ka bërë Bujar Kabashi.

Lidhjet ekonomike, politike dhe sociale ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës kanë qenë të ngushta që nga shekulli i 20-të, dhe edhe sot na lidhin të njëjtat ideale dhe vlera, andaj çdo akt shkëmbimi të vlerave kulturore është i çmuar, kontribuon në ruajtjen dhe forcimin e lidhjeve.

Nedjelko Shpillek (Nedjeljko Špilek) është poet i thjeshtësisë. Në përmbledhjen “Qyteti i shpirtrave”, thjeshtësia është thelbësore, poezitë janë të thjeshta për nga motivi dhe tematika, secila thuajse njëqelizore, pa fjalë të tepërta dhe metafora e dekor retorik e stilistik tjetërfare. Mënyra e thurjes së poezive është gjithashtu e thjeshtë, autori ato i bën me tre ose katër strofa, që kanë nga dy deri në gjashtë vargje, më rrallë një varg të vetmuar në funksion të kadencës, kështu që vëllimi i poezive të tij varion nga 6 në 16 vargje dhe rrallë u shtohet edhe një strofë tjetër e shkurtër.

Te Shpileku thjeshtësia është një përcaktues i qëllimshëm dhe thelbësor i imagjinatës dhe aftësisë së tij poetike:

Rrjedhë e shpejtë rrymon nëpër qytet

Miliona njëjtit si ne

Lundrojnë përkryer rresht

Duke kërkuar ndriçim

errësirën e qytetit

Kemi goditur muret

Duke kërkuar ndriçim

Ndjenim zbrazësi

shqetësuar nga kalimi i kohës

Duke kërkuar ndriçim

Humbëm frymën

mëdha thellësi

Duke kërkuar ndriçim

hartën e kaosit tonë

Gjetëm kuptimin

thjeshtësi

Parimi i strukturës së reduktuar e bën poezinë e Nedjeljko Špilek të krahasueshme me poezinë tradicionale japoneze haiku, që karakterizohet me një komponim rreptësishtë të paracaktuar. Me fjalë të tjera, poezia haiku duhet ta ketë gjithmonë të njëjtën strukturë, përbëhet nga tre vargje me fjalët që i kenë numrat e kufizuar të rrokjeve. Poeti haiku i ka në dispozicion 17 rrokje, të cilat duhet ti ndajë në tre rreshta me proporcionin gjithnjë të njëjtë: 5 + 7 + 5 rrokje. Poezia e Shpilekut nuk e ka këtë lloj kufizimi të formalizuar strukturor. Ajo krijohet mbi parimin e vargut të lirë modern evropian, me ritëm spontan dhe pa rimë, shmang fjalë të tepërta, metaforat, përsëritjet, krahasimet si dhe dekorimet në përgjithësi.

Lehja

mëngjes

shpejt

ndërpret

gjumin

Imazhet

shpejt

kalojnë

me aromën

e kafesë

Gjegjësisht, ndërsa poezia haiku më së shpeshti karakterizohet me përqendrim tek përvojat gjallëruese të natyrës dhe ndryshimin e stinëve, poezia e Shpilekut vendoset në rrëfenjëzat mbi jetën moderne të qytetit, ku është i pashmangshëm regjistrimi i një game të gjerë simptomash të gjendjeve psikologjike, nga vetmia dhe zbrazëtia e jetës shoqërore të vrojtuara dhe komentuara me disponim pothuajse solipsist, deri te përpjekjet që, megjithatë, shpresa dhe dashuria të bëhen ndriçuese të ekzistencës.

Për disponimin solipsist karakteristike janë vargjet:

Kur nëpër dritare mjegulluara

dhomës sime

Shikoj qiellin

Yjet përsëri janë këtu për mua

Ndriçimi polar

mijëra-mijëra ngjyra

Kalon përmes meje

Imazhe nga thellësia lëshon

atë shkëlqim

Kristalet e vendosura

E gjitha yjeve

murin e dhomës qëndrojnë

Intonimet bazë të përmbledhjes së poezive të Nedjelko Shpilek anojnë drejt pesimizmit. Jeta në qytetin modern nuk është e lehtë, përkundrazi:

qetësinë e ditës

rrugëve zbrazëta

qytetit

Tjetërsimi

ndan shtëpinë nga shtëpia

Dhe nuk ka emocion

atë

qytetin tonë pa shpirtra

Por shumica e poezive të tij flasin për dashurinë, të cilën poeti e barazon me të qenurit:

Trashëgimia e harruar

e profetëve pamëkatë

si dhuratë

papritur

jetë na kthen

Kortezhi i gëzimit

me pikëza drite

tret shikimin

deri pikën e fundit

ekzistencës sonë

Dashuria si qenie

Vjersha e fundit e koleksionit, numri 66, na kujton se Nedjeljko Špilek aktualisht banon në Kosovë, ai është punonjës i Ambasadës së Republikës së Kroacisë në Prishtinë. Dhe kjo poezi pasqyron gjendjen themelore të librit, të karakterizuar nga pesimizmi dhe melankolia që autori do të donte të

kapërcente:

E para dhe e fundit

Darkë

E vendosur

Me përpjekje mëdha

Me dëshirën e sinqertë

vazhdoj

Nuk shkoje tutje

Nga deserti

Vetëm klithma

E sorrave Prishtinës

Shkëlzen Maliqi

Filozof dhe kritik i artit./ KultPlus.com

Si e ndryshoi Instagrami industrinë e turizmit

Influencerat dhe hashtagët në mediat sociale kanë ndryshuar destinacionet e pushimeve dhe jo gjithmonë për mirë.

Me ngrohjen e motit në ishullin spanjoll të Majorkës, qindra turistë fillojnë të dynden në plazhin e Calo des Moro çdo ditë. Nxitimi për të përjetuar plazhin e famshëm është aq i furishëm sa nuk ka vend në rripin e ngushtë të rërës për të shtrirë një peshqir. Radhët formohen ndërsa njerëzit presin radhën e tyre për të parë ujërat mahnitëse blu, megjithëse shumë thjesht heqin dorë, duke mos dashur të kalojnë kohën e tyre të pushimeve në radhë. 

Plazhet e mbipopulluara janë një pamje e zakonshme në Majorka, një nga destinacionet më të njohura të pushimeve në Evropë. Calo des Moro, megjithatë, është një rast ekstrem dhe shumë besojnë se Instagram-i është fajtor. Një kërkim në platformën e mediave sociale zbulon dhjetëra mijëra foto në të cilat plazhi duket i shkretë, me ujërat e tij blu që të verbojnë në diell. Një influencer në Instagram nuk do ta kishte idenë se realiteti është në fakt larg kësaj skene paqësore. 

Në kërkim të fotos perfekte të pushimeve 

Që nga fillimi i Instagramit në vitin 2010, e njëjta dukuri është shfaqur herë pas here: duke ndjekur gjurmët e influencerave turistët kërkojnë foton perfekte të pushimeve, vërshojnë në vende, të cilat ishin shumë më pak të njohura se sa janë tani. 

Ndonjëherë, pasojat janë drastike. Për shembull, ujëvara Koenigbach në rajonin Berchtesgadener Land në Bavari u detyrua të mbyllet për vizitorët pasi numri në rritje i udhëtarëve ditorë që hynë në pishinat natyrore të zonës rrezikoi ekuilibrin e ekosistemit. 

Turistët kanë thënë në sondazhe se shpesh inkurajohen të imitojnë fotot në Instagram dhe në të vërtetë platforma luan një rol të rëndësishëm në vendimin e tyre për ose kundër një destinacioni të caktuar. Agjencia e udhëtimeve online Expedia, për shembull, zbuloi se 50% e njerëzve nën moshën 40 vjeç përdorin mediat sociale si frymëzim udhëtimi, duke e preferuar atë më shumë se kanalet tradicionale si shfaqjet televizive ose revistat. 

Frymëzimi nga të tjerët  

“Instagrami padyshim shërben si burim frymëzimi për pushuesit”, thotë Maike Ovens nga Akademia e Mediave Sociale për Udhëtim dhe Turizëm, në rajonin Hesen, Gjermani. Ajo shton se platforma luan një rol të rëndësishëm, veçanërisht kur njerëzit hulumtojnë destinacionet. Shumë sot nuk përdorin më makineritë e kërkimit si Google për të gjetur informacione se ku të shkojnë për pushime, por në vend të kësaj kërkojnë me hashtags në Instagram. “Ky është vendi ku ata shikojnë për të parë se çfarë duhet të bëjnë në vend,” thotë Ovens. “Nëse nuk je i përfaqësuar në Instagram, nuk do të zbulohesh”. Për kompanitë e turizmit, si dhe destinacionet, në thelb nuk ka rrugëdalje nga platforma. 

Kështu e sheh edhe Shoqata Gjermane e Hoteleve dhe Restoranteve (DEHOGA). “Komunikimi që synon grupe specifike të synuara që përfshin të gjitha degët e nevojshme është më i rëndësishëm sot më shumë se kurrë më parë,” tha një zëdhënëse për DW. Ajo shtoi se rekomandimet dhe përvojat e pushimeve të miqve dhe të njohurve kanë gjithashtu një ndikim të madh në vendosjen se ku do të shkoni me pushime. Nuk është befasi që shumica e operatorëve turistikë dhe agjencive të udhëtimit përdorin Instagramin për të arritur klientët. 

Një instalim si sfond fotografik 

“Për ne, Instagrami është një kanal i rëndësishëm komunikimi për t’u dhënë njerëzve ndjenjën e udhëtimit,” thotë Michael Faber, i cili drejton tri agjenci udhëtimesh në rajonet Hunsrueck dhe Mosel të Gjermanisë. Punonjësit e tij ngarkojnë fotografi të reja çdo ditë dhe përfshijnë sugjerime shumë specifike se ku mund të jenë pushimet e ardhshme – për shembull, në Luginën Zillertal në Tirol. 

Atje, hoteli me pesë yje Stock Resort gjithashtu e ka njohur prej kohësh rëndësinë e Instagramit. Ai vendosi një skulpturë gjigante prej hekuri të një palë krahësh të mëdhenj në tarracën e hotelit për të inkurajuar njerëzit të bënin foto. “Qëllimi ishte krijimi i një sfondi që të ftuarit do të ishin të lumtur të bënin foto përpara; me qëllimin e fundit, natyrisht, që këto foto do të shpërndaheshin në Instagram”, thotë Barbara Mitterer nga departamenti i marketingut të hotelit. 

Pak më në jug, në liqenin Garda të Italisë, Natasha Bontadi, përgjegjëse për aktivitetet e mediave sociale të Bordit të Turizmit Garda Trentino, përdor gjithashtu Instagramin. Bontadi përdor platformën për të nxitur kureshtjen e njerëzve për rajonin, thotë ajo, duke paraqitur fakte pak të njohura për rajonin dhe duke postuar foto të vendeve të fshehura dhe panorama mahnitëse. “Ne shmangim të flasim për zona të njohura që tashmë janë pika të nxehta turistike. Për këtë qëllim, tha ajo, ata gjithashtu punojnë ngushtë me influencuesit për të ndihmuar në përcjelljen e mesazhit të dëshiruar.   

Fuqia e pamasë e fotografive 

“Shumë destinacione nuk duan turizmin masiv, por më tepër turizmin e menaxhuar me cilësi të lartë,” thotë Julia Stubenböck, drejtoreshë menaxhuese e agjencisë së marketingut të destinacioneve Piroth Kommunikation në Mynih, e cila planifikon aktivitete të lidhura me mediat sociale për destinacionet turistike, ndër të tjera. “Fuqia e imazheve është e pamasë. Ju mund të shpjegoni diçka, por gjithashtu mund ta tregoni atë.” Kjo shpesh funksionon shumë mirë, thotë ajo, veçanërisht me Instagramin pasi është krijuar për të ndarë fotografi. Platformat e mediave sociale si TikTok dhe Instagram kanë rritur ndjeshëm opsionet e marketingut që synojnë destinacionet dhe kompanitë turistike. Disa grupe të synuara, veçanërisht mijëvjeçarët dhe udhëtarët e Gen Z, thjesht mund të arrihen shumë më mirë me platformat e mediave sociale. 

Stubenböck nuk beson se njerëzit naivisht bien pas fotove tepër të zbukuruara në Instagram duke besuar se pushimet e tyre do të jenë po aq perfekte. Në fakt, ajo thotë se trendi aktualisht po shkon në një drejtim tjetër dhe se “ndjeshmëria ndaj faktit që nuk mund të besosh gjithçka që shihni në Instagram po rritet”. 

Megjithatë, nuk ka shumë dëshmi për këtë në Majorka këto ditë. Plazhi Calo des Moro ka të ngjarë të jetë i mbushur me turistë përsëri këtë verë. Kushdo që shpreson të marrë foton perfekte në Instagram atje thjesht mund të zhgënjehet. /rtk/ KultPlus.com

“Shijet e Dukagjinit”, një përmbledhje e rrëfimeve autentike të banorëve të rajonit të Dukagjinit

 

Këtë javë do të bëhet lansimi i publikimit “Shijet e Dukagjinit. Ky publikim sjell një përmbledhje të rrëfimeve autentike të banorëve të rajonit të Dukagjinit për traditat e ushqimit të familjeve dhe rrethit të tyre.

Hulumtimi është realizuar nga Jeton Jagxhiu dhe Fejsal Demiraj, ndërsa publikimi është mbështetur nga ChwB Kosova me financim të Qeverisë Suedeze.

Promovimi do të mbahet më datë 8 qershor, ora 19:00 në Menzën Ramiz Sadiku.

Gjatë këtij promovimi do të ketë edhe panel diskutimi me temën “Trashëgimia e Ushqimit e Rajonit të Dukgjinit”.

Krejt në fund do të ketë edhe koktej rasti me ushqime dhe pije nga Rajoni i Dukagjinit, rikrijim i recetave të zgjedhura nga libri, të krijuara nga Fejsal Demiraj, shoqëruar me një performancë nga Nezafete Shala & Band. / KultPlus.com

10 foto të rralla të njerëzve të famshëm që nuk i kemi parë më herët

Personat e famshëm shpesh lidhen me një imazh të veçantë që u ngjitet me kalimin e kohës. Me shumë vështirësi, shumë prej nesh përpiqen të kujtojnë se si u shfaqën këto figura ikonike në rininë e tyre ose në role të tjera.

Më poshtë po ju sjellim dhjetë foto të rralla të njerëzve të famshëm në rininë e tyre. / KultPlus.com

Maggie Smith

Twiggy

Marilyn Monroe

Helen Mirren

Charlie Chaplin

Karl Lagerfeld

Albert Einstein

Ernest Hemingway

Vincent Van Gogh

Sophia Loren

Sot hapet ekspozita SOLO me artistët Shkamb Jaka dhe Laureta Hajrullahu

Sot hapet ekspozita SOLO me artistët Shkamb Jaka dhe Laureta Hajrullahu, kuruar nga Lek M. Gjeloshi, përcjell KultPlus.

Ekspozita Solo, (ose “vetëm”), përtej referencës së përbotshme që përcakton në raport me natyrën e ekspozitave (vetjake), në këtë rast i referohet – metaforikisht – historisë së një personazhi, shkëputur nga filmi “Nirvana” i vitit 1997. Larg qarkut të shkurtër që krijonte asokohe një emër i tillë, e që lidhej menjëherë me grupin muzikor amerikan, “Nirvana” në film është një videogame. I inspiruar nga një prej romaneve më të njohur cyberpunk të William Gibson-it, filmi rrëfen historinë e një programuesi lojërash kompjuterike, dhe atë të Solos, personazhit të lojës, i cili gjatë zhvillimit të filmit vetëdijesohet mbi të qenurit virtual dhe i kërkon kësisoj programuesit ta eliminojë si krijesë.

Ekspozita do të mbahet sot, me 6 qershor, në Centre for Narrative Practice, ora 20:00.

Ky projekt është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. / KultPlus.com

Microsoft gjobitet me 20 milionë dollarë për shkelje të privatësisë së fëmijëve

Microsoft do t’ua paguajë 20 milionë dollarë rregullatorëve federalë të SHBA-së pasi u zbulua se gjiganti amerikan i teknologjisë kishte grumbulluar në mënyrë të paligjshme të dhëna për fëmijët që kishin hapur llogari në Xbox.

Komisioni Federal i Tregtisë (FTC) arriti një marrëveshje me kompaninë më 5 qershor – marrëveshje kjo që përfshin edhe mbrojtje shtesë për videolojërat e fëmijëve.

Në mesin e disa shkeljeve, FTC-ja zbuloi se Microsoft nuk kishte informuar prindërit për politikat e saj të mbledhjes së të dhënave.

Gjobitja e Microsoft vjen pas një vendimi të ngjashëm të bërë ndaj kompanisë Amazon për pajisjen e saj, Echo.

FTC-ja tha se Microsoft e ka shkelur Aktin e Mbrojtjes së Privatësisë së Fëmijëve në internet duke mos marrë siç duhet pëlqimin prindëror dhe duke grumbulluar të dhëna personale për fëmijët nën 13 vjeç, për llogaritë e krijuara para vitit 2021.

Ligji kërkon që shërbimet online dhe faqet e internetit për fëmijë të marrin pëlqimin e prindërve dhe t’i informojnë prindërit për të dhënat personale që mblidhen për fëmijët e tyre.

Përdoruesit e Xbox duhet të krijojnë një llogari për t’i përdorur disa shërbime të caktuara. Informacionet si emri i plotë, adresa e emailit dhe data e lindjes mblidhen si pjesë e hapave të konfigurimit.

Vetëm pasi merrte edhe informacione personale, si për shembull numrin e telefonit të fëmijës, Microsoft kërkonte që një prind të jepte leje.

Nga viti 2015 deri në vitin 2020, Microsoft mbajti të dhëna “nganjëherë me vite” nga llogaritë e konfiguruara, edhe kur një prind nuk e përfundonte procesin e dhënies së lejes, tha FTC-ja në një deklaratë.

Kompania gjithashtu nuk informoi prindërit për të gjitha të dhënat që po mblidhte, si foton e profilit të përdoruesit dhe nuk u tregoi atyre se të dhënat po u shpërndaheshin palëve të treta.

Si pjesë e marrëveshjes së arritur me FTC-në, Microsoft duhet gjithashtu të krijojë mbrojtje të reja sigurie për fëmijët. Kjo përfshin mbajtjen e një sistemi për t’i fshirë të gjitha të dhënat personale pas dy javësh nëse nuk merret pëlqimi prindëror.

Urdhri duhet të miratohet nga një gjykatës federal përpara se të hyjë në fuqi.

Javën e kaluar, Amazon ra dakord të paguante 25 milionë dollarë pasi FTC-ja zbuloi se kishte ruajtur të dhëna të ndjeshme, përfshirë regjistrimet zanore të fëmijëve, për vite me radhë. /REL/ KultPlus.com

“Det spektakolar dhe peshk i freskët”, Shqipëria në krye të 8 destinacioneve turistike të italianëve

Nga Xhamajka në Pragë, përmes Dubait dhe Ishujve Aeolian, këtu janë 8 udhëtime spektakolare nëse jeni duke vendosur se ku do të shkoni me pushime, të cilat zakonisht varen nga tre faktorë; çfarë kërkoni – qoftë argëtim, det apo aventurë dhe zbulime të reja – sa kohë keni në dispozicion dhe sa dëshironi të shpenzoni.

Për t’iu përgjigjur çdo kombinimi të përgjigjeve, Grazia.it ka përpiluar një listë që i përshtatet nevojave dhe buxheteve të secilit. Ajo që bie në sy është se për herë të dytë në pak ditë, revista italiane ka renditur Shqipërinë në krye te destinacioneve të kësaj vere.

Nga çatitë spektakolare të Dubait te klubet magjepsëse të Panarea-s, duke kaluar nëpër trenat e Holandës që shohin fushat e tulipanëve. Përveç destinacioneve më tradicionale (si Malta, Pulia dhe Spanja) janë edhe ato të përshtatshme për një fundjavë, si bukuritë e Pragës dhe për ata që e duan natyrën, por nuk duan të humbasin jetën e natës së qytetit, është Estonia.

Dhe më pas vjen deti i Shqipërisë, ku plazhet dhe klubet mahnitëse alternohen me ambiente ku mund të relaksoheni dhe të kaloni një pushim të qetë. Së fundi: ata që duan të largohen me miqtë, por kanë pushime të ndryshme nga miqtë, mund të zgjedhin një nga udhëtimet grupore të organizuara nga projekte si WeRoad, është Havai. Ndërsa për aventurierët e vërtetë, së fundi, për ata që duan tokat e largëta dhe detin, është Xhamajka.

Nga Evropa në pjesën tjetër të botës, këtu janë tetë destinacione që janë të gjitha magjepsëse për t’ju dhënë idenë e përsosur se ku të shkoni për pushime këtë vit. / a2cnn / KultPlus.com

Arnold Schwarzenegger jo vetëm aktor, merr postin e rëndësishëm në Netflix

Arnold Schwarzenegger nuk është thjesht një nga aktorët tanë më të dashur. Tashmë ai është shefi i ri i seksionit “aksion” në Netflix. E thënë më thjeshtë, njeriu që, ndër të tjera, do të vendosë se cilët do të jenë filmat aksion të platformës.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një video dy minutëshe, të cilën e ka postuar edhe në Instagram.

Ai shfaqet teksa vjen me tankun e tij M47 Iron Arnie e ku shprehet “askush nuk e do aksionin aq sa unë” duke thënë se kjo është arsyeja se përse ka pranuar këtë pozicion sfidues. Schwarzenegger “premton” shumë aksion. / a2cnn / KultPlus.com

Sot hapet Panairi i Librit “Prishtina 2023”, Ismail Kadare i ftuar nderi i këtij edicioni

Me moton “Libri triumfon”, sot hapet edicioni i 23-të i Panairit të Librit, i cili organizohet nga Shoqata e Botuesve të Kosovës ndërsa mbështetet edhe nga Ministria e Kulturës.

Këtë vit marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora. Numri i titujve të rinj – rreth 2000. Numri i titujve të viteve të fundit – rreth 6000.

Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë nga 9:00-20:00. Panairi do të mbyllet më 11 qershor në orën 18:00. Do të jenë të pranishëm shkrimtarë ndërkombëtarë e kombëtarë, profesionistë të librit, botues, përkthyes e librarë. I ftuar nderi për këtë edicion është shkrimtari i njohur Ismail Kadare. / KultPlus.com

Thomas Mann: Dashuria, jo arsyeja, është më e fortë se vdekja

Thomas Mann (Lübeck, 6 qershr 1875 – Zürich, 12 gusht 1955), shkrimtar gjerman. Fitues i Çmimit Nobel për Letërsi për vitin 1929. Tomas Mani, ky  “poeta doctus” klasik, është ndër shkrimtarët, pa të cilët panorama letrare e shek.XX do të qe e mangët. Autori i romaneve Mali magjik, Budenbrokët, Doktor Faustus, i katërvëllimëshit Jozefi dhe vëllezërit e tij, etj, i novelave Tonio Krëger, Tristani, Vdekje në Venecia etj​

Ju sjellim sot disa nga thëniet më të mira të Thomas Mann:

“Njeriu jeton jo vetëm jetën e tij personale, si individ, por gjithashtu, me apo pa vetëdije, jetën e epokës së tij dhe të bashkëkohësve të tij.”

“Një vetmitar, pa e pasur zakon të flasë për atë që ai e sheh dhe e ndjen, ka përvoja mendore të cilat janë njëkohësisht më intensive dhe më pak të artikuluara se ato të një njeriu të shoqërueshëm.”

“Një shkrimtar është dikush për të cilin të shkruarit është më i vështirë se për njerëzit e tjerë.”

“I gjithë interesi për sëmundjen dhe vdekjen është vetëm një shprehje tjetër e interesit për jetën.”

“Një art mjeti i të cilit është gjuha, gjithmonë do të tregojë një shkallë të lartë të krijimtarisë kritike, sepse të folurit në vetvete është një kritikë e jetës: ai emron, ai karakterizon, ai gjykon, kështu ai krijon.”

“Demokracia është përjetësisht humane, dhe përjetësia gjithmonë nënkupton një sasi të caktuar të një rinie të mundshme.”

“Sepse unë duhet të them se ne artistët nuk mund të shkelim në rrugën e Bukurisë pa Erosin që na jep shoqëri dhe e emëron veten si udhërrëfyesin tonë.”

“Miti është themeli i jetës; është skema e përjetshme, formula e devotshme në të cilën jeta rrjedh kur ajo riprodhon tiparet e saj të pavetëdijës.”

“Për hir të mirësisë dhe dashurisë, njeriu nuk do ta lërë vdekja të ketë sovranitetin mbi mendimet e tij.”

“Për të qenë të gatshëm kundër fatalitet, për të përmbushur kushtet e pafavorshme hijshëm, është më shumë se durim i thjeshtë, por është një akt agresioni, një triumf pozitiv.”

“Ka ndryshuar ndonjëherë bota nga ndonjë gjë përveç mendimit dhe automjetit të tij magjik Fjalë?”

“Arsyeja njerëzore ka nevojë vetëm të dëshirojë më fuqishëm se fati, dhe ajo është fati.”

“Unë e dua dhe i përulem me nderim Fjalës, bartëses së shpirtit, asaj që është mjeti dhe pluga e shkëlqyer e progresit.”

“Unë kurrë nuk mund ta kuptoj se si dikush nuk mund të pijë duhan, çka e privon një njeri nga pjesa më e mirë të jetës. Me një puro të mirë në gojën e tij një njeri është krejtësisht i sigurt, asgjë nuk mund ta prekë, absolutisht.”

“Nëse jeni i zotëruar nga një ide, ju e gjeni të shprehur atë kudo, ju madje e joshni atë.”

“Është një fakt i çuditshëm që liria dhe barazia, të dy idetë themelore të demokracisë, janë në një farë mase kontradiktore. Logjikisht, liria dhe barazia janë reciprokisht përjashtuese, ashtu si shoqëria dhe individi janë reciprokisht ekskluzive.”

“Dashuria, jo arsyeja, është më e fortë se vdekja.”

“Letërsia … është bashkimi i vuajtjes me instinktin për formën.”

“Dikush gjithmonë ka idenë se njeriu i trashë ka shëndet të përkryer dhe është i rëndomtë, dhe sëmundja e bën të rafinuar, të mençur dhe të pazakontë.”

“Opinionet nuk mund të mbijetojnë në qoftë se dikush nuk ka asnjë shans për të luftuar për to.”

“Sjellja e njerëzve ka kuptim, nëse ju mendoni për të sa iu përket qëllimeve të tyre, nevojave dhe motiveve.”

“I respektuar do të thotë i pasur, dhe i mirë do të thotë i varfër. Unë duhet të vdes në qoftë se dëgjoj familjen time të më quajë i mirë.”

“Vetmia lind origjinalin në ne, bukurinë e panjohur dhe të rrezikshme – poezinë. Por gjithashtu, ajo lind të kundërtën: çoroditjen, të paligjshmen, absurden.”

“Lufta është vetëm një ikje frikacake nga problemet e paqes.”

“Ne nuk i dashurojmë cilësitë, ne i dashurojmë personat, nganjëherë për shkak të defekteve të tyre, sikurse dhe të cilësive të tyre.” / KultPlus.com

Poeti i mahnitshëm që u bë viktimë e një gruaje

Aleksandër Sergejeviç Pushkin lindi më 6 qershor 1799 në një familje oborrtare dhe vlerësohet gjerësisht, si themeluesi i letërsisë moderne ruse. Ky poet i shkëlqyer, elegant dhe romantik, ​​u rrit në kulturën franceze dhe e njihte më së miri si veprën e Volterit, ashtu edhe atë të La Fontenit.

Poeti, dramaturgu dhe romancieri rus, vepra e të cilit, e ushqyer nga trashëgimia klasike evropiane, e hapur ndaj ndikimeve romantike, por shumë e lirë në zgjedhjen e temave dhe formave të saj, çliroi letërsinë ruse nga varësia e rregullave të huaja, Pushkini i ofroi letrat e fisnikërisë gjuhës ruse, duke hapur rrugën për një letërsi të madhe kombëtare me shtrirje universale.

Që prej shkollës së mesme, në Tsarskoie-Selo, Pushkini afirmoi talentin letrar. Në 1820, famën e kërkuar ia dha poema “Rusllana dhe Ludmilla”… po dhe një dëbim në Kaukaz për mendime liberale. U rikthye falë carit Nikolas I në 1826, ku rigjeti jetën shoqërore të Moskës dhe në veçanti botoi dramën kombëtare “Boris Godunovi”.

Natalia Gontaçarova, me të cilën u martua në 1831, duhej ta kishte bërë të lumtur. Por ajo që konsiderohej si një nga gratë më të bukura në Rusi, do të ishte përfundimisht, shkaku i vdekjes së tij: e mikluar nga të gjithë, përfshirë edhe nga Car Nikolas I, ajo përfundoi duke magjepsur një oficer të ri francez, Antes. Më 26 janar 1837, në Shën Petërburg, ai e sfidoi poetin në duel dhe e plagosi atë në ijë. I transportuar në shtëpi, Pushkini vdiq tri ditë më vonë, pa mbushur ende 38-vjeç.

Shumë fraza të shkëlqyera të Aleksandër Pushkinit janë marrë nga poezitë e tij ose çfarë thonë personazhet në romanet e tij. Të gjithë kanë një shenjë të veçantë: ato janë shumë të thella dhe shumë të bukura në të njëjtën kohë.

Thuajse shumicën e kohës ishte i angazhuar në çështje politike, më së shumti për arsye etike sesa për një pasion për pushtet në vetvete.

Aleksandër Pushkini shënoi një epokë, që fare mirë mund të quhet “para dhe pas tij”, në letërsinë ruse.

Ishte një shkrimtar vërtet i rafinuar. Si mendimtar, ai ishte një njeri përparimtar për kohën. Ai vdiq i mbushur me dyshime dhe paradoksalisht, ishte Car Nikolas I që pagoi për këto dyshime.

Mes poezive, risjellim vargjet e famshme:

Letër e Tatjanës, Onjeginit

Po marr guximin që t’ju shkruaj…
Ç’do deshit më veç shpirtit tim?
E di, se është e drejta juaj
Të më dënoni me përçmim.
Po ju që e shihni si po vuaj
Me pak mëshirë, sado pak,
Nuk do më mprapsni zemërake!
Më parë desha të rri qetë
Për turpin tim besomëni,
Ju s’do të dinit kur se si,
po të mund të shpresonja vetë
Që, kur e kur me plot hare
të kem t’ju shoh këtu tek ne
Që t’ju dëgjoj si kuvendoni,
T’ju them një fjalë dhe pastaj
Në zemër veç një mall të mbaj,
Veç gjer sa rish të më takoni…
Po thonë se ju s’rrini dot
Në fshat të heshtur ju mërziti
E ne… ne rrojmë me të kotë
Plot gas se vini e na aviti.
Pse arthtë vetë ashtu në fshat,
Na gjettë tek ky vend i qetë?
T’ju njoh s’do kisha kurrë fat,
S’do kisha turbullimn’ e shkretë.
Dhe afsh’ i shpirtit tim në jetë
Duke u qetuar (kushedi!).
Një mikut mund t’i bëhesha mike
Dhe shoqe e jetës e besnike
Dhe zonjë e ndershme për shtëpi.
Një tjetër… jo askujt në jetë
Nuk do t’i falnja dashuri!
E ka vendosur Qielli vetë,
jam e jotja në përjetësi;
Gjithë jeta ime me pat qenë
Një peng se ty do të takoj
Se Zoti jetën ma ka dhënë
Që gjer në varr të adhuroj…
Përhera të kam ëndërruar
të ndjenja fellë thellë në gjit
me atë vështrim që më trondit
Në zemër shpesh ta kam dëgjuar
ty zërin… jo s’ish ëndërrim!
Dhe sapo hyre, të kuptova
Më preke fort u përvëlova
Thashë ësht’ ai thesari im!
S’është e vërtetë? Po, të kam ndjerë
Me flisnje kur me dhemshuri
ndihmoja njerëzit e mjerë,
Më sillte shpesh lutja qetësi,
Edhe tashi, ndaj kësaj grime
A nuk je ti o ëndrra ime,
Që n’errësirë po ndriçon
E vjen më prek me nur e hije?
S’je ti që plot prej dashurije
Shpres’ edhe gas me murmuron?
Kush je ti? Engjëlli me shpresë,
apo një lajkatar pa besë?
Ma hiq tashi këtë dyshim
Kjo mbase nj’ëndërr mund të jetë
Për zemrën time një zhgënjim
E ndryshe krejt fat’ i vërtetë…
Po dhe kështu jet’ dhe fat
veç ty që sot t’i kam besuar
Më qan me lot shpirt i ngratë
E mprojtje vij për të kërkuar.
Mendo: jam vetë s’kam ku flas
askush nuk mund të më kuptoje
Mendja fillon të më lëshojë
Në heshtje duhet të humbas.
Të pres ti eja siç ma k’ënda
Dhe shpresat ngjallm’ i përsëri,
A ma prish ëndrrën që tashi
Me të qortuara të rënda!
Mbarova! S’mund ta rilexoj…
Po vdes nga frik’ turpëruar
Po nderit tuaj i besoj
Me plot guxim duke shpresuar…/konica/ KultPlus.com