Dy stilistë në Berlin ka gjetur një zgjidhje tjetër për tu mbrojtur nga koronavirusi në vend të maskave.
Ata kanë krijuar një maskë më të madhe që të mbulon të gjithë kokën dhe e kanë quajtur “iSphere”.
Kjo maskë është e krijuar nga materiali PVC-je ndërsa dy stilistët Marco Canevacci dhe Yena Young, themelues të “Plastique Fantastique” thanë se janë frymëzuar nga filmat fantastiko-shkencorë të viteve 50-60.
Për krijimin e tyre më të fundit, “iSphere” ata “iSphere” do të kushtojë 24 euro
“Koronavirusi po ndryshon marrëdhëniet tona personale dhe po ndikojnë në perceptimin tonë për realitetin. Është një virus shumë demokratik: ai përhapet përtej kufijve, nuk ka asnjë preferencë për statusin gjinor, shoqëror, kulturor ose ekonomik. Në këtë periudhë të bllokadës, pyesim veten për mutacionin e jetës sonë shoqërore dhe efektet e privimit të prekjes fizike. Përgjigja është një helmetë plastike e vetë-prodhuar e aftë për t’i bërë njerëzit të buzëqeshin edhe gjatë një situate serioze si kjo aktuale” kanë thënë dy artistët. / KultPlus.com
Shtëpia Botuese “Magjia e Librit” ka shpallur konkurs për fëmijët e klasës nga 1 deri në 5, për tregimet e mira që janë shkruar gjatë karantinës.
Kjo shtëpi botuese ka marrë përsipër që këto botime të botohen me rastin e ditës së fëmijëve 1 qershorin në Kosovë.
Përmes një njoftimi, ata bëjnë me dije se ky konkurs është i hapur për të gjitha shkollat.
Njoftimi i plotë në faqen zyrtare të Shtëpisë botuese “Magjia e librit”:
Me rastin e 1 Qershorit, ditës ndërkombëtare të fëmijëve, shtëpia botuese “MAGJIA E LIBRIT” ka ndërmarrë nismën për botimin e një libri me krijimet e nxënësve të të gjitha shkollave të Kosovës.
Kriteret e garës së krijimtarisë letrare
1. Në këtë garë ftohen të marrin pjesë të gjitha shkollat në nivel vendi.
2. Nxënësit pjesëmarrës duhet t’i përkasin klasave 1-5.
3. Shkrimi i tyre mund të jetë në poezi dhe në prozë (pranohen edhe ese).
4. Nxënësit duhet t’i dorëzojnë punimet te mësuesi, profesori apo drejtori i shkollës.
5. Shkolla i grumbullon punimet (të pajisur me titull, me të dhënat e nxënësit dhe foton e secilit), i përzgjedh dhe na e dërgon në word në adresën e e-mail-it: [email protected].
6. Numri i faqeve të pranueshme për një shkollë është deri në 30 faqe word-i (shkrimi Times New Roman, 12).
7. Dorëshkrimet shkollat duhet t’i dorëzojnë brenda datës 20 maj 2020.
Juria do të përbëhet nga: një shkrimtar/e, një gazetar/e të rubrikës së kulturës, një drejtor/eshë shkolle, një mësues/e dhe një përfaqësues i shtëpisë botuese.
Juria do të përzgjedhë 15 poezitë dhe 15 shkrimet në prozë më të mirat, të cilat do të botohen në libër.
Juria do të vlerësojë me çmim të parë, të dytë e të tretë krijuesit më të mirë në prozë dhe në poezi, si dhe shkollat me nxënësit më të talentuar.
Lista me 15 fituesit në prozë e poezi do të shpallet më datë 25 maj 2020 në faqen zyrtare të web-it dhe të Facebook-ut të shtëpisë botuese “Magjia e librit” (ëëë.magjiaelibrit.com) dhe libri do të jetë gati, në duart e fituesve, më datën 1 Qershor.
Nëse situata përmirësohet, do të mbahet një aktivitet me përfaqësuesit kryesorë për shpalljen e fituesve të vendit të parë, të dytë e të tretë, në prozë, në poezi, si dhe shkolla me më të talentuarit, për t’u dhuruar atyre librin e botuar, certifikatën e vlerësimit dhe me një kupë-simbol.
Për çdo pyetje mund të na kontaktoni në nr. e telefonit +383-45-507-155.
Shtëpia botuese “Magjia e librit” synon që ky festival të bëhet traditë, pra, të jetë i përvitshëm dhe të shtrihet më tej edhe në ciklet më të larta të shkollimit./ KultPlus.com
Kryeministri Edi Rama deklaroi se “mezi po pres të shikoj të ndërtohet teatri i ri kombëtar”.
Në konferencën e drejtpërdrejtë me gazetarët, Kryeministri Rama i pyetur për godinën e teatrit theksoi se “ai është një proces për të cilin unë jam shprehur tanimë nuk e di sa vite u bënë dhe jam njeriu i fundit që të pyesni për ndonjë hap mbrapa dhe jam i pari që e kam thënë që prej vitit të largët 1998-1999, në ato vite, që ajo godinë duhet shembur dhe që Shqipëria duhet të ketë një teatër kombëtar të denjë për këtë emër. Kështu që për mua janë të gjitha argumente të ezauruara me kohë e me vakt dhe mezi po pres të shikoj të ndërtohet teatri i ri kombëtar”.
“Të gjithë kanë të drejtën të kenë opinionet e tyre, të kenë të drejtën e tyre, kundërshtimet e tyre, por në fund vendos shumica. Ky është parimi bazë i sistemit që kemi zgjedhur, në fund vendos shumica dhe ne jemi shumica, dhe ne e kemi marrë këtë vendim edhe nuk shikoj sesi pakica të caktuara mund të imponojnë në çfarëdo forme vendimmarrje që lidhen me kompetencat e drejtpërdrejta të pushtetit të mandatuar nga populli”, – tha Rama./atsh / KultPlus.com
Covid-19 ka ndërruar sistemin e jetës kudo në botë. Por njeriu duke qenë një qenie e përshtatshme ka gjetur format e duhura për të zëvendësuar mënyrat e jetës me të cilat janë mësuar deri sot, shkruan KultPlus.
Artistët, janë ata që kanë shfrytëzuar çdo mundësi për të qenë më afër njerëzve, për të përcjellë mesazhe sensibilizuese e për t’u dalë në ndihmë përmes iniciativave të ndryshme.
Në këtë formë, në stilin e Koncertit të Bamirësisë ‘One World’, artistët vizualë ndërkombëtarë nga 100 vende të botës, po tregojnë mbështetjen e tyre antipandemike me mbrojtjen e tyre profesionale dhe personale.
Tani që pandemia Covid-19 e ka përfshirë botën, duke mos kursyer pothuajse asnjë vend në 5 kontinente, artistë nga afro 100 vende qëndrojnë të bashkuar duke veshur mbrojtjen e tyre profesionale – personale për të treguar mbështetjen e tyre në luftën kundër virusit.
Këta skulptorë profesionistë zakonisht veshin maska çdo ditë për tu mbrojtur nga pluhuri i krijuar nga puna e tyre. Në këtë krizë pandemike, maska e tyre simbolizon mbështetjen dhe vendosmërinë e tyre për të luftuar sëmundjen.
Kjo është një iniciativë e ISSA, International Sculpture Symposium Alliance e cila bashkon ngjarjet e skulpturës në të gjithë botën.
Pjesë e së cilës është edhe skulptori kosovar Butrint Morina. Si pjesëmarrës në më shumë se 10 simposiume ndërkombëtare të skulpturës, Morina ka takuar rreth 100 skulptorë artistë nga vende të ndryshme të botës me të cilët ka punuar e ka kaluar kohë.
Morina ka treguar për KultPlus se përmes kësaj iniciative po vihet në pah edhe më shumë puna e përditshme e skulptorëve.
“Ne si skulptorë në punën tonë të përditshme jemi gjithmonë të maskuar për tu mbrojtur nga pluhuri që krijohet nga puna që bëjmë. Tash për tu mbrojtur nga virusi, të gjithë janë të detyruar, pavarësisht profesionit të përdorin maskën. Të gjithë e kanë rastin ta përjetojnë atë që skulptorët e përjetojnë cdo dite.”
Pothuajse, të gjithë skulptorët pjesëmarrës në këtë iniciative, janë anëtarë të ISSA e cila është një shoqatë ndërkombëtare që promovon aktivitete të ndryshme që kanë të bëjnë me skulpturën, kryesisht simposiume. Skulptorët e paraqitur janë të gjithë artistë profesionistë, me ndikim që së bashku kanë krijuar mijëra skulptura monumentale në të gjithë botën. Jeta dhe të ardhurat e tyre profesionale janë vënë në pritje për shkak të mbylljes së kufijve të fluturimeve ndërkombëtare.
Krejt për fund, Morina ka treguar që ka një kohë që këta skulptorë komunikojnë vetëm përmes rrjeteve sociale, ku vazhdimisht në grupe të ndryshme jepen njoftime për shtyrje dhe anulime të aktiviteteve që janë paraparë të mbahen gjatë kësaj kohe. / KultPlus.com
Dy ushtarë italianë të cilët ndodheshin në Libani për një mision, kishin planifikuar që të martoheshin së shpejti në Itali. Por për shkak të koronavirusit, ata e kishin të pamundur kthimin në shtetin e tyre, kështu vendosën që dasmën e tyre ta bënin aty.
Nga fotot e shkëputura nusja shihet me uniformën e ushtrisë dhe dhëndri me beretën blu të KB. Pjesëmarrësit ishin të gjithë të pajisur me maska, doreza dhe mbanin një distancë të sigurt nga njëri-tjetri, ndërsa një pjesë tjetër e miqve të tyre po e ndiqnin dasmën nga Skype.
Martesa e Vincenzo De Rita dhe Fiorella Tomasino, është e para që ka ndodhur në një fushë betejë.
Ceremonia u zhvillua në ambasadën italiane në Bejrut.
“Ishte një ëndërr, një martesë e paharrueshme. U martuam në kushte shumë të çuditshme, jo vetëm me maska dhe doreza, por edhe me uniformën luftarake”, u shpreh dhëndri i lumtur.
“Në vend të fustanit të bardhë, unë kisha një shall blu të Kombeve të Bashkuara dhe në vend të vellos një beretë blu”, është shprehur nusja. / KultPlus.com
“Le Siècle” ka botuar, të dielën e 27 qershorit 1880, në faqen n°2, shkrimin e gazetës austriake “Neue Freie Presse” në lidhje me organizimin e brendshëm të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe dy misionet e saj, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Detaje mbi Lidhjen Shqiptare
Neue Freie Presse boton një shkresë të marrë nga Shkodra, të datës 23 qershor, e cila jep detajet e mëposhtme për Lidhjen Shqiptare:
“Komiteti i Lidhjes përbëhet nga 14 myslimanë dhe 8 të krishterë. Një komision prej 4 të krishterësh dhe 4 myslimanësh kujdeset për çështjet administrative dhe financiare. Disa ditë më parë, Lidhja vendosi të mbledhë taksat dhe një kontribut të 1/10. Në këtë mënyrë, qeveria turke humbi autoritetin e vetëm që i kishte mbetur në Shqipëri.
Lidhja i ka vendosur vetes dy detyra : së pari të parandalojë që asnjë pjesë e territorit shqiptar të mos i nënshtrohet Malit të Zi, pastaj të bëjë Shqipërinë një provincë autonome. Të krishterët ndryshojnë nga myslimanët vetëm në kërkesën që Shqipëria të ndahet plotësisht nga Turqia. Myslimanët janë të prirur të njohin sovranitetin e sulltanit.
Porta ka vetëm 5.000 ushtarë në Shqipëri, gjë që e bën fuqinë e guvernatorit, Izet Pasha thjesht fiktive. Përkundrazi, Lidhja kuvendon rregullisht, bën rezoluta, nxjerr dekrete dhe ka në dispozicion 6.000 shqiptarë dhe 1.100 mirditorë të mbledhur në Tuz, të komanduar nga Hodo Beu për myslimanët dhe nga Prenk Pashai (Prenk Bib Doda) për të krishterët.
Në thirrje të parë, 25.000 burra mund të mblidhen në Tuz.
Lajmi se fuqitë i dorëzuan Malit të Zi territorin midis Bunës dhe liqenit të Shkodrës ngjalli indinjatën më të madhe. Lidhja mbajti një kuvend dhe vendosi të luftojë deri në njeriun e fundit.
Lajmi se Italia nxit këto popullata është i rremë. Përkundrazi, françeskanët dhe jezuitët kanë bërë propagandë për Austrinë ndoshta me iniciativën e tyre.”
Një foto magjepsëse e një lepuri skocez i mbështjellë si top në mes të një stuhie, ka fituar garën me mijëra fotografi të tjerë, duke u shpallur foto më e bukur e vitit në konkursin e Akademisë së Shkencave të Kalifornisë.
Fotografi fitues, thuhet në faqen e Akademisë, Andy Parkinson, ka kaluar 15 vite duke dokumentuar jetën e egër në malet e Skocisë, duke u marrë specifikisht me lepujt e egër dhe me sa duket puna e tij është shpërblyer.
Ndër fituesit e kategorive të tjera është fotografia e një lakuriqi nate në Mozambik i cili pi ujë fluturimthi, fokat duke notuar në ujërat e ngrirë të Antarktidës, përqafimi i një gjirafe me njeriun dhe foto të tjera mahnitëse. / KultPlus.com
Lajm i mirë nëse jeni punonjës në Twitter – ndoshta nuk do të duhet të ktheheni përsëri në punë, kurrë.
Kompania, e cila është me seli në San Francisko, thotë se fuqia e saj punëtore prej rreth 5,000 njerëzve kanë punuar nga distanca që nga fillimi i marsit.
Marrëveshja ka funksionuar aq mirë sa që Twitter thotë se do të ishte e gatshme t’i linte ata të vazhdojnë – nëse rolet e tyre e lejojnë këtë.
“Ne ishim të pozicionuar në mënyrë unike … të lejojmë që njerëzit të punojnë nga shtëpia. Muajt e fundit kanë dwshmuar se mund ta bëjmë atë punë.
“Pra, nëse punonjësit tanë janë në një rol dhe situatë që u lejon atyre të punojnë nga shtëpia dhe ata duan të vazhdojnë ta bëjnë këtë përgjithmonë, ne do ta bëjmë atë të ndodhë,” i tha drejtori Jack Dorsey punonjësve në një email.
Për punonjësit e tjerë që nuk mund të kryejnë punën e tyre përgjithmonë nga shtëpia, kompania thotë se ka të ngjarë të hapë zyrat e saj deri në fund të vitit, por jo “para shtatorit”, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Twitter ka 35 zyra në të gjithë botën, përfshirë në New Delhi, Londër dhe Singapor.
Kompanitë si Facebook dhe Google gjithashtu u kanë thënë shumicës së stafit të tyre se mund të punojnë nga distanca për pjesën tjetër të vitit 2020. / KultPlus.com
O Atdhe! Më je i dashur sa më s’ka Më je nënë, më je motër, më je vlla. Nga ç’ka rrotull më i shtrenjti ti më je, Je më i miri nga çdo gjë që ka ky dhé. Ty përditë të pat parë ime nënë, Dheu yt në fund atë e pati ngrënë. Nëmëruar t’i pat lulet syri i saj. Te ti lindi, te ti vdiq ajo pastaj. Ti i ke parë gjysh stërgjyshërit e mi, Edhe eshtërat tretur ua ke po ti. Nga ti, o shpirt-o kurrë s’qenë ndarë. Pranë teje patën qeshur, patën qarë. Nëna ime vdiq, ndaj ty të kam sot nënë, Nënë që s’ke vdekje kurrë, faqehënë, Numri prapë në vend mbetet kurdoherë. Begatoje, o Zot, ti këtë vend! Epu njerëzve të tij ti mbroth e shend! Hi u bëfshin gjithmon’ armiqtë e tij! Gas përjetë paçin zotërit e tij! I begatë, i lulëzuar qoftë ai, Një të ardhme pastë plot me lumturi! /KultPlus.com
Zyrafete Loshaj këshilltare për zhvillimin e shumëgjuhësisë në komunën e Linköpings në Suedi ka folur për ndihmën që ajo ka dhënë në implementimin e gjuhën shqipe në programet shkollore.
Ministri i Shtetit për Diasporës, Pandeli Majko ka publikuar rastin e Loshaj, e cila punon vazhdimisht për promovimin e gjuhës shqipe.
“Për promovimin e gjuhës shqipe unë punoj vazhdimisht. Aty ku kjo gjuhë mungon unë bëj kërkesë që kjo gjuhë të shtohet, sepse ndihmon shumë fëmijë që e kanë gjuhë amtare. Në fillim këtu nuk kishte programe në gjuhën shqipe, por unë isha këmbëngulëse dhe pas 2 vite përpjekje më kërkuan ndihmë për të përkthyer 20 filma në gjuhën shqipe. Këto programe janë vetëm për fëmijë që jetojnë brenda Suedisë dhe jo jashtë saj. Gjithashtu në të njëjtin program kam përkthyer edhe 8 libra të tjerë që janë për fëmijë deri në 8 vjeç, pasi filmat më parë ishin për fëmijë deri në 3 vjeç. Por unë e shikoj që këto përkthime janë në dobi edhe të prindërve, jo vetëm të fëmijëve”, thotë ajo.
Gjithashtu, Zyrafetja ka korrigjuar edhe Enciklopedinë Nacionale të Suedisë për Nënë Terezën pasi atje nuk thuhej se ajo ishte shqiptare. Sipas saj kjo ka qenë një rastësi sepse kur ajo kishte shikuar në enciklopedi se çfarë shkruhej për Nënë Terezën kishte parë se askund nuk ishte fjala shqiptare. Nga hulumtimet që ajo bëri arriti t’u tregonte të gjithëve dhe t’i bindte se ajo ishte shqiptare. Ajo ishte një nga nismëtaret e themelimit të fondacionit ‘Albana’ që ka si synim promovimin e shqiptarëve në mbarë botën.
“Kjo organizatë shtrihet në të gjithë Suedinë dhe fton të gjithë shqiptarët t’i bashkëngjiten. Ne si degë këtu në Suedi mundohemi t’i krijojmë kushtet e nevojshme për zhvillimin e Diasporës shqiptare. Kjo organizatë e ka qendrën në Tiranë por kjo seli është e përbërë nga njerëz në vende të ndryshme të botës. E mira e këtij fondacioni është se ka karakter unifikues dhe mundohet t’i afrojë shqiptarët të punojnë për interesat e shqiptarëve. Unë kam punuar në Ministrinë e Diasporës dhe kam qenë zyrtare për zhvillimin e gjuhëve nga vende të ndryshme. Unë kam punuar aty vetëm për një verë dhe roli im ka qenë si përfaqësuese e ministrisë dhe prononcohesha për mediat. Ky staf është shumë mirë i organizuar dhe bëjnë më të mirën për fëmijët që vijnë nga jashtë. Edhe pse unë e shkëputa punën aty pata bashkëpunime me ta duke zhvilluar ekskursione dhe duke shkëmbyer materiale dhe projekte”, theksoi ndër të tjera ajo.
Ajo është arsimuar në Kosovë për gjeologji, por pas fillimit të luftës atje u detyrua të emigronte në Suedi më 29 prill të 1999. Rrugëtimi i saj ishte i gjatë edhe i dhimbshëm sepse mbrapa kishin lënë gjithë ato vite me kujtime dhe familja e saj tashmë ishte e shpërndarë në vende të ndryshme të botës. Në zonën ku ajo shkoi në Suedi, shkuan edhe shumë emigrantë të tjerë mes tyre edhe shumë nxënës. Kështu me njohuritë e saj nga gjuha angleze ajo shërbeu si një përkthyese për shqiptarët. Këtë punë e bëri si vullnetare por pas dy muajsh filloi punë si mësuese e gjuhës shqipe dhe si asistente e një mësuesi suedez i cili kishte një klasë shqipe. Çdo gjë filloi nga zeroja për të. Gjithashtu, Zyrafetja është ftuar nga Enti shkollor në Suedi për promovimin e një stilolapsi përkthyes të cilët ajo dhe disa kolegë të saj me kombësi të ndryshme e kishin krijuar. Ky stilolaps përkthen fraza nga gjuhë të ndryshme të botës. atsh / KultPlus.com
Shumë prej thënieve të Spinozës janë jashtëzakonisht të kthjellta dhe të fuqishme, kjo është arsyeja pse ato janë me ndikim të madh edhe sot e kësaj dite, shkruan KultPlus.com
Frazat e Spinozës kanë karakteristikën unike të të qenit të thjeshta, por në të njëjtën kohë përfshijnë mësime të shkëlqyera. Diçka që vetëm mendjet e mëdha mund ta prodhojnë. Shumë filozofë, si Hegel dhe Schelling, e konsiderojnë atë babanë e mendimit modern. Në të njëjtën kohë, nëse bëhet një krahasim me prozën komplekse të këtyre filozofëve, vëzhgimet e tij janë të thjeshta dhe të arritshme për të gjithë
Spinoza dhe pendimi
Një nga frazat e Spinozës për keqardhjen dhe pendimin thotë: “Nuk pendohem për asgjë. Ai që pendohet për ato që ka bërë është dyfish i mjerë”. Për një njeri të shekullit të shtatëmbëdhjetë, kjo frazë ishte tërësisht revolucionare: shumë nga bashkëkohësit e tij e konsideruan atë profane dhe fyese.
Le të kujtojmë se një nga shtyllat themeluese të Krishtërimit është pikërisht pendimi. Sot ne e shohim atë nga një këndvështrim laik, por në kohën e Spinozës të folurit në këtë mënyrë ishte thuajse blasfemi. Edhe sot, këto fjalë na ftojnë të reflektojmë. Sa pendim dhe faj hedhim mbi veten tonë?
Dallimet në mendime
Spinoza ishte një mendimtar i lirë, tepër modern për kohën e tij. Ai u rebelua kundër dogmave, paragjykimeve dhe besimeve të pabaza. Fryma e tij liberale përshkonte mendimin e tij me një sens të thellë kritik.
Nga kjo vijnë fjalitë e tij më emblematike: “Mendjet janë aq të ndryshme sa edhe shijet”. Kjo deklaratë e shkurtër në favor të diversitetit të mendimit nuk u prit me dashamirësi nga bashkëkohësit e tij. Në fakt, në kohën e Spinozës, idetë mbizotëruese mbështesnin të vërtetat pa përjashtime dhe arsyet unike e të fuqishme.
Mbi origjinën e lirisë
Një deklaratë tjetër e filozofit holandez është: “Aktiviteti më i rëndësishëm që një qenie njerëzore mund t’i kushtojë vetvetes është të mësojë të kuptojë, sepse të kuptosh do të thotë të jesh i lirë”. Në këtë fjali gjejmë një nga arsyet pse Spinoza u konsiderua një nga racionalistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.
Liria merr një vlerë transhendentale, ajo lind nga arsyeja, nga dija. Ky mendim është në kundërshtim me idenë e përgjithshme të asaj epoke kur fjala “liri” vlerësohej me dyshim dhe të mohoje fenë ishte një veprim prej të çmendurish.
Dëshira dhe mirësia
Mendimi i Spinozës shënoi vërtetë një moment historik, veçanërisht në fushën e etikës. Fjalitë e tij shfaqen në veprat e Freud, Lacan, Foucault. Puna e tij la shenjë në shpirtin perëndimor aq thellë sa që edhe sot shumë postulate moderne janë të rrënjosura në mendimin e këtij filozofi holandez.
Një tjetër nga frazat e tij thotë: “Ne nuk duam një gjë sepse është e mirë, përkundrazi themi që diçka është e mirë sepse ne e duam atë”. Këtu është një shembull tjetër i mprehtësisë në përshkrimin e natyrës njerëzore. Në këtë rast ai flet për shtrembërimin subjektiv që prodhohet duke filluar nga prirjet personale. Me fjalë të tjera, roli i emocionit dhe mënyra se si ai imponohet në mendimet tona.
Zoti dhe injoranca
Vepra e Spinozës ka qenë e ndaluar dhe e fshehur për më shumë se një shekull, dhe kjo varej mbi të gjitha nga mendimi i tij për Zotin.Vizioni i tij modern nuk u prit mirë në qarqet e fuqishme dhe dogmatike të kohës së tij. Spinoza, në të vërtetë, shënoi një dallim midis fesë dhe arsyes, e cila si duket nuk gjeti shumë mbështetës midis atyre që ruanin pushtetin fetar.
Një nga frazat e Spinozës në lidhje me këtë është: “Ata që, duke injoruar diçka, i drejtohen vullnetit të Zotit, ulërasin drejt qiejve: çfarë forme qesharake, pa dyshim, për të rrëfyer injorancën e tyre”. Edhe pse vetë Spinoza ishte një njeri thellësisht fetar, në këtë fjali ai na flet për ekzistencën e forcave të tjera, shumë prej të cilave janë nën kontrollin tonë, dhe të cilat na lejojnë të formësojmë të ardhmen tonë.
Baruch Spinoza u përplas me presione shumë të forta ideologjike të epokës së tij. Sidoqoftë, ai nuk pushoi së menduari lirisht dhe së analizuari realitetin me pavarësi. Ai vdiq nga tuberkulozi në moshën 44 vjeç. Pasuritë e tij të vetme ishin dy shtretër, dy tavolina, një pastrues lentesh dhe 150 libra. / KultPlus.com
Brenda pak javësh studentët e Universitetit më të madh publik, “Hasan Prishtina” mund të kthehen sërish në banka. Kësaj radhe për t’iu nënshtruar provimeve të afatit të qershorit. Këtë afat të rregullt të provimeve, Universiteti pritet ta hapë brenda pak ditësh.
Prorektori për kërkime shkencore, Faton Berisha ka bërë të ditur se i kanë dy opsione, mbajtjen e provimeve në fakultete duke e respektuar distancën, apo nëse përkeqësohet situata me pandeminë provimet të mbahen online, raporton KOHA.
Sfidë sipas tij, do të jenë njësitë akademike me numër të madh të studentëve, por, siç ka thënë, nëse provimet mbahen në fakultete, studentët duhet të ndahen në disa grupe.
Edhe kryetari i Parlamentit studentor, Bledian Geci, mendon se për të pasur rezultate reale, provimet është më mirë të mbahen fizikisht nëpër fakultete. Ai ka bërë thirrje që Universiteti të krijojë kushte të duhura për mbajtjen e tyre në mënyrë që studentët të mos rrezikohen nga Covid-19.
Mbajtja e provimeve në qershor është paraparë edhe nga Ministria e Shëndetësisë sipas rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë publike.
Si pasojë e pandemisë, studentët e Universitetit të Prishtinës që nga mesi i muajit mars janë duke e zhvilluar mësimin online përmes platformave “Google Meet” dhe “Google Clasroom”.
Kjo është gruaja më e moshuar në botë e cila ka arritur të fitojë betejën me COVID-19.
113 vjeçarja nga Spanja, nënë e 3 fëmijëve, u infektua nga koronavirusi në prill dhe ka qëndruar në vetëizolim në shtëpinë e saj.
Maria Branyas është me origjinë nga ShBA, San Francisko dhe ka arritur të mposhtë gripin spanjoll në vitet 1918-1919, dy luftrat botërore dhe luftën civile në Spanjë nga 1936-1939.
Sipas asaj që shkruan Daily Mail, ajo do të jetë pjesë e ekzaminimeve se si ka arritur që t’i mbijetojë virusit, duke qenë se kishte edhe sëmundje të tjera shpqëruese.
Maria tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore dhe shprehet se ka kaluar situata edhe më të vështira.
“Krim dhe ndëshkim” është një nga romanet më të njohura të letërsisë botërore dhe sigurisht një nga arritjet më të mëdha të shkrimtarit rus Fjodor Dostojevski.
Në romanin e vitit 1866, një student i quajtur Raskolnikov, pasi kryen një vrasje, vuan pasojat e këtij krimi në nivel emocional, psikologjik dhe shpirtëror. I cilësuar si një nga veprat më me ndikim të të gjitha kohërave, në “Krim dhe ndëshkim” Dostojevski solli një nga punët më të thelluara psikologjike në letërsi.
”Krim dhe ndëshkim” fillimisht ishte shkruar në vetën e parë
Dostojevski donte që libri të ishte një lloj rrëfimi, për këtë arsye e shkroi fillimisht në vetë të parë. Por në fund ndryshoi mendim, duke e ndërruar vetën e parë me vetën e tretë.
Protagonisti, Raskolnikov, nuk ishte i vetmi me probleme me paratë
Dostojevski me kohë krijoi varësi nga kumari. Borxhet e mëdha, herë pas here, e shtynin të shkruante pa normë në mënyrë që të paguhej më shumë. Pak pas botimit të “Krim dhe ndëshkim”, Dostojevski botoi një novelë të shkurtër gjysmautobiografike të titulliar “Kumarxhiu”.
Raskolnikov përdor një sëpatë, arma tradicionale e fshatarësisë ruse
Raskolnikov përdor një sëpatë për të kryer krimin. Sëpata, sipas shumë studiuesve, përfaqëson mjetin bazë të civilizimit rus: simbolin e punës.
Raskolnikov përfaqëson një kontradiktë mes moralit dhe amoralit
I aftë për heroizma dhe plot bujari, në të njëjtën kohë Raskolnikov bie pre e ideologjisë së tij. Ndërsa gjykohet për vrasje, dalin detaje se si ai kishte ndihmuar studentë me tuberkuloz. Pa dyshim një nga personazhet më të ndërlikuar në letërsi.
Jo të gjithë ishin fansa
“Krim dhe ndëshkim”, që fillimisht u botua me pjesë në revista, mori menjëherë vëmendje. Ama jo të gjithë e pëlqyen. Në veçanti studentët radikalë mbajtën qëndrim të hapur kritik, pasi sipas tyre libri paragjykonte.
Më shumë se 25 filma janë xhiruar bazuar në këtë libër
I pari ishte në vitin 1923, një film pa zë i drejtuar nga regjisori gjerman Robert Wiene. Që atëherë janë realizuar më shumë se 25 prodhime në vende të ndryshme të botës.
Asnjë prej tyre nuk ishte nga Alfred Hitchcock
Një nga regjisorët më të mirë në botë të filmit horror-psikologjik nuk punoi kurrë me romanin, por jo sepse nuk mendonte se ishte në lartësinë e talentit të tij.
I pyetur pse nuk kishte bërë kurrë një realizim filmik të “Krim dhe ndëshkim”, Hitchcock u përgjigj: “Në romanin e Dostojevskit ka kaq shumë fjalë dhe secila prej tyre ka një funksion. T’i zëvendësosh ato me gjuhën e kinemasë do të duhej të bëhej një film 6-10 orë. Në të kundërt nuk do të ishte një punë e mirë.”
Këshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme me mjetet e komunikimit elektronik ku janë miratuar këto vendime të rëndësishme:
Miratimi i prishjes së detyruar të godinës shkolla 9- vjeçare “Adem Gjeli”, Gjuricaj, njësia administrative Ishëm, Durrës, rekomanduar nga Instituti i Ndërtimit, Tiranë, si dhe heqjen nga kontabiliteti dhe lista përfundimtare të kësaj godine.
Miratimi i prishjes së detyruar të godinës së shkollës 9-vjeçare “Vëllezërit Haradinaj”, Rrashbull, njësia administrative Rrashbull, Durrës, rekomanduar nga Instituti i Ndërtimit, Tiranë, si dhe heqjen nga kontabiliteti dhe lista paraprake të kësaj godine.
Miratimi i prishjes së detyruar të godinës së shkollës cikli ulët, Perlat, njësia administrative Sukth, Durrës, rekomanduar nga Instituti i Ndërtimit, Tiranë, si dhe heqjen nga kontabiliteti dhe lista paraprake e pronave të kësaj godine.
Miratimi i përllogaritjes së vlerës mesatare të masës së grantit të rikonstruksionit ose riparimit për nivelin e dëmit DS1, DS2, dhe DS3, për banesat e dëmtuara nga tërmeti i datës 26.11.2019 në qytetin e Durrësit./TCH
“Kur fitova mjaftueshëm besim, dritat e skenës u veniten, Kur isha e sigurt se do humbisja, fitova, Kur kisha më tepër nevojë për njerëz, më braktisën, Kur mësova ti fshij vetë lotët, gjeta një shpatull ku të qaja, Kur përsosa aftësinë e të urryerit, dikush filloi të më donte me gjithë zemër, E ndërsa prisja me orë të tëra ditën të zbardhte, flija ndërsa dielli lindte… Kjo është jeta! çfarëdo planesh që të bësh, asnjëherë nuk e di se ç’plane ka bërë ajo për ty! E di, suksesi të bën të njohur në gjithë botën por dështimet të bëjnë ty të njohësh botën. Jini të lumtur… gjithmonë. Shpesh ne e humbasim besimin dhe mendojmë se ky është fundi… Por Zoti, që sheh, buzëqesh dhe thotë “Qetësohu e dashur, ishte thjesht një kthesë… udhëtimi vazhdon …” – Sophia Loren.
Sophia Loren lindi më 20 shtator 1934 në Romë, Itali. Është një aktore e filmit dhe teatrit dhe fituese e çmimit Oskar.
Në 1962, ajo fitoi çmimin e Akademisë për aktoren më të mirë për rolin e saj në “Dy Gratë”, duke u bërë kështu aktorja e parë që fitoi një Çmimi Akademie për një performancë jo-anglisht-folëse. Loren ka fituar 50 çmime ndërkombëtare, duke përfshirë dy Oskar, pesë Golden Globe Awards, një Grammy Award dhe çmimin BAFTA. Filmat e saj të tjerë janë: Krenaria dhe Pasioni (1957), Lundër e banuar (1958), El DC (1961), Rënia e Perandorisë Romake (1964), Njeriu i La Mancha (1972), Cassandra (1976), interpretojnë -à-Porter (1994), Burrat Grumpier të Vjetër (1995), dhe “Nëntë” (2009).
Në 1999, Sophia Loren ishte listuar nga Instituti i Filmit Amerikan në Vite AFI’s 100. Nga 100 Yjet si një nga 25 ekranit amerikane femra legjendat e të gjitha kohërave. Në 2002, ajo u nderua nga Fondacioni italiane Kombëtar Amerikan (NIAF) në përvjetorin e saj vjetor Gala./ KultPlus.com
Arba Kokalari që konsiderohet të jetë shqiptarja e parë që ka siguruar ulësen në Parlamentin Evropian, sot shënon një tjetër sukses, shkruan KultPlus.
Organizata kryesore lëshoi listën e liderëve ku çdo vit renditin 75 gra të reja të vendit, të cilat kanë arritur në pozitat kryesore dhe që bëjnë një ndryshim dhe tregojnë vlerën e udhëheqjes së mirë. Në këtë listë është edhe shqiptarja Arba Kokalari.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Arba, përmes një statusi në Facebook ku është shprehur e emocionuar për këtë emërim.
“Jam përulësisht e lumtur dhe e gëzuar që jam emëruar në listën më të lartë të 75 grave udhëheqëse dhe inspiruese. Të jesh një nga vetëm tre politikanë në listë më bën shumë krenare. Shumë faleminderit Drejtuesve, jurisë dhe të gjithëve që më emëruan! Tani unë dhe ekipi im po punojmë për të bërë një ndryshim për Suedinë në BE”, ka shkruar ajo.
Arba Kokalari ka lindur në Tiranë më 27 nëntor 1986, dhe më pas bashkë me prindërit, motrën dhe vëllain emigruan drejt Suedisë. Kokalari, nën programin e partisë “Moderata”, arriti të hynte në PE, duke u bërë e para shqiptare që ulet në këtë parlament.
Alba është mbesa e Musine Kokalarit, vajzës së bukur me beretë të bardhë, jeta e të cilës u shkatërrua nga sistemi komunistë.
Musine Kokalari, është ndër disidentet e para gra ndaj sistemit komunist që në vitin 46. Ajo botoi librin e saj të parë “Seç më thotë nëna plakë” në vitin 1939. Më pas në ’43-shin ajo botoi gazetën “Zëri i Lirisë”. Më 23 janar të vitit 1946, ajo u arrestua nga forcat e Mbrojtjes së Popullit e gjyqi e dënoi me 20 vjet burg.
Në vitin 1961, e nxjerrin nga burgu dhe e internuan në Rrëshen për 22 vite të tjera, ku dhe doli në pension me gjysmë page. Në vitin 1981, u sëmur me kancer, dhe dy vjet më vonë u largua përgjithmonë nga jeta. Asaj nuk ju dha as mundësia për tu kuruar në spitalin onkologjik. / KultPlus.com
Provimi i Maturës Shtetërore 2020 do të mbahet në javën e parë të muajit korrik 2020. Kështu ka vendosur Komisioni Shtetëror i Maturës (KSHM) i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), pas konsultave me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Për ditën dhe datën e saktë të testimit do të vendoset ditët në vijim, pas konsultave edhe me institucionet tjera.
“Duke marrë parasysh situatën me pandeminë, në konsultim me IKSHPK-në, provimi i maturës do të organizohet në atë mënyrë që të ketë numër sa më të vogël të maturantëve brenda një qendre të testimit dhe brenda klasave të testimit, në mënyrë që zbatohen të gjitha masat për mbrojtje dhe parandalim të Covid 19”, thuhet në njoftim.
Provimi i Maturës Shtetërore 2020 do të mbahet brenda një dite për të gjitha lëndët dhe për të gjithë maturantët. Testi do të ketë gjithsej 100 kërkesa (pyetje, detyra), nga 25 kërkesa për secilën nga katër lëndët e përfshira dhe do të zgjasë 150 minuta.
Në test do përfshihen tri lëndë obligative, gjuhë shqipe, gjuhë angleze dhe matematikë, dhe një lëndë zgjedhore, që përzgjidhet nga vet nxënësi nga mesi i lëndëve zgjedhore që do të ofrohen.
Brenda muajit maj maturantët do të informohen në detaje për të gjitha çështjet e rëndësishme që mund t’iu interesojnë, si: dita dhe koha e saktë e mbajtjes së provimit të maturës, afati dhe mënyra e paraqitjes së provimit të maturës, lista e lëndëve zgjedhore në dispozicion për maturantët, nga e cila secili maturant mund ta përzgjedhë një lëndë zgjedhore për test të maturës, etj.
Pas paraqitjes së provimit të maturës, të gjithë maturantët e paraqitur për provim do të informohen për qendrën dhe klasën e tyre të testimit, për mënyrën dhe rregullat e testimit, etj.
Për shkak se tashmë është vendosur që Provimi i Maturës Shtetërore 2020 të mbahet në javën e parë të korrikut 2020, MAShTI njofton Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL) në Kosovë, publike e private, që të planifikojnë mbajtjen e Provimeve Pranuese për studentët e rinj vetëm pasi të jenë shpallur rezultatet e Provimit të Maturës Shtetërore 2020.
Kjo nënkupton që provimet pranuese afërsisht mund të mbahen në fund të muajit korrik ose në fillim të muajit gusht 2020, sepse pas mbajtjes së provimit të maturës nevojitet një kohë derisa të përpunohen rezultatet, të shqyrtohen ankesat, të shpallen rezultatet përfundimtare dhe derisa nxënësit të pajisen me diploma të shkollës së mesme. / KultPlus.com
Artsy është tregu më i madh virtual i artit në botë. Platformë kjo me mbi 1 milion vepra arti nga artistë ikonikë dhe artistë në zhvillim, të prezantuar nga mbi 4000 galeri dhe kompani të larta ankandi në mbi 100 vende te botes.
Instituti Shqiptar në New York i ka kushtuar një hapësirë të veçantë në Artsy, punës që bënë artisti Arbnor Karaliti.
Instituti Shqiptar në New York është një institucion artistik dhe kulturor që mbështet, prodhon dhe prezanton spektër të plotë të arteve performuese, arteve vizuele dhe kulturës bashkëkohore.
Arbnor Karaliti (lindur më 1996, Gjilan, Kosovë) është artist vizual që jeton dhe vepron në Prishtinë.
“Si Artist, praktika ime krijuese trajtohet nga piktura në mediumet e reja, për të gjetur dhe formuar një identitet artistik si proces i njohjes së vetvetes përmes artit. Dhe duke e bërë atë, unë besoj se e dimë kush jemi ne. Në këtë kontekst unë përdorë vaj dhe pëlhurë për të komunikuar me publikun nëpërmjet vrojtimit të personazheve të mia, duke bërë një analizë të pozitës së tyre fizike e subjektit shpirtërore, si metafizike për ekzistencën në hapësirë dhe kohë për shkakun dhe efektin e tyre”, thotë Karaliti për KultPlus.
Puna e tij është e ndikuar nga përvojat personale, problemet ekzistenciale siç janë izolimi ose tabu të ndryshme. Ndërsa, mënyra e tij teknike e të punuarit është e ndarë në faza si në pikturë ashtu edhe në mediat e reja.
“Në pikturë fillimisht skicoj me një vijë të kuqe e cila më ndihmon të vendosë subjektin tim nëpërmjet personazhit dhe të ndajë planet nga prapavija. Kështu duke përdorur vaj e terpentinë, vazhdoj të ripikturoj gjithë hapësirën si një lloj gdhendje derisa të arrij tek faza finale e karakterit dhe gjërave tjera.”
“Kurse tek mediet e reja, zgjedhë fillimisht problemin e pastaj gjatë procesit të hulumtimit, vendosë për mediumin të cilin përdorë, si instalacion, video apo materiale të gatshme, të cilat i përshtaten hapësirës ekspozuese dhe transmetojnë më së miri atë përvojë time personale si rezultat i reagimeve drejt marrëdhënieve shoqërore.”
Arbnori fëmijërinë e kaloi në një fshat mes maleve, të quajtur Zllatar. Ai ndjeki Gjimnazin për Matematikë dhe Informatikë në “Kuvendi i Arbërit” Ferizaj. Në vitin 2019 përfundoi studimet për Pikturë në Akademinë e Arteve në Prishtinë. / KultPlus.com
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka falënderuar të gjithë infermierët e vendit tonë në ditën ndërkombëtare të tyre.
Vitia nëpërmjet një postimi në Facebook, tha se në këta tre muajt e fundit si kurrë më parë përmbushja e detyrës nga ana e tyre ka qenë jetike në luftimin e virusit korona.
“T’i urojmë sot të gjitha infermierët tona duke marrë masat për të mos i hapur atyre më shumë vështirësi, të respektojmë pra në çdo hap tonin rregullat mbrojtjes dhe distancimit” ka shkruar Vitia.
Ky është postimi i plotë i Vitisë:
Sot në ditën ndërkombëtare të infermierisë dua të falenderoj dhe shquaj rolin e pazëvendësueshëm të të gjithë infermiereve të vendit tonë.
Në këto tre muaj e fundit si kurrë më parë përmbushja e detyrës nga ana e tyre ka qenë jetike për luftën ndaj Corona virusit. Përballja e tyre e përditshme në linjën e parë të këtyre betejave i ka lënë në mungesë në familjet e tyre.
Përjetë falenderues secilës e secilit që me përkushtim të pashoq vijon punën edhe në këto çaste në mbrojtje të jetës.
T’i urojmë sot të gjitha infermierët tona duke marrë masat për të mos i hapur atyre më shumë vështirësi, të respektojmë pra në çdo hap tonin rregullat mbrojtjes dhe distancimit.
Ky do të ishte falenderimi dhe mirënjohja më e madhe për to, disiplina qytetare në shmangien e rasteve të reja të infektuara.” / KultPlus.com
Ronald Clifton Bolton (lindur më 16 prill 1950, në Petersburg, Virxhinia) është një ish mbrojtës i Lidhjes Kombëtare të Futbollit dhe trajner aktual i futbollit.
Bolton luajti nga viti 1972 deri në 1975 për New England Patriots dhe luajti nga 1976 deri në 1982 për Cleveland Broëns.
KultPlus sot ju sjell një thënie të njohur të Bolton: Politikanët janë të vetmit njerëz që pasi të grabisin kanë edhe policinë nga ana e tyre. / KultPlus.com
Edicioni i vitit 2021 i ceremonisë prestigjioze të ndarjes së shpërblimeve kinematografike, “Oscar”, mund të shtyhet për disa muaj.
Ngjarja e përvitshme e cila organizohet nga Akademia e Arteve dhe Shkencës, zakonisht mbahet në fillim të vitit por për shkak të pandemisë së koronavirusit, është rekomanduar që ceremonia të mbahet në fund të majit ose në qershor të vitit 2021, transmeton Koha.
Vendimi për t’ia ndryshuar datën e mbajtjes për herë të parë në historinë 93-vjeçare të ceremonisë, vjen pas ndikimit të madh që kriza e globale shëndetësore e ka pasur në programin e lansimit të filmave gjatë vitit 2020, kjo pasi shumica e projekteve kinematografike janë detyruar t’i shtyjnë datat e lansimit si pasojë e mbylljes së kinemave anembanë botës.
Kështu, Akademia e Arteve dhe Shkencës po iu jep më shumë kohë studiove filmike që t’i lansojnë projektet e tyre në mënyrë që t’i plotësojnë rregullat zyrtare të nominimit për “Oscar”. Kjo do të thotë se filmat e vonuar e kanë ende shansin të jenë pjesë e ceremonisë së vitit 2021.
Para një muaji, organizatorët e ceremonisë “Oscars” i bënë disa ndryshime të përkohshme për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, ku për herë të parë në histori e saj, Akademia do ta lejojë nominimin e filmave që nuk janë shfaqur në kinema por në platforma digjitale si: Netflix, Hulu, HBO, Amazon Prime etj. Megjithatë, ata e potencuan faktin se ky ndryshim është i përkohshëm dhe vlen vetëm për projektet e publikuara gjatë vitit 2020.
Ky nuk ishte ndryshimi i vetëm i bërë për edicionin e ardhshëm të kësaj ngjarjeje. Edhe kategoritë e miksimit të zërit dhe montazhit të zërit do të shkrihen në një kategori të quajtur “Arritja më e madhe në zë”, dhe që e vlerëson punën në grup. Gjithashtu, tani që të gjithë anëtarët e Akademisë do të kenë të drejtë të votojnë në raundin e parë të filmit ndërkombëtar, kategori që më parë njihej si “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj”. / KultPlus.com
Pas dy muaj e gjysmë më 1 qershor hapen të gjitha institucionet kulturore në Kosovë.
Po ashtu edhe Kino ARMATA rifillon me program të rregullt.
“Në qershor do të mund t’i shihni kryeveprat filmike të Edgar G. Ulmer, Ida Lupino, Orson Welles, Mary Ellen Bute, etj. dhe, nëse lejojnë kushtet e sigurisë, nga skena jonë do të dëgjohen rifat e gitareve dhe basi i sintave për ta shënuar fundin e një periudhe të trazuar”, thuhet në komunikatën e Kino Armata-s. / KultPlus.com
Mbetjet më të vjetra të Homo Sapiens në Europë janë më shumë se 45 000 vjet të vjetra, dhe për këtë arsye janë 2 000 vjet më të vjetra se sa mendohej më parë, gjë që përshkruan edhe bashkëveprimet e njeriut modern me kushërinjtë Neandertalas.
Zbulimi është botuar në revistën ”Nature Ecology & Evolution and Nature”, dhe është rezultati i një grupi ndërkombëtar të koordinuar nga instituti gjerman ”Max Planck” për antropologjinë evolucionare dhe Universitetit të Bolonjës.
Mbetjet u zbuluan në Bullgari, në shpellën Bacho Kiro, dhe përbëhen nga një dhëmb dhe pesë fragmente kockash që analiza e ADN-së i atribuohet Homo sapiens.
“Analiza e radiokarbonit konfirmon që fosilet datojnë që në fazën e hershme të Paleolitit dhe për këtë arsye paraqesin dëshminë e drejtpërdrejtë më të vjetër të pranisë së specieve tona në Europë”, theksoi studiuesja Sahra Talamo nga Universiteti i Bolonjës. /atsh/ KultPlus.com