Mahjabin Hakimi, një volejbolliste e re në Klubin e Volejbollit në Komunën e Kabulit dhe ekipit kombëtar të të rinjve, thuhet se iu pre koka nga talebanët në Afganistan.
Kjo u bë e ditur nga trajneri i skuadrës dhe ekipit kombëtar afgan të volejbollit të femrave, njofton mediumi “Persia e pavarur”, përcjell Demokracia.com.
Atletja dyshohet se u vra në fillim të muajit tetor, por lajmi nuk u bë i ditur nga familjarët pasi kishin frikë nga hakmarrja e talebanëve.
Sipas Afzali, pas rënies së qeverisë së Ashraf Ghani, atletet femra në të gjithë vendin u përballën me një kërcënim serioz të sigurisë dhe talebanët ndoqën ato duke plaçkitur shtëpitë e tyre në qytete të ndryshme.
Ekipi kombëtar afgan i volejbollit për femra u themelua në vitin 1978. Ai ka shërbyer prej kohësh si burim frymëzimi dhe fuqizimi për vajzat e reja afgane.
ماهجبین حکیمی، از بازیکنان تیم ملی والیبال جوانان بانوان #افغانستان، توسط #طالبان در شهر #کابل سر بریده شد. یکی از مربیان تیم ملی والیبال بانوان افغانستان در گفتوگو با ایندیپندنت فارسی، کشته شدن این بانوی ورزشکار را تایید کرده است.@Mukhtarwafayeehttps://t.co/kiRpIeRlJn
im bir po flinte im bir nuk zgjohej im bir nuk qante im bir po flinte im bir nuk zgjohej im bir nuk qante im bir nuk qante m bir nuk qante im bir nuk qante im bir po flinte im bir nuk qante
im bir ishte dikush tjetër unë isha dikush tjetër ne dy nuk njiheshim
im bir ishte dikush tjetër unë isha dikush tjetër im bir ishte dikush tjetër në isha dikush tjetër im bir nuk qante ai vetëm flinte vetëm flinte në botën e tij në ligjet e tij me shkue e me u kthy pa ba za
çohu bir çohu çohu se tambli t’u ka ftohë çohu bir spitali asht i madh e dhimbja me mue korridoret po i fshinë çohu bir të urdhnoj me u çue çohu prej këtij gjumi të madh./ KultPlus.com
Për shtatë ditë radhazi qyteti i Ferizajt do të jetë shtëpi e shfaqjeve të shumta që po jepen në kuadër të Festivalit të Teatrove.
Tashmë tradicionalisht ky festival çdo vit i jep një atmosferë shumë të mirë qytetit ndërsa shndërrohet në destinacion për shumë artdashës.
Mbrëmë ishte hapja ndërsa para publikut u dha shfaqja “Vizita e Zonjës Plakë”, me regji nga Sulejman Rushiti. Kjo shfaqje ishte prodhim i Teatrit “Adriana” në Ferizaj, ndërsa ditëve në vijim, çdo ditë nga ora 19:00 aty do të vijnë shfaqje nga Teatrot e qyteteve tjerat të Kosovës, dhe kjo është ajo që e bënë kaq të veçantë këtë festival. Shfaqja e mbrëmjes së djeshme u prit shumë mirë nga publiku ndërsa atë e ndoqi edhe ministri i MKRS, z. Hajrulla Çeku./ KultPlus.com
Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka bërë të ditur se janë takuar me ministren e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci nga e cila kanë kërkuar që procesi mësimor të normalizohet në tërësi pas situatës së qetë me pandeminë.
SBASHK-u në njoftimin për media thotë se ka kërkuar që paralelet e ndara në grupe të bashkohen prapë dhe orët mësimore të jenë në kohëzgjatjen e duhur.
“Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj dhe koordinatori për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri i kanë prezantuar këtë kërkesë Ministres së MASHTI-t duke e argumentuar me faktin se situata me pandeminë është përmirësuar dukshëm dhe se janë krijuar kushtet që arsimit në Kosovë t’i kthehet në tërësi normaliteti duke nënkuptuar që paralelet e ndara në grupe të bashkohen prapë dhe orët mësimore të jenë në kohëzgjatjen e duhur”, thuhet në njoftim.
Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë treguar në këtë takim se edhe Shqipëria, Maqedonia e Veriut e shtete të tjera e kanë normalizuar në tërësi procesin mësimor, duke vazhduar me respektimin e masave mbrojtëse.
Sipas njoftimit të SBASHK-ut, ministrja e MASHTI-t, Arbërie Nagavci është shprehur se edhe ajo ka qëndrim të njëjtë lidhur me këtë çështje dhe prandaj përkrah këtë propozim dhe se në takimet e komunikimin me Ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet tjera gjegjëse do të kërkojë që të aprovohet ky propozim./ KultPlus.com
Billie Eilish është një nga këngëtaret më të dëgjuara të viteve të fundit. Pavarësisht moshës së re ajo ka arritur suksese të jashtëzakonshme. Por mesa duket, këngëtarja dëshiron ta zgjerojë karrierën e saj, duke hyr dhe në fushën e biznesit dhe duke u angazhuar me gjëra të tjera përpos muzikës.
Ajo prezantoi sot, parfumin e saj.
Billie Eilish is launching her first fragrance, Eilish
“Parfumet kanë qenë një nga gëzimet e mia më të mëdha në jetë, dhe unë gjithmonë kam dashur ta bëj atë,” thotë Billie Eilish për VOGUE. “Dhe jo si Billie Eilish, jo si artiste, jo si këngëtare; Doja të bëja një parfum për të pasur një parfum. Nuk ka të bëjë me mua.”
Po çfarë arome ka?
“Kam qenë gjithmonë e dashuruar me vaniljen, që kur isha fëmijë dhe mamaja ime më mësonte të piqja,” thotë ajo, duke pranuar se shija e saj ishte “e neveritshme” , megjithëse aroma i ngjiste. “Vanilja është një aromë kaq e dashur,” thotë Billie.
Kujtojmë se Billie ka hapur zemrën dhe ka rrëfyer ndjesitë e saj rreth famës. Sipas saj ajo ka duruar paragjykimet e pamëshirshëme në internet për gjithçka, nga mënyra se si vishet me kë takohet, Billie tha:
‘Si, oh po, kjo është punë e të tjerëve, apo jo? Jo. Ku është kjo energji me burrat (e famshëm)? ‘Unë thjesht doja të bëja një këngë një herë, dhe pastaj vazhdova të bëja këngë. Unë kurrë nuk thashë, ‘Hej, kushtoji vëmendje jetës sime.’ Të gjithë miqtë e mi e dinë që nuk dua të shoh asnjë nga [muhabetet negative]. Kur njerëzit më dërgojnë diçka të keqe, më lëndon shpirtin. ‘
Billie shtoi se ajo është ‘xheloze për njerëzit që nuk kanë media sociale’.
‘Unë me të vërtetë uroj që të ketë një mënyrë për ta shmangur rrjetin social”,- tregoi Billie./lapsi.al/ KultPlus.com
Vepra historiografike “Macedonia – from antiquity to our time”, që doli së voni nga shtypi në botimin e botuesit amerikan “Jalifat Publishing” nga Houstoni, nesër promovohet në Shkup, shkruan KultPlus.
Promovimi organizohet nga Intituti i Trashëgimisë Kulturore të Shqiptarëve në Shkup dhe fillon në orën 11 në lokalet e Institutit në Bulevardin Ilinden.
Me këtë rast, autori dhe botuesit, përkujtojnë redaktorin e librit, Ramadan Musliun, me rastin e njëvjetorit të vdekjes./ KultPlus.com
Faik Konica është një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqiptare. Prozator dhe poet, publiçist dhe estetist, kritik letrar dhe përkthyes, ai me veprën e tij të shumanshme pasuroi dhe ngriti në lartësi të reja fjalën shqipe dhe mendimin letrar shqiptar.
Po shkëpusim një pjesë ku Faik Konica tregon për shqiptarët se si dhe sa i duan paratë.
Një tipar karakteristik i shqiptarëve është dashuria për paratë; ata janë gjithnjë të gatshëm t’u hyjnë aventurave më të rrezikshme, po të jetë se e shohin që del fitim. Në kohët e Perandorisë Turke të vjetër, turqit tregonin një histori: “E pyetën shqiptarin: a do të shkosh në ferr?” Ai u përgjigj: “Sa të paguajnë atje?”./ KultPlus.com
Sikurse e kishte paralajmëruar disa kohë më parë, ish-presidenti amerikan Donald Trump do të hapë rrjetin e tij social të quajtur “Truth Social”. Sikurse vet ai e deklaroi, ky rrjet do konkurrojë rrjetet e tjera si Facebook apo Twitter.
“Jam i emocionuar që do ju shpërndaj të vërtetën nëpërmjet rrjetit Truth”, shtoi ai. Facebook Inc i pezulloi llogaritë e ish-presidentit amerikan Donald Trump në Facebook dhe Instagram për dy vjet. Ai u ndalua për një kohë të pacaktuar nga të dy rrjetet sociale në janar pas postimeve që bëri në trazirat e Kapitolit të SHBA-së./lapsi.al/ KultPlus.com
Si në shumë kryeqytete të botës, edhe në kryeqytetin çek Pragë do të ketë një shesh “Skënderbej”. Pas Budapestit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka vizituar edhe Pragën, pas vendimit më të fundit të Këshillit Bashkiak të këtij qyteti për t’i dhënë një prej shesheve kryesore emrin e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryebashkiaku Veliaj pas takimit me kryetarin e Bashkisë së Pragës Zdenek Hrib.
“Është gjithmonë kënaqësi takimi me kryetarin e Pragës, mikun tim Zdenek Hrib. Si shumë kryeqytete të botës edhe Praga do të ketë një shesh me emrin “Skënderbej”, në nderim të heroit tonë kombëtar! Mirënjohje Zdenek dhe Këshillit Bashkiak të Pragës për nismën,” shkruan Veliaj.
Tre muaj më parë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përuroi në Budapest së bashku me homologun e tij, Gergely Karácsony, bustin e heroit tonë, Gjergj Kastriot Skënderbeu në Parkun Qendror të kryeqytetit hungarez. Busti, dhuratë nga Bashkia e Tiranës për qytetin e Budapestit, u vendos përballë memorialit të bashkëkohësit të tij, heroit të Hungarisë, Janosh Huniadi./ KultPlus.com
Sot hapësira para Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit mori pamje tjetër, shkruan KultPlus.
Në kuadër të promovimit të turizmit u organizua një ekspozitë me fotografi të bukurive natyrore të Kosovës që u realizuan në projektin që kishte për qëllim masivizimin e sportit dhe çiklizmit tek të rinjtë.
Ekspozita u realizua nga Shoqata Bjeshkatare Alpiniste “Shkëmbi”, e cila këtë projekt e ka finalizuar me mbështetjen e MKRS-së.
Autori i fotografive është Mensur Gashi, një fotograf dhe dashamir i natyrës, i cili tash e 10 vite merret me alpinizëm.
Ekspozitën e vizitoi edhe ministri Hajrulla Çeku me bashkëpunëtorë./ KultPlus.com
Dua Lipa po mbështetët nismën e Vasfije Krasniqit #RallyForHerJustice, nismë që ka për qëllim të vënies së drejtësisë për krimet e kryera nga serbet, në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë e Kroaci.
Dua Lipa e cila ndiqet nga dhjetëra milionë, me mbështetjen e kauzës së Vasfije Krasniqit po i kujton edhe njëherë botës për krimet serbe që i kanë kryer në rajon. Marshi për këtë kauzë do të bëhet më 28 tetor në NewYork./ KultPlus.com
Se kultura dhe arti e vazhdojnë rrugëtimin e tyre në një trung familjar, e tregon edhe rasti i familjes së Rita Orës.
Fotoja është realizuar diku gjatë viteve të 90-ta.
Sahatçiu, i cili ndërroi jetë në vitin 2005, ishte një regjisor e skenarist i njohur i filmave “Përroi vërshues”, “Nabujala reka”, “Trimi”, “Pasqyra”, “Lulepjeshkat e dashurisë” dhe projekteve tjera filmike ndër vite.
Filmi i tij “117” morri çmimin kryesor në Festivalin e Dokumentarit në Beograd në vitin 1978.https://www.youtube.com/embed/ksdAs4LBRq8?feature=oembed
Rita Ora kësisoj ka ndjekur rrugën artistike të gjyshit të saj dhe në disa intervista edhe e ka përmendur atë si një person prej të cilit ajo ka marrë forcë dhe është inspiruar. / KultPlus.com
Hap dyert sot panairi më i madh i librit në botë, pas një viti pauzë si pasojë e pandemisë, në Frankfurt të Gjermanisë me mesazhin “RI:LIDHEMI”.
E ftuar nderi është Kanadaja. Janë mbi 70 vende nga e gjithë bota që marrin pjesë fizikisht në panair, ndër të cilët, tradicionalisht, i pranishëm është edhe shteti i Kosovës, organizuar e prezantuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, me ndihmën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ky vit është i veçantë për faktin që kemi një prezantim të përbashkët Kosovë-Shqipëri, me bashkëpunimin e Shoqatës së Botuesve të Kosovës dhe Qendrës Kombëtare të Leximit duke e vendosur një standard shumë të nevojshëm të prezantimit të përbashkët të letërsisë dhe traditës së përbashkët mbarëkombëtare.
Gjatë ditëve të panairit prezentohen botimet e dhjetëra botuesve e qindra autorëve, me praninë fizike të autorëve nga Kosova e nga Shqipëria.
Muaji tetor shquhet si muaji më i rëndësishëm për ngjarjet kulturore të fushës së librit me dy kryengjarjet: Çmimi Nobel dhe Panairi i Librit në Frankfurt.
E ftuara e nderit këtë vit është Kanadaja ku të gjithë pjesëmarrësit në panair do të kenë mundësinë të kuptojnë më mirë kulturën dhe letërsinë e pasur të Kanadasë. Si mysafir nderi i Frankfurter Buchmesse 2021, Kanadaja do të transformojë panairin me pavijonin dhe programin tërheqës, të cilat do të jenë në dispozicion të pjesëmarrësve për t’u njohur me autorët bashkëkohorë kanadezë dhe veprat e tyre në të gjitha zhanret.https://zeri.info/inarticle.html
Mysafiri i nderit do të prezantojë për herë të parë letërsinë në gjuhën angleze dhe frënge,duke shfaqur autorë me famë botërore si Margaret Atwood, Douglas Coupland, Dany Laferrière, Yann Martel, Alice Munro dhe Michael Ondaatje. Iniciativa do të mbështetet nga institucionet e kulturës gjermane dhe kanadeze. Botuesit, agjentët, autorët dhe përkthyesit nga Kanadaja do të përfshihen gjithashtu, duke e bërë Frankfurter Buchmesse 2021 një edicion për t’u mbajtur mend.
Kosova bashkë me Shqipërinë janë të pranishme me një përfaqësim dinjitoz në sallën 4, sallë e botuesve dhe shteteve ndërkombëtare si: Belgjika, Italia, shtetet e Evropës Qendrore, Lindore e Juglindore, Turqia, Holanda, Evropa Veriore, Irani e të tjerë. Janë botimet më të reja të botuesve kryesorë të Kosovës, si: “Buzuku”, “Koha”, “Faik Konica”, “Pema”, “Artini”, “Albas”, “Dija”, “Meshari”, “Magjia e Librit”, “Noa”, e të tjerë, si dhe institucioneve si Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Instituti Albanologjik, Instituti i Historisë dhe Universiteti i Prishtinës.
Në fundjavë, panairi hapet edhe për qytetarët dhe vizitorët e thjeshtë, me ç’rast mbahen promovime me autorë dhe orë letrare në stendën e Kosovës, që është edhe pikëtakim i qindra kosovarëve që jetojnë në Gjermani. Një rast i jashtëzakonshëm ky për të gjithë diasporën që jeton në Gjermani, që të njoftohet me prurjet nga letërsia dhe kultura shqiptare, duke mbajtur gjallë lidhjen e trashëgiminë kulturore./ KultPlus.com
Shqipëria pritet të lëshojë satelitin “Albania 1”, duke u radhitur krahas vendeve që kanë një “sy” në hapësirë.
Lajmi është dhënë nga kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar një video të një bisede më një nga ekspertët e kompanisë SpaceX, për mënyrën se si do të bëhet lëshimi i satelitit.
Gjatë diskutimit, Rama tregon se “Albania 1” do të jetë gati në muajin mars [2022-së].
“Domethënë, Albania 1 kur do të jetë gati? Në mars?”, pyet Rama.
Ndërsa eksperti i SpaceX e konfirmon muajin e lëshimit.
“Po, në mars do të lëshohet. Do duket kështu si kjo. Do të filmojmë një video dhe gjëja tjetër që do të shohim pas shkëputjes do të jetë vendosja e satelitit në orbitë”, tha ai.
Ditë më parë, Rama deklaroi ambicien që Shqipëria do të ketë dy satelitë në orbitë. Ambicien për të pasur dy satelitë në orbitë “Albania 1” dhe “Albania 2”, Rama e bëri me dije në Kuvend, duke shkaktuar edhe të qeshura në radhët e opozitës.
Satelitët artificialë janë pajisje të cilat shërbejnë për transferim të të dhënave anembanë rruzullit tokësor. Ata janë objekte të ndërtuara nga njeriu, të cilat janë të vendosura në orbitë nga largësia 2 mijë kilometra deri në 35 mijë kilometra nga sipërfaqja e tokës.
Kjo është Czeslawa Kwoka, 14 vjeç, një fëmijë. Ajo u ekzekutua në Aushvic më 18 shkurt 1943, një shiringë fenolësh e injektuar direkt në zemrën e saj.
Pak para ekzekutimit të saj, ajo u fotografua nga një i burgosur tjetër, Wilhelm Brasse (ai më vonë dëshmoi kundër xhelatit të Kwoka).
Këtu e shohim, të rrahur dhe të tmerruar, ajo as nuk fliste gjuhën e xhelatëve të saj dhe kishte humbur nënën e saj disa ditë më parë.
Rreth 250,000 fëmijë u ekzekutuan në Aushvic-Birkenau. Fytyra e saj e munduar është rezultat i prishjes politike dhe morale të shumë njerëzve. Ende ka individë që kërkojnë të shkatërrojnë atë që është njerëzore përreth nesh dhe brenda nesh. Shih është përreth. Ata gjithashtu këndojnë në vendin tonë. Përktheu Shkipe Bunjaku./ KultPlus.com
Prishtina International Vocal Festival nga data 26 deri më 29 tetor do të jetë pranë publikut kosovar me edicionin e 4-të me radhë, shkruan KultPlus.
Sipas organizatorëve, këtë vit festivali është i fokusuar në katër mbrëmje, ku do të prezantohen katër koncerte të pasura me vokale të ndryshme, me laramani veprash e kompozitorësh vendor dhe të huaj.
Të njëjtit kanë njoftuar se festivali këtë vit nis me sopranon Stefani Dudikj nga Maqedonia, e cila do interpretoj vepra nga kompozitorë të epokave e stileve të ndryshme, nën shoqërimin e pianistit Milan Jankuloski poashtu nga Maqedonia. Nata e dytë e festivalit do vazhdojë me ‘’Skena e Re’’ ku do performojnë solokëngëtare të reja e mjaft të talentuara nga vendi ynë, si: Urta Haziraj, Anita Kërhani, Elona Sadiku, Vanesa Krasniqi, nën përcjelljen e pianistit Andi Duraku.
Nata e tretë e PIVF do vazhdoj me tenorin shqiptar nga Maqedonia, Ismet Vejseli, fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare, i shoqëruar nga pianistja Anastasija Gichevska, të cilët sjellin në skenë një program mjaft të pasur.
Dhe nata e katërt dhe përmbyllëse e festivalit sjell në skenë Korin e Fakultetit të Arteve të Universitetit ‘’Haxhi Zeka’’ në Pejë, të udhëhequr nga dirigjenti Hysen Nimani, me një program veprash të kompozitorëve shqiptar dhe atyre të huaj.
“Edhe këtë vit, PriVocalFest ka hapur konkursin e dytë me radhë për kompozitorët e rinj që të konkurrojnë me vepra korale a cappella ose me shoqërim të ndonjë instrumenti”, thuhet në fund nga organizatorët, të cilët kanë shpjeguar se të gjitha koncertet do të zhvillohen në Kishen Katolike “Shën Ndou” në Prishtinë nga ora 19:00./ KultPlus.com
Tenori shqiptar Saimir Pirgu ka shkëlqyer në rolin e Steva-as, në operan “Jenufa”, të kompozitorit cek, Leos Janacek, produksion i Royal Opera House.
Shtypi britanik nuk i ka kursyer superlativat në kritikat e tij, për Saimir Pirgun.
Gazeta The Guardian shkruan: “Saimir Pirgu ishte një Steva i shkëlqyer, kokë bosh por tërheqës, zëri i tij dilte me mjeshtëri dhe depërtonte muzikën, që ndonjëherë ishte pak e vrazhdë. 29.09.2021
“Tenori I shkëlqyer shqiptar, Saimir Pirgu” shkruan Fiona Maclean
Në gazetën The Times: “Tenori shqiptar Saimir Pirgu është i shkëlqyer në rolin e Steva-s”
“Tenori shqiptar Saimir Pirgu solli në skenë një Steva tërheqës e simpatik ” shkruhet në “The Article”
Gazeta “Independent”: “Tenori shqiptar Saimir Pirgu sjell një Steva të shkëlqyer.”
“Seen and Heard International”, shkruan: “Števa, Saimir Pirgu, ishte një zë i fortë, por në të njëjtën kohë një aktor i jashtëzakonshëm. Tenori shqiptar Pirgu, ka gjithë forcën që i duhet rolit, por demonstron edhe tone fenomenale. Ishte me të vërtetë fat të kishe Pirgun pjesë të kësaj opere.
Gazeta “Financial Times”: “Saimir Pirgu një romantik i jashtëzakonshëm, një Steva me zë të fuqishëm” (Richard Fairman) 29.09.2021
“Culture Whisper”: “Tenori shqiptar Saimir Pirgu në rolin e Steva-s, triumfon, me zërin e tij Italianate brio”
“Opera Today”: “Tenori Saimir Pirgu, rrezaton”
Unë pata mundësinë të zhvilloja një bisedë me Saimir Pirgun pas shfaqjes së fundit, dhe fillimisht e pyeta se çfarë ishte ndryshe tek rolin i Steva-s:
“Kur kthehesh në një teatër të rëndësishëm, siç është Royal Opera House, pasi ke bërë rolet e repertorit kryesorë në opera si Rigoletto, La Traviatta apo Boheme, është përgjegjësia e artistit ndaj publikut dhe kritikës, kur sjell diçka tjetër. Eksperimenti që bëra vite më parë me King Roger, solli shumë interes, edhe tek unë si artist. Ishte një sfidë për mua, fakti që mora një rol që nuk hyn në repertorin e një tenori Italian, siç jam unë. Kryesisht këto role i evitojmë se janë edhe të vështira për t’u mësuar, por edhe nuk janë të një repertori të zakonshëm. Kjo ka bërë që karriera ime dhe të zgjerohet, dhe kur m’u dha mundësia, kur më pyetën nëse do të më interesonte një rol si ky i Stevës, e pranova. Në fillim m’u duk shumë pak, si rol, se jam mësuar me role më të mëdha, por në jetën e një artisti duhet të sjellësh diçka të re, dhe sigurisht, fakti që ishte në gjuhën ceke, është një sfidë tjetër.
Ju nuk e flisni gjuhën çeke? Si mundët të interpretoni në një gjuhë të panjohur për ju?
Jo Nuk flas çekisht, duke mos folur çekisht, e mësova tekstin përmendësh, dhe duhet të lexosh shumë për historinë, për shfaqjen. Është një shfaqje me nivel shumë të lartë. Claus Guth, që është regjisori, dhe Henrik Nanasi, dirigjenti, janë specialistë të këtij repertori. Ishte një premierë absolute, pasi është hera e parë që kjo opera vihet në skenë në Operan Mbretërore të Londrës, pas 20 vjetësh. Trupa është e shkëlqyer, siç janë gjithmonë në Operan Mbretërore, por sfida ishte shumë e madhe, por edhe e papritur, dhe të them të drejtën nuk kisha ndonjë pritshmëri të madhe. Nuk e kisha menduar që një rol i atillë, mund të të japë një sadisfaksion kaq të madh, nga ana interpretative dhe nga ana skenike. Kjo është diçka që më ka lënë shumë mbresë, dhe që u vlerësua shumë nga kritika.
Ndërsa premiera e Jonufës në Londër ishte më datë 28 shtator, ju më 15 shtator kishit premierën e një tjetër Opere në Thatre des Champs-Elysees në Paris, Operas Manon. Si mundët të ishit edhe në Londër, dhe në Paris, në të njëjtën periudhë kohe?
Edhe opera Manon ishte për herë të parë në Paris, dhe ishte në të njëjtën ditë me inaugurimin e Teatrit të Operas në Tiranë, dhe ne fakt unë duhet të isha në tre vende në të njëjtën kohë. Por ishte e pamundur për mua që të isha në Tiranë, pasi edhe në Londër ishte hapja e sezonit, po kështu edhe në Paris më 15 shtator me Operan Manon. Ka qenë një muaj shumë i ngarkuar. Sapo dolëm nga pandemia, unë kam qenë i tejngarkuar me punë, që është diçka shumë e mirë.
Po si e përballoni këtë lloj ngarkese, Londër-Paris-Tiranë, dhe bëhet fjalë për një premierë të Jonufa-s pas 20 vjetësh ne Operan Mbreterore të Londrës dhe një premierë të Manon në Paris?
I përballoj pa u menduar shumë, dhe duke u fokusuar tek ajo se çfarë duhet bërë, dhe sidomos kur janë produksione të ndryshme, në teatro të mëdha si këta, që duan një përqendrim të veçantë. Përgjegjësia është shumë e madhe, dhe sidomos rolet në gjuhën frënge janë edhe më të vështira, pasi frëngjishtja është e vështirë për t’u kënduar mirë, në krahasim me gjuhët e tjera.
Roli i Steva-s në operan Jonufa, është ndryshe nga rolet tuaja të zakonshme, është një rol negativ, është kjo hera e parë?
Nuk është hera e parë në rol negativ, por është hera e parë që është kaq i drejtë përdrejtë, shpërfillës, kaq menefregist, kaq egoist, dhe nuk është e lehtë të personalizohesh si aktor në një shfaqje të tillë, kështu që isha kurioz edhe për të kuptuar veten. Dhe të them të drejtën nuk e kisha idenë se çfarë do dilte, por ishte eksperiment, “hajde t’a provoj”. Dhe nuk është e thënë në jetën e një artisti që të gjitha rolet te funksionojnë. Ka role edhe që nuk funksionojnë, nuk është ndonjë problem i madh. Një gjë është e sigurt që unë me këtë rol dola nga zona e rehatisë, nga suksesi i sigurtë. Për mua është shumë e rëndësishme të mos mbetem në një vend dhe në një repertor./diaspora shqiptare/ KultPlus.com
Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se gjatë nëntë muajve të fundit në Repartin e Sëmundjeve të Varësisë në Klinikën e Psikiatrisë, 89 pacientë kanë marr trajtim për shkak të varësisë ndaj substancave të ndryshme narkotike dhe alkoolit, shkruan Gazeta Express,
Sipas njoftimit, moshat e reja janë frekuentuesit më të shpeshtë të kësaj klinike.
Madje, nga ShSKUK-ja kanë bërë të ditur se ka persona të moshës 15 dhe 16 vjeç që kërkojnë trajtim në këtë repart.
Njoftimi i plotë:
Në Klinikën e Psikiatrisë- Reparti i Sëmundjeve të Varësisë, gjatë 9 muajve të këtij viti 89 pacientë kanë kërkuar trajtim, numër dukshëm më i lartë në krahasim me vitin e shkuar.
26 prej tyre, kanë qenë në varësi të opioideve (heroinë), 11 në varësi të kanabioideve (marihuanë), në varësi të polisusbstancave (substanca të shumta psikoaktive) 25, në varësi të alkoolit 14 dhe 3 në varësi nga sedativët.
Është shqetësuese që moshat e rejat janë frekuentueset më të shpeshta, sidomos mosha 18 vjeçare e lart. Ka raste kur edhe persona të moshës 15 dhe 16 vjeç kanë kërkuar.
Facebook po planifikon të ndryshojë emrin e kompanisë javën e ardhshme sipas një burimi të afërt me këtë çështje.
Ndryshimi i ardhshëm i emrit, për të cilin shefi ekzekutiv, Mark Zuckerberg planifikon të flasë në konferencën vjetore të kompanisë më 28 tetor, por mund të zbulohet më herët.
Ky ndryshim ka për qëllim të sinjalizojë ambicien e gjigantit të teknologjisë për t’u njohur më shumë sesa mediat sociale. Një zëdhënës i Facebook refuzoi të komentojë për këtë çështje, transmeton rtv21.tv./ KultPlus.com
Filmi dokumentar “Mbijetesa dhe shkolla” i producentit dhe skenaristit Nuhi Bytyçi, me regji të Ilir Kabashit, drejtor të fotografisë Bekim Qyqalla, është shpërblyer me Çmimin e Publikut në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Dea Open Film Festival, që u mbajt në Tiranë prej 15 – 19 tetor.
Në rrugëtimin e tij, për filmin dokumentar “Mbijetesa dhe Shkolla” ky eshte çmimi i 12-të.
Ky projekt është financuar nga QKK-Qendra Kinematografike e Kosovës dhe është mbështetur nga Komuna e Prishtinës./ KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është mjaft aktive në rrjete sociale dhe vazhdimisht publikon fotografi e video nga jeta e saj e përditshme.
Ajo sot është një emër shumë i kërkuar dhe i famshëm në tregun e muzikës botërore.
Por në fëmijërinë e saj, ajo ka qenë vetëm një vajzë e thjeshtë nga një familje emigrante në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këngëtarja është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, së fundmi ajo ka publikuar një fotografi të rrallë nga koha e fëmijërisë.
Bëhet fjalë për fotografinë kolektive të klasës në shkollën e mesme, ku Bebe ka prezantuar portretin e saj të asaj kohe.
Artistja, e cila në këtë imazh figuron me emrin e vërtetë të saj, Bleta Rexha, mund të vërehet lirshëm nga shumë tipare të fytyrës, të cilat i ka të njëjta edhe sot.
Bebe Rexha është lindur në Brooklyn të New Yorkut, por është rritur në lagjen tjetër të qytetit gjigant, Staten Island, ku edhe ka kryer shkollën e mesme, “Tottenville High School”.
Naim Frashëri është figura qendrore e letërsisë së Rilindjes dhe një nga përfaqësuesit më të shquar të lëvizjes kombëtare, njeriu që u pagëzua për së gjalli si “apostull i shqiptarizmës” dhe “bilbili i gjuhës shqipe”. Lindi në Frashër të Dangëllisë, ku mori mësimet e para nga hoxha i fshatit. Me shpërnguljen e familjes në Janinë, pranë vëllait të madh Abdylit, që shërbente si nëpunës atje, Naimi hyri në gjimnazin Zosimea të qytetit, ku mori një kulturë të gjerë për kohën.
Përveç njohjes me kulturat klasike, përveç se përsosi njohuritë në persisht dhe mësoi edhe gjuhë të tjera, si greqishten, frëngjishten etj. Naimi atje ra në kontakt me idetë e iluminizmit frëng, që i hapi udhën Revolucionit të vitit 1789: lexoi Rusonë e Volterin, për të cilët ruajti një admirim të veçantë gjatë gjithë jetës, ashtu si e ruajti edhe për shkrimtarët e mëdhenj të shkollës së romantizmit francez, Hygonë, Lamartinin e të tjerë. Naimi u ndodh kështu në kryqëzimin e dy kulturave, të kulturës lindore e të kulturës perëndimore, të cilat lanë gjurmë në formimin dhe në veprën e tij, pa mundur të shtypin natyrën e saj vendase. Pasi kreu më 1870 gjimnazin, Naimi shkoi në Stamboll për të gjetur punë, por klima nuk i shkoi shëndetit të tij të dobët dhe u kthye në Shqipëri, ku punoi për dhjetë vjet si nëpunës dogane në Janinë, në Sarandë e në Berat. Më 1882 u vendos përfundimisht në Stamboll pranë vëllait, Samiut, ku edhe mbylli sytë më 20 tetor 1900. Atje ai u bë shpirti i Shoqërisë së Stambollit që e kryesonte Samiu. Por në vitet e Lidhjes së Prizrenit Naimi u ndodh në Shqipëri dhe mori pjesë aktive në ngjarjet e saj, sidomos në organizimin e mbledhjeve që u bënë në Frashër e në Janinë për mbështetjen e përkrahjen e Lidhjes. Më 1880 shkroi të parën vepër shqip me përmbajtje atdhetare, poemthin “Shqipëria”, e cila u prit me entuziazëm në rrethet patriotike. Në këtë poemë ai shpalli poetikisht të gjitha idetë që do të formonin më tej trungun e veprës së tij atdhetare dhe të gjithë poezisë atdhetare të Rilindjes. Vepra poetike e Naimit vuri bazat e letërsisë kombëtare dhe luajti një rol të dorës së parë për zgjimin e vetëdijes atdhetare te bashkëkombësit. Ai u bë themeluesi i një letërsie të re me përmbajtje atdhetare e njerëzore, me forcë artistike dhe me vlera të shquara stili, duke zgjeruar jo vetëm tematikën dhe problematikën e saj, por duke i kthyer fjalës shqipe forcën e saj estetike, duke i dhënë shqipes fytyrën e një gjuhe të lëvruar të kulturës moderne të shqiptarëve. Me poemat e vjershat e tij lirike Naimi i këndoi mallit e dashurisë për atdhe, krenarisë kombëtare dhe të kaluarës së lavdishme të shqiptarëve. Por ai zbuloi edhe të fshehtat e shpirtit njerëzor duke medituar për jetën dhe vdekjen, bukurinë dhe dashurinë, qenien dhe mosqenien, perëndinë dhe gjithësinë, në frymën e panteizmit poetik e filozofik që karakterizon mendimin e tij.
Një himn të pashoq i thur Naimi dashurisë për atdhe e mallit për të, bukurive të natyrës shqiptare e krenarisë kombëtare në poemën “Bagëti e Bujqësija”. Me këtë vepër Naimi krijoi poezinë e madhe të atdheut dhe me një gjuhë magjepse poetike shprehu ndjenja e emocione që s’kishte mundur t’i krijonte para tij poezia shqipe. Ai shpalli mbi të gjitha ndjenjën e krenarisë kombëtare, përmes vargjeve: “Ti Shqipëri më ep nderë, / Më ep emërin shqipëtar; / Zemërnë ti ma gatove / Plot me dëshirë dhe me zjarr”. Naimi pohoi me gjuhën e artit qenien e atdheut e të atdhetarizmit shqiptar, duke krijuar imazhin poetik të mëmëdheut që u mungonte shqiptarëve, që e kishin dhe nuk e shikonin ose nuk e ndienin se e kishin ashtu të bukur e madhështor, ashtu si e përshkruan poeti, të ringjallur së vdekuri me një dashuri të përgjëruar prej fjalës poetike. Ky imazh i ftonte shqiptarët të ktheheshin në atdhe. Metafora e madhe e kthimit, e pranishme jo vetëm në këtë poemë të Naimit, por në gjithë letërsinë romantike të Rilindjes, nuk është e njëjtë me ëndrrën romantike për t’u kthyer në viset ekzotike, ose në gjirin e jetës së lirë e të papërlyer nga sëmundjet e qytetërimit modern; nuk është thjesht një arratisje romantike larg rrëmujës e rrëmetit të jetës urbane, por një mall për atdheun e humbur dhe një thirrje qytetare për t’iu kthyer vlerave të vendlindjes, për t’i ringjallur ato e bashkë me to për të ringjallur kombin. Ky ishte misioni i poezisë së Naimit, i cili u njëjtësua në vetëdijen e kombit me qiririn që digjet për njeriun dhe për lirinë. Historia, sidomos epoka e Skënderbeut, përbënte për rilindësit një trashëgim të çmuar dhe një dëshmi të identitetit e të së drejtës së shqiptarëve për të jetuar të lirë në atdheun e tyre. Me vetëdijen e ndikimit të madh të së kaluarës për formimin e ndërgjegjes kombëtare dhe për zgjimin e ndjenjave liridashëse, Naim Frashëri krijoi poemën epike “Istori e Skënderbeut.
Naim Frashëri ishte njeri i Rilindjes dhe Rilindja Shqiptare bashkonte në vetvete idealet politike qytetare të rilindjes së kombit dhe idealet humane të rilindjes së njeriut. Rilindja e kombit dhe liria e kombit në mendimin e Naimit është e lidhur me rilindjen e njeriut e me lirinë e njeriut, me zgjimin e pasurimin e tij mendor e shpirtëror, me përsosjen e tij morale. Në këtë vështrim përjetimet lirike të Naimit të shprehura në vjershat e “Luleve të verës” synojnë të afirmojnë një botë të re ndjenjash njerëzore, aspiratën e poetit për emancipimin e njeriut dhe për pohimin e individualitetit e të personalitetit të tij. Këto motive i sollën një risi e një pasuri artistike të panjohur më parë poezisë shqipe; me to Naim Frashëri themeloi stilin e mirëfilltë lirik në letrat shqipe dhe ngriti fjalën shqipe në rrafshin e poezisë e të artit të vërtetë. Vepra e Naim Frashërit sintetizoi prirjet më të mbara të zhvillimit historik e kulturor kombëtar të shqiptarëve dhe bëri epokë duke e nxjerrë në një udhë të re letërsinë e tyre.
Duke vënë në bazë te gjuhës së poezisë gjuhën popullore, Naim Frashëri e emancipoi shprehjen poetike nga konvencionalizmi dhe i çliroi fjalët nga inercia e një tradite të ngurtësuar prej gjuhës së konsakruar të librave të dogmës, ose prej trysnisë së modeleve të huaja poetike. Me veprën e Naimit letërsia shqiptare mohoi në thelb traditën e zhvillimit të saj të varur nga ndikimi i letërsive dhe i kulturave të tjera; ajo nisi të zhvillohej në mënyrë të pavarur si letërsi e kombit shqiptar, me tiparet e veta. Naimi e afroi kështu letërsinë me proceset e zhvillimit shpirtëror e kombëtar të shqiptarëve dhe e bëri shprehëse të njëmendtë të ndërgjegjes së tyre morale e estetike. /KultPlus.com
Altin Prenga, i njohur më shumë si personi që riktheu buzëqeshjen në Fishtë të Shqipërisë, duke hapë tash e shumë vite “Mrizi i Zanave”, me të cilin ka punësuar shumë banorë të këtij fshati, shumë shpesh ka spikatë rëndësinë e fshatrave, për zhvillimin e këtyre zonave dhe për të rikthyer jetën.
Së fundi, Prenga ka shkruar për këtë term dhe të qenit katundar, që në pjesën shqiptare më shumë është fyerje se sa mburrje, e sipas Prengës, pikërisht kjo qasje ka ngulfate shqiptarët dhe kanë tentuar që të ikin nga ky epitet, duke u fshehë në profesione të ndryshme, për të ikur nga termi katundar. Më poashtë po ju sjellim të plotë reagimin e Prengës.
Kandidat për katundar!
Shpesh dëgjojmë fjalën katundar gjasmë me tone përçmuese.
Fatkeqësisht ne Shqiptarët nuk e patëm fatin tjemi katundar kurrë dhe na duhet vite që të bëhemi të tillë.
Na privuan nga toka dhe ndjenja fisnike e të qënit katundar një herë turku, luftërat, diktatura dhe tranzicioni që i ndau nga aspak tokë gjithkujt.
Ju dha toka atij që tokën nuk e donte shpesh herë.
Kush është katundar?
Mund të jetë Spanjolli, Francezi, Italiani etj por ne jo akoma se na duhet punë të fitojmë respektin dhe profesionalizmin e të qënit katundar.
Pra katundarët qëndrojnë në ata vende ku bëhet gastronomi, design, modë, kulturë.
Edhe qytetet dhe qytetrimet nuk linden dot pa u bërë katundar, pastaj katundari u bë fisnik, pastaj linden qytetrimet dhe qytetet.
Ju uroj një ditë të mbarë nga një djalë që ëndërron një ditë të bëhet katundar i mirë!/ KultPlus.com
Përmes një mesazhi, gjatë një takimi me të rinjtë në Durrës kryeministri Edi Rama iu përgjigj një vajze që ka dilema nëse duhet të ikë jashtë vendit apo të qëndrojë në Shqipëri.
Rama e këshilloi atë të pyesë mendjen dhe zemrën dhe në fund të ecë përpara. Ai mori shembullin e futbollistit Leo Messi, i cili, Rama tha se e pa ëndrrën dikur me sy hapur dhe e bëri realitet, pavarësisht asaj që i thonin të tjerët.
“Vajza që bëri një pyetje. Nuk di tha si t’ia bëj, a duhet të shkoj jashtë apo duhet të rri këtu? A duhet të zgjedh ça më thonë? Pyet mendjen, dëgjo zemrën dhe ec përpara. Pasi t’i kesh dëgjuar të gjitha, pyet mendjen tënde.
Bëj një verifikim me zemër. Nëse mendja të thotë kjo është rruga dhe zemra nuk të jep shenjë mendohu prapë sepse mund të ngelesh në mes të rrugës. Kjo botë është e guximtarëve dhe shkon më lart ai, guximtarët janë më shumë ajo në fakt. Sheh një ëndërr me sy hapur dhe ka kurajon ta ndjekë.
Meqë janë çunat këtu, Leo Messi ishte një problem. Nuk rritej dot, Prindërit kishin hall se do ngelej xhuxh ai shihte ëndërr me sy hapur se do bëhej lojtari më i mirë i botës. Fitoi ai sepse pati vullnetin ta ndjekë çmendurinë deri në fund. Po e patë ëndrrën me sy mbyllur bëni kujdes, po e patë me sy hapur e arrini”, u shpreh Rama./lapsi.al/KultPlus.com