Më 24 tetor Federata e Shoqatave Arbëreshe do të prezantojë librin e përkthyer në italisht “Tra gli albanesi dÍtalia” (Mes shqiptarëve të Italisë), një libër nga Eqrem Çabej me studime dhe kërkime rreth arbëreshëve, botuar nga Shtëpia Botuese Besa-Muci.
Teksti propozon një koleksion të redaktuar nga Nelson Çabej të shkrimeve të autorit, i cili u shfaq në tekste dhe revista të ndryshme, dhe u botua në 1987 me një parathënie nga prof. Mahir Domi. Në vitin 2014, me rastin e 200-vjetorit të lindjes së Jeronim De Radës, një ribotim i reduktuar u prodhua nga shtëpia botuese Botime Çabej, e cila në 2017 ribotoi një botim të tretë të përditësuar.
Të Dielën do të prezantohet edicioni i katërt në italisht, i cili gjithashtu përfshin artikullin “Mes shqiptarëve të Italisë”, përshtypje dhe ndjesi, shkruar me rastin e vizitës së tij midis “shqiptarëve” të Kozencës në 1977 gjatë Javës së Parë të Kulturës Shqiptare, ideuar dhe organizuar, ndër të tjera, nga papat e ndjerë Giuseppe Faraco. Artikulli nuk është një lajm i thjesht udhëtimi, por nxjerr në pah mendimin e gjuhëtarit të shquar shqiptar mbi vendbanimet shqiptare përmes një analize akute ndërdisiplinore.
Prezantimi do të mbahet në San Demetrio Corone, të Dielën 24 Tetor, në orën 17:00, në Sallën e Konferencave të Villa Marchianò.
Të pranishëm do të jenë kryebashkiaku Ernesto Madeo, Konsulle e Shqipërisë në Bari Genta Mburimi. Gjithashtu Brikena Çabej dhe Livio Muci.
Teksti do të prezantohet nga Damiano Guagliardi dhe Francesco Marchiano.
Debati do të koordinohet nga shoku i tij Gennaro De Cicco./ diaspora shqiptare/ KultPlus.com
Angelina Jolie është e emocionuar rreth publikimit të librit të saj të ri: ‘Know Your Rights and Claim Them: A Guide for Youth.’
Të shtunën, Jolie organizoi një festë për librin, i cili zbulon të drejtat e fëmijëve dhe njohuritë që të rinjtë kanë nevojë t’i dinë për të mbrojtur veten.
“Kur fëmijët dhe të rinjtë kanë agjencinë, fuqinë dhe njohuritë për të folur, ata mund të ndryshojnë jetën, duke ndihmuar në arritjen e një shoqërie më të barabartë,” shkroi aktorja në Instagram.
“Ky është mesazhi i librit tonë të ri, i cili është shkruar në konsultim me aktivistët e rinj në të gjithë botën – dhe është për ta, dhe të gjithë të rinjtë që luftojnë për të drejtat e tyre në nivel global”, vazhdoi ajo.
Jolie ka qenë prej kohësh një avokate për të drejtat e njeriut, veçanërisht për gratë dhe fëmijët. Aktivizmi i saj daton në fillim të viteve 2000, kur ajo filloi të punonte në çështje të tilla si emigracioni, shëndeti dhe arsimi për të rinjtë në të gjithë botën.
Në mesazhin e saj, Jolie shtoi se ajo është “aq e frymëzuar nga të rinjtë në të gjithë botën” që luftojnë rregullisht për të drejtat e njeriut “në vijën e parë të frontit”.
“Nga mbrojtja e mjedisit deri te luftimi i pabarazisë dhe diskriminimit, ata po ndërhyjnë për të bërë punën që të rriturit duhet, por deri më tani nuk kanë arritur ta bëjnë,” shkroi ajo, duke shtuar se fëmijët “po mbajnë barrën e pasojave të atyre vendimeve të këqija” në kampet e refugjatëve dhe zonat e konfliktit në të gjithë botën./lapsi.al/ KultPlus.com
Ndjeshmëri dhe humanizëm, ku historia bëhet rrëfyesja e duhur për kineastët. Qoftë kjo dhe për skena sureale e përrallore, siç na sugjeroi shfaqje filmit italian. Në këtë fundjavë, program i edicionit të tetë të Festivalit ndërkombëtar Dea Open Air, ka lëvizur nga Tiranë në Prishtinë, nga Italia në Gjermani, nga Irani drejt Amerikës e deri te një histori gjeorgjiane n emigracion…një gjeografi ku shihet qartë se si bota e regjisorëve priret të zbulojë se si kinemaja tingëllon në gjuhë e kultura t ndryshme. Ka tërhequr vëmendjen në këto ditë të festivalit pjesëmarrja e publikut, i cili po ndjek me interesim pothuaj të gjitha programet e Dea Open Air. Vëmendja vjen para së gjithash nga të rinjtë, studentë.
Programi i Filmit Dokumentar“Shkolla plastike”, në fakt, kështu quhej shkolla që u hap në kohën e luftës në Kosovë, së cilës regjisori Ilir Kabashi i referohet në dokumentarin e tij “Mbijetesa dhe shkolla”, të shfaqur të shtunën, në sallën Black Box, në Universitetin e Arteve. Stafi i këtij produksioni ishte i pranishëm në Tiranë, duke sjellë historinë e këtij dokumentari të prekshëm, duke rrëfyer po ashtunxitjen dhe reflektimin e ngjarjes në mediat botërore. “Mbijetesa dhe shkolla” është një histori e bukur për kohët e vështira dhe të liga: në malet e Berishës, në kohën e luftës, u ndërtua një shkollë plastmasi, e cila mblodhi rreth saj 200 nxënës, të fshatrave përreth. Regjisori kishte ndërthurur pamjet e xhiruara gjatë luftës, me kujtimet e nxënësve dhe mësuesve të saj sot, çfarë ka qenë kjo histori për jetët e tyre dhe mësuesve. Historia është prekëse dhe na meson se si dija i largoi ata fëmijë nga trauma e luftës, në disa orë të ditës. Nuhi Bytyçi skenaristi dhe producenti i dokumentarit, ka treguar se në shtator të ’98, gjatë luftës,kanë parë në malet e Berishës disa shtëpi, që bënin gati nxënësit për në shkollë. “Jemi befasuar, kur pamë këtë skenë. Fëmijët prisnin në lëndinë për të hyrë në shkollë. Krahas luftës për liri, po bëhej edhe lufta për civilizim, për dije”, është shprehur në Tiranë, Bytyçi. Ndër kujtimet e hidhura, veçohen rrëfimet interesante të atyre që e përjetuan atë kohë. Regjisori tha se, “ishte një tregim i bukur për një kohë të keqe. Një film bardhë e zi, ashtu siç ka qenë edhe koha”. Një mbresë e fuqishme ishte edhe për drejtorin e fotografisë Bekim Qyqalla, “më e vështira ishte gërshetimi i dy kohërave, sepse fëmijët e rritur, sot ishin të pranishëm me emocione dhe kujtime,që ishte më e veçanta. Ka pasur çaste që kishin fort zbrasje emocionesh për një kohë së cilës ata ikanë mbijetuar”. Për regjisorin Kabashi një moment mjaft emocionues ka qenë kur nxënësve u janë shpërndarë fletoret dhe lapsat, të vetmet mjete mësimi për kohën”Një tjetër dokumentar, është paraqitur në fundjavë në “Dea Open Air”: Sekular. Lindja e Mesme e padukshme, me regji të Hashim Almadani, produksion spanjoll. Në lindjen e Mesme, ekziston një pakicë, e cila nuk praktikon asnjë fe si dhe besimtarë, të cilët nuk i japin përparësi identitetit fetar. Ata jetojnë duke respektuar ligjet me një stil jetese të lirë, nga normat dhe standardet fetare, quhen Sekularë. Sekular, është dokumentari i një regjisori irakian, i cili përpiqet të çmitizojë imazhin që shumica ka për këtë areal. Ai udhëton nga Barcelona në Berlin dhe Stokohlm ku takon emigrantë laikë nga Lindja e Mesme, për të përçuar në Perëndim vizionin e tyre për emigracionin, integrimin dhe identitetin fetar.
Të dielën program i filmit dokumentar u hap me premierën e dokumentarit “Shtegtimi i dhenve”,me skenar dhe regji të Vasjan Lamit. Ky produksion i kushtohet një prej riteve më të veçantë dhemistikë të barinjve në mbarë botën, të cilët shtegtojnë për pesë muaj për të veruar ndër vise të tjera me tufën e tyre. Në qendër të këtij dokumentari, regjisori, ka vendosur Gazin, një bari 45 vjeçar, që e përjeton shtegtimin e bagëtisë së tij si shtegtëtimin e vet. Ai e udhëheq rrugëtimin disaditor dhe të vështirë të kopesë si një Noe modern, drejt “tokës së premtuar”.Lumi shqiptar, Vjosa ka tërhequr vëmendjen e dy regjisorëve gjermanë Mathias Leupold dhe Eric Berg, të cilët ia kanë dedikuar dokumentarin e tyre shqetësimit shoqëror për dëmet natyrore të një fenomeni ekonomik, siç janë projektet për hidrocentrale mbi bukuri natyrore, çka prek edhe Vjosën. Me këtë ndjeshmëri, dy gjermanët, kanë sjellë në “Dea Open Air”, dokumentarin “Në emër të Vjosës”. Vjosa është një nga lumenjtë më të vjetër në Evropë dhe ka ende një rrjedhë natyrore shumë të gjatë (270 km) Ajo gjarpëron përmes një luginë të gjerë që siguron terren për pjelljen e peshkut, si dhe habitate për zogjtë shtegtarë dhe shumë specie të tjera. Për njerëzit që jetojnë në brigjet e saj. Vjosa luan një rol qëndror në jetën e tyre të përditshme. Turizmi rekreativ në Vjosë dhe degët e tij po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm, veçanërisht vitet e fundit, kur sporte të tilla si rafting, vozitje dhe not janë bërë më të njohura. Për më tepër lumi i kristaltë ka një vlerë emocionale për shqiptarët. Vjosa perceptohet si një trashëgimi kulturore, por prodhimi i hidrocentraleve është aktualisht kërcënim më i madh për lumenjtë, vërejnë autorët, – pasi përgjatë seksionit shqiptar të Vjosës, Ministra e Energjitikës, dëshiron të ndërtojë tetë diga…Dokumentari tjetër, “Rojtarët e lumit”, të regjisores Zoritsa Marinkovich, nga Serbia, rrëfen një histori sukesi në të njëjtën temë. Në focus është një fshat i vogël malor në zonat rurale të Serbisë,ku njerëzit u ngritën kundër ndërtimit të një hidrocentrali, i cili kërcënonte të linte pa ujë një komunitet të tërë prej 25 të moshuarish dhe në fund, do të shuante, të gjitha format e jetës në një nga rajonet më të famshme në Serbi. Mbarështueit e bagëtive, fermëret etj,, jeta e të cilëve varet nga uji u ngritën për 120 ditë rresht në barrikada. Ditë e natë, ata me radhë e mbajtën zjarrin ndezur. Në ditën e mbërritjes së papritur të investitorit kur ra këmabana e kishës, ata qëndruan të vendosur për të parandaluar fillimin e projektit. Frika, të ftohtit, dhe mosha nuk e penguan unitetin e tyre dhe vendosmërinë për të ruajtur lumin e tyre të dashur. Aleksandra Gilbert sjell nga Mbretëria e Bashkuar dokumentarin “Mirësevini në Çernobil”: Një ndërhyrje e shkurtër në jetën dhe karrierën e Tanjës, një cicerone ukrainase e zonës famëkeqe të Çernobilit. Një tablo unike asaj që do të thotë të punosh në rajonin famëkeq, pavarësisht nga rreziqet ekstreme të shëndetit. Heroina nuk trembet, po ngjarjet rreth saj flasin gjuhë tjetër… Gjithnjë kanë qenë të ndërlikuara lidhjet e njeriut me kafshët. Mbi këtë raport, Josefien van Kooten, nga Hollanda sjell në Tiranë dokumentarin “Qentë”: Dokumentar vëzhgues tragjikomik që tregon marrëdhënien komplekse midis njerëzve dhe qenve. Gjatë trajnimit, kufiri midis dashurisë, kontrollit dhe pafuqisë bëhet i dukshëm në marrëdhënien midis njeriut dhe qenit. Njerëzit që kanë problem me qenin e tyre vijnë tek pëshpëritësi i qenve, Ron, për ndihmë. Qentë e tyre shpesh kanë problem, ata refuzojnë të dëgjojnë, tregojnë sjellje shqetësuese, ose janë agresivë dhe kafshojnë. Po duket se jo qentë, por pronarët janë ata, që kanë nevojë për terapi është mesazhi, që jep autori.Programi i Filmit me Metrazh të Gjatë
Një tërmet i madh në Japoninë Lindore, ndodhur më 11 mars 2011 ka lënë pasoja të mëdha. Mbi këtë ngjarje është ndërtuar filmi i regjisorit japonez Yurugu Matsumoto, “Bisedë me qiellin yjor”. Në fokus është katastrofa, e cila bëri që më shumë se 18 mijë vetë, të shpalleshin të vdekurose të zhdukur, ndërsa ende nuk dihet që vdekshmëria e personave me aftësi të kufizuara ishte dyherë më e lartë se te pjesa tjetër e popullsisë. Filmi përshkruan këtë fakt pak të njohur përmes njërrëfimi imagjinar të bazuar në historitë e vërteta të dëshmitarëve, të mbledhura në zonat e goditura. Ky produksion me një narrativë dëshmuese, u shfaq të shtunën, në sallën Black Box. Ngjarjet e Filmit “Brighton Nr.4” me regji të Levan Kogouashvili, Gjeorgji zhvillohen në Amerikë, në një komunitet emigrantësh, për të rrëfyer se si ata janë integruar në shoqërinë amerikane. Heroi, një ish-kampion i mundjes, Kakhi, i cili është shumë i përkushtuar n daj familjes, ndërmerr për këtë shkak një udhëtim ndërkontinental. Pasi merr masa për të shlyer borxhet e vëllait në lojërat e fatit, Kakhi lë shtëpinë e tij modeste në Gjeorgji, për t’i bërë një vizitë djalit të tij Soso, në pjesën e jashtme të Bruklinit. Sapo vendoset në Brighton ai mëson se i biri i ka një borxh prej 14 mijë dollarësh shefit të mafias lokale, çka bëhet pengesë për të ardhmen e tij në mjekësi. Ashpërsia e jetës sociale në një vend ku norma dhe tradita e izolojnë njeriun, por dhe paragjykimet e zhysin drejt errësirave psikologjike, jepen në një minutazh prej dy orësh në filmin“Metamorfozë thertore”, të regjisorit iranian Javad Daraei. Shadi është një vajzë e vogël, prindërit e së cilës janë akuzuar për vrasjen e një vajze në fshat. Pasi fshatarët i vrasin prindërit për hakmarrje dhe ajo birësohet nga xhaxhai, Shadit i duhet të përballet me problemet që iu shkaktuan bashkëfshatarve. Me jaft interes u prit nga shikuesit aventura filmike e regjisorit Italian Paolo Zucca, “Njeriu që bleu hënën”, një histori sureale, pothuaj një përrallë magjepsëse. Në fakt filmi është një komedi evendosur në Sardenjë bukolike me peizazhet e saj bukolike dhe traditat stërgjyshore. Aty dikush ia ka dalë të marrë lejen për të blerë Hënën, por askush nuk e di pse e bëri atë. Kur lajmi i blerjesshkon në të gjithë vendin, duke arritur në veshët e një agjencie të sigurisë Atlantike, agjenti sekret Kevin (Jacopo Cullin) kujdeset për rastin. Ajo që e pret, megjithatë, është një udhëtim në traditat sardeniane, të cilat janë injoruar gjithmonë nga ai, ndonëse është i asaj toke. Kevinit i duhet të zhytet plotësisht në atë kulturë të mohuar, të cilën, megjithatë, ai e mbart në mënyrë të pashmangshme brenda vetes. Për ta ndihmuar atë në këtë zhytje në “sarditude” do të jetë mizantropi Badore (Benito Urgu). Në këtë itinerar që lëviz midis groteskut, komikes dhe surrealizmit, Kevin rizbulon origjinën e tij dhe sardenjasit, si një popull që mban gjithmonë premtimet. Në Tiranë, për të prezantuar filmin, ka qenë i pranishëm regjisori Paolo Zucca, i cili ka treguar historinë e realizimit të filmit nga zanafilla. Ai tha se nisi të mendojë për këtë film pasi ka lexuar në një gazetë që fliste për një djalë i cili shkruante se ishte pronar i hënës, dhe kishte nxjerrë në shitje një pjesë të saj. “Unë jetoj afër vendit ku janë bërë xhirimet. Për mua ai vend është vetë hëna, ndaj po mendoja se ky djalë po shiste diçka që më përket mua. Ndaj mendova se kjo mund të ishte një metaforë e fuqishme, për forcën e kulturave lokale. Pse regjisori zgjodhi Sardenjën? Zucca përgjigjet se kishte llogaritur që njerëzit të reagonin edhe çuditshëm, por është befasuar pozitivisht, pasi njerëzit e kanë pare edhe disa here, çka thotë se “ e ka bërë të lumur”. “Kjo është komedia e parë në botë, me këtë qasje. Historia e Saradenjës shihet nga këndvështrimi i temave të rënda, si vrasjet, gjakmarrja…ndërsa kjo është një komedi ndriçuese, e lehtë dhe argëtuese për këtë ishull”, tha regjisori.
Programi i filmit te shkurter ne fundjave
Në programin e mbrëmjes, të ditës së hënë, të filmit me metrazh të gjatë do të shfaqen:
Inane – regjisor Besnik Bisha, Shqipëri 2021 – ora 17.00
Putra e lepurit – Nana Djordjadze, Federata Ruse, 20.20./ KultPlus.com
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) në partneritet me Agjencinë për Barazi Gjinore (ABGj) dhe me Avokatin e Popullit, fillojnë fushatën online kundër ngacmimeve seksuale në vendin e punës.
Kjo fushatë po bëhet me qëllim të informimit të qytetarëve rreth formave të ngacmimit seksual në vendin e punës, ligjeve që dënojnë atë, si dhe shembujve të ngacmimit seksual në vendin e punës, të nxjerrë nga hulumtimi i RrGK-së “Diskriminimi me bazë gjinore dhe punësimi në Kosovë”.
Nga të gjeturat e këtij hulumtimi, shumica e të anketuarve nuk kishin njohuri nëse ngacmimi seksual në hapësira të punës dënohet me ligj dhe cilat janë format e ngacmimit seksual.
Kodi Penal i Republikës së Kosovës dënon me burgim deri në tri (3) vite çdo person i cili ngacmon seksualisht personin tjetër apo përdor cilëndo formë të sjelljes së padëshiruar verbale, joverbale ose fizike të natyrës seksuale, me qëllim të cenimit të dinjitetit apo që cenon dinjitetin e personit, dhe krijon një mjedis i cili është objektivisht frikësues, armiqësor, degradues ose poshtërues.
Përveç Kosovës, fushata e njejtë do të zhvillohet edhe në pesë vende të tjera të Ballkanit Perëndimor të cilat janë partnere të RrGK-së në këtë nismë: Shqipëri, Mali të Zi, Maqedoni, Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe Serbi si dhe pritet të zgjasë 11 ditë (18-30 tetor).
RrGK inkurajon të gjithë personat e ngacmuar seksualisht në vendet e tyre të punës që të raportojnë ngacmimin seksual në Inspektoriatin e Punës (0800 7 75 77) dhe në Policinë e Kosovës (0800 1999).
Strategjia e RrGK-së për Fuqizimin Ekonomik të Grave e hartuar për vitet 2019-2022, bën thirrje për përmirësimin e kushteve për pjesëmarrjen e grave në fuqinë punëtore. Gjithashtu, RrGK beson në krijimin e mjediseve të dinjitetshme të punës dhe mjediseve pranuese për të gjitha grupet e shoqërisë.
Kjo fushatë realizohet si pjesë e nismës “Luftimi i diskriminimit, përmirësimi i të drejtave të grave në punë”, si dhe mbështetet nga Komisioni Evropian dhe bashkëfinancohet nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (Sida)./ KultPlus.com
Që nga viti 2008 deri në 2020-n, janë rreth 700 mijë shtetas shqiptarë që kanë marrë leje qëndrimi në një nga shtetet e Bashkimit Europian.
Shifrat janë bërë të ditura nga Eurostat, instituti europian i statistikave dhe janë përpunuar nga “Monitor”.
Numri më i lartë i lejeve të qëndrimit është dhënë në periudhën 2008-2009, me përkatësisht 97.3 mijë dhe 83.9 mijë, si rrjedhojë e emigracionit të lartë të fillim viteve 2000. Më pas fluksi erdhi në rënie, duke zbritur në rreth 30 mijë në vitin 2013. Pas kësaj periudhe, rigjallërimi i ciklit të emigracionit, që tregohet dhe nga shtimi i ndjeshëm i kërkesave për azil solli një tjetër rritje të lejeve të qëndrimit, që kulmoi në vitin 2019, me rreth 60.4 mijë të tilla.
Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria mban rekordin për numrin e shtetasve të saj që kanë zgjedhur të jetojnë e punojnë në një shtet të Bashkimit Europian. Për të njëjtën periudhë (2008-2020) kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë rreth 426 mijë serbë, 337 mijë boshnjakë, 285 mijë shtetas të Kosovës, 195 mijë nga Maqedonia e Veriut dhe më pak se 20 mijë nga Mali i Zi.
Në raport me popullsinë, diferenca është edhe më e lartë. Gati 25% e popullsisë shqiptare (të vitit 2020) tashmë jeton e punon në një nga vendet e Bashkimit Europian. Vendi i dyte pas nesh është Kosova (15.4%), e ndjekur nga Bosnjë-Hercegovina (10.3%), Maqedonia e Veriut (9.4%), Serbia (6.2) dhe Mali i Zi (3.3%).
Edhe institucionet ndërkombëtare e llogarisin numrin e emigrantëve nëpërmjet autorizimeve për lejet e qëndrimit të lëshuara për herë të parë për këto vende nga shtetet e Bashkimit Europian.
Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës, në një raport të mëparshëm, gjeti se Shqipëria rezultoi me numrin më të lartë të emigrantëve në krahasim me Serbinë, Malin e Zi, Bosnjën, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën për periudhën 2010-2020.
Si faktor themelor, ekspertët e Vjenës evidentojnë nivelin e lartë të varfërisë, fenomen që shpjegon flukset e larta të emigracionit sidomos në Shqipëri dhe Kosovë.
Shqipëria dhe Kosova janë dy vendet me nivelin më të ulët të të ardhurave për frymë në rajon dhe me nivelet më të larta të varfërisë sipas Bankës Botërore e për rrjedhojë, kanë edhe flukset më të larta emigratore.
Italia dhe Greqia kryesojnë
Italia dhe Greqia, dy destinacionet që kanë pritur numrin më të lartë të emigrantëve shqiptarë pas viteve 90, kanë dhënë 84% të lejeve të qëndrimit për herë të parë për periudhën 2008-2020. Rekordin e mban Italia, me 342.5 mijë leje gjithsej, ose 49% të totalit. Greqia ka dhënë 247.6 mijë të tilla (35%).
Që nga viti 2013, Gjermania ka rritur ndjeshëm numrin e lejeve të dhëna, pasi ky shtet është bërë i preferuar për punonjësit shqiptarë sidomos mjekë e infermierë dhe specialistë të teknologjisë së informacionit. Ekonomia më e madhe e Europës ka dhënë gjithsej 48 mijë leje qëndrimi për herë të parë për shtetasit shqiptarë deri në fund të vitit 2020.
Në vend të katërt është Franca, me 15 mijë leje (2% e totalit) e ndjekur nga Kroacia, e cila nga 2018-a ka dhënë mesatarisht një deri në 2 mijë leje qëndrimi në vit.
Viti 2020
Në vitin 2020 morën leje qëndrimi për herë të parë në një nga vendet e Bashkimit Europian 37,592 shtetas shqiptarë, sipas Eurostat.
52% e tyre e morën për arsye familjare, 16% për punë, 3% për edukim dhe më pas renditen arsye të tjera, pa u specifikuar.
Në krahasim me një vit më parë, numri i lejeve të qëndrimit të dhëna për shtetasit shqiptarë ka rënë me 38%, i ndikuar nga situata e krijuar nga pandemia.
Në rajon, numrin më të lartë të lejeve të qëndrimit të dhëna për vitin 2020 e mban Serbia, me 40.8 mijë, më pas Shqipëria (37.6 mijë) e ndjekur nga Bosnjë-Hercegovina (35.1 mijë), Kosova (31.6 mijë), Maqedonia e Veriut (16.3 mijë), Mali i Zi (2.7 mijë)./Monitor/ KultPlus.com
Nën etiketën e migrimit italishtfolës nga zona e Ballkanit, janë mbledhur dëshmi të shumta letrare autentike dhe të dhimbshme, veçanërisht në dekadën e parë të viteve 2000, dëshmi të cila vinin nga një botë që po shbërbëhej.
Konfliktet etnike dhe gjeopolitike që kaluan ato toka në fund të shekullit të kaluar, së bashku me depresionet e mëvonshme të kapitalizmit të fundit, çliruan zërat që nxiteshin nga urgjenca dhe nevoja për të treguar, në një përpjekje për të rindërtuar për veten e tyre dhe për brezat e ardhshëm një të re dhe identitet më kompleks.
E gdhendur në këto koordinata, letërsia italishtfolëse me origjinë shqiptare sigurisht që përbën një fenomen të qëndrueshëm. Në dy dekada, një kanon i vërtetë kompakt i autorëve është formuar, një konan që është ende në zhvillim, me shumë emra dhe një bibliografi kritike mjaft të gjerë.
Megjithatë ky proces ka një hap të parë. Faza e parë e asaj që duhet të konsiderohet si një lëvizje e vërtetë letrare, përfaqësohet nga tre figura femërore të jashtëzakonshme, shkrimtare dhe intelektuale.
Elvira Dones, Ornela Vorpsi dhe Anilda Ibrahimi marrin fjalën pas rënies së regjimit të Enver Hoxhës dhe përshkruajnë, nga historia në histori, një univers narrativ magjepsës dhe të shumëfishtë, gjithnjë e më të largët nga pasojat e asaj traume kolektive dhe përkundrazi në mënyrë progresive futur në një çështje aktuale të globalizuar.
Krijimtaria e tyre analizohet në librin “Zërat e parë të italofonisë shqiptare” të Fabio M.Rocchi, në një krahasim të ngushtë me tekstet, në një përpjekje për të dalluar origjinalitetin përkatës të imagjinarëve.
Autori Fabio M. Rocchi është pedagog në Fakultetin e Gjuhëve dhe Letërsive të Huaja të Tiranës, ku jep mësim Gjuhë dhe Letërsi Italiane.
Ai ka botuar artikuj të shumtë kritikë në revista të specializuara, që kanë të bëjnë me romanin italian midis shekujve XIX dhe XX. Analizat e tij të tjera i janë kushtuar veprave të Paolo Volponi, Robert Ëalser dhe Ezio Sinigaglia. Aktualisht interesat e tij fokusohen në format e shkurtra të trillimeve bashkëkohore, me vëmendje të veçantë kushtuar skenarit italian. DiasporaShqiptare.al/ KultPlus.com
E hëna ditë e bezdishme si çdo fillim tjetër i mërzitshëm i të gjitha gjërave shtriq përtacinë për të vendnumëruar nga e para tromaks lodhjen e stisur nga ndjekaqejfet e fundjavës fsheh me xhelozi rrezet e diellit të së dielës në zymtësinë e shiut vjeshtor.
Të hënat s’ më kanë pëlqyer kurrë as të martën as të mërkurën as të premten lëre më të shtunën e të dielën E cilit të përhënur mund ti pëlqejë e hëna përpos të marrëve, të dehurve dhe poetëve. / KultPlus.com
Me iniciativë të shoqatës kulturore shqiptarë “UraCult“, të shtunën në mbrëmje, më 16 tetor qyteti i Këlnit pati fatin të ketë të ftuar grupin tashmë të njohur kosovar me muzike Jazz, “Visar Kuçi Trio“ që prezantoi pjesë nga Albumi i tij i dytë “Departures“.
Kryetari i kësaj shoqate, Ali Salihu në hapje të koncertit falenderoi artistët që zgjodhën pikërisht shoqatën “UraCult” dhe Këlnin për të bërë promovimin e Albumit si dhe falenderoi publikun që kishte mbushur sallën për të qenë i pranishëm në këtë eveniment kulturor. I pranishëm ishte edhe Konsulli i përgjithshëm i Republikës së Kosovës me seli në Dyseldorf, Arjan Koshtunjeva. Repertori i grupit ishte mjaft i pasur dhe shumë profesional, falë interpretimit të shkëlqyeshëm të tre artistëve të rinj kosovarë. Pjesët që ata interpretuan nisën nga standardet e xhazit të luajtura në mënyrë klasike deri në formën e xhazit eksperimental që kishin si bazë kompozimet e bëra nga vetë themeluesi i grupit, Visar Kuçi, i shoqëruar nga bashkëpunim shumë produktiv edhe nga dy kolegët. Publiku mirëpriti dhe vlerësoi maksimalisht këtë koncert duke e shprehur këtë me duartrokitje të zgjatura për mysafirët.
Kitaristi Visar Kuçi dhe dy multiinstrumentistët e tjerë, Enver Muhamedi dhe Enes Bajramliqi e kanë themeluar këtë grup qysh prej vitit 2013. Ata janë bërë shumë të njohur përmes koncerteve në Prishtinë dhe qytete të tjera, por ky ishte koncerti i parë i një turneu të saponisur në Europë, pas një pauze të gjatë për shkak edhe të Pandemisë. Në vitin 2017 ata prezantuan Albumin e parë “Modern Vaves“ duke nxjerrë në pah talentin e tyre shumëdimensional në skenën e Jazz -it dhe që u mirëprit shumë nga publiku. Albumi i ri i dytë “Departures”, i regjistruar në Stamboll, u prezantua fillimisht në Prishtinë dhjetorin e kaluar. Vetë Visari, i cili ka studiuar në Gjermani, njihet po ashtu prej si violinist i talentuar. Ndërkombëtarisht ai ka punuar me Rhani Krija, Christian Maske, Clay Ross dhe është anëtar i Filarmonisë së Mannheim-it. Ndërsa Enver Muhamedi (kontrabas) që jeton në Turqi, është bërë i njohur jo vetëm si kontrabandist por edhe me kompozimet e tij mjaft të suksesshme duke qenë shumë aktiv në disa projekte Jazz në Stamboll.
Enes Bajramliqi (bateri) ka meritën e madhe që ka qenë pjesë e regjistrimit të albumeve të njohura të këngëtares nga Shqipëria në Jazz, Elina Duni. Si Enveri, ashtu edhe Enesi janë artistë me përvojë, por në fillim ky bashkëpunim si grup ka nisur duke interpretuar muzikë të kompozitorëve të tjerë, ndërkohë që prej tetë vitesh kanë themeluar grupin e Trio-s duke krijuar tashmë identitetin e tyre falë kompozimeve të Visarit.
Visari vetë është shprehur në shumë intervista mjaft mirënjohës ndaj dy kolegëve, të cilët janë jo vetëm instrumentistë shumë të mirë, por edhe shokë shumë të mirë që kanë mirëkuptimi për gjithçka në funksion të qëllimi të tyre: Prezantimi i një grupi mjaft dinjitoz në skenë. Tre të talentuarit kosovarë kanë guximin për të eksploruar edhe më shumë duke ofruar diçka ndryshe në këtë zhanër siç është muzika Jazz. Ajo që e bën më të veçantë albumin e fundit, janë edhe kompozimet me elementët shqiptarë apo elementë të Ballkanit në përgjithësi.
Koncerti i së shtunës në Këln nuk ishte pa emocione veçanërisht për vetë Visarin. Pas studimeve në Mynster, ky ishte koncerti i parë në këtë qytet dhe në një sallë të njohur për artistë me famë në skenën e Jazz-it. Ndaj edhe përgjegjësia për të qenë para publikut në nivelin më të lartë e bëri atmosferën edhe më të mrekullueshme. Ai bashkë me dy artistët e tjerë jo vetëm interpretuan shkëlqyeshëm duke pushtuar sallën përmes tingujve Jazz por edhe komunikimi me spektatorët ishte mjaft i sinqertë. Visari bashkë me dy kolegët janë pjesë e një rruge të ndjekur më parë nga artistë të tjerë nga Kosova, të cilët kanë kohë që po promovojnë një muzikë të tillë, e cila dikur nuk ndiqej fare.
Magjia e Trio-s dhe veçanërisht e kitarës së Visar Kuçit nuk do arrinte deri në Këln apo më vonë Vjenë, në se nuk do të ekzistoni dy shoqatat e njohura tashmë shqiptare që veprojnë në këto dy qytete, “URACult” dhe “K”, të cilat ishin ato që iniciuan dhe koordinuan organizimin e dy koncerteve të ndihmuara (pjesërisht) nga Ministria e Kulturës së Kosovës që është njëkohësisht një shembull i mirë i bashkëpunimit të shoqatave të mërgatës.
Ndaj edhe Visari shprehu falenderimin më të madh për këto dy shoqata por veçanërisht për kryetarët e tyre që punojnë seriozisht dhe me profesionalizëm për realizimin e projekteve. Unë dhe të gjithë të pranishmit e Koncertit në Këln do ta mbajmë mend gjatë interpretimin e shkëlqyer të tre djemve të grupit „Visar Kuçi Trio“ me shpresë që ky koncert nuk do të jetë i fundit. Pas Këlnit, koncerti i radhës do jetë në Vjenë e më vonë në Zvicër dhe Turqi, ndërkohë që Visari me grupin po punojnë paralelisht për kompozimet e reja të një Albumi të tretë në radhë./ diaspora shqiptare/ KultPlus.com
Ai hodhi kafe Në filxhan Hodhi qumësht Në filxhanin e kafesë I hodhi sheqer Kafes me qumësht Me lugën e vogel E përzjeu piu kafen Dhe vuri filxhanin mbi tavolinë Pa më folur Ndezi një cigare ëri rrathë Me atë tym Shkundi hirin Në taketuke Pa më folur Pa më shikuar U ngrit Vuri kapelen në kokë Veshi xhaketën e shiut Sepse binte shi Dhe doli jashtë Nëpër shi Pa një fjalë Pa më shikuar Dhe unë Futa kokën Mes duarve Dhe qava.KultPlus.com
QKRMT-ja nderon Prokuroren Speciale Drita Hajdari me: “Çmimin për Guxim – Vasfije”, çmim për të cilin ka njoftuar organizata QKRMT, shkruan KultPlus.
Ju sjellim të plotë komunikatën e QKRMT:
Këtë vit, në 22 vjetorin e themelimit, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës – QKRMT, nderon Prokuroren, Znj. Drita Hajdari me “Çmimin për Guxim – Vasfije” (Vasfije Courage Award), për përkushtimin e saj në kërkim të drejtësisë për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Themeluar në vitin 2019, ky çmim vjetor nderon individë ose organizata/institucione që kanë treguar guxim, përkushtim dhe udhëheqje të jashtëzakonshme në avancimin e kauzës së mbijetuarve të dhunës seksuale që nga koha e luftës në Kosovë, duke sjellë ndryshime të prekshme në përmirësimin e jetës dhe mirëqenies, si dhe integrimi shoqëror dhe kulturor i kësaj kategorie të cenueshme./ KultPlus.com
Ekspozita tradicionale ‘Ditët e Fotografisë’ këtë vit do ta ndërrojë vendndodhjen, dhe nga Pogradeci do të ‘shpërngulet’ në Tiranë ku do të jetë e ftuar speciale e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit ‘Dea Open Air’ i cili sivjet organizon edicionin e tij tetë.
Ekspozita e sivjetme e ‘Ditët e Fotografisë’ është tematike me titullin ‘Etno 2021’ dhe për kurator ka Ardian Fezollarin i cili ka përzgjedhë 13 artistë, të cilët përmes fotografisë shpalosin vlerat etnografike të mbarë trevave shqiptare nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe nga trojet e Arbëreshëve të Italisë.
Fotografët pjesëmarrës në këtë ekspozitë janë: Allmi Suka, Ahmet Axhushi, Ardian Fezollari, Edison Miraka, Elvi Kote, Evis Imeraj, Fahredin Spahija, Florim Ibrahimaj, Orjeta Myzeqari, Mario Caliva, Salih Jonuzi, Saimir Ahmeti, Shkelzen Rexha. Ekspozita ‘Etno 2021’ do të përcillet me një katalog ekskluziv dhe do të hapet me 15 tetor, në orën 18.00, në ambientet përpara Akademisë së Arteve, në Tiranë./ KultPlus.com
Radio Televizioni i Kosovës i ka paguar mbi 372 mijë euro për pesë vjet një kompanie që s’i ka ofruar asnjë shërbim. Gjithë kjo ka ndodhur shkaku i mungesës së një “R-je”, ku në vend të KRU “Pastrimi”, paratë i kanë shkuar kompanisë “Pastimi”.
Kështu është thënë në mbledhjen e sotme të Komisionit parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere, ku ka raportuar edhe drejtori i RTK-së Ngadhnjim Kastrati.
Kastrati ka thënë se kjo kompani ishte regjistruar në sistem nga një punëtor i RTK-së, i cili tashmë është dënuar për veprimin dhe se paratë i kanë shkuar kompanisë duke pretenduar se është duke i paguar faturat kompanisë rajonale, KRU “Pastrimi”.
Ai tha se këto pagesa kanë nisur në vitin 2008 dhe kanë zgjatur rreth pesë vite.
“Një punëtor tek ne e ka regjistru një kompani, “Pastimi”, pa ‘r’ dhe në mënyrë të vazhdueshme RTK ka derdh para, deri sa është evidentuar. Dëmi është diku rreth 372 mijë euro. Pala me sa e di është dënuar por ne jemi dëmtuar”, tha Kastrati.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, tha se është shqetësuese se si një gjë e tillë ka vazhduar pa u vërejtur nga zyrtarë të tjerë të cilët kanë nënshkruar kontratat.
Ndërkohë, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti tha se është absurde që kjo të mund të vazhdojë për disa vite me radhë pa u vërejtur.
“Një gjë e tillë mundet me vazhdu për 3 muaj, hajde 6 muaj por për 4-5 vjet është absurde. Diku rreth 7-8 mijë euro në muaj është shumë pa u vërejt”, tha ai./infokus/ KultPlus.com
‘Kaloi ti i pari’, ‘jo, jo, ti i pari’, ka qenë ky ‘debati’ mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij holandez Mark Rutte, ndërsa u takuan sot në Samitin e Brdos në Slloveni.
Të dy kryeministrat kërkonin t’i lironin rrugën njëri-tjetrit për t’u futur para, në shenjë respekti, por kokëfortësia i çoi ata thuajse edhe njëherë në fillim të rrugës ku u takuan, pasi ecën mbrapa duke mos pranuar asnjëri të kalonte i pari.
Në fund, ai që u ‘dorëzua’ ishte kryeministri holandez, ndërsa momenti u shoqërua me të qeshura.
Sot nis aplikimi për Lotarinë amerikane. Departamenti Amerikan i Shtetit ka dhënë detaje për të gjithë të interesuarit.
Sipas njoftimit të DASH-it aplikimi nis në ora 12:00 dhe përfundon më 9 nëntor në mesnatë.
“Të gjithë aplikantët e programit të vizave të DV-2023 duhet të gjenden të ligjshëm dhe të marrin vizën e tyre ose të rregullojnë statusin deri në fund të vitit 2023 (30 shtator 2023).Kujdes nga mashtrimet! Disa faqe në internet përpiqen të mashtrojnë klientët, duke u paraqitur si ofrues të informacionit zyrtar të qeverisë amerikane”, njofton Departamenti Amerikan i Shtetit përcjell Klankosova.tv
Informacionet e plota mund t’i merrniKËTU./ KultPlus.com
Aktorja e njohur Igballe Qena në emisionin “Veç Kesh” ka ndarë disa kujtime për Muharrem Qenën e Rexho Mulliqin, të cilët për tri ditë udhëtuan për të shkuar në Mitrovicë, e të cilët kanë përfunduar herë në Kralevë e herë në Beograd, shkruan KultPlus.
Igballe Qena ka treguar se Rexho Mulliqi e Muharrem Qena kanë qenë shokë shumë të ngushtë, të cilët i ka ofruar edhe më shumë: kafja, puna e muzika. Qena këta dy artistë të mëdhenj i ka quajtur bohemë, e cila ka treguar një përvojë të tyre, se duke pirë e duke bërë qejfe nëpër stacione të trenave, për tri ditë nuk kanë arrite të shkojnë në Mitrovicë.
“Nisen prej Prishtinës për Mitrovicë për me hongër pogaçe të nanës, nisen prej stacionit të hekurudhës, aty zakonisht kanë pi deri sa nisej treni”, ka treguar Qena, e cila shpjegon se ashtu të dehur kanë hy në tren, por i ka zënë gjumi dhe se të njëjtit nuk kanë zbrit në Mitrovicë, por kanë përfunduar në Kralevë.
Ajo shpjegon më tutje se Mulliqi e Qena më pas kanë marr trenin tjetër për tu kthyer për Mitrovicë, por kanë vazhduar të pinë e të bëjnë qejfe, dhe sërish e kanë humbur zbritjen në Mitrovicë, dhe kanë vazhduar për Fushë Kosovë. Qena tregon se të dy kanë provuar edhe njëherë të kthehen prej Fushë Kosovës në Mitrovicë, por ashtu të dehur përfundojnë në Beograd. Qena këtë tregim e ka ndarë me shikuesit, duke treguar kështu jetën e dy bohemëve të cilët për tre ditë tentuan të shkojnë në Mitrovicë, por që të njëjtit kanë përfunduar në stacione të ndryshme të trenave. Të dy këta artistë lanë shumë për artin dhe kulturën e Kosovës, ku Rexho Mulliqi njihet më së shumti për këngën “Baresha”, kurse Muharrem Qena për këngën “Oj Hanë”./ KultPlus.com
Sot është hapur Qendra Nacionale e Xhudos në Pejë, ku kanë marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe përfaqësues të tjerë të vendit, shkruan KultPlus.
Presidentja me këtë rast ka nderuar me medalje dy kampionet olimpike, Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën me titullin “Nderi i Republikës”.
Ndërsa Distria është dekoruar edhe me medaljen “Medaljen Presidenciale”, pasi që Nora Gjakova më herët është dekoruar me “Medalje Presidenciale”.
Po ashtu është dekoruar edhe trajneri i xhudistëve, Driton Kuka me “Medalje Presidenciale”./ KultPlus.com
Sot është hapur Qendra Nacionale e Xhudos në Pejë, ku kanë marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe përfaqësues të tjerë të vendit, shkruan KultPlus.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i është drejtuar tri të artave se pikërisht këto vajza ia zbardhën fytyrën një kombi të tërë. “Na keni bërë krenarë, mburremi me sukseset e juaja”, ka thënë mes të tjerash presidentja Osmani.
Kurse kryeministri i Kosovës ka njoftuar me këtë rast se në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë së Kosovës, Majlinda Kelmendi do të shpallet “Qytetare me vlera të veçanta”.
Pas përurimit të këtij institucioni, tri të artat e Kosovës në xhudo: Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi janë parë së bashku me presidenten e vendit Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti duke e shijuar këtë moment./ KultPlus.com
“Igrale se delije!” – gjurma e pashlyeshme e çorodisë serbe, apo shqiptare?
Apo është vetëm Ballkani!
Ballsor Hoxha
Kur flasim për muzikë, shqiptare, apo serbe, e ballkanase, a flasim për muzikë turke në të vërtetë, apo kjo edhe mund të dallohet në kombësi të veçanta? A ka muzikë shqipe? Serbe? Qoftë edhe turke? Në fund, duke kaluar përtej muzikës, çka është kultura? Ndalesë, apo kompleks më i lartë i njeriut?
Në anën tjetër, ne vazhdimisht thirremi në të vërtetën. Si shqiptarët nga Kosova, serbët, e shqiptarët në Shqipëri. Por sa i përket të të vërtetës, është një paradoks, duke qenë se edhe e vërteta, qoftë edhe më e thjeshta, është padrejtësi! Në fund është zgjedhje, dhe qëllim!
Nëse – tash – është jeta jonë, si mund të jetë ajo jashtë të shkuarës. Thënë saktë, nëse ka një tash, apo për të hapur fenomenin në diskutim: nëse ka një Bregoviq sot dhe tash, ku ishim ne? Ku ishte e tashmja jonë në ish – Jugosllavi? Ngjanë edhe banalitet kjo pyetje, por edhe është pak e komplikuar, por ta shohim me një pyetje tjetër: çka ka ndodhur me Bregoviqët tanë nga e shkuara – tash -?
Nëse një herë Bregoviq, dhe miku i tij i ngushtë Kusturica, ishin yje të konsumit tonë kulturor, qoftë të imponuar, të kufizuar, apo edhe të zgjedhur, çka ka ndodhur me po të njëjtit në ne? Nëse – tash – është jeta jonë, ne në këtë të njëjtën jetë bartim edhe Bregoviqët dhe Kusturicat e të kaluarës. Aq më shumë jemi të ndërtuar dhe të formësuar nga shprehjet e tyre! Dhe, për t’u kthyer në fillim, në (padrejtësinë) e të vërtetës sonë, urrejtja, injorimi, dhe në fund edhe pëlqimi i Bregoviq janë zgjedhje e jona, dhe është qëllim i joni!
Tash, apo thënë shumë më saktë prezenca që e ndërtojmë – tash – është degjenerim i të shkuarës, është vetë e shkuara. Është kompleks i të shkuarës, apo thënë më saktë i të shkuarave.
“Igrale se delije, na sred zemlje Srbije” (kishin luajtur delitë në mes të vendit të Serbisë!)!
Pra, a jemi tradhtarë, a jemi të depersonalizuar, a jemi patriotë në padrejtësinë e të vërtetës sonë? Apo jemi thjeshtë hipokritë? Mohojmë jo vetëm shijet tona të të shkuarës, apo qoftë edhe imponimet e të shkuarës, e edhe refuzimet (estetike, patriotike) dhe – përkatësinë – tonë.
Para se të shpallet tradhtia këtu, të pyetemi, a janë Korça dhe Organizatorët e saj bashkë me Edi Ramën, tërësisht të depersonalizuar? Apo drejtësia (lexo: padrejtësia) e të vërtetës sonë është e nxënë brenda qëllimeve tona?
“Igrale se delije, na sred zemlje Srbije!”
Për të përfunduar këtë hyrje, le të marrim në konsideratë: çka do të thotë Madhërimi i Enver Hoxhës ndër të shumtën e Kosovarëve? Apo thënë saktë, çka do të thotë kjo për Shqiptarët e Shqipërisë?
Filmi “Underground” dhe Emir Kusturica (zona e shpirtit modern serb)
Përsëritja e problemit të magjepsjes së një mase të shqiptarëve të Shqipërisë me muzikën serbe, dhe aq më shumë mungesa dhe dialogu ndërmjet nesh për këtë, janë fenomen që ka krijuar dhembje nga keqkuptimi, por jo vetëm në elitat dhe në “të informuarit”, aq më shumë kjo ka goditur masat e gjera. Aq më shumë ky fenomen duke qenë kompleks i thellë është shumë vështirë të shpjegohet thjeshtë dhe për të gjithë!
Magjepsja e një mase të shqiptarëve në Shqipëri me Goran Bregoviq dhe me muzikën e tij, është kompleks gjithëkombëtar, dhe aq më shumë fenomen (jo problem) tejet i thellë, jo vetëm i shqiptarëve, si në Kosovë dhe po ashtu edhe në Shqipëri. Është kompleks edhe për serbët (paradoksalisht, dhe në ironi, vetë koncerti i Bregoviq në Shqipëri është problem edhe për serbët, për arsyen banale se një personalitet i madh i kulturës së tyre bën muzikë në Shqipëri!).
Por le të marrim në konsideratë tërë stratan e këtij fenomeni. Muzika e Bregoviq, është thellësisht e ndërlidhur me filmin dhe aq më shumë me shpirtëroren dhe artistiken serbe.
Dhe ka një gjë tejet interesante në këtë mes duke marrë shembull filmin serb. Kur vjen fjala tek serbët dhe filmi i tyre, dhe më ekzakt filmin e Kusturicës, shqiptarët kosovar e shohin një gjë krejtësisht traumatike. Dhe atë jo vetëm në kuptimin e ngushtë të saj – të luftës që kemi pasur, por aq më shumë në – shthurjen serbe – përtej kulturores! Por përtej apo prapa, në çka? Ose, le ta përgjithësojmë duke pyetur: çka është natyra (lexo: e egra), e çka është kulturorja? Apo ku është dallimi mes tyre?
Është pikërisht këtu ku edhe mëton filmi serb, filmi i Kusturicës, filmi i shthurur! Në këtë dhembje të kësaj ndalese që quhet kulturë. (Dhe kjo bazuar në teorinë e Jacques Derrida, shih Writing and Difference dhe Of Gramatology të tij; dhe Derrida duke cituar Claude Levi Strauss: se kultura fillon me ndalimin e natyrores! Apo thënë saktë me ndalimin e incestit! Kjo duke krijuar tërë dhembjen, paradoksin, vuajtjen dhe kulturën e njeriut, duke qenë se edhe incesti e edhe e natyrshmja janë universale! Derisa kultura është një Publike, shpikje e njerëzimit!). Dhe, më tutje, çka ka të bëjë kjo me filmin e Kusturicës, filmin Undeground të tij, dhe aq më shumë me Goran Bregoviqin, shqiptarët e Shqipërisë, dhe të Kosovës?
Le të kthehemi edhe një herë tek – shthurja – që mëtohet dhe që kërkohet në filmin e Kusturicës. Ajo në regjinë e tij gjithnjë reprezantohet si dhembje, si ambivalente dhe si konflikt ndërmjet njeriut të kulturuar dhe njeriut sipas natyrës, si – serb. Serbi është i reprezantuar si njeri i nxënë brenda konfliktit të njeriut, ndërmjet instinktit, dhe të kulturores. Kjo është e prerë, aq më shumë, në disa shenja të filmit të Kusturicës: 1. Në reprezantimin e gjithhershëm të – seksit – si urrejtje, si luftë, dhe saktësisht si hakmarrje (shih “Babai në udhëtim zyrtar”; “A të kujtohet Doli Bell”; “Uderground”, etj); 2. Përmes ‘zonimit’ të përmbajtjes së filmit brenda kufirit të të neveritshmes dhe brutales, të “jetës së rëndë – serbe”; 3. Në mënyrë direkte duke reprezantuar vështirësinë e të qenit – serb – përmes “kujdesit” ndaj romëve dhe transferencës dhe kundër transferencës së simbolikës së jetës së tyre në vetë serbët; dhe 4. Muzika e cila më së qarti reprezenton degjenerimin artistik, shthurjen dhe – çarjen – (postmoderniste të nisur nga Derrida, të prezentes – aktuales), në burimoren (origjinaren) e saj. Që do të thotë – çarjen – e masave muzikore në “natyroren” serbe/ballkanase, si burim, dhe aq më shumë si interpretim vetanak.
“Idologija i religija se bavi sirotinjama, ja sebi sudim” (ideologjia dhe religjioni merren me të varfrit, unë i gjykoj vetë vetes!) – thotë aktori Pavle Vuijsiq në filmin e Kusturicës “A të kujtohet Doli Bell”.
Kjo fjali është ekzakt sjellja, kognicioni kombëtar dhe gjykimi serb, jo vetëm ndaj të tjerëve por sidomos ndaj vetes.
Por, nga vjen argumenti, drejtësia dhe gjykimi – serb?
Në filmin “Underground” të Kusturicës, i cili është përpjekje qoftë në dëshpërim e qoftë në të qenit i bindur deri në ekstrem, në të drejtën – serbe –, por edhe në fajin dhe aq më shumë pafajsinë – serbe, argumenti i këtij faji dhe pafajësie serbe është i ndërtuar përkrah Fajtorit të Vetëm – Fashistëve Gjerman. Apo siç thuhet në serbishte të “dezurni krivac” (fajtori kujdestar)! Në këtë film, në të vërtetë e tërë fajësia serbe është një traumë e ardhur nga fashistët! Por, kjo është ekzakt – narcizmi i viktimës. Narcizmi ballkanik i viktimës, dhe narcizmi i viktimës si argument për “t’i gjykuar vetë dhe vetëm, vetes”!
Ky narcizëm i viktimës i shprehur në Serbët dhe në të gjithë Ballkanin është pikërisht e drejta për të qenë ‘ndryshe’, qoftë si shqiptar, e qoftë si serb. E drejta për çdo gjë, në të vërtetë. Dhe atë gjithherë përballë fajtorit kujdestar. Përballë pafajësisë derisa ka një fajtor në të përhershmen. Qoftë Turqia, Fashistët, serbët, apo edhe vetë shqiptarët.
II
Goran Bregovic – përkujtues i sindromit tonë të Stokholmit, apo artist (dhe edhe patriot i kombit të tij)
Çka është muzika e Bregoviq? Serbe? Rome? Apo është paradoksi (aporia) e asaj që reprezanton prezentja? (kjo e fundit duke iu referuar fillimit të këtij punimi rreth të asaj që u cek si – tash -). Ajo është rrënjësisht e dy burimeve tërësisht paradokslale, apo thënë saktë asimilim i muzikës turke në skemën rome, e cila më tutje kalon në asimilim të këtij artisti.
Apo, të shtrojmë këtë problem më ndryshe: a është muzika e popujve të Ballkanit një dhe e vetmja: muzikë me burim në turke? Apo është brikolazh i shprehjes dhe shpirtit Ballkanas në pandashmërinë e kulturores dhe të ndër-kulturores së Ballkanit?
Kolektivi, populli e shoqëria që është pre e narcizmit të viktimës, e që janë prej sllovenëve e deri tek ne shqiptarët (duke përfshirë të gjitha viktimat e ‘pandashmërisë së Ballkanit’, pra edhe bullgarët e grekët), u tha se gjithherë mirëmban një fajtor kujdestarë (siç e thonë vetë serbët), dhe në këtë të drejtën për t’i gjykuar vetë vetes. I tërë shpirti dhe vetëdija e tij/saj është ajo që në psikologji njihet si borderline disorder, e më tutje në psikopati, etj.
Kur viktima, qoftë si kolektiv, apo si individ, nuk arrin të tejkalojë ritualin e sulmuesit (perpetrator nga anglishtja), ajo përbrendëson ritualin e dhunuesit dhe me këtë luan vetë dhunuesin në jetën e saj. Dhe nuk ka shembull më ekzakt i po të njëjtës që u tha se vetë një nga këngët më të rëndësishme serbe, këngë patriotike dhe historike serbe “Igrale se delije”:
Igrale se delije (kishin luajtur delitë!) në mes tokës së Serbisë! Etj
Por ajo që do të thotë në të vërtetë kjo fjali, është se “kishin vallëzuar”, apo që “kishin hedhur valle delitë”. Së pari është e qartë se delitë kanë qenë turma ushtarësh, e që nuk është me rëndësi këtu (gjë që është një prej komplekseve më të thella dhe më të mëdha në vetëdijen dhe kulturën serbe e gjë që edhe ashtu është një prej debateve më të mëdha serbe). Në të vërtetë kjo është gjurma ekzakte (derridiane dhe freudiane), e shpirtërores, apo psikës serbe të ndërtuar bashkë me dhunën e përjetuar, ndër-kulturoren, dhe me ngadhënjimin serb ndaj skllavërisë prej otomanëve. Më tutje, aq është e thjeshtë, sa që duket banale, shprehja “igrale” (kishin luajtur, luan, luaj etj), për shprehjen kishin vallëzuar, që përdoret tek të gjithë popujt e Ballkanit e që vjen pikërisht nga Otomanët. Dhe në fund, konflikti, aporia, e shpalljes së “pavarësisë”, “trimërisë”, dhe të shpirtit/psikës serbe me pikërisht një prej turmave më të liga të ushtrisë otomane (në të vërtetë kjo është edhe më ekzakte në sjelljen e ushtrisë serbe në luftërat e fundit, duke qenë se delitë kanë qenë të njohur për kallje dhe përzënie të popujve e shoqërive në ushtrinë otomane, apo ka qenë urdhri dhe detyra e tyre!).
Prej këtu, le t’i kthehemi muzikës së Goran Bregoviq, për të dalë në konfliktin dhe kompleksin shqiptarë ndaj serbes dhe asaj që reprezanton shpirti serb.
Të gjitha masat dhe dromcat të cilat shprehen në këtë muzikë dhe prej kësaj muzike janë po e njëjta filozofi, teknikë dhe aq më shumë interpretim i kulturës, sikur edhe filmi i Kusturicës. Është degjenerim “artistik” dhe “ e drejtë për t’i gjykuar vetes”, apo thënë thjeshtë asimilim i të jashtmes së kolektivit të tyre në interpretimin e huazuar turk dhe romë, në serben. (Në të vërtetë Kusturica, Bregoviq e personalitete të njohura të ish – Jugosllavisë kanë qenë në të njëjtën shkollë shtetërore!).
Muzika e Bregoviq, në zhanrin dhe profilin e saj është krejtësisht e zakonshme (shih për këtë vetë bashkëpunëtoren e saj turke Sezen Aksu; apo edhe vetë këtë zhanër, përafërsisht, të muzikës shqipe si Kapsamun; Eda Zari; e sigurisht edhe Elina Duni. Apo, për më shumë e për më Underground të vërtetë shih muzikën e kosovarit rom …???)).
Ajo që është e rëndësishme dhe e theksuar në muzikën e Bregoviq është pikërisht ‘spektakli’ i asaj që u nominua si ‘borderline’, vetë degjenerimit, apo edhe më tutje, spektakli i asimilimit të të jashtmes në serben. Asimilimi si degjenerim! Degjenerimi si spektakël!
Dhe, është pikërisht kjo që e përndezë, e atashon, dhe e kapë në ‘zgrip’ dëgjuesin, jo vetëm atë serb, por edhe ata ballkanas në përgjithësi – spektakli i degjenerimit.
Por ky spektakël, në të vërtetë është pikërisht – çarja -, shpërthimi tutje, apo prapa në të – egrën – (natyrën), tej kulturores. Dhe atë në degjenerim. Është sikur shpërthim tej ndalesës së incestit, apo për të qenë më i butë, sikur shpërthim tej ndalesës së kulturës dhe të asaj që tashmë është përkufizuar si – humane -.
Edhe shqiptarët janë – serbë! Apo edhe shqiptarët dinë të ‘degjenerohen’ – Përfundim
Çka do të thotë kjo tradhti?! Thotë, në tërë këtë paradoks, se edhe shqiptarët festojnë! Festojnë pikërisht si duan dhe atë që duan të festojnë. Qoftë këtë – çarje – degjenerim të të shkuarës në të tashmen bregoviqiane; apo këtë shprehje të brikolazhuar (në kuptimin e saj të parë, pra nga Claud Levi Strauss) në një shpirt të uzurpuar nga romët e Ballkanit në serbe.
Ata festojnë, përpos tjerash, pikërisht edhe narcizmin e tyre, narcizmin e tyre të të qenit viktimë. Dhe të viktimizuar. Qoftë në Kosovë dhe qoftë në Shqipëri. Në të parën si urrejtje, dhe në Shqipëri si festë, dhe depersonalizim ndoshta (sigurisht jo në totalitetin e këtyre shoqërive!).
Edhe urrejtja është festë! E këtë e dëshmon Ballkani më së miri. E dëshmon në të ushqyerit e saj, dhe aq më shumë në mirëmbajtjen e saj.
Apo, aq më keq dhembjen. E festojmë dhembjen!
Apo, edhe më keq, e harrojmë atë! Apo turpin e kësaj e hamë me bukë e me birrë! (siç thotë populli!)./ KultPlus.com
Plácido Domingo është vlerësuar sot nga Presidenti Meta me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.
Presidenti Meta ka vlerësuar sot tenorin me famë botërore, Plácido Domingo me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”. Ai u shpreh se Domingo ishte një ndër personalitetet më të shquara ndërkombëtarisht, si dhe një ikonë e gjallë e artit dhe muzikës botërore.
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta vlerësoi tenorin e famshëm botëror, Plácido Domingo Embil me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” “Në nderim dhe mirënjohje ndaj tenorit të jashtëzakonshëm me famë ndërkombëtare, i cili ka shkëlqyer me intepretimet e tij virtuoze në skenat operistike të mbarë botës. Me përulje të thellë për shembullin frymëzues, fisnik dhe artistik, duke na nderuar me praninë dhe interpretimin e tij të paharrueshëm në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës së Baletit dhe Ansamblit Popullor shqiptar.”
Në fjalën e Tij përshëndetëse drejtuar maestro Domingos, artistëve dhe personaliteteve të artit dhe muzikës të pranishëm në ceremoninë e dekorimit, Presidenti Meta u shpreh:
“Ceremonia e sotme është një event i veçantë, pasi i kushtohet një prej personaliteteve më të shquara ndërkombëtarisht, një prej ikonave të gjalla të artit dhe muzikës botërore, tenorit të njohur Plácido Domingo.
Platoni ka thënë: “Muzika i jep shpirt universit, i jep krahë mendjes, i jep fluturim imagjinatës dhe i jep jetë gjithçkaje.”
Maestro Domingo e ka përcjellë këtë atribut dhe mision të muzikës, jo vetëm në skenat më prestigjioze të botës, por edhe për miliona e miliona artdashës anë e mbanë globit.
‘Publiku është pjesë e jetës sime reale. Atmosfera e teatrit është oksigjeni im.’ – ka thënë maestro Domingo, dhe ky njehsim kaq i fortë midis jetës dhe muzikës është shijuar edhe nga artdashësit shqiptarë, duke admiruar performancat e tij sublime dhe duke u mahnitur me zërin e tij të jashtëzakonshëm.
Ky artist i përmasave të tilla ka shërbyer edhe si frymëzim për sopranot dhe tenorët shqiptarë të cilët kanë nderuar dhe e nderojnë vendin tonë me suksesin e tyre botëror, si Inva Mula, Ermonela Jaho, Saimir Pirgu, e shumë të tjerë, me të cilët maestro Plácido Domingo ka bashkëpunuar ngushtësisht.
I mahnitshmi Plácido Domingo edhe pas gjashtëdhjetë viteve karriere si tenor, me një repertor prej më shumë se 150 rolesh e mbi 4 mijë shfaqjesh, si një artist i shumanshëm me ndikim të madh në historinë e operës, një dirigjent i mbi 500 veprave dhe administrator operistik i shkëlqyer, vazhdon edhe sot të përçojë mrekullinë e zërit të tij tek artdashësit në mbarë botën.
Ishte një privilegj i veçantë ta kishim këtë ikonë të muzikën edhe në skenën shqiptare e të ndiqej nga afër prej artdashësve tanë.
Është privilegj i veçantë edhe për mua si Presidenti i Republikës që të vlerësoj sot një figurë kaq madhore dhe të rëndësishme të muzikës dhe operës botërore duke i akorduar atij Titullin e lartë ‘Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut.’
Nuk mund të gjenim një Titull më të mirë vlerësimi, që mban emrin e Heroit tonë Kombëtar, i cili vazhdon edhe pas kaq shekujsh të jetë frymëzim për rrugën europiane të Shqipërisë.”
Pas 5 viteve në rikonstruksion, Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit, është inaguruar me një program të pasur artistik. Tenori Placido Domingi ishte një i ftuar special i mbrëmjes./ KultPlus.com
Nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, të enjten pritet të largohen rreth 117 shtetas afganë, të cilët ditë më parë ishin strehuar në Kosovë, merr vesh Radio Evropa e Lirë nga burimet brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Destinacioni i grupit të parë që pritet të largohet thuhet të jetë Britania e Madhe.
Ky grup që po largohet, deri më tash ishte i strehuar në kampin Bechtel-Enka në Ferizaj. Në këtë kamp ishin të strehuar shtetas që kanë punuar me forcat e NATO-s në Afganistan.
Këta shtetas afganë erdhën në Kosovë pasi nuk ishin të sigurt më në Afganistan, kur vendi ra në duart e talibanëve.
Në Kosovë, deri të hënën në mesditë, kanë arritur 971 refugjatë afganë.
Në kampin Bechtel-Eenka në Ferizaj ishin të vendosur rreth 810 refugjatë, kurse 161 në kampin amerikan Bondsteel, po ashtu në Ferizaj.
Më herët, autoritetet kosovare kanë bërë të ditur se do të strehojnë rreth2,000 shtetas afganë të cilët kanë punuar me Shtetet e Bashkuara dhe me shtetet anëtare të NATO-s.
Sipas ligjeve në fuqi, Kosova u ka dhënë qëndrim të përkohshëm deri në një vit.
Për dallim nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, ku afganët që po gjejnë strehim atje janë të lirë të lëvizin jashtë hapësirave ku ata janë të vendosur, për afganët që strehohen në Kosovë ka masa më të rrepta të sigurisë./KultPlus.com
Mbrëmja e djeshme shënoi çeljen e ambienteve të reja të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Ngritja e siparit përcolli jo vetëm një pamje të re të objektit 60-vjeçar të artit, por edhe emocion për artistët e artdashësit.
Një mbrëmje gala ku ishin të ftuar personalitete të rëndësishëm të pritur nga zërat e mahnitshëm të sopranos Ermonela Jaho e legjendës së operës, Placido Domingo, ishte ngjarja e madhe pas rikonstruksionit total të strehës së artit. Në të, mori pjesë edhe Kryeministri Edi Rama, i cili ndau disa foto nga shfaqja. Kryeministri u shoqërua nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.
“Mirmëngjes dhe me disa momente nga mbrëmja emocionuese e ngritjes së perdes së Teatrit të Rilindur Kombëtar të Operas dhe Baletit, ku talentet e Shqipërisë lirike shkëlqyen mrekullisht përreth yllit të Ermonela Jahos e Placido Domingos, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi ai në Facebook./tv klan/ KultPlus.com