Qeveria e Kosovës sot ka prezantuar masat e reja lehtësuese kundër COVID-19.
Me vendimin e ri është lejuar mbajtja e dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës, shkruan gazeta express.
Të gjitha këto do të mbahen deri në orën 23:00.
“Organizimi i dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës, është i lejuar me kusht që të shfrytëzohet 30 për qind e kapacitetit të hapësirës(30 persona për 100m2), por jo më shumë se 200 të ftuar në rastet kur 30 për qind e kapacitetit të hapësirës tejkalon këtë numër”, thuhet në njoftim. Distanca në mes të tavolinave duhet të jetë 3 metra.
Për mbajtjen e dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të matures, obligohet respektimi i udhëzuesit të veçantë për ahengje./ KultPlus.com
Edicioni i 14-të i Festivalit “Painisti i Ri’, që u mbajt në Prizren, po konsiderohet si një ndër edicionet e suksesshme të këtij festivali, pasi që në këtë garë u sfiduan 150-të pianistë, shkruan KultPlus.
Në mbrë;mjen finale ishte i pranishëm edhe Albin Kurti, kryeministri i Republikës së Kosovës i cili në këtë mbrëmje ishte i shoqëruar edhe nga ministri i Ministrisë së Kulturës Hajrulla Ceku, dhe Sazan Cuakj, nga Komuna e Prizrenit.
“Interesimi në rritje i pianistëve të rinj dhe progresi i tyre ndër vite, është shtysë që festivali “Pianisti i Ri” të vazhdon traditën në profilizimin e pianistëve premtues. Një falenderim i veçantë i shkon Komunës së Prizrenit për mbështetje, shkollës së muzikës “Lorenc Antoni” për bashkëpunimin, si dhe jurisë profesionale për vlerësimin: Herton Mikeli, Shkelzen Baftiari dhe Gent Kumnova”, ka thënë Vlora Baruti, drejtoreshë e këtij festivali.
Ndërkohë, më të suksesshmit e këtij edicioni dolën këta pianistë: Çmimi i I-rë “Pianisti i ri 2021” (300€) – Ledian Shala, çmimi i II-të (200€) – Riola Susuri çmimi i III-të (100€) – Jona Pireva, çmimi “Fahri Beqiri” – Luna Shema, çmimi “DAM Festival” – Ledian Shala. Kurse pjesë organizative e këtij edicioni janë: Vlora Baruti – Drejtoreshë Artistike Agron Shujaku – Menaxher Yllka Shyti – Administratore./ KultPlus.com
Burim Myftiu nga Prizreni vite më parë pati zbuluar se posedon makinën PEZHO 404 të cilën më 1968, aktori kosovarë me famë botërore, Bekim Fehmiu nga honorari i serialit “Tv Odiseja” ia kishte blerë nënës së vet Hedijes, që të mund ta vizitojë Bekimin kudo që ai xhiron, përcjellë KultPlus.
Myftiu thotë se makinën që nga vëllezërit e Bekimit e ka marrë më 1996 e ka shfrytëzuar disa vite por që nga përfundimi i luftës, ajo është në gjendje të mjerueshme dhe kërkon riparim të jashtëm. Makina gjendet në oborrin e shtëpisë së tij në Prizren dhe shpreh gatishmërinë që atë dhuroj për ekspozim në ndonjë hapësirë në qendër të Prizrenit apo në kuadër të Muzeut kushtuar Bekim Fehmiut, që do të duhej të hapej në këtë qytet, si shenjë kujtimi të aktorit të madh.
“Për riparimin do të duhej të shfaq interesim Komuna e Prizrenit apo edhe firmat private e individ. Të interesuarit le të lajmërohen personalisht mua në Messenger”, pati shkruar Myftiu me shpresë se makina do të merrte trajtimin e duhur e do të zinte vendin e merituar.
Edhe sot, Burim Myftiu ka konfirmuar për KultPlus se situata është e njëjtë edhe më tej, dhe se për ruajtjen dhe investimin në këtë makinë të aktorit të madh Bekim Fehmiu, është duke pritur nga institucionet kulturore në nivel qëndror, por edhe nga Komuna e Prizrenit.
Por, kjo makinë e Bekimit deri më tani ka mbetur në mëshirën e kohës. Nga Komuna e Prizrenit është premtuar se makina do të riparohet e do të ekspozohet në qendër të qytetit, por kjo ende nuk ka ndodhur! / KultPlus.com
Kuadrot e para profesionale të shumë fushave në Kosovë janë formuar vetëm pas Luftës së Dytë Botërore.
Kjo vlen edhe për arkitekturën, meqë arkitekti i parë i shkolluar në Kosovë erdhi si i diplomuar nga Universiteti i Beogradit, vetëm në vitin 1958. Ai ishte Bashkim Fehmiu, vëllai i aktorit të mirënjohur Bekim Fehmiu.
Me t’u kthyer në Prishtinë, Bashkim Fehmiu do të bëhej themeltar i disa prej institucioneve kyçe që lidhen me arkitekturën në Kosovë, si Enti i Urbanizmit të Prishtinës, para se të përfshihej si ligjërues në Universitetin e Prishtinës derisa u pensionua më 1991.
Bashkim Fehmiu ka projektuar kampusin e Universitetit të Prishtinës, lagjet “Dardania”, “Ulpiana” dhe “Bregu i Diellit” të Prishtinës, hotelin “Grand” dhe të tjera projekte arkitekturore e urbanistike në Kosovë. Ai ka vdekur në vitin 2008, por Bashkim Fehmiu vazhdon të kujtohet si një prej arkitektëve më të shquar që ka pasur Kosova./ KultPlus.com
Mbi gjashtëdhjetë pjesëatër të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të shoqëruar edhe nga Ministri i Ministrisë së Mbrojtjes Armend Mehaj, kishin zënë vendet në Skenën e Vogël të Teatrit Kombëtar të Kosovës, dhe me emocion prisnin të shihnin nga afër lojën e aktorëve në shfaqjen “Pa mua”, me tekst të Samuel Becket, e që për publikun e Kosovës ka ardhë shfaqje e ndarë në dy pjesë, pjesa e parë me regji të Shkurtë Aliut, kurse pjesa e dytë me regji të Alban Beqiraj.
Ishte një ndërlidhje jo e zakonshme në ambientin e Teatrit Kombëtar të Kosovës, ku një audiencë e tërë ishte me uniformë, përderisa mjeshtërisht, në dërrasat e skenës, rolit të saj i jipte shpirt aktorja Donika Ahmeti, e në pjesën e dytë me rolet e tyre luajtën; Rajmonda Ahmetaj, Afrim Muçaj dhe Labinot Rraci.
Shkurtë Aliu në lidhje me këtë paraqitje para pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës u shpreh të jetë entuziaste, pasi që sipas saj, edhe më herët kanë pas audiencë nga ushtarët, por që kanë ardhë në mënyrë individuale, por që një shfaqje të prezantohet enkas për një audiencë të tillë, sipas saj është hera e parë.
“Ideja ishte e imja, dhe përgjigja ishte e menjëhershme edhe nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes, ishte një emocion i veçantë”, ka thënë Aliu për KultPlus.
Kurse ministri Armend Mehaj është shprehë se iniciativa të tilla do të mirëpresin edhe në të ardhmen.
Shfaqja “Pa mua”, kishte premierën në muajin shkurt, kurse tashti vazhdon reprizat në kuadër të repertorit të TKK-së./ KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, realizoi fotosesion për numrin e ri të revistës së famshme “ODALïSQUE MAGAZINE”, në të cilën erdhi me një fotosesion të veçantë me ngjyrat bardhë e zi.
Ava Max u fotografua e veshur me një kostum të zi, ndërsa flokët i kishte lëshuar dhe bërë kaçurrele.
Ajo dukej atraktive në këto imazhe, për të cilat pranoi komente pozitive nga ana e fansave të shumtë të saj.
Ndryshe, artistja ka bërë të ditur se është duke punuar për disa projekte të reja, të cilat shumë shpejt do të dalin në treg. / KultPlus.com
Sopranoja e njohur kosovare Elbenita Kajtazi është në përgatitjet e fundit të paraqitjes së saj në BBC Cardiff Singer of the World, konkurs që do të nisë më 13 qershor, shkruan KulPlus.
Por e veçanta e kësaj paraqitje të sopranos kosovare është se do të prezantojë edhe veprën e Avni Mulës “Agimet Shqiptare”, që sipas Kajtazit është këngë që e prekë thellë në shpirt.
KultPlus ju sjell të plotë njoftimin e Kajtazit për këtë garë të jashtëzakonshme.
Sot ishte dita e 5 që kur jam e karantinuar në një hotel në Cardiff – Wales, përpara kam edhe 5 ditë të tjera e izoluar në këtë dhomë hoteli!
Nuk e kam marrur aspak negativ faktin që duhet të rri e mbyllur 10 ditë përpara se të filloj konkursi BBC Cardiff Singer of the World sepse fakti që jam vetëm dhe e izoluar po më ndihmonë shumë që të fokusohem e të parapërgatitem për një garë jashtëzakonisht të vështirë që po më pret nga 13 deri me 19 qershor.
Konkursi BBC Cardiff singers of the world është garë e dyfisht për dy kategori, atë të këngës dhe operës, unë kam zgjedhur të marrë pjesë në të dyja, sepse këngën LIED e dua shumë dhe ndjej gjithmonë shumë kënaqësi kur e interpretoj.
Përzgjedhjën e këngëve e kam bërë me shumë kujdes dhe me kënaqësin më të madhe ndaj me ju faktin që në mesin e BERG, STRAUß, DEBUSSY, BRAHMS, BRIDGE, LISZT, RACHMANINOFF, kam zgjedhur edhe këngën shqipe “Agimet Shqiptare” të kompozuar nga AVNI MULA. “Agimet Shqiptare” është këngë e cila më prek thellë në shpirt sa herë e këndoj, ndjej që me çdo notë e çdo fjalë mund të shpreh mallin e madhë që ndjej për atdheun tim.
Ju faleminderit të gjithëve për përkrahjen e uroj të dal faqebardhë e të nderoj gjithë Shqiptarët kudo që janë!/ KultPlus.com
UNUM Festival ka mbledhur të rinjtë në bregdetin e Shëngjinit për të shijuar ritmet e muzikës pranë freskisë së detit.
Në pamjet duket se si janë kujdesur në detaj për paraqitjen e tyre me veshje dhe piktura në fytyrë. Por ka edhe të tjerë që vazhdojnë të shijojnë rrezet e diellit pa u shqetësuar për muzikën apo për festivalin.
Sa u përket masave anti-COVID, të rinjtë duket se e kanë të vështirë që t’i zbatojnë. Festivali ka nisur ditën e djeshme dhe do të zgjasë deri më 7 qershor në plazhin e Ranës së Hedhun në Shëngjin./ top channel/ KultPlus.com
(Bisedë me “Naša Borba”, marrë nga vepra “Zoti nuk është shqiptar”, 1996)
● Kohë më parë morët shpërblimin për libër të vitit. Ku ndodhet momentalisht, krijimtaria shqiptare, në ç’drejtim ecën dhe a ka sot kushte në kosovë për t’u marrë seriozisht me vlera të njëmendta artistike? ► Krijimtaria artistike shqiptare në Kosovë edhe në këto kushte të vështira po dëshmon vitalitetin e saj, jo vetëm të ekzistencës, po edhe të zhvillimit e të avancimit të vlerave. Krijimtaria, në veçanti letërsia, mund të vështirësohet, por është e papengueshme. Krijuesi i mirëfilltë, shkrimtari i mirëfilltë, në të gjitha kushtet dhe në të gjitha situatat është shkrimtar. Tekefundit, krijimtaria artistike shumë herë nuk është rezultat i ndjenjës së mirëqenies. Shkrimtari e prodhon vetë lirinë e vet krijuese, vetë akti krijues është çlirim dhe liri. Është e vërtetë se klima krijuese te ne është e rënduar mjaft, e ngushtuar, e ngarkuar me pasoja të vrazhdta të gjendjes në të cilën ndodhemi. Vlerat që arrijnë të krijohen dhe të ngrihen mbi këto vështirësi e pengesa, japin apriori provë të qëndrueshmërisë së tyre. Autorë vlerash të tilla, si çdo kulturë tjetër, ka edhe krijimtaria jonë dhe ata janë të papushtueshëm Kjo kurrsesi nuk do të thotë se dhuna e represioni të cilat në esencë janë antikulturë dhe anticivilizim, nuk e kanë lënduar ndjeshëm edhe kulturën dhe krijimtarinë tonë artistike, se nuk i kanë dëmtuar ndjeshëm vlerat, sepse, ato atë punë e atë qëllim kanë kurdo që pushteti i njërit i përdor ndaj kulturës dhe identitetit të tjetrit.
● Sa është e kushtëzuar krijimtaria artistike shqiptare nga ngjarjet ditore politike dhe a është e mundur t’u shmanget atyre? ► Klima dhe hapësira krijuese shqiptare këtu janë të rënduara, të ngushtuara, të ngarkuara. Ç’raport tjetër mund të kenë arti e kultura me dhunën, represionin e terrorin policor që janë përherë antipodë të kulturës e të artit? Kushtëzimi është evident. Ky kushtëzim nuk ka se si të evitohet, pasojat s’ka se si të mos ndjehen. Shkrimtari ynë, sikundër edhe të tjerët, nuk mund të jetojë jashtë kohës dhe jashtë jetës së popullit të tij, pra jashtë brengave dhe shqetësimeve dramatike që jetojnë sot shqiptarët në Kosovë, por edhe në vise të tjera të ish Jugosllavisë. Politika këtu nuk është më sferë interesimi e aktiviteti shtresash të caktuara që të mund t’i rrish anash. Ajo mirret me të gjitha dhe me të gjithë duke pasur në shënjestër çdo gjë që bën jetën, identitetin dhe ekzistencën shqiptare. Jeta politike këtu ndodh e kondensuar, e tensionuar, e instrumentalizuar ekstremisht nga tendenca shpërbëijeje të një substrati etnik. Është krejtësisht e kuptueshme përse shqiptarët nuk duan të jenë më vetëm objekt i politikave që do të vendosnin pozitën dhe fatin historik të tyre, ata duan të jenë subjekt esencial dhe i pakapërcyeshëm i vendosjes për pozitën dhe ardhmërinë e vet. Është po ashtu e kuptueshme përse në këtë vorbull vlimesh dramatike dhe vendimtare, intelektualët, andaj edhe shkrimtarët, nuk mund të kundrojnë anash. Kjo, madje as nuk varet më nga ata, varet nga imperativa të cilat nuk i përcakton vokacioni dhe vullneti i tyre.
● Ju ishit njëri nga pjesëmarrësit e dialogut të dëgjuar që u zhvillua në Francuska 7. Ç’ndodhi, në të vërtetë, atëbotë, ku u shfaqën mospajtimet më të mëdha dhe a ishin ato të pakapërcyeshme? ► Konsideroj se ai takim i shkrimtarëve në Beograd ishte i pari dialog mes shqiptarëve e serbëve. Ai ishte fillim i një dialogu i cili nuk u zhvillua dhe nuk u krye. Ishte i drejtpërdrejtë dhe krejtësisht i hapur. Një dialog politik pa politikë, pa rrotulla e retorizma të demagogjisë politike. Ai dialog, ai fillim dialogu, nuk ishte kurrsesi shkak i konfliktit, ishte hapje dhe sheshim i shkaqeve të konfliktit dhe, në esencë, dëshirë që ato të evitohen. Mospajtimet dhe kundërshtitë u hapën. Mirëpo, ato nuk qe e mundur të zgjidhen aty për aty. Ato u thanë sy më sy, pa ngurim e konsiderata të rreme, pa dorëza e komplekse. Dhe nuk u fshehën kurrë më. Ku e merr që ai dialog t’ishte ç’duhej t’ishte: fillim i një dialogu sigurisht të gjatë, të rëndë e të mundimshëm, por konstruktiv dhe qëllimmirë. Megjithatë aty u tha esenca e pozicionimeve të të dyja palëve. Nuk kishim iluzion se me një dialog, me një filiim dialogu, do të zgjidheshin e do të rrafshoheshin mospajtimet të dlat janë të ashpia, të thella dhe të kahershme. Ato as nuk mund të kapërcehen ndonjëherë pa u kapërcyer më parë shkaqet e tyre. Aq romantikë naivë të politikës nuk ishim as ne shkrimtarët. Ne vetëm po fillonim diç të domosdoshme që duhej të gjente vendin, mënyrën dhe vullnetin e mirë të vazhdohej. Krahasoni tani rezultatet e asaj që është dashur të bëhej me këto të kësaj që është bërë tragjikisht mbrapsht! Një gjë mund ta them me bindje të thellë: Mbyllja e dialogut që në fillim të tij ishte fatale. Sado që dialogu ynë atëherë filloi i ndezur e i elektrizuar nga kundërshti të ashpra të interesave e të argumenteve, nga paragjykime e emodone të hrinjuara gjatë kohë, në ffymën dhe në esencën e qëilimit të atij dialogu të rreptë përmes të dlit doemos që do të zbrazej në fillim tërë një akumulim i gjatë e i fshehur mllefesh e urrejtjesh, kishte më shumë kulturë e tolerancë, më shumë prirje për rezonim intelektual e njerëzor, se sa në të gjitha që pasuan. Mirëpo, dialogun e morën në dorë politika; polida, militarizmi. Gjuhën e argumenteve e zëvendësoi gjuha brutale e forcës, e represionit dhe dhunës. Dihet si i zgjidhin ato çështjet mes popujve. Ato thelluan ndarjen e mosbesimin, urrejtjen e egërsuan dhe e bënë patologjike. Mes nesh futën edhe mjaft gjak dhe varre. Tani jemi shumë më larg njëri-tjetrit. Jemi definitivisht të ndarë dhe të larguar. Në mënyrën më të egër, më primitive, më të papajtueshme.
● A ka sot çfarëdo komunikimi a bashkëpunimi të intelektualëve shqiptarë me kolegët e atyre nga ish-Jugosllavia dhe veçmas nga Serbia? ► Ndarja dhe largimi vazhduan të thellohen. Motivet që i shkaktuan dhe pasojat që lanë janë traumatizuese. Të rinjtë dhe një pjesë e madhe e inteligjencisë shqiptare njohën një realitet të hidhur raportesh të cilat nuk i mbanin mend nga golgotat e kaluara shqiptare dhe nuk mund t’i supozonin të mundshëm tani. Dëshprimi qe i madh posaçërisht tek ajo masë e shqiptarëve të cilët kishin investuar mjaft besim dhe bindje se ishte e mundur jo vetëm fqinjësia e mirë, po edhe bashkëjetesa dhe ardhmëria me serbët. Besimi dhe iluzionet u rrënuan gjer në themel: Duke zhveshur shqiptarët nga çdo subjektivitet politik, duke ushtruar kolonizim e ndërrim të dhunshëm të strukturës etnike të Kosovës, duke përzënë nga puna, nga shkollat e nga fakultetet qindra mijëra punëtorë, kuadro, studentë e nxënës shqiptarë, duke serbizuar emra rrugësh, firmash, entesh, institucionesh e toponimesh, duke aplikuar ligje të posaçme diskriminuese si dhe përmes një sërë masash e veprimesh të tjera të dhunës, represionit, diskriminimit, aparteidit e gjenocidit të hapur, Serbia demonstroi në mënyrën më të vrazhdtë variantin dhe modelin e saj të kahershëm se si do ta zgjidhte ajo çështjen e Kosovës e të shqiptarëve, po t’i mbetej në dorë ta zgjidhi. Shqiptarët, të cilët nuk janë më çobanë, argatë dhe sharraxhinj, me sytë e tyre panë dhe njohën te ky model tërë monstruozitetin trishtues të elaboratit famëkeq të një Qubrilloviqi. Një e keqe e posaçme qe fakti se përballë gjithë kësaj, mungoi të dëgjohet zëri i ndërgjegjes së inteligjencisë serbe. Ai zë qe i shurdhër ose i shurdhuar. Nuk ka rëndësi në i mungoi guximi qytetar apo vullneti të dëgjohet. Në mos për të mbrojtur shqiptarët, atëherë për të mbrojtur dinjitetin e vet njerëzor, intelektual dhe kombëtar para vetes dhe para botës. Ishte një fenomen befasues e i palakmueshëm, do të thonim i shëmtuar, një shkak i posaçëm dëshprimi dhe thellimi të mosbesimit e të largimit. Pasojat janë të ndjeshme e të rënda dhe nuk shërohen lehtë. Ato do të jetojnë të thadruara në kujtesë gjeneratash. Dhe, kuptohet, ato lënduan thellë dëshirën dhe vullnetin për komunikim, kuptimin e komunikimit. Tani duhen durim, kohë dhe përpjekje të mëdha e të gjata për të rivënë urat e rrëzuara të çfarëdo kontakti a bashkëpunimi të cilit mund t’i besohet. Në Beograd kam pasur edhe vetë mjaft miq serbë nga fusha të ndryshme të artit e të kulturës. Nuk jemi parë e nuk jemi dëgjuar qëmoti. Nuk dua të besoj se janë bërë të tjerë njerëz, sepse njerëzorja mbetet te njeriu. Më dhimbset kushdo që, me vullnet e vetëdije apo pa to, misionin e vet të artistit e të intelektualit e viktimizion për shkaqe e motive të cilat nuk i bëjnë nder.
● Si i komentoni qëndrimet radikale të intelektualëve të shquar serbë e shqiptarë, me të cilat, krijohet përshtypja, këputen edhe ato pak fije bashkëjetese të serbëve e shqiptarëve në Kosovë, apo ndoshta konsideroni se bashkëjetesa është e pamundur? ► Do të jem krejtësisht i hapur dhe i sinqertë, ndryshe nuk ka kuptim biseda jonë. Pyetja juaj sikur i barazon pozicionimet [pa] dallim mes qëllimeve radikale të njërës dhe të palës tjetër. Ka, dhe dallimi është radikal, pothuaj i pakapërcycshëm: Ndërkohë që radikalistët shqiptarë nuk kërkojnë asgjë më shumë se sa liri, vetvendosje dhe pavarësi për vete, pa i munguar kujt as qimet e flokut, radikalistët serbë kërkojnë zgjidhje militare, dhunë, represion e terror, përzënie të shqiptarëve nga trojet e tyre etnike, ndërrim të dhunshëm të strukturës etnike, kolonizim e serbizim të Kosovës, zhbërje nacionale të qenies së tjetrit. Ky pozicionim, që është manifestim brutal dhe i shëmtuar i errësimit dhe erozimit të ndërgjegjjes nga pasione patologjike të urrejtjes ndaj tjetrit, nuk i bën nder as individit, as artistit e intelektualit, dhe as popullit në emër të interesave “të larta” të të cilit prononcohet.
● A është e mundur bashkëjetesa? ► Kjo është kryepyetja. Kryepërgjegjjen nuk e jep dot individi, e jep populli. Të dy popujt. Mundësitë e bashkëjetesës i provuam bashkë kaq gjatë në histori dhe në të gjitha variantat na doli e padurueshme dhe e pamundur. Dëshmitë e fundit ishin fatale, ishin tragjike. Duket sikur me bashkëjetesën mes popujve dhe me bashkëshortësinë është njësoj. Kur thyhen, thyhen si kupa e qelqtë, nuk ngjiten dhe nuk amohen më. Tani ne shqiptarët duam që, nga bashkëjetesa e keqe, të bëjmë fqinjësi të mirë. Ndoshta të dyja palët jemi më të përshtatshme për të dytën.
● Pos ndonjë tentimi të zbehtë imitimi të dialogut, dialog të njëmendët serbo-shqiptar nuk kishte deri sot. Sa mund t’i kontribuojnë intelektualët e pavarur normalizimit të marrëdhënieve dhe vendosjes së dialogut serioz politik? ► Intelektualët, po qenë intelektualë seriozë, nuk mund të mos jenë të pavarur. Intelektualët, po qenë të pamanipuluar e të painstrumentalizuar nga pushteti e politika, të painfektuar nga sëmundje urrejtjesh nacionale, janë pa dyshim më të miratueshmit të shtrojnë udhën dhe klimën e arsyes e të vullnetit të mirë, të qetësojnë euforitë banale e pasionet nacionaliste, të zbusin e të humanizojnë raportet, të ndërtojnë besimin në nevojën, në domosdonë dhe në mundësitë e dialogut. Kush tjetër pos intelektualëve dhe para intelektualëve. Të dy popujve tanë u uroj që tani, në të hyrë në shekullin njëzetenjë, ta kenë më të mençur kokën sesa pushkën. Artistët shqiptarë, disa vite të fundit, shumë rrallë kanë marrë pjesë në manifestime kulturore në Serbi. Edhe ato pak tentime që u bënë, është përshtypja se u instrumentalizuan nga garniturat politike. Në ca raste, artistët e tillë u shpallën “tradhëtarë” të interesave nacionale. A nuk ju duket edhe kjo pyetje paksa e instmmentalizuar dhe a nuk është më mirë që përgjigjen ta lëmë për kohë më të mira?
● Pas rënies së komunizmit në vendet evro-lindore, ndihet nevoja e krijuesve të tyre për të pushtuar hapësira të reja në rrjedhat kulturore evropiane e botërore. Çfarë është depërtimi i krijuesve shqiptarë në këtë plan? ► Hapja e Shqipërisë ndaj botës, pas aq kohë mbylljeje e izolimi, pas aq kohë vetëmjaftimi që është vetvrasës për kulturën e çdo populli, është hapje e udhëve dhe e vlerave për komunikim kulturor me botën. Po sistemohen përpjekjet të depërtohet me vlerat më të mira. Vlera te tilla ka nga shumë fusha të krijimtarisë dhe rezultatet, jo vetëm me një Kadare, janë kurajuese. Kurajim, vetëvetiu, na përket edhe ne këtu sepse një është kultura shqiptare./ KultPlus.com
Të hënën prej orës 19:30 do të prezantohet premiera e shfaqjes “Ditëlindja” (Djali im vetëm ecë pak më ngadalë”, shfaqje nga Ivor Martinic, por që për publikun kosovar vjen me regji të Ilirjana Arifit, shkruan KultPlus.
Në këtë shfaqje, me rolet e tyre luajnë: Rebeka Qena, Labinot Raci, Igballe Qena, Bislim Muçaj, Sheqerie Buçaj, Florenta Bajraktari dhe Alketa Sylaj.
Nga Teatri “Dodona”, bëjnë të ditur se skenografinë dhe kostumet e kësaj shfaqje i ka punuar Theranda Sertolli, kurse dizajnin e dritave, Skender Latifi.
Kjo shfaqje është mbështetur nga Komuna e Prishtinës, kurse premiera është vetëm me ftesa, kurse repriza e parë është më 8 qershor./ KultPlus.com
We The People”, quhet seriali i animuar i “Netflix”, në të cilin këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Bebe Rexha do të jetë pjesë. Krijuesi i “Doc McStuffins”, Chris Nee, është ribashkuar me ish-presidentin Barack Obama dhe “Higher Ground Productions” të Michelle Obamas për serinë e animuar të Netflix, “We the People”.
Seriali prej 10 episodash i Nee, i prodhuar nga Kenya Barris, ndërthur muzikë dhe animacion për të edukuar një brez të të rinjve amerikanë.
Seriali përmban këngë origjinale të interpretuara nga artistë si HER, Janelle Monae, Brandi Carlile, Lin-Manuel Miranda, Adam Lambert, Cordae, Bebe Rexha, KYLE, Andra Day dhe poeten Amanda Gorman. Çdo episod, i cili përdor një ndërthurje të stileve të animuara, është një thirrje për veprim për të rimenduar, si një gjë të gjallë që merr frymë dhe për të rikonfirmuar të kuptuarit e asaj që do të thotë qeveri dhe qytetari në një botë moderne.
Përveç Barack dhe Michelle Obama, Tonia Davis dhe Priya Swaminathan janë pjesë e “Higher Ground”. Edhe Ada Chiaghana, Erynn Sampson e PeeDee Shindell. “We the People”, i cili do të publikohet më 4 korrik në “Netflix”, drejtohet nga Peter Ramsey, Trisha Gum, Victoria Vincent, Benjy Brooke, Mabel Ye, Tim Rauch, Jorge R. Gutierrez, Daron Nefcy, Everett Downing dhe Kendra Ryan.
Seriali do të bëjë debutimin e tij botëror në “AFI DOCS” më 24 qershor. Këtë lajm Bebe e ka ndarë në rrjetin e saj social Twitter ku shprehet shumë e lumtur që do të jetë pjesë me këngën e saj “American Citizien”
Rikujtojmë, se në një intervistë të dhënë së fundmi për “The Daily Star”, Rexha ka folur edhe një herë tjetër për traditat shqiptare, ama kësaj rradhe për ato që i pëlqejnë më pak. Artistja zbuloi se si ashtu si mamaja e gjyshja e saj edhe atë donin ta martonin në moshë të re, sipas traditës shqiptare./ Konica.al/ KultPus.com
Fotografi i njohur Fahredin Spahija do të prezantohet me ekspozitë personale në Galerinë “Oda” në Shkodër, shkruan KultPlus.
E titulluar “Mendo për mua”, kjo ekspozitë që përfshinë 40 fotografi, do të hapet më 11 qershor prej orës 17:00.
“Fotografia e Fahredin Spahisë për këtë ekspozitë të radhës asht trupore. Në qendër të saj rrin trupi njerëzor – përkatësisht ai femnor – portreti, detaji, nudoja dhe detaji i nudos. Duhet të themi qysh në fillim se interesi i autorit Fahredin Spahija ka qenë i prirun edhe kah dramatikja dhe paramorfoza e figurës me qëllimin e dukshëm për të plotësue nji seri funksionesh të shpalluna praktikisht prej tij në epistemën e kësaj fotografie që përban materialin kryesor të kësaj ekspozite” është shkruar nga Primo Shllaku në katalogun e kësaj ekspozite.
Ekspozita e Fahredin Spahisë do të rri e hapur deri më 30 qershor./ KultPlus.com
Fëmijët e Kosovës do të kenë mundësi që ti drejtohen me një letër presidentes së Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, shkruan KultPlus.
KultPlus fton të gjithë fëmijët prej 10 deri 15 vjet që ti drejtohen me një letër presidentes së vendit, të cilët, nëpërmjet letrave, ata mund të shprehin kërkesat dhe dëshirat e tyre, të cilat edhe do ti nënshtrohen një jurie profesionale prej tre shkrimtarëve për fëmijë.
Ardianë Pajaziti, kryeredaktore e KultPlus ka njoftuar se kjo thirrje ka për qëllim që fëmijët ti ofrojë sa më afër institucioneve të Kosovës, por në të njëjtën kohë, edhe presidentja e vendit të kuptojë se çfarë dëshira dhe kërkesa kanë këta fëmijë të këtyre moshave.
Me qëllim që letrat të jenë sa më origjinale, fëmijët duhet të shkruajnë me dorë (jo me kompjuter), më së shumti një faqe të fletores, dhe të njëjtat të fotografohen në mënyrë të qartë, të shkruhet emri dhe mbiemri i fëmiut, kontakti dhe të dërgohen në [email protected], deri më 15 qershor.
Juria do të përzgjedhë dhjetë letrat më të mira të kësaj gare, të cilat edhe do të certifikohen, kurse tri letrat më të mira edhe do të shpërblehen.
Për këtë thirrje për fëmijët, krejt në fund do të organizohet edhe një ceremoni, ku do të jetë e pranishme edhe presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani./ KultPlus.com
Këngëtarja e njohur Eda Zari e cila sjell muzikën shqipe në një version shumë të veçantë, së fundi do të sjell këngën “Qan lulja për lulen”, shkruan KultPlus.
Eda Zari ka njoftuar se ky projekt do të lansohet të shtunën, përderisa ka ndarë me ndjekësit e saj një pjesë të kësaj kënge që po ju sjell edhe KultPlus.
Kjo këngë do të lansohet në YouTube./ KultPlus.com
Shon Pen dhe Wes Anderson pritet të jenë pretendentët kryesorë për të fituar çmimin e madh të festivalit të Kanës që do të mbahet në korrik. Yjet ndërkombëtarë do të mblidhen sërish në festën që do zhvillohet në rivierën franceze.
Organizatorët e festivalit më të madh kinematografik në botë deklaruan se ishin të sigurt se janë në gjendje të realizojnë eventin në bregdet, ndërkohë që në Francë masat për Covid-19 janë disi më të lehtësuara.
Festivali i cili kryesisht mbahej në maj, u anulua vitin që shkoi për shkak të pandemisë, për t’u rikthyer këtë vit, nga data 6 deri më 17 korrik. Ndërsa nuk pritet të ketë puthje dhe përqafime në tapetin e kuq, pas një edicioni hollivudian të Kanës linja e rikthimit përmban më pak emra të mëdhenj të yjeve amerikanë.
Në listën e 24 filmave konkurrues të preferuar për Palmën e Artë janë edhe disa filma që kanë në përmbajtje personazhe me maska. Dëshira për të marrë pjesë në garë është edhe Netflix i cili ka prezantuar disa filma, por kjo është kundër rregullave të Kanës pasi nuk lejohet shfaqja në kinema dhe nuk arritur një marrëveshje. TvKlan/KultPlus.com
File photo dated May 15, 2018 of Spike Lee posing at the Blackkklansman photocall held at the Palais des Festivals on May 15, 2018 in Cannes, France as part of the 71st annual Cannes Film Festival. – US director Spike Lee will head the jury at the Cannes Film Festival in July, making him the first black person to take on the role. Photo by Lionel Hahn/Abaca/Sipa USA(Sipa via AP Images)
Një vajzë arbëreshe nga Kozenca ishte mes protagonistëve të Rai-t në programin kushtuar përhapjes së parimeve të Kushtetutës italiane.
Ishin 11 të rinj që përmes historisë së përvojës së tyre jetësore flasin për nenet e para të Kushtetutës. “E ardhmja kalon këtu- Kushtetuta jonë” është titulli i speciales që u transmetua më 2 qerhsor në Ray Gulp.
Kalabria dhe pakicat gjuhësore u përfaqesuan nga arbëreshja Azzurra Della Motta. 16-vjeçarja është nxënëse në shkollën e mesme shkencore “Pitagora di rende”, jeton në Cerzeto, qyteti arbëresh i provincës së Kozencës.
Detyra e saj ishte të fliste për nenin 6 të Kushtetutës italiane që mbron pakicat gjuhësore. Pakicat gjuhësore janë një vlerë e shtuar, një trashëgimi kulturore dhe artistike që duhet mbrojtur.
Kreu i bashksië së Cerzeto, Giuseppe Rizzo thote me krenari se “kemi nevojë për të mbrojtur pakciat gjuhësore sepse përfaqësojnë një trashëgimi të rëndësishe. Jemi këtu prej 500 vjetësh dhe kjo ëhtë jonë ku ne gjithashtu jetojmë të lidhur me kulturën tonë. Edhe ne luftuam për bashkimin e Italisë. Minoritetet duhet të përfaqësojnë një vlerë të shtuar për Italinë”.
Pjesëmarrësit morën pjesë në program brenda mjedisit të tyre duke dëshmuar secila një nen të Kushtetutës. Azzurra ishte veshur me veshjen tradicionale arbëreshe ku bashkë me nënën e saj, Nella, është pjesë e grupit të valleve tradicionale që zbulojnë një ndjenjë të fort të përkatësisë në një kulturë të pasur e të çmuar./gazeta shqiptare/ KultPlus.com
Nga po na çojnë nuk e di, Gjithë këta njerëz po qajnë. Po na dëbojnë në Shqipëri, A peng do të na mbajnë?
E lashë lodrën në dhomë, Një avion të bërë prej kartoni, Nëna e zbehur si kufomë Më tha ta lë tek ballkoni.
Çantën e lashë në kuzhinë Që kur të kthehem ta gjej kollaj, Por shtëpia u mbush me tym Flakët e kapluan fund e majë.
Shtëpia nga zjarri u tund, E pamë kur u shemb, nga kodra. E di që janë bërë shkrumb Edhe çanta edhe lodra.
Tash këtu po na ndajnë Duke bërtitur e me të shtëna, Edhe pse e shohin që po qajmë Edhe unë edhe nëna.
Nënë, mbama dorën, nënë, Dorën mos ma lësho! Nënë, pse me ty nuk më lënë Të lutem, nënë, më mbro!
Por darë e hekurt më shkëputi Nga dora e nënës, me furi. Tash jam vetëm, gjëkundi Ku jam as vetë nuk e di.
Po na bëjnë resht për një Po mua pse, kur s’jam burrë. Po shtien me breshëri, Flaka po djeg si furrë.
Oh, trupi sa fort m’u nxeh Po bie përtokë, po shoh hënën Lart në qiell, pse ashtu u zbeh?! Ah, ta kisha pranë vetëm nënën!
19 dhjetor 2015
* Xhevë Meta nga fshati Nivokaz ka rrëfyer se si djali i saj trembëdhjetë vjeçar, Bajrami, i kërkonte të mos ia lëshonte dorën, deri sa forcat policore serbe e ndanë nga e ëma dhe e ekzekutuan, bashkë me treqind e shtatëdhjetë e shtatë meshkuj të tjerë në fshatin Meje./ KultPlus.com
Sopranoja e njohur shqiptare Elbenita Kajtazi e cila është duke shënuar një sukses të madh në teatro prestigjoze të Evropës, shihet se do të ketë një angazhim të madh edhe përgjatë këtij viti dhe vitit 2022, shkruan KultPlus.
Ajo ka njoftuar për angazhimet e saja përgjatë kësaj periudhe kohore, duke përfshirë teatrot më të njohura të Evropës, por që ka listuar edhe performancën e Kosovës, e që do të jetë në kuadër të ReMusica.
Do jetë një vit i stërngarkuar, me gjithësej 4 koncerte, dhe 26 shfaqje operistike , 4 debutime , Rita, Manon, Contessa, dhe Mimi shumë studim dhe perkushtim përpara vetës por ky fakt vetëm sa më plotëson lumturin shpirtërore dhe më pasuron repertorin tim operistik.
Filmi artistik i metrazhit të gjatë “I treturi” me skenar dhe regji të Arben Thaqit do të prezantohet me premierë në Cineplexx të Shkupit, shkruan KultPlus.
Premiera e këtij filmi që përfshinë një kastë të njohur të aktorëve do të prezantohet të premtën, me fillim në ora 19:00.
Filmi është një dramë psikologjike me elemente të luftës që përfshinë periudhën e fundit të Luftës së Dytë Botërore. Protagonisti filmit luajtur nga aktori Sotiraq Bratko duke shkruar kujtimet e tij, përpiqet të zbulojë diçka nga e kaluara e tij e mjegullt, diçka që e fshehë nga njerëzit, gruaja e tij, madje edhe nga vetvetja.
Në këtë film përpos Sotiraq Bratko luajnë edhe aktorët: Eva Alikaj, Kejdi Ademi, Sokol Monallari, Afrim Muçaj, Sheqerije Buçaj, Selman Blerim Ismani, Arsim Fazlia, Selman Jusufi, Adem Karaga, Rafet Abazi, Neritan Liçaj, Enis Murati …
Filmi është kooproduksion mes Arbfilm e që është mbështetë nga Qendra e Filmit të Maqedonisë, dhe bashkëprodhues minor është edhe Qendra Kinematografike e Kosovës, nëpërmjet Ikonë Studio.
Filmi është bazuar në romanin e Abdylaziz Ilsmait “Të treturit e Projanës”./ KultPlus.com
Së fundi është përkthyer në gjuhën italiane “Për ty Toka ime – Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, libër nga autori Jusuf Buxhovi, dhe për këtë përkthim është shprehur të jetë e nderuar edhe ambasadorja e Kosovës në Itali, Lindita Haxhitasim. KultPlus ju sjell të plot reagimin e saj.
Është nder të promovosh historinë e #Kosovëspërmes rrëfimeve të fakteve historike, të cilat për shekuj me radhë na kanë bërë krenarë për identitetin tonë.
“Për ty Toka ime – Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” e shkrimtarit dhe historianit tonë të mirënjohur Jusuf Buxhovi, tani i botuar edhe në gjuhën italiane nga shtëpia botuese #ArmandoEditore, ka kontribuar në forcimin e rrënjëve të popullit tonë./ KultPlus.com
Ekspozita personale e autores Shqipe Kamberi, në Galerinë “Forum”, padyshim, ishte ngjarja me e rëndësishme kulturore në Zagreb, ditën e parë të qershorit.
Ekspozita e Shqipe Kamberit është mbështetur nga Bashkësia Shqiptare e Qytetit të Zagrebit dhe Prefekturës së Zagrebit, Ambasada e Republikës së Kosovës në Kroaci, nga Këshilli i Pakicave Kombëtare në Republikën e Kroacisë, Qendra Informative, Galeria Forum, nga Ermina Prljaskaj, deputete shqiptare në Parlamentin e Kroacisë dhe Unioni i Shqiptarëve në Republiken e Kroacisë.
Ekspozita është inicuar nga Sejfedin Prekazi.
Hapjen e ekspozitës e beri Drejtori i KIC, Petar Bujas. Ai, veprën e Kamberit e cilësoi risi në art dhe ngjarje të vecantë për publikun zagrebas.
Drejtori i Galerise Teodor Gavrilovic, ekspozitën e Kamberit e quajti nder për Galerinë “Forum”.
Prelaska tha që gratë shqiptare, të asaj pjese të shkuar të historisë, janë përshkruar për mrekulli në punimet e Kamberit.
Përfaqësuesi diplomat nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë, tha se është krenar që po e shikon një pjesë të historisë shqiptare në ekspozitën e Kamberi.
Ambasadori i Republikës se Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kroacisë tha se punën e Kamberit e ka percjellë gjatë kohë. “Dhe jam krenar që kam mundësi ta shikojë punën e saj në Zagreb dhe, të flas për veprën e saj”, ka thënë ai.
Ekspozita u percoll nga mediumet kryesore Kroate, si Televizioni Nacional Kroat, televizioni ORT, gazeta ditore Jutarnji List, Narodne Novine etj…
Masat e paracaktuara nga organet kompetente për shkak të pandemisë, bënë që vizitorët e shumtë të prisnin në radhë që të hynin dhe ti shikonin punimet e Kamberit.
Në ekspozitë kishte edhe aktorë të njohur kroatë, piktorë të njohur kroatë si dhe koleksionistë të shquar, nga vise te ndryshme.
Ne librin e pershkrimeve, disa nga te pranishmit kishin shkruar:
Jam i impresionuar. Punët e Shqipes janë risi për skenën artistike të Zagrebit, dhe jo vetëm.
I. B
Ekspozite superiore. Një klimë e re. Jam i impresionuar.
P. Valek
Bukuri e paparë
E. P.
Piktura “Motrat” nga Shqipe Kamberi, është punimi më i bukur që kam parë në jetën time.
Rabini i Zagrebit
Shqipe Kamberi vazhdon qëndrimin e saj në Zagreb, me takime të shumta, përfshi takimet me komunitetin e grave, përfaqësuesit e ambasadave, organizata të ndryshme kulturore, artistë të shumtë si dhe takimet me koleksionistët./ KultPlus.com
Artistja Shqipe Kamberi do të prezantohet me ekspozitë personale në Zagreb të Kroacisë, shkruan KultPlus.
Shqipe Kamberi ka njoftuar për KultPlus se ekspozita me titullin “Nusja”, që përfshinë 24 vepra do të hapet më 1 qershor dhe artdashësit mund ta shohin nga afër deri më 6 qershor.
Ekspozita “Nusja” është organizuar nga Bashkësia Shqiptare dhe Prefektura e Zagrebit, e që ka ndihmuar edhe Ambasada e Kosovës në Kroaci dhe deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj Perlaskaj.
Shqipe Kamberi me veprat e nuseve shqiptare është prezantuar edhe në vende të tjera, duke përshirë edhe ekspozitat ndërkombëtare.
“Nusja” në Zagreb do të hapet në Galerinë Forum dhe do të ketë shtrirje në dy katet e këtij institucioni. / KultPlus.com
Lumbardhi prezanton ‘Nën qiell të hapur’, një program i larmishëm me ngjarje publike që do të zënë vend në kinemanë e hapur prej 1 qershor deri më 19 shtator, në përputhje me masat e distancimit, shkruan KultPlus.
‘Nën qiell të hapur’ sjellë në ekranin e madh të Kino Bahçes programin “KINO”, që përbëhet nga gjashtë programe të filmit, përfshirë një retrospektivë të Chris Marker, përzgjedhje nga kolektivi Habibi dhe shfaqje speciale çdo të mërkurë dhe të diele.
Paralelisht rikthehet programi muzikor “Variacionet e dëgjimit” me dy formate të reja të performancave të drejtpërdrejta, “Albumet Pandemike” dhe “Muzgu zanor” si dhe me ripërtritjen e “Tingujt në lëvizje” dhe “Sës-Mës”, që u prezantuan në vitin 2020.
Sezoni i radhës shënon edhe hapjen e dy ekspozitave dhe publikimin e botimeve të realizuara nga projektet kërkimore Kinofigurimi dhe Formimi i Kombit, si dhe prezantimin e punëve të artistëve të angazhuar në programin bashkëpunues QARK. Programi poashtu ndërvepron me festivalet dhe ngjarjet që ndodhin në atë kohë në Prizren, ndërsa forcon bashkëpunimet me partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë, si DokuFest, Autostrada Biennale, Filharmonia e Kosovës, Protocinema, Qendra Multimedia dhe DAM Fest, për të përmendur disa.
Sivjet programit i shtohet edhe komponenti i ri edukativ që synon t’i interpretojë programet ekzistuese duke krijuar formate pjesëmarrëse e tërheqëse për të rinjë.
‘Nën qiell të hapur’ fillon me 1 qershor, me një ndërthurrje dhe përzgjedhje të kujdesshme të filmave, muzikës, punëtorive, performancave, koncerteve, botimeve dhe bisedave, që synojnë ta rigjallërojnë jetën kulturore e shoqërore të pezulluar nga pandemia./ KultPlus.com