Këngëtarja e njohur shqiptare Rita Ora e cila ka zgjedhë këtë vit që të kalojë festën e kërshëndellave pranë familjes së saj, ka kujtuar një moment shumë të rëndësishëm të karrierës së saj që lidhet pikërisht me festën e kërshëndellave, shkruan KultPlus.
Ajo me ndjekësit e saj ka ndarë videon e vitit 2014, atëherë kur pat performuar në festën e kërshëndellave të organizuar nga familja Obama, ku këngëtarja Rita Ora pat performuatr në këtë festë që konsiderohet të jetë e paharruar për të./KultPlus.com
Autor: KultPlus
“Kravata, këmisha, para e qorapa”- ta ndihmojmë kryeministrin (FOTO)
Përballë objektit të qeverisë ka nisur aksioni simbolik ‘humanitar’ me moton “Kryeministër na po vim met ndihmu”, përmes së cilit njerëz ‘të vullnetit të mirë’ po ndihmojnë kryeministri Ramush Haradinaj.
Kravata, këmisha, para e qorapa po i dhurohen Haradinajt, për shkaka se ia ka rritur pagën vetes qindpërqind, e që tani e merr 2950 euro. Në një emision televiziv Haradinaj ka thënë se duhet të blejë këmisha dhe kravata dhe si kryeministër nuk mund të dal gjithqysh.
Një profesor ka dhuruar një kimik, në shënjë protestë për deklaratën e Haradinajt, me të cilin tha se mund ta nënshkruaj demarkacionin.
“Kravata, këmisha, para e qorapa” – ta ndihmojmë kryeministrin. Përballë objektit të qeverisë ka nisur aksioni simbolik ‘humanitar’ me moton “Kryeministër na po vim met ndihmu”, përmes së cilit njerëz ‘të vullnetit të mirë’ po ndihmojnë kryeministri Ramush Haradinaj.
Kravata, këmisha, para e qorapa po i dhurohen Haradinajt, për shkaka se ia ka rritur pagën vetes qindpërqind, e që tani e merr 2950 euro.
Në një emision televiziv Haradinaj ka thënë se duhet të blejë këmisha dhe kravata dhe si kryeministër nuk mund të dal gjithqysh. Një profesor ka dhuruar një kimik, në shënjë protestë për deklaratën e Haradinajt, me të cilin tha se mund ta nënshkruaj demarkacionin, shkruan insajderi.
“Nga mllefi ndaj deklaratës së tij, po e dhuroj këtë kimik, le ta nënshkruaj demarkacionin”.
Nga ana tjetër këshilltari i Haradinajt Halil Matoshi ka dal afër aksionit të cilëve u ka dorëzuar raportin e punës 100 ditore. Edhe atij iu dhurua një kravatë.
Organizatori i kësaj protestë artistike, Kushtrim Mehmeti, tha se janë organizuar për t`i siguruar kryeministrit kravata dhe këmisha, në mënyrë që të mos shqetësohet për këtë çështje.
“Kërkojm nga kryeministri me ul pagën se për krevata e kmisha ja sigurojm na. Edhe numrin e zëvendësministrave më ulë, se për ckado që ka nevojë popullin mbrapa e ka bile edhe me ia shty kerrin e me ja ndrru rrotat nëse ka nevojë”, tha ai. “Për qikaq sa kemi mundësi skemi me lane kryeministrin me heke për sot e 700 vjet”.
Rrëfen aktorja Marjeta Ljarja: Kur u bëra nuse e bëra vetë grimin
Ata ngelen padyshim një nga çiftet ikonë të kinematografisë shqiptare. Bëhet fjalë për Marjeta dhe Rikard Ljarjan. E ftuar në Pasdite në Top Channel, aktorja e njohur tregoi për herë të parë në publik takimin e saj me Rikardin gjatë xhirimit të një filmi. Po ashtu ajo u ndal edhe tek dashuria e tyre si dhe martesën dy vjet më pas.
“Unë ngelem fëmija, me ëndrra të vazhdueshme, ndërsa Rikardi është natyrë tjetër, më i rëndë, i zhytur në botën e tij të librave, por çiftet kështu janë, të kundërta”, tha Marjeta. Ajo tregoi se sot ata janë bërë gjyshër. “Sot gëzojmë vajzën, djalin, fëmijët e tyre dhe presim të tjerë siç vazhdon jeta. Unë kam bërë lëshime dhe falënderoj Rikardin që ka bërë lëshime ndaj meje”, tha aktorja.
Ajo ka kujtuar edhe ditën e dasmës, kur është bërë nuse vetë. “Po, po, e thjeshtë siç kam qenë gjithmonë dhe tani që mezi pres ta heq grimin, ashtu kam qenë dhe ditën e dasmës. U rregullova vetë, shpejt e shpejt rregullova flokët, vendosa ato lulet…Por atëherë ishte gjithçka për herë të parë dhe shkëlqenin sytë. Sot po të më japësh një fotografi duhet të më thuash cila është nusja. Ti mund ta kesh njohur vajzë, por nuk e njeh nuse”, pohoi aktorja./KultPlus.com
33 vjet nga realizimi i “Last Christmas” nga George Michael vazhdon të mbetet hit i kërshëndellave (VIDEO)
Kjo këngë është realizuar në vitin 1984, nga grupi i atëhershëm Wham, pjesë e së cilës ishte edhe këngëtari tashmë i ndjerë, George Michael, shkruan KultPlus.
Kjo këngë e dashurisë që i dedikohet dashurisë së humbur, më vonë është kënduar edhe nga Whigfield, sikursë së fundi edhe nga Taylor Swift.
Kujtojmë George Michael edhe në këtë fundvit me këtë hit botëror dhe të pa harruar për shumë fansa të këtij këngëtari të madh./KultPlus.com
Katedra Albanologjike në Shkup – pa profesorë
Shkruan: Delvina Kërluku
Vazhdon mungesa e kuadrit ligjërues në Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqiptare në Universitetin “Kiril dhe Metodij” të Shkupit. Ministria e Arsimit dhe Shkencës arsyetohet se konkursi nuk shpallet, sepse Ministria e Financave duhet të sigurojë buxhet për pagat e mësimdhënësve. Udhëheqja e Katedrës thotë se nuk është shtuar numri i lëndëve, por mungesa e kuadrit vjen si pasojë e shkaurjes së disa profesorëve në pension, kurse njëri ka ndërruar jetë. Kjo është arsyeja e mungesës dhe çuditen se si nuk gjejnë mirëkuptim te Ministria. Katedra dhe studentët nuk mund të veprojnë kundër ligjit në fuqi, kurse vetë ministria nuk e respekton. Ministria e Financave duhet ta ketë mëse të qartë se Katedra nuk e ka shkaktuar mungesën, por ligji. Ky problem nuk është i sotmi, por zvarritet prej dy vitesh, kurse pësojnë studentët, pa fajin e tyre. Por është barrë e madhe edhe për ligjëruesit e atyshëm. Që të jetë absurdi edhe më i madh, Ministria e Arsimit madje ka rekomanduar dhe kushtëzuar që të pranohen bashkëpunëtorë të jashtëm, ekspertë të fushës së letërsisë, nëse nuk ka kuadër në Maqedoni!!! Po këta të Katedrës pyesin: me çfarë mjetesh do paguhen këta të jashtmit. Ose: për të jashtmit ka para, për të brendshmit – jo!!! “Katedra e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqiptare edhe këtë vit akademik po e realizon me vështirësi të mëdha plan-programin mësimor. Siç është bërë e ditur, për shkak të politikave arsimore në shtet, vite të tëra nuk është lejuar zëvendësimi i kuadrit arsimor që u pensionua. Në ndërkohë te ne, për fat të keq, edhe një koleg, i cili mbulonte një fond të konsiderueshëm të orëve, u nda nga jeta. Edhe në këtë rast nuk u bë zëvendësimi me kuadër të ri. Për pasojë, Katedra funksionon duke e ngarkuar stafin aktual me fond tejet të madh të orëve. Deri sa e lejonte ligji, angazhonim edhe bashkëpunëtorë jashtë fakultetit, ekspertë të fushave përkatëse dhe gjendja përballohej disi. Por, dy vitet e fundit, mungesa e kuadrit ka ndikuar dukshëm në mbarëvajtjen e procesit mësimor”, thotë për Almakos, Valbona Toska shefja e Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqiptare, në UKIM.
Pengesat në zhvillimin arsimor paraqiten në disa lëndë mësimore, si atë të Didaktikës së Gjuhës Shqipe dhe Didaktika e Letërsisë Shqiptare. Por, edhe në lëndë të tjera, të drejtimit të përkthimit dhe interpretimit. Nga katedra thonë se deri më tani është shtyrë mësimdhënia, por kjo çështje duhet të zgjidhet menjëherë, nga ministria përkatëse. “Këto lëndë, deri në pensionimin e tij, i ka mbajtur prof. dr. Avzi Mustafa. Disa rrethana shoqërore (organizimi dhe realizimi i vazhdueshëm i zgjedhjeve në vend) ndikuan që të mos miratohen kërkesat për shpalljen e konkursit për këtë kuadër më se të nevojshëm. Në drejtimin e përkthimit dhe interpretimit procesin mësimor e kemi organizuar në formë që studentët të mos kenë ngecje në ecurinë e studimeve. Por kjo është vetëm një zgjidhje e përkohshme dhe kjo gjendje në asnjë mënyrë nuk duhet dhe nuk mund të vazhdojë kështu. Drejtimi i përkthimit dhe interpretimit, për shkak të specifikave, kërkon një qasje shumë serioze, por njëkohësisht edhe mbështetje të madhe institucionale dhe financiare”, tha Valbona Toska. Ajo shton se për tejkalimin e problemit të kuadrit, Katedra e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqiptare dhe organet udhëheqëse të Fakultetit të Filologjisë ,,Bllazhe Koneski” , i kanë informuar disa herë institucionet përkatëse dhe tani janë në pritje të zgjidhjes pozitive të kësaj çështjeje. Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës thonë se është obligim i MASH-it, por për këtë çështje përgjegjës kryesor është Ministria e Financave, ku MASH-i ka bërë kërkesë, për t’u shpallur konkursin për plotësimin e kuadrit, por me vite nuk kanë marrë përgjigje mbi këtë kërkesë. “Kërkesat për punësime të reja, apo edhe për plotësimin e vendeve të zbrazëta të punës (pensionime dhe ngjajshëm) bëhen nga ana e vetë institucionit të lartë të arsimit, deri tek MASH. MASH, në raste të tilla, është vetëm urë përcjellëse e kërkesës deri tek Ministria e Finansave. Ministria e Financave është organi kompetent, i cili jep pëlqime për financim për punësimet e reja. Sa për informim të Juaj, ne si Ministri e Arsimit dhe Shkencës, në kuadër të kompetencave tona, i kemi dhënë përkrahje dhe mendim pozitiv kërkesës për punësim, duke pasur parasysh rëndësinë e plotësimit të vendeve të punës dhe të rrjedhës normale të procesit të arsimit të lartë”, tha për Almakos, Agim Rushiti, nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Ministria e Financave, për Almakos thotë se për mediat nuk japim përgjigje, për këtë çështje. Madje, kjo ministri ka harruar t’i japë përgjigje edhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. “Ne nuk japim përgjigje të këtilla, si përshembull një institucion kërkon mendim procedurial. Bëhet fjalë për raste individuale dhe në këto raste Ministria nuk jep përgjigje. Pra, nuk japim përgjigje për asnjë media”, tha N.S, nga Ministria e Financave. Nga Katedra e Gjuhës dhe Letërsië shqipe shtuan se sivjet në vitin e parë në drejtimin arsimor, janë regjistruar 50 studentë të rregullt dhe 3 me korrespondencë, kurse në drejtimin e përkthimit dhe interpretimit 26 sish. Përafërsisht ky numër përsëritet çdo vit. Pra, sipas tyre studentë ka mjaft. Dhe kjo katedër ofron atë që një institucion i mirëfilltë i arsimit të lartë, pritet ta ofrojë.
Rita Ora feston kërshëndellat pranë familjes së saj (FOTO)
Këngëtarja e njohur shqiptare Rita Ora ka festuar festën e kërshëndellave pranë familjes së saj, shkruan KultPlus.
Në rrjetet sociale tashmë familja Sahatciu- Ora kanë postuar fotot nga kjo ndejë, ku Rita Ora shihet të ketë kaluar këtë festë në një atmosferë të ngrohtë, pranë prindërve, motrës, vëllaut dhe gjysheve./KultPlus.com
Ju mund të keni një dhuratë nga Dua Lipa për festat e fundvitit (VIDEO)
Këngëtaren shqiptare, Dua Lipa, këto Krishtlindje e kanë gjetur në shtëpinë e saj të re dhe me një dhuratë fantastike për fansat e saj. E rehatur në divan, me pizhama dhe bredhin e ndriçuar, këngëtarja ka uruar gjithë fansat e saj për Krishtlindje.
“Krishtlindjet e para në këtë shtëpi, ndihem e rritur tashmë, Gëzuar të gjithëve”- ka shkruar Dua Lipa.
Në muajin mars, ajo zbuloi se kishte blerë një shtëpi të re, shtëpinë e saj të parë, si vajzë e rritur. Këngëtarja më famë botërore duket se nuk mjaftohet vetëm me urimin, ajo ka rezervuar një surprizë të madhe për fansat e saj, me rastin e festave të fundvitit.
“Për të gjithë dashurinë, suportin dhe gjithë gjërat e mrekullueshme që ju keni bërë për mua këtë vit, unë kam vendosur të lancoj #Dualiveries për 12 ditët e Krishtëlindjeve duke nisur nga sot. Hyni në dualiveries.com të fitoni një dhuratë cdo ditë. Ju dua.” – shkruan këngëtarja. Tashmë, mjafton të hyni në www.dualiveries.com dhe mund të jeni ju një prej 12 fituesve./KultPlus.com
Shtëpia muze e Kadaresë, tërheq turistët
Shtëpia e shkrimtarit të shquar shqiptar Ismail Kadare në qytetin e tij të lindjes në Gjirokastër ishte këtë vit më e vizituara nga Monumentet e Trashëgimisë Kulturore, raporton “Zëri i Amerikës”.
Krahas turistëve vendas dhe të huaj shtëpia e shkrimtarit është kthyer edhe një qendër të rëndësishme të ngjarjeve letrare dhe kulturore jo vetëm të qytetit, por gjithë hapësirës shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Në shtëpinë e tij zhvillohen shumë aktivitete kulturore, derisa ka edhe shumë turistë të huaj.
Kjo e bën të lumtur shkrimtarin e njohur shqiptar, që disa herë e ka vizituar qytetin e lindjes dhe shtëpinë e tij.
Muzika është më e natyrshme se sa të folurit, të prekurit dhe të afruarit me njëri – tjetrin
Shkroi: Petter Greene
Nuk kemi pse të përpiqemi t’i bindim njerëzit se edukata muzikore është një mjet shumë i rëndësishëm në të ngriturit e aftësive të nxënësve dhe të bërit e tyre më të zgjuar,sepse kjo është vetëm një nga rezultatet e shumta positive që ka edukimi muzikor.
Do të doja shumë që njerëzit të pushonin ta shikonin muzikën në mënyrën se ajo i bënë njerëzit më të zgjuar. Sot muzika po shikohet si një shpenzim i tepërt parash nëpër shkolla. Dhe, shumë e vështirë të gjesh njerëz të cilët vërtetë e kuptojnë ndikimin esencial që ka në zhvillimin muzikor të fëmijëve, sa për të thënë: “Unë jam me ty bashkë në këtë përpjekje, dhe do të ndihmoj që t’ia dalim”.
Thjeshtë askush nuk e bënë. Ka shumë arsye pse muzika duhet të jetë e përfshirë në kurrikulat arsimore. Këtu po përmendim vetëm disa:
Muzika është universal. Kudo që shkoni ju dëgjoni muzikë. Gjithmonë. Ne jemi të rrethuar me të, të zhytur brenda saj. Si është e mundur që ne mos të duam të dijmë diçka më tepër për një gjë që është kaq shumë e pranishme në jetën tonë. A do të donit të jetonit në një botë pa muzikë? Me siguri se jo! Atëherë përse do të donit që muzika të hiqet prej shkollave ku mësojnë fëmijët tuaj?
Të dëgjosh muzikë, ka të bëjë me thellësinë njerëzore. Ajo na shtyen t’i njohim dhe t’i prekim ndjenjat tona më të komplikuara. Na ndihmon ta kuptojmë kush jemi ne, çfarë dëshirojmë dhe si ta gjejmë veten tonë në botë? Dhe meqenëse ne jetojmë në një botë shumë të pasur me vlera muzikore, ne kemi mundësi që të zgjedhim muzikën që i shkon pesonalitetit tonë dhe disponimit. Muzika na e mundëson që ta prekim zemrën tonë përmes gishtave.
Por, muzika është shumë më shumë se kaq. Ne mund t’i shprehim sekretet tona përmes saj. Muzika është kaq e natyrshme sa të folurit me njëri-tjetrin, të prekurit, dhe të afruarit me njëri – tjetrin. Pse mos t’ua japim nxënësve një mundësi që ata të njohin njëri – tjetrin në këtë mënyrë.
Muzika është magjike, ajo mund të përcjellë përmes tingujve fjalët që unë s’do të mund t’i thoja kurrë. I shtyen njerëzit të lëvizin, ta prekin trurin përmes tingujve, të mbërrijnë në zemrat e të tjerëve, dhe kjo thjeshtë është magjike.
Muzika na lidhë me njerëzit e tjerë, dhe është e papërshkrueshme mënyra se si afrohesh me ata që si ke njohur kurrë më parë. Ju thjeshtë jeni pjesë e diçkaje më të madhe se vetja, më e madhe se shuma e pjesëve tjera. Nxënësit mund të mësojnë të ndihmojnë njëri – tjetrin përmes muzikës dhe të bëhen bashkë për çështje të caktuara, në mënyrë shumë ‘cool’.
Në sporte ka vetëm një fitues, në muzikë fitues janë të gjithë. Në muzikë ju mund ta kërkoni përsosmërinë dhe mrekullinë e tingujve, pa patur frikë se do të turpëroheni. Çdo kush mund të jetë i mrekullueshëm.
Shikoni bendet e ndryshme muzikore, në komunitetin tuaj, koret e ndryshme që nga kishat e tutje, teatrin e të tjera, dhe të gjitha këto janë rezultat i programeve të edukimit muzikor në shkollat tuaja.
Programet tuaja muzikore mund të jenë një krenari e madhe e shkollave dhe komuniteteve tuaja.
Muzika është fantastike, Është njerëzore. Është universale. Dhe, më saktë, është edhe biznes i madh, sepse çdo kush dëgjon muzikë. Ajo e ka një vlerë të thellë e të fuqishme njerëzore.
Pra, kur programi ynë muzikor rrezikohet nëpër shkolla, nuk kemi nevojë ta mbrojmë se është e mirë për të tjera gjëra më sipërfaqësore, ky është ndikimi esencial që ajo ka në nxënësit e studentët, dhe jo domosdoshmërisht duhet të argumentohen llojet e ndikimeve apo efekteve tjera; si rritja e inteligjencës etj..
Emersoni ka thënë: “E bukura nuk ka nevojë për shpjegime”. Një shkollë pa muzikë, ka më pak vlera njerëzore, është më pak e vlefshme, dhe e përgjysmuar./KultPlus.com
Ambasadori amerikan Lu vazhdon traditën, ka zgjedhur këngën “Jingle Bells” për të uruar shqiptarët (VIDEO)
Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu bashkë me stafin e tij tashmë kanë bërë traditë që të urojnë shqiptarët për festat e fundvitit, shkruan KultPlus.
Ai ka zgjedhë këngën Jingle Bells, i cili përpos stafit që ka shoqëruar ambasadorin, ata janë ndihmuar edhe nga këngëtart Lindi Islami dhe Venera Lumani.
Për më shumë shikojeni atmosferën e krijuar nga Ambasada e Amerikës në Tiranë./KultPlus.com
Gjërat që nuk i keni ditur për filmin më të famshëm të Kërshëndellave
“Home Alone”, është filmi që mbanë të mbërthyer gjenerata të ndryshme prej vitit 1998 e këtej, dhe vazhdon të mbetet si filmi më i adhuruar për festat e fundvitit, shkruan KultPlus.
Skenaristi John Hughes ka shkruar skenarin për vetëm dhjetë ditë, ideja i kishtë ardhur krejt spontanisht, përgjatë një udhëtimi me familjen e tij në vitin 1989 në Evropë. Dy javë pas kthimit nga pushimet, ai kishte pyetur vetën se cfarë do të ndodhte nëse do të humbte njëri nga fëmijët.
Edhe pse roli i Kevinit ishte vendosur që ti jepej Macaulay Culkin, regjisori i këtij filmi prap kishte vendosur të mbante një audicion, ku ishin lajmëruar rreth 200 fëmijë.
Përpos Macaulay Culkin, në këtë film ka luajtur edhe vëllau i tij më i vogël.
Ky film poashtu është përfshirë edhe në librin Guinnes. Vetëm në vikendin e parë ky film ka grumbulluar 17 milionë dollarë.
Shtëpia ku është xhiruar filmi në Ilion ka mbetur një aktraksion për turistët. Këtë film e patën dhënë për shfrytëzim pronarët e kësaj shtëpie, dhe më pas e kanë shitur me një cmim marramendës prej 1 milion e 585 mijë dollarë.
Për këtë film më së shumti ka pasë reagime në Poloni. 4 milion njerëz në këtë shtet nuk mund ta imagjinojnë festën e kërshëndellave pa e parë këtë film. /KultPlus.com
T’shenjtnueme
Poezi nga Arlinda Baftiu
Fustani i zi (vajzave të dhunuara gjatë luftës)
Në shi po ndez qirinj
një minutë heshtje për
heshtjen e tejzgjatun,
të ndjell vdekjen e njëmijë
vdekjeve të varrosuna në heshtje.
Në shi
po ndez qirinj përkujtimi
për harresat që kujtesa m’i
fanit në dasma
n’krismë a kangë
unë jam nusja e përbuzun.
Në shi
po ndez qirinj për njëmijë
flakët e gjymtyrëve të
pafuqishme
që u dogjën në përpëlitjet e
fundit për dek’
se deka e ambël ashtë
kur ta vrasin buzëqeshjen
në djersë të ftofta para
gjamës së fundit
që më oshtinë përjetësisht
mbi jetën.
Në shi
po ndez një qiri për dritën
në tunelin e përhumbun ku zvarritem
në rreckat e lirisë
pa emër që robnue m’ka. /KultPlus.com
Gëzuar festat e fundvitit me “Në tren për Përzeren” (VIDEO)
Këngëtarë dhe artistë shqiptarë kanë zgjedhur këngën “Në tren për Përzeren” për të uruar festat e fundvitit, shkruan KultPlus.
Këngëtarë të njohur si: Miriam Cani, Aleksandër Gjoka, Eneda Tarifa…, sikurse edhe moderatorë e gazetarë janë bërë pjesë e kësaj kënge e përcjellë edhe me videoklip. /KultPlus.com
Dashnia âsht vetja e lanun për nji t’dytë
Fatbardha Hasi
(Manjola Brahaj, “Çka nuk tregohet nuk ka ekzistue”, Om, Prishtinë, 2017)
Në ditët e sotme është bërë një lloj trendi i shtresave të ndryshme shoqërore të cilat bëjnë thirrje për të drejtat e barabarta të grave. Të ashtuquajturit feministë në kryeqytetin tonë, shumica ia kanë huqur idesë feministe dhe kanë filluar t’i shtyjnë kufijtë përtej të lejueshmes. Kjo ka bërë që një frymë e tillë të përcillet edhe në letërsi. Kohet e fundit po krijohet një letërsi feministe e cila duke dashur lartësojë femrën, ta bëjë më të fuqishem zërin e saj në letërsi, po e ngufat krijimtarinë letrare, duke futur një lloj misioni në letërsi, ku burri duhet të jetë detyrimisht ai, i dhunshmi, i padrejti para të cilit revoltohen gratë. Këto krijime më tepër të ngjajnë me një luftë ndër gjinish sesa me një letërsi që jep kënaqesi gjatë leximit.
Kur m’u dhurua libri i fundit i Manjola Brahajt, kisha bindjen që do të hasja në fenomenin e lartcekur. Por nuk ndodhi ashtu. Te ky libër them se gjeta pikërisht llojin e poezisë e cila përcjell ndjenjën më fine femërore. Poezinë ku relacioni grua – burrë është i asaj natyre që i bën ata ta plotësojnë njëri-tjetrin, duke ecur në vija paralele, ani pse uni i shpirtit të subjektit vuan për dashurinë në njëmijë mënyra por, asnjëherë si e nënvlerësuar, apo e shtypur nga gjinia e kundërt, konkretisht nga burri.
Poezia veçohet nga zhanret e tjera letrare për praninë e shquar të subjektivitetit të autorit brenda saj. Kështu, edhe brenda poezive të Manjola Brahajt kemi të ndërtuar shpirtin e subjektit lirik, subjekt lirik ky feminist, por që përmbushet me prezencën e burrit. Mungesa e tij e bën jetën të rëndë, të vetmuar dhe vështirë të përballueshme.
Titulli, “Çka nuk tregohet nuk ka ekzistue” (2017) ishte ngacmuesi kryesor që më shtyri menjëherë të shëtisja në faqet e librit. Ekzistencën e kujt don ta dëshmojë Manjola Brahaj?
Struktura e librit ndahej në cikle, fillimisht është, Në vend të parathenjës, ku poetja deklarohet se çka e shtyn atë të shkruaj, ku, përveç të tjerash, ajo shprehet se, misioni i saj në tokë është të shkruarit. Te parathënja kemi të bashkëngjitur vetëm një poezi që mban edhe titullin e librit, më pas variojnë ciklet e tjera që janë: “shpirti i pulëbardhtë”, me njëzet e tri poezi, dy ciklet e mesit, “pika malli t’mbledhuna n’dorë” dhe “trans form” me nga katërmbëdhjetë poezi dhe cikli i fundit “jem’ udhë” ka njëzet e katër poezi.
Secili cikël është i veçantë nga tjetri. Poezitë ndjekin një rrjedhë e cila i lidh me emërtimin e cilkit. Te “shpirti i pulëbardhtë”, kemi shpirtin femëror të revoltuar, i cili gjatë gjithë kohës është në luftë të vazhdueshme me veten. Ka raste kur poetja vetes i flet edhe nga këndvështrimi i tjetrit sikur në vargjet: “Ajo vdes çdo natë n’syte e tij /për me i dhanë veten e saj ma t’mirë”(Çaste), apo vargjet e tjera: N’sytë e saj luheshin krejt dramat e jetës së shkurtë,/…/N’sytë e saj dimnat ishin ngulë,/ për më mbjellë/ nji valle t’çmendun harresash t’largëta (Sytë e akullt). Edhe poezia “Askush”, është e shkruar e gjitha në një frymë të tillë.
Grindja e subjektit lirik me unin e brendshëm është e shpeshtë në letërsi, por këtu na vjen më ndryshe. Poetja dhe vetja e saj e brendshme, duhen e urrehen njëkohësisht, vuajnë e dashurojnë, e kur njëra ngre krye të ikë nga vuajtjet dhe sfidat e jetës, është pikërisht ajo vetja e dytë që i bart kujtimet dhe çdo ikje bëhet e kotë.
“Shpirti i pulëbardhtë” është shpirti i pafajshëm i cili përcillet në çdo poezi të këtij cikli. Ai shpirt di veç me dashtë, pa kushte, pa kompenzim: Tash e ke shpirtin tim,/…/ Çka të duesh ban me të,/ mos ma kthe mbrapsht, /âsht e vetmja gja që kisha me t’dhanë/ Mbaje,/ Jetës ka me ta ndriçu udhën,/ Si e plota Hanë/ ( Shpirti i pulëbardhtë).
Manjola Brahaj është përherë në kërkim të dashurisë, si e vetmja gjë që e përmbush shpirtërisht dhe e bën të plotë botën e saj femërore: eja dhe mbij n’mue/ atëherë kam me ditë me jetue/ ( Eja), Ndiq vijat e dorës sime ti Zot i shpirtit tim,/ ke me ndeshë në nji fat t’zi e t’pakthim./ Aty ku nji fije drite do doket me gjasë, n’vorrin e krejt puthjeve tua ke me hasë (Zoti i shpirtit tim).
Shpirti, i trazuar nga dashuria deri në çmenduri, di të revoltohet e të bëhet egoist. Ajo e do mashkullin e saj larg çdokujt tjetër, dëshiron ta zhdukë çdo copëz jete e përjetimi që ai ka pasur me dikë tjetër: due me këto duer me fshi çdo dorë që t’ka prekë,/ me e zhveshë lkurën tande prej ernave tjera,/ me i la buzët e tua veç me gjakun tim,/… ish’ dashtë me puthë veç buzët e mia/ ish’ dashtë më t’prekë veç duert e mia,/ ish’ dashtë me vdekë veç n’kurmin tim,/ ish’ dashtë me u dashtë deri n’agim. Këtu “agimi” kapërcen matjen kohore të një dite, bëhet i tejkohshëm, niset këtu e tash e synon përjetësinë. Për poeten dashuria e shpirtit është flijim dhe ajo është e gatshme për t’u flijuar në emër të dashurisë. (Jo rastësisht e përzgjodha këtë varg antologjik në filim të këtij recensioni: Dashnia âsht vetja e lanun për nji t’dytë).
“Pika malli t’mbledhuna n’dorë” përbëhet nga poezi të cilat përgjithësisht janë dedikesa për babën, nanën, dajën dhe të dashur të tjerë të poetes, mirëpo dominojnë ato për nënën. Faktikisht edhe i gjithë libri i ështe dedikuar nënës, sepse që në fillim kemi mbishkrimin: Nënës, dashnisë së dashnive. Nëse për babanë e mundon fakti se, a do të ndihej ai krenar më bijën e tij, atëherë lidhja me nënën, raporti bijë – nënë, është i një natyrë krejt tjetër. Te këto poezi derdhet gjithë ndjeshmëria, emocioni, vuajtja dhe dhimbja del si akt më i lartë për dashurinë ndaj nënës. Subjekti lirik pranon të marrë çdo vuajtje, brengë, dhimbje e plagë vetëm që shpirti i nënës të jëtë i qetë, e buza t’i qeshet: Nanë!/ Ami ato duer të dngosuna prej lodhjes,/ t’i puthi me tanë dashninë time prej bije,/ të ndjej lodhjen e tyne kur mue më kanë mbajtë/ në terr e në dritë,….Nanë! Zotit ditë e nat’ kam me ju lutë me të rujtë,/ për dhé kam me ra e me t’i puthë gjujtë (Nanës), kurse për mungesen e babait, uni i saj revoltohet ndaj zotit, kujtojmë refrenin i cili përsëritet gjatë gjithë poezisë ,“A je krenar për mu”: Zoti ma ka borxh përqafimin tand.
Manjola Brahaj krijon poezinë e saj ku derdh ndjenjat e përjetuara, vuajtjen e ndjerë deri në asht, dhimbjen që e shpon, por nuk e mbyt as atëherë kur nuk e do jetën. Ajo në secilën pjesë të qytetit, në secilën rrugica ka një kujtim, që e mban peng. Shpeshherë shpirti i saj kërkon të ikë të arratiset larg që të gjejë shpëtim prej dashurisë, e cila sa e lumturon, dyfish e han përbrenda: Për me pshtu prej tejt/ m’duhet me ndërru lkurë,/ me zhgulë me rrajë erën tande,/ me i zhbi puthjet e mbime n’mu,/ me hapë nji tokë të re,/ shpirtin me jetë me e plugu (Për me pshtu prej teje), por pesha e kujtimit është ajo që bart subjekti lirik në supe, sikur secili që ban kryqin e vet në shpinë.
Poezia e Manjola Brahajt kumbon nga muzikaliteti. Përsëritja e anaforës, asonancës dhe aliteracionit i japin poezisë ritëm dhe bukurtingëllim. Poezitë të krijojnë përshtypjen që po rrëfen përmes syve, syve të përlotur, syve të trishtum, sytë e akullt, syve të ulinjtë. Pra, sytë janë figura zotëruese e saj në poezi, duke mos lënë anash më pas, nënën, dritën, errësirën, zjarrin, dimrin, zotin, e duke shkuar deri te figurat mitologjike, Odisea, Eva, Helena, Medea, Meduza, Penelopa, që e pasurojnë vargun e poetes dhe e bëjnë shumështresor.
Krijimi i titujve metaforikë si “Çka nuk tregohet nuk ka ekzistue”, “T’i thërrasim fëminisë”, “Jam pyll i errët”, “Secili ban kryqin e vet n’shpinë”, “Sa kanë me folë udhët për ne”, theksojnë zgjuarsinë e poetes dhe dellin e saj letrar, që i ka dhënë poezisë së saj shumëkuptimësi dhe e ka bëra atë universale. Manjola Brahaj i shfrytëzon mundësitë sintaksore që ofron gjuha shqipe dhe krijon vargje të arrira artistikisht. Gegërishtja e thjeshtë që shkon kah e folmja e përditshme i ofron poezisë frymimin e lirshëm dhe rrjedhshmërinë e vargut.
Manjola Brahaj dëshiron të lërë dëshmi shkrimin si mision të saj për çka ka ardhë në këtë botë, dëshiron të lërë dëshmi se ajo ka dashuruar me shpirt edhe kur ajo dashuri i ka shkaktuar dhimbje të forta, dëshmon që përqafon jetën sado që ajo është e zezë si kafeja. Manjola Brahaj, pra, lë dëshmi unin e saj përmes poezive në librin “Çka nuk tregohet nuk ka ekzistue”
E nisem që në titull me një varg antologjik edhe po e mbyllim në të njëjtën formë, me disa të tillë: “Pika e shiut jep shpirt n’dorën time e vorroset n’buzën tande”, “Puthjet e derdhuna n’shpirt e t’lidhuna nye”, “Kam qa si fëmija kur kam kuptu se kurrë ma fëmijë s’kam me u ba” dhe “Terri e tmerri kanë lkurë t’njejtë janë vllazën t’nji gjaku”. /KultPlus.com
Eugent Bushpepa shkon në Eurovizion (VIDEO)
Këngëtari Eugent Bushpepa është shpallur fitues i eidcionit të 56-të të Festivalit të Këngës në RTSH,fitore që e e bënë si përfaqësues të Shqipërisë në Eurovizion, shkruan KultPlus.
Ai ka kënduar këngën “Mall” dhe shumë herët fansat ishin rreshtuar për këtë këngë, si këngë fituese e këtij edicioni./KultPlus.com
https://www.youtube.com/watch?v=DocjosVM5cU
Veprimtari Anton Çetta duke pajtuar shqiptarët, këtu mund të shihni se si një djalë i vogël falë gjakun e babait (VIDEO)
Anton Çetta njihet për rolin dhe kontributin e tij në faljen e gjaqeve, shkruan KultPlus.
Ai konsiderohet si njeriu që vuri paqe në mes shqiptarëve, duke bërë që të lënë hakmarrjen prapa dhe ti shtrijnë dorën njëri tjetrin, pavarësisht rrethanave. Në këtë video nga arkiva e RTK-së, shihet edhe një djalë rreth moshës 10 vjece duke falë gjakun e babait të tij.
Kurse vetë Çetta, shihet në këtë video duke shpjeguar se kur kishte filluar aksionin e pajtimit të gjaqeve, në dy ditët e para kishin arritur që të bindnin dy familje që të falnin gjakun dhe të marrin besë për dy muaj.
Kurse pas një aktiviteti të madh, Cetta thot se brenda një dite kanë arritë që vetëm nga Drenica të falen 100 gjaqe. Për më shumë shikojeni videon./KultPlus.com
Arritje honorifike e Filarmonisë së Prishtinës me dirigjent Rafet Rudin
(Mesha e shugurimit të kulturës muzikore kosovare)
Shkruan: Nestor Kraja
Deri më sot kanë qenë arsyet jashtë muzikore që më kanë penguar të shpreh entuziazmin personal, por të paraqitur argumentet e rëndësishme dhe të qëndrueshme mbi sukseset e koncertit të fundit, të Filarmonisë së Prishtinës, së datës 15 dhjetor me dirigjent Rafet Rudin. Edhe pse kanë kaluar ditë e kam parasysh atë entuziazëm që shkaktoi ky koncert, së pari tek unë, por dhe në sytë e spektatorëve të shumtë pjesëmarrës. Nuk mund të harroj lumturinë që shkëlqente në fytyrat e bukura dhe të lumturuara të koristëve, në notat e fundit të meshës, sikur donin t’i tregonin dirigjentit se “I kishin realizuar kërkesat e tij”. Ishte një triumf i haresë së paqes dhe e fitores së të gjitha porosive gjatë punës intensive të tyre, e që përkonte me atmosferën dhe bekimin për paqe të meshës së mrekullueshme të Hajdenit. Dhe e gjitha kjo, sëbashku me urimet dhe përqafimet e ngrohta ishin shenja të qarta të suksesit në planin njerëzor emocional. Por mendoj se fitoret ishin të shumëfishta.
Në planin kulturor Filarmonia e Kosovës i shtoi repertorit të saj edhe një vepër tjetër madhore e dinjitoze dhe njëkohësisht gjithë kultures muzikore kosovare një majë arritjeje e cila nuk ishte e njohur deri atëherë. Do të isha krenar që dhe në Shqipëri të mund të realizohej një nivel i tillë artistik e jo si në përpjekjet pak të justifikuara të pak muajve më parë me Requiemin e Brahmsit.
Në planin institucional mendoj se ky sukses ishte një shenjë e qartë se Prishtina është mëse e gatshme të ngrejë Teatrin e saj të Operas, si një arritje e një maje tjetër kulturore, por dhe si shprehje e një rrugëtimi të gjatë drejt institucionalizimit të jetës kulturore. Mendoj se ngritja e Teatrit të Operas dhe Baletit në Kosovë do të jetë përveç të tjerave edhe dëshmi e potencës intelektuale dhe kulturore të vendit në ballafaqim me fqinjët, ndërsa për politikanët dëshmi e orientimit të tyre të drejtë për nga kultura Evropiane.
Në planin politik mendoj se orientime të tilla janë të drejta dhe me siguri do të prodhojnë rezultate pozitive në aspekte të ndryshme të kulturës dhe edukimit në Kosovë. E të gjitha këto duhet t’i dedikohen në masën më të madhe një njeriu të shkurtër por mendjehapur, fjalëpak por punëshumë, jo shumë të shoqërueshëm por me një dashuri të madhe për artin e vendit të tij, i cili me mençurinë e tij dhe kulturën perëndimore sheh larg dhe qartë të ardhmen, e cila do ta rreshtojë me siguri në emrat më të shquar të kulturës kosovare e më gjerë. Aksioni i pandërprerë, që paraqet mendimet e tij, aftësia e imagjinatës e cila nxit fuqinë e ndërdijes për të realizuar përfytyrimet dhe besimi në arritje si “eliksir i amshueshëm” i jep jetë, fuqi dhe energji impulsit mendor të Rudit. Pra, për t’u shprehur më qartë: shumë aktiv dhe i susksesshëm në drejtim të kompozimit, dirizhimit, organizimit, kritikës muzikore dhe mbështetjes së dukurive pozitive në kulturën shqiptare e më gjerë Rafeti mbetet një nga figurat më emblematike të kulturës kosovare.
Personalisht, duke e njohur mirë, në heshtje e me mendje debatoj e kuvendoj me të për ato që shkruaj, duke konsideruar mendimet e tij maja të pikarritjeve personale dhe mendoj se në këtë rrafsh mbetet një nga miqtë e mi më të afërt dhe më të vyer dhe do të mbetet kështu “Ili”[1] i kulturës mbarëshqiptare.
Duket sikur po shprehem tërësisht në krahët e euforizmit pa shkruar asgjë konkrete mbi koncertin. Jo, për të qenë realistë pati edhe ndonjë difekt, por duke mos vlerësuar ndonjë mosbalancim në instrumentet e orkestrës apo mossiguri në hyrje të ndonjë instrumenti vëmendja kryesore e asaj që jemi mësuar ta quajmë kritikë qëndron tek mospajtueshmëria me sallën ku u zhvillua koncerti dhe tek nevoja për ndërtimin urgjent të një salle të përshtatshme koncertale si një tempull i kulturës profesionale të kosovës dhe si respekt për publikun e mrekullueshëm që ndjek me aq përkushtim dhe entuziazëm koncerte të këti lloji .
Kjo vepër e luajtur nga dirigjentë të shumtë e deri tek Bernshtajn, nga kore të së gjithë botës e orkestra simfonike të njohura e shumë të njohura e me versione të shumta është një ndërmarrje e tillë e cila do të mbetet një pikë arritje honorifike e kulturës muzikore kosovare./KultPlus.com
Nesër mbahet edicioni i tretë i garës “Kosovo Slam Poetry”
Dhjetë të rinj të talentuar nesër do të lexojnë poezitë e tyre origjinale para një audiencë më të gjerë dhe para jurisë në amfiteatrin e American School of Kosova (ASK), shkruan KultPlus.
Poetët e rinj kanë pasur rastin që të aplikojnë me poezitë e tyre deri më datën 10 dhjetor. Poetët e përzgjedhur kanë qenë pjesëmarrës në dy punëtori ku së bashku me mentorët kanë përgatitur poezitë e tyre që do t’i performojnë nesër.
Ish bursistët e programit YES kanë marrë iniciativë që ta themelojnë garën e parvjetshme të poezisë së folur në Kosovë në mënyrë që t’i motivojnë autorët e rijnë që të shkruajnë poezi dhe deri më sot kjo iniciativë ka zgjuar mjaft shumë interesimin e të rinjve kreativë. Një juri profesionale në mesin e të cilëve janë të pranishëm poetët e mirënjohur bashkëkohorë të Kosovës, do të bëj vlerësimin e tri poezive dhe performancave më të mira.
Ky event organizohet për herë të tretë në Prishtinë nga bursistët e programit për këmbim të nxënësve të shkollave të mesme – Kennedy Lugar Youth Exchange and Study (YES). Programi YES për këmbim dhe edukim menaxhohet nga Këshilli Amerikan për Edukim Ndërkombëtar dhe financohet nga Zyra për Edukim e Departamentit Shtetëror Amerikan.
Kosovo Slam Poetry është garë për poetët e moshave 15-25 vjeçare e cila ju mundëson atyre që t’i ndajnë poezitë e tyre origjinale me një publik të gjerë. Poezia Slam apo Poezia e Folur është formë ndërkombëtarisht e njohur e poezisë përmes së cilës autorët i shprehin haptazi ndjenjat, brengat dhe përjetimet e tyre.
Kjo garë do të mbahet nesër me datën 23 dhjetor, duke filluar nga ora 15:00 në amfiteatrin e American School of Kosova (ASK)./ KultPlus.com
Tom Hanks nuk do të prezantojë filmin ‘The Post’ për Donald Trump
Duket sikur Donald Trump nuk do të ketë një shfaqje ekskluzive të “The Post”. Në një bisedë me The Hollywood Reporter, ylli Tom Hanks tha se ai “ndoshta” nuk do të shfaqë filmin – i cili fokusohet në rrëfimet e vërteta të The New York Times dhe Washington Post-it duke punuar së bashku për të botuar dokumentet e Pentagonit, për Presidentin, përcjellë KultPlus.
“Unë nuk mendoj se do të mundem,” ka thënë ai. Hanks, i cili që nga fillimi është shprehur hapur kundër sjelljeve të Trump-it, vazhdoi duke thënë se që nga hyrja në politikë e Donald Trump, ai ka bërë shumë komente të çmendura.
Duke pasur parasysh këtë fakt, aktori shpjegoi se ndihet se është më mirë të distancohet nga Trump, duke e quajtur këtë si një mënyrë për të “votuar” përpara kohës së zgjedhjeve. “Dhe individualisht ne duhet të vendosim kur duhet të marrim masa. Nuk është domosdoshmërish e nevojshme të merrni masa menjëherë, por duhet të filloni t’i peshoni gjërat. Dhe ju e dini se çfarë? Unë mendoj se tani është koha “, ka thënë aktori Tom.
Hanks vazhdoi: “Ky është vendi i duhur, në disa mënyra, zgjedhjet tona personale duhet të pasqyrojnë mendimet tona. Ne duhet të fillojmë të votojmë para se të vijnë zgjedhjet elektorale. Prandaj ndoshta do të votoja për të mos shkuar “, kështu është shprehur aktori Hanks, i cili shpesh ka thumbuar drejt presidentit Trump./ KultPlus.com
Famullia e Shën Rrokut në Novosellë me pamje mahnitëse për festat e fundvitit (VIDEO)
Krijohet përshtypja se kjo pamje nuk është në Kosovë, mirëpo kështu është dekoruar Famullia e Shën Rrokut në Novosellë, shkruan KultPlus.
Për dekorimin e kësaj pjesë janë angazhuar të rinjtë e Novosellës, për të cilë shprehet të jetë falënderuese Famullia, sikurse që ka falenderuar banorët e këtij fshati për kontributin financiar që Famullia e Novosellës të ketë pamje madhështore për festat e fundvitit./KultPlus.com
Jeta në vargje
Poezi nga Giovanni Giudici
Shqipëroi: Arjan Th. Kallço
Vendose në vargje jetën, shkruaje
Besnikërisht, pa heshtur për
Asnjë veçanti, pamjen e të gjallëve
Por mos harro se shikimi nuk është
Dije, as fuqi, por qesharake
Një dëshirë tjetër që të jesh vetvetja.
Poshtë dhe sipër botës lidhen
Bashkëfajësi të brendësisë, duke shigjetuar shikime
Paktesh. Dhe të pranishmit shfaqen
Në cepin e parmakëve të ndërmjetëm:
I duartrokasin, i vajtojnë të dyja kuptimet
E sublimes – poshtërsinë, famën.
Pastaj shkruaj në vargje se vdekja
Është më e mundshme sesa lindja
Dhe në çdo rast qenia më shumë se fjala…/KultPlus.com
“Zoti i Masakrës” të hënën në Prishtinë
Me tekst të Jasmina Reza e regji të Besfort Idrizit, të hënën do të prezantohet premiera e shfaqjes “Zoti i masakrës”, në Teatrin Kombëtar të Kosovës, shkruan KultPlus.
Në këtë shfaqje me rolet e tyre luajnë aktorët: Donikë Ahmeti, Shpëtim Selmani, May-Linda Kosumovic dhe Labinot Raci.
Jasmina Reza është një nga dramaturgët më të famshme bashkëkohore në botë. Përveç që shfaqjet e saja janë inskenuar me sukses në mbarë botën, ajo është fituese e çmimeve të mëdha, mes të cilave vlen të përmenden Molier, Laurence Olivier dhe Tony Award për autor më të mirë, nga të cilat çmimet Laurence Olivier dhe Tony janë pikërisht për dramën “Zoti i masakrës”.
Në shfaqje bëhet fjalë për dy familje të shtresës së lartë shoqërore, apo më saktësisht për dy çifte të prindërve, fëmijët e të cilëve janë rrahur në shkollë. Sjellja e fëmijëve është motivi që prindërit të takohen dhe t’i diskutojnë shkaqet dhe problemet e mundshme që mund të dalin nga një sjellje e tillë e papërshtatshme të fëmijëve të tyre. Pasi prindërit do të takohet dhe të njohin njëri-tjetrin, pavarësisht pritjes së tyre që do të gjejnë zgjidhje të shpejtë dhe racionale, ndodh krejt e kundërta.
Shfaqja është kamertale dhe fokusohet më tepër në lojën e aktorëve dhe përpjekjeve të gjetjes së zgjidhjeve të problemeve të personazheve, sesa në elementet dhe efektet tjera skenike deskriptive. Sa për zhanrin e shfaqjes, do të jetë tragjikomike, apo si që thotë autorja, komedi e zezë./KultPlus.com
Me këtë bredh është dekoruar sheshi i Skënderajt
Skënderaj ka vendosur këtë bredh në shesh të qytetit, shkruan KultPlus.
Se nuk janë të kënaqur me këtë pamje janë shprehur për medie edhe qytetarët e kësaj komune.
Mirëpo, zyrtarë të Komunës së Skënderaj janë shprehur se kontrata për operatorin ekonomik që ka rregulluar këtë bredh është bartë nga legjistratura e shkuar./KultPlus.com
“Margherita” e famshme zbriti në Tiranë (VIDEO)
Cocciante ishte ylli italian që u prezantua mbrëmë në edicionin e 56-të të Festivalit të Muzikës së RTSH-së, shkruan KultPlus.
Ky artist italian ishte një ndër yjet që u vlerësua si më i rëndëssishmi sa i përket mysafirëve specialë. Ai në këtë edicion padyshim ka kënduar këngën e tij të famshme “Margherita”./KultPlus.com