Ministret Nagavci dhe Kushi nënshkruan Marrëveshjen për Abetaren e re të përbashkët Kosovë-Shqipëri
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, priti në takim ministren e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, Evis Kushi me bashkëpunëtorë, me ç’rast nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi për Abetaren e re të përbashkët unike Kosovë-Shqipëri.
Të dy ministret e Arsimit theksuan përkushtimin për të mundësuar që Abetarja e re të jetë në përdorim për nxënësit e të dy vendeve nga viti shkollor 2022/23 për nderë të 110 vjetorit të Pavarësisë.
Ministret Nagavci dhe Kushi falenderuan grupin punues të të dy ministrive për punën që kanë bërë për të finalizuar Marrëveshjen e nënshkruar, ndërsa u zotuan se i tërë procesi për Abetaren e re do të jetë transparent dhe i barabartë.
Ministrja Nagavci shprehu kënaqësinë e saj të veçantë për zyrtarizimin e Marrëveshjes për përdorimin e një Abetare të përbashkët për të gjithë voglushët shqiptarë, e cila do të jetë cilësore.
Nagavci po ashtu theksoi se, gjatë vizitës që kishte në mujin qershor në Shqipëri, diskutuan për obligimet që kanë si instutucione të arsimit në mënyrë që të jenë në hap me kërkesat e qyterarëve të të dy vendeve.
Ndër të tjera, ministrja Nagavci tha se si ministre të Arsimit, janë të përkushtuara që të ketë bashkëpunim të shtuar edhe në aktivitete të tjera të përbashkëta kulturore e sportive.
Ndërsa, ministrja e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, Evis Kushi tha se, nuk e kishte menduar që vizita e saj zyrtare në Prishtinë do të përkonte me një moment kaq emocionues dhe kaq krenar, siç është nënshkrimi i Marrëveshjes për Abetaren e përbashkët unike për të dyja vendet tona.
Kushi me këtë rast tha se, jemi në një kontekst të ri social, kulturor, kemi një Kurrikulë të re të bazuar në kompetenca, zhvllim të metodave të mësimdhënies dhe zhvillim të teknologjisë dhe revolucionit digjital, të cilat janë argumente që na qojnë drejt hartimit të një Abetare të re të përbashkët unike, më të mirë se abetaret e deritanishme ekzistuese.
Ministrja Kushi foli edhe për Marrëveshjen e përbashkët të nënshkruar në Elbasan për lehtësimin e procedurave dhe shkurtimin e afateve për njohjen e diplomave, kualifikimeve dhe gradave shkencore të studiuesve nga të dyja vendet, si dhe për promovimin e librit për gjuhën dhe kulturën shqiptare për diasporën.
Kosova dhe Shqipëria që nga viti 2012 kanë pasur Abetaren e përbashkët, e cila është ende në përdorim në sistemin arsimor të Kosovës.
Gjatë ditës së sotme, ministret Nagavci dhe Kushi do të marrin pjesë edhe në koncertin e shkollave të muzikës nga Kosova dhe Shqipëria, i cili mbahet në Sallën e koncerteve të shkollës së mesme të muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë./ KultPlus.com
Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ka vizituar ekspozitën “Më i mirë ish varri sesa mos me ditë”, ekspozitë që sipas presidentes, do të duhej të vizitohet nga të gjithë qytetarët, shkruan KultPlus.
KultPlus ju sjell të plot përshtypjet e presidentes Osmani, mbi këtë ekspozitë.
Sot vizitova ekspozitën me titull “Më i mirë ish varri sesa mos me ditë”, të organizuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë dhe të realizuar nga artisti Driton Selmani me kuratoren Blerta Hoçia. Në orët e ekspozitës që masin kohën, sheh ditët, orët, minutat e sekondat që nuk kanë të mbaruar në pritje të një përgjigjeje, në pritje të zbardhjes së fatit të të zhdukurve me dhunë nga lufta e fundit. Aty shihet dhimbja e pafund dhe e vazhdueshme e familjarëve por edhe e një shteti të tërë, sepse liria jonë asnjëherë nuk do të jetë e plotë pa zbardhjen e fatit të të zhdukurve.
Dhembja për 1622 personat e zhdukur me dhunë është e vazhdueshme dhe bëhet edhe më e rëndë, duke e ditur faktin se edhe më tej mbahen peng në Serbi, pikërisht në vendin që është fajtor për zhdukjen e tyre të dhunshme. Nëpërmjet ekspozitës, fati i të zhdukurve tanë tregohet në mënyrë autentike para publikut, duke trokitur në ndërgjegjen e secilit, ngase ata janë mungesë jo vetëm për familjet, por edhe për shtetin tonë. Gurët e kësaj ekspozite janë secili nga të zhdukurit, janë përditshmëria e dhimbshme e secilës familje që pret epilogun e ankthit mbi 22 vjeçar.
Shpresoj që kjo ekspozitë të vizitohet nga të gjithë qytetarët tanë dhe poashtu ta bëjë rrugëtimin e saj nëpër vende të ndryshme, për t`i dëshmuar botës tragjedinë tonë, dhimbjen tonë, të vërtetën tonë! Ruajtja e kujtesës historike është ndër dëshmitë më të fuqishme për atë çfarë ka ndodhur në Kosovë./ KultPlus.com
Fëmijët tuaj nuk janë bijtë tuaj, Janë bij e bija të etjes që jeta ka për vetveten, ata vijnë nëpërmjet jush, por jo nga ju, edhe pse jetojnë me ju, nuk u përkasin.
Mund t’u dhuroni atyre dashuri, por jo mendimet tuaja: ata kanë mendimet e veta. Mund t’u jepni strehim trupave të tyre, por jo shpirtrave të tyre: ata banojnë në shtëpinë e së nesërmes, të cilën nuk do u lejohet ta vizitoni as në ëndërr.
Mund të provoni të jeni si ata janë, por jo t’i bëni të ngjashëm me ju: Jeta ecën e nuk vonohet me të shkuarën. Ju jeni harqet, prej ku bijtë, si shigjeta të gjalla, janë hedhur përpara. Harkëtari sheh pikësynimin në horizontin e pafund, dhe ju tendos me forcë, derisa shigjetat e tij të shkojnë shpejt e larg. Besohuni me gëzim në dorën e harkëtarit, pasi, siç do fluturimin e shigjetës, ashtu do edhe shtrëngimin e harkut./ KultPlus.com
Ish-studioja e fotografisë “Marubbi”, e themeluar në vitin 1856 dhe aktualisht e drejtuar nga Michel Codelli, pronari i saj i ri, është i vetmi vend (dyqan) i rekomandueshëm që ekziston në Shkodër. Porositë e tij për pllaka, filma, letra, zhvillues, kartolina dhe pajisje të tjera fotografike arrijnë në rreth 3.000 franga. Gjysma e këtyre aksesorëve furnizohen nga A. Lumière dhe djemtë e tij nga Lioni, të përfaqësuar nga z. Codelli.
Konsumi i filmave nga Franca, deri më tani ka qenë i parëndësishëm, për shkak të konkurrencës nga shtëpia “Kodak” në Vjenë.
Një sasi e caktuar kutish dhe artikujsh të tjerë fotografikë që arrijnë shifrën e përafërt prej 700 frangash, vijnë nga ndërmarrja e Bernard Wachtl (Vjenë). Ato janë të destinuara për “Marubbin” dhe për amatorë. Ka pasur edhe porosi për kamera dhe pajisje fotografike për një shumë prej rreth 2, 000 frangash të bëra në ndërmarrjen “Kodak” nga z. Codelli; ato do të përdoren nga një duzinë fotografësh modestë amatorë.
Gjatë vitit 1900, porositë e bëra në ndërmarrjen “A. Lumière dhe djemtë e tij” ishin 300 franga krahasuar me 1500 franga në 1907.
Nga të dhënat e mësipërme, qarkullimi i artikujve të fotografisë, megjithëse modest, është në rritje dhe është me fat të theksohet se një pjesë e mirë e kësaj tregtie është në duart e ndërrmarjeve franceze./ KultPlus.com
Pasaporta amerikane është renditur si më e fuqishmja në botë për vitin 2022. Global Citizen Solutions, një kompani konsulence mbi investimet për emigracionin bazuar në të dhënat ka publikuar Indeksin Global të Pasaportave, duke përdorur një sistem të fuqishëm vlerësimi sasior për disa kritere dhe kategori. Indeksi ka përfshirë jo vetëm faktin se në sa vende ke akses falë pasaportës që posedon, por edhe mundësitë e investimeve dhe treguesit e cilësisë së jetesës në secilin shtet.
Vendi i parë
Me një total prej 96.4 pikësh, Shtetet e Bashkuara kanë përformuara më mirë në mundësinë e investimeve të reja, cilësinë e jetës dhe lëvizshmërinë e udhëtimeve. Në studimin e përgjithshëm janë përfshirë tre indekse:
Indeksi i Investimeve (me një rëndësi 25%)
Shtetet e Bashkuara renditen në vendin e 4-t. Me të ardhura kombëtare bruto (GNI) prej 66,080 dollarësh dhe tatimin personal prej 37%, SHBA-ja është një opsion “më i favorshëm” për investitorët.
Indeksi i Lëvizshmërisë (50%) SHBA renditet në vendin e 10-të.
Një pasaportë amerikane ofron akses pa viza ose viza pas mbërritjes në 172 vende ose territore.
Indeksi i Cilësisë së Jetës (25%) Shtetet e Bashkuara në vendin e 23-të.
SHBA renditet lart në shumë aspekte që lidhen me cilësinë e përgjithshme të jetës, duke përfshirë zhvillimin e qëndrueshëm, lirinë, performancën mjedisore, pranimin e emigrantëve dhe lumturinë.
“Shtetet e Bashkuara u ofrojnë investitorëve një treg të zhvilluar dhe të larmishëm ekonomik, si dhe akses në tregun më të avancuar dhe fitimprurës të konsumit në botë,” tha Patricia Casaburi, Dr. Menaxhuese e Global Citizen Solutions.
Në të kaluarën, renditja e pasaportave është fokusuar në numrin e vendeve në të cilat një pasaportë i jep akses poseduesit; megjithatë, faktorë të tjerë të rinj, si p.sh. perspektiva e hapjes së një biznesi në një vend tjetër, kanë sjellë një interes në rritje për përfitimet e marrjes së një pasaporte të dytë.
“Kjo është një nga arsyet kryesore pse SHBA u rendit e katërta në Indeksin e Investimeve është sepse vendi ofron shumë zgjidhje tërheqëse për viza për emigrantët që kërkojnë të investojnë në Amerikë, si programi EB5 Visa, për sipërmarrësit e huaj dhe programi E2 Visa (i mundëson një individi qëndrim në SHBA në bazë të një investimi që do të bëhet brenda territorit të SHBA-ve),” vazhdoi Casaburi.
Pothuajse gjysma e teatrove kryesore të Londrës u detyruan të anulojnë shfaqjet këtë fundjavë për shkak të infeksioneve me Covid-19.
Nga 46 anëtarët me të drejta të plota të Shoqërisë së Teatrit të Londrës që kishte shfaqje, 22 shfaqje u anuluan.
Të përfshira ishin “Hamilton”, “Matilda”, “Wicked”, “The Lion King”, “Cinderella, “Kabaret” dhe “Come From Away”, transmeton rtv21.tv
Prodhuesi Sir Cameron Mackintosh tha se ishte “shumë përçarës” dhe industria ishte në një “gjendje të tmerrshme”.
“Është fjalë për fjalë çdo ditë. Ne e kalojmë gjithë mëngjesin duke u përpjekur të stërvitemi nëse mund ta bëjmë shfaqjen apo jo”, ka thënë Mackintosh./KultPlus.com
Ata po i kërcasin pjatat e kafjallit në kuzhinat e qilarit, e përgjatë skajeve të rrahuna të rrugës i njoh shpirtat e shërbëtoreve që rrinë si mjerane dhe mbijnë të dëshpërueme dyerve të kësaj ane.
Valët kafe të mjegullës më sjellin Fytyra të shformësueme nga fundi i rrugës, Dhe lot nga vogëlushja me teshat e përbaltuna Nji buzëqeshje pa kuptim qëndron pezull në ajër dhe zhduket përgjatë relievit të pullazeve./ KultPlus.com
E vendosur në pjesën Veri-Lindore të Shqipërisë nën hijen madhështore të majës më të lartë të saj, Malit të Korabit, Dibra zotëron në hartën e saj gjeofizike rreth 33 monumente natyrore të cilat duan sytë, mendjet, dashurinë dhe setin shumëplanësh të investimeve për t’ja trashëguar brezave atë çka Zoti bujarisht fali.
Që nga drunjtë (Lisi i Madh) e rrallë e të mëdhenj, tek shpellat, bjeshkët, burimet, liqenet dhe ujrat termale Dibra duket se përbën një pasuri atraktive për rajonin përreth dhe jo vetëm.
Është një hartë e larmishme monumentesh natyrore nga qyteti në periferi që nuk e di se sa vëmendje ka nga hartuesit e politikave lokale të cilët jo vetëm kanë detyrë ti zbulojnë por edhe ti ruajnë, të investojnë e ti kthejnë në qendra studimi, turizmi, eksplorimi për banoret aty dhe madje edhe më gjerë. Shumë pranë qytetit ndodhet Shpella e Qytezës një shpellë karstike shumë pranë fshatit Bellovë në lartësinë 1.400 metra mbi nivelin e detit. Sipas të dhënave aty ka gjurmë të njeriut parahistorik ndaj vlerat shkencore, didaktike, ekologjike dhe kulturore i mbivendosen këtij monumenti që duhet të mbrohet nga shteti.
Le të mbetemi edhe për pak rrotull qytetit aty ku ndodhet një tjetër monument natyre i quajtur “Boroviku i Begjunecit” i cili konsiderohet si një pyll në një lartësi 1,300 metra mbi nivelin e detit i veshur me pisha, lajthi e plot drurë të rrallë dhe ku jetojnë mjaft kafshë që për zonën janë të rralla si drerët (roe deer).
Ujrat janë një tjetër pasuri e veçantë që ia shtojnë monumentet natyrore Dibrës, e përshkruar nga Drini i Zi, e rrethuar nga male të lartë, burimet ujore duket se nuk kanë të sosur, kujtojmë këtu “Ujrat Termale” (Llixhat) atë mrekulli jo shteruese e kurative ujore që vërteton se Zoti ishte bujar me njerëzimin duke i falur gjithçka i duhej, vijojmë me Liqenet e Kacnisë, Burimi dhe Shpella e Sopanikës, Liqeni i Zi, Sryka e Setës, Uji i Ftohtë në Vleshë, Liqenet e Famshme të Lurës, Burimet e Bellovës, etj. Por le të bëjmë një ndalesë tek Ujvara e Pocestit e cila përshkon Malin e Deshatit shumë pranë Maqellarës dhe me një lartësi 1.500 metra mbi nivelin e detit. Ujrat burojnë prej guvash të thella masivesh shkëmbore gati 14 metra thellësi dhe zbresin bri faqes së malit duke dhuruar pamje mahnitëse, vlera turistike për zonën e ku zhurma e ujrave që rrjedhin pandalshëm dëgjohet edhe teksa i largohesh ujvarës.
Nuk dihet se cili është dhe do të jetë fati i kësaj harte monumentesh, pasi edhe pse Lura konsiderohet park kombëtar, vëmendja për të lë për të dëshiruar, edhe pse njihet nga të gjithë magjia e liqeneve të saj.
Vendosja e këtyre monumenteve në Hartën e Monumenteve që mbrohen nga Shteti dhe nuk rrezikohen nga projekte dritëshkurtra interesash ekonomike të momentit, partive apo aleancave fatkeqe mes tyre është detyrim patriotik dhe intelektual që vendin amë ta trashëgojmë ne dhe brezat duke ia ruajtur e zbukuruar bukuritë që ngjiten e zbresin në Rrafshin e Korabit, Grykën e Madhe të Lurës, Cirku i Kurorës së Lurës, Kodra e Parave (Blliçe), Gryka e Setës, Bjeshka e Zonjave (Zimur), Pasqyrat e Gramës, Shpella e Gurit të Kuq, Gropa e Panairit, etj.
Janë një varg monumentesh dibrane që presin për tu vizituar, mbrojtur dhe studiuar.
Infrastruktura në zhvillim duhet të na afrojë me ta e jo ti varrosë përgjithnjë.
Lënia në harresë e këtyre pasurive për rreth një shekull është e pafalshme, uroj të ketë qenë e paqëllimshme , apo thjesht varfëri mendore pushtetarësh, edhe pse dyshoj për këtë të fundit.
Peshkopia është ndër të paktat apo të vetmet qytete në Shqipëri që nuk e ka një park të gjelbër (dobësi vendimarrësish lokalë) por asaj nuk i mungon magjia e madhështisë së natyrës e cila gdhendi monumentet e saj pa lindur jeta dhe ne, e natyra duhet lexuar “germë për germë”./ diaspora shqiptare/ KultPlus.com
Shkirmtari, historiani dhe publicisti Jusuf Buxhovi, duke kujtuar themelimin e LDK-së, pikërisht në 32 vjetorin e themelimit, ka publikuar listën e nismëtarëve, ku e sjell të plot KultPlus.
DOKUMENT:
Këshilli nismëtar për themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës:
1.Jusuf Buxhovi, shkrimtar dhe gazetar
2.Dr. Zekeria Cana, historian
3.Milazim Krasniqi, shkrimtar
4.Ajri Begu, ekonomist, shkrimtar
5.Dr. Ibrahim Rugova, studiues i letërsisë
6.Bujar Bukoshi, mjek
7.Fehmi Agani, profesor
8.Ibrahim Berisha, gazetar
9.Mehmet Kraja, shkrimtar dhe gazetar
10.Ali Aliu, kritik letrar
11. Dr. Zenel Kelmendi, mjek
12.Ramiz Kelmendi, shkrimtar
13. Akademik Idriz Ajeti
14.Akademik Dërvish Rozhaja
15.Akademik Mark Krasniqi
16.Profesor Anton Çetta
17.Zenun Çelaj, gazetar
18.Mustafa Radoniqi, avokat
19.Basei Çapriqi, shkrimtar
20.Xhemail Mustafa, gazetar
21. Jusuf Bajraktari, historian
22 Hysen Matoshi, gazetar
23. Neshet Nushi, ndërmarrësë
(Renditja në listë sipas nënshkrimeve)./ KultPlus.com
Kuptohet, Një ditë do të ecim të dy së bashku Kur këmbët tua të mos jenë hekur.
Në mes të një autostrade, në pikun e të nxehtit Do të pijmë ujin e një bjeshke Autobusëve do t`u buzëqeshim si dy të marrë.
Në mes plantacionesh, ndoshta dorë për dore Do të vallëzojmë mbi kokra rrushi Me shputat tona që na butësohen mbi ajvar
Ti ende mbetesh në një karrocë, Për botën, e gjymtuar Për mua, për jetën time, një motër e munguar.
Do ta blejmë bashkë biletën për kinema Nuk do të shkojmë, do të vazhdojmë ditën duke numëruar qenushet rrugëve Si qenushet e lagjes që ta lëpijnë gojën çdo mesditë.
Kuptohet, Një ditë do ta ngasësh ti veturën, Kur duart tua të mos lëvizin kaq dridhshëm prej temperaturës.
Në mes të detit, të përcëlluar prej Zotit Do të notojmë, ndoshta krah për krah Trupin tënd do ta lëmë të cicërojë si zog mëngjesi.
Ti ende mbetesh në një karrocë, Që peshon mbi mua dhimbje, padrejtësi, rëndesë, Për mua që harxhohem, që s`pranoj, që kam shpresë.
Do të çlirohet trupi yt, e do të marrim dy biçikleta Do t’i futemi shtegut më të gjelbër Do t’ua shprehim drunjve e dheut dashurinë pa kushte.
Ti ende mbetesh në një karrocë, Për librin e mrekullive, e harruar Për një vëlla zemërthyer si unë, e munguar.
Kuptohet, Një ditë do të bëjmë gjithçka që bën një vëlla e një motër, Do të paguajmë për dekorimet që nuk na duhen Do ta lëndojmë njëri tjetrin Do t`i urrejmë dasmat Qysh tash e dëgjoj ankesën tënde për pizhamat që t`i vodha Do të ketë lot mungese Do t’a pëlqejmë të njëjtin qytet Do të ngushëllohemi për dashuritë që vdesin pa lindur Do të pijmë një kafe mëngjesi buzë liqenit Do të skijojmë bashkë, do të ngjitemi në maje mali.
Ti ende mbetesh në një karrocë Në një objekt që të mban në jetë, që sheh para teje Ta përplasë një shuplakë që unë kurrë nuk doja ti ta ndjeje.
Kuptohet, Do ta njohësh edhe ti botën, një ditë, e di Do ta njohësh Iranin, Japoninë, gëzimin, plotninë. Do të ecësh pa mua, pa të mbajtur, pa të shtyrë nga prapa, Këmbët tua do të bëjnë vetë hapa, Pa inatet e mia, pa mërzitë e mia, pa kilogramët e mi të psikozës Se unë peshoj më rëndë se ti, unë peshoj vetmi, unë peshoj një motër gri E ti peshon shumë forcë e fuqi, në karrocën kaltër e zi./ KultPlus.com
Bota e artit njeh shumë raste kur shpura e hakërruar e zemëratës puritane ka djegur me zjare e përndjekur me anatemë kryevepra dhe dishepuj. Bota krejt është ngjethur para këtyre gardianëve të moralit, por artistët kanë treguar me vepër dhe aktin sublim të krijimit t’i bëjnë ballë kësaj stuhie rrapëllitëse, një prej tyre ishte edhe Sharl Bodler. Kryevepra e tij, “Lulet e së Keqes” u çua në bankën e të akuzuarve dhe u ndëshkua. Dënimi për përdorim fjalori të turpshëm si edhe fyerje të moralit publik i shkaktoi vëllimit poetik “Lulet e së Keqes” dhe autorit ë saj Sharl Bodler një goditje anatemuese.
Poeti Arthur Rimbaud thoshte për Bodlerin se “… ai qe vetë Perëndia!”, ndërkohë që gjykatësit e Napoleonit të III-të shihin te ai vetë Djallin dhe e dënuan të hiqte prej vëllimit “Lulet e së Keqes, gjashtë poezi, nënë akuzën se ato paraqisnin pamje të turpshme e fjalor të ndyrë, të cilat fyenin rendë moralin shoqëror. Pas kësaj, vetë Bodleri këmbënguli, protestoi duke kërkuar që libri, duhej gjykuar në tërësinë e tij dhe, jo në poezi të veçanta, se blasfemitë i drejtoheshin qiellit e jo Zotit, por më kot …
Në fakt, procesi ndaj përmbledhjes së famshme “Lulet e së Keqes”, një nga kryeveprat e poezisë franceze dhe botërore, kish nisur dhjetë ditë pas botimit të tij të parë i cili doli në 1.300 ekzemplarë. Pikërisht më 5 korrik 1857, në një artikulli të gazetës “Le Figaro”, ndër të tjera, shkruhej se: “… është e palejueshme që, një person si autori i librit, i cili i ka kaluar të tridhjetat, të shkruajë një vepër të tillë monstruoze … Ka momente madje, kur mund të dyshohet edhe për vetë gjendjen e tij mendore…
Kurrë s’kemi parë kaq shumë puthje e kafshime gjoksesh, kaq shumë demonë, djaj, kufoma, mace e krimba … Ky libër është një spital i hapur për çdo lloj idiotësie e fëlliqësie të shpirtit njerëzor“.
Pas kësaj, Ministria e Brendëshme e hodhi librin në gjyq, ndërkohë, gazeta “Le Figaro” e vazhdoi edhe më tej fushatën kundër Bodlerit. Dhjetë ditë pas procesit, Viktor Hugo, që prej ishullit Guernesey ku ndodhej në egzil, në një letër drejtuar Bodlerit, ndër të tjera i shkruante:
Më 1924 botuesit, të cilët kishin edhe të drejtën e autorit, publikuan për herë të parë edhe poezitë e dënuara, por libri u hoq përsëri nga qarkullimi. Vetëm 92 vjet më pas, më 31 maj 1949, Gjykata e Kasacionit në Paris e anuloi vendimin e procesit të zhvilluar më 1857, duke rehabilituar kështu për herë të parë dhe përfundimisht, të gjashtë Poezitë e Mallkuara. Nga 1864 deri më1865 gjashtë poema të vogla në prozë shfaqen në “Le Figaro” nën titullin “Le spleen de Paris”, ndjekur nga dy në “La Vieparisienne”, tre në “L’Artiste”. Në Belgjikë, ku shkon për t’u kuruar, një revistë i publikon poemën në prozë “Qentë e mirë”. Ndërsa më 1866 botohen 23 poezi të reja nën titullin “Mbeturinat”. Në fund të marsit Bodleri goditet nga një paralizë që i heq mundësinë për të folur. Dhe më 1867 pas transportit nga Belgjika, në një shtëpi mjekimi në Paris, Bodleri nuk jep shpresa për përmirësim dhe vdes më 31 Gusht pas një paralize që i rrëmbeu edhe fizikun edhe gojën.
Nje rrefim per shpresat, enderrat, deshtimet dhe te keqen. Lulet e se keqes tentojne te nxjerrin ekstraktin e se mires nga e keqja, bukurine nga fuqia malifike. Ndryshe nga letersia e meparshme qe merrte gjerat e bukra si pikenisje per te shkruar, Bodler deshiron qe paradokset dhe dualizmat te behen teme ate vepres se tij. Bodler ka thene se detyra e tij eshte te nxjerre te bukuren nga e keqja. Ne vellim ka kundervenie ndermjet kategorise estetike te se bukures qe ka per simbol lulet, dhe kategorise morale te se keqes qe ka per simbol satanin.
Modernizmi qendron ne faktin se Bodler, ndryshe nga autoret klasike te cilet shkruajne per te bukuren si nje kategori sublime dhe te pacenueshme, shkruan per te duke e pare ne nje kendveshtrim te ri : Letersia duhet te evokoje edhe per anen absurde dhe paradoksale te jetes dhe te bukurise.
Tituli jep disa shtresa kuptimore qe jane :
Ato qe e kane burimin te e keqja qe mbizoteron ne bote
Lule te semura, qe semurin dhe ato qe I mbajne ere
Lule qe kane lulezuar ne shpirtra te vdekur, qe I kane rrenjet tek fatkeqesite e poetit.
Ato tregojne te bukuren e se keqes, dhe te bukuren ne te keq.
Bodler eshte poet I spleen-it dhe ideales perballe njera tjetres. Spleen-I I referohet nje gjendjeje merzie, te serte , me sakte cdo gje e keqe qe ka lidhje me boten : vdekja, vrasja, vetmia, deshperimi. Ne te kundert, idealja eshte transhendetja e spleen-it, aty ku ekziston dashuria dhe ndjenjat jane te shfaqura gjer ne ekstaze. Idelja arrihet nepermjet nje shkeputjeje nga realiteti nepermjet veres, opiumit, udhetimit, pasionit. Ajo nenkupton nje gjendje ku koha dhe vdekja s’kane vend. Ai pergjithesisht I referohet pasionit per te shfaqur kete ekstazi te ndjenjave, por papritur ne kete dualitet spleen-I shfaqet befas dhe spontanisht. Autori eshte gjithnje ne frike prej vdekjes, mbytjes se shpirtit te tij dhe mosrealizmit.
Pamjet pariziene ai I sheh dhe si mahnitese , me horizonte blu dhe simbole te tjera te tilla, por dhe si nje mit qe vazhdon ne ditet e somte. Parisi po ndryshon, koha po ndryshon. Ai niset qe nga antikiteti me figuren e Andromakes, dhe me simbole te tjera te se kaluares per te treguar se Parisi ka qene me I bukur dhe vlerat e tij do te ruhen nese vete qyteti ruhet I pandryshuar.
Femra tek Bodler eshte objekt kryesor mbartes I simbolizmit. Ajo eshte nje ndermjetese e dy gjendjeve kontrastuese te siperpermendura. Ndersa ai rreshket duart ne floket e saj per te marre idealen, papritur e ndal dashurine duke menduar se nje dite kjo femer do te vdese, do te dekompozohet dhe do te puthe krimbat ne vendin e tij, dhe spleeni vjen…Femra sipas tij eshte nje engjell qe te fal kenaqesi, por dhe nje djall, burim I se keqes, eshte qenia qe na I mbush enderrat me terrin me te madh e me driten me te madhe. Puthja e saj eshte helmuese, dhe dashuria e saj e con jo afer zotit, por me afer Satanit.
Simbolika e udhetimit ka te beje me rrugen e nejriut ne jete, linden dhe zhgenjimin nga realiteti, lindjen e spleen-it, dehjen me vere dhe opium, tundimin nga djalli, deshperimin dhe revolten e njeriut te vrare dhe se fundmi vdekjen e tij, pajtimin e fundit me veten dhe boten.Simbolika e Bodlerit synn perjetesine : Arti eshte I gjate, por koha eshte e shkurter”
Poetika e Bodler-it evokon gjithashtu per vdekjen.Nje mundesi per dashuri mund te kthehet ne pikenisjen e vdekjes. Koha eshte armiku me I madh I njeriut , shtaza qe ka jete njeriu. Vampire, femra mostra . Vecimi I tij nga shoqeria, sidomos ajo e Parisit ku pozicionohet ngjarja, e con poetin ne nje vetmi te mterrshme, ne te cilen urohet te vije vdekja sa me shpejt.
Persa i perket anes demoniake te vepres, Bodler sugjeron se njeriu dhe veprimet e tij kontrollohen nga Satani, dhe njeriu eshte thjesht nje mekanizem I tij, nje loder, nje monster me e nevertishme se cdo gje tjeter.
Se fundmi, elemente horror dhe fantastike e shoqerojne poezine e tij, nisur nga macet e zeza , ne krimba etj ejt.Ai ka ndikim nga poetika e Edgar Poe, dhe ne nje far emenyre I perdor per te treguar se cfare gjendjeje tmerri dhe te frikshme arrin te krijoje Spleen-I ne mendjen dhe psikologjine njerezore./ KultPlus.com
Aktorja e serisë “Frozen”, Sayaka Kanda, vdiq në moshën 35 vjeçare pasi nga dyshimet e para thuhet se ra nga dhoma e hotelit, por janë ngritur teza të ndryshme, ku disa media kanë raportuar se ajo është vetëvrarë.
Lajmin e hidhur e bën të ditur familjarë të së ndjerës.
Ndërkaq, është bërë e ditur se janë duke u kryer hetime mbi vdekjen e saj, transmeton rtv21.tv
Sipas mediave lokale, ajo u gjet e vdekur rreth orës 13:00 të shtunën.
Kanda në zërin e Annas në versionin e dubluar japonez të ‘Frozen’, do të lansohej në prill të vitit 2022.
‘Frozen’ është seri e filmave të animuar e vitit 2013, me produksion të Walt Disney Animation Studios./ KultPlus.com
Në vitet ’30-’40 Shqipëria ndoqi politikën e ‘dyerve të hapura’ duke krijuar mundësinë që të jepeshin një serë koncesionesh për kompani shqiptare dhe të huaja.
Veç koncesioneve të zakonshme për shfrytëzimin e pasurive natyrore, në këto vite nuk munguan as kërkesa të pazakonta për kohën.
Koncesioni i librave telefonikë
Në gushtin e vitit 1931, një tregtar italian që banonte në Tiranë do t’i paraqiste ministrisë së Punëve Botore (Punëve Publike), një kërkesë për koncesionin e “Radhorit zyrtar të abonuemve ndër telefona të Shqipnis’).
Pompeo Gherardi, i lindur në Urbino të Italisë dhe që jetonte në Tiranë, i paraqet ministrisë kërkesën për koncesionin e botimit të listës zyrtare dhe të abonimeve në telefon në Shqipëri, të cilit do t’i bashkëngjitëshin tarifat postare, telegrafike dhe telefonike të mbretërisë shqiptare.
Këtë kërkesë ai e kishte bërë me 25 gusht të vitit 1931.
“Tue qenë i sigurtë që publikimi kishte me ken i nji dobie për Autoritetet, për përdoruesat e telefonave dhe për të gjithë publikun, kam nderin me paraqit rishtazi kërkesën, tue qenë i sigurtë që ka me u pamur, mbasi tue marrë parasysh që koncesioni i listës zyrtare, as nuk randon faret buxhetin e shtetit, as nuk randon fare mbi publikun, por përkundrazi përmbush nji mungesë e cila ndihet shpesh, herash dhe ndalon publikime të tilla të cilat tue mos pasun kontrollin e Autoriteteve kompetente kishin me dhanë lajme të paekzakte dhe me shkaktue nji konfuzjon damëprurëse në vend të nji drejtimit (guide) të vlefshme” shkruhej në letrën e Gherardit drejtuar Ministrisë së Punëve Publike, së cilës i kërkonte koncesionin.
Vetë kërkuesi i koncesionit planifikonte që të ardhurat e botimit të numeratorit telefonik t’i siguronte përmes publikimit në faqet e tij të reklamave të ndryshme të bizneseve dhe njoftimeve të ndryshme nga shoqëritë tregtare të kohës.
Kjo kërkesë në fakt nuk u pranua pasi u diskutua në Këshillin e Ministrave.
Koncesioni i filmave
Para pushtimit të Shqipërisë nga Italia dhe bashkimit të dy vendeve në prill të vitit 1939, tregtia e filmave ishte e lirë. Filmat italianë silleshin drejt për drejtë nga Italia kurse filmat e tjera amerikanë, franceze e gjermane nga agjencitë përkatëse të Athinës që kishin edhe shtëpitë e tyre dhe ekskluzivitetin e shitjes në Shqipëri. Këtë tregti e ushtronin Koço Janku, Dhimitër Canco, Jusuf Beshiri dhe Medin Kamberi.
Çmimet e filmave si italianë dhe të huaj ishin shumë të ulëta e varionin 1 mijë lireta dhe arrinin deri 250 franga shqiptare për transmetim në të gjithë Shqipërinë.
Koncesioni i filmave gjatë pushtimit italian iu dha ENICA-s (Ente Nazionale Industrie Cinematografiche Albania-Enti Kombëtar i Industrisë Kinematografike Shqipëri).
Enti, me marrjen e koncesionit, mori përsipër që të ngrinte kinema të përshtatshme aty ku mungonin; në Berat, Vlorë,Gjirokastër, etj. dhe si kundërbalancim i jepej koncesioni i filmave. Pasi kaluan 3 vite, ENICA nuk ndërtoi në Shqipëri asnjë sallë kinematografike për shkaqe të ndryshme si mungesa e truallit apo e materialeve të ndërtimit.
Pavarësisht kësaj, operatorët shqiptarë të kësaj industrie i kërkuan qeverisë së kohës që të anullojë koncesionin me argumentin se industria kinematografike do të përmirësohej rrënjësisht nëse do të lihej e lirë tregtia filmave.
“Jemi të mejtimit se industria kinematografke në Shqipëri do të heci përpara dhe do të përmirësohet rrënjësisht pa pasur nevojë për ndërhyrjen e ENICA-s sepse në të gjithë qytetet e Shqipërisë janë marrun inisiativa prej tregëtarëve lokalë për të ngrehur salla kinematografike të përshtatshme, të bëra me kapital shqiptar dhe të drejtuara prej shqiptarësh; kështu që koncesioni i akorduar ENICA-s nuk mbetet veçse një haraç të cilin kinematografistët shqiptarë duhet t’ia paguajnë kësaj shoqërije.
Po te anullohet koncesioni dhe të lihet i lirë tregu i filmave do të kemi këto përfundime të mira:
-Cilësia e filmave që do të vinë në Shqipëri do të jenë nga më të mirat, shkaku i konkurrencës dhe ministria e Kulturës Popullore të verë një taksë mbi çdo film prej 100 franga shqiptare; kjo taksë nuk ka për të rënduar importatorët e filmave në Shqipëri dhe nga ana tjetër po të llogaritim se në Shqipëri do të importohen 8 filma në javë, ministria do të arkëtojë një shumë pej 40 mijë frangash shqiptare në vjet, shumë të cilën do të mund t’a përdorë për mëkëmbjen e kinematografisë në Shqipëri”shkruhej në një kërkesë të kinematografëve shqiptare të kohës drejtuar Ministrisë së Kulturës Popullore.
Koncesioni i bananeve somaleze
Kompania e monopolit të bananeve (Regia azienda monopolio banane (RAMB), ishte një kompani shtetërore italiane aktive në vitete 1930-1940. Ajo u themelua me qëllimin që të transportonte dhe tregtonte në Itali bananet e prodhuara në koncesionet bujqësore që lindën në ato vite në koloninë e Somalisë italiane.
Në Arkivën e Shtetit gjendet një korrespondencë e prillit të vitit 1940, ndërmjet Drejtoratit të Partisë Fashiste (zyra ekonomike në Tiranë) dhe Ministrisë së Afrikës Italiane, lidhur me lëshimin e një koncesioni një firme italiane për të shitur banane në Shqipëri.
Dokumenti ka si objekt “Eksperimentimin e prezantimit të bananeve somaleze në Shqipëri dhe dhënien e koncesionit të dyqaneve të shitjes së tyre në mënyrë direkte në popullatë”.
Në lëtërkëmbime rezulton se në tregjet shqiptare kishin nisur tashmë të tregtoheshin banane. Por në këto kushte, kërkesa ishte që të kishte një koncesion të posaçëm që vendoste rregull në tregtim. Skema që parashikohej ishte e njëjtë me atë të Italisë e si rrjedhojë edhe modeli që u propozua në atë vit ishte ai i kontrollimit të tyre përmes dhënies së një koncesioni. Koncesionari kishte detyrimin që të vendoste disa banakë të posaçëm në qytetet kryesore të Shqipërisë ku të tregtohej vetëm aty. Një nga shqetësimet që shprehej është se jo vetëm çmimet ishin abuzive shpeshherë por edhe cilësia e tyre ishte shumë e ulët. Në këto kushte, koncesioni shihej si mundësi për të rritur cilësinë e produktit në treg e nga ana tjetër edhe për të vendosur në kontroll çmimin.
Personi që iu dha koncesioni quhej Martino Farinetti. Në atë kohë, Shqipëria konsiderohej si pjesë e Italisë, si rrjedhojë e pushtimit të prillit të vitit 1939. Pavarësisht vendosjes së monopolist dhe dhënies së koncesionit, tregu i bananeve në Shqipërinë e atyre viteve përballej me “evazion”.
Përfundimi i Luftës së Dytë Botërore solli shkrirjen e kompanisë italiane të bananeve e si rrjedhojë edhe në Shqipëri u reflektua mungesa e këtij produkti. Vetëm në vitet ’90 në Shqipëri u rikthye me një intensitet të lartë importi i bananeve, që u bë një frut tej mase i kërkuar nga konsumatorët shqiptarë dhe vijon të jetë deri në ditët e sotme.
Koncesioni i hashashit
Deri në fund të shekullit të 19-të, përdorimi i lëndëve narkotike nuk kishte përhapje të gjerë e konsumi i tyre ishte i kufizuar te pacientët dhe për arsye shëndetësore. Shtresat e pasura nisën t’i përdorin ato për arsye kënaqësie ndërsa për masat e popullatës vendin e tyre e zinin alkooli dhe duhani.
Në fund të shekullit të 19-të e fillim të shekullit të 20-të përdorimi i lëndëve narkotike nisi të gjejë përdorim për qëllime kënaqësie e duke shkaktuar jo pak probleme, ndaj edhe për këtë qëllim do të niste ndërmarrja e kufizimeve ligjore për këtë qëllim.
E në këtë rast, edhe Shqipëria renditet në listën e vendeve të parë që i është bashkuar iniciativës për të sanksionuar në ligj përdorimin e opiumit apo të kanabisit; një zakon që e kishte trashëguar që nga periudha e Perandorisë Osmane.
Më herët, Shqipëria kishte njohur përdorimin e bimës së opiumit për qëllime mjekësore por edhe për qëllime kënaqësie përmes tymosjes. Por ndryshe nga vendet e tjera, në Shqipëri “beteja” për kufizimin e lëndëve narkotike nis jo domosdoshmërisht për shkak të pasojave negative në shkallë të gjerë në popullatë por si rrjedhojë e përmbushjes së disa detyrimeve që vendi kishte marrë në rang ndërkombëtar.
E gjithë beteja legjislative me drogën në vend ka lidhje direkte me anëtarësimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, një organizatë ndërqeveritare botërore e themeluar në janar të vitit 1920, si rezultat i konferencës së Paqes të mbajtur në Paris.
Shqipëria do të kishte përfaqësinë e saj në Lidhjen e Kombeve e direktivat e dala prej saj do të reflektoheshin e adaptoheshin edhe nga Shqipëria e atyre viteve. E në kushtet e dy luftërave të mëparshme që kishin si burim tregtinë e opiumit, edhe trafikimi i drogës do të ishte një nga temat e trajtuara gjerësisht në këtë organizatë.
Në vitet 1924-1925, Lidhja e Kombeve do të ndërmerrte një përpjekje të re për të forcuar bashkëpunimin mes shteteve në luftën kundër trafikimit të paligjshëm të narkotikëve. E në këtë përpjekje, Shqipëria do të bëhej pjesë e saj, duke shënuar nisjen e betejës për vendosjen nën kontroll të prodhimit, tregtimit e përdorimit të drogës.
Në vitin 1925 do të zhvilloheshin dy konventa për opiumin nga Lidhja e Kombeve, në të cilat Shqipëria do të merrte pjesë.
Në konventën e parë mbi opiumin të 11 shkurtit të vitit 1925, u nënshkrua marrëveshja për zhdukjen e fabrikimit, tregtisë së brendshme e përdorimit të opiumit të përgatitur. Por Shqipëria nuk do ta ratifikonte këtë marrëveshje. Në takimin e dytë të 19 shkurtit të vitit 1925 u bë konventa ndërkombëtare e opiumit dhe protokolli përkatës, të cilat Shqipëria do t’i firmoste përmes Benedikt Blinishtit, por nuk do t’i ratifikonte në parlament.
Konventa e Lidhjes së Kombeve, e nënshkruar edhe nga Shqipëria, parashikonte detyrimin e shteteve për të ndryshuar legjislacionin me qëllim vendosjen nën kontroll të prodhimit, tregtisë dhe eksportit të drogës. Po ashtu, detyrimi parashikonte detyrimin e kufizimit të sasisë që tregtohej mes shteteve, porteve apo pikave kufitare ku mund të eksportohej droga. E në këtë konventë do të parashikohej detyrimi që çdo shtet të merrte masa për kufizimin e përdorimit të drogës vetëm për qëllime mjekësore dhe shkencore dhe të bashkëpunonte me shtetet e tjera për të ndaluar përdorimin e saj për qëllime të tjera.
Legjislacioni i Ahmet Zogut kundër drogës
E në fakt, Shqipëria do të përmbushte detyrimin e saj për të reflektuar ndryshimet e nevojshme ligjore të diktuara nga konventa që kishte nënshkruar. Në Kodin Penal të Ahmet Zogut, parashikohej ndëshkimi penal i veprimtarive të paligjshme të drogës.
Në listën e veprave penale u përfshinë edhe krimet kundër shëndetit e kushdo që tregtonte, fuste apo eksportonte kontrabandë opium, hashash apo ekstrakte të kësaj natyre, ndëshkohej me burgosje deri në 1 vit dhe me gjobë që varionte nga 100-1000 mijë franga ari. Më shumë sesa t’i jepte zgjidhje një problematike të brendshme, këto masa synonin të përafronin legjislacionin, i cili ishte hartuar në frymën e praktikave ligjore ndërkombëtare.
Si u anulua koncesioni i mbledhjes dhe mbjelljes së hashashit në Korçë
Krahas kontrollit përmes legjislacionit, një kontroll tjetër që u ushtruar ishte edhe ai i dhënies së koncesionit për mbledhjen dhe mbjelljen e hashashit. Me 27 nëntor të vitit 1931, Këshilli i Ministrave me vendimin me numër 178 vendosi të anulojë lejen e dhënë në Prefekturën e Korçës për mbledhjen e hashashit me argumentin se ajo ishte një bimë e dëmshme. Haxhi Shkoza te “Financat e Shqipnis” shkruan se qeveria urdhëroi “dikasterin kompetet (kryeministria nr 666/1 datë 13 qershor 1931) mbi përgatitjen e një projektligje për ndalimin e mbjelljes së kësaj bime”. Por, sipas Shkozës, mbi këtë urdhër nuk është vënë ndonjë dispozitë ligjore për ndalimin në fjalë në kundërshtim me ligjin e të dhjetave.
Në fakt, anulimi i koncesionit vjen në një kohë kur edhe Lidhja e Kombeve kishte hartuar një konventë të re që kufizonte më tej dhe rregullonte shpërndarjen e lëndëve narkotike. Këtë konventë të korrikut të vitit 1931, pala shqiptare e nënshkroi dhe e ratifikoi në parlament. E pak muaj më vonë, në nëntor anuloi edhe koncesionin ekzistues. Duhet evidentuar një element tjetër, që anulimi i këtij koncesioni për hashashin vjen në të njëjtën ditë kur në Bangkok (27 nëntor 1931) u nënshkrua marrëveshja ndërkombëtare për “zhdukjen e zakonit të pirjes së opiumit”, por që sipas Shkozës, kjo marrëveshje ndërkombëtare nuk është nënshkruar nga ana e vendit tonë.
Studiues të ndryshëm kanë evidentuar faktin se krahas opiumit që përdorej për qëllime mjekësore apo në raste të rralla për qëllime kënaqësie, Shqipëria ka njohur kultivimin e kërpit si praktikë. E kërpi përdorej për prodhimin e veshjeve, litarëve, ilaçeve e lëndëve djegëse.
Koncesioni i eksplozivëve
Gjatë Perandorisë Osmane, koncesioni i eksplozivëve ishte monopol i shtetit. E në këto kushte ndalohej importimi dhe eksportimi i prodhimeve eksplozive, mes të cilave edhe i barutit.
Me 2 maj të vitit 1929 sipërmarrja e eksplozivëve do të nxirrej në ankand dhe sipërmarrja që do ta merrte përsipër do të ishte klienti Xheladin Kuqi për 10 vite kohë. Monopolizimi i gjërave eksplozive u bë me argumentin se ato shiteshin dhe bliheshin pa asnjë rregull e kontroll. Importi dhe eksporti jepen nga shteti dhe ishte monopol i tij ndërsa administrimi i jepej me koncesion kompanisë së drejtuar nga Kuqi.
Sipërmarrësi do të kërkonte ndalimin e nitratit në import por qeveria nuk qe e atij mendimi dhe vendosi që të lerë të lirë këtë produkt që përdorej edhe për qellime të tjera. Sipërmarrësi duke gjetur vendimin e mësipërm si shkak refuzoi të nënshkruajë kontratën dhe kërkoi anulimin.
Qeveria do të hidhte në gjyq kompaninë në fjalë duke kërkuar nënshkrimin e kontratës dhe shpërblimin e dëmeve. Në fund, gjyqi do të fitohej nga shteti.(Scan)
Londra ka anuluar festimet e planifikuara për Vitin e ri për shkak të rritjes drastike të rasteve të variantit Omicron. Lajmi është njoftuar nga kryebashkiaku laburist i Londrës, Sadiq Khan, sipas të cilit infeksionet kanë arritur nivele rekord në kryeqytetin britanik.
“Me infeksionet Covid-19 në nivele rekord në qytetin tonë dhe në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, unë jam i vendosur të bëj gjithçka që është e mundur për të ngadalësuar përhapjen e variantit të ri dhe për të siguruar që shëndeti publik të mos mbingarkohet nga ky dimër. Kjo do të thotë se ne nuk do të organizojmë më festimin e Vitit të Ri me 6500 persona në sheshin Trafalgar”, njoftoi ai.
Ai tha se qendër e festimeve të Vitit të Ri në Londër do të jetë një spektakël i shkëlqyer që do të transmetohet live në BBC dhe do të nxjerrë në pah momentet kryesore të vitit 2021.
Bebe Rexha ka publikuar disa fotografi në Instagram, ku tregon se po shijon pushimet në një ishull turk . Mirëpo, ajo ka vendosur një unazë dhe varëse ari dhe ka zbuluar që ato i dhurohen vajzës kur martohet, si pjesë e traditës shqiptare.
“Pak rock and roll në plazh nuk i bën keq askujt. Kam vënë stoli monedhë prej ari turk që është një pjesë e madhe e kulturës shqiptare. Zakonisht këto i merr si dhuratë kur martohesh, por unë i kam blerë vetë”, ka shkruar ajo.
Më tej Bebe ka publikuar një shkrim në Instastory ku thuhet: “Shqiptarët nuk kanë pemë familjare, por pyll familjar!” E kështu të gjithë biem dakord që shumica e shqiptarëve i përkasin fiseve të mëdha. Bebe është kthyer në ambasadore të kulturës shqiptare dhe më këto detaje të vazhdueshme këngëtarja i krenon gjithmonë shqiptarët./ KultPlus.com
Në vigjilie të 32 vjetorit të themelimit të LDK-së
VIKTOR MAJERI, KRISTINE VON KOHL DHE PAUL LENDVAI
Nga Jusuf BUXHOVI
Rruga e themelimit të “Lidhjes Demokratike të Kosovës” si dhe pasqyrimi i gjendjes në Kosovë para, gjatë dhe pas rrënimit të autonomisë së Kosovës nga Serbia më 23 mars 1989, kur ajo praktikisht, brenda një shekulli, edhe u ripushtua për herë të katërt nga Beogradi, pa mëdyshje se lidhet edhe me rolin e disa publicistëve të njohur të medieve të fuqishme evropiane, ndër të cilët gjithsesi duhet përmendur publicistin e njohur gjerman Viktor Majer, asokohe korrespodent i gazetës së njohur gjermane “Frankfuter Allgemeine”, Kristine von Kohl, publiciste dhe korrespodente e disa gazetave evropiane nga Beogradi , ndër të cilat dalluar “Die Presse” të Vjenës si dhe redaktore e revistës “Balkan anders” të Vjenës si dhe publicistin dhe moderatorin e njohur të televizionit austriak ORF 1, Paul Lendvaj, njëherësh autor i shumë librave publicistikë.
Kjo treshe e publicistëve eminentë evropianë nga hapësira gjuhësore gjermane, me një përkushtim të veçantë përcolli gjendjen në Kosovë dhe në përgjithësi në hapësirat e ish Jugosllavisë nga shpërthimi i demonstratave të vitit 1968 që për moto kishin kërkesën për Republikën e Kosovës, që u dinamizua në demonstratat e vitit 1981 dhe, si e tillë, me modifikimin e avancimit të pozitës kushtetuese në federatën jugosllave gjeti vend edhe në programin nismëtar të “Lidhjes Demokratike të Kosovës” deri në çastin e evoluimit të saj në kërkesë për shtet të pavarur pas Konferencës së Hagës së gushtit 1991 kur Jugosllavia u vu në binarët e shpërbërjes. Në këtë treshe, gjithsesi Viktor Majeri, me angazhimin e tij shfaqet i veçantë, meqë krahas anamnezës që ia bëri krizës së Jugosllavisë me librin “Si u shpërbë Jugosllavia”, në çastet vendimtare ai inkurajoi drejtpërdrejt “grupin” e gazetarëve të “Rilindjes” që t’i hynin punës dhe këtë e bëri me shkrime në gazetën FAZ ose me kontakte të drejtpërdrejta me disa prej tyre.
Viktor Majeri prej vitesh do të bëjë të njohur gjendjen e shqiptarëve në ish Jugosllavi si dhe planet e Beogradit që nëpërmes rrënimit të autonomisë së Kosovës të vitit 1974, të marrë përsipër timonin e një Jugosllavie unitariste, që pas vdekjes së Titos, hap pas hapi, vendin do ta kthente në taborin sovjetik në përputhje me doktrinën e Breezhjevit rreth sovranitetit të kufizuar të vendeve komuniste. Me shkrimet e tij analitike nga viti 1981 e këndej, veçmas me ato nga 23 marsi i vitit 1989, kur Beogradi rrënoi me dhunë autonominë e Kosovës, Viktor Majer, duke e quajtur veprimin e Millosheviqit puç kundër Jugosllavisë evropiane, drejtpërdrejt do të alarmojë opinionin botëror me rrezikun që po i kërcënohej. Madje, ai ishe nder ata që ngulmonin se demonstratat e vitit 1981, sado që ishin të drejta nga ana e shqiptarëve dhe se edhe ata kishin arsye që të shpallnin opsionin e tyre për barazi në federatë, vlerësonte se në forma të ndryshme, u dirigjuan nga forcat serbe dhe ato ruse që kërkonin shkas për ndezjen e fitilit Jugosllavisë së Titos, pikërisht nga shkaku pse Kosova si njësi e barabartë federative ruante balancimet që ajo të mbetej kah perëndimi, pra të parandalonte rikthimin sovjetik të humbur nga viti 1949. Po ashtu, me anën e lidhjeve me disa intelektualë të Kosovës (kryesisht gazetarë të “Rilindjes”), Majer do të angazhohet që si kundërpërgjigje Beogradit që ia kishte arritur të rrënonte autonominë e Kosovës sipas planit të saj perfid nga viti 1981, të dilet me themelimin e një partie politike, që do të formulonte kërkesat fillimisht për Republikën e Kosovës, ndërsa pas Deklaratës së 2 korrikut 1990, Kuvendit të Kaçanikut dhe veçmas pas konferencës së Hagës të gushtit të vitit 1992 kur Komisioni i Badinterit shpalli federatën jugosllave në shpërbërje, kërkoi që Kosova të luftojë për statusin e njësisë së pavarur, pra të shtetit që ka të drejtë të vendos për fatin e vet si njësitë tjera federative. Me të njëjtin përkushtim Viktor Majeri vazhdoi ta këshillojë dhe ndihmojë dr. Rugovën dhe intelektualët tjerë në rrethanat para dhe pas Dejtonit, si dhe ato gjatë dhe pas Rambujesë, duke kërkuar që si pozicion të mbrohet Kushtetua e Kaçanikut si shprehje e vullnetit demokratik të shqiptarëve. Në dy librat e tij “Si u shpërbë Jugosllavia” 1992 dhe “Trashëgimia e Jugosllavisë”, 2020, Majeri e ritheksoi të drejtën e Kosovës si shtet i pavarur që buron nga kushtetua e vitit 1947 kur ishte pjesë e tetëshes federative, pa marrë parasysh statusin dual. Po në këtë gazetë, në gusht të vitit 1989 paralajmëroi formimin e partisë nga intelektualët shqiptarë që do ta marrin përgjegjësinë politike për vendin. Një javë pa u themelua LDK-ja, në FAZ “zbuloi” edhe emrin e partisë si dhe kryetarin e mundshëm (Rugovën) si të përzgjedhur amerikan.
Kristine von Kohl, gazetare e “Die Presses” së njohur të Vjenës, po ashtu, ishte shumë e angazhuar në pasqyrimin e zhvillimeve që morën kah rrënimi i Jugosllavisë pas shpërthimit të demonstratave të vitit 1981 me ç’rast, sipas diktatit të Beogradit, politikës jugosllave iu imponua procesi i diferencimit të shqiptarëve. Kristine von Kohl, ishte një zë i fuqishëm që denoncoi Platformën e Komitetit Qendror të LKJ-së të aprovuar në maj të vitit 1981 me ç’rast demonstratat e studentëve të Prishtinës të 11 marsit, ato të 2 dhe 4 prillit u kualifikuan si përpjekje kundërrevolucionare për rrënimin e rendit kushtetues të Jugosllavisë me çka filloi fushata shumëvjeçare e represionit ndaj të rinjve, studentëve dhe intelektualëve të Kosovës, që kishte për qëllim që t’i detyronte që të hiqnin dorë nga pozita kushtetuese e vitit 1974 dhe kërkesa për avancimin e saj e mëtutjeshme. Kristine von Kohl, në rrethanat kur u rrënua autonomia e Kosovës me dhunë nga Beogradi, u angazhua që në Kosovë të themelohet Komiteti për të drejtat dhe liritë e njeriut, që do të merrej me mbledhjen e të dhënave për shkeljen e të drejtave të njeriut në Kosovë. Me vizitat e saj të shpeshta në Kosovë, deri sa nuk do të shpallet persona non grata nga regjimi i Beogradit, inkurajoi intelektualët shqiptarë që të themelonin një parti politike, siç ndodhi në të vërtetë me “Lidhjen Demokratike të Kosovës”, të cilën, për vite, nga Vjena e afirmoi kauzën e saj të rezistencë institucionale paqësore. Kristine von Kohl, në fushën e publicistikës, me disa vepra trajtoj krizën në ish Jugosllavi si dhe pasojat që solli shpërbërja e saj. Ndër këto libra gjithsesi dallohen “Jugosllavia” (1990),”Kosova – nyja e gordosë” (1992), “Shqipëria” (1999), “Ballkani – stabilitet ose kaos në Europë” (2000). Së fundi ishte kryeredaktore e revisët “Balkan anders”.
Një zë tjetër i fuqishëm nga Vjena, padyshim se ishte edhe i Paul Lendvait, publicist, autor i shumë veprave politike që trajtojnë rrethanat në diktaturave komuniste, redaktor dhe moderator i Televizionit të Austrisë (ORF1), i cili, në debatet televizive, u dha hapësirë intelektualëve të Kosovës të pasqyronin gjendjen para, gjatë dhe pas rrënimit të autonomisë së Kosovës. Lendvai, po ashtu, u tregua i zellshëm që opinioni austriak të njihet me shkaktarët e krizës në ish Jugosllavi (regjimin hegjemonist të Beogradit) si dhe inspiruesit e tyre kryesorë: intelektualët nga radhët e Akademisë Serbe të Shkencave si dhe ato të çarqeve të Kishës Ortodokse Serbe që u vunë në krye të indoktrinimit që solli të lufta e armatës jugosllave kundër Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe së fundit Kosovës. Dy emisione speciale, Lendvai ia kushtoi themelimit të “Lidhjes Demokratike të Kosovës”, me ç’rast në studio solli intelektualë eminentë austriakë, sllovenë dhe shqiptarë, të cilët shfaqjen e kësaj partie në jetën politike e vlerësuan si një kthesë të rëndësishme historike, meqë për herë të parë në krye të një lëvizjeje politike viheshin intelektualët e njohur me koncepte perëndimore, të cilët, me kërkesën për liri dhe barazi, i hapnin rrugë të pandalshme shtetësisë së Kosovës. Për Lendvain, shfaqja e LDK-së si parti politike e shqiptarëve kishte rëndësi historike ngaqë kërkesa për liri, barazi dhe demokraci shënonte largimin përfundimtar nga konceptet e irredentizmit ideologjike të bashkimit me Shqipërinë, që përfaqësonte nga ilegalja shqiptare./ KultPlus.com
Sabato: E vërtet, kam pasur njëfarë prirje vetëvrasëse… Sidomos si djalosh dikur.
Borges: Kurse unë, dikur i pata vënë vetes një afat. Pata menduar: “Epo, do të pres shtatëdhjetë ditë. Nëse ndërkohë nuk ndodh asgjë për t’u shënuar, dhe kjo situatë nuk ndryshon, kam për ta vrarë veten. Ndërkaq, po të ndodhë diçka mirëfilli, aq më mirë fundja. Sidoqoftë do theksuar se dikush që ka vendosur të vetëvritet, ndihet si një hero i vërtetë, ndihet tepër i fuqishëm.
Sabato: Sigurisht, ngaqë ka për ta hequr qafe universin…
Borges: Ishim duke kuvenduar me Macedonio Fernández, cili po më shpjegonte se shpirti ishte i pavdekshëm, ndërkohë që diku ngjitur nisën të bënin muzikë nën ritmet marroqe të një kënge që kam përshtypjen se quhet La Cumparsita. Menjëherë i thashë mikut tim Macedonio, “Si thua, ta vrasim vallë veten për të shpëtuar nga kjo muzikë kaq e dobët?”… Këtë ngjarje më vonë ia pata treguar edhe Xul Solar, i cili dukej cazë skeptik, ngaqë më foli vëngër: “Sidoqoftë nuk u vetëvratë”. Flakë për flakë iu përgjigja, në frymën e qesëndisë së tij: “Nuk e di nëse e vramë veten mirëfilli, sepse nuk më kujtohet!”. Gjithsesi, më patën treguar për një ngjarje që thuhet se kish ndodhur në një kafene në rrugën Bolívar, në lagjen Monserrat. Ishte një skutë ku mblidheshin tërë faqezinjtë. Në banak gjendej një tip që po llomotiste se kish një grua, e cila ia kishte vënë brirët të gjorit, arsye për të ciën ai ndihej tejet i vetmuar dhe çoç po mendonte ta vriste veten. Sakaq, dikush tjetër që po e dëgjonte, i tha: “Shiko more mik, kush flet kaq shumë për vetëvrasjen, nuk e bën kurrë vërtet. Të vrasësh veten është tepër e lehtë!” Kur i pati shqiptuar këto fjalë sfiduese, folësi kish nxjerrë befas revolverin dhe ia ngjeshi vetes plumbin në lule të ballit. Nuk e di nëse kjo ngjarje është ndopak e mirëfilltë, ndonëse kam njëfarë bindje se burri me revolver, mbase vërtet kish ndërmend ta vriste veten.
Sabato: Sikur mos të ishte vetëvrarë, do të bënte figurën e palaços. Sepse qëkur e pati nxjerrë revolverin, e dinte fort mirë se nuk i mbeteshin gjasa të tjera veç vdekjes… Gjithmonë kam menduar që burrit xheloz i ofrohen dy mundësi syresh: të blejë një revolver, ose të bëhet si Shekspiri…
Borges: Më kujtohet rasti i atij shkrimtarit japonez që pati bërë harakiri para gjithkujt. M’u duk veprim i mençur. Ia doli mbanë të vdiste si samurai i fundit.
Sabato: Mua seç më duket ca si tepër përdëllyese si shfaqje, ndaj nuk meriton lëvdata. Duket më tepër si diç arrogante. Dua të theksoj, Borges, se nuk flas kështu ngaqë ndihem ndopak më i zoti. Përkundrazi, edhe unë pata menduar të bëj vetëvrasje plot herë në jetën time.
Borges: Edhe unë gjithashtu. Janë mbushur shtatëdhjetë e pesë vite që vazhdoj të vetëvritem. Kam më tepër përvojë se ti, Sabato.
Sabato: (duke buzëqeshur): Gjithsesi nuk ke pasur shumë sukses në këtë aspekt, siç duken bathët.
Borges: E pranoj këtë vërejtje, por sidoqoftë e kam pasur me përkushtim të mirëfilltë.
Përktheu nga bashkëbisedimi origjinal në spanjisht:
Ceremonia e mbrëmjes së konkursit mbarëkombëtar “KultStrofa” do të shpallë finalistët e edicionit të katërt, ku në këtë mbrëmje do të jenë prezent edhe dhjetë finalistët e këtij edicioni.
Në këtë mbrëmje do të publikohet edhe vendimi i jurisë për vendin e parë, të dytë dhe të tretë, vendime që janë marë nga juria profesionale në përbërje të: Sali Bashotës, kryetar i jurisë, Nerimane Kamberit dhe Arbër Selmanit.
KultStrofa është konkurs mbarëkomëbtar i poezisë, si një ndër konkurset më serioze dhe me prurjet më të larta të poezisë.
Jeni të mirëpritur në mbrëmjen tonë finale, ku pas ceremonisë do të ketë edhe performancë në kitarë nga Endrit Rexhepi dhe këngëtarja e re Isra Abazi.
Ju lusim që të respektoni masat e Covid 19./ KultPlus.com
Kur ‘Brit Awards’ njoftoi se do të hiqte kategoritë gjinore që ndajnë artistët në meshkuj dhe femra muajin e kaluar, kishin frikë se kjo do të rezultonte në anashkalimin e femrave.
Por, nominimet e para sipas sistemit të ri në fakt sjellin më së shumti në kandidatura femrat, në më shumë se një dekadë, me Adele, Olivia Rodrigo dhe Dua Lipa të gjitha në garë për çmime të shumta.
Adele është në garë me Ed Sheeran, Little Simz dhe Dave për shumicën e nominimeve. Ata të gjithë përfshihen në kategoritë, si ajo e albumit më të mirë dhe artistëve më të mirë britanikë.
Little Mix, të cilat këtë vit u bën të parat që fituan për grupin më të mirë britanik, janë në garë për të njëjtin çmim edhe një herë.
Në garë janë të përfshirë edhe Coldplay, të cilët janë të nominuar në numër rekord, kryesisht nëntë kategori (ata kanë fituar katër herë) së bashku me grime act D-Block Europe dhe dy grupe femra si, Ëolf Alice dhe London Gramma.
Ndërkohë, edhe menaxheri i Duas e përkrahi iniciativën për të ndryshuar kategorinë, duke e bërë jobinare, në mënyrë që të mos përcaktohet gjini.
Çmimet do të ndahen më 8 shkurt të vitit 2022, në Londër, nikoqirë të ngjarjes së madhe do të jenë Mo Gilligan dhe Jack Whitehall.
Dua Lipa dhe J Hus ishin të fundit në histori që fitojnë çmim si “Artistja më e mirë femër” dhe “Artisti më i mirë mashkull”. Kjo sepse, që nga viti i ardhshëm të dy kategoritë do të kombinohen në një për “Artistin më të mirë britanez”, kishin bërë të ditur organizatorët.
Artistët si Sam Smith e Will Young kanë bërë thirrje për ndryshim, ku thanë se sistemi aktual i lë jashtë artistët jobinarë(gjini asnjënëse).
Smith, i cili është jobinar, humbi një nominim këtë vit.
Albumi i tyre, “Love Goes”, u listua i dyti në toplistë në Britani të Madhe, por iu pamundësua që të nominohej në ndonjëren kategori meqë është jobinar.
“Brits ka qenë pjesa më e rëndësishme në karrierën time. Muzika për mua ka qenë gjithmonë unfikuese jo divizon. Po kujtoj kohën kur çmimet ishin reflective për shoqërinë në të cilën jetojmë. Le të festojmë për të gjithë, pavarësisht gjinisë, racës, moshës, aftësisë”, ka shkruar Smith në një post në Instagram, të cilin tashmë e ka fshirë./KultPlus.com
Midis pamjeve paraprake të së enjtes dhe orëve të shfaqjes të së premtes, filmi më i fundit i “Marvel Cinematic Universe” ka arritur 121.5 milionë dollarë në shitjet e biletave brenda vendit.
“Ashtu si industria po përgatitej për fundjavën e parë të hapjes prej 100 milionë dollarësh të epokës së pandemisë, “Spider-Man: No Way Home” u hodh në kinema dhe zhduki pritshmëritë duke arritur atë pikë deri në fund të së premtes,” tha Paul Dergarabedian, analist mediatik në “Comscore”.
Sony, një bashkëprodhues në film së bashku me Disney, rriti vlerësimin e saj për fundjavën e plotë, duke deklaruar se tani pret që filmi të arrijë në 240 milionë dollarë gjatë debutimit të tij. Vlerësimi i tij fillestar sugjeroi që filmi do të fitonte rreth 130 milionë dollarë. Analistët e arkëtarëve i thanë “CNBC” se parashikojnë që filmi të gjenerojë më shumë se 250 milionë dollarë, ose madje të arrijë në 265 milionë dollarë.
Tashmë, “No Way Home” është hapja me fitimin më të lartë të epokës së pandemisë, duke tejkaluar “Venom: Let There Be Carnage”, i cila fitoi 90.1 milion dollarë gjatë tre ditëve të para në kinema. Ai gjithashtu ka të ngjarë të zërë vendin në 10 filmat më të shitur në historinë e kinematografisë, si një nga vetëm tetë filmat që tejkalojnë 200 milionë dollarë gjatë fundjavës së parë, sipas të dhënave nga “Comscore”./ KultPlus.com
Në vigjilje të 32 vjetorit të themelimit të LDK-së (2)
Nga Jusuf BUXHOVI
Rëndësia e “Lidhjes Demokratike të Kosovës” si partia e parë politike shqiptare në ish Jugosllavi në procesin e shtetndërtimit të Kosovës, nuk mund të shihet jashtë rrethanave që sollën krizën e Jugosllavisë pas vdekjes së Titos si dhe proceset e tranzicionit që përfshiu vendet ish komuniste pas rënies së Murit të Berlinit në nëntor të vitit 1989, bashkimit të Gjermanisë, shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik dhe rënies së detantit ku Jugosllavia për dyzet vjet qëndroi në zonën midis Perëndimit dhe Lindjes. Në këtë proces të kthesave të mëdha historike, duhet kuptuar drejt evolucionin e kërkesave politike të “Lidhjes Demokratike të Kosovës” për barazi të plotë në kuadër të federatës jugosllave, siç kërkohej në fillim me programin e aprovuar në Kuvendin Themelues më 23 dhjetor 1989 deri te kërkesa për shtet të pavarur, pas vendimit të Konferencës së Hagës të 20 gushtit 1991 kur Jugosllavia, në përputhje me Komisionin e Badinterit, u shpall në shpërbërje.
Por, evolucioni i kërkesave politike të LDK-së nga ato për barazi deri te shteti i pavarur, pikënisjen e ka të kërkesa për Republikën e Kosovës, që për herë të parë u manifestua në diskutimet për ndryshimet kushtetuese të vitit 1968 të organizuara nga kalasa e atëhershme politike dhe në demonstratat e studentëve që shpërthyen gjatë nëntorit të atij viti në shumë qytete të Kosovës për t’u përmbyllur më ato madhështore të 27 nëntorit në Prishtinë mbi të cilat pastaj do të ngriten thuajse të gjitha shqetësimet nga ato politike e deri te ato gjeostrategjike rreth fatit të Jugosllavisë pas Titos, si një barometër të raporteve të reja edhe në kuadër të sferave të interesit të përmasave botërore.
Në Gjermaninë kjo çështje zinte vend të rëndësishëm në debatet politike dhe ato mediale, meqë dyshohej se pas Titos do të kishte Jugosllavi të Titos, gjë që kjo mund të ndikonte që fryma e ndryshimeve që kishte filluar me Perestrojkën dhe Solidarnoscin në Lindje, në Jugosllavi, mund të merrte kah të kundërt, pra të një konflikti midis forcave reformuese dhe atyre unitariste të drejtuara nga serbët, të cilët jo vetëm që nuk do ta lejojnë avancimin e pozitës kushtetuese të Kosovës në federatë, në nivel të republikës, por do ta rrënojnë atë, siç edhe ndodhi në marsin e vitit 1989.
Kështu, nga fillimi i vitit 1979 e deri në maj të vitit vijues, sëmundja e Titos do të bëhej çështje publike dhe, me të, në opinion legjitimitet do të fitojë edhe shqetësimi se çfarë do të bëhet me trashëgiminë e tij.
Televizioni, radioja dhe mbi të gjitha gazetat qendrore dhe revistat me autoritet si “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, “Die Zeit”, “Die Welt” dhe magazina “Der Spiegel”, secila rrihte telin në mënyrën e vet. E përbashkët e të gjithave megjithatë ishte se me vdekjen e Titos Jugosllavia nuk do të ishte më ajo që kishte qenë deri atëherë.
E përditshmja konzervative “Die Welt”, shihte të vetmen mundësi që Kosova të ngrihej në shkallën e republikës së barabartë me të tjerat dhe kjo të ndodhte para se Tito të vdiste. Nga faktori ndërkombëtar kërkohej që në këtë drejtim të ushtrojë ndikim ndaj Beogradit para se të bëhet vonë. Gazeta “Frankfurter Allgemeine”, me ndikim të madh te elita intelektuale e vendit, por edhe në hapësirën tjetër gjermanofolëse, përkrahte kursin e Kosovës republikë të barabartë me njësitë e tjera të federatës, por këtë e shihte të realizueshme jo më nga Tito, që ishte në shtratin e vdekjes, po nga faktori ndërkombëtar, i cili elitës jugosllave do t’ia shtronte dy kushte: ruajtjen e kursit të vetëqeverisjes socialiste dhe të marrjes së obligimit që menjëherë të iniciojë ndryshimet kushtetuese me anën e të cilave Kosovës duhet t’i jepet statusi i republikës së barabartë me të tjerët. Kërkohej po ashtu që konsensusi i udhëheqjes në federatë të precizohej ashtu që të përjashtojë çfarëdo përpjekjesh unitariste apo hegjemoniste.
Në këtë përvijim, megjithatë, Kosova dhe roli i saj i paraprogramuar për krizën jugosllave tashmë shihej qartë. Këtë, madje, do ta pranojë edhe bashkëpunëtori i vetëm besnik i Titos nga ditët e hershme të luftës për Jugosllavinë e tretë, Vladimir Bakariçi, anëtar i Kryesisë së Komitetit Qendror të Lidhjes së Komunistëve nga Kroacia, ende me ndikim të madh, që po mos të ishte i moshuar dhe i sëmurë prej kohësh, sigurisht do të merrej si i vetmi që do të mund të merrte frerët e drejtimit të vendit për të ecur binarëve të Titos.
Shkas, që të flasë me një gjuhë fare të drejtpërdrejtë rreth kësaj çështjeje, do të paraqesë botimi i librit të analistit të njohur gjerman Karl Gustav Shtrëm “Jugosllawien one Tito” (Jugosllavia pa Titon), që doli nga shtypi nga mesi i vitit 1979, pra kur edhe botërisht nga ana e kreut politik dhe shtetëror të Jugosllavisë u pranua se Tito ishte i sëmurë dhe ishte çështje se kur do të shkonte. Shtrëm, publicist, i cili gjatë gjithë karrierës së tij si gazetar ishte marrë me Ballkanin dhe në fokus kishte pasur Jugosllavinë e pasluftës si dhe zhvillimet në të, kishte bërë një studim të gjatë, ndryshe nga ato të shumtat që ishin botuar për Titon dhe Jugosllavinë për vite të tëra në Gjermani, ku rëndom ishte përkrahur kursi i tij, duke u parë si një mundësi që socializmi megjithatë të mos jetë vetëm koncept ideologjik, por edhe zhvillimor i një modeli të ekonomisë liberale.
Meqë libri kishte zgjuar shumë kërshëri në Gjermani dhe përreth, po edhe në Jugosllavi prej nga reagimet gjermane përcilleshin me vëmendje, e majta gjermane në pushtet, e vetëdijshme se gjithnjë e më shumë po i zbeheshin atutë për vetëqeverisjen jugosllave si model të socializmit demokratik në botë dhe të ngjashme, sigurisht se kishte qenë e interesuar që librin e Shtrëmit ta çojë në nivelin e një debati të gjerë, ku do të përfshihej edhe ana jugosllave, veçmas ndonjëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të Titos, që mund të thoshte diçka me peshë. Andaj, ishte shfrytëzuar rasti që promovimi të bëhej pikërisht kur njeriu më i besueshëm i Titos të gjendej mysafir i Fondacionit “Fridrih Erbert” në Bon, që paraqiste qendrën ideologjike të të majtës gjermane.
Se kjo ishte bërë me qëllim, nuk do mend. Por, që edhe Vladimir Bakariçi aty nuk do të ishte rastësisht, e dhe kjo nuk duhej hequr nga mendja.
Por, çfarë do të thoshte Bakariçi?…
Kjo tashmë preokuponte mediat. Preokuponte edhe elitën nga spektrit i gjerë politik gjerman. Spekulohej se ishte aty për të sjellë një mesazh të Titos Perëndimit?…
Dhe, çfarë do të ishte mesazhi?… Qetësues?… Shqetësues?… Ose pak nga të gjitha?…
Fakti që në promovim nuk do të merrnin pjesë dy nga personalitet kryesore të të majtës gjermane Vil Brant dhe Helmut Shmit, të cilët një ditë më parë kishin pritur Bakariçin dhe sipas një kumtese thuhej se “kishin pasur shkëmbim të dobishëm mendimesh”, ishte përcjellë me thashethemet se porosia e Bakariçit mund të mos ishte sipas shijes së të majtës gjermane?…
Vetë rrjedha e promovimit të librit dhe ato që do të thuhen në të do ta vërtetojnë këtë dyshim.
Por, çfarë ishte thënë në të vërtet në atë promovim, që ai të cilësohej si rrënim i iluzionit për Jugosllavinë e qëndrueshme edhe pas Titos, edhe pse nga Beogradi tashmë vinin “betime” se edhe pas Titos mbetej Tito?…
Asgjë më shumë seç sillte libri. Pra, që e nesërmja e Jugosllavisë ishte e paqartë dhe e pasigurt. Do të thuhej se ajo do t’u nënshtrohej sfidave të ndryshme, që do të jenë të mëdha, ndër të cilat më shqetësuesja shfaqej Kosova për të vetmen arsye pse nuk ishte ngritur në nivelin e republikës së barabartë me të tjerat, dhe se me statusin gjysmak, ofronte mundësi të mira që të gjithë kundërshtarëve dhe armiqve të Jugosllavisë të viheshin në veprim secili për hesapet e veta, kjo tashmë dihej. Por, po ashtu nga ana tjetër, nuk dihej se betimi i asaj “pas Titos mbetej Tito”, ishte përnjëmend farsë, apo diçka që kishte përmbajtje, po që ajo duhej të dëshmohej në përputhje me sfidat me të cilat do të ballafaqohej?
Gjatë gjithë kohës sa ishin paraqitur referuesit kryesorë, pa marrë parasysh ato që thuheshin prej tyre, ku librit i bëheshin edhe vërejtje dhe quhej tendencioz madje pse shihte vetëm zi dhe jo edhe bardh dhe të ngjashme, vëmendja e të pranishmëve ishte drejtuar kah Vladimir Bakariçi dhe ato që do të thoshte në fund.
Dhe më në fund, fjala do t’i jepej edhe Bakariçit. I rrudhur nga vitet por edhe sëmundja, i bërë kruspull, nuk do të thotë tjetër pos që autorin e përshëndeti me atë që tha: “kundrimet interesante”.
Salla ngriu. Ishte vallë e mundur që ai të sillej aq me mospërfillje me audotiriumin tejet reprezentativ që e ishte aty për të pritur “kundërpërgjigjen” ndaj një libri që Jugosllavinë e shihte me dioptri tejet pesimiste?…
Mëdyshjet ishin ndër më të ndryshme. Dhe, do të shtoheshin edhe më tej po mos të ishte një gazetar, i cili Bakariçit ia drejtoi pyetjen “pse Kosova nuk mund të bëhej republikë”, me çka pyetja e shtruar më shumë ishte një si kundërpërgjigje rreth asaj që para tij ishte kundërshtuar ashpër nga zëvendës ambasadori jugosllav në Bon, Predrag Kostiq, i cili kishte derdhur shumë mllef ndaj autorit pse të ardhmen e Jugosllavisë e kishte lidhur me një problem që ishte i shpifur, kur si tha, kombësitë nuk mund të kenë shtet në shtet, meqë shqiptarët shtet amë kishin Shqipërinë!
Pa një pa dy, Bakariçi, me një buzëqeshje ironike tha se “ nuk e dinte as vetë pse Kosova nuk ishte republikë…”
Ironia e Bakariçit kishte qenë e mjaftueshme të kuptohej sa të drejta kishin qenë vlerësimet e autorit dhe njëherësh sa i madh shfaqej dëshpërimi i atyre që tek Jugosllavia dhe rruga e socializmit vetëqeverisës ishin munduar t’ i varnin shpresat si për një model të ardhmërisë.
Megjithatë, fjalët e Bakariçit, siç i kishin dhënë të drejtë shqetësimit për të ardhmen e pasigurt të Jugosllavisë, njëherësh kishin hapur dilemën si dhe sa ato mund të ishin përnjëmend pjesë e mesazhit që Tito ia jepte botës në atë mënyrë?…
Po atë mbrëmje Ambasada e Jugosllavisë në Bon, për nder të Bakariçit do të organizojë një pritje në kështjellën e Bad Godesbegut, vend i dashur i kancelarit të parë gjerman Bizmakut, por edhe i një takimi pak të njohur të Çemberlenit me Hitlerin në prag të nënshkrimit të marrëveshjes së njohur të Munihut, të vitit 1939 kur Europa do të nënshkruajë kapitullimin para Hitlerit.
Në pritje ishte i pranishëm thuajse i gjithë kori diplomatik. Nga kreu i elitës politike gjermane merrte pjesë Vili Brant, Franc Jozef Shtraus, Hans Ditrih Gensher dhe personalitete të tjera të rëndësishme kulturore të vendit, përfshirë këtu edhe shkrimtarin e njohur Hanjrih Bëll, regjisorin Reiner Fasbinder dhe të tjerë.
Bakariçi, me shikimin e lëshuar, rrinte i ulur midis Brantit dhe Shtrausit. Dukej i lodhur. Dhe kjo bëri që të mos rrijë deri në fund në pritje. Bashkë me të do të largohen edhe Branti dhe Shtrausi, por do të mbetej Gensheri dhe të tjerët. Të pranishmit i përshëndeti vetëm me ngritjen e gotës së shampanjës, që e preku vetëm me buzë.
(Shkëputje nga libri “Kthesa historike 1 – Vitet e Gjermanisë dhe epoka e LKD-së”, botues “Faik Konica”, Prishtinë, 2008.)./ KultPlus.com
Konkursi për edicionin e katërt të konkursit mbarëkombëtar të poezisë “KultStrofa”, tashmë është mbyllur, dhe organizatorët janë duke punuar për mbrëmjen finale të këtij konkursi, që tashmë konsiderohet si një ndër konkurset më serioze në nivel mbarëkombëtar.
Ardianë Pajaziti drejtoreshë e KultPlus, ka njoftuar për prurjet e këtij edicioni, e cila ka vlerësuar se edhe ky edicion ka një përfshirje të poetëve nga të gjitha trojet shqiptare, por që sikurse edhe edicionet e shkuara përfshinë edhe poetët nga diaspora.
“Është kënaqësi që në edicionin e sivjetmë kanë arrite poezi nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi e Lugina e Preshevës, kurse nga diaspora, këtë vit kemi poetë që kanë aplikuar nga shtetet si: Gjermania, Spanja, Italia dhe Zvicra”, ka thënë Pajaziti.
Ajo ka njoftuar se janë duke u bërë përgatitjet e fundit për mbetjen e ceremonisë së edicionit të katërt të këtij konkursi poetik, përderisa tashmë është përzgjedhë edhe juria profesionale.
“Juria profesionale e këtij edicioni është në përbërje të Sali Bashotës, kryetar i jurisë, dhe Nerimane Kamberit e Arbër Selmanit”, ka thënë Pajaziti.
Gjatë javës që vjen do të bëhet e ditur lista prej dhjetë finalistëve, sikurse që do të bëhet e ditur edhe data e ceremonisë së ndarjes së shpërblimeve, ceremoni që do të mbahet në KultPlus Caffe Gallery./ KultPlus.com
Në kuadër të bashkëpunimit kulturor Shqipëri –Kosovë, PEN Qendra e Shqipërisë dhe PEN Qendra e Kosovës , më 18 dhe 19 dhjetor organizojnë aktivitete dhe veprimtari kulturore të përbashkët për të shënuar 100- vjetorin e themelimit të PEN International, anëtarë të të cilit janë të dy PEN Qendrat.
Dy PEN-et sivjet kanë marrë pjesë aktive në Kongresin zgjedhor që ka mbajtur PEN International gjatë shtatorit në Londër, aty ku edhe e ka selinë.
Në këto aktivitete në Shqipëri nga PEN Qendra e Kosovës marrin pjesë shkrimtarët Binak Kelmendi, Ibrahim Kadriu, Ibrahim Berisha, Milazim Krasniqi, Avni Spahiu, Sali Bashota, Osman Gashi dhe Naim Kryeziu.
Nga PEN Qendra e Shqipërisë marrin pjesë: Besnik Mustafaj, Entela Kasi, Sadik Bejko, Ahmet Prençi, Ben Andoni, Flamur Shala, Liridon Mulaj, Arbër Çejku, Çerçiz Loloci, Tom Kuka, Mal Berisha, Alma Jaku, Kleida Plangarica, Luljeta Leshanaku.
Gjatë këtyre takimeve e veprimtarive, do të nënshkruhet edhe Akti i Marrëveshjes ndërmjet PEN Qendrës së Kosovës dhe PEN Qendrës së Shqipërisë për themelimin e Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë “PEN” (Kosovë-Shqipëri), i cili parashihet të mbahet një vit në Prishtinë e një vit në Tiranë.
Anëtarët e dy PEN Qendrave do të flasin edhe për bashkëpunimin letrar dhe format e tij ndërmjet dy vendeve, për përkthimet letrare si dhe për sfidat tjera që vijnë e janë me interes për këtë fushë në të dy vendet.
Në Tirane e Lezhë do të bëhet edhe promovimi i revistë letrare PEN Kosova.
Nga të dy PEN Qendrat do të përkujtohen dy poetët e ndjerë, Fatos Arapi e Basri Çapriqi.
PEN Kosova dhe PEN Shqipëria nga sivjet do të ndajnë edhe Çmimin e përbashkët për arritje kulminante vjetore në letërsi – Çmimin PEN Shqipëria dhe PEN Kosova, i cili do të jetë tradicional, si dhe do të jepen Çertifikata mirënjohjeje për kontribute të larta në kulturën kombëtare. / KultPlus.com