Pas 12 vitesh, Komuna e Hanit të Elezit ka vendosur ta dekorojë qytetin për festat e fundvitit.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Mehmet Ballazhi. “Tani pas 12 vjetësh në Han të Elezit, ka një frymë më liberale sepse vet veprimet e mia për qytetarët janë më liberale. Dua t’i thej disa tabu që në Han të Elezit janë që disa vite. Një prej tyre dekorimi i qytetit për festat e fundvitit. Pastaj formimi i kabinetit qeveritar në një përqindje 50-50 me femra dhe meshkuj, me moshë të re”, ka deklaruar Ballazhi në KlanKosova.
Ndryshe, kryetari i deritanishëm i Hanit të Elezit, Rufki Suma, gjatë viteve të kaluara kishte deklaruar se paratë që do të shpenzoheshin për dekorimin e qytetit për festat e fundvitit, do t’i orientojë në ndihmë të qytetarëve në nevojë./ KultPlus.com
“Vetëm tiranët mund të ushtrojnë lirinë pa limite; dhe për shembull, Hitleri ishte relativisht një njeri i lirë, i vetmi në të gjithë perandorinë e tij.
Por nëse duam të ushtrojmë një liri të vërtetë, nuk mund të ushtrohet vetëm në interes të individit që e ushtron. Liria ka patur gjithmonë si kufi, lirinë e të tjerëve.
Dua të shtoj që ajo ekziston dhe ka një kuptim vetëm nëse limitohet nga liritë e të tjerëve. Një liri që sjell vetëm të drejta, nuk do të ishte liri, por vetëm tirani. Por, nëse sjell të drejta dhe detyrime, është një liri që ka përmbajtje dhe mund të jetohet.
Pjesa tjetër, liria pa limite nuk jetohet dhe ka si çmim vdekjen e të tjerëve. Liria me limite është e vetmja gjë që bën të bashkëjetojnë atë që e ushtrojnë dhe ata në favor të të cilëve ushtrohet.” /KultPlus.com
Është arritur pajtim gjyqësor në rastin ku ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami e Kujtim Shala, po kërkojnë nga Universiteti i Prishtinës (UP) kompensimin e pagave të papaguara dhe të ardhurave tjera.
Marrëveshja është arritur në seancën e së enjtes, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pasi që palët kanë shprehur vullnetin e tyre për një gjë të tillë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas kësaj marrëveshje e paditura UP, detyrohet që paditësit Avdullah Hoti t’ia kompensojë shumën prej 5 mijë e 311 euro e 45 centë, paditëses Hykmete Bajrami shumën prej 4 mijë e 416 euro e 71 centë dhe paditësit Kujtim Shala shumën prej 3 mijë e 938 euro e 95 centë.
Të gjitha këto shuma të lartcekura, në emër të kompensimit të diferencës së pagës sekondare për periudhën kontestuese dhe atë për tërë vitin 2015, ndërsa për vitin 2016 vetëm për muajin janar, shkurt, mars, prill dhe maj.
Ndërsa, sa i përket shpenzimeve të procedurës, palët ndërgjyqëse janë dakorduar që secila palë t’i bartë shpenzimet e veta.
Fillimisht, përfaqësuesi i paditësve, avokati Durim Osmani dhe përfaqësuesi i të paditurës UP, Safet Thaqi, e kanë njoftuar gjykatën se janë pajtuar që këtë lëndë ta zgjidhin me pajtim gjyqësor.
Marrëveshjen e arritur ndërmjet palëve ndërgjyqëse e ka lejuar gjykatësja Rezarta Sylejmani-Voca, e cila tha se ky pajtim e ka fuqinë e aktit përmbarues.
Sot vazhdon gjykimi në rastin ku Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami e Kujtim Shala kanë paditur UP-në
Prishtinë – Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sot pritet të vazhdojë gjykimi në rastin ku ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami e Kujtim Shala, po kërkojnë nga Universiteti i Prishtinës (UP) kompensimin e pagave të papaguara.
Lidhur me këtë rast, në seancën e mbajtur më 16 nëntor 2021, ishte dëgjuar eksperti financiar i cili kishte elaboruar ekspertizën e punuar më 5 tetor 2021.
Ndryshe, me precizimin e lartësisë së kërkesëpadisë, paditësit kanë kërkuar nga gjykata që e njëjta të aprovohet si dhe të detyrohet UP-ja që atyre t’ua paguajë pagat e papaguara, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Aty kërkohet që UP t’ia paguajë paditësit Avdullah Hoti shumën prej 5 mijjë e 901 euro e 61 centë bruto në emër të pagave të papaguara sekondare (shumën prej 590 euro e 16 centë, në emër të tatimit në burim, shumën prej 5 mijë e 311 euro e 45 centë në emër të diferencës së pagës sekondare), si dhe kamatën ligjore në shumën prej 2 mijë e 302 euro e 69 centë, duke llogaritur nga data 1 shkurt 2015 e deri më 30 shtator 2021, si dhe deri në pagesën përfundimtare të obligimit.
Tutje, në precizim thuhet se paditësja Hykmete Bajrami ka kërkuar shumën prej 4 mijë e 907 euro e 45 centë bruto në emër të pagave të papaguara sekondare (shumën prej 490 euro e 75 centë në emër të tatimit në burim, diferenca e pagës sekondare në shumën prej 4 mijë e 416 euro e 71 centë), si dhe kamatën ligjore prej 1 mijë e 881 euro e 45 centë, duke llogaritur nga data 1 shkurt 2015 e deri më 30 shtator 2021, si dhe deri në pagesën përfundimtare të obligimit.
Kurse, paditësi Kujtim Shala ka kërkuar shumën prej 4 mijë e 376 euro e 61 centë bruto në emër të pagave të papaguara sekondare (shumën prej 437 euro e 66 centë në emër të tatimit në burim, diferenca e pagës sekondare në shumën prej 3 mijë e 938 euro e 95 centë), si dhe kamatën ligjore prej 1 mijë e 720 euro e 96 centë, duke llogaritur nga data 1 shkurt 2015 e deri më 30 shtator 2021, si dhe deri në pagesën përfundimtare të obligimit.
Sipas padisë të ushtruar më 9 shkurt 2018, Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami dhe Kujtim Shala po kërkojnë nga UP-ja kompensimin e pagave dhe të ardhurave tjera.
Në padi thuhet se, paditësit me të paditurën në periudha të ndryshme kanë lidhur kontratë pune, si mësimdhënës në Fakultetin Ekonomik dhe në Fakultetin e Filologjisë. Gjegjësisht, thuhet se Hykmete Bajrami ka lidhur kontratën e punës si mësimdhënëse me UP më 13 shtator 2004, Kujtim Shala me 12 janar 2009, kurse Avdullah Hoti më 6 mars 2002, të cilat kontrata kanë vazhduar përmes aneks kontratave ose në mënyrë të vetëkuptueshme, kanë vazhduar në mënyrë të pandërprerë dhe vazhdojnë ende.
Sipas padisë, në bazë të kontratave lëndore, palët paditëse kanë pasur obligim si punëmarrës, ndërsa UP ka pasur obligim si punëdhënës, në kuptim të çështjes kontestuese, pagimin e pagave për punën e kryer sipas kontratave lëndore dhe pagimin e të ardhurave tjera të punëmarrësit.
Mirëpo, në padi thuhet se përfaqësuesi i UP-së, Ramadan Zejnullahu, më 10 dhjetor 2014, nxjerr vendimin në bazë të cilit vendoset që palëve paditëse nuk i kompensohen pagat dhe të ardhurat personale sipas kontratës, përveç orëve të realizuara si mësimdhënës.
Tutje thuhet se Gjykata Themelore në Prishtinë shfuqizon vendimin e UP-së, ku si pasojë vet pala e paditur, më 11 maj 2016, nxjerr vendimin në bazë të cilit e revokon vendimin lëndor dhe vendoset t’i paguhet paga në mënyrë retroaktive, po që nga kjo datë thuhet se pala e paditur nuk ka paguar pagat sipas vendimit të fundit të datës 11 shkurt 2016.
Paditësit këtë padi e kanë bazuar në nenin 55-58 lidhur me nenin 11, paragrafi 9 të Ligjit të Punës, ku thuhet se është përcaktuar e drejta e punëmarrësit për kompensimin me pagë dhe të ardhurat tjera, në kundërvlerë të punës së kryer në cilësinë e punëmarrësit ndaj punëdhënësit.
Andaj, mbi këtë bazë po kërkohet që të aprovohet si e bazuar kërkesëpadia e paditësve, Avdullah Hoti, Kujtim Shala dhe Hykmete Bajrami, si dhe të obligohet UP që atyre t’ua paguajë pagat e papaguara me kamatë ligjore duke llogaritur nga data 1 shkurt 2015 e deri më 30 shtator 2021, si dhe shpenzimet e procedurës. /BetimipërDrejtësi
Me dhuratë simbolike në dorë u paraqita në derë me dëshirën e paluhatshme për të mësuar fatin tim. Ndrydha kapakun e syrit të majtë, për të ndjerë më shumë dhimbjen e kokës. Doja të dija nëse më shkaktonte trishtim vetëm daltonizmi i pjesërishëm. Nuk kisha si ta dalloj kur lexova në revistwn Shneta. Radhiteshin treqind lloje dhimbjesh.
Nuk e dalloj, psherëtiva, i pafuqishëm.
Mana pa arritur të më ngushëlloj kur i tregova fjalët e mjekut popullor, Eram.
E vetmja mundësi për të njohur formën, janë ngjyrat, e bardha dhe e zeza, më tha. Errësira mund të përdoret si një kontrapunkt i vendeve të ndriçuara për të krijuar linjat kryesore dhe boshllëqet, këtë që vazhdoi ta thotë ajo.
Kur u stepa dhe po e shikoja hutuar, ajo vazhdoi: Edhe bisha edhe njeriu ndryshojnë ngjyrën kur rrokullisen kah teposhëza. Rrokullisja ndonjëherë është fshehtësi e emocionit të panjohur, po të pritshëm.
Isha i sëmurë, por jo sa të më trajtonin krejt të pavlefshëm, madje, siç më thoshte, Mana; “pak a shumë edhe të padobishëm”. Lënia ndër të padobishmit, pa e përcaktuar llojin e dhimbjes, sado që nuk kisha përshtypjen se më trondiste, isha shumë i sigurt, nuk më gëzonte aspak.
Alternimin e dritës dhe errësirës, nuk e kuptoja, sado Mana mundohej të ma sqaronte me udhëzime të kujdesshme.
Frikën nuk e dëshiroj, por ajo është. Nuk më shqitet, i thashë asaj.
Preokupohesha nga ajo që lexoja në doracakët për Disomniaan, për shqetësimet dhe pagjumësinë. Pikërisht më dilte para shtrirja lakuriqe, kur trupi im jepte shenja lodhjeje dhe për katër javë e tri ditë, vështirë i mbyllja sytë. Nuk dalloja ëndrrën nga gjumi, por as nuk mund të thosha se isha plotësisht i çliruar nga nxitja e luftës, aq më pak nga përballja e ngjyrave. Prandaj, e kisha në kokë mendimin e pakëndshëm për të ardhmen time, më rëndonte sa pesha e errësirës së akullt. Për shembull, po ta takoja sërish Manën në rrethana të papritura, dhe po të binte puna të dalloja ngjyrën e këmishës, flokët, lëkurën e saj, a do të mund të saktësoja, cila ishte më e pastër dhe joshëse? E zeza apo e bardha?
Jo, e këtë e ke të pamundur, i thosha vetes pa u hamendur: Do të pajtohesh një ditë me pafuqinë! Drita jote nuk do të ndahet më nga errësira, sikur u ndanë Dielli dhe Hëna në ditën e katërt të krijimit.
Dita a pafuqisë më zu befas. Saktësisht kur u bënë katër javë dhe katër ditë, gjumi nisi të më zinte, aq papritur, sa nuk e kuptoj as sot e kësaj dite si i përballoja zgjimet e ngadalshme e të vona në gjysmë të ditës. Kur ikte gjysma e ditës, merrja vesh se ishte gjumë, mbasi për një apo një orë e gjysmë, unë shihja veten nëpër situata të pamundshme pasëndërrimi. Gjysmëndërroja, por nuk e përkufizoja qartë vijën morfiane dhe ndarëse, midis ëndrrës dhe zhgjëndrrës. As ditën dhe natën.
Pafuqia më përcillte si hija dikur. Në ëndrra shihja shumë ngjyra, por nuk dëgjoja tinguj. Realiteti më mbyste. Edhe mund të isha në gjumë të thellë, por më bëhej se isha zgjuar duke bërë gjëra që nuk i kisha shpresuar ndonjëherë. Duke kërkuar arsye të çlirohesha nga ato tundime, më dërgonin pakuptimësitë aq larg dhe më kthenin aq të poshtëruar. Kisha gulçime, dhe ato më kapnin për fyti, sa kur hapja sytë për të kuptuar ku gjendem, shihja se duart e mia shtrëngojnë me forcë luani arrzën e fytit. E ngulfatja vetveten.
Nga vizitat te mjeku popullor, Erami, sa dola nga dera, shënova vetëm dy këshilla. Njërën nisa ta zbatoja, por jo edhe aq përpiktë. Shënoja vendet, ditët, ngjarjet dhe personazhet e gjumit. Të gjithë ishin të lumtur, por e kërkonin arsyen e lumturisë. Lumturia e tyre buron nga palumturia e madhe, përfundova pas dy javë shënimi. Me kaq përfundoi këshilla e parë.
E dyta, por që nuk mbërrita ta zbatoja, megjithëse e kisha në mendje, ishte shënimi i formave të hijes. Nuk dalloja asgjë. Bota e hijeve për mua ishte botë e asgjësë. Nuk do ta shihja asnjëherë më hijen time, por e dija, ajo ishte veshja, bllokimi i dritës nga trupi im. Dritë e errësuar, thënë saktë.
Dua të sqaroj gjendjen time: Ky është fati im sot. Të kem hije, sikur të gjithë njerëzit, por për shkak të pafuqisë për të ndarë dritën dhe errësirën, unë nuk shoh asnjëherë hijen time. Domethënë kam hije, por nuk e shoh. A pajtohem me fatin? Nuk ka rëndësi nëse nuk pajtohem, prandaj me duhet të ruaj qetësinë deri në fund./ KultPlus.com
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani po e përfaqëson Kosovën në Samitin për Demokraci, i cili do t`i zhvillojë punimet virtualisht më 9-10 nëntor, dhe në të cilin do të marrin pjesë më shumë se 100 shtete nga mbarë bota.
Hapja e Samitit do të bëhet nga presidenti i ShBA-ve, Joe Biden, ndërkaq Presidentja Osmani në fjalën e saj në këtë Samit do t’i paraqes pikat kryesore të zotimeve të Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, bashkëpunimit ndërkombëtar në luftimin e autokracive, fuqizimit të rolit të grave në shoqëri dhe krijimin e mekanizmave për të siguruar zbatimin e zotimeve.
“Në këtë Samit do të marrin pjesë liderë botërorë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe ata nga sektori privat, ndërkaq është paraparë të diskutohet për: forcimin e qëndrueshmërisë demokratike, parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, forcimin e demokracisë dhe mbrojtjen kundër autoritarizmit, mbrojtjen e institucioneve demokratike, kundërshtimin e autoritarizmit digjital dhe afirmimin e vlerave demokratike”, thuhet në njoftimin e zyrës së presidencës.
Ftesa për pjesëmarrje në Samitin për Demokraci i është dërguar Presidentes Osmani nga presidenti Biden më 9 nëntor. Presidentja ka përshirë në delegacionin e saj që do të marrin pjesë virtuelisht në samit edhe përfaqësues të institucioneve të tjera publike dhe përfaqësues të shoqërisë civile. /KultPlus.com
Manifesta, Bienalja Nomade Evropiane, me nikoqir Komunën e Prishtinës si bashkë-organizatore e Manifesta 14 Prishtina, një program 100 ditor i ngjarjeve dhe punëtorive artistike dhe ndërhyrjeve urbane nga data 22 korrik deri më 30 tetor 2022.
Për edicionin e saj të parë në Ballkanin Perëndimor, Manifesta 14 Prishtina po zhvillon një program të qëndrueshëm që përmban jo vetëm një numër të madh ndërhyrjesh dhe ekspozitash të kuruara, por gjithashtu funksionon si një forum ndërdisiplinor evropian që heton dhe katalizon ndryshimet pozitive shoqërore përmes kulturës bashkëkohore.
Në çdo qytet, ekipi i Manifesta punon me një ekip ndërdisiplinor të planifikuesve urbanë, arkitektëve, ndërmjetësuesve kulturorë dhe kreativ për të krijuar një program shumë-shtresor të bazuar veçanërisht në identifikimin e kontekstit lokal të qytetit nikoqir dhe shumëllojshmërisë së komuniteteve të tij. Kjo metodologji pjesëmarrëse përdoret kryesisht për të integruar sa më shumë që të jetë e mundur artistë, institucione, organizata, producentë dhe projekte kulturore nga qyteti nikoqir në programin 100-ditor të bienales.
Prishtina është kryeqyteti më i ri i Evropës, me një dinamikë mbresëlënëse dhe skenë artistike në rritje që është gjithnjë e më e pranishme në nivel ndërkombëtar. Prishtina ka kushtet optimale për të qenë një vend ku transformimet e frytshme të iniciuara nga Manifesta 14 bëhen një realitet i qëndrueshëm si në aspektin e zhvillimit të përmbajtjes artistike në lokacione specifike ashtu edhe në rimendimin dhe riformësimin e strukturës së të ardhmes së bienaleve në përgjithësi.
Si shihen, si kallxohen, si ndjehen: rrëfimet nga Kosova në qendër të programit të Manifesta 14 Prishtina
Edicioni i 14-të i Manifesta, i titulluar “Ka rëndësi se çfarë botësh bota botëron: si të rrëfejmë tregime ndryshe”, merr sfidën e eksplorimit dhe gjenerimit të praktikave dhe mënyrave të reja të rrëfimit kolektiv. Sfida është të kuptojmë se si të bashkëprodhojmë, bashkë-zhvillojmë, tregime të rikuperimit ende të mundshëm, që mbajnë rrëfimet e gjalla për ata që vijnë më pas.
Nën drejtimin artistik të Ndërmjetësueses Kreative Catherine Nichols, koncepti kuratorial e pozicionon rrëfimin e tregimeve si një strategji vendimtare të mbijetesës. Përmes rrëfimit të tregimeve të ndryshme, bienalja synon të bëhet një platformë gjithëpërfshirëse dhe e larmishme ku hierarkitë dhe kufijtë zhduken. Manifesta 14 Prishtina do të përzgjedhë tregime/projekte që trajtojnë dhe vijnë nga kultura e Kosovës dhe qytetarët e saj. Në kuadër të programit të Manifesta 14 Prishtina, nuk do të ketë dallim ndërmjet pjesëmarrësve ndërkombëtarë dhe vendorë, por tregime që eksplorojnë lokacione, vende dhe histori të ndryshme të qytetit të Prishtinës dhe që do të jenë pjesë e integruar e programit të kuruar. Ndryshe nga edicionet e mëparshme të Manifesta, të gjitha projektet lokale do të financohen, si dhe do të marrin mbështetje komunikimi dhe logjistike nga ekipi i Manifesta. Përmes kësaj qasjeje, Manifesta 14 po merr formë dhe po mëson nga qyteti i Prishtinës, duke i dhënë zë qytetarëve të saj.
Në janar 2022, një juri do të përzgjedhë maksimum 15 projekte nga propozimet e paraqitura. Projektet e përzgjedhura do të zhvillohen nën drejtimin kuratorial të Ndërmjetësueses Kreative.
Manifesta do të ofroj një buxhet fillestar nga 5000 € për secilin projekt të zgjedhur, si dhe mbështetje logjistike dhe kuratoriale.
KRITERET E PËRZGJEDHJES
– Propozimet mund të bëhen nga artistë kosovarë, kuratorë, profesionistë, organizata të pavarura kulturore ose të shoqërisë civile, institucione private dhe publike në Kosovë. Duhet të jeni rezident nga Kosova që të aplikoni.
– Projektet duhet t’i përgjigjen të paktën një prej temave të propozuara nga Ndërmjetësusja Kreative Catherine Nichols dhe të lidhen me konceptin kuratorial ‘Ka rëndësi se çfarë botësh bota botëron: si të rrëfejmë tregime ndryshe’ (shih linkun) ose me vizionin urban të quajtur Commons Sense nga CRA-Carlo Ratti Associati (shih linkun).
– Të gjitha projektet e përzgjedhura do të zhvillohen në Prishtinë dhe dotë integrohen në një nga lokacionet kryesore të Manifesta 14; si Hotel Grand, Fabrika e Tullave ose Bibloteka Hivzi Sylejmani. Gjithashtu, do të merren në konsideratë edhe projektet rreth intervenimeve specifike në/për hapësirë me bazë në Prishtinë.
UDHËZIMET E APLIKIMIT
Materialet e nevojshme për paraqitjen e propozimit:
– Përshkrimi i projektit, maksimumi 500 fjalë
– Formati i projektit (performancë/video/ngjarje/ekspozitë/etj.)
– CV dhe Portofoli (ose web faqe) e aplikantit/ve
– Buxheti i detajuar, duke përfshirë një plan për projektin që do të financohet në rast të tejkalimit të buxhetit paraprak të ofruar nga Manifesta14
– Aplikimet duhet të dorëzohen në adresën [email protected] me titullin “Aplikimi për thirrjen e hapur”
AFATI KOHOR
– Afati i fundit për të aplikuar – 19 janar 2022
– Publikimi i propozimeve të suksesshme – shkurt 2022
– Fillimi i produksionit – shkurt/mars 2022./ KultPlus.com
Shkrimtari Mehmet Kraja e ka fituar edhe një mandat në krye të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Atij iu ribesua detyra në Kuvendin zgjedhor të rregulltë, derisa u zgjodhën dy anëtarë të rinj në Kryesi.
Akademik Mehmet Kraja, Kryetar
Akademike Justina SH. Pula, Nënkryetare
Anëtar korrespondent Luan Mulliqi, Sekretar shkencor
Me anë të komunikatës bëhet e ditur se po ashtu se Kuvendi i Akademisë gjithashtu miratoi zgjedhjen e sekretarëve të seksioneve:
Akademik Sabri Hamiti, Sekretar i Seksionit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë
Anëtare korrespondente Gjyljeta Mushkolaj, Sekretare e Seksionit të Shkencave Shoqërore
Anëtar korrespondent Fetah Podvorica, Sekretar i Seksionit të Shkencave të Natyrës
Akademik Rauf Dhomi u caktua ushtrues i detyrës së Sekretarit të Seksionit të Arteve./ KultPlus.com
Ky është viti i parë që Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës organizojnë bashkërisht konkursin “Colours of Albanians” apo “Ngjyrat e Shqiptarëve”, shkruan KultPlus.
“Risia e këtij edicioni është përfshirja akoma më aktive e Diasporës, ndaj fushata e këtij viti synon të shtrihet tek një audiencë sa më e gjerë, jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe në të gjitha vendet ku jeton e punon diaspora, për të promovuar një ndjesi të përbashkët të identitetit shqiptar dhe përkatësisë sonë evropiane”, thuhet në këtë njoftim. Kurse për detajet e konkursit, është njoftuar se konkursi funksionon fare thjeshtë: Çdokush me një aparat të telefonit të tij apo aparat fotografik, ftohet të fiksojë një moment nga jeta e përditshme, nga udhëtimet, një moment nga jeta personale si banor apo vizitor në Shqipëri dhe Kosovë dhe ta postojë këtë foto/ video në platformën sociale Instagram #ColoursofAlbanians llogaria zyrtare e këtij konkursi, duke përdorur hashtagun #ColoursofAlbanians2022 dhe tag @ColoursofAlbanians.
Koleksioni i fotove dhe videove në mbyllje të konkursit i kalon jurisë të përbërë nga shtatë personalitete të njohura të artit e të fotografisë nga Shqipëria, Kosova dhe Diaspora të cilët zgjedhin 50 fotot e videot më të mira të vitit 2022 dhe shpallin 6 fotot dhe videon fituese në një ceremoni përmbyllëse. Këto foto më pas botohen në një album i cili shpërndahet në të gjithë botën nëpërmjet përfaqësive diplomatike të shërbimit të jashtëm të Shqipërisë dhe Kosovës.
Në këtë mënyrë jo vetëm produkti final, por edhe vetë procesi, nga 26 nëntori 2021 deri më 17 shkurt 2022, realizon një fushatë me efekt shumë të gjerë në promovimin e Kosovës dhe Shqipërisë, pasi spektatori, kundruesi i së bukurës dhe vlerave është njëkohësisht dhe autor i këtij konkursi.
Colours of Albanians synon të jetë frytdhënëse në tri drejtime:
Promovimi i trashëgimisë kulturore të vendeve tona të transformuar në rrugën drejt integrimit në BE;
Forcimi i markës kombëtare dhe përmirësimit të imazhit të Shqipërisë e Kosovës nëpër botë;
Forcimi i marrëdhënieve mes diasporës me vendin e origjinës dhe promovimi i identitetit kombëtar të komuniteteve të diasporës;
Fushata do të ketë dy evente kryesore; ceremoninë e hapjes më 26 nëntor 2021 në Shqipëri dhe atë të mbylljes dhe dhënien e çmimeve fituese më 17 Shkurt 2022 në Kosovë.
“ColoursofAlbanians” është një iniciativë e rregullt vjetore nën kujdesin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës.
Deri më sot janë organizuar 5 edicione të #ColoursofAlbania nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, po ashtu një edicion i ngjashëm është organizuar edhe në Kosovë. / KultPlus.com
Fotografia nga nata finale e edicionit të tretë “KultStrofa”.
“KultStrofa”, konkursi mbarëkombëtar i poezisë, që këtë vit shënon edicionin e katërt, fton të gjithë poetët që të konkurrojnë me poezi, shkruan KultPlus.
Konkursi mbarëkombëtar që konsiderohet si një ndër konkurset me prurjet më serioze të poezisë, do të jetë i hapur deri më 15 dhjetor, dhe të gjithë ata që dëshirojnë të jenë pjesë e kësaj gare të madhe poetike, mund ta dërgojnë nga një poezi, dhe që nuk duhet të jetë e botuar në asnjë botim më të hershëm. Poezitë duhet të dërgohen me emër dhe mbiemër në [email protected].
Ardianë Pajaziti, drejtoreshë e KultPlus, që është edhe organizatore e këtij konkursi ka thënë se kjo garë poetike tashmë ka marrë përmasa të mëdha, pasi që nga viti në vit, aplikimet për këtë konkurs kanë shënuar një rritje të madhe.
“Që nga edicioni i parë kemi pas një interesim të madh të poetëve që kanë aplikuar në konkursin “KultStrofa”, duke përfshirë poetët nga: Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe diaspora. Në edicionin e fundit kemi pas mbi 200 aplikantë”, ka thënë Pajaziti, e cila ka thënë se përpos prurjeve të mëdha poetike, ky konkurs ka shumë kujdes edhe në përzgjedhjen e jurisë profesionale, ku në vitin e fundit, juria ishte në përbërje të Mirela Kumbaros, Bardh Rugovës dhe Anton Berishës.
“Edhe këtë vit, KultPlus do të kujdeset që të ketë emra të rëndësishëm në juri, të cilët edhe do të vlerësojnë poezitë e këtij edicioni”, ka thënë Pajaziti.
Si çdo vit, juria profesionale do të zgjedhë dhjetë poezitë më të mira të edicionit, ku edhe do të ftohen të dhjetë poetët që të lexojnë poezitë e tyre, kurse nga dhjetë poezitë finaliste, do të shpërblehen tre poezitë më të mira, me vendin e parë, të dytë dhe të tretë. Cermonia e këtij edicioni do të mbahet në KultPlus Caffe Gallery. Në edicionin e parë, me vendin e parë është shpërblyer Ragip Sylaj, në edicionin e dytë Arjola Zadrima, kurse në edicionin e tretë është shpërblyer Merita Bërdica. / KultPlus.com
Kolegji Universum ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Kompaninë Gjermane “Visitatis GmbH” të përfaqësuar nga Drejtori Z. Ralf Hochscherff dhe “Careplacement GmbH”. Në kuadër të kësaj marrëveshje, studentëve të Kolegjit Universum të programit Infermieri do të ju mundësohet praktikë profesionale 6 muaj në Gjermani.
Studentët e Kolegjit Universum të programit Infermieri do kenë mundësinë të përfundojnë praktikën profesionale në një nga qendrat me paisjet më inovative të kujdesit mjekësor në Gjermani. Shpenzimet e studentëve gjatë praktikës në Gjermani do të mbulohen nga kompania dhe po ashtu studentët do të marrin pagë minimale sic parashihet me ligjin e punës në Gjermani.
Kompania “Visitatis GmbH” është themeluar që nga viti 2002 në Aachen si një nga qendrat e para të kujdesit privat në Gjermani. Puna praktike në Visitatit do të ju ndihmojë studentëve të njihen me industrinë e kujdesit shëndetësor dhe të marrin praktikat më të mira nga specialistët e kësaj kompanie.
Kolegji Universum, mbetet një nga institucionet e vetme ne Kosovë i cili garanton Punë Praktike për të gjithë studentët gjatë studimeve.
Për më shumë informata na ndiqni në rrjete sociale në facebook apo instagram, kontaktoni në [email protected] ose +383 44 144 062.– You received this message because you are subscribed to the Google Groups “[email protected]” group. To unsubscribe from this group and stop receiving emails from it, send an email to [email protected]./ KultPlus.com
Në mes të pandemisë, brezat e rinj kanë filluar të rishkruajnë rregulloren e modës dhe rregulli i parë është që të gjitha rregullat janë bërë për t’u thyer.
Ndërsa moda është zhvilluar në një hapësirë shprehjeje të pakufishme, kufizimet e modës stereotipike gjinore që ekzistonin dikur janë shpërbërë. Dhe tani po shohim gjithnjë e më shumë modë ‘jogjinore’.
Një term që synon të sjellë çlirimin në sferën e modës, “jogjinore” ka filluar të zëvendësojë terma si “pa gjini” dhe “neutral ndaj gjinisë”, në një kohë kur po synohet krijimi i një mjedisi të modës për të gjitha llojet e trupit, përmasave dhe gjinive.
E përbërë nga rroba që mund të vishen nga çdo trup, pavarësisht nga gjinia, moda ‘jogjinore’ synon të sjellë pozitivitet në përfshirjen e pakufishme. Përdorimi i fjalës “jogjinor” mbështet rrjedhën e vazhdueshme të identitetit dhe shprehjes së vetvetes përmes modës.
Ndërsa artistë si Harry Styles, Billy Porter dhe Troye Sivan kanë sfiduar fuqishëm barrierat gjinore në emër të modës ‘jogjinore’, stilistë si Joseph Altuzarra kanë filluar të zhvillojnë qëllimisht koleksione për të gjitha identitetet.
Duke lançuar së fundmi linjën jogjinore ALTU, Altuzarra kombinon elemente të feminitetit tradicional dhe maskulitetit për të krijuar veshje për gjithkënd dhe këdo – pa kufizim./ lapsi.al/ KultPlus.com
Bota e humbi John Lennon që në 1980-ën, por muzika dhe poezia e tij jetojnë ende në zemrat tona. Fjalët e tij për dashurinë, jetën, dhe paqen që dekada më parë i la për ne, tingëllojnë ende kuptimplota dhe na nxisin drejt një versioni më të mirë të vetes dhe të së ardhmes tonë.
Ne duam t’u kujtojmë ndjekësve tanë për këtë muzikant gjenial dhe ëndërrimtar madhështor thëniet më të fuqishme të tij:
“Jetojmë në një botë ku duhet të strukemi që të bëjmë dashuri, ndërkohë që dhuna praktikohet ditën për diell.”
“Kur shkoja në shkollë, ata më pyesnin çfarë dëshiroja të bëhesh kur të rritesha. Unë shkrujta “i lumtur”. Ata më thanë se nuk e kisha kuptuar detyrën, dhe unë u thashë se ju s’keni kuptuar jetën.”
“Duke qenë i ndershëm nuk ke për të pasur shokë të shumtë, por gjithmonë do të kesh shokët e saktë.”
“Nuk ka rëndësi kë dashuroni, ku dashuroni, pse dashuroni, kur dhe si dashuri, rëndësi ka që dashuroni.”
“Nëse të gjithë do ta dëshironin paqen aq as dëshirojnë një set të ri televiziv, atëherë paqja do mbretëronte.”
“Të përpiqesh t’u pëlqesh të gjithëve është e pamundur – nëse e bën, do përfundosh në një midis ku asnjërit s’i pëlqen. Duhet të marrësh vendimin për atë që mendon se është më e mira për ty, dhe bëjë atë.”
“Si zakonisht, qëndron një grua madhështore, prapa çdo idioti.”
“Vetëm duke provuar rrobat e të tjerëve e kuptojmë përmasën tonë.”
“Kur bën diçka fisnike dhe të bukur e askush nuk e vëren, mos u trishto. Për diellin, çdo mëngjes është i bukur, edhe pse audienca fle gjumë ende.”
“Gjithçka do të shkojë në vendin e vet në fund. Nëse gjërat nuk janë në vendin e tyre, atëherë s’ka ardhur fundi.”
“Një ëndërr që e ëndërron i vetëm, është vetëm një ëndërr. Një ëndërr që e ëndërrojmë së bashku, është realitet.”
“Paqja nuk është diçka për të cilën ne lutemi dhe urojmë; është diçka që bëhet, diçka që je, dhe diçka që jepet.” / KultPlus.com
Federata Botërore e Xhudos ka shkruar një artikull të veçantë për pensionimin e xhudistës së artë kosovare, Majlinda Kelmendit.
“Tashmë është bërë e ditur se Majlinda Kelmendi doli në pension pasi mbylli faqen e fundit të karrierës së saj të pabesueshme, pas Olimpiadës së Tokios verën e kaluar. Të tridhjetat mund të duket e parakohshme për ata që nuk e njohin botën e sportit të nivelit të lartë, por pas grumbullimit të të gjithë titujve të mundshëm dhe të imagjinueshëm, kampionja kosovare meritoi të bënte një hap prapa.
Në fakt, ky është një hap para, pasi ajo tani bëhet trajnere e xhudos brenda kombëtares, të cilës i ka dhënë aq shumë.
Për të festuar sa më mirë largimin e heroinës së tyre kombëtare dhe për të shënuar kalimin nga xhudiste në trajner, Kosova, nën udhëheqjen e Presidencës së Republikës, organizoi një ceremoni madhështore, e cila u zhvillua në Institutin e Historisë “Ali Hadri”. në Prishtinë.
Kryetari i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, i cili nuk ka mundur të jetë fizikisht i pranishëm në Prishtinë, i ka dërguar një video mesazh Majlindës, duke nënvizuar karrierën e saj të jashtëzakonshme dhe atë që ka sjellë në xhudo. Më pas ai i ka uruar suksese dhe lumturi për të ardhmen.
Presidentja Osmani foli me zemër: “Ëndrra filloi në moshën 8 vjeçare. Më pas Majlinda e realizoi ëndrrën e saj duke fituar çdo titull. Ajo nuk u tundua të vishte uniformën e ndonjë shteti tjetër por luftoi për ngjyrat e shtetit të Kosovës. ” Presidentja më pas e ka dekoruar kampionen me Urdhrin ‘Shotë Galica’ i cili u jepet personave që kanë mbrojtur apo kanë kryer vepra apo akte guximi.
Presidenti i federatës së xhudos, Agron Kuka tha se “20 vite angazhim, djersë dhe lëndime, kurorëzohen me fitoret dhe sukseset e Majlindës, duke i bërë të gjithë të respektojnë dhe nderojnë ekipin dhe kombin tonë”.
Trajneri i Majlindës, Driton Kuka, i cili e ngriti atë në nivelet më të larta dhe që tani do të punojë me të si trajner, ka folur për përvojën dhe ndjenjat që ka me Majlindën, “Më bëre krenare, bëre krenare familjen time, na bëre Kombi krenar.Jam mirënjohës deri në frymën e fundit Majlinda.”
Të gjithë tani do të shikojmë anën tjetër Majlindës dhe do ta shikojmë trajneren Kelmendi. Do të jetë ndryshe, sigurisht, por nuk ka dyshim se ajo do të jetë aq e suksesshme sa ishte në tapet. Faleminderit Majlinda për gjithçka që keni sjellë në sportin tonë deri më tani dhe suksese në kapitullin e ri të jetës suaj, i cili tani po hapet.” -shkruhet në artikull. /Insporti/KultPlus.com
Me përkrahje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, është organizuar trajnim dy ditor në bjeshkatari, yoga, praktikat e kampingut, aktivitete rekreative në natyrë, punëtori për turizmin malor dhe punën e guidës me të rinj të zonave të ndryshme të Kosovës.
Trajnimi është implementuar nga Fondacioni Utalaya, dhe ka pasur për qëllim angazhimin e të rejave dhe rinjve në aktivitete sportive/rekreative në natyrë përmes ecjes malore.
Ky aktivitet u realizua në dy faza: (1) prezantimin online dhe përzgjedhjen e të rinjve; (2) realizimi i projektit ne terren, ku 20 nxënës patën mundësinë të ndjekin trajnimin në fshatin Zaplluzhë, në afërsi të Maleve të Sharrit./ KultPlus.com
Me fotot e papublikuara më parë dhe me shumë intervista të harruara e të nxjerra nga arkivat, një libër i ri – i publikuar në ditën që do të ishte ditëlindja e 78-të e John Lennonit – mëton të zbërthejë historinë prapa këngës “Imagine”, shkruan Fiona Macdonald.
Përfundimisht është himn i paqes; një odë për idealizmin. Por, “Imagine” (Imagjino) është edhe këngë dashurie. Kur ishte kompozuar, në vitin 1971, John Lennon dhe Yoko Ono ishin qe tre vjet bashkë. Ajo u kritikua ashpër nga disa, si një “grua dragua” që kishte shkatërruar martesën Lennonit me Cynthian – dhe, në këtë aspekt edhe grupin The Beatles. Megjithatë, një libër i ri nga botuesi Thames & Hudson sugjeron se Ono ishte keqinterpretuar – madje edhe për meritat për krijimin e këngës. Në një intervistë të vitit 1980, Lennon ka thënë se ai e Ono ishin që të dy përgjegjës për këngën “Imagine”; më 2017 Ono u njoh veç formalisht si bashkautore e këngës ikonike. John and Yoko pranë veprës së George Adamyt (qershor 1970)
Siç rrëfen libri – përmes një koleksioni të rrallë të fotografive dhe të intervistave, bashkë me detajet tjera të bërjes së albumit me të njëjtin titull – Lennoni dhe Ono e frymëzuan njëri-tjetrin që nga takimi i parë.
Në vitin 1966, Lennoni shkoi të shihte një ekspozitë të Onos në Galerinë “Indica” të Londrës. Ai donte të jepte një kontribut në veprën “Hammer a Nail” (Bjeri gozhdës me çekan). Ono ishte e gatshme ta linte. Në një intervistë ajo kishte thënë: “Thash: ‘Në rregull nëse paguan pesë shilingë’. Sepse, mendova që piktura ime nuk do të shitej fare”.
Lennon kishte ide tjetër: “I thash: ‘Dëgjo, po të jap pesë shilingë imagjinarë dhe godite me çekan një gozhdë imagjinare. A është në rregull?’ Dhe, tërë puna shkoi: ‘Imagjino këtë, imagjino atë.’”
Ono përgjigjet: “Imagjino, imagjino. Dhe mendova: ‘Ueh, ja një tip që po e luan lojën e njëjtë si unë’. Isha e tronditur. Thash: ‘Kush është ky?’” Lennon bleu piano të bardhë “Steinway”, si dhuratë për ditëlindjen e Onos (1971)
Ajo nuk e njohu Lennonin: “Kisha dëgjuar për The Beatles, e njihja emrin Ringo. Askush nuk do të më besojë, por kjo ishte kështu. Ringo mbahet mend, sepse Ringo në japonisht i bie mollë. E dija që The Beatles janë fenomen social, por Rock’n’Rolli më kishte anashkaluar.” Ono i ofroi Lennonit një kthim në art: “Gjithmonë kisha si ëndërr takimin me një artiste me të cilën do të bie në dashuri. Që nga shkolla e artit… Ishte si të gjeja ar apo diçka të tillë.” Teksa e shihte, diçka ndizej në të: “E di ti se kishte një sens humori në punën e saj? Ishte qesharake,” ka thënë ai në një intervistë. “Disa nga punët e saj më bënin të qeshem. Kështu, u interesova sërish për artin, përmes punës së saj.” John and Yoko në dhomën e tyre të fjetjes (gusht 1971)
Një punë e vitit 1964, do të ndihmojë në veçanti për ta krijuar këngën “Imagine”. Libri i Onos, “Grapefruit” (Grejpfruti) ka disa momente që ndikuan te Lennoni. Aty janë vargjet: “Imagjino retë të pikojnë; hape një vrimë në kopsht për t’i futur aty.” “Imagjino ta lësh një peshk të artë të notojë në qiell.” “Imagjino mijëra diej në qiell në të njëjtën kohë.”
Pamje nga xhirimet për këngën “Imagine” (1971)
Lennon e pranonte këtë: “Kishte shumë pjesë ku thuhet, ‘imagjino këtë’, ‘imagjino atë… ‘Imagine’ nuk do të ishte bërë pa të. E di se ajo ka ndihmuar në shumë tekste, por nuk isha tamam burrë për t’ia dhënë meritat. Pra, kjo këngë ishte shkruar nga John dhe Yoko. Kënga shpreh atë që unë mësova teksa isha me Yokon dhe ndjenjat e mia për të. Duhej të thuhej ‘Lennon/Ono’ për atë këngë, sepse ajo kontribuoi shumë”. John and Yoko pranë një kabine telefoni në Nju Jork (korrik 1971)
Në këtë libër Ono zbulon se si ata duhej të përballnin një reagim negativ si çift, pavarësisht asaj që dukej kulturë e mendimit të lirë në Londër. “Një energji e re synonte të ndryshonte strukturën klasore në Angli dhe edhe botën”, thotë ajo. “Johni dhe unë u bashkuam në atë atmosferë. Pra, ishim të befasuar se e ashtuquajtura shoqëri hipikësh e asaj kohe, së cilës i përkisnim të dytë, u kthye kundër nesh posa e shpallën bashkimin tonë… Hipizmi i tyre merr fund kur Johni, lideri i tyre, zgjedh për partnere një grua të Orientit. Nuk e kemi kuptuar se kishte kaq racizëm…”
Një foto e bërë me Polaroid, ku është Yoko me Andy Warholin
Ono e pranon se ajo ishte pjesë e këngës “Imagine”: “Johni dhe unë u takuam – ai vjen nga Perëndimi e unë nga Lindja – dhe ende jemi së bashku”, tha ajo në vitin 1980. “Kemi këtë njëshmëri dhe ‘e gjithë bota mund të bëhet një’ është ndjenja se të gjithë do të jemi me ngjyra të kombinuara dhe të lumtur së bashku.”
Kënga në një farë mënyre merret me imagjinimin e një bote tjetër, në nivelin e dy njerëzve, por edhe në një kuptim më të gjerë. “George Orwelli dhe gjithë ata njerëz kanë projektuar pikëpamje shumë negative për të ardhmen. Dhe imagjinimi i një projekti është një fuqi e fortë magjike,” thotë Ono. “Kështu është krijuar shoqëria, nga imazhet negative. Prandaj, kemi tentuar të krijojmë një imazh pozitiv i cili, natyrisht, do të krijonte një lloj tjetër të shoqërisë.” “Imagine” – një nga këngët më të suksesshme të Lennonit në solo-karrierën e tij, e cilësuar si nga më të mirat në histori
Lennon i referohej dëshirës së njerëzve për të fluturuar – “e cila ka marrë shumë kohë, por fillimisht duhej dikush ta imagjinonte.” Ai ka thënë kështu: “Bënim – mund ta quani magji, meditim apo projektim i cakut – atë që bëjnë njerëzit e biznesit, që kanë caqet e tyre. Futbollistët i kanë. Ata luten, meditojnë para loje… Njerëzit e projektojnë të ardhmen e tyre. Kështu, ajo që donim të thoshim ishte: ‘Le ta imagjinojmë një të ardhme më të mirë.’”
Ono përshkruan se si ata ndjeheshin për këngën, kur u publikua më 1971: “Të dy e pëlqyem këngën, por nuk e besonim se do të kthehet në këngë të fuqishme, në tërë botën… Ne e bëmë sepse besuam te fjalët dhe se e reflektonte atë që ndjenim.” Yoko te pianoja e saj “Steinway”, në moshën 85-vjeçare
Ndërkaq, sipas Lennonit: “Kënaqësia më e madhe është të bëj një këngë – fjalët dhe tekstet – që do të zgjasin më shumë se dy vjet. Këngët që dikush mund t’i këndojë. Këngët që ndoshta do të më mbijetojnë. Dhe, kjo ma jep kënaqësinë më të madhe.” /KultPlus.com
Revista “Time” shpalli presidentin brazilian Jair Bolsonaro si Njeriun e Vitit, duke tejkaluar kështu ish-presidentin e SHBA-së Donald Trump, punonjësit e vijës së parë shëndetësore, opozitarin Alexei Navalny dhe krijuesit e vaksinave.
Bolsonaro mori 24% të votave të nëntë milionë lexuesve, duke u cilësuar kështu personi më me ndikim (për mirë apo për keq) në 2021.
Javën e kaluar, Gjykata e Lartë e Brazilit urdhëroi një hetim mbi pretendimet e Bolsonaro për një lidhje midis vaksinës COVID-19 dhe rrezikut të zhvillimit të SIDA-s. Presidenti brazilian, i cili do të kandidojë sërish në vitin 2022, është kritikuar gjithashtu për menaxhimin e pandemisë dhe problemet me furnizimin me vaksina.
Ish-presidenti amerikan Donald Trump u rëndit i dyti me 9% të votave, ndërsa 6.3% e lexuesve votuan punonjësit e shëndetësisë duke u renditur në vendin e tretë. Në vendin e katërt, me 6% të votave u rëndit Alexei Navalny.
Shkencëtarët që kontribuuan në zhvillimin e vaksinave kundër koronavirusit u renditën në vendin e pestë me 5.3% të votave./ KultPlus.com
”I just shot John Lennon” (”Sapo kam qëlluar John Lennon”), ishin fjalët të shqiptuara me ton të ftohtë dhe cinik, më 8 dhjetor 1980, nga Mark David Chapman, i cili i dha fund jetës së ish-Beatles.
Lennon kishte mbushur 40 vjeç vetëm dy muaj më parë, më 9 tetor.
Dhe 41 vjet më parë vdekja e tij tronditi botën dhe veçanërisht një brez, e cili ishte rritur duke u ushqyer me idealet e paqes, që gjithashtu frymëzoi albumin e tij më të suksesshëm ”’Imagine”’ (1971), kënga me të njëjtin titull i të cilit u shndërrua në një himn ndërkombëtar të pacifizmit.
Natën e 8 dhjetorit 1980, Lennon ishte në shoqëria e bashkëshortes, Yoko Ono, pasi të dy po ktheheshin në banesën e tyre, brenda ndërtesës ”Dakota”, përballë njërës prej hyrjeve në Parkun Qendror, në rrugën 72.
Atë mëngjes fotografja e famshme e portreteve, Annie Leibovitz kishte qenë në shtëpinë e çiftit për të bërë një set fotografik për kopertinën e revistës ”Rolling Stone” dhe kishte realizuar foton e famshme në të cilën Lennon krejtësisht i zhveshur përqafon dhe puth Onon, e veshur plotësisht në të zeza.
Rreth orës 22:50, Chapman u afrua në hyrje të ndërtesës ”Dakota”.
Pas hyrjes së Lennon me Ono, ai nxori një pistoletë të kalibrit 0,38 milimetra dhe gjuajti me pesë fishekë.
Katër prej tyre kapën Lennon në shpinë, ndërsa një shpoi aortën. Ish-Beatle mezi shqiptoi fjalën ”Më qëlluan…”, para se të ndërronte jetë.
Ai u dërgua menjëherë nga një patrullë policie në spitalin ”Roosevelt”, ku u shpall i vdekur në orën 23:15.
Në 1969 Lennon kishte thënë se ”nuk kam frikë të vdes”.
Sidoqoftë, 40 vjet më vonë, miti i John Lennon vazhdon të frymëzojë brezat.
Ai mbetet një nga ikonat më të fuqishme ndonjëherë prodhuar nga kultura popullore, një njeri që falë muzikës dhe angazhimit për paqen ndryshoi botën.
Gjithmonë e kom ditë që jemi popull i bashkum, popull që e zgjasim dorën kur duhet, po asniher nuk kisha besu sa shumë ndikojnë psiqikisht edhe shpirtnisht krejt ato thirrje, mesazhe, komente e dedikime pafund që i lexojsha gjithandej.
Forca nuk u reflektu veç te unë, po te krejt njerzt me t’cilët jom e lidhun shpirtnisht. Ju i keni bo edhe ata me besu n’lutjet tuaja.
Gjithmonë problemet kom dashtë me i majt mrena vetës mos me shqetsu asni person, e nuk e kisha ditë sa e nevojshme osht dashnia e përkrahja n’ditë qaq t’fshtira.
Ecja/marshimi n’sheshin e Prishtinës u kon për mu e papritshme. Jo pse kom dyshu n’dashninë e njerzve t’mi, po n’temperatura qaq t’ulëta, i pashë të mbledhun shoqni, kolegë e qytetarë të cilët ma dhan forcën ma t’madhe ndërkohë që unë isha duke i’u nënshtru krejt analizave e kontrollave para operimit.
Marshet e tilla duhet me u organizu e me ju dediku krejt atyne fmive, grave e burrave që luftojnë e na nuk e dijmë nëpër çka po kalojnë. Besomni nuk ja u njihni as dhimtën, as stresin, e as ngarkesën e kostos që e ka mjekimi për kto smundje kaq t’rona.
Mos pritni veç ditëlindje,Bajram, Vit t’Ri, Kërshëndella e Pashkë për me u dashtë. Gzojeni jetën edhe ditve t’rëndomta. Gjejeni motivin e pozitivitetin çdo ditë që e gzoni shëndetin.
Rrini afër atyne qe kanë nevojë, motivoni për jetë, kujtojani arsyjet pse i duhen botës, pse duhen me luftu fort. Tregoni që jeta gjithmonë i sprovon ushtarët ma t’fortë.
Dr. Mentor Petrela njihet n’botë si doktor i mrekullive. Unë pata fatin me u operu prej tij, bashkë me stafin e tij fantastik, me infermieret ma t’mira të mundshme.
Gjeneratat e reja të doktorve e infermierve nuk duhemi me i lon me ik prej ktu. Nuk i kanë njerëzit krejt kushtet me u mjeku jashtë vendit, e na duhemi me investu n’kto gjeneratat e reja, se besoj që edhe për ta ma i vlefshëm osht kontributi i tyne n’vend t’vetin.
Largojeni urrejtjen.
Ushqejeni shpirtin me dashni
Reflektoni pozitivitet.
Nisjani ditës tu e dashtë vetën se veç qashtu jeta juj ka me pas kuptim.
Kush mbjellë urrejtje, mos t’pret me korrë dashni.
Duajeni FAMILJEN por kurrë anash mos e leni SHOQNINË, se shoqnia osht njo prej pasunive ma t’mdhaja që Zoti ju bekon, qashtu si mu.
Shoqnia në krejt rastet e f’shtira osht aty për ty, saher doni me i mshefë problemet e mdhaja prej shpisë, shoqnia osht aty me t’ngu e kshillu çka me bo, qysh me ja dalë…
Fuqia e Zotit , lutjet e juja, përkushtimi i mjekve, m’rikthyn prap n’jetë.
Kurrë ma e përmbushun shpirtnisht nuk jom kon.
Po ju falenderoj shumë krejt juve që m’keni shkrujt prej momentit që e kom publiku lajmin. Ma boni hallall që nuk kom mrri as me i lexu ato mija mesazhe që hala nuk po ndalen. Për momentin jom tu qëndru larg telefonit si rekomandim i mjekut për pushim dhe qetësi apsolute.
Rini, thueja kangës ma të bukur që di! Thueja kangës sate që të vlon në gji. Nxirre gëzimin tand’ të shpërthejë me vrull… Mos e freno kangën! Le të marri udhë.
Thueja kangës, rini, pash syt e tu… Të rroki, të puthi kanga, të nxisi me dashnu me zjarrm tand, rini… Dhe të na mbysi dallga prej ndjenjash të shkumbzueme q’i turbullon kanga.
Rini, thueja kangës dhe qeshu si fëmi Kumbi i zanit të përplaset për qiellë dhe të kthejë prap te na, se hyjt ta kanë zili E na të duem fort si të duem një diell.
Thueja kangës, Rini! Thueja kangës gëzimplote! Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote./KultPlus.com
Gjatë Luftës së Dytë Botërore (1945), një djalë japonez qëndroi para një krematoriumi, dhe priti radhën e tij për të djegur vëllain e tij të vogël i cili kishte vdekur.
Joe O’Donnell, personi që bëri fotografinë në Nagasaki kishte thënë në një intervistë, se djali po kafshonte buzët aq fort që të mos qante, saqë gjaku i rridhte nga cepi i gojës.
Joe O’Donnell
Pikërisht atëherë roja i kërkoi trupin e të vdekurit dhe i tha: “Më jep ngarkesën që mban në shpinë”. Dhe djali u përgjigj: “Ai nuk është ngarkesë, ai është vëllai im”.
Ai e dorëzoi trupin, u kthye dhe u largua…. Në Japoni, edhe sot, ky imazh përdoret si simbol i forcës./ KultPlus.com
Ceremonia prestigjioze e ndarjes së çmimeve – “People’s Choice Awards (PCA)”, ka realizuar edicionin e sivjetmë, të 47 me radhë, ndërsa janë shpërblyer shumë personazhe publike.
Aktori amerikan, Dwayne Johnson ishte fituesi i madh në këtë edicion të “People’s Choice Awards”, duke rrëmbyer gjithsej tre trofe – “Filmin më të mirë nga një mashkull”, “Filmin më të mirë të zhanrit komedi” si dhe çmimin e nderit të “Kampionit të Popullit”.
Dwayne Johnson duke pranuar një nga çmimet në PCA.
Edhe kompania amerikane, “Marvel Cinematic Universe” gjithashtu pati një natë të mirë, duke fituar çmime për filmat: “Black Widow”, “Shang-Chi and Legend of the Ten Rings” si dhe “Loki”.
Scarlett Johansson duke pranuar çmimin për filmin e saj “Black Widow” në PCA 2021.
Shfaqja vjetore e çmimeve të votuara nga fansat – e cila përfshin 40 kategori dhe nderon forma të shumta argëtimi nëpër filma, televizion, muzikë dhe kulturë pop – u transmetua në NBC dhe E.
Christina Aguilera duke pranuar çmimin “Ikonë e Muzikës” në PCA 2021.
Çmime nderi iu ndanë gjithashtu edhe këngëtares, Christina Aguilera, e cila mori çmimin inaugurues të “Ikonës së Muzikës”, aktorja, Halle Berry, mori çmimin “People’s Icon Award” dhe Kim Kardashian, e cila fitoi çmimin e “Ikonës së Modës”.
Albanian Post ju prezanton me listën e fituesve të këtij edicioni të ceremonisë së ndarjes së çmimeve – “People’s Choice Awards”.
Filmi i vitit 2021
Coming 2 America
F9: The Fast Saga
Black Widow – Fituesi
Dune
No Time to Die
Shang-Chi and the Legend of the Ten Rings
The Tomorrow War
Filmi më i mirë i zhanrit komedi
Coming 2 America
Free Guy – Fituesi
He’s All That
Hitman’s Wife’s Bodyguard
Jungle Cruise
Space Jam: A New Legacy
Thunder Force
Vacation Friends
Filmi më i mirë i zhanrit aksion
Black Widow
F9: The Fast Saga
Godzilla vs. Kong
No Time to Die
Shang-Chi and the Legend of the Ten Rings – Fituesi
The Suicide Squad
The Tomorrow War
Venom: Let There Be Carnage
Filmi më i mirë i zhanrit dramë
A Quiet Place Part II
Dune
Fatherhood
Cruella – Fituesi
Halloween Kills
In the Heights
Old
Respect
Filmi më i mirë familjar
Cinderella
Raya and the Last Dragon
The Boss Baby: Family Business
The Mitchells vs. the Machines
Luca -Fituesi
Tom and Jerry
Vivo
Yes Day
Filmi më i mirë nga një mashkull
Chris Pratt (The Tomorrow War)
Daniel Craig (No Time to Die)
Dwayne Johnson (Jungle Cruise) – Fituesi
Eddie Murphy (Coming 2 America)
John Cena (F9: The Fast Saga)
Ryan Reynolds (Free Guy)
Simu Liu (Shang-Chi and the Legend of the Ten Rings)
Vin Diesel (F9: The Fast Saga)
Filmi më i mirë nga një femër
Awkwafina (Shang-Chi and the Legend of the Ten Rings)
Charlize Theron (F9: The Fast Saga)
Florence Pugh (Black Widow)
Jennifer Hudson (Respect)
Scarlett Johansson (Black Widow) – Fituesja
Leslie Jones (Coming 2 America)
Margot Robbie (The Suicide Squad)
Salma Hayek (Hitman’s Wife’s Bodyguard)
Kompeticioni muzikor më i mirë
America’s Got Talent
American Idol
Dancing With The Stars
RuPaul’s Drag Race
The Voice – Fituesi
The Bachelor
The Bachelorette
The Masked Singer
“Talk show” më i mirë
Good Morning America
Live With Kelly and Ryan
Red Table Talk
The Ellen DeGeneres Show – Fituesi
The Kelly Clarkson Show
The View
The Wendy Williams Show
Today
Kënga më e mirë
“Bad Habits” (Ed Sheeran)
“Easy on Me” (Adele)
“Good 4 U” (Olivia Rodrigo)
“Butter” (BTS) – Fituesi
“Montero (Call Me By Your Name)” (Lil Nas X)
“Peaches” (Justin Bieber feat. Daniel Caesar & Giveon)
Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që nga nesër në Kosovë të administrojë edhe dozën e tretë e vaksinës Anti-COVID. Doza e tretë do të jepet jo më herët se 8 javë dhe pa i bërë 6 muaj nga marrja e dozës së dytë.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se Komiteti për imunizim të popullatës me vaksinën kundër COVID-19 në takimin e mbajtur dje, në funksion të zbatimit të Planit të përditësuar për vaksinimin në masë të qytetarëve me vaksinën kundër COVID-19, ka vendosur që duke filluar nga nesër (09.12.2021) të fillohet me administrimin e dozës përforcuese dhe dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19 në popullatë.
“Doza përforcuese u jepet personave të cilët i kanë marrë dy doza të vaksinës kundër COVID-19, por tek të cilët me kalimin e kohës imuniteti i tyre vjen duke rënë. Doza përforcuese jepet 6 muaj pas marrjes së dozës së dytë. Doza e tretë u jepet personave të cilët i kanë marrë dy dozat e vaksinës kundër COVID-19, por tek të cilët nuk është zhvilluar imuniteti i duhur, si pasojë e imunitetit të dobët të tyre apo sëmundjeve shoqëruese me rekomandim të mjekut ordinues. Doza e tretë jepet jo më herët se 8 javë dhe pa i bërë 6 muaj nga marrja e dozës së dytë”, thuhet nga Ministria e Shëndetësisë.
Sipas MSH’së, dozën përforcuese dhe dozën e tretë mund ta marrin të gjithë qytetarët e moshës mbi 18 vjeçare sipas intervaleve kohore për dozat e lartë cekura.
Qytetarët do të njoftohen për datat e vaksinimit përmes SMS, – emaili dhe njoftimeve publike.
Duke konsideruar që vaksinimi është mënyra më efektive për të kufizuar dhe ndërprerë përhapjen e virusit dhe për të arritur mbrojtjen e popullatës, Ministria e Shëndetësisë u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të shfrytëzojnë qendrat dhe ekipet mobile të vaksinimit kudo në Kosovë për t’u vaksinuar sa më parë kundër COVID-19.
Bertrand ArthurWilliam Russell ishte një filozof britanik, logjist, matematikan, historian, shkrimtar, kritik socialist, aktivist politik dhe fitues i çmimit Nobel. Në momente të ndryshme të jetës së tij ai e konsideroi veten liberal, socialist dhe pacifist, por gjithashtu pranoi se “asnjëherë nuk ka qenë asnjë nga këto gjëra, në asnjë kuptim të thellë”.
Më poshtë po rendisim disa prej thënieve të tij më të mençura, që gjithmonë nxisin reflektim.
Ligji në origjinë ishte thjesht një kodifikim i fuqisë së grupeve mbizotëruese dhe nuk synonte ndonjë gjë, që një njeriu modern do i dukej si drejtësi.
Është një humbje e energjisë që të zemërohesh me një njeri që sillet keq, ashtu siç është të zemërohesh me një makinë që nuk do të ndizet.
Një nga problemet në lidhje me vanitetin, është se ai rritet me atë që ushqen. Sa më shumë të flitet për ju, aq më shumë do të dëshironi të flitet për ju.
Është e lehtë të biesh në dashuri. Pjesa e vështirë është të gjesh dikë që të të kapë.
Frika është burimi kryesor i bestytnive dhe një nga burimet kryesore të mizorive. Pushtimi i frikës është fillimi i mençurisë.
Liria në përgjithësi mund të përcaktohet si mungesë e pengesave për realizimin e dëshirave.
Një nga simptomat e një shkatërrimi nervor që po të afrohet, është besimi se puna jote është tmerrësisht e rëndësishme.
Duhet të kujdesemi për një botë që kurrë nuk do ta shohim.
Shkaku më i madh i problemeve në botën e sotme është se njerëzit budallenj janë aq të sigurt për gjërat dhe njerëzit inteligjentë janë kaq të mbushur me dyshime.
Shumica e njerëzve do të vdisnin para sesa të fillonin të mendonin. Në fakt – ashtu ndodh.
Asnjë arritje e madhe nuk është e mundur pa një punë të vazhdueshme.
Shumë njerëz do të kenë guximin të vdesin me trimëri, por nuk do të kenë guximin të thonë ose madje të mendojnë, se shkaku për të cilin u kërkohet të vdesin është i padenjë.
Jeta e mirë, siç e konceptoj, është një jetë e lumtur. Nuk dua të them që nëse je i mirë, do të jesh i lumtur; Dua të them se nëse je i lumtur, do të jesh i mirë.
Të jemi pa disa nga gjërat që duam: kjo është një pjesë e domosdoshme e lumturisë./ KultPlus.com
Disa blerës të dorës së dytë nuk po kërkojnë saktësisht pazare. Ata janë në kërkim të mallrave luksoze në tregun sekondar, sepse vintage është i lezetshëm ose nuk mund të gjendet askund tjetër. Dhe ata janë pjesë e një numri në rritje të konsumatorëve të rinj që po blejnë në nivelet e larta të ekonomisë rrethore.
Megjithatë, për vite me radhë, shumë marka të nivelit të lartë ishin skeptikë për botën dixhitale dhe shitjet në internet, e lëre më tregun sekondar. Megjithëse Cartier ofron artikuj të parapërdorur në disa nga butiqet e tij dhe shtëpitë e modës Valentino dhe Gucci kohët e fundit filluan të shesin pjesë të vjetra, ky është një bonus shtesë për klientët në vend të një plani të vërtetë biznesi.
Bota e sotme e luksit shtrihet shumë jashtë butikëve të elitës dhe përtej mundësive të shitësve me pakicë. Kjo do të thotë gjithashtu se pjesa më e madhe e punës së konsolidimit dhe ndërtimit të besimit pas tregut aktual të dorës së dytë iu la të huajve.
Mbajtja e falsifikimit Për vitin 2021, tregu i luksit të dorës së dytë, i cili përfshin gjëra të tilla si çanta, veshje, bizhuteri dhe orë, vlerësohet të jetë 33 miliardë euro (37.2 miliardë dollarë), sipas llogaritjeve nga konsulenca Bain & Company. Kjo është një rritje prej 65% nga viti 2017. Në të njëjtën periudhë, tregu i luksit të dorës së parë u rrit vetëm me 12%.
Fatkeqësisht, për blerësit që kërkojnë artikuj luksi, ka një sërë problemesh, sepse aty ku ka shumë para për t’u bërë, sigurisht që do të ketë aktivitet të paligjshëm dhe të paskrupullt.
Në të kaluarën, udhëtarët sillnin në shtëpi histori mallrash kopje të shitura në plazhet e Italisë ose rrugicat e pasme të Nju Jorkut. Këto nuk janë asgjë në krahasim me tregun e sotëm të sofistikuar të falsifikimeve. Rrëfimet për mallrat e falsifikuara të sekuestruara nga agjentët doganorë vazhdojnë të jenë tituj të mëdhenj.
Duke e bërë të vërtetë herën e parë Më e rëndësishme se çmimi, të dish nëse diçka është e vërtetë është çështja më e rëndësishme për klientët e mallrave luksoze. Për të lehtësuar mendjen e tyre, bizneset legjitime të dorës së dytë ofrojnë garanci për autenticitetin. Një biznes i dorës së dytë madje e quajti veten RealReal vetëm për të çuar në shtëpi qëllimin.
E themeluar në vitin 2011, ata shesin veshje të cilësisë së lartë, bizhuteri, art dhe dekor shtëpie të vërtetuara nga një ekip i brendshëm. Ata shesin kryesisht në internet, por duke filluar nga viti 2017, ata hapën dyqanin e tyre të parë me pakicë me tulla dhe llaç dhe tani kanë 15 prej tyre në të gjithë SHBA.
Në mesin e vitit 2019 kompania doli publike dhe mblodhi 300 milionë dollarë (265 milionë euro) për IPO-në e saj, duke treguar interesin për sektorin nga investitorët. Sot kompania e quan veten: “Tregu më i madh në internet në botë për mallra luksoze të vërtetuara dhe të rishitura”, me 24 milionë përdorues.
Kjo e Premte e Zezë e kaluar ishte dita më e ngarkuar e kompanisë ndonjëherë. Për të gjithë nëntorin, ajo pati shitje të forta dhe raportoi një rritje të vlerës bruto të mallit prej 51% dhe 46% krahasuar me të njëjtat periudha në 2020 dhe 2019 respektivisht. Shuma mesatare e porosisë arriti në 514 dollarë, një rritje prej 17% dhe 10% gjatë dy viteve të mëparshme.
Të gjithë duan të hyjnë në treg Në të njëjtën kohë, disa nga markat më të mëdha luksoze më në fund kanë arritur të kuptojnë më mirë tregun e dorës së dytë. Kohët e fundit, pronari i Gucci Kering investoi në platformën e rishitjes së nivelit të lartë Vestiaire Collective. Dhe në vitin 2018, rishitësi i orëve në internet Watchfinder u ble nga Richemont, i cili zotëron Cartier.
Të tjerët po kërcejnë gjithashtu në karrocën luksoze të dorës së dytë. Në Shtetet e Bashkuara dhe MB, eBay qëndron pas origjinalitetit të disa gjërave. Shitësit i dërgojnë artikujt e pranueshëm tek një ekspert i palës së tretë për inspektim dhe miratim përpara se t’i dërgohen më pas blerësit. Për përdoruesit amerikanë, ai mbulon artikujt e shitur nga shitësit në SHBA, Japoni, MB, Kanada, Australi, Gjermani, Korenë e Jugut dhe Itali.
Aktualisht programi mbulon tre kategori: orët e shitura për 2,000 dollarë ose më shumë, çantat e stilistëve shiten për 500 dollarë dhe atletet në gjendje të reja shiten për 100 dollarë ose 150 dollarë për ato të paracaktuara. Jo të gjitha markat janë të mbuluara, por ato në listë janë të njohura të tregut luksoz: Chanel, Gucci, Hermes, Saint Laurent, Dior, Prada, Goyard, Rolex dhe Omega.
Duke përdorur etiketën “Pa falsifikime. Nuk ka mashtrim. Pa dyshim”, kostot për programin e garancisë së origjinalitetit të kompanisë mbulohen nga eBay dhe tregojnë rëndësinë e produkteve autentike.
Luksi global i dorës së parë është çelësi Ka dy faktorë të mëdhenj pas rritjes së tregut të luksit të dorës së dytë: blerësit më të rinj në internet me shumë para dhe kërkesa e lartë për mallra luksi në radhë të parë.
E ndikuar gjithnjë e më shumë nga produktet në TikTok, Twitter ose Instagram, numri në rritje i mijëvjeçarëve të pasur dhe veçanërisht të rinjve të Gen Z janë vendosur të përbëjnë 70% të tregut të shitjes me pakicë të dorës së parë të luksit deri në vitin 2025, sipas Studimit më të fundit të Luksit të publikuar në nëntor nga Bain. & Kompania. Nuk është për t’u habitur që shumë nga këta klientë me njohuri teknologjike nuk e shohin nevojën për dyqane aktuale dhe nuk kanë frikë të blejnë në internet.
Një tjetër parakusht për një treg të dorës së dytë është një treg i madh i shitjes me pakicë të dorës së parë. Këtu industria e mallrave të luksit personal është në përmirësim pas një rënieje të madhe në 2020 për shkak të koronavirusit. Megjithatë, viti aktual nuk ka qenë i qetë, por vetëm është rikthyer në rritje në tremujorin e dytë dhe të tretë krahasuar me vitin 2019.
Për tremujorin e fundit të vitit, Bain pret një rritje prej 1% në tregun e mallrave personale luksoze të dorës së parë mbi numrat e vitit 2019. Kjo do ta sillte atë në një nivel më të lartë të të gjitha kohërave prej 283 miliardë euro – më shumë se dyfishi i madhësisë së tij dy dekada më parë.
Kjo rritje masive është nxitur kryesisht nga shpenzimet në SHBA, të cilat tani përbëjnë 31% të tregut global dhe Kinë, një vend që ka dyfishuar pjesën e saj të tregut vetëm në dy vitet e fundit dhe sot zë 21% të tregut. .
Bain ka shpresa të mëdha për industrinë dhe vlerëson se tregu i mallrave personale luksoze të dorës së parë mund të rritet 6-8% çdo vit dhe të arrijë 360-380 miliardë euro deri në vitin 2025. Me shifra të tilla, do të ketë shumë mallra magjepsëse për t’u filtruar tregu i dorës së dytë, ku blerësit e gatshëm mund t’i kapin ato me besim në rritje dhe disa klikime nga komoditeti i dhomës së tyre të ndenjes.
Përkthyer dhe përshtatur për Konica.al nga Deutsche Welle./ KultPlus.com