FMN: Shqipëria me varfërinë më të madhe në rajon

Pandemia dhe tërmeti rritën varfërinë në Shqipëri, ndërsa ajo vijon të jetë më e larta në rajon.

Në Shqipëri, në vitin 2020, që përkon me kulmin e pandemisë së Covid-19, një e treta e popullsisë, apo 32.6%, konsiderohej e varfër, nga 31.8% vitin e mëparshëm. Në kontrast, mbrojta social për popullsinë është ndër më të ulëtat. Për vitin 2021 niveli i varfërisë pritet të ulet lehtë në 30.8%.

Shifrat janë bërë të ditura në raportin e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për ecurinë e vendit. “Shkalla e varfërisë në Shqipëri është një nga më të lartat në Ballkanin Perëndimor, ndërsa mbulimi i saj me mbrojtje sociale është ndër më të ulëtat”, thotë FMN.

FMN e vlerëson treguesin bazuar në të dhënat e Bankës Botërore, kur të varfër quhen ata që jetojnë me më pak se 5.5 dollarë në ditë, të matur sipas standardit të barazisë së fuqisë blerëse (PPP).

Sipas FMN-së, varfëria në vend vlerësohet të jetë rritur me 0.8 pikë përqindje pas tërmetit dhe pandemisë, duke iu rikthyer përkeqësimit të pjesshëm, pas një periudhe përmirësimi që kishte nisur që nga viti 2014.

“Falë rimëkëmbjes së fortë ekonomike në 2021 dhe masave mbështetëse të qeverisë, Banka Botërore vlerëson një rënie të shkallës së varfërisë nën nivelet e para-pandemisë në vitin 2021. Duke pasur parasysh nivelin e lartë të informalitetit, përqindjet relativisht të ulëta të pjesëmarrjes në fuqinë punëtore dhe burimet e kufizuara të qeverisë, mbulimi i mbrojtjes sociale është ndër më të ulëtit në rajon”, thuhet në raportin e FMN-së.

Sipas të dhënave të tabelës, në vitin 2020, niveli i varfërisë në Kosovë u rrit në 23.4 në 2020-n (nga 20.9% në 2019-n). Në Maqedoninë e Veriut tregues arriti në 18% (nga 16.9%), ndërsa në Mal të Zi u rrit ndjeshëm nga 14.5% në 20%. Më e ulët varfëria është në Serbi, në nivelin e 17.4%, pothuajse e pandryshuar në raport me vitin para pandemik (17.3%).

Të dhënat për Bosnjë Hercegovinën nuk janë të përditësuara.

Mbështetja për mbrojtjen sociale më e ulëta në rajon

Në përgjigje të pandemisë, autoritetet zgjeruan me shpejtësi dhe përkohësisht programet ekzistuese të mbrojtjes sociale me rreth 1 për qind të PBB-së në 2020-2021. Por FMN thotë se ky zgjerim ishte ndër më të ulëtit në Ballkanin Perëndimor. Informaliteti i lartë dhe mbulimi i ulët i mbrojtjes sociale nënkuptojnë stabilizues të dobët automatikë, duke mos arritur të mbështesin gjerësisht popullatën e prekur. Qeveria prezantoi përfitime përkohësisht më të larta të ndihmës sociale, zgjati sigurimin e papunësisë dhe ofroi subvencione për pagat për punëtorët formalë, anëtarët e papaguar të bizneseve familjare dhe punëtorët në sektorin informal nëse ato formalizohen.

FMN rekomandon që rritja e mbulimit të programeve të mbrojtjes sociale do të kërkojë rritjen e të ardhurave tatimore dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore duke zgjeruar pjesëmarrjen e fuqinë punëtore dhe duke reduktuar informalitetin. Për më tepër, do të jetë e rëndësishme të përmirësohet kuadri i sistemit të mbrojtjes sociale, duke përfshirë një mbulim më të shënjestruar dhe më të lartë të mbrojtjes sociale për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë, dhe duke reduktuar gabimet e përjashtimit dhe pasaktësitë e informacionit të përfituesve./Monitor/ KultPlus.com

Përpjekjet e Arbëreshëve për mbledhjen e këngëve tradicionale të 3 shekujve

149 vjet më parë, më 20 dhjetor të vitit 1871 Giusepe Kamarda mblodhi disa këngë tradicionale në ngulimin arbëresh Palazzo Adriano. Këngëve të mbledhura prej këtij autori iu shtuan edhe ato të disa folkloristëve të tjerë dhe u përmblodhën në librin “Canti tradicionali”, i botuar në vitin 1924 nga autori Trifon Guidera. Në libër janë përmbledhur thuajse të gjithë dorëshkrimet e tre shekujve, vjershat më të mira që disa shqiptarë të Sicilisë, kanë shkruar me qëllimin që atdheu i gjyshërve të tyre, të kishte një literaturë si të gjithë kombet e tjerë.

Trifon Guidera në 26 janar 1924 përcjell këtë shkrim për një botim arbëresh kushtuar  këngëve tradicionale shqiptare në botën arbëreshe ku ruhej prej shekujsh gjaku arbëror.Libri: ”Canti tradicionale” si shkruajta te Nr 2661 të :”Diellit”,shkruan T.Guidera, vëllimi i tij më se më ishte të ketë mbledhur te kjo vepër ndër gjithë dorëshkrimet e tre shekujve, më të mirët vjersha që disa shqiptarë të Sicilisë, kishin shkruar me qëllimin se atdheu i gjyshërve të tyre, të kish një literaturë si të gjithë kombet e tjerë, pse dija dhe shkronjësa është shpirti i Atdheut, thotë T.Guidera. Duke vijuar ai thotë se; Prof Schiroi si bleta ka vajtur tue thithur te lulet e gjithë këtyre dorëshkrimeve, që fat i mirë i solli përpara syve me të ëmblin lenk e si mjaltë te kosherja ja shkon përpara këndonjësit. Sa ti ngjepsen edhe këndonjësit e :’Diellit” si kasha taksuar te numri i thënë i përshkruan dy ca si këta të shekullit të XVII të një vjeshtori të panjohur. Autori në fjalë përmend punën kërkimore që ka zgjatur mbi autorit që përfshinë një hark kohor prej tre shekujsh por më i veçanti është një autor i panjohur  i shekullit të XVII. Autori përmend vargje nga kjo poezi e autorit të panjohur:’Në jetë u desha mirë, po një vashë/e s’ish litire, përse ish arbëreshe/ Një mbërma për të luajrith i thashë/:Ti për s’munden t’ime je jatreshe/ Bëri buzën në gaz ,po kur i thashë/:Dëshurova edhe një herë të të kesh….tha/: Flasmë e mos gjëftojem aq trashë/përse dita ka sy e nata vesh…..

Autori

Autori sjell poezinë e arbëreshe shkruar ëmbëlsisht si një sinfoni e bukur me një ritëm të njëjtë. Mirëpo ç’thotë poshtë autori. Këto poezi, që përshkruam këtu janë të zotit Giusepe Bracia thotë, autori bërë motin e 1752 në Palazio Addriano, autori sjell më poshtë vargjet e fundit të kësaj poeme arbëreshe. Autori, thotë se këto dhe të tjerë vjersha janë  marrë nga anaereontika e Kryepriftit Nicola Brancato i shekullit të XVII, themelues i kolegjit të Shën Mërisë,që ka qenë dhe është shkolla e këngëve  të kishës shqipe ndër Piana dei Greci. Duke vijuar me një këngë tjetër autori sjell këto vargje:”Kjo trundafile plotë ves e mbledhur vetiu thotë/ Stolitë që kam të kuqen lloje/ të bukuren hije/ Mi dha ynë Zot…’ Duke folur për këtë vjershë autori thotë se edhe kjo është marrë nga këngët e Isuthit të At Branmcatit. Duke vijuar me këngën tjetër:”Të dashur më dëfton/ e prire më gënjen/ përse këto ndralle?/ Në gji unë kam dorën ndenjë/ e zembrën nge e njen/ se ti me more….

Këngët e 20 dhjetorit

Autori, thotë është shumë bukur është ky libër me vjersha, pra me këngë ndër vjerohe prej Giusepe Kamasda, të 20 dhjetorit 1871,  është aq i bukur, sa autori e përshkroi të tërë. Ti ke lig se kam menuar/ e sa ka nge të kam shkruar/ por mbi të gjitha ka me kesh be/ se aq shumë nuk i ftesë/ Me të flet unë kam një kollë/ që më bën të thatë e t’ hollë/ e gjirin me ka shqerë/ dhe trutë po mi ka nxjerrë/ po nani që jam më mirë/ jam e nxier ktë detyrë/ e të thonë përsa vlenj/ për sa munde dua të të shërbejë/ ti më jep po ndere e gëzim/ kur dërgon ndo urdhërim/ se të njoh se je njeri/ që do miq e gjeri. Ja ke atë që me të flet/ unë dua mirë te kjo jetë/ Ashtu paç ditë të glata/ edhe gazme me tupata/ Rrofshe shkofsh gjithë hajdhit!/ Kujt mos  t’ det i rafshin sytë!… Sipas këtij autori, ndër këngët e bukura, janë edhe krijime, që u përkasin autorëve si vjershat e ish deputetit Pietro Chiara i Palazo Adriano, ai e cilëson rrjedhshmërinë poetike si lumë duke përmendur edhe atë, që ka shkruar mbi vdekjen e zonjës Jakine Masi Bennici të vitit 1873. Autori sjell strofa nga kjo poezi :”Te ky varr ku ajo pushon/ gjithë lulëzuar me kurora/rinë përzier vdekja e gjela/lypi e gëzimi,zjarrmi  e bora. Sa kujtime te një gur/ Klajni gjithë me të glet vajtime/ Lulia e varrit vetëm rritet/me kujtime, lotë, shterime…

Jeronim De Rada

Në shkrimin për atdhetarin e të vjetër, z.Dot. Agostino Ribekut, nga Llambi Gjergu i Shën Mitër Korona thotë: Kush nuk e ka dëgjuar këtë atdhetar të flakët dhe kush nuk e njehë? Nuk presim përgjigje, pse dimë bashkatdhetarët i kanë kënduar veprat e tij shumë të shtrenjta, për të cilën ku mburret tepër dhe që andej i ka kushtuar gjer më sot shpirt e zemër. Së afërmi do të pushtojë shtyllat letrare të gazetës sonë kombëtare,për jetën e këtij të vjetrit patriot ,që ka marrë pjesë të madhe dhe aktive në çështjen e bukur të çështjes sonë,bashkë me të pavdekurin vjeshtor Jeronim De Rada ,në kohën kur diplomacia evropiane pa me të drejtë se jetonej, një popull me famë,që përpiqesh për lirinë e vet me gjak dhe pastaj mbi përpjekjet e tija politike, letrare. Është edhe ky  një nga faktorët e Rilindjes sonë Kombëtare dhe s’mund ta mohojnë njerëzit e mëdhenj  që kemi neve sot,me të cilët ky ka patur dhe mund të ketë  edhe sot padyshim, letërkëmbime. Autori sjell një poezi kushtuar këtij patrioti botuar në 15.4.1924,Shën Mitër .K. “Të lumtë arbëreshë ,që në ato dejet e tua/ Lëvrin ay gjak i fisit tonë bujar/ Për dhuratën e vyer që më ke bërë mua/ Të falënderoj tepër o atdhetar./ Shoh në atë zemra jote u përvëlua/Për një qëllim të bukur kombëtar/ Përgjithësisht arbëreshë unë fort ju dua,/ Për kujtimin që keni te dheu i parë./ Dhe ti vazhdo punën tënde filluar/ në kohën kur i madhi vjeshtor/ i palli botës çështjen e harruar/ atë çështje që sot të lirë shënon/ Popullin tonë popullin arbënor/ që mirënjohës ju është dhe ju nderon’.

Nga Gëzim Llojdia

Cineplexx feston 5 vjetorin e hapjes në Kosovë – më 12 dhjetor të gjitha biletat 2,00 €!

Më 12 dhjetor, Cineplexx feston ditëlindjen e 5të, meqë rast do të ketë një super-ofertë, ku të gjitha biletat 2D, 3D, ulëset e rregullta dhe VIP, do të jenë vetëm 2,00 Euro.

Eventi do të mbahet në të dy kinematë, në Prishtinë dhe Prizren ndërsa kinemaja do të punojë nga ora 10:30 deri në ora 22:00. Biletat tashmë janë në shitje, për filmat më të ri dhe më të shikuar në Cineplexx si: Zgjoi, House of Gucci, Eternals, Ghostbusters: Afterlife, Resident Evil: Welcome to Raccoon City, por edhe premierat e fundit, sikur West Side Story, filmi i fundit nga regjisori Steven Spielberg që pritet të jetë një nga filmat më të nxehtë gjatë sezonës së çmimeve Oskar, të gjithë këta me super çmim prej vetëm 2,00€.

Më poshtë, do t’i listojmë top filmat që mund t’i shikoni gjatë kësaj dite të veçantë:


Zgjoi

Filmi pëcjellë Fahrijen e cila është në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë. Ajo fillon një biznes bujqësor për ta siguruar mbijetësën e familjes së saj në një ambient tradicional patriarkal ku ambicia e saj për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë. Punët bujqësore fillojnë t’i ecin mbarë pos bletëve që janë shumë kaotike dhe agresive ndaj saj. Në rrugëtimin e saj për ta gjetur paqen me bletët, ajo fillon ta gjejë edhe paqen me veten për të jetuar në një situatë të re për të.




House of Gucci

Duke përfshirë tre dekada dashurie, tradhtie, dekadence, hakmarrjeje dhe në fund të fundit vrasje, ne shohim se çfarë do të thotë një emër, çfarë ia vlen dhe sa larg do të shkojë një familje për kontroll.



Encanto
Një vajzë e re kolumbiane duhet të përballet me zhgënjimin e të qenit e vetmja anëtare e familjes së saj pa fuqi magjike.



Clifford the Big Red Dog
Dashuria e një vajzës të re për një qenush të vogël të quajtur Clifford e bën qenin të rritet në një madhësi gjigande.


Queenpins

Një grup amvisesh krijojnë një mashtrim kuponash në vlerë prej 40 milionë dollarësh.

Cineplexx gjithashtu do të shfaq edhe filma tjerë gjatë kësaj dite speciale. Biletat për këtë event mund t’i blini çdo ditë prej orës 14:30 në Cineplexx, ose përmes aplikacionit Cineplexx KS, nga ku mund t’i shikoni ulëset online, ti përzgjedhni ato dhe më pas ti paguni direkt me kartelë.

Më shumë informata rreth filmave mund të gjeni në webfaqën e Cineplexx. (lidheni me kete link: https://www.cineplexx-ks.eu/filma/

Monica Belluci: Nuk kam frikë nga plakja

Aktorja e njohur Monica Bellucci ka pozuar së fundmi për kopertinën e revistës ‘The Sunday Times Style’.

Në një intervistë për revistën, Monica rrëfeu se nuk ka frikë nga plakja, përkundrazi, e pranon këtë proces të pashmangshëm.”Ka kaq shumë gra që ndjehen të lira të plaken ndryshe.Unë kam qenë gjithmonë një grua me kthesa, kurrë shumë e hollë, kjo është natyra ime. Dhe dua të plakem në një mënyrë paqësore. Kur jemi të rinj kemi bukuri djallëzore, e cila është krejtësisht e natyrshme, por  jeta vazhdon dhe se duhet të përballemi me pleqërinë”, u shpreh aktorja.Bellucci foli gjithashtu edhe për vajzat e saj dhe marrëdhënien me ish-bashkëshortin Vincent Cassel, me të cilin u divorcua në vitin 2013./ lapsi.al/ KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/CXHA4SBgyRb/?utm_source=ig_embed&ig_rid=6e2fb96d-99fd-4703-891c-a684bc1c8226

Kryeministri Rama në New York: Në Shqipëri ka djem që quhen BillClinton (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama është nderuar me çmimin “Vital Voices Global” pas vendimit për të strehuar afganët në Shqipëri. Hillary Clinton e vlerësoi ndër të tjera kryeministrin Rama edhe për përfshirjen e grave në qeveri.

Ceremonia u zhvillua në New York. Kryeministri kishte shkuar së bashku me familjen dhe shoqërohej në takim nga bashkëshortja Linda dhe djali i vogël Zaho.

Në fjalën e tij, Rama u tha amerikanëve se në Shqipëri është nder i madh nëse quhesh Klinton dhe madje tregoi se ka djem që quhen BillKlinton. Pas kësaj deklarate të kryeministrit të vendit, salla ka shpërthyer në të qeshura. 

“Kur të gjitha gratë në listë ishin shpëtuar e vendosur në Shqipëri, më telefonoi dhe sigurisht ishte nder shumë i madh sepse duhet ta dini që nëse quhesh Klinton në Shqipëri apo mes shqiptarëve, kjo është diçka shumë speciale që lidhet me çlirimin e gjysmës së kombit tonë, Kosovës. E meqë ra fjala, është i vetmi vend mbi këtë tokë, ku sot ka njerëz, djem, që e kanë emrin Klinton – emrin, jo mbiemrin. Madje ka edhe djem që quhen Billklinton. Kështu e kanë thjesht emrin, si të themi, Billklinton Rama dhe të gjithë këta djem që sot janë rritur, ishin bebe të sapolindura në kohën kur falë Presidentit Klinton, Zonjës së Parë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara asokohe, ai popull u çlirua nga një regjim, i cili u përpoq ta spastronte etnikisht që të gjithin”, u shpreh Rama./ KultPlus.com

Hillary Clinton e ndanë Çmimin e Pionierit Global për kryeministrin Rama, vlerësohet ndihma për afganët (VIDEO)

Hillary Clinton, ish sekretarja e ShBA-ve ka nderuar kryeministrin shqiptar Edi Rama, duke i dhuruar Çmimin e Pionierit Global.

”Tani shumë liderë ndërkombëtarë nuk ishin të gatshëm ta bënin shumë, edhe kur iu kërkua, gjithnjë në rastin kur u përgjigjën pozitivisht, angazhimet që morën ishin të vogla”, ka thënë Clinton, e cila këtë çmim e ka ndarë në New York, me dedikimin se Qeveria e Ramës i ka shtrirë dorën refugjatëve afganë.

”Megjithatë pati një numër të vogël udhëheqësish, të cilët u shprehën të gatshëm për të ndihmuar, e në krye të kësaj liste ishte Edi Rama”, ka thënë Clinton.

”Kryeministri Rama hapi dyert e Shqipërisë njerëzve nga Afganistani, kryesisht, grave në nevojë, falë udhëheqjes së tij dhe përpjekjeve të qeverisë shqiptare, më shumë sesa 1000 të evakuuar afganë janë të sigurt në Shqipëri. Në një kohë kur në gjithë globin tonë të drejtat dhe sigurua e grave janë në momente të vështira, angazhimi i kryeministrit Rama për të çuar përpara mirëqenien, mundësitë në Shqipëri dhe afganët tjerë, duhet të na frymëzojë të gjithëve për të vepruar”, ka thënë Clinton./ KultPlus.com

Rona Nishliu dhe Gjon’s Tears, dy shqiptarët më të suksesshëm të Evrovizionit (FOTO)

Rona Nishliu vazhdon të jetë këngëtarja më e suksesshme e Evrovizionit që ka përfaqësuar Shqipërinë, pasi që, suksesi i saj akoma mbetet top për shumë vite, sikurse edhe Gjon’s Tears që shënoi sukses të madh me përfaqësimin e Zvicrës në Evrovizion, ku me vota të jurisë profesionale doli të jetë i pari.

Mirëpo, se cila është arsyeja e takimit mes Ronës e Gjonit ende nuk është kuptuar, mirëpo ajo që e dimë është se që të dy kanë një zë kumbues, dhe nëse veç kanë vendosë të kenë edhe një bashkëpunim, atëherë pritet një super këngë./ KultPlus.com

Organizata “Qika”: Seksistët se kanë vendin në Gjykata

Organizata “Qika” që tashmë njihet për reagimet e tyre sa i përket mbrojtjes së vajzave dhe grave në Kosovë, kanë dalë me slogane edhe në Komunën e Gjilanit, pas një vendimi seksist të tre gjyqtarëve të kësaj komune, shkruan KultPlus.

KultPlus ju sjell të plotë reagimin e kësaj organizate.

Jo i bjen JO!

Sot jemi mbledhur para Këshillit Gjyqësor të Kosovës për të kundërshtuar aktgjykimin seksist të Gjykatës Themelore në Gjilan që shfajësoi pesë burra të akuzuar për përdhunim në grup të një vajze 19 vjeçare.

Ky aktgjykim është krejtësisht i papranueshëm për neve sepse legjitimon dhunuesit dhe fajëson viktimën. Gjykata ka përdorur shprehje tejet seksiste dhe diskriminuese në bazë të gjinisë për të arsyetuar lirimin e dhunuesve.

Ne i rikujtojmë trupit gjykues se integriteti fizik dhe seksual nënkupton të drejtën e secilit dhe secilës për të marrë vendime për trupin dhe jetën seksuale të tij apo saj.

Kërkojmë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës që menjëherë të ndërmarrë masa disiplinore ndaj gjykatësve të trupit gjykues të këtij rasti.

Ne themi se Jo i bjen JO! Në taksi, në banesë, në çdo hapësirë e në çdo kohë./ KultPlus.com

Komuna e Prishtinës bëhet me kryetar të ri, jep betimin Përparim Rama

“Unë Përparim Rama betohem se do t’i kryej detyrat dhe do t’i ushtroj kompetencat si kryetar i Prishtinës me nder, besnikëri, në mënyrë të paanshme  që të sigurojë kushte për një jetë të qetë për të gjithë”,  ka thënë Përparim Rama, në ceremoninë e marrjes së detyrës si i pari i Komunës së Prishtinës, shkruan KultPlus.

Përgjatë kësaj ceremonie, Rama ka thënë se për të mirën e Komunës së Prishtinës do të bashkëpunoj me të gjithë, duke e bërë Prishtinën si një vend me plot gjallëri e me mundësi shumë të mëdha për të rinjtë.

Rama në këtë ceremoni, ku detyra i është dorëzuar nga kryetari i deritanishëm i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ka bërë ftesë të gjitha partive politike por edhe shoqërisë civile, që të bashkëpunojnë në qeverisjen e tij përgjatë këtij mandati. / KultPlus.com

E di që po e lexon këtë poezi…

Poezi nga Adrienne Rich

Përktheu: Beti Njuma

Dedikim

E di që po e lexon këtë poezi
vonë, para se të lësh zyrën tënde
me të vetmen llampë të verdhë dhe një dritare që nxin
në plogështinë e një ndërtese të zhytur në qeti
kur ora e pikut ka kaluar me kohë. E di që po e lexon këtë poezi
në këmbë, në një librari larg oqeanit
në një ditë të hirtë fillim pranvere, flokë të lehtë dëbore degdisen
mes hapësirave të pamata të rrafshirave përreth.
E di që po e lexon këtë poezi
në një dhomë ku ka ngjarë shumë më tepër nga ç’mund të durosh
ku një lëmsh çarçafësh dergjen amullt mbi shtrat
dhe valixhja e hapur flet për arrati
por ende s’mund të largohesh. E di që po e lexon këtë poezi
ndërsa metroja ngadalëson shpejtësinë,
para se të rendësh nëpër shkallë drejt një dashurie të re
që jeta kurrë s’ta fali.
E di që po e lexon këtë poezi nën dritën
e televizorit, ku shfaqen pandalur imazhe pa zë,
ndërsa pret lajmet e fundit mbi intifadën.
E di që po e lexon këtë poezi në një sallë pritjeje
me sytë që ndeshin vështrime të huajsh që të panjohur do mbeten.

E di që po e lexon këtë poezi nën dritën e neonit
me mërzitinë e të rinjve që ndihen të përjashtuar,
që në moshë shumë të re vetëpërjashtohen. E di
që po e lexon këtë poezi me shikim të turbullt:
xhamat e trashë të syzeve t’i zmadhojnë gërmat përtej çdo kuptimi
e ti prapëseprapë vazhdon të lexosh
ngase edhe alfabeti i çmuar është.
E di që po e lexon këtë poezi në kuzhinë
teksa ngroh qumështin, me një fëmijë që të qan mbi supe dhe një libër në dorë,
sepse jeta është e shkurtër dhe ti etje ke.
E di që po e lexon këtë poezi që nuk është në gjuhën tënde
domethënien e disa fjalëve nuk e di, ndërsa të tjerat të ngasin të vijosh leximin
dhe unë dua të di cilat janë.
E di që po e lexon këtë poezi në pritje që diç të dëgjosh,
e mëdyshur mes hidhësisë dhe shpresës,
që mandej t’u kthehesh detyrave që s’mund t’i refuzosh.
E di që po e lexon këtë poezi sepse nuk ke tjetër ç’të lexosh,
aty ku ke ngecur, lakuriq siç je. / KultPlus.com

Promovimi i verërave “Made in Albania” në tregun italian

Promovimi i verërave “Made in Albania” në tregun italian ishte në qendër të aktivitetit të organizuar nga Shoqata e Somelierëve italianë, në komunën arbëreshe Shën Mitër Korona.

Këtë aktivitet e përshëndeti me një nëpërmjet një videokonference edhe Presidenti Ilir Meta.

Meta theksoi se, “ky aktivitet, që synon forcimin e shkëmbimeve ekonomike dhe turistike midis dy vendeve tona, në veçanti mes komunave arbëreshe dhe Shqipërisë, kishte rëndësi të madhe edhe për qëllimin social dhe human për të cilin ishte ideuar, pasi të ardhurat e grumbulluara do të përdoren për blerjen e materialeve sanitare dhe shëndetësore në vendin tonë, me qëllim përballimin e pasojave të pandemisë COVID-19”.

Meta e falënderoi Klubin AIS Kalabri dhe Klubin AIS Shqipëri për këtë nismë dhe uroi që në të ardhmen të organizohen sa më shumë aktivitete të tilla, që përveç aspektit humanitar, nxjerrin në pah vlerat tërheqëse dhe traditat më të mira të agroturizmit shqiptar, si dhe forcojnë lidhjet e Shqipërisë me komunitetin arbëresh dhe Italinë mike. /ATA/

Zbulohen detajet e edicionit të 60-të të Festivalit të Këngës në RTSH

Përmes një konference për media, Radiotelevizioni Shqiptar (RTSH) ka publikuar detajet e fundit në lidhje me edicionin e 60-të të Festivalit të Këngës.

Ky edicion jubilar do të ketë pesë prezantues dhe do të mbahet në tri net, më 27, 28 dhe 29 dhjetor.

Drejtimi artistik i festivalit i është besuar kantautorit Elton Deda, ndërsa do të prezantohet nga Ardit Gjebrea, Xhemi Shehu, Jonida Maliqi, Isli Islami dhe Kelvi Kadilli.

Nata e parë i dedikohet konkurrimit të 20 këngëtarëve, nata e dytë nostalgjisë, duke qenë i pranishëm çdo emër që ka lënë gjurmë, në 60 vjet histori dhe nata e tretë, më 29 dhjetor, do t’i dedikohet formatit të “Eurovisionit”, pasi fituesi do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2022”, i cili do të mbahet në Torino të Italisë./ KultPlus.com

Hapet thirrja për konkursin mbarëkombëtar të poezisë “KultStrofa”

Fotografia nga nata finale e edicionit të tretë “KultStrofa”.

“KultStrofa”, konkursi mbarëkombëtar i poezisë, që këtë vit shënon edicionin e katërt, fton të gjithë poetët që të konkurrojnë me poezi, shkruan KultPlus.

Konkursi mbarëkombëtar që konsiderohet si një ndër konkurset me prurjet më serioze të poezisë, do të jetë i hapur deri më 15 dhjetor, dhe të gjithë ata që dëshirojnë të jenë pjesë e kësaj gare të madhe poetike, mund ta dërgojnë nga një poezi, dhe që nuk duhet të jetë e botuar në asnjë botim më të hershëm. Poezitë duhet të dërgohen me emër dhe mbiemër në [email protected].

Ardianë Pajaziti, drejtoreshë e KultPlus, që është edhe organizatore e këtij konkursi ka thënë se kjo garë poetike tashmë ka marrë përmasa të mëdha, pasi që nga viti në vit, aplikimet për këtë konkurs kanë shënuar një rritje të madhe.

“Që nga edicioni i parë kemi pas një interesim të madh të poetëve që kanë aplikuar në konkursin “KultStrofa”, duke përfshirë poetët nga: Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe diaspora. Në edicionin e fundit kemi pas mbi 200 aplikantë”, ka thënë Pajaziti, e cila ka thënë se përpos prurjeve të mëdha poetike, ky konkurs ka shumë kujdes edhe në përzgjedhjen e jurisë profesionale, ku në vitin e fundit, juria ishte në përbërje të Mirela Kumbaros, Bardh Rugovës dhe Anton Berishës.

“Edhe këtë vit, KultPlus do të kujdeset që të ketë emra të rëndësishëm në juri, të cilët edhe do të vlerësojnë poezitë e këtij edicioni”, ka thënë Pajaziti.

Si çdo vit, juria profesionale do të zgjedhë dhjetë poezitë më të mira të edicionit, ku edhe do të ftohen të dhjetë poetët që të lexojnë poezitë e tyre, kurse nga dhjetë poezitë finaliste, do të shpërblehen tre poezitë më të mira, me vendin e parë, të dytë dhe të tretë. Cermonia e këtij edicioni do të mbahet në KultPlus Caffe Gallery.
Në edicionin e parë, me vendin e parë është shpërblyer Ragip Sylaj, në edicionin e dytë Arjola Zadrima, kurse në edicionin e tretë është shpërblyer Merita Bërdica. / KultPlus.com

Nëna e Andrea Bocellit: Mjekët më këshilluan ta abortoja, sepse e dinin që do të verbohej (VIDEO)

Për herë të parë në një media, e ëma e tenorit të madh Andrea Bocelli kishte folur për jetën e djalit të saj, si ai e humbi shikimin, si u dashurua me muzikën por mbi të gjitha se si mjekët e këshilluan që ta abortonte.

Edi Aringhieri e ftuar në emisionin “Domenica In” ka rrëfyer se kur ishte shtatzënë u shtrua në spital pasi ndjente dhimbje të forta në stomak. Aty u njoh me të vërtetën e dhimbshme se foshnja e saj do të lindte me një glaukomë kongjestive, e cila gjatë rritjes do ta verbonte.

Ajo u këshillua shumë herë nga mjekët që ta abortonte djalin e saj duke theksuar se ai do të bëhej i verbër. Këto fjalë të cilat e trembën dhe e lënduan shumë gjithashtu, i dhanë forcë jo vetëm për ta mbartur atë shtatzani por për të qenë pranë vogëlushit të saj në të mirë e në të keq.

Andrea i cili lindi i shëndetshëm humbi shikimin në moshën 12-vjeçare dhe menjëherë pas kësaj u dashurua me muzikën simfonike. Gjatë shtrimit të tij në spial u njoh me një tjetër të sëmurë që ishte një tenor rus nga i cili Andrea mësoi se çfarë ishte muzika klasike.

Mamaja e tij ka qenë gjithmonë pika e tij e dobët dhe njëkohësisht ajo më e fortë. Arsyeja pse Edi dëshironte të tregonte këtë histori ‘live’ ishte për t’i dhënë fuqi të gjithë njerëzve që përballen me situata të ngjashme./ KultPlus.com

‘Të qullesh deri në kockë kur je vetëm është ftohtësi, të dalësh në shi me mikun e ngushtë është aventurë’

10 thënie për shiun

“Mos u zemëroni me shiun. Bie në tokë sepse nuk di të shkojë për lart”.

Vladimir Nabokov

“Ditët me shi duhet të kalohen në shtëpi, me një filxhan çaj dhe një libër të mirë”.

Bill Watterson

“Të qullesh deri në kockë kur je vetëm është ftohtësi. Të dalësh në shi me mikun e ngushtë është aventurë”.

Emily Wing

“Thuhet se shiu shkakton rrëmujë… në fakt kujdesen njerëzit për këtë”

Barbara Delinsky

“Natën ëndërroj sikur ne të dy jemi bimë të rritura bashkë, rrënjëngatërruar, dhe sikur ti e njeh tokën dhe shiun sikur gojën time, sepse jemi lindur nga toka dhe shiu”.

Pablo Neruda

“Të vështrosh shiun, do të thotë ti takosh apo të bëhesh pjesë e diçkaje. Të kesh dikë që do të qajë për ty”.

Haruki Murakami

“Dikush pret shiun për të mos qarë vetëm”

Fabrizio de Andrè

“Shiu seç ka një të fshehtë të vagëllimtë, diçka si dremitje magjepsëse dhe të ëmbël, një muzikë përvuajtëse zgjohet me të dhe bën të shpërgjumet vetë shpirti i peizazhit.”

Federico Garcia Lorca

“Shiu bie kur retë nuk mund të mbajn peshën, lotët bien kur zemra nuk mund të mbaj më dhimbjen”

“Njerëzit thonë se e duan shiun, por i hapin çadrat kur bie shi, njerëzit thonë se e duan diellin, por kërkojnë hije kur dielli del, njerëzit thonë se e duan erën, por kur era fyn, dritaret janë të mbyllura, prandaj edhe unë buzëqesh kur dëgjoj njerëzit të thonë se më duan”./ KultPlus.com

“Jeta e Re”, numri i fundit për këtë vit

Posa ka dalë në qarkullim numri i tretë për këtë vit i revistës letrare të traditës “Jeta e re”. Revista fillon me rubrikën Dëshmi, në të cilën kemi autoren argjentinase Maria Esther Vasquez me shkrimin “Borges. Njeriu.. Shtëpia. Nëna”.

Ndërkaq, rubrika e prozës nis me tregimin “Ishulli pa ëndrra” të Arif Demollit, “ Tregime të natës” të Sali Bashotës, “Po sikur të kem qenë spijun”? të Stefan Çapalikut, “Vrasja e njeriut të ligjit” të Adil Ollurit dhe “ Zgjimi i Agarës” të Arif Kutleshit.Nga të huajt, me tregime të shkurtra vijnë dy autorë të njohur hiapanikë, Jorge Bucay dhe Sergio Raminez, pastaj shkrimtari i njohur suedez , Kjell Espmark, me “Mbrojtja e Hoffmannit”, Darko Cvijetiq me “Lifti i Shindlerit”dhe William Trevor me “ Nxënësi i mësueses së pianos”.

Në rubrikë e poezisë me nga një cikël poetik vijnë Alket Çani, Blerina Rogova Gaxha, Nurie Emrullaj, Murteza Osdautaj, Shpëtim Selmani, Dea Basha, Pol Valeri, me kryeveprën e tij “Varreza afër detit”, Alejandra Pizarnik, Davide Rondoni dhe David Vogel.

Ndëkaq, në rubrikën qendrore të revistës Dossier, në një hapësirë prej 55 faqesh,vjen shkrimtarja e njohur italiane Natalia Ginzburg. Ajo është përfaqësuar në këtë numër të revistës me një fragment romani, me tregime, poezi, ese, kujtime dhe publicistikë.

Te rubrika e kritikës vijnë: Jacques Derrida me “Ligji i zhanrrit” ( vijon nga numri i kaluar), Erich Auerbach me teksin “Figura” ( vijon nga numri i kaluar), Brian Boyd me “ Autorë të nënkuptuar dhe autorë të imponuar apo autorë aktualë”.

Nga autorët tanë kemi Arsim Canollin me “Dora e autorit: parë me një sy antropologjik”, “Hijeshia e formës” të Xhavit Beqirit dhe “Polisemia e veprës poetike “Zoti thotë ndryshe Adam” të Rrahman Dedajt nga Gentiana Bajrami-Atashi.

Përkthyesit që kontribuan në këtë numër janë: Bajram Karabolli, Muhamed Kërveshi, Arben Idrizi, Erion Karabolli, Edita Kuçi Ukaj, Alfred Beka, Arta Hallaçi, Ilir Breca dhe Qerim Ondozi./ KultPlus.com

Shkëlzen Veseli, kryetari i ri i Sindikatës së Artistëve të TKK-së

Shoqata Sindikale e Artistëve të Teatrit Kombëtar të Kosovës, njëherit që është edhe anëtare e SBASHK-ut, ka mbajte mbledhjen e fundit ku edhe kanë zgjedhë kryesinë e re të kësaj shoqate, shkruan KultPlus.

Nga kjo mbledhje ka dalë që, kryetar i kësaj Shoqate të jetë Shkëlzen Veseli, kurse nënkryetar, Adrian Morina.

Në të njëjtën kohë, nga kjo mbledhje është zgjedhë edhe kryesia, ku kjo kryesi vjen në përbërje të tri aktoreve, si: May-linda Kosumovic, Shengyl Ismaili, Edona Reshitaj./ KultPlus.com

Ibrahim Rugova në një fotografi të vjetër me artistët shqiptarë (FOTO)

Një fotografi e vjetër për të cilën kërkohen më shumë informacione, duket se i sjellë disa emra të njohur për shqiptarët.

Afër Ibrahim Rugovës – Presidentit Historik të Kosovës, janë artistët Adelina Ismaili, BB Poqi, Violeta Rexhepagiqi, Dukagjin Lipa dhe artistë të tjerë.

Fotografia është marrë nga Benet Kaçi, moderator i njohur dikur në Radio Televizionin e Kosovës, i cili edhe vetë është pjesë e fotografisë.

Në fotografi është edhe nëna e Adelina Ismailit, Genc Salihu e Sabri Fejzullahu, ndërsa ka shanse që fotografia daton që nga viti 1997. / KultPlus.com

Vdes komandanti i parë i trupave të KFOR-it në Kosovë

Ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka shkruar për ndarjen nga jeta të Gjeneralit Klaus Reinhardt, i cili ishtë komandanti i parë i trupave të KFOR-it në Kosovë.

“Si komandant i parë i trupave të KFOR-it në Kosovë, Gjenerali Reinhardt ka dhënë një kontribut vendimtar në kthimin gradual të Republikës së Kosovës në një jetë normale, civile dhe në rindërtimin e vendit pas një lufte të tmerrshme dhe përballjes me gjenocid”, shkruan ministrja.

Ministrja ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gjeneralit.

Postimi i saj i plotë:

Me pikëllim të thellë kam pranuar lajmin që është ndarë nga jeta Gjenerali Klaus Reinhardt.

Si komandant i parë i trupave të KFOR-it në Kosovë, Gjenerali Reinhardt ka dhënë një kontribut vendimtar në kthimin gradual të Republikës së Kosovës në një jetë normale, civile dhe në rindërtimin e vendit pas një lufte të tmerrshme dhe përballjes me gjenocid.

Krahas mbrojtjes së popullsisë, vendosjes dhe ruajtjes së paqes në Kosovë, roli i Gjeneralit Reinhardt ishte vendimtar edhe në dhënien e impulseve të shumta dhe të rëndësishme për rindërtimin e shtëpive private dhe institucioneve publike si dhe në ringritjen e institucioneve civile.

Me shërbimin dhe udhëheqjen e tij, ai ka dhënë një kontribut shumë të çmuar jo vetëm për Kosovën, por edhe për vendin e tij, Gjermaninë dhe me të drejtë ka zënë një vend të paëvendësueshëm në kujtesën kolektive të qytetarëve të Kosovës.

I jemi mirënjohës përjetë Gjeneralit Klaus Reinhard, i cili Kosovën e pati gjithnjë në zemër dhe do të mbetet gjithnjë në zemrat tona.

Familjes dhe miqve të tij, ushtrisë gjermane, në të cilën i shërbeu kaq gjatë vendit të tij, Gjermanisë, iu shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta./ KultPlus.com

Kur Ibrahim Rugova u shpall ‘Doktor Nderi’ në Francë (FOTO)

Në dhjetor të vitit 1996, ish-Presidenti Ibrahim Rugova ishte shpallur ”Doktor Nderi” (Honoris Causa) në Universitetin e Parisit VIII në Sorbonë të Francës.

Sekretari i Zyrës së Presidentit Rugova, Adnan Merovci, ka publikuar këto fotografi dhe ka treguar se prezent në këtë ngjarje ishin edhe Fadil Vokrri, Avni Spahiu, Daut Berisha dhe Alush Gashi, përcjell KultPlus.

Më 1996, Presidenti RUGOVA u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Parisit VIII, Sorbonë, Francë. Në këtë ngjarje me rëndësi prezent ishin edhe 4 njerëz të veçantë: Fadil VOKRRI, Avni SPAHIU, Daut BERISHA dhe Dr. Alush Gashi!”, ka shkruar Mervoci në Facebook. / KultPlus.com

Shtëpia e Evropës hap ekspozitën: Ridizajnim dhe riciklim në industrinë e modës

Shtëpia e Evropës në Kosovë ka hapur ekspozitën interaktive “Ridizajnim dhe riciklim në industrinë e modës”, në të cilën janë ekspozuar produktet dhe aksesorët e modës të ndërmarrjes shoqërore “DYVO” dhe organizatës jo-qeveritare “Let’s do it Peja”.

Të dy këto organizata janë duke implementuar suksesshëm konceptin e ekonomisë qarkore të bazuar në aksiomën: Redukto – ripërdor – riciklo, dhe në këtë mënyrë janë duke kontribuar në uljen e ndotjes dhe ngritjen e vetëdijesimit për mbrojtjen e mjedisit, si dhe në krijimin e produkteve atraktive nga industria e modës duke ripërdorur mbetjet e materialeve të ndryshme.

DYVO, një ndërmarrje shoqërore që vepron në Prishtinë, përdor mbeturinat në formë të plastikës akrilike dhe i rikrijon ato në aksesorë modernë, trendi dhe të qëndrueshëm mode. Ndërsa organizata “Let’s do it Peja” grumbullon rrobat dhe materialet tjera të parpërdorshme, duke i ridizajnuar ato në veshje moderne.

Përpos aksesorëve dhe veshjeve të ekspozuara, në ekspozitën “Ridizajnim dhe riciklim në industrinë e modës” vizitorët kanë mundësi të mësojnë më shumë për plastikën dhe mënyrat kreative të ripërdorimit të saj, përmes kuizit, dokumentarit të shfaqur, infografikave dhe aktiviteteve të tjera interaktive.

Ekspozita e cila po qëndron e hapur në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë dhe e cila mundësohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ka për qëllim të promovojë metodat alternative dhe të qëndrueshme të trajtimit të ndryshimeve klimatike.

Ekspozita mund të vizitohet çdo ditë pune nga ora 9:00 – 18:00, në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë./ KultPlus.com

“Çka nëse një rrugëtim”, dokumentari që përfshinë edicionin e tretë të Autostrada Biennale

Autostrada Biennale ka prezantuar filmin dokumentar të edicionit të 3-të “Çka nëse një rrugëtim…”, dokumentar që përfshinë gjithë rrugëtimin e kësaj bienale, që është mbajte përgjatë këtij viti, shkruan KultPlus.

Organizatorët, në të njëjtën kohë kanë bërë të ditur se Övül Ö. Durmuşoğlu dhe Joanna Warsza do të vazhdojnë rolin e tyre si bashkëkuratore edhe në edicionin e 4-të, e që do të mbahet në vitin 2023.

“Viti 2021 nuk ka qenë i lehtë për shumë njerëz në botë. Megjithatë, për ne që punojmë në fushën e artit bashkëkohor, gjetja e mënyrave për të realizuar dhe ndarë punën tonë me publikun është kthyer në një formë rikuperimi dhe mbijetese. Jemi të lumtur të ndajmë me juve filmin dokumentar i cili na kthen pas në punën tonë të madhe që e kemi bërë gjatë verës, e që e ka bërë të mundur edicionin Çka nëse një rrugëtim…”, thuhet në njoftimin e Autostrada Biennale.

Edicioni i 3-të i Autostrada Biennale Çka nëse një rrugëtim…u mbajt me sukses në Prizren, Prishtinë dhe Pejë gjatë verës së vitit 2021. Ekspozita ishte e thurur rreth ndërveprimit midis një mikpritësi dhe një mysafiri – domethënë veprat e artit u realizuan kryesisht në vend nga bashkimi i forcave të brendshme dhe të jashtme të imagjinatës artistike, ekspertizës, njohurive dhe kërkimeve lokale, në vend që të transportohen nga jashtë. Ata i krijuan komunitetet e tyre brenda dhe përreth. “Ne organizuam shumë biseda emocionuese dhe të vazhdueshme që mblodhën së bashku artistë, aktivistë, krijues, punonjës të kulturës, studiues vendas dhe ndërkombëtarë”, thuhet mes të tjerash.

KultPlus ju sjell dokumentari e këtij edicioni, ku janë të përfshirë edhe mbështetësit e këtij edicioni.

“Admovere”sjell raportin “Strategjitë në fushën e arsimit të lartë në Kosovë”, publikohet nesër

«Strategjitë në fushën e arsimit të lartë në Kosovë», është raporti i fundit i botuar nga ADMOVERE, raport që është mbështetë nga KFOS, e që do të prezantohet  më 01 dhjetor 2021 (nesër) në orën 13:00 në hapësirat e KultPlus Caffe Gallery (rruga Isa Boletini, Soliteri 3/2-1, te Fontana në Ulpianë).

Nga Admovere është bërë e ditur se raporti ka për qëllim që të analizojë dhe krahasojë trendet e vlerësimit të problematikave në arsimin e lartë në aspektin institucional. Më konkretisht, hulumtimi përqendrohet në pesë indikatorë:

transparenca dhe llogaridhënia, 

puna shkencore,

gjithëpërfshirja,

ndërlidhja e programeve të studimit me tregun e punës, dhe

akreditimi.

Raporti krahason dhe shqyrton objektivat e përcaktuara dhe nivelin e përmbushjes së tyre në mes të të gjitha strategjive (dhe planeve të veprimit) të arsimit të lartë në Kosovë, të nxjerra nga Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), dhe në mes të strategjive universitare (dhe raporteve vjetore) të Universitetit të Prishtinës (UP). Për nevojat e këtij hulumtimi, me theks të veçantë janë shqyrtuar Strategjia Kombëtare për Zhvillim (SKZH) dhe udhërrëfyesi për zbatimin e saj, Plani Strategjik i Arsimit në Kosovë (PSAK) 2017-2021 dhe Plani i Veprimit, Planet Strategjike të UP-së 2017-2019 dhe 2020-2022. Për të vlerësuar zbatimin e strategjive, me fokus tek indikatorët e lartpërmendur, janë shqyrtuar më hollësisht rastet e tre fakulteteve të UP-së, përkatësisht Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK), Fakulteti i Edukimit dhe Fakulteti i Filozofisë./ KultPlus.com

Vajza shqiptare që ka rrëmbyer vëmendjen e Bill Gates, u rendit e dyta në konkursin botëror (VIDEO)

Së fundmi kryeministri Edi Rama ka bërë publike një shembull frymëzimi, të një vajzë të re e cila punon si programuese online.

Bëhet fjalë për 20 vjeçaren durrsake Xhulia Kurti që ka rrëmbyer vëmendjen e liderëve të zhvillimit teknologjik botëror si Bill Gates e të tjerë, me pasionin për teknologjinë.

“RESPEKT Xhulia, 20 vjeçarja durrsake që ka rrëmbyer vëmendjen e liderëve të zhvillimit teknologjik botëror si Bill Gates e të tjerë, me pasionin për teknologjinë është shembull frymëzues i ndryshimit që di të sjellë gjenerata e shqiptarëve të rinj, kreativë e inovativë.

Ajo është renditur e dyta në konkursin botëror të projekteve teknologjike, ku ka impresionuar jurinë me projektin e saj për komunikimin dhe shkëmbimin e materialeve pa internet apo wifi.

“Modeli më i mirë i suksesit që unë kam është Steve Jobs dhe do doja shumë të arrija në hapat e tij. Ky pasion ka lindur herët që në vitin 2008, pasi qasja ime me internetin ka qënë shumë e hershme në internet-kafenë e babait tim. Aty mësova si të programoja dhe aty kam marrë frymëzimin e parë”, rrëfen Xhulia./ KultPlus.com