Vera Lynn 100 vjeçja që ka kryesuar listën e shitjes në Britani, po pasohet nga Dua Lipa

Në shtator, kompania Official Charts zbuloi se 100-vjeçarja e kohës së luftës Vera Lynn kishte shitur më shumë albume në Britani të Madhe këtë vit sesa çdo grua tjetër.

Pas shitjeve spirale të Adele, Beyonce dhe Taylor Swift, zërat e femrave mund të jenë një forcë për ndryshim dhe fitim në pop, shkruan The Telegraph, përcjellë KultPlus.

Një grua britanike që vjen pas Lynn është Dua Lipa, një 22 vjeçare e lindur nga prindërit shqiptarë që ka kaluar fëmijërinë e saj në Londër dhe në Kosovë. Ajo shkruan muzikën e saj, ka nënshkruar një marrëveshje rekord me Warner, ajo ka mbush kolonat e thashethemeve me lidhjen e saj romantike me Harry Styles dhe, në gusht, u bë gruaja e parë që kryesonte listat britanike që prej suksesit të Adele në nëntor të vitit 2015. /KultPlus.com

Dua Lipa në reklamën e Google Pixel 2 (VIDEO)

Përveç suksesit në muzikë, Dua Lipa tashmë ka filluar të jetë një nga yjet në prezantimin e produkteve të ndryshme të kompanive të mëdha.

Ajo është pjesë e reklamës së telefonit më të ri të Google, Pixel 2, transmeton Koha.net.

Keni pyetje për Pixel 2? Në këtë reklamë ka përgjigje të shumta për mundësitë që jep ky telefon i mençur i Google.

Tema e spotit është “Pyetni më shumë telefonin tuaj”, dhe pjesë e saj janë yje të ndryshëm si Dua Lipa, reperi Young MA, Salt Bae, meteorologun britanik Michael Fish, David LaChapelle, e animatorin Stoopid Buddies.

“Është një reklamë që feston dashurinë e Google për pyetjet dhe si na shtyjnë ato përpara dhe mënyra më perfekte është përmes përgjigjeve të përsosura nga Google Pixel 2. Tani është koha që të pyesni atë gjë të çmuar në xhepin tuaj dhe ‘pyetni më shumë telefonin tuaj’”, thuhet në materialin e publikuar për shtypin, raporton Adweek.

Google Pixel 2 është lansuar më 4 tetor./ KultPlus.com

Remiksi i “New Rules” e bën këngën e Dua Lipës hit të viteve 80-ta (VIDEO)

Kënga “New Rules” nga Dua Lipa është shndërruar ndër hitet më të mëdha pop sivjet.

Megjithatë, një remiks i “Initial Talk” ka kthyer këtë në hit të viteve të 80-ta.

“Initial Talk” ka thënë për “Fader” se për këtë krijim është inspiruar nga kënga “Two of Hearts” e Stacey Q.

Remiksi shoqërohet me një videoklip të veçantë pikërisht të asaj kohe./ KultPlus.com

Dua Lipa: Femrat do ta udhëheqin botën (FOTO)

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Krahas shumë koncerteve anembanë globit, këngëtarja po jep edhe intervista për mediat e huaja, të cilat po bënë bujë të madhe.


Ballina e revistës “Evening Standard”

Një të tillë e ka dhënë edhe për revistën e njohur britanike “Evening Standard”, teksa ka pohuar se botën do ta udhëheqin femrat.

“Është një kohë e çmendur në botë. Gratë janë e ardhmja dhe ne do ta marrim udhëheqjen e botës. Kjo është me të vërtetë ajo që mendoj. Nëse nuk jeni feminist atëherë jeni seksit. Ideja ime për feminizmin është thjesht barazi në dashuri. Dëshirojë që femrat të jenë të barabarta dhe të kenë mundësi të njëjtë si meshkujt”, ka thënë Dua.

Edhe në këtë intervistë, Lipa ka përmendur Kosovën. Ajo ka thënë se të gjithë një kohë në Prishtinë e njihnin si “e bija e Dugit (këngëtarit Dukagjin Lipa), ndërsa tani e njohin këngëtarin si babai i Dua Lipës”.

Ndryshe, 22-vjeçarja muaj më parë ka sjell këngën “New Rules”, i cili deri më tani është shikuar mbi 523 milionë herë në YouTube.

Lipa ka paralajmëruar këngë të reja, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshme. / KultPlus.com

MTV shpall Dua Lipën “Mbretëreshë të Halloweenit” për shoun “Potter Than Hell”

MTV e ka shpallur Dua Lipën “Mbretëreshë të Halloweenit” për shoun e saj të fundit “Potter Than Hell” të mbajtur në Hamburg.

“Kur ka përfunduar edhe për një vit do ta shpallim Dua Lipën mbretëreshë të Halloweenit për 2017 transmeton Koha.net”, shkruan MTV në artikullin kushtuar performancës së këngëtares shqiptare, transmeton Koha.net. Dua Lipa ka publikuar këtë performancë të saj në rrjetet sociale, të cilën mund ta shikoni më poshtë./ KultPlus.com

Dua Lipa interpreton Live në emisionin “Later… with Jools Holland” në BBC Two (VIDEO)

Zëri kosovar që po mahnit botën, interpretoi mbrëmë Live në emisionin “Later… with Jools Holland” në BBC Two, shkruan KultPlus.

Dua Lipa është ajo që interpretoi bashkë me bendin e saj tek Jools Holland këngët “Be the one”, “Homesick” dhe “New Rules”.

“Later… with Jools Holland”, është emisioni i cili transmetohet në BBC Two, dhe daton që nga viti 1992.

Dua nëpërmjet rrjetit social Instagram, ajo ka shkruar se mbrëmë ishte një natë e veçantë për të.

“Unë me bendin tim performuam në Jools Holland. Kjo do të thotë shumë për neve dhe ne jemi shumë të lumtur. Shumë krenare për tërë ekipin tim. Ne ia dolëm. Për ata që nuk kanë kapur shfaqjen e drejtpërdrejtë natën e kaluar, të shtunën në mbrëmje mund ta ndjekin atë dhe të na shihni duke performuar “Be The One”, “Homesick” and “New Rules”. Ju dua të gjithëve”, ka shkruar Lipa. / KultPlus.com

Dua Lipa arrin 500 milionë klikime me “New Rules” (VIDEO)

Këngëtarja kosovare Dua Lipa po shijon suksesin më të madh në karrierë deri tani, falë hitit “New Rules”.

Për vetëm tre muaj që nga publikimi, “New Rules” ka grumbulluar 500 milionë klikime në YouTube.

Me këtë këngë, Lipa hyri fuqishëm në shumë tregje botërore, ndërsa për një periudhë mbajti pozitën e parë si top-hit në Britani të Madhe./ KultPlus.com

Dua Lipa në të kuqe në “The Kiss House Party” (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka performuar në koncertin “The Kiss House Part”, që është mbajtur në Londër, shkruan KultPlus.

Dua Lipa ka mrekulluar audiencën me performancën e saj live, kurse sa i përket paraqitjes së jashtme, ajo është dukur e veshur me të kuqe dhe me balluke, dukje kjo jo e shpeshtë e këngëtares Dua Lipa./KultPlus.com

Dua Lipa, stili i yllit të pop-it që po çmend botën

Emri i saj në gjuhën shqipe do të thotë “Unë dua”, kjo tregon shumë për karakterin shpërthyes dhe të apasionuar të yllit , që aktualisht ndodhet në tur me diskun e saj më të fundit “New Rules”, shkruan revista italiane “Grazia”.

Stili i Dua Lipa është jashtëzakonisht fashion dhe transformist. Këngëtarja kalon në fakt nga pamje , komplet pa grim, deri në make up skenografikë. Ndërsa i mban shpesh herë flokët e lëshuar, por nuk heq dorë nga kapja e flokëve topuz në raste të veçanta.

Zbulojmë disa nga pamjet më të bukura të Dua Lipa të fokusuara tek grimi dhe flokët e këngëtares.

Thjeshtë dhe bukur

Buzë nudë super voluminoze, qerpikë të kthyer dhe cepi i syrit me pluhura shkëlqyes.

Vajza me shkëlqim

Disa kohë më parë Dua Lipa lansoi në bashkëpunim me Mac Cosmetics – një buzëkuq transparent me efekt super voluminoz.

Flokë me vijë në mes dhe me onde

Një pamje natyrale për Dua Lipa që zgjedh buzët nudë për grimin dhe i lë flokët lëshuar me onde natyrale dhe me vijë në mes.

Kapje flokësh vintage

Me topuz dhe vijë në mes dhe me efekt të lëmuar. Fokusi i grimit janë padyshim qerpikët e gjatë me nje impakt të lartë.

Bukuri natyrale

Make up nudë, flokë të gjatë dhe të drejtë me vijë në mes. Fytyra është e ndritshme.

Blu elektrike

Grimi i syve me ngjyrën blu elektrike është rrëzëllitës për Dua Lipa. Ky grim është krijuar nga make up artistja Francesca Angelina Brazzo. /KultPlus.com

Dua si Harry Potteri në koncertin e Hamburgut (VIDEO)

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, ka performuar e veshur si personazhi i njohur Harry Potter në një koncert në Hamburg të Gjermanisë.

Krejt ekipi i krijueses së hitit “Hotter than Hell” është shndërruar në personazhe të filmit të famshëm për magjistarin britanik.

Dua në javën e “Halloween” ka veshur kostume të çuditshme nëpër koncertet e saj. / KultPlus.com

Dua Lipa kërkon votën tuaj për “MTV EMA” (Foto)

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Këngëtarja shqiptare është nominuar në tre kategori të çmimeve prestigjioze të “MTV EMA”, “Best New”, “Best Look” dhe “Best UK & IE Act”.

Kjo ka bërë që hitbërësja e këngës “New Rules” të kërkojë edhe ndihmën e fansave anembanë globit.

“Unë jam e nominuar në tre #MTVEMA ‘s!!! Ju mund të më votoni këtu: http://www.mtvema.com/artists/wysoyh/dua-lipa”, ka shkruar në llogarinë personale në Instagram, Dua. / KultPlus.com

Dua Lipa fiton çmimin ‘Best Single’ në ‘1 Teen Awards’ (VIDEO)

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova e tashmë me famë botërore Dua Lipa, sapo ka fituar çmimin ‘Best Single’ me këngën ‘New Rules’, shkruan KultPlus.

Çmimin e ka fituar në BBC Radio ‘1 Teen Awards’ 2017.

Për këtë çmim nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka njoftuar edhe vetë Dua, e cila ka falënderuar shumë fansat e saj.

“Faleminderit të dashurit e mi që më votuat! Në fituam singelli më i mirë me New Rules në TeenAwards2017. Çfarë ekipi. Ju dua!”, ka shkruar Dua Lipa./ KultPlus.com

Dua Lipa ndezë atmosferën në Luksemburg

KultPlus, foto lajmin e ditës së diel e sjellë me fotografinë e këngëtares me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa. Ajo në këto fotografi shihet gjatë koncerti të saj në Luksemburg. “Merci Luxembourg”, ka shkruar Lipa. Fotografitë janë realizuar nga Pixie Levinson./ KultPlus.com

Rita Ora dhe Dua Lipa performojnë në të njëjtën skenë

Duka i Kembrixhit dhe Princi Harry kanë nderuar të rinjtë inspirues të njohur me një çmim kombëtar duke i ftuar ata në Pallatin Kensington, shkruan KultPlus.

William dhe Harry takuan fituesit dhe finalistët e “Teen Awards të BBC Radio 1” këtë të mërkurë, së bashku me këngëtaren Rita Ora, DJ-të e t Nick Grimshaë, Clara Amfo dhe Greg James.

Ndër fituesit ishin vëllai dhe motra Holly, 15 vjeçare dhe Oliver, 13 vjeç, të cilëve u quajtën “Teen Heroes” në kategorinë e shëndetit mendor, të cilët ofruan kujdes psikologjik, emocional dhe fizik ndaj nënës së tyre që vuan nga çrregullimi disociativ i identitetit.

Çmimi “Teen Awards” të BBC Radio 1 është tani në vitin e tetë të organizimi dhe fituesit e këtij viti do të nderohen në Teen Awards Radio 1 këtë të diele që do të mbahet në Wembley Arena.

Në këtë evend krahas performances se Rita Orës, The Vamps, Camila Cabello do të jetë edhe këngëtarja shqiptare Dua Lipa.

Të dy artistet shqiptare do të performojnë në të njëjtin event. Kjo nuk është hera e parë që dy artistet shqiptare janë të ftuara në të njejtin event, por ende nuk është parë ndonjë takim mes tyre apo ndonjë fotografi bashkë. Presim të shohim nëse ky event do t’i bëjë bashkë dy artistet shqiptare. / KultPlus.com

Dua Lipa parashikon motin e Kosovës në televizionin francez (VIDEO)

Këngëtarja kosovare me famë botërore Dua Lipa, ka parashikuar motin e Kosovës në një televizion francez.

E ftuar në “TMC TV”, Lipa dhuroi spektakël në emisionin “Quotidien” duke dhënë parashikimin e motit. Në një moment ajo përmend edhe motin në Prishtinë, duke treguar prejardhjen e saj.

“Le të shikojmë motin në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës. Është 22 gradë celsius. Direkt nga Parisi, natën e mirë”, ka thënë ajo teksa është përcjellë me shumë duartrokitje.

Këtë moment, Lipa e ka ndarë me fansat e saj edhe në rrjetet sociale./ KultPlus.com

You can call me Gail Hailstorm. Your fave weather lady xx

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

Dua Lipa merr çmim për kontribut në muzikë (FOTO)

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, është nderuar me një çmim “Ascap Vanguard” për ndikimin e saj në muzikë.
Lipa shijoi sukses të madh dhe u bë sensacion i muzikës pop me këngën “New Rules” të lansuar së fundmi.

“Jam shumë mirënjohëse që fitoj këtë çmim mes artistëve që i admiroj kaq shumë”, ka thënë Dua Lipa me këtë rast.
Me çmim për kontributin në muzikë u nderua edhe grupi “The Amazons”.

Ceremonia e çmimeve “ASCAP” mbahet çdo vit dhe prezantohet nga Shoqëria amerikane e kompozitorëve, autorëve dhe publikuesve, për hir të “ndikimit në zhanret e reja muzikore dhe zhvillimin e tyre”.

Kjo ceremoni për herë të parë u mbajt më 1996./ KultPlus.com

Dua e Rita në top pesëshen britanike (FOTO)

Në 100 këngët e javës më të mira në Britaninë e Madhe, në top pesëshe janë Dua Lipa dhe Rita Ora.

Dua Lipa zë vendin e katërt me këngën “New Rules”, ndërkaq Rita Ora në vendin e pestë me Aviciin “Lonely Together”, transmeton Koha.net. Lipa e Ora ka disa herë që renditen ndër të parat në UK Top 100.

Të dyja vazhdojnë t’i prekin majat botërore me talentin e tyre./ KultPlus.com

Dua Lipa: Qëndrimi im në Kosovë më bëri ta kuptoj se sa shumë e dua atë vend (VIDEO)

Dua Lipa nuk e mohon origjinën e saj si shqiptare nga Kosova. Këngëtarja me famë botërore ka thënë sot në një intervistë me revistën amerikane Time, se e reprezenton Kosovën në botë.

Në këtë intervistë, Dua Lipa shpjegon lidhjen e saj me Kosovën. Thotë se periudha katër vjeçare kur ka jetuar në Kosovë, e ka bërë atë të kuptojë se sa shumë e do vendin e saj.

“Kam lëvizur në Kosovë në moshën 11-vjeçare, dhe kam jetuar aty deri në moshën 15-vjeçare. Ka qenë kjo periudhë e qëndrimit tim në Kosovë, që me të vërtetë më ka bërë të kuptoj se sa shumë e doja”, ka thënë Lipa për revistën Time.

Lipa tregon për mbështetjen e madhe, siç thotë ajo, që e merr nga shqiptarët në Kosovë dhe në Shqipëri, raporton Insajderi.

“Ndjehem se unë e reprezentoj Kosovën në njëfarë mënyre. Ata kanë qenë mbështetës të mëdhenj të çdo gjëje që kam bërë, sidomos kur publikova këngën e parë ‘New Love’ – jam i sigurt se të gjitha shikimet e para të këngës kanë ardhur nga Kosova dhe Shqipëria”, ka thënë Lipa.

“Sepse janë vende të vogla dhe të gjithë të përkrahin dhe me të vërtetë të mbështesin. Deri në këto ditë, ata kanë qenë përkrahës të mëdhenj të punës time”.

Dua Lipa ka zënë vendet e para të ‘chart’-eve botërore me krijimin e saj të fundit “New Rules”. / KultPlus.com

‘Time’ e quan Lipën ‘Zëri i ri i muzikës pop’

Mediumi prestigjioz “Time” ka publikuar një artikull të veçantë për këngëtaren kosovare me famë botërore, Dua Lipa, duke e quajtur atë “Zëri i ri i muzikës pop”.

“Time” ka nisur artikullin me arsyet përse Dua Lipa nuk ishte paraparë të bëhej yll botëror, duke thënë kujtuar se “kur ishte fëmijë në shkollë i ishte thënë se nuk di të këndojë dhe largimin nga Britania e Madhe drejt Kosovës”.

Megjithatë, siç shkruan “Time”, kthimi i madh u bë më 2015 kur Dua Lipa me këngën e saj të parë “Be the One” u bë ndër zërat më të fuqishëm të rinj në muzikë.

Në artikull theksohet se albumi i parë i këngëtares i vetë-titulluar është dëgjuar më shumë se 1.4 miliardë herë në mediume online.

Tani ajo do të marrë pjesë si këngëtare kryesore në festivalet si Glastonbury dhe është e ftuar në koncertet e Bruno Marsit. “Është shumë argëtuese – adrenalina, çmenduria. Nuk ka asgjë sikur kjo”, ka thënë ajo.

“Time” ka shkruar edhe për fondacionin e Dua Lipës në Kosovë, që synon të përkrahë programet e artit për fëmijë.

Kënga e fundit e Dua Lipës “New Rules” ka qenë hit ndërkombëtar madje në Britani të Madhe dhe shumë tregje botërore doli e para në top-lista. / KultPlus.com

Donald Trump “interpreton” këngën “New Rules” të Dua Lipës (VIDEO)

Kënga e re e Dua Lipës “New Rules” është një remix i pa pritur. Atë e “interpreton” presidenti amerikan, Donald Trump.

“Fkajack” ka postuar në Twitter një video 38 sekondëshe, në të cilën janë bërë bashkimi i fjalimeve të Donald Trumpit gjatë fushatës së tij, raporton NME.

Më poshtë mund ta dëgjoni këtë remix të “New Rules”./ KultPlus.com

Përfaqësuesi i Bullgarisë në Eurovision, këndon këngën “New Rules” të Dua Lipes (VIDEO)

Përfaqësuesi i Bullgarisë në Eurovisionin e këtij viti Kristian Kostov ka kënduar cover këngën “New Rules” të këngëtares kosovare Dua Lipa.

Interpretimi i Kostov është pëlqyer nga fansat, përderisa një reagim nga Dua nuk ka pasur ende.

Po ju sjellim videon më poshtë. / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=AxBf3Vzm1rc

Dua Lipa elektrizoi skenën për publikun në Londër (VIDEO)

Dua Lipa ka publikuar në rrjetet sociale disa momente nga performanca e saj e mbrëmshme në koncertin e radhës në Londër.

Ajo ka performuar në teatrin “Brighton Dome”, dhe nga pamjet vërehet që publiku nuk ka munguar, përderisa salla ka qenë e mbushur plot e për plot.

Nga atmosfera e krijuar, shihet mjaft qartë se Dua ka elektrizuar skenës për të pranishmit.

“New Rules” mbetet hiti i saj i padiskutueshëm, dhe njëherësh edhe kënga më e pëlqyer e fansave të saj për momentin.

“Nata e mbrëmshme ishte magjike”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e një prej videove në rrjetin social Instagram. / KultPlus.com

Last night was magic. Night 1 of The Self-titled tour Brighton. #NewRules (video by @y_albusairi )

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

Përpos Rita Orës dhe Dua Lipës, në MTV EMA 2017 edhe një këngëtar shqiptar (FOTO/VIDEO)

Kjo ngjarje e madhe do të mbahet më 12 nëntor, shkruan KultPlus.

Këngëtari shqiptar Ermal Meta është nominuar në “MTV EMA 2017”, shkruan KultPlus. Sipas faqes zyrtare të këngëtarit shqiptar Ermal Meta ai në këtë listë të fuqishme të nominimeve është nominuar në kategorinë “Vepra më e mirë italiane”, me këngën Vietato Morire”.

Kundërkandidatë të kësaj gare, Ermal Meta ka artistët italianë: Francesco Gabbani, Thegiornalisti, Fabri Fibra dhe Tiziano Ferro. Kjo ngjarje e madhe do të mbahet më 12 nëntor./KultPlus.com

Dua Lipa publikon datat e turneut evropian (FOTO)

“Shumë e emocionuar që miqtë e mi ‘off bloom dhe Grace Carter do të jenë me mua në turneun evropian. Shihemi së shpejti”, ka shkruar Dua Lipa, në rrjetin social Facebook, ku edhe ka publikuar datat e turneut evropian, shkruan KultPlus.

Dua këtë turne do ta nis në Brighton më 5 tetor ndërsa do të vazhdoj edhe në disa qytete tjera britanike.

Siç ka paralajmëruar edhe vetë ajo, do të jetë e shoqëruar nga grupi “off bloom” si dhe Grace Carter./ KultPlus.com
https://www.facebook.com/dualipaofficial/photos/a.779999248752661.1073741826.123471471072112/1443072615778651/?type=3&theater