“Free Jazz Explosion” është festival dyditor i cili feston energjinë e jazz muzikës të lëshuar prej kufizimeve të mainstream-it, përcjellë KultPlus.
Gjatë programit dyditor, mund të dëgjoni improvizuesin legjendar të free jazz Dror Feiler, free form duon Jooklo Duo, dhe muzikën improvizuese nga Brunberg.
Koncertet e artistëve ndërkombëtar do të përkrahen nga ligjëratat mbi historinë shoqërore të free jazz muzikës me Sezgin Boynik, Taneli Viitahuhta, dhe Dror Feiler, si dhe shfaqja e kult filmit mbi free jazz të Ron Mann “Imagine the Sound” (1981). Festivali do të nis më datë 29 nëntor dhe do të zgjasë deri më 30 nëntor.
PROGRAMI
E premte, 29 nëntor 19:00h “Imagine the Sound” (1981), regj. Ron Mann 21:00h Dror Feiler (SE) Ligjëratë / Koncert Agitatorum / The Brutal Sentimental Concept Nr. 13
E shtunë, 30 nëntor 19:00h Prezentim / Sezgin Boynik (KS/FI), Taneli Viitahuhta (FI) Libri “Free Jazz Communism” (Rab-Rab Press, 2019) 21:00h Koncert / Brunberg (FI) 22:00h Koncert / Jooklo Duo (IT)
Free Jazz Explosion 2019 përkrahet nga Komuna e Prishtinës, Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe programi Culture for Change i financuar nga Bashkimi Evropian. / KultPlus.com
Kamerfesit mbrëmë i ka takuar “Zanave”. Tri artistet që performuan mbrëmë ishin me një emër por jo edhe me një shije dhe kolorit. Në fakt, pikërisht se secila prej tyre ishte në një pozicion ndryshe, një fakt ky dhe bazë e mjaftueshme që publiku të dëgjonte tinguj pianoje, flaute si dhe zërin e çlirët dhe të pastër të sopranos Zana Abazi-Ramadani, e cila qe e përcjellur nga pianistja Zana Badivuku- Basha dhe flautistja Zana Abazi, shkruan KultPlus.
Salla ishte e mbushur, ndërsa në skenë arriti ansambli që do të performonte aty. Ata u pritën me duartrokitje të pasuar me një heshtje si shenjë përgatitje për fillimin e koncertit. Veprat të ndryshme të huaja, të interpretuara nga artistet në fjalë përshëndeteshin vazhdimisht, por kulmimi i emocioneve dhe duartrokitjeve erdh kur sopranoja Zana Abazi-Ramadani nën përcjelljen e artisteve tjera, filloi interpretimin e këngës “Valsi i Lumturisë”. Çdo i dyti mysafir ishte me telefon në duar, duke incizuar apo fotografuar. Momentet që ajo dhuroi gjatë asaj performance nuk mjaftonin vetëm që të shijoheshin, ato duhej të ruheshin.
E gjithë mbrëmja ka kaluar nën një atmosferë shumë relaksuese dhe pozitive. Formacioni artistik, përveç anës profesionale ka arritur që tek publikun të transmetonte edhe një energji pozitive dhe të krijonte një klimë miqësore që në fakt ishte edhe një nga veçantitë e kësaj mbrëmje.
Siç ndodh zakonisht, mbrëmja u mbyll me shumë fotografi dhe shkëmbime mendimesh rreth asaj performance, ku vërehej se të gjithë ishin të kënaqur.
Sopranoja, Zana Abazi- Ramadani, ka thënë se programi që kanë pasur nuk ka qenë i lehtë.
“Me të vërtetë ka qenë mjaftë i vështirë, ka epoka të ndryshme dhe secila epokë, secila këngë, secila vepër e ka stilin e vet dhe duhesh t’i përshtatesh stilit të saj. Duhesh të jesh vazhdimisht në formë në mënyrë që të performosh në çdo moment”.
Ajo tutje ka folur për vështirësitë që krijon mungesa e një salle koncertale në Kosovë.
“Me të vërtetë kjo biseda për sallën është bërë si traditë të diskutohet mirëpo, nëse nuk kemi salla si duhet atëherë edhe për neve si instrumentistë dhe si artistë e kemi më të vështirë t’i realizojmë interpretimet tona”.
Zana Abazi, tha se është ndjerë e nderuar që ka ndarë skenën me dy artistet tjera.
“Ka qenë privilegj shumë i madh për mua që ta ndaj skenën me dy profesioniste si profesoreshën Zana Badivuku dhe profesoreshën Zana Abazi-Ramadani. Një mundësi shumë e mirë për mua që më është ofruar nga profesoresha Sihana Badivuku”.
Më pas, shkurt ka treguar edhe për përzgjedhjen e programit.
“Përzgjedhja e veprave është bërë në bashkëpunim me drejtoreshën e festivalit, ndërsa trion që e kemi luajtur së bashku tri zanat, ka qenë vepër e aranzhuar nga profesori Edon Ramadani”.
Pianistja, Zana Badivuku-Basha ka folur pak për organizimin si dhe për provat që kanë pasur së bashku para performimit.
“Mendoj se kemi qenë një ansambël i mirë, jemi përshtatë mirë. Provat i kemi mbajtur dy-tri javët e fundit, jo shumë por mjaftueshëm sa për ta realizuar një koncert, do të ishte mirë që ta vazhdonim këtë bashkëpunim”.
Pianistja Lejla Pula e ka vlerësuar si “shumë të bukur” mbrëmjen e djeshme.
“Ishte një mbrëmje shumë e bukur. Vërtetë jam shumë e lumtur që jemi dëshmitarë që artistët tanë punojnë pa pushim dhe përparojnë gjithnjë e më shumë. Ishte një përshtypje e jashtëzakonshme artistike”.
Ajo ka zgjedhur fjalë të mëdha për sopranon Zana Abazi-Ramadanin.
“Është një prej sopranove më të mira që ne kemi dhe me të cilën ne mund të mburremi vërtetë dhe mendoj se ne duhet të gjejmë rrugë që këta artistë të kemi rastin dhe t’i shfaqim edhe jashtë kufijve të Kosovës”.
Festivali Kamerfest 2019 që po zhvillohet në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore, do të vazhdojë edhe netëve të tjera me aktivitetet të ndryshme artistike teksa edhe KultPlus do të vazhdojë t’i mbajë të informuar lexuesit e tij. / KultPlus.com
Tre artiste, një nga Shqipëria dhe dy nga Kazakistani, performuan në natën finale të festivalit të 13-të në Shkodër, në një mbrëmje që është titulluar “Universi Nomad” dhe që ka bërë bashkë lahutën shqiptare, kobyzin dhe pianon. Dy virtuoze nga Azia Qëndrore, Aigerim Matayeva në piano dhe Aigerim Yersainova Shuster në vegla instrumentale tradicionale, interpretuan sëbashku me rapsoden e lahutës shqiptare, Lumturije Nonaj.
Ato nuk i bashkon vetëm puna artistike, por pasioni dhe dashuria që traditat e vendit të tyre në art, ti trashëgojnë ndër breza. Lumturije Nonaj, është sot e vetmja rapsode që interpreron ende në lahutë, simbolin instrumental të malësorit shqiptar.
Aigerim Yersainova Shuster dhe Aigerim Matayeva, janë dy artiste nga Kazakistani, por që jetojnë dhe punojnë prej vitesh në Francë, ndërsa kanë prekur shumë skena botërore të artit.
Shuster, trashëgoi nga gjyshja traditën e Kobyzit, simbolin instrumental të Kazakistanit që i përketë shekullit të VII dhe që njihet si pararendës i violinës. 17 vite studimi për pesë vegla muzikore tradicionale, do të shoqëronin jetën e saj që nga fëmijëria e hershme, ndërsa prej disa vitesh jeton në Francë dhe bashkëpunon me Festivalin Francez “Univers Nomad”.
Aigerim Matayeva, është sot profesoreshë pianoje në Konservatorin e Parisit, ndërkohë që ka dhënë koncerte në shumë skena botërore si Francë e Zvicër.
Të treja artistet mbushën me emocione mbrëmjen e djeshme sallën e Teatrit “Migjeni”, ku është mbajtur nata e pestë e edicionit të 13-të të Festivalit Ndërkombëtar “Takimet Muzikore te Dy Boteve”.
Me një eksperincë të gjatë në drejtimin e këtij festivali, ideatorja e tij, Ilda Mara, drejtuese e Organizatës Franco-Shqiptare “Argjiro”, me gjithë modestinë që e karakterizon, pranon se këtë vitë ky festival nuk është i veçantë vetëm pasi ka qenë shumë i suksesshëm, por se kjo finale ka arritur plotësisht misonin e tij, bashkimin e kulturave, artit, trashëgimisë mes Europës dhe Azizë.
Veshja prej malësoreje e Nonaj, tingujt e lahutës, interpretimi brilant i saj, mbajtën të “mbërthyer” me emocione publikun e zgjedhur që kishte mbushur sallën.
Nonaj interpretoi me lahutë “Muji i Varum’, “Gjergj Elez Alia”, “Gjergj Kastrioti”, “Gjergj Fishta” dhe “Prek Cali”.
Artistja Shuster u ndoq me mjaft interes në interpretimin në kobyz, zhetigen, saz syrnay, shan kobyz. Ndërsa, artistja tjetër Matayeva interpretoi në piano pjesë muzikore tradicionale kazake dhe turke.
I magjishëm ka qenë dhe interpretimi mes kobyzit dhe pianos, në disa pjesë, që ka ngjallur emocione tek publiku. Ky koncert u organizua në bashkëpunim me festivalin francez Univers Nomad, Bashkinë Shkodër dhe Qendrën Rinore Arka.
Plotë 14 pjesë instrumentale, të artisteve nga Kazakistani dhe pesë pjesë të luajtura në lahutë, ndërthurën tingujt mes tyre në një mbrëmje që do të mbahet mend gjatë për publikun me shije të Shkodrës. / KultPlus.com
Më 16, 17 e 18 gusht yjet botërore e rajonale do të zbarkojnë në skenën e Konakut, aty ku mbahet festivali Hardh Fest, në Rahovec.
Nën moton “Një got për mot” në Rahovec sivjet mbahet jubileu i 5 vjetorit të ribrendimit të Hardh Festit, që tashmë mbledh qindra persona për tre ditë rresht, transmeton Koha.net.
Edicioni i sivjetmë i festivalit do të mbahet më 16, 17 dhe 18 gusht, me shumë yje të muzikës që do të jenë pjesë e tij.
Se çfarë do të përmbajë ky edicion mund ta mësoni në promon zyrtare të Hardh Festit.
Në kalanë e Gjirokastrës është mbajtur “Çeço fest” një ngjarje muzikore rinore që mblodhi shumë të rinj nën ritme të muzikës elektronike drejtuar nga DJ të njohur.
Emri i festivalit është një memorje për heroin shqiptar të përpjekjeve kundër otomanëve Çerçiz Topulli, lindur dhe rritur në Gjirokastër. Organizatorët besojnë se festa që do të vazhdojë për dy netë do të ketë një impakt të madh në promovimin e monumentit dhe qytetit përgjatë sezonit veror.
10 artistë të muzikës elektronike janë pjesë e eventit që do të mbajë zgjuar ritmin edhe natën e së shtunës.
Pjesë e festës pritet të bëhen në vijim ekspozita të kostumeve popullore, kulinari, shfaqje filmash me në qendër figurën e Çerçiz Topullit ndërsa imazhi i tij është bërë tashmë shumë popullor në bluza, kapele e çanta. Ngjarja që është mbështetur edhe nga Ministria e Kulturës pritet të mbledhë të shtunë rreth 1000 vizitorë në kalanë e Gjirokastrës.
Sponzorë privatë dhe shtetërorë janë mbledhur së bashku për ta themeluar festivalin e parë të Gastronomisë në Prishtinë, shkruan KultPlus.
Qindar qytetarë e dhjetëra kompani private do të marrin pjesë në këtë manifestim dyditorë që po mbahet afër Konunës së Vjetër të Prishtinës.
Në një intervistë
për KultPlus, Koordinatorja për PR dhe Marketing e festivalit, Vanita Zhubi, ka
treguar synimet, shkakun dhe ambicjet që ka ky festival në të ardhmen.
“Kjo është hera e
parë që në Prishtinë realizohet një festival i tillë, i Gastronomisë ku do të
kenë mundësi që t’i prezantojnë produktet e tyre dhe të ketë hapësirë për
produktet vendore. Qëllimi i këtij festivali është që të krijohet një platformë
ku do të diskutohet për traditën shqiptare dhe lashtësinë e saj.” Ka thënë
Zhubi.
Ajo ka treguar që
organizimi i këtij festivali ka marrë gati një vit kohë punime që të arrihet në
këtë fazë pasi kanë menduar që këtë event të tillë që i ruan dhe i promovon
vlerat e traditës shqiptare, që nga mënyra e gatimit e deri te gjellëbërja.
“Siç mund të shihni jemi në parat e fundit të realiziit të këtij festivali. Disa stenda edhe kanë filluar punën, por po realizimi ka qenë me të vërtetë një sfidë më vete dhe na ka marrë gati një vit për ta përmbledhur.” është shprehur Zhubi.
“Gajtë këtyre ditëve
do të ketë dhjetëra evente që do të realizohen. Kemi arritur të sjellim disa
shefa të kuzhinës që do të tregojnë se si janë gatuar gjellat në atëherë e si bëhen
tash, do të ketë forime e diskutime, pa e harruar snjëherë këndin e trashigimisë
dhe këndin e restoranteve” ka sqaruar Zhubi.
E pyetur nëse ka
pasur ankesa lidhur me realizimin e festivalit ajo ka thënë se është herët të
flitet për këtë gjë.
“Ende jemi në
fazat e nisjes, mirëpo ankesat eventuale mund të jenë nga pjesëmarrësit, fjala
është për kompanitë të cilat prezantojnë produktet e tyre, eventualisht lidhur
me shumën që kanë paguar për t’u bërë pjesë e festivalit. Siç mund ta shihni
festivali po realizohet në një hapësirë publike falë kontributit të Komunës së
Prishtinës dhe të gjitha fondet e marra nga kompanitë kanë shkuar në realizimin
efestivalit, te muzika dhe shpenzimet e organizimit” ka sqaruar ajo.
Kurse nga ana e
kompanive pjesëmarrëse ka pasur vetëm lëvdata.
Kosovare Maliqi, përfaqësuese e njërës prej kompanive të vajit, ka treguar për ne se “kjo është një mundësi e mirë për produktet vendore dhe për të folur sa më shumë për atë që është e jona, qoftë pjesë e kuzhinës qoftë pjesë e trshëgimisë duhet të qmohet pafundësisht”
Festivali është hapur sot dhe do të vazdojë edhe nesër deri në orët e vona./KultPlus.com
Në garën e dytë ndërkombëtare te Anibar shfaqen filma të cilat kryesisht e trajtojnë tjetërsimin, ngecjen e shoqërive në vese, traumat e jetës, stresin dhe depresionin dhe (fat)keqësitë. Pesë filmat që garojnë janë: “Orbita e vetmuar” (Lonely Orbit), Nën kafazin e krahërorit” (Under the Rib Cage), “Natë e ëmbël” (Sweet Night), “Kojota” (Coyote) dhe Jeta24” (Life24).
Nuk ka asgjë me të lezetshme se sa koha e kaluar mes shokësh. Puna me ngarkesë domosdo ka nevojë për shkarkim. Filmi “Orbita e vetmuar” (Lonely Orbit) e regjisorëve, Frederic Siegel dhe Benjamin Morard, flet për punën dhe gjendjen psikologjike te një tekniku sateliti. Ai përballet me vetminë dhe punën me përgjegjësi. Duke e vërejtur tjetërsimin, pra faktin që është më shumë rob i punës së tij se sa i projeksioneve jashta saj, mendja e tij prodhon kaos, dhe ky kaos shkakton reaksion zinxhiror në hapësirë. Në botë ka të vetmuar dhe vetmitarë. Të parët e përjetojnë keq botën sepse përkundër se janë vetëm e përjetojnë veten si të tillë. Të dytët janë në harmoni me vetminë e tyre. Në të dyja rastet, tjetërsimi është një prej shkaktarëve.
Një kërkim në “Google” për ndonjë simptomë sëmundjeje sugjeron dhjetëra sëmundje tjera. Të jetosh vazhdimisht në pasiguri të të ardhurave, në rutinën e bezdisshme plot e përplot vese, dhjetëra sëmundje tjera janë buzë pragu. Regjisori Bruno Tondeur me “Nën kafazin e krahërorit” (Under the Rib Cage) sjellë ikjet e zakonshme që bëjnë njerëzit si protestë ndaj realitetit të vrazhdë, dhe këtë e pasqyron përmes personazhit kryesor që është një djalosh që mendon se do të vdesë. Ai ka një punë, një banesë, depresionin dhe gjendjen e keqe fizike; me fjalë të tjera, shumë stres. Si shumë shoqëri moderne e post-moderne, ikja nga realiteti karakterizohet me konsumimin e drogërave, alkoolit, mbylljen në vetmi, shkëputjën nga realiteti. Për trembëdhjetë minuta ky animacion pasqyron të gjitha këto, dhe jo me pahir asocojnë me shumëkë.
“Natë e ëmbël” (Sweet Night) e regjisorës Lia Bertels shpërfaq nevojën që të theksohet e mira tek e keqja. Në qendër të këtij filmi është një ari që nuk po mund të bie në gjumin dimëror. Thuhet se arsyeja përse qëndrojmë zgjuar është kujtimi dhe pritja për diçka ose dikë. Ariu i filmit është në apati totale. Arsyeja e insomnisë së tij është një ëndërr e lënë në gjysmë. Një njeri (i pa takuar më herët) i shfaqet në ëndërr dhe nis të këndoj. Në momentin kur nis kënga ai zgjohet. Kjo për të ka kuptim depresiv: “mbase nuk i meritoj gjërat e bukura”. Në mes të kësaj katrahure, atij në ndihmë i vjen një majmun i bardhë i cili e shpie tek tezja e tij që ta hajë mjaltë magjike që e vë në gjumë. Në himalaje dhe në dimër, më në fund ariu e kupton se bëri mirë që nuk kishte fjetur deri atëherë. Gjëra më të bukura ndodhin kur jemi zgjuar.
Një familje kojotësh janë duke u ushqyer me prehen e tyre. Një llavë ujqish i dallon ata dhe në sulm e sipër e vrasin pothuajse tërë familjen dhe ua hanë prehen. Mbetet vetëm kojota mashkull. Në filmin “Kojota” (Coyote) të regjisorit Lorenz Wunderle, trajtohet mostejkalimi i traumës. Me gruan dhe fëmijët e vrarë kojota nuk mund t’i jap kuptim jetës. Ata janë çdokund. Dita e tij karakterizohet me kujtimin traumatik të tyre. I zhgënjyer nga emocionet njerëzore, ai përpiqet ta kalojë këtë gjendje, por ajo sa vjen e rëndohet. Ngecja në traumë shpie në rrugë qorre. Filmi “Kojota” na rrëfen këtë.
Një sulm me armë ndodh në një rrugë. Katër personazhe dalin nga vetura, por me t’u futu brenda ajo nuk ndezet. Që të shpëtojnë duhet të arratisen dhe ta hudhin veturën në erë. Bomba e hudhur merrë trajtë të një gjallese dhe përmes melankolisë pranon fundin e vet shkatërrues. Në proces e sipër ajo zbulon dhe liron një njeri të strehuar në bagazh. Filmi “Jeta24” (Life24) e regjisorit Kristjan Holm sipërfaqëson jetën e shthurrur të beqarit Einar Jernskjegg. Si i pandreqshëm që është, 24 orët e jetës së tij janë mjaft të përçudnuara. Ai me vullnet të lirë dhe pas një nate të egër futet në bagazhin të një veture të parkuar. Kjo veturë vidhet dhe hudhet në erë, por që beqari i pandreqshëm Einar e fiton lotarinë: jeta e tij shpëtohet nga një bombë. Nganjëherë moskokçarja ka simotër fatin e mirë.
Edicioni i 14-të i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës që po zhvillohet në Durrës ka vijuar mbrëmjen e kaluar me koncertin e Duos nga Spanja. David Martin në violonçel, i shoqëruar në piano nga Miguel Angel Ortega Chavaldas interpretoi me mjeshtëri një sërë veprash nga kompozitorë mjaft të njohur.
Vetëm 24 vjeç, shumë i talentuar dhe me një teknikë të lartë profesionale, David Martin solli për dëgjuesit dy Sonata nga Ludvig van Beethoven (1770-1827) dhe nga Sergey Prokofiev (1891-1953).
Artistët spanjollë mjaft të vlerësuar për karrierën e tyre muzikore, në pjesën e dytë të programit interpretuan “Shtatë këngë popullore”, kompozuar nga Manuel de Falla (1876-1946). Më pas ata luajtën intermezzo nga opera “Goyescas” të kompozitorit Enrique Granados.
Shikuesit e shumtë në sallën e muzeut arkeologjik të Durrësit duartrokitën gjatë lojën e instrumentistëve nga Spanja, të cilët u kthyen përsëri në skenën e improvizuar me “Dance of the elves” nga Popper.
Festivali Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës që organizohet nga Nevila Kalaja do të mirëpresë edhe tre koncerte të tjerë me instrumentistë nga Italia, Austria dhe Shqipëria.
Ranch Fest, festival i muzikës Country vjen për herë të parë në Kosovë më 26.07.2019.
Këngëtar dhe bende të njohura do të performojnë në lartësinë mbidetare 800 metra nën qiellin e hapur me pamje të bukur të qytetit të Pejës.
Bashkë me biletën prej 5 eurosh ju do të keni mundësinë të testoni edhe adrenalinën dhe ndienjën e paharruar duke provuar Big Swing. Mundësinë për ta shfrytëzuar bileten për Big Swing do ta keni edhe dy ditë pas festivalit. Performime muzikore, Jam Session, Zjarr, Birra, Grill, ambient i ngrohtë, lojëra, dhe shumë surpriza të tjera në Ranch Fest.
Edicioni i 30-të i festivalit “Zambaku i Prizrenit”, i cili u mbyll mbrëmë, e për të cilin janë hedhur kritika e dyshime për mungesë transparence, ku në kopshtin e kinemasë “Lumbardhi” në Prizren, mbrëmjen e të shtunës u mbajt edicioni jubilar i këngës së vjetër qytetare nën patronatin e Komunës së Prizrenit. “Zambaku i Prizrenit”.
Në këtë edicion u paraqitën 16 këngë, të cilat garuan për çmimet tradicionale të festivalit.
Kënga “Ura e Dashurisë”, interpretuar nga Elizabeta Krasniqi & Ilir Baxhaku, është shpallur kënga më e mirë e edicionit të 30-të të festivalit të këngës së lehtë “Zambaku i Prizrenit”.
“Ura e Dashurisë” e autorit Veton Perolli me tekst të Musa Bushranit dhe orkestrim nga Edon Ramadani ka marrë çmimin e publikut “Zambaku i Prizrenit’, duke marrë kështu edhe ‘Zambakun e Argjendtë” për kompozitorin dhe “Mikrofonin e artë” për interpretuesit e kësaj kënge. Kjo këngë është shpallur edhe si kënga me tekstin më të mirë të festivalit.
Në natën finale të këtij festivali janë ndarë edhe dy çmime:
Vendi i parë: “Lule Lule”, këndojnë Besiana Mehmedi & Shkodran Tolaj, autor Nexhat Macula, teksti Shkodran Tolaj, orkestrimi Riza Dolaku.
Vendi i dytë: Rovena Dilo “Do të çmend”, autor Adrian Hila, teksti Rovena Dilo, orkestrimi Adrian Hila./ 21media/ KultPlus.com
Me përformancen e artistëve dhe bendëve të njohura, si Stromzy, Billie Eilish, Janet Jackson, Miley Cirus, Killers and the cure, Hozier, Kylie Minogue etj., u përcoll këtë vit festivali i Glastonburyt nën prezencen e 200.000 të pranishmëve
Festivali i arteve bashkëkohore Glastonbury Festival sot po zhvillon ditën e fundit, ku si organizim i vendosur në Pilton, Somerset, Angli, përveç muzikës bashkëkohore, organizon edhe teatër, cirk, kabare dhe arte të tjera.
https://www.youtube.com/watch?v=BoDy3hE8Kwc
Glastonbury Festival konsiderohet si ngjarja më e madhe në kulturën britanike, ku festivali u frymëzua nga lëvizja Hipie, CounterCulture dhe me organizimin e festave të lira (free festivals). Ruajtja e kësaj tradite është edhe fusha e gjelbër e Pilton, Somerset, ku vendoset skena kryesore e festivalit.
Tashmë për 48 vjet organizim, Festival i përvitshëm ka sjellë në skenë emrat më të njohur të muzikës botërore, si: Led Zeppelin, Johnny Cash, Bjork, Oasis, Bob Dylan, Robbie Williams, Foo Fighters etj.
Këtë vit, festivalin e kanë përcjellur mbi 200.000 të pranishëm, ku për organizatorët ka qenë një sfidë në vete pjesa e organizimit dhe infrastruktura e nevojshme e festivalit, me një numër kaq të madh pjesëmarrësish./ KultPlus.com
Rita Ora
përmes rrjetit social Facebook, konfirmon mos-prezencën për përformim në
Festivalin e Solsticit në Islandë, Rita ka kërkuar falje të gjithë fansave të
saj, ku ka përmendur që do të ishte shumë e lumtur nëse do të ishte pjesë e
festivalit për t’i ndarë të gjithë ato momente të mira me ta.
Rita është shprehur “Unë kam pasur probleme me ri-infektim, me një infeksion në gjoks, dhe jam këshilluar nga mjekët e mi që të marr pushim për t’u shëruar, isha kaq e ngazëllyer për kohën që do e kaloja në Islandë, dhe të bëhem pjesë e festivalit. Unë asnjëherë nuk bëjë ndonjë anulim, pa një arsye të fortë, pasi jam mirënjohëse për të gjitha mundësitë që më jepen për të përformuar, dhe e dua përformimin. Jam veçanërisht e dëshpruar dhe zemerthyer për fansat e mi të mrekullushëm, kërkoj falje që nuk do jem aty, ju dua të gjithve dhe faleminderit për mbshtetjën”, ka përfunduar Rita Ora postimin e saj. KultPlus.com
Filmi debutues i regjisores Arzana Kraja “Fusha e mëllenjave” do të jetë filmi që do të shënojë hapjen zyrtare të edicionit të 11 të PriFest, në natën solemne të datës 16 korrik në Teatrin Kombëtar në Prishtinë.
Shtëpia filmike Circle Production ka vendosur që rrugëtimin e
filmit, shfaqjen e parë publike, si premierë kombëtare jashtë programit
konkurrues, ta fillojë në Kosovë duke e dhënë atë para publikut kosovar në
PriFest.
Vjosa
Berisha, kryesuese e festivalit shprehet e kënaqur me faktin se PriFest do të
sjell përsëri një prodhim kosovar në natën solemne të hapjes
“Nata
e hapjes së festivalit është mbrëmje e veçantë e festës dhe shënon një fillim
të një jave përplot aktivitete të industrisë së filmit, premiera filmash nga
mbarë bota dhe sjell shumë mysafirë të huaj në kryeqytet, andaj ne na
gëzon fakti që këtë mbrëmje mund ta bëjmë edhe më të veçantë kur kemi prodhim
vendor për të shfaqur. Fusha e mëllenjave do të shfaqet si projeksion special
jashtë konkurrencës zyrtare. Ekipi i filmit me aktorë, regjisorë, producentë
dhe anëtarë të tjerë të produksionit do të jenë prezent në natën e hapjes për
të prezantuar punën e tyre, dhe kjo i jep edhe vet hapjes së festivalit një
karakter më festiv. Filmi do të shfaqet në dy salla njëkohësisht, me distancë
kohore prej 45 minutash.” ka shpjeguar Berisha.
Arzana Kraja, regjisore e filmit shprehet e lumtur për faktin që filmi do të prezantohet para publikut vendor:
“Çfarë i ndodh një idealisti të zhgënjyer? Çfarë ndodh kur ai tradhtohet nga njerëzit që u besonte? Filmi është rrugëtim i një idealisti, i cili kthehet pas një kohe të gjatë për të zbuluar të vërtetën, por përfundon edhe më i hutuar. Jam e lumtur që filmi së pari do të shfaqet para audiencës vendore në hapjen e PriFest, pasi që rrëfimi ka të bëjë me historinë e tri dekadave të fundit të Kosovës. Besoj që secili prej tyre do të mund të gjejë diçka edhe nga historia e tyre personale.” ka thënë ajo për këtë film./KultPlus/
“Kala Festival” në bregdetin e Dhërmiut gjatë këtyre ditëve ka mirëpritur 5 mijë vizitorë të huaj të cilët po argëtohen nën ritmet e muzikës dhe bukurive që ky vend ofron.
Turistët e huaj gjatë fazë së parë të këtij eventin që organizohet nga data 12-19 qershor po shijojnë gjatë natës ritmet e muzikës së 55 DJ-ve më të mirë ndërkombëtarë, dhe po ekspolorojnë shtigjet dhe bukuritë bregdetare të Rivierës Shqiptare.
“Kala Festival, një nga organizimet e jashtëzakonshme të kësaj vere, që e ka shndërruar Rivierën Shqiptare, në bregdetin e muzikës, rinisë e atmosferës së festës. Mbi 5 mijë turistë po shijojnë jo vetëm skenat e muzikës së 55 DJ-ve më të mirë ndërkombëtarë, por edhe bukurinë e Jonit e mikpritjen turistike shqiptare”, shprehet ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi.
Klosi shprehet se, “muzikë, argëtim, drita e ngjyra në skenat gjigande të improvizuara në bregdetin e jugut, në Kala Festival. Promovim i turizmit, zhvillim i biznesit lokal, marketim i Shqipërisë turistike”.
“Kala Festival” në këtë vit do zhvillohet në dy faza, e para në datat 12-19 qershor dhe faza e dytë 20-25 qershor. /a.a/ /a.g/
Festival i muzikës së rock-ut Download Festival, i vendosur në Parkun Donington, Leicestershire, Angli, që nga viti 2003, këtë vit, me 14 – 16 qershor, duke performuar emrat e bendeve më të njohur të muzikës së rock-ut, si Def Leppard, Slipknot, Tool, Whitesnake, Slash, Slayer, Halestrom, Skinred, Red Zombie, Clutch, Blackberry Smoke, Anthrax, Skid Row, Crows etj.
Festivali i Rock-ut Download Festival, tashmë prej me të njohurve të këtij zhanri, duke promovuar krijimet e reja të rock grupeve, një përzierje të Country Music, Rock n’Roll, Heavy Metal, Metal, Grunge rock music, Alternative rock, Progresive rock etj, në tri ditët e festivalit, ka dhuruar shfaqje për të dashuruarit pas muzikës rock, me bendet më të mira në botë, duke dhuruar një spektakël të vërtetë për pjesëmarrësit, nga ana e bendeve.
Ajo çka është unike në këtë vit në Download Festival, është masa e madhe e sigurisë, përfshirja e policisë dhe grupeve të tjera paqeruajtëse, dhe përdorimi i teknologjisë në identifikimin e fytyrës, si masë mbrojtëse në sulmet e mundshme terroriste.
Festivali “Mirëdita, dobar dan!”, i mbajtur në Beograd çdo qershor, prezanton publikun e Beogradit me skenën kulturore të Kosovës, si një kontribut kulturor i aspiratave të përgjithshme të krijimit të përhershëm të paqes dhe normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. Ideja kryesore e këtij festivali është krijimi i platformave të sigurta të takimeve dhe shkëmbimeve kulturore e sociale midis Kosovës dhe Serbisë, kështu që këto takime të bëhen një traditë dhe vazhdimisht të kontribuojnë në bashkëpunimin e dy shoqërive për të përmirësuar lidhjet shoqërore, politike dhe kulturore.
Këtë vit festivali ‘Mirëdita, dobar dan!’ filloj ndryshe dhe më herët nëpërmes pjesëmarrjes së tij në Javën Ndërkombëtare të Shoqërisë Civile në Beograd (International Civil Society Week – ICSW ), si një nga aktivitetet e shumta në kuadër të këtij mbledhimi global të shoqërisë civile, ku luftohet dhe avokohet për të drejtat e njeriut në mënyra të ndryshme dhe diskutohet për fuqinë dhe ndikimin që shoqëritë civile mund të kenë.
Ekipi i Festivalit ‘Mirëdita, dobar dan’ me 10 Prill 2019, ka
organizuar një ndejë në kuadër të këtij eventi me rëndësi të madhe, duke sjellë
një ndër DJ-ët e njohur për muzikën komerciale Pop-RnB të Prishtinës, Kosovës,
DJ Caboo. Ky aktivitet u prit mjaft mirë nga publiku i cili ishte i përbërë nga
pjesëtarë të shoqërisë civile që vinin nga e gjithë bota. Edhe lokacioni i
këtij eventi ishte mbresëlënës marrë parasysh se u mbajt në një anije lundruese
mbi Danub.
Mirëpo senzacioni dhe fokusi i asaj nate në festën e organizuar nga ekipi i festivalit ‘Mirëdita, Dobar Dan!’ ishte performanca surprizë e grupit të famshëm Punk Rock ‘Pussy Riot’ nga Rusia, të cilët janë të njohur për aktivizmin politik, luftën dhe avokimin për të drejtat e njeriut. Performanca e tyre sa atraktive aq edhe drithëruese u fokusua në përvojën e protestuesve të burgosur në Rusi. Meqenëse objektivi dhe tema e ICSW -së ishte ‘Fuqia e Bashkimit’, ftesa që i’u është bërë grupit Pussy Riot për të performuar ishte mëse e qëlluar.
Java Ndërkombëtare e Shoqërisë Civile (ICSW ) është një tubim global për shoqërinë civile për t’u lidhur, debatuar dhe për të krijuar zgjidhje të përbashkëta. Kjo ngjarje mbahet në vende me rëndësi politike dhe shoqërore, në hapësira publike duke dalluar kështu nga vendet tradicionale të konferencave. Nëpërmjet qasjes së “partnerizuar”, organizatat i bashkojnë burimet e tyre për të mbledhur një grup të larmishëm ndërkombëtar të udhëheqësve të shoqërisë civile për të shkëmbyer ide, për të nxitur ndryshime pozitive sociale, për të shkëmbyer mjete që nxisin veprimtarinë e qytetarëve dhe për të festuar pushtetin e njerëzve.
Më shumë se 200 liderë të shoqërive civile dhe aktivistë të të drejtave të njeriut morën pjesë në Javën Ndërkombëtare të Shoqërisë Civile (ICSË ) e cila u organizua në qytetin e Beogradit prej 8 deri me 12 Prill 2019, e ndër ta ishte edhe ekipi i festivalit ‘Mirëdita, dobar dan’. Kjo iniciativë kishte për synim të krijojë biseda të thella midis liderëve të shoqërisë civile, aktivistëve të drejtësisë sociale, anëtarëve të komunitetit filantropik, diplomatëve dhe të tjerëve rreth sfidave globale në zhvillim dhe si duhet të jetë shoqëria civile duke iu përgjigjur këtyre sfidave që të shqyrtojnë alternativa dhe mbështetje për të rinjtë drejt një pune efikase dhe efektive, duke i krijuar hapësirë bisedave sfiduese, inovative dhe aktiviteteve drejtë një qëllimi të përgjithshëm që mundohet të forcojë veprimin e shoqërive civile dhe qytetarëve për të ndërtuar një mision më të drejtë dhe gjithëpërfshirës.
Tema e këtij viti ishte “Fuqia e Bashkimit” duke u fokusuar kështu në identifikimin e mundësive që organizatat dhe njerëzit në mbarë botën kanë që të punojnë së bashku për të mbrojtur hapësirat për veprim qytetar, në një botë ku transformimet globale po rindërtojnë se si funksionon shoqëria civile. Eksperiencat e krijuara gjatë kësaj jave janë ndarë me aktivistë nga e gjithë bota në delegim të aktiviteteve nga liderët e organizatave të vendeve si Indonezia, Zimbabve, Ukraina, Serbia, etj. duke siguruar që të mësojnë teknikat e punës dhe përvoja tjera, duke marrur perspektiva të ndryshme dhe shembuj konkret se çka mund të funksionoj dhe çka mund të dështoj.
Pjesëmarrës në një nga debatet e shumta të Javës Ndërkombëtare të Shoqërisë Civile në Beograd ishte edhe Besa Luci si paneliste, kryeredaktore e revistës Kosovo 2.0 nga Prishtina, ku diskutuan për mënyrat efektive të të komunikuarit dhe ndikimin që mediat kanë në formim të opinionit dhe nxitje të aktivizmit. Gjithashtu u diskutuan edhe pikat e forta të lëvizjeve bashkëkohore qytetare anembanë botës. Nga Kosova në këtë ngjarje masive për shoqërinë civile, në ditën e dytë të Javës Ndërkombëtare të Shoqërisë Civile, ishte Dren Puka nga KCSF i cili foli për reagimin e shoqërisë civile dhe angazhimin e përbashkët me shumë partnerë vendorë e të huaj për rikthim të dispozitave të drejta, duke u fokusuar në Ligjin problematik për OJQ i miratuar nga Kuvendi më 7 nëntor, i cili po merret si shembull i keq në nivel global i shkeljes nga shteti të parimeve bazë të sektorit joqeveritar.
Kjo festë (ndejë) e festivalit ‘Mirëdita, dobar dan!’ në Beograd
si pjesë e aktiviteteve të Javës Ndërkombëtare të Shoqërisë Civile ishte si një
paralajmërim i edicionit të gjashtë të këtij festivali i cili do të mbahet po
në Beograd nga 29 maj deri më 01 qershor 2019, ku do të prezantoj edhe një herë
një program të cilësisë së lartë të fushave të ndryshme nga teatri, filmi,
muzika, instalacione artistike, promovime librash e debate të shumta për
çështje të rëndësishme që prekin edhe marrëdhëniet Kosovë-Serbi.
Ky event është mbështetur nga ICSW dhe BCSDN.
Festivali “Mirëdita, dobar dan!” 2019 fuqizohet nga Integra, KFOS, YIHR, (Serbi), GI (Serbi), RBF. / KultPlus.com
Në kuadër të festivalit KamerFest, mbrëmë ka performuar pianisti Andi Duraku dhe violinisti Rron Bakalli, të cilët janë fitues të garës ndërkombëtare të muzikantëve të rinj ArsKosova 2018, shkruan KultPlus.
ArsKosova është një ndër garat e cila mbahet në Kosovë dhe organizohet nga fondacioni ArsKosova. Gara ka për qëllim që të vë në pah talentet e ri të cilët garojnë në 19 disiplina ku përfshihen: Violinë, Violë, Violonçello, Kontrabas, Kitarë, Piano, Flaut, Klarinetë, Bas Klarinetë, Saksofon, Fagot, Oboa, Trompë, Trombon, Korna, Tubë, Muzikë Dhome(Kamertale), Solokëndim dhe Solfezh.
Festivali KamerFest në kuadër të objektivit të tij që ka tash e disa vite si festival e që është promovimi i të rinjve, për këtë edicion të 19-të solli një koncert në të cilin performuan pikërisht Andi Duraku dhe Rron Bakalli fituesit e garës ArsKosova.
Andi Duraku i cili performoi i vetëm në piano solli për të pranishmit sonatën nr.23 “Appassionata” në f-mol të kompozitorit Ludëig van Beethoven dhe “Mephisto Waltz” nr.1 në A-dur nga Franz Liszt. Ai përmes këtyre dy veprave dëshmoi titullin e tij si fitues i garës ArsKosova dhe shfaqi edhe potencialin që posedon.
“Si fitues të ArsKosova 2017, unë dhe Rroni kemi marrë ftesën që në kuadër të KamerFest-it të perfomojmë dhe të paraqitemi me një gjysmë recitali. Pjesëmarrja jonë këtu dhe koncerti ishte shumë i rëndësishëm për ne pasi që të tilla koncerte na japin hapësirë që ta prezantojmë punën tonë. Gjithashtu në kuadër të festivaleve të tilla takojmë edhe pianistë apo muzikantë të njohur të cilët vijnë dhe shkëmbejnë përvojat e tyre së bashku me ne”, u shpreh pianisti Duraku për KultPlus.
Në anën tjetër violinisti Rron Bakalli solli sonatën për violinë dhe piano nr. 2 në A-dur të Johannes Brahms së bashku me pianistin Derek Han i cili erdhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe carmen phantasy për violinë dhe piano të Bizet-Waxman, shoqëruar nga Arbëresha Shehu. Bakalli është pjesëmarrës në KamerFest që tri vite, mirëpo sipas tij ky vit veçohet më shumë.
“Koncerti sonte ishte një sfidë për ne por edhe një gjë shumë e mirë për të ardhmen tonë. Sonte luajta së bashku edhe me pianistin Derek Han, një pianist i nivelit të lartë dhe shpresoj që edhe në të ardhmen do të kem mundësinë që të luajë së bashku me pianistë të tillë”, theksoi ai për KultPlus.
Në anën tjetër për pianistin Derek Han kjo është hera e pestë që ai vjen në Prishtinë dhe sipas tij është çdo herë mirë të rikthehesh dhe të shohësh sesa progres është bërë në muzikë por edhe në vend. Tutje ai theksoi për KultPlus se loja së bashku me ‘yjet e ardhshëm të muzikës në Kosovës’, siç i quan ai fituesit e garës ArsKosova është një eksperiencë shumë interesante.
“Rron Bakalli është një student i talentuar një instrumentistë po ashtu i mrekullueshëm kështu që ishte kënaqësi që të luajë me të. E gjithë kjo është një eksperiencë e mirë pasi që vijmë këtu dhe luajmë së bashku me studentët, punojmë me ta dhe performojmë në skenë. Ne sjellim një eksperiencë ndryshe dhe ata po ashtu kanë një eksperiencë ndryshe pra bashkohemi së bashku përmes muzikës. Ky është një rast shumë i mirë për të shkëmbyer këto eksperiencat tona në mënyrë që tu japim atyre një mundësi për të parë nga një këndvështrim tjetër. Shkolla këtu e muzikës është shumë e mirë dhe ka profesor të mrekullueshëm por është pjesë e jetës që të shkëmbejmë idetë me të tjerët”, tha ai.
Sonte duke filluar nga ora 20:00 në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare në Prishtinë do të mbahet koncerti i ardhshëm në kuadër të edicionit të 19-të të festivalit KamerFest 2018./ KultPlus.com
Gjatë vjeshtës së hershme të këtij viti do ta nisë edicionin e tij të parë Festivali Ndërkombëtar i Prozës “FICTION FEST”. Duke qenë se i dedikohet vetëm prozës artistike dhe jo formave të tjera të shkrimit letrar, ky është festivali i parë i kësaj natyre në Kosovë.
Në këtë festival do të marrin pjesë emra të njohur e të respektuar të letërsisë shqipe dhe asaj të përbotshme. Në edicionin e parë do të na nderojnë me pjesëmarrjen e tyre këta shkrimtarë: Rexhep Qosja, Donika Dabishevci, Srdjan Tesin, Virion Graçi, Stefan Boshkoviq dhe Dimitar Samardjev.
“FICTION FEST” do t’i ketë dy net dhe do të mbahet në Prishtinë me datat 04 dhe 05 tetor, 2018, në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”. Në natën e parë do të lexojnë këta autorë: Srdjan Tesin, Donika Dabishevci, Stefan Boskovic, Virion Graçi dhe Dimitar Samardjev.
Në natën e dytë do të lexohen fragmente nga romanet e shkrimtarit të njohur, Rexhep Qosja. Pas leximit të fragmenteve nga romanet e tij, që do ta bëjnë aktorët profesionistë të vendit tonë, me shkrimtarin Rexhep Qosja do të ketë një orë diskutimi lidhur me prozën e tij dhe artin e tij të shkrimit letrar.
Koordinatore e Festivalit Ndërkombëtar të Prozës “FICTION FEST” është Saranda Buzhala, kritike letrare dhe asistente e lëndëve të letërsisë shqipe, e angazhuar në Universitetin e Prizrenit./ KultPlus.com
Hardh Fest është një nga festivalet kosovare që ka bërë bujë edhe jashtë kufijve duke sjellë në Kosovë artistë të njohur botërorë.
Legjenda botërore e muzikës rock, Kee Marcello, ish-anëtar i grupit Europe ka postuar në faqen e tij zyrtare performancën dhe turneun e tij në Rahovec, Kosovë – më datën 8 shtator.
Kee Marcello së bashku me bendin e tij, arrin në Kosovë më 6 shtator.
Këtë vit më 7 shtator në Hardh Fest do të performojë grupi Troja, Rahoveci All Star, grupi nga Suedia Madman`s Choice, deejay nga Holanda, NOUEVABEATS, dj Fisnik Kuqi dhe Dj NWE.
Ndërsa, më datën 8 shtator do të përformojnë Dj MAARVEL, grupi Magnituda, Dj Gruda nga Shqipëria, Dj Pelge nga Belgjika, rockeri shumë i njohur Eugent Bushpepa, si dhe Main Artisti i Hardh Festit, Kee Marcello. E më 9 shtator në skenën e madhe të Hardh Festit do të promovohen edhe artistë të ri të Kosovës, si Ardi Gashi, Elit Hoti dhe deejay të shumtë.
Hardh Fest këtë vit mbahet më datë 7, 8 dhe 9 shtator n`Konak të Rahovecit, i organizuar nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Smajl Latifi dhe partnerin e Festivalit, Stone Castle./KultPlus.com
Ditë më parë përfundoi edicioni i dytë i Festivalit për të Drejtat e Njeriut “Mobikino”, shkruan KultPlus.
Ky festival nuk është statik, por lëviz me një kombibus nga njëra komunë në tjetrën, brenda dhe jashtë vendit për t’u dhënë mundësinë publikut edhe nga vende të vogla që të shijojnë ngjarje të shfaqjes së filmit dokumentar tematik.
Në edicionin e sivjemë ishin në total 4 filma dokumentar, koproduksion vendor-ndërkombëtarë ku u shqua filmi “Zoti i Shpisë” i regjisorës hollandeze Daniëlle Bremer dhe producentit Edon Rizvanolli. Ky film solli në mënyrë brilante tek publiku historinë e një gruaje kosovare e portretizuar në karakterin e Gjejranës dhe me një narracion interesant për pjesë të Kanunit që ka të bëjë kryesisht për gruan dhe burrin.
Festivali Mobikino u organizua në komuna brenda Kosovës, në Luginë të Preshevës dhe për herë të parë ishte prezent edhe në Maqedoni, më saktësisht në Komunën e Likovës.
“Gratë e Harruara në Animacion” në kuadër të festivalit Anibar është prezantim i shkurtër i 10 grave që morën pjesë në historinë dhe zhvillimin e artit të animacionit duke u koncentruar në karrierën e animatores britanike Joy Batchelor, bashkë-themeluese e studios së famshme britanike të animacionit Halas & Batchelor.
Biseda do të shoqërohet me klipe dhe fotografi të shumta filmash, njofton Anibar.
Nancy Denney-Phelps është një gazetare që shkruan rreth animacioneve dhe festivaleve evropiane, si dhe një producente muzike për animacion. Së bashku me burrin e saj kompozitor / muzikant Nik Phelps, ajo bashkë-themeloi “Sprocket Ensemble” të dedikuar për prezantimin e shfaqjeve të drejtpërdrejta të muzikës origjinale me shfaqje të animacioneve bashkëkohore nga e gjithë bota.
Shkrimet e Nancy janë shfaqur në botime të tilla si CARTOON dhe ANIMATOON, si dhe në blogun e saj të rregullt për AËN (Animation World Network). Ajo është gjithashtu një korrespondente e rregullt për ASIFA / San Francisco dhe një anëtare e Bordit Ndërkombëtar të Drejtorëve të ASIFA.
Nancy ka shërbyer në juritë e shumta të Festivalit Ndërkombëtar të Animimit dhe ka mësuar menaxhimin e kohës për animatorët në Universitetin e Shkencave dhe Arteve të Luzernit, Shkollën e Artit dhe Dizajnit. Interesimi i saj i fuqishëm në historinë e animacioneve e ka çuar atë të paraqesë programe në historinë e animacionit të gjurmuar përmes muzikës në shumë festivale dhe konferenca të animacionit në mbarë botën. Ajo gjithashtu punon si këshilltare e disa festivaleve të animacionit.
Këtë prezantim mund ta shikoni me 18 gusht duke filluar nga ora 12:00 në kino Jusuf Gervalla./KultPlus.com
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se ndihet krenare me festivalin DokuFest, i cili sivjet ka përfshirë 210 gra regjisore dhe producente.
“Tema e tyre “Reflektimi” jetëson pasqyrimin që vendi ynë duhet ta japë për gratë”, shkruan në një status në Facebook, Jahjaga.
Sot, Jahjaga ka marrë dhuratë nga drejtorja e DokuFest-it, Nita Deda, një bluzë me sloganin e sivjetshëm të këtij festivali, “Girls now”.
Jahjaga ka përgëzuar drejtoren Nita Deda, stafin dhe vullnetarët për punën e bërë në DokuFest./KultPlus.com
Në këto ditë të nxehta gushti, pothuaj të gjithë janë zhvendosur në jug aty ku freskia, uji, natyra, mali dhe deti bëhen një dhe të pazëvendësueshëm me asgjë tjetër në botë.
Megjithatë, nuk janë të vetmet gjëra që mund të të kënaqin gjatë këtyre ditëve të nxehta. Për të gjithë ata që nuk preferojnë të rrinë gjatë gjithë ditës në diell, por preferojnë të vizitojnë vende që promovojnë kulturën, traditën dhe historinë tonë, ka gjithmonë hapësira.
Më 11 gusht, në Lunxhëri dhe në rrethinat e saj, do të zhvillohen një sërë aktivitetesh kulturore, jo vetëm që do t’ua mbushin ditën, por edhe do të ju ushqejnë me informacione për traditat e lashta të kësaj zone, ashtu si edhe me recetat tradicionale që nuk duan t’ia dinë nëse bota ecën me shpejtësinë e dritës ato shijojnë edhe më shumë, sepse u janë besnike duarve të gjysheve.
Në Dhoskat, një prej fshatrave më të vizituara të zonës, do të organizohen një sërë aktivitetesh që promovojnë agroturizmin e këtyre rrethinave.
Banorët e zonës, njohësit më të mirë të produkteve organike të prodhuara në këtë vend, do t’ju ofrojnë të shijoni gjithçka të përgatitur nga duart e tyre. Duke nisur që nga trahanaja, te mjalti i luleve e gjithçka tjetër kjo zonë ofron, këtu do t’i gjeni të rralla e të pakrahasueshme me asnjë shije tjetër./ KultPlus.com
Të ftuar nga “Icon Arts Transilvania Festival”, në Rumani, nxënësit e shkollës së muzikës “Prenk Jakova” nga Gjakova do të përfaqësojnë Kosovën me kuartet harqesh në këtë festival, shkruan KultPlus.
Ky festival do të mbahet nga data 1 deri më 12 gusht 2018. Kosova do të përfaqësohet me kuartet harqesh në përbërje të tre nxënësve nga shkolla e muzikës ‘Prenk Jakova” Gjakovë (Hana Hana, Alkesta Gllogjani, Endrit Berisha), dhe një nxënës nga Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova” Prishtinë (Arsim Gashi).
Ky kuartet apo siç vendosëm ta quajmë “NEWBORN”, do të interpretojnë në dy koncerte, njëri me datë 2 gushtë në “Dealu Frumos” fortesë e shekullit XIII, dhe koncerti i datës 4 gushtë në “Kështjellën Peles”.
Programi i cili do të interpretohet do të jetë 45 min, ku do të luhet: 1.W.A.Mozart: Divertimento nr.3 në F-Dur(Allegro, Andante, Presto).
2. F.Schubert: Kuartet harqesh nr.13 në a-mol ”Allegro ma non troppo”.
3. Astor Piazzolla S.V.P.
4. “Kënga e Rexhes” , arr.Tomor Berisha.
Pjesëmarrja në këtë festival u mundësua edhe falë mbështetjes së drejtorit të arsimit në Gjakovë, Bernard Frrokaj dhe kryetarit të Komunës së Gjakovës, Ardian Gjinit, për mbështetjen financiare për pjesëmarrjen në këtë festival për nxënësin Arsim Gashi, ata falënderojnë edhe Drejtorin e Arsimit në Prishtinë, Jonuz Salihaj dhe Shkollën e Muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë./KultPlus.com