Rita Ora fotografohet nga Bryan Adams për kalendarin e famshëm ‘Pirelli’

Bryan Adams e ka fotografuar Rita Orën të zhveshur duke pozuar në një vaskë, në fotosesionin e krijuar për kalendarin e vitit 2022 të markës “Pirelli”.

Rok ylli kanadez i njohur edhe si fotograf, është angazhuar t’i fotografojë disa emra të njohur të showbizit, si Cher, Rita Ora, Grimes, Jennifer Hudson, Iggy Pop, Normani, Saweetie, Bohan Phoenix, Kali Uchis dhe St. Vincent, për edicionin e ardhshëm të kalendarit ikonik të titulluar, “On The Road”.

Dhe për ta zbuluar lajmin e realizimit të këtij fotosesioni dhe emrave të yjeve që do të jenë pjesë e kalendarit të ardhshëm, “Pirelli”, Adams e postoi një fotografi intime bardh e zi ku shihet këngëtarja 30-vjeçare, Rita Ora, e shtrirë në një vaskë hoteli, transmeton KultPlus.

Muzikanti 61-vjeçar, Bryan Adams, përmes një komunikate për media ka deklaruar: “Në rrugë është vendi ku i kam kaluar 45 vjetët e fundit, sepse jeta e një muzikanti përbëhet nga rrugët, udhëtimet, pritja nëpër hotele dhe orët e tëra në prapaskenë”.

Adams, fotografitë i ka realizuar për dy ditë në Los Angeles gjatë qershorit të këtij viti, dhe një ditë në Capri në muajin korrik.

Filiali në Britani të Madhe i markës italiane të gomave “Pirelli”, e themeloi kalendarin e famshëm në vitin 1964, me drejtorin artistik Derek Forsyth dhe fotografin britanik Robert Freeman, të cilin e kishin realizuar e edicionin e parë. Përgjatë vjetëve, yje të tillë si: Cindy Crawford, Miranda Kerr, Nicole Kidman, Hilary Swank dhe Uma Thurman, e kanë hijeshuar këtë kalendar.

Numri i ardhshëm me titull, “On The Road”, do të prezantohet në muajin nëntor dhe njëherësh e shënon rikthimin e kalendarit ikonik “Pirelli”, pasi publikimi i tij ishte pezulluar vitin e kaluar si pasojë e pandemisë COVID-19. / KultPlus.com

Australianët e shpallin Rita Orën “qytetare nderi” pas reagimit interesant kur provoi ushqimin e tyre tradicional

Ajo është sensacioni i muzikës në Mbretërinë e Bashkuar, e cila ka shijuar pjesën e saj të mirë të delikatesave si një yll popi ndërkombëtar.

Dhe të premten mbrëma në premierën e “The Voice Australia”, Rita Ora, 30 vjeçe, dha mendimin e saj për ‘Vegemite’ (ushqim tradicional australian), shkruan DailyMail.

Gjatë daljes debutuese në karrigen e panelistes, këngëtarja e hitit “I Will Never Let You Down” u befasua nga kolegu i saj, ylli Guy Sebastian, i cili erdhi me një kuti me ushqim.

“A është kjo një donut ‘Krispy Kreme’?”, pyeti artistja kryesuese e top-listave muzikore të Mbretërisë së Bashkuar.

Ndërkohë, Guy zbuloi se brenda paketës me ushqim kishte disa copë Vegemite.

“Është pak më e shijshme. Kjo është një dhuratë mirëseardhjeje në Australi”, tha ai.

Rita me kënaqësi provoi ushqimin, dhe madje dukej se e shijoi atë.

“Është pak e thartë apo jo?”, tha artistja shqiptare pasi e provoi, ndërsa kolegët gjyqtarë Keith Urban dhe Jessica Mauboy shikuan dhe filluan të qeshin.

Guy pranoi se i pëlqente ta hante atë me djathë – para se Rita ta pyeste me shaka këngëtarin australian nëse ishte shtatzënë.

Një numër u lajmëruan në Twitter, duke shkruar statuse nga më të ndryshme për yllin me prejardhje shqiptare.

“Rita Ora kishte reagimin më të mirë ndaj ‘Vegemite’ nga çdo mysafir ndërkombëtar. Ajo është zyrtarisht një qytetare australiane e nderuar”, shkroi një fans.

Një tjetër shtoi: “Rita Ora tani është një konsumuese e ‘Vegemite’ e vogël e lumtur”.

“Rita Ora duke provuar ‘Vegemite’ [një emoji i qeshur]”, shkroi një i tretë.

Rita u shpreh se mund të lidhej më shumë me të, pasi ajo vet ishte 15 vjeçe kur nënshkroi kontratën e saj të parë për një këngë.

“Ju do të merrni shumë po dhe jo dhe ky është vetëm realiteti, por forca që unë mund të dëgjoj në aftësinë tuaj vokale, është diçka që askush nuk mund ta godasë atë”, tha ajo.

‘Vegemite’ është një ushqim australian i trashë, ngjyrë kafe e errët, i bërë nga ekstrakti i majave të birrës, me aditivë të ndryshëm të perimeve dhe erëzave. Ajo u zhvillua nga Cyril Callister në Melburn, Victoria në 1922./KultPlus.com

Rita Ora përsëri në The Voice Australia

Këngëtarja e njohur shqiptare sërish është kthyer në Australi, për të qenë pjesë e The Voice Australia, shkruan KultPlus.

Kjo nuk është përvoja e saj e parë me këtë shoë, pasi që një edicion ka qenë pjesë e jurisë së kësaj gare të madhe, por që shihet të ketë pasur përvojë të mirë me këtë shtet, dhe ajo është rikthyer prap në këtë shoë televiziv./ KultPlus.com

Rita Ora sjell verzionin akustik të këngës ‘You For Me’

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora dhe reperi Sigala kanë publikuar versionin akustik të këngës ‘You For Me’.

Njoftimin e ka bërë vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagram, shkruan Kult Plus.

“Është këtu! Verzioni akustik tani është i juaji #YouForMe”-ka shkruar Ora.

Kënga ‘You For Me” e publikuar me klip 3 javë më parë, u mirëprit nga publiku duke grumbulluar plot 2.6 milionë klikime në Youtube./KultPlus.com

Rita Ora dhe Taika Waititi në tapetin e kuq të premierës “The Suicide Squad” (FOTO)

Rita Ora dhe Taika Waititi kanë kaluar në tapetin e kuq si çift, në premierën e “The Suicide Squad”, të hënën në mbrëmje. 

30-vjeçarja mbante veshur një fustan të bardhë e të shkurtë, me një model shumë të veçantë. Ndërkohë për ta kombinuar kishte zgjedhur një palë sandale ngjyrë gri. Flokët i mbante të lidhur dhe kishte zgjedhur një make-up të thjeshtë.

Ndërsa 45-vjeçari mbante veshur një kostum ngjyrë gri, këmishë të bardhë dhe këpucë të zeza. Teksa merrnin poza para aparatit fotografik, Rita dhe Taika, qeshnin me njëri-tjetrin dhe dukeshin mjaft të lumtur./ KultPlus.com

Rita Ora për fitoren e Distria Krasniqit: Kosova lë gjurmë në Tokio 2020

Distria Krasniqi i ka siguruar medalje olimpike Kosovës në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, duke e rrëmbyer të Artën.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, i është gëzuar fitores së Distrias.

Ajo ka thënë se Kosova la gjurmë në lojërat olimpike ‘Tokio 2020’ duke fituar medaljen e artë.

“Urime Distria Krasniqi, Kosova lë gjurmë në ‘Tokio 2020’, Distria Krasniqi fiton medaljen e artë olimpike”, shkroi këngëtarja. / KultPlus.com

Rita Ora për parakalimin e ekipit të Kosovës në Tokio: Përpara Kosova, shumë fat

Parakalimi i ekipit të Kosovës në ceremonië e hapjes zyrtare të Lojërave Olimpike që do të mbahen në Tokio, ka tërhequr vëmendjen e shumë figurave të njohura, përcjell KultPlus.

Ndër këto figura, ka qenë edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora e cila ka shpërndarë postimin e presidentes Osmani.

”Përpara Kosova… Shumë fat”, ka shkruar Ora.

Ekipi ynë shtetëror ishte i 67-ti në listën e parakalimit, ndërsa ekipit i prinë xhudistët Majlinda Kelmendi dhe Akil Gjakova. / KultPlus.com

Rita Ora dhe Sigala sjellin klipin e ri të këngës ‘You For Me’

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora dhe DJ Sigala kanë publikuar klipin e ri të shumëpritur të këngës ‘You For Me’.

Klipi i ‘You For Me’ vjen dy javë pas publikimit të këngës, që u pëlqye jashtëzakonisht shumë nga publiku duke grumbulluar afër 1 milion klikime, transmeton KultPlus.

“Klipi është i disponueshëm tani. Absolutisht më pëlqente ta filmoja këtë video në një vend të mrekullueshëm për mikun tim shumë të veçantë Sigala për ‘You For Me’. Shpresoj ta doni aq shumë sa ne e duam! Vikend të mbarë”, ka shkruar Ora në rrjetin social Instagram pas publikimit të klipit.

Video me regji nga Clara Cullen. /KultPlus.com

Rita Ora publikon të premten videoklipin e këngës me Sigalan

Rita Ora ka publikuar ditë më parë këngën e saj më të re, që është bashkëpunim i saj me DJ-në e njohur britanik, Sigala.

Ndërkohë, të mërkurën, Rita ka bërë të ditur se këtë të premte do të publikohet edhe videoklipi i kësaj kënge.

Këngëtarja kosovare me famë botërore ka publikuar javë më parë fotografi nga xhirimet e klipit. Ashtu si ritmet verore të këngës, edhe pamjet në videoklip do të jenë tërësisht verore.

Kënga e fundit e artistes 30-vjeçare me videoklip ishte “Big” në bashkëpunim me Guna, si pjesë e mini-albumit “Bang” i cili përmban vetëm katër këngë. Klipi i kësaj këngë kishte bërë bujë të madhe në trojet shqiptare për shkak të shfaqjes në të me veshje tradicionale shqiptare të dizajnuara nga dizajneri kosovar, Valdrin Sahiti. / koha.net / KultPlus.com

Kënga e re e Rita Orës, e treta në Mbretërinë e Bashkuar

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, javën e kaluar ka publikuar këngën e saj më të re, përcjell KultPlus.

Kënga mban titullin ”You for me” dhe vjen në bashkëpunim me DJ-n e famshëm britanik, Sigala. Ndërkaq, kënga është e publikuar në Youtube vetëm si audio, kurse klipi pritet të lansohet në ditët e ardhshme.

Për momentin, kjo këngë renditet e treta në top listën zyrtare të këngëve të reja më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar, nga platforma Spotify.

Ka qenë vet këngëtarja shqiptare ajo e cila ka publikuar në InstaStory një imazh të këtij suksese, duke treguar kështu mirënjohjen për të gjithë ata që po dëgjojnë këngën e saj të re. / KultPlus.com

Rita Ora publikon këngën e re më 2 korrik

Rita Ora së shpejti pritet të publikojë këngën e saj më të re, që do të vijë në bashkëpunim me DJ-në britanik, Sigala.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja nga Kosova, përmes një postimi në Instagram.

Rita, 30-vjeçare, ka publikuar në Instagram disa fotografi nga klipi, ku shihet tejet tërheqëse, e veshur me veshje plazhi.

Ajo ka treguar se kënga dhe klipi do të publikohen më 2 korrik ndërkohë që titulli i projektit më të ri do të jetë “You For Me”.

Rita ka publikuar në shkurt të këtij viti një mini-album, të titulluar “Bang” i cili përmban katër këngë. / KultPlus.com

Rita Ora dhe Jennifer Lopez me bashkëpunim të ri

Jennifer Lopez dhe Rita Ora thuhet se kanë pasur bisedime “sekrete” për projekte të përbashkëta në muzikë dhe bashkëpunime filmike.

Siç raporton “The Sun”, këngëtaret e hiteve të mëdha janë bashkuar në Los Anxhelos për të parë se çka mund të bëjnë së bashku dhe sipas burimeve, ato nuk kanë parë limite, përcjell KultPlus.

Këngëtarja kosovare Rita Ora, 30-vjeçare, ditë më parë ka zbarkuar në Kaliforni pas disa mujsh qëndrimi në Australi për të xhiruar për “The Voice”, derisa këngëtarja latine, Jennifer Lopez, 51-vjeçare, është rikthyer në qytetin e engjëjve pasi ka xhiruar videoklipin e ri në Miami.

“J.Lo. dhe Rita janë takuar në Soho House të Los Anxhelosit ku kanë qëndruar për orë të tëra duke folur se çka mund të bëjnë së bashku.

Duket se bashkëpunimi me këngëtaren, aktoren dhe valltaren e famshme latino-amerikane ka qenë një prej synimeve të kahmotshme të këngëtares nga Prishtina, e cila vite më parë pati deklaruar se inspirohet me të madhe nga Jennifer. / KultPlus.com

NEW YORK, NY – JULY 17: Rita Ora wears a psychadelic outfit on July 17, 2017 in New York City. (Photo by Gotham/GC Images)

Rita Ora shfaqet plot stil në fotosesionin e ri per ‘Prada’ dhe ‘Miu Miu’

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka pozuar për fotosesionin e ri të markave  ‘Prada’ dhe ‘Miu Miu’, shkruan KultPlus.

Në fotografitë e postuara në rrjetin social Instagram Ora duket mjaft tërheqëse teksa shfaq dhe rrobat interesante dhe plot stil të këtyre dy markave.

Këngëtarja për momentin gjendet në Australi ku dhe është gjyqtare në ‘The Voice Australia’./ KultPlus.com

Mini-albumi i Rita Orës “Bang” arrin 40 milionë klikime në Spotify

Rita Ora për momentin ndodhet në Sydney. Një udhëtim i tillë ka ardhur si rrjedhojë e punës së saj, pasi do të jetë pjesë e “The Voice”. Ndërkohë, në një postim në rrjetin social Instagram, Rita ka bërë të ditur se po shijon edhe suksesin e mini-alubmit.

“Bang” mban titullin prodhimtaria muzikore, këngë të cilat në platformën digjitale Spotify kanë arritur rreth 40 milionë klikime.

“Bang” EP NGA Rita Ora dhe Imanbek befasisht ka arritur 40 milionë klikime në Spotify”, shkruhej në postim.

Rita Ora gjithashtu është duke shijuar edhe romancën me regjisorin e njohur, Taika Waititi./ KultPlus.com

Daily Mail: Gjyshërit e Rita Orës dhe Dua Lipës janë parë duke shijuar një pije në Kosovë në vitin 1960

Gjyshërit e Rita Ora dhe Dua Lipa mund të shihen duke shijuar një pije në Kosovë në vitet 1960 me një imazh që po qarkullon në rrjete sociale.

Të njëjtën e ka postuar Dukagjin Lipa, derisa gjyshi i Ritës, Besim Sahatçiu, një regjisor filmi dhe gjyshi i Duas, Seit Lita, një historian dhe intelektual, ulen së bashku duke pirë, shkruan Daily Mail, transmeton KultPlus.

Yjet e muzikës pop, përkatësisht me moshën 30 dhe 25 vjeç, janë të dyja me origjinë shqiptare.

Fansat duke bërë krahasime mes tyre, u mahnitën me ngjashmëritë që ato kanë me gjyshërit e tyre.

“Babai im, Seit Lipa dhe z. Besim Sahatçiu. Gjyshërit e Dua Lipës dhe Rita Orës duke pirë një pije në qytetin e viteve 1960 në Pejë”, ka shkruar tutje Lipa.

Besim, i cili vdiq në vitin 2005, ishte shumë i respektuar në fushën e tij dhe në 2018, Ministria e Kulturës e nderoi pas vdekjes me një Çmim për Arritjet e Jetës për Kinematografi. Atë vit, një rrugë në qytetin e Prishtinës u emërua pas tij.

Seit në anën tjetër ndërroi jetë në vitin 1999 dhe ishte i njohur në fushën e tij, duke vepruar si udhëheqës i Institutit Kosovar të Historisë nga 1990 deri në 1995.

Rita lindi në Prishtinë, nga prindër shqiptarë. Nëna e saj, Vera, psikiatre dhe babai i saj, Besnik Sahatçiu, është një pronar pubi, i cili ka studiuar ekonomi.

Dua ka lindur në Londër dhe është fëmija i madh i prindërve shqiptarë të Kosovës. Nga ana e gjyshes së saj nga nëna, ajo është me origjinë boshnjake./telegrafi/ KultPlus.com

Sherri mes Ritës e Duas shuan shpresat për bashkëpunim mes katër këngëtareve shqiptare

Bebe Rexha ka sjellë disa bashkëpunime me artistë të famshëm amerikanë në albumin e saj më të ri “Better Mistakes” mirëpo nuk ka arritur të sjellë bashkëpunimin që shumëkush është duke e pritur që një kohë të gjatë.

Bëhet fjalë për premtimin që pati dhënë kohë më parë këngëtarja 31-vjeçare shqiptare, se do t’i bënte bashkë në një projekt, Rita Orën, Dua Lipën, Ava Maxin dhe vetë atë, të gjitha këto, artiste të famshme botërore, me prejardhje shqiptare.

Rexha ka thënë në një intervistë për “The Sun” se është e dëshpëruar që nuk ka arritur ta realizojë këtë duke shtuar se tanimë nuk beson se do të ndodhë ndonjëherë.

Ajo ka thënë se bashkëpunimi nuk mund të bëhet për shkak të problemeve mes Duas dhe Ritës.

“Kam provuar me të vërtetë. Nuk e di saktë se çka po ndodh mes tyre apo cila është drama. Jam munduar gjithmonë të krijojë paqe dhe t’i bëjë bashkë vajzat. Unë me të vërtetë dua të bëjë diçka bashkë me ato por tani jam e sigurtë se kjo nuk do të bëhet kurrë. Nuk dua të shtojë asgjë më shumë për këtë”, është shprehur ajo.

Sipas “The Sun”, Dua dhe Rita, prindërit e të cilave janë që të gjithë nga Kosova, asnjëherë nuk kanë folur për rivalitetin e krijuar, ndonëse besohet se kjo ka ndodhur për shkak të krahasimeve mes tyre.

Ato madje shpeshherë kanë marrë pjesë në ngjarje të njëjta muzikore edhe fizikisht por asnjëherë nuk janë takuar dhe nuk janë paraqitur bashkë para mediave, duke i ikur kontaktit me njëra-tjetrën. 

Ndërkohë, Bebe ka thënë se beson që ato janë bërë “rivale” mes vete për shkak të presionit të të qenit gra në industrinë e muzikës.

“Është e çuditshme sepse e di se si është të jesh vajzë dhe nganjëherë bëhemi vërtetë rivale. Nuk jam duke folur për veten, Duan, Ritën apo Avan. Po flas për vajzat në përgjithësi. Nuk e di për në Mbretërinë e Bashkuar, mirëpo këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, disa vjet më parë, 80% e këngëve të transmetuara në radio ishin të burrave ndërkaq vetëm 20% të grave. Kësisoj, ne ndihemi sikur duhet të garojmë sepse jemi minoritet në industrinë e muzikës”, ka thënë Rexha.

Ajo ka thënë se është për keqardhje që nuk po arrin të realizojë një këngë bashkë me tri vajzat shqiptare pasi siç ka thënë, i njeh të gjitha personalisht dhe se të gjitha janë shumë të mira dhe secila prej tyre është tejet e suksesshme në muzikë.

Bebe Rexha pati hedhur idenë për bashkëpunim mes artisteve shqiptare më famë botërore, në fillim të vitit 2019. /koha/ KultPlus.com

Rita Ora e mahnitshme në performancën e re, paralajmëron versionin akustik për Amazon Music

Këngëtarja e famshme me prejardhje shqiptare Rita Ora, e njohur gjithashtu për stilin dinamik të jetës ka zënë vend në mediat botërore përsëri me dukjen e saj ekstravagante, përcjellë KultPlus.

Në performancën e saj në Amazon, Rita është dukur e mahnitshme duke ruajtur stilin e saj të veçantë.

Në mbishkrimin e fotografive të postuara në Instagram ajo tregon se është jashtëzakonisht entuziaste që të ndajë me fansat e saj të premten versionin akustik të perfomancës së veçantë të realizuar për Amazon Music.

“Të premten versioni akustik! Mezi po pres që të gjithë ta shohin! Performancë shumë shumë e veçantë për Amazon Music”, shkruan Rita. / KultPlus.com  

                                                                                                                                                                                                                    

Bebe Rexha: Bashkëpunimi me Duan, Ritën dhe Avan do të ishte frymëzim për vajzat shqiptare

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha së fundmi i është përgjigjur pyetjeve të fansave të saj në rubrikën ‘AskAnythingChat’, përcjell KultPlus.

Ndër pyetjet e shumta që ju drejtuan këngëtares ishte edhe ajo e një bashkëpunimi të mundshëm me Dua Lipën dhe Ava Max, për të cilën Rexha ja thënë se do të ishte një gjë e mrekullueshme që të gjitha të bëhen bashkë sepse vijnë nga i njëjti vend.

“Çdo gjë është e mundur, dhe do të thoja ‘Po’, do të përpiqem të ndodhë. Unë mendoj se do të ishte e mrekullueshme sikur vajzat të bëheshin bashkë, sepse ju e dini që ne vijmë nga i njëjti vend, ku ashtu siç kemi folur më herët, në të kaluarën, vajzat nuk ishin gjithmonë në muzikë në kulturën tonë, tani është komplet ndryshe dhe ju e dini që unë e dua kulturën time shumë, por unë jam rritur në gjysmë kulturën time, kështu që mund të flas në gjysmën e tyre”, ka thënë ajo.

Tutje këngëtarja ka shtuar se një bashkëpunim i tillë mes shqiptareve do të motivonte të gjitha femrat tjera shqiptare dhe kosovare, që ato kanë fuqi të arrijnë në jetë.

“Ju e dini, ne femrat nuk kemi qenë gjithmonë të barabarta si meshkujt dhe mendoj se fakti se ne të gjitha vijmë nga një kulturë e ngjashme është vërtet e bukur dhe mendoj se do të ishte e mrekullueshme për neve të vinim së bashku dhe të kapnim duart dhe të bëheshim si të gjitha vajzat tjera shqiptare ose kosovare atje, do të ishim si: ‘Ju mundeni, ju mund ta bëni këtë, ju mund t’i bëni ëndrrat e tua realitet, ti e ke këtë dhe çdo vajzë në botë – nuk ka rëndësi nga je, kështu që do të doja ta bëja këtë të ndodhte”, ka theksuar Rexha./ KultPlus.com

Pas Ritës edhe Vera Ora vishet me veshje tradicionale (FOTO)

Nuk janë të rralla rastet kur veshjet tradicionale shqiptare zënë vend jo vetëm në videoklipet e këngëtareve shqiptare që tashmë kanë një sukses ndërkombëtar, por dhe në përditshmërinë e jetës së tyre, shkruan KultPlus.

Pasi Rita Ora muaj më parë kishe sjellë një videoklip mjaft të veçantë ku ishte e veshur me veshje tradicionale shqiptare, sot nëna e saj Vera Ora ka publikuar disa foto dhe vetë ajo shihet e veshur me kostume tradicionale.

Këto fotografi Ora i ka postuar në Instagram teksa ka shkruar se tradicionalja i përshtatet më mirë.

“Tradicionalja më përshtatet mirë, faleminderit”, është përshkrimi i Vera Orës./ KultPlus.com

Rita, pjesë e koleksionit të ri të ‘Gucci’

Këngëtarja me prejardhje kosovare, Rita Ora, gjithmonë ka qëndruar në hap me trendët e fundit të modës. Këtë e ka bërë edhe në një promovim të koleksionit të ri të kompanisë së njohur “Gucci”.

Këngëtarja 30-vjeçare kishte të veshur një bluzë shumëngjyrëshe që e identifikon “Guccin” dhe një fund gjithashtu pjesë e koleksionit “Aria”. Këngëtarja është pjesë e shumë yjeve që kompania “Gucci” i ka përzgjedhur për të qenë pjesë e koleksionit “Aria”. Yje tjera janë Miley Cyrus, Lana Del Rey dhe Madonna.

Ndërkaq, Rita mbante të gjithë veshjen nga koleksioni që u prezantua të enjten. Fotografitë janë shkrepur pas perëndimit të diellit, ndërsa veshjen e ka kombinuar e flokët që shkonin kah ngjyra e kuqe, duke hequr kështu dukjen bionde për të cilën edhe njihet. Këngëtarja shqiptare në llogaritë e saj nëpër rrjetet sociale, të enjten publikoi edhe fotografitë e muralit të realizuar për të në Ferizaj. Rita ka thënë se ka mbetur e mahnitur me muralin në qendër të Ferizajt. Ora në mural paraqitet me rrobat kombëtare, fotografi të ndara nga videoklipi i fundit i saj “Bang”. / KultPlus.com

Rita Ora mahnitet me muralin e saj të bërë në ndërtesën e lartë në Ferizaj

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, ka shpërndarë në Instastory një fotografi të një ndërtese në Ferizaj, ku shihet murali me foton e saj.

Në këtë fotografi, Rita ka të veshura veshjet tradicionale, me të cilat ka realizuar videoklipin e saj të fundit.

“Më keni lënë gojëhapur”, ka shkruar Rita në përshkrimin e fotografisë që ka shpërndarë.

Kjo veshje e Ritës ka bërë krenarë shumë shqiptarë, të cilët i kanë dhënë mijëra pëlqime e komente në rrjetet sociale.

Të shumtë kanë qenë ata që fotografitë e Ritës me veshje tradicionale i kanë shpërndarë në profilet e tyre, duke shkruar se Rita është krenaria e Kosovës.

Ndryshe, Rita Ora, e cila tashmë njihet botërisht për muzikën dhe zërin e saj, nuk ngurron asnjëherë të flasë për vendlindjen e saj Kosovën.  /KultPlus.com

Rita Ora viziton fëmijët e sëmurë të një qendre bamirëse në Australi

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, po vazhdon të shijojë qëndrimin në kontinentin australian. Ajo ndodhet në Sydney për spektaklin e talenteve “The Voice Australia”, ku është përzgjedhur të jetë anëtare e jurisë, përcjell KultPlus.

Shoqëruar nga këngëtarja e famshme, Jessica Mauboy, njëherësh kolegia e saj e bashkë-anëtare e jurisë në “The Voice Australia”, kanë vizituar fëmijët në Shoqatën Bamirëse ‘Ronald McDonald House Westmead’.

‘Ronald McDonald House Westmead’ është një organizatë e pavarur, jofitimprurëse, e përkushtuar në sigurimin e programeve jetësore për familjet me fëmijë të sëmurë rëndë.

Ka qenë televizioni i famshëm australian, Channel 7, ai i cili përmes një kronike televizive, i ka dedikuar një hapësirë në edicionin qendror të lajmeve vizitës që artistja 30-vjeçare me origjinë shqiptare, ka kryer sot në këtë qendër.

Edhe vet faqja e ‘Ronald McDonald House Westmead’ në një postim të shpërndarë në Facebook, falënderuar Ritën dhe Jessicën për këtë vizitë, që i ka lumturuar sado pak fëmijët e sëmurë që gjejnë mbështetje në këtë qendër.

“A i keni parë lajmet? Ne jemi shoqëruar me Rita Orën dhe Jessica Mauboy sot. Ne nuk mund ta besojmë fare. Familjet tona nuk mund të merrnin mjaft nga energjia e tyre infektive dhe i bindën Ritën dhe Jess të këndonin disa melodi të improvizuara. Ne jemi shumë mirënjohës që ata gjetën kohë të ndaleshin dhe të flisnin me secilin prej familjes tonë. Çfarë pasdite e veçantë. Falënderime të mëdha për Channel 7 për realizimin e kësaj”, kanë shkruar roganizata në faqen e tyre. / KultPlus.com

Rita Ora publikon fotografi të Vjosa Osmanit: Urime Presidentja e re e Kosovës

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka uruar Vjosa Osmanin për postin e presidentes.

Rita përmes një fotografie në llogarinë e saj në Instagram ka shprehur urime për të parën e shtetit të Kosovës.

“Urime Vjosa Osmani, Presidentja e re e Kosovës”, ka shkruar Rita në përshkrimin e fotografisë. / KultPlus.com

Revista “BW” zgjedh Rita Orën si gruan më influencuese të vitit në biznes

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora aktualisht ndodhet në Australi prej disa kohësh pasi është e angazhuar në edicionin e “The Voice” atje.

Por sukseset e artistes nuk ndalen teksa së fundmi ka publikuar dhe këngët e reja të saj.

Revista indiane e njohur në botën e biznesit, “Bw Bsuinessworld” e ka zgjedhur Ritën si “Gruan më influencuese të vitit në biznes”.

Ka qenë vetë Rita që bën të ditur lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale. Në kopertinën e revistës ajo shfaqet me një imazh tërheqës ndërsa ka falenderuar median për vlerësimin./diaspora shqiptare/ KultPlus.com