Qyteti i gurtë që ruan skemën urbanistike, restaurohet një tjetër banesë

Në qytetin e Gjirokastrës vazhdojnë ndërhyrjet restauruese për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e banesave karakteristike të cilat kanë histori dhe vlerë për vetë qytetin por dhe për vizitorët.

Ditët e fundit punonjësit e Drejtorisë Rajonale e Kulturës Kombëtare Gjirokastër po punojnë për restaurimin e banesës ”Qendro” monument kulture i qytetit të gurtë.

Punimet resaturuese konsistojnë në rregullimin e 36 m2 çati e sprethe me gjithë elementet e tyre përbëres, trarë, mahi, petavër travesë e bishta.

Gjirokastra, qyteti i gurtë, është regjistruar në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 2005. Në qytet veçohet tipi i shtëpisë së fortifikuar me çati me pllaka guri, në harmoni perfekte me peizazhin shkëmbor të territorit ku ajo ngrihet.

Banesat, një tip i veçantë në tipologjinë e banesës shqiptare dhe asaj ballkanase të mesjetës së vonë, luajnë një rol të rëndësishëm në fizionominë e qytetit.

Gjirokastra ka 56 banesa monumente kulture të kategorisë së parë, 502 të kategorisë së dytë dhe shumë komplekse të tjera me vlera historike, arkitektonike dhe kulturore.
Qyteti ruan të paprekur skemën urbanistike, ku çdo shtëpi ka karakteristika të veçanta që lidhen me terrenin mbi të cilin është ndërtuar.

Sipas kategorive të monumenteve kulturore, në qytet dallohen kalaja, pazari, ndërtimet e kultit dhe shtëpitë e banimit./ KultPlus.com

Artistët pezullojnë grevën, nga 1 nëntori do t’i marrin pagat me rritje

Gili Hoxhaj

Pas propozimit të ministrit Gashi sot është miratuar Rregullorja për gradimin dhe pagat e krijuesve dhe performuesve të kulturës, si dhe punonjësve profesional të trashëgimisë kulturore. Përmes këtij akti do të rritet paga në vlerë prej 50% për këto kategori dhe do të përmbyllet procesi i punës së përbashkët i të gjithë aktorëve që kanë qenë të përfshirë, shkruan KultPlus.

Pas miratimit të kësaj rregulloreje, institucionet vartëse të MKRS-së, Teatri Kombëtar i Kosovës, Filharmonia e Kosovës dhe Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”, që nga nesër do t’i kthehen punës për të sjellë aktivitetet e parapara tek publiku. Periudha ligjore kur do të ridestinohen mjetet është data 5 tetor deri më 10 tetor dhe koha kur pagat do të dalin me rritje është data 1 nëntor i këtij viti, ndërsa ministri Gashi tha se këto paga do të jenë retroaktive që nga qershori, përkundër kërkesës së Ministrisë që të jenë retroaktive që nga janari.

“Prej janarit është e pamundur ligjërisht për shkak se buxheti i Republikës së Kosovës nuk ka kaluar në procesin e rishikimit dhe mundësia ligjore dhe financiare është që pagat të jenë retroaktive që nga qershori” , u shpreh ai sot gjatë konferencës.

Minsitri Gashi sot priti Këshillin Grevist të sindikatave dhe performuesve të institucioneve vartëse të MKRS-së. Ai në konferencën e mbajtur për media, u shpreh se si ministri që nga marrja e detyrës kanë qenë të përkushtuar në zhvillimin e politikave kulturore dhe në mbështetjen e kapaciteteve njerëzore në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore. Ai tutje u shpreh se ndihet jashtëzakonisht i lumtur e i kënaqur që sot në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, me propozimin e tij është miratua ky dokument, si një proces i nisur në fillim të këtij viti.

“Me sigurimin e një page bazë konkurruese me rajonin do të kontribuojmë në konkurrencë dhe interesim më të madh të punëtorëve të kulturës dhe angazhim në institucionet e kulturës dhe trashëgimisë kulturore. E kemi mirëkuptuar edhe grevën që ka ndodhur këto muajt e fundit, përkundër faktit se kam qenë shumë i bindur se këtë proces të nisur do ta përfundojmë me sukses, megjithatë sot Qeveria e Kosovës i ka dhënë drejtim të duhur këtij procesi dhe jam shumë i lumtur që të gjithë krijuesit, performuesit, punëtorët e trashëgimisë kulturore do të kenë paga të dinjitetshme, ashtu siç i kanë kërkuar”, u shpreh Gashi.

Gashi në fund tha se u bën thirrje të tri institucioneve që (Teatri Kombëtar i Kosovës, Filharmonia e Kosovës, Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Shota”) t’i kthehen punës me programin e paraparë, ndërsa janë të interesuar që vitin e ardhshëm të jenë edhe më të pasura me aktivitete.

Besnik Grajçevci tha se si përfaqësues i trupës artistike dhe ansamblit “Shota”, pas takimit të sotëm dhe miratimit të rregullores së Qeverisë së Kosovës, ashtu siç kanë premtuar edhe në fillim të grevës, do t’i kthehen punës momentin e finalizimit të qëllimit të përbashkët që kanë pasur së bashku me Ministrinë e Kulturës.

“Ne e shpallim grevën të pezulluar dhe ftojmë të gjithë kolegët që qysh nesër t’i kthehen punës me aktivitetet dhe me një intensitet të madh të punës që edhe këto ditët e humbura t’i përmbushin në mënyrën sa më profesionale”, u shpreh në fjalën e tij Grajçevci, duke thënë se kjo është një dritë e gjelbër drejt besimit institucional.

Adrian Morina që përfaqëson sindikalistët e TKK-së, u shprehe se hyrja në grevë ka qenë shumë e rëndë por ka qenë zgjidhja e tyre e fundit, ndërsa gëzohet që po i kthehen repertorit të rregullt, veçmas për publikun, i cili thotë se shpreson që publiku do ta shohë premierën e paraparë javën e kaluar “Kopshti i Vishnjeve” me regji të Ilir Bokshit.

“I kemi përcjellë mbledhjet e qeverisë këto javë, për shkak të përgjegjësisë që e kemi marrë dhe ne jemi përfaqësues të komunitetit artistik dhe kemi prapa vetes diku 170-180 persona. Ka qenë shumë e rëndë hyrja jonë në grevë, ndoshta ka qenë zgjidhja e fundit. E di që institucionet, Ministria e Kulturës n’a janë hidhëruar pak dhe me të drejtë ndoshta pasi që kanë qenë shumë bashkëpunues, të paktën vitin e fundit ne kemi qenë pjesë e komisionit i cili ka draftu rregulloren për ngritjen e pagave dhe pasi që këto muaj të fundit, nuk ka kaluar rregullorja, kemi parë të arsyeshme që të hyjmë në grevë, ndoshta greva nuk ka qenë mjeti i duhur por kjo ka qenë kërkesa e atyre që përfaqësojmë, më vjen mirë jo për neve pasi që ne jemi çdo ditë në institucione por për publikun që do t’i kthehet raportuarit të rregullt te të gjitha institucioneve veçmas Teatrit Kombëtar të Kosovës”, u shpreh Morina, ndërsa falënderoi ata që i kanë përkrahur në këtë grevë, e veçmas ministrin për fjalën e mbajtur ndërsa finalja do të jetë ditën kur do t’i marrin paratë.

Kurse Alban Feka nga Filharmonia e Kosovës falënderoi ministrin dhe kabinetin e tij që kanë bërë një punë të madhe deri më sot, ndërsa tha se shpreson që pagat e tyre do të rriten shumë shpejtë dhe do të vazhdojnë me aktivitetet e parapara./ KultPlus.com

Rrahje në koncertin e Dua Lipës në Kinë (FOTO)

Një incident gjatë koncertit në Kinë ka përlotur këngëtaren shqiptare, Dua Lipa. Ndërsa ajo po këndonte në skenë, fansat e saj shijonin muzikën dhe kërcenin.

Por në një moment të papritur disa efektivë policie janë futur mes turmës dhe kanë goditur disa prej fansave që po kërcenin, shkruan 27.al

Edhe pse u mundua të përmbahej, Dua nuk mundi t’i ndalë lotët. “Dua të krijoj një mjedis vërtet të sigurt për të gjithë që të argëtohemi. Dua që ne të gjithë të këndojmë, të kërcejmë e të kalojmë bukur”, iu drejtua fansave.

Sipas disa statuseve në rrjetet sociale fansat u përzunë nga koncerti prej policisë sepse po valëzonin flamurin e homoseksualëve.

Faruk Begolli në ballinën e revistës serbe ‘Ilustrovana Politika’

Legjenda Faruk Begolli ka kaluar një jetë plot suksese në botën e filmit dhe teatrit.

Profesori i kujtuar nga gjeneratat e ndryshme në Kosovë, në dhjetor të vitit 1972 pushtoi kopertinën e revistës javore serbe ‘Ilustrovana Politika’.

Me 5 dhjetor të këtij viti ai do të ishte në kopertinën e revistës së njohur, ende në një moshë të re.

Begolli atyre viteve ishte angazhuar me “Të ngujuarit”, “Si të vdise” dhe më vonë në projektin “Era dhe Lisi”.

Begolli vdiq me 23 gusht të vitit 2007, ndërsa mbetet ndër kolosët e kinematografisë shqiptare dhe mësues i pashoq në këtë fushë. / KultPlus.com

Botohet libri “Xhamitë e Shqipërisë. Historia, Arkitektura, shek. XV-XIX”

“Xhamitë e Shqipërisë. Historia, Arkitektura, shek. XV-XIX” është libri që vjen për lexuesit dhe studiuesit në një pikëpamje studimore dhe historike nga Prof.Dr. Aleksandër Meksi.

Nëpërmjet këtij libri, autori thellon punën e tij kërkimore shkencore, duke na paraqitur një botim të ri më të plotë, për masën e interesuar të lexuesve, studiuesve, besimtarëve, si dhe atyre që janë të interesuar për xhamitë, evoluimin dhe zhvillimin arkitektural të tyre.

Ndërtimet e kultit mysliman me shumëllojshmërinë e tyre, zënë vend të rëndësishëm në tërësinë e arkitekturës së Mesjetës së Vonë (shek. XV-XIX). Ato ngrihen në të gjithë trevat e banuara nga shqiptarët gjatë këtyre shekujve, si dëshmi të qartë të një periudhe të historisë së popullit shqiptarë dhe të ndërtimeve në veçanti.

Xhamitë, sahatkullat, medresetë e ndërtuara në Shqipëri e në mbarë viset shqiptare janë produkt i mendjes krijuese të arkitektëve dhe të mjeshtërve shqiptarë, duke ruajtur edhe karakteristikat e objekteve të vendeve të origjinës.

Shumë prej tyre ruajnë vlera të veçanta arkitekturale shqiptare dhe mbeten si monumente të zhvillimit historik të objekteve të kultit në viset shqiptare, të cilat kanë tërhequr e tërheqin vëmendjen e vendasve dhe të huajve, vizitorë e turistë të profileve të ndryshme nga të katër anët e botës.

Komedia Fest me edicionin e shtatë synon thyerjen e paragjykimeve në shoqëri

Pas gjashtë edicioneve me të cilat tërhoqi vëmendjen e publikut dhe ringjalli teatrin dhe Çarshinë e Vjetër” të Gjakovës, Komedia Fest sivjet synon thyerjen e paragjykimeve në shoqëri përmes komedisë.

Edicioni i shtatë i Komedia Fest që do të mbahet nga 16-22 shtator 2018, vjen me shumë risi. Ka shtrirje të gjerë gjeografike, ndërsa përveç shfaqjeve komedi nga mbarë trojet shqiptare, do të ketë edhe programin për fëmijë, si dhe performanca nga artistë të ndryshëm.

“Komedia Fest në edicionin e shtatë do të përmbajë edhe disa aktivitete tjera shtesë që kanë për synim promovimin e kulturës dhe zgjerimin e njohurive për fushën e artit, gjithmonë duke mbajtur frymën e zhanrit të komedisë. Këto aktivitete shtesë përfshijnë edhe debate dhe ligjërata ditore me aktorë që kanë dhënë kontribut të çmuar në art, si dhe trendet e fundit globale”, thuhet në njoftimin e Komedia Festit.

Trupat teatrore pjesëmarrëse tashmë të konfirmuara vijnë nga: Prishtina, Mitrovica, Presheva, Tetova, Gjilani, Peja, Tirana.

“Shfaqjet për fëmijë do të prezantohen në terminet e mesditës. Në skenën e muzikës do të ngjiten artistë të shumtë dhe do të ketë befasi të tjera”, thuhet në njoftim.

Ditët e mia

Fehime Selimi

Ditët e mia
janë mërgimtare të palodhura
që rrugën e vet e masin,
me kujtime…
e unë në to jam
çerdhe e zogjve të lodhur

Ditët e mia
janë bredhëse të përjetshme
që në vetvete e ruajnë
një legjendë të heshtur,
e unë në të jam
përrallë e pasosur…

Ditët e mia
janë stinë të harruara
rrugëve të jetës
e unë në to jam
djep i vjeshës së vonë…

TETRIS dhe ‘The Adventures of Prince Achmed’ në Lumbardhi

Të shtunën në Lumbardhi do të performojnë TETRIS, ku njëkohësisht do të shfaqet filmi The Adventures of Prince Achmed (1926, Lotte Reiniger, 65 min). TETRIS, do të bëjnë soundtrack-in për filmin The Adventures of Prince Achmed.

TETRIS është një grup i Prishtinës, i cili prodhon tinguj bazuar në frazat hipnotike nga një numër tingujsh synth dhe deep bass. Line -up’i i tyre gjithnjë në ndryshim, është i prirur për manipulime analoge të kitarave të zhurmshme, piano klasike dhe beats monotone, duke i japur ngjyrë shfaqjeve te tyre të paparashikueshme dhe (shpesh) shpërthyese.

The Adventures of Prince Achmed është një film i animuar pa zë i vitit 1926 i drejtuar nga Lotte Reiniger i cili tregon aventurat magjike të princit Achmed. Është filmi më i vjetër i animuar që ka mbijetuar në botë. / KultPlus.com

Zbulohen datat dhe qyteti ku do të mbahet Eurovision Song Contest 2019

Është zbuluar sot qyteti izraelit në të cilin do të zhvillohet Eurovizioni i vitit 2019-të.

Midis tensionit dhe presionit politik, do të jetë Tel Avivi qyteti që do të mirëpresë vitin tjetër ngjarjen më të madhe muzikore në Evropë.

Shqipëria ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen në Eurovizion, derisa ka hapur aplikimin për Festivalin e Këngës në RTSH.

Ka pasur këtë vit mjaft polemika rreth faktit nëse duhet Izraeli të jetë nikoqir i Eurovizionit, marrë parasysh sulmet ndaj civilëve në Palestinë.

Izraelit i takon të jetë nikoqir i Eurovision Song Contest 2019 pasi këtë vit e fitoi festivalin me këngëtaren Netta Barzilai.

Festivali do të mbahet në muajin maj 2019, me 14, 16 dhe 18 maj. Do të jetë hera e tretë që Izraeli e mirëpret organizimin e Eurovizionit, pas vitit 1979 dhe 1999.

Eurovizioni do të mbahet saktësisht në EXPO Tel Aviv – International Convention Centre. / KultPlus.com

Ministri Gashi uron artistët, u rritet paga për 50%

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi sot ka uruar të gjithë krijuesit dhe performuesit e kulturës dhe punonjësit profesional të trashëgimisë kulturore të cilët nga tani e tutje do të ju rritet paga në vlerë prej 50 %. Ai përmes postimit ka thënë se është miratuar plotësim-ndryshimi i rregullores për gradimin dhe pagat e krijuesve dhe performuesve të kulturës dhe punonjësve profesional të trashëgimisë kulturore, shkruan KultPlus.


Më poshtë ju sjellim postimin e plotë të ministrit Gashi.

URIME TË GJITHË KRIJUESVE, PERFORMUESVE DHE PUNONJËSVE TË TRASHËGIMISË KULTURORE!

Dua të uroj dhe informoj të gjithë krijuesit dhe performuesit e kulturës dhe punonjësit profesional të trashëgimisë kulturore se pas propozimit tim në mbledhjen e Qeverisë, u miratua plotësim-ndryshimi i rregullores për gradimin dhe pagat e krijuesve dhe performuesve të kulturës dhe punonjësve profesional të trashëgimisë kulturore.

Përmes këtij akti do të rritet paga në vlerë prej 50% për këto kategori dhe do të përmbyllet procesi i punës së përbashkët i të gjithë akterëve që jemi përfshirë, MKRS-ja dhe palët tjera që preken nga kjo rritje.

Dua të falënderoj të gjithë ata që janë angazhuar dhe kanë pasur mirëkuptimin e durimin që të arrihet deri tek ky sukses i yni i përbashkët.

Po ashtu, i bëj thirrje të gjithë grevistëve ta ndërpresin grevën dhe t’i kthehen punës dhe angazhimit të tyre nëpër institucionet përkatëse.

Ka qenë premtim i imi si ministër se kjo rregullore do të finalizohet në të mirë të kategorive në fjalë dhe ky premtim u realizua.

Konkurs për arkeolog

MINISTRIA E KULTURES, RINISE DHE SPORTIT
MINISTARSTVO KULTURE, OMLADINE I SPORTA/ MINISTRY OF CULTURE YOUTH AND SPORTS

DIVIZIONI I BURIMEVE NJEREZORF/ DIVIZION OF HUMAN RESOURCES/ DIVIZIJA LJUDSKIH IZVORA

Bazuar ne Ligjin e Punes, Nr. 03/ L-212 dhe Rregulloren Nr .05/ 2011, per Gradimin dhe Pagat e Krijuesve dhe Performuesve te Kultures dhe te Punonjesve Professional te Trashegimise Kulturore dhe Udhezimin Administrativ (MPMS) Nr.07/ 2017, per Rregullimin e Procedurave te Konkursit ne Sektorin Publik Ministria e Kultures, Rinise dhe Sportit shpall :

KONKURS

I
Titulli i punes: Arkeolog -1pozite
Institucioni : Instituti Arkeologjik i Kosoves-IAK Vendi: Prshtine
Kategoria funksionale: Krijuesit dhe Performuesit e Kultures dhe Punonjesit Profesional te Trashegimise Kulturore Grada VIII
Paga: Paga Fikse
Numri i ref erences: 39 / 2018
I pergjigjet: Drejtorit te Instituti Arkeologjik te Kosoves

Detyrat dhe pergjegjesite: Nen mbikeqyrjen e Drejtorit te Institutit Arkeologjik te Kosoves, kryen detyrat dhe pergjegjesite e meposhtme:

1. Zhvillon dhe arrin pelqimin per planet e punes dhe afatet me menaxherin dhe staf in tjeter profesiona l per zbatimin e sherbimeve ne fushen e Trashegimise Kulturore ;

Shkollimi i kerkuar, pervoja, aftesite dhe karakteristikat personale:

1. Njohuri te thelle ne fushen profesionale specifike te fituar permes arsimirnit universitar dhe trajnimeve perkatese;
2. Njohuri te ligjeve dhe rregulloreve te aplikueshme;
3. Shkathtesi ne komunikim planifikim te punes koordinirni eventual i personelit ;
4. Shkathtesi hulumtuese, analitike, vleresuese dhe formulim te rekomandimeve dhe keshillave prof esionale;
5. Shkathtesi kompjuterike ne aplikacione te programeve (Word, Excel, Power Point, Access);
6. Diplome universitare, ne shkencat shoqerore, perparesi kane drejtimet histori, arkitekture, arkeologji, minimum 2 vite pervoje pune profesionale.

II

Titulli i punes: Arkeolog -1pozite
Institucioni : Qendra Rajonale per Trashegimi Kulturore- Prizren Vendi: Prizren
Kategoria funksionale: Krijuesit dhe Performuesit e Kultures dhe Punonjesit Profesional te Trashegimise Kulturore Gracia VIII
Paga: Paga Fikse
Numri i ref erences: 40/ 2018
I pergjigjet: Drejtorit te QRTK Prizren

Detyrat dhe pergjegjesite: Nen mbikeqyrjen e Drejtorit te QRTK Prizren , kryen detyrat dhe pergjegjesite e meposhtme:

1. Zhvillon dhe arrin pelqimin per planet e punes dhe afatet me menaxherin dhe stafin tjeter profesional p r zbatimin e sherbimeve ne fushen e Trashegimise Kulturore ;
2. Bashkepunon ne menyre tc vazhdueshme me Departamentin e Trashegimisc Kulturore dhe instih1cionet tjera te Trashegimise Kulturore, per realizimin e objektivave te Qendres Rajonale per Trashegimi Kulturore Prizren ;
3. Kryen detyrat ne fushen e Trashegimise Kultuore , me nje shkalle te arsyeshme te pavaresise, me mbikeqytje dhe udhezime te kohepaskohshme;
4. Ben hulumtime dhe analiza sipas kerkeses dhe kontribuon ne hartimin e rekomandimeve per shqyrtim nga nivelet me te larta;
5. Merr pjese ne grupe punuese ne fushen e trashegimise kulturore, kur kerkohet nje gje e tille .
6. Komunikon brenda institucionit dhe jashte tij per shkembim te informatave dhe zhvillimin e punes ne fushen e arkitektures per shkak te interesit te perbashket;
7. Raporton rregullisht te mbikeqyresi rreth progresit ne lidhje me planet e punes te miratuara;
8. Kryen c;:do detyre tjeter ne fushen profesionale specifike te cilat mund te kerkohen ne menyre te arsyeshme kohe pas kohe.
2. Bashkepunon ne menyre te vazhdueshme me Departamentin e Trashegimise Kulturore dhe institucionet tjera te Trashegimise Kulturore, per realizimin e objektivave te Institutit Arkeologjik te Kosoves ;
3. Kryen detyrat ne fushen e Trashegimise Kulturore, me nje shkalle te arsyeshme te pavaresise, me mbikeqyrje dhe udhezime te kohepaskohshme;
4. Ben hulumtime dhe analiza sipas kerkeses dhe kontribuon ne hartimin e rekomandimeve per shqyrtim nga nivelet me te larta;
5. Merr pjese ne grupe punuese ne fushen e trashegimise kulturore, kur kerkohet nje gje e tille.
6. Komunikon brenda institucionit dhe jashte tij per shkembim te informatave dhe zhvillimin e punes ne fushen e arkeologjise, per shkak te interesit te perbashket;
7. Raporton rregullisht te mbikeqyresi rreth progresit ne lidhje me planet e punes te miratuara;
8. Kryen c;:do detyre tjeter ne fushen profesionale specifike te cilat mund te kerkohen ne menyre te arsyeshme kohe pas kohe.

Shkollimi i kerkuar, pervoja, aftesite dhe karakteristikat personale:

1. Njohuri te thelle ne fushen profesionale specifike te fituar permes arsimimit universitar dhe trajnimeve perkatese;
2. Njohuri te ligjeve dhe rregulloreve te aplikueshme;
3. Shkathtesi ne komunikim planifikim te punes koordinimi eventual i personelit ;
4. Shkathtesi hulumtuese, analitike, vleresuese dhe formulim te rekomandimeve dhe keshillave profesionale;
5. Shkathtesi kompjuterike ne aplikacione te programeve (Word, Excel, Power Point, Access);
6. Diplome universitare, ne shkencat shoqerore, perparesi kane drejtimet, arkeologji, histori, arkitekture, minimum 2 vite pervoje pune profesionale.

Proccdurat e konkurrimit: Konkursi eshte i hapur per te gjithe kandidatet.

Kohezgjatja e emerirnit: Emerirni eshte me afat te pacaktuar, pas perfundirnit te periudhes provuese gjashte (6) mujore.

Data e mbylljes se konkursit: Konkursi eshte i hapur pesembedhjete (15) dite pas dites se shpalljes. Data e fundit e aplikimit eshte: 22.09.2018
Aplikacionet e derguara nepermjet pastes, me pulle postare, ne diten e fundit te shpalljes, konsiderohen te vlefshme.
Paraqitja e kerkesave: Aplikacioni shkarkohet nga Ueb faqja e MKRS-se dhe dorezohet ne Zyrcn 27 te Minish·ise se Kultures, Rinise dhe Sportit, Sheshi “Nena Tereze” Nr. 44. Per informata shtese kontaktoni ne numrat 038 211 921 dhe 038 211 449, apo ne ueb-faqen http:/ / www.mkrs -ks.org /)

Viti i Gjergj Kastriotit- Skënderbeut dhe ideja e Shoqatës “Trojet e Arbrit “për ngritjen e dy monumenteve në Prizren

Shkruan: Nue Oroshi

Ky vit është viti i Gjergj Kastriotit- Skënderbeut. Pasi që jemi në shtator, muajin e nëntë të këtij viti deri me tani nuk është treguar ndonjë aktivitet konkret i cili do të qonte përpara figurën e madhe të kryeheroit tonë kombëtarë Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Nga akademitë dhe sesionet shkencore të mbajtura më i kompletuari ka qenë ai që ka organizuar më 28 Korrik 2018, Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë” Trojet e Arbrit “me rreth shtatëdhjetë studiues dhe më një pjesëmarrje nga të gjitha trojet etnike shqiptare dhe diaspora e madhe atdhetare në Evropë dhe Amerikë.

Edhe pse ky vit është shpallur vit i Gjergj Kastriotit nga dy Qeveritë shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë dorën në zemër pak është duke u parë aktiviteti i këtij viti të Skënderbeut. Janë mbajtur akademi dhe sesione shterpe në të gjitha trojet etnike shqiptare dhe në diasporën e madhe atdhetare. Madje aty këtu në diasporë kemi pasur si ligjërues disa historianë që fare nuk mirren me figurën e Skënderbeut dhe epokën e tij duke i nënvlerësuar Historianët Medeivistë që me kompetencë shkencore mund të flasin për figurën e Skënderbeut. Por ajo që më dhembë është fakti se sa do të kompletohen këto akademi dhe sesione shkencore me botimin e librave për Skënderbeun mbetët një pikëpyetje shumë e madhe. Vërtetë është e dhimbshme kur përkrahen në mënyrë institucionale shoqata dhe organizata jo serioze madje edhe ndonjë Institucion e në fund nuk del asgjë konkrete pra, nuk botohet asnjë libër. Këto akademi shkencore i ngjajnë organizimeve pa koncepte që mbahen sa për t’i arsyetuar aty këtu mjetet e shumta që kanë ndarë dy Qeveritë shqiptare. Aty ku më dhembë më se shumti është fakti se sa libra shkencorë do të botohen në këtë vit jubilarë për Gjergj Kastriotin – Skënderbeun. Në bazë të akademive dhe sesioneve shkencore të mbajtura deri më tani del se minimum duhet të botohen njëzet libra të reja gjatë këtij viti të Skënderbeut. Por meqenëse shumica e organizimeve janë mbajtur me 2-3 ligjërues apo 5 apo 6 ato paksa më serioze dihet qartë mirëfilli se shumë pak në këtë vit do të kemi botime për Gjergj Kastriotin – Skënderbeun dhe periudhën e artë historike shqiptare. Por gjithmonë aty ku mbretëron errësira ka ngapak edhe dritë e cila edhe pse fillon si shkëndije e vogël ajo përhapet dhe bënë dritë në të gjitha trojet shqiptare.

Ajo që nuk do të lenë në errësirë vitin e Skënderbeut është “Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë “Trojet e Arbrit “e cila është duke përgatitur një libër Enciklopedikë me rreth 800 – 900 faqe dhe me rreth shtatëdhjetë autorë nga shumë institucione shkencore nga të gjitha viset shqiptare dhe diaspora e madhe atdhetare. Por kjo shoqatë nuk e ka lënë me kaq vitin e madh të Skënderbeut. Ajo ka dalur me dy ide konkrete. E para që në Shatërvan në qytetin e Prizrenit të vendosët monumenti i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe ideja e dytë është që në Kalanë e Prizrenit të ndërtohet Muzeu Kombëtarë me emrin Gjergj Kastrioti- Skënderbeu. Kjo bëhet edhe për faktin se Prizreni njihet nga historiografia shqiptare si qytet ku ishte qendër e zotërimeve të Kastriotëve, si dhe për faktin e dytë se pikërisht në Kalanë e Prizrenit gjatë rikthimit në vendlindje Gjergj Kastrioti dhe kalorësit e tij kishin qëndruar disa ditë në Kalanë e Prizrenit pastaj kishin marrë rrugën për në Dibër e për tu kthyer përfundimisht në Krujë.

Shoqata “Trojet e Arbrit “së shpejti do ta fillon aksionin përgatitor për grumbullimin e mjeteve për realizimin e këtyre dy projekteve kombëtare për faktin se Prizreni si një qytet historik dhe që lidhë tri kryeqytetet shqiptare : Tiranën, Shkupin dhe Prishtinën e meriton një nderë të tillë. Uroj që viti i Gjergj Kastriotit -Skënderbeut të mos jetë vetëm vit kalues sa për sy e faqe por institucionet shkencore shqiptare ta ndjekin rrugën e Shoqatës “Trojet e Arbrit” dhe të dalin me botimet e tyre shkencore që se paku krahas Trojeve të Arbrit të kemi minimum edhe dy vepra të mira shkencore për Gjergj Kastriotin-Skënderbeun një në Tiranë e një në Prishtinë, e sa i përket organizimeve që janë mbajtur gjithandej Trojeve Shqiptare ato organizime tash veç janë harruar edhe nga organizatorët e tyre e le më të mendojnë se duhet botuar veprat me peshë shkencore që do ta ndriçojnë figurën e madhe të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut .Se si do të duket përfundimisht Monumenti i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe Muzeu me emrin Gjergj Kastrioti -Skënderbeu në Prizren kjo do të planifikohet nga grupi i eksperteve të lëmive të ndryshme si historianë, arkitektë, skulptorë që janë pjesë e një këshilli të gjerë për kryerjen e këtyre dy ideve konkrete të Shoqatës “Trojet e Arbrit”.

(Këndvështrimet e shprehura në rubrikën e opinioneve të gazetës online KultPlus, jo domosdoshmërisht paraqesin qëndrimet e redaksisë së KultPlus.com)

‘Shko’ nga Adelina Ismaili, incizim i vitit 1999 (VIDEO)

Stili i këngëve të saj sot dallon shumë nga këngët të cilët ajo i këndonte vite më parë.

Në vitin 1999, një incizim e sjellë Adelina Ismailin duke kënduar këngën e njohur “Shko”. Në të njëjtin incizim janë edhe Sinan Vllasaliu, Sabri Fejzullahu dhe Shkumbin Kryeziu.

“Shko” është njëra ndër baladat më të mira të Adelinës në karrierën e saj muzikore e cila numëron mbi 25 vite.

Incizimin e kemi marrë prej faqes në Instagram – Showbizi Online dhe HiteRetro të cilët përkujdesen të sjellin videoklipe të ndryshme dhe incizime të para shumë viteve. / KultPlus.com

Shitet për 45 mijë euro incizimi i parë i David Bowie

Një demo-incizim i David Bowiet që është realizuar kur ai ishte 16-vjeçar është shitur në një ankand në Britani të Madhe për 40.000 funte (45.000 euro).

Kur doli në ankand incizimi, u raportua se pritej të shitej deri në 120.000 euro, megjithatë, shtëpia e ankandeve “Omega” është shprehur e kënaqur me çmimin e shitjes.

Para se të bëhej i njohur, Bowie edhe pse kishte ambicie për t’u bërë saksofonist, kishte rënë dakord që të jetë vokalisti kryesor i grupit “The Konrads” dhe kishin regjistruar një kasetë demo në një studio të vogël në jug të Londrës.

Në demo, këngëtari i ndjerë dëgjohet duke kënduar “I Never Dreamed”, ndërsa studioja ku u incizua kënga nuk e kishte vlerësuar potencialin e zërit të tij, shkruan telegrafi.

Agim Sopi u shkarkua jashtëligjshëm, rikthehet drejtor i Teatrit Kombëtar

Gati gjashtë muaj pasi u shkarkua, regjisori Agim Sopi do të rikthehet në pozitën e drejtorit të përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Këshilli Drejtues i Teatrit Kombëtar të Kosovës del ta ketë shkarkuar pa kurrfarë arsyeje ligjore.

Sopit këtë ia ka vërtetuar Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. Nëpërmjet një vendimi, të cilin vetëm Gjykata mund ta hedhë poshtë, Ministria e Kulturës dhe Këshilli Drejtues i TKK-së duhet ta kthejnë regjisorin Sopi në punë.

“Obligohet Këshilli Drejtues i Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për zbatimin e këtij vendimi në afatin prej 15 ditësh nga dita e pranimit të tij, duke kthyer ankuesin Agim Sopi në vendin e punës ‘Drejtor i përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Kosovës’”, shkruhet në vendimin e KPMShCK-së të protokolluar të martën, shkruan Koha Ditore.

Biblioteka Kombëtare, në mesin e tetë bibliotekave më të mahnitshme në Evropë

Biblioteka Kombëtare e Kosovës gjithmonë merr vëmendjen për arkitekturën që e karakterizon dhe pamjen që i jep peisazhit në përgjithësi në Prishtinë.

Objekti me kupolat sipër është atraksion edhe për turistët që vijnë në Kosovë.

Calvert Journal së fundmi e ka radhitur këtë objekt si një prej tetë Bibliotekave më të mira dhe ‘të çuditshme’ në ‘Lindjen e Re’.


(Suhel Ahmeti: Flickr)


(Instagram: expatrimental)

Biblioteka është dizajnuar nga arkitekti Andrija Mutnjakoviq, me 99 kupola të bardha mbi. Disa thonë se Mutnjakovic ka sfiduar format bizantine dhe islame për Bibliotekë, ndërsa disa thonë se inspirim ishte tradita arkitekturore para-romake.

Calvert Journal shkruan se këto kupola janë në formën e plisit, kapelës tradicionale pjesë e veshjes kombëtare shqipe, përcjellë KultPlus.


(Instragram: radish__)

Në këtë listë janë radhitur edhe shtatë Biblioteka të tjera. Lenin Library në Rusi sot nuk e ka këtë emër, por quhet Leninka në kontekstin e përgjithshëm. Biblioteka Kombëtare e Bellorusisë në Minsk, ndërtesa 18-të katëshe, është poashtu pjesë e listës.


(Instagram: ergyssaliaj)

Në këtë listë janë edhe Biblioteka Universitare e Varshavës, Biblioteka Kombëtare e Estonisë, Biblioteka Alvar Alto në Finlandë, Biblioteka Kombëtare e Letonisë dhe Biblioteka Vernadsky në Ukrainë.

Secila prej Bibliotekave thuhet se ka numër të madh të vizitorëve dhe imazhi i tyre nga jashtë edhe sot fascinon ata që i vizitojnë dhe kalojnë afër tyre. / KultPlus.com

Halle Berry vjen si regjisore

Halle Berry do të debutojë si regjisore me një film dramatik i ambientuar në botën e arteve marciale me titull “Bruised”, ku do të jetë edhe protagonistja.

Xhirimet e këtij projekti priten të nisin në muajin mars të vitit 2019.Në film do të tregohet historia e Jackie “Justice”, një kampione e arteve marciale që ka dështuar në të vetmen gjë që ishte e aftë, dyluftimi.

Kur Mannny, djali 7-vjeçar nga i cili ishte larguar vite më parë, rikthehet ta vizitojë, Jackie duhet të mposhtë djajtë e saj duke luftuar që të bëhet mamaja që djali meriton./KultPlus.com

Radhët e njerëzve kur vinin televizorët me ngjyra

Mund të jetë e pabesueshme për dikë sot, sidomos për gjeneratat e reja, por më parë për të marrë një televizor është dashur që njerëzit të marrin edhe një autorizim.

Pikërisht në foton më poshtë mund të shihnin radhët e krijuara nga njerëzit të cilët pritnin për të marrë autorizimin./ KultPlus.com

Mina Krasniqi dhe Leonid Palushaj sollën një ekspozitë ku nusja dhe dhëndri dolën nga korniza e pikturës

Alberina Haxhijaj

Galeria kombëtare e Kosovës sonte ka mirëpritur ekspozitën “Kurrë s’kanë me u rritë”, të artistëve Mina Krasniqi dhe Leonid Palushaj, shkruan KultPlus.

Në katin e dytë të Galerisë Kombëtare të Kosovës deri më 1 tetor do të ekspozohen punimet e artistëve Mina Krasniqi dhe Leonid Palushaj. Me të hyrë në hapësirën kryesore të këtij kati do të shihni të ekspozuar në të djathtë punimet e Leos dhe në të majtën ato të Minës.

Në pikturat e Leos do arrini që të dalloni njerëzit të cilët janë vazhdimisht në lëvizje. Për te piktura është gjuhë e komunikimit me anë të së cilës ai shpreh atë sesi është të jesh i lindur dhe i rritur si shqiptar i Kosovës.

“Në pikturat e mia vërehet elementi i lëvizjes, nuk kam dashur të qëndroj në një vend. Si në pikturë ashtu edhe në jetë kam pasur dëshirë me qenë i lëvizshëm dhe ka ndikuar kjo, pra lëvizja e lirë e njeriut”, u shpreh artisti për KultPlus.

Në anën tjetër një lëvizje të tillë nuk mund ta gjeni në pikturat e Mina Krasniqit. “Nuset” ashtu siç i quan ajo vajzat të cilat shihen në pikturat e saja, mbajnë sytë e mbyllur. Një zgjedhje e tillë sipas artistes ka të bëjë me faktin se ato me sytë e mbyllur janë duke jetuar një jetë në ëndrra, ëndrra të bukur por që janë plotësisht ndryshe nga realiteti.

Mirëpo pikurat e artistëve Mina Krasniqi dhe Leonid Palushaj, edhe pse trajtojnë tema, teknika dhe koncepte të ndryshme nga njëri-tjetri, bashkëjetojnë së bashku. Pikërisht këtë e ka vërejtur edhe kuratori i kësaj ekspozitë Burim Berisha.

“Këmbët duke ecur, të Leos të cilat tentojnë të shkelin, shtyjnë, vallëzojnë, maskohen, fluturojnë,ekspozohen, filtrojnë, mundohen të ndryshojnë dhe të tejkalojnë botë, e cila është tërthorzuar në kufij, rregulla, ligje, kultura, tradita, trende, besime, krime, e ekonomi që na bëjnë skllevër të robotizuar, na bëjnë të harrojmë shpirtin dhe paqen e njerëzimit. Ato ‘këmbë duke ecur’ nuk kanë trup dhe fytyrë por janë nisur nga Leo që të shtyjnë përpara shumë koncepte, ide dhe tradita e të shtyjnë me këtë rast edhe portretet e nuseve me sy mbyllur të Minës të cilat kanë trup dhe fytyrë por nuk duan t’i shohin arsyet edhe pse ne i shohim gjurmët e dhunës që ka ushtruar jeta në to”, shprehet kuratori Berisha.

Një mesin e gjërave që ua janë imponuar “Nuseve” të Minës e që në fakt janë edhe një lloj pasqyre e grave edhe në shoqërinë kosovare, është martesa. Mina duke dashur që të reagojë dhe t’i ikë fatit të nuseve në pikturat e saja, ka zgjedhur që kurorëzimin e saj ta bëjë atëherë kur ajo do ndjehej gati dhe duke mos ndarë me askënd tjetër, përveç me Leonidin, datën e kurorëzimit.

Pikërisht kjo ceremoni u bë, sonte para hapjes së ekspozitës dhe në prani të familjarëve dhe artdashësve që kishin ardhur për të parë ekspozitën, e që nuk kishin njohuri për ceremoninë. Ekspozitë kjo, punimet e të cilës ashtu siç shprehet edhe kuratori paraqesin në një formë “Pajën” dhe shërbejnë si një dëshmi e rrugëtimit të artistëve drejtë avancimit social-kulturor të masës së gjerë.

“Ideja për të bërë kurorëzimin sonte është nisur prej konceptit të nuseve të mia, unë zakonisht i bëjë nuset prej asaj sesi janë femrat dhe sesi ato e bëjnë jetën te ne, prej punimit familjar-shoqëror, ku është martesa ajo që të tjerët ua imponojnë. Pasi që Leonidin e njoh që 13 vjet kam vendosur që në momentin që unë dëshiroj të kurorëzohemi dhe pa e ditë askush ta bëjmë kurorëzimin”, u shpreh Mina Krasniqi – Palushaj për KultPlus.

Por edhe pas kurorëzimit dhe pas kësaj ekspozitë ashtu siç shprehet edhe kuratori Mina dhe Leo “nuk do të rriten kurrë”. Ata përmes artit do të kontribuojnë në rritjen e kulturës dhe zvogëlimin e injorancës./ KultPlus.com

Ardiana Shasivari Kika triumfon në mesin e 64 artistëve në Bienale të Hamburgut

Artistja shqiptare Ardiana Shasivari Kika ka marrë pjesë në Bienale të Hamburgut në Gjermani, shkruan KultPlus.

Në këtë garë, shqiptarja ka arritur të jetë e suksesshme, duke u shpallur kështu fituese e vendit të dytë. Ndërsa, vendi i parë ka shkuar për Rusinë dhe vendi i tretë për Argjentinën.

Në këtë Bienale kanë marrë pjesë 64 artistë, 19 nationalalitete.

Artistja Shasivari Kika ka treguar për KultPlus se ajo që e karakterizon eventin është niveli i lartë, financuar nga banka botërore me temën Biodiversity , ndryshimet klimatike ekologjike si dhe ndikimi në ndryshimet në ekosistem.

Ajo që paraqet sukses në këtë pjesëmarrje është fakti që Galeria shënon 10 vjetorin e hapjes, andaj për këtë jubile, ata kanë vendosur që ekspozitën e fituesit, ku këtu hynë edhe punimi i shqiptares Ardiana Shasivari Kika, ta prezantojnë në Principatën e Monacos.

Princi Albert i Monakos e suporton si dhe e merr përsipër këtë ekspozitë e cila do të hapet më datë 30 shtator.

Ndarja e çmimit është sponsorizuar nga Hyatt Regency dhe kryetari i bashkisë së Hamburgut. /KultPlus.com.

Bebe Rexha dhe Dua Lipa nominohen në “AMA 2018”

Sukseset e artisteve nuk kanë të ndalur. Dy këngëtaret e njohura shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha dhe Dua Lipa janë nominuar në “American Music Awards 2018”.

Bebe Rexha është nominuar në dy kategori me këngën “Meant to Be”, në kategorinë “Bashkëpunimi më i mirë” dhe “Kënga më e mirë kauntri”. Përderisa këngëtarja Dua Lipa është nominuar në kategorinë “Artisti më i ri i vitit”.

Nominimet u bënë drejtpërdrejtë në kanalin “Youtube”, ku në panelin që bëri të ditur nominimet ishte e ftuar Bebe Rexha./KultPlus.com

‘Dosja K – Drejt kampit të vdekjes në Tepelenë’, një dëshmi tronditëse e vajzës së internuar aty

Nga Nue Oroshi

Tepelena ishte një varr i madh ku kriminelët komunistë i dërgonin familjet e atdhetarëve nacionalistë për t’i zhdukur. Këto kampe të vdekjes ja kalonin edhe kampeve në Mesjetë ku ishin të destinuar që të zhdukeshin njerëzit dhe që quheshin paluri.

Tepelena ishte një tmerr ku çdo ditë vdisnin me dhjetëra fëmijë të atdhetarëve nacionalistë shqiptarë në duart e nënave e të lokeve të tyre. Madje nuk i linin të qetë as në varr.

Filmi Dokumentarë “Dosja K-Drejt kampit të vdekjes në Tepelenë” sjellë një dëshmi tronditëse të njërës nga këto vajza shqiptare që ishin të internuara aty. Sjellë dëshminë e Klora Merlika 84 vjeçares e cila në moshën 15 vjeçare ishte dërguar në këtë kamp të shfarosjes.

Ky film dokumentarë është si shenjë e kujtesës për familjet atdhetare që u zhdukën me metodën me kriminale që nuk e ka njohur asnjëherë historia e njerëzimit./KultPlus.com

Rihanna premton se së shpejti do sjellë këngë të reja

Këngëtarja 30-vjeçare nuk ka lëshuar ndonjë muzikë të re që nga ‘ANTI’ i vitit 2016, por ajo i ka siguruar tifozët se po punon për materiale të reja.

Ajo ka sqaruar se gjatë kësaj kohe ka qenë e zënë duke u fokusuar në linjën e saj të brendshme dhe filmimin, ndërkohë që premton se do të lëshojë disa këngë të reja në të ardhmen e afërt.

Duke iu përgjigjur një tifozi në Instagram, i cili pyeti se ku ishte muzika e saj e re, këngëtarja e ‘Diamonds’ u përgjigj.

“Jam duke bërë muzikë, njëkohësisht duke bërë kozmetikë, film. Kur muzika është e gatshme, ju nuk do të duhet ta kërkoni. Por po vjen së shpejti”, ka deklaruar ajo, transmeton kp.

Ajo nuk ka dhënë më shumë detaje për projektet e saja të ardhshme muzikore, por besohet se mund të jetë duke u përgatitur për një album me dy disqe vitin e ardhshëm./KultPlus.com