Më 10 qershor të vitit 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që në historinë e popullit shqiptar të kohës së re, historikisht është tubimi më i rëndësishëm kombëtar shqiptar.
Kryeministri Ramush Haradinaj, nëpërmjet një shkrimi në
llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Lidhja Shqiptare e Prizrenit është një
nga momentet kyçe të historisë për liri dhe pavarësi.
“Sot shënojmë 141 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,
një nga momentet kyçe të historisë dhe kthesë për kahen politike të vendit, për
liri dhe pavarësi. Vendimet e kësaj date, që u morën për vilajetet shqiptare në
atë kohë, u bënë trase e rrugës tonë të deritashme dhe realizimit të aspiratës
dhe të drejtës tonë shekullore”, ka shkruar Haradinaj.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit është një ndër Lidhjet më të organizuara politike gjithëkombëtare pas Lidhjes dhe themelimit të Kuvendit të Lezhës të marsit të vitit 1444, nën organizimin e Gjergj Kastriotit Skënderbeu dhe udhëheqësve të principatave, përkatësisht të princave shqiptarë në shekullin e 15./ KultPlus.com
Jennifer Lopez nisi turneu “It’s My Party: The Live Celebration” në nder të ditëlindjes së saj të 50-të në “The Forum” në Los Angeles mbrëmjen e së premtes.
Dhe një e ftuar shumë e veçantë iu bashkua divës së muzikës në skenë, vajza e saj 11-vjeçare Emme.
Nënë e bijë kënduan një duet në skenë dhe fansat mbetën me gojë hapur.
Lopez dhe Emme performuan këngën “Limitless” nga filmi i saj “Second Act” ndërsa ishin veshur të dyja me fustan të kuq.
Këngëtarja nuk mund të përmbante krenarinë e saj dhe publikoi një pjesë të videos duke kënduar në rrjetet sociale.
Megjithatë aftësitë vokale të Emmes nuk ishin befasi. Muajin e kaluar, Lopez publikoi një video të vajzës duke kënduar “If I Ain’t Got You” të Alicia Keys./oranews
Jazz kompozitorja shqiptaro-zvicerane, Elina Duni ka sjell një tjetër performancë të shkëlqyer, shkruan KultPlus.
Me paraqitjen e saj engjëllore e zërin magjik, ajo sjell “Kanga
e Kurbetit” live, një interpretim i jashtëzakonshëm që është pëlqyer shumë nga
adhuruesit e muzikës së Elinës të cilët kanë filluar menjëherë ta shpërndajë këtë
video që përcjell shumë emocion.
Video është realizua nga France Television, ka njoftuar
Duni.
“Filmed by France Television…a moment from Kanga e
Kurbetit @jazz sous les pommiers…”, shkruan ajo në Facebook.
Me tingujt e saj unik të gërshetimit te tradicionales dhe jazzit, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, që nga viti 2012 ka nënshkruar kontratë me ECM Records. Ajo pa dyshim është një prej artisteve të rralla krijuese dhe interpretuese. / KultPlus.com
Muaji qershor do të mbetet përjetë në kujtesën e shqiptarëve. 20 vjet më parë, më datën 9 të këtij muaji, u nënshkrua Marrëveshja e Kumanovës, e cila i dha fund gjenocidit dhe agresionit serb në Kosovë.
Tri ditë pas, më 12 qershor, zbarkuan rreth 50 mijë trupa paqeruajtëse të NATO-s, me ç’rast u kurorëzua përfundimisht çlirimi i Kosovës. Sot, dy dekada pas këtij momenti historik, Kosova ka mbi 1500 djem me emrin Çlirim dhe mbi 120 vajza të pagëzuara Çlirimtare
Shtatë vjet para se të çlirohej Kosova ishte pagëzuar me emrin Çlirim. Lirinë e munguar familja Berisha sikur donte ta gjente në emrin e fëmijës së tyre, Çlirimit.
27-vjeçari nga Prishtina ndihet tejet krenar që e mban emrin i cili simbolizon antonimin e robërisë. Meqë kishte lindur shtatë vjet para se Kosova të çlirohej nga okupatori serb, dy dekada pas Çlirim Berisha kujton mjaft mirë ditën kur erdhi lajmi i stërpritur, që shënoi fundin e Serbisë në Kosovë. / Insjaderi / KultPlus.com
I bashkon fati i dënimit gjatë diktaturës. Mirash Ivanaj ishte një prej intelektualëve shqiptarë që dha kontribut të madh për arsimin. E artisti Maks Velo midis krijimtarisë së tij ka punuar edhe vepra për Ivanain e të vëllanë. Velo ka dhuruar 7 vepra të realizuara në kohë ndryshme që, sipas tij, u frymëzuan nga personaliteti i Mirash e Martin Ivanaj. Veprat i janë dhuruar Fondacionit të themeluar për nder të vëllezërve.
Drita Ivanaj, e bija e Martin Ivanaj, themeluesja e fondacionit “M&M Ivanaj” e ka vlerësuar këtë dhuratë dhe ka ndarë dhe shumë përshtypje për punën dhe kontributin e Velos, duke apeluar që shoqëria shqiptare ta kultivojë këtë ndjenjë. Veprat e artit ndryshojnë në madhësi dhe në llojin e artit, nga skica të vogla me laps mbi letër, tek dy të mëdha të skicuar me qymyr druri dhe bojë vaji.
Të gjitha punët e piktorit të njohur janë realizuar falë disa fotografive që janë shfaqur në vitet e fundit në artikujt e gazetave që ilustrojnë jetën dhe punën e Mirash Ivanaj për vendin e tij. Velo ka përgatitur një cikël, kushtuar personalitetit të Mirash Ivanaj që shihet si një personazh i jashtëzakonshëm, që e ka bërë për vete arkitektin dhe piktorin e njohur.
Mirash Ivanaj është një figurë shumëdimensionale dhe që me kujdesin e tij iu dedikua arsimimit shqiptar, dhe reforma e tij synonte të prekte thelbin e strukturës së paditurisë shqiptare. Ishte ministër i Arsimit në kohën e Mbretit Zogu I. Por jeta dhe fati i Mirash Ivanajt përfunduan në mënyrë tragjike, i trajtuar shumë keq nga regjimi komunist. Mirash Ivanaj u lind më 12 mars 1891 në Podgoricë. Pas veprimtarisë si mësues, jurist e ministër u arrestua nga regjimi komunist dhe më 1947 u dënua me 7 vjet në burg. Vdiq më 22 shtator 1953 në Spitalin e Tiranës, 12 ditë para se të lirohej nga burgu.
Për 20 vjetorin e Çlirimit të vendit janë organizuar një festime nga më të ndryshmet. Përderisa, personalitete të njohura botërore që ndihmuan vendin tonë, do të na bashkohen për këtë festë të madhe.
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill
Clinton, statuja e të cilit është ngritur në Prishtinë pas luftës së fundit në
Kosovë, kjo për kontributin që ai ka dhënë për çlirimin e vendit, do të jetë një
prej personaliteteve që do t’i bashkohen Kosovës në këtë festë.
Clinton do të mbajë fjalim në Tubimin Qendror për Shënimin e
20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.
Gjatë vitit 1999 SHBA në krye me ish-Presidentin Clinton kanë qenë akterët kryesor në vendimin për bombardimin e ish-Jugosllavisë nga Aleanca Veriatlantike NATO që atëbotë udhëhiqej nga gjenerali amerikan Wesley Clark. / KultPlus.com
NEW YORK, NY – JUNE 05: Bill Clinton signs copies of his new book co-writed with James Patterson “The President Is Missing” at Barnes & Noble, 5th Avenue on June 5, 2018 in New York City. (Photo by Slaven Vlasic/Getty Images)
Për herë të shtatë, Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis organizon
festivalin FemArt – Festivali Rajonal për Artiste, që do të mbahet në Prishtinë
nga sot deri më 16 Qershor, 2019 (7 ditë).
Moto e festivalit këtë vit është ‘Me Liri kundër Marres’ (ang: Freedom vs
Shame) duke i inkurajuar gratë të marrin pronësinë mbi jetët e tyre dhe në
vendim-marrje, duke promovuar një jetë pa paragjykime e gjykime. Duke qenë të
gjykuara dhe të turpëruara nga shoqëria patriarkale në vazhdimësi, moto e festivalit
FemArt ka për qëllim të rrisë vetëdijen dhe të fuqizojë gratë pa marrë parasysh
përkatësinë etnike, sociale, raciale apo preferencave seksuale.
Përveç rreth 200 artisteve dhe aktivisteve nga Kosova, Rajoni, Evropa,
Amerika, Azia dhe Afrika, festivali do t’i angazhojë 30 vullnetarë/e, të
rinj/reja nga të gjitha komunitetet në Kosovë, në mënyrë që ta ngritë
pjesëmarrjen e rinisë në çështjen e forcimit të rolit të gruas në Kosovë dhe
rajon dhe ndarjen e përvojave.
Festivali Femart është pjesë e iniciativës së 20 aktiviteteve për
përkujtimin e 20 vjetorit të çlirimit të Prishtinës, organizuar në bashkëpunim
me komunën e Prishtinës.
Grand Hapja e Festivalit FemArt 2019, do të bëhet në objektin shumë të
vlerësuar para luftës në Kosovë, ku krerët më të mëdhenj të qeverisë së asaj
kohe kanë gjetë shërbimin dhe akomodimin e klasit botëror, ndërsa tani i lënë
pas dore, i shkatërruar, i përfolur si dhe bartës i historisë së trishtuar, i
krimeve gjatë konfliktit në Kosovë, në Hotel Grand. Jo rastësisht festivali do të
hapet në po këtë hotel, përmes ekspozitës shumë të veçantë të artistes së
shquar, pjesëmarrëse në Bienalja e Venecias 2018 – Eliza Hoxha, të titulluar
“Bëhu fytyra ime” dhe më pas e përcjellur me performancën “E asaj…” nga
artistet Agnes Nokshiqi dhe Mjellma Goranci.
FemArt ka sjellë disa performanca dhe shfaqje teatrale që do të organizohen
në lokacione të ndryshme, në Prishtinë. Në Teatrin Oda prezantohet Drag
Mbretëreshat “Queendom” nga Hungaria, një performancë interseksionale e
performancave bashkëkohore, teatrit fizik dhe performancave “drag”; Në Teatrin
Kombëtar të Kosovës do të shfaqet performanca e një trupe artistësh “Etymos”,
nga Italia, me një koreografi të veçantë, prodhim i kompanisë Motus; Regjisorja
Arlinda Morina, prezanton performancën premierë “Kanuni i gruas”, produksion i
Artpolis-it dhe performuar nga artistet profesioniste të Kosovës, në
Bibliotekën Kombëtare; Ndërkaq performanca artistike e Uresa Ahmetit e quajtur
“Vagina viktimë” përcjellur me Slam Poetry do të luhet në Teatrin ODA; Shfaqja
teatrale e shumë pritur “Le Grand Cahier” nga Japonia, do të jepet në teatrin
ODA, ku tema zhvillohet mbi binjakët të evakuar në shtëpinë e gjyshes gjatë
luftës, e cila i abozon duke i përdorur si fuqi punëtore. Si i mbijetojnë
makthit dhe si do të veprojnë kur ta takojnë babain e tyre?, do ta kuptojmë
pasi ta përcjellim shfaqjen.
Nuk do të mungojë mbrëmja artistike tashmë tradicionale “Poezi për Fuqi” që
do të mbahet në “Menza Ramiz Sadiku” me emra të shquar të poezisë feministe,
autore shqiptare të njohura nga Greqia, Franca, Maqedonia Veriore, Shqipëria e
Kosova duke u shoqëruar me muzikë të zgjedhur. Ndërkaq edhe Murali, poashtu
tradicional në kuadër të festivalit, do të inaugurohet në Qendrën e Studentëve,
me temën #Epathyer në bashkëpunim me MuralFest nga Ferizaji, që për temë do të
ketë fuqizimin dhe promovimin e të Drejtave të Grave.
Një ekspozitë shitëse e titulluar “Zambaku i Luginës”, e kuruar nga Njomëza
Luci, do të organizohet në Teatrin Oda, ku do të prezantohen punimet e
viktimave të trafikimit dhe viktimave potenciale të trafikimit, e gjithë kjo
nën përcjelljen e muzikës të ekzekutuar nga Vala Mulliqi. Fjalë hyrëse do të
ketë nga përfaqësues të BE-së.
Punëtoritë do të jenë të shumta dhe të ndryshme, nisur nga bendi portugez
“Yemadas” që do të japin punëtori në rrugë “Bëhu ritmi”, për vallëzime dhe
këndim afrikan, në sheshin e Prishtinës dhe në Fushë Kosovë; në Teatrin Oda do
të mbahet punëtoria e dizajnit “Krijimi i posterave feminist” të udhëhequr nga
Blerta Hoçia, Shqipëri dhe Silvia Basso, Itali; Do të pasojë pastaj prezantim
nga Silvia Basso “Bisedë me Silvia Basso: Ilustrimi, gjuha dhe Inovacioni”;
Masterklasë me Rina Zhubin në po ashtu në Teatrin Oda “Gratë në Wikipedia
Shqip” + edit – a – thon, ku pjesëmarrëset do të informohen dhe trajnohen rreth
redaktimit për të vendosur dhe përditësuar të dhëna në Wikipedia Shqip, me tema
për gratë; dhe në ditën e pestë pjesëmarrësit/et e festivalit do të shkojnë në
Etno fshati Kukaj, ku përmes “Kyçu + Angazhohu + Frymëzohu” do të diskutojnë,
relaksohen dhe njëkohësisht të inspirohen me shkëmbimin e përvojave.
Edicioni i 7-të i festivalit FemArt do të përmbajë disa panele diskutimi me
temat nga më të ndryshmet, si: “Gratë artiste në vendimmarrje”;
“Promovueset e reja të paqes nga rajoni ” e po ashtu edhe në kuadër të
promovimit të librit të autores Vjollca Krasniqi, do të hapet paneli “Dialogu
ndërgjenerata i aktivizmit feminist në ish-Jugosllavi”; Ndërkaq
konferenca me titull: #Epathyer / Vendi i gabuar, koha e gabuar – 20 vjet pas i
përfshin dy panele që trajtojnë temën e të mbijetuarave të dhunës seksuale – 20
vjet pas, si dhe rolin e shtetit në njohjen dhe trajtimin e tyre. Konferenca e
dytë #Epathyer/Shfuqizimi i marrës, do të trajtojë dhe prezantojë promovimin e
shëndetit seksual dhe riprodhues të grave. Disa nga panelistet që do të
kontribuojnë në diskutime janë: Feride Rushiti, Vjollca Krasniqi, Vjosa
Berisha, Antigona Dajakaj, Besa Luzha, Dijana Milošević, Ilirjana Banjska,
Arijana Qosaj Mustafa, Arta Bunjaku Agani, etj.
FemArt do të jetë i pasur me koncerte të larmishme ku gjeneratat e ndryshme
do ta gjejnë veten dhe ti shijojnë mbrëmjet, si: në Teatrin ODA, nën tingujt e
bukur të muzikës së këngëtares së talentuar LUCIBELA, që vjen nga
Cabo-Verdean-e, të São Nicolau, (një nga ishujt Barlavento), e cila me ritmin
dhe energjinë e pashterur do të këndojë në “Nderim të Cesaria Evora-së”; në
natën e tretë të festivalit do të vallëzohet me tingujt hip-hop të formës
alternative & techno, të performur nga artistja amerikane LiKWUiD, e paraprirë
“warmup” nga LILAC ndërsa Gërmia Finale do të përmbyllë edicionin e
shtatë të festivalit FemArt, me një koncert madhështor, në Amfiteatrin në
Gërmi, ku për fillim ‘warmup’ do të performojnë Evolution Dance,më pastaj
Marsela Çibukaj & Vitmar Basha do të performojnë këngët më të reja nga
albumi i tyre dhe në fund mysafirët specialë, bendi “Yemadas” nga Portugalia.
Donatorët e festivalit FemArt janë: Bashkimi Europian, Kvinna till Kvinna,
Austrian Development Cooperation, UNFPA, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe
Sportit, Komuna e Prishtinës, UNWOMEN, Cfd, Unë e Du Kosovën, IPKO Foundation,
Koalicioni K10, Hotel International Prishtina.
Përkrahësit Institucional dhe medial: Biblioteka Kombëtare e Kosovës- “Pjetër Bogdani”, Teatri Dodona, Muzeu i Kosovës, Teatri Oda, KultPlus./KultPlus.com
Ambasadorja e OKB-së, Angelina Jolie vizitoi një kamp refugjatësh në kufirin Kolumbi-Venezuelë.
Aktorja shkoi atje për të mësuar më shumë rreth kushteve me të cilat emigrantët përballen si edhe për të rritur ndërgjegjësimin për nevojat e tyre.
Ylli i Hollywoodit u takua me punonjësit e ndihmave,
venezuelasit dhe vizitoi një kamp të ndërtuar nga UNHCR-ja për emigrantët e
pambrojtur.
Jolie vlerësoi Kolumbinë për pranimin e më shumë se 1.3
milionë emigrantëve venezuelas dhe u bëri thirrje udhëheqësve të vendeve të
zhvilluara të bëjnë më shumë për të ndihmuar refugjatët në mbarë botën./oranews
Brenda këtij objekti, mësimi zhvillohet në dy sisteme të ndryshme arsimore.
Në shkollën fillore të mesme të ulët “22 Dhjetori”, komuniteti goran mësimet i zhvillon me planprogram arsimor serb, përderisa shkolla “Restelica” funksionon me sistemin e Kosovës, raporton KTV.
Përfaqësues të shkollës “Restelica” thonë se bashkëpunimi mes tyre është minimal.
Në Komunën e Dragashit janë edhe 15 shkolla të tjera që funksionojnë me sistemin arsimor të Serbisë.
Për këtë, kryetari i kësaj komune, Shaban Shabani, ka thënë se njëherë i kanë mbyllur këto institucione, megjithatë nga presionet e shumta, kanë qenë të detyruar t’i rihapin.
Ai shton se këtyre nxënësve që mësojnë me këtë sistem iu pamundësohet regjistrimi në sistemin arsimor të Kosovës, përfshirë universitetin.
Përkundër që ky problem është i vjetër, Ministria e Arsimit ende nuk ka ndonjë plan konkret në lidhje me këtë, por janë duke e bërë një pilot-projekt, me të cilin do të fillojnë që këto shkolla t’i integrojnë gradualisht në sistemin e arsimit të Kosovës.
Megjithatë, më shumë se 100 shkolla fillore dhe të mesme në Kosovë funksionojnë sipas plan-programit serb.
Ju do të bëheni mësues. Mësuesia nuk është profesion, ajo është mision. Ju do të punoni për formimin e njeriut. Gabimet që mund të bëjnë profesionistët e ndryshëm, mund të korrigjohen me disa shpenzime, por gabimet që mund të bëni ju me nxënësit, janë të pakorrigjueshme. Po ta formosh shtrembër karakterin e një njeriu, është shumë, shumë e vështirë, në mos është e pamundur, ta ndreqësh atë.
Ju duhet të edukoni përmes sjelljes suaj, përmes shëmbullit tuaj. Në rast se ju silleni keq, edhe sikur të mbani dhjetra leksione morali, ose leksione për nevojën e sjelljes së mirë, nxënësit nuk do të përfitojnë asgjë, ata do të ndikohen kryesisht prej sjelljes suaj. Shembulli të bën ta ndjekesh njeriun. Kur punoni, punoni seriozisht dhe me ritmin e duhur. Mos u merrni me muhabete gjatë punës. Kur të pushoni, pushoni vërtet. Mos përzieni punën me pushimin dhe pushimin me punën. Ata të cilët gjatë punës bëjnë muhabete dhe gjatë pushimit përpiqen të kryejnë ndonjë punë të mbetur në mes, nuk arrijnë rezultatet e duhura. Mos jini kategorikë. Gjithcka shikojeni me sy kritik. Mos e konsideroni veten tepër të rinj dhe të paformuar për të shprehur dyshime, për të hapur diskutime, kur mendoni ndryshe. Mos kini turp të pyesni për gjëra që nuk i keni të qarta. Gjërat e paqarta nuk mbahen mend. Mos bëni asnjë punë shkel e shko. Mos filloni të shkruani dicka pa e pasur të qartë në kokën tuaj. Mos lini asnjë punë pa e përfunduar plotësisht dhe si duhet. Mos merrni dhe mos lejoni t’ju marrin dinjitetin nëpër këmbë. Jeta e njeriut është një fragment i planeve, dëshirave dhe ëndrrave të tij, prandaj kushtojuni planeve, dëshirave dhe ëndrrave tuaja më kryesore….
Vasfije Goodman Krasniqi – gruaja e fuqishme kosovare e cila tregoi para disa muajsh rrëfimin se si u dhunua nga serbët në luftën e fundit në Kosovë, dhe Saranda Bogujevci – një tjetër grua plot forcë e cila humbi disa anëtarë të familjes në luftë, do të jenë dy prej folëseve në Toronto, në 20 vjetorin e Çlirimit të Kosovës.
Konsulata e Kosovës në Toronto do të organizojë me 10
qershor një diskutim me Vasfijen, Sarandën dhe Paul Heinbeeker – diplomat kanadez.
Ngjarja do të organizohet në Queens Park ndërsa dy gratë nga Kosova do të ndajnë me audiencën tregimin e tyre, në këtë përvjetor të rëndësishëm të çlirimit të Kosovës nga forcat serbe të cilat bënë luftë e gjenocid në Kosovë. / KultPlus.com
Doli nga shtypi libri me kujtime: Lufta kundra Malit të Zi me autor At Bernardin Llupin, OFM.
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
Në këto kujtime del në pah trimnia e malësorëve, bujaria dhe fisnikëria e Bajram Currit, e Prel Tuli e shumë prijsave të tjerë malësorë. Sigurisht, bie në sy tradhtia e Isa Boletinit që me 70 vetë braktisë luftën tue i lanë në mëshirë të fatit malësorët kundra ushtrisë malazeze. Mandej, aty vrejmë edhe virtytet kristiane e njerëzore, e sidomos frati që mjekonte të plagosunit e luftës pa dallim shqiptarë e malazezë bashkë. E natyrisht, lufta e pashoqe e malësorëve trima për të mbrojtë vendin e tyne sjellin për historinë e Shqipnisë faqe të panjoftuna dhe kontribute të vlefshme për njohjen e plotë të saj.
Ndokush kujtimet e fratit mund t’i konsiderojë ngjarje periferike, apo dikushtjetër mund t’i mendojë pak të randësishme. Në të vërtetë ky libër kallëzon krejt të kundërtën. Ajo qëndresë burrnore shfaqi përsonalitetin e fratit françeskan në mbrojtje të tokave shqiptare dhe bashkimin e malësorëve rreth fratit, pa dallim katolikë e mysliman dhe rreth flamurit të Shqipnisë gati me derdhë gjakun për mos cënimin e kufijve të vendit tonë. Dhe ky kontribut i çmueshëm i shtohet kolanës së Shkrimtarëve Françeskanë si shërbim i përvujtë për historinë kombëtare. Dhe me ketë libër publiku dhe lexuesit e censhëm tashma do të njihen me nji tjetër përsonalitet të spikatun në radhët e Françeskanëve me fratin martir At Bernardin Llupi.
At Bernardin Llupi si përsonazhi kryesor i atyne ngjarjeve, mbasi mbaroi lufta e dytë botnore, u gjetë me shërbim meshtarak në Kosovë, aty paditet prej agjentavet si propagandist shqiptar e anti-jugoslav, kje qitë në gjygj e gjykue për pushkatim. U pushkatue nga komunistat me datën 25 Nandor në vitin 1946, në Prizren. Qe varrosë në vend të panjohun. Ndoshta vrasja e tij vjen si hakmarrje për veprën e madhe në sherbim të kombit shqiptar. Daktiloshkrimi origjinal i kujtimeve të Át Bernardin Llupit, asht ruejt me kujdes të veçantë në arkivin e Gjon dhe Willy Kamsit. Ne e kemi botue simbas origjinalit.
Për herë të shtatë, Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis organizon festivalin FemArt – Festivali Rajonal për Artiste, që do të mbahet në Prishtinë gjatë datave 10-16 Qershor, 2019 (7 ditë). Moto e festivalit këtë vit është ‘Me Liri kundër Marres’ duke i inkurajuar gratë të marrin pronësinë mbi jetët e tyre dhe në vendim-marrje, duke promovuar një jetë pa paragjykime e gjykime.
“HOTELI “GRAND”, në ora 20:00, është vendtakimi i parë i Festivalit FemArt, ku do të bëhet pritja e mysafirëve për të vazhduar në po të njëjtën lokacion me ekspozitën “Bëhu fytyra ime”, nga artistja Eliza Hoxha, pjesëmarrëse në Bienalja e Venecias 2018, dhe më pastaj me performancën “Pas asaj…” me artistet Agnes Nokshiqi dhe Mjellma Goranci. Pas performancës do të zhvendosemi në Teatrin ODA për një koncert të mrekullueshëm me artisten nga Afrika, më saktësisht, nga Cabo-Verdean-e, të São Nicolau, (një nga ishujt Barlavento), me një performancë të jashtëzakonshme “Në nder të Cesaria Evora”, në ora 21:30 dhe pas koncertit dita e parë e festivalit FemArt do të përfundojë me një koktej rasti, po në teatrin Oda.
Gjatë ditëve në vijim na presin shumë aktivitete interesante me artistë/e e aktivistë/e nga vendi, rajoni e bota.
Festivali do ketë krijime artistike origjinale nga gra dhe vajza të rajonit dhe do paraqesë shfaqje teatrale, koncerte, promovime librash, art performues, instalacione arti, poezi, punëtori, panele diskutimi, art urban dhe forma tjera të artit.
Përveç rreth 200 artisteve dhe aktivisteve nga Kosova, Rajoni, Evropa, Amerika, Azia dhe Afrika, festivali do t’i angazhojë 30 vullnetarë/e, të rinj/reja nga të gjitha komunitetet në Kosovë, në mënyrë që ta ngrit pjesëmarrjen e rinisë në çështjen e forcimit të rolit të gruas në Kosovë dhe rajon dhe ndarjen e përvojave.
Ti asnjëherë s’e kupton
çfarë humb
lodron si një mace në hapësirën
e gjelbër të syve të tu
dhe unë i fyer i poshtëruar
të përgjoj pas hijes sime
bëhet vonë, sa vonë nga ndarja
unë mbi prush thyej shkarpa
si idiot i fryj hirit
ndizu zjarr
dhe hedh aty lule, shami, vjersha
rrobat e çdo gjë që kam
e ngel një lakuriq i varfër, zhveshur
që zjarri dot më s’e ngroh.
Ti asnjëherë s’e kupton çfarë humb lodron si një gjethe në lulishtet pa anë të syve të tu por unë dua të të dua me çdo kusht
Shoqata e Botuesve të Kosovës ka botuar listën e librave më të shitur në Panairin e Librit në Prishtinë.
TOP 5 LIBRAT MË TË SHITUR (AUTORË SHQIPTARË) 1. “Fshehtësia e zbulimit të hënës” nga Veton Surroi, botuar nga Koha 2. “Gënjeshtarë të vegjël” nga Fatos Kongoli, botuar nga Toena 3. “Muhaxhirët” nga Bejtulla Destani, botuar nga Artini 4. “Ditar i një gruaje të Kosovës” nga Sevdije Ahmeti, botuar nga Buzuku 5. “Mesjeta ime” nga Ag Apolloni, botuar nga Bard Books
TOP 5 LIBRAT MË TË SHITUR (TË PËRKTHYER) 1. “Forca e faktit” nga Hans Rosling, botuar nga Pema 2. “Lehtësia e padurueshme e qenies” nga Milan Kundera, botuar nga Dituria 3. “Të bëhesh” nga Michelle Obama, botuar nga Dudaj 4. “Zëra nga Çernobili” nga Svetlana Aleksieviç, botuar nga Buzuku 5. “Hipi” nga Paulo Coelho, botuar nga Toena
TOP 5 LIBRAT MË TË SHITUR PËR FËMIJË 1. “Ditari i Gregut” me autor Jeff Kinney, botuar nga Ideart 2. “Gol 1” nga Antuan Grizman, botuar nga Botart 3. “Aventurat e Kapiten Brekushit” nga Dav Pilkey, botuar nga Bota Shqiptare 4. “Histori përpara gjumit për vajza rebele (2)” nga Elena Favilli dhe Francesca Cavallo, botuar nga Pema 5. “Kuzhina e bebit” nga Arijana Roka, botuar nga Magjia e librit
Portretet e 99 grave të suksesshme shqiptare në NewBorn, të vendosura me iniciativën e Lauren Peace, pos ekzaltimit kanë zgjuar edhe debate të ndryshme në rrjetet sociale.
Meqë çdo vit obelisku NewBorn ka një pamje tjetër, Peace vendosi që të vendoste kësaj here 99 portrete të grave të suksesshme në Kosovë. Shumë prej tyre po kritikohen se nuk e kanë vendin në këtë listë, e për të tjerat po kërkohet të jenë pjesë e këtij instalacioni artistik.
‘Reclamation’ është emri i instalacionit, ndërsa në mesin e grave që janë pjesë e instalacionit janë edhe Lendita Zeqiraj, HAVEIT, Kaltrinë Krasniqi, Vasfije Krasniqi Goodman, Feride Rushiti, Atifete Jahjaga e emra të tjerë.
Majlinda Kelmendi s'koka n'mes 99 grave ne New Born Monument. Komentet jon t'teperta. Ajo i ka fajet qe nuk e ka pranu Azerbajxhanin me vakt kur e thirrke. #skandalfest
Me anë të statuseve në rrjete sociale, plot njerëz kanë dalë me qëndrimet e tyre, për mungesën e emrave si Majlinda Kelmendi – një prej sportisteve më të mira në botë, apo edhe për mungesën e grave të cilat tash e disa vite janë në krye të mediave kryesore në vend.
Me rastin e 20 vjetorit tё Çlirimit tё Kosovёs Ambasada e Kosovёs nё Itali, nё bashkёpunim me artistet Alberta Troni – piano dhe Ana Lushi – soprano, organizojnё koncert tё muzikёs artistike, përcjellë KultPlus.
Koncerti do tё mbahet nё Teatro Torlonia – Teatro di Roma me
12 qershor nga ora 19:00. Koncerti i dedikohet ditёs sё ҁlirimit tё Kosovёs, ku
pianistja Alberta Troni nё bashkёpunim me Sopranon Ana Lushi e cila pёr vite tё
shumta jeton dhe vepron nё Roma -Itali do tё sjellin njё program tё bukur
artistik.
Programi i koncertit do tё ketё koncept tё gjysmё recital
pianistik me vepra nga F. Liszt, F. Chopin dhe M. Kaҁinari dhe pjesa tjetёr do
tё jenё arie nga Cavalleria Rusticana – “Romanza e Scena”, Chopin
Tristesse.., Verdi Aida – Grande scena di Amneris , si dhe pjesa tjetёr e programit
do tё ketё vepra nga kompozitorё shqiptar Prenk Jakova, Mark Kacinari dhe këngё
tё pёrpunuara si ‘Kenke nuri i bukurisё’, ‘Un’ o ty moj tё kam dashtё!’.
Koncerti ka karakter festiv dhe shёnon njё datё tё rёndёsishme nё historinё e shtet ndёrtimit tonё. / KultPlus.com
Ansambli i Këngëve dhe Valleve Qytetare Beratase prezantoi me sukses artin dhe kulturën e qytetit përgjatë dy netëve të Festivalit Ndërkombëtar Folklorik, të zhvilluar në Pech të Hungarisë.
Kënga dhe vallja qytetare beratase, nën drejtimin e drejtuesit të muzikës Albi Kadëna, koreografit Euklid Cakrani, regjisorit Shpëtim Dyrmishi, dhe drejtueses artistike, Migena Hoxha, u vlerësua dhe u duartrokit nga spektatorët e shumtë për interpretimin me nivel të lartë artistik.
Ansambli i Beratit u vizitua nga ambasadori shqiptar në Budapest, Arjan Spasse, i cili falenderoi bashkinë e Beratit për mbështetjen që u japin aktiviteteve kulturore.
Nata e dytë e Festivalit Ndërkombëtar Folklorik u zhvillua në qytetin hungarez, Kozármisleny. Edhe kjo natë ishte e suksesshme për ansamblin e këngëve dhe valleve të Qendrës Kulturore “Margarita Tutulani”, Berat.
Performanca e artistëve rrëmbeu duartrokitjet e shumta të spektatorit hungarez për lojën e bukur e dinamike të valltarëve dhe interpretimin profesional e me nivel artistik të këgëtarëve beratas. atsh/KultPlu.com
Data 12 qershor do e gjej Madeleine Albright në Kosovë, ku ish-sekretarja e SHBA-ve, zonja më e respektuar për shqiptarët, do të jetë bashkëpjesëmarrëse në aktiviteteve për shënimin e 20-të vjetorit të lirisë së shtetit kosovar, ku me këtë rast do të mbajë një fjalim për ndërhyrjen e aleancës së NATO-s në Kosovë.
Sipas këshillit organizativ, eventi kryesor do të
mbahet në sheshin “Skënderbeu”, duke
filluar nga ora 11:00, dhe si shënim kryesor i kësaj date do të jetë jubileu i
20-të, përvjetor ky historik për Kosovën, duke ndarë dhe respektuar vlerat e
lirisë, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe paqes me miqtë dhe aleatet tanë
perëndimor.
“Njëkohësisht, ne po nderojmë të kaluarën tonë dhe vizionin tonë për paqe të qëndrueshme”, thuhet në njoftimin e këshillit organizativ. / KultPlus.com
Sot bëhen një vit të ndarjes nga jeta të legjendës shqiptare të futbollit Fadil Vokrri.
Fadil Vokrri njihet si “Legjenda e futbollit
shqiptar” dhe mbetet futbollisti më i njohur dhe i adhuruar në Kosovë.
Vdiq në Prishtinë papritmas më 9 qershor 2018, pas një ataku kardiak.
Është varrosur me ceremoni të larta shtetërore në varrezat e Prishtinës në
Arbëri më 10 qershor 2018.
Për nder të veprimtarisë së Vokrrit, sot nga ora 11:00 janë bërë homazhe pranë varrit të tij, në varrezat e qytetit të Prishtinës.
Fadil Vokrri ishte njëri nga futbollistët më të mirë shqiptar dhe është më i merituari për formimin e Kombëtares së Kosovës në futboll dhe për pranimin e FFK-së në UEFA dhe FIFA. / KultPlus.com
Në ditën e pestë të Panairit të Librit Prishtina 2019, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Seksioni i Shkencave Shkencore dhe Albanologjike, promovoi përmbledhjen dokumentuese dhe një bibliografi të studiuesit të historisë Kristo Frashëri “Skënderbeu dhe lufta shqiptaro-osmane në shek. XV”, vëllimi I-X (në origjinal dhe me përkthim shqip), shkruan KultPlus.
Kolana e veprës së historianit u cilësua si më e
rëndësishmja e botimeve të Akademisë, për vitin 2019, e cilësuar si vepra më
monumentale e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, ku bëhet përmbledhje e gjithë dokumentacionit
mbi Skënderbeun, hulumtuar dhe nxjerrë nga arkivat.
Profesor Filip Koçollari, pjesë e panelit në këtë
promovim, shprehet se “në përmbledhjen e
kolonës prej dhjetë vëllimesh, që na ka sjellë profesor Frashëri, në fakt që u
butua me iniciativën e të birit, në të përmblidhen dokumente të ardhura nga
arkivat e Raguzës, Romës, Napolit, Milanos, Barcelonës, Parisit etj, në të
përmblidhen dokumente kancelarike, kronikat e burimeve osmane, bizantine, por
edhe atyre latine. Tematika është nga më të larmishmet, ku pjesa më e madhe e
këtij dokumentacioni është e panjohur, dhe që vlen për t’u shfrytëzuar qoftë
nga hulumtuesit, apo edhe studiuesit e veprës së heroit tonë kombëtar”.
Duke e strukturuar fillimisht dokumentin origjinal,
të gjuhëve përkatëse, krahas tij është edhe përkthimi shqip, ku në përkthime
përveç Kristo Frashërit, morën pjesë edhe një numër i madh përkthyesish të
tjerë, kur kemi parasysh që dokumentacioni është i përbërë prej 16 gjuhëve.
Në panel ishte edhe prof: Shaban Sinani, që vlerëson
lartë punën e Kristo Frashërit, por
edhe pjesëtarët e institucioneve që punuan në vepër, që nuk ishte e mundur që t’i
vendosej emri në ballinë. “puna e bërë
është komoditet që dikush tjetër të ketë më të lehtë në të ardhmen, të mos jetë
i detyruar që të mos shkoj nëpër biblioteka dhe arkiva, por që ta ketë
koleksionin në tavolinen e tij”, shprehet prof. Shaban Sinani.
Në këtë promovim të Akademisë, u prezantua edhe
vepra e Edmond Buharajas “Niçeta i
Remesiana-s”, i cili njihet si Niketë Dardani. Një vepër e ndarë në tri
pjesë, ku e para flet për Dardaninë deri në periudhën e Konsilit të Niçeas, ku
vendosen konturat e kristianizmit, pjesa
e dytë që i kushtohet pikërisht këtij autori, Niçetas, Buharaja e quan Niçeta i Remesiana-s në kulturën Niçeane,
ku flet për pjesëmarrjen e Dardanëve si popull në kristianizëm, dhe pjesa e
tretë i kushtohet projektimit të figurës së Niçetas.
Botimet e Akademisë së Shkencave, tregojnë edhe njëherë rëndësinë në sjelljen e kësaj literature, si një nevojë për lexuesin por edhe studiuesit, që të kenë sa më të lehtë qasjen në literaturën përkatëse që ata e kërkojnë. / Visar Shabani / KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka potencuar disa herë faktin që është adhuruese e ushqimit tradicional shqiptar, por në veçanti ajo e adhuron piten, shkruan KultPlus.
Është nëna e saj, Vera Ora, që i rri gjithmonë gati të bijës
që këto ushqime t’i ketë sa më shpesh në tryezë.
Kështu, Vera Ora ka ndarë sot një moment me gjithë fansat e
saj, teksa tregon se Rita sapo ateron e telefonon nënën për të kërkuar ushqimin
e saj të preferuar, piten.
“Rita: Mum!!! just landed is PITE gati! Pite is traditional dish and delicious 😋”, ka shkruar Vera në Facebook, teksa ka ndarë me ndjekësit edhe dy fotografi të Ritës. / KultPlus.com
Në ambientet e “Kalasë së Tiranës” u prezantuan vlerat më të mira të traditës beratase.
Trashëgimia kulturore erdhi pranë vizitorëve, të cilët ndoqën me shumë vëmendje ekspozitën fotografike, panairin e artizanatit si dhe këngët e vallet origjinale beratase.
“Dita e Beratit” shënjon një ngjarje të rëndësishme në kalendarin e aktiviteteve kulturore të Bashkisë së Beratit, ku arti, tradita, kultura jonë, udhëtojnë për të shpalosur historinë e vet në “Kalanë e Tiranës”, në të cilën promovohen disa nga vlerat më të mira të trashëgimisë sonë.
Ky aktivitet u përfaqësua nga Kryetari i Bashkisë së Beratit, Petrit Sinaj, dhe Nënkryetarja, Afize Skëndo, të cilët falenderuan mikpritësit e “Kalasë së Tiranës” për mundësinë që i krijojnë evidentimit të vlerave të trashëgimisë kulturore.
Përfaqësuesja e Familjes Toptani, Klodjana Toptani, tha se evente të tilla do të vazhdojnë të gjallërojnë ambientet e “Kalasë së Tiranës” për të pritur dhe promovuar çdo lloj iniciative të re, ku dalin në pah vlerat më të mira të traditës dhe kulturës shqiptare.
Ky aktivitet u organizua nga bashkia e Beratit në bashkëpunim me Qendrën Kulturore “Margarita Tutulani”, Qendrën e Artizanatit “Margarita” dhe Qendrën Tregtare “Kalaja e Tiranës – Familja Toptani”. /atsh / KultPlus.com
E izoluar nga pjesa tjetër e botës për një periudhë të gjatë të shekullit të XX, nuk është e habitshme që njerëzit e njohin kaq pak Shqipërinë, fillon reportazhin për vendin tonë portali i njohur londinez ”City Matters”.
Vetëm pas vitit 1991, kur regjimi brutal komunist u rrëzua, të huajt filluan të zbulojnë malet epike, fshatrat e thellë dhe plazhet e kristalta mesdhetare të përhapura në të gjithë vendin.
Shqipëria konsiderohet si Kroacia e re dhe një xhevahir i fshehur i Mesdheut për shkak të peizazhit të saj shumë të larmishëm.
Fshatrat e vogla janë ende të mbushura me banorë të zonës që drejtojnë sipërmarrjet tyre dhe plazhet janë të pastra dhe pa shumë njerëz, edhe në muajt më të nxehtë. Por kjo nuk do të zgjasë shumë. Ajo, pa dyshim që do të përballet me të njëjtin fat si vendet fqinje Greqia dhe Kroacia. Pra nëse keni ndërmend ta vizitoni, bëjeni sa më shpejt.
Bjeshkët e Namuna
Kjo zonë malore që njihet si Alpet Shqiptare, por që preferohet më shumë emërtimi që duket sikur ka dalë nga filmi “Lord of the Rings”, Bjeshkët e Namuna.
Dhe me siguri i përshtatet më së miri këtij emir. Atu mund të gjeni disa nga pamjet më mbresëlënëse, si dhe duhet të lodhesh shumë për t’i arritur ato. Sepse industria e turizmit është ende në hapat e para dhe aty mund të shkohet falas për ata që janë të gatshëm të bëjnë një ecje të gjatë mes maleve. Megjithatë, vështirësia e bën qëllimin përfundimtar shumë më shumë shpërblyes.
Izolimi e bënë gjithë këtë zonë të duket sikur është imagjinare dhe shumë larg Europës së shekullit XXI. Mes shkëmbinjve të thepisur që qëndrojnë sipër luginave të gjelbra ndodhen shtëpi të vogla prej guri shumë të vjetar dhe komunitete tradicionale të cilët ecin hap pas hapi me ujqërit.
Parku Kombëtar i Thethit është një prej pjesëve më të famshme dhe të arritshme të Bjeshkëve të Namuna dhe ofron pak nga çdo gjë. Është njësoj si Lugina e Madhe në filmin “Land Before Time”, një oazë biodiversiteti, rrethuar nga maja të thepisura. Poshtë luginës gjenden sisteme të gjata lumenjsh, lagunash, ujëvarash dhe çdo gjë tjetër që lidhet më florën dhe faunën e egër. Duket kaq shumë origjinale.
Riviera shqiptare
Ndërsa vargmalet janë pjesa më pak e vizituar e Shqipërisë, plazhet sigurisht që janë më popullorët. Rekomandohet të marrësh me qira një makinë kur shëtit vijën bregdetare që të mund të ndalosh në çdo plazh të fshehur që të del përpara, nga të cilët ka shumë për t’u numëruar.
Për ata që kanë një buxhet të limituar, ka ende shumë autobusë që përshkruajnë zonën dhe autostopi vazhdon të jetë shumë popullor. Shqiptarët i marrin të huajt me kënaqësi dhe duke i dërguar nga një qytet bregdetar në tjetrin. Saranda është një prej qendrave më të mëdha për të pasionuarit pas detit. Aty mund të gjesh jetën e natës më të mirë dhe shumëllojshmëri restorantesh.
Në opinionin tonë, në Shqipëri shkohet për pak paqe dhe qetësi, të paktën për momentin. Duke ecur në drejtim të veriut përgjatë bregut, ndaloni në Palas që ka një plazh shumë të gjatë ku Jul Çezari dhe trupat e tij mbërritën gjatë Luftës Civile në Romake në vitin 48 pas e.s. Vizitorët ende mund të gjejnë relikte të këtij zbarkimi, si dhe disa mure mbrojtëse të braktisur të historisë së gjatë shqiptare.
Dhërmiu është gjithashtu një destinacion që duhet të vizitohet, me plazhet e tij mahnitëse, limane dhe gjire të fshehur. Një prej vendeve më piktoresk është Drimadha, që është aq i gjatë sa që kurrë nuk duket i mbushur. Këtu mund të gjeni resorte të lira dhe hotele luksoze.
Tirana
Para se kapitalizmi t’i zinte vendin komunizmit, kryeqyteti i Shqipërisë ishte i njohur si një qytet gri dhe i ngadaltë. Por Tirana ka ndryshuar me hapa të shpejtë në dekadat e fundit, duke u bërë një kaleidoskop ngjyrash dhe kulture. Sigurohuni të mos humbisni kutitë elektrike që janë mbuluar me lloj-lloj veprash arti.
Sheshi Skënderbe është gjithashtu një pikë ku do të kaloni shumë herë ndërkohë që shkoni tek Muzeu Kombëtar i Historisë, Pallati i Operas, Xhamia e Et’hem Beut dhe Monumenti i Skënderbeut që i dedikohet liderit shqiptar që i rezistoi osmanëve.
Bunk’Art ndodhet pak më larg, por ia vlen rruga. Bunkeri që ishte ndërtuar nga regjimi i Hoxhës, është transformuar në një vend ekzibicioni dhe hapësirë eventesh ku arti dhe objektet historike përzihen. Ky është vendi perfekt ku tregohet se si Tirana përqafon të kaluarën e saj, duke e kthyer disa të errët dhe tronditëse në shkëlqim dhe plot pozitivistet. / atsh / KultPlus.com