Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve tha të martën se mosndëshkimi për vrasjen e gazetarëve është edhe më tej, në masë të madhe, normë në më shumë se një duzinë vendesh me shkallë të lartë të krimit, me konflikte ose korrupsion.
Studimi i organizatës me titullin “Si t’ia hedhësh me vrasjen”, u publikua të martën në prag të ditës ndërkombëtare për dhënien fund të mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve, që shënohet me 2 nëntor.
Raporti thekson se gjatë dekadës së fundit, 318 gazetarë janë shënjestëruar dhe vrarë për shkak të punës së tyre gjithandej botës. Rreth 243 autorë krimesh ia hodhën pa u dënuar, raporton VOA.
“Mosndëshkimi në shkallë të gjerë, dërgon mesazhin tek ata që synojnë të vrasin gazetarët se mund t’ia hedhin”, tha se Elana Beiser, nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve. “Kjo dërgon edhe një mesazh frikësues te gazetarët dhe mund t’i çojë ata drejt vetë censurës, për shkak të drojës për jetën e tyre, gjë që do të lerë publikun në errësirë”.
Trembëdhjetë vende përfshijnë më shumë se tre të katërtat e të gjitha vrasjeve të pazgjidhura të gazetarëve në nivel global. Lista kryesohet nga Somalia për të pestin vit me radhë. Vendi, i cili po lufton terroristët e grupit militant al-Shabaab, ka 25 vrasje të pazgjidhura të gazetarëve.
Siria, Iraku, Sudani Jugor dhe Filipinet rrumbullakojnë pesë vendet e para ku këto krime kalojnë të pandëshkuara.
“Në shumicën e rasteve, mungojnë hetimet e mirëfillta”, tha Beiser. “Korrupsioni, institucionet e dobëta dhe mungesa e vullnetit politik janë faktorët që çojnë në mosndëshkim”.
Komiteti përmendi pritën vdekjeprurëse për një grup prej 58 personash që përfshinin 32 gazetarë dhe punonjës të mediave në Ampatuan, Maguindanao në nëntor 2009, si arsye për përfshirjen e Filipineve në indeksin e mosndëshkimit. Masakra e motivuar politikisht çoi në numrin më të madh të vrasjes së gazetarëve në një incident të vetëm në botë.
Nga 197 personat e akuzuar për vrasjet brutale, 97 janë në burg, nëntë janë lënë të lirë dhe 80 veta janë në arrati. Procesi gjyqësor përfundoi në korrik dhe portali Rappler në Filipine citoi sekretarin e Drejtësisë të ketë thënë në muajin gusht se vendimi mund të dalë para 23 nëntorit, kur mbushen dhjetë vjet nga vrasjet.
Meksikoja që është vendi më vdekjeprurës për gazetarët gjatë këtij viti kur janë vrarë pesë gazetarë, ka shënuar rritje të shkallës së mosndëshkimit çdo vit. Ajo mban vendin e shtatë në treguesin e Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve.
Raporti ngre shqetësimet se rajonet që dikur konsideroheshin të sigurta për mediet, tash po shohin dhunë ndaj gazetarëve. Raporti përmend vrasjen e gazetares në Maltë në vitin 2017 dhe atë të gazetarit sllovak më 2018. Askush nuk është dënuar për këto raste. /KultPlus.com
Lumi i lotëve nuk ka të sosur. Armiqësitë e kanë ngrënë botën, mik. Rri me zemrën tënde, Genc. Të shtypet zemra është mekat! Tiranët s’bëjnë gjë tjetër: Shtypin zemrat, Shkelin ëndrrat, Copëtojnë popuj, Nisin lufta të përgjakshme. Tiranët s’bëjnë gjë tjetër në këtë botë; Shkelin, shtypin E njerëzit heqin të zinjtë! Trembem për njerëzit, Genc!…
Kolonia ndërkombëtare e artistëve figurativë “Ditët e Mios” ka sjellë në Korçë 19 piktorë nga Polonia, Maqedonia e Veriut, Greqia, Mongolia, Arabia Saudite, Kosova dhe Shqipëria.
Për 4 ditë radhazi mjeshtrat e telajos u frymëzuan nga ngjyrat dhe pamjet piktoreske të Korçës e rrethinave, duke sjellë një ekspozitë ta veçantë me krijimtarinë e tyre.
Artistët fillimisht kanë vizituar Korçën dhe rrethinat përreth ,për të hedhur më pas në telajo tematika të ndryshme ,duke u ndalur në peizazhin e Dardhës, Boboshticës dhe Vithkuqit,dikur vende frymëzuese edhe për piktorin e popullit Vangjush Mio.Për organizatorët ky event është konsideruar si ndër më të rëndësishmit,dhe ka për qëllim promovimin e vlerave kulturore të Korçës.
Për piktorët Korça mbetet përjetësisht një vend për t’u eksploruar për peizazhet unike që sjell. Për organizatorët, ky aktivitet mbetet i rëndësishëm pasi është edhe një urë komunikimi midis artistëve nga vende të ndryshme. /KultPlus.com
Në Bazel të Zvicrës, u mbajt konferenca e koordinatorëve të shteteve anëtare të MEDS (Meeting of Design Students), me c`rast Kosova u zgjedh si vendi pritës i punëtorisë më të madhe të dizajnit dhe arkitekturës në Evropë, për vitin 2021.
Në mesin e shteteve konkurruese ishin
Kroacia, Gjeorgjia, Armenia dhe Kosova, e cila u shpall e para. MEDS- meeting
of design students, mbledhë për çdo vit, më shumë se 300 student të fushave të
dizajnit e arkitekturës nga e gjithë Europa dhe bota. Në vitin 2021, MEDS-Miqt,
do të organizohet në Prishtinë, nga Meds Kosovo, për të bërë ndërhyrje urbane
në lagjet e Prishtinës! Kosova merr pjesë në punëtoritë e organizuara nga MEDS
që nga viti 2010!
Ndërsa sot, me votat e shumicës së Koordinatorëve Nacional të shteteve anëtare, Kosova është organizatori zyrtar i MEDS 2021. /Kosova.info/ KultPlus.com
Të martën, 29 tetor, u organizua një tubim në New York, ku i është bërë thirrje Serbisë që t’i ndëshkojë dhe ndjekë penalisht kriminelët e luftës të cilët ende mund të jetojnë lirshëm në vendin e tyre.
Kujtojmë që luftrat të cilat pasuan shpërbërjen e Jugosllavisë në vitet ’90-ta të shekullit të kaluar, jo rralë janë cilësuat si më të egrat dhe përgjakshmet që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Këto luftëra janë karakterizuar nga krimet më mizore kundër njerëzimit, duke përfshi edhe gjenocidin dhe krimet e dhunimit. Nnumri i përgjithshëm i përdhunimeve të kryera në këto luftëra vlerësohet të jetë 70,000+, pjesa dërmuese e të cilëve të kryera nga forcat serbe. Deri më sot, vetëm një pjesë e vogël e atyre që kanë kryer këtë lloj të krimit të luftës janë ndjekur penalisht ose janë sjellë para drejtësisë.
Ky tubim mbështetet nga: Komunitetet Shqiptaro-Amerikane, Boshnjako-Amerikane dhe Kroato-Amerikan. /KultPlus.com
Edicioni i tretë i festivalit të vetëm ndërkombëtar të teatrove në Kosovë, tashmë ka hyrë në fazën finale të përgatitjeve.
Nga data 4-9 nëntor 2019, në dy skenat e Teatrit AAB “Faruk Begolli” në Kolegjin AAB, do të ngjiten shtatë trupa artistike në programin konkurrues, të cilat vijnë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Greqia, Bullgaria e Kroacia.
Programit garues të këtij edicioni do t’i paraprijë shfaqja nikoqire, prodhim i Teatrit AAB, “Bretkosa”, në regji të Burbuqe Berishës, e cila do të jepet jashtë programit garues, në natën e 4 nëntorit.
Edicioni i tretë i PITF2019 vjen më i veçantë nga ana vizuale për shkak të brendingut. Hyjnesha në fron, që është simbol i këtij festivali ndërkombëtar, këtë vit vjen me një lule Irisi në kokë.
Sikur edhe në edicionet e mëhershme, ajo që e dallon PITF, përveç programit ndërkombëtar, është edhe programi përcjellës në mbrëmjet pas shfaqjeve, ku të gjithë pjesëmarrësit do të kenë mundësi të argëtohen nga bende e artistë të ndryshëm.
Festivali do të ketë dy lloj biletash: festival pass që do të jetë e vlefshme për të gjithë programin dhe biletat e veçanta për shfaqje. Studentët do të kenë prioritet pasi biletat do t’u ofrohen me çmime speciale, ndërsa po ashtu edhe transporti nga qyteti në kampusin e Kolegjit AAB do të jetë gratis për të gjithë vizitorët. / KultPlus.com
Kemi para së gjithash detyrën të rrojmë. Dhe që të rrojmë duhet të krijojmë një mentalitet të shëndetshëm, me një kuptim të kthielltë. Anijeja që udhëton në brym’ e në mjegull thyhet në shkëmbënjtë; njeriu që ecën në t’ errët bje në gropë. Kaqë më tepër akoma duhet të çel një sytë një shoqëri dhe të dijë ku vete, të dojë të kuptojë ku duhet të vejë.
Në kohë që ësht’ i vogël njeriu ëndëron dhe thotë: – Kur do të vijë dita të bëhem i math, të dal nga djalërija. Të rritem, të urdhëronj vetëhen, të dal nga kujdesi dhe nga vëshgimi i të tjervet. Sa vjet, sa shekuj, sa brezni kemi pshertitur prapa liris s’ ënë si komp, prapa independencës së kësaj Shqipërije! Çdo gjë e gjallë në botë ka detyrën të rrojë, të mprojë vetëhen. Dhe që të rrojë duhet të mprohet prej rreziku, të marrë masa për pritmin, të mejtojë jo vetëm për sot, po edhe për të nesërmen, të pregatitnjë udhën e lumtërisë.
Një njeri që s’ka liri, një skllaf, nuk’ ësht’ i zoti i vetëhes’ së tij të punojë dhe të realizojë jetë fatbardhe. Një komp pa liri politike është më keq se një njeri lidhur në hekur.
Lirin e një personi të vetëm e tolerojnë shumë despotë, po lirin e një kolektiviteti si komp s’e duron asnjë dominatër i huaj. Si individ munt të na japin lejë, mbase edhe na ndihmojnë. Por si shoqëri, si trup je i ndaluar nga çdo veprim. Dhe në është indipendenca një qok dhe një qëllim që e ndjekim pa reshtur, kjo është pse indipendenca na le të lirë të përpiqemi për të mirën t’ënë kolektife, na e fal atë të drejtë, na ‘zgjith duar e këmbë të punojmë për një jetë më të mirë, më të bukur dhe më të ndershme.
Në qoftë, pra se skllavërija dhe despotisma janë një turp për njerinë, lirija dhe independenca formojë një titull fisnikërije për të. Në një gjuhë të huaj ka një fjalë të shkurtër dhe fort të bukur – “Noblesse oblige” thotë. Fisnikërija i ngarkon njeriut një tok detyra, një tok barrë që rjedhin nga të drejtat e tij. “Noblesse oblige”, është një mendim lindur në inteligjencën e një populli nek i cili ushqehesh shpirti i nderit, i kalorsisë, i oborsisë, një popull që kishte për detyrë të vdesë atje ku e lyp nderi, të vërë këtë nder dhe sedrë më parë se çdo send tjatër.
Do të donja pra që sa herë moti na përtërit 28 Nëntorin, në mes të gëzimit dhe manifestimevet, të kujtojmë detyrën, dhe me detyrën, përgjegjësinë t’ ënë.
Kemi para së gjithash detyrën të rrojmë. Dhe që të rrojmë duhet të krijojmë një mentalitet të shëndetshëm, me një kuptim të kthielltë. Anijeja që udhëton në brym’ e në mjegull thyhet në shkëmbënjtë; njeriu që ecën në t’ errët bje në gropë. Kaqë më tepër akoma duhet të çel një sytë një shoqëri dhe të dijë ku vete, të dojë të kuptojë ku duhet të vejë.
Fisnikërija na ngarkon barrë të rëndë, dhe kur ritemi dhe bëhemi burrë duhet të punojmë si burrë e si fisnik. Të bindemi një her’ e mirë se iku ora e marrëzivet, e pakujdesivet, e lodravet.
Gjëndemi përpara një problemi të math dhe duhet të qendrësojmë, mendimin t’ ënë.
Një problem i math, do mjete të mëdhenj, do fuqi të fortë. Do pra bashkëpunim midis njerësvet të kombit, me qënë se është për interesin e përbashkët. Duhet të marrim pjesë aktife, një interesim të gjallë, si të zotërit e punës që jemi, si proprietarë të këti vëndi, dhe jo si të huaj, si qiraxhinj.
Do të rrimë kurdoherë në Shqipëri, dhe atje do të vdesim, edhe ne edhe djemt’ t’anë, sikundër që atje lintnë prindërit dhe stërgjyshërit t’ anë. Kjo shtëpi ësht’ e përbashkët; ky kopsht ësht’ i të gjithëve. E mira dhe e keqja është për të gjithë.
Lëngata e më të largut fare nesër na kap edhe neve. Faji i tjatrit më zë edhe mua. Kur të çelet dheu bjemë të gjithë brënda dhe furtuna kur e mbyt vaporin të gjith’ udhëtarët bjen’ në valë.
Duhet të kemi bindjen se, për të mirën e përbashkët kemi nevojë dhe detyrë të punojmë të gjithë së bashku. Edhe kështu çdo e mirë, ose çdo e keqe vjen prej nesh, mvaret nesh.
Kështu është sot, kështu do të jetë nesër, kështu edhe gjithmon e jetës. Në shtëpit t’onë të madhe që i themi Shqipëri, mos kemi shpresë veç se nga punimi dhe nga veprimi ynë. Atë që mbjellim atë do të korrim.
Arrin që të duamë, të punojmë dhe të veprojmë me këmbë-ngulje, forcë vullneti, me tenacitet, me perseverencë, pa u-mërzitur, pa uzvertitur. Na duhetë një punim i gjatë, i vazhduarshmë, inteligjent dhe i logjikshëm, dhe gjithë me një zemrë, se lumtërija ime personale ka për kusht lumtërin e përbashkët.
Atë farë që hedhim, atë pemë do të marrim. Por, a jemi bindur se pa punuarë a’ kemi të drejtë jete?
A na është mbushur mëndja një her’ e mirë se pa mbryjtur e pa gatuar s’ kemi bukë as sot, as nesër? A e kemi mirë kuptuare se, çdo-cili meriton të rrojë si pas punës që bën – me krahë e me lodhje – dhe jo si mbas fjalëvet të kota që flet?
Varfërija morale dhe fizike, robërija personale dhe, shoqënore vijnë nga të folurit shumë, dhe të punuarët pakë.
Fuqinë duhet të ja japim, jo gojës me gjuhën, po krahvet, krahrorit, zemrës dhe mushkërivet. Sicilado nga këto fjalë është një program më vetëhe dhe për shvillimin e tyre do të ishte nevojë jo një, po disa artikuj.
Do të ishte kjo nevojë gjer sa të na hyjnë këto të vërteta thellë në çelulat e trusë, në fibrat e zemrës, të formojnë themelin e moralit t’ ënë individual dhe kolektif. Kur qënkemi të gjithë të interesuar në jetën dhe lumtërin e përbashkët, atëhere e kemi për detyrë të ndjejmë se i cili prej nesh përgjegjësinë që i takon, se kjo përgjegjësi ësht’ e përbashkët: imja, jotja, e ati, e atyreve.
Do të jeshe padyshim fort i kënaqur, këndoniës, sikur të të thoshnja se faji s’ ësht’ yti, se ti s’ ke asnjë përgjegjësi. Do t’ a ndjenje vetëhen t’ ënde të lumtur duke hedhur gjithë gabimet, gjithë sharjet mbi tjatrin, mbi të tjerët, dhe ti të dilnje inocent, mbase dhe martir. Për fat të keq njeriu s’ ësht ëngiëll!
Mirësija lyp një edukat’ të gjatë dhe një stërvitje të përditëshme. Prandaj na pëlqen të kallzojmë të afërmin, të ngarkojm’ atë me çdo krim, me çdo padrejtësi. Mos e prit, këndonjës i dashur, këtë demagogji prej meje.
Të kam për të thënë të vërtetën e athët, sikundrë që s’t’a kam kursyerë që kaqë vjet. Do të më vinte turp të të gënjenj ty, dhe më tepr’ akoma do të skuqesha: në rrejsha vetë vetëhen. Dhe e vërteta është se, cilido nesh duhet të shohë si përgjegjës personën e tij.
Para se të themi çë bëri, si veproj aksecili, duhet të pyesim sinqerisht dhe me ndërgjegje çë bëra unë, si veprova unë. I vetëmi moralitet konstruktif është të mbajmë përgjegjëse vetëhen t’ ënë: atëhere, dhe në këtë mënyrë, munt që të shohim fajnë, të përpiqemi të korektohemi, të çvishemi prej të metavet dhe të fitojmë cilësi të dobishme.
Eshtë një “ushtrim spiritual” laik, jo vetëm moral, po edhe patriotik. Kurse, e kundërta e kësaj mënyre, në qoftë se nxjerim vetëhen t’ ënë pa faj, dhe akuzojmë kurdoherë tjatrin, atëhere s’ bëjmë as një forcim të përmirësohemi, nuk ndreqim të metat, shtojm’ armiqësitë dhe bisedimet e kota, dhe rezultati del në dëm të përgjithshëm.
Kjo e vërtetë kaqë simple është edhe për mua, edhe për ty, këndonjës, edhe për të gjithë neve. Një e vërtetë fort simple dhe fare sheshazi, ka nevojë shpesh herë të repetohet, të përsëritet çdo mëngjes e çdo mbrëmë. Dhe është një detyrë elementare që të bindemi thellësisht ne vetë, pastaj të bindim të afrëmit t’anë se, rrojtja dhe pritmi varen nesh kolektivisht; në bashkëpunim dhe solidaritet me shoku shokun.
Noblesse oblige. Independenca na bën me jetë, me shtëpi, me fëmijë, me komp. Na jep barrën t’a meritojmë, t’a mprojmë, t’a ruajmë, të plot e të pa cënuar, të nderuar dhe të pëlqyer, për lumtërin t’ënë.
Duhet të respektojmë këtë independencë; të kujdesemi të na respektojë bota. Dhe një komp është si një individ: Që t’a respektojë tjatri arrin që të respektojë me të vërtetë vetëhen e tij.
E di se kemi ardhur në një kohë të keqe, një epokë vështirësije, krizë morale, ekonomike dhe politike për botën e tërë. Nga këto fatkeqësi, nga shkatërimi i traditavet, i disiplinës dhe i hierarkisë, vuan e tërë bota, gjithë Shtetet e dheut, edhe ata që kanë qënë të fort e t’ organizuar.
Eshtë natyrisht logjik që edhe ne do të ndjejmë të këqijat e sotme të kohës. Edhe bash pse jemi në një minutë kritike të situatës së përgjithëshme, prandaj duhet të çelim edhe më tepër sytë, të jemi më të kujdesur. Kom be të gjerë dhe të mëdhenj, munt t’ a shikojnë me besim kohën; koha për ‘ta munt të jetë gentleman, galantuomo.
Po një popull i vogël ka detyrë t’i japë kohës një ndihmë të fortë, të ecënj përpara kohës, dhe të mprojë vetëhen e tij. Çinteresimi në fushë të veprimit patriotik është një faj dhe një krim. “Ç’më lipset mua”. si edhe “Ç’të duhet ty”, janë fjalë shkatronjëse. Përgjegjësija dhe të drejtat janë të përbashkëta, sikundrë që interesimi i të gjithëve është një detyrë dhe një nevojë.
Në qoftë se shumë faje dhe shumë gabime bëhen në botë, kjo vjen pse një pjes’ e madhe e popullit s’njeh, s’di, s’ kupton interesin e vërtet të tij, rri indiferent ne jeta e përbashkët, ose, më keq akoma, e shikon vetëhen e tij të huaj dhe armik, i shikon të tjerët armiq dhe të huaj.
Ay që shikon, sheh dhe gjykon ka një barrë të rëndë në këtë lëmë. Inteligjenti që kupton detyrën duhet të ngrerë barrën. Dhe barra e çdo Shqiptari me ndërgjegje është të interesojë palët e thella të njerëzisë, stratat e popullit dhe vllezrit e kombit, duke u rrëfyer edhe atyreve cila duhet të jet udha e tyre, ç’ detyrë dhe përgjegjësi kanë.
Padyshim ky program tërheq mundime të panumërtë. Po jemi të shtrënguar të lodhemi e të punojmë, në mos vetëm për ideal dhe, moralitet, të pakën për interesin e vërtet t’ënë.
Në një kohë në të cilën egoisma dhe indiferenca shikohen si parime me të cilët ndodhen njerës që lëvdohen dhe mburen, në një periodë që verbërija dhe qenisma shikohen si virtute, të bërët e një detyre kundrejt kombit dhe vëndit, a nuk duhet të mbushnjë aktivitetin e atyreve që vështrojnë dhe gjykojnë?
Dhe këto detyra duan bërë me entusiasmë dhe duke inspiruar entusiasmën: Si për njerinë, ashtu dhe njerëzinë entusiasma dhe lithka në një ide e mbajnë gjallë; besimi në një qëllim i japin fuqi, dhe e ngushëllojnë. Një komp shuhet dhe vdes kur humbet entusiasmën.
(Botuar fillimisht në Revistën “Përpjekja shqiptare”, në numrin e dhjetorit 1936) /KultPlus.com
Kolegji Universum është lider i ndërkombëtarizimit. Institucioni me më së shumti bashkëpunime ndërkombëtare në vend dhe projekte të financuara nga Komisioni Evropian. Aktualisht Kolegji Universum po implementon 7 projekte në kuadër të “Erasmus+ Capacity Building”.
Kjo i kontribon shumë ngritjes së kapaciteteve të brendshme të Kolegjit Universum, përmirësimit të cilësisë, zhvillimit të kurrikulave, zhvillimit profesional të stafit përmes trajnimeve dhe vizitave në universitetet partnere dhe nxitjen e shkëmbimeve kulturore.
Disa nga projektet që aktualisht po implementohen nga Kolegji Universum në bashkëpunim me Universitetet më prestigjoze në Evropë janë ITEM (Innovative Teaching Education in Mathematics), STEPS (MSc in Sustainable Food Production Systems), E-VIVA (Enhancing and Validating Service-Related Competencies in Versatile Learning Environments in Western Balkan Universities), E- UNITE (European Youth Network for Diversity and Tolerance), REBUS (Ready for Business), E-Drive dhe INTERBA. Shiko listen e universiteteve partnere në këtë projekte.
Poashtu projekte tashmë të finalizuara janë projekti CONSUS dhe TEMPUS. Mëso më shumë..
Këtë të enjte në Prishtinë nis edicioni i dytë i Showcase-it Teatror të Kosovës.
I organizuar nga Qendra Multimedia, kjo ngjarje këtë vit fuqizohet me bashkëpunimin e Qendrës Multimedia me Teatrin Kombëtar të Kosovës, Teatrin e Qytetit të Gjilanit dhe teatrin “Adriana” në Ferizaj, shfaqjet e të cilave do të inskenohen gjatë Showcase-it teatror.
Ky edicion do të sjellë në Kosovë edhe rreth 40 mysafirë ndërkombëtarë: selektorë festivalesh ndërkombëtare, kritikë, gazetarë, shkrimtarë, regjisorë e dashamirë të teatrit.
Në kuadër të Showcase do të performohen 8 shfaqje teatrore në produksion të Qendrës Multimedia, Teatrit Kombëtar të Kosovës, Teatrit të Qytetit të Gjilanit dhe teatrit “Adriana” në Ferizaj.
Përveç shfaqjeve, në këtë ngjarje do të organizohen edhe dy panele diskutimi dhe sesione promovuese të produksionit teatror të Kosovës me qëllim të rrjetëzimit të artistëve.
Një risi e madhe këtë edicion është ardhje e aktorit të njohur francez me origjinë shqiptare, Rexhep Mitrovicës, i cili gjatë Showcase-it do të lexojë e diskutojë mbi “Inkuizitorin e madh” së bashkë me aktorin po ashtu të njohur Arben Bajraktarin. Kjo ngjarje në Prishtinë vjen si bashkëpunim me kompaninë teatrore Liria në Paris, ndërsa është kuruar nga Simon Pitaqaj. / KultPlus.com
Të lutem imzot a mund të ta prek faqen të lutem imzot a mund të bie në gjunjë para këmbëve tua të lutem imzot a mund t’i shpërthekoj pantallonat tu të kaltër të lutem imzot a mund t’i ngul sytë në barkun tënd leshartë të lutem imzot a mund të t’i heq butësisht brekët të lutem imzot a mund t’i afroj kofshët tua cullake te sytë e mi të lutem imzot a mund t’i lë teshat e mia përfundi karriges tënde të lutem imzot a mund të t’i puth noçkat dhe shpirtin të lutem imzot a mund t’i shtyp buzët e mia në kofshën tënde muskulore të fortë pa qime të lutem imzot a mund ta mbështes veshin tim në barkun tënd të lutem imzot a mund t’i mbështjell duart e mia rreth bythës sate të bardhë të lutem imzot a mund ta lëpij baqthin tënd të kërleshur me bashkë leshi të butë të verdhë të lutem imzot a mund ta shtyp gjuhën time në birën e bythës tënde të trëndafiltë të lutem imzot a mund t’i prek me fytyrë koqet tua, të lutem imzot, të lutem më shiko në sy, të lutem imzot më ftillo në dysheme, të lutem imzot më thuaj të ta lëpij stupcin tënde të trashë të lutem imzot vëri duart tuaja të vrazhda në kafkën time tullace kaleshe përanash të lutem imzot shtypma gojën deri në rrënjë të karit tënd të lutem imzot shtypma fytyrën në barkun tënd, tërhiqmë ngadalë dhe ngulmë fuqishëm derisa fortësia jote memece të ma mbushë fytin deri në fund derisa të gëlltis dhe shijoj karin tënd të tultë të valë të laracuar me damar, të lutem, Imzot mbështetmu në shpatulla dhe shikomë në sy, dhe qimë në tavolinë të lutem imzot mbërthemi kofshët dhe çoma bythën deri te beli yt të lutem imzot ma përkëdhel qafen me dorën tënde të vrazhdë ndërsa me pëllëmbë ledhatomë teposhtë shpinës të lutem imzot çomë përpjetë, ashtu që shputat t’i kem në karrige, derisa bira ime ta ndien duhmën e pështymës sate dhe lëvizjen e vrullshme të gishtit të madh të lutem imzot më bëj të të them të Lutem Imzot Qimë tash të Lutem Imzot lyeji koqet e mia dhe qimet e bythës sime me vazelinë të rrëshqitshme të lutem imzot fshikulloje stupcin tënd të mbushur me kremra të bardha të lutem imzot fërkoje guxhën e karit tënd për bythën time të rrudhur të lutem imzot futma butësisht, përthekoma gjoksin me bërrylat tu duart tua të rrëshqasin teposhtë barkut tim, ma prek penisin me gishtat tu të lutem imzot rrasma pak nga pak, pak nga pak, pak nga pak, të lutem imzot depërto me topuzin tënd në prapanicën time dhe të lutem imzot më bëj të dridh vithet që ta ha deri në fund karstupcin tënd derisa me vithe t’i ledhatoj kofshët tua, e shpina të më kërruset, sado që vetë s’po ejakuloj, palla jote po më shpon të lutem imzot nxirre dhe ngadalë nisu drejt fundit të lutem imzot futma prapë, dhe nxirre deri në guxhë të lutem të lutem imzot më qi prapë me gjithë takatin tënd, të lutem më qi, të lutem Imzot rrasma deri në fund derisa të më dhembë butësia e tij Butësi të lutem imzot ço dashuri me bythën time, vendose trupin në qendër, dhe më qi mirë sikur do ta qije ndonjë vashë, shtrëngomë butësisht të lutem imzot tërhiqmë, dhe futu deri në rrënjë bash me të njëjtin topuz të këndshëm e të valë të cilin e prekje në vetmi në Denver ose në Bruklin ose me të cilin i karfosje vashat në Paris të lutem imzot futma aletin tënd, atë trup të pikave të dashurisë, qirje djerësitëse trup ëmbëlsie, jepma qirjen tënde qençe më shpejt të lutem imzot më bëj të rënkoj në tavolinë Të rënkoj o të lutem imzot më qi bash njashtu në ritmin tënd dridhshëm rrasma dhe të lutem imzot dhe duke e sjellë nxirre dhe prapë fute derisa të më shlirohet bira e bythës një qen në tavolinë kuis me kënaqësi të tmerrshme për të qenë i dashur Të lutem imzot më quaj qen, bythë bishe, birëbythe e qullur, dhe qimë më tërbueshëm, sytë e mi të mbuluar me pëllëmbët tua rreth kafkës sime dhe rrasma poshtë me lëvizje të turrshme të fuqishme shtazarake dhe përshpejtoje që pas pesë sekondash të shpërthejë fiskaja e spermës sate të ngrohtë prapë e prapë, duke ejakuluar derisa thërras emrin tënd të dua të lutem Imzot.
Kinematografia botërore ka marrë një lajm të hidhur. Regjisori i njohur, Robert Evans është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare. Vdekja e tij u konfirmua nga publicisti, Monique Moss dhe më pas nga familjarët e tij.
Kreu i studiove kinematografike të Hollywoodit gjatë viteve ‘70, u bë i njohur për publikun në filmat “Kumbara” dhe “Qyteti kinez”.
Evans njihet edhe si personi që shpëtoi “Paramount Studios” nga katastrofa, nëpërmjet shfaqjes së shumë filmave të suksesshëm, si edhe për mënyrën e tij të jashtëzakonshme të jetesës, karakterizuar nga shpenzimet e luksit, kokaina dhe shtatë martesa, përcjell Koha Jonë raportimet.
Ali McGraë, e cila u martua me Evans në 1969 para se ta linte atë për aktorin Steve McQueen, tha se ai do të “mbahet mend si një gjigant”. Në mesin e grave tjera me të cilat ishte i martuar Evans ishte edhe ylli i “Dinastisë”, Catherine Oxenberg, me të cilën ishte i martuar për dhjetë vjet. / KultPlus.com
Ish-deputetja shqiptare, Rudina Seseri shpallet një ndër 100 gratë më me influencë në botë.
Ish- deputetja shqiptare, Rudina Seseri është klasifikuar nga revista “Woman Entrepreneurs” një prej 100 grave më me influencë në botë.
Bazuar në deklaratën e revistës së njohur 100 gratë e përzgjedhura si influencer po riformulojnë botën e biznesit, por jo vetëm, janë gjithashtu një mbështetje e mirë për të gjitha gratë e tjera.
“Inteligjenca artificiale po riformulon jetën tonë. Çfarë na pret tashmë? Kjo është ajo çfarë po përpiqet të zbulojë Rudina Seseri”, shkruan “Woman Entrepreneurs”.
Kjo kompani me bazë në Boston, Amerikë, ka prezantuar edhe një vit më parë fondin e saj të parë prej 112 milionë dollarësh në vitin, që prej kësaj kohe ajo ka investuar në 19 biznese të tjera./KultPlus.com
Me një monolog të Çun Lajçit, para të pranishmëve në Bibliotekën Kombëtare u hap ngjarja e promovimit të librit më të ri të Lajçit, i botuar nga Shtëpia Botuese “Buzuku”, shkruan KultPlus.
Abdullah Zeneli nga Shtëpia Botuese “Buzuku” e prezantoi librin derisa theksoi se do të bashkëpunojë me autorin edhe në të ardhmen.
Studiuesi
Behar Gjoka tha se Lajçi përveçse aktor është edhe mjeshtër i fjalës. “Çun
Lajçi është njeriu i artit dhe i botës shqiptare, ai është simbolika më e qartë
e fjalës si aktor dhe si shkrimtar e veprimtar”.
Tutje Gjoka
foli për romanin dhe theksoi se brenda tij është e gjithë Kosova.
“Brenda
tekstit është Kosova, është ai gjak, i cili po të mos ishte ne s’do të mund të
flitshim sot. Plisi është simbol, kryehero, është e sotmja dhe e nesërmja e
Kosovës dhe e shqiptarësisë”, potencoi ai.
“Kur
fryjnë ernat” është roman i përbërë nga 24 kapituj dhe konsiderohet si
poemë epike në prozë.
Edhe
shkrimtari Nazmi Rrahmani pati fjalë të mira për romanin e Lajçit. Ai foli më
gjatë për përmbajtjen e tij.
“Autori
i lidh gjitha ngjarjet me veprën e vet. Plisat janë simbol i rezistencës, me të
cilët autori i lidh ngjarjet në veprën e vet. Pastaj kulla si simbolikë
ndërlidhet vetvetiu me familjen Jashari. Gjithashtu tregohet vazhdimësia e
jetës së atyre që mbetën nën rrënojat e kullës”. Në roman përcaktohen në
mënyrë simbolike ngjarjet e kohës, u shpreh Rrahmani.
Aktori
Xhevat Limani u paraqit me një recitim të vjershës së Fan Nolit “Jepni për
nënën” derisa autori Çun Lajçi lexoi prapë pjesë nga libri para të
pranishmëve.
Tashmë “Kur fryjnë ernat” gjendet nëpër libraritë e kryeqytetit. /KultPlus.com
Brezi i katërt dhe i pestë i familjes Mercan në rajonin Pazaryeri të qytetit Bilecik vazhdon profesionin e përgatitjes së bozës, të cilën e ka filluar në vitin 1917 në Kosovë dhe më pas e kanë transferuar në Turqi.
Prodhimi i bozës që Abdullah Efendi e filloi në Prizren të Kosovës u transferua në Turqi nga djali i tij Osman Ağa, të cilën në brezin e katërt e vazhdoi më pas djali i tij Abdullah Mercan. Ndërkohë që fëmijët e Mercanit, si brezi i pestë, vazhdojnë prodhimin e bozës, emri i së cilës identifikohet me familjen e tyre.
Prodhuesi i bozës Abdullah Mercan në një prononcim për AA tha se profesioni i bozaxhiut është një punë e vështirë dhe se në Turqi bëhet nga shumë pak profesionistë.
“Boza është shija e patjetërsueshme e muajve të dimrit. Ajo forcon kockat dhe lehtëson tretjen”, thotë Mercan.
Ai tha se bozën e prodhojnë me mel dhe miell misri. “Disa prodhues të bozës përdorin miell gruri për shkak se meli është i shtrenjtë, por ne nuk përdorim miellin e grurit”, tha Mercan.
Mercan tha se boza rrit qumështin tek nënat që ushqejnë fëmijët me gji, është i dobishëm dhe një produkt i ushqyeshëm për fëmijët dhe zhvillimin e kockave. “Fëmijët dhe nipërit tanë janë rritur me bozën. Dihet që nga kohët e shkuara se boza e thartë bën mirë për gripin dhe të ftohurit. Ajo bën mirë nëse pihet pasi të mbahet për një kohë dhe të thartohet. Boza e thartë ndërpret tempertaturën e nxehtë të trupit. Është një qetësues i mirë i temperaturës, mund ta provojë kushdo”, shtoi Mercan.
Mercan thotë profesioni i bozaxhiut njihet mirë nga personat që kanë emigruar në Turqi nga Ballkani. Sipas tij, më parë ka pasur më shumë prodhues të bozës.
“Në Turqi kanë mbetur 3-5 kompani që vazhdojnë këtë profesion. Me kohën ka patur një pakësim në këtë profesion për shkak se është punë e lodhshme. Në disa vende boza nuk njihet, por më shumë si burim shërimi ajo konsumohet në Stamboll, Kocaeli, Eskişehir dhe Bursa. Ne furnizojmë edhe qytetet si Ankaraja dhe Izmiri kur kemi porosi. Kur një person e provon bozën nuk heq më dorë prej saj, krijon varësi. Boza që ne prodhojmë jashtë rajonit tonë njihet me emrin e vjetër ‘Boza Pazarcık‘. Ajo në zonën tonë konsumohet kryesisht me ‘hallvën Pazarcık‘”, tha ai.
Në vazhdim Mercan shpjegoi gjithashtu se prodhimi i bozës fillon me ftohjen e motit dhe vazhdon deri në muajin prill.
Hatice Aydoğan Özsökmen e cila ka ardhur nga Stambolli në rajonin Pazaryeri, duke tërhequr vëmendjen se boza që prodhohet në këtë zonë nuk mund të zëvendësohet me një tjetër, tha se “Boza e prodhuar me mel dhe miell misri është më cilësore. Konsumova bozën Pazarcık dhe jam bërë e varur. Ua rekomandoj të gjithëve këtë bozë e cila është burim shërimi”. / KultPlus.com
Një pjesë e jetës dhe e veprës së heroit tonë Kombëtar mbetet ende e pazbuluar dhe enigmatike.
Profesori i njohur i historisë, Jahja Drançolli, nëpërmjet një fotoje ka prezantuar “Vulën personale” të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, shkruan Shqip.
Drançolli si burim ka përdorur Arkivin Shtetëror të Dubrovnikut dhe Arkivin Shtetëror të Kosovës. / KultPlus.com
Evoluimi i
muzikës në përgjithësi ka bërë që edhe në vendin tonë t’i bashkohen shumë
artistë kësaj valleje. Ndonëse jo si ‘’trendsetters’’, ata ecin paralelisht me
trendet e fundit. Molieri thoshte se nuk ka art të dobët. Çdo vepër artistike
që arrin pikën kulminante të gërshetimit të emocionit të autorit krijimin në
fjalë s’mund të quhet gjë tjetër veçse art. Në muzikë fjala vlerë nuk ka
përkufizim konciz për faktin se arti është liri parasegjithash, e liria imponon
mosimponimin e shijes nga të tjerët. Sipas këngëtarit Ismet Bexheti vlera në
muzikë duhet të jetë sinteza në mes një teksti të mirë dhe një vokali të mirë,
duke mos e harruar dhe folklorin si taban për zhvillimin e gjithë këtyre
gjinive muzikore. Në industrinë tonë muzikore tashmë këngët e vjetra po
përqafohen nga artistët tanë, ku jemi dëshmitarë të një numri shumë të madh
rikrijimesh të këngëve të vjetra.
Këngët
legjendare shqipe të artisteve e grupeve të ndryshme si : TNT, Nexhmije
Pagarushës, Gjurmët e pothuajse të gjithë krijuesit që kanë vepruar para luftës
së fundit, ia kanë ripërtërirë këngët e tyre estrada aktuale, duke ia ndërruar
versionin, deri në deformim. Këto rikrijime po mirëpriten edhe nga publiku
shqipfolës, këtë e faktojnë klikimet dhe shpërndarjet e shumta të këtyre këngëve,
shumica e tyre janë mbi njëzet milion shikime në kanalin Youtube, e ndoshta kjo
është arsyeja që ripërtrirja e këngëve të vjetra ka filluar të bëhet trend.
I ka humbur
kreativiteti apo kështu po kërkon publiku?
Po, tek e
fundit publiku absorbon çka atyre i ofrohet, e artistët që po i ‘kapin’ koncertet,
po i ‘kapin’ !
Artisti Genc
Salihu këtë e quan retrospektivë të përgjithshme shoqërore nëpër të cilën duhet
të kalojmë. Ai mendon që ka motive të ndryshme të ribërjes së një kënge. “Kur
motivimi është thjeshtë artistik, kemi të bëjmë me versione të cilat kanë diçka
për të thënë, diçka për të shtuar, për të hequr, apo për të vënë në pah në
lidhje me këngën, apo me një dukuri ose rrethanë që lidhet me të. Në anën
tjetër, qëllimet janë shpesh komerciale. Atëherë kalkulohet me kujdesi dhe
lansohet diçka që është vlerësuar se mundë të ketë efekt maksimal në momentin e
caktuar”, tha Genci.
Në pyetjen
time drejtuar Gencit se a po shndërrohet në trend rikrijimi i këngëve, ai u përgjigj:
“Nuk mendoj se është thjeshtë trend, pikë së pari, e shoh si një dukuri më të gjerë
shoqërore që ka të bëjë me shqyrtimin e identitetit tonë. Nuk mendoj se është
tepruar – në fakt, mendoj se sapo ka filluar. Unë si artist, ka kohë që në
mënyra të ndryshme mundohem të risjell këngë të vjetra në skenë. Çka duhet
thënë, megjithatë, është se shumë shpesh këto këngë thjesht vidhen nga
kompozitorët e tyre pa kurrfarë leje apo kompensimi. Kjo duhet të rregullohet
urgjentisht”.
Po ashtu,
Salihu tha se ka kohë që muzikës shqiptare në përgjithësi i mungojnë
kompozitorët dhe tekst shkruesit e mirë. Shumica dërrmuese e këtyre që sot
shesin më së shumti, në të vërtetë nuk janë kompozitorë apo këngë-shkrues fare
dhe e bëjnë atë punë në nivel amator. Kjo është pasojë e zhvillimeve të
përgjithshme në Kosovë – në secilën fushë ka probleme të thella që lidhen me
kapjen, zhvatjen dhe korrupsionin, ndërsa niveli i arsimit është i tmerrshëm.
Prandaj, shpeshherë kur ballafaqohemi me këngët e vjetra shqipe na duken
jashtëzakonisht të bukura.
Neni 48,
pika 1 në Kushtetutën e Republikës së Kosovës thotë se Liria e krijimtarisë
artistike dhe shkencore është e garantuar, por a është e garantuar ajo liri
nëse krijimtaria është e vjedhur? Nejse pak e ndryshojnë!
A marrin
leje këngëtarët nga kompozitorët për rikrijimin e këngëve të tyre? Në pamundësi
të ndonjë kontakti me kompozitorët apo këngëtarët aktual kjo pyetje mbetët pa përgjigje!
Sociologu
Ferdi Kamberi, për gërshetimin e këngëve të vjetra me ato moderne, mendon që
një gjë e tillë ka të bëjë me dy aspekte: E para një kombinim i tillë pasqyron
një dimension socio – kulturor se këngët e vjetra ofrojnë më afër traditën dhe
kulturën e popullit tek gjeneratat e reja. Së dyti, shpeshherë këto kombinime
që bëhen, bëhen pa ndonjë selektim, pa ndonjë analizë të mirëfilltë se a janë
të pranuara për publikun apo jo? Ndoshta një gjë e tillë edhe mund t’i
imponohet publikut nga këngëtarët, sidomos pas lajmeve që një pjesë e estradës
blejnë klikimet në kanalin e YouTubes dhe në këtë mënyrë domosdo, këngët e
tilla edhe bëhen pjesë e realitetit social në të cilin po jetojmë. “Duke parë
trendët e zhvillimit të cilat janë duke ndodhur në Kosovë, sidomos konkurrencën
e madhe e cila deri më tani nuk ka shpërfaqur dhe aq vlera artistike,
konsideroj se shumë pak këngëtarë të estradës matin pulsin e opinionin publik,
preferencat, shijen, rreth muzikës ose kombinimeve të tilla, gjë që mund të
ketë pastaj efekte negative sidomos për artistët në rënien e ndjekjes apo
dëgjueshmërisë së tyre, megjithëse, disa nga kombinimet e tilla të cilat janë
bërë deri më tani edhe janë pritur mirë, prandaj nuk duhet përgjithësuar”, u
shpreh më tej Kamberi. Duke mos e mohuar faktin se në Kosovë ka artistë të
cilët performojnë mirë, kanë këndim, kanë tekste me mesazhe të qarta, kanë
reputacion tek publiku. Sociologu Kamberi tha se disa nga artistët e rinjë në
mungesë kreativiteti krijojnë muzikë e cila nuk ka ndonjë vlerë të caktuar për
publikun apo në disa variante edhe kopjohet nga shtetet Ballkanike. Nëse
analizohen me kujdes tekstet ato nuk kanë ndonjë mesazh, ato më shumë janë
krijuar për një konsum momental dhe nuk janë të atilla që mund t’i rezistojnë
kohës. Në anën tjetër, është edhe publiku ai i cili kërkon një gjë të tillë dhe
këngëtarët pastaj përshtaten tregut dhe kërkesave.
Edhe pak këngë kanë mbet pa u rikrijua, jeni vigjilentë “artista”, Kapni! / KultPlus.com
Një nga gratë më të rëndësishme në jetën e shkrimtarit amerikan Ernest Hemingway nuk është mes atyre që jemi mësuar të lexojmë aq shumë mbi lidhjet me të. Portreti i saj shihet përmes disa fotove në arkivin privat të shkrimtarit, por askush nuk e dinte lidhjen e fortë që ka qenë mes tyre.
Një libër i ri për shkrimtarin, shkruar nga nipi i tij, nxjerr në pah një tjetër histori të mrekullueshme. Ajo e dashurisë mes tij dhe konteshës italiane Adriana Ivancich.
Ajo ishte vetëm 18 vjeçe kur e pa Hemingwayn në një lokal në Itali, ndërsa ai 50 vjeç, e nga ai moment nisën një lojë dashurie, që do të vazhdonte përmes letrave pasionante të dashurisë, ende të pabotuara.
Hemingway atëherë ishte në martesën e katërt me Marinë, kur nisi të mendonte për italianen e re, 30 vite më të vogël. Libri i botuar nga Andrea di Robilant kërkon të tregojë një periudhë të shqetësuar emocionale në jetën e shkrimtarit. Një histori dashurie e parë në dy këndvështrime, nën optikën e një qyteti tërheqës dhe të gjetjes së paqes së munguar tek lumturia jashtëmartesore.
Nëse shohim fotot private të shkrimtarit që ruhen në librarinë e Bostonit, Adriana shfaqet në krah të tij në Venecia, Cortina dhe në Kubë. Adriana shihet tashmë nga kritikët si heroina e romanit të tij të fundit “Përtej lumit”.
Romani tregon historinë e një veterani 50 vjeçar pas luftës, kujtimet nga historia e një pasioni me një konteshë të re italiane. Fabula duket e njohur për njerëzit e ngushtë të shkrimtarit. Kjo bëri që libri të mos botohej fillimisht në Itali për ti kursyer thashethemet në publik konteshës së re.
Por lidhja mes tyre ka qenë më shumë se një pasion, nëse i referohemi kronologjisë. Hemingway do të bënte vetëvrasje më 1961 ndërsa Ivancich në vitin 1983. “Kur jam larg jush, ndjehem e malluar”, i shkruante Hemingwayt Ivancich, “Më mungon shumë, ndonjëherë ndjehem aq keq sa nuk mund të duroj”.
Shkrimtari amerikan e ftoi Adrianën bashkë me nënën e saj të qëndronin me të dhe të shoqen disa muaj në Kubë.
Letrat e tyre shpalosin gjithë historinë, ndjenjat e shprehura përmes rreshtash deri tek shqetësimet e shkrimtarit me gruan Mari.
“Maria dhe unë shkuam për 13 ditë në Paraiso para se të ktheheshim për biznes në Hayward. Ishte një kohë më e mirë se vitin e shkuar, dhe kishte më tepër peshq. Ne kapëm mesatarisht 20 peshq.
U argëtova shumë. Maria ishte në gjendje të mrekullueshme e ndjehej shumë e lumtur. Ajo kapi një peshk të madh e kjo e bëri të ndjehej e lumtur. Peshkimi në Tin Kid është më shumë se një stërvitje. Je në mendjen time gjithmonë”, i shkruante Hemingway.
Por letrat e dashurisë mes tyre nuk janë gjithmonë të bukura. Në prill të vitit 1956, ajo i shkruan se nuk mund të vazhdojë ti shkruajë pasi ka njohur një burrë me të cilin shpreson të martohet.
“Ai nuk dëshiron që unë t’ju shkruaj më dhe as të më shkruani. Kjo më ka bërë të vuaj, e të ndjehem e trishtuar. Kam provuar gjithçka…
Ju e dini sa shumë ju dua. Asnjë lot e fjalë nuk mund të më ndryshojë mendjen. Asnjëherë se kam menduar se do të ketë lamtumirë mes nesh”, i shkruan ajo.
Në vitin 1963, dy vite pas vetëvrasjes së Hemingway-t ajo u martua me gjermanin Rudolph von Rex me të cilin pati dy djem. Njëzet vjet më vonë ajo u var në moshën 53 vjeçare.
Andrea Di Robilant beson se Adriana është muza e harruar, e ndoshta më e rëndësishmja e shkrimtarit. Gjatë kulmit të dashurisë së tyre, ai publikoi një nga veprat që konsiderohet si më e mira e tij, “Plaku dhe deti”, që u vlerësua me çmimin Pulitzier.
“Ajo solli gëzim në jetën e tij, e frymëzoi atë”, shkruan Di Robiland, duke sjellë një lulëzim të krijimtarisë së tij në stinën e fundi të jetës/Shqip / KultPlus.com
Një përpjekje për të parë “nga vrima e çelësit”, përtej kufirit grek
Marvine Henrietta Howe, nga viti 1977 deri në vitin 1984, ka qenë shefja e zyrë së të përditshmes amerikane Nju Jork Tajms në Athinë. Në këtë artikull të shkruar për gazetën amerikane në tetorin e 1983, Howe bën një përpjekje për të parë Shqipërinë “nga vrima e çelësit”, përtej kufirit me Greqinë.
Pavarësisht izolimit total me dorë të hekurt, gazetarja me shumë eksperiencë ka mundur të shkëpusë informacione të vyera, e ndihmuar edhe nga fakti që, siç thotë vetë, Greqia ishte në atë kohë shteti më “miqësor” dhe me më shumë hyrje-dalje me Shqipërinë. Pavarësisht Ligjit të Luftës që ishte në fuqi.
Në artikullin e Howe, që bota.al e sjell në shqip për lexuesit, mësojmë për përpjekjet e diplomatëve të huaj, të cilët e kanë pothuaj të pamundur të marrin vesh se ç’po ndodh në Shqipërinë e izoluar, vetëm 7-8 muaj përpara se udhëheqësi Enver Hoxha të ndërronte jetë. E megjithatë, nga ata pak njerëz që kanë mundur ta vizitojnë Shqipërinë komuniste, është mundur të shkëputen informacione të copëzuara. Si për shembull një përpjekje për t’u rilidhur me Kinën, pasi është kuptuar se “mbështetja në forcat tona” nuk mjafton. Apo informacionet për spastrimet në nivelet më të larta, dhe një luftë për pushtet që ka nisur, për pasardhësin e Enver Hoxhës.
Për më shumë, lexoni artikullin e Nju Jork Tajms, të 23 tetorit 1983. / bota.al
Nga Marvine Howe
Shqipëria, vendi më i izoluar në Evropë, raportohet se po shkon qetë-qetë drejt rinovimit të lidhjeve me aleaten e saj të dikurshme, Kinën, dhe në të njëjtën kohë thuhet se po kalon nëpër spastrime politike dhe gjyqe sekrete.
Diplomatët këtu në SHBA, që përpiqen të ndjekin zhvillimet në atë vend thonë, megjithatë, se e kanë pothuaj të pamundur të shpjegojnë me siguri të plotë se çfarë po ndodh në Shqipëri, ku udhëheqësit vazhdojnë të pohojnë se sistemi i tyre është i vetmi shembull i pastër në botë i Marksizëm-Leninizmit.
Diplomatët thonë se ata kanë tendencë të besojnë që zhvillimet e tanishme mund të lidhen me një luftë të mundshme të fshehtë për pushtet, mbi pasardhësin e Enver Hoxhës, udhëheqësit 75-vjeçar të Partisë Komuniste, i cili ka qeverisur për gati katër dekada
Me vendndodhje përballë Italisë, në hyrje të detit Adriatik, Shqipëria me një popullsi prej afro 2.6 milion banorë, është krejt e mbyllur për botën, përveç disa pak njerëzve, kryesisht nga Greqia, Turqia, Franca dhe disa shtete neutrale. Gazetarët e huaj, përveç atyre që janë miratuar ideologjikisht, zakonisht nuk lejohen.
Prishja me Moskën dhe Pekinin
Shqiptarët, të cilët prej kohësh njihen si një popull i izoluar, klanor, janë mbyllur në barrikadë brenda ortodoksisë së tyre komuniste, që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Izolimi i tyre u forcua pas prishjes me Moskën në vitin 1961 dhe ndarjes me Kinën në vitin 1978, për shkak të liberalizimit që pasoi vdekjen e Mao Cedunit.
Megjithëse teknikisht Greqia dhe Shqipëria kanë qenë në gjendje lufte që nga Lufta e Dytë Botërore, Qeveria greke është një nga të paktat që ka mbajtur marrëdhëniet miqësore me Shqipërinë.
Në 1944, Greqia shpalli pretendimet e saj për një pjesë të Shqipërisë jugore – që në Greqi e quajnë Epiri i Veriut – që ajo thotë se popullohet nga shqiptarë me prejardhje greke. Zyrtarët grekë thonë se kjo çështje është lënë në sirtar, që pas rivendosjes së marrëdhënieve tregtare dhe diplomatike mes dy vendeve, në vitin 1971.
Sipas Vlassis Socratides, një gazetar dhe anëtar i një organizate të quajtur Komiteti për Betejën për Vorio-Epirin, janë midis 20,000 dhe 25,000 shqiptarë Grekë sot në burgjet shqiptare dhe 80,000 të tjerë në kampe pune.
Shqiptarët në Greqi
Greqia është shtëpia ku jetojnë rreth 60,000 deri në 80,000 shqiptarë etnikë që u vendosën këtu përpara se kufiri të mbyllej në vitin 1949. Ata formojnë një grup presioni të rëndësishëm dhe të mirëorganizuar.
Aktualisht, Greqia dhe Italia janë dritaret kryesore të Shqipërisë në botë. Ato janë vendet e vetme me lidhje direkte telefonike me Shqipërinë dhe ndër të paktat që mbajnë lidhje ajrore dhe kanë ambasada në Tiranë, kryeqytetin shqiptar.
Përveç disa pak refugjatëve shqiptarë në Greqi, ekziston një lëvizje e kufizuar e diplomatëve, gazetarëve, biznesmenëve, artistëve dhe të afërmve grekë, të cilët sjellin përshtypje, lajme dhe thashetheme. Biseda me ta ofron një pamje të çuditshme dhe kontradiktore, të një vendi që është i paarritshëm për pjesën më të madhe të botës.
Diplomatët perëndimorë në Greqi thonë se kanë dëgjuar për një seri gjyqesh që filluan në Shqipëri këtë vit, të lidhura në një farë mënyre me ish-kryeministrin Mehmet Shehu dhe ndihmësit e tij. Sipas rrëfimeve zyrtare shqiptare, zoti Shehu vrau veten në dhjetor 1981. Disa burime shqiptare thonë se ai u vra.
Të vrarë dhe të burgosur
Shqiptarët këtu që kanë kontakte në Shqipëri, thanë se Z. Shehu kryeson një listë prej 30 ministrash dhe zëvendësministrash, që thuhet se, ose u vranë, ose u burgosën. Lista thuhet se përfshin ish-Ministrin e Mbrojtjes Kadri Hasbiu, i cili u shkarkua nga detyra nëntorin e kaluar, dhe ish-Ministrin e Brendshëm Feçor Shehu, i cili u shkarkua në Janar 1982.
Një provë e një lëvizjeje të mundshme të Shqipërisë, drejt ripërtëritjes së marrëdhënieve me Kinën, shihet këtu në Greqi tek nënshkrimi i një protokolli tregtie dhe pagesash në Pekin, më 4 tetor nga Zëvendësministri shqiptar i Tregtisë së Jashtme dhe një përfaqësues i Ministrisë së Tregtisë së Jashtme kineze.
Marrëveshja citohet nga ekspertë të Ministrisë së Jashtme Greke si dëshmi e vetëdijësimit të Shqipërisë, se politika e mbështetjes në forcat e veta nuk është e mjaftueshme. Ekspertët thonë se Shqipëria ka nevojë urgjente për armë dhe pjesë këmbimi për makineri, për të zëvendësuar stoqet e vjetëruara.
Diplomatët këtu thonë gjithashtu se Ministri i Jashtëm i Shqipërisë u takua me homologun e tij italian, në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, kohët e fundit.
Marrëdhëniet me Greqinë
Për më tepër, Shqipëria dëshiron ”marrëdhënie më të ngushta dhe më të ngrohta” me Greqinë, sipas një gazetari grek, George Tsiouni, i cili ka shkruar artikuj mbështetës për Shqipërinë në të përditshmen e majtë Eleftherotypia. Ai thotë se shqiptarët nuk mund ta kuptojnë pse qeveria greke e Kryeministrit Andreas Papandreou, nuk e shfuqizon ligjin e luftës midis dy vendeve.
Artikujt Eleftherotypia, të cilat duket se synojnë të kundërshtojnë rrëfimet negative nga emigrantët shqiptarë, e përshkruajnë vendin si ”një kështjellë me pak miq dhe shumë armiq” – domethënë Bashkimi Sovjetik, Shtetet e Bashkuara dhe Jugosllavia.
Tsiouni ka shkruar për përparimin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë, përfshirë ato që ai i quan fermat shtetërore me prodhimtari rekord në grurë, misër dhe drithëra të tjera, dhe ”kërcime” në të gjithë sektorët e industrisë. Qëllimi i industrisë shqiptare, shtoi ai, është të ndërtojë automobila, pasi këto duhet të importohen.
Bunkerët e kudondodhur
Ndryshe nga ai, udhëtarët grekë zakonisht përshkruajnë një Shqipëri të shënuar nga varfëria, militarizmi dhe kontrolli total.
Një zyrtar grek që vizitoi kohët e fundit vendin, tha se ai ishte i tronditur nga pamjet e fëmijëve të zbathur e të leckosur, mungesa e patateve, një mungesë makinerish dhe prania e bunkerëve kudo, madje edhe në qendër të Tiranës, pranë Ambasadës Greke. “Duket se dy nga 10 shqiptarët janë ushtarë dhe një është polic”, vërejti ai.
Autoritetet greke këtu thonë se janë të shqetësuar për pakicën greke në Shqipëri, por, sipas fjalëve të njërit prej tyre, mund të bëjnë më shumë sesa ”të mbajnë lidhje telefonike dhe postare”. Diplomatëve u duhet leje për të udhëtuar më shumë se 25 milje jashtë kryeqytetit, dhe një leje e tillë nuk është shpesh e kollajtë. Konsujve nuk u lejohet të vizitojnë burgjet.
“I gjithë vendi është si një burg i madh”, thotë Elias Fani, një grek etnik 27-vjeçar që u largua nga Shqipëria në 15 Prill. Ai u arrestua si student dhe u akuzua për përhapjen e propagandës antiqeveritare. Ai kreu gjashtë vjet punë të detyruar në minierë.
Në këmbë, përtej kufirit
Fani tha se fillimisht u përpoq të notonte drejt ishullit grek të Korfuzit, por iu desh të hiqte dorë pas tetë orësh në ujë të akullt. Më pas, ai përshkoi 40 milje nëpër zonën kufitare malore drejt qytetit grek të Janinës. Si shumë refugjatë shqiptarë, tha ai, shpreson të shkojë në Shtetet e Bashkuara.
Këtë vit 21 shqiptarë, në mesin e tyre tre roje kufitare me uniformë, kanë arritur të arratisen përtej kufirit për në Greqi. Kjo është shifra më e lartë në vitet e fundit; mesatarja ka qenë katër ose pesë në vit, sipas zyrës së Komisionit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët. /KultPlus.com
Këngë, qeshje, britma e sharje, u dëgjuan mbrëmë në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës, në “Shfaqja e fundit e Marie Gjonit”, që erdhi nën regjinë e András Urbán, shkruan KultPlus.
Drama ishte e bazuar në romanin e shkrimtarit Veton Surroi, që mban titullin ”Përcaktimi i dashurisë së Marie Gjonit”. Drama trajton një gërshetim të tragjikes dhe komikes, përmes së cilave tentohet të kuptohet djallëzia njerëzore, dashuria e sakrifica.
Ngjarja e dramës vinte në disa etapa, ku për bazë kishte një familje informatorësh të Kosovës, të cilët brez pas brezi i shërbenin çdo regjimi, atij serb, fashist, italian e nazist. E çuditshmja e kësaj ishte se shërbimi bëhej as pa më të voglin rezistim. Mirëpo, në çdo regjim, ishte edhe një historik i vogël, e sidomos nën regjimin komunist serb, ku trajtuan dhunimet e vrasjet në Kosovë. Vëmendje pak më e madhe i ishte dhënë luftës së fundit në Kosovë dhe poashtu një pjese pas luftës. Ku dilnin në pah ata që kanë përfituar nga lufta, ata që sakrifikuan e ata që humbën më të dashurit e tyre, shkruan KultPlus.
Shfaqja ka një sens provokues në vete, duke përçuar kështu një mesazh thumbues tek masa. Duket sikur, qëllimi i saj ishte të përplaste një të vërtetë lakuriqe, sipas së cilës në kohën e regjimeve të ndryshme, nuk jemi të gjithë engjuj apo viktima. Ka prej atyre që shfrytëzojnë luftën, për përfitime personale, gjatë dhe pas mbarimit të saj.
Ajo që vihej më shumë në pah, ishte ”seksi”, si dukuri. Përmes së cilit, figura e gruas përbuzet e diskriminohet deri në atë masë, saqë seksi fillon të shihet si zgjidhje për shumë probleme.
Marie Gjoni, një personazh emrin e të cilës e mbante edhe shfaqja, ishte një aktore e bukur, atipike për shoqërin, e cila duke qenë e bukur, nuk kishte si të mos e shfrytëzonte bukurinë e saj, mirëpo e mbronte me krenari feminitetin e saj.
Edona Reshitaj, e cila luante në rolin e Marie Gjonit, rol ky që kërkonte eksplicitet në disa skena, për KultPlus tregoi se roli i saj ka qenë mjaft sfidues.
”Jam e lumtur që kam pasur rastin të marrë këtë rol, pasiqë kohët e fundit kam qenë shumë aktive në shfaqje dhe ky rol ka qenë shumë më ndryshe prej roleve tjera, kjo më përmbush si aktore, pasiqë në çdo rol të ri, unë zbuloj edhe dicka të re për vetveten”, ka thënë ajo për KultPlus.
Drama trajtonte fatin e kosovarëve ndër vite, trajtonte nevojën e tyre për të pasur Republikë e Kushtetutë, mirëpo kjo trajtesë i bëhej me një gjuhë vulgare e me një ironi të theksuar.
Veton Surroi, i cili mund të themi se është edhe nismëtar i kësaj shfaqjeje, për KultPlus u shpreh shumë i kënaqur me aktorët dhe mënyrën se si ata përvetësuan rolet e tyre.
”Mendoj se regjisori është përpjekur të bëjë një dinamizim të një shfaqje që përfshin një periudhë të gjatë kohore. Do të jetë një shfaqje e cila padyshim do të jetë ngacmuese”, është shprehur ai më tutje për KultPlus.
Drama që rrjedhte si një gërshetim i komikes me tragjiken, ku humori dilte kryesisht nga dhimbja, e vinte për publikun si një ironi e kulluar, tek publiku ngjallte emocione, herë të qeshura pa fund e herë herë edhe tronditje, nga disa skena që zakonisht janë të rralla në skenën e Teatrit Kombëtar.
Aktori Shpëtim Kastrati, për KultPlus tregoi se kjo nuk është hera e tij e parë që bashkëpunon me regjisorin András Urbán dhe tashmë edhe pse me një teknikë jo të zakonshme të punës, ai është mësuar se çfarë kërkon regjisori dhe si duhet realizuar ajo.
”Si cdo rol tjetër edhe ky rol ka kërkuar punë, mund e djersë, mirëpo për dallim prej shfaqjeve tjera, kemi pasur kohë më pak për pëgatitje. Për mua është shfaqja e dytë me këtë regjisor, ai ka një stil pak më ndryshe në realizimin e përgatitjen e shfaqjes, mirëpo është mënyra e tij dhe tashmë jemi mësuar me të”, potencoi ai për KultPlus.
Aktorët që luajtën në këtë shfaqje, ishin: Adrian Morina, Edona Reshitaj, Shpëtim Kastrati, Ylber Bardhi, Shkelzen Veseli dhe Armend Baloku.
E në fund të shfaqjes, aktorët vlerësohen për punën e tyre me duartrokitje të publikut. E duartrokitjet për këtë shfaqje vazhduan me minuta të tërë, që vinin si një shenjë falënderimi për të gjitha emocionet që ata përçuan tek publiku. / KultPlus.com
Romani
Rruga i autorit amerikan Cormac McCarthy,
i përket zhanrit post-apokaliptik në të cilin shfaqet historia e një babai dhe birit
të tij, teksa përpiqen të arrijnë në Jug.
Gjatë
udhëtimit ata përballen me sfida si uria dhe kërcënimi i vazhdueshëm nga të
mbijetuarit e katastrofës (së panjohur), kanibalët e vrasësit. Vendosja e
ngjarjes bëhet në një botë të shkatërruar krejtësisht, porse nuk përshkruhet se
si ka ndodhur ky shkatërrim, nga ndonjë kataklizëm, apo tërmet i fuqishëm? Pikërisht
për këtë arsye, romani lë shumë mundësi interpretimi.
Në
mesin e kësaj gjendjeje babai dhe i biri, të cilëve u vishet epiteti “të mirët”
nisin këtë udhëtim me shumë mund për në destinacionin të cilin nuk e arrijnë.
Marrëdhënia
sentimentale mes babait dhe djalit nuk do të jetë e mjaftueshme për të ofruar
shpresë për një të ardhme të mirë. Në kapitullin e parë kur ata nisin udhëtimin,
përreth tyre është një botë e lënë pas dore, në të cilën gjërat ose janë
zhdukur ose janë lënë në harresë. Vendi nuk përcaktohet, megjithëse krijon
aludime.
Romani
del si produkt letrar që sfidon nevojën për kuptim dhe në planin gjithëpërfshirës
shfaq idenë se gjithçka, eventualisht, do të jetë më mirë.
Bota
post-apokaliptike në romanin Rruga qëndron
në mes të kaluarës dhe së ardhmes. Fillimi i historisë së dy personazheve
kryesore nis pa kohë të saktë; babai mendon se janë në muajin tetor, por
megjithatë nuk është i sigurtë. Pra, koha ka humbur kuptimin e saj dhe është
jashtë funksionit, kalendarët mungojnë.
Vendosja
e ngjarjeve është bërë në një botë të shkatërruar nga ndonjë kataklizëm. Mjerimi
në të cilin ndodhen paraqitet që në kapitullin e parë nga narratori i gjithëdijshëm:
Kur zgjohej në mes të pyllit, në terrin dhe të ftohtin e
natës, zgjaste dorën dhe prekte djalin që flinte pranë tij. Net më të zeza se
nata dhe ditë përherë e më bojë hiri. Si fillimi i një glaukome të ftohtë që
mjegullonte botën. Dora e tij çohej e ulej butësisht pas çdo frymëmarrjeje të çmueshme.[1]
Pra,
një botë humb, shpërfytyrohet, por një botë e re nuk shfaqet.
Për
këtë studiuesja e kulturës apokaliptike Teresa Heffernan, shprehet se
apokaliptika është shumë e rëndësishme për letërsinë postmoderne: “Bota e tanishme është portretizuar si e
lodhur, e njëkohësisht nuk ka botë tjetër më të mirë që zëvendëson”[2]
Peizazhi
përreth babait dhe djalit është krejt i zymtë, shtëpitë e braktisura, rrugët e
vetmuara. Çdo gjë është venitur, ka humbur shkëlqimin. Kjo botë e paraqitur në
roman, nuk jep premisa për rimëkëmbje apo fillim të një jete të re. “Erërat e
zymta” janë simbol i humbjes së progresit.
Në Rrugë, bota nuk mundëson të ardhmen që do ta sillte ndryshimin; bota post-apokaliptike projekton një realitet të njëjtë, me zymtësi në vazhdimësi dhe shkretim.
Rruga
Historia
e dy personazheve kryesore nis dhe përfundon në rrugë. Ata përpiqen në vazhdimësi
për të arritur në Jug, por vështirësitë janë të mëdha dhe rreziku çdoherë i
pranishëm. Dialogët mes babait dhe të birit janë të shpeshtë; një botë gri
rreth tyre, e zymtë, e pajetë, ofron mundësi për shumë interpretime. Ky
portretizim i shkretimit absolut, është fakt që të jetosh është dënim, siç thotë
filozofi frëng i ekzistencializmit Zhan-Pol Sartri.
Fiksioni
post-apokaliptik mund të ndahet në kategori të ndryshme. Në përfundimin pozitiv
kemi të bëjmë me utopinë post-apokaliptike, derisa në sensin negativ me distopinë
post-apokaliptike. Te Rruga kemi të bëjmë
me të dytën, pra me distopinë post-apokaliptike ku hidhet ideja se njerëzimi është
fundosur.
Në
një vend ku ka jetë ka edhe shpresë, por këtu ato shuhen, nuk mbetet asgjë dhe
koha ndalet. Në spektrin religjioz, apokalipsi përbën një ngjarje të
llahtarshme, e cila përgatitet nga Perëndia për personat që s’i përmbahen
konditave dhe në fund përfundojnë aty, të dënuar. Apokalipsi në romanin e McCarthy-t,
qëndron në mes religjionit dhe jetës tokësore.
Errësira ku zgjohej netëve, ishte qorre dhe e padepërtueshme.
Një zezim sa të dhembnin veshët ta dëgjoje. Shpesh i duhej të ngritej. Asnjë zë
përveç erës në pemët cullake dhe të nxira. U ngrit dhe qëndroi aty duke u
shalakatur në atë terr të ftohtë akustik me krahët hapur për të mbajtur
ekuilibrin teksa llogaritjet vestibulare në kafkën e tij prodhonin rezultate.
U deshën dy ditë për ta kapërcyer atë kore toke të
shkrumbuar. Më tutje rruga ngarendte përgjatë një kreshte, ku pyjet e thara rrëzoheshin
nga të dyja anët. Po bie borë, tha fëmija. Ai vështroi qiellin. Një flok i vetëm
gri, që u tret ngadalë. E mori në dorë dhe e pa tek zhbëhej si të ishte hordhia
e fundit e krishterimit.[3]
Bota
në të cilën jetojnë protagonistët e romanit, mund të interpretohet si një lloj
ferri, apo dhe purgatori. E gjithë rruga që ata bëjnë, ka formën e një udhëtimi
shpirtëror që në fund të fundit shtron pyetjet, ku dhe çfarë mund të arrihet? –
në një botë të heshtur, të shkretuar dhe pa perëndi sipër.
Protagonistët
e vuajnë çdo moment të ditës në atë jetë, krejt kjo si rezultat i tmerrit në të
cilin ata gjenden dhe përpiqen të jetojnë duke rrëmuar për pak ushqim, pije, e
për t’i ikur përkeqësimit të motit. Vazhdimisht në roman, është babai ai i cili
ia tregon dhe përkujton të birit se janë prej “të mirëve”, kjo vetëdije ka rëndësi
të madhe për ato dy krijesa në një botë të tillë.
Puna ime është të kujdesem për ty. Ma ka caktuar Zoti këtë
detyrë. Do të vras këdo që të prek ty. E kupton?
Po.
Pas pak, ai vështroi lart. A jemi prapë ne të mirët? tha
ai.
Besimi
se ata janë “të mirë”, i mban gjallë në qëllimin e tyre gjatë udhëtimit. Vlerat
që posedojnë si karaktere, i ruajnë me xhelozi. I ati është një person i
pafajshëm dhe i gatshëm për gjithçka kur është në pyetje biri i tij; e rëndësishme
për të është vetëm djali të mbetet gjallë.
Në
një botë të tillë në të cilën gjenden, është e vështirë të ketë ndëshkim apo
spastrim hyjnor; çfarë ndëshkimi mund t’i bëhet një gabimi që nuk ka ndodhur
kurrë? Si të pastrohet diçka, që veçse është e pastër?
Nëse
e shohim nga aspekti fetar, babai dhe djali nuk janë vendosur rastësisht aty
dhe Perëndia këtë e ka bërë me arsye, me një qëllim e që s’është i keq sepse
perëndia nuk është keqdashëse.
Figura
e djalit nga ky interpretim, mund të merret si provë hyjnore. Duke e parë në këtë
sens, djali i vendosur në një ferr të tillë, do të duhej të ishte më i fortë
dhe i vendosur për të mbijetuar sepse vullneti i tij nuk duhej të binte në asnjë
çast.
Mirësia
e brendshme e djalit, në një botë ku është i detyruar të jetojë do të ishte
tregues i qartë i ngadhënjimit të së mirës mbi të keqen. Mirësia e brendshme
nuk shuhet kurrë, as edhe kur bota është shkatërruar. Në përshkrimin e djalit,
hasim në tipare engjëllore që nganjëherë duket se ai i ngjan vet perëndisë.
Gjatë
rrugëtimit të tyre, ata takojnë një njeri të moshuar. Studiuesja Nora
Kestermann vë në dukje mbase më së miri, hyjninë e djalit që paraqet një dritë rrëzëlluese
shprese në sytë e të atit.
Babai, si protagonisti kryesor e koncepton të birin e tij
si një ikonë të rëndësishme fetare dhe e konsideron atë të shenjtë. Për të, i
biri simbolizon shpirtin e përjetshëm, rrjedhimisht shpresën për të ardhmen[5]
Babai
gjatë gjithë romanit përpiqet t’i mësojë të birit gjërat e jetës, çdoherë duke
anuar kah e mira, dhe megjithëse janë në gjendje të rëndë, shpeshherë pa ngrënë
gjë me ditë të tëra, ai e mëson të birin se si duhet të qëndrojë i fortë në
tmerre të tilla për ta bërë në të ardhmen një individ me moral të lartë, i cili
mënjanon të keqen.
Konkluzion
Gjatë
kësaj analize u përpoqëm ta shohim se si personazhet e Rrugës ushqehen me shpresa të kota, në një gjendje të mjerë ku
ndodhen. Zhanri apokaliptik, bazohet tek ideja për mos zhvillim të jetës pas
ndonjë kataklizme që ka shkatërruar gjithçka. Në Librin e Zbulesës, apokalipsi
sipas fesë së krishterë kur të ndodh do të dallohen të mirët nga të këqijtë. Të
mirët do të shpërblehen për punët e mira që kanë bërë, derisa do të ndëshkohen
të ligët.
Por
romani i Cormac McCarthy-t, e kundërshton apokalipsin biblik. Këtu, kemi të bëjmë
me një përfundim në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, pas së cilit nuk synohet
asgjë më; me vdekjen merr fund gjithçka.
Në këtë
tekst janë provuar dy veta në një botë të keqe më njerëz të këqij; djaloshi përfaqëson
ato pak vlera njerëzore që kanë mbetur. Realisht, ata nuk thirren në asnjë fe,
janë thjesht dy njerëz që mbartin vlera të cilat i shpërfaqin jo për ndonjë
besim të fortë që kanë.
Romani
Rruga na tregon se njeriu si krijesë,
qoftë fetar apo jofetar, mund të bëhet i mirë apo i keq, i fajshëm ose i
pafajshëm. Dhe, kjo është veçoria kryesore e Rrugës që e dallon nga teksti biblik – këtu dënohen edhe të mirët,
sepse në njëfarë mënyre Zoti nuk ekziston apo është indiferent ndaj të mirëve
kur ata ndodhen në vështirësi.
Shpëtimi
njerëzor nuk shihet gjëkundi në fund të romanit. Dëmi nuk riparohet. Pas vdekjes
së të atit, i biri mbijeton mirëpo nuk dihet asgjë për fatin e tij dhe
drejtimin që do të merr. Mesazhi kryesor që transmeton ky roman i McCarthy-t,
me pak fjalë, është: atë që kemi pasur dikur dhe e kemi humbur nuk do ta gjejmë
përsëri.
[1] Cormac McCarthy, Rruga, Shtëpia Botuese “Dudaj”, Tiranë,
2009, (përkthyer nga Astrit Cani. Të gjitha citimet në vazhdim, janë nga ky
botim) fq. 7
[2] Teresa Heffernan, Post-Apocalyptic
Culture: Modernism, Postmodernism, and the Twentieth-Century Novel.
Toronto: University of Toronto Press Incorporated, 2008. Print.
Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Paqes, KultPlus, mbështetur nga UN Women ka shpallur të hapur konkursin “Poezi për Paqe” ku në adresën e KultPlusi-it çdo ditë kanë ardhur një numër i madh i poezive.
Konkursi ishte
i hapur për të gjitha poetet gra dhe vajza të të gjitha moshave, dhe
komuniteteve në Kosovë.
Aplikimet janë
vlerësuar nga juria profesionale, të cilët kanë zgjedhë 20 poezitë më të mira.
Autoret e këtyre 20 poezive tashmë janë njoftuar dhe janë ftuar për një takim njoftues dhe diskutim mbi poezinë për paqe. Takimi do të mbahet sot në ora 18:00 në KultPlus Caffe Gallery.
Këta janë emrat e përzgjedhur: Albina Rushiti, Kaltrina Pacolli, Albana Muja, Raindonna, Vlora Konushevci, Shqipe Hasani, Veronikë Bucinca, Alketa Spahiu, Zana Pira, Halime Olluri, Festinë Avdiu, Tinka Kurti, Arta Maxhuni, Violeta Berisha, Diana Basholli, Fjolla Avdylaj, Fjolla Rabi, Flora Halimi, Burbuqe Latifi dhe Hatixhe Misini. (Renditja e emrave është rastësore).
Nga këto 20 poezi, juria profesionale do të bëjë edhe një selektim, ku do të zgjedhë 10 poezitë më të mira të cilat do të lexohen në një ngjarje të veçantë që do të mbahet shumë shpejt. Krejt për fund do të shpallen edhe tre poezitë më të mira të cilat do të shpërblehen nga organizatorët.
Ky aktivitet është pjesë e projektit “Youth for Kosovo” mbështetur nga UN Peacebuilding Fund, dhe zbatuar nga UN Women, UNDP-UNV dhe UNICEF. /KultPlus.com
Remiksi i këngës “Kthema kohen” bëri që të gjithë t’i kthejnë edhe njëherë sytë nga producenti i njohur Cricket i cili edhe njëherë vulosi që krijimet e tij kanë një veçanti që nuk do kohë që të marrin me vete, shkruan KultPlus.
Projektet e tij po vijnë një pas një por i fundit i cili erdhi mbrëmë është remiksi i këngës “Mesazhi”, këngë kjo e cila edhe sot dëgjohet me shumë nostalgji nga të gjithë.
Kjo këngë e cila para shumë vitesh është kënduar nga West
Side Family atë kohë kur mori zemrat e publikut, sot ajo ka ardhur në jetë edhe
njëherë përmes Cricket dhe Numen.
Donat Prelvukaj i njohur si Cricket, është shprehur i emocionuar
për këtë projekt të cilin e ka vlerësuar pasi ai është shprehur se më këtë këngë
është rritur, madje e cilëson si kryevepër.
“Ky nuk është një projekt i radhës për mua, është më shumë se kaq. Kjo këngë më ka shoqëruar që kur isha i vogël me moshë. Tani jam shumë krenarë dhe e kam me shumë emocion ta ndajë me ju këtë kryevepër. Kjo mundësi më është dhënë falë familjes së të ndjerit DR.FLORI i cili jeton mes nesh me veprat e tij. Dua të shpreh falënderim të sinqertë për familjarët e Dr. Florit dhe dua të shpreh mirënjohjen time të veçantë për Alban Kondi-n dhe Flori Mumajes-in për lejen e dhënë për të bërë remix këtë këngë. Shpresoj të përcjell ndjenjat e përjetuara nga unë. Shijojeni!”, ka shkruar Cricket ne momentin e lansimit të këngës. / KultPlus.com