Nji hukamë

Poezi nga Linditë Ramushi Dushku

Nji hukamë
aq âsht bota
nja e mbshtjellun avullnie
qi na mban si mrena fluske
trupin
e shpirtin,
tash na
jena njerëz t’friksuem
prej që moti
qi n’sy s’dijme me pa
a âsht dashni
a vujtje
…e çfarë bajmë?!
Athué
gjama ma e madhe jona
rrin brenda
për pa dàsht me dal jashtë
si bubullimë
qi t’i kërcet veshtë kur nihet.

Veç strukemi
skutave ndertueme
shtepive mure gurë
a nashta skutave që ia kemi ba vetit
erresuem frikash
për pa dasht me gjet driten
për pa dasht me çel driten.

Hukamë jam edhe unè
nja si bota e fluskueme
dalldisun moteve
pa e ditë kurr
çka bahet prej saj.

Âsht natë pa hanë
nji natë e gatë
kjo
veç qilli ndritun yjesh
qi m’qon peshë për t’kaluemen
…herë m’i mshel tana udhët e mendjes
për pa m’lan m’i knue te nesermes
m’thot
veç ofshaj
se t’dokna voglue
po unë s’di me knue pa za
as lot me lan pa dal
me u ngurtnue zemrës
qi t’përvlon,
jo, s’jam unë
qi knon pa za,
flet pa gojë
a kjanë pa lshue syni pikla. / KultPlus.com

Perandorët romakë me prejardhje ilire

Shqiptarët padyshim se i takojnë trungut të popujve më të lashtë si për nga historia ashtu edhe për nga gjuha. Mirëpo shqiptarët janë një ndër popujt të cilët më së paku e kanë të dokumentuar historinë e vet kombëtare.

Periudha e hekurit por edhe ajo antike janë periudha shumë të lavdishme të ilirëve si paraardhësit tanë. A ishin të civilizuar? Me çfarë teknike dhe si i ndërtuan vendbanimet e veta? Nëse dimë se muret ciklopike janë karakteristikë e ndërtimeve ilire atëherë shtrohet pyetja si u skalitën ata gurë gjigand? Kush ishin ata që i skalitën me aqë precizitet dhe në fund me çfarë makinerie apo teknike i ngriten blloqet shumëtonëshe deri në ato lartësi të mëdha?

Dimë për kulturën helene dhe romake dhe padyshim se këto kultura kanë mbërrit edhe në Ilirik. Ato këtu gjetën kulturën ilire e cila ka dhënë kontributin e vet në kulturën e gjithëmbarshme botërore. Helenët, trojet e ilirëve i quanin barbare, derisa Roma nuk mundi t’i pushtojë me lehtësi por iu deshtë të bëjë luftëra të cilat zgjatën pothuaj 300 vite ku më të njohurat janë Lufta e Parë, Dytë dhe e Tretë Iliro-Romake kur përfundimisht bie Mbretëria e Ardianëve dhe i gjallë bie rob Mbretit Gent. Pasojnë disa kryengritje të cilat zgjasin deri në vitin 6-7 të erës së re e që pas shuarjes së kryengritjeve, Roma me qëllim që më lehtë ta kontrollojë këtë territor formon dy provinca të reja: Dalmacinë dhe Mezinë.

Nuk duhet harruar se fillimisht Roma kishte rregullim: Mbretëror (735-509 p.e. re), Republikan (500 p.e.re – 27 p.e.re) por me ardhjen e Cezarit (50 pe.re) e përfundimisht nga Augusti (27 p.e. re) fillon era e rregullimit të ri shtetëror pra Perandorisë Romake që udhëhiqet nga perandori i cili sipas një rregulli vinte nga radhët e ushtrisë. Ky rregullim zgjati deri në vitin 350 të erës sonë kur edhe Perandoria ndahet në atë Lindore dhe Perëndimore. Në këtë periudhë falë shkathtësisë së tyre luftarake, guximit dhe ambicies për pushtet u bë e mundur që për perandorë romakë të bëhen edhe shumë ushtarakë të lindur në Iliri dhe që shumë lehtë vërtetohet identiteti i tyre ilir madje ata edhe inkurajonin dhe ndihmonin ilirët tjerë që të ngriten dhe avancohen në ushtri. Andaj për një periudhë të gjatë kohore ia arritën që shumë ilirë të mbajnë poste dhe funksione shumë të larta perandorake.

Në periudhën Perandorake (27 p.e.re – 395) në fron janë ulur plot 27 ilirë prej të cilëve më të njohurit janë: Diokleciani dhe Konstantini i Madh, e që Aurel Viktori (320-390) për ta do të shkruante: “Atëdheu i të gjithë këtyre ka qenë Iliriku, edhepse pak të qytetëruar kanë qenë shumë të dobishëm për shtetin” (N.Ceka, Ilirët). Pra, këta perandorë janë puro iliro/shqiptar, sllavët në Ilirik filluan dyndjen në shek.VI-VII dmth dy shekuj pas Perandorit të fundit ilir. Këtu po sjellim listën e Perandorëve Romak që kanë lindur në Ilirik apo kanë prejardhje ilire:

1. Trajanus Decius (249 – 251), Gaius Messius Quintus Taianus Decius, ka lind në Budallija (Sirmium) sot fshati Martiniqi (Mitrovica e Sremit, Serbi)

2. Hostilianus (251), Gaius Valens Hostilianus Messius Quintus, djali i Deciusit, ka lind në Sirmium.

3. Claudius II Gotikus (268 – 270), Marcus Aurelius Claudius Gothicus, është nga rrethi i Sirmiumit ose nga Dardania. Për perandor zgjedhet pasi i mund Gotët në vitin 268 afër Naissusit.

4. Quintilus (270), Marcus Aurelius Claudius Quintillus, ka lind në Sirmium, është vëllai i Claudit II, vetëm 77 ditë ka qëndruar në fron.

5. Aurelianus (270 – 275), Lucius Domitius Aurelianus, ka lind në Sirmium sot Mitrovica e Sremit, njihet me atë se Perandorisë Romake ia ribashkon Mbretërinë e Galëve.

6. Probus (276 – 282), Marcus Aurelius Probus, ka lind në Sirmium, është i pari që lejoi që hardhit Italiane të mbillen në vende tjera të Perandorisë si në Ilirik, Galici, Britani dhe Spanjë.

7. Diocletian (284 – 305), Gaius Aurelius Valerius Diocletianus, ka lind në Dioclea sot Dukla afër Podgoricës. Një ndër perandorët më të rëndësishëm të Romës. Pas një kaosi të madh shumëvjeçar ai ia arriti që Perandorinë ta vëj në rregull. Duke qenë i vetëdijshëm se Perandoria ishte shumë e madhe dhe që ishte shumë e vështirë të udhëhiqej nga një njeri i vetëm është i pari që vendos të ndajë pushtetin krijon Diarkin (dy AUGUSTË që sundojnë njëri në Lindje e tjetri në Perëndim) dhe kjo ishte fillimi i ndarjes së Perandorisë në atë Lindore dhe Perëndimore.

8. Maximianus Herculius (285 – 305), Marcus Aurelius Valerius Maximianus Herculius, ka lind në Sirmium. Ilir, mik dhe bashkësundues me Dioklecianin. Së bashku me Dioklecianin jep dorëheqje nga froni por që pas një viti (306) kthehet prapë në fron dhe e ndihmon në ngritje Konstantinin e Madh. Nga froni e rrëzojnë më 308.

9. Galerius (305 – 311), Gaius Galerius Valerius Maximianus, ka lindur në Felix Romuliana sot Gamzigrad afër Zajeçarit. Sundoi nga Sirmiumi, ka qenë i pamëshirshëm ndaj të krishterëve madje të gjitha barbarizmat që i vishen Dioklecianit janë rezultat i përndjekjeve të tija. Për grua kishte vajzën e Dioklecianit.

10. Constantius I Chlorus (305 – 306), Flavius Valerius Constantius, ka lind në Ilirik në vitin 250. Është babai i Konstantinit të Madh.

11. Flavius Severus II (306 – 307), Flavius Valerius Severus II, ka lindur në Naissus, ka ndarë fronin me Konstantin Klorin.

12. Licinius (308 – 324), Gaius Valerius Licianus Licinius, ka lindur në afërsi të Felix Romuliana, mbretëroi në lindje, së bashku me Konstantinin e Madh sollën Ediktin e Milanit. Zhvillon dy luftëra kundër Konstantinit të Madh të cilat i humbet të dyja dhe në fund ekzekutohet.

13. Maximinus Daia (311 – 313), Gaius Galerius Valerius Maximinus, ka lindur në afërsi të Felix Romuliana, mbahet mend si persekutues i madh dhe se nuk ka pranuar sistemin tetrark të mbretërimit.

14. Constantinus I i Madh (312 – 337), Flavius Valerius Constantinus, ka lindur në Naissus (Nishi i sotëm). Më 313 nënshkruan Ediktin e Milanit me të cilin lejohet toleranca fetare dhe praktikimi i lirë i fesë së krishterë. Është themelues i Konstantinopolit dhe me ardhjen e tij vie deri te një paqe sociale pas një periudhe të gjatë të persekutimeve fetare.

15. Constantinus II (337 – 340), Flavius Iulius Constantinus, ka lind në Sirmium dhe është djali i dytë i Konstantinit të Madh. Babai i vet e bën Cezar të pjesës lindore të Perandorisë kurse dy vëllezërit tjerë pjesën tjetër.

16. Vetranio (350), i ilindur në Mezi, për Cezar e emëroi Konstanti II me kërkesën e vajzës së Konstantinit të Madh. Mirëpo nuk ndenji shumë në fron vetëm dhjetë muaj kur edhe datyrohet të largohet.

17. Iovianus (363 – 364), Flavius Iovianus Augustus, ka lindur në Singidunum (Beogradi i sotëm) dhe në fron qëndroi vetëm tetë muaj.

18. Valentinianus I (364 – 375), Flavius Valentinianus, ka lind në Cibala (sot Vinkovci, Kroaci). Fronin e ka ndarë me vëllanë Valensin. Ka mbretëru perëndimin.

19. Valensi (364 – 378), Flavius Valens, ka lind në Cibala (Vinkovci, Kroaci). Fronin e ka ndarë me vëllanë Valentinianin I. Ka mbretëru lindjen.

20. Gratianus (375 – 383), Flavius Gratianus Augustus, ka lind në Sirmium. Është djali i Valentinianit I.

21. Valentinianus II (383 – 392), Flavius Valentinianus II, ka lind në Trir është djali i Valentinianit I i cili ka qenë nga Cibala (Kroaci).

22. Constantinus III (421), Flavius Constantius Augustus, ka lind në Naissus, është babai i Valentinijanit III

23. Valentinianus III (425 – 455), Flavius Placidius Valentinianus, djali i Constantinus III, njihet si perandori i fundit perëndimor me origjinë ilire.

24. Marcianus (450 – 457), Flavius Marcianus, ka lind në Iliri, ka mbretëru në lindje.

25. Anastasius I (491 – 518), Anastasius, ka lind në Dyrrachium, Durrës, Shqipëri.

26. Iustin I (518 – 527), Flavius Iustinius, ka lindur në Bederiana të Dardanisë (Leban, Serbi).

27. Iustinianus I (527 – 565), Flavius Petrus Sabbatius Iustinianus, ka lind në Tauresium të Dardanisë. Justiniani I është imperatori i fundit latin.

(Gazeta Shqiptare, Gazmend Çitaku, publicist dhe përkthyes). /KultPlus.com

Amerikanët më shumë shkojnë në bibliotekë se në kinema dhe ngjarje sportive

Vitin e kaluar, amerikanët më shumë i kanë vizituar bibliotekat sesa që kanë shkuar në kinema, ngjarje sportive, muze, koncerte, parqe argëtimi, kazino, etj.

Amerikanët e moshës madhore në vizin 2019 mesatarisht kanë shkuar 10.5 herë në biblioteka, që është dyfishi i shkuarjeve në kinema. Në koncerte, teatër dhe në parqe kombëtare e historike mesatarisht kanë shkuar nga 4 herë, ndërsa në muze dhe kazino nga 2.5 herë. Vizitat në parqe të argëtimit dhe në kopshte zoologjike ishin aktivitete më pak të përmendura.

Rezultatet kanë dalë nga një hulumtim i opinionit publik që është realizuar nga Gallup në periudhën 2-15 dhjetor 2019, me mostër prej 1.025 respondentëve, njofton Klan Kosova.

“Përkundër popullarizimit të aktiviteteve të bazuara në digjitalizim – përfshirë librat elektronikë, podcast-ët, shërbimet argëtuese përmes internetit dhe avancimin e lojërave virtuale – biblioteka ka mbetur vendi të cilin amerikanët e vizitojnë përafërsisht një herë në muaj”, thuhet në hulumtim.

Kategoria moshore e cila më së shumti i viziton bibliotekat është 18 – 29 vjeçare, që mund të jetë e kuptushme pasi përbëhet edhe nga studentët.

Gratë i vizitojnë bibliotekat dyfish më shpesh se burrat, ndërsa lexuesit me të ardhura të ulëta ishin më të shumtë se ata me të ardhura të larta.

Amerikanët mendojnë që bibliotekat janë vendi më i duhur për t’i rritur dhe zhvilluar potencialet edukativo-arsimore dhe për ta nxitur kreativitetin.

Në vitin 2018, në Amerikë janë shitur 675 milionë libra./klankosova/ KultPlus.com

‘Hija e Korbit’, një nga thesaret më të mëdhenj në Shqipëri

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në janar të vitit 1982, në vendin e njohur sot me emrin “Hija e Korbit”, u gjet një thesar monedhash antike.

Kodra ku është gjetur thesari ngrihet pranë qytetit të Maliqit, mbi bregun e majtë të lumit Devoll.

Nisur nga pozicioni strategjik dhe sipërfaqja, Hija e Korbit mendohet të ruajë rrënojat e një qyteti të lashtë ilir të Desaretisë antike, identifikimi i të cilit nuk është përcaktuar përfundimisht.

Thesari përbëhet nga 618 monedha argjendi, të prera në një periudhë kohore që shkon nga shek. IV p.e.s., përfaqësuar nga tetradrahmet e Athinës, dhe përfundon me tetradrahmet e fundit të shekullit III p.e.s. të prera nga Antioh Hieraks, i mbretërisë seleukide.

Në përbërje të thesarit gjejmë dy vlera monedhash: tetradrahme dhe drahme, të prera nga qytete dhe mbretër si: Athina, Aleksandri i Madh dhe Filipi III, të prera pas mbretërimit të tyre, të Lysimahut të Thrakisë, të Eumenit I, mbretit të Pergamit, të mbretërve Seleukidë, dhe mbretit të Maqedonisë, Antigon Gonatës.

Muzeu i Bankës së Shqipërisë, ka të ekspozuar në katin numizmatik të tij, një pjesë të këtij thesari, të huazuar nga Instituti i Arkeologjisë./atsh/ KultPlus.com

‘Unë ëndërroj për një dashuri që shkon përtej dy njerëzve, që tentojnë ta zotërojnë njëri-tjetrin’

“Mendimtarët e mëdhenjë gjithnjë zgjedhin shoqërinë e vetvetes, zhvillojnë mendimet e tyre, të pashqetësuar nga turma.”

“Për çdo grua të bukur në këtë botë ekziston një burrë i mjerë, që është i lodhur nga ajo.”

“Dëshpërimi është çmimi që njeriu e paguan për vetëdijen e tij. Vështroni thellë në jetë dhe ju gjithnjë do të gjeni dëshpërim.”

“Ata, që dëshirojnë paqen e shpirtit dhe lumturinë, duhet të besojnë dhe të përqafojnë besimin fetarë, ndërsa ata, që dëshirojnë të ndjekin të vërtetën, duhet ta braktisin paqen e mendjes dhe t’ia kushtojnë jetën e tyre kërkimit.”

“Nëse ju zgjidhni, që të jeni një prej atyre të paktëve, të cilët e ndajnë kënaqësinë e rritjes dhe dehjen e lirisë pa Zot, atëherë ju duhet ta përgatisni veten për dhimbjen më të madhe. Ato janë të lidhura bashkë dhe nuk mund të përjetohen veçmas. Nëse dëshironi më pak dhimbje, atëherë duhet të tkurreni, siç bënë stoikët, dhe t’i lini të zhduken kënaqësitë e larta.”

“Të gjithë mendimtarët seriozë mendojnë për vetëvrasjen. Është një ngushëllim që na ndihmon ta kalojmë natën.”

Unë ëndërroj për një dashuri që shkon përtej dy njerëzve, që tentojnë ta zotërojnë njëri – tjetrin. Unë ëndërroj për dashurinë, në të cilën dy njerëz ndajnë një pasion për të kërkuar bashkë për një të vërtetë më të madhe.”

“Që të formoni fëmijët, ju në fillim duhet të formoni veten. Përndryshe ju do t’i kërkoni fëmijët vetëm nga nevojat kafshërore apo vetmia, apo për të arnuar vrimat e vetes suaj. Detyra juaj si prind është që të prodhoni jo një vete tjetër, por diçka më të lartë. Është që të prodhoni një krijues.”

Fragmente nga Irvin D. Yalom, “Kur çau Niçja” / KultPlus.com

Të paharrueshëm e të pamohueshëm

Është kinemaja e paraviteve ’90-të, por batutat janë të pavdekshme! Nëse na merr malli, për filmat e realizuar gjatë komunizmit në Shqipëri, sjellim menjëherë në mendje personazhet tipike. E kritikuar si krijimtari me ndikim socrealist, asnjë kinemanë ato vite, nuk ishte kurrë bosh… Po sot???

Më poshtë, përzgjodhëm disa, por jo të gjitha dialogjet, me bindjen se i dini edhe ju përmendsh:

– “A drejtor, a drejtor. O të bëj krushk, o plaça në vend, plaça” – Pallati 176.

– “Kanë shitur gomarët dhe kanë blerë biçikleta e kushedi ç’i duket vetja” – Zonja nga qyteti.

– “Po ti more qafir, me ibrikun e salepit po e lufton komunizmin? Apo me kokrrën e morrit që ma ke sa një kokërr orizi?” – Komedia Prefekti.

– “Pse mo, kaq kurnace është mami yt? Jo teta, jo, mami i Taulantit është pianist” – Taulanti kërkon një motër

– “Po me urën ç’patën, xhanëm?”- Kur zbardhi një ditë

– “Këtu ka tradhti, burraaa!”– Operacioni Zjarri.

– “Me shoqet, me shoqet. Kur ishe e vogël, nuk ta kisha merakun, por tani që u rrite…” – Në fillim të verës 

– “Mos më dil më përpara po të them! – Po unë i shkreti, gjithmonë nga mbrapa ngela” – Tela për violinë

– “Me cilin sy e pe, me atë me xham apo me atë pa xham?
– Me këtë me xham”, – thotë Suloja dhe kap syrin me gisht – Kapedani

– “Do pi, do dehem! – Të piftë dreqi në bark”– 14 vjeç dhëndër

– “Gërmo Tare, gërmo, se qenin e ngordhur kam aty”– Përballimi

– “Shabano, lëri llafet. Këqyr punën. – Jo mer, kështu thotë zotnia jote, hëëë?”- Shtigje lufte

– “Pse ashtu ngulet gozhda, mor karafil?” – Shoku ynë Tili

– “Erdhi? – Jo, ndërroi rrugë. – Nuhat i paudhi” – Dy herë mat. /konica.al/ KultPlus.com

‘Vetëm mos më thuaj, keq u pafshim’

Një tekst i veçantë është ai i këngës ‘Keq u pafshim’ nga Nora Istrefi.

Sado që Norën nuk e kemi parë e dëgjuar shpesh duke kënduar balada, kënga dallohet për mishërimin e një lidhjeje të dështuar.

Nora këngën e ka kënduar në Top Fest në vitin 2009, dhe që nga ajo kohë kënga dëgjohet me ëndje.

Tekstin e këngës e ka shkruar Aida Baraku ndërsa Nora e ka sjellur në një mënyrë si di vetëm ajo, duke treguar se është këngëtare që provon edhe balada, stil më pak i provuar nga ajo. / KultPlus.com

Ka shume dite e jave
qe nuk duhemi
s’bisedojme, as grindemi
ne mes nesh gremina e vetmise
kush po na i leviz udherrefyesit
e nuk korrim çfare kemi mbjellur
ne kete rrugen tone te dashurise

Ref.
Cka po ndodh me neeeee…eeee
dy dashnor ku mbeten
qka po ndodh me neeeeee….
pa beteje te fundit u pershendetem …
7 liqenj le t’radhiten
7 kodra para nesh le t’ngriten
kur te nisemi ne rruge pa kthim
lulet rruges na u thafshin
7 shira ne dite rafshin
vetem mos me thuaj keq u pafshim…
ooooo oouu…
keq u pafshim
ooooo oooouuuuuuuuu..houu….

ku eshte loti im
ku mjerimi im
ti po ik e une nuk qaj
asnje fjale e rende nuk dua te dal
puthme dhe njehere sa per lamtumire
puthme sa per sy e faqe
jeta eshte e vetmja gjykatese

Ref.
Cka po ndodh me neeee…eeee
dy dashnor ku mbeten
qka po ndodh me neeee….
pa beteje te fundit u pershendetem …
7 liqenj le t’radhiten
7 kodra para nesh le t’ngriten
kur te nisemi ne rruge pa kthim
lulet rruges na u thafshin
7 shira ne dite rafshin
vetem mos me thuaj keq u pafshim
keq u pafshim

eeeeeeeeeee..eeeeee…eeeeeeee
pa beteje te fundit u pershendetem
dashnoret ku mbeten
per jete u pershendeten
qka ndodh me neeeeee………
7 liqenj le t’radhiten
7 kodra para nesh le t’ngriten
kur te nisemi ne rruge pa kthim
lulet rruges na u thafshin
7 shira ne dite na rafshin
vetem mos më thuaj keq u pafshim
keq u pafshimm!!!

Autorët nga Kosova sivjet do të nominohen në Çmimin për Letërsi të BE-së

Kosova nga ky vit do të jetë pjesë e Çmimit për Letërsi që jepet nga Bashkimi Evropian.

European Union Prize for Literature këtë vit e ka futur edhe Kosovën në listën e shteteve, autorët e së cilës mund ta fitojnë çmimin.

Kosovës sivjet në garë në këtë çmim i bashkohen edhe Belgjika, Bosnja, Kroacia, Qipro, Danimarka, Estonia, Gjermania, Luksemburgu, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Spanja e Norvegjia.

Deri në 14 fitues të çmimit shpallet çdo vit, në një ceremoni që kulmon në Bruksel. Autorët fitues gjithmonë kanë edhe turne të promovimit të librave dhe krijimtarisë së tyre, nëpër Evropë, shkruan KultPlus.

Nga Shqipëria, fituesit e çmimit letrar kanë qenë Ben Blushi dhe Rudi Erebara. Pritet të shihet cilat do të jenë nominimet nga letërsia e Kosovës për këtë çmim. / KultPlus.com

Dhjetë vendet më misterioze në botë (FOTO)

Janë të shpërndara në të katër anët e botës dhe ofrojnë imazhe sureale dhe me impakt shumë të madh emocional.

Këto mund të konsiderohen si 10 vendet më misterioze dhe të çuditshme që natyra dhe dora e njeriut kanë krijuar.

Në fotogalerinë mund të shikoni pjesë të shkëputura nga këto vende që duhen vizituar të paktën një herë në jetë/a2cnn/ KultPlus.com

Image

Abacia-në-Siena

Image

Kanalet e Giethoorth në Holandë

Image

Kanionet e lumit Blyde në Afrikën e Jugut

Image

Masivi shkëmbor Kjeragbolten në Norvegji

Image

Nazca, Peru

Image

Pusi i Thorit në Oregon

Image

Pylli i gureve në Kinë

Image

Rrafshnalta e Kripës në Bolivi

Image

Shkretetira e Bardhe në Egjipt

Image

Vullkani Erta Ale në Etiopi

223 vjet nga lindja e gjeniut të muzikës klasike, Franz Schubert

Franz Schubert, gjeniu i muzikës klasike, i cili la gjurmë të mëdha në historinë e muzikës botërore, duke u përjetësuar përmes kompozimeve të tij, shkruan KultPlus.

Sot, në 223 vjetorin e lindjes së tij, KultPlus ju sjell një pasyqrë të jetës dhe veprës së tij.

Schuberti ishte një kompozitor austriak, i cili shkroi rreth 600 melodi, nënë simfoni duke përfshirë të famshmen ‘’Simfonia e papërfunduar’’, muzikë liturgjike, opera etj.

Schubert ka lindur në një familje muzikantësh, dhe ka marrë trajnim formal muzikor në fëmijërinë e tij. Ndërsa Schubert kishte një rreth i ngushtë i shokëve dhe bashkëpunëtorëve të cilët admiruar puna e tij (në mesin e tyre të shquar këngëtari Michael Johan Vogl), vlerësimi muzikës së tij gjatë jetës së tij ishte i kufizuar. Ai nuk ishte në gjendje për të siguruar punë adekuate të përhershme, dhe për shumicën e karrierës së tij ai u mbështet tek miqtë dhe familja. Ai bëri disa të holla prej veprave të publikuara, dhe herë pas here dha mësim privat muzikorë.

Ndërkohë,aftësitë gjeniale te tij filloi ti tregojë në kompozimet e tij. Schubert ishte lejuar herë pas here për të udhëhequr orkestra në Stadtkonvikt, dhe Salieri vendosi për ta stërvitur atë privatisht për kompozime dhe teori në këto vite. Kjo ishte fillesë e parë për atë orkestër amatore për të cilën, vite më vonë, shumë kompozime të tij ishin shkruar. Gjatë pjesës tjetër të qëndrimit të tij në Stadtkonvikt ai shkroi një pjesë të mirë të muzikës kamertale, këngë të ndryshme, disa pjesë të ndryshme për piano etj.

Në fund të vitit 1813 ai u largua nga Stadtkonvikt, dhe u kthye në shtëpi për studime në Normalhaupshule për të trajnuar si një mësues. Në vitin 1814 ai hyri në shkollën e atit të tij si mësues i nxënësve ri. Për më shumë se dy vjet qëndroi në këtë punë të rëndë, të cilën ai e kreu me sukses.Ai vazhdoi të marrë mësime private në përbërje nga Salieri, i cili bëri më shumë për trajnime muzikore të Schubertit sesa ndonjë prej mësuesëve të tij të tjerë.

Viti më pjellor i Schubertit ishte ndoshta në vitin 1815. Ai kompozoi mbi 20.000 masa muzikore, më shumë se gjysma e të cilave ishte për orkestër, përfshirë nëntë vepra të kishës, një simfoni, dhe rreth 140 melodi.

Në atë vit ai u prezantua edhe për Anselmi Hüttenbrenner dhe Franz von Schober, të cilët i bëri miqtë e tij të përjetshëm. Një tjetër mik i tij, Johann Mayrhofer, u prezantua atij nga Spaun në 1814. / KultPlus.com

Reperi amerikan 50 Cent, me Yll në rrugën e famshme të Hollywood-it

Rrugës së famshme të Los Angeles-it ‘’Hollywood Walk of Fame’’, tashmë i është shtuar edhe një Yll, ai i reperit të njohur amerikan, 50 Cent, shkruan KultPlus.

Me origjinë nga Nju Jorku, emri i vërtetë i të cilit është Curtis Jackson, ai ka qenë relativisht i tërhequr vitet e fundit nga bota e muzikës duke u përqendruar më shumë në biznes dhe në televizion.

Në ceremoni, ”50 Cent”, i cili mbizotëroi botën e muzikës rap në vitet 2000, falë imazhit të tij të trishtuar prej reperi ”gangsta”, u shoqërua veçanërisht nga producentët, mentorët dhe miqtë e tij Eminem dhe Dr. Dre.

Ylli i tij është i 2686-ti me radhë në bulevardin e famshëm kalifornian./ KultPlus.com

Ekspozita ‘Common Space’, bashkon artistët ndërkombëtarë në Galerinë e Fakultetit të Arteve

Mbrëmë në ambientet e Galerisë së Fakultetit të Arteve, është mbajtur ekspozita ‘’Common Space’’ e artistëve ndërkombëtar, shkruan KultPlus.

Ekspozita ‘’Common Space’’, kuratore e të cilës ishte Ana Frangovska nga Maqedonia, është një projekt i cili ka për synin zgjerimin dhe bashkëpunim me artistë kontemporan bashkëkohorë internacional, artdashësve dhe artistëve të vendit.

‘’Nga ky projekt pritet rritja e aktiviteteve kulturore në vend, pra një thirrje e hapur për artistë ndërkombëtar për realizimin e një ekspozite bashkëkohore është një pasuri për qytetin dhe vendin, gjë që mund të krijoj një identifikim internacional për fushën e artit bashkëkohor’’, dekalron Fidan Bejtullahu, bashkëpunëtori i kësaj ekspozite.

Bejtullahu ndër të tjerash bën të ditur se hapsira e përbashkët e këtyre artistëve është krijuar me shumë biseda, shumë miqësi e me një punë shumë të madhe.

Bejtullahu në këtë ekspozitë ishte prezantuar me Videopiktura, që quhej ‘’Still Moton’’, ku sipas tij kishte menduar se si do të mund të sillte në jetë pikturat e tij, se si t’i bënte ato të lëviznin’. ‘’Duke u vendosur muzikë në sfond dhe duke punuar në lëvizjet e tyre, i solla ato në jetë’’, deklaron ai.

”Përvoja e të jetuarit me bashkëpunimin dhe administrimin e një manifestimi si ‘’Galinchik Art Colony’’, ku do të shfaqë 29 edicione vjetore këtë vit, është një përvojë jetësore, që jo vetëm që më pasuron me nocionin e procesit shumë të gjallë të konceptimit, ndërtimit dhe krijimit të një kapsulë artistike në një projekt përfundimtar, por është një hapësirë ​​krijuese shpirtërore që ofron strehë për shumë lidhje, njohje, frymëzime, shkëmbime energjish dhe dijesh, provokime, bashkime, rrëfime, lot, dhimbje, të qeshura’’, dekalron kuratorja e ekspozitës, Ana Frangosvka.

Veprat e varura në muret e ekspozitës së Galerisë të Fakultetit të Arteve, u përkisnin artistëve që tashm gëzojnë shumë suksese ndërkombëtare, si: Svetlana Volic, Rok Bogataj, Renata Papista, Fidan Bejtullahu, Simon Dalemans, Julia Hopkins, Ana Jovanovska, Angel Miov, Gorancho Gjorgjievski. / KultPlus.com

Në shënim të 20-vjetorit Filharmonia organizon koncert, luhen pjesë të Betovenit

Bujar Meholli

Filharmonia e Kosovës do të nis vitin 2020 me koncertin e parë të ciklit të koncerteve në shënim të 20-vjetorit të Filharmonisë, shkruan KultPlus.

Në konferencën e sotme që e organizoi Filharmonia e Kosovës u shpalosën detajet e koncertit të së dielës. Gjatë konferencës ishin pjesëmarrës edhe muzicientët e huaj që do të performojnë për publikun shqiptar. Menaxheri i Filharmonisë Dardan Noka, në hapje tregoi për nisjen e ciklit të koncerteve derisa tha se ndihen të nderuar për këtë kastë të zgjedhur muzicientësh.

Drejtori i Filharmonisë Baki Jashari tha se Filharmonia e fillon këtë cikël koncertesh me një program koncertal të fokusuar te veprat e gjeniut Betoven i cili shënon 250-vjetorin e lindjes.

“Veçantia e këtij koncerti janë performuesit. Duke filluar me dirigjentin me famë botërore Vengerov, violinistin Ulucan, violinçelin Fenyö, dhe pianisten Ulucan”. “Kemi fatin, nderin dhe privilegjin ta kemi në mesin tonë maestron Vengerov, i cili do ta dirigjioj orkestrën e Filharmonisë së Kosovës”, potencoi ai.

“Në pjesën e parë do të performohet koncerti për violinë, violonçel dhe piano” ndërsa në pjesën e dytë dirigjenti Vengerov do të realizoi Simfoninë e Shtatë të Betovenit”, tregoi Jashari. Ai përmendi gjithashtu mungesën e sallës adekuate për ngjarje të tilla, problem ky i vjetër me të cilën vazhdon të përballet institucioni i Filharmonisë.

I entuziazmuar ishte dirigjenti Maxim Vengerov. Ai përgëzoi organizatorët derisa tha se ndjehet i lumtur që do të ketë rastin të performojë para audiencës shqiptare, e cila po rritet dita ditës. Violonçeli Lászlo Fenyö këtë koncert e sheh si shumë të rëndësishëm. “Kjo ngjarje është shumë e rëndësishme për kulturën kosovare. Për mua është hera e parë që jam në Kosovë dhe po ndihem shumë mirë”, tha hungarezi.

Edhe për violinistin Özcan Ulucan do të jetë nder performanca e së dielës. “Shoh energji të madhe muzikore. Kjo është vërtet diçka atraktive dhe më bën të ndihem e nderuar që do të performoj”, u shpreh ai.

Ndërkohë, pianistja Birsen Ulucan tha është fantastike të jesh në mesin e publikut kosovar. “Ne këtu jemi shokë të mirë, por gjithmonë është gjë e bukur kur bën shokë të ri”, tha pianistja turke. Kocerti do të mbahet të dielën me fillim nga ora 20 në Sallën e Kuqe në Prishtinë.

Ky koncert i rëndësishëm shënon një hap në zhvillimin e Filharmonisë së Kosovës. Ai do të drejtohet nga Vengerov i cili shquhet si violinisti më i mirë i shek. XXI, i emëruar edhe Ambasador i Vullnetit të Mirë nga UNICEF-i. /KultPlus.com

Pas një dekade “zëri” i Peppa Pigut do të ndryshojë

Aktorja që i ka dhënë zërin karakterit shumë të dashur për fëmijë, Pepa Pig, do të heqë dorë nga roli pas më shumë se një dekade.

Harley Bird, 18 vjeç, që ka qenë zëri i karakterit vizatimor që kur ajo ishte pesë vjeç, tha se kasti i serisë televizive i kishte dhënë asaj kujtime të paharrueshme.

Ajo do të zëvendësohet nga një nëntë vjeçare Amelie Bea Smith, e cila bëhet kështu aktorja e katërt që i jep zërin derrkuces simpatike.

Smith do të shfaqet për të parën herë në episodet e Peppa Pig në ditën e shën valentinit. Bird, fitoi një çmim Bafta për rolin në 2011 dhe ka performuar këngët për “Albumin tim të parë” të pepa pig që është publikuar së fundmi.

“Të bëhesha zëri i Peppa Pigut, në moshën pesë vjecare, ishte fillimi i një udhëtimi të jashtëzakonshëm dhe unë nuk do ta harroj kurrë të qenit pjesë e këtij shou – tha ajo duke shtuar se tani do të kalonte në një kapitull të ri në jetën e saj. Lili Snowden Fine ka qenë e para që i ka dhënë zërin pepa pigut, kur seria debutoi në 2004, para se Cecily Bloom të jepte zërin në serinë e dytë, në 2006. Bird filloi në serinë e tretë në 2007 dhe është shfaqur në 185 episode të shout. Peppa Pig u shfaq së paru në 2004, në Britani, dhe tani transmetohet në më shumë se 180 vende e territore, në më shumë se 40 gjuhë të ndryshme. / KultPlus.com

Ngjason tmerrësisht me Meghan Markle, vajza bëhet e famshme në rrjetet sociale

Akeisha Land është një 39-vjeçare nga Missouri, e cila ka marrë famë falë ngjshmërisë së saj me Meghan Markle. Akeisha është nënë e dy fëmijëve, Greyson dhe Tristan, fotot e të cilëve i poston në një faqe Instagrami të quajtur @greyson_land.

Faqja aktualisht numëron mbi 158 mijë ndjekës dhe u rrit në mënyrë të frikshme, kur ajo postoi një foto me të bijën, Greyson. Arsyeja ishte ngjashmëria e saj e madhe me Meghan Markle.

Akeisha ka treguar për Daily Mail se njerëzit e ndalojnë shpesh në rrugë, pasi e ngatërrojnë me Meghan-in.

“Më krahasojnë me Meghan-in shumë shpesh dhe jo vetëm online. Edhe kur jam jashtë, në kishë, në teatër, në market… Ndodh shpesh që njerëz të rastësishëm të më thonë: Ta ka thënë dikush se ngjan… Unë gjithmonë qesh para se ta mbarojnë fjalinë, sepse e di për kë do të më thonë. Ma kanë thënë shpesh, sidomos kohët e fundit që kam filluar t’i mbaj flokët e drejta.

Edhe familja dhe miqtë më thonë se ngjaj me të. Edhe pse unë personalisht nuk shoh ndonjë ngjashmëri, e marr si komplimet, sepse ajo është tmerrësisht e bukur. Madje, ndonjëherë them me shaka se jam e gatshme ta zëvendësoj nëse ajo nuk dëshiron të shkojë në ndonjë event ku është e ftuar”, -shprehet me shaka Akeisha.

Nëse u hidhni një sy fotove të saj, do të gjeni pafund komente që theksojnë ngjashmërinë e saj me Meghan-in.

Spanja ka zgjedhur këngën përfaqësuese për Eurovision (VIDEO)

Spanja është bërë shteti i dytë pas Shqipërisë që ka zgjedhur këngën përfaqësuese për Eurovision 2020, shkruan KultPlus.

Blas Cantó me këngën “Universo” do të ketë nderin të prezantojë shtetin e tij në këtë garë të madhe.

Deri në muajin prill do të dihen gati shumica e këngëve pjesëmarrëse në Eurovizion dhe garat pritet si zakonisht të jetë e fortë.

Eurovizioni i 65-të me radhë do të mbahet me 12,14 dhe 16 maj të këtij viti në Roterdam të Holandës.

Kujtojmë që përfaqësuesja shqiptare në Eurovizionin e vitit 2020 është Arilena Ara me këngën “Shaj”. / KultPlus.com

Mësuesja që u dha nxënësve të saj një mësim që nuk gjendet në asnjë libër shkolle

Ky artikull frymëzues për herë të parë u botua në revistën “Reader’s Digest” disa vite më parë. Bëhej fjalë për historinë e një mësueseje të jashtëzakonshme, Helen Mrosla, e cila ia arriti që t’i bënte nxënësit e saj të besonin te vetja vetëm me një veprim.

Sot, po e shpërndajmë me ju këtë mësim kaq të vyer, i cili nuk do t’ju lërë dhe aq indiferentë.

Një ditë, një mësuese matematike nga Minnesota përgatiti për nxënësit e saj një mësim shumë interesant. Ajo u kërkoi nxënësve të rendisnin në një copë letër emrat e të gjithë shokëve të klasës. Më pas u kërkoi që të mendonin për gjënë më të bukur për secilin prej shokëve dhe ta shkruanin përkrah emrit të tyre.

Në fund të mësimit, çdo nxënës mbante në dorë letrën e vet. Ishte e premte. Gjatë fundjavës mësuesja lexoi të gjitha fletët. Emrin e secilit nxënës e shkroi në një fletë të veçantë dhe bashkoi të gjitha mendimet e bukura që kishin shkruar fëmijët. Të hënën tjetër i dha çdo nxënësi letrën e vet.

Fëmijët ishin kaq shumë të kënaqur sa klasa gumëzhinte nga komentet: “Me të vërtetë mendojnë shokët kështu për mua?!” “Nuk e dija se ndokush do më pëlqente kaq shumë!”. Ata nuk i diskutuan rezultatet gjatë orës së mësimit, por mësuesja e dinte se ia kishte arritur qëllimit të saj. Nxënësit besonin në vetvete.

3 vite më pas, një nga këta nxënës, Mark Eklund, u vra në Vietnam. Funerali u mbajt në Minnesota, kështu që shumica e shokëve të klasës së Markut bashkë me mësuesen ishin të pranishëm në ceremoninë mortore.

Pas funeralit, shumica e shokëve të klasës u mblodhën në shtëpinë e tij bashkë me mësuesen Helen Mrosla. Prindërit e Markut ishin aty duke pritur ngushëllimet dhe babai i tij i tha mësueses: “Duam të të tregojmë diçka” – dhe nxori nga portofoli një copë letër të palosur. “Ia gjetën këtë letër Markut ditën kur u vra. Faleminderit shumë për këtë që keni bërë. Siç mund ta shihni, Marku e ka ruajtur si një thesar të çmuar.”

“E dija pa e parë fare se letra ishte ajo e shumë viteve më parë, në të cilën kisha renditur të gjitha gjërat e bukura që çdo shok i Markut kishte shkruar për të”, – tha mësuesja në një intervistë. “Në atë moment, ish-nxënësit e mi, që ishin të pranishëm në shtëpinë e Markut filluan të nxirrnin nga portofolët letrat e tyre.

Charlie më buzëqeshi dhe më tha se e mbante listën e tij në tavolinën e punës. Ndërsa gruaja e Chuck-ut tha se kjo letër ishte në faqen e parë të albumit të fotografive të dasmës së tyre. Pothuajse të gjithë nxënësit e kanë ruajtur letrën e tyre.

Ishte i vetmi moment kur u ula dhe fillova të qaj. Qava për Markun dhe për të gjithë shokët e tij që nuk do ta shihnin më kurrë atë.

Jemi kaq shumë të ngarkuar me ritmin e ditës dhe i përkushtohemi kaq shumë detyrimeve tona, saqë harrojmë se një ditë do të vdesim. Dhe nuk e dimë se kur do të vijë kjo ditë.

Ndaj, ju lutem, thuajini njerëzve që doni dhe i keni për zemër se sa të veçantë dhe të rëndësishëm janë për ju. Thuajani para se të jetë shumë vonë.” / KultPlus.com

Dua Lipa publikon videoklipin e këngës “Physical” (VIDEO)

Këngët e Dua Lipës priten gjithmonë me entuziazëm. Njëjtë ka ndodhur edhe për këngën e saj “Physical” të cilën ka kohë që e ka paralajmëruar, shkruan KultPlus.

Kësaj pritje Dua i dha fund sot.

Kënga e shumëpritur e Dua Lipës është publikuar tashmë edhe me videoklip.

Kjo është një nga këngët e përfshira në albumin e radhës të këngëtares “Future Nostalgia”, i cili pritet të publikohet më datë 3 prill. / KultPlus.com

“Prindërit duhet të bëhen miku dhe shembulli më i mirë për fëmijët”

Ese nga Lume Selmani

Keni dëgjuar për një ndryshim drastik fizik, psikik, apo emocional të fëmijës tuaj? Atëherë unë do të ju prezantojë me termin adoleshencë. Adoleshenca fillon me shfaqjen e pubertetit dhe ndërprerjen e rritjes se ndryshimeve në organet seksuale dhe karakteristikat si gjatësia, pesha, pjekuria e trurit. Në këtë fazë fëmijët ndeshen me disa emocione të cilat nuk i kanë takuar me parë, atëherë prindër bëhuni gati t’i kuptoni fëmijët tuaj. Unë mund t’ia dalë edhe vet, mos më trego mua, mos u përziej, janë vetëm disa fjalë që të rinjtë iu hasën prindërve te tyre. Iu duket sikur e tërë bota rrotullohet vetëm rreth tyre. Shfaqja e disa fluturave në stomak, të rrahurat e zemrës më të shpeshta, e gjithë vëmendja tek një person tjetër, këto janë shenjat e para që fëmija juaj po e simpatizon apo e dashuron dikën. Sipas një studimi të rinjtë kur janë në lidhje dashurie i gënjejnë prindërit e me disa justifikime të zakonshme si i lamë orët e mësimit për të shkuar në një ditëlindje, ose shkojnë në ekskursion por takohen me dashuritë e tyre. Prindërit e duhet te jenë shumë të vëmendshëm për të kuptuar se a janë në lidhje dashurie fëmijët e tyre duke i vërejtur se arrijnë gjithmonë në telefon, i eliminojnë aktivitetet për shkak të dashurisë, i reduktojnë miqtë e tyre, kanë shumë luhatje të humorit dhe qajnë shumë shpesh. Prindërit duhet të kuptojnë që fëmija i tyre po rritet dhe duhet të bëhen miku dhe shembulli më i mirë për ta sepse ne fund edhe prindërit e kanë kaluar po në këto faza. Një adoleshent thotë që takimet me të dashurën time janë shumë të shkurtra por ne bëjmë shumë gjëra. Është temë aktuale që adoleshentët më shumë lidhen jo pse duhen vetëm që djemtë dëshirojnë ta rrisin numrin e të dashurave dhe të bëjnë edhe marrëdhënie intime. Këto lidhje zgjasin 3 jave deri në 5 muaj, por duhet cekur se kemi lidhje shumë të forta dashurie të adoleshentëve që bëhet dashuria e parë dhe vetme e jetës. Adoleshenca është një periudhe në të cilën shfaqen disa eksperienca të reja, ku të rinjtë i provojnë ato. Termi droge dhe alkool janë shumë të popullarizuara, ata e provojnë drogën dhe alkoolin ndoshta që nuk janë të përmbushur në personalitetin e tyre. Droga po e rrënon shoqërinë, duke u bërë burim krimesh, duke na vrarë të rinjtë dhe të ardhmen tonë. Shpeshherë prindërit nuk bëhen të vetëdijshëm për rrezikun që u kanoset fëmijëve të tyre, shumë prindërve iu duket gjë normale kur fëmija i tyre konsumon alkool, dhe shumë shpejt ata kalojnë nga alkooli në drogë. Organizata Botërore e Shëndetësisë paraqet disa arsye bazë, pse adoleshentët mund të jepen pas drogave, ndihen të rritur dhe t’i marrin vet mendimet, duan t’i përshtaten shoqërisë, por rol kryesor ka edhe presioni i bashkë moshatareve, e bëjnë më të lehtë për të shkatërruar jetën e tij. Një i ri brazilian tha: prindërit e mi nuk flitnin asnjëherë për drogën, në shkollë mësuesit e përmendin drogën si një problem por jo të hynin në hollësia, pastaj i nxitur nga shokët ai e përdori drogën dhe kur deshi ta linte drogën ai u kërcënua nga shokët e tij. Po në anën tjetër pozitive mendoj që adoleshenca është mosha më e bukur sepse nisin hapat më të mëdha për një jetë të bukur, me ndihmën dhe mbështetjen e prindërve sepse miku më i mirë i një adoleshenti është prindi. Stina e adoleshencës ka shi, borë por edhe diell, ajo është e llojllojshme, mjafton ta gjejmë rrugën e duhur dhe të mos ndalim asnjëherë.

Kjo ese ishte në mesin e dhjetë eseve në kuadër të punëtorisë “Pen For Culture” organizuar nga OJQ “ProPlus” dhe mbështetur nga Amasada Amerikane në Kosovë. /KultPlus.com

Përurohet hapësira e rimodeluar e këndit amerikan në Bibliotekën Kombëtare

Me një ceremoni rasti, dje është bërë përurimi i hapësirës së rinovuar të Këndit Amerikan në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Philip Kosnett, drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Fazli Gajraku dhe Leonora Morina-Bunjaku nga ministria e Kulturës.

Investimi prej 100,000 dollarëve ishte investim i përbashkët i Ambasadës Amerikane në Prishtinë dhe Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

Në një fjalë rasti, Kosnett falenderoi stafin e Këndit Amerikan, menaxhmentin e Bibliotekës Kombëtare dhe kompanitë kontraktuese në projekt.

“Tani kemi një Kënd Amerikan që është një simbol i denjë i marrëdhënies midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës. Këndi Amerikan është një vend për qytetarët e Kosovës të mësojnë mbi vlerat, traditat dhe kulturën amerikane. Kjo nuk ka ndryshuar me këtë rimodelim. Por, Këndi Amerikan është gjithashtu një vend për të punuar së bashku në trajnime, punëtori dhe aktivitete të tjera praktike ku mund të mësoni aftësi të reja” tha ambasadori Kosnett.

Ndërsa Fazli Gajraku, drejtor i Bibliotekës Kombëtare, tha se Këndi Amerikan është ndërtuar për t`i fuqizuar marrëdhëniet SHBA-Kosovë.

“Këndi Amerikan është një vend ku studentët udhëheqin, një vend aktivizmi dhe një vend i ndryshimit të drejtuar nga studentët, duke kontribuuar kultivimin e një kulture të punës vullnetare e të bashkimit të forcave në shërbim të komunitetit. Me punën e tyre, vullnetarët kanë çuar përpara projekte kulturore e edukative të ndërmarra në Kënd, dhe kanë përvetësuar shkathtësi profesionale e ndërpersonale, duke rritur edhe gjasat e tyre për punësim në tregun vendor dhe atë ndërkombëtar, apo edhe në ngritjen e tyre akademike”, ka thënë ai.

Këndi Amerikan do të jetë i hapur për publikun që nga data 1 shkurt. Tri hapësirat e rimodeluara me dizajn nga Instituti Smithsonian do të mund të shfrytëzohen si hapësira pune, leximi dhe vend ku të rinjtë mund të gjejnë resurse të një game të gjerë librash, filmash dhe pajisjesh moderne teknologjike.

Këndi Amerikan po ashtu ofron programe në fusha të ndryshme, duke përfshirë programe në fushat inovative te STEAM si programim kompjuterik, robotikë, elektronikë dhe teknologji 3D.

Hapësira gjendet në katin e pare të Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, është e qasshme për publikun dhe të gjitha shërbimet ofrohen pa pagesë. / KultPlus.com

Rasti “Badovci”, dorëzohet kallëzimi penal ndaj sekretarit të MMPH-së

Organizatat GLPS, BGF, INDEP dhe GAP sot kanë dorëzuar kallëzim penal ndaj sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit për veprimet e tij lidhur me rastin e ndërtimeve në hapësirën e Liqenit të Badovcit.

Me rastin e dorëzimit të kallëzimit penal pranë Prokurorisë Themelore në Prishtinë, përfaqësuesit e organizatave në fjalë kanë mbajtur një konferencë për media para gazetarëve ku i kanë treguar arsyet për dorëzimin e kallëzimit penal, njofton Klan Kosova.

  1. Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të MMPH-së, kundërligjshëm ka detyruar/obliguar Drejtorinë e Urbanizmit në Komunën e Prishtinës që të procedoi kërkesën për kushtet ndërtimore duke u thirrur gabimisht në nenin 20 dhe 21 të Ligjit për Ndërtim. Kjo ngase i njëjti ka detyruar/obliguar Drejtorinë e Urbanizmit në Komunën e Prishtinës që të veproj duke anashkaluar vendimin e Qeverisë së Kosovës nr. 16/127, datë 24.04.2013, i cili shprehimisht, në nenin 11, par.4, nënpar. 4.3, zonën në të cilën kërkohet lëshimi i kushteve të ndërtimit e parashihet si zonë e ndaluar për ndërtim.
  2. Ky detyrim është i kundërligjshëm për faktin se disa nga parcelat kadastrale të cilat përmenden në kërkesë, hyjnë në zonën mbrojtëse të liqenit akumulues-Badovcit dhe në çfarëdo lloj situate ndërtimi i çfarëdolloj objekti për turizëm, rekreacion ose objekte të tjera të cilat do të mund të rrezikonin cilësinë e ujit, nuk do të mund të lejohej dhe zgjatja e procedurave administrative deri në shterjen e të gjitha mjeteve juridiko-administrative do të duhej të dërgonte në rezultatin e njëjtë, pra mos lejimin e ndërtimit të çfarëdo objekti që do të mund të rrezikonin cilësinë e ujit. Kjo ngase një gjë e tillë është e përcaktuar në Vendimin e Qeverisë nr. 16/127, vendim ky që ka fuqi mbi të gjitha aktet tjera komunale dhe çdo institucion shtetëror duhet të garantoj për zbatimin e tij.
  3. Realizimi i ndërtimit të kompleksit të shtëpive individuale të banimit, në atë zonë do të ndikonte negativisht në biodiversitetin, ndotje të ambientit, tokës ose ujit, e si rrjedhojë do të binte në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi, me theks të veçantë me Ligjin për Mjedisin dhe Vendimin e Qeverisë me nr.16/127.  Andaj, në këto rrethana, konsiderohet se janë përmbushur të gjitha elementet e veprës penale në tentativë “Lejimi i kundërligjshëm i ndërtimit apo drejtimit të fabrikave dhe instalimeve që ndotin mjedisin”e paraparë në Nenin 340,par.1, i cili parasheh që “Kushdo që duke shkelur ligjin mbi mbrojtjen e mjedisit, lejon ndërtimin apo instalimin e fabrikës ose drejton apo menaxhon fabrikën ose instalimin në të cilën kryhet veprimtari e rrezikshme dhe me këtë rrezikon të shkaktojë vdekjen apo lëndimin e rëndë trupor të ndonjë personi, ndotë mjedisin, ajrin, tokën apo ujin ose shkakton dëm në shumë prej pesëmijë (5.000) Euro apo më shumë të kafshëve, bimëve ose pasurisë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në katër (4) vjet”, lidhur me nenin 28, par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ku thuhet: “Kushdo që me dashje ndërmerr veprime për kryerjen e veprës penale por vepra nuk është kryer ose elementet e veprës penale nuk janë realizuar, konsiderohet se ka tentuar të kryejë vepër penale”.
  4. Meqenëse me vendimet e lëshuara nga Ministria, janë aprovuar të gjitha ankesat që pala ka bërë ndaj refuzimeve nga ana e Komunës, vërehet tentimi i tij që të ndërhyjë në një proces për të cilin çfarëdo procedure që do të zbatohej, përfundimi do të ishte i njëjtë. Dhe rrjedhimisht tendenca e tij për të treguar të kundërtën, si qëllim për ta ç’orientuar palën që ka parashtruar kërkesë për lëshimin e kushteve ndërtimore , në një zonë e cila është e ndaluar për ndërtim, paraqet dyshim të bazuar mirë se janë plotësuar elementet e veprës penale të Mashtrimit nga neni 323, par.1 të Kodit Penal të Kosovës..
  5. Lidhur më këtë rast, Sekretari i Përgjithshëm i MMPH-së, duke e shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare dhe me dyshimin se i njëjti ka pasur për qëllim që t’i shkaktojë dëm personit tjetër ose që t’i shkel të drejtat e personit tjetër, në këtë rast duke dëmtuar zonën e mbrojtur –Liqenin akumulues të Badovcit, ka nxjerrë vendime më të cilat i’a ka imponuar Drejtorisë së Urbanizmit të Komunës së Prishtinës, që edhe pas dy refuzimeve, të bëjë lëshimin e kushteve të ndërtimit. Prandaj, ekziston dyshimi se me këto veprime janë konsumuar elementet e veprës penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, par.1, i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
  6. Përveç pjesës së lartcekur, këto veprime bien në kundërshtim edhe me dispozitat e Ligjit për Ujërat e Kosovës, përkatësisht në nenin 26 paragrafi 2, ku ndalohet kryerja e të gjitha punëve të cilat shkaktojnë ndryshimin në gjendjen ujore. Po ashtu, në nenin 66 të këtij ligji, përcaktohet mbrojtja dhe ruajtja e zonave të mbrojtura ujore, ku në këtë grup bën pjesë edhe Liqeni akumulues i Badovcit, i shpallur me vendimin e Qeverisë nr.16/127. Njëkohësisht, me të njëjtin ligj, në nenin 67 përcaktohet se në rastet kur mund të rrezikohen kushtet cilësore apo sasiore, në zonën e mbrojtur ujore, mund të ndalohen ose kufizohen aktivitetet e pronarëve apo poseduesve të tokës, situatë kjo që i përshtatet rastit konkret.
  7. Edhe Ligji për Mjedisin, në nenin 8, përcakton se shfrytëzimi dhe mbrojtja e resurseve natyrore bëhet përmes planifikimit për ruajtjen e cilësisë dhe llojllojshmërisë së tyre, në përputhje me kushtet dhe masat për mbrojtjen e mjedisit të përcaktuara me këtë ligj dhe ligjet e veçanta. Rrjedhimisht, ky ligj vendos kritere dhe kushte të cilat duhet të respektohen në çfarëdo situate në çdo rast kur rrezikohet mjedisi, gjë e cila është tentuar të injorohet me veprimet e ndërmarra nga Sekretari i Përgjithshëm i MMPH-së, përmes vendimeve të drejtuara drejtë Drejtorisë së Urbanizmit të Komunës së Prishtinës
  8. Në këtë rast nuk janë marrë parasysh as dispozitat e Udhëzimit Administrativ nr.15/2017 të datës 08.12.2017, për kriteret për përcaktimin e zonave të mbrojtura sanitare të burimeve të ujit. Me veprimet e tij, Ministria ka rënë në kundërshtim me dispozita e nenit 4 ku thuhet se përcaktimi i zonave të mbrojtura sanitare bëhet me qëllim që të mbrohen burimet e ujit nga ndotja e qëllimshme apo e rastësishme e cila mund të ketë efekte negative në kapacitetet dhe vetitë natyrale të burimeve të ujit. Kjo duke pasur parasysh edhe faktin se në nenin 18, par.1, i po këtij Udhëzimi Administrativ përcakton se Zona e II-të sanitare përfshinë kufirin prej 500 (pesëqind) metra nga vepra ujëmarrëse. Kjo nënkupton që brenda kësaj hapësire, ashtu edhe siç e parasheh Vendimi i Qeverisë nr.16/127, si dhe aktet ligjore në fuqi, ndalohet çdo lloj ndërtimi i objekteve, e aq me pak i atyre objekteve me karakter rekreativ apo të banimit sepse të njejta do të mund të ndikonin negativisht në biodiversitetin e florës dhe faunës, cilësinë e ujit etj. Shprehimisht këtë ndalesë e përmban edhe neni 13, paragrafi 1.10 lidhur me nenin 15 të këtij Udhëzimi Administrativ, kjo për shkak se ekziston rreziku se me ndërmarrjen e veprimeve të tilla mund të ketë pasoja në burimin e ujit, qoftë në kuptim sasior apo cilësor./KultPlus.com

“Është shumë më mirë të ndezësh një qiri se sa ta mallkosh errësirën”

Fragmente nga Eleanor Roosevelt

“Duhet guxim për të dashuruar, por dhimbja përmes dashurisë është një zjarr pastrues gjë të cilën ata që dashurojnë në përgjithësi e dijn. Ne të gjithë njohim njerëz të cilët aq shumë frikësohen nga dhimbja sa që mbyllen brenda vetes dhe nuk japin asgjë, nuk marrin asgjë dhe në këtë mënyrë tkurren deri sa jetën e bëjnë thjeshtë një vdekje që jeton.”

“Pavarësisht se sa e thjeshtë është një femër, nëse e vërteta dhe ndershmëria janë të shkruara në fytyrën e saj, ajo do të jetë e bukur.”

“Unë besoj që secili mund ta mposht frikën duke i bërë gjërat që gjithmonë ka pasur frikë ti bëjë.”

“Është shumë më mirë të ndezësh një qiri se sa ta mallkosh errësirën.”

“Kurrë mos u mërzit dhe kurrë nuk do të bëhesh i mërzitshëm.”

– Eleanor Roosevelt

“Breaking Bad” ndoshta edhe me një vazhdim

Seria me popullaritet botëror “Breaking Bad” mund ta ketë edhe një vazhdim. Djali i Heisenberg, Walter Junior mund të bëhet gangsteri i ri nga Albuquerque.

“Breaking Bad” është një seri aq e mirë nga e cila edhe krijuesit e Game of Thrones do të turpëroheshin. Ajo, sipas mendimit të kritikëve dhe publikut, është njëra nga seritë më të mira dramë në historinë e televizionit. Këtë e mbështet edhe suksesi i të ashtuquajturave spin-off, apo përmbajtjet e bazuara në personazhet dhe ngjarjet nga Breaking Bad, siç janë “Better Call Saul” dhe “El Camino: A Breaking Bad Movie”.

Ka të ngjarë që në të ardhmen do ta shohim një seri krejtësisht të re të Breaking Bad, me djalin e Heisenberg në rolin kryesor, shkruan KOHA Ditore. Siç e dinë adhuruesit besnikë të serisë, Walter Juniorin, djalin e personazhit kryesor, e luajti 27-vjeçari RJ Mitte. Aktori kohët e fundit deklaroi se është i gatshëm për serinë e vet, ku personazhi i tij do ta ndjekë trashëgiminë e babait dhe të bëhet vetë gangster.

“Ai është djali i babait të tij, siç shihet nga vendimet e tij dhe sistemi i vlerave me qëllimin për ta mbrojtur familjen e tij. Do të doja ta shihja personazhin tim, Walt Jr., në rolin e gangsterit”, thotë Mitte.

Mitte ia prezantoi idenë e tij për serinë e re Vince Gilliganit, krijuesit të Breaking Bad, ndërsa nëse i jepet drita e gjelbër për ta xhiruar serinë, suksesi është pothuajse i garantuar.

Vetëm dy vjet pas përfundimit të Breaking Bad, rrjeti amë AMC ia dha Bob Odenkirkut, i cili e interpretoi avokatin Saul Goodman, serinë e tij të quajtur “Better Call Saul”. Seriali rezultoi të jetë një hit i madh.

Në web faqen Rotten Tomatoes, të dedikuar për vlerësimin dhe kritikën e filmave dhe serialeve, “Better Call Saul” e ka një rekomandim të lavdishëm prej 97 përqind. Sezoni i pestë është dashur të transmetohet tani, ndërsa AMC tashmë e ka aprovuar vazhdimin e serisë (UNILAD).

Sa i përket filmit të Netflix “El Camino: A Breaking Bad Movie”, ngjarja e të cilit bën fjalë për partnerin e Heisenberg, Jesse Pinkman, vetëm në shtatë ditët e para është shikuar më shumë se 25 milionë herë. Suksesi i këtyre serive e dëshmon popullaritetin e Breaking Bad, i cili nuk është zbehur edhe gjashtë vjet pas përfundimit të serisë. /KultPlus.com

Drama e Roman Polanskit udhëheq me kandidimet Cesar

Filmi i ri i regjisorit të arratisur Roman Polanski, “An Officer And A Spy”, i udhëheqin të gjitha nominimet për ndarjen e “Oscarëve” të Francës.

Drama i mori 12 kandidime kur të mërkurën u shpallën ato për çmimet Cesar (29 janar 20) – një më shumë se sa “Les Miserables” nga Ladj Ly, shkruan KOHA Ditore.

Arritja e Polanskit i përfshinë nominimet për Filmin më të mirë, Regjisorin më të mirë dhe Aktorin më të Mirë (për Jean Dujardin).

Regjisori ka jetuar në ekzil në Evropë që nga viti 1977 pas një akuze për abuzim seksual të fëmijës në Amerikë.

An “Officer And A Spy” e pati premierën në Festivalin e Filmit në Venecia 2019, duke e fituar çmimin Grand Jury. /KultPlus.com