Libri “Itaka” i cilësuar nga kritika si një risi në letërsinë shqipe, që pasuron biografinë artistike të shkrimtarit, piktorit dhe fotografit, Fate Velaj, u promovua mbrëmjen e djeshme në Qendrën e Hapjes për Dialog.
Në promovimin e librit ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama, shkrimtari Fate Velaj, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, shkrimtarë, artistë, etj.
Të pranishmit vlerësuan origjinalitetin dhe mjeshtërinë e shkrimtarit Velaj, jo vetëm në këtë libër, por në të gjitha romanet e botuara prej tij.
“Itaka”, romani i i tretë i trilogjisë, pas veprave “Kreuztanne” dhe “Nilkon” është një rrëfim ku liria fiton mbi modelin, një libër sipas recetës dhe përbërësve vetanakë të autorit.
Në këtë libër Velaj përshkruan personazhet dhe ngjall kërshërinë e lexuesit, duke shenjuar realisht një letërsi të re, e cila hap portën e universit të letërsisë së sotme shqipe.
Me këtë roman Velaj ka krijuar një ngjarje të re artistike dhe historike: një trilogji autobiografike e cila është e vështirë të ndahet nga imagjinata mbasi, mjeshtëria e rrëfimit të autorit, kap majat e saj.
Në këtë roman shfaqet nëna, kjo qenie që edhe pse enigmat e saj thuajse janë si erërat që fryjnë e ndalojnë sa herë flasim e mendojmë për të, autori, na e paraqit jo vetëm në funksionin e dhembshurisë, por edhe si një bashkëbiseduese gjatë rrugëtimit të tij për në Itaka.
Gjatë gjithë rrëfimit letrar në roman, ai, nëpërmjet monologut për jetën, e përdor atë për të paralajmëruar ngjarje e fenomene që do të vijnë së shpejti në të ardhmen e tij që e përjeton si të tashmen.
Falë aftësive të larta krijuese, Velaj rrëfen si komunikon me malet, me gjethet e parkut, me ketrat brenda tij, zogjtë që fluturojnë si dhe ata pa krahë që qëndrojnë brenda veshëve të tij, me blunë e detin e shkëmbinjtë, me tubetat e ngjyrave dhe penelat kur pikturon si dhe me notat e simfonive të Beethoven-it.
Trajtimi i vërtetë artistik nëpërmjet ngjarjeve të jetuara dhe atyre imagjinare karakterizojnë personazhet e romanit plotësuar me mjete pulsive gjuhësore dhe figura letrare. /KultPlus.com
Një pjesë e artit rrugor që përshkruan një vajzë duke gjuajtur një tufë lulesh në ajër duke përdorur një katapultë është shfaqur në anën e një shtëpie në Bristol, në lagjen Barton Hill.
Artisti
nuk e ka konfirmuar punën e tij, por kjo bëri që turmat të mblidheshin dhe e
shtynë pronarin e ndërtesës të shqetësohej se si të bënte atë që mund të dalë
hapur, se është një vepër me vlerë.
Banorët në
zonën Barton Hill të qytetit u zgjuan të enjten për të gjetur copën e artit, e
cila u mor nga shumë njerëz për të qenë një dhuratë për Ditën e Shën
Valentinit.
“Ne
shpresojmë që është puna e Banksy. Ejani dhe hidhni një vështrim vetes. Kushdo
që pikturoi, ia vlen të admirojmë krijimtarinë e tyre. .”- -tha njëri ndër banorët e kësaj lagjeje.
Banksy
është një artist që shpesh konfirmon veprat e tij artistike duke postuar imazhe
të tyre në Instagram ose në faqen e tij të internetit.
“Ai mbërriti në murin tonë gjatë natës” Unë u etiketova në Facebook me dikë duke thënë, a është kjo pronë juaj?, tha pronarja e shtëpisë Kelly Woodruff.
“Dhe ne ishim si” Woah është “. Ne jemi shumë të ngazëllyer, natyrisht, dhe është ditëlindja e babait tim sot, kështu që ne jemi shumë të entuziazmuar që kemi një dhuratë kaq të shkëlqyer për ditëlindjen. Ne kemi lindur dhe jemi edukuar në Bristol, dhe është thjesht kaq emocionuese. ” – u shpreh ajo. /KultPlus.com
Këtë fundjavë, në Cineplexx mund t’i shikoni nga premierat më të fundit botërore, deri tek filmat vendor që po vazhdojnë të korrin suksese.
Vikendi është kohë që më së miri kalohet duke shikuar filma, dhe ku t’i shikosh filmat më të rinjë, më mirë se në Cineplexx. Këtë vikend, në kinemanë në Prishtinë dhe Prizren mund t’i shikoni 7 filma të ndryshëm, të cilët shfaqen në orare të ndryshme nga ora 12:00 deri në ora 23:00. Top 3 filmat të cilët mund t’i shikoni këtë fundjavë në Cineplexx janë:
I Love Tropoja Pas suksesit të jashtëzakonshëm të filmit “2 Gisht Mjaltë”, i cili mbetet filmi më i shikuar në Cineplexx, Ermal Mamaqi sjell një komedi të re, me titullin “I Love Tropoja” mbajti premierën këtë javë në Cineplexx.
Filmi flet për një djalë me ambicie të mëdha për jetën, i cili shpreson që së shpejti do të vendoset në pozicionin që meriton në kompaninë ku ai punon, por cuditërisht ndodh e kundërta. Djali e gjen veten aty ku nuk e kishte menduar kurrë, në një qytet verior, në Tropojë, ku duket se shpresa ka vdekur bashkë me botën në mendjen e tij.
Birds of Prey Pas ndarjes nga Joker, Harley Quinn bashkohet me superheroinat Black Canary, Huntress dhe Renee Montoya për të shpëtuar një vajzë të re nga një kriminel i ligë. Filmi vjen me aktoren Margot Robbie, e cila rikthehet në rolin e famshëm të Harley Quinn, ndërsa në role tjera vijnë aktoret Rosie Perez, Mary Elisabeth Winstead, etj (foto 3) 3) Bad Boys for Life Dyshja e njohur Will Smith dhe Martin Lawrence u rikthyen së bashku me filmin Bad Boys 3. Filmi flet për Marcus Burnett, i cili tani është një detektiv policie, dhe Mike Lowery, i cili është në krizë të jetës së tij, duke mos gjetur përmbushje në asgjë, të cilët bashkohen sërish kur një mercenar shqiptar, vëllau i te cilit ata vranë, u premton atyre nje bonus të rëndësishëm. Përveç këtyre tre filmave, në të dy kinematë po shfaqen edhe filmat familjarë, Playing with Fire dhe Dolittle, që vazhdojnë të jenë përzgjedhjet kryesore të audiencave më të reja.
Në transmetim poashtu vazhdojnë të jenë filmat Playing with Fire, Jumanji 2, filmi horror The Turning, Dolittle, si dhe drama romantike, Emma. Kinemaja në fundjavë nis punën nga ora 12:00, ndërsa për të gjithë filmat që po shfaqen dhe oraret e shfaqjeve mund t’i gjeni në linkun këtu (e lidhni me këtë link: : https://www.cineplexx-ks.eu/filma/programi-i-filmave/) /KultPlus.com
Dilan i cilësuar si këngëtari më i madh folk i shekullit të 20-të, me një karrierë mëse 45-vjeçare në publik, me më tepër se 40 albume muzikore, mijëra këngë të shkruara dhe disa libra poetik, poet me një vizion të jashtzakonshëm, shpesh i është shmangur kësaj pyetje.
Antikonformist i njohur në raport me materializmin industrialist të pop-kulturës amerikane, në vitin 1965 është përgjigjur shkarazi ” Mendoj më tepër rreth vetes se jam një këngëtar se sa valltar “. Për gati 20 vjet nuk ka dhënë asnjë intervistë. Argumentet janë edhe njëherë rihapur së fundi me daljen e librit “Vision of Sin” nga profesori i Universitetit të Oxford-it zoti Christopher Ricks i cili thotë se “Lirikat e shkruara nga Dylan, kanë hyrë në paktin e jetgjatësisë”.
Termi “literaturë” është veçse letërsi e përbërë prej sinteza të ngjeshura fjalësh. Pra tërheqja e vëmendjes prej këtyre fjalëve, jo në besimin e funksionit të fjalës si njësi e vetme, sepse natyrisht kadenca muzikore, zëri, stili, kanë rrolin e tyre, por pamja e fjalës së breftë në mënyrën më të pavarur nga të gjitha këto përbërës përbën argumentin e ngritur për dekada tashmë në pyetjen nëse është Bob Dylan zëri i “bum” gjeneratës e cila pa të a do kishte vallë zë.
Më poshtë disa nga thëniet e tij të njohura: Dashuria është gjithcka, pa të nuk bëni dot Sa rrugë duhet të bëjë njeriu para se të mund të quhet i tillë? Kur s’ke asgjë, s’ke cfarë të humbësh Nuk ke nevojë për meteorolog për të kuptuar nga cila anë fryn era /KultPlus.com
Shkrimtari i madh Ismail Kadare do të jetë president nderi i Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit.
Lajmi u bë ditur nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila thekson se “për ne, kjo është një mbështetje ndaj një nisme, dedikuar librit shqip”.
“Të nderuar, të kemi si “kumbar” të Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, shkrimtarin tonë të madh. Ismail Kadare do të jetë president nderi i këtij institucioni të ri. Gjatë një takimi në Paris, Drejtoresha e QKLL, Alda Bardhyli ia ka propozuar shkrimtarit këtë rol të rëndësishëm, të cilin ai e ka pranuar”, shprehet Margariti.
Ismail Kadare, poet e prozator dhe një nga përfaqësuesit më të shquar të letërsisë shqiptare është një ndër personalitet qendrore të kulturës shqiptare të gjysmës së dytë të shek. XX. /ATSh
Donne konsiderohet si njëri nga përfaqësuesit më të shquar të poetëve metafizikë, mdërsa poezitë e tij njihen për stilin e tyre sensual. Ato përfshijnë sonete, poezi dashurie, poema fetare, përkthime nga latinishtja, epigrame, këngë e predikime.
Poezinë e Donnes e karakterizon gjallëria e gjuhës dhe metaforat që ai di t’i përdorë mjeshtërisht.
Poashtu ai di ta përdorë mjaft mirë edhe ironinë, gjithashtu ndërthur edhe elemente dramatike nëpër poezitë e tij, gjithmonë të shqoëruara nga elokuenca e tij.
Megjithëse Donne ishte poet i talentuar, atij iu desh të jetonte mes varfërisë për vite të tëra, ishin cdoherë miqtë, ata që e ndihmuan.
Në vitin 1615 Donne u shugurua dhjak e më pas prift, ndërsa nuk i pranonte Urdhërat e Shenjta. Më vonë në vitin 1621, atë e emëruan Dekan të Katedrales së Shën Palit në Londër. Donne shërbeu edhe si anëtar i Parlamentit në vitet 1601 dhe 1614.
Në ditën e lindjes së tij, po i sjellim për ju tri thëniet e tij të njohura:
“Kur një njeri vdes, kapitulli i jetës së tij nuk griset nga libri, por thjesht përkthehet në një gjuhë më të mirë”
“Misteret e dashurisë rriten në shpirt, por libri i tyre është trupi”
“Dashuria e ndërtuar mbi bukurinë vdes njëherësh me bukurinë” /KultPlus.com
Gazeta kulturore franceze, “Comoedia”, ka botuar, të premten e 15 janarit 1932, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me dramën “I burgosuri” të Aleksandër Moisiut, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Teatrot
“I burgosuri” i Aleksandër Moisiut do të luhet në Paris
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
“Autori i famshëm Aleksandër Moisiu sapo i ka kërkuar bashkëpunëtorit tonë të shkëlqyer E. Garry që të përkthejë në frëngjisht dramën e tij “I burgosuri” e cila flet për Napoleonin në Shën-Helenë.
Vepra e tij pati shumë sukses në Hamburg dhe aktualisht po luhet në Berlin po me të njëjtin sukses.
Në Paris do të luhet përkthimi (përshtatja) e z. E. Garry.
Kjo është një veprimtari e bukur në perspektivë.”/KultPlus.com
Poema më e
vjetër e historisë së Shën Valentinit ishte shkruar në burg. Më 1415, Charles Dukë i Orléans, i dërgoi gruas së tij një
poemë për Shën Valentinin, përderisa ai ishte i burgosur në Kullën e Londrës.
Poema e Shën Valentinit që Charles shkroi për
gruan e tij nuk ishte një letër valentini e lumtur, por ajo ishte një
dëshirë e dëshpëruar e tij, i gjendur ne katër muret e mbyllura:
Dukesha vdiq para se të mund të arrinte të lexonte poemën e saj.
Këtu janë disa nga vargjet e poemës të përkthyera
nga gjuha frënge:
Që dashuria duhet të vazhdojë edhe pas 14 shkurtit dhe që dhuna nuk është pjesë e saj, kanë qenë disa nga porositë e personaliteteve si: kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentarja Vjosa Osmani, ish-presidentja, Atifete Jahjaga, ish-kryeministri Ramush Haradinaj.
Albin Kurti, në letrën e tij, ka shkruar:
“Dashuria na lëviz. S’na lë të qetë, por s’na bën të dhunshëm.”
Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka shkruar:
“Dashuro me emocione dhe pa dhunë.”
Kryeparlamentarja Vjosa Osmani
“Dhuna ndaj grave është e patolerueshme. Asnjë grua nuk duhet të përjetojë ferrin e dhunës”, ka shkruar Vjosa Osmani.
Ish-presidentja Atifete Jahjaga
Që dhuna nuk duhet të jetë pjesë e dashurisë, ka shkruar edhe ish-presidentja Atifete Jahjaga, e cila vazhdimisht ka lobuar kundër dhunës ndaj grave. /koha.net/
Me rastin e shënimit tё pёrvjetorit tё Pavarёsisё sё
Kosovёs me 17 Shkurt, Kёshilli i pakicёs Kombёtare Shqiptare tё qytetit tё
Zagrebit dhe Ambasada e Republikёs sё
Kosovёs nё Kroaci, organizojnё koncert artistik me Elbenita Kajtazi – Soprano
dhe Alberta Troni – piano.
Koncerti do tё mbahet me 16 shkurt nё ora 18:00, nё Muzej Mimara Zagreb! Koncerti i dedikohet ditёs sё shpalljes sё Pavarёsisё sё Kosovёs, ku sopranoja e njohur Elbenita Kajtazi e cila pёr vite me rradhё jeton dhe kёndon nё Teatrot e Operat e njohura shtetёrore tё Gjermanisё, nё bashkёpunim me pianisten dhe profesoreshёn e mirёnjohur Alberta Troni do tё sjellin njё program tё bukur artistik!
Programi i koncertit do tё ketё koncept tё veprave vokale dhe instrumentale! Arie te njohura nga W. A. Mozart, G. Puccini, R. Strauss, J. Massenet, si dhe vepra solo pёr piano nga F. Chopin dhe F. Liszt!
Nё progam nuk do tё mungojnё vepra tё kompozitorёve shqiptarё, qё do ti japin njё pompozitet koncertit dhe karakter datёs qё shёnon shtet ndёrtimin tonё./KultPlus.com
Po t’ju them se qysh nga mbarimi i fakultetit të letërsisë në Tiranë, ku ishim të dy, pra, qysh nga ikja ime në Moskë, dhe gjer më sot, në këtë ditë që po flasim, nuk e kam takuar kurrë, ju ndoshta s’do të më besoni.
Tirana, ndonëse kryeqytet i shtetit, nuk mund të përfytyrohej kurrë aq e madhe, saqë të mos e takoje asnjëherë ish-mikeshën tënde. Megjithatë, kështu ka ndodhur. Sa herë që flitej për zmadhimin e Tiranës, më shkonte ndër mend një gjë e tillë. Kur nga njëqind mijë banorë shkoi në dyqind mijë, mendova se kjo mund të përligjej disi. Por rastet e kundërta, domethënë të njohurit e shumtë, që më dilnin përpara, sidomos kur s’doja, ma hidhnin poshtë. Pastaj Tirana shkoi katërqind mijë, e më pas gjysmë milioni banorë, dhe tani mostakimi më ngjante i natyrshëm.
Por, kur një ditë në Paris, tek ecja më këmbë në St. Michel, u ndesha me botuesin tim gjerman nga Cyrihu, Egon Ammann, m’u kthye shpresa se takimit në Tiranë me vajzën e fakultetit të letërsisë do t’i vinte radha një ditë.
Nuk ndodhi asnjëherë, madje, edhe pas rastit të pabesueshëm kur, një mëngjes, në një bar të Nju-Jorkut, m’u afrua dikush që më përshëndeti: hello, jam Dan Pope, ju kujtohet, jemi takuar para ca vitesh në Central Park, e mblodha mendjen se mund të kryqëzohesha në rrugë me Dan Pope, madje me kinezë, që i kisha njohur në Shangai, veç me atë vajzën e fakultetit, në Tiranën e ngushtë, s’do të duhej të ndeshesha kurrë. Ishte e qartë se diçka e errët, por e epërme, e pengonte./KultPlus.com
Në javën e Shën Valentinit, mediet angleze kanë ribotuar atë që është vlerësuar si letra e dashurisë më e bukur e të gjitha kohërave, shkruan KultPlus.
Ata që pëlqejnë muzikën e Johnny Cash, e njohin pasionin e tij të çmendur për të shoqen, June. Në prag të Shën Valentinit, një letër që ai i dërgonte të shoqes me rastin e 65- vjetorit të lindjes është votuar si letra e dashurisë më e bukur në botë. Letra është shkruar në vitin 1994. Në këtë letër ai i uron ditëlindjen gruas së tij. KultPlus ju sjellë këtë letër, ku shkruhet:
“Po plakemi dhe po mësohemi me njëri- tjetrin. Mendojmë njësoj. I lexojmë mendjen njëri- tjetrit. E dimë se çfarë duam pa pyetur. Ndonjëherë e irritojmë njëri- tjetrin nga pak. Ndoshta ndonjëherë e marrim njëri- tjetrin si të dhënë. Por ndonjëherë, si sot, meditoj për këtë dhe e kuptoj sa me fat jam që kam ndarë jetën me gruan më të mrekullueshme që kam takuar ndonjëherë. Ti më magjeps sërish dhe më frymëzon. Ti ndikon për mirë tek unë. Je objekti i dëshirës sime, arsyeja numër një në botë për ekzistencën time. Të dua shumë”./KultPlus.com
Luis de Bernieres: Dashuria është një çmenduri e përkohshme, ajo shpërthen si vullkan dhe më pas qetësohet. Dhe kur qetësohet, ti duhet të marrësh një vendim. Duhet të zbulosh nëse rrënjët e tua janë të gërshetuara në një mënyrë që është e papërfytyrueshme t’i ndash. Sepse kjo është ajo çfarë është dashuria. Dashuria nuk është e pafrymë, nuk është kënaqësi, nuk është shpallje e premtimeve të pasioneve të përjetshme, nuk është dëshira të rrokësh çdo sekondë dhe minutë të ditës, nuk është të qëndrosh natën zgjuar duke imagjinuar sikur ai po të puth çdo pjesë të trupit. Jo, mos u skuq, po të them disa të vërteta. Të jesh “në dashuri” është diçka që mund ta bëjë çdokush. Vetë dashuria është ajo çfarë ngelet kur të qenit në dashuri është larguar, dhe kjo është të dyja, një art dhe një aksident me fat.
Haruki Murakami: Çdokush që bie në dashuri është në kërkim të pjesëve të humbura të vetvetes. Kështu çdokush që është në dashuri mërzitet kur mendon për të dashurin e vet. Është si të shkelësh në një dhomë nga e cila ke kujtime, të cilat nuk i ke parë për një kohë të gjatë.
Paulo Coelho: Dashuria është një forcë e egër. Kur mundohemi ta kontrollojmë, ajo na shkatërron. Kur mundohemi ta burgosim, ajo na skllavëron. Kur mundohemi ta kuptojmë, na lë me ndjenjën e humbjes dhe paqartësisë.
Çarls Doukins: Njerëzit ndonjëherë thonë se duhet t’u besosh ndjenjave në thellësi, përndryshe nuk do të kesh kurrë besim në gjëra të tilla si “Gruaja ime më do.” Por ky është një argument i keq. Ka shumë mënyra për të zbuluar që dikush të do. Gjatë gjithë ditës që je me dikë që të do, ti shikon dhe dëgjon shumë pjesëza të dhënash, që shtohen. Nuk është tamam një ndjenjë e brendshme, si ajo të cilën priftërinjtë e quajnë shpallje. Ka gjëra të jashtme që përforcojnë ndjenjat e brendshme shikimet në sy, pëshpëritjet me zë, nderet e vogla dhe mirësitë; dhe e gjitha është e dhëna e vërtetë.
Fjodor Dostojevski: Çfarë është ferri? Unë pohoj që është vuajtja e të qenit i paaftë për të dashur.
C.S.Levis: Nuk ka investim të sigurtë. Të duash në përgjithësi është të jesh i pambrojtur. Dashuria është çdo gjë, dhe me siguri zemra jote do të shtrydhet dhe mbase dhe thyhet. Nëse do që të sigurohesh që të mbetet e paprekur, nuk duhet t’ja japësh zemrën askujt, madje as një kafshe. Mbështille me kujdes me zbavitje dhe pasuri të vogla; anashkaloji të gjitha gërvishtjet; kyçe në kutinë e egoizmit tënd. Por në atë kuti- të sigurtë, të errët, pa ndjenja, pa ajër- ajo do të ndryshojë. Nuk do të thyhet; do të bëhet e pathyeshme, e padepërtueshme, e pazëvendësueshme. Alternative e tragjedisë, ose së paku e rrezikut të tragjedisë, është dënimi. I vetmi vend jashtë Parajsës ku mund të jesh tërësisht i mbrojtur nga të gjitha rreziqet dhe trazimet e dashurisë është Ferri.
Kurt Vonegut: Një qëllim i jetës së njeriut, nuk ka rëndësi se kush e kontrollon atë, është të dojë këdo që është përreth për t’u dashur.
Xhakomo Kazanova: Dashuria është një ndjenjë që nuk mund të shpjegohet! Është Zoti i të gjithë natyrës! Është një ndjenjë e hidhur dhe e ëmbël njëkohësisht! Dashuria! Një përbindësh i bukur që është e pamundur ta kuptojmë! Zot, që në mes të gjithë gjembave që na shpojnë e na shkaktojnë dhembje, ti shtron kaq shumë trëndafila në rrugën ku ecim, dhe pa të cilën ekzistenca dhe vdekja nuk do të kishin më dallime e do të ishin një!
Erich Fromm: Dashuria nuk kërkohet, ajo vjen atëherë kur nuk mendon për të, atëherë kur je i pastër shpirtërisht. Dashuria nuk të lëndon kurrë, nëse të lëndon nuk është dashuri o mik, ajo nuk është e ashpër, lënduese apo hidhëruese. Ajo është ndjenjë qetësie, të fal paqe, besim dhe shpresë. Të lejon të mbushësh thellë me frymë pa patur frikë se do të dalin lot. Sa pak të dashuruar që ka në botë…!”/ KultPlus.com
Sa më e thekshme , sa më e rëndë ka qenë gjendja e kombit tonë në thepat e historisë, aq më me forcë e vrull ka reaguar shqiptari për të përballuar goditjet e jashtme e të brendshme, që të mos asgjësohet mes valëve egërshane të armiqve.
Një vit i tillë ka qenë 1913-a, kur Shqipërinë e prenë mes përmes dhe po rrezikohej të zhdukej fare nga harta e Europës. Pikërisht nga ai vit i mbrapshtë na vjen si një mesazh mesianik vjershat “Tomorrit”dhe “Janina” e V.Dranovikut, me siguri ky një atdhetar i vërtetë. Nuk e dinim, është i vërtetë emri V.Dranovik apo emër letrar? Për këtë nuk thuhet gjë në fletoren Zgjimi” (nr.4, viti I, Korçë, 15 janar 1914) të drejtuar nga publicisti e botuesi i njohur korçar Dhori Kotti, ku është botuar së pari. Nga kërkimet e mëvonshme zbulova se “V.Dranovik” është veprimtari atdhetar e publicisti Vasil Vreto nga Postenani i Leskovikut.
Vjersha “Tomorrit”
edhe sot, pas kaq vjetësh, tingëllon edhe si këshillë, edhe si kushtrim për t’u
bashkuar si një trup i vetëm në këtë kohë krizash po dhe shpresëdhënëse.
Autori, si gjithë rilindasit, i drejtohet me përgjërim e besim malit të
Tomorit, simbolit të shenjtëruar të Atdheut. Me apostrofë të fuqishme, ku
patosi atdhetar pulson në çdo varg e fjalë dhe me një ritmikë të qartë
tirteane, vjersha ndikon drejtpërdrejt në vetëdijen e tronditur dhe
në ndjenjat e fashitura të lexuesit shqiptar. Autori i kërkon Baba Tomorit të
mbledhë të rinjtë, që të njohë vëllai vëllanë, që t’i grishë për dashuri të
shenjtë, që të ruajnë nderin e sedrën, pra u drejtohet bashkëkombasve për t’iu
përgjigjur rrethanave dramatike dhe kushteve të reja tejet të vështira
menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë.
Vjersha tjetër me
titull “Janina”, botuar po në këtë numër të kësaj fletoreje, është një klithmë,
ku dhimbja e revolta shpërthejnë e gjëmojnë në çdo varg e në çdo rrokje për atë
ngjarje tragjike, për atë mynxyrë historike që i preu Atdheut jugun,
ashtu siç i prenë shovinistët sërbo-sllavë veriun e lindjen. Në strofën e
fundit të kësaj vjershe autori bën një kapërcim nga dëshpërimi në një besim të
papritur për perspektivën historike.
Vjershat janë shkruar nga një autorqë e njeh dhe përdor metrikën. Ai ka përdorur në të dyja vjershat tetërrokëshin trokaik dhe rimat kryesisht të alternuara, po dhe në disa strofa të puthura e të alternuara. Përsëritjet e fjalëve në trup të vargjeve forcojnë tensionin emocional që autori indukton të bashkatdhetarët./KultPlus.com
Sot shënohet anembanë botës dita e të dashuruarve, e njohur si Shën Valentini, shkruan KultPlus.
Për dashurinë janë shkruar mijëra libra, poezi, janë kënduar
mijëra këngë.
KultPlus po sjell sot njërën prej këngëve më të bukura shqipe,
një lirikë e pastër e çila përçjell emoçion te shumë gjenerata.
Pirro Çako është i njohur për publikun shqiptar, si njëri
nga tenorët më të shquar. Ai ka bërë një karrierë mjaft të pasur duke sjellë dy
albume me këngë të bukura, sikurse kjo këngë që e bëri me këngëtaren Rovena
Dilo.
Rovena Dilo është poashtu një këngëtare e shquar me karrierë të pasur. Zëri i saj unik u bë i dashur për publikun shqiptar. Ajo krijoi këngë si “Nëse natën vij” e të tjera, ndërsa bashkëpunimi me Pirro Çakon është një nga projektet më të mëdha të karrierës së saj. /KultPlus.com
Me datën 15 shkurt 2020, duke filluar nga ora 18:00, në hapësirat e Librarisë “Altera” në Prizren, do të bëhet përurimi i romanit “Shtëpi prej kartoni” të shkrimtarit Roland Spahiu, shkruan KultPlus.
Kjo ngjarje do të realizohet me pjesëmarrjen e studiuesve të kritikës
letrare nga Tirana, Prishtina e Prizreni.
Romani “Shtëpi prej kartoni” është botuar nga Botimet Altera dhe është libri pestë i Roland Spahiut. /KultPlus.com
Kur një burrë dashuron një grua ai nuk mund të sjell në mendje gjëra tjera, po të mundte ai do ta ndryshonte botën për t’i gjetur gjërat e mira dhe për t’ia sjellur asaj.
Edhe nëse ajo nuk e trajton si duhet ai nuk do t’i shohë të metat e saj dhe do ta ruajë nga gabimet e do t’i qëndrojë çdoherë pranë.
Kur një burrë dashuron një grua do t’ia shtrojë asaj edhe darkën e fundit dhe do të përpiqet ta bëjë të ndihet sa më komode.
Kur një burrë dashuron një grua ai do ish i gatshëm të hiqte dorë nga të gjitha salltanetet dhe të flinte jashtë në shi, nëse një gjë të tillë do ta kërkonte ajo nga ai…
E pra, ky burrë të do ty grua, a s’e kupton? Të dha gjithçka kishte, andaj vogëlushe, të lutet, të përgjërohet, mos e trajto keq,
sepse kur një burrë dashuron një grua në skutat më të thella të shpirtit të tij mund të depërtojë mjerimi e dëshpërimi, nëse luan me të dhe për budalla e merr.
E megjithatë sytë e një të dashuruari nuk mund të shohin asgjë nga këto…
Kur një burrë dashuron një grua ai e ruan gjithmonë atë nga gabimet dhe po, nuk shikon asnjëherë rreth e rrotull për ndonjë vajzë tjetër.
E di saktësisht se si ndihet një burrë kur një grua dashuron: “Vogëlushe vogëlushe, ti je gjithë bota ime”, mërmërit.
Ja pra, kështu ndihet një burrë kur dashuron një grua… /KultPlus.com
Të du pse je ti Asnjëherë andrru s`e kam Me jetu pa të pas ngat Në mes neve është një oqean I kthjelltë e i kaltër si na E kur e gëlltit diellin e fut n`bark
Të du Se kur qesh unë, i gëzuem je ti E kur qaj, i trishtuem je Të du, se kurrë nuk e di deri n`fund kush je Asnjiherë s`kam dashtë me ditë Këtë betejë t`humbun e kam pas Të du Se kjo fjalë ka kuptim me ty I ka rezistu çdo hipokrizie ngatë saj
Të du Se dashnia i pengon njerëzve Tuten se me dashtë asht me u ndi i vogël E kurrë s`u tuta mu ni e tillë
Të du Se ti më ke mësu qysh asht me dashtë Ma ke mësu nji rrugë t`cilën se kam shiju tu nga sa ç`kam mujtë E me ecë ditë kurrë s`kam
Të du Se kur kam ra përtokë, ti mi ke njeh yjet M`ke thanë qoje kryet e shihe veten qysh po shndrit Si nur i bukurisë
Të du Se ma ke thjeshtu jetën Mi ke tretë dilemat E m`ke dhanë puthje të panumërta
Të du Se njerëzia pak e përdorin këtë fjalë, prandaj besojnë në religjion Të du Sepse me dashtë nuk asht veç një akt Asht esencë…
Shën Valentini është një shenjtor gjerësisht i njohur, që ka jetuar në shekullin e tretë në Romë, i cili përkujtohet në datën 14 shkurt.
Ai është lidhur që nga mesjeta me simbolin e dashurisë së sinqertë. Asgjë nuk dihet me siguri për të, përveç faktit që quhej Shën Valentin dhe se vdiq më 14 shkurt në rrugën “Flaminia” në veri të Romës.
Sot, Dita e Shën Valentinit është një ditë feste në komunitetin e besimit anglikan dhe në atë protestant. Kisha Ortodokse e feston ditën e priftit Shën Valentin më 6 korrik, ndërsa ditën e martirit Shën Valentin më 30 korrik. Dita e Shën Valentinit festohet në shumë vende të botës edhe pse është një ditë pune. Kjo ditë u lidh fillimisht me dashurinë nga vargjet e Xhefri Kaucer në mesjetë, kohë kur lulëzoi tradita e romancës. Simbolet e ditëve të sotme për Shën Valentinin janë zemrat, pëllumbat dhe engjëlli Kupid. Në shekullin e 19, dedikimet për Shën Valentinin jepeshin përmes kartolinave, të cilat u bënë shumë popullore.
Fakte historike
Shumë martirë të krishterë quheshin Valentin. Valentinët e martirizuar më 14 shkurt janë Valentini i Romës dhe Valentini i Ternit. I pari ishte një prift në Romë, i cili u martirizua në vitin 269 pas Krishtit dhe u varros në rrugën “Flaminia”. Në bazilikën “Santa Maria in Cosmedin” gjendet e ekspozuar kafka e Shën Valentinit së bashku me një kurorë me lule. Relike të tjera të tij gjenden në bazilikën “Santa Prassede” dhe në kishën “Carmelite” në Dublin të Irlandës. Valentini i Ternit u bë peshkop në Interamna (Terni i sotëm), në vitin 197 pas Krishtit dhe thuhet se është martirizuar gjatë persekutimeve të perandorit Aurelian. Ai është varrosur gjithashtu në rrugën “Flaminia”, por në një vend të ndryshëm nga ai i Valentinit të Romës. Reliket e tij gjenden në bazilikën “Saint Valentine” në Terni. Enciklopedia katolike përmend gjithashtu një shenjtor tjetër të quajtur Valentin, i cili përmendet në martirizimet e hershme të datës 14 shkurt.
Ai u bë martir në Afrikë bashkë me disa të tjerë, por nuk dihen më shumë fakte rreth tij.Legjenda e Shën Valentinit të Ternit. Peshkopi Dimitri i Institutit Ortodoks të Kërkimeve shprehet se Shën Valentini ishte një prift në Romën e viteve 270, një kohë kur kisha ishte duke pësuar persekutime të mëdha. Detyra e tij ishte të ndihmonte të krishterët t’i shpëtonin persekutimit dhe t’u siguronte atyre rite si martesat, të cilat ishin të ndaluara nga Perandoria Romake. Të dhënat mbi Shën Valentinin ka mundësi të jenë shkatërruar në fillim të shekullit IV nga persekutimi i fundit dhe më i rëndi i të krishterëve.
Në shekullin V dhe VI u publikua një vepër e quajtur “Passio Marii et Marthae”. Në të pasqyroheshin histori të trilluara rreth martirizimit të Shën Valentinit dhe të shenjtorëve të tjerë. Kjo vepër deklaronte se Shën Valentini ishte persekutuar për shkak se ishte i krishterë dhe se ishte marrë në pyetje nga vetë Perandori Klaudi II. Ky i fundit ishte impresionuar nga Valentini dhe se kishte diskutuar gjatë me të, madje ishte përpjekur edhe ta bindte të kthehej në pagan, që në këtë mënyrë t’i shpëtonte jetën. Valentini kishte refuzuar dhe përkundrazi ishte përpjekur që ta kthente Klaudin në të krishterë dhe për këtë shkak ai ishte ekzekutuar. Përpara se të ekzekutohej, ai kishte shëruar vajzën e verbër të rojës së burgut Asterius.
Që prej kësaj mrekullie, vajza dhe dyzetekatër anëtarët e familjes së saj, kishin filluar të besonin tek Jezusi dhe ishin pagëzuar. Veç kësaj, Shën Valentini shquhej edhe për martesat e paligjshme që u bënte ushtarëve, të cilët e kishin të ndaluar të martoheshin. Perandori Klaudi II e kishte ndaluar këtë, në mënyrë që të rriste ushtrinë e tij, duke i bërë të mendonin se burrat e martuar nuk ishin ushtarë të mirë. Sipas legjendës, në mënyrë që t’i kujtonte ata për dashurinë e Zotit dhe për t’i nxitur të mbeteshin të krishterë të devotshëm, Shën Valentini kishte prerë nga pergamenët zemra dhe ua kishte dhënë ushtarëve dhe të persekutuarve. Kjo e dhënë cilësohet si origjina e zemrave të përhapura aq shumë në ditën e Shën Valentinit.Një vepër e mëvonshme shtonte një detaj, sipas të cilit Papa Julius I ndërtoi një kishë mbi varrin e tij, por ky detaj ngatërrohet me një tribun të quajtur Valentino, i ci li dhuroi tokë për të ndërtuar një kishë mbi të. Pavarësisht pavërtetësisë së këtij versioni, ai u huazua si i vërtetë dhe qarkulloi nëpër shekuj duke iu shtuar legjendës së Shën Valentinit.
Në mbrëmjen para ekzekutimit, Valentini shkoi kartolinën e parë të Shën Valentinit për vajzën e rojës së burgut, e cila nuk ishte më e verbër. Shprehja “Nga Valentini yt” e përdorur në atë letër, është e njohur ende dhe sot. Historia u bë e njohur në ditët e sotme nga publikimi prej kompanisë më të madhe të kartolinave amerikane dhe nga kanali televiziv i historisë. Xhon Foks, një historian anglez, shprehet se Shën Valentini është varrosur në Kishën Praxedes, në Romë, pranë varrezës së Shën Hippolytus. Ky version thotë se, sipas legjendës, Xhulia mbolli një filiz rozë bajameje në varrin e Shën Valentinit. Në ditët e sotme pemët rozë të bajames janë simbol i dashurisë dhe miqësisë së vërtetë.Ritet tradicionale romake, Lupercalia. Nuk ka prova që të lidhin Ditën e Shën Valentinit dhe festivalet tradicionale të Romës së lashtë, pavarësisht pretendimeve të disa autorëve. Burime bashkëkohore pretendojnë pà «r një lidhje mes festave të shkurtit greko-romake, të cilat, sipas tyre, kremtonin pjellorinë dhe dashurinë.
Nga ana tjetër, dita e Shën Valentinit nuk kishte ndonjë kuptim romantik derisa Xhefri Kaucer, një shkrimtar anglez, shkroi një poezi rreth Valentinit në shekullin 14. Lidhje të mëparshme përqendroheshin tek sakrifica, më tepër sesa tek dashuria dhe romanca. Në kalendarët e Athinës së lashtë, periudha e mesit të janarit dhe mesit të shkurtit ishte muaji i luanit, dedikuar martesës së shenjtë të Zeusit dhe Herës.
Në Romën e lashtë, Lupercalia ishte një festival vendas, që kremtohej nga data 13-15 shkurt dhe ishte një rit i lashtë i lidhur me pjellorinë. Alban Butler në veprën e tij “Jeta e shenjtorëve kryesorë” pretendon pa asnjë provë se në festën Lupercalia, burrat dhe gratë për t’u bërë çift shkruanin emrat e tyre dhe i fusnin në një enë qelqi, nga ku e kanë origjinën edhe letrat e sotme të dashurisë. Në të vërtetë, kjo praktikë u has në mesjetë dhe nuk ka lidhje as me Lupercalian dhe as me ditën e Shën Valentinit.
Shën Valentini në poezi. Lidhja e parë e Shën Valentinit me dashurinë ishte poezia “Parlement of Foules”, e shkruar në vitin 1382 nga Xhefri Kaucer. Vargu që e bëri këtë ditë të njohur ishte:“Për këtë ishte Dita e Shën Valentinit, kur çdo zog fluturonte për të zgjedhur partnerin e tij…”.Kjo poezi u shkrua për nder të përvjetorit të parë të martesës së Mbretit Rikardi II i Anglisë me Anën e Bohemisë. Kontrata martesore ishte firmosur më 2 maj 1381, por martesa e tyre u bë tetë muaj më vonë pasi ishin vetëm 15 vjeç. Lexuesit mendojnë se Kucer i referohej 14 shkurtit, Ditës së Shën Valentinit.
Nga ana tjetër, polemikat vazhdojnë me faktin se mesi i shkurtit nuk është koha e përshtatshme për çiftëzimin e zogjve. Ndaj studiues të tjerë mendojnë se Kraus po i referohej 3 majit, ditës së Valentinit nga Xhenova, prift i cili vdiq rreth vitit 307. Xhek Orç hedh hipotezën se Kaucer mund të jetë duke iu referuar periudhës së 23 shkurtit me kalendarin gregorian, kohë në të cilën disa lloje zogjsh fillonin çiftëzimin në Angli. Janë edhe dy autorë të tjerë, të cilët krijuan poezi rreth zogjve që zgjidhnin partnerët e tyre Ditën e Shën Valentinit, Xhon Gouer nga Britania dhe një luftëtar i quajtur Pardo nga Valencia. Deri më sot, nuk dihet me siguri se cili e bëri lidhjen e parë të Shën Valentinit me dashurinë dhe romancën.Shën Valentini në periudhën mesjetare dhe Rilindjen AnglezeDuke përdorur gjuhën e ligjit, Princesha Izabel e Bavarisë kishte ngritur një “gjykatë të dashurisë” në Parisin e viteve 1400. Festivali Bavarez i Shën Valentinit u themelua më 6 janar, në bazë të “Kartës së gjykatës së dashurisë”.
trajtonte kontrata dashurie, tradhti dhe dhunën kundër gruas. Gjyqtarët ishin të përzgjedhur nga femrat në bazë të leximit të një poezie. Nuk ka fakte të mjaftueshme historike për të vërtetuar këtë festival, ndaj shumë studiues mendojnë se ka mundësi të jetë një histori e trilluar nga princesha. Provat më të hershme të Shën Valentinit janë në shekullin XV me një poezi të shkruar nga Çarli, Duka e Orleansit për gruan e tij.
Në atë kohë Duka po mbahej i mbyllur në Kullën e Londrës, i zënë rob në betejën e Agincourt, të vitit 1415. Një tjetër rast ku përmendet Valentini është në letrat e Margarit Breus për burrin e saj të ardhshëm Xhon Paston. Ajo i shkruan “Valentini im i dashur dhe i mirë”. Shën Valentini përmendet me trishtim edhe nga Ofelia në veprën “Hamleti” (1600-1601).“Nesër është Dita e Shën Valentinit,Shumë herët në mëngjes…Do të vij në dritaren tënde të të lutem, Të më bësh Valentinin tënd”.— Uilliam Shekspir, Hamleti, Akti IV, Skena 5Xhon Don përdori legjendën e martesës së zogjve, si hapje të fjalimit për nder të martesës së Elizabetës, vajzës së Xhejmsit I të Anglisë me Frederikun V në Ditën e Shën Valentinit. Poema moderne që përmend Shën Valentinin janë vargjet e Geimër Xhurton.“Trëndafilat janë të kuq, vjollcat blu,Mjalti është i ëmbël dhe ti gjithashtu. Ti je e imja dashuri dhe un ë i yti jam; Kërkova Valentinin tim Dhe fati më solli tek ti”.
Shën Valentini në periudhën moderne
Në 1797-n, një botues britanik nxori në treg librin “Manuali i Shën Valentinit për djemtë”. Në të kishte vargje romantike për djemtë, që s’mund t’i krijonin vetë ato. Botuesi vazhdoi më tej duke prodhuar kartolina të gatshme për Shën Valentinin.
Në këtë mënyrë u bë e mundur dërgimi për herë të parë i kartolinave anonime, ku u shfaqën edhe vargje të lira, ndryshe nga epoka Viktoriane. Letrat e Shën Valentinit u bënë të famshme në Angli në fillim të shekullit XIX, kur filluan të prodhoheshin në fabrika. Letra në atë kohë mbështillej me shirita dhe dantellë. Rizbulimi i Shën Valentinit u bë në vitin 1840 nga një shkrimtar amerikan i revistës së përmuajshme “Grahm”, ku përmendej se Shën Valentini ishte bërë një festë kombëtare. Në Shtetet e Bashkuara prodhimet e para masive të kartolinave të Shën Valentinit u bënë në vitin 1847, nga Ester Howland. Babai i saj drejtonte një librari të madhe, vajza e tij, e nxitur nga festa angleze e Shën Valentinit, mendoi që të bënte të njëjtën gjë edhe në Amerikë. Kështu nisi të merrte materialin e nevojshëm të letrës së përdorur dhe shiritat zbukurues. Që prej vitit 2001, Shoqata e Kartolinave ka vendosur të ak ordojë çmimin “Ester Howland” për personin që shquhet si vizionar në fushën e krijimit të kartolinave.
Ëmbëlsirat e Shën ValentinitNë Britani është llogaritur se çdo vit, pothuajse gjysma e popullsisë shpenzon 1.3 miliard paund për Ditën e Shën Valentinit duke blerë kartolina, lule, çokollata apo dhurata të tjera. Numri i kartolinave të dërguara mendohet se arrin deri në 25 milionë. Në gjysmën e dytë të shekullit XX, praktika e dërgimit të kartolinave ndryshoi rrënjësisht mënyrën e të bërit dhurata. Nisën të dhuroheshin trëndafila dhe çokollata të paketuara në kuti në formë zemre. Në vitin 1980, industria e diamanteve filloi të reklamonte Shën Valentinin si ditën e duhur për të dhuruar stoli të çmuara.
Pink roses in vase with one orange rose. Striped background.
Në ShBA u vlerësua se rreth 190 milionë kartolina dërgoheshin çdo vit. Gjysma e tyre u dhurohej pjesëtarëve të familjes, duke përfshirë edhe dërgimin e kartolinave shokëve dhe shoqeve të shkollës apo edhe mësueseve, të cilat llogariten të jenë personat që marrin më shumë urime, duke e çuar kështu numrin e kartolinave të dhuruara deri në 1 miliard. Me fillimin e mijëvjeçarit të ri dhe me përhapjen e jashtëzakonshme të internetit, po krijohen tradita të reja. Miliona njerëz tashmë përdorin mjetet dixhitale si kartolinat elektronike, ftesat e dashurisë apo kartolinat e printueshme. Në vitin 2010, është vlerësuar se janë dërguar rreth 15 milionë kartolina elektronike.
Shën Valentini nëpër botë.
Në Evropë, Shën Valentini festohet duke dërguar kartolina, lule, çokollata dhe dhurata të tjera. Në Danimarkë dhe Norvegji, Shën Valentini nuk festohet me përmasa të mëdha, por ka nga ata që e festojnë thjesht duke ngrënë një darkë me partnerin e tyre.
Në Suedi, Shën Valentini quhet “Dita e Zemrave” dhe ka filluar në vitin 1960 e nxitur nga kompanitë e luleve. Nuk është një festë zyrtare, por njihet për shitjet e mëdha të kozmetikës dhe luleve.
Në Finlandë dhe Estoni, Dita e Shën Valentinit quhet “Dita e miqve” dhe festohet më tepër në aspektin miqësor dhe jo në atë të romancës.
Në Amerikën Latine, Shën Valentini njihet si “Dita e dashurisë dhe miqësisë” dhe festohet duke shprehur mirënjohje te personat e dashur.
Në Korenë Jugore dhe Japoni, femrat i dhurojnë çokollata meshkujve më 14 shkurt dhe meshkujt u dhurojnë atyre ëmbëlsira pa çokollatë më 14 mars, një ditë feste e quajtur “Dita e Bardhë”. Në “Ditën e Zezë”, e cila festohet më 15 prill, personat që nuk kanë marrë asnjë dhuratë, festojnë ditën e beqarëve, duke ngrënë një pjatë me makarona të zeza.
Në Kinë, burrat u dhurojnë çokollata dhe lule grave që dashurojnë. Dita e Shën Valentinit nuk festohet më 14 shkurt, pasi është shumë pranë Vitit të Ri Kinez.
Young couple celebrating Valentine’s Day at home
Shën Valentini në Kinë festohet ditën e shtatë të muajit të shtatë, në festivalin “Qixi”.Sipas legjendës, në këtë ditë u lejua një bari të martohej me një shërbëtore.
Në Indinë e lashtë, kjo festë bëhej në përmbajtje të një tradite të vjetër të adhurimit të perëndisë së dashurisë Kamadeva, duke gdhendur monumente me skena dashurie apo duke shkruar librin e famshëm të artit të dashurisë “Kamasutra”.
Në ditët e sotme, besimi islamik dhe ai hindu propagandon të shmangen festa të tilla si Shën Valentini, pasi cilësohen si tradita të huaja që ndikojnë në humbjen e kulturës vendase. Në Iran, ekziston një festival dashurie i quajtur “Esfandegan”, i cili vjen si traditë e kulturës perse dhe që duket se nuk ka të bëjë me Shën Valentinin e sotëm.
Në Izrael, tradita e lashtë e Tu B’Av është kthyer në ekuivalentin e Shën Valentinit. Festohet në ditën e 15 të muajit gusht. Mesa duket, në vendin çifut ka lindur një festë e re e ngjashme me Shën Valentinin, ku festohet dashuria dhe propozohet për martesë.
Në Arabinë Saudite, në vitin 2011, u ndaluan shitjet e dhuratave të Shën Valentinit, duke e cilësuar atë si një festë kristiane. E njëjta gjë ndodh edhe me Pakistanin, Iranin dhe Malajzinë, ku komuniteti mysliman e nxit shoqërinë të mos e pranojë dhe festojë Shën Valentinin, sepse sipas tyre është e papërshtatshme për myslimanët.
Kuriozitete
Femrat blejnë rreth 85 për qind të dhuratave për Shën Valentin.
Mësuesit marrin më shumë kartolina për Shën Valentinin, ndjekur nga fëmijët, nënat, gratë, të dashurat dhe kafshët.
Dhurata më e bukur e Shën Valentinit është Taxh Mahali, e ndërtuar prej perandorit mysliman Shah Xhahan, për nder të gruas së tij të vdekur.
Çdo Shën Valentin, në Verona të Italisë, në ballkonin e Zhulietës dërgohen një mijë letra dashurie.220.000 mijë propozime për martesë bëhen zakonisht çdo Shën Valentin.
Në Amerikë, 64 për qind e meshkujve nuk bëjnë plane për Shën Valentin me të dashurat e tyre jashtë martesës.
Rreth 110 milionë trëndafila të kuq dhe një miliard çokollata shiten dhe dërgohen gjatë tri ditëve para festimit të Shën Valentinit./ koha.net/ KutlPlus.com
Dita e Shën Valentinit erdhi dhe shumica po përgatisin dhurata për të dashurit e tyre.
Por ka dhe të tjerë të cilët janë vetëm dhe duhet ta shijojnë këtë ditë të dashuruarish vetëm.
Por të qënit single nuk është dhe aq keq sa mund të duket. Më poshtë po ju sjellim disa filma që duhet të shikohen në këtë ditë të shënuar.
Blue Valentine (2010)
Michelle Williams dhe Ryan Gosling janë çifti problematik me një romancë të ngatërruar – kjo deri sa marrëdhënia e tyre ngelet sekrete.
Me një buzëqeshje të lezetshme, Gosling është Dean, një piktor që jeton në Pensilvani. Williams është gruaja e tij Cindy, një infermiere që përpiqet të përmbushë gjithë detyrimet e saj. Konfliktet e tyre fillojnë me shqetësime reale dhe bëhen akoma më tragjike kur ndërthuren me kujtimet e miqësisë së tyre.
2. Eternal Sunshine of the Spotless Mind (2004)
Cila është mënyra e vetme për të kapërcyer një ndarje?
Gruaja që ai është aq i dëshpëruar për ta harruar është Klementina (Kate Winslet. Filmi flet për Joel i cili ka në mendje gjithë kujtimet e tij të bukura me të dhe mënyrën se sa me dëshpërim kërkon ta rikthejë përseri dashurinë e tij.
3. Frances Ha (2012)
Frances Ha ka të gjitha shenjat e një romance gjithëpërfshirëse – por në duart e regjisorit Noah Baumbach, është një ode për miqësinë femra. Greta Gerëig ka një krizë katërmujore, kur shoqja e saj më e mirë (Mickey Sumner) shpërngulet nga banesa e tyre. Ajo e mbush boshllëkun me vizitat familjare dhe një udhëtim vetëm në Paris.
4. Booksmart (2019)
Dy shoqe pyesin nëse rinia e tyre i ka kaluar gjatë shkollës së mesme.
Beanie Feldstein dhe Kaitlyn Dever janë Molly dhe Amy, të etur për të shfrytëzuar sa më shumë natën e tyre të fundit para diplomimit. Ata marrin pjesë në një festë në jaht, shikojnë pornografi dhe marrin pjesë në një darkë të mistershme.
Çdo minutë të cilët ata kalojnë është e mbushur plot me emocion.
5. Little Women (2019)
Greta Gerwig është një meditim për gratë dhe tregtinë në shekullin e 19-të. Filmi fillon me Jo (Saoirse Ronan) duke shitur tregimet e saj të shkurtra në New York. Në shtëpi, motra e saj Meg (Emma Watson) është duke bërë luftë me financat e saj ndërsa Amy (Florence Pugh) është duke llogaritur përfitimet ekonomike të martesës. Komploti zhytet midis të tashmes dhe të kaluarës së tyre, por vëmendja mbetet tek dashuria e qëndrueshme e Jo-së për librat dhe romani që ajo realizon në fund.
6. Animals (2019)
Laura (Holliday Grainger) dhe Tyler (Alia Shawkat) janë rritur larg njëra-tjetës por gjithçka fillon kur njëra prej tyre fillon të takojë një pianist (Fra Fee)
Sidoqoftë, magjia e saj qëndron në kiminë midis synimeve të saj dhe përshkrimit të një miqësie gjithëpërfshirëse.
Ndërsa shkojnë dhe argëtohen nëpër klubet e Dublinit ju nuk mund t’i ndihmoni veçse t’i shihni teksa argëtohen. /KultPlus.com
Robert Radoja, i lindur më 15 prill të vitit 1938 në Bolonja të Italisë, fëmijërinë e kaloi në një fermë në rrethinat e Shkodrës, pronë e të atit. Babai i tij kishte shumë miq, ndër ta edhe personalitete të shquara të kulturës, që shkonin për takime miqësore në fshat, mes të cilëve edhe Preng Jakova, që në atë kohë kishte krijuar korin kishtar. Kur Preng Jakova sillte fizarmonikën me vete tek shtëpia e tyre, Roberti i vogël, do të elektrizohej nga prekja e tingujve të parë muzikorë. Dhe ishte kjo fizarmonikë prej nga nisën hapat e parë të një artisti të madh…
Jeta dhe vepra e kompozitorit Robert Radoja nuk është thjesht një histori muzike, por është edhe pjesë e rëndësishme e historisë kombëtare.
Këtë do ta kuptojmë më mirë gjatë një interviste të mjeshtrit Radoja, për Report Tv.
Mësuesi dhe zbuluesi i shumë talenteve muzikore, një pianist klasi, figurë emblematike e muzikës shqiptare, ka shumë për të rrëfyer nga odiseja e një jete të mbushur me tinguj, me përkushtim, me idealizëm, shpërblesa mirënjohjesh, por edhe me krenari kur sheh nxënësit e tij të pushtojnë skenat shqiptare dhe ato botërore.
Me një modesti të mahnitshme, në këtë intervistë le të ndjekim me vëmnedje jetën e një artisti të madh, duke filluar që nga puna në Pallatin e Pionierëve me nxënësit e tij, sot artistë të ëmdhenj apo pesonalitete të mëdha të kulturës, si Inva Mula, Ermonela Jaho, Suzana Frashëri, Ardit Gjebrea, Suzana Turku, Zana Çcela, Irma Libohova, Elsa Lila, Armando Kllogjeri e shumë të tjerë.
Janë aq shumë prej tyre, saqë Robert Radoja lutet që t’ju përcjellim ndjesën e tij, që nuk mundet t’i rendisë të gjithë përgjatë kësaj interviste. Por ndërsa ndjekim rrëfimin e ngrohtë të mjeshtrit të muzikës Robert Radoja, ai do të tentojë ta thjeshtëzojë kontributin e tij në kompozimin e muzikës së dhjetëra filmave, duke ua lënë vendin e nderit kompozitorëve të tjerë të shquar.
I tillë është Robert Radoja, artisti që në 82-vjetorin e jetës së tij nuk heq dora nga puna. Paçka se nuk u pat shpërblyer kurrë sa duhet materialisht, ai na emocionon kur pohon se një jetë mes tingujve e ka bërë megjithatë të pasur e të lumtur.
Intervista
Profesor Radoja, ju mbani mbi supe vite të tëra të një përvoje muzikore në vendin tonë, që fillon që me shkollat e para të muzikës, me punën tuaj, kudo që keni qenë; në festivalet e këngës, në filma, në edukimin e fëmijëve, në akademi me lice. Pra keni qenë i kudogjendur për t’u dhënë profesionin e muzikës të rinjve brezave, por ajo q ë na bën kurioz është se ku e keni marrë ju edukimin e parë muzikor?
-Unë jam rritur në një vend pak larg Shkodrës, në një fshat që quhet Rrënxë. Babanë e kam pasur agronom. Ka pasur një fermë shumë të bukur, dhe tek ajo vinin shumë miq nga Shkodra. Gjithkush nga shokët e mi ma kujtojnë tash: Vinin kur ishim të vegjël dhe aty kishte vetëm muzikë. Ndoshta kjo ka qenë që u mora me muzikën; ajo njohja me personalitetet të kohës, siç ishte Prenk Jakova që të bënte me ëndërru. Kam pasur një mësuese shumë të dashur që kam filluar të mësojë pianon, Ida Melgushi, që ishte dhe mikeshë e familjes. Dhe kështu, madje fillova aktivitet në Shtëpinë e Pionierit në Shkodër, dhe aty u takova me njerëz që kishin vlera si Tish Daija, Tonin Arapi, Leonard Deda, Simon Gjoni, etj, etj, të cilët nëse shihnin se kishte të dhëna tek ty, me shumë dashamirësi të ndihmonin dhe unë e fillova si amator sigurisht se kështu ndoshta e fillojnë të gjithë. Mbas vitit ‘50 erdha në Tiranë. Mbas mbarimit të shkollës së mesme punova mësues për dy vjet, derisa u hap konservatori. Konservatori filloi në ‘62-shin dhe unë u diplomova në ‘66-n dhe menjëherë u emërova në Pallatin e Pionierëve. Pjesa më e madhe të jetës sime, ose më e bukura, më e mrekullueshmja mund ta them, ka qenë jeta më fëmijët, nga të cilët ka shumë emra, edhe emra të mëdhenj.
Le të ndalim pak këtu tek emrat. Cilat kanë qenë nga këto talente e para të mëdha, që filluan të mësojnë me ju aty në Shtëpinë e Pionierit?
-Kur kam qenë unë në Pallatin e Pionierit, në vitin 1966 e kam gjetur rrugën e shtruar mbi baza profesionale. Më parë aty kishte punuar Tonin Arapi, kompozitori ynë i dashur, dhe një kohë më të gjatë dirigjenti Ermir Dizdari. Kështu që unë vazhdova rrugën, dhe u takova me fëmijët e parë atje, shumë të talentuar: Ema Qazimi, Liljana Kondakçi, Alqi Boshnjaku, Dorian Ninin, më vonë Ardit Gjebrea, Inva Mula, Ermira Bodinaku, Ermonela Jaho….Janë shumë.
E kuptoj se nuk është e lehtë të sjellësh në kujtesë menjëherë këto personazhe në një moshë fëminore. Si kanë qenë ata për të cilët folët, si ishte karakteri i tyre? Çfarë kujtimesh ke me ta?
-Mua më kujtohet një rast, një mësuese muzike Meropi Gjebrea, e nëna e Ardit Gjebresë. Ajo vjen tek zyra ime dhe më thotë: Djali im ka bërë një këngë! -Po mirë,- i thashë, -ta shohim. E shoh unë. Ishte e thjeshtë por interesante. Arditi rrinte jashtë se kishte emocione të hynte brenda. Ajo këngë u përpunua, u orkestrua dhe kjo është kënga e parë që ka bërë Arditi “Fyelli i bariut”, këngë që e këndoi edhe vetë. Pastaj kam kujtime me Inva Mulën. Unë kisha pasur mësues muzike të atin, Avniun. Njihesha me familjen e tyre shumë mirë, dhe një ditë vjen e ëma, këngëtare e famshme, Nina Mula, me një vajzë përdore, edhe më thotë:
-Kjo është vajza ime, Inva. Robert a mund të ma provosh pak vajzën time, se me duket se ka zë.
Unë ngela i habitur se ajo ishte këngëtare e njohur, pedagoge në Akademinë e Arteve, por me thjeshtësinë e saj, si zonjë që ishte ma solli t’i bëjë provën. E provova dhe Inva që atë vit filloi me këndu e nuk pushoi asnjëherë edhe sot.
Është Ermonela Jaho që sot është një nga të preferuara e teatrove të gjithë botës. Ermonela ishte gjithmonë një fëmijë pak i tërhequr, e cila nuk pranonte kurrë të këndonte vetëm, por këndonte vetëm në grup.
E kishit vënë re ju zërin e veçantë të Ermonelës në atë kohë?
-Patjetër. Madje unë e nxisja me këndu, por ajo kishte shumë emocion që të dilte me këndu vetëm.
Janë edhe këto këngëtaret e festivaleve, që thatë ju: Liljana Kondakçi, Ema Qazimi. Si janë rritur ato si artiste duke ndjekur rrugën e e festivaleve të këngës në RTSH?
-Ato ndoqën atë rrugën e këngës, atë pëlqenin më shumë. Ema kishte atë potencialin e zërit të saj të veçantë, Liljana me atë zërin e bukur. Të gjitha edhe nuk më kujtohen, se janë shumë. Për shembull, po ju them një nga pedagoget që ka dhënë kontributin më të madh këtu, Suzana Frashëri, që është akoma pedagoge në Universitetin e Arteve, e cila ka kënduar që në moshë të vogël fare dhe pastaj gjithë jetën ia ka kushtuar këngës. Bëri shkollën, bëri specializime jashtë shtetit, dhe iu kushtua këngës në një drejtim tjetër, atë të kantos lirike. Një nga të tjerat është Suzana Turku, që kur ka qenë e vogël ka kënduar shumë bukur dhe u bë një dirigjente që ka dhënë një kontribut të mrekullueshëm. Një tjetër ka qenë Zana Çela, e cila ka qenë vërtetë një eksplittion në moshën e vete, me një zë emocional shumë të fuqishëm dhe pastaj ndoqi rrugën tjetër, bëri shkollën e mesme për Kanto me një zonjë shumë të nderuar Marije Krajën, dhe pastaj ndoqi rrugën e gazetarisë, nuk e ndoqi më tej kanton. Kështu Zanën e njohim sot si një organizatore shumë e zonja.
Ne kemi kaq shumë këngëtarë të muzikës lirike, që janë kaq të pëlqyer në botë; në skenat e Parisit, të Italisë, të Amerikës e kudo. Janë shumë emra; Ermonela Jaho, Saimir Pirgu, Inva Mula, Agim Hushi, Josif Gjipali, e shumë të tjerë. Cilët kanë qenë ata që iu kanë dhënë këtë edukim të nivelit shumë të lartë këtyre?
– Këngëtarët tanë fillimisht ishin të gjithë ata që shkuan të studiojnë në Itali, në Francë dhe në Austri, dhe që prej andej madje u kthyen dhe filluan të krijojnë shkollën tonë shqiptare. Dhe u bazuan në Bel Canto-n italiane, dhe ky është suksesi i shkollës sonë. Kanë qenë Tefta Tashko, Mihal Ciko, Marije Kraja, Jorgjie Truja, Dhimitra Keta, Yzini Berati që kanë dhënë kontribut. Shkolla jonë e kantos është vërtet një shkollë që ka dhënë kontribut për t’u lavdëruar dhe vazhdon të nxjerrë talente, si Armando Likaj, një bariton i shkëlqyer, Enkelejda Kamanin, një soprano e shkëlqyer, mezzosopranon Etleva Shemaj. Mund të përmend emra pa fund.
Të kthehemi sërish tek krijimtaria juaj. Të bësh një muzikë filmash është një punë po aq bukur dhe vështirë. Ne nuk kemi aq shumë autorë që kanë bërë muzikë filmash…
-Të paktën deri atëherë kur unë jam larguar nga Kinostudioja, ishin 226 filma. Të gjithë filmat donin muzikë. Ndër më të dalluarit kompozitor të muzikës së filmave është Kujtim Laro, që është i papërsëritshëm. Është Aleksandër Peçi e të tjerë. Mua më është propozuar nga vite ‘70 një film nga mjeshtri Gëzim Erebara për fëmijë me skenar të Flamur Topit, për kohën pak deklarative. Por film i bukur, dhe ajo ka qenë muzika e parë që kam shkruar për një film. Mbas dy vjetëve me Kristaq Dhamon ishte një film tjetër “Mëngjese lufte”. Pastaj erdhën me radhë filmat me vizatime, me Vlash Drobonikun, me Saimir Kumbaron. Kam bërë 8-9 filma. Diçka ka ngelur nga ata…
Puna me fëmijët, është një profesion që ju e vazhdoni edhe sot; të edukoni zëra e këngëtarë të rinj, pianistë të rinj. Më tregoni pak për brezin e ri, ose për të ardhmen e muzikës shqiptare?
-Të punosh me fëmijët, është gjëja me e bukur, kundrejt interesit dhe sinqeritetit që kanë për t’u realizuar. Sesa bëhen, është punë tjetër, jo të gjithë do të bëhen artistë. Por një pjesë të jetës, çdo fëmijë është e detyrueshme që ta ketë kulturën muzikore. Është një emocion që nuk plotëson asnjë lloj arti tjetër. Ne jemi një popull me moshë të re. Kemi kaq shumë fëmijë shumë të talentuar, për të cilët përgjegjësia ka rënë vetëm mbi prindërit.
Uunë në atë kohën time, çdo vit do të shkoja testoja në klasat e katërta, në të gjitha shkollat e Tiranës. Do t’i testoja një nga një, një test shumë i thjeshtë dhe sigurisht do të zgjidhja ose do të rekomandoja ata që më kishin bërë përshtypje më shumë, dhe kështu dolën edhe rezultatet.
Ka sot një institucion që të jetë si dikur Shtëpia e Pionierit?
-Ne tani kemi qenë qendrat e kulturës së fëmijëve. Madje Tirana e ka edhe kombëtare, por e ka atje tek fresku, tek Kinostudioja dhe nuk mund të shkojnë fëmijët që nga Tirana deri atje. Shkodra e ka që funksion mirë, Korça e ka që funksion mirë, ndërsa Elbasani, Durrësi, Vlora, Gjirokastra, i kanë të gjitha si organika, si ekzistencë, por sesi drejtohen, nuk di ta shpjegojë, por duhet të kishte një lloj centralizmi kjo që të funksionin më mirë.
Pas kontributit që jepni ju si mësuese, apo prindërit, a kanë fëmijët skenë ku të prezantojnë talentin e tyre apo të sensibilizohen që të përballen në skenë me publikun?
-Bëhen disa gjëra. Tirana ka disa vjet që nuk e bën më festivalin se e bën radioja. Shkodra e bën rregullisht. Në qoftë se ka 58 festivale të këngës në RTSH, janë edhe 58 festivale kombëtare të këngës për fëmijë që zhvillohet në Shkodër. A duhet më shumë. Po, por kanë ndryshuar dhe interesat. Ka ndodhur një fenomen i çuditshëm. Në shkollat e muzikës ka qenë dy orë muzikë në javë. Tani e kanë parë që nuk qenka e nevojshme më, dhe e kanë lënë një orë mësimi javë. Çfarë informacioni mund t’i japi në shkollë fëmijëve në përgjithësi një orë muzike në javë?!… Nuk ka një program kulturor për fëmijë. Sepse ne nuk do të sakrifikojmë për brezin që rrisim, ta dini se ëndrrat tona kanë shkuar në kosh dhe ky brez do të bëjë atë që i del përpara.
Megjithatë, krah jush janë sot këta talentet që kanë pushtuar skenat botërore. Mund të na thoni diçka për kuriozitet si ta shprehin mirënjohjen kur i takoni herë pas here?
-Jam i ngopur me mirënjohje prej të gjithëve. Me të njëjtin sinqeritet që kam dhuruar, me të njëjtin sinqeritet më dhurojnë mirënjohje sot.
Dhe ju vet kujt i jeni mirënjohës?
-Sigurisht atyre mësuesve të mirë të parë. Asnjëri nga familja jonë nuk është marrë me muzikë. Kanë qenë sportistët apo në profesione të tjera …por nuk jam penduar.
Si ndodhi, kur e spikatën për herë të parë veshin tënd muzikor?
-Ju thashë, kur vinte Prenk Jakova, ai e linte fizarmonikën tek ne ndonjëherë. Dhe unë luaja me tingujt e saj ndonjëherë. Ata tinguj ngacmonin gjithçka tek unë.
Kush tha: “Eja ti djalë të provosh shkollën e muzikore”?
-Tonin Arapi, një njeri që vështirë të ketë të dytë. Një njeri që ka shkruar muzikë me shpirt, pastër.
Gjatë kohës që kam punuar si gazetare, kam shkuar në shumë shtëpi artistësh që kanë dhënë kontribute të mëdha. Tek ajo shtëpia e tyre bie në sy thjeshtësia, asnjëherë nuk ka një luks, një pasuri të madhe. Kaq vite përkushtim i të gjithë artistëve, jo vetëm për ju, por edhe kienastët, aktorët, muzikantët. A mendon s’e kanë nevojë për më shumë vlerësim, dhe nëse duhet bërë, si duhet bërë?
-Nëse matet vlerësimi me objekte, është një tjetër gjë. Por t’ju them një gjë. Ja ku i kam (tregon librat dhe fotografitë). Kjo është pasuria. Këta janë dy djemtë e mi. Aty është një foto, që është në Rusi, ku fati më ka çuar mua atje, tek vendi ku ka lindur Çajkovski, dhe meqenëse isha i pari shqiptar që kam shkuar atje, më lejuan të prekë edhe pianon e Çajkovskit. I kam marrë ato që kam dashur…
Ju falënderoj për këtë intervistë të thjeshtë e të sinqertë, me atë modestinë që ju karakterizon gjithmonë. Ne vërtetë duam të marrim pak më shumë të dhëna për punën tuaj, por ju tashmë e keni lënë gjurmën më përtej se puna juaj, tek ato talente që kanë pushtuar skenat shqiptare, tek ato talente që kanë pushtuar botën. Dhe për këtë profesor Radoja ju jemi mirënjohës, jo vetëm ne…!
-Tonin Arapi na thoshte gjithmonë: “-A mund t’ju bëjë një pyetje? -A është më mirë me bë hap, apo me lënë gjurmë?” Dhe ne si të rinj shpreheshim: -Me hap pra, me ec përpara! “-Jo na thoshte: nëse ke lënë gjurmë, hapin e ke bërë!” /KultPlus.com