‘Ne jemi pasardhësit e Skënderbeut e Fan Nolit, prandaj edhe nuk na ka hije korrupsioni’

Albin Kurti, kryeministri i sapo zgjedhur i Kosovës, sot ka mbajtur fjalimin e parë të tij si kryeministër para deputetëve të Parlamentit të Kosovës, shkruan KultPlus.

Në vijim KultPlus ju sjell fjalimin e plotë të Albin Kurtit.

Fjalimi i plotë.
Sot po e hapim një kapitull të ri në Republikën e Kosovës, ajo që ngjante e pamundur ishte kështu vetëm në dukje sepse një popull që refuzon të nënshtrohet e bënë gjithçka të mundur.Është populli që me zgjedhjen e tij të lirë e në me angazhimin dhe veprimet tona i japim kuptim kushtetutës dhe ligjeve tona, dhe vendosim për mënyrën tonë të jetesës dhe përparimit.Këtë e kemi bërë me 6 tetor këtë po e bëjmë sot kur me krijimin e qeverisë që qytetarët e kanë votuar, po jetojmë entuziazmin dhe shpresën e krijuar më 6 tetor.

Ndryshe nuk mund të ishte dhe nuk mund të jetë populli ynë nuk ka duruar kurrë robërinë, nuk ka duruar kurrë pushtuesit e jashtëm por as sundimtarët e brendshëm.Ne jemi pasardhësit e Skënderbeut, Fan Nolit, Hasan Prishtinës, Ukshin Hotit, të Azem Bejtës e Adem Jasharit, prandaj edhe nuk na rrinë e nuk na ka hije korrupsioni sepse ata nuk vodhën e nuk u pasuruar kurrë në emër të popullit prandaj edhe nuk na rrinë padrejtësia sepse ata dhanë jetën që ne të jetojmë në një shtet të lirë e të drejtë.

Prandaj edhe nuk na rrinë paaftësia e injoranca sepse ata rrezikuan e sakrifikuarin gjithçka që ne të kemi gjuhën dhe shkollat dhe dijen.Prandaj sot nuk ka fituar LVV-ja dhe LDK-ja, sot kanë fituar qytetarët të cilët saherë që janë përballur me padrejtësitë janë ngritur në këmbë sepse ne jemi popull kryengritës, jemi popull që nuk nënshtrohemi, jemi popull që nuk përulemi.

Sot pushtetin e shtetin e ka fituar populli sepse atij i takonte, atij i takon e do ti takojë përherë, ne të gjithë jemi vetëm se kalimtare e shërbëtorë që veprojmë e punojmë në emër të popullit e për popullin.

Ne të gjithë jemi të zëvendësueshëm por populli mbetet i përhershëm, prandaj kontributi i secilit nga ne duhet të matet me atë se sa i japim popullit e jo sa i marrim atij sesa shumë e pasurojmë popullin e jo vetveten.Unë zotohem këtu para jush që do të jap maksimumin e aftësive dhe kapacitetit tim për të mirën e të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim. Nga sot pavarësisht sesi e kënd keni votuar unë do të jem kryeministër i të gjithë juve dhe do të dëgjoj zërin tuaj sidomos kur nuk pajtohemi sepse ne do të kemi qëndrime e mendime të ndryshme por ndajmë ëndrra e të ardhme të përbashkët.Sot fillon rruga jonë e të ardhmes së përbashkët të palodhshme për të sjellë ndryshimin që të gjithë kemi pritur e që vendi ynë ka nevojë.Sot mbaron mënyra e vjetër e të bërit politikë përmes klientelizmit, favoreve e monopolit dhe fillon një etape e re e qeverisjes me integritet e me dinjitet.

Unë ftoj të gjithë punonjësit të secilin institucion publik që të përqafojnë shtetin e së drejtës të distancohen e ta denoncojnë korrupsionin të sfidojnë të korruptuarit e shkelësit e ligjit sepse sot ka një lidershpi të ri i cili konsideron aleat të gjithë ata që kujdesen për pasurinë publike por që do të ketë zero tolerancë ndaj korrupsionit.Liria e qytetarit në Republikë varet nga ndarja e pushteteve, të gjithë fitojmë kur e ndajmë mirëqenien e progresit, le ti mbajmë pushtetet e ndara në shtet të përbashkët dhe le ta ndajmë mirëqenien dhe progresin bashkë.

Demokracia jonë është parlamentare dhe deputetët janë përfaqsues të popullit, populli na zgjedh për të punuar në emër të tyre, për të mirën e interesat e tyre e jo për interesa tona përsonale, a grupore qofshin ato.
Derisa sot fillon një kapitull i ri në qeverisjen e brendshme sot fillon gjithashtu një kapitull i ri i politikës së jashtme. Politika e jashtme duhet të jetë unike, koha kur brenda qeverisë dërgohen mesazhe të ndryshme mbaron sot dhe fillon koha kur flasim me një zë dhe të koordinuar.

Atyre që njohin dhe respektojnë vendin tonë ne u themi se do të fuqizojmë bashkëpunimin dhe partneritetin, atyre që hezitojnë të na njohin ne u themi se do të punojmë që të fitojmë njohjen dhe respektin tuaj, atyre që mohojnë të drejtën tonë dhe që synojnë të na pushojnë nga jashtë e të na ndajnë përbrenda unë u them që ë ka një kryeministër të ri dhe koha kur interesat e personave ishin mbi interesat e shtetit kanë mbaruar, është vend i pavarur dhe sovran kjo është premisa e çdo dialogu e epilogu e çdo marrëveshje.

Në synojmë bashkërisht anëtarësimin në BE e në NATO, avancimin e bashkëpunimit, afrimin e integrimin me Shqipërinë që ta ruajmë e ta kultivojmë aleancën e partneritetin me SHBA-të.Ka shumë nga ata që janë ankuar se po flasim shumë, andaj nga sot do të flasim më pak e do të punojmë më shumë, shumë më shumë. / KultPlus.com

Ndahet nga jeta regjisori i njohur shqiptar

Regjisori i njohur shqiptar Xhezair Dafa, është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare, shkruan KultPlus.

Dafa ishte një figurë e njohur që ka lënë gjurmë të thella në kinematografinë shqiptare. Ai u lind në Borsh, studimet e larta i kreu në degën e “Aktrimit” në shkollën e lartë “Aleksandër Moisiu”. Në vitin 1966 u angazhua si asistent-regjisor në ish-Kinostudion “Shqipëria e Re”.

“Komisari i dritës”, “Ngadhnjim mbi vdekjen”, “Njësiti gueril”, “Plagë të vjetra” janë vetëm disa nga filmat ku punoi si asistent-regjisor.

Është vlerësuar për kontributin që ka dhënë në filmin artistik – veçmas tek realizimet kinematografike, si “Odiseja e tifozëve” (1972), “Duke kërkuar 5-orëshin” (1974), “Udhëtim i vështirë” (1977, Dafa, Llanaj), “Këshilltarët” (1979) apo“Intendenti” (1980).

Ndërsa, filmi i tij i parë dokumentar, si regjisor i pavarur është, ishte: “Iniciativa krijuese e masave” (1967), për të mos u ndalur më tej në shpalosjen e vlerave kulturore edhe historike të vendit me “Kujdes” (1970), “Perla e Jugut”, “Blerim në bregdet”, “Bleron kjo lulja e Jonit” etj. / KultPlus.com

Greta Thunberg edhe këtë vit nominohet për Çmimin Nobel për Paqe

Aktivistja suedeze, Greta Thunberg, e cila nisi e vetme një protestë është nominuar për të dytin vit me radhë për Çmimin Nobel për Paqe, shkruan KultPlus.

Greta Thunberg e cila tashmë është adoloshentja më e famshme në botë, u nominua nga dy politikanë në Suedi, për punën e saj rreth ngritjes të vetdijes për krizën klimatike në botë.

Politikanët Jens Holm dhe Hakan Svenneling nga Partia e Majtë, thanë se vajza 17-vjeçare ka punuar shumë për t’i bërë politikanët që t’i hapin sytë para krizës klimatike.

Ata shtuan se aktivistja Thunberg dhe puna e saj në zvogëlimin e gazrave dhe respektimin e Marrëveshjes së Parisit është edhe vepër e bërjes së paqes, shkruan “Daily Mail”, transmeton KultPlus.

Thunberg-u ishte nominuar për këtë çmim edhe vitin e kaluar, por nuk kishte arritur ta fitonte çmimin përballë kryeministrit të Etiopisë, Abiy Ahmed.

Nxënësja suedeze i ka inkurajuar të rinjtë dhe fëmijët në mbarë botën që ta braktisin përkohësisht mësimin dhe të protestojnë për të kërkuar më shumë masa kundër ndryshimeve klimatike. Kjo lëvizje tashmë është përhapur në disa kontinente në tërë botën./ KultPlus.com

552 vite nga vdekja e njeriut që shpiku shtypshkrimin dhe revolucionarizoi dijen

Me Johannes Gutenberg, Europa do të hynte në një erë të re, asaj të përhapjes së dijes si mjet qytetërimi dhe komunikimi me botët dhe diturinë. Erdhi në jetë fjala e shkruar. Nisë të vërshojë mendimi dhe filozofia.

Fjala e shenjtë erdhi si një erë lëvizëse e anijes së besimit, e cila do të kaplonte brigjet e mundësisë për të mbërritur tek të gjithë si një vullnet që i zbritur nga lart të gjende strehë në çdo zemër dhe aftësi e rrokshme adhurimi, përtej gojimit, përtej ligjërimit, në letër, e shumësuar dhe e kudombërritshme.

Bota kishte hyrë tashmë në udhën pa kthim të nxënjes përmes librave të shtypur. Dhe e gjitha kjo i përket një gjermani të madh, një mendje të ndritur dhe një vullnetmiri kurajoz.

Johannes Gensfleisch zur Laden zum Gutenberg u lind rreth vitit 1400 dhe vdiq më 3 shkurt 1468. Ai ishte një farkëtar, argjendar, dhe botues gjerman që i dedikohet një nga shpikjet më të rëndësishme për kohën, shtypshkronja. Me prezantimin e shtypjes mekanike të tipit të lëvizshëm filloi në Europë Revolucionin e Printimit që konsiderohet si një piketë e mijëvjeçarit të dytë, duke futur në periudhën moderne të historisë njerëzore.

Ajo luajti një rol kyç në zhvillimin e Rilindjes, Reformimit, Epokës së Iluminizmit dhe revolucionit shkencor dhe vuri gjithashtu bazat materiale për ekonominë moderne të mbështetur mbi dijen dhe përhapjen e të mësuarit në masë.

Me shpikjen prej tij të shtypshkronjës ai konsiderohet si ati i komunikimit masiv. Por a ka qenë vërtet ai i pari që shtypi libra? Edhe 550 vjet pas vdekjes së Gutenbergut, shumë çështje mbeten pa përgjigje. “Të gjithë e njohin Johannes Gutenbergun, megjithëse për të thuajse nuk dihet asgjë”, thotë zëvendësdrejtorja e muzeut Gutenberg në Mainz, Elke Schutt-Kehm. Kjo nis që me ditën e tij të lindjes dhe përfundon me datën e vdekjes, së Gutenbergut.

Vetëm kaq dihet: Johannes Gutenberg është shpikësi i shtypjes së librave me gërma të lëvizshme metali dhe me këtë ai kontribuoi në mënyrë vendimtare në suksesin e Reformacionit. Për këtë gazetarët amerikanë e zgjodhën atë “njeriun e mijëvjeçarit”.

Ai lindi rreth vitit 1400. Ndoshta në Mainz, por ndoshta edhe në Eltville në anën tjetër të Rinit në Rheingau. Ai vinte nga familja e pasur tregtare Gensfleisch. Më vonë ai e ndryshoi emrin e lindjes, siç ishte moda atëherë, dhe mori emrin e rezidencës së familjes “Hof zum Gutenberg”.

Përgatitje në Strasburg

Ndoshta Johannes Gutenbergu studioi në Erfurt. Këtë e tregon një shënim në regjistrat e Universitetit. Rreth vitit 1428 familja Gensfleisch u largua nga Mainzi për shkak të konflikteve midis familjeve drejtuese të qytetit. Se ku qendroi pas kësaj Gutenbergu, nuk është dokumentuar. Qëndrimi i tij dokumentohet sërish në vitin 1434 në Strasburg.

Në këtë qytet, që sot është qytet francez, atij ju ofruan mundësi të shumta fitimi. Gutenbergu punoi atje ndër të tjera në zejet e monedhave dhe të argjendarisë, themeloi një shoqëri financimi dhe prodhoi objekte për t’i marrë me vete në pelegrinazhe. Ai kaloi atje gjithsej dhjetë vjet.

Suksesi në Mainz

Pasi u kthye në Mainz ai vazhdoi punën për shtypjen e librave me ndihmën e tregtarit Johannes Fust dhe të shkruesit Peter Schöffer. Midis 1452 dhe 1454 puna përfundoi: u prodhuan gërmat e tij metalike të lëvizshme. Dhe meqenëse Guttenbergu qe mekanik i aftë dhe njëkohësisht sipërmarrës që i hynte rrezikut, ai ndërtoi për to edhe shtypshkronjën manuale me levë. Për shekuj të tërë librat qenë shkruar me mundim me shkrim dore, shumicën e herëve në dhomat e shkrimit të manastireve.

Vetëm kleri dhe shtresa e lartë mund t’i blenin ato produkte të shtrenjta – pa folur për leximin. Kurse tani gërmat mund të shtoheshin si dëshiroje, fjalë dhe fjali të tëra mund të hidheshin në faqe – dhe e gjitha të riprodhohej sa herë të doje. Një shpikje që e revolucionarizoi shkëmbimin e dijes dhe solli ide të reja në popull me tirazh të lartë – për kushtet e Mesjetës.

Në vitin 1450 mjeshtri ndërmori punën më ambicioze të tij: brenda dy vjetësh ai shtypi me ndihmën e 20 të punësuarve të tij 180 kopje të Biblës së Luterit. Bibla është jo vetëm vepra e parë, por edhe libri më i bukur, që është shtypur ndonjëherë, mendon Elke Schutt-Kehm.

Teknika e Gutenbergut u shpërnda tepër shpejt. Në vitin 1500 shtypshkronja në të gjithë Evropën prodhonin jo vetëm vepra dijetarësh, por edhe shkrime denigruese kundër tregtisë së çertifikatave të faljes së mëkateve. Rreth 100 vjet më vonë u shfaq gazeta e parë.

Model Azia?

Po a ishte Gutenbergu i pari që e mundësoi shtypjen e librit? Përgjigja është: jo. Shtypja e librave me gërma të këmbyeshme qe shpikur që në shekullin e 11-të në Kinë dhe qe përhapur në shekullin e 13-të edhe në Kore. Por në një kohë kur në Azi gërmat gdhendeshin me procese të derdhjes së dyllit ose gdhendeshin në dru, Gutenbergu shpiku një teknikë krejt të vetën me një instrument që pikonte bojën dhe me një shtypshkronjë me levë.

Ai është “i pari që konceptoi një prodhim serial të pjesëve të veçanta të standardizuara”, thotë Schutt-Kehm. Kjo ishte një metodë e re dhe një hap shumë i madh në historinë e teknikës. Në 3 tetor në Mainz dhe jo vetëm aty kremtohet 550 vjetori i ditës së vdekjes së pionerit të mediave – edhe nëse shkencërisht për 03.02.1486 si datë të vdekjes ka diskutime e mendime që e kundërshtojnë.

Përgatiti: Albert Vataj / KultPlus.com

Mësohet aktorja e ardhshme që do ta portretizojë Mbretëreshën Elizabeta në serinë “The Crown”

Aktorja britanike, Imelda Staunton, do ta portretizojë Mbretëreshën Elizabeta në moshë të shtyrë, në sezonin e fundit të serisë së shpërblyer me disa çmime “The Crown”. Kështu bëri të ditur krijuesi i projektit të famshëm televiziv.

Seria e platformës “Netflix’ e cila flet për familjen mbretërore britanike, do të përfundoj me sezonin e pestë dhe jo të gjashtë, siç ishte menduar fillimisht, transmeton Koha.net. Lajmin e konfirmoi edhe skenaristi dhe producenti ekzekutiv i serisë, Peter Morgan.

Staunton, më së miri e njohur për portretizimin e zyrtares hakmarrëse të Ministrisë së Magjisë, Dolores Umbridge, në filmat me buxhet të lartë “Harry Potter”, do ta trashëgojë rolin e monarkes angleze nga aktorja, Olivia Colman, e cila e ka interpretuar Elizabetën e Dytë në moshë të mesme, në sezonin e tretë dhe të katërtin të serisë “The Crown”, që pritet të lansohet se shpejti. Ndërsa në dy sezonet e para, roli i mbretëreshës së Anglisë ishte portretizuar në mënyrë të shkëlqyer nga aktorja, Claire Foy.

Në një deklaratë për media, Staunton ka thënë se ndihet e nderuar që do të jetë pjesë e këtij projekti të vlerësuar nga publiku dhe kritika.

Seria “The Crown”, dy sezonet e para të së cilës kanë kushtuar 130 milionë dollar për tu realizuar, i sjellë në formë dramatike disa ngjarje nga jeta e Mbretëreshës Elizabeta e Dytë, ndryshe e njohur si monarkja me shërbimin më të gjatë në botë.

Claire Foy dhe Olivia Colman, që të dyja e kishin fituar nga një shpërblim “Globi i Artë”, për rolet e tyre në serinë “The Crown”. Pritet të shihet nëse Imelda Staunton, do ta shënojë të njëjtin sukses. / KultPlus.com

“Lëri të të gjykojnë e dashur, të belbëzojnë për atë që nuk je, të çmenden për atë që je”



Nga Alket Skuka

Lëri të të gjykojnë, e dashur.
Lëri të të keqkuptojnë.
Lëri të ikin.
Lëri të zgjedhin.
Lëri të flasin për ty.
Të belbëzojnë për atë që nuk je.
Të çmenden për atë që je.
Lëri të ecin përballë teje e të mos e kthejnë kokën.
Lëri të të shohin e të mos prekin bukurinë tënde.
Lëri të të kenë zili. Të të duan. Të të adhurojnë.
Pastaj të të lëshojnë poshtë. Të shkojnë sërish.
Lëri përballë teje. Shko. Godit. Shtyj me bërryla. Lagu nën shi. Lëre erën të të peshkojë ëndrrat. Puth. Dashuro. Fal. Rindërtohu. Ti je e fortë. Nuk të mposht asgjë ty. Mos ndrysho. Njerëzit e gabuar do të të ndëshkojnë për atë që je. Të duhurit do të të dashurojnë. Askush s’mund të jetë ti. Magjia jote nuk mund t’i mahnisë të gjithë. Disa do ta xhelozojnë. Andaj, ec drejt me perfekten dhe joperfekten tënde. Bëhu vetvetja. Rritu. Zgjidh ata që bëjnë gjithçka për ty. Zgjidh ata që e kërkojnë me ngulm praninë tënde, dhe jo ata që në mungesën tënde gjejnë justifikime. Zgjidh njerëzit që s’kanë frikë nga mrekullia jote. Zgjidh njerëzit që nuk thonë se të duan, por që e tregojnë atë në sy të botës. Pa asnjë frikë. Askush nuk do mund të jetë paqja e shpirtit tënd, nëse ti s’mund të gjesh vetveten në paqe me atë që ti je. Ndaj bëj një lëng portokalli. Fshiji sytë. Qëndro rebele. Rritu….dashurohu sërish…me vehten. Me çmendurinë e një sekondi… Me vallëzimet e tua nën shi. Me vështrimin tënd nevrik, atëherë kur bota nuk të pret. / KultPlus.com

Botohet monografia “Futbolli i Kosovës 1919-2019”

Shtëpia botuese “Orfeu” nga Prishtina ka njoftuar se sapo është botuar monografia “Futbolli i Kosovës 1919-2019” nga doajeni i gazetarisë kosovare, Azem Brovina, përcjellë KultPlus.

 Projekti shumëvjeçar i Brovinës për ta përmbledhur brenda një libri historinë njëshekullore të futbollit kosovar, sublimon përpjekjen hulumtuese shumëvjeçare të autorit (Azem Brovina), si profesionist i disiplinuar dhe rigoroz në fushën e gazetarisë sportive.

Ky libër për shumë arsye është i veçantë, sepse është i shkruar mjeshtërisht, i argumentuar me gjuhën e fakteve dhe të statistikave, dhe si i tillë i tejkalon kornizat e një historie sporti. Monografia e  Brovinës, në fakt është historia gjithëpërfshirëse e futbollit tonë, e cila, si e tillë, ka qenë hallkë e munguar e kronikës njëshekullore të Kosovës. / KultPlus.com

“Duajeni familjen, mos lini vend për pendime, e nesërmja nuk është e premtuar dhe e sotmja është e shkurtër”

 

Ese nga Dritë Shala

“Dëgjoni me vëmendje çdo gjë që do t’u thotë fëmija juaj, pavarësisht çka. Nëse nuk dëgjoni me padurim gjërat e vogla kur ata janë të vegjël, ata nuk do të ju tregojnë gjërat e mëdha kur do të rriten, sepse për ata e gjithë kjo ka qenë gjë e madhe.”

Familja është njësia themelore e çdo shoqërie, ajo është gjëja më e rëndësishme në botë. Qëllimi i familjes ideale është krijimi i një ambienti të ngrohtë në mënyrë që fëmija të ketë gjithë dashurinë dhe kujdesin që u nevojitet. Një ndër mënyrat më të mira për të krijuar një ambient të tillë është komunikimi me fëmijët. Fëmijët mësojnë të komunikojnë duke i shikuar prindërit. Nëse prindërit komunikojnë haptas me fëmijët, atëherë edhe fëmija do ndjehet më i sigurt në vendin ku jeton, fëmija do ta ndjej si një mik prindin e tij. Në anën tjetër komunikimi jo i mirë mund të çrregulloj fëmijën dhe ta bëjë atë të ndjehet i pasigurt dhe i rrezikuar në ambientin ku jeton. Këta fëmijë madje mund ti shikojnë prindërit e tyre si të padobishëm. Sa bukur edhe kur prindërit dhe fëmijët i kuptojnë njëri-tjetrit të metat dhe ndihmojnë në përmirësimin e tyre, por në fakt prindërit në disa raste mundohen t’i nënshtrojnë fëmijët dhe të tregojnë autoritet mbi ta.

Një studim për familjen dhe të rinjtë në SHBA ka gjetur se rreth 11% e fëmijëve mendojnë se prindërit e tyre janë gjithmonë të stresuar nga puna prindërore. Por shumica e prindërve mendojnë se mund të komunikojnë me fëmijët shumë mirë për gjërat që kanë rëndësi, kurse vetëm 5% thonë se nuk mund të komunikojnë si duhet me fëmijët e tyre. Shumica e fëmijëve (90%) e kuptonin se nënat e tyre kujdeseshin për ta, por me pak mendonin se edhe baballarët e tyre kujdesen për ta (80%). Gjë shqetësuese ishte se nga fëmijët që mendonin se prindërit e tyre nuk kujdesen për ta 44.47% kishin ndryshim peshe jo të shëndetshëm, 27.40% kishin bërë përpjekje për vetëvrasje, dhe 48.43% kishin rënë në depresion. Nëse në ndonjë bisedë flasin vetëm prindërit pa i lënë fëmijët të inkuadrohen, fëmijët shpejt do mendojnë se zëri i tyre nuk po dëgjohet kështu që edhe ata fillojnë të mos dëgjojnë. Ky është një gabim që e bëjnë shumë prindër duke mos i lënë fëmijët të shprehin lirisht dhe të japin opsionin e tyre. Andaj që fëmija të iu besoj prindërve, ata duhet ta shndërrojnë mendjen e tyre si të fëmijëve duhet t’i kuptojnë dhe të mësojnë në mënyrë adekuate për rrugët e dëmshme që të mos i ndjekin ato.

Prindi duhet të jetë udhëtari më i besueshëm i rrugëtimit jetësor të fëmijës. “Duajeni familjen. Kaloni kohë, jeni të sjellshëm dhe shërbeni njeri-tjetrit. Mos lini vend për pendime. E nesërmja nuk është e premtuar dhe e sotmja është e shkurtër.

Kjo ese ishte në mesin e dhjetë eseve në kuadër të punëtorisë “Pen For Culture” organizuar nga OJQ “ProPlus” dhe mbështetur nga Amasada Amerikane në Kosovë. /KultPlus.com

Producentë fitues të çmimeve “Grammy” punojnë këngën e Arilenës për në Eurovision

Eurovizioni po afron dhe Arilena Ara, si çdo konkurrent tjetër në eventin më të madh muzikor në Europë, po punon lidhur me performancën e saj. Ekskluzivisht nga burime pranë redaksisë, “News31” mëson detaje të reja mbi atë çka pritet të shohim së shpejti.

“Shaj” u kthye në të preferuarën e publikut shqiptar, e siç zbuloi vetë këngëtarja në intervistën post-festival, balada do të këndohet në gjuhën angleze në skenën e Eurovizionit. Lidhur me përfaqësimin e këngës në këtë festival, po punojnë dy producentë fitues të çmimeve “Grammy”. Versioni i “Shaj” në anglisht është punuar dhe riorkestruar në njërën prej studiove muzikore më të mëdha në botë, ku artistë si Michael Jackson u kanë dhënë jetë projekteve të tyre.

Në Eurovizion, do të dëgjojmë një baladë më radiofonike e me tendenca të rrymës pop, normalisht, duke i qendruar besnikë identitetit të “Shaj” në gjuhën shqipe. Me pak fjalë, pritet që Arilena të na befasojë në skenën gjigante të festivalit.

Al Pacino rrëzohet në tapetin e kuq gjatë ceremonisë së çmimit BAFTA

Al Pacino tërhoqi vëmendjen në çmimet BAFTA, por jo për shkak të veshjes, por për faktin se u rrëzua në tapetin e kuq.

Aktori i famshëm 79-vjeçar ishte i shoqëruar nga e dashura e tij Meital Dohan, 40 vite më e re se ai.

Nga fotot, Dohan duket e shokuar kur sheh partnerin e saj të rrëzohet, përpara se ta ndihmojë të ringrihet.

Al Pacino ishte i nominuar për çmimin e aktorit më të mirë joprotagonist, për rolin e tij si Jimmy Hoffa në filmin “The Irishman”, por ky çmim shkoi për Brad Pittin./KultPlus.com


Miree Canolli, vajza që jetëson me duart e saj simbolet shqiptare në aksesorë të ndryshëm

Jeta Zymberi

Në shtëpinë e artistes Miree Canolli, njëra nga dhomat është shndërruar në studio pune. Një tavolinë skaj dhomës ka grumbulluar afër vetes mjete nga më të ndryshme të cilat asaj i shërbejnë për të sjellë në formë aksesorë nga më të ndryshmit, shkruan KultPlus.

Dashuria e saj për të krijuar gjëra të bukura nga duart e saj e shtyri atë të ndjekë një kurs dizajni – kurs i artizanaleve duke i dhënë kështu një horizont më të gjerë për mundësinë e krijimit të aksesorëve.  Vajza nga Prishtina, e nisi këtë punë nga dashuria por tashmë i është shndërruar në profesion pasi që kërkesat janë të shumta.

Për krijimet e saj ajo frymëzohet nga e kaluara dhe e tanishmja. Artet tradicionale janë pikë referimi për të.

Në vitin 2014, menjëherë pas përfundimit të kursit, Miree Canolli e nisi këtë rrugëtim të ri në jetën e saj pa e pasur idenë që do dashurohet kaq shumë pas kësaj pune.

“Fillimi ka qenë pak i vështirë por me kohë u mësova dhe tash jam shumë e kënaqur me këtë punë sepse më pëlqen gjithçka që bëj. Puna e dorës më duket shumë e veçantë, e kam një dashuri ndaj saj. Interesimi i njerëzve është gjithashtu i madh dhe puna e dorës po vlerësohet shumë. Kjo është një shtysë për mua”, ka treguar Canolli për KultPlus.

Tregu i saj janë rrjetet sociale aty ku edhe prezanton punimet. Zakonisht, ajo punon 5 deri në 6 orë në ditë për t’i mbuluar kërkesat e klientëve.

Përveç aksesorëve, Mirja tashmë ka nisur të punoj edhe çanta shumë të veçanta. Në çanta ajo praktikon edhe simbolet shqiptare.

“Unë punoj kryesisht me rruaza, dizajnet realizohen me gjilpërë, disa materiale pjekën në furrë dhe kështu arrihet deri te finalizimi i produktit. Druri është një tjetër produkt i pandashëm i punës sime. Çantat kam nisur t’i realizoj më vonë por që kërkesat po janë të shumta. Turistët sidomos e vlerësojnë shumë punën e dorës. Në punimet e mija përdorë shumë edhe simbole tradicionale shqiptare. Hyjnesha në Fron është një prej tyre që e qëndisi në çantë dhe është një ndër modelet më të kërkuara”, ka treguar tutje ajo.

Përveç rrjeteve sociale, Miree Canolli me punimet e saj ka qenë pjesëmarrëse në disa ekspozita, nëpër ambasada, ministri, shoqata të grave dhe panaire të ndryshme.

Canolli vlerëson se kjo punë përveç përmbushjes i sjell edhe fitime.

Është një punë prej të cilës mund të mbijetoj dhe mendoj që nuk do t’i ndahem asnjëherë”, ka përfunduar ajo. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/Byx9aCfFykkuzq33o5eueJ_cm7C5JAJubEj1K80/

Ariana Grande shënon histori në platformën muzikore “Spotify”

Ariana Grande është bërë artistja e parë femër me tri albume të ndryshme, të shkarkuara 3.5 miliardë herë në platformën muzikore “Spotify”.

Lajmi i këtij suksesi të radhës së pop këngëtares Grande, u publikua në Twitter nga portali “Chart Data”, sipas së cilit ylli i hitit “7 Rings” është artisjta e parë femër që e ka arritur një sukses të tillë, dhe kjo falë albumeve muzikore” “My Everything”, “Dangerous Woman” dhe “Thank u, Next”.

“@ArianaGrande bëhet artistja e parë femër që i ka tri albume me më shumë se 3.5 miliardë shkarkime në historinë e platformës “Spotify”, thuhej në mesazhin e postuar në Twitter.

Ky lajm i mirë vjen disa javë pasi Grande, u padit për plagjiaturë nga reperi Josh Stone, i cili e akuzoi pop këngëtaren se hitin “7 Rings” e ka vjedhur nga ai. Stone, i njohur me emrin artistik “DOT”, thotë se disa pjesë kyçe të tekstit të këtij hiti, janë marrë nga kënga e tij e vitit 2017, “You Need It, I Got It”.

Ndërkohë, së fundmi producenti i albumit postmortum të Mac Millerit, “Circles”, ka bërë të ditur që beson se zëri i pop yllit Ariana Grande, është përfshirë fshehurazi në njërën prej këngëve të reperit të ndjerë. / Koha.net / KultPlus.com

Frashëri, fshati i rilindësve shqiptarë që e braktisën të gjithë

Pa shtëpi në një natyrë madhështore. Pa banorë dhe pa vizitorë. Ky është Frashëri i ditëve të sotme.

Ç’na bëri Frashëri për ta braktisur kështu? A nuk duhet të ndjehemi pak në faj se ku gjendet tani fshati që bëri Shqipërinë? A e dini se krenaria e Frashërllinjëve është tërësisht i braktisur dhe i gjymtuar? Keni shkuar ta shihni?

Ilnisa Agolli na pasqyron përmes këtij episodi gjithë jehonën e dikurshme dhe tablonë e sotme.

Pse askush nuk flet sot për fshatin që na dha famë? Si është rruga deri aty? Falë Baba Hekuranit ne sot kemi një Teqe madhështore në majën e kodrës së Ali Postivanit, një nga kanionet më të bukura dhe parkun kombëtar “Bredhi i Hotovës”. Perla të Shqipërisë. Të gjitha para se të mbërrish në Frashër e të vizitosh Teqen Bektashiane dhe shtëpinë-muze ku lindën Abdyl, Sami dhe Naim Frashëri.

Por sot, trualli ku lindën vëllezërit e përndritur po mbetet bosh. A do i kthejmë nderin atdheut, apo do e lëmë kështu; si një jehonë historie të largët e pakthim që ka mbetur në harresë?

Shihni “Fshatrat e Shqipërisë” më poshtë:

Tommy Shelby i “Peaky Blinders” u votua si karakteri më i madh televiziv i të gjitha kohërave

Tommy Shelby është votuar personazhi më i madh televiziv i të gjitha kohërave në një sondazh të ri nga lexuesit LADbible, ku morën pjesë 400,000 përcjellës duke votuar për të ikonat e tyre të preferuara të ekranit.

Pasi mposhti Geralt of Rivia të “Witcher’s”, Shelby doli kundër Rick Sanchez nga “Rick and Morty” dhe doli fitues, pasi gjithashtu i mundi dy heronj të rinj – Arya Stark nga “Game of Thrones” dhe “Eleven from Stranger Things”.

Ndërsa adhuruesit e Tony Sopranos nga “The Sopranos”, Bojack Horseman, Michael Scott nga “The Office” dhe Walter White nga “Breaking Bad” nuk u ndanë shumë keq, pasi dolën në krye në raundet e para përkatëse.

Ndërsa shumë tifozë të TV ishin më shumë se të kënaqur me rezultatin, duke lavdëruar si personazhin ashtu edhe shfaqjen në pjesën e komenteve, të tjerët nuk ishin më të kënaqur.

“Rick Sanchez duhej të fitonte,” u ankua njëri.

Një tjetër tha: “Imagjinoni që Tommy Shelby është personazh më i mirë se Walter White, Tony Soprano dhe Michael Scott”.

Drama epike e BBC, e cila e përcjellë bandën Shelby me seli në Birmingham dhe veprimet e tyre të dhunshme, u emërua shfaqja më e mirë televizive e 10 viteve të fundit pasi një sondazh publik masiv i LADbible në fund të vitit 2019 e nxori atë fituese në krahasim me rivalin e mirënjohur amerikan “Breaking Bad” për një grusht votash.

Game of Thrones përfundoi i treti me 27.4 përqind të votave, i ndjekur nga serialet e HBO të vitit 2019 “Sky” dhe “Chernobyl”.

Dhe ja edhe një lajm të mirë, pasi duket se sezoni i gjashtë i Peaky Blinders është duke u zhvilluar mirë – me regjisorin Andrew Byrne që ka zbuluar serialin aktualisht është në para-prodhim.

Duke publikuar një fotografi të skenarit të prodhimit të një episodi që quhet ‘Dita e Zezë’, ai shkroi në mediat sociale: “Ne jemi në para-prodhim në sezonin 6. Për më shumë do të njoftoheni. Me Urdhrin e …”/Insajderi.com /KultPlus.com

Letra e fundit e Nënës Terezë në gjuhën shqipe

Letra e fundit e Nënës Terezë në gjuhën shqipe po del të ketë qenë një përgjigje rreth ftesës së Ipeshkvit Nikë Prelës, për të vizituar Kosovën.

Në letrën e fundit në gjuhën shqipe, Nënë Tereza kishte shkruar se ka dëshirë që të vijë në Kosovë që të festojë së bashku me shqiptarët pajtimin e mbarë popullit shqiptar.

“Pranoj thirrjen e ipeshkvit tonë Zotri Nikë Prelës dhe dëshiroj të vijë në Kosovë për të mirat që mi ka dhanë Zoti jetës sime.  Dëshiroj të festojmë së bashku Pajtimin e mbarë popullit tonë shqiptar. Zoti kjoft me ju dhe dashnija e paqja e Zotit gjithmon kjoft me ju”, thuhet në letrën e Nënë Terezës.

Letra mban datën e 3 majit të vitit 1990./ KultPlus.com

Letra e fundit e Nënë Terezës në gjuhën shqipe

“OneBeat Balkans 2020” mbledh muzikantë të rinj nga Ballkani e ShBA

Është publikuar thirrja për pjesëmarrës në programin “OneBeat Balkans 2020“, me qëllim që të mblidhen muzikantë të rinj të moshës 19-35 vjeç, qytetarë të shteteve në vijim: Shqipërisë, Kroacisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, dhe ShBA-së.

Prej 31 marsit deri më 23 prill 2020, ky grup muzikantësh do të luajë së bashku, do të krijojë muzikë të re, dhe do të udhëtojë nëpër Ballkan duke e shpërndarë frymën e bashkëpunimit, komunitetit, dhe barazisë, njoftoi Bajram Kinolli, drejtor artistik i OneBeat Balkans

Thirrja për pjesëmarrës në programin “OneBeat Balkans 2020” është publikuar, me qëllim që të mblidhen muzikantë të rinj të moshës 19-35 vjeç që banojnë në njërin prej këtyre shteteve: Shqipëri, Mal të Zi, Kroaci, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Serbi, dhe ShBA.

Prej datës 31 mars deri më 23 prill 2020, muzikantët e përzgjedhur do të luajnë së bashku, të krijojnë muzikë të re, dhe të udhëtojnë nëpër Ballkan duke e përhapur frymën e bashkëpunimit, komunitetit dhe barazisë, thuhet në njoftim.

Linku për aplikime është https://apply.balkans.1beat.org/ dhe afati i fundit për të aplikuar është data 10 shkurt 2020.

OneBeat Balkans do t’i mbledh 10 muzikantë të angazhuar në shoqëri, të cilët së bashku do të prodhojnë muzikë dhe përmbajtje shumëdisiplinare, të udhëheqin punëtori publike, dhe ta përdorin artin si mjet pajtimi dhe zhvillimi ekonomik në pjesët e përçara të Ballkanit.

Ky program, i cili do të zgjasë 24 ditë dhe do të zhvillohet brenda 31 marsit dhe 23 prillit, përfshin një rezidencë muzikore dyjavore në Mali Adjos të Serbisë, dhe do të pasohet nga një turne dhjetëditor nëpër qytete të ndryshme të Ballkanit, kurse datat do të publikohen në vazhdim. Koncerti i parë që do të mbahet në Novi Sad të Serbisë mbështetet nga Qyteti i Novi Sadit.

OneBeat Balkans është pjesë e projektit të gjërë global OneBeat, i krijuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si nismë e Byrosë për Edukim dhe Çështje Kulturore e Departamentit të Shtetit Amerikan dhe prodhohet nga Bang on a Can’s Found Sound Nation.

OneBeat Balkan është inkubator muzikor, ku muzikantët nga e gjithë bota krijojnë projekte bashkëpunuese të dizajnuara për të pasur ndikim pozitiv në komunitetet lokale dhe globale.

Me një numër të madh pjesmarrësish në të kaluarën, është krijuar hapësira që të organizohen programe OneBeat jashtë ShBA-së, dhe kështu filloi OneBeat Balkans. Edicioni i parë u mbajt në vitin 2019, i drejtuar nga Balkan Art Zone me ish-pjesmarrësin Bajram Kafu Kinollin si drejtor artistik.

OneBeat Balkans 2020 do të fillojë me një rezidencë muzikore dyjavore në Mali Igjosh të Serbisë, ku pjesëmarrësit do të krijojnë muzikë origjinale, do të zhvillojnë ide të reja muzikore dhe projekte të kushtuara për komunitetet lokale. Rezidenca do të pasohet prej një turneu në qytete të Ballkanit, ku Pjesëmarrësit do të performojnë në koncerte, do të bashkëpunojnë dhe luajnë me muzikantë vendorë dhe do të drejtojnë punëtori me të rinj e të reja.

Gjatë këtyre 24 ditëve, secili pjesëmarrës do ta ketë mundësinë t’i zhvillojë idetë dhe projektet që do t’i jetësojnë në vendet/territoret e tyre të prejardhjes, dhe që do të jenë pjesë e lëvizjes ekzistuese shoqërore të OneBeat e frymëzuar nga muzika.

Është e rëndësishme të theksohet së edukimi formal muzikor nuk është i domosdoshëm për të aplikuar për OneBeat Balkan. Po ashtu, projekti nuk ka kufizime për nga zhanri: muzikantët që bëjnë muzikë tradicionale ose folklorike, hip hop, xhez, eksperimentale, elektronike a klasike, dizajnerë muzikorë dhe artistë multimedialë, të gjithë janë të ftuar të aplikojnë.

Bashkëpunimi është qendror. OneBeat Balkans ua jep muzikantëve mundësinë të bashëpunojnë me projekte të reja dhe të gjurmojnë tradita të reja muzikore. Ne vend se t’i tregojnë talentet individuale, muzikantët e OneBeat Balkans do të punojnë së bashku, nëpërmes ndasive kulturore, duke mësyrë mundësi të reja muzikore.

OneBeat Balkans është e angazhuar në shoqëri.

OneBeat Balkans është program falas (por jo dhe koncert i paguar). Programi i OneBeat Balkans mbulon udhëtimin, transportimin, ushqimin dhe strehimin e pjesëmarrësve. Ofron po ashtu një bursë (shumë të hollash) modeste.

Aplikantët duhet të kenë aftësi të bisedojnë dhe të kuptojnë anglishten në nivelin bazik, meqenëse do të jetë gjuha e përbashkët e programit OneBeat Balkans.

Pjesëmarrësit e OneBeat Balkans duhet të jetojnë në njërin prej 7 shteteve ose territoreve të pranueshme.

OneBeat Balkans është nismë e Departamentit të Shtetit të ShBA-së, e Prodhuar nga Balkan Art Zone, me mbështetje shtesë nga Found Sound Nation, Ambasada e ShBA-së në Prishtinë, Kosovë, Ambasada e ShBA-së në Beograd, Serbi, Ambasada e ShBA-së në Podgoricë, Mali i Zi dhe Qyteti i Novi Sadit. / KultPlus.com

Shakira dhe J.Lo me performancë të mahnitshme mbrëmë në Super Bowl (VIDEO)

Kur dy divat e muzikës botërore bëhen bashkë, spektakli është i sigurt, shkruan KultPlus.

Shakira dhe J.Lo kanë performuar mbrëmë në shfaqjen Super Bowl.

Kjo shfaqje është pritur me entuziazëm të madh nga fansat të cilët në asnjë mënyrë nuk janë ndarë të zhgënjyer mbrëmë.

J.LO dhe Shakira kanë mrekulluar publikun me performancat e tyre. Për më tepër KultPlus ju sjell videon nga kjo mbrëmje e zjarrtë. / KultPlus.com

Njihuni me profilin e gruas së kryeministrit të ri të Kosovës

Albin Kurti i cili sot pritet të emërohet kryeministër i Kosovës, jetën e tij personale e ka mbajtur gjithmonë larg mediave, pa dhënë detaje rreth mënyrës së jetesës e familjarëve, shkruan KultPlus.

Kurti është i martuar me norvegjezen Rita Knudsen Augestad me të cilën kanë një vajzë 5 vjeçare, Lea.

Albin Kurti dhe Rita e kishin kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë, në mars të 2014. Ata u betuan përpara njëri tjetrit në komunën e Prishtinës, nga Shpend Ahmeti.

Kurti nuk flet shumë për gruan e tij në media, por gjatë një emisioni në njërën nga mediat, ai kishte treguar se me Ritën është njohur në kryeqytetin e Kosovës.

“Mendoj se jeta është pak misterioze dhe nuk dihet se ku të përplasin dallgët. Unë gruan time e njoha në Prishtinë. Unë jam i lumtur me atë që ka ndodhur. Unë nuk shoh barriera për faktin se ajo është e huaj. Nuk kemi shef në familje, por kemi një lloj bashkëqeverisje”, është rrëfyer ai duke dhënë edhe pak elemente e si e rrisin vajzën e tyre Lea.

“Vajzës i flas shqip. Por ajo e di edhe gjuhën norvegjeze. Në fillim kemi pasur probleme, pasi që me gruan komunikojë në gjuhën angleze dhe kjo ka bërë që hutohet vajza ime. Tani ajo e di gjuhën shqipe më mirë se sa unë gjuhën norvegjeze”.

Por kush është Rita dhe me çfarë merret ajo ?

Duke qenë një figurë që i ka qëndruar larg mediave, jo shumë dihet për të. Por KultPlus ju njofton që Rita Augestad Knudsen është një Studiuese e Lartë në NUPI dhe pjesë e Grupit Kërkimor për Siguri dhe Mbrojtje, ajo punon veçanërisht kundër-terrorizmit dhe anti-radikalizimit. Ajo është drejtoreshë menaxhuese e ‘’Consortium for Research on Terrorism and International Crime’’, dhe e lidhur me C-REX (Qendra për Kërkime mbi Ekstremizmin në Universitetin e Oslo).

Kompetenca kryesore e Rita Augestad Knudsen është mbi terrorizmin, ekstremizmin dhe vlerësimin e rrezikut të lidhur me radikalizmin, konceptin e ‘radikalizmit’, kundër-terrorizmin në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe historinë e vetëvendosjes në politikën ndërkombëtare dhe ligjin ndërkombëtar, përveç Ballkanit e sidomos të Kosovës. Publikimet e saj përfshijnë analizat e bashkëpunimit ndërkombëtar të sigurisë për sanksionet dhe ndërtimin ndërkombëtar të shtetit, ndërsa doktorata e saj në histori ndërkombëtare / histori intelektuale nga Shkolla e Ekonomisë dhe Shkencës Politike në Londër ishte mbi “vetëvendosjen” dhe lirinë në ligjërimin ndërkombëtar. / KultPlus.com

Mbi 280 fëmijë në Ferizaj morën pjesë në kuizin për bursa në programim, animacion dhe robotikë

A dëshironi që fëmija juaj të testoj njohuritë e tij në fushën e teknologjisë dhe të shpërblehet me bursë për të ndjekur kurset më atraktive të programimit, animacionit dhe robotikës në Qytetin e Ferizajit?

Mbi 280 fëmijë në Qytetin e Ferizajit morën pjesë në kuizin e teknologjisë. Fëmijët pjesëmarrës përfituan bursa për kurse të programimit, animacionit dhe robotikës. Për fëmijët të cilët nuk ishin pjesë e kuizit në objektin e Universum Digital Academy, ju mundësohet ta plotësojnë kuizin online dhe të hyjnë në garë për përfitim të BURSAVE deri në 50%, për pjesëmarrje në Kurset e Universum Digital Academy.

FITO 50% BURSE, BËHU PJESË E KURSEVE MË ATRAKTIVE TË UNIVERSUM DIGITAL ACADEMY. Linku i kuizit https://bit.ly/2GrkRYK

E rëndësishme është që përfitues do jenë të gjithë pjesëmarrësit! Përqindja e bursës që do fitoni varet nga përgjigjet e sakta që do jepni poashtu ju fitoni 10 pikë bonus për çdo shok/shoqe që e referoni të jetë pjesë e kuizit.

Universum Digital Academy ofron kurse 1 vjeçare të programimit, animacionit dhe robotikes për fëmijë të moshës 6-18 vjeç.Ndërsa mësojnë, fëmijët ndërtojnë mini-lojëra, zgjidhin enigma, krijojnë projekte kodimi dhe kompletojnë misione, kreativiteti është një nga aftësitë më të rëndësishme që ata zhvillojnë. Plotëso kuizin tani https://bit.ly/2GrkRYK


PROGRAMI I AKADEMISË MBËSHTETET NË PROJECT-BASED LEARNING (PBL)

Për më shumë informata rreth kuizit dhe kurseve nga Universum Digital Academy kontakto [email protected] apo +383 45 652 166;

(Shkrim i sponsorizuar nga Kolegji Universum)

“Ura mesjetare e Gurit” në Grabovë, kthim në identitet pas restaurimit

“Ura mesjetare e Gurit” në Grabovë të Gramshit, e ndërtuar në shekullin XVII do ti nënshtrohet së shpejti restaurimit.

Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar ditët e fundit projektin e restaurimit për këtë urë.

Projekti i hartuar nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore parashikon ndërhyrje konservuese dhe restauruese në elementët konstruktivë dhe estetikë të urës.

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore mirëpret çdo bashkëpunim dhe mbështetje që kontribuon në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore.

“Ura Mesjetare e Gurit” ndodhet në fshatin Grabovë e sipërme në rrethin e Gramshit. Ura ndodhet rreth 115 metra larg në juglindje të kishës së Grabovës. Monumenti është ndërtuar rreth shekullit XVII dhe cilësohet si një monument i tipit “me një qemer”. Në ndërtimin e kësaj ure është përdorur guri gëlqeror i zonës.

Grabova është një nga vendbanimet më të hershme në Shqipëri, i krijuar në shekullin e X. Sipas gojëdhënave, në kohën e lulëzimit, Grabova kishte rreth 2000 familje dhe një e katërta e saj, e ka braktisur zonën brenda një dite në shekujt XVII-XVIII/ATSH / KultPlus.com

Gjermanishtja pritet të jetë gjuha kryesore e punës në BE

 Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë austriake, Herbert Kickl, vlerësoi se gjuha gjermane duhet të jetë gjuha kryesore e punës në BE.

Ai e vlerësoi këtë për shkak të tërheqjes së Mbretërisë së Bashkuar nga BE, transmeton KosovaPress.

Kickl tha se pas Brexit, BE duhet të konsiderojë një rend të ri të gjuhëve të punës.

“Anglishtja aktualisht është gjuha më e rëndësishme e punës në BE. Frëngjishtja dhe gjermanishtja janë zyrtarisht të lidhura, por në realitet ato nuk përdoren aq shumë, as në të folur, as në dokumente të shkruara “, tha Kickle.

Ai tha se pas Brexit, vetëm një për qind e qytetarëve të BE-së kanë anglishten si gjuhën e tyre amtare – Irlanda dhe Malta.

“Prandaj është logjike për mua që gjuha gjermane të vendoset të paktën në të njëjtin nivel përdorimi në negociatat dhe dokumentet e BE-së sikurse gjuha angleze. Pas një zgjidhjeje kalimtare për Brexit, bazuar në përfaqësimin e gjuhës amtare, gjermanishtja duhet të marrë një rol udhëheqës në familjen e gjuhëve të punës të BE-së”, tha Kickl. / KultPlus.com

Tri vite pa Dritëro Agollin

 

Shkrimtari, poeti dhe politikani shqiptar, Dritëro Agolli, ndërroi jetë më 3 shkurt të 2017, në moshën 85-vjeçare.

Agolli vuante prej kohësh nga një sëmundje në mushkëri, ndërsa nuk e kishte ndarë asnjëherë cigaren nga dora.

Veprat e autorit të madh shqiptar, që u lind më 13 tetor 1931 në Menkulas të Devollit, u përkthyen edhe në shumë gjuhë të huaja.

I paharrueshëm është edhe romani “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, që flet për burokratin servil Zylo Kamberi, i cili falë Agollit u bë subjekt filmash dhe këngësh.

Vepra e fundit e tij ishte libri me poezi “Prit edhe pak”, të cilin ia kushtoi bashkëshortes Sadies.

Përveç krijimtarisë artistike, Agolli u mor edhe me politikë, duke qenë një nga themeluesit dhe më pas deputet i Partisë Socialiste. / KultPlus.com

Phoenix dhe Zellweger zgjedhen aktorët më të mirë në çmimet “Bafta”

Aktrimi i Joaquin Phoenix në filmin “Joker” ka lënë mbresa të mëdha te publiku.

Në çmimet “Bafta” që u ndanë sonte, siç edhe pritej Phoenix u zgjodh aktori më i mirë, ndërsa aktorja Renee Zellweger u zgjodh aktorja më e mirë për rolin e saj në filmin “Judy”.

Në ketë gala mbrëmje, filmi më i mirë u zgjodh “1917” në të cilin bëhet fjalë për Luftën e Parë Botërore, ndërsa regjisori britanik Sir Sam Mendes fitoi çmimin si regjisori më i mirë. /KultPlus.com

Më poshtë lista e plotë e fituesve në çmimet “Bafta”:

Best film

WINNER: 1917
The Irishman
Joker
Once Upon a Time in Hollywood
Parasite

Best actress

Jessie Buckley – Wild Rose
Scarlett Johansson – Marriage Story
Saoirse Ronan – Little Women
Charlize Theron – Bombshell
WINNER: Renée Zellweger – Judy

Best actor

Leonardo DiCaprio, Once Upon a Time in Hollywood
Adam Driver, Marriage Story
Taron Egerton, Rocketman
WINNER: Joaquin Phoenix, Joker
Jonathan Pryce, The Two Popes

Best director

WINNER: 1917 – Sam Mendes
The Irishman – Martin Scorsese
Joker – Todd Phillips
Once Upon a Time in Hollywood – Quentin Tarantino
Parasite – Bong Joon-ho

Best casting

WINNER: Joker
Marriage Story
Once Upon a Time in Hollywood
The Personal History of David Copperfield
The Two Popes

EE rising star award (voted for by the public)

Awkwafina
Jack Lowden
Kaitlyn Dever
Kelvin Harrison Jr
WINNER: Micheal Ward

Best film not in the English language

The Farewell
For Sama
Pain and Glory
WINNER: Parasite
Portrait of a Lady on Fire

Best special visual effects

WINNER: 1917
Avengers: Endgame
The Irishman
The Lion King
Star Wars: the Rise of Skywalker

Best supporting actor

Tom Hanks, A Beautiful Day in the Neighbourhood
Anthony Hopkins, The Two Popes
Al Pacino, The Irishman
Joe Pesci, The Irishman
WINNER: Brad Pitt, Once Upon a Time in Hollywood

Best original screenplay

Booksmart – Susanna Fogel, Emily Halpern, Sarah Haskins, Katie Silberman
Knives Out – Rian Johnson
Marriage Story – Noah Baumbach
Once Upon a Time in Hollywood – Quentin Tarantino
WINNER: Parasite – Han Jin Won, Bong Joon-ho

Best documentary

American Factory
Apollo 11
Diego Maradona
WINNER: For Sama
The Great Hack

Outstanding debut by a British writer, director or producer

WINNER: Bait – Mark Jenkin (writer/director), Kate Byers, Linn Waite (producers)
For Sama – Waad Al-Kateab (director/producer), Edward Watts (director)
Maiden – Alex Holmes (director)
Only You – Harry Wootliff (writer/director)
Retablo – Álvaro Delgado Aparicio (writer/director)

Best adapted screenplay

The Irishman – Steven Zaillian
WINNER: Jojo Rabbit – Taika Waititi
Joker – Todd Phillips, Scott Silver
Little Women – Greta Gerwig
The Two Popes – Anthony McCarten

Best supporting actress

Advertisement

WINNER: Laura Dern, Marriage Story
Scarlett Johansson, Jojo Rabbit
Florence Pugh, Little Women
Margot Robbie, Bombshell
Margot Robbie, Once Upon a Time in Hollywood

Best cinematography

WINNER: 1917
The Irishman
Joker
Le Mans ’66
The Lighthouse

Best editing

The Irishman
Jojo Rabbit
Joker
WINNER: Le Mans ’66
Once Upon a Time in Hollywood

Best costume design

The Irishman
Jojo Rabbit
Judy
WINNER: Little Women
Once Upon a Time in Hollywood

Best production design

WINNER: 1917
The Irishman
Jojo Rabbit
Joker
Once Upon a Time in Hollywood

Best sound

WINNER: 1917
Joker
Le Mans ’66
Rocketman
Star Wars: The Rise of Skywalker

Best original score

1917
Jojo Rabbit
WINNER: Joker
Little Women
Star Wars: The Rise of Skywalker

Best British short film

Azaar
Goldfish
Kamali
WINNER: Learning to Skateboard in a Warzone (If You’re a Girl)
The Trap

Best British short animation

WINNER: Grandad Was a Romantic
In Her Boots
The Magic Boat

Best makeup and hair

1917
WINNER: Bombshell
Joker
Judy
Rocketman

Best animated film

Frozen II
WINNER: Klaus
A Shaun the Sheep Movie: Farmageddon
Toy Story 4

Oustanding British film

WINNER: 1917
Bait
For Sama
Rocketman
Sorry We Missed You
The Two Popes

U zunë rrugët

Poezi nga Ismail Kadare

U zunë rrugët me dëborë,
afër teje s’mund të vi,
rri dritareve me orë,
në mendime futur rri.

Era zë të ulërijë;
gjithë rrugët mbenë shkret
bora s’ka ndër mend të shkrijë
ti siç duket nuk më pret.