Personeli mjekësor në mbarë botën është vënë në frontin e parë të luftës kundër koronavirusit, shpesh duke paguar një çmim të lartë. Një prej tyre është Syzana Gjokaj, me origjinë nga Kosova, tani menaxhere e ekipit infermier në repartin e urgjencës të Spitalit Presbiterian në Nju Jork.
Në betejën me koronavirusin në punë, Syzana u diagnostikua vetë me COVID-19. Zëri i Amerikës bisedoi me Syzanën dhe vajzën e saj, Sarah, e cila ka vendosur të ndihmojë në mënyrën e saj kolegët e nënës së saj që vazhdojnë betejën kundër koronavirusit.
Prej disa ditësh, Syzana Gjokaj është në karantinë, por më tepër se simptomat, në këtë kohë e shqetëson fakti që nuk është pranë pacientëve.
“Ndihem shumë krenare që mund t’i ofroj njerëzimit këtë që i ofroj, në të njëjtën kohë ndihem me faj që nuk jam atje në fushëbetejë me kolegët e mi. Kam shumë emocione që nuk s’mund t’i shpjegoj as nuk mund t’i filtroj në vetvete, pasi gjithë ekipi im përballet, duke bërë të pamundurën për pacientët”.
Syzana u diagnostikua me COVID-19 në fillim të prillit dhe fillimisht kaloi simptoma më të rënda.
“Temperaturë të lartë, kollitje, zënie në frymë. Kam marrë rezultatin, tani ndihem më mirë. Temperaturë herë kam, herë s’kam. Është sëmundje e paparashikueshme. Mund të them se kam qenë një ndër njerëzit më me fat pasi nuk i kam pasur simptomat siç i kanë pasur njerëzit e tjerë, sigurisht nga ato që kam parë në emergjencë që të bëjnë të tmerrohesh. Kam ndier shumë lodhje”.
Syzana Gjokaj punon në një nga vatrat më të nxehta të COVID-19 në botë. Nju Jorku është epiqendra e epidemisë në Shtetet e Bashkuara:
“Kjo ma kujton shumë luftën në Kosovë. Është e vërtetë se spitali ynë ka implementuar strategji të ndryshme për t’u përballur me këtë pandemi, ka krijuar edhe një repart të ri për kujdesin e pacientëve me COVID. Por në emergjencë është gjithmonë fluksi i pacientëve: ata që e kanë dhe ata që mendojnë që e kanë. I gjithë spitali, i gjithë sistemi është i stërngarkuar. Infermierët edhe mjekët dhe i gjithë personeli mjekësor është fizikisht i dërrmuar, emocionalisht i dërrmuar. Shpesh qajnë, ngushëllojnë njëri-tjetrin. Punojnë jashtëzakonisht shumë, pa marrë pushime dreke, pa shkuar në banjë, pa pirë ujë. Kam parë shumë njerëz duke vdekur, kam parë infermiere duke i dhënë familjarit celularin për të thënë lamtumirën e fundit. Është shumë e vështirë”, u shpreh ajo në këtë bisedë për Zërin e Amerikës.
Duke folur për diagnozën e saj, Syzana shprehet e bindur se duhet të jetë infektuar në spital.
“Mendoj sigurisht se gjatë punës. Emri im ka qenë në nja 50 të pacientëve që kanë dalë me COVID. Mendoj se askush nuk ka qenë i përgatitur për situatën që ndodhemi. Edhe spitali im ashtu. Megjithëse mund të them që kemi pasur pajisje edhe pse i gjithë menaxhmnenti ka thënë që maskat N95 duhet të përdoren vetëm për një ndërrim gjë që ka shkaktuar infektimin e shumë infermierëve dhe mjekëve. Një pakujdesi më e vogël bën që të infektohesh”, thotë Syzana.
Është një situate që ka vënë në rrezik personelin mjekësor në mbarë globin. Sarah 10-vjeçare, vajza e Syzanës, vendosi të ndihmonte me sa mundej për mungesat e maskave.
“Dëgjova në lajme, dëgjova edhe mamin që po flisnin me babin se infermierët dhe mjekët nuk kishin maska të mjaftueshme. Vendosa të hap një llogari ‘gofundme’ për të mbledhur fonde”, tregon Sarah.
“Ne kemi bërë së bashku me Sarën 50 maska, të cilat motrat dhe infermieret, personeli mjekësor e kanë parë si gjë shumë të mirë, pastaj e kanë thirrë Sarën në telefon, duke thënë: ‘do bëj porosi, ma bëj me lule’. Ajo e mori shumë seriozisht”, tregon Syzana.
Syzana ka një mesazh për këdo që e mendon veten të paprekshëm nga kjo sëmundje.
“Edhe pse ca të rinj mendojnë se nuk preken, COVID-i nuk njeh moshë, nuk njeh besim apo ngjyrë. Nuk kam fjalë ta përshkruaj atë që kam parë në urgjencë, nuk do të kisha dashur ta shoh asnjeri në atë gjendje. Gjendja më e vështirë është ta shohësh dikë duke mos marrë ajër, duke t’u lutur ‘po vdes’; nuk lejojnë familjarë. Paramendoni dikë, qoftë i ri, qoftë i vjetër, të vdesë vetëm, është gjëja më e frikshme që mund t’i ndodhë dikujt. Andaj ju nuk dëshironi të jeni ai njeri… Këtu vjen ajo preventiva: qëndro në shtëpi të parandalosh të gjithë atë”.
Sarah 10-vjeçare është e detyruar të qëndrojë e izoluar nga e ëma për të mos u infektuar. Ato komunikojnë me “FaceTime” përmes celularit. Sarah mezi pret që të mbarojë periudha e karantinës.
“Do ta përqafoj fort. Ndoshta do t’i bëj edhe një dhuratë”, thekson Sarah. / KultPlus.com
Për të gjithë adhuruesit e serialit të famshëm të Netlix, “La Casa de Papel”, ka një lajm të mirë. Së shpejti do të ketë edhe dy sezone të tjera të këtij seriali.
Sezoni i katërt i “Money Heist” sapo është publikuar në “Netflix”, por seriali do të ketë edhe sezonin e pestë dhe të gjashtë.Kapitujt me aksion, aventura dhe të panjohura, ende nuk kanë marrë fund.
Spanjollja “Marca” shkruan se ‘hiti’ i Netflixit do të realizojë edhe dy sezone të tjera. Marrëveshja me gjigantin e transmetimit është bërë para se të publikohej sezoni i katërt.
Javier Gomez Santander, koordinatori i skenarit, tha për “El Mundo” se seriali vazhdon kapitull pas kapitulli e ngjarje pas ngjarjeje. “Nuk e dimë kurrë sa kohë mund të zgjatë seriali”,- tha ai.
Xhirimet e serialit ishin planifikuar të nisnin disa muaj më parë, por për shkak të situatës globale të krijuar nga koronavirus, janë shtyrë për një datë tjetër pas përfundimit të pandemisë. Ndërkohë, Netflix nuk e ka konfirmuar zyrtarisht se do të ketë edhe dy sezone të tjera të serialit. /KultPlus.com
Dua Lipa ia hoqi sytë kamerës dhe e mbuloi fytyrën me njërën dorë.
“Nuk doja ta bëja këtë”, psherëtiu ajo. Nuk mund t’i fshihte lotët. Ishte fiks pas orës 10:00 të një të hëne marsi. Nuk ishte rrugës për New York për prova, para paraqitjes së planifikuar në emisionin “Saturday Night Live”. Nuk ishte as për sesion fotografish, siç rëndom bën një artist para albumit të dytë të shumëpritur.
Ishte në karantinë, në Londër. Nga Instagrami po fliste me fansat për vetëm herën e dytë.
“Kam qenë në një konflikt për publikimin e albumit dhe e dini nëse është gjëja e duhur gjatë kësaj kohe, sepse shumë njerëz po vuajnë”, sqaroi Dua me lot në sy. Albumi do të publikohej pas 11 ditësh. Dua e mblodhi veten dhe foli për shmangien e përqendrimit në presionin që vjen troç me realizimin e albumit të dytë që mund të përcaktojë fatin e këngëtares.
Ama albumi e bëri të ndihej mirë. Ajo shpresonte se albumi “Future Nostalgia” do të sillte gëzim te fansat e saj në kohë paqartësie. Lansimet e pop-albumeve janë si fishekzjarrët e 4 korrikut: me shumë koreografi dhe pjesë të menduara mirë që kërcënojnë të shpërthejnë në çdo moment.
Për një artiste të re e të fuqishme si Dua, albumi i ekzekutuar me mjeshtëri mund të vendosë nëse do të shkojë hapave të yjeve si Katy Perry e Lady Gaga, apo t’u bashkohet shpresëdhënësve që u rrëshqiti fama, raporton NYT, transmeton KOHA.
Pasi bëri bashkë “Future Nostalgia” – të ndërtuar në suksesin e albumit debutues të vitit 2017, me gjashtë këngë fort të suksesshme në toplista dhe me qindra performanca nëpër botë – Lipa dhe ekipi i saj krejt papritur e morën vesh se disa topa ia kishin huqur cakut; dhe krejt anija e tyre ishte në rrezik të fundosej. / KultPlus.com
“Unë gjithmonë kam dashur të isha një femme fatale. Edhe kur isha e vogël, asnjëherë nuk doja të isha thjesht një vajzë, por doja të isha një grua” – Diane von Furstenberg, stiliste
“Unë jam e fortë, jam ambicioze dhe e di shumë mirë se çfarë dua. Nëse kjo nuk të pëlqen, atëherë punë për ty” – Madonna, këngëtare
“Feminist është kushdo që njeh dhe vlerëson barazinë dhe vlerat si të femrave dhe të meshkujve” – Gloria Steinem, feministe, gazetare, aktiviste politike dhe sociale
“Adhuroj të shoh një vajzë të re e cila del jashtë dhe e kap botën nga jaka e xhaketës. Jeta është e poshtër. Ti duhet të përpiqesh dhe të triumfosh”– Maya Angelou, shkrimtare
“Unë e ngre zërin-jo që të bërtas, por që, ata që nuk kanë mundësi të shprehen, të mund të dëgjohen… ne nuk mund të kemi sukses kur gjysma prej nesh ngurojnë” – Malala Yousafzai, aktiviste pakistaneze për të drejtën e arsimit të grave, fituesja më e re e çmimit Nobel
“Feminizmi nuk ka të bëjë me forcën e femrave. Femrat si natyrë janë të forta, por ka si qëllim të ndryshojë mënyrën se si bota e percepton forcën.”– G.D. Anderson, autore
“Femrat thonë gjithmonë: ‘Ne mund të bëjmë gjithçka që mund të bëjnë dhe meshkujt!’ Por janë meshkujt ata që duhet të thonë: ‘Ne mund të bëjmë gjithçka që mund të bëjnë dhe femrat!’.”– Gloria Steinem
“Nuk je e detyruar të jesh e bukur. Nuk i detyrohesh askujt për bukurinë tënde. As të dashurit/bashkëshortit/partnerit, as kolegëve të punës, veçanërisht as meshkujve që takon në rrugë. Nuk iu detyrohesh as prindërve, as fëmijëve, nuk i detyrohesh shoqërisë në përgjithësi. Bukuria nuk është një qira që e paguan sepse ke zënë një hapësirë të quajtur “femër”.– Erin McKean, leksikografe
“Një femër që i dëgjohet zëri, përkufizohet si një femër e fortë.”– Melinda Gates, businesswoman dhe filantropiste
“Femrat, ashtu si dhe meshkujt duhet të përpiqen për të bërë të pamundurën dhe kur të dështojnë, dështimi i tyre duhet të jetë një sfidë për të tjerët.”– Amelia Earhart, pilotja e parë grua dhe autore
“Kur një burrë jep opinionin e tij, ai është burrë. Kur një femër jep opinionin e saj, ajo është e përdalë.”– Bette Davis, aktore
“Shpresoj që prindërit e vajzave të vogla do i shikojnë ato dhe do thonë, “Po, femrat munden.”– Dilma Rousseff, ekonomiste, politikane, presidentja e parë grua e Brazilit
“Femrat janë lidere në çdo aspekt-si një drejtore që drejton një kompani fitimprurëse ashtu edhe një shtëpiake që rrit fëmijët dhe kujdeset për shtëpinë. Vendi ynë është krijuar nga femra të forta dhe ne do vazhdojmë të thyejmë barriera dhe të sfidojmë stereotipe.”– Nancy Pelosi, drejtuese e një prej dhomave të Kongresit amerikan
“Natyrisht që nuk shqetësohem nëse natyra ime i frikëson meshkujt. Tipi i mashkullit që frikësohet nga personaliteti im është pikërisht tipi për të cilin nuk kam asnjë interes.”– Chimamanda Ngozi Adichie, shkrimtare nigeriane.
“Nuk ndihem më pak femër. Ndihem akoma më e fuqishme kur marr një vendim të rëndësishëm, kjo kurrsesi nuk e zvogëlon feminitetin tim’– Angelina Jolie pas mastektomisë së dyfishtë, aktore, aktiviste.
“Pyetja nuk është kush do më lejojë mua, por kush do më ndalojë .”– Ayn Rand, shkrimtare
“Kemi nevojë për femra në të gjitha nivelet, duke përfshirë ato që janë në krye, për të ndryshuar dinamikën dhe t’i japin formë bisedës, të sigurohen që zëri i femrës të dëgjohet dhe të mos injorohet.”– Sheryl Sandberg, drejtore operative e Facebook.
“M’u desh shumë kohë për të pasur një zë që të dëgjohet dhe tani që e kam, nuk do të hesht.”– Madeleine Albright, politikane
“Femrat janë arkitektet e vërteta të shoqërisë.”– Harriet Beecher Stowe, e angazhuar kundër skllavërisë, shkrimtare
“Nuk kam takuar asnjëherë një femër që nuk është e fortë, por ndonjëherë ato nuk dinë ta tregojnë forcën që kanë. Duhet një tragjedi që një femër të shfaqë forcën e saj. Mesazhi im është që ta shfaqni forcën para tragjedisë.”– Diane von Furstenberg
“Femrat kanë qenë gjithmonë më të fortat. Meshkujt kërkojnë vazhdimisht mbështetje nga ato. Ata kanë nevojë për nënën që kujdesej për ta kur ishin të vegjël.”– Coco Chanel, stiliste
“Feminizmi është për të gjithë.”– Bell Hooks (pseudonim), shkrimtare
“Besoj se mbrojtja e të drejtave të femrave është kapitull i pambyllur i shekullit XXI.”– Hillary Clinton, politikane
“Ne duhet të riformojmë perceptimin tonë rreth mënyrës si e shikojmë veten. Duhet të bëjmë një hap përpara si femra dhe të marrim drejtimin.”– Beyoncé, këngëtare
“Unë jam një femër fenomenale. Femër fenomenale…po, kjo jam unë.”– Maya Angelou
“Pse fjala feminizëm është bërë tabu? Nuk është fjala ajo që ka rëndësi, por ideja dhe ambicia që ajo përfaqëson.”– Emma Watson, aktore/KultPlus.com
Semaforët punojnë edhe gjatë natës, ndonëse nuk ka trafik. S’ka më teatër, kinematë dhe baret janë të mbyllura në kohën e pandemisë. Kaq i sigurt s’ka qenë kurrë qyteti. Në shtëpi mallrash vajtojnë mallrat. Madje edhe në lagjet me tempuj të konsumit në pikë të ditës nuk shihet njeri i gjallë. Udhëtarë të vetmuar, të maskuar në mënyrë aziatike, sillen si në xhirim të ngadalësuar rrotull blloqeve të banimit si aktorë mbi një skenë të zbrazët antike. Janë ashpërsuar frontet e rrugëve me sallonet e tyre të floktarisë, me zyrat e bardha si klinika, lakuriq nën shikimin prej rëntgeni. Dikush ose diçka e ka rrethuar qytetin, një armik, që mbetet i padukshëm. Flitet vetëm për të, nuk flitet për asgjë tjetër. Është shuar gjithë jeta civile përveç konferencës së përditshme për shtyp, radhëve të rralluara para ushqimores. Kaq shpejt ndryshon çdo gjë, shkruan një vajzë e vogël në ditar, dhe diçka mbi një ëndërr të ligë, e cila e gllabëron pranverën, mbi arrestin shtëpiak, i cili pritet të përfundojë së shpejti. Jo të gjithë do të takohen përsëri.
Nga gjermanishtja: Enver Robelli
Durs Grünbein u lind më 9 tetor 1962 në Dresden. Është poet, eseist dhe përkthyes. Jeton në Berlin dhe Romë. Pas rënes së Perdes së Hekurt udhëtoi nëpër Europë, në Azinë Juglindore dhe në Shtetet e Bashkuara. Për veprën e tij është nderuar me disa çmime, mes tjerash me: çmimin Peter Huchel, çmimin Georg Büchner, çmimin Friedrich Nietzsche dhe çmimin letrar të Berlinit. Librat e tij janë përkthyer në disa gjuhë.
Kur pandemia e murtajës (e njohur si Vdekja e Zezë), u përhap në Evropë gjatë viteve 1348- 1349, punëtorët në mbarë kontinentin zbuluan se për herë të parë në jetën e tyre se e kishin njëfare fuqie. Punëtorët e tekstilit në Shën Omer të Francës Veriore, kërkuan dhe iu pranua 3 herë rritja e njëpasnjëshme e pages, brenda 1 viti nga kalimi i sëmundjes vdekjeprurëse.
Shumë punëtorë përfituan paga më të larta, me më pak orë punë në ditë. Kur qeveria franceze tentoi t’i plotësojë këto kërkesa në vitin 1351, ajo lejoi sërish një ngritje të pagave me më shumë se 1/3 se niveli i tyre para murtajës.
Ndërkohë në vitin 1352, parlamenti anglez – që në vitin 1349 kishte miratuar një ligj që e kufizonte pagën jo më shumë se sa niveli para murtajës – po ndërmerrte veprime kundër punëdhënësve, që ndërkohë kishin 2-fishuar ose 3-fishuar pagat e punëtorëve.
Këto të dhëna vijnë nga një vepër mjeshtërore historike, që përshkruan mjerimet e Evropës në shekullin XIV e historianes Barbara Tuhman “Një pasqyrë e largët”. I botuar në vitin 1978, kur ajo mendoi se reflektonte mjerimet bashkëkohore të viteve 1970, ky libër është bërë sërish popullor, teksa studiuesit nga të gjitha disiplinat po shqyrtojnë historinë e pandemive të kaluara, për të kuptuar të ardhmen që na pret pas largimit të Covid-19.
Falë librave të tilla, ne zbulojmë se pandemitë, e kanë formuar civilizimin tonë. Madje ka edhe argument, që ato kanë ndikuar në ndryshimet pozitive që kanë ndodhur më pas. Vdekja e Zezë, që u shfaq kur Kisha Katolike ishte përfshirë në një konflikt të ashpër të brendshëm, ndryshoi qëndrimin e njerëzve ndaj fesë, duke i bërë evropianët më të gatshëm t’u nënshtroheshin autoriteteve.
Siç e thekson edhe Tuhman “Vdekja e Zezë”, mund të ketë qenë fillimi i panjohur i njeriut modern, dhe pararendëse të Rilindjes, Reformacionit dhe Iluminizmit që do të vinin shekujt pasardhës. Dhe një nga leksionet më të qarta të asaj kohe:rritja e fuqisë së krahut të punës, në kurriz të kapitalit.
Në më pak se 2 vjet, Vdekja e Zezë, e reduktoi me rreth 40 për qind popullsinë e Evropës. Natyrisht, ajo e forcoi pozitën e e punëtorëve që mbijetuan. Asnjë epidemi tjetër, nuk pati më vonë një ndikim aq të madh, dhe as kjo aktualja nuk do të ketë në të ardhmen.
Por një studim i publikuar së fundmi Rezerva Federale në SHBA, sugjeron se edhe pandemitë më pak të dëmshme kanë efekte të ngjashme. Studimi shqyrtoi një duzinë epidemish, nga Vdekja e Zezë deri tek gripi H1N1 i vitit 2009, që i mori jetën të paktën 100.000 njerëzve.
Në fund, numri i vdekjeve nga këto pandemi ishte shumë më i ulët, se vlerësimet aktuale për Covid-19. Akademikët përjashtuan nga kjo analizë Vdekjen e Zezë (deri tani më vdekjeprurësja) dhe Gripin spanjoll të 1918-ës, dhe zbuluan sërish të njëjtën panoramë. Në dekadat që pasojnë një pandemie, pagat reale në Evropë rriten ndjeshëm.
Këto të dhëna kanë lidhje edhe me atë që do të pritej pas një murtaje. Kështu pas Vdekjes së Zezë, çmimet e grurit u rritën, ndaj pagat më të larta shërbyen në fillim për të amortizuar inflacionin, dhe ato tregojnë se pandemitë rritin vendet e punës për thuajse 4 dekada.
Këto përfitime janë në kurriz të kapitalit; sipëmarrësit duhet të kënaqen me fitime më të ulëta nga ato që kishin parashikuar. Dhe një vëzhgim i thjesht i lajmeve ekonomike ditët e fundit, konfirmon që ne mund të shohim një përsëritje të këtyre modeleve. Në kushte emergjente, qeveritë në të gjithë Evropën po subvencionojnë pagat, dhe po i paguajnë punëtorët që nuk punojnë.
Ndërkohë punëtorët që u kërkohet të punojnë, ndërsa të tjerët po distancohen nga shoqëria, dhe që më parë ishin përgatitur të pranonin paga dhe kushte më të dobëta në punë, po bëhen shumë më kërkues. Për shembull punonjësit e Amazon, që ankoheshin prej kohësh për kushtet e punës në magazinat e kompanisë, dolën për të protestuar në rrugë, duke thënë se ishin detyruar të punonin në afërsi të njëri-tjetrit, edhe kur disa nga kolegët ishin prekur nga Covid-19.
Amazon, u kundërpërgjigj duke kryer 80.000 punësime të reja. Një tjetër gjetje alarmante e studimit, është se nuk mund të pritet ndonjë rimëkëmbje e madhe ekonomike. Pandemitë nuk janë si luftërat. Godinat dhe makinat nuk janë shkatërruar, ndaj nuk ka asgjë për të rindërtuar. Disa politikanë evropianë, përfshirë kryeministrin e Spanjës, janë duke kërkuar një “Plan të ri Marshall”, që do të ishte “mobilizimi më i madh i burimeve ekonomike dhe materiale në histori”.
Por do të ishte tepër optimiste, të bëhen krahasime me Planin e dikurshëm Marshall, programin e madh të investimeve, me të cilin SHBA mbështeti rindërtimin e Evropës Perëndimore pas Luftës së Dytë Botërore.
Kur studiuesit, shqyrtuan normat reale të interesit pas pandemive, dhe i krahasuan ato me ndikimin e luftërave, ata zbuluan se ato kishin efekte të kundërta. Norma natyrale e interesit, sipas përcaktimit të tyre, është “niveli i kthimeve reale në asete të sigurta, që ekuilibron ofertën e kursimeve dhe kërkesën për investime, teksa mban të qëndrueshme çmimet në një ekonomi”.
Një aktiviteti më i madh ekonomik, do të kërkojë norma më të larta interesi, gjithçka tjetër është e barabartë, ndërsa një aktiviteti i dobët ekonomik, do të sjellë me vete nivele më të ulëta interesi. Ndërkaq, një studim i jashtëzakonshëm i bërë publik nga Banka e Anglisë në fillim të këtij viti, llogariste normat reale të interesit që nga viti 1311, para Vdekjes së Zezë.
Përfundimet ishin mëse të qarta. Luftërat sjellin më vonë norma më të larta interesi real, të cilat nënkuptojnë një aktivitet më të madh ekonomik. Ndërkohë pandemitë shoqërohen me norma më të ulëta, duke nënkuptuar një veprimtari ekonomike më të ngadaltë.
Intuita thotë se nuk ka mungesë kapitali që duhet të zëvendësohet, siç do të kishte pas një lufte klasike. Ose ka me gjasë një prirje më të madhe për të kursyer, sesa për të investuar. Kur ekonomia pëson një goditje të madhe, shumë njerëz mendojnë se kanë nevojë të kursejnë më shumë, dhe të konsumojnë më pak, çka do të thotë një rritje ekonomike më e ngadaltë. Ndërkohë, ekzistojnë edhe dallime të rëndësishme psikologjike. Pas një lufte, fituesit kanë kënaqësinë e fitores, ndërsa humbësit angazhojnë shumë energji për rindërtimin e vendit dhe shpëtimin e nderit kombëtar. Këtë e tregon gjysma e dytë e shekullit XX-të, dhe rritja ekonomike e vendeve si Gjermania, Japonia dhe Koreja e Jugut.
Pas një pandemie, njerëzit kanë më shumë frikë nga Zoti, por asnjë lloj ndjenje triumfaliste. Madje shpesh të mbijetuarit ndjehen fajtorë. Në këto kushte, konsumi dhe modelet e investimeve mund të diktohen nga çrregullimi i stresit post-traumatik. Sikurse thotë analisti i investimeve Peter Etuoter:”Ne nuk shërohemi nga trauma; ne i përshtatemi asaj. Mësojmë të jetojmë me plagët e saj, dhe ecim përpara mes dhimbjes”.
Efektet specifike të koronavirusit, përfshijnë gjithashtu kërkesa më të mëdha ndaj qeverive. Shumë figura të së djathtës, po alarmohen se epoka pas koronavirusit, do të çojë në një rritje të madhe të joshjes ndaj lëvizjeve politike të majta dhe socialiste. Edhe më alarmante, është mundësia e kaosit dhe trazirave sociale.
Një tipar i zakonshme i pandemive, ka qenë përpjekja për të fajësuar të huajt. Masakrat ndaj hebrenjve gjatë Vdekjes së Zezë, i detyruan ata të zhvendoseshin në Evropën Lindore. Humbja e besimit tek autoriteti i Kishës ishte çorientues, ashtu si edhe përpjekjet e punëtorëve për të kërkuar të drejtat e tyre.
Dy shekuj pas murtajës, Evropa u zhyt në një sërë luftërash të panevojshme. Revolucionet nga fshatarët dhe artizanët ishin të zakonshme, dhe përfundonin gjithmonë duke u shtypur me gjak. Ashtu si paraardhësit e saj, edhe pandemia aktuale ka të ngjarë ta zhvendosë ekuilibrin në favor të punës dhe kundër kapitalit.
Pandemia aktuale, do të intensifikojë mosbesimin e qytetarëve tek qeveritë e tyre, ndërsa do të intensifikojë shtojë dëshirën që qeveritë të marrin një rol më aktiv në shoqëri dhe në treg. Ne do të jemi me fat, nëse këto konflikte do të zgjidhen në mënyrë paqësore. / “Bloomberg” – Bota.al /KultPlus.com
Venecia është një vepër arti e pashoqe. Qyteti është i ndërtuar mbi 118 ishuj të vegjel e duket sikur noton mbi ujrat e lagunës duke i dhënë formën e një peizazhit të paharruar, bukuria e të cilit ka frymëzuar Kanaleto, Guardi, Turner dhe piktorë të tjerë: Qyteti tregon vetveten që nga shikimi i parë. Gjithashtu, Laguna e Venecias përmbledh një ndër përqëndrimet më të mëdha të kryeveprave botërore; Nga katedralja e Torcelos deri te Bazilika e Sh. Marisë të Shëndetit, të gjithë shekujt e një Ere të Artë janë të përfaqësuar nga monumente të një bukurie të rrallë: Shën Marku, Pallati Dukal, Shën Zanipolo dhe Shkolla e Shën Markut, Shkolla e Shën Rrokut, Shën Gjergji i Madh e kështu me rradhë.
Ndikimi i venecias mbi zhvillimin e akitekturës dhe të arteve monumentale ka qënë shumë i madh. Në fillim ushtroi një ndikim mbi të gjithë tregjet dhe portet tregtare të Republikës (La Serenissima) të vendosura gjatë brigjeve të Dalmacisë, në Azinë e vogël dhe në Egjypt, në ishujt e detit Jon, në Eubea, në Peloponez, në Kretë dhe në Qipro, ku monumentet u ndërtuan duke u frymëzuar nga monumentet veneciane. Në të njëjtën epokë, në të cilën perandori i saj njohu humbjen e parë, Venecia themeloi një shkollë të ndryshme falë piktorëve të saj. Belini dhe Xhorxhione, dhe në vazhdim Ticiano, Tintoreto, Tiepolo e Veroneze ndryshuan shumë thellë kuptimin e hapësirës, të dritës dhe të ngjyrave duke i dhënë një ndryshim të madh historisë së pikturës dhe të artit dekorativ në Evropë.
Me veçantinë e një siti arkeologjik ende të gjallë, Venecia dëshmon vetë të kaluarën e saj. Qyteti, zotëri i deteve, është një urë në mes Lindjes dhe Perëndimit, në mes Islamizmit dhe Krishtërimit. Ai vazhdon të jetojë në qindra monumente dhe gjurmë të një epoke të kaluar.
Venecia ka një sëri të pa krahasueshme kompleksesh artiktektonike që përfaqësojnë epokën e lulëzimit të tij. Nga monumentet Solemn si ato të Piacës së Shën Markut dhe të Piacës së Bazilikës, Pallatin Dukal, Librerine Marciana, Museun Korrer, Prokuratiet e Vjetra deri në ato më me pak vlerë; vëndbanimet në rrugicat dhe në fushat e gjashtë lagjeve të tij (i sestieri), duke kaluar nga spitalet dhe insititucionet bamirëse dhe sigurimet shëndetsore që në shekullin e XIII-të kishin emrin e Shkollave. Arkitektura veneciane e mesjetës prezanton një tipologji të tërë ndërtesash, vlera e madhe e të cilave ecën me të njëjtin hap sikurse karakteri i jashtëzakonshëm i një ambjenti urban që i është përshtatur kërkesave të vendit.
Në detin Mesdhe laguna e Venecias përbën një shëmbull të një nguljeje gjysmë-liqenore e dobësuar gjatë ndryshimeve të pësuara. Në këtë ekosistem në të cilin cektinat – stome terrenesh deltinore që janë të zhytura periodikisht në ujë dhe që pastaj dalin në sipërfaqe- kanë rëndësi të njëjtë me ishujt, shtëpitë e bëra mbi trarë dhe fshatrat e peshkatarëve kërkojnë të jenë të mbrojtura në të njëjtën mënyrë sikurse pallatet dhe kishat.
Venecia simbolizon fitoren e njerëzimit kundër elementeve dhe epërsisë së njerëzve mbi natyrën armike. Qyteti është i lidhur në mënyrë direkte dhe konkrete me historinë botërore. “Mretëresha e Deteve”, heroikisht e vendosur në ishujt e vegjël, nuk limitoi horizontin e saj vetëm në lagunë ose në detin Adriatik, por në atë të Mesdheut. Ishte në fakt nga Venecia që Marko Polo (1254-1324) u nis për të zbuluar Kinën, Anam, Tonkino, Sumatra, Indinë dhe Persinë. Varri i tij në Shën Lorenco kujton rolin që kanë pasur tregëtaret venecianë në zbulimin e botës, mbas arabëve, por shumë përpara Portugezëve.
Mes Historisë dhe Natyrës
Pak larg nga qyteti historik hapet laguna e Venecias, një hapësirë e madhe dhe e qetë ujore, e rrethuar nga vende gjysmë të zhytura, ku zhurmat e qytetit i lënë vendin qetësisë. Janë qindra ishujt që ndodhen në lagunë: disa janë të mëdhenj të tjerë të vegjël, disa të banuar e disa më pak të banuar, disa të pabanuar; disa duken stabël, disa të tjerë janë në formim, disa të tjerë rrezikojnë të zhduken. Këtu gjejnë mikpritje zogj të ndryshëm si pulëbardhat, martin peshkatarë, skifterat, zhyterrat etj.. Këtu mbretërojnë barkat e peshkatarëve. Është pjesa e Venecias ku dominon natyra, por edhe vendi ku shenjat e historisë tregojne sa të largëta dhe antike janë origjinat e qytetit.
Lidi i Venecias është sot një lagje rezidenciale qytetare dhe stacion detar, një ndër më të famshmit dhe elegantet e Italisë. Shtrihet mbi një ishull në formë të gjatë, rreth 1.5 km larg Venecias. 500 m nga Lido gjindet ishulli i Shën Lazrit të Armenëve, e zënë nga një komunitet fetar armen që ka një tipografi poliglote, një biblotekë të pasur, një muze historik dhe një pinakotekë.
Murano ësht nga kohë të largëta ishulli industrial i prodhimit të xhamit. Një qendër e rëndësishme e lagunës, e shtrirë mbi 5 ishuj të vegjël, 1.2 km larg Venecias. Kanali i Xhamllareve është plot me barka trasporti të mbushura me materiale të para dhe kasa me sende me vlerë në xham, si dhe me barka plot me turistë.
Pallati Justinian, i vendosur mbi baza të panjohura, mban Muzeun e Arteve në Xhama. Këtu ruhet një koleksion me vlerë xhamash arkeologjik (egjyptian, aleksandrin, romak), venecian (XV-XVII shek.) dhe modern që i përket shek. XII të kishës së Shejtëve Maria e Donato, me vlerë për anajatën dhe mazaikët bizantin. Të kujtohen edhe Pallati da Mula e kisha e Shën Pietrit Martir, që ruan pikturat e Gjovani Belinit, Tintoretos e Veronezes.
Gjatë rrugës Venecia-Murano, takohet ishulli i Shën Mikelit që pret varrezat e Venecias. Elegante është kisha e Shën Mikelit, vepër e arkitektit (Mauro Codusi 1478). E pa ngatërrueshme për kambanaren e saj të shtrembër, Burano ndodhet në qendër të lagunës së veriut, 9 km nga Venecia. Është sot një qendër karakteristike e peshkimit, ndërtuar mbi 4 ishuj të vegjël të lagunës, e njohur për artin e merletos që nga shek.XVI. Struktura urbane e përbërë nga rrugë të ngushta, orjentohet drejt Piaca Galupit, ku duken kisha, bashkia, dhe shkolla e merletos.
Torcello, dikur qendra kryesore e estuarit, noton në lagunën me peshën e historisë dhe të mitit të saj, duke fshehur në arkitekturat madhështore gjurmët e origjinave antike. Sot është një fshat i vetëm sipër një ishulli në pjesën veriore të lagunës,10km nga Venecia.
Katedralja e Shën Marisë dëshmon mrekullinë antike: u rindërtua, bashkë me këmbanaren e madhe, në shek.XI mbi një ndërtesë të mëparshme të shek.VII. Brenda është me tre anajate; mund të admirohen kollona ma kapitele klasike e bizantine, dysheme në sharm dhe mozaikë me vlerë, piktura të katërqindës. Përballë Katedrales ndodhen Pallati i Arkivit dhe Pallati i Këshillit, ku ka qendrën Muzeu i Estuarios. E veçantë është shënjtja Foska, një kishë e vogël romake me bazë qëndrore, e rrethuar nga jashtë nga një portik.
Peizazhi Kulturor
Venecia, qytet i një aspekti karakteristik dhe të vetëm, lind në një arqipelag të përbërë nga 118 ishuj, të lidhur nga një rrjet prej 150 kanalesh dhe nga 500 ura. Kanalet përbëjnë arteriet kryesore të trafikut e përshkohen nga anije, barka, vaporre, motorrskafe dhe nga gondola, barka të gjata tipike të lagunës veneciane. Lëvisjes këmbësore i është rezervuar një labirint rrugësh të ngushta dhe të vështira, të quajtura me emra të ndryshëm (calle, ruga, fondamenta, salizzada, rio terrà, sottoportico, ramo..), që kapërcejnë mbi ura të lezetshme. Rrugët e ngushta hapen nga njëherë në të gjëra të quajtura campi o campitelli, që shpesh ruajnë në qendër parapetin e pusit. Pasuria e pafundme historike-artistike e kulturore e të kaluarës shprehet nëpërmjet pallateve, pallateve të vogla dhe kishave të arkitektures së mrekullueshme, përmes veprave me shumë vlerë të pikturës dhe skulpturës, përmes arkivave, muzeve, koleksioneve private, në biblotekat e rendësishme dhe në shumicën e instituteve, disa prej tyre të vlerës internacionale.
Duke patur parasysh figurimin e qytetit, nuk ka kënd në Venecia që nuk është plot karakter dhe me një identitet të fortë kulturor. E famshme dhe e vetmja në botë është e mahnitshmja Piaca e Shën Markut, një sallon i pafund mermeri, përgjithmonë qëndra e jetës veneciane. Me formë drejtëkëndëshi, është e rrethuar nga pallate dhe harqe të vazhdueshme. I bën si sfond e mrekullueshmja Bazilika e Shën Markut me këmbanaren e izoluar, prej nga ku mund të admirohet e gjelbërta e lagunës. Kulla e Sahatit, me dy statujat e Moreve, që i bien orëve, dhe Procuratie Vecchie, ndërtesa e gjatë që zë pjesën veriore. Në perëndim gjëndet Ala Napoleonica, e shtuar në vitin 1810; në jug Procuratie Nuove, e filluar në vitin 1584 nga Vincenco Scamozzi dhe e përfunduar në vitin 1640 nga Baldassarre Longhena.
Pak larg, përballë pellgut të Shën Markut, gjëndet Pallati Dukal, Banesa e Dogës: është simboli i fuqisë dhe i lulëzimit të Republikës antike.
Edhe Libreria Marciana, kryevepër e rilindjes e filluar nga Jacopo Sansovino në vitin 1536 dhe përfunduar nga Scamozzi në 1588, shtrihet mbi molin e Shën Markut. Një ndërtesë e gjatë, me portë të artë e mbizotëruar nga një kolazh jonik me ballkone, koronuar nga një stoli dhe nga një parmak i zbukuruar me statuja.. Afër bregut ngrihen dy kollona të shek. XII, me statuja antike të luanëve të Shën Markut dhe Shën Teodorit. Në lagunë, përballë piacës të Shën Markut, gjëndet Ishulli i Shën Gjergjit të Madh.
Duke lundruar mbi Kanalin e Madh, rruga më e madhe ujore e brëndshme e qytetit, mund të admirohen shumë ndërtesa, pallate, kisha dhe ura, një pasuri arkitekturore që shkon nga shek.XII deri në shek.XVII, një koncert i paharrueshëm ngjyrash dhe dritash. Nga të cilat kujtojmë, Pallatin Corner i quajtur edhe Ca’ Grande, arkitekturë e madhe e Sansovinos nga klasikja, Ura e Galeria e Akademisë, më e madhja mbledhje e pikturave venete, Ca’ Rezzonico, ndërtesë e fuqishme baroke e Longhenes dhe qendër e Muzeut të Shtatëqindës Veneciane, gotikja Ca’ Foscari me tetë harqe, Pallati Corner-Spinelli, kryevepër e Candusit, e mrekullueshmja Ca’ d’Oro, me magjiken veshjen prej mermeri dhe akoma Ca’ Pesaro, Pallati Vendramini Calergi, Il Fondaco dei Turchi dhe il Fondaco dei Tedeschi,etj…
E famshme dhe madhështore është Ura e Rialtos, e ndërtuar në vitin 1592 nga Antonio da Ponte: një hark i vetëm i koronuar nga një seri harqesh. Nga Piaca Shën Marko në Rialto drejtohen, me emra të ndryshëm, Merceriet, me tipiket dhe të gjalla rrugë qytetare. Gati në fundin e tyre, kisha e Shën Salvatorit ruan vepra me vlerë artit, nga të cilat, La Trasfigurazione e Tizianos dhe la Cena in Emmaus e Givanni Bellinit.
Shumë e pasur dhe me vlerë është pasuria e ruajtur në të gjitha kishat. Kujtojmë, nga të cilat, Il Trittico con Madonna e Santi të Giovanni Bellinit dhe la Pala dell’Assunta të Tizianos të ruajtura në Shën Maria Gloriosa dei Frari. Të bukura, për të përmendur disa, janë arkitekturat fetare: Shën Zanipolo(SS Gjoni dhe Pali), kisha e madhe gotike; Santa Maria della Salute, kryevepër baroke; Shën Sebastiani e famshme për pikturat eVeronezes, Santa Maria dei Miracoli e rilindjes; Il Redentore, kryevepra e Palladios e ndërtuar në ishullin e Gjudekes.
Ca’ FoscariCa’ Foscari, me fasadën e saj të bukur dhe të ekuilibruar, është një ndër shëmbujt më domëthënës të informacionit arkitektonik të familjeve të mëdha të realizuara në shek.XV mbi bregun e Kanalit të Madh. Bëhet fjalë për një ndërtesë të mrekullueshme gotike të vonshme të ndërtuar rreth gjysmës së Katërqindës për Francesko Foskarin, doga i Venecias nga viti 1423 deri në vitin 1457. Fasada prezanton dy lozha me tetë harqe, më i thjeshti në katin e parë dhe më i përbëri në katin e dytë. Në pjesën e sipërme hapen një seri dritaresh në qendër një kuadrifore.Në mes të katit të dytë dhe të tretë rrjedh një stoli në mermer. Në katin tokësor gjashtë dritare të thjeshta me hark të mprehtë janë të vendosura në krahët e portës. Aktualisht në pallat ka qendër Universiteti.
Shën Zanipolo e Shënjtit Xhovani dhe PaoloKisha e Shën Zanipolit, e ndërtuar nga fretrit domenikanë nga vitet 1246 dhe 1430, është një shembull i madh i arkitekturës gotike veneciane. Mbi fasadën madhështore në të thatë, e papërfunduar, hapet porta madhështore dhe harkmprehti mbi kollonat në mermer, vepër e Bartolomeo Bonit (1459-1461). Madhështore është absidi poligonal i treqindës, me dy rradhë dritaresh. Brendësia është e hapur dhe solomne; tri anijata të ndara nga pilastra cilindrike me pesë kapela absidale të hapura mbi transet. I bukur është kori gotik, me urdhërat e tij binjak që lejojnë hyrjen në absid të një drite shumë të fortë. Struktura e kishës së Shën Zanipolos është e njëjtë me atë të Frareve. Si kjo e fundit, Shën Zanipolo përmbledh monumente të dogve dhe personazheve të njohur të Venecias nga shek.XIV deri në shek.XVII: Me vlerë të madhe artistike janë varrezat e shumta. Për të përmëndur disa: monumentat e rilindjes të dogeve Pietro Mocenigo, Pietro Lombardo dhe Andrea Vendraminit, kryevepër e artit mortor të Tullio dhe Pietro Lombardit, e ato gotike të doges Marko Kornerit, me statuja të Nino Pisanos, dhe e doges Antonio Venier. Nga shumica e veprave të artit të ruajtura kujtohen : politiku i Shën Vincencit Ferrer të Gjovani Bellinit; Elmosha e Shën Antonios, pala e Lorenco Lotos; katër pëlhurat e Paolo Veronezes; Lavdia e Shën Domenikos e G. Batista Piacetes në tavanin e Kapelës së Shën Domenikos.
Pallati DukalRreth vitit 1340 u vendos ndërtimi i Pallatit Dukal, banesa e dogeve dhe qendër e gjykatës së Serenisimas, në zëvëndësim të një ndërtese me të vjetër të dëmtuar disa herë nga zjarre të ndryshme. Punët vazhduan në mënyrë të panderprerë deri në fund të 1463. Ndërtesë e parregullt, është e hapur në pjesën e poshtme të portikut. Harqet e sipërme janë në numër dopio në krahasim me ata të poshtëm, më të ngushta dhe vertikale, dhe të kapërcyera nga sy në formë rrethi. Pjesa e sipërme është e ndërtuar nga një sipërfaqe e madhe në të cilën gjënden dritare me forma harkut. I veçantë është parametri mermer që prezanton skica gjeometrike të bardha dhe rozë, gati duken se imitojnë një bazë orientale. Në fund të pallatit,bedenat përbëjnë një ornament tjetër kromatik. Ballkoni që shikon drejt Lagunës, ballkoni i vogël, është vepër e Pier Paolo delle Mesegnes (1404); tjetri drejt Piaces të Shën Markut vien nga porta e Letrës, vepër e Xhovani dhe Bartolomeo Bonit (1438), që të fut në oborrin e bukur. Vihet re edhe monumentalja Shkalla e Gjiganndëve të Antonio Rizos (1484-1501) dhe Shkalla e Artë, e filluar përpara vitit 1549 nga Sansovino dhe Scarpanino. Apartamenti dukal, me vlerë për tavanet e pasur dhe qymlekët e mëdhenj, ruan vepra të jashtëzakonshme që i përkasin artistëve si; Ticiano, Gjovani Belini, Karpaco, Tiepolo, Tintoreto dhe Veronese.
Kisha e Shën Domenikos
Qendra historike e UrbinosLind në pjesën e fundit të Piacës së Rilindjes, përballë obeliskut dhe qoshes së pallatit Dukal. Kisha, e porositur nga komuniteti domenikan, shugurohet në vitin 1365 por ndërtimi i saj, siç vihet re nga data e disa pikturave absidale, është e mëparshme. Balli është i ndërtuar me tulla dhe ka formën e një kesolleje dhe paraprihet nga një dopjo shkallë e realizuar mes viteve 1449 dhe 1454 nga fiorentini Maso di Bartolomeo. Dritarja e pasme në formë hene, është e Luka della Robbia (1451): grumbulli i deltinës në dritaren me xhama mbi sfondin bojëqielli, përfaqëson Zojën me Fëmijë dhe shenjtorët Domeniko, Tommaso D’Aquino, Alberto Magno dhe Pietro Martire. Bëhet fjalë për një kopje, origjinali është i ruajtur në pallatin Dukal. Kanë mbetur, stolia në dhe e pjekur dhe okuli i madh në qendër, i zbukuruar me stoli me motive nga bimësia. Pjesa e jashtme është ndryshuar nga hapja e dy dritareve. Interieri i tempullit, i cili është ripunuar në shekullin XVIII nga arkitekti Filippo Barigioni, ka humbur pjesën më të madhe të dekorimit. Mund të admirohen disa vepra të Vanni e të Concas. /Albert Vataj /KultPlus.com
Ti meriton një dashuri që të do të shprishur, me gjithçka dhe arsyet që të bëjnë të çohesh shpejt, me gjithçka dhe demonët që nuk do të të lënë të flesh.
Ti meriton një dashurinë që të bën të ndjehesh e sigurt, në gjendje të hash botën kur ajo ecën pranë teje, se ndjen që përqafimet tuja janë perfekte për lëkurën e saj.
Ti meriton një dashuri që dëshiron të kërcejë me ty, që e gjen parajsën sa herë që shikon në sytë e tu, që nuk mërziten kurrë, së lexuri shprehjet e tua.
Ti meriton një dashuri që të dëgjon kur ti këndon, që të mbështet kur ti bën qesharake, që respekton qenien tënde të lirë, që të shoqëron gjatë fluturimit tënd, që nuk ka frikë se mos bjerë, ti meriton një dashuri që t’i fshin gënjeshtrat që ti sjellë ëndrra, kafeja dhe poezia.
Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Yll Rugova, ka informuar publikun për aktivitetet kulturore që po zhvillohen pavarësisht rrethanat të krijuara nga COVID-19, shkruan KultPlus
“Sonte nga ora 20:00 do të keni mundësinë të dëgjoni “Simfoninë nr. 9” të Beethovenit që sjell mesazhin e paqes mes popujve dhe që vlerësohet si një nga veprat më të mira të kompozitorit gjerman”, ka shkruar ndër të tjera Rugova në Facebook.
Këtu keni statusin e plotë:
“KULTURA NUK NDALET
Krahas shfaqjeve të suksesshme online nga teatrot e Kosovës, shfaqjet online mund të ndjeken tashmë edhe nga Filharmonia e Kosovës, Baleti i Kosovës, Galeria Kombëtare dhe nga Qendra Kinematografike e Kosovës.
Shfaqjet e Baletit mund të ndjeken çdo të enjte nga ora 19:00, ato të Filharmonisë të enjten dhe të dielën prej orës 20:00, filmat e QKK një herë në javë në televizionet e Kosovës dhe në Gjirafa, kurse nga Galeria, pjesë të koleksionit të saj dhe vepra të ndryshme nga cikli “artistë në karantinë”.
Sonte nga ora 20:00 do të keni mundësinë të dëgjoni “Simfoninë nr. 9” të Beethovenit që sjell mesazhin e paqes mes popujve dhe që vlerësohet si një nga veprat më të mira të kompozitorit gjerman.
Gjithashtu sonte, në kuadër të programit online për muajin prill, në ora 20:00, nëpërmjet formatit livestream në Facebook, transmetohet komedia “Shërbëtori i dy zotërinjve”, prodhim i Teatrit të Prizrenit.
Në këto ditë karantine, kur virusi Covid-19 është përhapur anembanë botës, qëndrimi brenda shtëpisë është mundësi e mirë për t’u rikthyer te leximi. Dhe kalimi i kohës duke lexuar libra është gjithmonë zgjedhje e mirë.
KultPlus-i vazhdon me rekomandimet për të gjithë juve që jeni të interesuar t’i rrekeni leximit dhe ta shfrytëzoni këtë kohë për t’i zgjeruar njohuritë tuaja.
Duke lexuar “Vuajtjet e djaloshit Verter” ne dukemi sikur nxitemi për ta parë të dashurën e Verterit, Sharlotën si një grua pasive dhe të pafajshme. Butësia dhe sinqeriteti i saj na duken të pakritikueshme dhe veprimet e shumta që ajo kryen, ndihmojnë që në mendjen e lexuesve të krijohet një përshtypje e mirë për të. Kjo ndodh pasi tashmë dyqind vjet që lexuesit e Verterit kanë krijuar këtë përfytyrim për Sharlotën, sipas të cilit ajo nuk është ashtu siç duket, mbasi si pafajësia, si mosveprimi i saj në fatin tragjik të Verterit janë gjëra që nuk mund të pranohen pa dyshime.
Kjo ndodh pasi ka tashmë dyqind vjet që lexuesit e Verterit kanë krijuar këtë përfytyrim për Sharlotën, sipas të cilit ajo nuk është ashtu siç duket, mbasi si pafajësia, si mosveprimi i saj në fatin tragjik të Verterit janë gjëra që nuk mund të pranohen pa dyshime. Duhet patur parasysh, ndërkaq, që Gëte e ka paraqitur atë në bazë dy prirjesh: nga njëra anë, kemi idealizimin që i bën Verteri pamjes së saj, nga ana tjetër, kemi prirjen thuajse krejt të ndryshme të botuesit: njëra pamje zbulon pjesmarrjen e saj të ndërgjegjshme kur tundon Verterin, pamja tjetër ka të bëjë me veprimet e saj lidhur me fatin e Verterit. Këto pikëvështrime duhet vlerësuar të lidhura ngushtë me brendinë e romanit.
Si Verteri ashtu edhe botuesi, besojnë se këtu kemi të bëjmë më shumë me karakterin e Sharlotës sesa me ndonjë gjë tjetër. Rëndësi të veçantë kanë dy mënyrat me të cilat Sharlota zbulon veten: njëra ka të bëjë me fjalët e përzgjedhura me të cilat ajo i drejtohet Verterit, tjetra ka të bëjë me cytjet joshëse që ajo i bën Verterit. Tërë kjo dëshmon qartë se përfytyrimi i vjetër për Sharlotën, si mishërimi i pafajësisë dhe i pasivitetit, duhet rishikuar.
Një studim i thellë i veprimeve që ajo kryen dhe i motivimeve të këtyre veprimeve, tregon se karakteri i saj është shumë më i ndërlikuar nga ç’dukej më parë dhe aspak i shkëlqyer. Duke folur në mënyrë të përgjithshme, duhet pohuar se roli i Sharlotës në vetëvrasjen e Verterit ka tërhequr vëmendjen e kritikëve. Është mbajtur ky qëndrim, mbasi disa tipare të vetë Verterit apo dhe të shoqërisë në të cilën ai jetonte, kanë përgjegjësi të plotë në vazhdimin e dashurisë së tij të dëshpëruar për Sharlotën.
Vetë Sharlota ka qenë trajtuar nga kritika në tre vështrime themelore. E para, roli i saj në roman është trajtuar gati si i parëndësishëm për veprimet e Verterit… E dyta, ajo është parë thjesht si një soditëse e pafajshme e fatit tragjik të Verterit, si një grua që nuk ka vetëdijen e vetvetes… Më së fundi, ajo është parë si një dashuri aktuale e Gëtes në jetën e tij private dhe, duhet thënë, marrëdhëniet e tij kanë qenë të diskutueshme. Është shkruar shumë nëse Sharlota përfaqësonte Sharlota Bufin, një grua me të cilën Gëte pati për njëfarë kohe një dashuri jo të lumtur dhe jo të qetë. Ka shumë gjëra të ngjashme që mund të citohen nga shkrimet e Gëtes për Sharlota Bufin duke i krahasuar me deklaratat e Verterit për Sharlotën…
Përfytyrimi që ka Verteri për Sharlotën zbulon shpresën e tij të madhe për ta kthyer atë në një qenie të pafajshme. Prandaj, kur ajo hyn në roman, Verteri, nëpërmjet fjalëve dhe perceptimeve që ka, e përshkruan atë si një shëmbëlltyrë të virtytit. Ai e portretizon ashtu siç ajo i dukej në pamjen e jashtme, si një grua të përsosur përsa i përket pastërtisë shpirtërore, urtia e së cilës, vendosmëria dhe qetësia e brendshme, ujdisen mirë me jetën e saj aktive. Ai thotë me vete kur përgatitet për të shkuar në ballo: “Do të dëshiroja të kisha si partnere një vajzë zemërmirë, të hijshme e të sinqertë…”
Warric merret gjatë me këtë vepër. Për kritikën e letërsisë është normale që një vepër të shtjellohet duke u marrë vetëm me personazhet e saj. “Do doja të sillja këtu dhe një pikëpamje të katërt, në të cilën pohohet se interpretimi kritik i mëparshëm i rolit të Sharlotës si një mikeshë e pafajshme dhe e paqortueshme e Verterit nuk qëndron në këmbë po të kemi parasysh mjaft pjesë të tekstit mbasi në të vërtetë, ajo është përgjegjëse me nxitjet që i bën Verterit për ta shtuar vazhdimisht dashurinë e tij për atë”, thotë ajo.
Por ndryshe nga studimet e tjera mbi këtë vepër, kjo kritike kërkon të ndalet te momentet erotike që ngjallen mes dy personazheve. “Në letrat e Verterit ne shohim shpesh Sharlotën duke i dhënë shenja intime joshëse. Ajo bisedon me atë kokë me kokë, vë dorën e saj mbi dorën e tij, në vallëzim, lëviz aq e shtrënguar pas Verterit beson në pafajësinë dhe në shpirtin e saj të kulluar dhe e ka të pamundur të kuptojë se si ajo po e torturon. Ajo sillet vazhdimisht me Verterin në një mënyrë që na tregon sa edhe në përzgjedhjen e veprave që lexon dhe në diskutimet filozofike në të cilat merr pjesë. Është e qartë pra, se ajo që ne shohim të zhvillohet që në faqet e para të romanit, nuk është roli i Sharlotës si grua e virtytshme dhe e panjollë, por më shumë është paraqitja e nevojës së brendshme që ndien Verteri për të mohuar jetën dhe realitetin duke trilluar edhe vetë tiparet e njerëzve për të cilët interesohet në mënyrë kaq intime”.
Megjithatë, romani duket se është i mbështjellë nga iluzioni. “Fjalët nuk janë të vetmet mjete me të cilat Sharlota i shfaq atij dëshirat e saj epshore. Edhe prekjet në trup i flasin madje me një forcë ndjeshmërisë”, thotë Warris.
“Tragjedia e dashurisë së Verterit është shpërthimi tragjik i të gjitha pasioneve, të cilat zakonisht paraqiten në jetë të veçuara, të izoluara, abstrakte; kurse këtu, ato janë shkrirë në zjarrin e pasionit të dashurisë në një masë të vetme të përflakur dhe plot dritë”, shprehet Gyorgy Lukacs. /KultPlus.com
SOT NË PËRVJETORIN E NDARJES NGA JETA TË MBRETIT ZOG
Një mbret që shuhet në ekzil, i vetmi burrshtetas që plazmoi gjurmë në Historinë e Shqipërisë
Ai nuk ishte një lider i përsosur. Në qeverisjen e tij pati gabime që e akuzojnë rëndë. Mes të vërtetave dhe trillimeve dashakeqe, ai ka mundur të mbijetojë si një personalitet i rëndësishëm i Historisë së Shqipërisë. Fatkeqësisht ai ishte dhe mbeti i vetmi burrshteti që patëm fatin të kishim në punët e shtetbërjes.
Më 9 prill të vitit 1961, në spitalin Foch, Sorensen, Paris, vdiq në moshën 65-vjeçare mbreti Zog. Pas shumë vitesh përndjekje nga sëmundja dhe mërgimi, ai që kishte ndërtuar nga themelet shtetin shqiptar, me gjithë gabimet, fajet dhe keqkuptimet, ndaloi së rrugëtuari, së ëndërruari për t’u riktheyer në tokën ëmë, atje ku e akuzuan si ikanak, tradhtar, hajdut dhe të shitur.
Më shumë se të vërteta, e gjithë kjo errësirë që kërcënoi emrin dhe veprën e tij, ishte propoganda denigruese që dirigjoi regjimi diktatorial i Enver Hoxhës dhe jo vetëm. Ata endën me pasion e përkushtim këtë ogur të keq, deri në caqet e tjetërsimit të historisë dhe gjithçkaje që lidhet me të dhe vetë shqiptarët e asaj periudhe.
Kjo gjëmë ishte aq e egër dhe më kaq ligësi dhe helm, sa u promovua si një e keqe e dënueshme. Dhe manipulim që gatoi kuzhina komuniste, mbeti e tillë sa ti rezistonte kohës, aq sa edhe sot, me gjithë botimet dhe rishqyrtimit të kësaj figure, ai vijon të mbetet ai, ai që baltosën dhe masakruan mercenarët e kuq.
Si të gjithë personazhet e historisë, jo vetëm asaj shqiptare, edhe Ahmet Zogu u përpëlit në vorbullën e anatemës dhe fluturoi në qiejt e glorofikimit. Gjithsesi ai mbetet një figurë me rëndësi të pamohueshme për vënien e themeleve të shtetit shqiptar. Me të nisi një erë e re e historisë së një populli që lëngonte nën thundrën e makiavelizmave të kohës. Albert Vataj
Sporti kosovar po vazhdon të jetë i izoluar pas përhapjesë së pandemisë së koronavirusit.
Në këtë situatë, kur sporti po mungon, tifozëria e Kosovës, Dardanët, kanë vendosur të kujtojnë betejën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Dardanët kanë kujtuar 21 vjetorin e thyerjës së kufirit shqiptaro-shqiptar në Koshare.
“21 vjet nga thyerja e kufirit shqiptaro-shqiptar në Koshare. Lavdi e përjetshme Heronjve dhe Dëshmorëve të Betejës së Koshares! Lavdi të gjithë Heronjve dhe Dëshmorëve që u flijuan për lirinë e vendit tonë”.
Ministrja e Arsimit në Shqipëri Besa Shahini ka adresuar tri çështje nëpërmjet videomesazhit të radhës.
Ajo ka deklaruar se beson se ka një keqraportim të numrit të nxënësve pjesëmarrës në mësimin në kushte shtëpie, derisa ka folur edhe mbi vlerësimin që mësuesit po u bëjnë nxënësve gjatë kësaj periudhe dhe për Provimet Kombëtare.
Duke rinënvizuar fillimisht transmetimin e leksioneve në tri orare gjatë ditës tek RTSH, Shahini iu referua ndërkohë edhe disa statistikave të INSTAT të mbledhura ndër vite.
“98 për qind e familjeve shqiptare kanë televizor në shtëpi. Këtë e dimë nga statistikat që mblidhen nga INSTAT ndër vite. Pra, jemi të sigurt se një pjesë e madhe e nxënësve tanë po i shohin leksionet në RTSH dhe në këtë formë nuk po mbesin prapa me mësime. Kjo është forma e parë e mësimit”.
“Forma e dytë e punës ka të bëjë me komunikimin direkt mes mësuesve dhe nxënësve duke përdorur platforma të ndryshme online apo edhe rrjetet sociale. 97 për qind e të gjitha familjeve shqiptare kanë një telefon celular, kryesisht “smart” në shtëpi, dhe kjo është arsyeja pse po arrijnë që të jenë në komunikim të drejtpërdrejtë mësuesit dhe nxënësit në një masë shumë të madhe”.
Shahini ka deklaruar se numri i nxënësve të cilët nuk kanë pasur asnjë komunikim me mësuesit e tyre dhe për të cilët nuk dihet nëse i kanë përcjellë leksionet në RTSH është i vogël.
“Ky numër është i vogël dhe kemi listën emërore të këtyre nxënësve për secilën shkollë në mënyrë që kur të kthehemi në shkollë t’i kushtojmë vëmendje më të shtuar këtyre nxënësve dhe t’i ndihmojnë ta kapin hapin e nxënësve të tjerë të cilët kanë marrë mësim në kushte shtëpie”.
Ministria e Arsimit pati një përgjigje edhe për pyetjen e ngritur nga disa nxënës, mësues apo prindër se “si t’ia bëjmë me vlerësimin e nxënësve kur ata në kushte shtëpie i kryejnë detyrat e shtëpisë apo edhe testet që u dërgojnë dhe ata mund të kopjojnë edhe mund të sjellin detyra që ia ka bërë dikush tjetër”.
“E para, mësuesit i njohin shumë mirë nxënësit e tyre. Nëse sjellin përnjëherë një detyrë të zhvilluar shumë më mirë se sa ato që ka zhvilluar gjatë vitit në një lëndë të caktuar, atëherë mësuesi e di që ose e ka ndihmuar dikush, ose nxënësi e ka kopjuar nga libri dhe natyrisht nxënësi penalizohet. Pjesa e dytë, që besoj është më e rëndësishme se sa pjesa e parë, është se ky vlerësim që po bëhet përderisa mësimi po zhvillohet në kushte shtëpie është një vlerësim orientues. Pra, nuk është notë formale finale. Nota formale dhe finale vendoset kur të kthehemi në shkollë dhe nxënësi pyetet ose testohet prapë nga mësuesi për leksionet që janë zhvilluar në këtë kohë ose që janë zhvilluar më përpara”.
Në lidhje me provimet kombëtare, që është edhe vlerësimi final sidomos për ata që mbyllin shkollën e mesme, Shahini kërkoi nga maturantët që “të mos stresohen shumë dhe të mësojnë për aq sa është e mundur”.
“Të bëjnë ushtrime me librat që kemi botuar përmes QSHA ku ka pyetje të cilat kanë rënë në matura të viteve të kaluara dhe thjesht të përgatiten për një test të zakonshëm që do ta bëjnë kur të kthehen në shkollë – kur të përsërisim leksionet që kemi zhvilluar në pjesën e parë të vitit dhe kur të bëhemi gati për maturën shtetërore”.
“Nëse nuk arrijmë të përsërisim leksionet që kemi bërë kur kemi qëndruar në shtëpi ato leksione nuk do të reflektohen në maturën shtetërore. Pra, nuk do ketë pyetje në maturën shtetërore nga leksione që nuk janë zhvilluar në shkollë”, qartësoi ministrja duke u bërë thirrje edhe njëherë nxënësve se nuk ka aspak vend për stres dhe se duhet të qëndrojnë të angazhuar gjatë kësaj periudhe në mënyrë që të përgatiten ta mbyllin këtë vit shkollor sa më suksesshëm që është e mundur./ A2 CNN
SBASHK-u ka realizuar një video-konferencë me Internacionaen e Arsimit (EI) dhe përfaqësues të sindikatave anëtare.
Sindikata njofton se me sekretarin e përgjithshëm i EI-së, David Edvards, kanë folur për situatën e krijuar nga virusi COVID-19, si dhe i njëjti ka përgëzuar punëtorët e arsimit duke u shprehur se Internacionalja e Arsimit po përcjell me vëmendje situatën aktuale dhe qëndron në mbështetje të kolegëve kudo në botë, të cilët po angazhohen me tërë mundësitë për të realizuar sa më mirë procesin mësimor nga larg.
Përfaqësuesit e Sindikatës së Arsimit të Kosovës kanë prezantuar gjendjen aktuale në arsimin e shtetit tonë duke treguar edhe për angazhimet që janë duke u bërë në shërbim të realizimit sa më të mirë të procesit mësimor nga larg .
“SBASHK çdo ditë mban takime nga distanca me mësimdhënës e me psikologë nga e gjithë Kosova dhe për të bashkëbiseduar në përpjekjet e përbashkëta për suksese sa më të mëdha .Punëtorët e arsimit të Kosovës janë të përkushtuar në realizimin e mësimit nga larg dhe për këtë kanë edhe mbështetjen e SBASHK-ut dhe në shërbim të arritjeve sa më të mëdha organizojmë vazhdimisht takime nga larg me kolegët tanë duke u dhënë mbështetje dhe duke i përgëzuar për angazhimet e tyre”, kanë raportuar përfaqësuesit e SBASHK-ut në këtë takim.
Këtu gjithashtu përfaqësues nga shtetet e ndryshme kanë prezantuar angazhimet që po bëhen kudo në shtetet e botës për të realizuar mësimin nga larg, sfidë kjo, siç thanë ata, që po paraqet kudo vështirësi, por nuk mungojnë angazhimet e punëtorëve të arsimit.
Francis Bacon, lindi në Londër. Babai i tij, Nikolas Bekoni, kishte postin e rojës së vulave, një prej detyrave më të larta të mbretërisë nën Elizabetën I. Pas kryerjes së studimeve me rezultate të shkëlqyera në Kembrixh, Frensis Bekoni kaloi dv vjet në Paris si atashe në ambasadën e Anglisë. Me t’u kthyer në Londër, filloi karrierën e juristit. Avokat duke filluar nga viti 1579, ai hyri në Parlament në moshën njëzetetrevjeçare. Karriera e tij politike u zhvillua nën mbretërimin e Xhorxhit I: avokat i Kurorës më 1604, roje i vulave më 1617, Kancelar i Madh më 1618 dhe në të njëjtën kohë u bë baroni Verulam, pastaj vikonti i Shën Albanit më 1621.
Ndërkaq, po atë vit, u dënua për shkelje të detyrës dhe u burgos. I liruar në krye të disa ditëve, humbi të gjitha detyrat dhe titujt. I mërguar në pronën e tij, ua kushtoi vitet e fundit të jetës veprave të tij filozofike dhe kërkimeve në shkencat e natyrës. Frensis Bekoni vdiq më 9 prill 1626 në Highgate, pranë Londrës. Më 1597 u botuan dhjetë nga Sprovat e tij të famshme, që i plotësoi pesëmbëdhjetë vjet më vonë, duke paraqitur një botim të ri të ripunuar, i cili përmbante njëzet e nëntë sprova. Pak para vdekjes, i bëri rregullime të tjera kësaj përmbledhjeje, duke e shtuar edhe më shumë. Botimi i fundit doli më 1625 me titullin Sprova apo këshilla praktike dhe morale. Vepra e tij kryesore.. Restaurimi i madh i sundimit njerëzor mbi natyrën, ishte një enciklopedi e shkencave, që duhej të përbëhej nga gjashtë vëllime.
Bekoni përfundoi vetëm dv prej tyre: Për dinjitetin dke zhvillimin e shkeneave, të botuar në anglisht më 1605, pastaj në latinisht më 1623, dhe Organoni i ri 1620. Romani i tij utopik, Atlantida e re, filluar ndoshta rreth vitit 1621 dhe i përcaktuar për të qenë një aneks i Restaurimit të madh, mbeti i papërfunduar. Krahas veprës Utopia (1516) të Tomas Morit dhe Qyteti i diellit (1623) të Tomaso Kampanelës, Atlantida e re është një nga shkrimet utopike më të njohura të shekujve XVI dhe XVII. Ky roman, fillimisht i ngjizur si projekt për një shtet ideal, materializon bindjen e brendshme të Bekonit: shkenca e natyrës, e nxjerrë si përfundim logjik i eksperimentimit, është kusht i domosdoshëm për lumturinë e njerëzimit.”Njeriu… vepron dhe di në vartësi të asaj që vëzhgon nga rregulli i natyrës, materialisht apo shpirtërisht; ai nuk di dhe nuk dëshiron më shumë.” Të tilla janë fjalët e para tek Aforizma mbi interpretimin e natyrës dhe të sundimit të njeriut të Frensis Bekonit (Francis Bacon).
Kur njeriu do që “të veprojë” dhe t’ia arrijë qëllimit të diçkaje, duhet që në fillim të vërejë natyrën dhe këtë ta bëjë me arsye. Ai nuk mund të ndërmarrë asgjë kundër natyrës dhe arrin në sundimin e saj vetëm kur njeh ligjet e brendshme. Për këtë, ashtu si punon në përsosjen e veglave mekanike, duhet të fabrikojë një vegël intelektuale të zotërimit dhe duke e bashkuar vëzhgimin me arsyen rregullatore, domethënë duke vënë në rregull në mënyrë të mjaftueshme të dhënat empirike, njeriu do të mundet të nxjerrë si përfundim logjik ligje, sidomos po të kryejë eksperimentime të sakta, të afta për të pohuar apo përgënjeshtruar vëzhgimet e veta. Me t’u vendosur një ligj i këtij Iloji, udha e “përfundimit logjik” do të bëjë të mundur shumë zbatime të dobishme. Aforizmat janë një tërësi frazash të mprehta, që vendosen mbi themele të arsyeshme të një shkence të dobishme për njeriun, që çojnë te Novum Organum, pjesë e Instauratio magna (Restaurimi i madh), që Bekoni i ka dhënë fund. Organum- i i vjetër ishte fizika dhe metafizika e Aristotelit, që Novum-i duhet ta zëvendësojë në kuadër të një “përtëritjeje” të plotë të shkencës. Aristotelianët, siç shkruan Bekoni, punojnë si merimanga që thur një rrjetë të mrekullueshme shumëkëndëshe, por duke e nxjerrë nga vetë trupi i saj, pa lindur diçka me të vërtetë të re.
Empiristët e ngurtë nuk sjellin asgjë më tepër: ashtu si milingonat, ata grumbullojnë një pirg të madh materialesh, por nuk dinë t’i vënë në rregull. Shkencëtarët e së ardhmes do të sillen si bletët, që i shpërndajnë ushqimet nëpër qeliza të ndërtuara që më përpara dhe me imtësinë më të madhe. Edhe tani, arsyeton Bekoni, nuk dimë më shumë se shkencëtarët e Antikitetit, me mendimet e të cilëve bashkohet ende shumica e dijetarëve, kur ata nuk shpikën as shtypshkronjën, as barutin, as busullën. Në romanin e tij Nova Atlantis (Atlantida e re), Bekoni sjell mrekullitë e një qytetërimi tekniko-shkencor që do të vijë, një shtet ku qytetarët do të jetonin të lumtur dhe të kënaqur, falë zhvillimeve të nxitura nga industria dhe nga bujqësia e mbështetur te shkenca, së bashku me makinat me avull, makinat fluturuese dhe telefonin. Guximi me të cilin Bekoni fshin gjithë shkencën e mëparshme në epokën e tij, përputhet në fakt me atmosferën e përgjithshme të zgjimit në shkencë, teknikë, arte, letërsi dhe filozofi, që kishte përfshirë mbarë Europën në fund të Rilindjes dhe që gjeti në Anglinë e Elizabetës I – në Anglinë e Shekspirit – një truall veçanërisht të begatë. Kuptimi dhe synimet e mendimit shkencor kishin ndryshuar rrënjësisht që në fund të Mesjetës: nuk bëhej më fjalë për të themeluar dhe pohuar pozicionin e njeriut në kozmosin e krijuar nga Zoti, me qëllim që gjithçka të mbetej në rregull.
Brezi i ri i teoricienëve dhe prakticienëve kishin më shumë për detyrë të arrinin qëllimet që njerëzit i kishin fiksuar nëpërmjet shkencës dhe të përdornin mendimin shkencor si mjet për të arritur një jetë të lumtur. Nikola Makiaveli kishte qenë i pari që shprehu këtë racionalitet të ri praktik, por vetëm në fushën e mendimit politik. Dituria është pushtet, ajo e shton, sa më shumë që është e mundur, lumturinë tokësore. Pragmatizmi i një mendimi të tillë bën që çështjet e vjetra themelore të filozofisë të duken të kota, ashtu si konceptet e përgjithshme të realitetit dhe të jorealitetit: e vërteta dhe realja të çojnë te dobishmëria e shkencës. “The proof of the pudding is in the eating” – kjo e vërtetë proverbiale e pragmatizmit anglosakson flet vetë. Bekoni ishte rrënjësisht skeptik sa i takon asaj që shtirej si e vërtetë, por që nuk ndihmonte në zgjidhjen e çështjeve praktike; ai quante “idole” ato që sot i cilësojmë “gënjeshtra ideologjike”. Megjithatë Bekonit i duhej të hapte sytë mirë, që të mos ngacmonte Kishën dhe shtetin me idetë e tij të guximshme dhe novatore, që synonin lumturinë tokësore të individit: një teprim i risisë te mendimi mund të qe vdekësor. Në Itali, filozofi dhe shkencëtari Xhordano Bruno (1548-1600), u torturua mizorisht dhe u dogj i gjallë nga Inkuizicioni, sepse kishte arritur në një përfundim logjik nga zbulimi i Nikola Kopernikut – Toka nuk është qendra e sistemit diellor – se kishte, sigurisht, një pafundësi sistemesh të tjera diellore pa një pikë të fiksuar qendrore; një Univers i pafund, ku nuk kishte vend për një Zot krijues. Galileu, bashkëkohësi i madh i Bekonit, u arrestua nga Inkuizicioni i Papës sepse mbronte teorinë e Kopernikut dhe u shtrëngua të hiqte dorë nga tezat e tij. Mbrojtësi i madh i Bekonit, Robert Deverë, kont i Eseksit, një kohë favorit i mbretëreshës, u dënua dhe u ekzekutua po ashtu për herezi – këtë herë politike: ai u kishte dhënë shumë përparësi interesave vetjake. Me qëllim që të shpëtonte kokën dhe pozitën e tij në Oborr, Bekoni u shtrëngua të bashkëpunonte vetë në akuzën kundër mikut dhe mbrojtësit të tij.
Po ashtu ai e ruajti veten që të mos ngatërrohej në çështjet e Kishës apo të vinte në dyshim të vërtetën që zbulonte feja; veç të tjerash, ai hodhi poshtë teorinë e Kopernikut. Ai thoshte se adhurimi ishte edhe më i keq se mungesa e besimit. Në Oborrin e Xhorxhit I, Bekoni u ngrit në postin e Kancelarit të Madh dhe u emërua baroni Verulam. Por me gjithë urtësinë e tij politike, nuk mundi t’i pengonte armiqtë ta akuzonin – pa dyshim me ndonjë arsye – si njeri të shitur dhe si shpërdorues i besimit. Pas dënimit, u fal nga mbreti, por u detyrua të tërhiqej në tokat e tij, ku kaloi vitet e fundit të jetës duke vazhduar redaktimin e Sprovë e moralit dhe politikës, vepër tepër e lexuar. Ai vdiq më 1626, viktimë e pasionit të tij për shkencat natyrore: ftohja që pësoi gjatë eksperimenteve për ruajtjen e ushqimeve, qe fatale për të. Veprat kryesore: Novum organum scientiarum, (1620); De dignitate et augmentis scientiarum (1623); Essay, (1597 dhe 1625); Sylva sylvarum (posth. 1627); Advancement of Learning (1605); New Atmantis, (1624).
“Mosha e vjetër duket se është më e mira në katër gjëra: druri i vjetër është më i mirë për tu ndezur, Vena e vjetër është më e mira për t’u pirë, miqtë e vjetër janë më të mirët për të i’u besuar dhe autorët e vjetër më të mirët për tu lexuar.”
“Miqtë janë hajdutët e kohës.”
“E vërteta është shumë e vështirë për tu treguar. Ajo ndonjëherë ka nevojë për pak trillim për tu bërë e pranueshme.”Ndoshta ju pëlqen!
“Është e pamundur të dashurosh dhe të jesh i mençur në të njejtën kohë.” /KultPlus.com
Koncerti i kësaj të diele i tenorit të njohur Andrea Bocelli, do të jetë diçka që nuk harrohet shpejt.
I vetëm në Duomon madhështor të Milanos, i shoqëruar vetëm nga organo e mjeshtrit Emanuele Vianelli, 61 vjeçari italian do të performojë live disa nga ariet më të njohura të të gjitha kohërave, si “Ave Maria” e Shubert, “Sancta Maria”, si dhe këngë të tjera që padyshim do të kumbojnë në mënyrë të paprecedent dhe domethënëse në kishën e boshatisur nga masat shtrënguese ndaj pandemisë të koronavirusit.
Koncerti i Bocellit do të mund të ndiqet falas në kanalin e tij në Youtube, dhe dëshmon afërsinë e këngëtarit lirik që ka shitur më shumë se 90 milionë disqe në karrierë me vendin e tij, të goditur rëndë nga koronavirusi. / Klan Kosova / KultPlus.com
Ndoshta vetëm për disa ditë Mund të shtyhet afati i frikës Derisa të ngjallet optimizmi Në shpirtrat tanë Dhimbjet s’duhet të pëlcasin Kur i vjen radha lotëve Me ikë nga fytyrat e mërzitura Në këtë kohë pandemie Ndoshta vetëm për disa ditë Mund të shtyhet afati i frikës Derisa të zgjohet dashuria e vërtetë Në besimin e njerëzve Kur duart duan të çmallen me prekjen Mbi trupat e ndaluar Të çmallen edhe me gjysmën e përqafimit Sa herë botën e mbulon dhimbja Ndoshta vetëm për disa ditë Mund të shtyhet afati i frikës Me orën e saktë të durimit Frymë kush merr më së shumti Në të dy krahët e ëndrrave Kur hapen shtigjet e fatit Uji përdoret vetëm si ilaç i etjes Ndoshta vetëm për disa ditë Mund të shtyhet afati i frikës Aty ku do të zgjohet përgjithmonë buzëqeshja Në qiellin pa asnjë re të zezë
Në kulmin e krizës së shkaktuar nga pandemia e virusit covid19, Shkodra zgjodhi ta shpërfillë frikën dhe izolimin, duke mbledhur për dy ditë rresht 42 biznese turistike.
Të përzgjedhur në mesin e 60 sipërmarrjeve turistike dhe të agrobiznesit nga 5 bashkitë e Qarkut, bizneset sollën ide novatore për ta rigjeneruar sektorin e turizmit pas krizës aktuale që ka prekur thellë edhe operatorët turistikë në Shkodër. Anulimin e mijëra netëve fjetje në strukturat akomoduese e për rrjedhojë edhe të gjithë zinxhirin e shërbimeve mbështetëse të këtij sektori, sipërmarrësit e turizmit nga bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe, Pukë, Vau Dejës e Fushë-Arrëz, e madje edhe nga Tropoja e Tirana, mendojnë ta rikuperojnë me diversifikimin e ofertës së tyre turistike. Sipas sipërmarrësve, që nga resortet luksoze e deri te përpunuesit artizanalë të produkteve tradicionale, duhet shfrytëzuar nevoja e njerëzve për ta kapërcyer traumën e izolimit pasi të hiqen kufizimet e lëvizjes, dhe njëkohësisht edhe buxheti i limituar me të cilin ata do të dalin nga shtrëngimet financiare dhe ekonomike të krizës. Për këtë arsye, gjatë prezantimit të ideve të tyre përpara jurisë, sipërmarrësit e vlerësuan si të drejtë pritshmërinë e një rritjeje të lehtë të turizmit të brendshëm pas pandemisë, kryesisht drejt natyrës dhe zonave rurale.
Sipërmarrësit u përzgjodhën në bazë të një Thirrjeje për Aplikime që #GO2Innovation – Qendra e sapokrijuar e Inovacionit për turizmin dhe agrobiznesin në Qarkun Shkodër shpalli në fillim të muajit Mars. Një juri teknike zgjodhi 42 biznese për fazën e dytë, e cila përfshinte një prezantim të idesë së tyre inovative përpara jurisë, mirëpo shpallja e Gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore i dha një drejtim tjetër punës në të gjithë botën, duke e orientuar atë drejt punës në distancë. Prandaj, brenda një kohe rekord, pjesëtarë te ekipit të kësaj Qendre Inovacioni rikonceptuan gjithçka në kushtet e reja. Për këtë, ata shfrytëzuan Zoom, platformën që këto ditë e bëri themeluesin e saj Eric Yuan një ndër miliarderët e rinj të botës.
Në fillim u zgjodh juria, në përbërje të së cilës ishin ekspertë dhe sipërmarrës të suksesshëm: Pezana Rexha, Xaira Kastrati, Alda Dhamo, Shkëlzen Marku dhe Gojart Smaja. Më pas, ndonëse në kushte ndalimqarkullimi, duheshin kontaktuar me të gjitha mjetet dhe në mënyrë të përsëritur të gjithë sipërmarrësit e përzgjedhur, për t’ua shpjeguar modalitetet e intervistimit online, përmes video-thirrjeve në Zoom. Natyrisht që kjo është e lehtë për këdo që jeton në qendrat urbane, por gjysma e aplikimeve në #GO2Innovation vinin nga zonat e thella malore ku mungon rruga, sinjali telefonik apo energjia elektrike, e për këto e të tjera arsye, frekuentimi i teknikave dixhitale është më i kufizuar. Megjithatë intervistat me 5 grupet e sipërmarrësve u realizuan brenda afateve të parashikuara nga organizatorët. Sipërmarrës nga bjeshkët e Vermoshit, nga malet e Pukës, nga Thethi, nga Kryeziu i Fushë-Arrëzit, Tamara, por edhe nga fshatrat përreth Koplikut, Shkodrës e Pukës ndanë me jurinë dhe audiencën gjithnjë e në rritje, idetë e tyre të biznesit, që nga ngritja e një pularie apo ofrimi i xhirove me kuaj, e deri te shërbimi i ruajtjes së bagazheve të turistëve gjatë qëndrimit në Shqipëri. Idetë më të mira do të zgjidhen nga juria, ndërsa bizneset fituese do të përfitojnë një seri shërbimesh nga Qendra e parë e Inovacionit e dedikuar për turizmin dhe agrobiznesin në zonat rurale, ngritur me mbështetjen e Ambasadës Suedeze në Tiranë (SIDA).
Për dy ditë rresht, më 6 dhe 7 Prill, u mbajtën më shumë se 14 orë prezantime dhe intervista në seanca të ndara me grupet e biznesit të madh (6 sipërmarrës), të artizanatit (5 sipërmarrës), të agroturizmit (9 sipërmarrës), të start up-eve (12 sipërmarrës) dhe të turizmit (10 sipërmarrës). Përveç sipërmarrësve që mbrojtën idetë e tyre para jurisë, seancat u ndoqën edhe nga publiku i interesuar. Organizatorët shprehen të kënaqur nga ecuria e seancave. Madje zhvilluesja e këtij projekti, drejtorja ekzekutive e Organizatës GO2, Eltjana Shkreli thotë se gjatë këtyre ditëve pati debat të gjerë mes sipërmarrësve dhe anëtarëve të jurisë, sidomos në seancat e biznesit të madh, start up-eve dhe turizmit. Shumica e sipërmarrjeve të turizmit e jo vetëm, janë biznese familjare, prandaj pati kaq shumë pasion në diskutimet e tyre, thotë Shkreli, duke veçuar sidomos sipërmarrësit e rinj, që sipas saj, kanë nevojë për maturi vlerësim real sa të të potencialeve, aq edhe të rrezikut.
Sipas Shkrelit, është i admirueshëm fakti se shumica e sipërmarrjeve konkurruese në #GO2Innovation drejtohen nga vajza të reja dhe gra, të cilat synojnë të krijojnë ekonomi familjare per vete dhe punësim për gratë e zonave përreth, sepse ato synojnë të nxisin impakt të fortë jo vetëm ekonomik, por edhe social.
Edhe për sipërmarrësit, si dhe për anëtarët e jurisë, ekspertë të sipërmarrjes, të inovacionit, të marketingut dhe të sektorit bankar, dy ditët e seancave ishin një përvojë frymëzuese në këto ditë të pazakonta. Ata vlerësuan dëshirën e sipërmarrësve për gjetjen e alternativave për kapërcimin e situatës post-pandemike, si dhe lehtësimin e plagëve që ekonomia në përgjithësi, e sidomos sektori i turizmit do të marrë nga kriza botërore.
Organizata GO2 ka një kontribut të hershëm në sektorin e turizmit në Qarkun Shkodër, përmes krijimit të disa prej paketave më origjinale turistike e që shtrihen në të gjithë zonën, të promovimit të lëvizjes me biçikletë si një atraksion turistik, të organizimit të katër konferencave vjetore për turizmit në këtë qark, të hartimit të Kalendarit të parë të Festave në nivel kombëtar – “Veriu është Festë” etj. Megjithatë, ndër kontributet më të rëndësishme të këtij ekipi për sektorin e turizmit në Shkodër është padyshim konceptimi dhe realizimi i Qendrës së Vizitorëve në Parkun Kombëtar të Thethit.
Shkrimtarët e njohur, përveç perlave të tyre, kanë dhe ata botën e tyre të sjelljeve, ndonjëherë deviante, ndonjëherë interesante. Pa një lloj vesi dhe manie ata nuk mund të futen në botën e tyre, në atë frymëzimin që i bënë të mëdhenj përpara veprave të tyre.
Disa shkrimtarë, George Orwell, Marcel Proust, Mark Twain etj., shkruanin ndërsa rrinin shtrirë në shtrat. Metoda e të lexuarit në shtrat duke mbajtur librin sipër, për shumë arsye konsiderohet edhe si metodë joefektive dhe që ndikon keq në shëndetin e njeriut.
Përkundër kësaj, shumë shkrimtarë preferojnë të shkruajnë në shtrat dhe kjo është një mënyra më efektive.
Truman Capote e cilësoi veten si “shkrimtar horizontal” pasi e ndiente veten gjithmonë shkrimtar që mendonte se nuk mund të shkruante dot pa qenë në shtrat.
Ndryshe nga metoda e të shkruarit në shtrat, shumë shkrimtarë të tjerë si Ernest Hemingwy, Charles Dickens, Virhginia Woolf shkruanin në këmbë pa u ulur në ndonjë vend të caktuar. Kjo sipas tyre ishte mënyrë më e mirë, mbase vinte si pasojë me problemet që qëndrojnë pas ndejtjes për një kohë të gjatë ulur.
Dihet që shumë sëmundje të shtyllës kurrizore, të qafës apo të mesit lindin nga qëndrime për një kohë të gjatë të qëndrimit ulur dhe shkaktojnë probleme të mëdha me shëndetin edhe në të ardhmen. Mbase një nga arsyet pse këta shkrimtarë të njohur shkruanin në këmbë ka qenë kjo.
Një metodë efektive e mësimnxënies është dhe ajo me letra treguese, seleksionimit të tyre, të kombinimit të tyre me njëra-tjetrën gjatë nxënies. Gjithashtu shumë njerëz në ditarët e tyre kanë shumë letra treguese që orientojnë kontekste të ndryshme historike.
Vladimir Nabokov, i ka shkruar të gjithë librat e tij në letra të vogla treguese. Ai i mbante këto letra treguese në kuti të vogla edhe nën jastëk kur shkruante natën dhe kjo mbase e frymëzonte për ditët në vazhdim si dhe e orientonte në trillin e tij si shkrimtar.
Një nga shkrimtarët më të njohur francez, Alexandre Dumas, i shkroi romanet në metodë të ndryshme nga shkrimtarët e tjerë: nëpërmjet klasifikimit dhe kategorizimit të shkrimeve. Ai përdorte ngjyrat në llojet e shkrimeve, sipas llojit të gjinisë letrare, p.sh., në të verdhën ai shkruante poezinë, në rozën artikujt, në ngjyrën e kaltër ai kishte romanet.
Victor Hugo shkruante lakuriq. Duket si mendim idilik dhe shumë i pastër dhe i natyrshëm po aq sa dhe i ndaluar në subkoshiencën e njerëzve.
Shkrimtarët ndonjëherë kanë sjellje të habitshme po këto sjellje sjellin dhe vijnë si pasojë e gjenialitetit të tyre. Kështu, Hugo urdhëroi shërbyesin personal t’ia merrte të gjitha rrobat dhe të ikte nga shtëpia. Kështu që nuk do të ishte në gjendje të dilte nga shtëpia. I mbledhur në batanije, e dorëzoi librin “Katedralja e Parisit” në kohë, dhe ajo ishte një kryevepër e letërsisë.
Honore de Balzac, pinte rreth 50 filxhanë kafe në ditë. Të njëjtën metodë përdorte dhe Volteri, modeli i zgjuarsisë franceze në lëmin filozofik dhe një nga shkrimtarët filozofë më të mirë të Francës. Mendohet se kafeja e pirë në doza të shumta bën dëm për mëlçinë, por gjithashtu e mbante shkrimtarin të motivuar dhe e shtynte për të shkruar. /KultPlus.com
Sivjet nuk do të mbahet manifestimi i përvitshëm në Koshare më 9 prill, për nderë të thyrjes së kufirit shqiparo-shqiptarë.
Kështu ka bërë të ditur ish Ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha.
Kjo për shkak të situatës emergjente të krijuar si pasojë e koronavirusit, pandemi kjo që po merr jetë njerëzish.
“Kjo është situata më serioze që nga përfundimi i luftës, prandaj apeloj te ju që t’i respektoni masat nga institucionet përgjegjëse të shtetit tonë për parandalimin dhe luftimin e kësaj pandemie. Si rrjedhojë e kësaj situate, këtë vit nuk do të organizohen manifestimet “Ditët e Shqipes” në kujtim dhe nderim të Betejës së Koshares”.
“Heronjtë e Koshares këtë 9 prill do t’i nderojmë me respekt dhe pijetet nëpër shtëpite tona duke kujtuar heroizmin dhe sakrificën e tyre për lirinë e Kosovës. Ne, bashkëluftëtarët e tyre, do t’i kujtojmë ngjarjet e luftës dhe do t’ia urojmë njëri-tjetritfitoren nga shtëpitë tona”.
Ai theksoi se roli i Brigadës 138 “Agim Ramadani” dhe i Betejës së Koshares ka qenë dhe mbetet çdoherë unifikues.
Masat e izolimit, lëvizjes dhe masat tjera të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë rezultuar edhe me rënie të qarkullimit rrugor dhe të aktiviteteve tjera ekonomike.
Kjo ka ndikuar që të ketë edhe rënie të ndotjes së ajrit për disa parametra e sidomos me parametra që ndërlidhen me transportin rrugor.
Të dhënat e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK), që vijnë nga sistemi i monitorimit të cilësisë së ajrit që menaxhohet nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, tregojnë për ulje të përqendrimeve të disa ndotësve të ajrit, e në veçanti të përqendrimeve të dyoksidit të azotit (NO2) që kryesisht vije për shkak të zvogëlimit të trafikut dhe aktiviteteve të tjera të ngjashme.
Të dhënat e IHMK nga stacionet e monitorimit, flasin për ulje të ndotjes në shkallë deri në 50% në disa zona urbane krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Kështu për shembull nga këto matje është konstatuar se në Prishtinë në stacionin matës në IHMK përqendrimet mesatare të NO2 për muajin mars të këtij viti kanë qenë 18.3 µg/m3, krahasuar me 43.5 µg/m3 sa ishin në muajin mars të vitit kaluar. Ndërsa në stacionin matës tek ndërtesa Rilindja përqendrimet mesatare të NO2 për muajin mars të këtij viti kanë qenë 26 µg/m3, krahasuar me 47.8 µg/m3 sa ishin në muajin mars të vitit kaluar.
Ulje të niveleve të përqendrimit të NO2 janë regjistruar edhe në zonat tjera urbane të Kosovës. Kështu gjatë muajit mars të vitit 2020, nivelet mesatare të NO2 në Gjilan ishin 18.8 µg/m3, krahasuar me 35.2 µg/m3 të muajin mars të vitit kaluar, në Drenas 11.5 µg/m3 krahasuar me 16.7 µg/m3 të vitit të kaluar, në Han të Elezit 17 µg/m3, krahasuar me 61.3 µg/m3 nga marsi i vitit të kaluar dhe në Obiliq 22 µg/m3 krahasuar 24.2 µg/m3 me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Ulje të koncentrimit janë regjistruar edhe për parametrat tjerë sikurse është PM2.5 dhe PM10 përqendrimi i të cilit në ajër është i ndërlidhur po ashtu me aktivitetet e transportit.
Duhet konstatuar se në këtë analizë nuk janë marrë parasysh parametrat meteorologjik për dy muajt për të cilët janë analizuar rezultatet e matjeve.
Për me shumë informata ju lutem vizitoni ueb faqen e AMMK (www.ammk-rks.net) ku mundë të gjeni edhe raportin e plotë mujor të muajit mars për vitin 2020. / KultPlus.com
Nëse dhomat e shpirtit tim do vizitoje Çfarë pretendon se do shikoje? Cilin përbindësh mendon se fsheh? Po të zhgënjej, por nuk më njeh. Nuk ka nevojë për të trokitur Hyr, shih, kërko, mbet’ e habitur. Mure të zbrazët lyer pa ngjyra Fotografi, por pa fytyra. Diku e hedhur afër shtratit Është nje kuti e tersit, e fatit. E mbushur plot është me kujtime.
Brenda gjithë historia ime. Janë fjalët që kam thënë aty, gjithkush që njoha, përfshi ty. Gjithçka që bëra, e që vetëm i ëndërrova Vendet ku shkela, ku jetova. Janë zënkat tona dhe mëritë Janë puthjet netëve pa dritë. Veset e mia që aq urreve Mërgimi i ngadaltë i reve.
Dënimet që vuajta për ty Herët kur s’të pash në sy. Jetët që pa ty jetova Të tjera femra që dashurova. Janë dhe sekretet që s’të kam thënë E amanetet që të kam lënë.
Fëmijet që kurrë nuk më lindën Epshet që vrava se nuk mu bindën. Ka letra, që për ty i shkrova Në zarfet që kurrë s’ti dërgova. E nëse gjithcka përmbys do kthesh Sekretin më të madh do gjesh. E kam fshehur në fund fare Po s’e zbulove, s’ke pare gjë fare.
Nxirre mes duarsh në shtrëngim Atë më të shtrenjtin sendin tim. Balsamin që plagët shëronte kur kjo djall jete më kafshonte. Para fytyrës ngadalë afroje Dhe mbylli sytë, pastaj zbuloje. E kur ngadalë ta kesh zbuluar. Veç një pasqyrë do gjesh në duar. Do shohësh veten, reflektim Se ti , ishe thesari im! / KultPlus.com
Pas 76 ditësh në izolim, kanë filluar t’i rikthehen jetës së mëparshme banorët e Vuhanit, në provincën kineze Hubei, ku ishte shfaqur rasti i parë me COVID-19. Çiftet, që e kanë mbajtur të fortë lidhjen gjatë pandemisë, po planifikojnë tanimë dasmat, duke marrë parasysh, se autoritet kanë lejuar rihapjen.
Sipas të dhënave zyrtare, kërkesat për martesa janë rritur në 300 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar – dëshmi kjo, se të rinjtë kinezë duan të kurorëzojnë dashurinë, pas shumë ditëve në izolim dhe vetmi, sipas CNN, transmeton KultPlus.
Autoritetet në Vuhan, gjatë javës së kaluar kanë rihapur komunën, duke rikthyer në punë edhe stafin, duke nisur me punonjësit që merren me lëshimin e çertifikatave e deri te ata që kurorëzojnë çiftet e reja.
Por, nga ana tjetër, sipas specialistëve, pas një kohe të gjatë izolimi, pritet të ketë edhe rritje të përqindjes së rasteve të shkurorëzimeve, pasi janë raportuar kudo nëpër botë, raste dhune në familje, duke shtuar kështu edhe kërkesat për shkurorëzim. / KultPlus.com