Në kohën kur teknologjia e komunikimit është bërë shumë e rëndësishme për çdo veprimtari të organizuar shoqërore, edhe fjalorët elektronikë, qofshin ata një apo dygjuhësh, zënë vend të rëndësishëm në shkencën e leksikografisë.
Andaj, nisur nga ky fakt, versioni elektronik i Fjalorit Arabisht-Shqip, me autor Dr. Isa Memishi, do të jetë ndihmesë e madhe për gjithkënd që shpreh interesim për mësimin e gjuhës arabe, sidomos në këtë fillimshekulli, kur gati e gjithë literatura, qoftë ajo shkencore, letrare, publicistike është e digjitalizuar.
Deri më sot e vetmja mundësi për të zgjedhur ka qenë përzgjedhja e një fjalori klasik. Fjalorët seriozë dygjuhësh, zakonisht janë voluminozë dhe gjetja e fjalës së dëshiruar, karshi njohurive elementare të morfologjisë së gjuhës arabe, secilit përdorues i është dashur kohë e konsiderueshme për të arritur rezultatin e dëshiruar.
Në këtë moshë të teknologjisë kompjuterike, Fjalori elektronik Arabisht – Shqip, procesin e përdorimit të fjalorit do ta bëjë më të lehtë, më të shpejtë dhe më efektiv.
I vetmi resurs për të arritur te Fjalori elektronik Arabisht – Shqip, është që të keni qasje në internet. Qasja në fjalor arrihet duke klikuar në linkun https://arabisht-shqip.com/
Avantazhi i Fjalorit elektronik Arabisht – Shqip, është qasja e lehtë dhe e shpejtë si dhe përzgjedhja e fjalës së dëshiruar në trungun e foljes, e cila ju lejon të zgjidhni kuptimin më të përshtatshëm.
Fjalori elektronik Arabisht –Shqip tani nuk është një luks, është një domosdoshmëri në shoqërinë tonë, kur gjuha arabe është në mesin e gjashtë gjuhëve në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe në të gjitha institucionet tjera ndërkombëtare, është gjuhë e komunikimit të katërqind milionë arabëve, në dymbëdhjetë shtete, të ashtuquajtura shtete arabe, në dy kontinente, në Kontinentin e Afrikës dhe në Kontinentin e Azisë. / KultPlus.com
Që prej ditës së parë të publikimit të saj, “Rinascerò, Rinascerai” e këngëtarit italian Roby Facchinetti është kthyer shumë shpejt në një burim shprese, të dëshirës që shumë shpejt koronvirusi do t’i përkasë të shkuarës dhe jeta do të ‘rilindë’.
Një këngë që lindi nga artisti i njohur italian duke parë gjendjen në qytetin ku jeton, Bergamo, një nga zonat më të prekura nga koronavirusi në Itali.
Me nota frymëzuese për një të nesërme më të mirë, ““Rinascerò, Rinascerai” të bën të reflektosh. Të reflektojmë, që të mund të përpiqemi të krijojmë një botë më të mirë, ose të paktën të ndërtojmë një botë më të mirë për fëmijët dhe nipërit tanë, një botë më të drejtë, ku ne mund të marrim frymë më shumë dhe ku natyra do të ketë më shumë hapësirë, në mënyrë që të gjithë, të mund të rilindim. / KultPlus.com
Vaçe Zela ishte dhe mbeti emblemë e këngës shqiptare. Vokali i saj i jashtëzakonshëm, ai zë që i’u thurën legjenda, kujtesa dhe nostalgjia e gjeneratave e njohu si një mit.
Vaçe Zela mishëronte përfytyrimin më konkret të asaj çka ne kërkonim si në eter të përmbushte atë shpirt të etur për magjiken e këngës. Këndoi gjithçka, dhe kudo la vulën e një personaliteti të papërsëritshëm, që komunikoi me tërë arsenalin e mundshëm të ndjenjave, prej të cilave do të veçoja atë çka përbën thelbin e shpirtit të saj: dhimbjen njerëzore. Arritjet e saja udhëtuan me kohën për tu shndërruar në model frymëzimi dhe inspirimi. Zëri dhe repertori i pasur që la trashëgim vijojnë të mbeten gurë shndritës në xhërdanin e traditës shqiptare të këngës.
Vaçe Zela u lind në Lushnjë më 7 prill 1939 dhe vdiq në Bazel, Zvicër, më 6 shkurt 2014. Vaçe Zela ishte një nga këngëtaret ikonë e skenës shqiptare. Ajo e filloi karrierën e saj në moshë të re dhe në vitin 1962 ishte e para që fitoi Festivalin e Këngës. Me këngën Fëmija i parë, ajo dëshmoi se një idhull i muzikës po lindte atë mbrëmje të 26 dhjetorit të vitit 1962. Repertori i saj është shumë i pasur; numërohen me dhjetëra këngë popullore, të lehta, kantata, balada, etj. Ajo ka një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit, ku ka interpretuar shumë këngë si pjesë e muzikës së filmave. Fituese 12 herë e festivalit, Vaçja fitoi famë gjatë epokës komuniste dhe iu dha titulli Artist i Merituar në vitin 1973 dhe Artist i Popullit në vitin 1977. Vaçe Zela është larguar përfundimisht prej skenës në vitin 1992. Ajo ishte e martuar me Pjetër Rodiqin dhe së bashku ata kanë vajzën Irma. Që nga viti 2002 Zela ka jetuar me burrin e saj në Bazel të Zvicrës, për të marrë kujdes më të mirë shëndetësor. Vace Zela ne festivalin e Kenges ne Radio TelevizionAjo është e vetmja femër shqiptare e nderuar në të gjallë me Urdhrin “Nderi i Kombit” më 24 dhjetor 2002 nga presidenti Alfred Moisiu me motivacionin: “Për vlerat e rralla si Artiste e Shquar, me popullaritet të jashtëzakonshëm, për interpretimin mjeshtëror të këngës së muzikës së lehtë dhe asaj popullore, për pasurinë e vyer që krijoi në shkollën shqiptare të interpretimit muzikor”. Për nder të këngëtares, viti 2009 u shpall nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si “Viti Vaçe Zela”. Së fundi, edhe një rrugë në Tiranë mban emrin e saj. /AlbertVataj /KultPlus.com
Iniciativës së Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe Teatrit të Gjilanit për krijimin e një kalendari online të përbashkët për muajin prill, i janë bashkangjitur edhe Teatri “Hadi Shehu” – Gjakovë” , Teatri “Bekim Fehmiu” Prizren, Teatri “Adriana” – Ferizaj”, “Qendra Multimedia”, “Teatri Oda” dhe Teatri “Urban”.
Të gjitha shfaqjet fillojnë nga ora 20:00 dhe jepen online / livestream përmes linkut, që publikohet ditën kur është planifikuar shfaqja, në profilet zyrtare në Facebook të të gjitha teatrove përkatëse.
“Teatri ka ekzistuar para nesh dhe do të ekzistojë përjetësisht!”, thuhet në komunikatë. / KultPlus.com
“La Petit Gironde” ka botuar, të dielën e 10 prillit 1939, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me thirrjen e mbretit Zog drejtuar asokohe popullit shqiptar me qëllim mbrojtjen e atdheut nga Italia fashiste, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Thirrja e mbretit Zog për të marrë armët
Tiranë, 8 Prill. — Mbreti Zog iu drejtua, të premten, popullit shqiptar me thirrjen e mëposhtme:
“Qeveria italiane, me kërkesat e saj të reja, që nuk korrespondojnë me traktatet dhe marrëdhëniet miqësore që ne kemi mbajtur, dëshiron të minojë Pavarësinë dhe sovranitetin e mbretërisë shqiptare. Unë dhe qeveria mbretërore nuk do ta pranojmë kurrë këtë sulm, i cili tenton të zhdukë lirinë e arritur dhe të fituar me gjakun e këtij populli.
Në rast se Italia përdor forcën, unë ftoj të gjithë popullin shqiptar, në këtë moment të rrezikshëm, të bashkohet për mbrojtjen e atdheut dhe të pavarësisë së tij, dhe ta mbrojnë atë deri në pikën e fundit të gjakut.
Jam i bindur që populli shqiptar, i vogël në numër, por i madh në shpirt dhe guxim, në këtë moment do të jetë në gjendje të dëshmojë se ka në shpirtin e tij ndjenjat më të gjalla kombëtare, të trashëguara nga paraardhësit e tij.
Jam i bindur që një popull i bashkuar në këtë mënyrë do të përfitojë nga mbrojtja e Providencës.
I bëj thirrje të gjithë popullit tim që të dëshmojë guximin dhe dashurinë e tij ndaj atdheut, në mënyrë që ai të sigurojë, herët a vonë, në këtë territor, të drejtën e tij natyrore.
Përkujtojmë sot intelektualin, fratin françeskan, teologun, shkrimtarin, filozofin At Zef Pllumi.
At Zef Pllumi lindi më 7 prill 1924 në Malin e Rencit në Shëngjin të Lezhë . Studioi në disa fusha si në teologji, letërsi, filozofi dhe përvetësoi mjaft mirë gjuhët e huaja: italisht, frëngjisht, gjermanisht, latinisht dhe greqishte e vjetër.
Më 14.12.1946 u arrestua dhe dënohet me tre vjet burg,në moshën 22 vjeç. Nga viti 1949-1951 merret me numizmatikë në Muzeun e Shkodrës.Më vonë do të shërbej si meshtar i Dukagjinit për rreth 12 vjet. Në vitin 1967 arrestohet dhe për 23 vjet vuan dënimin në burgje dhe kampe të ndryshme si në Spaç, Reps, Ballsh, Skrofotinë të Vlorës, Zejmen-Shën Koll, Shën Vasil dhe Tiranë.
Në vitin 1990 u kthye në Tiranë si klerik ku përveç aktivitetit, përpiqet të kontribuojë në lëmin e kulturës dhe edukimit shqiptar aq të dëmtuar gjatë pesëdhjetë vjetëve.
Nga viti 1993 deri 1997 rinxjerr revistën “Hylli i Dritës”.
Ai shkruan dhe boton triologjinë “Rrno vetëm për me tregue”, vëllimet “Françeskanët e mëdhenj”,“Erazmo Balneo”, “Saga e Fëmijnisë”,“Frati i pashallarëve Bushatlli”.
Një ndër nismat e tij me vlerë të pamasë ishte dhe ribotimi i kolanës së plotë të veprave të etërve françeskanë, të zhdukura barbarisht nga qarkullimi përgjatë viteve të komunizmit, si edhe përpjekja për gjetjen e eshtrave të At Gjergj Fishtës.
Në vitin 2006, u dekorua me çmimin “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës.
Po në atë vit mori çmimin letrar “Penda e Artë” për trilogjinë e tij me kujtime “Rrno vetëm për me tregue” të akorduar nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë.
Vdiq më 25 shtator të vitit 2007 në, Romë, Itali dhe u varros më 30 shtator 2007 në Shkodër.
Shënim: Data e lindjes i mbeti 7 prill ngaqë pat një rivendosje prej gjykatës civile mbasi doli për herë të parë nga burgu dhe nuk morën parasysh as datën e lindjes që pasqyrohej në regjistra shkollor, e as atë të shënuar në burg (që ishte tjetër). Ka dokumente ku figuron datëlindja në muajin gusht. /KultPlus.com
James Drury ka vdekur në moshën 85-vjeçare, e lajmin e ka konfirmuar ndihmësi i tij.
Ai tha se James ka vdekur sot nga shkaqe natyrale.
Aktori i Holliwudit luajti në “The Virginian”, ku ishte i njohur për rolin e tij si Shiloh Ranch.
Gjatë karrierës së tij, James gjithashtu luajti së bashku me Elvis Presley në filmin e tij në 1956 “Love me tender” dhe me Pat Boone në “Bernardine” të vitit 1957. /KultPlus.com
Kur nana më fali bluzën blu, Mu duk që bota u ndal, e buzëqeshi veç për mu. E thurrun me fije ngjyrë të qielltë, Mi dha krahët. Mora e nxjerra një fije peri, T’ia tamanis trupit të njomë, N’te s’kish mbet kurgja pos plakjes, E prapë mu duk tojë, e zojë.
Kur nana më fali bluzën blu, E mora me e veshë, Gëzimi i njëjtë si ditën e parë të shkollës. Kur isha para shoqeve të klasës, Bluza blu Që mu duk se e ndali botën të buzëqesh veç për mu, S’ish gja tjetër veçse lesh fukarallëku, Në të cilin po gjalloja, E po e arrnoja, Po sikurse bluzën blu. / KultPlus.com
Popujt autoktonë në rajonin e Amazonës dhe Brazil janë në rrezik të zhduken nga koronavirusi, sipas ekspertëve të shëndetit.
Sëmundjet e frymëmarrjes – siç janë ato që zhvillohen nga viruset e gripit – janë bërë një shkak kryesor i vdekjes për popujt indigjenë.
Brazili ka raportuar mbi 6.000 raste me Covid-19 dhe 240 vdekje.
Infeksionet fillimisht u përqendruan në zonën industriale Sao Paulo. Sidoqoftë, virusi tani është përhapur në të gjithë vendin, përfshirë në territoret indigjenë në luginën e Amazonës. Rasti i parë midis popujve indigjen u regjistrua në shtetin e Amazona.
“Ekziston një rrezik i jashtëzakonshëm që virusi të përhapet në masë dhe të zhdukë popujt indigjenë,” tha Sofia Mendona, një studiuese në Universitetin Federale të Sao Paulo.
Duke iu përgjigjur pandemisë Covid-19, disa indigjenë planifikuan të ndaheshin në grupe të vogla dhe të kërkonin mbrojtje në pyll. Kjo është mënyra se si ata shmangën zhdukjen gjatë epidemisë së fundit.
“Ata do të mbledhin materiale të nevojshme për gjueti dhe peshkim dhe do të vendosen në kampe”, tha Mendona.
Shumë popuj indigjenë nuk kanë mjete për të zvogëluar rrezikun e transmetimit, siç është larja e duarve me sapun dhe ujë, ose përdorimi i sanitizuesve.
Ata gjithashtu shpesh jetojnë në afërsi të njëri-tjetrit dhe ndajnë enët dhe gota, që të dyja ndihmojnë në përhapjen e sëmundjeve infektive më shpejt.
Tani ata këshillohen që të ndalojnë ndarjen e pajisjeve dhe të praktikojnë praktikat tradicionale të izolimit.
Sipas agjencisë federale Funai, ekzistojnë 107 grupe indigjene të njohura në Amazonën braziliane, të cilat nuk kanë asnjë kontakt me botën e jashtme.
Sidoqoftë, prerësit e paligjshëm, gjahtarët dhe misionarët misionarë veprojnë në territoret e t yre dhe organizatat indigjene dhe OJQ-të thonë se ka pasur një rritje të mprehtë të sulmeve vitet e fundit.
Qeveria vazhdon të shkurtojë buxhetin, duke e bërë të vështirë për Funai të mbrojë popujt autoktonë.
Tani, ekzistojnë frika se beteja kundër koronavirusit do të zvogëlojë më tej burimet e saj për të mbrojtur pyllin dhe popujt indigjenë.
Megjithëse disa popuj indigjen janë dakord se duhet të shmangin udhëtimin në qytet për të zvogëluar rrezikun e infeksionit, shumë udhëheqës indigjenë thonë se anëtarët e fisit të tyre kërcënohen nga uria nëse nuk kanë qasje në tregje.
Ndryshe, popujt autoktonë përbëjnë 0.5% të popullsisë braziliane. Në vitet 1960, një shpërthim i fruthit midis anëtarëve të fisit Yanomami në afërsi të kufirit me Venezuelën shkaktoi vdekjen e shumë prej tyre. / KultPlus.com
Redaktorët e fotografisë në prestigjiozen “The Guardian” kanë zgjedhur disa prej fotove më të mira të ditës të shkrepura në vende të ndryshme të botës, mes tyre edhe një nga kryeqyteti shqiptar.
Bëhet fjalë për një foto të fiksuar nga fotoreporteri i Reuters, Florion Goga, mëngjesin e kësaj të hëne në kombinat, aty ku tregu u rihap me rregulla të reja nga Bashkia e Tiranës, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Në qendër të fotos, është kapur momenti kur moderatorja e emisionit “Ora e Tiranës”, Enxhi Nasufi, po kalonte tunelin e dezinfektimit, teksa po xhironte episodin e radhës.
“Blerësit dezinfektohen para se të hyjnë në një treg, në Tiranë, pasi autoritetet kanë marrë masa për të ndaluar përhapjen e koronavirusit”,- thuhet në përshkrimin e fotos.
Fotot e tjera tregojnë se si qytetarë nga mbarë bota po respektojnë masat e marra nga shtetet e tyre, e deri tek foto nga Kina, ku jeta duket se po i rikthehet normalitetit, pasi autoritetet shëndetësore aty kanë njoftuar se vendi e ka kaluar tashmë pikun e koronavirusit./tch/ KultPlus.com
Fjala “karantinë” vjen nga dialekti venedikas që në italisht nënkupton “quaranta giorni” e në shqip 40 ditë.
Ky emër iu vendos procesit të izolimit që iu bëhej anijeve dhe njerëzve para se të futeshin në Venedik gjatë periudhës së prekjes së botës nga murtaja apo “Vdekja e Zezë”.
Mes viteve 1348 dhe 1359, Vdekja e Zezë shfarosi 30 për qind të popullsisë së Europës dhe një përqindje të popullsisë së Azisë.
Një dokument i arkivave të Dubrovnikut në Kroaci (dikur ishte Raguza) që daton në vitin 1377 urdhëronte se para se të lejohej hyrja në qytet, të ardhurit e rinj duhej kalonin 30 ditë (a trentine) në një vend të izoluar, në ishujt aty pramë, për të parë nëse shfaqnin simptoma të sëmundjes.
Në vitin 1448 shteti venedikas e zgjati peridhën e pritjes (izolimit) në 40 ditë duke i dhënë kështu emrin karantinë ose quarantina. Ky afat rezultoi se ishte një formulë e mirë për të frenuar përhapjen e sëmundjes.
Rexhë Xhakli, veprimtar i shquar për çështjen shqiptare, ka vdekur dje në New York në moshën 81 vjeçare.
Rexhë Xhakli lindi në Fier, në një familje kosovare, më 1939. Shkollën fillore e kreu në Ferizaj, gjimnazin në Prishtinë, ndërsa në Zagreb studioi fakultetin teknik, por u detyrua të ndërpriste studimet për t’iu ikur përndjekjeve të pushtetit të Rankoviqit. Ai emigroi në SHBA, ku që nga ditët e para u angazhua në lëvizjen për Kosovën dhe vise të tjera shqiptare.
Si biznesmen i dalluar, Rexhë Xhakli njihet si një donator zemërgjerë për fondet e çështjes sonë kombëtare si dhe njëri ndër shqiptarët që krijoi lidhje me personalitete të rëndësishme amerikane në të mirë të Kosovës.
Kaq shumë kisha për të të thënë Po mbeta larg e larg mërguar Në këto ditë, e dashur Nënë, Më mirë ti më ke kuptuar.
Për ty dhuratën kam menduar Edhe punuar gjat’ e gjatë, Porse më mbet këtu, në duar. Ti mbylle sytë këtë natë.
Por ndjej se, duke e lexuar, Më zbutet dhimbje e kësaj zije. Mirësia jote e patreguar Më lidh me ty me mija fije. Edhe çdo natë e njëjta ëndërr
Në ëndërr ti më rri kaq larg Si më rreh zemra, ta dish! O Nënë, Nënë, vallë s’di Tek unë si të vish? E njëjta ëndërr net për net! Si më rreh zemra, ta dish! O Nënë, Nënë, përse nuk do Këtu, tek unë, të vish? Në fushat
Në qiell enden retë pafund, Në fushat fryjnë e fryjnë thëllime, Në fushat endet e endet gjithkund Fëmia i humbur i nënës sime. Në rrugë era fryn gjethet e thata, Në pemë zogu klith me vajtim, Atje, matanë malesh të larta, Ndodhet, diku, atdheu im. / KultPlus.com
Ministrja në detyrë e Arsimit, Hykmete Bajrami, ka thënë se projekti i mësimit ne distancë tashmë ka treguar rezultatet e para.
Ajo përmes një teksti të gjatë në Facebook ka falënderuar nxënësit, mësimdhënësit, prindërit dhe të gjithë të angazhuarit në projektin e mbajtjes së mësimit në distancë, transmeton Klan Kosova.
“Uroj që së shpejti t’i kthehemi normalitetit por gjithashtu besoj që mësimi në distancë nuk do të jetë vetëm për ditë të vështira si kjo, por besoj që ky projekt do jetë themeli i një projekti të madh të digjitalizimit në fushën e arsimit”, ka thënë Bajrami ndër të tjera.
“Nuk është i pasur ai që ka shumë, por është i pasur ai që jep shumë.”
“Nuk mund të bësh mirë ndaj botës, pa e lënë veten shpesh herë keq.”
“Vetëm ai që ka besim te vetja është i zoti të jetë besnik ndaj të tjerëve.”
“Egoistët janë të pazotë t’i dashurojnë të tjerët, por nuk janë të zotë ta duan as veten.”
“Aftësia për të qenë enigmatik është premisa e të gjitha krijimeve, qoftë në art apo shkencë.”
“Rreziku i së shkuarës ishte që njerëzit bëheshin skllevër. Rreziku i së ardhmes është që njerëzit mund të bëhen robotë.”
“Prirjet më të bukura dhe ato më të shëmtuarat e njeriut nuk janë pjesë e një natyre njerëzore të dhënë biologjike, por rezultat i procesit social që e krijon njeriun.”
“Marrëdhënia nënë-fëmijë është paradoksale dhe, në një mënyrë, tragjike. Ajo kërkon dashurinë më të thellë nga ana e nënës, e prapë kjo dashuri e vërtetë mund të ndihmojë që të largohet nga nëna dhe të bëhet plotësisht i pavarur.”
“Të vetmit të pasur të vërtetë janë ata që nuk duan të kenë më shumë.
“Njeriu i zakonshëm me pushtet të jashtëzakonshëm është rreziku kryesor për njerëzimin – jo i ligu dhe sadisti.”
“Qëllimi psikik të cilin një njeri mund ta përmbushë ndaj vetes nuk është për t’u ndjerë i sigurt, por që të jetë i aftë për ta toleruar pasigurinë.”
“Kërkimi i qartësisë bllokon kërkimin e kuptimit. Paqartësia është kushti i vërtetë që e ndalë njeriun të shpalosë fuqitë e tij.”
“Revolucionari i suksesshëm është një burrështetas, i pasuksesshmi një kriminel.”
“Nuk ka liri të vërtetë pa lirinë e dështimit.”
“Ne të gjithë ëndërrojmë; ne nuk i kuptojmë ëndrrat tona, e prapë veprojmë sikur asgjë e çuditshme nuk ndodh në mendjet tona të fjetura, të çuditshme të paktën në krahasim me gjërat logjike, të qëllimshme të mendjeve tona, kur ato janë zgjuar.”
“Ne jetojmë në një botë sendesh, dhe e vetmja lidhja jonë me to është të dimë si t’i manipulojmë apo konsumojmë ato.”
“Ajo që shumëkush në kulturën tonë kupton me të qenët i adhurueshëm është në thelb një përzierje midis të qenit popullor dhe të qenit tundues.”
“Pse duhet të ndihet shoqëria përgjegjëse vetëm për edukimin e fëmijëve dhe jo për edukimin e të gjithë të rriturve të të gjitha moshave?”
“Autoriteti nuk është një cilësi të cilën një person e “ka“, në kuptimin që ka për të prona apo tiparet fizike. Autoriteti ka të bëjë me një lidhje ndërpersonale në të cilën një person e shikon një tjetër nga lart si epror ndaj tij.”
“Si ëndrrat edhe mitet janë komunikime të rëndësishme nga vetja tek vetja. Nëse ne nuk e kuptojmë gjuhën në të cilën janë shkruar, atëherë humbim një rast të madh të asaj që dimë dhe ia tregojmë vetes në ato orë kur nuk jemi të zënë duke manipuluar botën përtej nesh.”
“Britma është një gropë e pafund që e dërmon njeriun në një përpjekje të pafund për të kënaqur nevojën pa e arritur kurrë kënaqësinë.”
“Nëse një njeri dashuron një njeri tjetër dhe është indiferent ndaj të gjithë të tjerëve, dashuria e tij nuk është dashuri por një lidhje e pashkëputëshme ose një egoizëm i stërmadh.”
“Nëse unë jam çfarë unë kam dhe nëse humb çfarë unë kam, atëherë kush jam unë?”
“Dashuria e papjekur thotë: Unë të dua ty sepse kam nevojë për ty. Dashuria e pjekur thotë: Unë kam nevojë për ty, sepse të dua ty.”
“Në dashuri ndodh paradoksi që dy qenie bëhen një dhe prapë mbeten dy.”
“Aq sa dashuria është një orientim që iu referohet të gjitha objekteve dhe është e papajtueshme me çdo kufizim tek një objekt, ashtu edhe arsyeja është një cilësi njerëzore e cila duhet ta përqafojë të gjithë botën me të cilën njeriu është ballafaquar.”
“Ashtu si prodhimi masiv modern kërkon standardizmin e komoditeteve, edhe procesi shoqëror kërkon standardizimin e njeriut, dhe ky standardizim është quajtur barazi.”
“Dashuria shpesh nuk është gjë tjetër veç një shkëmbim i favorshëm midis dy njerëzve, të cilët arrijnë më të shumtën e asaj që presin, duke i çmuar vlerat e tyre në tregun e personalitetit.”
“Dashuria është e vetmja përgjigje e shëndoshë dhe e kënaqshme ndaj problemit të ekzistencës njerëzore.”
“Dashuria është bashkimi me dikë apo me diçka, jashtë vetes, me kusht që të mbahet veçanësia dhe integriteti i secilit.”
“Njeriu gjithmonë vdes para se të ketë lindur plotësisht.”
“Njeriu është e vetmja kafshë për të cilin ekzistenca e tij është një problem të cilin ai duhet ta zgjidhë.”
“Dobësia biologjike e njeriut është kushti i kulturës njerëzore.”
“Qëllimi kryesor i njeriut në jetë është ta lindë vetveten, të bëhet ai që potencialisht është. Prodhimi më i rëndësishëm i përpjekjeve të tij është personaliteti i tij.”
“Krijuesit lindin përpara se të kenë vdekur.”
“Dashuria e nënës është paqe. Ajo nuk duhet rrëmbyer, ajo duhet merituar.”
Super ylli botëror nga Peja, Dua Lipa, ka kohë që këngët e saj të realizuara janë bërë hite gjithandej botës, shkruan KultPlus.com
“New Rules”, “Physical”, “IDGAF”, “Don’t Start Now”, janë disa nga hitet më të njohura të saj me të cilat ajo ka prirë në top-lista të ndryshme si dhe ka marrë çmime të ndryshme muzikore.
“Break my heart” është kënga e saj më e fundit e cila ka marrë me mijëra kilkime për një kohë të shkurtër.
KultPlus këtu ka sjellur tekstin dhe videon e kësaj kënge:
I’ve always been the one to say the first goodbye Had to love and lose a hundred million times Had to get it wrong to know just what I like Now I’m falling
You say my name like I have never heard before I’m indecisive, but this time I know for sure I hope I’m not the only one that feels it all Are you falling?
Centre of attention You know you can get whatever you want from me Whenever you want it, baby It’s you in my reflection I’m afraid of all the things it could do to me If I woulda known it, baby
I would’ve stayed at home ‘Cause I was doing better alone But when you said, “Hello” I knew that was the end of it all I should’ve stayed at home ‘Cause now there ain’t no letting you go Am I falling in love with the one that could break my heart?
Oh no, I was doing better alone But when you said, “Hello” I knew that was the end of it all I should’ve stayed at home ‘Cause now there ain’t no letting you go Am I falling in love with the one that could break my heart?
I wonder, when you go, if I stay on your mind Two can play that game, but you win me every time Everyone before you was a waste of time Yeah, you got me
Centre of attention You know you can get whatever you want from me Whenever you want it, baby It’s you in my reflection I’m afraid of all the things it could do to me If I woulda known it, baby
I would’ve stayed at home ‘Cause I was doing better alone But when you said, “Hello” I knew that was the end of it all I should’ve stayed at home ‘Cause now there ain’t no letting you go Am I falling in love with the one that could break my heart?
Oh no, I was doing better alone But when you said, “Hello” I knew that was the end of it all I should’ve stayed at home ‘Cause now there ain’t no letting you go Am I falling in love with the one that could break my heart?
Ooh, break my heart Ooh, break my heart Ooh Am I falling in love with the one that could break my heart?
I would’ve stayed at home ‘Cause I was doing better alone But when you said, “Hello” I knew that was the end of it all I should’ve stayed at home (I would’ve stayed at home ‘cause I) ‘Cause now there ain’t no letting you go Am I falling in love with the one that could break my heart?
Oh no (Oh no), I was doing better alone But when you said, “Hello” I knew that was the end of it all I should’ve stayed at home ‘Cause now there ain’t no letting you go Am I falling in love with the one that could break my heart?
Në këto ditë karantine, kur virusi Covid-19 është përhapur anembanë botës, qëndrimi brenda shtëpisë është mundësi e mirë për t’u rikthyer te leximi. Dhe kalimi i kohës duke lexuar libra është gjithmonë zgjedhje e mirë.
KultPlus-i vazhdon me rekomandimet për të gjithë juve që jeni të interesuar t’i rrekeni leximit dhe ta shfrytëzoni këtë kohë për t’i zgjeruar njohuritë tuaja. Rekomandimi për sonte është romani “I humburi” me autor Fatos Kongoli.
Romani hapet me përshkrimin e ikjes së mijëra shqiptarëve, në mars të vitit 1991, nga Shqipëria. Ikje jo aq nga rreziku i persekutimit policor, ngase regjimi totalitar ishte në shembje e sipër, sa nga vendi ku ishin shtresëzuar pasojat e sundimit të këtij regjimi. Ikje prej gjurmëve dhe shenjave që mund të rikujtonin tmerrin e sundimit totalitar kah një botë imagjinare e bollëkut dhe lumturisë.
Në këtë roman janë fare të rralla fjalët që do të sygjeronin drejtpërsëdrejti kontekstin politik apo natyrën e regjimit politik brenda të cilit çojnë jetën personazhet. Autori arrin të vërë në pah, me mjete letrare, atë që shquan botën e personazheve të tij. Njeri nga këto mjete ka të bëjë me figurat e ndryshme të kafshës dhe lidhjet e tyre me trajtat e vdekjes që shpalosen në këtë roman.
Romani ‘I humburi’ është një pasqyrë e qartë dhe tronditëse e shoqërisë autoritare, tiranike, e deri edhe jo-njerëzore në Shqipërinë komuniste. Më shumë se një tregim për një shoqëri të caktuar, ky rrëfim ilustron se si funksionon një shoqëri e cila ekzistencën e saj e bazon në frikë dhe bindje, një analizë e tillë vlen për të gjitha kohërat e për të gjitha shoqëritë. Pushteti dhe mekanizmat e tij janë të pranishëm në një formë apo tjetrën, herë më të drejtpërdrejtë, e herë i fshehur nëpërmjet mekanizmave mbrojtës.
Vepra në fjalë kumton rrezikun që i kanoset njeriut nga sisteme të tilla të bazuara në bindje dhe autoritet. Nëpërmjet personazheve autori përshkruan të gjithë mekanizmat e një shoqërie të tillë. Të gjithë personazhet së bashku ndërtojnë mozaikun e tmerrshëm. Secili është në vendin e tij apo saj. Autori me kujdes i zbërthen personazhet dhe na mundëson të njohim në thelb ekzistencën e shoqërive autoritare, të cilat në fjalorin e Karl Popperit mund të kishin edhe elemente tribale-fisnore.
Në shoqëri të tilla, të gjithë kanë vetëm një qëllim-pushtetin, por pushteti është i verbër. Për disa bëhet mjet për të fshehur neurozat dhe për disa bëhet kuptimi i ekzistencës. Ata më të dobëtit, ata që nuk kanë pushtet, shndërrohen në objekt për t’i kënaqur egot dhe për të mbytur ekzistencën e atyre që fshihen pas pushtetit. Të rrallë janë ata që mund t’i bëjnë ballë joshjes së pushtetit.
Pandemia që ka kapluar një pjesë të madhe të botës, ka inspiruar shumë artistë të cilët përmes artit të tyre kanë bërë thirrje për vetdijësim ndaj virusit. Ndër këta artistë, është edhe fotografja nga Ferizaji, Bardha Goga, e cila përmes një sesioni fotografish ka tentuar të hedhë dritë mbi atë se çfarë po ndodhë me botën, si ishte në fillim të kësaj pandemie dhe si vazhdoi të zhvillohej më tutje, duke e shfrytëzuar kështu artin e saj si një thirrje për vetdijësim mbi atë se çfarë po ndodhë me planetin tonë, shkruan KultPlus.
Në këtë projekt të realizuar tash së fundi, Bardha për KultPlus tregon se ka paraqitur përballjen e tokës karshi COVID-19, që tashmë është bërë një situatë alarmante.
Ajo përmes shkrepjeve të saj ka paraqitur një storie të shkurtër, ku tregohet rrugëtimi i këtij virusi.
Faza e parë e virusit që paraqet tokën symbyllur dhe virusin tek e vëzhgon dhe tenton të arrijë te toka, fazë kjo që paraqet edhe neglizhencën e njerëzve ndaj faktit se ky virus duhej marrur seriozisht.
Në fazën e dytë është paraqitur përsëri toka symbyllyr dhe virusi tashmë i kapur me tokën duke e puthur atë në ballë. ‘Kështu kam tentuar të paraqes momentin kur toka filloi të sëmuret, kryesisht kur virusi lëshoi sëmundjen në tokë’, tregon Goga për KultPlus.
Ndërkaq në fazën e tretë, që shënon edhe fotot e fundit të këtij sesioni, paraqitet toka syhapur dhe gojëmbyllur, duke kërkuar ndihmë. ‘Edhe pse tashmë i ka të hapur sytë është shumë vonë pasiqë maska në gojën e tokës tregon që është shumë vonë tashmë që virusi është shpërndarë me të madhe’, tregon tutje Bardha Goga për KultPlus.
Secila fotografi është një thirrje në vete, shpalos një frikë, një dëshirë për njohje e një shqetësim për të ardhmen, e të gjitha fotografitë si tërësi transmetojnë një mesazh të vetëm.
‘Kur njerëzit nuk kanë ndonjë rrezik që ju kanoset drejpërdrejt, ata e neglizhojnë atë. Në tokë ndodhin shumë luftra, tërmete, uri e sëmundje të ndryshme, mirëpo njerëzit janë symbyllur deri në momentin kur janë të prekur direkt nga ndonjë dukuri negative. Njerëzit i hapin sytë, por zakonisht me vonesë’, shprehet Goga për mesazhin që ka tentuar të përçojë. / KultPlus.com
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF përmes një letre iu është drejtuar Ministrit të Financave, Besnik Bislimi, duke kërkuar përfshirjen e disa kategorive si përfitues në kuadër të Pakos Emergjente Fiskale.
Konkretisht, KOMF kërkon që Skema për Përkrahjen Materiale të Familjeve të Fëmijëve me Aftësi të Përhershme të Kufizuara, Strehimi Familjar për Fëmijët pa Përkujdes Prindëror dhe stafi profesional i strehimoreve që punojnë 24 orë shërbim të jenë pjesë e Pakos Emergjente Fiskale për të siguruar mirëqenie sociale për të gjithë fëmijët, njofton Klan Kosova.
“KOMF konsideron që mirëqenia dhe shërbimet sociale duhet të jenë prioritet dhe një ndër shtyllat kryesore të qeverisjes. Prandaj, KOMF kërkon nga Ministri i Financave dhe Qeveria të sigurojnë përfshirjen e kategorive të mëposhtme në Pakon Emergjente Fiskale”.
Më poshtë mund ta lexoni letrën e plotë:
Skema për Përkrahje Materiale Familjeve të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara të Përhershme mbështet familjet që kanë fëmijë me aftësi të përhershme të kufizuara në vlerën mujore prej 100 Euro. Numri i fëmijëve që përfitojnë nga kjo skemë aktualisht në Kosovë është 2360 fëmijë. Shuma prej 100 Euro është e pamjaftueshme për mbulimin e nevojave themelore (produkte ushqimore, produkte higjienike, trajtim terapeutik, pajisje të nevojshme, materiale didaktike-mësimore, medikamente, etj.) për fëmijët me aftësi të kufizuara.
Familjet strehuese që ofrojnë strehim për fëmijët pa kujdes prindëror që janë farefis me fëmijën (strehimi tek të afërmit), marrin 75 Euro në muaj për shpenzimet mujore të fëmijës. Ndërsa familjet që strehojnë fëmijë pa kujdes prindëror e që nuk janë farefis i fëmijës (familjet strehuese alternative), marrin 250 Euro në muaj për shpenzimet mujore të fëmijës. Aktualisht, numri i fëmijëve pa kujdes prindëror në strehim familjar tek të afërmit është 497 fëmijë, përderisa numri i fëmijëve në strehim familjar alternativ është 54 fëmijë. Familjet strehuese alternative janë familje vullnetare të rekrutuara nga Qendrat për Punë Sociale për të ofruar strehim për fëmijët pa kujdes prindëror, ato nuk realizojnë asnjë përfitim social në emër të të qenit familje strehuese dhe në këtë mënyrë rrezikohet qëndrueshmëria e tyre.
Për arsyet e cekura më sipër si dhe për faktin që shpenzimet e familjeve janë rritur si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, kërkojmë që dy skemat e mësipërme të përfshihen në kuadër të pakos emergjente, duke paraparë një shtesë të caktuar në vlerë monetare për muajt në vijim.
Strehimoret apo qendrat rezidenciale që ofrojnë shërbime 24 orë për fëmijët pa përkujdesje prindërore, viktima të dhunës në familje, viktima të abuzimit dhe trafikimit gjatë gjithë kësaj periudhe kanë vazhduar të ofrojnë shërbime me kapacitet të plotë. Sikurse shumë pozita që janë vlerësuar dhe konsideruar me rrezik në këtë periudhë edhe këto pozita ofrojnë shërbime 24 orë, janë të hapura për rastet e reja në nevojë për akomodim, janë të ekspozuara drejtpërdrejt ndaj rrezikut të infektimit në vendin e tyre të punës. Kërkojmë që stafi profesional i strehimoreve që ofron shërbime direkte 24 orë (jo menaxhmenti dhe stafi administrativ) të jenë po ashtu përfitues në kuadër të pakos emergjente – konretisht në kuadër të Masës 6.
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve i cili përfaqëson 31 organizata jo qeveritare në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve vlerëson iniciativën e qeverisë për miratimin e Pakos Emergjente Fiskale në vlerë prej 179.6 milionë euro, duke e konsideruar atë si një hap shumë të qëlluar i cili pritet të zbusë dëmet ekonomike të ardhura si pasojë e pandemisë COVID-19. Në anën tjetër, KOMF shpreh shqetësimin e thellë për faktin që kategoritë e lartcekura janë jashtë kësaj pakoje prandaj KOMF kërkon vëmendjen e institucioneve, në mbështetje të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe fëmijëve pa përkujdes prindëror gjatë kohës së pandemisë COVID-19.
Një grua mund të ketë qenë frymëzimi i Sokratit, filozofit të Greqisë së Lashtë, për idetë e tij për të vërtetën, dashurinë, drejtësinë, kurajën dhe dijen.
Një libër i studiuesit britanik Armand D’Angour, profesor në Universitetin e Oksfordit, konkludon se një grua e zgjuar, e quajtur Aspasia e Miletusit, ka ndikuar idetë e një prej figurave themelore të filozofisë perëndimore. Në studimin me titull “Sokrati i dashuruar – formimi i një filozofi”, thuhet se, si djalë i ri në Athinën e shekullit të pestë para Krishtit, Sokrati u njoh me Aspasinë, idetë e të cilës mbi dashurinë dhe transhendecën e ndihmuan të formulonte disa aspekte të ideve të tij.
Nëse pranohen dëshmitë që mbështesin këtë tezë, historia e filozofisë mund të marrë një kthesë të rëndësishme: një grua, që historia nuk e ka njohur, duhet pranuar si themeli i traditës filozofike 2500-vjeçare të njerëzimit.
Një pikturë neoklasike e piktorit të shekullit XIX, Nikolas Monsiau, e shfaq Sokratin të ulur në një tavolinë me Aspasinë e veshur bukur dhe me shije. Ushtari i ri dhe i bukur Alcibiades e shikon. Piktura paraqet imazhin standard të Sokratit: i varfër dhe i shëmtuar.
Por, Sokrati, siç thuhet më vonë nga Platoni, ka mësuar nga elokuenca e Aspasisë, e cila për më shumë se një dekadë ishte partnerja e drejtuesit të Athinës së asaj kohe, Perikleu. Me shumë gjasa, një kurtizane e arsimuar, Aspasia shfaqet në pikturë duke numëruar me gishta pikat e një fjalimi. Shikimi i saj është përqendruar te aristokrati i ri Alcibiades, i cili mund të ketë qenë nipi i madh i saj.
Sokrati është i famshëm për shprehjen e tij: E vetmja gjë që di është se nuk di asgjë. Por, Platoni, në veprën e tij “Simpozium”, thotë se ai është shprehur se e mësoi “të vërtetën për dashurinë” nga një grua e zgjuar.
Kësaj gruaje i është dhënë emri “Diotima” dhe në veprën “Simpozium”, shpjegohet doktrina e saj.
Studiuesit e kanë hedhur poshtë pothuajse të gjithë Diotimën, duke e quajtur një fiksion. Në dialogje, ajo përshkruhet si një priftëreshë dhe mendohet në rastin më të mirë të ketë qenë një figurë alegorike, e cila e ka drejtuar një mendimtar si Sokrati të misteret e dashurisë.
Por, Platoni jep disa të dhëna të çuditshme për identitetin e Diotima-s, detaje të cilat deri më tani nuk janë sqaruar. Teza e ngritur nga Armand D’Angour e sheh Diotimën si një maskim i hollë, pas të cilit qëndron Aspasia.
Aspasia vinte nga një familje athinase, e lidhur me atë të Perikliut, e cila ishte vendosur në qytetin grek të Miletos dekada më parë. Kur emigroi në Athinë rreth vitit 450 para Krishtit, ajo ishte rreth moshës 20 vjeçare. Në atë kohë, edhe Sokrati ishte rreth 20 vjeç.
Disa vjet më vonë, Aspasia u lidh me Perikliun, i cili ishte atëherë një politikan kryesor në Athinë – dhe kishte dyfishin e moshës së saj. Por një nxënës i Aristotelit, Clearchus, shkruan se “para se Aspasia të bëhej shoqëruesja e Perikliut, ajo ishte me Sokratin”. Kjo përputhet me dëshmi të tjera sipas të cilave, Sokrati ishte pjesë e rrethit të Perikliut. Pa dyshim, ai do të njihej me Aspasinë në atë mjedis.
Duke qenë se ai ishte pjesë e kësaj elite të privilegjuar në rininë e tij, çfarë e nxiti Sokratin t’i shmangej materiales dhe të merrej me filozofi? Askush nuk e ka gjurmuar kurrë trajektoren e Sokratit në rininë e tij, sepse të dhënat biografike janë fragmentare dhe duket se nuk përbëjnë shumë interes për idetë e tij. Por, meqenëse Sokrati u bë i njohur në Athinë si filozof që në moshën 30-vjeçare, periudha më e hershme është ajo ku mund të kërkohen dëshmi të ndryshimit të drejtimit të tij, për t’u bërë mendimtari që njihet edhe sot. D’Angour argumenton se kjo kthesë lidhet direkt me njohjen e Sokratit me Aspasinë.
Aspasia ishte një nga gratë më të zgjuara dhe më me influencë në atë kohë. Partnere e Perikliut për rreth 15 vjet, ajo është përmendur dhe fyer nga dramaturgët komikë të kohës, që në atë kohë kishin të njëjtin rol si gazetarët e tabloideve sot. Pjesë e rrethit të mendimtarëve, artistëve dhe politikanëve të Perikliut, ajo përshkruhet nga Platoni, Ksenofoni dhe të tjerë si një instruktore e admiruar elokuence dhe këshilltare martesash.
Në dialogun e Platonit, “Menexenus”, ajo përshkruhet teksa i mësonte Sokratit si të mbante një fjalim në funeral – ashtu siç mendohet se kishte mësuar edhe Perikliun. Me fjalë të tjera, ajo njihej për aftësitë e saj në të folur dhe, si “Diotima”, në veçanti në fjalimet për dashurinë.
A mund të ketë ndodhur që Sokrati dhe Aspasia të kenë rënë në dashuri kur u takuan dhe të kenë biseduar për herë të parë në të njëzetat e tyre? Fakti që Platoni i jep Aspasisë autoritet të konsiderueshëm intelektual mbi Sokratin, ka alarmuar gjenerata të tëra dijetarësh, të cilët në masë të madhe e kanë hedhur poshtë këtë skenar.
Ndërkohë, ata kanë preferuar ta konsiderojnë Aspasinë një “drejtuese bordelli dhe prostitutë”, nëse sheh citimet e poetëve komikë të kohës. Në rastin më të mirë, studiuesit e kanë ngritur Aspasinë në nivelin e një hetaria, pra një kurtizane.
Nëse pranojmë dëshminë se Aspasia ishte, si “Diotima”, instruktorja autoritare e elokuencës dhe një eksperte për çështjet e dashurisë – në vend që të ishte një prostitutë e zakonshme apo edhe një kurtizane me influencë – kjo krijon një mundësi e habitshme. Nocionet që i atribuohen Diotimës te “Simpoziumi” janë thelbësore për filozofinë, si dhe për mënyrën e jetesës që promovonte Sokrati.
Doktrina e vënë në gojën e Diotimës mëson se aspekti fizik mund dhe duhet të lihet mënjanë në favor të idealeve më të larta; që edukimi i shpirtit, jo kënaqësia e trupit, është detyra kryesore e dashurisë; dhe se e veçanta duhet t’i nënshtrohet të përgjithshmes, e përkohshmja të përhershmes, dhe e përbotshmja idealit.
Këto ide mund të pranohen si tabani ku qëndrojnë rrënjët e traditës filozofike perëndimore. Nëse është kështu, identifikimi i figurës fiksionale Diotima si Aspasia e vërtetë, na çon në një konkluzion historik sensacional. Në retrospektivë, dështimi për t’u parë qartë figura e saj duhet t’u atribuohet paragjykimeve të ndërgjegjshme ose të pandërgjegjshme për statusin dhe kapacitetet intelektuale të femrës.
Pra, siç konkludon D’Angour, ndoshta ka ardhur koha për t’i dhënë Aspasisë së bukur, dinamike dhe të zgjuar, statusin që i takon si një nga themelueset e filozofisë evropiane./telegrafi
Studioja “Disney” do ta lansojë filmin e shumëpërfolur “Mulan” nëpër kinema, në korrik të këtij viti. Kështu ka bërë të ditur kompania, derisa e ka riorganizuar orarin e lansimit të filmave të ndikuar së fundmi nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit.
Ndër ndryshimet e tjera në datat e lansimeve, “Disney” ka bërë të ditur se e ka shtyrë lasimin e filmit të ri “Indiana Jones” për vitin 2022.
Kinematë anembanë botës janë mbyllur dhe prodhimi i filmave është pezulluar përkohësisht, në mënyrë që të luftohet përhapja e COVID-19, transmeton Koha.net
Studio e hollywoodit janë optimist që kinematë do të hapen deri kah fundi i muajit korrik. Prandaj “Disney” ka vendosur ta sjell në ekran ta madh filmin “Mulan” i cili do të nis së shfaquri nga 24 korriku. Edhe studioja “Paramount Pictures” ka vendosur që më 31 korrik ta lansojë filmin e ri të animuar “SpongeBob”, si dhe “Warner Bros” po planifikon të publikojë filmin e shumëpritur me buxhet të lartë, “Wonder Woman 1984”, më 14 gusht të këtij viti.
Në mesin e filmave të tjerë datat e lansimit të së cilëve janë konfirmuar tashmë janë: “Eternals” i cili vjen nëpër kinema më 12 shkurt të vitit 2021, “Shang-Chi and the Legend of the Ten Rings” i cili lansohet më 21 maj të vitit të ardhshëm, “Doctor Strange and the Multiverse of Madness” që vjen për gjithë shikuesit më 5 nëntor të 2021-ës, “Thor: Love and Thunder” lansohet më 18 shkurt të vitit 2022 dhe “Jungle Cruise”, filmi i ri i cili në rolet protagonist i sjellë aktorët, Dwayne Johnson dhe Emily Blunt, do të lansohet për publikun mbarëbotëror më 30 korrik të vitit 2021. / KultPlus.com
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka nënshkruar sot pesë memorandume bashkëpunimi.
Këto memorandume bashkëpunimi u nënshkruan me Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK), Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), Federatën e Volejbollit të Kosovës (FVK), dhe Federatën e Hendbollit të Kosovës (FHK).
Memorandumet në emër të MKRS-së janë nënshkruar nga ministrja Dumoshi, ndërkaq në emër të KOK-ut, ka vënë firmën kryetari Besim Hasani, duke siguruar kështu 3 mujorshin e parë të këstit.
Nga FFK-ja memorandumin e ka nënshkruar kryetari i Federatës, Agim Ademi. Poashtu kjo federatë u mbështet me vlerë financiare për realizimin e objektivave për vitin 2020.
Ndërsa, kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, ka nënshkruar memorandumin për përkrahje financiare.
Në emër të Federatës, së Volejbollit të Kosovës, ka nënshkruar kryetari i Federatës, Abedin Ibrahimi. Ndërkaq, për FHK-në, ka nënshkruar kryetari Eugen Saraçini.
Këto Federata të cilat nënshkruan memorandumet e bashkëpunimit, nga nesër në xhirollogaritë e tyre do të kaloj kësti për tre muajt e ardhshëm në mënyrë që t’ju gjinden pranë sportistëve në këtë kohë të vështirë pandemie.
Ministrja Vlora Dumoshi, me këtë rast tha se përkrahja e MKRS-së për Komitetin Olimpik dhe katër federatat ju mundëson atyre të kenë planifikim më të mirë të aktiviteteve dhe të realizojnë programin e tyre në mënyrë më të suksesshme.
“Memorandumet që nënshkruam sot me KOK-un, FFK-në, FBK-në, FVK, dhe FHK-në, përcaktojnë nivelin e përkrahjes për këto organizata sportive. Kjo përkrahje bëhet në bazë të meritave të cilat janë përcaktuar me rregullore. Vetë mekanizmat që e organizojnë dhe zhvillojnë fushën e sportit në vendin tonë e kanë përcaktuar, dhe poashtu në MKRS në këtë kohë pandemie do vazhdojmë të jemi sa më afër sportistëve tanë”, u shpreh ndër të tjera ministrja Dumoshi.
Ajo tha se do të angazhohet që edhe në vazhdimësi ta mbështesë sportin në vend në mënyrë që t’ju krijohen lehtësira sportistëve dhe trajnerëve që t’i realizojnë qëllimet dhe të arrijnë suksese nëpër gara vendore dhe ndërkombëtare.
Ndërkaq, përfaqësuesit e organizatave të cilat nënshkruan memorandumet u shprehën të lumtur për nënshkrimin e këtyre memorandumeve duke falënderuar ministren për mbështetje në këtë kohë pandemie dhe premtuan që do vazhdojnë të punojnë fuqishëm që të sjellin në vend çmim dhe medalje të ndryshme. / KultPlus.com