Lamtumirë, Ilirianë

Poezi nga Ali Podrimja

I kam mbyllë syt si i vdekuni.
Nëpër livadhin tim të gjelbërt
S’po mundem me e pa largimin tand.

Heshtni! Nji minutë, ju lutem,
Për vdekjen time të vogël.
Heshtni, zogjt e mij të bardhë.

Tanë bota sharrue ka në mue.
Ti ku je? Në cilin saraj je strehue?
Jasht meje, qebesa, asgja s’ka shpëtue.

Shelgjet vajtuese të pikllimit
Po rriten drejt qiellit –
Sa e zjarrtë paska qenë dashunija.

Medet, sa vështirë qenka
Me ta thanë at fjalë të mbrame
– Dashunija ime e madhe.

UNICEF: Vetëm 45 përqind e të rinjve kosovarë mbajnë maskë rregullisht

Zyra e UNICEF-it në Kosovë ka realizuar një sondazh të ri me të rinjtë në Kosovë, përmes U-Report, në të cilin thuhet se 86% e të rinjve kosovarë që morën pjesë në sondazhin besojnë se duke mbajtur maskën ata e mbrojnë veten dhe të tjerët, por vetëm 45% thonë se mbajnë maskë rregullisht në publik.

Të rinjtë u pyestën për qëndrimet e tyre rreth virusit COVID – 19. 1618 të rinj ju përgjigjen sondazhit dhe shprehën qëndrimet për masat parandaluese COVID-19 dhe bën të ditura masat që po marrin ata vetë, si dhe ato të miqve dhe shoqërisë së tyre të gjerë për t’u mbrojtur nga virusi.

Kosova, ngjashëm sikurse rajoni, kohëve të fundit ka shfaqur një rritje të rasteve të të infektuarve me COVID-19, pas lehtësimit të kufizimeve dhe përfundimit të izolimit.

Më 9 korrik 2020 u lansua një sondazh përmes U – Report për të identifikuar shqetësimet e të rinjve lidhur me situatën.

Rezultate kryesore nga sondazhi janë si në vijim:

Sipas përgjigjeve që kanë dhënë të rinjtë, shumica po marrin masa për të mbrojtur veten dhe të dashurit e tyre, por të rinjtë mendojnë se është e rëndësishme që të gjithë të fillojnë t’i marrin ato masa për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
– 86% e pjesëmarrësve në anketë besojnë se duke mbajtur maskën ata e mbrojnë veten, të tjerët, ose të dy palët, por vetëm 45% thanë se mbajnë maskë rregullisht në publik
Disatë rinjë janë skeptikë për faktet rreth virusit dhe masat paraprake të nevojshme.
– – 2% epjesëmarrësve në anketë mendojnë se mbajtja e maskës ka një efekt negativ.
– – 10% e pjesëmarrësve në anketë mendojnë se virusi nuk është i rrezikshëm apo nuk ekziston.
– – 5% deklaruan se nuk kanë ndërmarrë ndonjë masë mbrojtëse kundër COVID-19 në 2 javët e fundit.
– – 7% e pjesëmarrësve në anketë deklaruan se do të vazhdonin të takonin një shok/shoqe të infektuar me COVID-19, pa ndonjë masë mbrojtëse (maskë, dorëza, distancë) – të gjithë prej tyre meshkuj.
– – 26% i konsiderojnë shqetësimet e njerëzve për COVID-19 si të ekzagjeruara.
Shumica e U-Raportuesve thonë se janë më të kujdesshëm mbi masat e parandalimit sesa miqtë e tyre?

Megjithëse 45% e U-Raportuesve thanë se mbajnë maskë kur janë në publik, ata deklarojnë se e njëjta gjë nuk ndodh kur pyeten për miqtë e tyre, me c’rast shifrat bien në vetëm 16% të miqve të tyre që mbajnë maskë.

Ndryshe, U-Report është një platformë që përdoret nga të rinjtë për të shprehur mendimet e tyre për çështje kritike në komunitetet e tyre.

Regjistrimi në këtë platformë është i mundshëm përmes aplikacionit Viber ose Facebook, përmes këtij linku: https://linktr.ee/u_report , ose duke skanuuar kodet QR në grafikun e informacioneve.

Kastrati: Një popull që vetes i drejtohet në shumës, ndërsa bashkëbiseduesit në njëjës, ka mungesë elementare të dijes dhe arsimimit

Bujar Meholli

Artistët shqiptarë që vitet e fundit kanë ndjekur dinamikat e jetës kulturore shqiptare janë vënë para një paradoksi, në të cilin po u përpoqe të jesh vetvetja dhe ta bësh artin tënd, o do të lihesh krejt anash, mbuluar nga pluhuri i harresës, o medoemos do të pengohesh gjatë punës tënde. Fatkeqësisht tash e sa kohë, artistët, ata të vërtetit që përpiqen t’i ndryshojnë gjërat për të mirë pengohen e izolohen nga institucionet sikur në një nekropol. Pra, cili është shkaku i tërë kësaj situate vallë? 

Një shtet funksional investon në zhvillimin e jetës kulturore, për ta pasur shoqërinë e shëndoshë, sepse nuk ka jetë pa art, rrjedhimisht as shoqëri. Kultura shqiptare parë në përgjithësi gjatë viteve të fundit duket sikur ende s’i ka bërë vendin lirisë së shprehjes dhe hapjes, por sikur ka mbetur ende në njëfarë strehe diakronike.

Në shoqërinë kosovare, të jesh artist nuk është aspak e lehtë. Që të trasohet rruga drejt karrierës do të duhej një gjendje më e mirë sesa kjo që e ka pllakosur vendin, ku ekonomia e tregut është në situatë të vështirë, sikurse fuqizimi i artistëve përmes financimeve. Ndaj, mund të thuhet se ky sistem s’është tjetër veçse kaotik, nën të cilin shumë artistë siç është Arben Kastrati, ngelin të dëshpëruar. Sepse sistemi i ndërtuar në këtë mënyrë, artistët i vë në luftë për mbijetesë, derisa në anën tjetër vazhdon ripërtypja nga publiku.

Për të diskutuar rreth kësaj anomalie që mbretëron tash e sa kohë, vjen në këtë intervistë ekskluzive për KultPlus artisti poliedrik Arben Kastrati, i cili bart pas vetes një bagazh të pasur artistik.

Aktor, regjisor, skenarist, shkrimtar e producent filmi është profili i tij. Mes një karriere të gjatë të ndarë mes ekranit televiziv, skenës së teatrit e letërsisë, Arben Kastrati është shquar për sensin e rebelizmit kundrejt sistemeve. Si një shpirt i lirë, ai ka luftuar e lufton për lirinë, ndaj Kastrati është vënë kundër padrejtësive sociale dhe lënies anash të njerëzve adekuat. Koncepti bazë i artit të tij, ka lirinë e të shprehurit. Por duke parë ndër vite zhvillimet socio-politike, Kastrati është i dëshpëruar me anarkinë, që sipas tij, është instaluar në vend dhe në institucionet kulturore.

“Grupet e interesit e kanë dëshmuar që nuk dinë të bëjnë asgjë, ndërsa unë nuk kam fuqi për të bërë ndërrime, por fuqinë e fjalës së lirë nuk mund të ma ndalë askush për ta gjykuar këtë trend negativ”, e nis ai bisedën.

Brenga e Kastratit është se njerëzit e ditur po lihen anash nga institucionet, madje ai konkludon se është krijuar njëfarë urrejtje patologjike ndaj tyre.

“Njerëzit e ditur të këtij vendi duhet të thirren, madje të luten nëse është nevoja, që të vijnë dhe të kontribuojnë në ndërtimin e shtetit. Ka njerëz të ditur në këtë vend, por fatkeqësia është se ata nuk duhen. Përkundrazi. Ka një urrejtje patologjike ndaj njerëzve të ditur, qoftë në ekonomi, mjekësi, shkencë, sport e kudo. Është njëfarë rezistence e madhe ndaj njerëzve të ditur, që ata mos kontribuojnë në vendimmarrje”, thotë ai duke vazhduar:

“Ka një degradim aq fyes ndaj dijes, saqë kur përmendet një intelektual, asocohet në diçka të keqe, asocohet në njeri të keq, të shëmtuar. Thjesht, njeriun e ditur e kanë shpërfytyruar”.

Tërë kjo situatë sipas tij s’është veçse trend i degradimit, i cili po del të jetë i thellë dhe ndikues në jetën kulturore kosovare.

Ky sistem i instaluar i të paditurve, i mbanë larg njerëzit e ditur, të cilët nuk i imponohen atyre, sepse janë të paditur. Drejt të diturve, mungojnë ofertat, që t’i marrin institucionet në duar dhe ta bëjnë vendin, sipas tij.

“Ekziston mënyra, por s’ka dëshirë dhe vullnet”, thotë Kastrati, teksa përmend të rinjtë që kanë kryer shkollimin nëpër Universitete prestigjioze por që anashkalohen. Në vend të tyre,  tash e njëzet vjet, mbështeten njerëz jo të duhur.

“Kjo shoqëri ka minimum 400-500 të rinj që kanë kryer shkolla në Universitete të prestigjioze botërore. Atyre duhet t’ju bëhet ofertë, që të vijnë dhe të kontribuojnë në ndërtimin e vendit. Por, ardhja e tyre do të sillte rregull, e rregulli ua ngushton hapësirat për vjedhje e manipulime, udhëheqësve të paditur politik të institucioneve”.

“Unë nuk shoh jetë kulturore në Kosovë, sepse nuk e shoh artin me dioptrinë e institucioneve por me sytë e mi. Ka tentativa individuale, mirëpo fatkeqësisht, ato nuk gjejnë mbështetje institucionale, sepse mbështeten vetëm vartësit e politikës. Ky sistem ka lëshuar rrënjë të thella dhe është vështirë të zhbëhet”, thotë Kastrati për projektet kulturore. .

Duke biseduar për këtë sistem dhe ndërtimin e jetesës, Kastrati kritikon Kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmetin, i cili, sipas tij, nuk merret me problemet e shumta të kryeqytetit por me politikat nacionale që s’i takojnë.

“Këtu është anarki totale, duke u nis nga gjuha që përdoret në rrugë, ndërtimet që bëhen vend e pa vend, komunikacioni i tmerrshëm, ndotjet e të gjitha llojeve etj. Kemi një kryetar komune që shpeshherë më duket se ka karakter bipolar, flet diçka tjetër e vepron diçka tjetër, Kur e dëgjoj teksa flet Shpendin, kam përshtypjen që flet për një qytet të tij imagjinar. Në vend që të merret me problemet e pafundme të qytetit, ai merret me politikë nacionale dhe globale, flet për Japoninë e Kinën sepse këtu i ka kryer të gjitha punët, i kanë mbet vetëm problemet globale me i zgjidh”, shprehet ai, ndërkohë që ironizon me ekzekutivin.

“Ne qeveritë po i zgjedhim çdo stinë, e patëm një në vjeshtë, në dimër s’patëm (se bënte ftohtë), mandej bëmë një qeveri në pranverë, tani e kemi qeverinë e verës, në shtator do ta zgjedhim qeverinë e vjeshtës…Të gjitha qeveritë kanë besim të gabuar. Qeveritë krijohen për t’i shërbyer popullit dhe jo populli t’ju shërbej anëtarëve të qeverive”.

“Mënyra e ndërtimit të jetesës, ka shkuar përtej primitivizmit. Ne si popull jemi primitiv sepse jemi të paedukuar dhe të paarsimuar. Jemi një  popull, që vlera e klerikut primitiv është më e çmuar se ajo e akademikut. Një popull, që vetes i drejtohet në shumës, ndërsa bashkëbiseduesit në njëjës… Po që se e pranojmë faktin që jemi shoqëri primitive, kemi gjasa të ecim tutje…”

“I riu i sotëm, që nga lufta e këndej, ka parë vetëm bërllok në TV dhe në realitet, korrupsion e krim të organizuar, prandaj ai mendon se kështu duhet ndërtuar jeta, se kështu duhet ndërtuar e ardhmja. Duhet shumë punë për t’i ndryshuar gjërat, por me njerëz të duhur arrihet; duhet të instalohen ligjet dhe mbi të gjitha, duhet të instalohet  përgjegjësia, sepse ky vend jeton në papërgjegjësi totale. Në këtë vend, ende s’është dënuar askush për asgjë, as për korrupsion as për keq qeverisje. Këtu shqiptohen vetëm dënime për komunikacion”, konkludon ai.

Duke vënë një paralele mes kësaj kohe dhe së shkuarës, për Kastratin, me gjithë vështirësitë e kohëve të shkuara dhe atë pak liri që njerëzit kishin, e kanë shfrytëzuar maksimalisht, derisa në ditët e sotme lirinë e kanë shëmtuar.

“Kohë më parë s’kemi pasur liri për me kriju, por sot këtë liri, e kemi, e kemi të shëmtuar. Atëherë atë pak liri e kemi shfrytëzuar maksimalisht, ndërsa sot, këtë shpërfytyrim, e quajnë  liri, në të cilën na mohohet çdo e drejtë njerëzore dhe krijuese”.

“Mua, Qeveria e Kosovës m’i ka ndaluar xhirimet e filmit, jo Qeveria e Beogradit. Kolegët e mi, artistët e krijuesit janë bërë njësh me Qeverinë, që ta ndalojnë një projekt filmi. A ka gjë më të turpshme. Koha ka për ta vërtetuar kush ka pasur të drejtë. Me fondet që nuk janë të shtetit, s’kanë asnjë të drejtë të më ndalojnë krijimin, ashtu siç unë s’kam asnjë detyrim ndaj tyre. Në rastin tim, është shteti ai që do të fitonte. Por, ky shtet, në mënyrën më tinëzare, ashtu si edhe personazhet politike të tij, m’i ndaluan xhirimet 6 ditë përpara se të filloja me xhirime, në mënyrë që të dështoja. Megjithatë, e xhirova filmin në Shqipëri dhe Maqedoni Veriore dhe nuk dështova. Materiali i xhiruar filmik, është fantastik.  Yjet kinematografike kanë pranuar të vinë, sepse e kanë pëlqyer skenarin, të cilin QKK-ja e ka mohuar,  për shërbime politike”, thekson ai.

Tutje, Kastrati për lexuesit e KultPlusit rrëfen ardhjen e aktorit të madh Gérard Depardieu për të luajtur në filmin e tij “Unë dhe Millosheviqi”, teksa shpreh indinjatën me institucionet dhe mediat rreth etiketimeve që ia kanë veshur atij vet dhe aktorit francez.

“Gérard Depardieu e kanë etiketuar si spiun të Rusisë, agjent të Putinit, spiun të UDB-së,  e plotë idiotizma të tjerë, në vend që ta mbështesin, sepse një aktor i kalibrit të tij nuk ka xhiruar ende në Ballkan. E shanë, e etiketuan dhe tentuan ta bastardojnë personalitetin e tij. Sa që ai, më tha “Çfarë borxhi i kam Kosovës?”. Edhe mua më shanë dhe më quajtën tradhtarë. Por, unë tani nuk kam asnjë varësi prej tyre”.

Në mesin e kësaj zallamahie ku publikut i servohen gjëra pa vlera artistike, njeriu mund të bëhet i famshëm fare lehtë sepse i ofrohen mundësitë për një gjë të tillë. Kur flet për këto çështje, Kastrati është sarkastik, emisionet televizive i quan bërllok.

“Woody Allen thotë: Ne në LA nuk e gjuajmë bërllokun, e shndërrojmë në emisione televizive. Kjo thënie vlen këtu. I gjithë bërlloku konvertohet në programe televizive. S’kam durim me i pa sepse është humbje kohe, dhe shtim i dozës së nervozës”.

Ndaj dhe ka vendosur të heq dorë nga këto dhe jeton në botën e tij siç thotë:

“Jetën time dua t’ia kushtoj krijimit, Kam bërë shkëputje nga përditshmëria sepse kam një qëllim, të krijoj. Unë jetoj në Prishtinë, por realisht nuk jetoj në Prishtinë. Jetoj në botën time, sepse anarkia totale që mbretëron në përditshmërinë tonë, njeriun me një dije normale, e çmend”.

Kah fundi i kësaj bisede Arben Kastrati shpalos planet e tij për të ardhmen. Ai tregon se në muajin shtator duhej të fillonte një film dhe një serial me Netflixin, por që janë projektet janë pezulluar për shkak të pandemisë. Gjithashtu, Kastrati po përgatit një skenar filmi për një kompani të madhe amerikane, në të cilin do të luan një aktor i madh amerikan.

Preferencat e tij artistike dhe modelet që ai ka ndjekur gjatë karrierës së tij janë të shumta. Më të mirët sipas tij, janë ata artistë që punën e tyre e bëjnë me pasion.

“Sa i përket letërsisë, shkrimtarët Dostojevsky dhe Faulkner të preferuarit e mi. Natyrisht, ka dhe shumë shkrimtarë të tjerë që i lexoj me shumë kënaqësi, por këta dy i kam lexuar dhe rilexuar dhe më kanë fascinuar me qasjen e tyre ndaj personazheve dhe stilin e shkrimit”. Kurse në muzikë dhe film, thotë se ka shumë artistë që i bëjnë përshtypje. Flet për aktorët e tij të preferuar; Robert Duvall, Al Pacino, Jack Nicholson… Për muzikantin e tij të preferuar Tom Waits. Për një muzikant ai flet me shumë admirim.

“Ennio Morricone është një ndër të paktit gjeni, i cili fatkeqësisht iku. Më herët iku Umberto Eko, i cili në intervistën e tij të fundit, thoshte që e urrente njerëzimin. Unë nuk e urrej ende njerëzimin, por dua të kem kontakte sa më të pakta me njerëzimin. Unë kam një qenush, quhet Boo, i cili kur bënë ndonjë gabim, e qortoj duke i thënë: mos u bë njeri… /KultPlus.com

Arben Kastrati

“Rrënjët Tona”, çelet ekspozita e parë e instrumenteve burimore të zonës Gjirokastër-Tepelenë

Në Gjirokastër dhe Tepelenë, çelja e ekspozitës së instrumenteve burimore nga këto dy zona, ka sjellë një atmosferë krejtësisht të veçantë kulturore për banorët dhe turistët e huaj në këtë sezon veror.Bashkitë Gjirokastër dhe Tepelenë me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe në bashkëpunim me programin “Nismë Shqiptare për Zhvillim” (AID), nën tematikën “Rrënjët Tona” çelën në dje në qytetin e Gjirokastrës për herë të parë ekspozitën e instrumenteve burimore të zonave Gjirokastër-Tepelenë. Ekspozita do të udhëtoj sot në Tepelenë.

Në ekspozitë prezantohen instrumente si: lug bilbil, instrumente me goditje, fyej dyjare etj. Detaje të veçanta të këtyre instrumenteve janë gdhendjet ku pasqyrohen traditat dhe ritet pagane apo fetare te cilat kanë qenë pjesë e pandashme e historisë sonë.Bashkia Tepelenë bën të ditur se, ekspozimi i instrumentave burimore, unik në llojin e tyre kanë rëndësi të veçantë për trashëgiminë kulturore e historike të vendit tonë.“Ato janë instrumenta, kryesisht tradicional të zonës jugore të vendit dhe ripërtëritja e mjeshtërisë së veglave tradicionale burimore duhet mbajtjen gjallë si një tradite popullore e çmuar”, bën të ditur bashkia Tepelenë.

Vepra teatrore “Jul Cezari” në Memorialin e Skënderbeut në Lezhë

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” shfaqi në fundjavë për publikun e Lezhës veprën teatrore “Jul Cezari” në Memorialin e Skënderbeut në Lezhë.

Kjo shfaqje, e vënë në skenë nga regjisori i njohur kroat Ivica Buljan, u duartrokit gjatë nga publiku i pranishëm.

Në këtë shfaqje interpretojnë aktorët Romir Zalla, Alfred Trebicka, Vin Bejleri, Amos Muji Zaharia, Gentian Zenelaj, Ermira Hysaj, Ilirda Bejleri, Adriana Tolka, Klejdi Metaj, Mateo Dervishaj, Endri Çela, Engjëll Hoxha, Enea Nika, Paolo Kadillari, Anxhelo Shkreli.

Tragjedia e “Jul Cezarit” është njëra prej disa veprave dramatike të Shekspirit, që bazohen në ngjarje të vërteta nga historia romake dhe që përfshijnë edhe Koriolanus dhe Antoni dhe Kleopatra. Edhe pse vepra titullohet “Jul Cezari”, Bruti flet në më shumë se katër herë po aq rreshta sa karakteri kryesor dhe drama psikologjike qendrore e pjesës fokusohet mbi betejën e Brutit mes kërkesave konfliktuale të nderit, patriotizmit dhe miqësisë.

Shfaqjet e regjisorit Ivica Buljan kanë qenë pjesëmarrëse në më shumë se 30 vende të ndryshme.

Turi i shfaqjes së veprës teatrore “Jul Cezari” do të vazhdojë në qytete të tjera të Shqipërisë si Berat, Himarë dhe Butrint. atsh / KultPlus.com

Vasfije Krasniqi dhuron pako ushqimore për të mbijetuarat e dhunës seksuale

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Kransiqi-Goodman, ka shpërndarë pako ushqimore për të mbijetuarat e tjera në Kosovë.

Kjo ishte edhe donacioni i parë nga Fondacioni “Vasfije’s Initiative”, njofton Klan Kosova.

Duke falënderuar të gjithë kontributdhënësit, vëllai i Vasfijes Nafi Krasniqi, njoftoi se vlera e përgjithshme është 5 mijë dollarë.

Statusi i plotë:

Njoftim! Sot kam përfunduar shpërndarjen e donacionit të dhuruar nga Buqja, i dedikuar për të Mbijetuarat e Dhunës Seksuale. Kjo ishte mbështetja e parë nga Fondacioni i Vasfije’s Initiative. Ne falënderojmë të gjithë ata që kanë kontribuar, vlera e përgjithëshme 5 000$.

Shpërndarja është bërë si në vijim:

DPG-Prishtinë, 3-ipërfituese,

QKRMT-Prishtinë, 8-të përfituese,

QPDG-Drenas, 14-të përfituese (pako ushqimore),

Medika Kosova-Gjakovë, 7-të përfituese,

Medika Gjakova-Gjakovë, 7-të përfituese,

LIVCZHK-Fushë Kosovë, 6-të përfituese,

FNLK-Prishtinë, 6-të përfituese,

PEA-Gjilan, 6-të përfituese,

Ne falenderojmë të gjitha qendrat për bashkëpunim!
#Thankyoumyqueen!!!

Bujanoci do të qeveriset nga shqiptarët

Partitë politike shqiptare kanë arritur marrëveshjen për bashkëqeverisje në Bujanoc, komunë kjo në Luginën e Preshevës. Këtë e ka bërë të ditur të premten përmes një postimi në “facebook”, Gent Cakaj, ministër në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme në Qeverinë e Shqipërisë.

“Kjo është pothuajse e arritura më domethënëse që kemi shënuar bashkërisht në Luginë: Bujanoci do të qeveriset drejtë nga shqiptarët e nuk do të varet nga askush tjetër, përveç shumicës shqiptare”, ka shkruar Cakaj.

Ai ka falënderuar Nagip Arifin, Shaip Kamberin, Shqiprim Musliun dhe Arbër Pajazitin, që i qëndruan fjalës së dhënë në Tiranë. Sipas Cakajt, marrëveshja është jetike për Bujanocin dhe shqiptarët e Luginës.

Filmi shqiptar “Saras’s Book” bëhet pjesë e klubit të filmit në Toronto

Sabije Veseli ka bërë me dije se filmi “Saras’s Book” do të jetë pjesë e “Legacy” The Film Club Toronto”.

“Legacy” është një rrjet ku producentë nga e gjithë bota prezantojnë filmat e tyre dhe është një rrjet shumë i mirë për promovim.

Çdo muaj për filmat ka edhe çmime nga “Legacy” e cila është me bazë në Toronto, Kanada.

Sa i përket filmit “Saras’s Book”  është publikuar më 16 dhjetor 2019 në SHBA, me drejtor Ibër Deari, shkruar nga Mrika Krasniqi dhe Sadije Dërvishi Veseli me aktorë kryesorë Mirsad Abazi dhe Mona Mustafa. Xhirimet e filmit janë bërë në Maqedoni dhe kanë zgjatur vetëm 5 ditë.

Filmi “Saras’s Book” është një ngjarje e bazuar në histori të vërtetë me një temë sociale ku ka më shumë të bëjë me jetën pas martesore të një çifti.

Filmi është një dramë psikologjike me një vajzë e cila ka qëllimet e saj për të qenë shtatzënë.

Aktorja kryesore në film Mona Mustafa, në një intervistë ishte shprehur se një histori të ngjashme si në film e ka përjetuar edhe ajo vetë dhe e ka pas më të thjeshtë për ta luajtur rolin.

Gjithashtu në film ka qenë edhe djali i aktores kryesore i cili ka qenë vetë 2 muajsh. / KultPlus.com

Fati i keq

Poezi nga Charles Baudelaire 

Për të ngritur një peshë kaq të madhe,
Guximi yt, Zisif, do të na duhej!
Edhe pse punohet me qëndrueshmëri,
Arti është i gjatë dhe Koha e shkurtër.
Larg nga varret e lavdishme
në një varrezë të humbur
zemra ime si një tambure në zi,
rreh në marshe funebre.

Shumë bizhuteri flen të varrosura
në errësirë dhe në harrim,
larg nga shatat dhe nga sondat.
Shumë lule zbrazin kundër dëshirës
parfumin e tyre të ëmbël si një sekret
në vetmitë e thella. / KultPlus.com

Përurohet palestra sportive në Samadrexhë të Vushtrrisë, investim i MKRS-së prej 860 mijë euro

Samadrexha e Vushtrrisë nga sot do të ketë palestrën e saj moderne, investim i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në  vlerë prej 860 mijë euro.

Në një ceremoni të organizuar enkas për këtë ngjarje, u inaugurua palestra sportive në fshatin i cili ka traditë në sport.

Me këtë rast, Ministrja Vlora Dumoshi, e cila ishte në vizitë në Komunën e Vushtrrisë, u shpreh se Samadrexha e ka pasur të nevojshme në palestër të tillë, si një vend që ka traditë në sport.

“Investimi i kësaj palestre që nga fillimi ka qenë i ministrisë, duke filluar nga projekti dhe deri në përfundim, me një kosto prej 860 mijë euro, por përfitimi më i madh shkon tek sportistët, qoftë tek hendbolli, basketbolli dhe sporte tjera. Faleminderit shumë për përkrahjen e djemve, po posaçërisht vajzave, që i shtyni që ato të jenë më të forta dhe të marrin përgjegjësi në çdo hap të jetës”, tha ministrja duke potencuar se prioritet i MKRS-së është zhvillimi i infrastrukturës për të krijuar hapësira të duhura për të gjithë sportistët.

Ministrja Dumoshi tregoi se edhe në vitin e ardhshëm Vushtrria do ta ketë përkrahjen e ministrisë edhe për projekte të tjera që janë në interes dhe në plotësimin e kërkesave të qytetarëve të komunës së Vushtrrisë, për sportistët, për pjesën e kulturës dhe e të trashëgimisë.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri, tha se për të është nder dhe krenari, që me përkrahjen edhe të MKRS-së, Samadrexhës po i vënë në funksion një palestër moderne.

“Po i japim përfundimisht Samadrexhës atë që e ka merituar që shumë kohë. Një palestër moderne, një palestër që e bënë krenar jo vetëm Samadrexhën e Vushtrrinë, po krejt Kosovën dhe që i shkon klubit të Samadrexhës, edhe klubit të vashave edhe të djemve, sepse ju me punën e juaj, me sukseset e juaja, me trofetë e fituara për shumë vite për sport, jeni bërë padyshim emblema dhe krenaria e sportit të Vushtrrisë, të krejt Kosovës”, tha Tahiri, duke theksuar se është e rrallë që në një fshat si Samadrexha të ketë kaq shumë klube sportive dhe kaq shumë aktivitete.

Palestrën e sporteve e mirëpritën edhe banorët dhe sportistët e Samadrexhës, duke e konsideruar si një lajm të mirë përfundimin e kësaj palestre. “Një ëndërr e bërë realitet, pasi vitin e ardhshëm bëhen 50 vjet që u themelua klubi i hendbollit i këtij fshati”, u tha nga banorët.

Lëshimin e palestrës në funksion të zhvillimit të aktiviteteve sportive e vlerësuan edhe nga Federata e Hendbollit të Kosovës duke e cilësuar si një objekt modern sporti me standarde evropiane.

Samadrexha është një fshat që ka traditë në sporti që në kohën e ish-Jugosllavisë, kur në ligën e parë të federatës ka garuar klubi i hendbollit, ndërsa tani vajzat e Samadrexhës janë shpallur kampion i Kosovës. / KultPlus.com

Shpallen fituesit e Librit të Karantinës

Është bërë ndarja e çmimeve për Konkursin “Libri i Karantinës” nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit

Fituesit e Librit të Karantinës janë autorët Lum Gashi, Ervin Nezha dhe Vera Bekteshi, transmeton KultPlus.

“Libri i Karantinës”, konkursi letrar i cili u kthye në një ngjarje gjatë muajve të karantinës mbylli sot siparin me një ceremoni ku ishte e pranishme dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti. Organizuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ky konkurs ngjalli interesin e autorëve në gjithë gjeografinë shqipfolëse.

“82 vepra u bënë pjesë e kësaj gare, e cila kishte për qëllim të motivonte nxitjen e shkrimit shqip”, tha Alda Bardhyli, drejtore e QKLL-së. Sipas saj, libri shqip dhe autori shqiptar do të jenë në fokus të punës së QKLL-së.

Rita Petro, kryetare e jurisë, u shpreh se ajo që i ka befasuar si juri ishte serioziteti i pjesëmarrësve, pasi secili prej tyre ishte munduar të paraqiste një material të punuar përgjithësisht mirë.

Fatmira Aliaj, anëtare e jurisë, veçoi nivelin artistik të autorëve pjesëmarrës, duke thënë se ky konkurs ishte një befasi për nga prurjet. Fituesit Juria e përbërë nga Rita Petro, Fatmira Aliaj, Ylli Demneri, Durim Abdullahu kanë vlerësuar tri vepra si më të mirat e këtij konkursi: “I liri” me autor Lum Gashin, “Tregime të zgjedhura” nga Ervin Nezha dhe “Grupi ‘Bella Ciao’” nga Vera Bekteshi. Ervin Nezha , Lum Gashi dhe Vera Bekteshi shpallen autorët më të mirë.

Sipas tyre tre autorët e përzgjedhur përfaqësojnë nivele të ndryshme të letërsisë shqipe: nga Kosova tek letërsia e “periferive” dhe ajo e traditës. Gratë e karantinës në librin e Bekteshit Libri me tregime ‘Bella Ciao’ përbëhet nga pesë tregime me tema krejt të ndryshme nga njëra-tjetra, por që i bashkon një fill, personazhet kryesore janë përgjithësisht gra.

Tregimi i parë, ai që i jep dhe titullin librit, përshkruan periudhën e karantinës për shkak të pandemisë së virusit të Covid-19, që është dhe ngjarja, një ngjarje aq e madhe, saqë ka përfshirë gjithë planetin Tokë. Në tregim flitet se si një virus i kohëve moderne, kërkon që dhe mjetet e komunikimit midis personazheve të jenë po të kësaj kohe, mbasi të pesta shoqet lidhen midis tyre përmes chat-it në WhatsApp. Ato mësohen kaq shumë me këtë mënyrë virtuale komunikimi, saqë shpesh e kanë të vështirë të kujtohen se ka dhe mënyra më të shpejta siç është ajo e telefonit ku lidhesh përmes zërit, pa pasur nevojë të shkruash, por sjelljet e njerëzve, pa e kuptuar, kanë ndryshuar kaq shumë, saqë edhe zëri është i tepërt, sjell bezdi.

Si në formën e një ditari, ato lidhen me njëra-tjetrën ku ndajnë hallet e jetës së përditshme, por dhe mendimet lidhur me këtë gjëmë që po kërcënon mbarë botën, sepse janë të gjitha gra të shkolluara, që nuk tremben të japin mendim, ani pse edhe duke e kundërshtuar njëra-tjetrën, megjithëse ndodhen në një kuvend virtual. Por është edhe pjesa e njerëzve të thjeshtë, që të prek me gatishmërinë e tyre për të ndihmuar, pa përfillur rrezikun nga infektimi.

Tregimi lihet i hapur për të gjitha transformimet që pëson apo mund të pësojë ky virus kaq inteligjent, plotësisht i denjë për kohën e ndërlikuar që jetojmë. Tregimi “Në Reading” flet për potencialin e madh biologjik që kanë gratë për të krijuar jetë dhe për ta mbrojtur atë me çdo mjet dhe sakrificë. Gjimnazistet janë sërish një grup grash që shkojnë për pushime disaditore në plazhin e okupuar prej pushtetarëve të rinj dhe zhgënjimin që pësojnë nga niveli i tyre.

Tregimi “Mulliri i vjetër”, një tregim shumë i shkurtër, flet për një grup sigurimsash që ende ruajnë celulat e dikurshme, megjithëse në pension, bile duke pasur ‘të drejtën’ të përflasin viktimat e tyre të dikurshme, sepse nuk kanë pësuar asgjë. “Portokajtë e kuq të Sicilisë” është një tregim, për brengat dhe pasiguritë e dashurisë. “ILIRI” nga Lum Gashi Një roman me temën e ditës, si personazh kryesor është i riu që mbijeton përmes punëve të rëndomta, ku fati i tij është në dorë të pronarit të kompanisë dhe zgjidhja mbetet vetëm ikja në perëndim; rrëfimi është i natyrshëm dhe pa sforcime.

Dialogu me të folmen e gjuhës së përditshme të gegnishtes së Kosovës i jep mjaft natyrshmëri rrëfimit, që është konciz, pa stërhollime sentimentale apo romantike edhe kur flitet për marrëdhëniet. “Tregime të zgjedhura” nga Ervin Nezha Tregimet e Ervin Nezhës dallojnë për stilin befasues dhe mjeshtërinë e ndërtimit të karaktereve. Tregimet e tij shërbejnë si një vazhdimësi e një tradite në gjininë e tregimit shqip. / KultPlus.com

Zyra e Qendrës Historike e Prizrenit ende nuk është funksionalizuar

Komuna e Prizrenit ende nuk e ka funksionalizuar Zyrën e Qendrës Historike të Prizrenit, edhe pse vendimi për themelimin e saj ishte votuar në maj të vitit 2019 nga anëtarët e Kuvendit të Komunës.

Këtë lajm e ka bërë të ditur OJQ “Ec ma Ndryshe”, e cila ka theksuar se në vendimin e Kuvendit të Komunës thuhej se Zyra për Qendrën Historike të Prizrenit do të funksionojë si zyre e veçantë në kuadër të Zyrës së kryetarit të Komunës së Prizrenit, dhe se do të ketë udhëheqësin e saj dhe dy zyrtarë. Për zbatim të këtij vendimi, Kuvendi kishte obliguar Zyrën e kryetarit të Komunës.

Komuna e Prizrenit në përgjigjen e saj ka ofruar disa arsye për mosfunksionalizimin e deritanishëm të Zyrës për Qendrën Historike të Prizrenit: “Zyra për Qendrën Historike të Prizrenit ka për qëllim të krijojë koordinim sa më të mirë mes institucioneve që kanë të bëjnë me Qendrën Historike. Funksionalizimi i kësaj qendre është shtyrë për shkak se ende nuk është arritur që të bëhet rekrutimi i stafit, për shkak të pengesave administrative, të cilat janë amendamenti i Ligjit për Zyrtarët Publikë, planifikimi i stafit, ndryshimi i numrit të ministrive në qeveri dhe konfirmimet që presim nga ministritë përkatëse. Po ashtu një prej arsyeve është edhe pandemia COVID-19, e cila ka ngadalësuar procedurat administrative. Është bërë planifikimi për rekrutim të stafit dhe pritet konfirmimi nga ministria përkatëse”.

EC përkujton se dispozitat e Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit (Ligji Nr. 04/L-066 i aprovuar në vitin 2012) parashohin që Komuna e Prizrenit të themelojë një zyrë për Qendrën Historike të Prizrenit, me qëllim të: koordinimit të veprimeve që lidhen me mbrojtjen, zhvillimin dhe promovimin e Qendrës Historike të Prizrenit, përfshirë asistencën ndërkombëtare; informimit të publikut mbi rëndësinë dhe statusin e mbrojtur të Qendrës Historike të Prizrenit; promovimit dhe zhvillimit të Qendrës Historike të Prizrenit si destinim turistik me një trashëgimi kulturore të pasur; nxjerrjes dhe shpërndarjes së informatave të sakta sa i përket Qendrës Historike të Prizrenit, përfshirë hartat informuese, listën e shërbimeve të ofruara, agjendat kulturore dhe reklamat.

Duke marrë parasysh faktin se trashëgimia kulturore është njëra nga prioritetet e qeverisë aktuale komunale, EC ma Ndryshe i bën thirrje ekzekutivit komunal që të ndërmarrë veprime urgjente për funksionalizimin e Zyrës së Qendrës Historike të Prizrenit dhe të mundësojë pa vonesa të mëtejme që ajo ta ushtrojë rolin për mbrojtjen, zhvillimin dhe promovimin e zonës së mbrojtur të qytetit. / KultPlus.com

Më 17 korrik u pushkatuan dy poetët, Vilson Blloshmi dhe Genc Leka

Sot është dita për të përkujtuar poetët martirë, Vilson Blloshmi (18 mars 1948-17 korrik 1977) dhe Genc Leka.

Saharaja s’di të ëndërrojë.
Ajo bluan gurë me mend’ e saj…
Saharaja s’ka këngë të këndojë,
Saharaja s’ka as lot të qajë.
Saharaja nuk ka miq e shokë,
Saharaja nuk ka bijë, as bir.
Saharaja është një copë tokë,
Thonë se dhe me natën s’shkon mirë

Shkëputur nga poezia e Vilson Blloshmit, me titull “Saharaja”, e konsideruar si vepër penale e “agjitacion e propagandës për dobësimin dhe minimin e pushtetit popullor”, njofton Muzeu Kombëtar “Shtëpia me Gjethe”.  

Aktakuza e cila dënoi me vdekje poetin, ndër të tjera lidhet edhe me këtë poezi për përqasjen e Shqipërisë me shkretëtirën e Saharasë.

Vilson Blloshmi lindi më 18 mars të vitit 1948, në Bërzeshtë të Librazhdit. Ndoqi shkollën e mesme Pedagogjike në Elbasan dhe pas mbarimit të saj edhe pse me rezultate të shkëlqyera nuk u lejua të vazhdonte shkollën e lartë. Pas diplomimit në Elbasan punoi si bujk, druvar dhe minator.

Gjatë kësaj kohe iu përkushtua shkrimit dhe përkthimit, por pa patur mundësi t’i botojë për shkak të qenit pjesëtar i një familje “kulakësh”. Duke qenë me biografi të “keqe”, Vilson Blloshmi përndiqej nga Sigurimi i Shtetit.

U arrestua në vitin 1977 me akuzën “sabotim në ekonomi dhe agjitacion e propagandë”. Ditarët, përkthimet dhe poezitë iu sekuestruan dhe iu nënshtruan hetimit në detaje. Letërsia e tij do të përbente rrezik për regjimin komunist shqiptar.

Në datë 13 qershor 1977 Gjykata e Rrethit Librazhd i dënoi dy poetët Vilson Blloshmin dhe Genc Lekën me vdekje, pushkatim, vendim i cili u zbatua në datë 17 korrik 1977.

Në vitin 1994 Vilson Blloshmit iu dha dekorata “Martir i Demokracisë” dhe në vitin 2006, u shpall “Qytetar Nderi” i rrethit të Librazhdit.

Në nder të dy poetëve është ngritur një memorial bronzi në qytetin e Librazhdit. / KultPlus.com

Përqafimi, simbol i pandemisë

Pas 50 viteve martesë, Giorgio nuk do ta ketë më Rozën në krah të tij. Pas përkeqësimit të kushteve shëndetësore, 74 vjeçarja, fotoja e të cilës së bashku me bashkëshortin u bë protagoniste e pandemisë së Covid-19 në Itali, ndërroi jetë nga virusi vdekjeprurës, transmeton KultPlus.

Ai përqafim i ëmbël në repartin e spitalit në Cremona, Itali, ku të dy ishin të shtruar për shkak të Covid-19, ishte bërë një mesazh i fuqishëm shprese dhe dashurie. ‘Ajo foto ishte një dhuratë për mamin dhe babin’, ka deklaruar djali i çiftit.

Në ditët e fundit Giorgio po priste me padurim në shtëpi që ajo të kthehej, duke kërkuar lajme për të çdo mbrëmje. Flinte keq i ndarë nga bashkëshortja me të cilën kishte kaluar një jetë dhe të cilën nuk do e ketë më. / KultPlus.com

Reagimet e sinqerta të 17-të grave pas frazës ‘Ti je e bukur’ (FOTO)

Në vitin 2016, fotografi turk, Mehmet Genç, i cili po ashtu njihet edhe me pseudonimin Rotasiz Seyyah, postoi fotografi të grave autoktone nga çdo vend që vizitoi.

Shumica e jetesës së këtyre grave rrotullohet rreth punës së tyre të palodhur dhe fotografi zbuloi se shikimet e tyre ishin shpesh të trishtuara. Kështu, që ai gjeti një truk të bukur për t’i bërë ato të buzëqeshin: i rikujtoi secilës prej tyre se ishin të bukura, pavarësisht çdo gjëje.

Pasi i dëgjonin këto fjalë, gratë, që në fillim dukeshin me fytyra të shqetësuara ose trishtuara, filluan të shfaqnin buzëqeshje të ndrojtur dhe të sinqertë.

Fotografitë e mëposhtme dëshmojnë se një kompliment i thjeshtë mund të ndryshojë botën e një personi. / KultPlus.com

A Turkish Photographer Captured the Honest Reactions of 17 Women to the Phrase, “You Are Beautiful”
A Turkish Photographer Captured the Honest Reactions of 17 Women to the Phrase, “You Are Beautiful”
A Turkish Photographer Captured the Honest Reactions of 17 Women to the Phrase, “You Are Beautiful”
A Turkish Photographer Captured the Honest Reactions of 17 Women to the Phrase, “You Are Beautiful”
A Turkish Photographer Captured the Honest Reactions of 17 Women to the Phrase, “You Are Beautiful”
A Turkish Photographer Captured the Honest Reactions of 17 Women to the Phrase, “You Are Beautiful”
A Turkish Photographer Captured the Honest Reactions of 17 Women to the Phrase, “You Are Beautiful”
A Turkish Photographer Captured the Honest Reactions of 17 Women to the Phrase, “You Are Beautiful”
A Turkish Photographer Captured the Honest Reactions of 17 Women to the Phrase, “You Are Beautiful”
A Turkish Photographer Captured the Honest Reactions of 17 Women to the Phrase, “You Are Beautiful”
A Turkish Photographer Captured the Honest Reactions of 17 Women to the Phrase, “You Are Beautiful”
A Turkish Photographer Captured the Honest Reactions of 17 Women to the Phrase, “You Are Beautiful”
A Turkish Photographer Captured the Honest Reactions of 17 Women to the Phrase, “You Are Beautiful”
A Turkish Photographer Captured the Honest Reactions of 17 Women to the Phrase, “You Are Beautiful”
A Turkish Photographer Captured the Honest Reactions of 17 Women to the Phrase, “You Are Beautiful”
A Turkish Photographer Captured the Honest Reactions of 17 Women to the Phrase, “You Are Beautiful”
A Turkish Photographer Captured the Honest Reactions of 17 Women to the Phrase, “You Are Beautiful”

Manastiri i Deçanit, një monument kulti europian i stilit Romaniko-Gotik

Nga Jahja Drancolli

Kompleksi i Manastirit të Deçanit i takon periudhës së hershme kristiane, ndërsa shpatet përreth janë të njohura me kisha dhe shpella eremite ose qeli, po nga kjo periudhë. Manastiri gjendet mu në brigjet e Lumbardhit të Deçanit, 7 km në juglindje të Pejës dhe është konsideruar për mauzole të mbretit Stefan Deçani (1322-1331), ktitor i manastirit.

Edhe pse i konvertuar në katolik, pas vdekjës (1331), është varrosur në tempull. Arkitektura, skulptura dekorative dhe afreskat që kanë mbijetuar deri në ditët e sotme, konsiderohën si vepra të arkitektit, Frat Vita, arbër nga treva e Kotorrit, emri i të cilit ruhet në një mbishkrim të gdhendur mbi arkitraun e portalit jugor. I origjinës abërore ishin dhe skulptori Miho Tivarasi, piktori Sergji, dhe ndonjë tjetër krijuesi të arteve figurative.

Muratura e Deçanit është realizuar në vitet (1327-1335), ndërsa pikturat e afreskave (1343-1348).Manastiri ose kuvendi është ndërtuar kryesisht sipas stilit romanik e gotik të bregdetit, dhe duke u përmbledhur me stilin e arteve figurative të Kosovës. Kompleksi i Manastirit të Deçanit konsiderohet për objekt sakral më grandioz i rindërtuar dhe ndërtuar në shekullin XIV. Monumneti i kultit në fjalë ka trajtën e bazilikës pesëanijatëshe me kube; me disa reminishenca të Kryqit të përshkuar, sidomos në bazë; me narteksin dhe shenjtëroren trenefëshe. Zotëronte gjatësi 36 m, gjerësi 24 m, dhe lartësi 29 m.

Nga viti 2004, Manastiri i Daçanit është në listën e Trashëgimisë kulturore të UNESCO-s.

Fotodokument bardhezi nga viti 1926: Manastiri i Deçanit, një monument kulti Europian i stilit Romaniko-Gotik! / KultPlus.com

Gruaja më e fuqishme në botë feston 66 vjetorin e lindjes

Në dhjetor të vitit të kaluar Angela Merkel u shpall gruaja më e fuqishme në botë nga revista prestigjioze ‘Forbes’, shkruan KultPlus.

Merkel u vlerësua për qëndrueshmërinë e saj, për qëndrimin përballë Presidentit amerikan Donald Trump dhe për politikën e saj ndaj refugjatëve.

Merkel është kancelarë e Gjermanisë që nga viti 2005, ndërsa shpesh është përshëndetur si udhëheqëse de fakto e Bashkimit Evropian e madje edhe udhëheqëse e ‘botës së lirë ’.

Sot, në 66 vjetorin e lindjes së Merkel, KultPlus ju sjell disa fakte pak të njohura rreth saj.

-Angela Merkel është gruaja me mandatin më të gjatë në Evropë. Ajo ka udhëhequr Gjermaninë që nga viti 2005.

-Angela është një bukëpjekëse dhe një kuzhinere eksperte.

-Gjyshi i saj ishte polak. Ludwig Kazmierczak lindi në Poznan, Poloni në 1896. Babai i saj gjermanizoi emrin e familjes në vitet 1930.

-Nofka e Angela’s është ”Mutti”, ose ”Mami”. Përkundër faktit se ajo nuk ka fëmijë, gjermanët i kanë vënë asaj këtë pseudonim.

-Ajo ka shumë frikë nga qentë. Angela u frikësua nga qentë pasi u kafshua nga një në vitet 1990. Vladimir Putin e dintë këtë kur lejoi qentë e tij në një takim me Merkel, disa vjet më parë.

-Ajo flet rrjedhshëm rusisht.

-Ajo është gruaja e vetme që zë pozicionin në seksionin e kimisë teorike të Akademisë së Shkencave të Gjermanisë Lindore.

-Angela mbajti mbiemrin e burrit të saj të parë. Burri i saj i parë ishte një fizikant, me të cilin Angela ishte e martuar për 5 vite. Më pas ajo u martua me Joachim Sauer që nga viti 1998.

-Ajo është një impresioniste e shkëlqyer. Angela Merkel pëlqen të bëjë përshtypje tek liderët e tjerë botërorë, përfshirë Vladimir Putin, Papa Benedikti XVI, ish presidentin francez Nicolas Sarcozy etj./ KultPlus.com

Italia dikur vendi më i goditur nga korona, sot rekord shërimesh

Ndonëse Italia ishte vendi më i goditur nga koronavirusi në Evropë, përveç numrit të madh të të prekurve, kishte edhe viktima të shumta.

Së fundi, Instituti italian për Sëmundjet Ngjitëse ka njoftua se javën e fundit në Itali janë shënuar shumë pak të vdekur nga koronavirusi, për dallim nga javët dhe muajt më parë.

Ndryshe, qeveria italiane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Nga ana tjetër, autoritetet shëndetësore italiane kanë njoftuar zyrtarisht se nga numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi, 196,246 persona janë shëruar plotësisht.

Deri më tani është bërë testimi i 6,103,492 personave nën dyshimin se mund të jenë të prekur nga koronavirusi në Itali.

Sipas statistikave, deri më tani ka pasur 243,736 persona të infektuar me COVID-19 dhe se infektimet ende po vazhdojnë të jenë të pranishme në këtë shtet.

Po ashtu, Italia regjistron 35,017 viktima deri më tani që nga rastet e para në këtë vend. /albinfo/ KultPlus.com

Vaskat e gurit në Ndërlysaj të Thethit, skulpturë e vërtetë natyrore

Thethi, i ndodhur në zemër të Alpeve 70 km larg nga Shkodra, po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e të apasionuarve pas natyrës.

Në Theth turistët mahniten me bukuritë natyrore të bjeshkëve të veriut, të cilin e zgjedhin për të kaluar disa ditë pushimi larg zhurmave të qytetit dhe përditshmërisë.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, publikoi sot pamje nga Vaskat në Ndërlysaj, Theth, të cilat nuk mungojnë në itenerarin e turistëve që vizitojnë këtë fshat malor.

Vaskat e Ndërlysaj ndodhen në fshatin me të njëjtin emër, 8 km larg Thethit.

Aktiviteti gërryes i ujit dhe gurët gëlqerorë kanë formuar një pamje të jashtëzakonshme dhe vende-vende edhe vaska uji.

Gjatë rrugës për te vaskat janë vendosur edhe punime druri vende për të pushuar, në mënyrë që vizitorët ta shijonin sa më shumë atë ujëvarë të vogël të Lumit të Zi dhe syrin si pus që ai formon.

Vaskat e gurit në Ndërlysë janë formacione shkëmbore të krijuara nga prurjet e bollshme të ujit të lumit të zi që zbret nga fshati Kaprre. Në fshatin Kaprre ky ujë krijon Syrin e Kaltër, një bukuri e natyrës që mahnit çdo vizitor.

Pamja e tyre është mjaft interesante dhe e bukur, pasi ka forma shumë të ndryshme e të veçanta. Në pjesën më të madhe janë të lëmuara dhe të rrumbullakëta dhe ngjasojnë si vaska të punuara nga një artist me shije perfekte. Gjatë periudhës së sezonit veror ato shfrytëzohen edhe për t’u freskuar nga vizitorët e shumtë të tyre.

Këto masive shkëmbore me bukuri përrallore shoqërohen edhe me një pishinë natyrore me ujë të kristalte ku mund të bëni edhe plazh nën urën më të bukur që bashkon dy shkëmbinjtë e malit mbi pishinën ku aventurierët mund të hidhen për t’u larë.

Vaskat janë formacione shkëmbore të rralla. Ato rrethohen nga vargmalet e gjelbëruara dhe lagen pa pushim nga ujërat e rrëmbyer të lumit dhe përrenjve të shkrirë nga bora. Mahnitesh nga format e shumta dhe të parregullta gjeometrike.

Ato janë gdhendur në shekuj nga stërkalat e ujërave shkëmborë. Faqet e vaskave natyrale janë të lëmuara dhe shpesh gjatë muajve të nxehtë janë pishinat ideale për të freskuar trupin. Kujdes! Vaskat nuk janë të përshtatshme për fëmijët e pashoqëruar nga prindërit!

Gurët e stërmëdhenj janë kryesisht të bardhë, por dallohet në damarët e tyre edhe një tonalitet i lehtë rozë që u jep pamje edhe më të bukur. Vaskat ngrihen mbi një luginë të gjatë, thuajse të zhveshur në shtrat dhe rrethuar nga bimësi e ulët në krahët malorë. Gdhendja që u ka bërë gërryerja e ujërave të borës është e pabesueshme, i ngjan një monumenti gjigand të skalitur prej shumë skulptorëve njëherësh.

Lugina e lartë e Thethit, një nga zonat më të veçanta të këtyre alpeve, ndodhet 750 deri 950 m mbi nivelin e detit, me një sipërfaqe prej 2630 hektarësh e pyllëzuar dhe e ruajtur mirë nga dëmtimet./atsh/ KultPlus.com

KOMF thirrje institucioneve për tu angazhuar në zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës

KOMF, me rastin e hyrjes në fuqi të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës, i bën thirrje Qeverisë dhe komunave që të angazhohen që ky ligj të gjejë zbatimin e nevojshëm dhe të garantojë të drejtat dhe mbrojtjen e të gjithë fëmijëve në Kosovë.

KOMF bën thirrje që zbatimi i Ligjit për Mbrojtje të Fëmijës të marrë vëmendje dhe investim të menjëhershëm nga të gjithë sektorët dhe po ashtu të kthehet në prioritet për institucionet që punojnë në mbrojtje të fëmijëve.

Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës i hartuar për herë të parë në Kosovë, hyn në fuqi sot më 17 Korrik 2020, duke shënuar një hap shumë të rëndësishëm për Kosovën drejt përmbushjes së zotimit për të mbështetur e garantuar të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve.

Hyrja në fuqi e këtij ligji sot, e gjen vendin në një situatë dhe gjendje edhe më kritike si pasojë e pandemisë Covid-19, e cila mbi të gjitha ka rënduar gjendjen e fëmijëve. Prej disa muajsh tashmë, shumë fëmijë kanë mbetur pa marrë shërbimet dhe mbrojtjen e nevojshme që ndihmojnë në zhvillimin e tyre. Në gjendje shumë të rëndë vazhdojnë të jenë fëmijët me aftësi të kufizuara dhe fëmijët e përfshirë në punë të rënda. Në anën tjetër izolimi i zgjatur dhe kushtet e rënda të jetesës kanë ndikuar në rritjen e përdorimit të dhunës ndaj fëmijëve dhe në përgjithësi rritjen e dhunës në familje.

Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës ka për qëllim të mbrojë fëmijën nga të gjitha format e dhunës, abuzimit, apo ndonjë forme tjetër që vë në rrezik jetën, sigurinë, shëndetin, edukimin dhe zhvillimin e fëmijës. Ky ligj ka për qëllim të sigurojë përgjegjësitë e prindërve, familjes, organit të kujdestarisë, shoqërisë dhe të shtetit në kujdesin, mbrojtjen dhe zhvillimin e fëmijës, si edhe ngritjen e sistemit të integruar e funksional të mbrojtjes së fëmijës.

Duke konsideruar gjendjen aktuale të fëmijëve, mungesën e shërbimeve adekuate dhe nevojën e menjëhershme për ndërhyrje për garantim të mbrojtjes së tyre, KOMF apelon edhe një herë ndaj gjithë institucioneve qendrore e lokale për të bërë prioritet absolut mbrojtjen e fëmijëve dhe për të ndërmarrë në mënyrë të menjëhershme të gjithë hapat e nevojshëm për zbatim rigoroz dhe tërësor të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës!

Organizatat anëtare të KOMF mbeten të përkushtuara të mbështesin institucionet në hartimin e akteve nënligjore dhe në zbatimin e ligjit. KOMF poashtu bazuar në misionin e tij do të monitorojë procesin e zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës. / KultPlus.com

Aktorët në Hollywood me fushatë për mbajtjen e maskës

Disa aktorë të njohur ofruan zërat e tyre në spote sensibilizuese për mbajtjen e maskës, rezultat i një iniciative të shtetit të Nju Jorkut, që do të publikohen në të gjithë vendin.

Fushata, e titulluar “Mask Up America” (Amerikë, vendos maskën tënde) u ndërmor nga guvernatori Andrew Cuomo, në partneritet me “Tribeca Enterprises’.

“Kur ju mbani një maskë, ju keni fituar respektin tim. Sepse maska juaj nuk ju mbron ju, jam unë që më mbron”, thotë komediani, Morgan Freeman, në një spot, transmeton KultPlus.

“Unë mbaj maskë për t’ju mbrojtur”, shton ai.

“Amerikanë, qëndroni të fortë ashtu si njujorkezët, mbani maskë”.

Shteti i Nju Jorkut ka qenë deri tani më i prekuri nga pandemia.

Në total, tetë spote janë realizuar nga regjisori i dy çmimeve Oscars, Kathryn Bigelow, me aktorët Robert De Niro, Jamie Foxx dhe Ellen Pompeo (Grey’s Anatomy).

Shumë prej tyre do të jenë të disponueshëm dhe në formatin audio.

Në fillim të korrikut, guvernatori demokrat i Miçiganit, Gretchen Whitmer, i kishte kërkuar qeverisë Trump fillimin e një fushate kombëtare sensibilizuese për mbajtjen e maskës, një kërkesë e mbetur pezull.

Javën e kaluar, presidenti amerikan, Donald Trump vendosi për herë të parë maskë në publik, pasi kishte refuzuar për disa muaj vendosjen e një maske dhe ishte tallur me personalitete që ishin shfaqur me maskë. / KultPlus.com

Shqiptari dhuron maska falas në New York

Mark Gjonaj, anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës i cili është edhe këshilltar në asamblenë e New York-ut ka shpërndarë ditët e fundit maska dhe dezifektantë kundër koronavirusit.

Gjonaj në rrjetin social “Facebook” shkruan:

Faleminderit për të gjithë ushqimoret në zonën tonë dhe në qytet që bëni një punë të shkëlqyeshme. Sot u ndalova pranë një ushqimoreje pranë Kishës Baptiste dhe dhurova shumë maska.

Më herët ai kishte bërë me dije se i kishte dhuruar një qendre komunitare dezifektant duarsh, kundër përhapjes së Covid-19.

Sot vizitova Qendrën e “Vjetër të Rrugës RAIN Boston Road” dhe dhurova dezifektant duarsh. CDC rekomandon përdorimin e dezifektantit të duarve për të parandaluar përhapjen e COVID-19”, shkruan Gjonaj.

Mark Gjonaj, 52-vjeç ka lindur në Bronks dhe ka jetuar atje gjatë gjithë jetës. Prejardhjen e ka nga Ulqini ku familja e tij është shpërngulur para shumë vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. / KultPlus.com

Për propagandën hegjemoniste të Serbisë me libra dhe heshtjen e Kosovës pa libra

Nga Jusuf Buxhovi

Nuk duhet fajësuar Serbia për propagandën e saj hegjemoniste ndaj Kosovës me anën e librave, që vazhdon ta bëjë prej afër dy shekujsh, duke u përpjekur që ta përvetësojë trashëgiminë shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve me ç’rast Kosova paraqitet “djep i historisë dhe kulturës së saj”.

Kjo u pasqyrua më së miri me Pakon e Ahtisarit kur krishterimi mesjetar si një trashëgimi shpirtërore dhe kulturore e shqiptarëve bashkë me monumentet e kultit iu dorëza kishës ortodokse serbe dhe me këtë edhe “tapitë shpirtërore” që ajo po mundohet t’i kthejë në “tapi historike”!

Natyrisht, se ky peshqesh antihistorik dhe antikombëtar që iu bë Serbisë, nuk do të ishte i mundur edhe pa heshtjen e i institucioneve tona akademike dhe shkencore, qoftë pse janë pajtuar me këtë, qoftë pse nuk kanë vepruar në planin shkencore që të nxirret në shesh e vërteta për Kosovën shqiptare nga antikiteti, mesjeta dhe deri te koha jonë në përputhje me të drejtën historike, etnike dhe jetësore që e ka në të gjitha fazat.

Përkundrazi, historiografia institucionale në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni vazhdon të ruajë diskursin e plotë të historiografisë hegjemoniste serbomadhe të shekullit të kaluar dhe ikonografinë e saj për “Kosovën djep mesjetar serb”!

Krahas kësaj, duhet fajësuar edhe politikën e Kosovës, sidomos qeverinë dhe diplomacinë e saj, e cila nuk ka treguar as më të voglin interesim që edhe ato vepra nga historiografia apo gjenocidet serbe ndaj shqiptarëve nga viti 1877-1999 të autorëve të përkushtueshëm, të botuara viteve të fundit, disa prej tyre të përkthyera në anglisht kanë gjetur vend në universitetet amerikane dhe të vendeve të tjera, të gjejnë vend edhe në zyrat e institucioneve shtetërore ose nëpër ambasadat tona në botë. Përkundrazi, vendin e librave e kanë zënë çallmet patriotike dhe patetika folklorike! Pra, është koha që e vërteta të shiehet ashtu si është!… / KultPlus.com