Një nga këngët e edicionit 34-të të Festivalit të Këngës në RTSH ishte edhe kënga ‘Nuk kërkoj tjetër njeri’ kënduar nga Elton Deda.
Kam kohë pa e parë, nuk di ku do jetë, atë vjeshtë të brishtë dhe zërin e saj si kristal… mes zërave të dimrit, mundohem ti flas.
As vet nuk e di pse lodhem ta gjej, ende ndjejë ndonëse ka shume akull mes nesh, kjo vjeshtë e heshtur dimrin se fsheh.
Se dielli ndriçon prapë dhe shiu pushon, nuk di zemra e saj nga dhimbja rënkon, gjithçka do të falja që hapat e saj të trokisnin prapë të unë (të unë), ende sytë e tu kanë ca lot të pa tharë, si fshin dot e dashur ndonëse jemi larg, dhe kurrë mos mendo vetëm s’je në këtë botë sepse ti ke një njeri që të do.
As vet nuk e di pse lodhem ta gjej, ende ndjejë ndonëse ka shume akull mes nesh, kjo vjeshtë e heshtur dimrin se fsheh./KultPlus.com
Gratë shqiptare përpos se janë njohur për trimëri e besnikëri, ato bota i ka njohur gjithmonë edhe për bukurinë e pashoq që kanë poseduar, shkruan KultPlus.
Në vijim, KulPlus ju sjell disa nga pikturat më të njohura që si përsonazh kanë gratë shqiptare, piktura këto që janë realizuar nga mjeshtër të njohur të ngjyrave.
‘Zonja e fisnikërisë shqiptare’ Nga piktori J.Frederik
Kënga ‘Bella Ciao’ është një këngë italiane partizane e Luftës së Dytë Botërore. Krijuesi i saj është i panjohur, siç nuk është e ditur saktë data e qarkullimit. Megjithatë, ajo këndohet ende sot si një himn për lirinë dhe rezistencën. Poashtu është përshtatur dhe përkthyer në dhjetëra gjuhë: angleze, ruse, boshnjake, kroate, serbe, spanjolle, finlandeze, kineze, kurde, turke, japoneze dhe greke.
E këndonin gra punëtore. Sipas një teorie, muzika e këngës vinte nga një këngë e vjetër tradicionale italiane. Të tjerë argumentojnë se ritmi i këngës është regjistruar në Amerikë në fillim të shekullit XX dhe më pas u transferua në Iali nga një muzikant. Fjalët e para mendohet se u shkruan dhe kënduan nga gra punëtore që punonin në plantacionet e orizit në Luginën Po, në Italinë Veriore.
Graë duhej të rimbillnin dhe të mbronin fidanët e ndjeshëm nga ndryshimet e temperaturës, por edhe të shkulnin barërat e këqija nga kulturat që pengonin ritjen e shëndetshme të bimëve të reja. Procesi zhvillohej nga fundi i Prillit deri në fillim të Qershorit.
Fermerët që vinin nga klasat më të varfëra sociale punonin në kushte të tmerrshme. Ishin zbathur dhe uji nga fushat e përmbytura u arrinte disa herë deri në gju. Qëndronin të përkulura për të mbledhur barërat e këqija gjatë gjithë ditë. Dhe kjo për pak para.
Vargjet e para të këngës denonconin kushtet e rënda të punës së grave nën diellin e nxehtë. Ato bëjnë fjalë për martirizmin e tyre të përditshëm në fusha dhe mbikqyrjen e pronarit të egër që qëndronte pranë tyre më shkop në dorë, ndërsa ato ishin të përkulura për orë të tëra. Gratë thoshin se për çdo orrë që kalonin nëpër fusha, shkonte dëm jeta dhe rinia e tyre, por shpresonin se do të çliroheshin dhe se do të vinte dita kur të gjitha do të punonin të lira.
Regjistrimi i parë i ‘Bella Ciao’ me këto vargje u bë në vitin 1906, në qytetin Vercelli, në rajonin italian të Piemonte-s.
Keqtrajtimi i tyre i çoi në greva dhe trazira në fillim të shekullit të XX. Betejat e tyre pengoheshin nga punëtorë, të cilët ishin të gatshëm të paguheshin edhe më pak, ngaqë kishin nevojë për punë. U konsideruan grevë-thyes. Kërkesat e protestuesëve u plotësuan pjesërisht gjatë periudhës së viteve 1906-1909, kur të gjitha komunitetet e rajonit italian të Piemonte-s duhej të respektonin të drejtën e tetë-orëshit të punës.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, partizanët italian ndryshuan tekstin në mënyrë që të shprehnin luftën e tyre çlirimtare dhe rezistencën kundër fashizmit dhe trupave naziste gjermane.
Vargjet e përshtatura flsinin për një partizan që pa armiqtë të pushtonin vendin e tij. U lutej partizanëve të tjerë ta merrnin lar, për shkak se ndiente se po afrohej vdekja. Në rast se vdiste në betejë, u thoshte që ta varrosnin diku në mal dhe mbi të, të mbillnin një lule të bukur. Në vazhdim u kërkonte t’u thoshin atyre që kalonin andej se është lulja e një partizani, i cili vdiq për liri.
Ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore çuan në zhvillimin e lëvizjes së fuqishme guerilase në Itali, e cila luftoi kundër trupave gjermane dhe Italisë fashiste. Regjimi fashist italian filloi të tronditej si rezultat i zhvillimit të lëvizjes popullore dhe për shkak të dështimeve ushtarake në Greqi, Jugosllavi dhe Bashkimin Sovjetik. Fundi i tij ishte zbarkimi i forcave Aleate në Siçili, që filloi me 10 korrik 1943. Partia e Musolinit u destabilizua. Kundër tij u kthyen edhe shokët e tij. Më 24 korrik, në takimin e Këshillit të Lartë Fashist u vendos përmbysja e Musolonit dhe transferimi i pushtetit ekzekutiv të mbreti Viktor Emanueli i III.
Më vonë Musolini u internua dhe kryeministër u bë marshalli Pietro Badoglio. Këto zhvillime çuan në ndërhyrjen e trupave naziste dhe pushtimin e një pjese të Italisë Veriore. Me një operacion mbresëlënës parashutistë gjerman liruan Musolinin dhe dërguan në zonën e kontrolliar nga gjermanët.
Fillimisht, qeveria Badoglio vazhdoi politikat represive të regjimit të Musolinit, fakti që çoi në revolta. Në të njëjtën kohë, u përpoq të afrohej me Aleatët Perëndimorë, ndërsa u kërkonte forcave të Boshtit të hiqnin qafe Aleatët nga Italia. E gjithë kjo çoi në nënshkrimin e marrëveshjes të kapitullimit të Italisë më 3 shtattor, ndërsa më pas qeveria Badoglio i shpalli luftë Gjermanisë.
Në vitin 1945, Musolini u përpoq të arratisej në Zvicër, por u arrestua nga partizanët italianë dhe u ekzekutuaa. Që atëherë, kënga ‘Bella Ciao” u bë e famshme në botë dhe është interpretuar nga artistë nga e gjithë bota, ndër të cilët edhe Manu Chao. Kënga dëgjohet tani në çdo betejë për të drejtat e njeriut./defektteknin/ KultPlus.com
Anton Çetta, që konsiderohet si nderi i kombit, ka qenë dhe mbetet ndër figurat kryesore të rezistencës së shqiptarëve, ku në kohën më të vështirë për popullin kosovar, ai me iniciativën e tij arriti të pajtojë shumë familje, shkruan KultPlus.
Më poshtë KultPlus ju sjell një nga thëniet e njohura të tij, që flet për popullin shqiptar, për robërimin e traditën e popullit tonë.
Populli shqiptar është i mirë dhe bujar, por ka ra pre nën ndikimin e së keqes, është robëruar nga shumëkush dhe shumëçka, e ne, bijtë dhe bijat e tij, duhet ta “zgjojmë” nga kjo kllapi, ta lirojmë nga ky robërim dhe kushtëzim i traditës së keqe, e cila nuk është e jona, mbi të gjitha është shumë e dëmshme dhe vdekjeprurëse, sepse vëllain e shndërron në vrastar… / KultPlus.com
Një person nga Japonia ka ndërmarrë veprimin më të çuditshëm ndonjëherë, duke e ofruar vetën me qira.
Shoji Morimoto, 37 vjeçar nga Tokio kërkon 10 mijë jena, apo rreth 80 euro dhe heqjen e shpenzimeve për udhëtim e ushqim, për ta shoqëruar këdo që ka nevojë, shkruan The Independent.
Mirëpo, ai nuk do të bëjë asgjë tjetër përveç se të “hajë, pijë dhe të përgjigjet shkurt në ndonjë pyetje”.
Me këtë veprim, japonezi ka tërhequr vëmendjen e shumë ndjekësve në rrjetet sociale e po ashtu edhe shumtë klientëve.
Morimoto për herë të parë i ka ofruar shërbimet e tij në vitin 2018.
“Unë e ofroj vetën me qira si një person që nuk bënë asgjë. Është e vështirë për ju që të hyni në një dyqan të vetëm? A po ju duhet një lojtar në ekipin tuaj? A po ju duhet dikush që t’ju bëjë shoqëri? Nuk bëjë çdo gjë, përveç gjërave të lehta”, kishte shkruar atë kohë në Twitter. /Koha/ KultPlus.com
Mbramja asht’ larg e ti je atje mbi kodër të blerueme ku gurzit që bashin zhurmë i përpiu dheu.
Ti je atje me të bijën e heshtjes e me shoqe tjera e mendon për mue. Unë jam në detin e tingujve
e ndër gjujt e mij ndieva peshen e tramit tue u ndalue me turr. Mandej i lëshova vendin një të vjetri e mes tallazit të krahve thashë: mbramja ashtë larg e ti andej lumit.
Heshtja prek qiellin me dorë E ti atje mbi kodër të blerueme njeh gjurmët e diellit nëpër qiell. / KultPlus.com
Kur Megan Kennedy dhe Thomas Cahoon shpallën fejesën, nisën menjëherë të planifikonin ditën e martesës e cila sipas tyre duhet të ishte e madhe dhe e paharrueshme.
Ata dërguan ftesat, prenotuan autobusë të kuq për të marrë të ftuarit në vendin ku do të mbahej ceremonia dhe Megan zgjodhi shoqërueset e saj për në altar që do të ishin dhjetë.
Por koronavirusi bëri që ata të shmangnin të gjitha planifikimet dhe në fund ftuan vetëm 15 persona.
Kështu që Megan hodhi poshtë planet e saj origjinale dhe në vend të tyre zgjodhi 2 gjyshe që t’i kishte si shoqëruese.
Kur i pyeti për herë të parë, Gillian Holloway, 80 vjeç dhe Mary Kennedy, 90 thanë se ideja ishte “pak budallaqe”. Ato u shprehën se ishin shumë të moshuara për të bërë rolin e shoqërueses së nuses.
Por më pas ato pranuan. Gjyshet nuk kishin veshur fustane të ngjashëm, por kishin buqeta dhe ecën së bashku në korridorin e kishës për të shoqëruar Megan. /express/ KultPlus.com
Para Ligjit rri bën roje një portier. Te ky portier na vjen një burrë nga fshati, i cili lyp të hyjë në Ligj. Por portieri i thotë se për momentin nuk mund ta lejojë të hyjë. Burri mendohet pak dhe e pyet se a do mund t’i lejohet hyrja më vonë. “Është e mundur” i thotë portieri, “por jo tash për tash”. Meqenëse dera është e hapur, si zakonisht, e meqë portieri bën një hap pas, burri rreket të shohë tej derës se çfarë ka brenda. Duke e vënë re këtë roja i derës qesh e thotë: “Nëse të tundon kaq shumë, provoje një herë t’ia mësysh edhe pa lejen time. Veç mbaje mend: unë jam i fuqishëm. E unë s’jam veçse më i dobëti prej rojtarëve. Nga paradhoma në paradhomë, rojet e dyerve janë njëri pas tjetrit, secili më i fuqishëm se pararendësi. Rojtari i tretë është aq i tmerrshëm sa as unë s’guxoj ta shoh me sy”. Këto vështirësi burri nga fshati nuk i kishte pritur; te Ligji, sipas tij, do duhej me siguri të kishte qasje kushdoqoftë, në çdo kohë, mirëpo tani që e sheh pak më me vëmendje rojtarin me pallto prej lëkure, me hundë të mprehtë e të gjatë e me mjekër të zezë si të tartarëve, vendos se është më mirë të presë derisa t’i japi leje të hyjë. Rojtari ia jep një stol dhe e lë të ulet e të presë në njërën anë të derës. E aty burri ulet e pret për ditë me radhë, për vite me radhë. Bën përpjekje të shumta për të marrë leje për të hyrë dhe e lodh rojtarin me këmbënguljen e tij. E rojtari shumë shpesh e merr në pyetje me intervista të shkurtra, e pyet për shtëpinë e tij e për çkamos, por pyetjet shtrohen me indiferencë, siç dinë t’i shtrojnë zotërinjtë, dhe gjithnjë përfundojnë me konstatimin se burri ende nuk mund të lejohet të hyjë. Burri, i cili ka marrë me vete shumë gjëra që t’i ketë gjatë rrugës, sakrifikon gjithçka që ka, sado e çmueshme, që ta joshë në ryshfet rojtarin. Rojtari e pranon çdo gjë, por gjithnjë me vërejtjen se “po i pranoj këto që më jep vetëm që të mos mendosh se ke lënë ndonjë gjë pa bërë”. Gjatë atyre shumë viteve burri e fikson vëmendjen tek rojtari, pa ndërprerje. I harron gjithë rojtarët e tjerë dhe ky i pari i duket si pengesa e vetme që s’e lë t’i avitet Ligjit. E kështu burri nis të mallkojë fatin e tij të keq, në vitet e para ashpërsisht e me zë të lartë; ama duke u plakur, ia nis të shkrofëtijë vetmevete. Bëhet si foshnjë, dhe meqë gjatë viteve të meditimeve mbi rojtarin tashmë ia njeh dhe pleshtat që rrinë në jakën e tij, fillon t’u lutet dhe pleshtave që t’ia ndërrojnë mendjen rojtarit. Pas një kohe të gjatë sytë nisin ta lënë, dhe ai më nuk e di se a është bërë bota më e errët apo thjesht po e mashtrojnë sytë. Megjithatë, në terrin e vet, ai bëhet i vetëdijshëm për rrezatimin që del pandërprerë prej derës së Ligjit. Tash nuk i ka mbetur më edhe shumë për të jetuar. Para se të vdesë, gjithë përvojat e tij në gjithë ato vjet i mblidhen në kokën e tij në një pikë të vetme, në një pyetje që ende nuk ia ka bërë rojtarit. I kërkon rojtarit të afrohet, se tashmë nuk mund të ngrihet më në këmbë me trupin e tij të kërrusur. Rojtari duhet të përkulet shumë që t’i afrohet, sepse dallimi në lartësi mes të dyve ka ndryshuar shumë, në disavantazh të burrit. “E tash çka dëshiron të dish?” e pyet rojtari; ” se ti nuk u lodhke kurrë”. “Gjithkush rreket të arrijë Ligjin” thotë burri, “po si ka mundësi që gjithë këto vjet askush veç meje nuk ka ardhur ndonjëherë të kërkojë të hyjë këtu?”. Rojtari e kupton se burrit i ka ardhur fundi dhe që të arrijë të jetë i kuptueshëm për shqisat e tij të lodhura, i bërtet në vesh. “Askush tjetër s’mund të pranohet ndonjëherë këtu sepse kjo derë është bërë vetëm për ty. Dhe tash do e mbyll”. / KultPlus.com
Lady Gaga dhe Jennifer Lopez do të performojnë në inaugurimin e Joe Biden si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që do të mbahet më 20 Janar.
Këngëtarja e hitit “The Bad Romance” Lady Gaga do të këndojë himnin kombëtar në ceremoninë e Biden dhe Kamala Harris që do të zhvillohet në oborrin e ndërtesës së Kongresit Amerikan, shkruan ABC News.
Ndërkaq Jennifer Lopez do të performojë pak para fillimit të ceremonisë ashtu si Demi Lovato dhe Justin Timberlake.
Fituesja e Oscar, Lady Gaga është një mbështetëse e madhe e presidentit të sapozgjedhur Joe Biden dhe ka qenë një prej zërave kryesorë që e kanë përkrahur atë gjatë gjithë procesit të zgjedhjeve. /Koha/ KultPlus.com
Objekti prej ku arsimi shqip ka filluar rrugëtimin ka marrë një pamje tjetër në fillimin e vitit të ri, shkruan KultPlus.
Mësonjëtarja e parë shqipe e cila ndodhet në Korçë është freskuar nga bardhësia e borës.
Në fotografinë e shpërndarë nga ministrja për Kulturë e Shqipërisë, Elva Margariti, ajo ka theksuar se puna për muzealizimin e këtij simboli të arsimit shqip është duke vazhduar tutje.
“Bora e parë ka zbardhur edhe Mësonjëtoren e Parë Shqipe, në Korçë, këtë simbol të arsimit shqip, e restauruar falë investimit të qeverisë shqiptare. Tashmë po punohet për muzealizimin e saj”, ka shkruar Margariti.
Mësonjëtarja e parë shqipe është hapur më 7 mars të vitit 1887. / KultPlus.com
Një luftë shumë pak e njohur është ajo mes Anglisë dhe Zanzibar, në vitin 1896, dhe ajo konsiderohet të jetë lufta më e shkurtë në histori.
Historia fillon me nënshkrimin e marrëveshjes mes Britanisë dhe Gjermanisë, në vitin 1890, ku ata vendosën që të ndajnë zonat e pushtuara të Afrikës lindore, dhe Gjermania morri kontrollin mbi Tanzaninë dhe Anglia mbi Zanzibar.
Kështu, Zanzibar u deklarua tokë nën mbrojtjen e Britanisë, dhe ata vendosën në krye të vendit një Sulltan “marionetë” në vitin 1983, të quajtur Hamad bin Thuwaini.
Hamad udhëhoqi në paqe për 3 vite, deri me 25 gusht 1896, kur ai papritmas vdiq në pallatin e tij. Edhe pse e vërteta nuk është zbuluar kurrë, mendohet se kushëriri i tij Khalid bin Barghash bëri atentat në të.
Kjo ide erdhi sepse disa orë pas vdekjes së Hamadit, Khalid veçse u zhvendos në pallat, duke thënë se është e drejta e tij të ketë fronin e Sulltanit.
Ai e bëri gjithë këtë pa aprovimin e britanikëve, shkruan lajmi.net. Sigurisht, diplomatët lokal britanik nuk ishin të lumtur me këtë ndodhi, dhe shefi i diplomacisë së zonës Basil Cave, i deklaroi Khalid se ai duhet të zbres nga froni.
Khalid e injoroi këtë paralajmërim dhe filloi të mblidhte forca rreth pallatit.
Këto forca ishin çuditërisht të armatosura mirë, dhe po përdornin armatimet që ishin dhuratë diplomatike për sulltanin e mëparshëm.
Në mbrëmje të 25 gushtit, Khalid kishte rrethuar pallatin e tij me 3 mijë ushtarë. Në të njëjtën kohë britanikët kishin dy anije lufte në limanin e tyre, dhe kërkuan ndihmë nga një anije tjetër luftarake që ndodhej pranë.
Edhe pse Cave kishte autoritet të fuqishëm, ai e dinte se nuk mund të niste një sulm pa aprovimin e qeverisë Britanike, shkruan lajmi.net. Ai dërgoi një telegram, duke kërkuar autorizim për përdorim dhune nëse zgjedhjet paqësore nuk kanë rezultat.
Ditën e nesërme dy anije të tjera britanike zbarkuan në liman dhe gjithashtu Cave morri autorizim për sulm, por u këshillua të ndërmarr vetëm veprime që i ofrojnë një fitore të sigurt.
Me datën 26 gusht Khalid morri ultimatumin e fundit, që i kërkonte të dilte nga pallati para orës 9 të mëngjesit të nesërmen.
Ai e refuzoi këtë, duke thënë se është i sigurt se britanikët nuk do të hapin zjarr ndaj tyre. Mirëpo Cave ktheu një telegram duke i thënë se nuk kanë dëshirë të hapin zjarr, por do ta bëjnë nëse janë të detyruar.
Në ora 09:00 fiks, sulmi britanik filloi mbi pallatin, dhe në ora 09:02 anijet britanike kishin shkatërruar shumicën e artilerisë së Khalid, dhe strukturat e bëra nga druri rreth pallatit filluan të bien.
Në këtë kohë kur bombardimi filloi, Khalid u arratis nga pallati përmes një dalje të fshehtë, dhe la shërbyesit e tij dhe ushtarët të mbrojnë pallatin vetëm.
Në 09:40, flamuri i sulltanit u ul nga pallati. Kjo është lufta më e shkurtër në histori, që zgjati plotësisht 38 minuta. /express/ KultPlus.com
Një burrë me ngjyrë nga Mississipi i Shteteve të Bashkuara, i cili u mbajt 26 vjet në burg nën akuzën për dhunim seksual dhe vrasje të një gruaje 84-vjeçare, u shpall i pafajshëm pasi dëshmitë e reja treguan se ai nuk ka qenë i përfshirë në krim.
Eddie Lee Howard, 67 vjeç, u dënua gabimisht disa herë për dhunimin seksual dhe vrasjen e Georgia Kemp-it dhe për herë të parë u dënua me vdekje në vitin 1994, shkruan Independent.
Vendimi për dënimin e tij në atë kohë ishte marrë duke i krahasuar shenjat e kafshimit në trupin e viktimës me dhëmbët e të dyshuarit. Një mjek kishte thënë se këto shenja përputheshin.
Megjithatë, dëshmitë e reja të forenzikës, përfshirë testin e ADN-së në skenën e krimit, e përjashtuan Howard-in në këtë rast. Gjykata Supreme e Mississipit vitin e kaluar vendosi që një individ nuk mund të identifikohet si autor i një vepre përmes krahasimit të shenjës së kafshimit dhe dha urdhër për proces të ri gjyqësor.
Ky person u largua nga radha e pritjes për zbatimin e dënimit me vdekje në dhjetor, ndërsa u lirua nga burgu të hënën pasi prokurorët e hodhën poshtë aktakuzën për vrasje.
Një nga avokatet e Howard-it, Vanessa Potkin, tha: “Z.Howard u dënua në bazë të forenzikës së pabazë, pa dëshmi fizike apo dëshmitarë në vendin e ngjarjes.”
I liruari nga burgu tha: “Dua të shpreh shumë falënderime për shumë njerëz që më ndihmuan ta bëj realitet ëndrrën time të lirisë. Dua t’ju falënderoj të gjithëve me tërë zemrën time, sepse pa punën tuaj të madhe në emrin tim, ende do të isha i mbyllur në atë vend të tmerrshëm, të quajtur Departament Korrektues, duke pritur për t’u ekzekutuar.” / express/ KultPlus.com
Publicisti Milazim Krasniqi nëpërmjet një statusi në facebook ka komentuar për votimet që bëhen në bazë të relacioneve, shkruan KultPlus.
Ai ka thënë se ka dëgjuar votues që thonë se nuk e votojnë një politikan pa shkuar te ta në vizitë, teksa profesori Krasniqi ka thënë se në këtë rast duhet të vlerësohen vlerat e kandidatit.
KultPlus ua sjell të plotë reagimin e Milazim Krasniqit:
Më ka rënë ta dëgjoj këtë qëndrim: “Pa ardhë te na (politikani), nuk ia japim voten!” D.m.th. kushti në këtë rast është minimal, një takim në familje, në odë, në shkollë të katundit, kudo. Mjerisht, ky qëndrim zbulon individin e padijshëm, të kompleksuar, të preokupuar me veten e jo me shoqërinë, as me shtetin. Kandidatët duhet të votohen për vlerat e tyre politike, etike, profesionale, njerëzore, e jo pse i takojmë në një tubim koti. Aq më tepër në kohë rreziku nga pandemia. / KultPlus.com
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka pritur përfaqësueset e klubit të shahut të femrave “Malësorja e Kosovës”, të kryesuar nga Shehrije Gërbeshi, në një takim në të cilin u fol për një varg çështjesh, duke veçuar nevojën e futjes së sportit shahut në kurrikulat shkollore, ndër të tjera.
Përfaqësueset e “Malësorja e Kosovës” e njoftuan ministren për historikun e klubit i cili është i vetmi i këtij lloji në Kosovë, ku anëtaret dhe shahistet janë të gjinisë femërore.
Gërbeshi tregoi për sukseset dhe pjesëmarrjen në garat vendore dhe ndërkombëtare. Ajo e informoi ministren për shtrirjen garave të klubit në 6 komuna të vendit dhe synimi i tyre është që ta promovojnë dhe shtrijnë këtë aktivitet sportiv në tërë territori e Kosovës ashtu që të ketë një masivizim të sportit të shahut tek gjinia femërore.
“Ne kemi zhvilluar takime me shumë përfaqësues institucionesh dhe kemi kërkuar që shahu të futet si disiplinë shkollore”, theksoi Gërbeshi.
Ndërkaq, ministrja Dumoshi, e mirëpriti iniciativën dhe sukseset e klubit. Ajo i tregoi përfaqësueseve të klubit të shahut për përkrahjen që jep MKRS-ja për sektorët që mbulon, veçanërisht për sportit, ku veçoi ndihmën prej 1.5 milion euro nga fondi emergjent vetëm për sportin dhe këto mjete financiare nëpërmjet federatave u janë shpërndarë klubeve dhe sportistëve.
“Më vjen mirë kur shoh këto të reja që merren me sport dhe jemi dëshmitarë që vajzat tona po na përfaqësojnë denjësisht në sport dhe ne si ministri me mundësitë dhe kapacitetet tona po e përkrahim sportin në bazë të prioriteteve programore që kemi si ministri. Objektiv i ynë është që të rinjtë të përqafojnë sportin dhe të merren sa më shumë me aktivitete sportive”, tha mes tjerash ministrja, duke shtuar se fokusi i saj por edhe i ministrisë është tek të rinjtë dhe se shteti është krijues i mundësive që ata të merren me sport.
Ministrja po ashtu përmendi se për shkak të pandemisë e ka pamundësuar bashkërendimin e nevojshëm dhe të mjaftueshëm me Ministrinë e Arsimit që shahu të futet si lëndë e veçantë në kurrikulat shkollore ashtu siç e parasheh edhe rekomandimi i Bashkimit Evropian që shahu të futet si lëndë në tërë shkollat e Evropës. / KultPlus.com
Një specie e zhdukur ujku, e cila shërbeu si frymëzim për një krijesë mitike në serialin e njohur “Game of Thrones”, ka pak gjëra të përbashkëta me ujqërit gri që enden sot në Amerikën e Veriut, ka zbuluar një studim i ri.
I njohur si Canis dirus, që do të thotë “qen i frikshëm”, ishte menduar se ujqërit e tmerrshëm ishin thjesht një version më i mprehtë i ujkut gri. Sidoqoftë, një studim i ri i botuar në revistën Nature ka zbuluar se sa ndryshe ishin ata në të vërtetë.
Mishngrënësit prehistorikë endeshin në Amerikën e Veriut derisa u zhdukën rreth 13,000 vjet më parë. Fosilet e ujqërve të drejtpërdrejtë janë ndër më të zakonshmet e rikuperuara në Gropat e Tar Tarit në Los Anxhelos, shkruan CNN.
“Rrëfimi në vazhdim ka qenë se ujqërit gri dhe të frikshëm ishin të lidhur ngushtë, si motra ose kushërira, ose ndoshta e njëjta kafshë”, tha autori kryesor i studimit Angela Perry, një arkeolog në Universitetin Durham në Mbretërinë e Bashkuar, për CNN përmes emailit.
“Ne ishim mjaft të kënaqur me atë vlerësim për 150 vjet, pasi kjo ishte ajo që sugjeronin ngjashmëritë në skeletet e tyre. Tani gjenetika ka zbuluar se ato janë të një lidhjeje më të largët, pasi janë ndarë nga njëri-tjetri rreth 6 milion vjet më parë”, tha Perry. /Koha/ KultPlus.com
Kulla Eiffel ishte e ndërtuar për Barcelonën, mirëpo qytetit iu duk shumë e shëmtuar, prandaj e refuzuan idenë e Gustave Eiffel, dhe ai u detyrua të zhvendoste projektin e tij në tjetër vend.
Fatmirësisht, ai gjeti një shtëpi për idenë e vetë, në Paris. Atje, kulla do të përdorej si pikë ekspozimi për harkëtarinë internacionale në 1889.
Por fatkeqësisht, edhe në Paris qytetarët nuk reaguan mirë. Ajo u kritikua shumë dhe u poshtërua, dhe një prej komenteve më të egra ishte që e quajtën “Asparagus metali”.
Kjo kullë nuk kishte plan që të qëndronte për shumë gjatë. Në fakt, ajo u ofrua të shitej për hekur, mirëpo e kursyen sepse doli të jetë e dobishme për ushtrinë franceze.
Ata e përdorën si kullë komunikimi. Kjo strukturë metali, filloj pas viteve 50 të bëhet paksa atraksion turistik, dhe në vitin 2002, ajo arriti numrin e 200 milionë vizitorëve.
Kjo e bëri monumentin më të vizituar në botë, që është krijuar nga një njeri. /express/ KultPlus.com
Robert Redford, aktori dy herë fitues i çmimit Oskar, regjisori dhe konservatori, ka shitur ”Sundance Mountain Resort”, vendpushimin luksoz të shkretëtirës së Utah, në destinacionet kryesore malore të Amerikës së Veriut.
Redford e themeloi atë në 1969, më shumë se 50 vjet më parë, duke e bërë atë një nga vendet (përveç Salt Lake City dhe Park City) të festivalit, homonim të filmit që ai bëri me Sidney Pollack që nga vitet ’90.
Shitja është rezultat i një plani strategjik afatgjatë i krijuar për të ruajtur dhe konsoliduar trashëgiminë e Redford, duke përfshirë një angazhim të vazhdueshëm për zhvillim të përgjegjshëm dhe ruajtjen e tokës.
Së bashku me këtë njoftim, Redford dhe familja e tij kanë bashkëpunuar me ”Utah Open Lands” për të mbrojtur përgjithmonë mbi 300 hektarë habitat natyror të pacenuar, përrenj dhe toka të lagështa ku ndodhet edhe ndërtimi më i ri, Elk Meadows.
Sundance është si asnjë mal tjetër në Utah ose SHBA. /ata/ KultPlus.com
Një shkencëtar i vjetër i NASA-s është shpallur i fajshëm të mërkurën në Gjykatën Federale të New Yorkut për gënjeshtra në lidhje me përfshirjen e tij në një program të krijuar nga Qeveria kineze për rekrutimin e njerëzve me qasje në pronën intelektuale.
Meyya Meyyappan, 66-vjeçar ishte akuzuar se kishte bërë deklarata të rrejshme sipas një njoftimi të Departamentit të Drejtësisë.
Meyyappan kishte një pozitë të besueshme në NASA me qasje në pronën intelektuale, shkruan CNN.
Duke shkelur kushtet e punësimit të tij dhe ligjeve e rregulloreve të organizatës ai nuk kishte arritur të fshihte pjesëmarrjen e tij në programin e Qeverisë kineze dhe kështu ka gënjyer hulumtuesit e NASA-s, agjentët e FBI-së dhe zyrën tonë”, tha në një deklaratë prokurori Attorney Audrey Strauss.
Nga viti 2006 Meyyappan ka qenë krye shkencëtar në Teknologjinë e Eksplorimit në NASA. /Koha/ KultPlus.com
“Mercure de France” ka botuar, me 1 nëntor 1903, në faqet 521-523, një shkrim mbi mendimin (analizën) e Faik Konicës (Thrank-Spirobeg-ut) për gjuhën Esperanto, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
L’Européen botoi, nga një korrespondent i rrallë, z. Thrank-Spirobeg, shkrimtar shqiptar që trajton gjuhën tonë mrekullisht, një letër kurioze për gjuhët ndërkombëtare, dhe veçanërisht Esperanton, e fundit deri më sot, me gjuhën blu, nga këto ndërtime të shpikura dhe të përkohshme :
“Esperanto është një fantazi qesharake dhe është për t’u habitur të shohësh disa figura të një inteligjence të lartë të futura në këtë galerë prej kartoni. Ideja për t’i bërë të gjitha kombet të flasin në të njëjtën gjuhë ka po aq kuptim sikurse të bashkosh kuaj, gomerë, qe dhe deve dhe t’i detyrosh, duke i rrahur të tërë me shkop, të hingëllojnë, pëllasin apo ulërojnë, pa dallim speciesh. I vetmi ndryshim është se apostujt e Esperantos i zëvendësojnë rrahjet me shkop me bindjen. Por gabimi është i njëjtë : ai konsiston në konsiderimin e gjuhëve si krijime artificiale, ashtu si rrobat dhe veshmbathjet, të disponueshme dhe të zëvendësueshme sipas dëshirës.
Por, çfarë është një gjuhë në të vërtetë? Unë përcaktoj një gjuhë, fizionominë tingëlluese të një race. Në të vërtetë, ne nuk kemi asnjë shembull të dy racave shumë të dallueshme që zotërojnë të njëjtën gjuhë, vetë ideja e një fakti të tillë është e pamundur të konceptohet sepse do të nënkuptojë ekzistencën e dy fytyrave njëkohësisht të pangjashme dhe identike. Pra, kur mbrojtësit e Esperantos pretendojnë të shtypin këto organizma të gjallë që janë gjuhët në mënyrë që t’i zëvendësojnë ato me një makinë universale, unë them se ata duhet të fillojnë duke shtypur të gjitha racat si raca dhe t’i bashkojnë ato në një racë të vetme. Dhe këtu është mënyra e vetme për të bërë këtë operacion të vogël: të vendosni të gjitha racat ekzistuese nën të njëjtën temperaturë, përpara të njëjtit peizazh, nën të njëjtin regjim politik dhe ekonomik, – dhe t’i kryqëzoni ato në mënyrë metodike për disa shekuj. Kjo do të thotë që larmia e racave është e pashkatërrueshme, po aq e pashkatërrueshme sa larmia e gjuhëve. Prandaj, Esperanto ka disa mundësi të qëndrojë në një gjendje shprese të përhershme.
Gabimi thelbësor i esperantistëve është të injorojnë, qëllimisht, se pasuria dhe bukuria e një gjuhe nuk janë vetëm në fjalorin dhe sintaksën, por mbi të gjitha në masën në të cilën është e mundur të shprehin nuanca të reja përmes kombinimeve të reja të fjalëve. Një gjuhë e kulturës së lartë, si frëngjishtja për shembull, nuk ka kufij në përsosmëri; shkrimtarët e mëdhenj vazhdimisht e pasurojnë atë me forma të reja, duke e mprehur, rafinuar, duke e bërë atë më të “vështirë” gjithashtu dhe duke e komplikuar atë me një arsye të mirë, sepse vetëm një organizëm i komplikuar është i aftë të shprehë ndjesi të komplikuara. Përkundrazi, Esperanto pranohet me naivitet si gjuhë “shumë e lehtë”, domethënë e aftë për shprehjen e vetme të ideve shumë të thjeshta. Dhe, për fatin e saj, ajo është e dënuar të mbetet përjetësisht e lehtë, sepse nëse, duke u bërë gjuha universale, shkrimtarët nga vende të ndryshme do të merrnin përsipër ta përmirësonin, domethënë ta transformonin, do të kishte shpejt aq shumë specie të esperantos sa ka kombe.”
Nuk mund ta kishim thënë më mirë. Fundi i letrës përmban disa pikëpamje më të diskutueshme mbi të ardhmen gjuhësore të Evropës. Unë mendoj se uniteti gjuhësor është i pamundur pa unitetin politik; por këto dy njësi, nëse do të realizoheshin, ndoshta do të ishin vetëm për një moment. Le ta lëmë të ardhmen. E tashmja mbetet për të ardhur keq. Si ilaç, pasi që theksi mbi kombësitë dhe fshirjen e latinishtes, nuk ka asnjë në praktikë. Ne duhet të përpiqemi t’i bëjmë “gjuhët e vogla” të kuptojnë se interesi i tyre është thjesht familjar dhe, me raste, letrar, se gjithçka që i drejtohet të gjithëve duhet të shkruhet në një nga “gjuhët e mëdha”. Por kush do t’i ndajë në mënyrë të barabartë gjuhët e mëdha dhe të vogla? Z. Thrank-Spirobeg pranon vetëm tre kryesore : frëngjishten, anglishten dhe gjermanishten. Janë shumë ose shumë pak. Në shekullin e shtatëmbëdhjetë, kur donim të popullarizonim një libër, për ta bërë atë të dilte përtej rrethit, sado shumë i gjerë, nga frëngjishtja, ne e përkthenim atë në latinisht. Kështu bëri edhe Dekarti (Decartes) për Ligjërimin e tij; ashtu bëri edhe Nicole për “Provinciales”. Nëse Koperniku do të kishte shkruar në polonisht, ne ndoshta nuk do ta dinim se toka rrotullohet… / KultPlus.com
Më 14 janar 1703 nisi punimet Kuvendi i Arbërit, ku episkopati shqiptar analizoi aspektet e brendshme kishtare, si administrimi i sakramenteve, liria fetare dhe e kultit, reforma dhe zakonet e tjera, dhe në anën tjetër, gjendjen e popullsisë në realitetin shoqëror nën sundimin otoman me të gjitha problemet e rënda që përjetonte çdo ditë.
Kuvendi u mbajt në Mërqi, afër Lezhës, dhe u organizua nga Koncili i Kishës Katolike në trojet Shqiptare, me dëshirën e Papës Klementit XI Albanit, me prejardhje shqiptare, i cili këtë ngjarje të madhe kishtare e kombëtare ia besoi kryeipeshkvit të asaj kohe të Tivarit, imzot Vinçenc Zmajeviçit. Vendimet e Kuvendit të Arbërit qenë të rëndësishme për rregullimin e brendshëm të jetës dhe veprimtarisë kishtare, për rigjallërimin e fesë dhe në anën tjetër për nxitjen drejtuar popullsisë shqiptare për mbrojtjen e vlerave dhe të identitetit kombëtar.
Aktet e Kuvendit u botuan në Romë më 1706. Botimi i dytë, me disa shtesa latinisht, u përkthye nga dom Engjëll Radojës më 1868. Në këto akte gjendet material dokumentar për gjendjen ekonomike të shqiptarëve në atë kohë, për gjeografinë, për çështjet e shkollimit, për situatën e lirisë njerëzore e fetare, për të drejtat njerëzore. Gjithashtu teksti shqip i Kuvendit të Arbërit është një dëshmi e rëndësishme e 1706-es edhe për historinë e shkrimit të shqipes. /dp/ KultPlus.com
Një astronaut fiton mjaftueshëm, por jo aq sa mund ta imagjinoni. Astronautët civilë të NASA-s klasifikohen si nëpunës civilë GS-12 dhe GS-13, në varësi të aftësive dhe vjetërsisë së tyre.
Sipas pagave të vitit 2020, ata flasin për një shifër midis 66 167 dhe 161 141 dollarë bruto në vit. Në euro, ato janë ndërmjet 55 000 dhe 134 000 euro bruto në vit, të cilat neto janë mes 42 000 dhe 91 000 afërsisht.
Duke i ndarë me 12 muaj, ato korrespondojnë me një pagë midis 3500 (një astronaut i ri) dhe 7600 euro neto në muaj një astronaut me super përvojë. Astronautët evropianë që i përkasin niveleve A2 dhe A4, fitojnë shifra të ngjashme, pak më të larta se pagat në nivelin më të ulët, por më të ulëta se ato maksimale.
Më pak se një futbollist. Paga të mira, me pak fjalë, por jo shumë të mira. Edhe pse është një punë stresuese, e rrezikshme që kërkon qëndrim të shpeshtë jashtë vendit: të stërvitesh për një fluturim në Stacionin Hapësinor duhet të kalosh shumë kohë në Rusi, Japoni, Kanada, dhe për Evropianët gjithashtu në Gjermani, dhe Shtetet e Bashkuara . Sigurisht, shpërblimet janë të shumta, por nëse qëllimi është të pasurohesh, më mirë të jesh menaxher i një kompanie të madhe ose një futbollist. /express/ KultPlus.com
Fragment nga vepra e Anton Çettës,“Prozë popullore nga Drenica”:
Njani i rrethit t’Deçanit i vrau tre vetë edhe duel n’Malsi. Nêjti tri vjet tu ni shpinak. I zoti i shpisë, kur u çojke, e kish pas zakon me thanë: — Hej zot, mos ëm korit ma shum se tri herë n’ditë. Ky kaçaku, mas tri vjete i tha: — Aman, more plak, qe tri vjet qi rri tu ti, për gjeth ditë ta kam nî qet fjalë. Unë ni herë jam koritë edhe i kam vra tre vetë me e nxerrë ftyrën. He, more bir, – i tha plaku e ke pasë taksirat se nuk e di ti se qysh â korija. Korija à shum turlish. Me i folë vllaut keq, â kori, me i folë e me e idhnue kojshinë, â kori. Me i idhnue print, â kori. Me e sha gruen, â kori. Shum janë koritë n’jetë t’njerit, e për qatâ â zor me pshtue pa u koritë tri herë n’ditë. /KultPlus.com