Studentët e Kolegjit Universum nga Departamenti Shkenca Politike kanë bërë një hulumtim në lidhje me nivelin e edukimit të deputetëve të Republikës së Kosovës.
Qëllimi i hulumtimit ka qenë identifikimi i nivelit të edukimit, drejtimet në të cilat këta deputetë kanë diplomuar si dhe vendet e përzgjedhura nga ta për përfundimin e studimeve.
Sipas statistikave të nxjerra nga hulumtimi i studentëve prej 120 deputetëve, 53 deputetë kanë përfunduar studimet bachelor, 48 prej tyre kanë përfunduar studimet master dhe 15 kanë përfunduar studimet post diplomike (PhD), ndërsa 2 deputetë janë me shkollim të mesëm, dhe 2 të tjerë nuk e kanë deklaruar shkollimin.
Për më shumë, lexoni infografiken e përgatitur nga studentët e Kolegjit Universum:
Ministrja Vlora Dumoshi ka takuar sot Flutura Ibrahimin, më shumë të njohur si Uta e Maleve, vajzën e parë nga Ballkani e cila ka ngjitur 5 majat e Himalajeve.
Ibrahimi e njoftoi ministren më shumë për vazhdimësinë e projektit të saj ‘14 Majat më të larta të tokës’ dhe ekspeditat e radhës në Anapurna, Makalu dhe K2 majën më të rrezikshme në botë.
Ministrja tha se Uta do të ketë mbështetjen e saj si ministre dhe të MKRS-së për rrugëtimet e saja drejtë çative të botës, ku besoj sërish do të valojnë flamuj tonë. /KultPlus.com
Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar përmbytje në Kosovë. Uji ka hyrë nëpër shtëpitë e qytetarëve, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut dhe prishjes së rrjetit të kanalizimit, uji ka depërtuar edhe në shtëpinë muze të Ferdonije Qerkezit nga Gjakova, e cila në luftën e Kosovës ka të vrarë bashkëshortin dhe katër djemtë.
Qerkezi ka deklaruar për mediat lokale se reshjet e shiut kanë shkaktuar dëme në podrumin e shtëpisë, ku po i ruante mjetet e punës së djemve të saj, transmeton KultPlus.
“Mbrëmë prej orës 8 ka fillu kthimi i kanalizimit deri sot në mëngjes, tash ka nisë pak me u largu, edhe para dy ditëve tjera ishte shi I madh. Mbrëmë jam frikësu se do të hyjë edhe në katin e parë. Janë mjetet e djemve që I kam ruajt në podrum. Mjetet e fëmijëve që kanë punuar në qebaptore janë dëmtuar”, ka deklaruar Qerkezi.
Ajo ka thënë se deri më tani nuk ka pasur ndihmë nga askush.
“Nuk kam pasur ndihmë, para dy ditëve e kam marrë një punëtore qe vetë e paguaj. Kisha kërku ndihmë që kur të largohet uji me ardhë dikush me e pastru këtë vend, me i shiku këto çka janë dëmtu, duhet me i gjuajt po s’kemi çka me bë tash”, ka thënë Qerkezi.
Ndryshe, reshjet e mëdha të shiut gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje në shumicën e komunave të Kosovës.
Si pasojë, shumë shtëpi, banesa e rrugë janë mbushur me ujë. / KultPlus.com
Sot bëhen 101 vite që nga vrasja e gazetarit dhe atdhetarit Sali Nivica, një ndër themeluesit e Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, me seli në Shkodër, shkruan KultPlus.
Ai ka themeluar gazetën “Populli”, në të cilën artikuloheshin fuqishëm përpjekjet dhe aspiratat e kombit shqiptar, duke u mbështetur fuqishëm në Programin Politik të Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”.
Sali Nivica ka redaktuar edhe gazetën “Zgjimi” si dhe ka qenë korrespondent i gazetës “Liria”, që botohej në Janinë.
Sali Nivica ka qenë një ndër bashkëpunëtorët më të afërt me Hoxhë Kadri Prishtina, Kel Marubi, Gjergj Fishta, Bajram Curri, Sotir Peçi, Elez Isuf Ndreu, Viçens Prenushi, Ndre Mjeda e atdhetarë të tjerë të kohës.
Gazetari Sai Nivica u vra në moshën 30 vjeçare, më 10 janar 1920 në Shkodër nga armiqtë e Shqipërisë./ KultPlus.com
Derisa adhuruesit anembanë botës e festuan lajmin se “Sex and the City”, po rikthehet në ekran me një edicion special, megjithatë ata janë kureshtarë ta dinë nëse aktorja e rolit të Samanthas do të zëvendësohet.
Aktoret e kastës origjinale të serisë, Sarah Jessica Parker e cila e portretizon protagonisten Carrie, Cynthia Nixon që vjen në rolin e Mirandas dhe Kristin Davis që e luan rolin e Charlottes, tashmë e kanë konfirmuar lajmin se do të rikthehen në projektin special me titull “And Just Like That”, i cili do të transmetohet në platformën HBO Max. Ato do t’i përsërisin rolet e tyre në serinë 10 episodesh, e cila vjen me histori të freskët dhe xhirimet e saj pritet të fillojnë këtë pranverë në New York City.
Por njëra aktore e cila nuk do të rikthehet në këtë projekt është, Kim Cattrall, e cila në serinë e shpërblyer me “Emmy” e luante rolin e Samantha Jonesit. Ajo ka treguar publikisht se nuk do të përfshihet në vazhdimet e këtij projekti për shkaqe personale, duke vënë në pah edhe raportet e këqija të saj me yllin e serisë, Sarah Jessica Parker.
Ndërkohë platforma HBO Max nuk ka dhënë detaje nëse ky personazh do të zëvendësohet nga ndonjë aktore tjetër, apo do të largohet nga historia e serisë së ardhshme.
Parker e ka postuar një video në Instagramin e saj, e cila e paralajmëron projektin e shumëpritur, duke e konfirmuar kështu se diçka e re po vjen së shpejti. / KultPlus.com
Tito Schipa, i lindur nën emrin Raffaele Attilio Amedeo Schipa në Leçe të Italisë në një familje arbëreshe.
Schipa konsiderohej si një ndër tenorët më të mëdhenj të shekullit XX.
Ai studioi në Milano dhe bëri debutimin e tij të parë në opera në moshën 21 vjeç në vitin 1910 në Vercelli. Ai më pas u shfaq në të gjithë Italinë dhe në Buenos Aires, Argjentinë. Në 1917, ai krijoi rolin e Ruggiero në La rondine të Puccinit.
Schipa këndoi shfaqjen e tij të fundit në Operën Metropolitane në 1941 para se të kthehej në Italinë Fashiste, “ku ai ishte një kafshë shtëpiake e regjimit Benito Mussolini”. Këtë periudhë të jetës së tij ai kurrë nuk do të jetonte me të vërtetë poshtë; pasi u kthye në Shtetet e Bashkuara, koncerti i tij i parë pas luftës u ndoq dobët.
Në vitin 1958, Schipa tërhiqet nga skena operistike për të dhënë mësim zëri, fillimisht në Budapest. Ai u kthye në Nju Jork për një performancë të fundit në 1962.
Schipa vdiq nga ndërlikimet nga diabeti më 16 dhjetor 1965 në moshën 77 vjeç në Manhattan, New York City. / KultPlus.com
Ministrja Vlora Dumoshi ka pritur në takim sot artisen e re Melisa Ibrahimi, pianiste e cila gjatë vitit 2020 ka fituar shumë çmime në garat ndërkombëtare për piano, që ajo ka marrë pjesë, si në Moskë të Rusisë, në Bavari të Gjermanisë, Itali, Beograd të Serbisë.
Me këtë rast, artistja Ibrahimi e njoftoi për përvojën e saj gjatë vitit që lamë pas, duke treguar për çmimin e parë që ajo ka fituar në muzikë klasike me piano, në Moskë të Rusisë, në garën “International Music Competition Moskow, Russia”, ku ka luajtur për 40 minuta Appassionata të Betovenit në një garë me 25 finalistë, garues nga e tërë bota.
“Gara për shkak të pandemisë është organizuar online, dhe na është dashur të përgatitemi si në aspektin profesional artistik ashtu edhe në atë teknik, por ia kemi dal suksesshëm”, shpjegoi Melisa Ibrahimi, duke folur edhe për dy çmime tjera që ajo ka fituar në Bavari të Gjermanisë, si dhe vendin e dytë në Beograd të Serbisë.
“Si rezultat i pjesëmarrjes dhe sukseseve në këto gara ndërkombëtare, këtë vit do të marrë pjesë në një garë në Spanjë ku do të jemi 20 finalistët më të mirë të botës dhe do të performoj në shtëpinë e Betovenit në Gjermani”, e informoi ministren artistja Ibrahimi.
Ajo tha se e falënderon mësuesen e saj të pianos Alberta Troni për suksesin deri ku ka arritur. Melisa Ibrahimi përmendi se deri tani askush nuk i ka ofruar përkrahje përpos Ministrisë e cila në thirrjen e fundit nga fondi emergjent e ka ndihmuar artisten.
Ndërkaq, ministrja Dumoshi, tha se personalisht ndjehet e lumtur që ka rastin të takojë artisten në fjalë, gjë që tregon se Kosova ka të rinj shumë të talentuar në shumë fusha.
“Është kënaqësi të shohim të rinjtë tanë të tregojnë suksese në ngjarjet dhe garat ndërkombëtare. Dihet që Rusia ka traditë në artin muzikor dhe që ka shumë talente e një artiste nga Kosova të ngadhënjejë atje vërtetë është një ngjarje që meriton vëmendje dhe ju si artiste e re meritoni që të përkraheni edhe më shumë”, tha ndër të tjera ministrja Dumoshi.
“Shteti duhet të kujdeset për artistët dhe të rinjtë që kanë vullnet dhe afinitet për t’u marrë me art e sport, sepse kur arrihen suksese nga të rinjtë tanë ato nuk janë vetanake sepse çdo përfaqësim është edhe prezantim shtetëror. Identifikimi i të rinjve si ju që kanë prirje në një fushë të caktuar është obligim i institucioneve dhe i shoqërisë dhe duhet të mbështeteni pa mëdyshje, për arsye se ne si Kosovë përfaqësohemi më pas sa më mirë dhe sa më suksesshëm. Si ministri në vazhdimësi jemi munduar të mbështesim të rinjtë e talentuar dhe personalisht unë dua të të uroj për sukseset e tua dhe si një përkrahje morale si ministre kam përgatitur një mirënjohje” i tha ministrja Dumoshi artistes së re Melisa Ibrahimi.
Melisa Ibrahimi, është artiste nga Mitrovica. Po ashtu, ajo është edhe basketbolliste e cila luan për përfaqësuesen e Kosovës U20. / KultPlus.com
-Si korrespodent i gazetë gjermane “Frankfurter Allgemeine” dhe autor i disa librave publicistike për Ballkanin, ku duhet dalluar veprën “Si u shpërbë Jugosllavia”, Viktor Majer ka merita të mëdha për pasqyrimin e gjendjes së shqiptarëve në ish Jugosllavi në prak të shkatërrimit të saj, me ç’rast ai u kthye në zëdhënës të lëvizjes kombëtare shqiptare dhe programit të saj në përmasa ndërkombëtare.
Kur publicisti dhe botuesi njohur Karl Gustav Strëm, në vitin 1979, doli me librin “Jugoslaëien ohne Tito” (Jugosllavia pa Titon), me ç’rast theksoi se mbijetesa trashëgimisë së Titos varet nga përgjijgjja që do t’i jepet çështjes shqiptare, ku Kosova Republikë merrej si alternativë e vetme e kësaj sprove, Viktor Majer, një zë tjetër i fuqishëm i publicistikës gjermane, me shkrimet e tij të pandalshme, do të paraqesë anamnezln e çështjes shqiptare në kontekstet rajonale nga shfaqja e saj gjatë Krizës Lindore, shpalljes së pavarësisë më 1912, prej nga ajo do të kalojë në tryezën e gjelbër të diplomacisë së fuqive të mëdha të shumtën duke iu amputuar pjesët, ku ato më të rëndësishmet (Kosova dhe Maqedonia) do t’i lëhen në mëshirën e pamëshirë të Beogradit për t’u ndërlidhur me uvertyrën e shkatërrimit të saj. Viktor Majer, gjithë këtë proces do ta shohë si një zhvillim, që siç thekson te libri “Si u shpërbë Jugosllavia”, ndoqi asimetrinë historike prej nga Kosova dhe shqiptarët në të, sipas projekteve serbomëdha të destinuar për shpërngulje ose asimilim, nga mesi i viteve të gjashtldhjeta, me kërkesën pëe Repulikën e Kosovës, të kthehen në faktor kyç të mbijetesës ose të shkatërrimit të saj. Këtë të dytën, Majer e pa si aspekt ndërkombëta të ruajtjes së baraspeshë së sferave bipolare të interesit që i mbante Jugosllavia e Titos. Andaj, nga viti 1981 e këndej, kur kjo kërkesë u rikthye dhe i dha dinamikë projekteve serbe për riformatizimin e federatës në një shtet unitarist që do ta kthente kah Lindja (BRSS-ja), ku edhe autonomia e Kosovës shfaqj kurban i parë i saj, Majer doli me kërkesën drejtuar perëndimorëve, që shpërbërja e Jugosllavisë, që u pranua si proces në Konfetencën e Hagës të gushtit 1991,i të shfrytëzohet që Kosovës t’i pranohet statusi i republikës së pavarur, siç ishte proklamuar në Kuvendin e Kaçanikut më 7 shtator 1990.Duhet theksuar se asokohe, Viktor Majeri mori përsipër edhe rolin e këshilltarit të dr.Ibrahim Rugova si dhe strukturës së gjithëmbarshme intelektuale të prfshirë në lëvizjen kombëtare, nga themelimii LDK-së e këndej,duke sugjeruar hapat strategjik: Referendumin për Pavarësi, zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të vitit 1992, pastaj konstituimin e Qeverisë së Kosovës prej nga ka burimin lëvizja institucinale (shteti paralel), që në raport me ndërkombëtarët u definua si “politikë pa luftë” deri të shfaqja e “luftës pa politikë”, në rrethanat e dinamizimit të saj në rezistencë të armatosun kur do të shaqet UÇK-ja.
Pra, në të gjitha këto zhvillime, Viktor Majeri ishte thuajse pjesë e pandashme e nervit politik të lëvizjes sonë kombëtare, së cilës përherë i mbeti pranë dhe besnik jashtë çfarëdo interesi.
Siç shihet edhe në foton e Iliaz Bylykbashit (fotoreporterit të Rilindjes) që me aparatin fotografik i jetësoi më mirë se çdokush çastet vendimtare të kthesave historike), Viktor Majeri ishte edhe fizikisht edhe pranë presidentit Rugova dhe bashkëpunëtorëve të tij.
Kjo përkujtesë ka për qëllim që historisë së shtetndërtimit tonë t’i kthehen pamjet e saj historike, shpesh qëllimisht të harruara,ose të anashkaluara, si dhe akterët e saj të rëndësishëm siç ishte miku ynë i madh – Vitor Majeri./ KultPlus.com
Ndërmjet 11 e 12 janarit të vitit 1984, Rexhep Mala e Nuhi Berisha ranë heroikisht gjatë përleshjes me forcat policore serbe në Kodrën e Trimave në Prishtinë.
Me prejardhje nga Komuna e Kamenicës, si student me iniciativën e Rexhep Malës dhe të bashkëveprimtarëve të tjerë formohet Komiteti i Studentëve në kuadër të Grupit Revolucionar, i cili do ti shërbejë Lëvizjes çlirimtare të shqiptarëve si bërthamë e parë për lëvizën e pranverës studentore të vitit 1981.
Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha provuan të vihen në themelet e një organizimi të lëvizjes çlirimtare, që vepronte në vazhdimësi, kurse në vitin 1973 filluan veprimtarinë e tyre në botimin e gazetës “Zëri i Kosovës”. Rexhep Mala e Nuhi Berisha shquhen ndër figurat më të ndritura të qëndresës dhe sakrificës sonë kombëtare.
Sot për veprën patriotike të Rexhep Malës me plot krenari flasin bashkëpunëtorët, bashkëluftëtarët, bashkëfshatarët dhe mbarë Kosova, ndonëse emrin e Rexhep Malës e Nuhi Berishës e hasim në shumë rrugë të cilat me nder e krenari mbajnë emrin e tij, e hasim në shumë sheshe e vatra edukativo-arsimore, kazerma e qytetit në Gjilan me krenari mban emrin e bërthamës së UÇK-së – Rexhep Mala e Nuhi Berisha. / KultPlus.com
“Le Journal de Salonique” ka botuar, me 1 shtator 1908, në faqen n°3, një shkrim mbi marrëdhënien e veçantë me hebrenjtë të filozofit dibran Riza Teufiku, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Filozof Rizai
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Ne njoftuam mbërritjen, me Xhavit Beun, të doktor Riza Beut, me nofkën Filozof Rizai. Ky emër ishte i mjaftueshëm për të provokuar kureshtjen tonë dhe dëshirën për të parë sot këtë specie të rrallë të njeriut filozof, dy terma që kundështohen (përjashtohen) reciprokisht.
Fati na vendosi në praninë e filozofit Riza të dielën e kaluar. Ishte në bordin e anijes që na çoi të takonim studentët e drejtësisë. Në harkun e ndërtesës, një grup njerëzish po bisedonin të lumtur. Dhe në mesin e të gjithëve, një burrë në moshë mesatare, serioz, tha gjërat më gazmore, edhe më të thella, pa iu dredhur qerpiku.
— Vë bast që ju jeni doktor Riza Beu, i thashë, duke iu afruar ndërsa i gjithë grupi kishte nxituar për në port për të parë Marmarën dhe u gjend i vetëm në shoqërinë e impasivitetit (qetësisë) të tij të dukshëm.
— Dhe unë vë bast që nuk ju kam parë kurrë.
— Jam gazetar.
— Atëherë, unë e kuptoj dëshirën tuaj për të vënë bast. Gazetarët kanë akoma një numër bastesh për të bërë. Uluni.
Dhe ne biseduam rreth një gjysmë ore të shkurtër, por një gjysmë ore të këndshme, sepse doktor Rizai nuk është vetëm mendjemprehtë, por gjithashtu ka një kulturë shumë të larmishme, një depërtim të thellë që i vjen nga njohuritë e tij të përsosura të disa gjuhëve.
Dhe a e dini cila është gjuha e parë e mësuar nga doktor Rizai ?Unë po ua them troç, po ua plas në ballë. Idioma e parë, përveç turqishtes dhe shqipes, sepse doktor Rizai është Yéga, në të cilën filozofi ynë u bë i njohur ishte … judeo-spanjishtja.
Mos qeshni, nuk po ju them një shaka. Riza Beu flet dhe shkruan judeo-spanjishten dhe madje hebraishten, të cilës nuk i humbet asnjë intonacion, as nuancën më të vogël.Dhe ajo që është më e jashtëzakonshme për këtë poliglot është se ai flet secilën prej gjuhëve që njeh me një pastërti (qartësi) të jashtëzakonshme. Duket sikur është marrë me to tërë jetën e tij.
Preferenca e Riza Beut shkon për judeo-spanjishten, te shokëve të tij të vjetër të shkollës që tani janë zhdukur. Ai flet me butësi të pafund për kujtimet e tij për kohën që lanë tek ai një gjurmë të pashlyeshme. Pra, kemi të drejtë kur themi se kujtimet e fëmijërisë janë më të qëndrueshmet.
Për njohuritë e tij për judeo-spanjishten, filozofi Riza na tregoi një anekdotë të lezetshme :
— Unë u njoha një ditë me Z. David Fresco, drejtor i gazetës El Tiempo. Ne folëm për Judaizmin; Unë i fola atij për të gjithë rabinët që kisha njohur, për sistemin e gabuar të mësimit hebraisht, për mënyrat e vjetra për të mësuar për tokë pa stola dhe karrige dhe për të marrë udhëzime dhe goditje me shkop që ndonjëherë ishin më të shumtë se vargjet e biblës. Për një orë kohë u bëmë, Z. Fresco dhe unë, një palë miqsh të shkëlqyeshëm.
“Ora për anijen u afrua dhe shoku që më prezantoi më tha : “Riza, është e ëmbël të bisedosh, por është e vështirë të humbasësh anijen.
— Pse ju thërrasin Riza, pyeti Z. Fresco ?
— Sepse ky është emri im ?
— Pse zgjodhët këtë emër të çuditshëm ?
— Sepse kështu dëshiroi babai im.
— Çfarë mize e pickoi babanë tuaj ?Si quhej ai vetë ?
— Ai quhej Mehmet efendiu.
— Ah! Edhe kjo, po talleni me mua apo jeni një familje fantazishtës.
— As njëra, as tjetra. Ne jemi një familje shqiptare.
— Shqiptarë apo të krisur.
— Jo zotëri; Unë e kuptoj habinë tuaj; Ju kujtoni se jam një bashkëfetar. Unë jam një mysliman, Yéga, djalë i një Yéga, por një Yéga që njeh judeo-spanjishten, i cili bëri arsimin e tij të parë në një shkollë izraelite, nga e cila mban kujtimet më të mira dhe që i do shumë shokët e tij hebrenj.
E gjitha kjo u tha menjëherë. Unë u largova, duke e lënë z. Fresco të shtangur;dhe ndoshta akoma vazhdon të mbetet i tillë pasi pa një mysliman, yega, i cili flet judeo-spanjishten dhe kujton faljet (urdhërimet) biblike më me besnikëri sesa një izraelit praktikues.”
— Unë e kuptoj shtangien e tij, i them, dhe nuk mund ta besoni timen.
Ne biseduam për diçka tjetër dhe pasi intervista duhej të ruante një ton origjinal deri në fund, dhe të përfundonte me një fund absolutisht të paparashikuar, ramë dakord që doktor Rizai, Filozofi Yega, të jepte një konferencë të shtunën e ardhshme në .. judeo-spanjisht. Ah, sikur të gjendej një izraelit që mund të jepte një konferencë në shqip; me këtë rast do të thërrisnim të gjithë delegacionin e Dibrës. Sidoqoftë, do të ketë një folës (orator), kolegu ynë Nissim efendi Rousso, i cili do të flasë në turqisht dhe një i tretë në frëngjisht.
Sot, me 11 janar 2021, e veçanta, shkolla simbol në krijimin e karaktereve, ajo që në moshën 14 vjeçare, për 61 vite ka krijuar me qindra e qindra role, ajo që vazhdon të rrok dashurinë dhe duartrokitjet e spektatorit, ajo që nuk njeh pleqëri, aktorja e shquar e skenës shkodrane dhe shqiptare, mjeshtria e madhe, Zyliha Miloti, feston 75 vjetorin e lindjes, shkruan KultPlus.
Pa i mbushur 14 vjet, kur ishte në klasën e 7-të, u paraqit për herë të parë para publikut si një këngëtare e vogël shumë e talentuar ndërsa si aktore e humorit, ajo e filloi në moshën 20 vjeçare në estradën profesioniste të qytetit të Shkodrës, pranë teatrit “Migjeni”.
Zyliha Miloti, numëron me qindra role në karrierën e saj të shkëlqyer ndërsa galeria e personazheve që krijoi dhe eksperienca e saj, bënë që ajo të mbetet një nga aktoret e shquara në skenën e humorit shqiptar. Krijoi figura grash prepotente e zotëruese ndaj burrave, llafazanë apo të llastuara, sikundër edhe femra snobe, malësore disi naive apo ”burrnesha”, zyrtarë e intelektalë të kohës etj.
Në aktrimin e saj, vërehen më pak elementët e groteskut, duke qënë më aktive te një humor me theksa realiste e sjellja sa më pranë modeleve jetësore. E paarritshme në skenë, gjithmonë e respektuar dhe modeste, Zyliha Miloti është një artiste me botë të pasur shpirtërore, në interpretimin e së cilës rrjedh natyrshëm humori shkodran.
Partnere e parapëlqyer e aktorit të mirënjohur Tano Banushi sikurse edhe e Zef Dedës me të cilin ka luajtur shumë pjesë të shkurtra për estradë (Fotografisti, Në spital, Kunati i shokut Xhemal, Truall i zënë , Toka jonë etj.).
Në vitin 2006 luajti rolin e Gjylit në pjesën “Nje histori e thjeshtë” të Edmond Mehillit, në teatrin ”Migjeni ”, me të cilin fitoi çmimin si ”Aktorja më e mirë ”në Festivalin e aktrimit ”Apollon 2006”.
Një gjysëm shekulli karrierë artistike në Teatrin e Estradës dhe gjatë këtyre viteve ka realizuar më shumë se 250 premiera shfaqjeje./ KultPlus.com
Më 11 janar të vitit 1937, Ahmet Zogu, mbreti i atëhershëm i Shqipërisë dërgoi një komision në Stamboll për poetin kombëtar Naim Frashëri, pasi ky i fundit po pushonte në varrezat e Merdineveqoi (Stamboll), që nga viti 1900, shkruan KultPlus.
Arritja e eshtrave të Naim Frashërit dhe rivarrimi i tij në teqen bektashiane në periferi të Tiranës ishte një ceremoni e madhe, ku morën pjesë personalitetet më të larta të shtetit dhe shumë qytetarë të kryeqytetit. / KultPlus.com
Teleskopi Hubble i ndihmoi shkencëtarët të bëhen dëshmitarë të një spektakli të rralle nga hapësira.
Ndonjëherë ndodh që dy galaksi të përplasen me njëra tjetrën duke rezultuar me një boom yjesh të reja. Por Teleskopi i Nasës dhe Agjencisë hapësinore evropiane, ESA I dhuroi eksperteve imazhet e jashtëzakonshme të 6 galaktikave që bashkohen dhe secila prej tyre, është një spektakël më vete!
ESA I publikoi pamjet për të kremtuar fillimin e 2021-shit. “ Këto sisteme janë laboratore të shkëlqyera për gjurmimin e krijimin të reve yjore në kushte ekstreme fizike”, thuhet në një deklaratë të agjencisë. Retë yjore janë një grup I madh yjesh pranë njëra-tjetrit. Galaksitë e përfshira shfaqin që të gjitha shenja të së shkuarës së tyre të egër.
ESA e përshkruan galaktikën NGC 3256 si të veçantë dhe të deformuar. NGC 3690 është një “fabrikë supernovash” dhe imazhi i NGC 6052 tregon dy galaktika ende në proces përplasjeje. Shkencëtarët u përqendruan tek grupet e yjeve brenda galaktikave dhe kërkuan të shohin se çfarë u ndodh atyre kur sistemi në të cilin ndodhet bashkohet me një tjetër. Përplasjet duket nxisin krijimin e yjeve të reja, duke e rritur atë që përshkruhet si shkalle e “lindjeve yjore”.
ESA shpjegoi se Rruga jonë e Qumështit zakonisht formon grupe yjesh me masa që janë 10 mijë herë më shumë se masa e diellit tone. Por kjo sipas saj, nuk krahasohet me masat e grupeve të yjeve të formuara në galaksitë që përplasen, të cilat mund të arrijnë miliona herë masën e diellit tonë.”/tch/ KultPlus.com
Si transformohet individi në turmë të bindur nën efektin e propagandës? – sipas Teodor Adornos
Propaganda e bind individin në turmë që ky i fundit të veprojë dhe sillet edhe kundër interesave të tij. E hipnotizon pra individin dhe e trajton pastaj si do në turmë.
Individi ka nevojë të identifikohet si vetja e vet.
Por, në një shoqëri në krizë, i vetmuar, i dobët, ai ndihet inferior.
Për t’i shpëtuar inferioritetit dhe shkatërrimit psikologjik identifikohet te propagandisti kryesor, pra e sheh atë sikur të ishte Babai i tij.
Në këtë mënyrë, individi në turmë, në masë, qoftë kjo masë mitingashësh, ose telespektatorë në shtëpia, ose thjesht zgjedhës, pëson një regresion psikologjik, bëhet fëmijë dhe e sheh propagandistin kryesor, si babain e vet.
Këtu i nis dashuria-bindja libidinale për udhëheqësin – propagandist, sikurse dashuria inkoshiente për Babain simbolik, nën autoritetin e të cilit në moshën e libidos orale nis të formohet si identitet.
Individi nuk sheh më interesat e tij në mënyrë të arsyeshme sepse nis t’i bllokohet arësyeja, dhe përjeton vetëm emocionalisht, psiqikisht, nisin simptomat psikopatologjike të hyjnizimit të liderit propagandistik.
Identifikimi me liderin prodhon narcizëm, narcizmin e individit në turmë që pëlqen vetëm veten e vet, dhe narcizmin e liderit që nis të identifikohet me Babain mitologjik të kohëve primitive që kastroi individin, i trodhi, dhe i bëri të binden bijtë e vet.
Instinkti i vëllezërve të tredhur që vrasin Babain, nis të kapi individn në turmë. Ai jeton nën efektin e mitit.
Idealizon objektin e dashurisë së tij që është lideri politik propagandues si Babën e vet.
Lideri bëhet edhe ai narcist sepse sheh që turma e vëllezërve të tredhur, para tij në miting, e adhuron. Këtu nis adhurimi i vetes dhe narcizmi sepse e sheh veten në pasqyrën e thirrjeve frenetike të masës të tredhur.
Lideri propagandistik, i narcizuar si baba i kombit, i turmave, e di që turmat nuk binden me argumenta, por vetëm me slogane dhe thirrje dashurie dhe ndëshkimi. Me slogane të thjeshta, budallalliqe pa kuptim. Dashuri-Ndëshkimi i të tredhurve bëhet mekanizmi i i hipnotizimit të tyre. Këta sillen si fëmijë, pësojnë regres psikologjik duke u kthyer në moshën e çilimillëkut të hershëm dhe shohin babën në sy, që është garanti i qendrimit të nënës në shtëpi. Bebja do nënën dhe turma do krodhen e bukës, do një strehë, një rrogë, një ndihmë sociale, një bursë, një shtesë rroge.
Babai u hedh diçka sa për t’i bindur se ata janë nën mbrojtjen e tij.
Turma e tredhur, e hipnotizuar, e narcizuar, e barazuar me babain lider, që idealizon objektin që ka përpara, nën mbrojtje iluzore, infantilizohet dhe në mënyrë krejt irracionale bën çfarë i kërkojnë.
Ky është thotë i madhi Teodor Adorno mekanizmi psikologjik që i bën masat të sillen si dele, si të tredhur, kastruar, para një propagande të gënjeshtër, dhe të mos arrijnë më të mendojnë më.
Ky është, thotë, ai mekanizmi i mbajtjes të pushtetit me ndihmën e masave të hipnotizuara nga propaganda! Masa e futur nën ndikimin e propagandës ka nevojë të tallet, fyhet, poshtërohet, shkruan Adorno, dhe me ndonjë krodhe të hedhur t’i simbolizohet mbrojtja nga babai i hordhisë arkaike.
Turma nis të jetë narciste dhe do cdokënd që është në anën e vet, dhe sulmon, përjashton, godet të gjithë të tjerët. Sjellje narciste violente.
Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë, nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë! Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ças, Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’!
Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka, të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka! Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe, gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!
Ai rron për zotrinë tuaj, pun’ e tija, djers’ e ballit, ësht’ kafshit për gojën tuaj. Rroftë goja e çakallit! Shyqyr zotit, s’ka më mirë, lumturi dhe bukuri, dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz’ edhe turi!
Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet; hani, pini e rrëmbeni, ësht’ bot e maskarenjve; Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole, ekselenca dhe shkëlqesa, tuti quanti come vuole!
Nënshkrim i zotris suaj nëpër banka vlen milion, ju shkëlqen në kraharuar dekorata “Grand Cordon”! Dhe kërkoni me ballhapur (!) komb i varfër t’ju thërres’ gjith me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkëlqes’ dhe të quheni përhera luftëtar’ e patriot’, në ka zot dhe do duroj’, posht ky zot, ky palo zot!
Grand Kordon i zotris’sate, që në gji të kan’ vendosur, ësht’ pështyma e gjakosur e atdheut të veremosur; dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’, ësht’ trikëmbshi që përdita varet kombi në litar! Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh, kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!
E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde, mbasi dora e armikut ty me shok’ të heq për hunde. Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh, të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal’ në vesh!
Koha dridhet e përdridhet, do vij’ dita që do zgjidhet dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet! Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul’ e zezë në ballë!
Mirpo ju që s’keni pasur as nevoj’ as gjë të keqe, më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: “Peqe!” Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët, sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët! As ju hahet, as ju pihet, vetëm titulli ju kihet… Teksa fshat’ i varfër digjet… kryekurva nis e krihet!
Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira, ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar’ në errësira! Ç’na pa syri, ç’na pa syri!… Hunda juaj ku nuk hyri: te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!
Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar, dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’ Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vendi që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dendi!
Nëse kombi vete mbarë, nesër ju veproni ndryshe, dylli bëhet si të duash, kukuvajk’ dhe dallëndyshe… kukuvajka gjith, me lajka, nesër silleni bujar, nënë dorë e nënë maska, shkoni jepni një kapar!
Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera… Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve, koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!
Edhe ju të robëruar, rob në dor’ të metelikut, fshini sofrat e kujtdoj’, puthni këmbën e armikut! Që ta kesh armikun mik e pandehni mençuri, mjafton bërja pasanik, pasanik dhe “bej” i ri, dhe u bëtë pasanik, me pallate, me vetura, kurse burrat më fisnikë, japin shpirtin në tortura!
Vendi qenka sofr’ e qorrit, vlen për goj’ e për lëfytë, bëni sikur veni vetull’, shoku-shokut kreni sytë… Dhe për një kërkoni pesë, po më mir’ njëzet e pesë. Le të rrojë batakçiu dhe i miri le të vdesë!
Po një dit’ që nis e vrëret do mbaroj’ me bubullimë, ky i sotmi zër’ i errët, bëhet vetëtimë dhe i bije rrufeja pasuris’ dhe, kësi lloj, nuk ju mbetet gjë në dorë, vetëm një kafshit’ për goj’!
A e dini që fitimi brenda katër vjet mizor’ nuk ësht’ yti, nuk ësht’ imi, është i kombit arbror, ësht’ i syrit në lot mëkuar, ësht’ i vendit djegur, pjekur, Ju do thoni si të doni… po e drejta dërmon hekur!/KultPlus.com
Një fjalë e keqe. Në kohë nevoje, ti ke heshtur. Ke qarë dhe të është dashur të kërkosh falje. Një mesazh pa përgjigje. Mezi prisje për të bërë një projekt dhe mbete e zhgënjyer. Ke besuar në çdo gënjeshtër. Ke dhënë shumë më tepër, nga sa të tjerët meritonin në realitet. Shpresa do të kishte përshkuar jetën tënde, nëse do ishe ndjerë e dashur. Zgjodhe të shohësh më të mirën tek të tjerët, por nuk pe asnjë gjurmë të saj. Ke përjetuar dashuri dhe zhgënjime.
Gjithë premtimet që merrje një natë më herët, zhdukeshin sapo zgjoheshe. Ishin fjalë të nxjerra nga goja e një të dehuri, që harronte çfarë kish thënë. Ishe ti që qaje në fshehtësi, për të mos shfaqur dobësinë tënde, për t’u dukur gjithnjë e fortë në sytë e të tjerëve.
Ti jetoje çdo mbrëmje në shtrat heshtjen tënde. Loze sipas rregullave të tij, madje pa rregulla, në një lojë që më pas të lëndoi. Në situata kur kishe të drejtë të merrje shpjegime, në fund ishe ti që analizoje çfarë kishe bërë gabim.
Ishe gjithnjë e disponueshme. Edhe nëse të telefononte pas mesnate. Gjente gjithmonë justifikime. Tani ke pushuar së besuari në komplimentet që të bëjnë. Mendon se nuk janë të vërteta. Mendon se ti nuk je e bukur. Po, një herë e një kohë kur të fyenin, viheshin në dukje defektet e tua. Dhe kështu fiksoheshe në pasqyrë për të gjetur defektet.
Sa herë që ai ikte dhe largohej, ishe ti që e kërkoje. Pranoje gjithë justifikimet e tij. Nuk nxorre mësim. Nuk e respektove veten sa duhej. Tolerove gjithçka. Çdo vajzë e dobët që i përgjigjej atij mesazhi – dhe që nuk duhej ta bënte – rezultoi në fakt një vajzë e fortë.
Gjërat ndryshojnë.
Çdo vajzë që ka patur më pak se sa meritonte, ka pushuar së qari, ka fshirë lotët, ka parë veten në pasqyrë dhe i ka premtuar: “Mos qaj kurrë më”. Prej nga buron kjo forcë? E thjeshtë. Buron nga premtimi: “Kurrë më!”
Ku gjendet kaq shumë dinjitet? Si ka mundur ta menaxhojë situatën me kaq dinjitet? Gjithmonë nga premtimi: “Kurrë më!” Si mundet tani të jetë e qetë, edhe kur mendon për ishin e vet, dhe nuk ka më nevojë për askënd? “E thjeshtë: “Kurrë më!”
Ke rigjetur besimin tek vetja? Po, dhe si ia dole? Sepse kuptove që vlend he mësove të duahs veten. Je bërë si ajo vajza e brishtë, që tani e përballon gjithçka me një buzëqeshje. Dhe një premtim që i ka bërë vetes. Askush nuk e besonte. As ajo vetë.
Tani ajo vajzë, me të cilën mbase identifikohesh edhe ti, ka mësuar të mos nënshtrohet më para sfidave, as të mos lejojë më të vihet në lojë. Tani luan sipas rregullave të veta. I ka premtuar vetes të mos kënaqet më me pak. Meriton më shumë. Më mirë. Ka mësuar se i vetmi person ku mund të besojë është vetja.
Kurrë më si më parë.
Që sot kur të takosh një grua të fortë, dhe të pyesësh se ku e ka gjetur forcën, do e dish që vjen nga e kaluara e saj, një e kaluar kur ishte e dobët, dhe nuk do jetë kurrë më. Premtimin ia bëri vetes ndërkohë që ishte në lotë, lotët më të hidhur. Pikërisht në atë moment vendosi të mos shohë më pas. Nuk iu përgjigj më mesazheve. Nuk ishte më e dobët. “Fantazmat” e të kaluarës, kur i trokitën në derë, nuk e panë më të hapej. Tani të gjithë janë penduar. Tani e kërkojnë. Habiten. E kanë humbur përgjithmonë. Ajo vajza e dobët nuk është më. Tani është vetëm gruaja. Një grua e fortë./botaal/ KultPlus.com
Udhëheqës komunalë, pjesëtarë të komunitetit artistik, artdashës e qytetarë kanë nderuar sot aktorin e madh llapjan, Avdush Hasani në 24-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.
Në nderim të jetës dhe veprës së aktorit Avdush Hasani, në Teatrin e Qytetit në Podujevë, që mban emrin e aktorit, Komuna e Podujevës- Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport në bashkëpunim me Teatrin “Avdush Hasani”, organizuan akademi përkujtimore, ku ishte i pranishëm Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, nënkryetarja Marigona Lahu anëtarë të ekzekutivit komunal, familjarë të Avdush Hasanit, aktorë e regjisorë dhe qytetarë llapjanë.
Fjalë të mëdha u thanë për aktorin e madh që la gjurmë të thella në skenën teatrore dhe kinematografike.
Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi tha se sot po kujtojmë e nderojmë veprën e aktorit të madh të përmasave kombëtare, Avdush Hasani, i cili për dekada të tëra ka begatuar jetën tonë me vlera sublime të artit skenik.
“Avdush Hasani ishte një aktor i lindur. Falë tij ne pamë të gjallë në skenë ‘Beselamin’ e Qosjes, ‘Samsonin’ e Nolit, ‘Akilin’ e Euridipit, ‘Pjetër Bogdanin’ e Teki Dervishit e vepra të tjera skenike”, tha kryetari Bulliqi.
Për jetën dhe veprimtarinë artistike të Avdush Hasanit folën edhe Elhame Kutllovci – drejtoreshë e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Agron Gërguri – drejtori i Teatrit “Avdush Hasani”, Bajram Ajeti-bashkëveprimtar dhe Rrahman Hasani-familjar i aktorit të ndjerë.
Për nder të jetës dhe veprës së aktorit në holin e teatrit sot u hap edhe ekspozita me fotografi të Avdush Hasanit nga shfaqjet dhe filmat e tij./ Telegrafi/ KultPlus.com
Doli numri më i ri i revistës së traditës “Jeta e re”, i fundit për vitin 2020. Revista nis me shkrimtarët Hasan Hasanin dhe Ramadan Musliun, të cilët u shuan po këtë vit.
Në shenjë kujtimi dhe nderimi, ata janë prezantuar me tekste të përzgjedhura letrare, si dhe me nga dy vështrime për veprat e tyre. Në fillim kemi shkrimin e Prend Buzhalës “Lirika gjenealogjike e Hasan Hasanit”, pastaj një cikël poetik dhe prozën “Mulliri në shelgjishte” të Hasan Hasanit, si dhe shkrimin e Xhavit Aliçkajt me titullin “Poeti i qëndresës artistike”. Ndërkaq, Ramadan Musliu prezantohet me esenë e tij “ Esenca dhe ekzistenca e poezisë” dhe me një cikël poetik, kurse vështrimet për poezinë e tij janë: “Decenia nistore krijimtare e Ramadan Musliut” i Nysret Krasniqit dhe “Ndjeshmëria në poezinë e Ramadan Musliut” i Petrit Palushit.
Në rubrikën Ligjëratë kemi fjalimin e Nobelit të poetës Louise Gluck., kurse rubrika e prozës nis me prozën eseistike “Gjumë” të Marsel Prustit, pë të vazhduar me prozat e H. L. Borhesit “Rrënojat qarkore”, “ Pasqyra dhe maska”, “Shtëpia e Asterionit” dhe “Mrekullia e fshehtë,” pastaj vjen tregimi “Dy pleq” të shkrimtarit italian Silvio D’arz, si dhe tregimet “Njolla që nuk hiqet”, “Gruaja”, “Në një kasolle” dhe “ Rebeli” të shkrimtarit domenikan Juan Bocsh. Nga autorët tanë kemi tregimet “E ftohtë si të tjerat” të Eqrem Bashës dhe “ Eh E’veri dhe “Hotel Pax” të Binak Kelmendit.
Rubrika e poezisë nis me Pol Eliardin, poetin shumë të njohur francez, dhe vazhdon me poetin italian Aldo Nove dhe me poetin portugez, gjithashtu shumë të njohur, Fernando Pessoa, si dhe Braha Rossenfeld. Prej autorëve tanë vijnë: Sabri Hamiti me ciklin “Anno Domini MMXX”, pastaj Ledia Dushi, Ndue Ukaj, Elizabet Qarri dhe Violetë Allmuça.
Në rubrikën qendrore të revistës Dossier, vjen Kurt Vonnegut, i cili, sipas kritikës, në vitet 1970 ishte një nga shkrimtarët më të famshëm të gjallë në tokë. Ai prezantohet në këtë numër të revistës me një shkrim të gjerë biografik, pastaj me tregimet “Ecja e gjatë drejt përjetësisë” ,“ Harison Bergeroni”, “ Ma gjej një ëndërr”, “ Vajtimi i një qyteti nazist për pak përfitim”, për të vijuar me shkrimin e Salman Rushdie-s: “Çfarë na thotë sot Thertorja Pesë e Kurt Vonnegutit” dhe me intervistën me titullin “Dashuria ia vlen më shumë se vdekja”.
Rubrika e kritikës fillon me tekstin “Sheja e Odiseut” , marrë nga libri tashmë klasik i Erich Auerbach-ut “Mimesis: Reprezentimi i realitetit në letërsinë europiane”, i cili vazhdon edhe në numrin e ardhshëm, pastaj vijnë tekstet “Ç’është ndikimi letrar” i studiuesit të shquar gjerman Wolgang Clemen dhe “ Dhurata nga Joyce-i” i shkrimtarit William Kenned. Shkrime të rëndësishme kritike kemi edhe nga autorët tanë, si: “Përkthimi” i Bajram Karabollit, “Mbi dy shtigje të poezisë shqipe” i Kujtim Rrahmanit dhe “ Metonimia poetike e rrëfimit” i Sali Bashotës.
Po ashtu, pjesë e kësaj rubrike janë edhe dy tekste interesante të të rinjve studentë: “Qasje komparative në realizimin epik të “ Lahutës së Malcis” dhe “ Kunorës së maleve” të Leonora Hajrajt dhe “Identiteti zhanror epik Lahuta e malcis” të Halim Halimit.
Përkthyesit që kontribuuan në këtë numër janë: Bajram Karabolli, Alket Çani, Arben Idrizi, Qerim Ondozi, Alfred Beka, Sulejman Dërmaku, Erion Karabolli, Arta Hallaçi dhe Ilir Breca./ KultPlus.com
Kantautori Hektor Gjurgjiali pas debateve të fundit rreth autorësisë së këngës ‘Akoma po të pres’, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka akuzuar vëllaun e tij Mentor Gjurgjiali se po përdorë kanale të ndryshme në YouTube për të bërë dislike këngët që Hektori i publikon, shkruan KultPlus.
“E luta nje shok (IT expert) te shikoj me hollsisht, dhe pergjigja e tij eshte: Per te komentuar dhe per te bere Like apo disLike ne Youtube duhet te keni, apo te hapni nje kanal ne youtube. Nuk behet fjale per 4 persona por behet fjale per Mentor Gjurgjiali qe i ka se paku 4 kanale ne Youtube, nga te cilat 2-3 i ka hapur diteve te fundit vetem per te bere dislike. Per momentin Kanalet te Mentor Gjurgjialit ne Youtube jane: MediaGroup 403, Audio Production, Grupi403 Grupi403, 403mg. Nga keto kanale ai edhe ben like postimeve te veta ne Youtube”, ka shkruar Gjurgjiali.
Tutje ai ka shkruar se kanalet që përdor Mentor Gjurgjiali në YouTube bisedojnë mes vete në komente të ndryshme, si dhe ai ka shtuar se në bazë të kërkimeve që i ka bërë në internet vëllau i tij vuan nga sëmundja Dissociative Identity Disorder.
“Per me teper ne shume postime te grupit 403 apo ku permendet grupi 403 ne Youtube, nga keto kanale (Personat fiktiv ne koken e Mentorit), jo vetem qe bejn dislike, por edhe bisedojn mes veti dhe perkrahin mendimet e tyre, si ne rastin e Intervistave ne Vizion Plus dhe ne WakeUp-Top Channel.”
Kerkova ne intenet per te pare se cka thone per persona te tille, dhe rezultati me doli : DID – Dissociative Identity Disorder (Multiple Personality Disorder) is a mental illness”, ka përfunduar ai.
Më poshtë mund të lexoni statusin e tij të plotë:
NJOFTIM: Disa dite me pare, me erdhi nje koment ne Youtube nga nje adhurues qe me shkruan: Interesant qe ne cdo keng keni nga 4 dislike ?
E luta nje shok (IT expert) te shikoj me hollsisht, dhe pergjigja e tij eshte:
“Per te komentuar dhe per te bere Like apo disLike ne Youtube duhet te keni, apo te hapni nje kanal ne youtube. Nuk behet fjale per 4 persona por behet fjale per Mentor Gjurgjiali qe i ka se paku 4 kanale ne Youtube, nga te cilat 2-3 i ka hapur diteve te fundit vetem per te bere dislike. Per momentin Kanalet te Mentor Gjurgjialit ne Youtube jane: MediaGroup 403, Audio Production, Grupi403 Grupi403, 403mg. Nga keto kanale ai edhe ben like postimeve te veta ne Youtube.
Per me teper ne shume postime te grupit 403 apo ku permendet grupi 403 ne Youtube, nga keto kanale (Personat fiktiv ne koken e Mentorit), jo vetem qe bejn dislike, por edhe bisedojn mes veti dhe perkrahin mendimet e tyre, si ne rastin e Intervistave ne Vizion Plus dhe ne WakeUp-Top Channel.”
Kerkova ne intenet per te pare se cka thone per persona te tille, dhe rezultati me doli : DID – Dissociative Identity Disorder (Multiple Personality Disorder) is a mental illness./ KultPlus.com
NJOFTIM: Disa dite me pare, me erdhi nje koment ne Youtube nga nje adhurues qe me shkruan: Interesant qe ne cdo keng…
Petrit Kllokoqi në emër të Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës ka reaguar ndaj tubimeve që po bëjnë partitë politike, shkruan KultPlus.
Ai nëpërmjet një statusi në Facebook ka shkruar se po shohin standard të dyfishta, derisa gastronomët janë dënuar me mbi 5 mijë euro.
Kllokoqi gjithashtu ka ftuar gastronomët që të mblidhen të martën urgjentisht për të vendosur për hapat e mëtejme.
Më poshtë mund të lexoni statusin e tij të plotë:
Kjo çka po shohim në Kosovë ka te bëjë me standarde te dyfishta!!! Mbi 5.000 denime per gastronomt e asni denim per politikanet!!! Dasmat e diskotekat i keni mbyll, e edhe kafiterit po denohen se po l lejojne 5 persona ne nje tavoline.
Kjo ska fjal tjeter qe e pershkrun pervec se Çka bon i Forti i ligi quditet , kjo ka te bej me Organet e rendit, kjo ka te beje me inspektorat e Avukit, kjo ka te beje qe NE prej tash e tutje bejme thirje qe ASNJE denim mos te paguhet!!!
PLOT denime na kane ardhe ne shoqat per tavolina qe i kane mbi 5 persona bashke, e ne anen tjeter vetem ne foto qka po shohim jane qindra persona krah per krah njeri tjetrit ne fushata zgjedhore, jo 5 por 500.
MARRE DUHET ME JU ARDHE!
MARRE NGA KREJT GASTRONOMT QE MENZI KAN MBIJETU E PO MBIJETOJNE!
MARRE QE DISKOTEKAT E SALLAT E DASMAV I KENI MBYLL KOMPLET!
MARRE QE MBI 10.000 puntor shkaku juaj jane largu nga puna!
Gastronome, te marten ejani ne mbledhje urgjente! Jemi nje! Jemi bashke! Do vendosim per hapat e metutjeshem./ KultPlus.com
Kjo çka po shohim në Kosovë ka te bëjë me standarde te dyfishta!!! Mbi 5.000 denime per gastronomt e asni denim per…
Adhuruesit e filmit “Home Alone 2”, kanë kërkuar të largohet pjesa ku luan Donald Trump.
Rrënimi i Donald Trump ka qenë një spektakël që e gjithë bota ka parë të shpaloset këtë javë, shkruan Mirror.
Por ish-presidenti i SH.B.A.-së ka arritur një dështim të ri pasi adhuruesit e filmit po kërkojnë të shohin pjesën e tij të hequr dixhitalisht nga një film portreti.
Donald bëri një paraqitje të famshme në vazhdimin e “Home Alone” në vitin 1992 Lost In New York.
Ai i tregon Kevin McCallister (Macaulay Culkin) si të shkoj në hollin e hotelit në një paraqitje të shkurtër në filmin ikonik festiv.
Por tani adhuruesit e filmit po kërkojnë që pjesa e tij të hiqet.
“A ka menduar dikush që të redaktojë “Home Alone 2” për të hequr Donald Trump? Duket si diçka që ndoshta duhet bërë dhe unë dua ta shoh, “shkroi një ndjekës.
“Zëvendëso Donald Trump në Home Alone 2 me Danny Devito”, kërkoi një tjetër./ KultPlus.com
Drama ‘Kreolët e Ballkanit’, me regji të Enver Petrovcit do të vie premierë këtë të martë në Teatrin Kombëtar të Kosovës, shkruan KultPlus.
Në këtë dramë luajnë aktorët Blin Sylejmani, Agron Shala, Vanesa Petrovci, Leonit Maloku dhe Armend Zeqiri.
Drama do të luhet në Teatrin Kombëtar të Kosovës me 12 Janar në orën 17:00.
Drama merret me kreolë- fëmijë të lindur nga martesa të përziera (raca). Ato rrallë janë adresuar në të gjithë botën e letërsisë. Gjatë ish Jugosllavisë, këta fëmijë – njerëz kërkoheshin për çdo punë dhe veçanërisht për poste të ndryshme të larta shtetërore. Ishte pikërisht sepse ata llogariteshin që gjatë lindjes, për të mos qenë nacionalistë.
Por në kohë krize ose lufte, ata bëhen të dyshimtë dhe të padëshirueshëm pikërisht sepse nuk janë të përkushtuar për nacionalitet kombëtar.
Drama “Kreolët e Ballkanit”, edhe pse është shkruar dhjetë vjet para fillimit të konfliktit të Kosovës (1989), autori parashikon se çfarë do të ndodhë mes dy kombeve armiqësore.
I gjithë tregimi zhvillohet midis dy Krijuesve: Hekuran (Celik) dhe Inspektorit, që janë themeluesit e konfliktit.
Hekurani u identifikua si një nacionalist shqiptar por me një nënë serbe dhe inspektori që përfaqësonte qeverinë aktuale, i lindur nga një nënë shqiptare dhe një baba serb. Ata me fanatizëm mbrojnë pikëpamjet e tyre, e cila gjithashtu çon në një luftë të grindjeve etnike.
Kreatori i tretë është Maria, e cila është vajzë infantile dhe nuk e di se çfarë po ndodh përreth saj. Ajo lufton për të mbijetuar, dhe ndërkohë, ajo dashurohet me Hekuranin sepse ai është i vetmi që i jep ushqimin, dhe nuk ka tendencë ta dhunojë.
Drama ka të gjitha emocionet themelore njerëzore. Të tilla si dashuria, urrejtja, ambicia politike, hakmarrja, torturimi, besimi në Zot, dinjiteti dhe më shumë.
Dhe nëse në fillim drama lë një përshtypje plot vrazhdësi, është thjesht një dramë rreth dashurisë dhe shpresës që njerëzit e rinj do të lindin me energji më të mirë dhe do të krijojnë një botë të re, më të bukur./ KultPlus.com