Kompjuteri 45-vjeçar që mund të shitet për mbi 1,5 milionë dollarë

Një kompjuter Apple, me kasë druri, mund të shitet në eBay për 1,5 milionë dollarë, gati 2250 herë më shumë sesa çmimi origjinal i vitit 1976.

Kompjuteri “Apple-1” ishte produkti i parë me emrin Apple, kompania që u themelua nga Steve Jobs dhe Steve Wozniak, në vitin 1976.

Modeli është krejtësisht funksional, i shoqëruar me një monitor Sony, që u rekomandua në atë kohë nga Steve Jobs, për një punë sa më të mirë me këtë kompjuter.

Në mars të vitit 2020, një tjetër model Apple-1, por jo me kasën origjinale prej druri, është shitur në një ankand në Boston për 458 000 dollarë. / KultPlus.com

Promovohet në shqip vepra e Hygos nga përkthyesi Primo Shllaku: Në Prishtinë gjej atë që s’e gjej në Tiranë

Medina Pasoma

Mundi i përkthimit të një pjese të krijimtarisë së Viktor Hygo-it nga përkthyesi Primo Shllaku ishte kurorëzuar tanimë me botimin e veprës në shqip. “Katedralja Shën Mëria e Parisit” zbarkoi në Prishtinë, duke tubuar në një vend artdashësit e autorit me prejardhje franceze, shkruan KultPlus.

Shkrimtarë, muzikantë dhe miq të tjerë kishin marrë vendet e tyre në Soma Book Station, aty ku pritej të mbahej promovimi i organizuar nga Social Creativity bashkë me Alliance Française de Pristina.

Në tavolinën ku ishin renditur ekzemplarët e veprës “Katedralja Shën Mëria e Parisit”” u ulën edhe shkrimtari Primo Shllaku bashkë me moderatoren e ngjarjes, Vlora Ademin.

Ambienti i ngrohtë i krijuar dhe interesimi i publikimit për veprën bën që ky promovim të ‘rrjedh’ fjalë pas fjale, duke tentuar të përçohet mesazhi i dhënë vite më parë nga Viktor Hygo.

“Është shumë kënaqësi e madhe për mua të gjej në Prishtinë atë që s’e gjej në Tiranë, e që janë ngrohtësia dhe mirëkuptimi i kolegëve”, nisi miqësisht Primo Shllaku bisedën.

Shkrimtari nga Shqipëria nisi të fliste për veprën që kishte përkthyer, teksa para tij shpaloseshin ditët e kaluara mbi të, tematika, mesazhet dhe ndonjë problem eventual përgjatë gjithë procesit të dritë-daljes së librit.

Shllaku tha se përkthimi i kësaj vepre ka qenë i mundimshëm dhe se ia ka marrë gjithë kohën e karantimit nga Covid-19.

“Ndejta në shtëpi dhe punova intensivisht plotë 160 ditë, kam përkthyer nga pesë faqe nga origjinali brenda dite, që i bie 800 faqe gjithsej”, tregoi Shllaku.

Natyrisht siç ndodh rëndom me individët të cilët merren me linguistikën, përveç njohës të gjuhës, ata shpesh duhet të jenë edhe njohës të fushave të përgjithshme, në mënyrë që fjala e shkruar të jetë në kontekstin e duhur. Kësisoji, Shllaku përgjatë promovimit tha se iu është dashur të merr për bazë shumë tekste, për t’i kuptuar dhe përçuar drejtë problemet e arkitekturës, teknikës e alkimisë, të cilat kalojnë në vepër.

“Viktor Hygoi me këtë libër ka ndjekur traditën e enciklopedisë. Midis një romani dashurie futen edhe kundërvëniet arkitekturë-shtypshkronjë. Andaj, kjo vepër ka përsiatje të mrekullueshme, gjithmonë artistët prekin hamendje që nuk kanë nevojë të vërtetohen më vonë sepse kanë magjinë e profecisë”, vlerësoi përkthyesi.

Në anën tjetër, Shllaku problemet që trajtohen në vepër i vlerëson si të kaluara për kohën tonë por, që ka një rëndësi të veçantë për një kategori tjetër.

“Për shkollë, mesazhet e kësaj vepre janë të mira për shkak të horizonteve të mëdha që i jepin studentëve dhe nxënxëve, i fusin të shëtisin në livadhe pa fund dhe i përgatisin për shkrimtarë, ne nuk kemi mundur si nxënësë të asaj kohe t’i lexojmë”, thekson Primo Shllaku.

Mirëpo, për përkthyesin kjo vepër ka një tingull universal të spikatur.

“Unë në leximin e gjatë si përkthyes e kam dëgjuar pyetjen e tmerrshme në kokën e Viktor Hygoit se “Pse ndodhi Revolucioni francez?”, tha shkrimtari nga Shqipëria.

Tutje, Shllaku thekson se sipas tij, kjo vepër ka një ton tragjik dhe pasqyron mos rrugëdaljen e njerëzve në një shoqëri.

“Një vajzë e cila përfundon në litar dhe ata që e shikonin nga majat e kullave të Shën Mërisë shohin që njëri prej xhelatëve iu kacaviret në kurriz për t’ia këputur arshin e qafës. Kjo ashpërsi e tmerrshme që Viktori nuk ka dashur t’ia cenzuroi vetes tregon se ai kishte ndërtuar apo ‘gatuar’ këtë roman në një kuzhinë tragjike”, përfundon përkthyesi.

Në anën tjetër, kur pyetet se cilën metodologji e kishte përdorur gjatë përkthimit, Shllaku pati një përgjigje me mjeshtëri.

“Unë mendoj dhe ua rekomandoj që përkthyesi t’i qaset një vepre për përkthim jo në momentin kur ai kujton se e di mirë gjuhën e huaj, por në momentin kur ai kujton dhe beson se e di mirë gjuhën e vet”, thotë ai.

Promovimi mbaroi me diskutimin e mëtutjeshëm të dallimeve të kulturës franceze dhe shqiptare, si në rrafshin e letërsisë ashtu edhe në sferat tjera. Tingujt e ngrohtë të pianos shënuan edhe përfundimin e bisedës mes përkthyesit dhe moderatores, teksa u dëgjuan edhe cakërrimet e gotave mes miqsh për një vepër të shtuar në gjuhën shqipe. / KultPlus.com

‘Vota ime ka shku për tri zonja dhe dy kësi tjerë!’

Në Kosovë gjatë ditës së djeshme janë mbajtur zgjedhjet e parlamentare, në të cilat deri më tani në rezultatet preliminare po udhëheqë Lëvizja Vetëvendosje. Por, si çdo herë tjetër edhe në këto zgjedhje ka pasur debate, kritika por edhe urime, shkruan KultPlus.

Njëri ndër personat që ka reaguar një ditë pas zgjedhjeve është edhe aktori Fatmir Spahiu, i njohur si Bufi. Ai në Facebook ka shkruar se vota e tij ka shkuar për tri zonja dhe dy të tjerë.

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë:

Demokracia funksionoj në Kosovë!

Çdo gjë eci mirë! Asnjë incident. Opozita nisi me u mare me veten!

Krahas kësaj, Mërgimtarët na dhanë edhe një here një mësim, atë të dashnisë për Kosovën. Votën e tyre e dhanë me pasion e patriotizëm i cili dorën në zemër ka filluar të venitet me arsye në Kosovë.

Uroj që Qeveria e re të udhëheq me dashni për vendin!

Uroj që mandati të zgjatë në afat kushtetues, pra katër vite dhe jo kaH 17 minuta se përnime jena lodh.

Uroj që prime time në tv tona të zavendësohet me art, zbavitje dhe sport e minimalisht me politikë!

* To ëhom it may concern,

Vota ime ka shku për tri zonja dhe dy kësi tjerë!/KultPlus.com

Disha Ravi, aktivistja indiane e burgosur që krahasohet me Greta Thunberg

Në qytetin jugor të Bangalore të Indisë, Disha Ravi është një figurë e gëzuar, e njohur në mesin e aktivistëve lokalë të klimës.

22-vjeçarja ndihmoi në pastrimin e liqeneve, mbjelljen e pemëve dhe bëri fushatë kundër plastikës. Ajo ndoqi punëtori, shëtiti rrugëve duke kërkuar veprime klimatike, strehim për kafshët dhe foli kundër seksizmit dhe dënimit me vdekje.

Një vegane dhe e vetmja anëtare që fiton në familjen e saj, ajo ka punuar me një kompani vendase që bën ushqim me bazë bimore.

Zonja Ravi është gjithashtu një nga themelueset e krahut lokal të të ‘Premteve Për Ardhmërinë’, një lëvizje globale e filluar nga aktivistja e ndryshimit të klimës Greta Thunberg. Këtu, ajo mori pjesë në fushata për të ruajtur bio-diversitetin në Indi, dhe për të bllokuar një hidrocentral.

Duke jetuar në një lagje të ulët në një qytet i cili do të përmbytej lehtësisht gjatë shirave, ajo u shqetësua për ndryshimin e klimës.

Bangalore, tha ajo, po përjetonte reshje të mëdha shiu dhe përmbytje këto ditë. Ajo kishte jetuar në shtëpinë e familjes për 13 vjet dhe zbuloi se qyteti kurrë nuk kishte përjetuar shira të tilla të mëdha si vitet e fundit.

Zonja Ravi nuk i përqesh fjalët e saj. “Njerëzit me ngjyrë vuajnë nga kriza e klimës dhe shumë njerëz nuk na japin vëmendjen që na duhet. Fakti që ju do të zgjidhni të dëgjoni një person të bardhë për të njëjtën çështje sesa një person me ngjyrë, për mua, është racizëm mjedisor “, tha ajo për revistën Vogue vitin e kaluar./ KultPlus.com

Fauci fiton çmimin e 1 milion dollarëve ‘Dan David’ për vitin 2021

Dr. Anthony Fauci ishte marrësi i një çmimi prej 1 milion dollarësh Dan David, një çmim me seli në Universitetin e Tel Avivit, për punën e tij gjatë pandemisë dhe “duke folur të vërtetën për pushtetin në një mjedis shumë të ngarkuar”.

Fauci u lavdërua për punën e tij në menaxhimin e pandemisë Covid-19 ndër të tjera.

Fauci kishte shumë keqkuptime me ish-presidentin amerikan Donald Trump i cili kishte raste kurrë nuk i pranonte udhëzimet e tij dhe udhëzimet tjera mjekësore të vërtetuara shkencërisht.

Trump madje kishte paralajmëruar edhe shkarkimin e tij por ai nuk arriti të jetësonte këtë pasi humbi zgjedhje./ KultPlus.com

‘Kam ardhur sot ta fali zemrën, se borxhin kurrë se pagova’

Me zërin e saj unik, Edona Llalloshi mbetet njëra ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Ajo qysh në shkollën e ulët filloi të mësojë muzikën. Më pas vazhdoi studimet në Fakultetin e arteve, në drejtimin e muzikës.

Pas saj qëndrojnë shumë koncerte, çmime e suksese. Ajo ka marrë pjesë nëpër shumë festivale shqiptare si: ”Akordet e Kosovës”, kur ishte fëmijë, në “Shoë Fest 1996”, “Zambaku i Prizrenit 1997” ku dhe fitoi vendin e parë, “Polifest 2002”, ku fitoi vendin e dytë dhe mikrofonin e artë.

Edona çdo vit realizon shumë koncerte dhe mbrëmje të ndryshme rinore në Kosovë dhe jashtë saj. Shpesh ka qenë edhe në vende të para nëpër top-listat e televizioneve e radio shqiptare.

Në dhjetor të vitit 1994, Edona Llalloshi merr pjesë në Festivalin e 33-të në RTSH me këngën “Vajtim dashurie” orkestruar nga Naim Krasniqi dhe me tekst të Hil Mosit. Ajo shpallet “Debutantja më e mirë e festivalit”. 

Një vit më vonë, merr pjesë në Festivalin e 34-të në RTSH me këngën “Kthemi ëndrrat e mia” ku arrin deri në finale. 

Gjatë karrierës Edona ka sjellë shumë këngë të bukura, ku shquhen tekstet përmbajtësore e zëri unik i saj.

KultPlus sonte sjell për ju këngën e Edonës ‘Borxhi i Dashurisë’, këngë e cila ende vazhdon ti rezistoj kohës./ KultPlus.com

Miliona sy me pane gjithe jeten
miliona tinguj per ty kendova
kam ardhur sot ta fali zemren
se borxhin kurre se pagova.

Sa here te thirra me erdhe prane
sa here gaboja me falje prap
sa here te lija ndjeja vec mall
drejt teje vija gjithmone me vrap

Ref.
Nga buzet e tua do ta marr nektar, nektarin
nga syte e tu shoh gjithesine
me dashuri ma ndeze zjarrin
do laj borxhin me dashuri

E ditet ikin, une kurre s’u ngopa
dhe netet shkonin, shkoje dhe ti
nga puthjet tona ndryshonte bota
se dashuria ishte magji

Ref
Nga buzet e tua do ta marr nektar, nektarin
nga syte e tu shoh gjithesine
me dashuri ma ndeze zjarrin
do laj borxhin me dashuri

Sa here te thirra me erdhe prane
sa here gaboja, me falje prap
nga puthjet tona ndryshonte bota
se dashuria ishte magji

Ref…Nga buzet e tua do ta marr nektar, nektarin
nga syte e tu shoh gjithesine
me dashuri ma ndeze zjarrin
do laj borxhin me dashuri/ KultPlus.com

Në ditën e lindjes së dëshomres Ylfete Humolli, ambasadori Minxhozi viziton familjen e saj: Heronjtë nuk vdesin kurrë, ata kanë vetëm ditëlindje

Në ditëlindjen e pionieres së lirisë dhe dëshmores Ylfete Humolli e cila u vra nga forcat serbe me 1 shkurt gjatë demonstratave të 1990-ës kundër regjimit të Serbisë në Kosovë, vetëm pak ditë para se të festonte 17 vjetorin e lindjes, përfaqësues nga ambasada e Shqipërisë kanë vizituar sot familjen Humolli, shkruan KultPlus.

Kjo vizitë e bërë në fshatin e lindjes së Ylfetes, Llupçin e Poshtëm u kryesua nga ambasadori Qemal Minxhozi.

Por krahas Ylfetes, në familjen Humolli edhe Mentori 23 vjeçar ra në altarin e lirisë, disa vite më vonë në betejën e Koshares në 1999, në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Në një postim të bërë në Facebook nga ana e faqes së Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë tregohet se ishte nëna e Ylfetes ajo që në këtë vizitë shpalosi kujtimet e së bijës, albumet e flamurin e saj.

“Me lot në sy, nëna heroinë, me shumë dashuri, mall e dhembshuri, shfleton albumet me fotografi, na tregon disa nga vizatimet e shënimet e Ylfetes, flamurin kombëtar të varur në mur, të qëndisur ndër vite, me shumë dashuri nga të gjithë fëmijët e familjes, midis tyre dhe Mentori e shumë e shumë kujtime të tjera. Heronjtë nuk vdesin kurrë, ata kanë vetëm ditëlindje.”, shkruhet në postimin e bërë nga ambasada./ KultPlus.com

Poemë për babanë e për vete

Poezi nga Dritëro Agolli

Im ate token shume e donte
Sic donte nene e grua
Per token lodhej dhe rekonte
Dhe djersen derdhte krua

Kur plis me plis hidhte hapin
I kishte hapi hije
Dhe zogjte e malit udhe i hapnin
Me fjale hiresie

Kur grushtin mbushte plot me fare,
Mahnitej kush e shihte,
Dhe era ndalte frymen ne are,
Qe qejfin mos ja prishte

Ne kembe si ne kater klecka
Ne gur ngrinte hardhucka
Pergjonte lart ne shelg rebecka
Me thonjte me majucka.

Me sqep lejleku bente harqe
Rreth rruzullit te diellit
Dhe dukej sikur ndillte paqe
nen kaltersine e qiellit

Po ati im mbi plisa ecte
Me shpirt te madherishem
Dhe tokes shpirt me shpirt i jepte
Nga shpirti i cuditshem

kur prane molles ulej qete
te hante buke e gjize
Nuk feshferinin gjethe e flete
Nuk pipetinte drize

Me token rrinte dite e nate
Ne vape, ere e mjegull
Ndaj nga pasardhesit im ate
Kerkonte djerse e rregull

Nuk kish syze dijetari
Dhe rafte me deftere,
Po udhe ihapte shkencetari
Me nam te madh e vlere

Ky shkencetar qe njihte dhene
Ne fusha pas me mori;
”mesoje biro abecne
ne brazdat qe le plori

Mesoje biro abecene
E gjithe abeceve
Atje ku plisat shpinen ngrene
Pas plugut e pas qeve….”

Pa dale mire nga pelena
Me dha ne dore hostene
Dhe shfryu si era ne bedena;
”Tani permbyse dhene/

Permbys dhene, dheu s’ankohet
Kur plori ia kruan shpinen,
Po qesh, lot valle dhe gezohet
Dhe gazi cmend luginen.

Dhe te harbuar marrin vrapin
Kercejte radhe-radhe
Dhe sythat syte e vegjel hapin
Per ditezen e bardhe”…

Nje dite i lodhur, i menduar,
I thashe me ngadale:
“Per se kaq shpejt m’i ke mesuar
Kaq pune e brenge e halle?”

Ai nga buzet llullen hoqi
E foli dy-tri fjale:
“Qe mos ta haje qeni shkopin.
Pellumbi im, o djale!”

Pastaj u ngrit te perkedhelte
Balashin dhe Kazilin,
Qe nxirrnin gjuhen si lepjet
Dhe shelgjet i lepinin.

Ata i bindeshin tim eti,
Sic binden dy femije,
Me ta e lidhte fort nje jete
Me qindra mijera fije…

Dhe nuk ia prishnin qejfin kurre
ne vape,ere, e mjegull,
leronin, mbillnin, mbanin grure;
Im ate donte rregull…

Pastaj babai ne plis mbeshtetur
Kendonte fill i vetem,
Sikur perpiqej per ta gjetur
ne kenge te verteten:

“Qe nga maja e malit
Ta shtira dylbine,
Pas drites se llambes
Ta pashe stoline.

Me gjysmen e ballit
Te derdhej shamia,
M’u ne doren time
Sec me ngriu dylbia.

Me eren e malit
Desha te te vinja,
Sarhosh sec me bere,
Mbeta neper brinja.

Qete m’i zu zekthi,
Kali malet mori,
Maje grurit mbata,
C’te bej une i gjori!…

Qe nga maje e malit
Ta shtira dylbine,
Them te vij pas teje,
Them ta shes shtepine…”/ KultPlus.com

Zbulohet birraria më e vjetër në botë

Arkeologët amerikanë dhe egjiptianë kanë zbuluar atë që mund të jetë birraria më e vjetër e njohur dhe një nga vendet më të mëdha arkeologjike në Egjipt deri më tani, sipas disa gazetave ndërkombëtare.

“Fabrika antike e birrës u zbulua në Ayudos”, shpjegoi Mostafa Waziri, sekretari i përgjithshëm për Këshillin e Antikave Egjiptiane, një territor që i është kushtuar varrosjes së të vdekurve, e ndodhur në shkretëtirën në perëndim të Nilit, mbi 450 km në jug të Kajros.

Me sa duket fabrika e birrës daton që nga koha e mbretit Narmer, i njohur gjithashtu edhe si faraoni Menes, bashkuesi i parë gjysmëlegjendar i Egjiptit të Epërm dhe të Poshtëm.

Misioni arkeologjik bashkëkryesohet nga Matthew Adams, i Institutit të Arteve të Bukura e Universitetit të Neë York-ut dhe Deborah Vischak, profesoreshë e Historisë së Artit Egjiptian Antik në Universitetin Princeton.

Sipas Adams, fabrika e birrës ka qenë e ndërtuar në këtë zone, ndoshta, për të furnizuar me birrën e përdorur në disa prej riteve të sakrifikimit në atë kohë./atsh/ KultPlus.com

Okonjo-Iweala gruaja e parë në krye të OBT-së

Ekonomistja nigeriane Ngozi Okonjo-Iweala është emëruar si kreu i Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT).

“Delegatët nga 164 vendet anëtare të OBT-së e miratuan Okonjo-Iweala sot me konsensus”, njoftoi organi i tregtisë së lirë.

Ajo është afrikania e parë dhe e parë që shërben si drejtoreshë e përgjithshme e OBT-së në Gjenevë.

Ish-ministrja nigeriane e Financave dhe kreu i Bankës Botërore merr përsipër OBT-në ndërsa tregtia globale po vuan nga kriza pandemike dhe nga tensionet midis ekonomive të mëdha./atsh/ KultPlus.com

‘Kujtesa e Kosovës: rambouillet’, ekspozita që pritet të hapet në nder të 13-të vjetorit të Pavarësisë

Në nder të 13-të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës ‘Pjetër Bogdani’, do të bëhet hapja e ekspozitës ‘Kujtesa e Kosovës: rambouillet’, shkruan KultPlus.

Në këtë ekspozitë do të ekspozohen fotografi të pa-publikuara të fotoreporterit Asllan Krasniqi që japin pamjet e ngjarjeve nga Konferenca e Rambujesë dhe e Parisit në vitin 1999.


Ekspozita hapet në Hollin e Bibliotekës, më 16 shkurt 2021, me fillim nga ora 11:00./ KultPlus.com

Vdes Mourid Bargouti, poeti i shquar palestinez

Një prej poetëve qëndror të Palestinës, Mourid Barghouti ka vdekur në moshën 77 vjeç.

Ai lindi katër vjet para se shteti i Izraelit të krijohej në një fshat afër Ramallah.

Ai kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij në mërgim – gjë që ai tregoi në librin e kujtimeve “I Saw Ramallah” që i dha atij emër te audienca ndërkombëtare.

Kujtimet u përshkruan nga kolegu i tij shkrimtar palestinez Edward Said si një nga rrëfimet më të mira ekzistenciale të migrimit palestinez.

I lindur në 1944, Barghouti po studionte në kryeqytetin egjiptian Kajro kur shpërtheu lufta arabo-izraelite e vitit 1967.

Ai nuk u kthye në vendlindjen e tij për 30 vjet të tjera. Shumica e poezive të tij trajtojnë ndjesin e të qenit i larguar, i dëbuar./ KultPlus.com

Takim virtual me ekipin e filmit ‘Zgjoi’

Të shtunën, për herë të parë, personazhet kryesore të suksesit të Kosovës në “Sundance” do të bëhen bashkë në formë virtuale. Duke filluar nga ora 20:00, publiku do të ketë mundësinë që të mësojë më shumë për filmin “Zgjoi”. Duke nisur nga hapat e parë, për ta ekranizuar historinë e Fahrije Hotit, e deri te triumfi i trefishtë në festivalin më të madh amerikan “Sundance.”

Producenti i filmit, Yll Uka, ka treguar se i pranishëm në këtë diskutim online do të jetë regjisorja Blerta Basholli, Fahrije Hoti, aktorja Yllka Gashi, si dhe producenti Valon Bajgora.

“Kemi vendosur që t’u ndihmojmë grave të Krushës dhe 100 për qind e parave të biletave dhe donacioneve do të shkojnë për fshatin Krushë e Madhe, më saktësisht për gratë e Krushës”, ka thënë ai.

Bileta kushton 10 dollarë dhe mund të blihet në këtë link.

https://us02web.zoom.us/…/reg…/WN_dHpnQ3UjTrC_Ae0Jmr6DkA

Po ashtu, kushdo mund të dhurojë të holla në linkun tjetër.

https://secure.everyaction.com/JJdomgf4iUOKaqDSAo-RjA2

Uka ka shtuar se filmi “Zgjoi” bëri histori duke depërtuar në të gjitha mediat botërore, e tani është radha që përmes pjesëmarrjes të mbështetet ekipi dhe, më e rëndësishmja, gratë e Krushës.

“Takohuni me producentët, regjisoren, personazhin real dhe aktoren kryesore të filmit ‘Zgjoi’, i cili, duke paraqitur në mënyrë të shkëlqyeshme historinë e një gruaje të fshatit Krushë e Madhe, fitoi tri çmimet kryesore në festivalin më të madh të filmit të pavarur në ShBA ‘Sundance’. Përmes kësaj ngjarjeje synohet që të mbështeten gratë e Krushës, historia e të cilave u bë frymëzim për një film të jashtëzakonshëm, duke ndikuar pozitivisht në imazhin e Kosovës”, ka thënë ai.

Filmi “Zgjoi” frymëzohet nga historia e vërtetë e Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe, që është në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë. Ajo fillon një biznes bujqësor për të siguruar mbijetesën e familjes, në një ambient tradicionalisht patriarkal, ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë.

Filmi artistik nga Kosova, “Zgjoi”, me regji nga Blerta Basholli, bëri historinë duke fituar tri çmimet kryesore të “Sundance Film Festival”: Filmi më i mirë, Regjisorja më e mirë, dhe Çmimi i publikut./koha/ KultPlus.com

Traditat e karnavaleve në Zvicër

Karnavali është koha e vitit kur qytetarët e zakonshëm dalin nga rreshti.

Ndërsa Kreshma po afron, ata kanë një shans të mos iu binden rregullave shoqërore dhe të bëjnë zhurmë, të këndojnë, të hanë dhe të pinë në Zvicër.

Kur zhvillohen traditat e karnavaleve në Zvicër?

Duke filluar nga e mërkuara e Hirit dhe duke zgjatur deri në Pashkë, kalendari i krishterë kërkon një kohë të Kreshmës. Shumica e rajoneve të Zvicrës e kanë kultivuar këtë traditë.

Traditat e karnavaleve në Zvicër zhvillohen gjatë një periudhe një javore. Meqenëse e mërkura e Hirit është 40 ditë para Pashkëve (pa llogaritur të Dielën) dhe data e Pashkëve ndryshon, sezoni i karnavaleve është i ndryshëm çdo vit.

Si e festojnë karnavalin zviceranët?

Gjatë karnavalit, shumica e gjithçkaje lejohet – veçanërisht ngrënia e sheqerit dhe mishit, pirja e alkoolit dhe festimi. Zonat e nxehta të karnavaleve të Zvicrës kanë parada të hollësishme që shfaqin banda marshimi të maskuara. Ndërkohë, disa qytete të vogla kanë rituale më të veçanta.

Në kundërshtim me besimin popullor, rrënjët e traditave zvicerane të karnavaleve nuk bazohen në ritualet pagane për të ndjekur dimrin. (Megjithatë, ka tradita të shumta në Zvicër për të ndjekur dimrin.) Në vend të kësaj, karnavali i ka rrënjët në Krishterimin dhe sezonin e ardhshëm të Kreshmës.

Lucerni qëndroi katolik; karnavali mbeti një traditë e përvitshme. Në Bern, ku karnavali ishte zhdukur, tradita u kthye vetëm në 1982. /albinfo/ KultPlus.com

Rita Ora e shkëlqyeshme në performancën e fundit live (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare Rita Ora mbrëmë ka performuar live në emisionin “Dancing On Ice” që transmetohet në kanalin “ITV”.

Këngëtarja e interpretoi live këngën e saj të re “Bang Bang” në edicionin special të shout “Dancing On Ice” për Ditën e të Dashuruarve.

Rita Ora dukej e mahnitshme mbrëmë e veshur e tëra në të kuqe. Ajo e dha një interpretim të mirë dhe energjik në skenë, teksa shoqërohej nga tre patinazhist artistik.

Aktualisht Ora është në Australi, ku po e xhiron edicionin e ri të talent shout, “The Voice”, ku ajo shërben si mentore. / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=r50zs81MKHw

Ermal Meta po vjen me album të ri, publikon datën

Këngëtari shqiptar Ermal Meta, ka bërë të ditur se së shpejti do të publikojë albumin e tij më të ri, shkruan KultPlus.

Meta ka paralajmëruar adhuruesit e tij përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ku është shprehur tejet i ngazëllyer me publikimin e albumit të tij.

‘Përshëndetje miq, albumi im i ri ‘TRIB Ù URBANA’ do të lansohet më 12 Mars. Jam shumë i entuziasmuar dhe mezi po pres ta dëgjoni.

Në këto kohë të vështira, ajo që më dha guximin të vazhdoj të ëndërroj është vetëdija se forca qëndron së bashku. Nuk është lumturi nëse nuk e ndan, nuk është qesharake nëse nuk qesh me dikë. Unë do të pres për ju në # 12 Mars dhe e di se unë jam i ngazëllyer për të filluar këtë udhëtim’, ka shkruar Meta. / KultPlus.com

Kraki: Edhe regjimet më brutale e më të forta kanë rënë pikërisht kur popujt ‘nuk mund të qëndronin më aty ku i kishin lënë e harruar’

Profesori universitar në Francë, Nezir Kraki nëpërmjet rrjeteve sociale ka reaguar sot pas zgjedhjeve që u zhvilluan ditën e djeshme. Sipas Krakit dje u rikthye shpresa dhe dinjiteti.

Kraki ndër të tjera shprehet se edhe regjimet më brutale e më të forta kanë rënë pikërisht kur popujt ‘nuk mund të qëndronin më aty ku i kishin lënë e harruar’.

Ky është statusi i plotë i Nezir Krakit:

Dje u rikthyen shpresa dhe dinjiteti

Erdhëm deri këtu sepse aty ku ishim s’mund të rrinim më.

…thoshte René Char në një tekst monumental me titull « nga momenti në moment ».

Populli i Kosovës u mobilizua masivisht për ndryshimin sepse ashtu siç ishte s’mund të duronte më. Aty ku e kishin lënë e harruar s’mund të qëndronte më.

Është e vërtetë që njeriu duron më shumë se guri por dallimi është se guri nuk ka vetëdije për revoltë dhe as instinkt për mbijetesë. Njeriu i Kosovës i ka të dyja këto veti dhe këtë e faktoi dje. Dje njeriu i nëpërkëmbur i Kosovës tregoi se është i aftë të heq dorë nga parimet partiake në favor të parimeve njerëzore, në favor, thjesht, të dinjitetit njerëzor. Dje votuesi i lirë u çlirua përfundimisht nga presionet partiake dhe u pavarësua në mendim e synim. Dje iu rikthye edhe kuptimi nocionit të legjitimitetit, nocion aq i panjohur për tuxharët e vullnetit qytetar, të cilët politikën e shohin veç si pazar korridoresh. Sepse s’mund të këtë demokraci funksionale pa u respektuar lidhja burimore e legjitimitetit të atyre që qeverisin. E ajo lidhje është vota, është liria e zgjedhjes.

Miq, edhe regjimet më brutale e më të forta kanë rënë pikërisht kur popujt ‘nuk mund të qëndronin më aty ku i kishin lënë e harruar’. Edhe në demokraci vlen i njëjti parim. Ekziston një vijë e kuqe në brendinë tonë e cila nuk na lejon të heqim dorë nga vetja. Qindra mijëra qytetarë të Kosovës dje iu rikthyen vetes së tyre dhe s’lejuan të kalohej ajo vijë. Sepse ajo është vija përtej së cilës s’ka më as dinjitet, as liri dhe as shpresë.

Prandaj dje u rikthyen liria, shpresa dhe dinjiteti i secilit.

Prandaj dje nuk fitoi politika as partitë por fitoi njeriu i Kosovës i cili vendosi ta rimarrë fatin e vet në dorë duke mos qëndruar më aty ku e kishin lënë.

Urime cikli i ri. Cikli i bërjes. / KultPlus.com

Interesim i jashtëzakonshëm për transferim të studimeve në Kolegjin Universum

Çdo vit, mbi 80 milion studentë në gjithë botën regjistrohen në universitet, mirëpo, rreth 30 milion prej tyre e braktisin universitetin dhe asnjëherë nuk i përfundojnë studimet. Kjo ndodhë për arsye se studentët nuk janë të mirë informuar për fakultetin që përzgjedhin, profesorët ligjërojnë me metoda të vjetra, ose vonë e kuptojnë që nuk kanë pasion për fushën e studimit të zgjedhur.  

Edhe pak ditë kanë mbetur për transferim të studimeve, këtë vit studentët nga institucionet tjera publike dhe private po shprehin interesim të jashtëzakonshëm ti bashkohen Kolegjit Universum. Me kampuse inovative, bursa ndërkombëtare dhe orare fleksibile pa shkëputje nga puna, Kolegji Universum mbetet vendi ideal për studime.

Për të gjithë studentët të cilët dëshirojnë t’i transferojnë studimet në Universum dhe të marrin diplomë të njohur ndërkombëtarisht Kolegji Universum ofron 30% ZBRITJE.

Transfero studimet në Kolegjin Universum dhe eksploro Evropën përmes bursave ndërkombëtare. Deri tani 463 studentë të Kolegjit Universum kanë përfituar nga kjo mundësi për shkëmbim semestral në 26 shtete të BE-së . Shiko fotot e studentëve përfitues të bursave ndërkombëtare https://www.universum-ks.org/studentet-erasmus/

Programi Bachelor në Kolegjin Universum është renditur në Top 3% të shkollave më të mira në botë nga agjencia prestigjioze franceze Eduniversal, ndërsa Programi Master në Kolegjin Universum është i vetmi program i ranguar si i 16’ti në Evropën Lindore dhe në Top 200 programet më të mira të kësaj fushe në botë nga agjencia prestigjioze franceze Eduniversal, si i vetmi nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi. Ky program realizohet në formë modulare nga profesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, me ligjerata pasdite dhe vikendeve.

Kolegji Universum ofron zbritje 30% për studentët të cilët dëshirojnë t’i transferojnë studimet në Universum.

Për të aplikuar, ju lutem klikoni direkt këtu, për më shumë informata ndiqni faqen në facebook, kontaktoni në [email protected] apo telefononi në +383 44 144 062.  

(Shkrim i sponsorisuar nga Universum)

Açka: Kosova âsht Nana, e ka me na i msu të tana

Shkruan: Flutura Açka

Kur Kosova zgjohet me shtet, që di të bëjë zgjedhje, që di të respektojë edhe kundërshtarin politik, që di të përulet para qytetarit të vet.

Kosova e kuptoi shumë më shpejt se ne se vjen një ditë kur thuhet: Mjaft më! Dhe dje televizionet shqiptare te ne merreshin me tallava në vend që tē flisnin vetëm për Kosovën, të paktën aq sa bënë me zgjedhjet në Amerikë. Dikë e shqetëson padyshim gjenerata e re e pakorruptuar e vajzave dhe djemve të politikës së Kosovës.

Urime Kosovë, ti ke qytetarë të denjë që dinë ta frenojnë politikën e të mbrojnë republikën.

Kosova âsht Nana, e ka me na i msu të tana! / KultPlus.com

Vlerësohen me Titullin “Mjeshtër i Madh” kompozitorët e shquar Enver Shëngjergji dhe Zef Çoba

Me anë të një ceremonie solemne, Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekoroi me Titullin “Mjeshtër i Madh” kompozitorin e shquar Enver Shëngjergji, me motivacionin “Me mirënjohje ndaj kontributit artistik dhe vlerave të çmuara në pasurimin e muzikës shqiptare, si një kompozitor autentik me një larmi të pafundme këngësh e melodish të paharrueshme. Me vlerësim për përkushtimin e rrallë gjatë gjithë jetës së tij ndaj muzikës së lehtë dhe veprave muzikore, me vlera bashkëkohore, profesionalizëm dhe qytetari të spikatur”.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit shqiptar çmoi me Titullin “Mjeshtër i Madh” edhe kompozitorin dhe mjeshtrin e korit shkodran Zef Çoba: “Në vlerësim të talentit të spikatur dhe personalitetit të gjithanshëm të shpalosur në fushën e kompozimit të veprave muzikore, si dhe në trajtimin me profesionalizëm të këngës me tradita shkodrane. Me mirënjohje mjeshtrit të rrallë të muzikës shqiptare, i cili nëpërmjet muzikës dhe veprave të tij artistike, ka lartësuar me dinjitet emrin e kombit shqiptar anembanë botës”.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti i Republikës duke iu drejtuar familjarëve, kolegëve dhe personaliteteve të artit të pranishëm në ceremoni, u shpreh se Shëngjergji dhe Çoba janë dy personalitete të shquara të artit e muzikës shqiptare teksa u ndal më gjatë tek figura e secilit prej tyre.

FJALA E PRESIDENTIT META
“Është kënaqësi të jemi bashkë, për të vlerësuar me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, dy personalitete të shquara të artit e muzikës shqiptare, kompozitorin Enver Shëngjergji dhe mjeshtrin e korit dhe kompozitorin Zef Çoba.
Emri i kompozitorit të shquar Enver Shëngjergji, në memorien tonë, është i lidhur me Festivalet e Këngës në Radio Televizion dhe me shumë këngë të bukura të muzikës sonë të lehtë, si ‘Vajzat e fshatit tim’, ‘Nën kurorën e ullirit’ apo ‘Lulet e mollës’.
Përkushtimi shumëvjeçar si kompozitor ka sjellë në skenat më të rëndësishme të këngës së lehtë, por edhe asaj popullore, krijimtarinë e tij tepër profesionale, të veçantë e origjinale, e pëlqyer gjerësisht nga spektatori shqiptar.
Shumë nga këngët e kompozuara nga zoti Shëngjergji kanë hyrë tashmë në fondin e artë të muzikës së lehtë shqiptare, me një stil tepër të veçantë e karakteristik.
Krijimtaria e zotit Shëngjergji ka prekur të gjitha temat e kohës, por tema për të cilën është dalluar më shumë ka qenë ajo rinore, duke e bërë kështu, shumë të pëlqyer veçanërisht për rininë e kohës.

Kompozitori Enver Shëngjergji ka dhënë një kontribut të madh edhe në shumë veprimtari kulturore e artistike kombëtare dhe ndërkombëtare, si drejtues artistik, duke arritur nivele të larta cilësore e duke prezantuar me dinjitet muzikën shqiptare të lehtë dhe popullore.

Zoti Shëngjergji, sot, pas një karriere mbi 40-vjeçare, vazhdon të mbetet ngushtësisht i lidhur me muzikën, duke kërkuar promovimin dhe vlerësimin e muzikës së mirëfilltë shqiptare dhe njohjen me themel të muzikës sonë popullore, nga të gjithë brezat e kompozitorëve dhe këngëtarëve të rinj shqiptarë.

Për të, nëse kompozitorët nuk njohin muzikën e popullit tonë, nuk kanë për të krijuar kurrë muzikë shqip.
Duke vlerësuar gjithë krijimtarinë e suksesshme të kompozitorit Enver Shëngjergji, përkushtimin e kontributin e tij për muzikën e lehtë dhe atë popullore shqiptare e vlerësoj me Titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh’.

Mjeshtri i korit dhe kompozitori Prof. Zef Çoba është një personalitet tjetër i muzikws shqiptare, i shquar për kontributin e jashtëzakonshëm, pedagog i suksesshëm dhe fitues i shumë çmimeve e vlerësimeve gjatë karrierës së gjatë artistike.

Dashuria për trashëgiminë e pasur folklorike kombëtare dhe veçanërisht, për qytetin e tij të lindjes Shkodrën, e kanë frymëzuar për të kompozuar shumë këngë qytetare shkodrane.

Zoti Çoba është kompozitor i shumë pjesëve të ndryshme vokale dhe instrumentale, i muzikës së 16 filmave artistikë, muzikë për teatër, këngë për fëmijë, shumë prej të cilave kanë fituar popullaritet të madh.

Por, pa asnjë dyshim, zemrat tona ngrihen peshë dhe krenaria për kombin tonë të lashtë shqiptar, është e jashtëzakonshme, kur dëgjojmë dhe këndojmë vargjet e këngës, që ka fituar popullariteti të jashtëzakonshëm si ‘Xhamadani vija-vija’, këngë e kompozuar nga Zef Çoba.

“Xhamadani vija vija/ asht Kosova o asht Shqipnia/ rreh si zemër çiftelia/ oh sa e madhe asht Shqipnia”.

Zoti Çoba ka një aktivitet artistik e kulturor shumë të rëndësishëm, me pjesëmarrje në veprimtari të shumta kombëtare e ndërkombëtare.
Kontributi i tij në gjallërimin e jetës artistike të qytetit të Shkodrës është shumë evident.
Për gjithë kontributin e tij, për talentin e spikatur dhe personalitetin e gjithanshëm në fushën e kompozimit të veprave muzikore, kam kënaqësinë të vlerësoj sot, zotin Zef Çoba me Titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh’.
Faleminderit!” / KultPlus.com

Sot, 51-vjetori i themelimit të Universitetit të Prishtinës

Universiteti i Prishtinës është universiteti më i madh në Kosovë dhe njëri nga më të mëdhenjtë në rajon.

UP u themelua me Ligjin mbi themelimin e Universitetit të Prishtinës, të cilin e miratoi Kuvendi i Kosovës më 18 nëntor 1969.

Themelimi i Universitetit të Prishtinës ishte një ngjarje historike për popullin e Kosovës dhe sidomos për kombin shqiptar.

Kuvendi themelues i Universitetit të Prishtinës u mbajt më 13 shkurt 1970, kurse dy ditë më vonë , më 15 shkurt 1970 u mbajt edhe mbledhja solemne e Kuvendit dhe data e 15 shkurtit u shpall Ditë e Universitetit të Prishtinës. / KultPlus.com

Gratë shqiptare në vitin 1972 (FOTO)

Një album i porositur nga Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit të Grave të Shqipërisë botohet në vitin 1972 nën titullin “Poemë për gratë Shqiptare”.

Në kopertinën e tij shkruhet se është një botim me ilustrime dedikuar femrave shqiptare.

Ideja e përgjithshme është: gruaja në të gjitha frontet e jetës, raporton Respublica, që ka botuar fotot.

Të gjitha sqarimet e pamjeve në këtë album janë bërë nga shkrimtari Llazar Siliqi si dhe janë të shkruara në gjuhën angleze.

Ndërsa redaktimi fotografik i takon të mirënjohurit Petrit Kumi. Parathënien e albumit e ka formuluar shkrimtarja Elena Kadare.

Në faqen e parë të përmbajtjes së albumit fjalia e parë thotë: Sot këto gra janë të lumtura. / KultPlus.com

Kjo do të jetë agjenda e aktiviteteve për 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Agjenda shtetërore e aktiviteteve për Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Qeveria në largim e Kosovës ka bërë publike agjendën për ditën e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt.

Gjatë kësaj dite do të ngrihet flamuri shtetëror nga Garda Ceremoniale e FSK’së, do të bëhen homaxhe të varri i ish-presidentit Rugova e në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz.

Njoftimi i plotë i Qeverisë:

17 Shkurt 2021

08:00

Ngritja Flamurit shtetëror nga Garda Ceremoniale e FSK-së

(Të pranishëm u.d. Presidentja Osmani, Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti dhe KOMFSK)

Vendi: Oborri i ZKM-së

09:00

Homazhe te varri i Presidentit Rugova

(Vendosje kurorash me lule nga liderët shtetëror)

Vendi: Velani – Prishtinë

10:00

Homazhe në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz 

(Vendosje kurorash me lule nga liderët shtetëror)

Vendi: Prekaz – Skenderaj

10:00

 Homazhe tek varrezat e dëshmorëve nëpër komunat e Kosovës

(Vetëm për autoritet komunale : Vendosje buqetash me lule nga autoritetet komunale )

12:00

Manifestimi qendror në Forcën e Sigurisë së Kosovës

(Pjesëmarrja  e u.d. Presidentes së Republikës së Kosovës,  SH.S.ZNJ. Vjosa Osmani dhe Kryeministrit në Detyrë Sh.T.Z. Avdullah Hoti)

Vendi: Kazerma “Adem Jashari”-Prishtinë

13:00

Ekspozita “ Jeta dhe vepra e Sali Çekut”

Vendi: Muzeu Kombëtar i Kosovës

14:00

Ndarja e çmimeve vjetore për letërsi

Vendi: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

18:00

Pritja shtetërore për 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës                                             

(Pritje organizohet nën Patronatin e u.d. Presidentes së Kosovës, SH.S. Vjosa Osmani)

Vendi: Golden Imperial  – Veternik , Prishtine

20:00                                                                                                                                 

Koncerti recital i këngëtarit Ilir Shaqirit

Vendi: Klan Kosova – Prishtine

( Nën Patronatin e Kryeministrit të Kosovës Z.Avdullah Hoti )

Agjenda e aktiviteteve në komunat e Republikës së Kosovës:

  1. Të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës, udhëzohen që në orën e parë të mësimit, në datën 16 shkurt 2021, të diskutojnë për 17 shkurtin 2008, ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
  • Të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, udhëzohen që të stolisin rrugët dhe sheshet kryesore të qyteteve me flamurin e Republikës së Kosovës.

Agjenda e aktiviteteve kulturore dhe sportive

15 Shkurt 2021

Shfaqja e filmit

17:00-19:00
‘Nëntor i Ftohtë’ nga Ismet Sijarina

Vendi : Kino ABC

16 Shkurt 2021

11:00                                                                                                                                 Ekspozitë e fotografisë së reporterit Asllan Krasniqi                                                                 

Vendi: Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani“- Prishtinë

12:00                                                                                                                                  Loja e veteranëve të futbollit Kosovë-Shqipëri    

Vendi: Stadiumi Fadil Vokrri – Prishtinë

17:00                                                                                                                                   Koncerti festiv i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Shota”

Vendi: Teatri Kombëtar i Kosovës – Prishtinë

17:00-19:00

Shfaqja e filmit
‘Babai’ nga Visar Morina

Vendi : Kino ABC

19:00

Koncert festiv i Filarmonisë së Kosovës

Vendi: Salla e kuqe “Pallati i rinisë dhe sporteve” – Prishtinë

17 Shkurt 2021

10:00

Gara e Pavarësisë- Federata e Gjimnastikës

Vendi: Prishtinë

10:00

Turniri i Pavarësisë-Federata e Mundjes                                                                            Vendi: Hani i Elezit

10:00                                                                                                                                                 Turniri i Pavarësisë- Federata e Ping-PongutVendi: Prishtinë

11:00                                                                                                                                  Vrapimi i Pavarësisë- Federata Atletike  

Vendi: Viti

17:00-19:00

Shfaqja e filmit
‘Zana’ nga Antoneta Kastrati

Vendi: Kino ABC

19:00                                                                                                                                           Premierë e Teatrit Kombëtar të Kosovës, shfaqja “Pamje revolucioni”, regjia Kaltërim BalajVendi: Teatri Kombëtar i Kosovës – Prishtinë

18 shkurt 2021

19:00                                                                                                                                                       Shfaqja e Baletit Kombëtar të Kosovës “Exil”Vendi: Teatri Kombëtar i Kosovës – Prishtinë. / KultPlus.com

Lansohet traileri i plotë i filmit ‘Justice League: The Snyder Cut’ (VIDEO)

Janë publikuar pamjet e para të filmit të shumëpritur nga publiku, “Justice League: The Snyder Cut”.

Ky projekt është ideja fillestare e regjisorit Zack Snyder, i cili e kishte realizuar edhe filmin “Justice League” të vitit 2017, para se të hiqte dorë gjatë montazhit të tij si pasojë e vdekjes së të bijës.

Pasi adhuruesit e filmit, kasta e aktorëve dhe pjesëtarët tjerë të ekipit realizues kishin kërkuar të lansohej version origjinal i regjisorit Snyder, studioja filmike “Warner Bros” e kishte konfirmuar lajmin se “Justice League: Snyder Cut” tashmë është në realizim e sipër, dhe pritet të lansohet së shpejti.

https://www.youtube.com/watch?v=0QmSF7WUyN0&feature=emb_title&ab_channel=MovieTrailersSource

Në trilerin e ri vërehen disa personazhe të reja si: DeSaad, Granny Goodness dhe Joker, i portretizuar nga Jared Leto. Ndërsa rolet e tyre në këtë projekt i përsërisin yjet, Ben Affleck i cili vjen si Batmani, Jason Momoa që e portretizon superheroin Aquaman, Gal Gadot si Wonder Woman dhe Henry Cavill i cili vjen në rolin e Supermanit.

Filmi i bazuar në librat komik “DC Comics” dhe i cili vjen i mbushur me skena aksion, “Justice League: The Snyder Cut”, do të fillojë së shfaquri në platformën digjitale HBO Max, më 18 mars të vitit 2021.

Pas raportimeve se ky projekt do të shndërrohej në një mini-serial katër pjesësh, regjisori Zack Snyder në fillim të vitit e konfirmoi lajmin se në fakt do të jetë një film katër-orësh. / KultPlus.com