Buxhovi: Ndryshimet duhet parë si kauzë afatgjate, klasa politike duhet të sillet me përgjegjësi ndaj tyre

Theksime nga promovimi i “Kosovës – histori e shkurtër” në Pejë

-Zgjedhjet e fundit kanë sjellë ndryshime të rëndësishme në skenën politike të Kosovës. Vullneti i qytetarëve, me shumicë absolute, ka sjellë në pushtet një parti të spektrit të majtë, së cilës i duhet edhe baraspesha nga një parti e djathtë, siç është LDK-ja, e cila duhet të tregohet e përgjegjshme në procesin e ndërtimit të institucioneve shtetërore.

Shteti i Kosovës, në përvjetorin e trembëdhjetë, përjetoi një “termet politik”, ndonëse të pritshëm, që pritet t’u hapë rrugë ndryshimeve pozitive në jetën shoqërore dhe politike të vendit, po qe se ato shihen si një kauzë afatgjate dhe assesi si një mundësi që një garniturë politike të zëvendësohet me një tjetër, siç ndodh kur populizmi shfrytëzohet për ardhjen në pushtet.

Bazuar në fushatën zgjedhore si dhe diskursin mbi të cilin u ndërtua platroma e ndryshimit (lufta kundër korrupsionit nëpërmes çkapjes së shtetit nga strukturat e ndryshme kriminale të etabluara thuajse në të gjitha pjesët e segmenteve kryesore të pushtetit), fitorja absolute e një partie, sikur krijon parakushte që ndryshimi të vihet në binarët e tij, por njëherësh shton edhe rrezikun e qeverisjes autoritare deri te modeli i shtetit-parti. Që të mos ndodh një deformim i tillë, kjo hap çështjen e baraspeshës në skenën politike midis polit të majtë dhe atij të djathtë, të domosdoshëm si mekanizma të cilat sigurojnë stabilitet ekonomik dhe politik.

Andaj, fitores së Vetëvendosjes, që tashmë ka etabluar të majtën, pashmangshëm i duhet edhe e djathta. Këtë mund t’ia sigurojë vetëm LDK-ja, si parti e qendrës së djathtë me një traditë shtetndërtuese.

Natyrisht se misioni i LDK-së, si parti historike, për t’ia siguruar ekuilibrat e domosdoshëm skenës politike, nënkupton përgjegjësi, e mbi të gjitha, përkushtim institucional, që është tepër sfidues në rrethanat kur kjo parti pësoi një humbje të thellë gjatë zgjedhjeve të fundit. Ndonëse kjo e solli para reflektimit për gjendjen e krijuar, që si po shihet, nuk po është në gjendje t’i japë përgjigjen e duhur nga shkaku se ata që kanë sjellë partinë në të derexhe, nuk janë të gatshëm lëshojnë rrugë ashtu si duhet, po edhe të pengojnë që partia t’u nënshtrohet rrethanave të reja që solli ndryshimi, si vullnet qytetar.

Te kjo çështje, gjithsesi shfaqet edhe qëndrimi ndaj zgjedhjes së presidentes si dhe rolit thuajse vendimtar të LDK-së në këtë proces edhe për kundër faktit se zonja Osmani, gjatë zgjedhjeve të fundit, thuajse gjysmën e elektoratit të LDK-së, ia dërgoi VV-së, me premtimin se do të bëhet presidente, por që e gjitha prapë mbeti në duar të LDK-së.

Në këto rrethana, votimi ose mosvotimi, për LDK-në shfaqet si një rast, që ta rimarrë veten, ose që të vazhdojë rrokullisjen fatale.

Hesapi i parë ka të bëjë me atë se formomini i kuorumit për zgjedhjen e zonjës Osmani presidente, LDK-në e liron nga “fajësia” e shkaktarit të zgjedhjeve të reja, që mund të jenë edhe më fatale për të nën këtë hipotekë, siç i krijon mundësi reale që zgjedhjet lokale t’i presë më të relaksuara, ndërkohë që të ketë edhe hapësirë për reformat e brendshme aq të domosdoshme që do të mund të merrnin kah pas dy vitesh, me rastin e zgjedhjeve të përgjithshme të partisë.

Në të kundërtën, inatet personale, për qërim hesapesh, veçmas të atyre që janë fajtorët kryesor për këtë gjendje, do t’i sjellin dëme LDK-së, që të margjinalizohet, siç do t’i sjellin dëme të mëdha dhe të pariparueshme edhe skenës politike të vendit, ngaqë do t’i mungojë partia e qendrës së djathtë, që ruan baraspeshën e parlamentarizmit. / KultPlus.com

Dua Lipa feston një vjetorin e albumit ‘Future Nostalgia’: Nuk mund ta besoj se si ka kaluar ky vit

Artistja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, një vit më parë në një datë si kjo, kishte publikuar albumin e saj të dytë me titull “Future Nostalgia”.

Ky album është pa diskutim suksesi më i madh i këngëtares – i cili e renditi atë vjet si albumin më të dëgjuar të vitit nga një femër në platformën e muzikës, Spotify.

Në një vjetorin e publikimit, Dua e kujtoi albumin e saj, duke publikuar disa fotografi nga prapaskenat e xhirimeve të kopertinës dhe disa prej klipeve.

“Një vit nga ‘Future Nostalgia’! Nuk mund ta besoj se si ka kaluar ky vit dhe të gjitha kujtimet dhe përvojat e pabesueshme që më ka sjellë ky album. Duke menduar përsëri për frikën që kisha publikuar këtë album në një kohë kaq të pasigurt, ndjeva gjithashtu shpresë dhe besim në muzikën që kemi bërë. Shpresoja që forma ime personale e arratisjes mund të shërbejë edhe për ju”, ka shkruar Dua.

“Unë gjithmonë them se jam shumë mirënjohëse për mënyrën se si ky album ka gjetur një shtëpi me ju, por përtej kësaj unë ndjehem sikur na ka sjellë më pranë. Më ka mësuar durimin, forcën, besimin, lumturinë dhe atë që duhet të bëj në mënyrë që të jem versioni më i mirë i vetvetes. Më ka hapur një botë mundësish dhe e gjitha kjo falë jush! Bërja e kësaj kërkon një përpjekje të tërë ekipore me shumë dashuri dhe mbështetje! Unë jam mirënjohëse për familjen time, miqtë e mi, dashurinë time, ekipin tim dhe secilin prej jush që e keni kaluar këtë me mua në çdo hap të rrugës. Mezi pres që të vijë, por tani dua të them faleminderit…ju dua dhe do të t’ju shoh në një qytet afër jush kur bota të jetë gati që ne të vallëzojmë zemrat tona të vogla, këto janë disa fotografi të prapaskenave të xhirimit të ‘Future Nostalgia’”, theksoi artistja shqiptare.

Kujtojmë që ishte ky album që i solli asaj sivjet edhe një çmim tjetër ‘Grammy’, atë për “Albumin më të mirë të zhanrit pop”. / KultPlus.com

Onufri sjell në shqip vëllimin poetik ‘Kur gjithë uji i botës shndërrohet në lot’

Shtëpia Botuese ‘Onufri’, ka sjellur vëllimin poetik ‘Kur gjithë uji i botës shndërrohet në lot’ nga autorja Tua Forsstrom, përcjell KultPlus.

Libri është përkthyer nga Edita Kuçi Ukaj

Tua Forsström i përket atij damari të poezisë suedeze që shkruhet në Finlandë. Një damar që pulson me vargjet e poetëve të njohur si Runeberg (1804-1877), Södergran (1892-1923), Björling (1887-1960), dhe mbahet gjallësot nga një brez poetësh që gjen në Forsström poeten më përfaqësuese. Që në përmbledhjen debutuese “Një poezi mbi dashurinë e të tjera” më 1972 dhe në përmbledhjet vijuese, vihet re stili i saj i mëvetshëm, në të cilin estetika moderniste nuk e përjashton, por bashkohet me të thjeshtën e së përditshmes. Siç shprehet Akademia Suedeze, në të cilën Forsström u pranua më 2019, poezia e saj nuk kërkon “ose, ose”, por “edhe, edhe”.

Në këtë vëllim, përkthyesja Edita Kuçi Ukaj i paraqet lexuesit shqiptar dy nga përmbledhjet e poetes, “Këngë” botuar më 2006 dhe “Shënime” botuar më 2018.

“Këngë” përmban poezi që, siç e parathotë titulli,ngjajnë me këngë, me rimarrje dhe variacione muzikore, të cilat shoqërojnë një ekzistencë të populluara me njerëz dhe kafshë.Tema të rënda si vetmia dhe vdekja e mbajnë ritmin me dorë të lehtë, në një tavolinë diku në një stacion, ndërsa andej kalojnë arinj dhe ujq, një mace që nuk e gjen dot shtëpinë dhe lepuri që vrapon me leckë në dorë, të thajë lotët e botës. I gjithë vëllimi ka një ton mistik, të mbartur nga simbole që i afrohen jetës për ta shpjeguar.

Njëkohësisht që është kaq i thjeshtë, i mbartur nga ritmi i jetës që e gjen shpjegimin në vetvete. Edhe, edhe.

Në “Shënime” veprimi është i kundërt. Simbolet e natyrës nuk i afrohen jetës për ta shpjeguar, por kjo e fundit ka marrë arratinë në pikëllim dhe kërkon shpjegim jashtë saj, zemra është bërë lepur në pyll. Askund nuk thuhet haptas, as në poezi, as në kopertinë, por ndihet qartë një pikëllim i pafund për një humbje. Humbja ka një emër, Vanessa, por jo më tepër. Kur libri u bë gati për botim, thotë poetja në një intervistë, ia ndalova kategorikisht shtëpisë botuese të tregonte se çfarë më kishte ndodhur, kisha frikë se libri përndryshe do të bëhej shumë personal. Edhe ne po e lëmë lexuesin t’i lexojë Shënimet,sikur të ishin të tijat. Nga një anë një elegji që t’i shkul flokët nga dhimbja, nga ana tjetër një qetësi liqenesh tä paqta që të ftojnë të ndjekësh dritën e shpresës. Edhe, edhe.

Përkthyesja i rikthehet poetes pasi ka përkthyer më përpara vëllimin përmbledhës “Unë studiova njëherë në një fakultet të mrekullueshëm”. Ndihet në përkthimin e saj njohja e mirë e kësaj poezie, si dhe kujdesi për ta shqipëruar pa rënë në grackën e interpretimit. Kur përkthen një poezi si ajo e këtij vëllimi, ku fjalët nuk shtrihen por shtresëzohen, përkthyesi e ka të vështirë të mos i jepet përkthimit të asaj që nuk thuhet, por nënkuptohet.

Duke iu ruajtur kësaj, përkthyesja nuk ia mohon lexuesit shqiptar një nga kënaqësitë e leximit të kësaj poezie, që synon t’ia pëshpërisë interpretimin vetë në vesh lexuesit. /entelatabaku/ KultPlus.com

Vlera Kastrati në Javën e Frankofonisë: Kisha nevojë t’i tregoj storjet e Kosovës përmes perspektivës sime

Në kuadër të javës së frankofonisë që po mbahet në Prishtinëë në Kino Armata, po zhvillohen një numër i madh i aktiviteteve kulturore.

Në një diksutim zhvilluar ditën e sotme për artin dhe kulturën në vendin tonë ka qenë e ftuar edhe artistja Vlera Kastrati. Kujtojmë se përvçëse në muzikë Vlera e ka dëshmuar veten edhe në shkrim.

Fjalët, mendimet dhe qëndrimet e saj Vlera i ka hedhur në librin “Anatomy of a Kosova woman’s soul”, ndaj në takimin e sotëm ajo ka vendosur që të ndaj përvojën e saj gjatë shkrimit të këtij librit si rrëfim inspirues për artdashësit në Kosovë dhe më gjerë.

Vlera përmes shkrimit të këtij libri tha se ka arritur t’i rigjej copëzat e fshehura të saj dhe të rijetoj jetën e saj si dhe të gjej sërish dëshiren e saj për muzikën.

“Për herë të parë në jetën time e ndjeva nevojën për të kuptuar se kush jam, t’i jap vetes sime një identitet dhe t’i jap vetes sime zë për t’i treguar storjet e Kosovës përms perspektivës sime”, ka theksuar Kastrati.

Të gjitha ngjarjet e këtij libri rrëfehen me anë të formës innovative të përdorimit të gjuhës dhe muzikës.

Në këtë takim artistja në fjalë ka theksuar edhe një herë rolin e kulturës dhe artit në jetën e njerëzve duke u nisur nga vetja për të përshkruar rëndësinë që kishte pasur shkrimi i librit në jetën emocionale të saj duke vënë në dukje rëndësinë e tregimit dhe përzgjedhjeve të ngjarjeve. / KultPlus.com

Vetmia

Poezi nga Dragutin Tadijanoviq

Përktheu: Lulzim Tafa

Adin Ganan jeton në një dhomë të bardhë.
Dhoma e tij është e ndritshme, aromatike,
Me tavolina të zeza, fotografi,
Me libra të mençur, libra të lashtë                     
Ftoit nga vitit i kaluar i ndihet aroma në dollap
Aroma e ftoit të verdhë.
Dhoma e tij është e qetë, e gëzueshme.
Adin Ganan jeton në dhomën e bardhë.
Nga dritarja e tij duket kopshti si lulëzon,
Në lule rozë me aromë vese.
Në degët e reja jeshile
Korbat e zinj fluturojnë
Epo ata këndojnë
Me sqep të verdhë
Këngë të lumtura dashurie.

Adin Ganan jeton në dhomën e bardhë. / KultPlus.com

22 vjet nga Masakra e Suharekës, hapet muzeu i martirëve të ‘Familjes Berisha’ (FOTO)

22 vite më parë, forcat serbe fillimisht kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të rreth 52 anëtarëve të familjes Berisha, e më pas viktimat e të plagosurit i kishin bartur në një kafiteri, ku i kishin gjuajtur me bomba, për t’u siguruar se askush s’do të mbijetojë.

Nga kjo masakër kanë mbijetuar tre anëtarë të familjes, Vjollca Berisha me të birin, Gramozin dhe Shyhrete Berisha.

Është  një ndër krimet më çnjerëzore që ka ndodhur gjatë luftës në Kosovë, por edhe një ndër historitë më trishtuese.

Shyhretja ,Vjollca dhe Gramozi u rikthyen në këtë vend për të qenë dëshmitarë të trishtimit që përjetuan. / KultPlus.com

Bill Gates: Bota duhet të kthehet në normalitet deri në fund të vitit 2022

Bota duhet të kthehet në normalitet deri në fund të vitit 2022 falë vaksinave Covid-19, ka thënë njëri nga njerëzit më të pasur në botë, Bill Gates në një intervistë për gazetën polake Gazeta Wyborcza dhe transmetuesin televiziv TVN24.

Kjo është një tragjedi e pabesueshme“, tha bashkëthemeluesi i Microsoft mbi pandeminë, duke shtuar se lajmi i vetëm i mirë ishte hyrja në vaksina, transmeton KultPlus.

Deri në fund të vitit 2022 ne duhet të kthehemi plotësisht në normalitet,” tha Gates.

Gates, një miliarder i cili dha dorëheqjen si kryetar i Microsoft Corp në 2014, përmes fondacionit të tij filantropik Bill dhe Melinda Gates ka angazhuar të paktën 1.75 miliardë dollarë në përgjigjen globale të pandemisë COVID-19.

Kjo përfshin mbështetjen për disa prodhues të vaksinave, diagnostikimit dhe trajtimeve të mundshme.

Struktura COVAX, e mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Aleanca Globale për Vaksinat dhe Imunizimin (GAVI), synon të sigurojë 2 miliardë doza vaksinash për vendet me të ardhura më të ulëta deri në fund të vitit 2021. / KultPlus.com

Vepra artistike e paekspozuar e Van Gogut shitet për 13.09 milion euro në Paris

Një pikturë e mjeshtrit holhandez Vincent Van Gogh e vitit 1887, e cila ka qëndruar më shumë se 100 vjet pas dyerve të mbyllura, është shitur në vlerën e 13.09 milion euro në Francë.

Shtëpia e ankandeve “Sotheby’s” tha se vlera e arritur ishte një rekord për artistin hohlandez. Vepra që nga ajo kohë ka qenë në pronësi të një familjeje franceze.

Piktura është pjesë e një serie veprash që Van Gogh krijoi ndërsa qëndronte në Paris me vëllain e tij Theo në 1886 dhe 1887.

Ajo portretizon një nga mullinjtë e erës që përshkonte Montmartre në një kohë kur ishte thjesht një fshat në periferi të Parisit.  Eksperti i Van Gogh, Martin Bailey, shprehet se piktura ishte “një vepër kalimtare e Van Gogh, kur ai pikturonte me ngjyra të errëta dhe tokësore. “

“Në Paris ai zbuloi Impresionistët dhe kjo e bëri që të eksploronte ngjyrën,” shton Bailey.

Sipas studiuesit të artit Bailey, skena e përshkruar në pikturë ishte vetëm një shëtitje e shkurtër larg nga banesa ku Vincent dhe vëllai i tij po jetonin atëherë. Kisha e famshme Sacré-Cœur që tani dominon zonën ishte në ndërtim e sipër.

“Në kohën e tij, mullinjtë ishin bërë një qendër argëtimi,” vazhdoi ai. “Pa dyshim që Vincent hynte herë pas here për të pirë, kur kishte disa franga në xhep.”

Van Gogh u largua nga Parisi për në jug të Francës në 1888. Ai vdiq afër Parisit në korrik 1890. /ora/ KultPlus.com

Nesër në Teatrin Kombëtar mbahen homazhe për Rasim Thaçin- Cimën

Nesër në Teatrin Kombëtar të Kosovës do të mbahen homazhe për artistin Rasim Thaçi-Cima, i cili si vdiq sot si pasojë e Covid19, shkruan KultPlus.

Lajmi u bë i ditur nga familja e Rasim Thaçit, të cilët njoftuan se homazhet do të fillojnë nga ora 9:00.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë:

NJOHTIM
Të nderuar dhe të dashur miq, kolegë dhe dashamirë të jetës dhe veprës së artistit, Rasim Thaqit – Cima

Ju informojmë se, me iniciativë të Kryeministrit z. Albin Kurti dhe organizim të Ministrit të Kulturës, z. Hajrullah Çeku:

Nesër, e Shtunë, me 27 Mars, në Teatrin Kombëtarë të Kosovës, duke filluar nga ora 9:00, do të bëhen homazhe për Artistin Rasim Thaqi CIMA!

Falenderojmë Kryeministrin dhe Ministrin e Kulturës, si dhe komunitetin Artistik që jane mobilizur, që qyetetaret e Prishtines dhe vendit, të kene mundesine publike per homazhe…!

Familja e R. Thaqit. / KultPlus.com

Nora Gjakova fiton medaljen e artë në Grand Slamin e Tbilisit

Xhudistja kosovare e ka fituar medaljen e artë në evenimentin që po mbahet në Gjeorgji. Nora shkëlqeu në kategorinë deri në 57 kilogramë duke i fituar të gjitha meçet.

Në xhiron e parë, Gjakova ishte e lirë, ndërsa në rrethin e dytë e mundi me Ippon ukrainasen Mariia Skora.

Në meçin e dytë garuesja kosovare e mposhti po ashtu me Ippon garuesen nga Austria, Sabrina Filzmoser. Ndërkaq, në çerekfinale Nora ajo e mundi serben Marica Perisic.

Gjakova ishte e sigurt edhe në gjysmëfinale, ku ishte më e mirë se sllovenia Kaja Kajzer.

E në finale, 28 vjeçarja u tregua më e suksesshme se garuesja nga Gjeorgjia, Eteri Liparteliani, duke fituar kështu edhe pikë olimpike. Kosova po përfaqësohet në këtë Grand Slam me katër garues.

Nesër do të garojnë dy xhudistët tjerë të Kosovës, Akil Gjakova dhe Laura Fazliu, kurse të dielën Loriana Kuka. / KultPlus.com

Ceremonia e çmimeve ‘Bafta’ këtë vit mbahet në mënyrë virtuale

Të mërkurën u zbulua se ceremonia nuk do të ketë transmetim si pothuajse çdo vit.

Dermot O’Leary, Clara Amfo dhe Edith Bowman do të prezantojnë Çmimet e Filmit të Akademisë Britanike 2021.

Treshja do të organizojë një ceremoni të shpërndarë gjatë dy netëve në 10 dhe 11 prill me të gjithë të nominuarit që pranojnë çmimet e tyre virtualisht për shkak të pandemisë Covid.

Në një deklaratë organizatoret konfirmuan se ata shpresojnë që fundjava të jetë një ‘festë e talentit’ pavarësisht nga pandemia e vazhdueshme, pasi shpallën listën e tyre më të larmishme të të nominuarve në historinë 74-vjeçare të çmimeve, transmeton KultPlus.

Clara së pari do të paraqesë Çmimet e Filmit EE BAFTA Hapja e Natës të shtunën 10 prill, ku tetë nga 17 çmimet e BAFTA do të paraqiten.

Shfaqja do të shohë një panel të ftuarish të eksplorojnë proceset krijuese prapa disa prej filmave më të mëdhenj të vitit 2020 dhe gjithashtu do të shpallë fituesin e Kontributit të Shquar Britanik në Kinema.

Çmimi më i suksesshëm do të jepet nga Royal Albert Hall i Londrës.

Dermot dhe Edith më pas do të organizojnë natën e dytë të BAFTA të dielën më 11 prill ku do të paraqiten çmimet kryesore të aktrimit, duke përfshirë Filmin më të Mirë dhe Filmin më të Mirë Britanik.

Prezantuesit do të paraqiten gjatë ceremonisë nga Londra dhe Los Angelos, por të gjithë të nominuarit do të pranojnë çmimet e tyre virtualisht para një auditori virtual që shikon nga shtëpia.

Ndër çmimet e shpallura në natën e dytë do të jetë çmimi i votuar nga publiku EE Rising Star dhe Fellowship, nderi më i lartë i BAFTA. / KultPlus.com

I jepet lamtumira e fundit aktorit shqiptar Luran Ahmeti

I jepet lamtumira e fundit aktorit shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Luran Ahmet. Miq, kolegë e qytetarë kishin shkuar për të përcjell për në banesën e fundit.

Lamtumira ju dha nën duartrokitje dhe arkivoli i tij ishte mbuluar me flamurin shqiptar. 

Ai gjithmonë kishte thënë “Unë do te vdes por Shqipëria kurrë s’do të vdes”

Andaj, u varros me flamur, raporton Insajderi. / KultPlus.com

Hetime ndaj një profesori rus që e mohoi Holokaustin

Në Shën Petersburg, qytetin e dytë më të madh të Rusisë, një profesor është nën hetim pasi ka mohuar publikisht Holokaustin. Gjatë një seminari, ky profesor kishte deklaruar se Holokausti gjatë Luftës së Dytë Botërore është “një mit” dhe “trillim”.

Me të marrë informacionin për këto deklarata, zyra e prokurorit rajonal të Leningradit filloi hetimet. Një njoftimin e kësaj prokurorie nuk u bë i ditur identiteti i profesorit.

Por, kryeredaktori i radios Ekho Moskvy në Shën Petersburg, Valery Nechai, tha në fillim të janarit se trajnimi në fjalë u mbajt nga profesori, Vladimir Matveyev, i Universitetit Shtetëror të Ekonomisë të Shën Petersburgut dhe Akademisë Ruse të Ekonomisë Kombëtare dhe Administratës Publike.

Nechai, duke iu referuar një videoje të siguruar nga trajnimi, tha se Matveyev ka deklaruar aty se numri i hebrenjve të vrarë gjatë luftës ishte “i ekzagjeruar”, duke bërë një përfundim se “gjenocidi ndaj hebrenjve” nuk mund të quhet Holokaust.

Por, kryeredaktori i radios Ekho Moskvy në Shën Petersburg, Valery Nechai, tha në fillim të janarit se trajnimi në fjalë u mbajt nga profesori, Vladimir Matveyev, i Universitetit Shtetëror të Ekonomisë të Shën Petersburgut dhe Akademisë Ruse të Ekonomisë Kombëtare dhe Administratës Publike.

Nechai, duke iu referuar një videoje të siguruar nga trajnimi, tha se Matveyev ka deklaruar aty se numri i hebrenjve të vrarë gjatë luftës ishte “i ekzagjeruar”, duke bërë një përfundim se “gjenocidi ndaj hebrenjve” nuk mund të quhet Holokaust.

Qëllimi i ligjeratës së tij ishte përgatitja e mësuesve për mësimet mbi historinë e Holokaustit dhe çlirimin e të burgosurve nga Ushtria e Kuqe në kampin e përqendrimit në Aushvic më 1945.

Matveyev u pushua nga puna pas skandalit që shpërtheu në muajin janar . Ai po hetohet sipas një ligji të vitit 2014 kundër rehabilitimit të nazizmit. Ai mund të përballet me burgim deri në pesë vjet burg nëse shpallet fajtor.

Holokausti është vrasja masive e rreth 6 milionë hebrenjve, vrasje kjo e organizuar nga partia naziste e liderit gjerman, Adolf Hitler, nga viti 1933 deri më 1945. Gati 7 nga çdo 10 hebrenj që ka jetuar në Evropë është vrarë gjatë kësaj kohe.

Holokausti përkujtohet në çdo 27 janar. Me këtë datë, në vitin 1945, forcat sovjetike e çliruan kampin në Aushvic-Birkenau.

Holokausti mbetet njëra nga tragjeditë më të mëdha të kohës moderne dhe megjithëse njihet botërisht, në vete ngërthen edhe miliona tragjedi personale dhe rrëfime të patreguara./KultPlus.com

Adelina Thaçi pas vdekjes së të atit: Ma kpute shpirtin o bab, shoku jem, dashnija jem

Ka vdekur sot në moshën 70 vjeçare, aktori i njohur i humorit shqiptar Rasim Thaçi i njohur për publikun si Cima, shkruan KultPlus.

Ikja e tij ka pikëlluar të gjithë ata që e njohën e në veçanti familjen e tij.

Vajza e tij, këngëtarja Adelina Thaçi ka reaguar në rrjete sociale Instagram me disa fjalë të thjeshta por emocionuese, pas lajmit për vdekjen e babit.

“Ma këpute shpirtin o babë, shoku im, dashuria ime”, shkroi këngëtarja e pikëlluar përkrah një fotografie të aktorit. / KultPlus.com

Lutfi Haziri i dorëzon çmimin “Qytetar Nderi i Gjilanit” gazetarit të njohur, Marin Mema

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka ndarë sot çmimin “Qytetar Nderi i Gjilanit”, për gazetarin Marin Mema, për kontributin e dhënë në rrugëtimin e Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci, e në veçanti për angazhimin dhe kontributin e tij në shërbim të atdheut dhe kombit në përgjithësi, përcjell KultPlus.

Kryetari Haziri ka falënderuar kuvendarët e Gjilanit që votuan unanimisht për nismën e tij, në mbledhjen e të enjtes.

“Me votimin e Kuvendit të Komunës dhe në prani të shkëlqesisë së tij, ambasadorit të Shqipërisë në Kosovës, Qemajl Minxhozi, në prezencë të nënkryetarit të Bujanocit dhe udhëheqësve më të lartë institucional e regjional të Gjilanit, sot e ndaj çmimin në emër të të gjithë qytetarëve të Gjilanit, në vlerësim të punës dhe angazhimit që Marin Mema ka dhënë me punën e tij, e cila është mbarëshqiptare edhe përtej kufijve administrativë e politikë. Emri i Marinit tashmë përpos të një gazetari hulumtues, është emër i një patrioti që kalon përmasat e kufijve të Kosovës dhe Shqipërisë”, ka thënë Haziri duke shtuar tutje se Mema ka forcuar lidhjen tonë dhe ka faktuar prezencën tonë dhe shpërndarjen tonë të farës shqiptare me qenie, kulturë, prezencë dhe gjuhë. Gjilani është i vendosur në pikën kufitare mbrojtëse të shumicës shqiptare.

Ai më tej ka folur për fatin e shqiptarëve në Bujanoc, Preshevë e Medvegjë të drejtave të tyre civile në Kosovë dhe të drejtave politike në Serbi.

“Gjilani vazhdon kontributin e vet për mbështetje të shqiptarëve në Kosovën Lindore, por njëkohësisht edhe të angazhimit për t’i sjellë Gjilanit figura të ndritura sikur Marini, i cili radhitet në mesin e emrave të shquar për ne, si Beqir Musliu, Bob Dole, presidenti Ilir Meta e të tjerë”, ka thënë ai.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka thënë se Gjilani i dha çmimin “Qytetar Nderi”, gazetarit që tashmë është i të gjithë neve kudo që jemi në Ballkan, Evropë dhe në botë.

“Ai me punën e tij ka zbardhur rolin tonë që kishim në të kaluarën dhe atë që kemi edhe sot. Marini është nga çdo trevë e shqiptarëve dhe jo vetëm kaq. Vepra e tij e ka ofruar atë në mesin e secilit prej nesh, në lagjen, familjen dhe qytetin tonë. Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, Asambleja Komunale dhe qytetarët e Gjilanit e më gjerë, kanë bërë diçka shumë të madhe për Marin Memën”, tha mes tjerash, ambasadori Minxhozi.

Ndërsa, gazetari i njohur shqiptar, Marin Mema, ka thënë se ky çmim dhe ky organizim është një kënaqësi dhe moment shumë i veçantë për të.

“Sot dhe gjithnjë e më shumë po dëshmojmë se dimë të afrohemi, por e ardhmja duhet të na ofrojë edhe më shumë. Duhet të çrrënjosen jo kufijtë mes nesh, por problemet që kemi e që janë gjera që gjithmonë na kanë mbajtur larg. T’i lëmë mëritë, përçarjet e konfliktet e të gjejmë rrugët e përbashkëta për të ecur bashkë në një rrugë që na përket. Pa të kaluarën, pa patriotizmin dhe pa historinë e ndritur që kemi, ne nuk ngremë dot, jo shtëpinë, por do ta quaja kështjellën e shqiptarisë. Është e nevojshme që ne të kuptojmë sakrificën që kanë bërë shqiptarët e mëdhenj e deri në sakrificën e luftës së Kosovës, ne kishim sakrifica të mëdha të prirë nga një luftë e madhe e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe sot kemi një betejë të madhe atë të rrugëtimit të sigurtë brenda tokave shqiptare me frymën dhe pasurinë e vendit tonë”, ka thënë mes tjerash Mema.

Gjithashtu, në këtë takim ka folur nënkryetari i Bujanocit, Shqiprim Arifi, i cili ka falënderuar kryetarin Haziri për vlerësimin që bënë për personalitetet e veçanta dhe meritore, sikur që edhe përkushtimin e vazhdueshëm që kryetari i Gjilanit ka dhënë në vazhdimësi për Kosovën Lindore.

Ndryshe, asamblistët e Kuvendit Komunal të Gjilanit me shumicë absolute kanë votuar të enjten për nismën e kryetarit Haziri për ta shpallur ‘Qytetar Nderi’ gazetarin e njohur shqiptar, Marin Mema. / KultPlus.com

Çeku: Cima, model i një artisti i cili është një shkollë dhe frymëzim për artistët tjerë

Me rastin e vdekjes së artistit Rasim Thaçi – Cima, ngushëllimet e tij i ka shprehur edhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, shkruan KultPlus.

Në telegramin e tij, Ceku shprehet se ndarja nga jeta e ikonës së artit komik shqiptar, Rasim Thaçi, është një humbje e madhe jo vetëm për familjen por për të gjithë. 

Tutje, Ceku vlerëson artin e Cimës duke e quajtur shkollë dhe frymëzim për artistët tjerë.

Ky është telegrami i plotë i Çekut:

E nderuar familja Thaçi,

 Me pikëllim dhe i mërzitur mora lajmin për ndarjen nga jeta e të dashurit tuaj, artistit tonë të madh Rasim Thaçi – Cima. 

Ndarja nga jeta e ikonës së artit komik shqiptar, Rasim Thaçi, është një humbje e madhe jo vetëm për familjen por për të gjithë ne. 

 Kultura dhe arti shqiptar ka humbur njërin ndër yjet e tij më të mëdha. Me talentin e tij depërtoi thellë në kujtesën tonë.

 Me përkushtimin e tij të pashoq, arriti të krijojë aq shumë role sa nuk mund të numërohen dot. Ai ka qenë një model i një artisti i cili është një shkollë dhe frymëzim për artistët tjerë. Ai veproi dhe nuk u ndal edhe në kohët më të vështira nëpër të cilët kaloi populli shqiptar i Kosovës, duke treguar dashurinë që kishte ai për popullin e tij dhe guximin për idealet tona.

 Rasim Thaçi la pas vetës një korpus të madh të krijimtarisë dhe kjo do të mbetet një gjurmë e pashlyer në kulturën dhe artin tonë. 

 Ne do ta kujtomë me pietet veprën dhe krijimtarinë e tij.

 Lamtumirë! I lehtë i qoftë dheu!

Ngushëllime familjes, miqve, kolegëve e të gjithë dashamirëve të Rasim Thaçit.

Humoristi Rasim Thaçi, i cili për publikun njihet si Cima, ka vdekur sot si pasojë e COVID-19, me ikjen e tij ka pikëlluar të gjithë ata që jetuan me vite të tëra duke parë karakteret e ndryshme që me një mjeshtëri të rrallë Cima diti të ja servojë publikut./ KultPlus.com

Xhudistja Nora Gjakova kalon në finale

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova kalon edhe sfidën e radhës duke shkuar kështu në finale të Grand Slamit që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Gjakova në gjysmëfinale e mposhti sllovenen Kaja Kajzer në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Ndwrsa në finale, Gjakova pritet të përballet me xhudisten Eteri Liparteliani nga Gjeorgjia. / KultPlus.com

Cima, ikona e humorit shqiptar përmes fotografive që na kthejnë në kohë

Humori i tij shpesh ishte dritë në errësirat në të cilat ndodhej Kosova, ishte rezistencë ndaj sistemit shtypës dhe njëkohësisht shpresë për ditë më të mira, shkruan KultPlus.

Humoristi Rasim Thaçi, i cili për publikun njihet si Cima, ka vdekur sot si pasojë e COVID-19, me ikjen e tij ka pikëlluar të gjithë ata që jetuan me vite të tëra duke parë karakteret e ndryshme që me një mjeshtëri të rrallë Cima diti të ja servojë publikut.

Ikona e humorit kosovar, aktori dhe njëherit njeriu i cili vlerësohet për mirësinë e tij e buzëqeshjen që ju faltë të gjithëve, sot iku por me rolet e tij të shumta komike do të mbetet përherë në mendjen dhe zemrat e njerëzve që aq shumë e deshën.

Rasim Thaçi lindi më 2 korrik 1949, Vukoc, Kosovë dhe përveç tjerash njihej edhe për mimikën e tij speciale që e karakterizonte.

Ndër skeçet e shumta humoristike ku Cima mori pjesë, kujtojmë sot: Treshi Përsheshi – (1986-1990), Cimë Baushtella – (2006), Nusja nga Diaspora – (2007), Lajmi në Gurbet – (2008), Cimë kulleri te Lec katunari – (2008), Leci te mulla Cima – (2008), Cima Taxi 1 – (2009), Cimë Baksuzi – (2009), Cima në Cia – (2009), Cimë Polici – (2010), Cima te baba sheh – (2010), Rrota e Cimes – (2011), Haxhi Cima në diskotekë – (2011), Rrasja Vllaut n’gjermoni – (2013), Dreqi n’Qeveri – (2013), Cima te Tezja – (2013), Hajnat e Vove – (2014), Siguresa e Cimës – (2014), Rruga e Boss Kungjit – (2014), Kartela e bankës – 2016, Bon apeti – 2017, Cima te Gazuzi – 2018 e të tjera.

KultPlus në kujtim të këtij artisti të madh, po ju sjell sot një galeri me fotografi që na kthejnë prapa në kohë dhe na kujtojnë rolet e Cimës ndër vite. / KultPlus.com

Osmani për vdekjen e Cimës: Humori i tij ishte dritë edhe në ditët tona më të errëta

Humoristi Rasim Thaçi-Cima ka vdekur sot si pasojë e COVID-19. Lajmin e kanë bërë të ditur nga Klinika Infektive por edhe familjarët, shkruan KultPlus.

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, ka reaguar përmes një postimi në facebook ku shpreh pikëllimin e thellë për ikjen e aktorit dhe humoristit Rasim Thaci-Cima.

Osmani shprehet se Kosova sot mbeti pa ikonën e humorit, aktorin dhe njeriun e mirë që na fali shumë kujtime.

Ky është postimi i plotë i Osmanit:

Me pikëllim të thellë sot pranuam lajmin e ikjes së aktorit dhe humoristit të madh Rasim Thaçi-Cima. Sot Kosova u varfërua, mbeti pa ikonën e humorit, aktorin dhe njeriun e mirë që na fali shumë kujtime. Humori i tij ishte dritë edhe në ditët tona më të errëta, ishte rezistencë ndaj sistemit shtypës, ishte shpresë për ditë më të mira!

Ai na bëri të qeshim gjithë jetën e tij. Ne sot jemi të pikëlluar, sepse ikja e Cimës do ta lë një zbrazëtirë të madhe. Por, ne do ta kujtojmë përherë me mall humorin e tij!

Ngushëllime familjes, miqve, kolegëve dhe gjithë popullit të Kosovës! / KultPlus.com

Figurat politike pjesë e instalacionit që shpërfaqë shkeljet e të drejtave të njeriut

Edhe pas 21 vitesh që nga përfundimi i luftës, praktikat nacionaliste të përkujtimit ende sundojnë në vendin tonë dhe krimet e luftës atribuohen kolektivisht. Të vetëdijshëm për ndikimin negativ të deklaratave, lajmeve të rreme dhe retorikave të dëmshme në diskursin publik nga politikanë dhe akterë të tjerë të shtetit mbi viktimat, të mbijetuarit dhe të gjithë procesin e ballafaqimit me të kaluarën në Kosovë, Nisma e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë organizoi sot aksion rrugor në Prishtinë, në sheshin Skenderbeu dhe Ibrahim Rugova, shkruan KultPlus.

 
Një instalacion prej xhami kishte zënë vend afër qeverisë së Republikës së Kosovës, e ku paraqiteshin raste të tilla kur kanë ndodhur ‘Parimet për Ballafaqimin me të Kaluarën’ që janë krijuar si rrjedhojë për t’i parandaluar mbizotërimin e rrëfimeve të njëanshme, mohimin e krimeve dhe gjuhën e urrejtjes.

Ky instalacion, ngjalli interesimin e një numri të madh të qytetarëve të cilët po ndaleshin dhe po e komentonin sipas këndvështrimit të tyre përmbajtjen e tij dhe xhamin simbolikë, gjë e cila sipas njërës nga organizatoret e kësaj nisme, është bërë me qëllim që t’i kujtojë qytetarëve se reflektimi i së kaluarës na ndjek pas në të tashmen dhe do të na përcjell edhe në të ardhmen.

“Ky instalacion është bërë me qëllim të informimit të akterëve politikë dhe publikë se si të trajtohen viktimat, e kaluara e dhimbshme, të mbijetuarit si dhe synon që të parandalojë diskursin dhe veprimet e dëmshme në lidhje me trashëgiminë e konfliktit, gjithashtu do të shërbejë si dokument referues ku secili që shkel parimet duhet të mbajë përgjegjësi”, thonë oganizatorët.

Vendosja e këtij instalacioni është bërë me qëllim të vendosjes së një standardi të trajtimit të kaluarës në përgjithësi por me theks të veçantë viktimave dhe të mbijetuarve të luftës së fundit në Kosovë.

Në intalacionin prej xhami ishin vendosur disa figura politike të Kosovës, të cilët sipas organizatorëve të kësaj iniciative, janë shembuj nga ku mund të shohim shkelje të të drejtave të njeriut.

Figura e ish-presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaqi, Kryetarit të partisë  Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ish-deputetes së Parlamentit të Kosovës, Flora Brovina, ishin të vendosura në këtë instalacion.

Në një prononcim për KultPlus njëra nga organizatoret e kësaj iniciative tha se i kemi vendosur figura e këtyre politikanëve për të ilustruar me shembuj konkretë kur janë shkelur këto 10 parime.

“Përmes këtij aksioni simbolikë në njëfarë mënyre ne po synojmë që të informojmë qytetarët për këto parime si dhe të shfaqim disa shembuj konkretë kur këto parime në të kaluarën janë shkelur, p.sh.; kemi rastin e ish-presidentit Thaqi i cili e ka dekoruar një të dënuar për krime lufte, pra Rrustem Mustafën me Medalje Presidenciale dhe ky është në kundërshtim me një prej parimeve të cilin ne e kemi prezantuar në këtë dokument”.

 Bashkëpunëtore të kësaj inciative simbolike ishin edhe organizata të tjera të shoqërisë civile si: Fondi për të drejtën humanitare në Kosovë, Organizata Integra, Organizata Neë Social Inciativ, Qendra për rehabilitimin e torturës në Kosovë si dhe organizata të tjera. Njëherësh, kjo nismë është mbështetur nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë dhe Ambasada Britanike në Kosovë përmes UNDP-së.

Lidhur me këtë nismë, organizatorët e saj synojnë informimin sa më të gjerë të popullatës rreth shkeljes së këtyre parimeve dhe vetëdijesimit sa më të madh për gjithëpërfshirje të viktimave pa marrë parasysh gjininë, moshën, përkatësinë etnike ose racën. / KultPlus.com

“Ju lutem respektoni masat sa më shumë”, ky ishte postimi i fundit i Cimës

Humoristi Rasim Thaçi-Cima ka vdekur sot si pasojë e COVID-19. Lajmin e kanë bërë të ditur nga Klinika Infektive por edhe familjarët.

Rreth një javë më parë, Cima ishte lajmëruar nga Klinika Infektive përmes një statusi që ia kishte shkruar djali i tij, Artan Thaçi.

Cima kishte kërkuar që të respektohen masat nga qytetarët, pasi ai kishte disa ditë që ishte duke u trajtuar në Klinikën Infektive.

“Po lajmërohem pas një jave të vështirë ! Një javë më parë ju lajmërova për gjendjen time që ishte duke u përmirësuar , mirëpo të nesërmen deri vonë natën mu keqësua gjendja, ku edhe u detyruan që nga klinika infektive të më dërgojnë në repartin intensiv, ku vazhdoj të jem edhe më tej.

Gjendja ime është ende e rëndë , por stabile , jam në përkujdesjen e Doktorrëve dhe infermierëve 24h si unë po ashtu edhe për të gjithë Pacientët e tjerë , ku nuk mungon vullneti dhe shpirti i tyre luftarak , për ne që po përballemi me këtë betejë aspak të lehtë e në luftë sy më sy. I lutem Zotit , së pari për shëndetin e të gjithë pacientëve e po ashtu edhe të Doktorreve me stafin e tyre që po rrezikojnë për ne , e të dalim faqe bardhë nga kjo situatë.

Po ashtu ju falënderoj nga zemra të gjithë ju që po interesoheni për gjendjen time vazhdimisht , shpresoj herën tjetër të jem edhe në gjendje më të mirë.

Ju lutem respektoni masat sa më shumë.
Me respekt Cima
P.s.(Tekstin e shkroi djali Artani)”, ka shkruar Cima në Facebook. /KultPlus.com

Familja del me njoftim për vdekjen e Rasim Thaçit-Cimës: Varroset nesër në fshatin e lindjes

Humoristi Rasim Thaçi-Cima ka vdekur sot në moshën 71-vjeçare si pasojë e COVID-19. Lajmin e kanë bërë të ditur edhe familjarët.

Familjarët e Cimës të cilët menaxhojnë faqen e aktorit në Facebook kanë njoftuar se varrimi i Cimës do të bëhet nesër në Vukovc të Drenasit prej orës 13:00.

“Të dashur familjare, miq, shok e dashamires, ju njoftojmë se sot, me 26 Mars, ndërroi jetë më i dashuri ynë – Rasim Thaqi! Varrimi bëhet nesër në fshatin e lindjen – në Vukovc, prej orës 13:00.
Familja e Rasim Thaqit”, thuhet në postimin e tyre. / KultPlus.com

Osmani: Serbia po bën krim të dyfishtë me mospranim të fajit

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, pas homazheve që ka bërë së bashku me kryeministrin Albin Kurti në Krushë të Vogël, ka thënë se Serbia po kryen krim të dyfishtë, duke i fshehur krimet.

Ajo tha mosdënimi i atyre që kanë kryer krime e fshehja  e trupave të pagjetur janë krime në vete.

“Ky është gjenocid i dyfishtë, sepse edhe fshehja e krimit është krim në vetvete. Duke mos lejuar hapjen e varrezave masive, duke mohuar krimet, gjenocidin, mos kërkuar falje dhe duke mos vënë kryesit e veprave para drejtësisë, Serbia po kryen këtë krim të dyfishtë”, tha ajo. / KultPlus.com