Hapet ekspozita “Thirrja e shpirtrave të humbur” e artistes Tina Hoda-Zoe (VIDEO)

Në përkushtim të personave të pa gjetur dhe të mbijeturave të luftës në Kosovë, të premten më 26 nëntor u mbajt ekspozita “Thirrja e shpirtrave të humbur” nga Tina Hoda – Zoe, përcjell KultPlus.

Ekspozita e mbajtur në Muzeun Abdullah Pashë Dreni në Gjakovë nga ora 17 :00, përfshiu instalacionin artistik “Thirrja e shpirtrave të humbur” ku përmes skulpturave u trajtua në mënyrë shumë-dimensionale, tema delikate e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Subjektet e skulpturave figurative – që janë njerëzit për të cilët ende nuk dihet fati i tyre u paraqitën përmes rikonstruktimit të pjesëve të trupit të tyre, të formësuara me anë të teknikës së modelimit. Si model të skulpturave, artistja ka përdorur simbolikisht dhe në mënyrë innovative, strukturën e formave të familjarëve të të zhdukurve që mishërojnë veçoritë tipike të tyre.

Skulpturat ngërthejnë në vete një histori sa unike aq edhe kolektive të vuajtjeve dhe dhembjeve shpirtërore, që komunikojnë qartazi me audiencën dhe përcjellin tek ta mesazhe të fuqishme, duka ngjallur brenda tyre empatinë e të jetuarit me humbjen e pakuptimtë të të afërmve. Instalacioni gjithashtu krijon një vetëdije për fytyrat e të dashurve të zhdukur, e nga ana tjetër familjarëve të tyre u ofron mbështetje duke i siguruar se ata nuk janë vetë, në këtë çështje dhe se komuniteti ndan shqetësimin me ta. (Gjakush Çapari)

Projekti “Thirrja e shpirtrave të humbur” është përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe nga Drejtoria e Kulturës, Komuna e Gjakovës.

“Videoja më poshtë është realizuar duke u djeg djepi dhe të njëjtin djep e kam përdorur në ekspozitë ku i është shtuar dhe dora”, thotë artistja për KultPlus. / KultPlus.com

Dita e zgjedhjeve rriti edhe shikueshmërinë televizive

Muaji nëntor karakterizohet me ndodhi të shumta që ndodhin për gjatë gjithë 30 ditëve, megjithatë vëmendje të madhe këtë vit mori Dita “D” e njohur ndryshe si Dita e Zgjedhjeve, shkruan KultPlus.

Media Metri është një teknologji e matjes së audiencës televizive, e cila analizon dhe transformon të dhënat e mëdha në njohuri të dobishme për kompanitë dhe markat e medias.

Më 14 nëntor në Kosovë janë mbajtur zgjedhjet nacionale, për të cilat raportuan shumë media nga gjithë qytetet e vendit.

Nga këto të dhëna kuptojmë se më 14 nëntor ka rritje të konsiderueshme të shikueshmërisë televizive, e njejta ditë e cila shënon mbajtjen e zgjedhjeve lokale në vend. /KultPlus.com

May be an image of text

Rexhep Qosja, Ibrahim Rugova e Idriz Ajeti në një fotografi të vetme

Në këtë fotografi, të publikuar kohë më parë nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, shohim tok në një tribunë shkencore Rexhep Qosjen, Ibrahim Rugovën dhe Idriz Ajetin.

“Vitet kur këta tre mendimtarë ishin pjesë të stafit shkencor të IAP-it, padyshim se mund të cilësohen si vite të arta të këtij institucioni akedemik, kur pa as më të voglën mëdyshje IAP-i ishte kryeqendra e studimeve albanologjike”, pati shkruar në profilin e tij studiuesi i letërsisë Adil Olluri.

“Punonjësit e tij shkencorë ishin të pranishëm në shumë konferenca shkencore kombëtare e ndërkombëtare. Ky vit i dha shenjat e një rikthimi të IAP-it në vendin që i takon. Pra, të rikthimit të sigurtë në një qendër kryesore të studimeve dhe mendimit shqiptar. Viti 2018 qoftë i begatshëm për të gjithë dashamirësit e librit dhe albanologjisë”, kishte shkruar Olluri. / KultPlus.com

Teatri Kombëtar publikon orarin për muajin dhjetor

Teatri Kombëtar i Kosovës ka publikuar orarin për muajin dhjetor, derisa do të ketë edhe një koncert kushtuar 20 vjetorit të korit “LIRA”, shkruan KultPlus.

Shfaqja “Pa Mua” e hapi muajin dhjetor për këtë vit, derisa Richard Kalinoski me shfaqjen “Bisha në Hënë” me regji të Butrint Pashën do ta bëjë mbylljen për këtë muaj.

KultPlus iu sjellë orarin për këtë muaj:

No photo description available.

17 shfaqje do të shfaqen për gjatë një muaji, derisa do të ketë edhe pjesë të baletit dhe koncerti i paralajmëruar. /KultPlus.com

‘Me varg në shpirt m`çeli pranvera’

Poezi nga Ibrahim Rugova

Me varg në shpirt m`çeli pranvera.
Desha t`jetoj gjithmonë i neshtë.
Më bëhet se do të vajtoj përhera,
Kur po hyj me të madhe në vjeshtë.

Ah, stinë e verdhemtë, stinë e venitur
Vallë, Ty të mallkoi mëma -natyrë?
Që bashk t`shkrihemi kështu t`nemitur,
Mos jemi të mjer në krijatyrë?

Po ëndrrove me këngë të rritesh,
Dhe ajo jetës përpara ti flasë.
E di. Me dëngë plot do t`goditësh.
E ngado të endesh veç do të vrasë.

Athua Zoti i madh diti të gjykojë
Që njomaket të kalben shi në vrug.
Apo secili barrën e vdekjes të peshojë
N`zjarr të heshtjes i vetmuar si murg?

I ngopur me të vërtetën në gji,
Vëllau im dole n`mesin me erë.
Mbi fytyrën e re t`ra nji vel i zi –
T`nxuer e t`futi n`kuvli përherë.

O kujt t`i falem n`këtë orë t`vështirë,
Kujt t`ia kërkoj hijen e njomsisë?
Pa frikë. Prore do t`jetë djellamirë –
Pikllimi im, kasnec i gjallë i fuqisë.

Dua të iki fushës e malit-
Jetën e shof si grusht t`rendë.
Jo, s`dua të iki. Dua si shpirt djalli
Të ngjitem së bashku në vend.

Bën që per vargjet e mia t`përvëlimit,
Të më quajnë edhe njeri fare t`prishtë.
Po heret i vranë sytë e shtrembërimit,
Se e flas t`vërtetën e kam çiltërisht.

Por nji ditë të dihet se zemra e poetit,
N`dimër a n`verë s`di të ngurrë
Dhe kur e ndjen valën rreth vetit –
Qan e qesh nuk qetësohet kurr.

(Cerrcë 1960)

Promovohet monografia ‘Dijetarë shqiptarë në Perandorinë Osmane’

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës sot u promovua libri “Dijetarë Shqiptarë në Perandorinë Osmane (1880 – 1912) nga autorët Sadik Mehmeti, Hatixhe Ahmedi, Ramadan Shkodra, botim i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës.

Kjo është vepra e parë me karakter enciklopedik e botuar nga BIRK, por është e para edhe në Kosovë dhe në trojet shqiptare, në të cilën përfshihen dhe ndriçohen, – biografitë e 195 personaliteteve shqiptare që kanë dhënë kontribut në jetën arsimore, kulturore dhe fetare gjithandej ku vepruan, pra edhe në viset shqiptare në fundin e shekullit XIX dhe në fillim të shek. XX.

Në këtë ngjarje morën pjesë Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, kryetari i BIRK-ut, Myftiu Naim Tërnava, Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Arkivave të Kosovës, Bedri Zyberaj, profesorë të Universitetit të Prishtinës, dhe personalitete tjera.

Ministri Çeku në fjalimin e tij foli për rëndësinë që kanë hulumtimet e tilla për kulturën, trashëgiminë, arsimin dhe historinë e vendit tonë, ndërsa përgëzoi autorët për punën dhe përkushtimin rreth pasqyrimit të biografive të personaliteteve të shquara të dijes nga të gjitha trojet shqiptare.

Ndërsa, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, tha që kjo monografi është një projekt i cili ka ndriçuar veprimtarinë e shumë personaliteteve shqiptare të panjohura deri më tani që kanë vepruar në periudhën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare./KultPlus.com

Dalin në shitje biletat për ‘Spiderman: No Way Home’, arrin në Cineplexx më 16 dhjetor

Një nga filmat e shumëpritur dhe më të mëdhenjë të vitit, SpiderMan: No Way Home, arrin më 16 dhjetor në Cineplexx.

Cineplexx ka njoftuar se tashmë kanë dalë në shitje biletat për filmin Spiderman: No Way Home, që është një nga filmat më të pritur të këtij viti. Filmi arrin si premierë në të dy kinematë, në Prishtinë dhe Prizren, me datën 16 dhjetor dhe biletat për këtë film tashmë kanë dalë në shitje, dhe ato mund ti bleni çdo ditë në të dy kinematë ose online përmes aplikacionit Cineplexx KS.

Duke marrë parasysh interesimin e lartë për këtë film, Cineplexx sugjeron që për blerjen e biletave të përdoret aplikacioni Cineplexx KS, i cili mundëson që të përzgjidhet orari i preferuar, dita, ulëset, etj, dhe kështu i mundësohet atyre që i blejnë më herët të sigurojnë ulëset më të mira në kinema, pa pasur nevojë të vijnë paraprakisht në kinema për ti blerë ato fizikisht.

Aplikacioni mund të shkarkohet në të dy platformat, edhe në IOS edhe në Android, dhe biletat mund të blihen me çfarëdo kartele.

Me identitetin e Spiderman tashmë të zbuluar, Peter i kërkon ndihmë Doctor Strange. Kur një magji shkon tmerrësisht keq, kundërshtarë të rrezikshëm nga botë të tjera fillojnë të dalin në skenë, duke e detyruar Peter të kuptojë se çka me të vërtetë nënkupton të jesh Spiderman. Filmi është në regji të Jon Watts, i cili rikthehet edhe për këtë film në timon, ndërsa në rolet kryesore në film paraqiten Tom Holland, Zendaya, Benedict Cumberbatch, Jon Favreau, etj.

Biletat për këtë film mund t’i blini çdo ditë prej orës 14:30 në Cineplexx, ose edhe online përmes aplikacionit Cineplexx KS. Më shumë informata rreth filmit mund t’i gjeni në webfaqën e Cineplexx.

Librat e tij të preferuar që Bill Gates ju rekomandon t’i lexoni

Bill Gates është një nga njerëzit më të pasur në botë si dhe një njeri i shumëpërfolur për ndikimin e tij mbi njerëzimin dhe përfshirjen në konspiracione nga më të ndryshmet.

Ndaj, nuk kishte si të mungonte kurioziteti për të mësuar rreth titujve të librave që ai sugjeron të lexohen këtë sezon festash.

Nga gjenetika, te robotët e deri te Shekspiri, këto janë librat që filantropi amerikan ju sugjeron t’i lexoni para fundit të vitit 2021, shkruan The Economic Times.

“Deshifruesja e Kodit: Jennifer Doudna, Modifikimi i gjeneve dhe e ardhmja e njerëzimit” (The Code Breaker: Jennifer Doudna, Gene Editing and the Future of the Human Race), nga Ëalter Isaacson

Në vitin 2012, biokimistja, Jennifer Doudna, dhe kolegët e saj zbuluan mjetin CRISPR, një formë të ‘gërshërëve gjenetike’ të cilat transformuan shkencën e modifikimit të gjeneve. Libri i Ëalter Isaacson tregon historinë e vërtetë të këtij zbulimi shkencor dhe shpjegon natyrën e tij premtuese por edhe sfidat që na kanosen si pasojë.

Fondacioni i Bill Gates ka financuar disa projekte që kanë përdorur ‘gërshërët’ CRISPR, duke nisur nga bimë të modifikuara për t’i mbijetuar ndryshimeve klimaterike deri tek antitrupat për të vrarë patogjenë si malaria apo HIV AIDS, kështu që Gates e njeh mirë këtë teknologji dhe i sugjeron të gjithëve të mësojnë rreth saj.

“Njëmijë Tru: Një teori e re për inteligjencën” (A Thousand Brains: A Neë Theory of Intelligence), nga Jeff Hawkins

“Nga të gjithë temat rreth të cilave kam qenë duke mësuar kohët e fundit, njëra dallon për nga kompleksiteti i saj befasues, të kuptuarit se si qelizat dhe urat lidhëse në trurin tonë prodhojnë vetëdijen dhe mundësinë për të mësuar”, shkruan Gates.

Një libër i ri nga sipërmarrësi i industrisë teknologjike, Jeff Haëkins, një nga bashkëthemeluesit e Palm Pilot, flet rreth faktit se sa më shumë ta kuptojmë trurin tonë, aq më shumë i afrohemi ditës kur Inteligjenca Artificiale do të mësojë të bëjë dhe kuptojë çdo veprim të njeriut.

“Klara dhe Dielli” (Klara and the Sun), nga Kazuo Ishiguro

“Më pëlqen vërtetë një histori e bukur me robotë,” shkruan Gates. Romani më i ri nga Kazuo Ishiguro tregon historinë e një roboti me emrin Klara, i cili është programuar për të qenë empatik, dhe që vepron si një ‘mik artificial’ ndaj një fëmije të sëmurë. Libri, në vetën e parë, përmban historinë e rrëfyer nga këndvështrimi i këtij roboti.

Gates nënvizon se projekte të ngjashme po ndërmerren edhe në jetë reale, me anë të ‘robotëve shoqërues/bashkudhëtarë’ sidomos si mundësi për të ndihmuar moshat e treta me vetminë.

“Hamnet”, nga Maggie O’Farrell

“Hamnet”, i cili fitoi Çmimin Libri më i Mirë Artistik i vitit nga National Book Critics, nis me një fakt nga jeta reale e Ëilliam Shekspir, disa vite para se ai të shkruante Hamlet-in, djali i tij 11-vjeçar, Hamnet, u nda nga jeta. Pa e përmendur emrin Shekspir, O’Farrell eksploron mënyrat se si ditët para vdekjes së Hamnet-të, mund të kenë ndikuar mbi shfaqjen e famshme teatrale.

“Mbi të gjitha, Hamnet tregon se si vdekja e një djali të ri ndikon mbi prindin, ndërsa Hamleti flet rreth mënyrës se si ndikon vdekja e prindërve tek një djalë i ri”, shkruan Gates.

“Projekti Ave Maria” (Project Hail Mary) nga Andy Weir

Ëeir, autori i ‘The Martian’, ka shkruar një roman të ri fantastiko-shkencor rreth një mësuesi shkence gjimnazi, i cili zgjohet një ditë në një sistem të ri diellor.

Gates, i cili ka qenë gjithmonë një fans i këtij zhanri, tregon se ai nuk mund ta shpjegojë përse e dashuron këtë libër, dhe pa dashur të japë shumë detaje, ai premton se është tejet argëtues./KultPlus.com

Shkëlzen Veseli, kryetari i ri i Sindikatës së Artistëve të TKK-së

Shoqata Sindikale e Artistëve të Teatrit Kombëtar të Kosovës, njëherit që është edhe anëtare e SBASHK-ut, ka mbajte mbledhjen e fundit ku edhe kanë zgjedhë kryesinë e re të kësaj shoqate, shkruan KultPlus.

Nga kjo mbledhje ka dalë që, kryetar i kësaj Shoqate të jetë Shkëlzen Veseli, kurse nënkryetar, Adrian Morina.

Në të njëjtën kohë, nga kjo mbledhje është zgjedhë edhe kryesia, ku kjo kryesi vjen në përbërje të tri aktoreve, si: May-linda Kosumovic, Shengyl Ismaili, Edona Reshitaj./ KultPlus.com

Cineplexx organizon eventin Dita e Familjes më 4 dhe 5 dhjetor me filmat Encanto dhe Clifford and the Big Red Dog


Këtë vikend, më 4 dhe 5 dhjetor, me dy filma të ndryshëm Cineplexx ju mirëpret me eventin Dita e Familjes, ku do të ketë shumë shpërblime nga brende të ndryshme.

Kinemaja më e madhe në vend Cineplexx, për filmin e animuar nga Disney, “Encanto”, si dhe me filmin familjar “Clifford and the Big Red Dog” do të organizojë eventin Dita e Familjes, ku do të ketë shumë shpërblime dhe aktivitete. Ky event do te mbahet ne të dy kinematë, në Prishtinë dhe në Prizren, për dy ditë me rradhë, duke filluar nga ora 11:00.


Filmi “Encanto” flet për një vajzë të re kolumbiane e cila duhet të përballet me zhgënjimin e të qenit e vetmja anëtare e familjes së saj pa fuqi magjike. Ndërsa, filmi familjar “Clifford and the Big Red Dog”, flet për një vajzë të re, dashuria e së cilës për një qenush të vogël të quajtur Clifford e bën qenin të rritet në një madhësi gjigande.

Fokusi kryesor i këtij eventi do të jetë pikërisht premiera e këtij filmi. Për fëmijët do të ketë shumë shpërblime dhe aktivitete si:

3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Guess Kosovo
3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Mango Kosovo
2x maska LOL Surprise dhe 1 palë vathë nga Oliver Weber
3x Gift Cards në vlerë prej 40€ nga Lindex Kosova
3x Gift Cards në vlerë prej 30€ nga Okaidi Kosovo
3x Gift Cards në vlerë prej 30€ nga Sportina Kosovo
3x Gift Cards në vlerë prej 30€ nga Chaussea Kosovo
6x Gift Cards në vlerë prej 10€ nga Playland KosovaFacepainting

Eventi i njejtë për këtë film të animuar do të mbahet edhe në kinemanë në Prizren, ku do të ndahen 5 kupona falas nga Area 52 Trampoline Park, SUPER 7 dhe PlayLand Kosovo, që gjenden në Galeria Shopping Mall, si dhe do të ketë aktivitete të Facepainting.

Për më tepër informata rreth eventit dhe orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx Kosovo, ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit apo direkt në kinema prej orës 11:00.

Art me shkopinj dhëmbësh

Këto ndërtime mahitëse janë punë e artistit nga Virgjinia e SHBA-ve, Bob Morehead. Ky artist është autodidakt, ndërkaq me këtë art merret që 40 vite.

Artin e tij e bën të veçantë materiali nga i cili i krijon punimet, që janë shkopinjët e dhëmbëve.

Morehead deri më tani që dyzet vite ka krijuar punime të ndryshme me shkopinj dhëmbësh, e punimi i fundit është ai me ndërtesa, përfshirë këtu me pamje nga bregdeti Amalfi në Itali, që është pjesë e projektit të tij më të madh të quajtur Bob’s Toothpick City. Morehead këto krijime i punoi me 425 mijë shkopinj, ndërkaq realizimin e projektit e filloi në vitin 1983. Ai ka akoma punë në të.

Artisti Morehead në një deklaratë për media ka treguar se tani është duke punuar në një seksion tjetër, dhe beson se në ndërtimin e tij do t’i shfrytëzojë deri mbi gjysmë milioni shkopinj. Morhed shpreson se këtë projekt do ta përfundojë edhe dy vite.

Bob Morehead, në krijimin e punimeve me shkopinj dhëmbësh shfrytëzon vetëm ngjitësin dhe shkopinjët.

Krijimi i tij Bobs Toothpics City tani peshon 22 kg. Gjerësia e tij arrin dy metra e gjysmë, ndërkaq gjatësia 60 cm. Ky qytet përfshinë ndërtesa vërtetë unike.

Morehead për këtë krijim të veçantë artistik u inspirua nga arkitektura rreth bregdetit Amalfi në afërsi të Napolit në Itali, prej nga edhe e ka prejardhjen.

Artisti Morehead ka thënë se krijimi i veprave artistike për të është si oksigjeni. Ai ka thënë se pa të nuk jeton, e kështu që nuk jeton as pa krijuar vepra artitike me shkopinj. “Arti është pjesë e qenies time, e shpirtit tim”, ka përfunduar Morehead./KultPlus.com

Ibrahim Rugova në një fotografi të vjetër me artistët shqiptarë (FOTO)

Një fotografi e vjetër për të cilën kërkohen më shumë informacione, duket se i sjellë disa emra të njohur për shqiptarët.

Afër Ibrahim Rugovës – Presidentit Historik të Kosovës, janë artistët Adelina Ismaili, BB Poqi, Violeta Rexhepagiqi, Dukagjin Lipa dhe artistë të tjerë.

Fotografia është marrë nga Benet Kaçi, moderator i njohur dikur në Radio Televizionin e Kosovës, i cili edhe vetë është pjesë e fotografisë.

Në fotografi është edhe nëna e Adelina Ismailit, Genc Salihu e Sabri Fejzullahu, ndërsa ka shanse që fotografia daton që nga viti 1997. / KultPlus.com

Shtëpia ikonë e ‘Home Alone’ ofrohet në shërbim për një natë

Fansat e “Home Alone” tani mund të realizojnë ëndrrën e tyre për të kaluar një natë në shtëpinë McCallister këtë sezon festash, përcjell KultPlus.

Airbnb njoftoi të mërkurën se do të japë me qira shtëpinë ikonë nga filmi i vitit 1990 vetëm për një natë.

“Festoni sezonin e stilit McCallister, kafshë të ndyra. Për herë të parë ndonjëherë, një ekuipazh i keqbërësve mund të rezervojë një pushim në shtëpinë e përjetshme ku filloi historia ‘I vetëm në shtëpi’” shkroi Airbnb në një postim në Instagram.

Shtëpia, e vendosur në zonën e Çikagos, do të jetë e disponueshme për të rezervuar duke filluar nga 7 dhjetor për 25 dollarë. Ata që sigurojnë qëndrimin e tyre në shtëpi do të mund të kalojnë kohë atje më 12 dhjetor.

Të ftuarit do të mirëpriten nga aktori Devin Ratray, i cili luajti Buzz, vëllain e madh të Kevin McCallister. Kevin McCallister u portretizua në mënyrë të famshme nga Macaulay Culkin./KultPlus.com

‘BOLL MA – Asnjë grua e vajzë më pak, asnjë vdekje më shumë’, si thirrje kundër dhunës ndaj grave

Qendra për art edhe komunitet – Artpolis ka organizuar një protestë si thirrje kundër abuzimit sistematik të vajzave dhe grave dhe vdekjeve të tyre si pasojë e kësaj dhune, mungesës së përgjigjes së duhur institucionale në parandalimin dhe ndarjen e dënimeve të merituara për kryerësit e këtyre veprave, shkruan KultPlus.

Protesta do të mbahet më 5 dhjetor 2021 nga ora 12:00-13:00 në platonë e sheshit ‘Zahir Pajaziti’.

KultPlus ua sjell njoftimin e plotë të Artpolis:

Të indinjuara nga abuzimi sistematik i vajzave dhe grave dhe vdekjeve të tyre si pasojë e kësaj dhune, mungesës së përgjigjes së duhur institucionale në parandalimin dhe ndarjen e dënimeve të merituara për kryerësit e këtyre veprave, Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet bën thirrje për – ASNJË VAJZË E GRUA MË PAK NË MESIN TONË, ASNJË VDEKJE MË SHUMË TË VAJZAVE DHE GRAVE TONA.

Më 5 dhjetor 2021, në ora 12:00-13:00, në platonë e sheshit “Zahir Pajaziti”, ju ftojmë të na bashkoheni në protestën tonë përmes performancës artistike ASNJË VAJZË E GRUA MË PAK NË MESIN TONË, ASNJË VDEKJE MË SHUMË TË VAJZAVE DHE GRAVE TONA.

Së bashku si vajza, gra, aktiviste e artiste kërkojmë që dhuna të ndalet dhe drejtësia të arrihet!

Këtë të Diele, të veshura në të bardha, do të performojmë në heshtje për të gjitha vajzat e gratë që përjetuan dhunë e u vranë mizorisht si pasojë e saj.

Ejani të Marshojmë drejt ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës për të parashtruar kërkesat tona për parandalim dhe drejtësi!

Kërkojmë drejtësi për vajzat dhe gratë që abuzohen në familje dhe shoqëri!

Kërkojmë drejtësi për vajzat dhe gratë që humbën jetën si pasojë e dhunës në familje!

Ky aktivitet organizohet nga Artpolis dhe përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia./KultPlus.com

Vdes komandanti i parë i trupave të KFOR-it në Kosovë

Ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka shkruar për ndarjen nga jeta të Gjeneralit Klaus Reinhardt, i cili ishtë komandanti i parë i trupave të KFOR-it në Kosovë.

“Si komandant i parë i trupave të KFOR-it në Kosovë, Gjenerali Reinhardt ka dhënë një kontribut vendimtar në kthimin gradual të Republikës së Kosovës në një jetë normale, civile dhe në rindërtimin e vendit pas një lufte të tmerrshme dhe përballjes me gjenocid”, shkruan ministrja.

Ministrja ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gjeneralit.

Postimi i saj i plotë:

Me pikëllim të thellë kam pranuar lajmin që është ndarë nga jeta Gjenerali Klaus Reinhardt.

Si komandant i parë i trupave të KFOR-it në Kosovë, Gjenerali Reinhardt ka dhënë një kontribut vendimtar në kthimin gradual të Republikës së Kosovës në një jetë normale, civile dhe në rindërtimin e vendit pas një lufte të tmerrshme dhe përballjes me gjenocid.

Krahas mbrojtjes së popullsisë, vendosjes dhe ruajtjes së paqes në Kosovë, roli i Gjeneralit Reinhardt ishte vendimtar edhe në dhënien e impulseve të shumta dhe të rëndësishme për rindërtimin e shtëpive private dhe institucioneve publike si dhe në ringritjen e institucioneve civile.

Me shërbimin dhe udhëheqjen e tij, ai ka dhënë një kontribut shumë të çmuar jo vetëm për Kosovën, por edhe për vendin e tij, Gjermaninë dhe me të drejtë ka zënë një vend të paëvendësueshëm në kujtesën kolektive të qytetarëve të Kosovës.

I jemi mirënjohës përjetë Gjeneralit Klaus Reinhard, i cili Kosovën e pati gjithnjë në zemër dhe do të mbetet gjithnjë në zemrat tona.

Familjes dhe miqve të tij, ushtrisë gjermane, në të cilën i shërbeu kaq gjatë vendit të tij, Gjermanisë, iu shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta./ KultPlus.com

Kur Ibrahim Rugova u shpall ‘Doktor Nderi’ në Francë (FOTO)

Në dhjetor të vitit 1996, ish-Presidenti Ibrahim Rugova ishte shpallur ”Doktor Nderi” (Honoris Causa) në Universitetin e Parisit VIII në Sorbonë të Francës.

Sekretari i Zyrës së Presidentit Rugova, Adnan Merovci, ka publikuar këto fotografi dhe ka treguar se prezent në këtë ngjarje ishin edhe Fadil Vokrri, Avni Spahiu, Daut Berisha dhe Alush Gashi, përcjell KultPlus.

Më 1996, Presidenti RUGOVA u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Parisit VIII, Sorbonë, Francë. Në këtë ngjarje me rëndësi prezent ishin edhe 4 njerëz të veçantë: Fadil VOKRRI, Avni SPAHIU, Daut BERISHA dhe Dr. Alush Gashi!”, ka shkruar Mervoci në Facebook. / KultPlus.com

Ekspozitë arti në Durrës kundër dhunës me bazë gjinore

Një ekspozitë arti me në qendër luftën dhe parandalimin e dhunës me bazë gjinore u hap në Durrës, në Galerinë e Arteve Pamore “Nikolet Vasia”.

Ekspozita u mundësua nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në partneritet me Bashkinë e Durrësit dhe Qendrën Kulturore “Aleksandër Moisiu”.

Në ekspozitë u shfaqën veprat e piktorëve qytetas: Alketa Tragaj Myshketa, Elio Bajramaj, Aseli Kryemadhi, Bledar Kurti, Bajram Sallaku, Marjana Goxhabelliu, Arben Kristani, Shpresa Milaq Bajko, Dorina Sula, David Kryemadhi, Florian Bregu, Jonil Çelo, Franc Priska dhe Antonin Gjeluci.

Kjo veprimtari u organizua në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore, fushata vjetore ndërkombëtare që nis më 25 Nëntor, Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe zgjat deri më 10 Dhjetor, Dita e të Drejtave të Njeriut. Ashtu si edhe vitet e kaluara, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri po i feston nëpërmjet veprimtarive të ndryshme 16 Ditët e Aktivizmit, pasi është plotësisht e angazhuar në luftë kundër të gjitha formave të dhunës me bazë gjinore.

“Jam jashtëzakonisht krenare që kam mundësinë të jem këtu me ju sot, në hapjen e kësaj ekspozite mbresëlënëse. Nuk ka mënyrë më të mirë sesa arti për të simbolizuar pozitivizmin, shpresën, qëndrueshmërinë, forcën, bukurinë, inteligjencën dhe krijimtarinë e nevojshme për të luftuar dhunën me bazë gjinore. Dhuna ndaj grave dhe vajzave cenon sigurinë dhe mirëqenien e komunitetit, duke penguar jo vetëm pjesëmarrjen e mundshme të grave në promovimin e një shoqërie demokratike, por edhe duke qenë një kërcënim serioz ndaj të drejtat dhe liritë e njeriut”, tha zëvendëskryetarja e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Clarisse Pasztory, në ceremoninë e hapjes së ekspozitës.

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, e mbështetur nga Bashkia Durrës dhe Biblioteka Publike, do të zhvillojë sot në mbrëmje një trajnim ndërgjegjësues për Sigurinë e Gruas me pjesëmarrjen vajzave dhe grave durrsake. Ky trajnim ka për synim trajtimin specifik të rreziqeve dhe kërcënimeve të sigurisë që i prekin më së shumti gratë. Do të jetë një mundësi e mirë për gratë dhe vajzat që të ndajnë përvojat e tyre në këtë fushë si dhe të njihen me masat përkatëse për t’u përballur më së miri me rreziqet dhe kërcënimet e lartpërmendura./atsh/KultPlus.com

Presidentja Osmani: Do të kujdesem që t’i ruaj dhe kultivoj trashëgiminë dhe miqësitë që i krijoi Ibrahim Rugova

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar presidentin historik të Kosovës Ibrahim Rugova në ditëlindjen e 77-të të tij.

Presidentja Osmani ka shkruar se si shefe e shtetit do të kujdeset maksimalisht që trashëgimia politike e Ibrahim Rugovës e sidomos miqësia me ShBA-në të kultivohet edhe më tej.

“Si presidente e vendit do të kujdesem maksimalisht që trashëgimia e tij politike, miqësitë që i krijoi për ne, sidomos ajo me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe me vendet e BE-së dhe vendet e tjera demokratike anekënd botës, të ruhen e të kultivohen më tej.Kosova do t’i jetë përherë mirënjohëse këtij kolosi të dijes, të kulturës e të politikës”, ka shkruar ajo.

 Osmani poashtu ka thënë se sot është ditëlindja e ideatorit të Republikës së pavarur të Kosovës.

“Sot është ditëlindja e ideatorit të Republikës sonë të mosvarme, Presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës. Në çdo ditëlindje të tij, ne e kujtojmë atë me mallin e respektin që bijtë e bijat e vendit e tregojnë për atin themelues të shtetit të tyre. Por, e kujtojmë edhe si njeri model, skajshmërisht të butë në pamje e në komunikim, por po kaq këmbëngulës e të vendosur në vizionin e tij për ta realizuar ëndrrën e brezave për të jetuar të lirë”, ka shkruar Osmani./KultPlus.com

Valbona në listën e pesë vendeve më të bukura të Ballkanit sipas ‘Forbes’

Revista e njohur “Forbes” i ka kushtuar një shkrim 5 vendeve më të bukura të Ballkanit ku ndër të tjera flitet dhe për Valbonën. Natyra dhe terreni malor i Valbonës krahasohet me Zvicrën në këtë shkrim.

“Majat e larta që shihen nuk janë në Zvicër apo në Austri, ky  vargmal është në fakt pjesë e Bjeshkëve të Nemuna, një formacion që quhet Alpet Shqiptare. Nuk mungojnë fshatrat idilike për t’u eksploruar në të gjithë Luginën e Valbonës, duke filluar nga Dragobi në Valbonë, por ky park ikonik është shtëpia e shumë më tepër sesa thjesht njerëzve. Biodiversiteti i pasur i gadishullit të Ballkanit Perëndimor shfaqet plotësisht këtu, me arinj të murrmë, dhi të egra dhe rrëqebull.”

Ndër të tjera. atraksione turistike në listë përmenden Parku Kombëtar i Unës ndodhet në Bosnjë-Hercegovinë, Parku Kombëtar i Tarës. i cili ndodhet në jugperëndim të Beogradit, Parku Kombëtar Pirin njihet në veçanti për pishën e Baikushevit, një pishë boshnjake afërsisht 1300 vjeçare që njihet si pema më e vjetër halore që ekziston në Bullgari dhe Liqenit i Kerkinit, i krijuar në vitin 1932 nga bllokimi i një lumi, njihet si zona me mbi 300 lloje shpendësh në Greqi./oranews/KultPlus.com

Spotify: Rita Ora është dëgjuar mbi 500 milionë herë nga 60 milionë njerëz përgjatë vitit 2021

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, edhe këtë vit ka shënuar suksese të mëdha e ka qenë në vëmendje përgjatë gjithë kohës.

Ajo e dëshmon se po vazhdon të jetë një nga emrat më të dëgjuar në bazë të një njoftimi të bërë së fundmi.

Platforma më e madhe muzikore, Spotify, ka nxjerr statistikat vjetore për secilin artist, duke treguar numrin e dëgjimeve që ata kanë shënuar përgjatë vitit 2021.

Ata vijnë nga 178 vende të ndryshme, ndërsa numri i orëve të shpenzuara në projektet e saj është 24. 5 milionë.

E lumtur për këtë sukses, këngëtarja nga Kosova falënderoi të fansat për përkrahjen e vazhdueshme.

“Faleminderit që më keni dëgjuar. Jam shumë falënderuese për secilin prej jush”, ka thënë Ora./KultPlus.com

‘Red Notice’, filmi më i ndjekur i të gjitha kohërave në Netflix

Dwayne Johnson ka një arsye më shumë për të festuar e për të përmbyllur një vit të suksesshëm.

Filmi i tij i fundit, “Red Notice”, është tani filmi më i ndjekur në historinë e Netflix, sipas gjigantit të transmetimit.


“Red Notice” solli 328.8 milionë shikime në orë, raporton Netflix, duke thyer rekordin e mëparshëm të mbajtur nga “Bird Box” e Sandra Bullock në 2018 me 282 milionë.


Aktualisht, 50 për qind e të gjithë abonentëve të Netflix në mbarë botën e kanë parë “Red Notice”.

Filmi e kaloi rekordin e mbajtur më parë në vetëm 18 ditë, në krahasim me “Bird Box” që zgjati katër javë.
Projekti, ku luajnë Johnson, Ryan Reynolds dhe Gal Gadot, u prodhua nga Johnson’s Seven Bucks Productions dhe debutoi në faqen e transmetimit në fillim të këtij muaji.
Ai ende mbetet në 10 filmat më të mirë në platformë në 94 vende, sipas Netflix.

“Red Notice” tregon historinë e një profilisti të FBI-së të luajtur nga Johnson, i cili duhet të bashkëpunojë me hajdutin më të madh të artit në botë [Reynolds] në një grabitje të guximshme në mënyrë që të kap një kriminel të luajtur nga Gadot./KultPlus.com

77 vjet nga lindja e Ibrahim Rugovës

Sot është datëlindja 77-të e ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Për të nderuar veprimtarinë e ish-presidentit Rugova, kryeministri Ramush Haradinaj do të bëjë homazhe tek varri i tij në Velani dhe pastaj do ta vizitojë familjen Rugova.

Kurse kryetari i LDK-së, Isa Mustafa bashkë me anëtarët e kryesisë së LDK-së, do të bëjnë homazhe te shtatorja e tij në Sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.

Ibrahim Rugova shkollën fillore e kreu në Istog, të mesmen e kreu në Pejë, më 1967. Fakultetin Filozofik – Dega Gjuhë e Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë. Gjatë vitit akademik 1976-77 qëndroi në Paris, në École Pratique des Hautes Études, nën mbikëqyrjen e Prof. Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqendrim në teorinë letrare.

Doktoroi në fushën e letërsisë në Universitetin e Prishtinës, më 1984. Në vitin 1996 Ibrahim Rugova u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës. Në fillim ishte redaktor në gazetën e studentëve Bota e re dhe në revistën shkencore Dituria (1971-72), që botoheshin në Prishtinë. Një kohë punoi edhe në revistën Fjala. Pastaj, për afro dy dekada, Ibrahim Rugova veprimtarinë e veta shkencore i zhvilloi në Institutin Albanologjik si hulumtues i letërsisë. Një kohë ka qenë kryeredaktor i revistës Gjurmime albanologjike të këtij Instituti. Me krijimtari letrare u mor që nga fillimi i viteve gjashtëdhjetë.

Ish presidenti Rugova ka ndërruar jetë më 21 janar të vitit 2006. / KultPlus.com

Netflix ka një lajm të mirë për adhuruesit e ‘Berlinit’

Kompania e filmave “Netlflix” ka bërë të ditur së fundmi se gjatë vitit 2023 do të realizohet një serial për njërin ndër aktorët më favorit të serialit “La Casa de Papel”, pra, pikërisht për Berlinin, shkruan KultPlus.

Drama e re, e quajtur Berlin: A New Series do të fokusohet në personazhin e Berlinit, të luajtur nga Pedro Alonso. Personazhi u vra në sezonin e dytë, por u kthye me rikthim në episodet pasuese me kujtime të ndryshme.

Në një intervistë për NME, Alonso u shpreh shumë i lumtur mbi faktin se ka shumë njerëz nëpër botë që e konsiderojnë atë favorit të këtij seriali.

“Është vërtet e mahnitshme kjo ndjenjë të dish që njerëzit në mbarë botën kanë personazhe të preferuar dhe citate të preferuara. Kjo është punë kërkuese, por ia vlen për shkak të fansave”, tha ai.

Seriali La Casaa de Papel do të përfundojë më 3 dhjetor, atëherë kur edhe do të publikohen pesë episoda të reja në Netflix.

La Casa de Papel': Netflix confirmed that Berlin, the character played by  Pedro Alonso, will have its own spin-off series - American Post

Alec Baldwin rrëfehet për herë të parë për të shtënat fatale gjatë xhirimeve të filmit “Rust”

Alec Baldwin dha një intervistë apokaliptike me rrjetin televiziv ABC dhe George Stephanopoulos dhe foli për xhirimet e ‘Rust’, që përfundimisht doli fatale për regjisorin Bridle Hutchins.

Intervista vjen në fund të hetimit të autoriteteve, i cili vazhdon një muaj pas ngjarjes tragjike: skenari në diskutim ka shumë të ngjarë që dikush nga produksioni të vendosë një plumb të improvizuar të furnizuar nga një person i armatosur në New Mexico në armën që ai përdori.

Në intervistën e cila do të transmetohet ditën e enjte, më datë 2 dhjetor, në orën 20:00 në rrjetin ABC, aktori ka folur hapur për herë të parë dhe me çdo detaj për aksidentin në xhirimet e filmit. Në intervistë, aktori i përlotur thotë se nuk e ka kapur këmbëzën në armën fatale.

“A nuk ishte në skenar shtypja e këmbëzës? Stefanopoulos pyet Baldwin. “Unë nuk e tërhoqa këmbëzën”, përgjigjet ai.

“Pra nuk e shtype këmbëzën? pyet sërish gazetari.”Jo”. “Nuk do t’i drejtoja kurrë armën askujt dhe nuk do të tërhiqja kurrë këmbëzën”, i thotë aktori.

Në pjesën tjetër të trailerit, aktori me lot në sy thotë se ende nuk mund ta besojë se ka ndodhur ngjarja tragjike. Ai gjithashtu thekson se dikush e ka futur plumbin në armë dhe se plumbi nuk duhet të ishte aty.

Kujtojmë se arma “false” që mbante Alec Baldwin në një skenë ishte përfundimisht plot me plumba të vërtetë, me pasojë që regjisorja Halina Hutchins humbi jetën kur shpërtheu.

“Siç mund ta imagjinoni ishte i shkatërruar, por gjithashtu ishte shumë i sinqertë dhe shumë i gatshëm për të folur”, thotë aktori gazetar George Stephanopoulos dhe shton: “Ajo iu përgjigj të gjitha pyetjeve të mia, foli për Bridle Hutchins për takimin me familjen e saj dhe zbuloi çdo detaj për atë që ndodhi në set atë ditë”.

Sipas informacionit të dhënë nga detektivi në Daily Mail dhe një peticion anonim të betuar të paraqitur në zyrën e Sherifit të Qarkut Santa Fe, Seth Blank, një veteran 51 vjeç i Hollivudit i cili jeton në New Mexico dhe shet armë, gjoja ndoshta ai e kishte dërguar atë të ricikluar plumba nga një grup i mëparshëm.

Hetimi i autoriteteve mbi municionet që kishte në dispozicion Kenney përfundimisht vërtetoi se plumbi që vrau Halina Hutchins përputhej me ato në stokun e saj.

Edhe pse armëpunuesja e filmit kishte kontrolluar të gjitha armët në set, ajo kishte hequr dorë nga Alec Baldwin, duke pretenduar se ishte në një vend të sigurt dhe për këtë arsye nuk mund të kishte humbur asgjë. Në fund, ajo gaboi dhe fatkeqja Halina Hutchins “pagoi” për pasojat e gabimit të saj.

Megjithatë, Alec Baldwin do të flasë për të gjitha këto, duke shpjeguar në detaje kohën e aksidentit, akuzat me të cilat përballet, si dhe anëtarët e tjerë të produksionit dhe do të zbulojë se kush është sipas tij personi kryesor përgjegjës për vdekjen e gruas, regjisores dhe mikes së tij të mirë./shekulli/ /KultPlus.com