Si sot, 41 vjet më parë u inaugurua Muzeu Historik Kombëtar. Për ngritjen e këtij muzeu u mblodh një ekip me specialistët më të mirë të vendit, të fushave të historisë, gjuhësisë, arkeologjisë, etnografisë, hartografisë, arkitekturës e artit.
Për këtë muze u punua në mënyrë të organizuar, sipas seksioneve përkatëse, për gati 3 vjet, deri në hapjen e tij. Grupi i punës është drejtuar nga personalitete të shquara si: Gani Strazimiri, Koço Miho, Besim Daja, Skënder Luarasi, Valentina Pistoli, Sami Pashallari, Ilia Papanikolla, Robert Kota, Latif Lazimi, Guri Pani, Maksim Mitrojorgji, Magdalena Furxhiu, Odhise Paskali, Kristaq Rama, Shaban Hadëri, Foto Stamo, Fatmir Haxhiu, Guri Madhi, Ndreçi Plasari, Stefanaq Pollo, Kristo Frashëri, Aleks Buda, Selami Pulaha, Skënder Anamali, Emin Riza, Selim Islami, Burhan Çiraku, Kleanthi Dede, Ballkize Haxhihyseni, Taqi Miho, Iljaz Goga, Rrok Zojzi, Abaz Dojaka, Ramadan Sokoli, Enver Faja, Nina Shehu, Vilson Kilica, Fatmir Haxhiu, Myrteza Fushekati, Met Deliu, Aleksander Meksi e shumë të tjerë.
Muzetë historikë kombëtarë janë ndër përçuesit më të rëndësishëm të interpretimit zyrtar të historisë së një vendi, krahas dhe me sistemin kombëtar të arsimimit të tij. Ata luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e identitetit për kombin si dhe për përcjelljen e këtij vetimazhi tek vizitorët dhe në botën e jashtme. Por muzetë dallojnë nga ajo çka jep historia e shkruar, pasi për një muze gjuha e të shprehurit janë objektet muzeore të ekspozuara, shoqëruar me të dhënat për to.
Muzeu Historik Kombëtar është muzeu më i madh në Shqipëri dhe një nga më të rëndësishmit. Në mjediset e muzeut gjenden rreth 5000 objekte, të cilat i përkasin një periudhe relativisht të gjatë kohore duke filluar nga mijëvjeçari IV para Krishtit dhe deri në gjysmën e dytë të shekullit XX. / KultPlus.com
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, në bashkëpunim me Agjencitë e Kombeve të Bashkuara në Kosovë – UNKT, nën koordinimin e Zyrës së Koordinatores për Zhvillim – Arnhild Spence, ka mbajtur dje edicionin e 17-të, të çmimeve vjetore të gazetarisë për raportimin më të mirë kundër varfërisë, përcjell KultPlus.
Këtë vit, në kategorinë “Video-storja e shkurtër më e mirë”, u shpërblye storja e gazetares Doruntina Bylykbashi nga RTV Dukagjini.
Çmimi për audio-storjen më të mirë iu nda gazetares nga Radio Kosova 2, Milena Todorovic.
Çmimi për storjen e shkruar më të mirë iu nda gazetares së Kosovo2.0, Dafina Halili për “Shkolla fantazmë, shkolla geto e ndërrime të segreguara”.
Teksa, në kategorinë “Dokumentari më i mirë televiziv”, çmimin e fitoi dokumentari “Asgjë për Pakicën”, i gazetarit Diamant Bajra.
Për fotografinë më të mirë u shpërblyen fotografi i pavarur, Valdrin Fetahu dhe Adnan Beqiri.
Përveç këtyre çmimeve, me çmim special u shpërblye edhe gazetarja e RTK-së, Majlinda Doda në kategorinë audio storja më e mirë.
Çmimet janë ndarë nga UNDP, UN Volunteers, UNICEF, UNOPS, OBSH dhe UNFPA. / KultPlus.com
Filmi “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” me regjisor Fatmir Koçin, do të jetë pjesë e kategorisë “Critics’ Picks” në kuadër të edicionit të 26-të të festivalit të filmit në Estoni “Tallinn Black Nights Film Festival”, i cili do të mbahet përgjatë datave 11-27 nëntor 2022.
“Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” është adaptim filmik i veprës së shkrimtarit Dritëro Agolli, i cili flet për Zyla Kamberin, një burokrat i zoti e fjalaman i palodhur. Në vitet e 70-ta, në institucionin e lartë të kulturës, ai kërkon me ngulm të ngjitet në karrierë duke marrë iniciativa të padëgjuara.
Filmi është bashkëprodhim mes Shqipërisë dhe Kosovës me producent Dritan Huqin, dhe bashkëproducent Besnik Krapin. Kurse në rolet kryesore luajnë aktorët: Donald Shehu, Aleks Seitaj, Amos Zaharia, Enisa Hysa, Jorida Meta, Xhoana Karaj dhe Kastriot Cipi. / KultPlus.com
Studiuesi dhe historiani i njohur, Dr. Uran Butka, publikon dokumentet me urdhrin e Enver Hoxhës, ku ai shkruan: “Të asgjësohen pa mëshirë nacionalistët dhe reaksionarët shqiptarë, brenda e jashtë kufijve të Jugosllavisë, pa toleruar…”!
Masakra e Tivarit, apo më gjerë, tragjedia e Tivarit, është një nga plojat më të mëdha, më të përgjakshme dhe më të pabesa, realizuar ndaj shqiptarëve. Është folur dhe shkruar për atë në mënyrë të njëanshme dhe të paplotë, sepse nuk është marrë në shqyrtim pjesëmarrja e drejtpërdrejtë e pushtetit komunist të Shqipërisë në këtë masakër, për mungesë të dhënash e dokumentesh, por edhe për fshehje të së vërtetës. Shteti jugosllav, megjithëse ishte projektuesi dhe realizuesi i masakrës, e ka pranuar atë, qoftë edhe si aksidentale e të mpakur, por gjithsesi ka nxjerrë disa konkluzione dhe disa përgjegjësi. Ndërsa shteti shqiptar, i implikuar në këtë kasaphanë, shkaktuar kundrejt popullit të vet, ka heshtur për gjysmë shekulli, duke e mbuluar me harresë dhe papërgjegjshmëri të plotë, aq më tepër që akti i parë i kësaj tragjedie, ku u masakruan dhe u vranë me mijëra shqiptarë të pafajshëm, u luajt brenda territorit të Shqipërisë. Kjo masakër u projektua dhe u realizua nga shteti komunist jugosllav në marrëveshje dhe bashkëpunim me pushtetin komunist shqiptar.
Platforma politike dhe ushtarake e këtij veprimi antishqiptar, ishte projekti famëkeq i Çubriloviçit i 7 marsit 1937 dhe i 3 nëntorit 1944, që u bënë, për fat të keq, edhe platforma e Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Jugosllavisë: “Dy janë mënyrat për spastrimin etnik të shqiptarëve: t’i zhdukim ose t’i shpërngulim”. Për Çubriloviçin dhe ata që zbatuan masivisht gjenocidin kundër shqiptarëve, kjo ishte vetëm njëra anë e medaljes. Ana tjetër, ishte kolonizimi i trojeve shqiptare të zbrazura, me kolonë serbë, Hercegovina, malazezë e maqedonas nëpërmjet ushtrisë dhe këshillave nacionalçlirimtare.
Këto projekte kriminale antishqiptare dhe antinjerëzore, u bënë program dhe veprim konkret i Partisë Komuniste Jugosllave dhe i Lëvizjes Nacional-Çlirimtare Jugosllave ndaj shqiptarëve. Në fillim të nëntorit 1944, komandave të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare Jugosllave iu dha, nga ana e organeve më të larta partiake dhe ushtarake të Serbisë, direktiva që të “vrisnin së paku 50 % të banorëve shqiptarë” (Arkivi i Kosovës, F. OKKM k.10/29, 335 nr.1)
Ky gjenocid shpërfaqej hapur në formën e vrasjeve masive të shqiptarëve të Kosovës e të viseve të tjera shqiptare nga forcat e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare të Jugosllavisë, të OZN-ës dhe nga detashmentet çetniko-drazhiste, si edhe të shpërnguljes masive të shqiptarëve nga trojet e tyre. Këtë luftë kundër shqiptarëve, Partia Komuniste Jugosllave e propagandonte si luftë kundër “reaksionit shqiptaromadh”, kundër “bashkëpunëtorëve” të nazifashizmit etj. Kosova u konsiderua dhe u trajtua si reaksionare, kundër-revolucionare, irredentiste, që duhej nënshtruar dhe tjetërsuar etnikisht.
Por, në kushtet e Luftës së Dytë dhe menjëherë pas saj, ky nënshtrim e spastrim i plotë etnik, ishte tepër i vështirë për udhëheqjen politike dhe ushtarake të Jugosllavisë, sepse populli i Kosovës dhe i viseve të tjera shqiptare ishte i gjithi më këmbë, i ndërgjegjësuar dhe i armatosur për të mbrojtur qenien shqiptare dhe kufijtë kombëtarë, përkundër politikave e praktikave antishqiptare e kriminale të Partia Komuniste Jugosllave dhe të Ushtrisë Ushtrisë Nacional-Çlirimtare të Jugosllavisë. Titos dhe udhëheqësisë jugosllave nuk u interesonte edhe një luftë tjetër. Këtë gjë mund ta arrinin më lehtë e më tinëzisht, me ndihmën e propagandës dhe të armëve të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare të Shqipërisë.
Këtë bashkëveprim ndërmjet Ushtrisë Nacional-Çlirimtare të Jugosllavisë dhe Ushtrisë Nacional-Çlirimtare të Shqipërisë për të luftuar së bashku, për të nënshtruar reaksionin anti-serb në Kosovë dhe për ta ripushtuar atë me ndihmën e forcave ushtarake të Shqipërisë, e kërkonte qysh në muajin mars 1944, komandanti i Korpusit II-të Sulmues të Jugosllavisë, gjeneral-lejtnant Peko Dapçeviç.
Titoja, në cilësinë e komandantit të përgjithshëm të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare të Jugosllavisë i kërkonte Enver Hoxhës kalimin e formacioneve të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare të Shqipërisë në Kosovë e Jugosllavi, për të luftuar kundër “pushtuesve dhe reaksionit”. Kjo kërkesë e Komandës së Përgjithshme të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare Jugosllave, u formulua në fund të muajit maj, u përsërit në korrik e gusht të vitit 1944. Misioni Ushtarak Jugosllav në Shqipëri prej shtatë ushtarakësh, me në krye kolonelin Velimir Stoiniç, i bashkërendonte veprimet e të dyja palëve. Kjo kërkesë u ribë edhe më 26 gusht 1944 nga Shtabi i U.N.Ç.J. për Kosovën e Rrafshin e Dukagjinit, firmosur nga komandanti i këtij shtabi, Fadil Hoxha dhe komisari Boshko Çakiç. (Arkivi i FA, Fondi Shtabi i Përgj.).
Pala shqiptare u tregua e gatshme. Pasi vrau me mijëra nacionalistë të Ballit, Legalitetit dhe krerëve të veriut përgjatë luftës civile në Shqipëri (1943-1944), komandanti i përgjithshëm i UNÇSH, Enver Hoxha, më 12 shtator 1944, i dha urdhër Korparmatës I-rë të përgatiste dhe të niste menjëherë dy brigada për në Kosovë. (Dokumente, Shtabi Përgj., vol.II)
Po në këtë datë, mentari i Enver Hoxhës, Miladin Popoviç, i shkruante Liri Gegës, e plotfuqishme e Komitetit Qendror të PKSH-së për Korpusin I-rë: “Lajmëro Pavlen (Pavle Joviçeviç, shën. im U.B.) se dy brigadat shqiptare së shpejti do të marrin drejtim për Kosovë. Vetëm të mos dekonspirohet”! (AQSH, Fondi 14) Dërgimi i brigadave partizane të Shqipërisë në Kosovë, u mbajt në konspirativitet edhe për britanikët, ndonëse ata ishin aleatë dhe ndihmonin Luftën Nacionalçlirimtare në Shqipëri dhe Jugosllavi. Enver Hoxha porosiste Dali Ndreun, komandantin e Korparmatës I:
“Të mos i tregohet Inglizëve objektivi i brigadave V dhe III, që do të shkojnë në Kosovë”. (AQSH, F.14). Në Kosovë ishin krijuar dhe vepronin organizata të fuqishme politike dhe ushtarake nacionaliste, si Balli Kombëtar, Lëvizja Irredentiste, Lidhja e Dytë e Prizrenit, e më pas “Besa Kombëtare” dhe Organizata Nacional-Demokratike Shqiptare (ONDSH), që kishin me vete thuajse gjithë popullin shqiptar të Kosovës e të viseve të tjera shqiptare. Bashkëpunonte me ta edhe Muharrem Bajraktari dhe forcat e tij nacionaliste. Në këto kushte, Josif Broz Tito, thirri brigadat dhe divizionet e Ushtrisë N.Ç. të Shqipërisë “për të luftuar kundër armikut dhe reaksionit”, por i përdori kryesisht në luftën kundër “reaksionit shqiptar”. Enver Hoxha e dinte mirë pse thirreshin brigadat nacionalçlirimtare të Shqipërisë në Kosovë, ndaj si një vasal i bindur dhe i ndërgjegjshëm për çka bënte, urdhëronte brigadat e Divizionit I-rë: “Të asgjësohen pa mëshirë nacionalistët dhe reaksionarët shqiptarë, brenda dhe jashtë kufijve pa treguar as më të voglën tolerancë.” (Arkivi i FA, dosja 45, v.1944)
FOTO GALERI
Në muajin nëntor 1944, u angazhua në këtë luftë edhe Divizioni V-të, që përfshiu Brigadat III-të, V-të dhe XXV-të, dhe Divizioni VI-të (brigadat VI, VII, VIII dhe XXII), pasi u kthyen nga Sanxhaku e Bosnja, ku luftuan kundër gjermanëve. Komisari politik, Ramiz Alia, thotë në një intervistë se ka qenë në Bosnjë kur ndodhi masakra. Nuk është e vërtetë. Në 3 mars 1945, ai dhe Divizioni V-të ndodheshin në Mitrovicë, mandej në gjithë Kosovën. (Dokumenti i datës 3.03.1945 i Shtabit të Përgjithshëm)
Divizionet V dhe VI të Shqipërisë u vunë nën urdhrat e Armatës V të Ushtrisë N.Ç. Jugosllave. Në urdhër-veprimin e Armatës V-të të Jugosllavisë, përfshiheshin edhe divizionet e Shqipërisë:
“Të gjitha forcat reaksionare që do të takoni, të rrethohen dhe të shpartallohen me çdo kusht…! Të çarmatosen njerëzit e dyshimtë dhe ata që nuk duan të mobilizohen me dëshirë, të digjen shtëpitë e tradhtarëve që rezistojnë dhe bëjnë fortesë…! Të sekuestroni mallin e kriminelëve të arratisur. T’u theksohet katundeve që përshkoni se ai katund që bëhet strehë i gjaktorëve, do të dënohet…”! (AQSH, Fondi.181, d.45). Urdhrat për mësymjen kundër forcave të Adem Vocës dhe të Shaban Polluzhës, që refuzuan të largohen nga Kosova, në kohën që kishin nisur masakrat kundrejt popullsisë shqiptare në Mitrovicë e Drenicë, i dhanë, më 1 shkurt dhe më 5 shkurt 1945, komandanti i Shtabit Operativ të Kosmetit, kolonel Fadil Hoxha dhe komisari politik, nënkolonel Kristo Filipoviç. (Arkivi historik i Jugosllavisë, k.1411)
Masakra e Drenicës dhe zhbërja e Brigadës VII-të kosovare që u nis për në Srem, ishin prologu i masakrës së Tivarit. Më 8 shkurt 1945, u shpall me urdhër të komandantit suprem të UNÇ të Jugosllavisë, Josif Broz Tito, pushteti ushtarak. Divizionet e U.N.Ç. të Shqipërisë u bënë pjesë e vendosjes së regjimit ushtarak në Kosovë, për shtypjen e rezistencës kosovare, për ripushtimin jugosllav të Kosovës dhe forcimin e pushtetit jugosllav. Ato qëndruan në Kosovë dhe trevat e tjera shqiptare edhe pasi ishin larguar gjermanët nga Kosova dhe Jugosllavia, qysh nga shkurti i vitit 1945 e deri në dhjetor 1945, pra për 10 muaj, derisa Kosova e viset e tjera shqiptare, u bënë pjesë e Jugosllavisë dhe derisa u bënë zgjedhjet, ku fitoi Fronti Nacional-Çlirimtar i Jugosllavisë.
E konfirmojmë këtë edhe me Radiogramin e Reiz Maliles, zv/komisarit të Divizionit V-të: “Me rastin e zgjedhjeve që do të zhvillohen më 11 nanduer 1945 këtu në Kosovë, bëni konferenca speciale me kosovarët. Ditën e zgjedhjeve, nxirrni forca të armatosura jo afër qendrave të votimeve, por gati para çdo gjëje të papritur. Reaksioni mund të tentojë për të sabotuar zgjedhjet. Prandaj të kihet kujdes. Pikë.”
Ndihmesën më të madhe për rekrutimin e shqiptarëve, por edhe për dorëzimin e qindra dezertorëve, që iknin nga ushtria jugosllave dhe dorëzoheshin në mirëbesim tek brigadat e batalionet e Divizioneve V-të dhe VI-të të Ushtrisë N.Ç. të Shqipërisë, e dhanë komandat e divizioneve e brigadave të Ushtrisë N.Ç. të Shqipërisë, që u vunë nën urdhrat e Komandës së Përgjithshme Jugosllave. Siç është zbuluar tanimë nga dokumentet arkivore, Divizionet V-të dhe VI-të të Shqipërisë ndodheshin në Kosovë, përgjatë muajve mars dhe prill të vitit 1945, kur u bë mobilizimi i dhunshëm i popullsisë shqiptare në Kosovë e trevat e tjera shqiptare dhe kur u nisën tri kolonat (eshalonët) me rekrutët shqiptarë për në Tivar më 24-27 mars 1945 dhe tri kolonat e tjera më 19-24 prill 1945.
Bashkëpunimi i ngushtë dhe implikimi i divizioneve dhe brigadave të Ushtrisë N.Ç. të Shqipërisë për mobilizimin e rekrutëve shqiptarë dhe dorëzimin e tyre tek ushtria jugosllave, është evident dhe i dokumentuar. Kemi në dorë dokumentet arkivore me radiogramet e shtabit të Divizionit V-të dhe VI-të, nënshkruar nga Komisari Politik Ramiz Alia dhe komandantët Gjin Marku, Rahman Parllaku etj., dërguar Komandës së Përgjithshme të Ushtrisë N.Ç. të Shqipërisë, gjatë muajve mars-prill 1945 e në vazhdim, si edhe listat emërore të të arratisurve dhe vullnetarëve shqiptarë të Kosovës, që dorëzoheshin nga shtabet e Divizioneve V-të dhe VI-të te Ushtria Jugosllave.
Lista e parë përmban 190 vetë, kryesisht vullnetarë shqiptarë të dorëzuar nga prefekturat e Mitrovicës dhe të Pejës. Lista e dytë përmban 104 emra ushtarësh shqiptarë të ikur nga ushtria jugosllave, por dhe vullnetarësh shqiptarë të bashkuar me Divizionin V-të të Shqipërisë. Lista e tretë, e bashkëngjitur, ngërthen 131 shqiptarë vullnetarë, të dorëzuar. (AQSH, F.14, d.206, v. 1945). Po kështu edhe lista të Divizionit VI-të dhe brigadave partizane të Shqipërisë, që u bënin thirrje shqiptarëve të Kosovës që të bashkoheshin me ta, por që pabesisht i dorëzonin te ushtria jugosllave.
Ja edhe përgjigjja e Enver Hoxhës:
“T’arratisurit e dorëzuar në Divizionin tuaj, dërgojani Divizionit 52 të Serbisë”.(AQSH, F.206, v.1945). Si rezultat i këtij bashkëveprimi të ndërvarur ushtarak, vullnetarët dhe të mobilizuarit shqiptarë të Kosovës, që besonin tek thirrjet e Komandës së Divizioneve V-të dhe VI-të të Shqipërisë, u dorëzoheshin pabesisht OZNA-s dhe komandës Ushtarake Jugosllave dhe përfundonin si mish për top në kolonat e vdekjes, që ushtria jugosllave i largonte nga Kosova dhe i dërgonte për t’i asgjësuar në Tivar apo më tutje.
Për shoqërimin e tyre ishin caktuar disa batalione të Divizionit të 46-të dhe një batalion i Brigadës 27-të të Serbisë, si edhe një grup prej 50 ushtarakësh nga Armata IV-të, mandej nga Brigada X-të malazeze, tregonte se sa rëndësi i kishin kushtuar autoritetet jugosllave këtij marshimi, që duhej të përfundonte në një kasaphanë, ku do të merrnin pjesë pritësit dhe vetë shoqëruesit. Të dhënat burimore ushtarake jugosllave, tregojnë se u mobilizuan dhe u dërguan për në frontin e Adriatikut 13.323 rekrutë shqiptarë. Nuk kishte asnjë rekrut serb, malazez apo maqedonas. Përse? Dihet, për të asgjësuar vetëm shqiptarë. Përse i kaluan nëpër territorin e Shqipërisë, kur kishin edhe rrugë të tjera për në Istria?! Për t’i asgjësuar bashkërisht me ushtrinë shqiptare. Qeveria shqiptare, së pari, lejoi që kolonat e ushtrisë jugosllave të hynin e të kalonin nëpër territorin e Shqipërisë, jashtë çdo kontrolli dhe të vepronin si t’ua donte interesi. “Shkaktare e masakrës së parapërgatitur të Tivarit, është edhe udhëheqja partiake dhe shtetërore e Shqipërisë, me në krye Enver Hoxhën. Ajo lejoi që shqiptarët e mobilizuar, pa asnjë armë në dorë, të kalojnë nëpër territorin shqiptar, nëpër rrugën e vdekjes, të quajtur ‘Golgota e madhe Shqiptare’”- konstatonte historian dhe veprimtari i njohur, Zekeria Cana.
Nga raporti i shtabit të Kolonës IV-të të Armatës së Jugosllavisë, datë 8 prill 1945: “Eshaloni shkoi mirë deri në Kukës. Në afërsi të Kukësit ndodhi një incident, kur njëri nga grupi i kolonës gjuajti një bombë mbi rojën tonë. Me ç’rast u shkaktua rrëmujë dhe, në këtë rrëmujë, arriti të arratisej një grup prej 10 vetash. Kështu, duke ikur, hasi në patrullën e ushtrisë shqiptare, e cila i ndaloi dhe iu bëri thirrje që të dorëzohen. Ndaj kësaj thirrjeje, ata nuk u përgjigjën, por vazhduan të iknin. Ushtarët shqiptarë hapën zjarr mbi ta dhe vranë në vend dy persona, dy të tjerë i plagosën, të cilët më vonë edhe ata vdiqën.(Arkivi i Luftës i Jugosllavisë, k.1411)
Siç shihet qartësisht nga ky dokument, asgjësimi i rekrutëve shqiptarë të Kosovës, u krye në bashkëveprim të forcave ushtarake të Jugosllavisë dhe të Shqipërisë, në këtë rast brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Në një dokument të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë lexojmë: “Me mijëra kosovarë të pafajshëm janë pushkatuar në masë, ilegalisht dhe pa gjyq, nga organet e UDB-së. Në këto masakra të pashembullta ndaj popullsisë së Kosovës, ka marrë pjesë Koci Xoxe, në fillim të vitit 1945, kur në cilësinë si ministër i Brendshëm i Shqipërisë, ai autorizoi oficerët e UDB-së që të pushkatonin ilegalisht dhe pa gjyq, në tokën shqiptare, më tepër se 1000 kosovarë të pafajshëm” (Ark. Min. Jashtme, v.1949, D.191).
Këtë masakër brenda kufijve të Shqipërisë, e konfirmon edhe prokurori i përgjithshëm ushtarak, Bedri Spahiu: “Xhelatët e Rankoviçit-it, që janë shquar për krimet e tyre alla-fashiste kundër popullit të thjeshtë të Kosovës, i kanë vazhduar këto masakra kundra tyre nëpërmjet rrugës prej kufirit tonë në Kukës e deri në Ulqin, duke vrarë me qindra prej tyre. Ishte kjo, një rrugë e përgjakshme e fshatarëve të thjeshtë kosovarë brenda dhe jashtë tokës sonë deri në Ulqin” (Bedri Spahiu, Pretenca në gjyqin e Koci Xoxes, viti 1949).
Autorizimin (lejen) për futjen e kolonave me rekrutët e Kosovës dhe asgjësimin e mëse 1000 kosovarëve të pafajshëm, siç e cilësojnë dokumentet e mësipërme, e ka sigluar ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Haxhi Lleshi, por autoritetet e Shqipërisë i’a faturuan Koci Xoxes, si një “kokë turku”, për t’ia ngarkuar atij gjithë përgjegjësitë e kësaj masakre.
Natyrisht, ky është akti më antikombëtar dhe më i turpshëm i qeverisë komuniste shqiptare, jo vetëm në atë kohë kur u krye kjo masakër, por edhe për gjysmë shekulli, kur u hesht plotësisht për shkak të bashkëfajësisë.
Këtë na e dëshmon edhe deklarata e Zoi Themelit, shef i Divizionit të Mbrojtjes së Popullit të krahinës III-të (Shkodër), i cili pranon se rekrutët e mobilizuar kosovarë, jugosllavët “i vrisnin në masë rrugës, në Shqipëri, pa pasur faj”, se rekrutët shqiptarë që iknin nga kolonat për të shpëtuar kokën dhe u dorëzoheshin organeve të shtetit shqiptar, u ktheheshin, nga organet shtetit shqiptar, komandove jugosllave, prej të cilëve ata gjenin vdekjen.
Zoi Themeli, gjithashtu, pohon se dorëzimi i rekrutëve kosovarë tek autoritetet jugosllave, bëhej me urdhër të krerëve më të lartë të shtetit shqiptar, pa marrë parasysh faktin se rekrutët ishin shqiptarë dhe nuk kishin bërë asnjë faj. Qeveritarët e Shqipërisë, jo vetëm që nuk bënë asgjë për të mbrojtur dhe siguruar jetën e tyre, jo vetëm që nuk protestuan për keqtrajtimin dhe vrasjet masive të shqiptarëve brenda kufijve të shtetit shqiptar, por i dorëzuan te jugosllavët edhe ata bashkëkombës që përpiqeshin të iknin nga kolonat e vdekjes. (Arkivi M.B., D. 1623)
Po tragjedia më e madhe ndodhi me kolonën e dytë, pjesë e së cilës ishte edhe rekruti Azem Hajdini – Xani, i cili përjetoi tmerret e Masakrës së Tivarit, por rastësisht shpëtoi nga vdekja dhe dëshmoi për këtë tragjedi kombëtare. “Kur hymë në territorin e Shqipërisë, u gëzuam pa masë, – parashtron Azem Hajdini, – duke menduar se tash e tutje do të jemi nën përcjelljen e ushtarëve të shtetit tonë, Shqipërisë, dhe se nuk do të përjetonim mizoritë, siç i kishim përjetuar vazhdimisht në Kosovë nga serbët, malazezët dhe maqedonasit. Shumë shpejt, pra, u bindëm se as këtu nuk kishte vend për gëzim, sepse skenari i parapërgatitur vazhdonte të realizohej me përpikëri dhe ngase gjatë rrugës nëpër territorin e Shqipërisë, përcjellësit i shtonin torturat e vrasjet ndaj nesh. Ata nuk na konsideronin më si bashkëluftëtarë të tyre, madje as si robër të luftës…! Neve nuk na konsideronin as si kope bagëtish.”(A. Hajdini, Letër e hapur).
Sipas të dhënave të arkivave jugosllave, në Fushë-Arrëz u vranë 126 rekrutë shqiptarë në gjendje agonie, kur ishin në gjumë. Masakër dinake, jonjerëzore, në kundërshtim me çdo moral, fe dhe ligj. “Kur kaluam Pukën, i nxorën nga kolona tre të rinj shqiptarë, të veshur me rroba kombëtare, dhe i pushkatuan para syve të kolonës si edhe para një skuadre ushtarësh të Shqipërisë. Dhe, për çudi, derisa ne qanim me dënesje, ushtarët e skuadrës së Shqipërisë e përcollën pushkatimin e tyre me duartrokitje”! (A. Hajdini, Masakra e Tivarit).
Në Gomsiqe ranë në kanionin e thellë dhe gjetën vdekjen 36 rekrutë dhe 14 u plagosën. E njëjta gjë ndodhi edhe në Vaun e Dejës, në lumin Drin dhe në lumin Buna dhe në Shkodër; gjetën vdekjen qindra rekrutë shqiptarë dhe u lënduan një numër i madh të plagosurish. Në kazermat e Shkodrës u pushkatuan 11 shqiptarë, ndërsa në kalimin e Bunës, 18 të tjerë. Në mesditën e datës 31 mars 1945, në qytetin e vogël të Tivarit, ishte ngritur kurthi, sipas një plani të parapërgatitur, për asgjësimin e gjithë rekrutëve shqiptarë.
Masakrën ishte ngarkuar ta kryente Brigada X-të malazeze, pikërisht në Tivar, qytet shqiptar, që përfshihej në Malin e Zi.
Kasaphana nisi në hyrje të Tivarit të Ri, mandej arriti pikun e saj në oborrin dhe në mjediset e ndërtesës së Monopolit të Duhanit. Sipas përllogaritjeve, rezulton se vetëm në Tivar u vranë 1.560 shqiptarë të kolonës së dytë prej Brigadës X-të malazeze, të komanduar nga krimineli Markoviç. Edhe nga kolonat e tjera, me rekrutë shqiptarë të mobilizuar kryesisht në viset shqiptare të Gostivarit, Tetovës, Kumanovës, Kërçovës dhe Shkupit, gjatë marshimit nëpër Shqipëri, të njëjtin fat patën.
Sipas burimeve jugosllave dhe shqiptare, rezulton se janë vrarë dhe zhdukur në këtë masakër 2.947 – 3.447 shqiptarë të pafajshëm. Por sipas dëshmive të të mbijetuarve, ky numër i kalon të 4.000-jët. Nga këta, sipas dokumenteve të Arkivave të Shqipërisë, mbi 1000 shqiptarë të Kosovës u vranë përgjatë rrugës nga Kukësi në Shkodër. Sipas Azem Hajdinit dhe dëshmitarëve të tjerë, nëpër territorin e Shqipërisë u vranë dhe u zhdukën 1.500 shqiptarë të Kosovës. Heshtja 50-vjeçare e shtetit komunist shqiptar dhe e udhëheqjes kriminale të Enver Hoxhës, por edhe e udhëheqësve të Kosovës, si Fadil Hoxha, Xhavit Nimani, Mehmet Hoxha etj., ishte një përpjekje tjetër për të fshehur të vërtetën dhe bashkëfajësinë në këtë masakër ndaj bashkëkombësve të tyre.
Për shkaktarët e kësaj masakre me përmasa ballkanike, deri më tani nuk është marrë ndonjë përgjegjësi, nuk janë nxjerrë mësime, përkundrazi, janë vlerësuar e nderuar ekzekutorët e saj dhe krimi është fshehur. Ndaj edhe është përsëritur në përmasa edhe më të mëdha, deri në ditët tona. Krimi, në çdo kohë, duhet evidentuar e ndëshkuar, përndryshe të ndëshkon sërish. Një komb nuk mund të jetë plotësisht i lirë nëse nuk e njeh historinë e tij, nuk mund të jetë i kulturuar nëse nuk distancohet nga çdo lloj krimi e dhune, nuk mund të jetë i qetë e të përparojë nëse nuk është në paqe me veten dhe me të tjerët.
Krimet, me përmasa, implikime dhe pasoja tragjike kombëtare e ndërkombëtare, si Masakra e Tivarit, duhen ndriçuar, drejtpeshuar e gjykuar drejtësisht, jo vetëm që të zbulohet e vërteta historike, por edhe që të dalin përgjegjësitë dhe të ndëshkohet krimi, në mënyrë që ai të mos mbetet si një kërcënim, si një njollë e pashlyer, si një plagë e hapur dhe si një urrejtje vepruese midis njerëzve dhe ndërmjet popujve, por të kthehet në një mësim, në një çlirim dhe në një mirëkuptim në rrugën drejt paqes dhe integrimit europian. / KultPlus.com
Sot ka filluar testimi për shndërrimin e gjithë unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet. Ky testim ka shkaktuar kaos pasi rrugët kryesore të Prishtinës janë bllokuar nga kolonat, njofton KultPlus.
Komuna e Prishtinës ka njoftuar për këtë testim qysh para dy dite, duke njoftuar gjithashtu se testimi do të zgjatë deri ditën e diele.
“Qarkorja njëkahëshe gjatë këtyre ditëve do të jetë funksionale në drejtim të rrugëve: – Rruga “Agim Ramadani”që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rreth-rrotullimi prapa ndërtesës së Komunë – Rruga “UÇK” nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia. – Rruga “Migjeni” deri te ndërtesa e ish-OSBE, Rruga “Luan Haradinaj” deri te semaforët pranë Bankës Qendrore, Rruga “Ukshin Hoti” dhe Rruga “Robert Doll””, kishte njoftuar Komuna.
Komuna kishte thënë se i gjithë procesi do të bëhej në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, derisa u kishte bërë thirrje qytetarëve për durim.
“Ju bëjmë thirrje qytetarëve të Kryeqytetit të kenë durim përgjatë kësaj periudhe provuese të ndryshimit të qarkullimit me automjete, meqenëse qëllimi kryesor i gjithë procesit është zgjidhja afatgjate e lirimit të hapësirave të lëvizjes për këmbësorë sipas rekomandimeve të task forcës rrugore, si dhe lirimi i mbingarkesës së trafikut rrugor”, thuhej në postim./ KultPlus.com
Libri i shumëpritur me kujtime i Princit Harry duket se më në fund ka një datë publikimi.
“Pas muajsh spekulimesh të furishme, libri ka një datë botimi: 10 janar 2023, sipas drejtuesve të industrisë”, pohoi New York Times.
Mediat raportuan më parë se Harry ishte i dëshpëruar për të rishkruar librin – që fillimisht ishte planifikuar të dilte këtë nëntor – por u shty pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.
Autori Tom Bower i tha Page Six në tetor se familja mbretërore ishte “shumë nervoze” për librin dhe e quajti atë një “bombë me sahat”.
“Dhe do të ketë më shumë materiale rreth mënyrës se si ata u shpërfillën dhe gjithë pjesa tjetër e akuzave kundër familjes mbretërore,” shtoi ai.
Harry dhe Meghan kanë punuar gjithashtu për një film dokumentar të Netflix që kur dhanë dorëheqjen nga detyrat e tyre mbretërore dhe u transferuan në Kaliforni në vitin 2020. / Express / KultPlus.com
Nën patronatin e Presidentes Vjosa Osmani – Sadriu, në kuadër të Muajit Ndërkombëtar të Luftës Kundër Kancerit të Gjirit, Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “JETA/VITA”, për herë të 16-të, organizon manifestimin tradicional informativo-kulturor me moton “ZBULIMI I HERSHËM – MBIJETESË”.
Manifestimi do të mbahet sot me fillim në ora 12:00, duke u nisur nga Teatri Kombëtar./KultPlus.com
Më 28 tetor të vitit 1955 lindi Bill Gates, njeriu që botës i dha kthesë historike për sa i përket teknologjisë dhe zhvillimit të saj. Gates është pronari edhe kryearkitekti softëare-i i firmës së njohur Microsoft e cila bënë xhiro rreth 36.84 miliard dollar Amerikan në vit edhe ka 128,000 punëtorë[1] të shpërndarë në 85 vënde të ndryshme në botë.
Në vijim, KultPlus ju sjell disa nga thëniet më të njohura të Gates, të cilat sipas tij nuk mund t’i mësoni në shkollë..
1. Jeta nuk është e drejtë, mësohuni me të. Mjaft pritët që jeta “t’ju sjellë” gjërat që ju mendoni se “i meritoni”. 2. Botës nuk i bëhet vonë për vetëvlerësimin tuaj. Filloni të bëni diçka me veten dhe për veten tuaj sot. Tani! 3. Nuk do të kesh një pagë me gjashtë shifra menjëherë pas shkollës. Do të duhet të punosh fort për të arritur atë që dëshiron. 4. Nëse mendon se mësuesi është i ashpër, prit të shohësh si do të jetë shefi. Në vend të të “hajë me dhëmbë” përpara klasës, tani do të jetë përpara një zyre të tërë. 5. Gatimi i hamburgerëve nuk është “përtej dinjitetit tënd”. Gëlltite atë krenari idiote dhe merre atë punë që tani mendon se është nën nivelin që ti meriton. 6. Nëse i çon gjërat për dreq, nuk është faji i prindërve. Mjaft shpërndave fajësime dhe fillo të marrësh përgjegjësi për dështimet e tua. 7. Prindërit dinë diçka që ti nuk e di. Ndoshta, para se të lindje ti, prindërit e tu nuk kanë qenë aq të mërzitshëm sa janë sot. 8. Shkolla mund të ketë hequr fituesit dhe humbësit, por jeta jo. Rezultati i një provimi nuk justifikon mjetet. Nuk ka as edhe ngjashmërinë më të vogël me atë që ndodh në jetën reale. 9. Jeta nuk është e ndarë në semestra. Një herë që fillon, jeta vazhdon e vazhdon, pa fund. Kështu që shpenzoje kohën tënde duke bërë një gjë që vlen. 10. Ajo që sheh në televizor nuk është jetë reale. Në jetën reale, njerëzit duhet ta lënë kafenenë dhe të shkojnë në punë. 11. Tregohu i mirë me ata që vetëm mësojnë. Shanset janë që do të përfundosh të punosh për një prej tyre. / KultPlus.com
Është opinioni i përbashkët dhe i shpërndarë në Hollywood, që pas moshës 50 vjeçare fillon rënia e çdo aktori. Rolet më të mira nuk të ofrohen më, regjisorët dhe producentët nuk janë më aq shumë entuziastë për idenë e të pasurit në shesh xhirim.
Por, Julia Roberts sot, 28 tetor, mbush 55 vjeç dhe është dëshmi e gjallë që mosha është thjesht një numër.
“Kam edhe unë pasqyrë, por nuk jam e fiksuar me idenë e bukurisë me çdo kusht. Dikush ka thënë se deri në moshën 40 vjeçare, vishe jetën tënde me fytyrën tënde, më pas fillo t’i veshësh jetën tënde fytyrës, gjë që do të më çojë të kem një fytyrë të lezetshme, sepse jam e lumtur me jetën time”, është shprehur ajo.
Julia Fiona Roberts mbetet një nga aktoret me buzëqeshjen më magjepsëse të Hollywood, një nga gratë më të fuqishme të showbiz-it dhe ndoshta një nga kandidatet për çmimet e ardhshme Oscar. / KultPlus.com
Martin Camaj, poet i njohur për hermetizmin e poezisë së tij (sipas studiuesve) nuk ishte i vetmi poet që poezinë e mbështolli me hermetizëm. I njëkohshëm me të, ndoshta edhe pak më i hershëm (sipas Marian Shestanit) ishte Zef Zorba, poeti që arriti të shfaqte aq bukur vetveten në kushtet e një izolimi total.
Ai u lind në vitin 1920 dhe shkroi vargje me natyrë të komplikuar stilistike, krejt të panjohura në letërsinë shqipe të asaj periudhe. Poezia e tij i largohej asaj tradicionales dhe kjo e bënte atë të kuptueshme vetëm për lexues që kishin një përgatitje e qartësi estetike.
Studiuesi Ardian Ndreca shkruan në “Hylli i Dritës”: Zef Zorba së bashku me Martin Camajn janë të vetmit poetë të mirëfilltë hermetikë që ka letërsia jonë bashkëkohore!
Për shkak të rrethanave të njohura dhe lehtësisht të kuptueshme, vepra e Zefit u botua një vit pas vdekjes së tij, në 1994-ën, nën kujdesin e Stefan Çapalikut. Vepra jo vetëm ishte shkruar gjysmë shekulli para botimit, por edhe ishte harruar bashkë me autorin thuajse plotësisht.
Edhe pse Zef Zorba ishte i mbyllur në “hermetizmin” e socializmit, poezia e tij nuk e vuajti asnjëherë izolimin. Sipas Marian Shestanit, ajo ka vetëdijen e teknikave moderne bashkëkohore të mjeshtërisë së një Ungareti shqiptar.
Në vitin 1996, tri vjet pas vdekjes dhe dy vjet pas botimit, një juri prestigjioze i dha librit “Buzë të ngrime nën gaz” çmimin “Martin Camaj” me motivacionin: Zorba i takon një qarku të vogël poetësh në Shqipni që artistikisht dhe moralisht e rimerrshin fillin e këputun të vazhdimësisë së letërsisë shqipe dhe e rimëkambshin lidhjen me rangun e saj të naltë që kishte fitue me autor si Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, Ernest Koliqi e të tjerë.
Ai ishte regjisor i dramës “Juda Makabe”, e para dhe të fundit e Atë Gjergj Fishtës, që u vu në skenë gjatë komunizmit në Shtëpinë e Kulturës në Shkodrën e vitit 1945. Gjithashtu është autor edhe i libretit të operetës “Rozafat”, vënia në skenë e së cilës nuk u lejua asnjëherë nga komunizmi.
Zef Zorba vdiq në vitin 1993 pa mundur të shohë asnjëherë të botuara veprat e tij, të cilat u botuan një vit më vonë nga familjarët, duke e shkruar emrin e Zorbës me shkronja të arta në librin e poezisë shqipe./HEJZA/ KultPlus.com
Koncerenca e muzikës “Prishtina Music Conference”, e para e llojit të saj në rajon, fillon të shpalos emrat e ekspertëve mysafirë. Pas një edicioni të suksesshëm, “Prishtina Music Conference” rikthehet prap në Kino Armata me 4 dhe 5 Nëntor, përcjell KultPlus.
“PMC” tanimë ka filluar me aktivitetet e saj duke mbledhë rininë e kryeqytetit çdo të shtunë me eventet ikonike.
Ka ca ditë që “Prishtina Music Conference” ka filluar me lajmërimin e ekspertëve të cilët do të jenë pjesë e konferencës gjatë vikendit 4 dhe 5 Nëntor. Konferenca do ketë mbi 25+ panlistë. Mysafirët e lajmëruar deri tani përfshijnë të ftuar internacional si: George Perot, themelues i ‘Athens Music Week’ dhe organizatave tjera në industrinë muzikore si dhe Ruth Koleva, yll i muzikës në Bullgari dhe ‘businesswoman’ e shquar në industrinë muzikore globale duke përfshirë tregun europian, kinez dhe amerikan, Zak Benfarhaun pjesë e ‘Unum Festival’ dhe Secret Society, Rosana Corbacho psikologe në industrinë e muzikes dhe bashkëthemeluese e ‘M.I Therapy’, Sofie Søndervik Sæther organizatore, lidere, muzikante dhe drejtoreshë e programit të ‘JM Norway’, Alison Guberek themeluese e agjencisë ‘Connektr’ etj.
Të lajmëruar si pjesëmarrës janë edhe kontribuesit e skenës tonë muzikore dhe më gjerë si: Elina Duni, ylli i muzikës jazz me famë botërore, Berna Caka, Genc Salihu, Florent Boshnjaku, Andrra Music apo Fatime Kosumi, Ilir Bajri, Nita Deda, Veton Nurkollari, Rubin Beqo, Danier Shkurti, Donika Hyseni, Bim Bimma, Ergeni,K Master, Mirelinda Cervadiku dhe Alban Kastratieti e shumë të tjerë.
Hapja e konferencës do të filloj me “Agenda for Hope” – miqtë e përjetshëm dhe multi-instrumentistët që performojnë çdo fundjavë në Kino Armata, do të hapin programin e lokalit me performancën e tyre për “PMC”.
Ndërsa performanca përmbyllëse – Bertolt Meyer është një DJ, producent dhe entuziast i njohur modular, i cili ka lindur pa krahun e majtë. Në vend të lejimit kjo për të penguar ndjekjet e tij krijuese, ai hakoi një protezë për të krijuar diçka vërtetë të veçantë.
Pasi e gjeti dorën e tij origjinale protetike jopraktike për të kontrolluar konfigurimin e tij modular, Meyer filloi të hulumtonte mundësitë e përmirësimit të përvojës së tij krijuese duke shkurtuar në thelb rrjedhën e sinjalit midis mendjes dhe veprimit. Të rezultati është ajo që ai i referohet si ‘Syn-limb’ e tij – një protezë e hakuar e ndërtuar me ndihmën e Christian Zollner në KOMA Elektronikdhe burri i tij Daniel Theiler, i cili lejon Meyer të kontrollojë disa parametra të konfigurimit të tij modular me sinjale muskulare dërguar direkt nga mendja e tij.
Bertolt Meyer është profesor i rregullt në Psikologji në Institutin e Psikologjisë në Universitetin e Teknologjisë Chemnitz dhe një folës publik me përvojë me përvojë në shkencë, mësimdhënie dhe dokumentarë shkencorë televizivë të vlerësuar me çmime. Ai ka mbajtur fjalime dhe fjalime kryesore (anglisht ose gjermanisht) përpara audiencës së madhe në Universitetin TEDx të Kembrixhit si dhe në kompanitë kryesore, duke përfshirë Google, SAP, BMW, Deutsche Bahn dhe shumë të tjera.
“Prishtina Music Conference” do të vazhdojë të ndajë artistët dhe figurat e industrisë të cilët do t’i bashkangjiten misionit për të ngritur kulturën muzikore kolektive në Kosovë e rajon.
Më poshtë KultPlus ua sjell programin e plotë. / KultPlus.com
Së shpejti vjen koncerti simfonik i Orkestrës së Filharmonisë së Kosovës me vepra nga Kreshnik Aliçkaj, Wolfgang Amadeus Mozart dhe Amy Beach, përcjell KultPlus.
Orkestra e Filharmonisë së Kosovës do të dirigjohet nga Gregory Charette.
Koncerti mbahet këtë të diel, duke filluar nga ora 19:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit (Atelieja).
Koncerti zhvillohet në kuadër të sezonit 2022-2023. / KultPlus.com
Të shtunën do mbahet ekspozita kolektive e artit nga ArtKos22 në Memories Lounge Bar në Prishtinë, përcjell KultPlus.
Ekspozita do të fillojë nga ora 10:00 ku do të jenë të ftuarë akterë nga Komuna e Prishtinës dhe MKRS.
Platforma Artkos22 është platformë e inicuar nga Durim Asllani dhe e sponzorizuar nga Ministria e Kultures, Rinisë, dhe Sportit.
Qëllimi i platformës, është promovimi i artit tek dashamirët e artit dhe kritikët, si dhe promovimi përtej kufijëve më qëllim të tregëtimit të artit. Planifikimi 5 vjeçar përfshin arritjen e klientelës serioze, bashkëpunimin me qytetin e New York-t edhe zyrtarisht, Parisin, dhe Berlinin, hapësirën ekspozuese, dhe mbajtjen e ankandeve brenda dhe jashtë Kosovës.
Ky event mbahet për herë të parë nga ArtKos22. / KultPlus.com
Së shpejti vjen promovimi i monografisë “Tradita e muzikës sufiste në Kosovë”, me autor Krenar Doli, përcjell KultPlus.
Për monografinë do të flasin: dr.Abas Jahjai dhe dr. Kushtrim Shehu. Ndërkaq, me performancë artistike do të paraqiten: Jahja Shehu, Abas Jahjai, Edi Furra, Astrit Stafai, Besir Musliu, Ajdin Jahjai dhe Tanj Suleyman.
Promovimi do të mbahet ditën e hënë, 31 tetor 2022. Ngjarja fillon në orën 20:00, në Kino Armatë. / KultPlus.com
Nesër nga ora 10:00, në Grand Hotel Prishtina, mbahet simpoziumi njëditor ‘’Me çka të të peshoj, me sy apo me zemër?’’, organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Këshilli Iniciues i Muzeut të Artit Bashkëkohor.
Do të definohet muzeu që duan ta nisin, çfarë koleksioni do të ketë dhe çfarë ndikimi do të ketë në shoqërinë tonë. Simpoziumi do të mbledhë akterë vendorë dhe ndërkombëtarë me profile të ndryshme, të cilët ndajnë zotimin për të shkëmbyer dijeni dhe për të mësuar bashkërisht rreth ndërtimit të muzeve.
Simpoziumi ka për bazë katër panele të cilat trajtojnë urgjencën dhe qëllimin e Muzeut të Artit Bashkëkohor në Republikën e Kosovës, projekt i cili planifikohet të jetë funksional deri në vitin 2026.
Do të shqyrtohet një spektër perspektivash si pjesë e konceptimit të këtij institucioni.
Kosova nuk ka Muze të Artit Bashkëkohor (MAB). Më 31 maj, 2022, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës themeloi një këshill të veçantë për inicimin e MAB, që ishte iniciativa e parë e nivelit të lartë për muze të arteve në Kosovë, i cili parashihet të funksionalizohet tërësisht deri në vitin 2026. Si do të duket ky muze, ku do të vendoset, cili do të jetë koleksioni i tij dhe çfarë ndikimi do të ketë, janë të gjitha pyetje me të cilat po ballafaqohet Këshilli. Këto janë disa nga pyetjet kyçe që nxisin një Simpozium të veçantë ndërkombëtar në Prishtinë. Përgjigjet e nxjerra nga panelistët e shumtë e me përvojë të cilët kanë prapavija të ndryshme do të shërbejnë si shtyllë e diskutimeve dhe vendimeve të mëtejme të Këshillit. Këshilli Inicues për Muzeun e Artit Bashkëkohor (KIMAB) përbëhet nga artistë, arkitektë dhe politikëbërës të fushës së kulturës. Ka nëntë anëtarë, përbërë nga Yll Rugova, Petrit Halilaj, Flaka Haliti, Sislej Xhafa, Erëmirë Krasniqi, Zake Prelvukaj, Nita Salihu Hoxha, Valdete Pacolli, Fisnik Abazi dhe Rozafa Imami.
Ngjarja fillon në ora 10:00 dhe përfundon në 18:00. Përgjatë katër paneleve do të ketë hapësirë dhe kohë të mjaftueshme edhe për rrjetëzim.
Më poshtë mund të gjeni programin e plotë. / KultPlus.com
Tulipanët janë shumë nervozë, është dimër këtu, Shiko si çdo gjë është e bardhë, e qetë, me dëborë. Mësoj paqen, ndërsa prehet e qetë afër meje si drita mbi këto mure të bardha, si ky shtrat, si këto duar. S’jam askushi, s’kam të bëj me shpërthimet. I dhashë emrin tim dhe rrobat e mia infermiereve, historinë time anestezistit dhe trupin tim kirurgëve.
Kanë mbështetur kokën time midis jastëkut dhe buzës së çarçafit si një sy midis qepallave të bardha që s’do të mbyllen. Bebëz budallaqe, duhet të grumbullosh gjithçka. Infermieret kalojnë dhe rikalojnë, nuk turbullojnë, kalojnë si pulëbardhat drejt tokës me skufjet e tyre të bardha, duke bërë gjëra me duar, të barabarta me njëra-tjetrën, kështu që është e pamundur të thuhet se sa janë.
Trupi im është një gur për ata, bëhen gati si uji për gurët mbi të cilat duhet të rrjedhë, duke i lëmuar me mirësjellje. Më japin topitje me gjilpërat e halave xixëlluese, më japin gjumë. Tani kam humbur veten time jam e lodhur nga bagazhet – Çanta ime prej lëkurë si një kutizë e zezë pilulash, burri dhe fëmija im buzëqeshin në fotografinë familjare; buzëqeshjet e tyre më mbërthejnë lëkurën, grepa të vegjël të buzëqeshur.
Kam hedhur gjëra në det, unë, anija tridhjtëveçare. bashkangjitur fort tek emrin im dhe tek adresa. Ata kanë fshirë të gjitha ndjenjat e mia. E frikësuar dhe e zhveshur mbi barelën e gjelbër plastike Kam parë çajnikun tim, komonë e rrobave, librat e mi të zhyten thellë, si dhe ujin të më arrijë mbi kokë. Jam një murgeshë, tani nuk kam qenë kurrë kaq e pastër.
Nuk doja lule, doja vetëm të shtrihem, me pëllëmbët lart krejtësisht bosh. Të jesh i lirë, s’e keni idenë se sa të lirë jeni- paqja është kaq e madhe sa të verbon, S’ kërkon asgjë, një etiketë me emrin, ndonjë çikërrimë. Me këtë, më në fund, mbyllin të vdekurit; i përfytyroj duke e mbllaçitur si një meshë kungimi.
Tulipanët janë tepër të kuq në radhë të parë, më plagosin. Edhe nëpërmjet dhuratës së paketuar si dhuratë i dëgjoja të merrnin frymë ngadalë, nëpërmjet fashës së bardhë, si një fëmijë monstruoz.
Faqekuqët i flasin plagës sime, i përgjigjen. Janë tradhtarë:duken se valëzojnë, edhe nëse më tërheqin poshtë, duke më ngatërruar me gjuhën e tyre të beftë e me ngjyrën, një duzinë tulipanësh të kuq të plumbtë rreth qafës sime.
Më parë asnjë s’më përgjonte, tani po më përgjojnë. Tulipanët kthehen drejt meje, dhe dritarja pas ku drita çdo ditë zgjerohet e hollohet, unë shoh veten, madje, qesharake, hije letre e riprerë midis syrit të diellit dhe syve të tulipanëve, nuk kam fytyrë, kam dashur të shuhem. Tulipanët gjallërues konsumojnë oksigjenin tim.
Para se të vinin atmosfera ishte mjaft e qetë, Pulsonte, frymëmarrje pas frymëmarrjeje, pa ndërprerje. Pastaj tulipanët e mbushën me zhurmë të madhe. Tani ajri i shtyn dhe i vërtit përreth si lumë i shtyn dhe i shtjell rreth një makine të kuqe-ndryshku të thellë. Koncentrojnë vëmendjen time, që ishte e lumtur duke luajtur e duke pushuar pa u angazhuar.
Edhe muret duken se u ngrohën midis tyre. Tulipët duhej të qëndronin pas hekurave si kafshë të rrezikshme; hapen si goja e një tigri të madh afrikan, dhe unë kujtohem për zemrën time: hap e mbyll vazon e saj të gonxheve të kuqe për dashurinë time të vërtetë. Uji që shijoj është i ngrohtë dhe i kripur si deti, dhe vjen nga një vend i largët si shëndeti./ KultPlus.com
26 emra të njohur dhe të rinj të skenës shqiptare janë përzgjedhur për të performuar në Festivalin e 61-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Do të jenë 26 performanca nga artistë që do të konkurrojnë për vendin fitues dhe që më pas do të përfaqësojë vendin tonë në “Eurovision Song Contest 2023” që do të zhvillohet në Britaninë e Madhe.
Komisioni përzgjedhës i këngëve, pasi dëgjoi dhe vlerësoi të gjitha krijimet e paraqitura, vendosi që në konkurrim të marrin pjesë 22 këngëtarë dhe 4 grupe muzikore, ku mes tyre ka edhe artistë që vijnë më kompozimet e tyre apo edhe si poetë.
Në konkurrim janë emra të njohur të skenës muzikore, por edhe artistë të rinj të cilët synojnë të prekin skenën më të madhe të muzikës shqiptare.
Fituesi i Festivalit të 61-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës.
Komisioni përzgjedhës i këngëve, pasi dëgjoi dhe vlerësoi të gjitha këngët konkurruese për pjesëmarrje në Festivalin e 61 të Këngës në RTSH, ka vendosur të përzgjedhë dhe të kualifikojë në cilësinë e këngëve pjesëmarrëse konkurruese në Festivalin e 61 të Këngës në RTSH, këngët me titujt, me autorët e kompozimit muzikor dhe të tekstit, si dhe me artistët interpretues, në cilësinë e këngëtarit, si më poshtë:
Tashmë e sa vite është traditë që në Kosovë të shtrohet Darka e Lamës, dhe këtë vit, presidentja Vjosa Osmani ka shtruar një darkë për të moshuarit që qëndrojnë në “Shtëpinë e të moshuarve” në Prishtinë, shkruan KultPlus.
KultPlus ju sjell më poshtë statusin e plotë të presidentes Osmani sikurse edhe një video nga kjo darkë.
Darkën e Lamës, festën tonë tradicionale, të cilën e organizojmë në përfundim të të korrave, sivjet e shtruam për më të dashurit tanë, të moshuarit, të cilët qëndrojnë në “Shtëpinë e të moshuarve” në Prishtinë, për t’ua shprehur mirënjohjen e respektin tonë të thellë për ta.
Duke e shtruar sofrën e bukës me ta, ne treguam solidaritetin tonë për gjithë ata breza, të cilët i mblodhën bereqetet e kësaj toke, duke e mbajtur gjallë jetën tonë të përbashkët.
Ata meritojnë më shumë se çdonjëri që t’ua shprehim mirënjohjen tonë./ KultPlus.com
Foto e rinisë, dëshmimi në celuloid i një kohe pa kthim, aradha e vajzës që sfidoi me talent dhe kumtin interpretues që spikat, janë tërësorja e një kujtese dhe urimi, sot në ditëlindjen e Roza Anagnostit.
Vajza që nuk u mjaftua vetëm me privilegjin e natyrës, por kërkoi që këtë lëndë të nyjshme ta shndërronte në formatin e një identiteti artistik që në kohëpaskohje erdhi duke konsoliduar, për t’u bërë një nga emblemat e artit tonë skenik. Parakalim në ndërmendjen fotografike të rinisë së Roza (Xhuxha) Anagnosti, i bukurisë së kristaltë të shkodranes që u bë një nga ikonat e artit tonë skenik, është një cytje në kohë e një bukurie dhe një shkasi që rrjedhimisht solli ambicien dhe triumfet skenike.
Ishte dhe mbeti e bukur, si në fotografi, në skenë dhe në përditshmërinë e vajzës së dlirë dhe gruas së përkorë, aktores së talentuar dhe bashkëshortes së dinjitetshme të një regjisori të madh. Luftoi, u përpoq, sfidoi dhe arriti, i’a dorëzoi veten një karriere të suksesshme skenike dhe kinematografike.
Ajo është një hir që edhe sot pas 77 vitesh nuk ka mundur mosha ta zbresë nga piedestali, edhe pse ka lejuar që vitet të rishkruajnë në dritat e një skalitjeje fryme, portretin e Rozës artiste.Për një njohje më të themeltë të aktores kam huajtur sikurse fotot edhe një nga teksti i mikut tim, Xhahid Bushati të botuar në shqiptarja.com më 1 shtator 2019.
Roza Xhuxha – Anagnosti ka lindur, më 27.10.1943, në Tiranë. I ati qe oficer karriere, ndërsa e ëma shtëpiake. Pas vitit 1944, familja Xhuxha vjen të jetojë në Shkodër. Në këtë qytet jetonte familja e gjyshit nga nëna. Në Shkodër, Roza përfundoi shkollën fillore, më pas të mesmen, shënon Bushati.Që e vogël shquhej si këngëtare dhe balerinë, të cilat do të rrezatonin në vitet që do të vinin.
Ajo është mirënjohëse për jetë mësuesve të palodhur, si: Leonard Deda, Hilë Shahini, Tonin Harapi (në Shtëpinë e Pionierit); kompozitorit Prenkë Jakova (në Shtëpinë e Kulturës). Në kujtimet e saj, Roza shkruan: “… më cilësuan si një vajzë me talent në të ardhmen, ndonëse, më pas ëndrrat nuk i pata të lehta”, vijon ai.Dënimi i të atit, përjashtimi nga Liceu do të ishin tragjike për jetën e Rozës, e cila donte të bëhej artiste dhe kishte plot ëndrra. Mbi të, nënën dhe motrën do të rëndonin varfëria dhe pasojat e luftës së klasave. Roza vazhdoi gjimnazin “29 Nëntori”.
Në të njëjtën kohë jepte dhe provimet me korrespondencë në Liceun Artistik (dega e artit dramatik). Në vitin 1965 diplomohet. Një rreze drite e ftoi për të vazhduar rrugën e bukur të artit. Bëhej fjalë për vitin 1958, kur ishte nxënëse në shkollën e mesme. E ftojnë në premierën e parë të teatrit të estradës. Më pas edhe në teatrin dramatik, në pjesën “Kunora e Nurijes” e dramaturgut Kolë Jakova, me regji të Lec Shllakut.
Në vitin 1961 babai i Rozës lirohet nga burgu. Artistja Xhuxha (Anagnosti) përveç skenës teatrore, pushton dhe ekranin. Ajo interpretoi plot role që shkëlqejnë në panteonin e teatrit dhe filmit shqiptar, por rrugëtimin e saj artistik që e nisi në skenën e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës, nuk do ta harrojë… Dhe mirënjohjen Roza nuk e harroi.
Pas shumë e shumë vitesh ajo erdhi për të lënë “dëshminë” e saj përmes arkivit të pasur e lavdiplotë.Duke kujtuar filmin, Roza rrëfen përsëri: “Bashkëpunimi im i parë me regjisorin Hysen Hakani është në filmin ‘Toka jonë”. Ai mbetet në kujtesën time shumë i veçantë. Në këtë film Dhimitri ishte operator. Në këtë film ne u njohëm dhe në fund të tij u fejuam me Dhimitrin. Më pas krijuam dhe familjen tonë.
Është një film që ka shumë poezi në të gjithë drejtimet. Për mua ai ishte një rol shumë i bukur. Më pëlqente shumë. Regjisori Hysen Hakani kishte shumë humor, ishte kërkues, kishte mënyrën e tij të punës. Në ato vite kishim shumë pak regjisorë. Në fillim kam xhiruar filmin “Detyrë e posaçme” me regjisorin Kristaq Dhamo. Më pas kam xhiruar me regjisorin Hysen Hakani, për të vijuar me xhirime me Viktorin dhe Dhimitrin, e në vijim filma të tjerë. …
Po kujtoj një rol tjetër, atë të Files. Roli i Files ishte një karakter shumë i veçantë dhe, unë, pasi bëra kinoprovën, fitova. Në këtë film interpretonte ajka e aktorëve shqiptarë. Përmend këtu aktoren Tinka Kurti që ishte fantastike dhe unë e ëndërroja në atë kohë. Në kohën kur u xhirua filmi isha vetëm 19 vjeçe. … Në atë vit, kur unë kam bashkëpunuar me regjisorin Hysen Hakani isha aktore në teatrin e qytetit të Shkodrës. Ai më kishte parë në teatër dhe më ftoi të bëja një kinoprovë… Filmi “Ndërgjegjja” ishte i këndshëm. Në këtë film isha në rolin e një mësueseje të re. Në film kishte skena dashurie të kohës së atëhershme, kishte romantizëm. Përderisa regjisori Hysen Hakani më mori sërish të interpretoja, besoj se kishte mbetur i kënaqur nga unë në këtë film.”Rolet…Roza (Xhuxha) Anagnosti vazhdon të ngjit shkallët e teatrit “Migjeni”.
Kalon korridorin dhe i afrohet skenës…, skenës së njohur. Si një imazh, që papritur bëhet real e përmallues, nga arkivi që ka pranë vetes “zgjohen” personazhet që interpretoi… Roza “dorëzohet”… dhe kujton interpretimet në vite, si te: “Dy binjakët Venecianë” (11.01.1959, në rolin e Kolombinës –dublante), “Kunora e Nurijes” (15.03.1959, në rolin e Nurijes, dublante me Tinka Kurtin. Roza këtë rol e ka luajtur 63 herë, kurse Tinka e ka luajtur 19 herë), “Trumpetjerja” (15.07.1959, roli: Zoja Paramanova), “Maskat” (02.07.1960, në rolin e Martës), “Nora” (28.12.1960, në rolin e Norës), “Histori irkutase” (05.04.1961, Zinka), “Gjuetarët e ujqërve” (21.06.1961, Barbulla), “Këneta” (06.11.1961, R. Mushi), “Mësuesja” (07.03.1962, Mësuesja), “Bileta e llotarisë” (09.05.1963, Burbuqja), “Përtej pragut” (27.05.1964, Fata), përfundon Xhahid Bushati.Ky panoramim njohës është një vlerë trashëguese e thesareve të gjalla të artit tonë skenik dhe i personalitetit interpretues dhe njerëzor të Roza Anagnostit. Kujtesa na ysht në mirënjohje për çfarë kjo aktore dha përmes kontributit të saj interpretues. /albertvataj/ KultPlus.com
Kujtojmë se sot shënohen gjithsej 90 vite nga lindja e poetes të njohur, Sylvia Plath, shkruan KultPlus.
Ajo shëtiti gjatë atë mbrëmje rrugëve të Londrës, e bindur se djaloshi që një natë më parë e kishte puthur lehtë në qafë do të shfaqej sërish në jetën e saj. Ai ishte i gjatë, shumë më i gjatë se ajo dhe në fytyrë i dalloheshin ca rrudha të lehta, edhe pse sapo i kishte kaluar të 30-at. Sylvia Plath atëherë nuk mund ta besonte se vargjet që kishte lexuar në revistë muaj më parë ishin të tij.
Ai shkruante bukur dhe ndjeshmërinë e vargjeve ajo e ndjeu dhe kur fytyra e tij u skuq ndërsa prekte të sajën. Atë natë ata kishin pirë nën shoqërinë e disa miqve të përbashkët dhe Sylvia ndjente sikur kishte kohë që kishte qenë pranë tij. Dy ditë më pas, ai do të telefononte në shtëpinë e saj dhe teksa rendte në vrap për ta takuar atë në kafenenë bri rrugës, ajo ndjehej e gjitha e pushtuar prej tij.
Sylvia Plath dhe Ted Hughel do të bashkonin duart poshtë tavolinës ku gjendeshin dy filxhanë çaj për të mos u ndarë më për vite me radhë. Lidhja me Ted, një nga poetët më të rëndësishëm të shekullit XX, nuk do të ishte thjesht një lidhje dashurore, por një lidhje që do të ndikonte në krijimin e individualitetit të saj si poete.
Ted diti të shihte brenda trishtimit të saj dhe të shtynte talentin e lindur të kësaj gruaje të shpërthente. Në ditarin e saj, Plath do të përshkruante orët e gjata të mbrëmjes që ata i kalonin duke i lexuar poezi njëri tjetrit. “Ted ishte si një këngëtar. Ai lexonte aq bukur dhe u jepte fjalëve ritmin e duhur”, shkruante ajo. Më 15 qershor të vitit 1956, ata u martuan. Vitet e para të martesës do të ishin të mbushura plot pasione për çiftin që adhuronte letrat. Në këto kohë, ata shfaqën interes për astrologjinë dhe të mbinatyrshmen.
Pas një depresioni që kishte kaluar në adoleshencë, Plath gjithnjë kishte frikë të afrohej me poezinë. Ajo e ndjente se depërtimi i thellë brenda vetes, mund ta fuste në skuta të errëta nga të cilat do ta kishte të vështirë të dilte. Por, Ted e ndihmoi të bënte këtë rrugëtim dhe të nxirrte prej andej jo copa errësire, por vargje që ende lexohen sot me ëndje.
Në vitin 1957, ata u zhvendosën për të jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku Plath nisi të studionte në Kolegjin Smith. Kjo do të ishte një kohë e vështirë për vajzën që ishte mësuar të kishte më shumë hapësirë për poezinë, ndaj vetëm një vit më vonë ata zhvendosen në Boston. Ajo nisi punë si recepsioniste në një spital psikiatrik dhe filloi të ndiqte leksionet mbi poezinë nga Robert Lowell, ku shkonin dhe poetë si Anne Sexton apo George Starbuck. Të dy, Lowell dhe Sexton, e inkurajuan Plath të shkruante përvojat e saj dhe ajo ashtu bëri.
sylviaAta diskutuan hapur për depresionin apo për përpjekjet për vetëvrasje që Sexton kishte bërë shpesh, duke e shtyrë Plath të shkruante nga një perspektivë më shumë femërore. Në këtë kohë, Sylvia nisi ta shihte veten si një poete më serioze, duke parë që vargjet që shkruante nisën të merrnin formën që vetë ajo kishte dashur t’u jepte kohë më parë. Në dhjetor të vitit 1959, çifti kthehet sërish në Londër.
Një vit më vonë, lind vajza e tyre Frieda. Përmbledhjen e saj të parë me poezi “Koloseo” ajo e botoi më 1961. Shtatzënia e saj e dytë përfundoi me dështim, gjendje të cilën poetja nuk do ta kalonte lehtë. Pothuajse të gjitha poezitë e shkruara në atë periudhë përfshihen nga dëshpërimi. Në gusht të atij viti, ajo botoi dhe një libër autobiografik. Nikolasi, fëmija i saj i dytë lindi më 1962.
Në shtëpinë e madhe, Hughes nisi të mbante bletë që u bënë frymëzim për disa poezi të Plath. Ajo përfshihet në këtë kohë në një aksident me makinë, që u interpretua si një tentativë për vetëvrasje nga miqtë e saj. Pas këtij incidenti, jeta e saj nuk do të ishte më ajo e dikurshmja. Ajo zbulon tradhtinë e të shoqit me Assia Wevill dhe kërkon divorcin.
Kjo ndarje do të shënonte dhe rrugëtimin drejt fundit të jetës së Plath. Pas ndarjes, ajo jetonte në “Fitzroy Road” vetëm disa metra larg apartamenteve Chalcot, ku kishte jetuar poeti i njohur irlandez Willliam Butler Yeats. Plath e quante një shenjë të mirë faktin që ai kishte jetuar aty. Depresioni, të cilin ajo mendonte se e kishte mposhtur, kthehet sërish, por këtë herë Ted nuk ishte pranë saj për ta mbrojtur. Asnjë burrë nuk ishte pranë gruas me sytë e thellë kafe dhe flokët e verdhë. Ajo nuk mundi ta përballonte dot mendjen e saj, dimrin e madh e të gjatë të vitit 1963…
Pavarësisht kurimeve që mori, Plath, një nga zërat më interesantë të poezisë, i dha fund jetës së saj më 11 shkurt 1963 dhe ishte vetëm 31 vjeçe. Robert Lowell, mik i sfidave të përbashkëta me të, do ta quante atë “një heroinë të madhe klasike”.
Plath është autore e një sërë librash poetikë, tronditës e mallëngjyes të publikuar në shekullin XX. Imazhet janë ato që karakterizojnë dhe e bëjnë të dallueshme poezinë e Plath. “Unë duartrokas përdorimin e fjalëve si mjete për të skalitur imazhe nga ajri i hollë dhe për t’iu dhënë atyre substancë”, shprehej dikur ajo.
Plath ka dhënë një kontribut të madh në thyerjen e tabuve në vitet 1960. Ajo solli një stil krejt të ri në të shkruar dhe në tematikë. Kjo do ta bënte atë të radhitej ndër autoret më të veçanta, duke marrë parasysh edhe tiparet rrëfimtare, që bëri që të tërhiqej më shumë vëmendja drejt jetës së saj. Ndër veprat e saj më të rëndësishme janë “The Colossus and Other Poems” dhe “Ariel”. Në vitin 1982, ajo u nderua me çmimin “Pulitzer” pas vdekjes për “Poema të zgjedhura”.
Kritika vijon ta shohë poezinë e saj si thellësisht vetjake dhe të ndjerë, një rrëfim i çiltër deri në brutalitet i një ekzistence të trazuar e me fund tragjik. Sylvia Plath lindi më 27 tetor, në Jamaica Plain, Massachusetts. Fëmija e parë e Ottos dhe Aurelia Schoeber Plath. I ati ishte profesor gjermanishteje dhe entomologjie (specialist bletësh) në Universitetin e Bostonit; e ëma ishte mësuese gjimnazi dhe nxenëse e të shoqit. Sylvia ndoqi shkollat në Wellesley, Massachusetts dhe më pas shkoi në Kolegjin Smith, në sajë të meritave shkollore.
Në vitin 1953, u zgjodh në bordin e kolegjit për revistën “Mademoiselle”, falë publikimit të poezive dhe tregimeve të saj. Gjatë vitit të parafundit në kolegj, e ëma vuri re tiparet e depresionit (sëmundje kjo që rridhte në familje nga ana e të atit). Si rrjedhojë, Sylvia iu nënshtrua mjekimeve të njohura si elektrokonvulsivë bipolarë. Në gusht të vitit 1953, tentoi vetëvrasje, duke pirë sasi të madhe ilaçesh. Pas shërimit (gjashtë muaj në terapi intensive), iu kthye shkollës.
Diplomën e mbrojti me një ese mbi Dostojevskin, duke u diplomuar në fund me të gjitha nderet. Fitoi më pas bursë studimi për në Kolegjin e Newnham, Kembrixh, për ku u nis në vitin 1955. Jeta e saj në Angli njihet si tepër “seksuale”. Në shkrimet e asaj kohe vihet re kundërshtimi dhe urrejtja e saj kundrejt sjelljeve me standard të dyfishtë, si dhe shpalosja e idesë së heqjes së kufijve mbi të drejtat e saj në lidhje me përvojat seksuale (nga kjo anë kërkonte barazi me burrat).
Sylvia vrau veten në 11 Shkurt, 1963./ KultPlus.com
“Shumë nga ne nuk janë duke jetuar ëndrrat e tyre, sepse kanë zgjedhur të jetojnë frikërat e tyre”.” – Les Brown
“Unë nuk jam produkt i rrethanave të mia. Unë jam produkt i vendimeve të mia”. – Stephen Covey
“Mënyra më e zakonshme që njerëzit të japin gjithë fuqinë që kanë, është duke menduar se nuk kanë aspak fuqi”. – Alice Walker
“Njohuritë nuk janë të mjaftueshme, ne duhet t’i aplikojmë ato. Dëshirat nuk mjaftojnë, ne duhet t’i realizojmë ato”. – Leonardo da Vinci
“Kur isha 5 vjeç, mamaja më thoshte përherë se lumturia ishte çelësi i jetës. Kur shkova në shkollë, më pyetën një herë se çfarë doja të bëhesha kur të rritesh, dhe unë shkruajta “Lumturi”. Ata më thanë se nuk e kisha kuptuar detyrën dhe unë u përgjigja se ata nuk e kuptonin jetën”. – John Lennon
“Kur gjithçka duket sikur po shkon kundër teje, kujtohu se aeroplani shkon gjithë kohës kundër erës, jo në të njëjtin drejtim me të”. – Henry Ford
“Mos e lejo të djeshmen të zërë shumë vend në të tashmen”. – Will Rogers
“Ndaje mendjen se pavarësisht çdo gjëje që do të kalojë në rrugën tënde, pavarësisht se sa e vështirë të jetë, sa e padrejtë të jetë, ti do të bësh më shumë se sa thjesht të mbijetosh. Ti do të lulëzosh pavarësisht situatave të tilla”. – Joel Osteen
“Unë besoj tek të qëndruarit të fortë, kur gjithçka duket sikur po shkon gabim. Unë besoj se vajzat e buzëqeshura janë më të bukurat. Unë besoj se e nesërmja është një ditë tjetër dhe unë besoj tek mrekullitë”. – Audrey Hepburn
“Unë i dua njerëzit që buzëqeshin në probleme, që marrin fuqi në strese, që rriten me reflektim. Të kundërtat i bëjnë vetëm ata që kanë mendje të vogla, ndërsa ai që ka një zemër të vendosur, do t’i ndjekë parimet e tij deri në vdekje”. – Thomas Payne
“Mbaji sytë drejt yjeve dhe këmbët në tokë”. – Theodore Roosevelt
“Personi i vetëm me të cilin duhet të krahasohesh dhe të jesh më i/e mirë, është personi që ti ishe dje. Bëhu sot një version më i mirë i tij”. – Anonim
“Jeta është shumë misterioze për ta marrë në mënyrë serioze”. – Mary Engelbreit
“Askush nuk mund të të bëjë të ndihesh inferior/e pa lejen tënde”. – Eleanor Roosevelt
“Nuk ka rëndësi se sa dëm u bën të tjerëve, por sa shumë të dëmtojnë ty dhe ti sërish të vazhdosh të ecësh përpara”. – Rocky Balboa
“Nëse do të shkosh shpejt diku, shko i vetëm. Nëse do të shkosh larg, shko në shoqëri”. – Proverbë afrikane
“Bëj atë që të duket e drejtë në zemrën tënde. Të tjerët do të të gjykojnë gjithsesi”. – Eleanor Roosevelt
“Ne jemi ajo çfarë bëjmë vazhdimisht. Përsosmëria pra, nuk është një art, por një zakon”. – Aristoteli
“Nëse punon fort dhe sillesh mirë, gjëra të mrekullueshme do të të ndodhin”. – Conan O’Brien
“Çdo gjë e mirë është e vështirë. Nëse do të ishte e thjeshtë, çdokush do ta dëshironte”. – Jimmy Dugan
“Falja nuk e ndryshon të shkuarën, por mund të zgjerojë të ardhmen”.
“Të falësh do të thotë ta lësh të lirë një të burgosur dhe të kuptosh se i burgosuri ishe ti”.
“Le ta falim njëri-tjetrin, sepse vetëm atëherë mund të jetojmë në paqe”.
“Ai që është i mirë në falje, duhet padiskutim të jetë i mirë edhe në harresë”.
“Të mbash inate nuk të bën më të fortë, por më të hidhur. Të falësh nuk të bën më të dobët, të bën më të lirë”.
“Kur dikush bën diçka gabim, fale duke mos i harruar gjithë gjërat e mira që ai ka bërë”.
“Falja nuk është përherë e lehtë. Ndonjëherë ajo ndihet më e dhimbshme se plaga që kemi marrë, nga mendimi se po falim dikë që e ka shkaktuar atë plagë. Dhe përsëri, duhet të dimë se nuk ka paqe pa falje”.
“Fali të tjerët jo sepse ata e meritojnë faljen, por sepse ti e meriton paqen”.
“Të falësh dikë mund të të ulë krenarinë, por mos ta falësh atë mund të kushtojë ty lirinë”.
“I dobëti nuk mundet asnjëherë që të falë. Falja është një atribut i të fortit”.
“Unë nuk jam produkt i rrethanave të mia. Unë jam produkt i vendimeve të mia”. – Stephen Covey
“Mënyra më e zakonshme që njerëzit të japin gjithë fuqinë që kanë, është duke menduar se nuk kanë aspak fuqi”. – Alice Walker
“Njohuritë nuk janë të mjaftueshme, ne duhet t’i aplikojmë ato. Dëshirat nuk mjaftojnë, ne duhet t’i realizojmë ato”. – Leonardo da Vinci
“Kur isha 5 vjeç, mamaja më thoshte përherë se lumturia ishte çelësi i jetës. Kur shkova në shkollë, më pyetën një herë se çfarë doja të bëhesha kur të rritesh, dhe unë shkruajta “Lumturi”. Ata më thanë se nuk e kisha kuptuar detyrën dhe unë u përgjigja se ata nuk e kuptonin jetën”. – John Lennon
“Kur gjithçka duket sikur po shkon kundër teje, kujtohu se aeroplani shkon gjithë kohës kundër erës, jo në të njëjtin drejtim me të”. – Henry Ford
“Mos e lejo të djeshmen të zërë shumë vend në të tashmen”. – Will Rogers
“Ndaje mendjen se pavarësisht çdo gjëje që do të kalojë në rrugën tënde, pavarësisht se sa e vështirë të jetë, sa e padrejtë të jetë, ti do të bësh më shumë se sa thjesht të mbijetosh. Ti do të lulëzosh pavarësisht situatave të tilla”. – Joel Osteen
“Unë besoj tek të qëndruarit të fortë, kur gjithçka duket sikur po shkon gabim. Unë besoj se vajzat e buzëqeshura janë më të bukurat. Unë besoj se e nesërmja është një ditë tjetër dhe unë besoj tek mrekullitë”. – Audrey Hepburn
“Unë i dua njerëzit që buzëqeshin në probleme, që marrin fuqi në strese, që rriten me reflektim. Të kundërtat i bëjnë vetëm ata që kanë mendje të vogla, ndërsa ai që ka një zemër të vendosur, do t’i ndjekë parimet e tij deri në vdekje”. – Thomas Payne
“Mbaji sytë drejt yjeve dhe këmbët në tokë”. – Theodore Roosevelt
“Personi i vetëm me të cilin duhet të krahasohesh dhe të jesh më i/e mirë, është personi që ti ishe dje. Bëhu sot një version më i mirë i tij”. – Anonim
“Jeta është shumë misterioze për ta marrë në mënyrë serioze”. – Mary Engelbreit
“Askush nuk mund të të bëjë të ndihesh inferior/e pa lejen tënde”. – Eleanor Roosevelt
“Nuk ka rëndësi se sa dëm u bën të tjerëve, por sa shumë të dëmtojnë ty dhe ti sërish të vazhdosh të ecësh përpara”. – Rocky Balboa
“Nëse do të shkosh shpejt diku, shko i vetëm. Nëse do të shkosh larg, shko në shoqëri”. – Proverbë afrikane
“Bëj atë që të duket e drejtë në zemrën tënde. Të tjerët do të të gjykojnë gjithsesi”. – Eleanor Roosevelt
“Ne jemi ajo çfarë bëjmë vazhdimisht. Përsosmëria pra, nuk është një art, por një zakon”. – Aristoteli
“Nëse punon fort dhe sillesh mirë, gjëra të mrekullueshme do të të ndodhin”. – Conan O’Brien
“Çdo gjë e mirë është e vështirë. Nëse do të ishte e thjeshtë, çdokush do ta dëshironte”. – Jimmy Dugan
“Falja nuk e ndryshon të shkuarën, por mund të zgjerojë të ardhmen”.
“Të falësh do të thotë ta lësh të lirë një të burgosur dhe të kuptosh se i burgosuri ishe ti”.
“Le ta falim njëri-tjetrin, sepse vetëm atëherë mund të jetojmë në paqe”.
“Ai që është i mirë në falje, duhet padiskutim të jetë i mirë edhe në harresë”.
“Të mbash inate nuk të bën më të fortë, por më të hidhur. Të falësh nuk të bën më të dobët, të bën më të lirë”.
“Kur dikush bën diçka gabim, fale duke mos i harruar gjithë gjërat e mira që ai ka bërë”.
“Falja nuk është përherë e lehtë. Ndonjëherë ajo ndihet më e dhimbshme se plaga që kemi marrë, nga mendimi se po falim dikë që e ka shkaktuar atë plagë. Dhe përsëri, duhet të dimë se nuk ka paqe pa falje”.
“Fali të tjerët jo sepse ata e meritojnë faljen, por sepse ti e meriton paqen”.
“Të falësh dikë mund të të ulë krenarinë, por mos ta falësh atë mund të kushtojë ty lirinë”.
“I dobëti nuk mundet asnjëherë që të falë. Falja është një atribut i të fortit”. / KultPlus.com
Aktorja e njohur Roza Anagnosti, “Artiste e Merituar” feston sot 79 vjetorin e lindjes.
Anagnosti është aktore e shquar e Teatrit Kombëtar dhe kinematografisë shqiptare. E filloi karrierën ne Teatrin “Migjeni” të Shkodrës. Vetëm 20 vjeç, hyn në kinematografi me rolin e mësueses në filmin “Detyrë e posaçme” (K. Dhamo, 1963).
Një vit më pas luajti Filen në filmin “Toka jonë” (H. Hakani, 1964). Në shtator 1964, ajo bëhet pjesë e trupës të Teatrit Kombëtar. Për Rozën fillon periudha më e shkëlqyer e karrierës, me role të shumta në Teatrin Kombëtar në Tiranë ku mund të përmendim: “Qielli i kuq”, “Mbreti Lir”, “Nata e dymbëdhjetë”, “Vizita e inspektorit”, “Cuca e maleve”, “Toka jonë”, “Besa e madhe”, “Zonja nga qyteti” etj.
Roza Anagnosti u shndërrua në aktore shumë e kërkuar nga regjisorët. Luan mbi 20 filma dhe fiton disa çmime të rëndësishme kombëtare.
Çifti Roza dhe Dhimitër Anagnosti bëhet simbol i suksesit në art. Disa nga filmat më të suksesshëm janë tek “Plagë të vjetra” (Dh. Anagnosti, 1969), ”Fije që priten” (M. Fejzo, 1976) me të cilin fitoi “Medalionin e Festivalit” të vitit 1977, “Mësonjëtorja” (M. Fejzo, 1979) me të cilin u shpall “Aktorja më e mirë” dhe fitoi Kupën e Festivalit më 1981. Me filmin “Rruga e lirisë” fitoi ‘Medalionin’ e dytë. Anagnosti ka interpretuar edhe në filmat “Ndërgjegjia” 1972, “Qyteti më i ri në botë” 1974, “Në shtëpinë tonë” 1979, “Dita e parë e emërimit” 1981, “Besa e kuqe” 1982, “Taulanti kërkon një motër” 1984, “Pranverë e hidhur” 1985, “Botë e padukshme” 1987, “Familja ime” 1987, etj. / KultPlus.com