Gruaja shqiptare sipas Mit’hat Frashërit

Mit’hat Frashëri

E dashur këndonjëse. E di që je e mençme dhe patriote. Në qoftë se të qortonj, po të akuzonj pse nuk bën no një shërbim, dhe jo pse ke no një faj. Jam sigur që edhe ti e kupëton mirë se, ky popull i varfrë kurrë s’ka për të përparuarë në qoftë se ti nuk mbush plotësisht rolin ë mëmësë, të motrësë dhe të shoqesë dhe nuk merrë piesë aktive në edukatë të fëmijërisë, në shërim të plagëvet që mbulojnë trupin dhe shpirtin e kombit.

Roli yt sot është të vuash dhe të shohsh të tjerët të vuajnë, pa nxjerë zërin. Detyra jote duhet të jetë që të shpëtosh nga kjo pasifëri, të marrësh një detyrë aktife, si me teprë e interesuarë që duhet të jesh.

Them që burri duhet të punojë, të stërvitetë, të marrë edukatë dhe arësim. Po harojmë sa kohë vdierrin kot, sa minuta të vlefshme u venë dëm gravet të Shqipërisë! Themi se duhet të punojmë me një kujdes të math për qytetërimin dhe begatinë e këti vëndi, për shëndetësinë dhe mirëshkuarjen fizike të këti populli dhe harojmë që gjysmën e njerëzisë sonë, gysma që munt t’a quanj me e mira, e ndalojmë prej çdo shërbimi, ose nga egoizma jonë brutale, ose nga injoranca jonë qesharake, ose nga që i pëlqen dhe gruasë vetë që të jetë përtace dhe të mbetet si foshnjë.

A presim ne përparim dhe dritë, kur zonja e shtëpië dhe squka e fëmijërisë të rrijë në shkallë të unjët? A presim ne një zgjim të vërtetë kur çupat tona, zonjat e nesërme të rritenë vetëm si kuklla? A pandehim se një çupë, një grua e ka mbushurë gjithë detyrën e saj kur të dijë të hollinj petë për lakror dhe të bëjë qofte me thërime?

Themi se palët e thella të kombit duan nxejrë nga errësiar, duanë shkulurë nga balta. Po si munt të hyjnë pakërrëzat e sotme, sa kohë që neve na pëlqen të mbajmë gruanë në tym dhe në pluhur të shekëlvet të vdekurë?

Duamë që të shpëtojmë llauzin dhe vendin tonë prej lëngatavet, të kemi një popull të shëndoshë, një Shtet të fuqishmë dhe harojmë që rolin më të math do ta lozë gruaja, se ajo do të interesohet për të vegjëlit, për rrojtjen e të varfrëve, për shpëtimin e atyre që vuajnë dhe lëngojnë.

Duhet të kupëtojmë bukur e mirë se shpëtimi dhe shëndoshja e kësaj njerëzie, nukë bëhetë gjë e mundurë, por që gruaja dhe çupa e shtëpisë nuk arrinë më një shkallë inteligjence dhe kulture që të bëhenë me të vërtetë zonjë shtëpie dhe mprojtëse të folesë.

Mejtohemi qysh të shpëtojë Shqipëria nga varfëria ekonomike që siell injoranca dhe përtimi; po s’duamë të gjykojmë njëherë se shpëtimi nukë munt të vijë veçse nga puna, dhe puna nuk munt të na jetë e dukshme po që gruaja s’morri pjesë në të, duke diturë qeverinë e shtëpisë, duke kupëtuarë rëndësin e ikonomisë shtëpiake, ajo dituri e administratës së vatrësë.

Gruaja në Shqipëri gëzon një respekt dhe një nderim që s’e gjen lehtë në vendet e tjera. Liri e saj është e plotë në viset e vendit tënë ku s’ka hyrë pseudoqytetërimi i Asisë.

Gruaja Shqiptare është inteligjente dhe s’i mundojnë cilësitë qytetare të larta. Është vërtet se të drejtat e saj janë mohuarë. Po edhe do kujtuarë kurdoherë se, të drejtat fitohenë prej atyre që janë denjë t’i marrin, prej atyreve që dinë përdorimin e mënyrësë për t’i fituarë. Dhe më teprë akoma, mbi çdo konditë është ajo e të merituarët.

Duhetë pra që gruaja Shqipëtare të përpiqetë dhe të rrëfehetë e denjë për të drejtatë njerëzore. Lipsetë që të bëjë forcime për t’u lartësuarë intelektualisht dhe shpirtërisht, duke njohurë vendin e vërtetë që i ka hie të okupojë.

Atëhere do të bindetë gruaja shqipëtare se, në ringjallje të këtij vëndi duhet të marrë pjesë, të kolaborojë duke prurë aktivitetin dhe inteligjencën e saj për shërbimin e dheut mëmë duke siguruarë jetën dhe fatin e bardhë të djemvet dhe të burravet, të kenë sigurarë dhe rrojtjenë fatmire të tyre vetë.

Atëhere, sikundrë që çdo shqipëtar sado i pasurë, i diturë dhe I lumturë të jetë e ka për detyrë që të kujdesetë për të mirët, për ata që janë fatzes, dergjen në injorancë dhe vuajnë në moskamje, ashtu edhe çdo grua, sado zonjë e madhe që të jetë sado që t’i qeshnjë fati në bukuri dhe lumturi duhetë që të bëjë pakë therori nga koha dhe dëfrimet e saj , të kujdesetë për grat e varfëra, për ato që lëngojnë dhe pësojnë.

Rolin më të math që pres prej grave tona është përhapja e parimevet të higjienësë dhe të mirërrojtëse fizike. Burii s’vvete do në shtëpi kur një e varfërë dergjet e sëmurë, ku një lehonë ka nevojë për ndihmë . Një foshnjë vuan për një filxhan qumësht. Gruaja me dorën dhe zërin e saj të njomë munt të lehtësojë plagët fizike dhe morale të shpjerë gushëllimin, të ngrerë një fëmijë afrë fikjesë, të shpëtojë një tjatrë që mënt rrëzohetë.

Ca më pak se nga burratë do të gjendetë një grua që të rrëfehet indiferete në gjallëninë dhe dobësinë e këtij trupi që i themi Shtet. Ca më mirë nga burratë gratë do të dijnë, se jeta dhe lumtëri e tyre është varurë në jeta dhe lumtëri e Shqipërisë, që pa shëndoshurë të gjithë palët dhe shkallët e kësaj popullisje , vet s’munt të quhetë jashtë rrezikut./ KultPlus.com

‘Ukshin m’kanë quejt prej të vogli, nana idiomën e pyllit mbi supe ma ngjiti’

Poezi nga Ukshin Hoti

Ukshin m’kanë quejt prej të vogli, prej të gjallmi,
nana idiomën e pyllit mbi supe ma ngjiti.
Ende nuk ka ndodhë, por kur në varr të visit t’m’kallni,
malësorit rranjën e emrit do ia hiqni.

N’trevat tona kur foshnje kam mbërritë,
si çdo foshnje e kësaj bote një destin për me falë,
m’sundoi shpresa se n’origjinë tamli ish dritë,
m’poshti e vërteta se frika pleqve të mi ende s’u ka dalë.

As n’andrrat e mia, mbushë me zanin e saj të plaktë,
s’ia paska hekë nanës frikën emri që m’ka ngjitë.
Edhe nëse i pjekur vij mes jush, tradhtinë për me matë,
do bahem bishë po t’ndij se m’thërrisni Ukshin.

Nëpër troje ku punën kam hedhë,
emra trimash mbush pagëzimi,
por nuk u mbërrit jeta dhe emri nuk ngjiz dejet.
Emrin e trimit e mban dhe amfibi.

Kemi pas kenë për emra ngatërrestarë të mëdhaj,
dhe unë foshnjë e naiv u paskam zanë besë,
kam besu shku e ardhë, kam besu bir e nanë.
Kur m’thërrisnin Ukshin e merrja për betejë.

Me mu bashkë lindën prej gënjeshtre poetët,
u nxinë që drita t’kthehej në të folmen tuej.
Lindën po me mu prej mashtrimit dëshmorët
që shqipja të mos flitej nga gjuhë e huej.

Se shumësia juej në trishtim të shkurtër
ka pjellë përbri meje krimin e vogël, tradhëtinë e madhe.
E dinit që mes emrash do të zhduknit të flaktët, të urtët,
ata që shquenin tmerrin ndër kang e ndër valle.

Nëse vendimi s’e cakton një SOT për m’u ngritë balte,
në bajgë ku jeni zhytë nuk mund të derdhet qielli.
N’bajgë ku jeni zhytë, ku emri ju kallte,
Ukshin do të jetë për ju një fjalë vreri
./Kultplu.com

‘Ora e Leximit’ në shkollat e kryeqytetit, synon të reduktojë problemet e lexim-kuptimit të teksteve

Një program i ri, ‘Ora e Leximit’ do të filloj të implementohet në të gjitha shkollat fillore, të ciklit të ulët të kryeqytetit, shkruan KultPlus.

‘Ora e Leximit’, është një program i cili është marr si koncept nga shtetet e Suedisë dhe Kanadasë, shtete të cilat kanë korrur rezultate konkrete pas problemeve të shumta që kanë pasur nxënësit në pjesën e leximit dhe kuptimit të teksteve.

Gjatë kësaj ore të leximit nxënësit do të kenë mundësi që të lexojnë libra të cilët u pëlqejnë, e të cilat më pastaj do t’i analizojnë së bashku me shokët e klasës dhe mësimdhënësit.

‘’Në Orën e Leximit, nxënësit e klasëve 1 deri në 5 të Prishtinës do të lexojnë libra që ju pëlqejnë, që i kuptojnë, dhe që do t’i komentojnë e analizojnë në klasë së bashku me shokët e klasës dhe mësimdhënësit.’’, thuhet në njoftim.

Më poshtë gjeni të plotë njoftimin të publikuar nga Besianë Mehmeti:

Ora e Leximit po fillon në shkollat e Prishtinës ❤️📚

Jam e lumtur të ju njoftoj se po e fillojmë Orën e Leximit 📚në të gjitha shkollat fillore të Prishtinës, për të gjitha klasët e para deri në klasën e pestë.

Bashkë me Agon A. Ahmeti nga ETEA, konceptin e kësaj ore të leximit e kemi marrë nga Suedia dhe Kanada, ku të dyja shtetet kanë pasë probleme në lexim-kuptim të nxënësve dhe e kanë nxjerrë si politikë që ka dhënë rezultate konkrete.

Së pari kemi blerë libra të rinj, në vlerë prej mbi 100 mijë euro dhe do ti shpërndajmë në shkolla.

Fëmijët do të lexojnë libra që atyre ju pëlqejnë. Do të lexojnë Utën e Maleve, Piter Panin, Princin e Vogël, Aventurat e Profesor Kantit, Çarlin që transformohet në T-Rex, Ditarin e Djaloshit Nerd, do të mësojnë për Musinë Kokalarin, Greta Thunberg, Nënë Terezën, e shumë e shumë personazhe të tjera.

Në Orën e Leximit, nxënësit e klasëve 1 deri në 5 të Prishtinës do të lexojnë libra që ju pëlqejnë, që i kuptojnë, dhe që do t’i komentojnë e analizojnë në klasë së bashku me shokët e klasës dhe mësimdhënësit./KultPlus.com

Me një koncert mbresëlënës “Chopin Piano Fest” kujtoi fagotistin Fatos Jaho

Vjollca Duraku

Me një pikë interpretuese në nderim të figurës së fagotistit të ndjerë, Fatos Jahos, i cili ishte një nga themeluesit e parë të ansamblit Balkan Sextet ‘Pro Arte’, u hap koncerti i tretë me radhë, në festivalin e muzikës klasike, Chopin Piano Fest Prishtina 2023, shkruan KultPlus.

Ansambli Balkan Sextet, me koncertin e mbrëmshëm ka shënuar 10 vjetorin e themelimit të këtij ansambli, i cili është në përbërje nga anëtarët: Lejla Haxhiu-Pula-Piano, Astrit Mustafa-Klarinet, Enkelejda Zajmi-Gorani- Flaut, Ilir Kodhima-Korno, Orges Mala-Fagot dhe Marina Nikolovska-Obo.

Këta emra të mëdhenj, të dëshmuar në fushën e muzikës, kishin tërhequr një audiencë e cila kishe zënë vend në çdo cep të sallës, madje, një pjesë e të cilëve qëndruan edhe në këmbë, gjatë kësaj mbrëmje.

Këtë koncert me prezencën e tyre e nderuan, edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, disa ambasadorë të vendeve mike, si dhe figura të tjera të shquara nga fusha të ndryshme profesionale.

Kjo mbrëmje e cila pati një publik shumë të entuziazmuar, u hap me një pikë interpretuese, e cila ishte dedikim për njërin nga themeluesit e parë, të ansamblit Balkan Sextet, të fagotistit Fatos Jahos, i cili kishte ndërruar jetë në prill të vitit 2015.

Pas kësaj pike interpretuese, e cila u shoqërua me duartrokitje të shumta, fjalën e mori organizatorja e festivalit Besa Luzha , e cila fillimisht e tregoi simbolikën e pikës së sapo interpretuar dhe pastaj duke u uruar mirëseardhje mysafirëve të mbrëmjes, ftoi për interpretim edhe ansamblin.

Një skenë e zbukuruar me disa lule dhe një ndriçim fantastik, tanimë priste ardhjen e ansamblit Balkan Sextet, i cili do të perfomonte me një program artistikisht mjaft të vështirë për interpretim.

Artistët, pas daljes në skenë, e nderuan publikun me një përkulje para fillimit të koncertit, e cila u shoqërua me duartrokitje të shumta edhe nga ana tjetër. Vetë pozicionimi dhe ulja e artistëve, duke krijuar një hark mes pesë anëtarëve të ansamblit, dhe me një pianiste mbrapa, krijonte një pamje shumë të bukur estetikisht.

Ishte e para vepra e kompozitorit Ludwig Thuille, me Sextet B-Dur, Op. 6, e cila dhuroi në sallë melodi mjaft të këndshme, të cilën përpos publikut e shijonte edhe vetë ansambli, lëvizjet trupore të të cilëve u ngjanin një grumbull lulesh të bukura, të cilat lehtësisht i lëviz era.

Ritmi u bë mjaft i qetë kur në skenë performonte vetëm pianoja. Ky ritëm mori karakteristika më dinamike kur iu bashkëngjitën edhe fagoti, korno dhe klarineti, e të cilat ishin nën interpretimin e burrave të ansamblit. Performanca mori një ngjyrim të kompletuar, kur këtyre instrumenteve iu bashkëngjitën edhe oboa dhe flauti të cilat ishin në interpretimin e grave të Balkan Sextet.

Pastaj, pas një pauze disa sekondshe, e cila u pasua me duartrokitje nga një publik shumë i entuziazmuar me koncertin, filloi edhe pjesa tjetër interpretuese, valle të cilën e udhëhoqi kornisti, duke u pasuar nga pianoja e më vonë edhe nga instrumentet tjera, interpretimi i të cilave krijonte tinguj konstant, e të cilin ritëm, arriti ta ndryshonte vetëm lëvizja e shpejtë e tasteve të pianos.

Në sallë, pas një pauze 10 minutëshe u interpretua edhe vepra e kompozitorit Francis Poulenc. Kjo pikë, herë pasohej me tinguj mjaft të qetë, e herë me tinguj të cilët ishin të dendur për veshin e dëgjuesit. Ndërsa harmonia e mbrëmjes kulmoi kur instrumentet ndërthurnin tingujt e tyre me një interpretim të përbashkët, në të cilin, dukej sikur tingujt të gëzuar lëviznin në sallë, kështu duke dhënë edhe vulën e interpretimit.

Ndërsa pika e fundit e cila u interpretua mjeshtërisht nga ansambli Balkan Sextet, ishte kompozimi i kompozitorit kosovar Kreshnik Aliçkaj, i cila dhuroi tinguj të paharrueshëm për publikun në sallë. Fundi i performancës u shënua nga disa tinguj të shpejtë, e të përbashkët të të gjitha instrumenteve të skenës, të cilat e impresionuan publikun jashtë mase, e, i cili pëlqimin e tij e dha përmes duartrokitjeve të shumta.

Pas përfundimit të koncertit, në një prononcim për KultPlus, pianistja e ansamblit Balkan Sextet, Lejla Pula, tha se me këtë koncert i cili ka shënuar dhjetëvjetorin e themelimit, kanë pasur dëshirë të nderojnë bashkëthemeluesin e ansamblit Fatos Jahon, i cili nuk është në mesin e tyre që nga viti 2015.

Ajo më tutje tha se ndihej shumë e lumtur që sollën një program me kërkesa shumë të mëdha muzikore para publikut.

‘’Ishte kënaqësi, sepse është një program jashtëzakonisht i bukur, me kërkesa shumë të mëdha muzikore dhe teknike, të cilin besoj se sonte e ka shijuar audienca, sepse është një program i cili interpretohet shumë rrallë, është një program shumë i vështirë por shumë i bukur”, ka thënë pianistja Lejla Pula.

Ajo gjithashtu tha se ndihej e nderuar me pjesëmarrjen e kryeministrit Kurti dhe disa ambasadorëve të disa shteteve, pasi niveli i tyre artistik tërheq interesim të këtyre figurave, që praktikisht i bën artistët të jenë si Ambasadorë të Kulturës së Kosovës.

“Më erdhi shumë mirë që na nderoi me pjesëmarrje edhe kryeministri, ishin edhe disa ambasadorë të cilët shprehin interesim dhe kureshtje për programet tona. Jemi shumë të kënaqur që me nivelin tonë mund t’i tërheqim të gjithë dhe praktikisht ne bëhemi si Ambasadorë të Kulturës së Kosovës.”, ka thënë pianistja.

Ndërsa fagotisti, Orges Malaj, ka thënë se koncerti ishte dinjitoz dhe i kishte arritur pritshmëritë e tyre, pasi duartrokitjet e publikut ishin vlerësuesit më të mirë për punën e tyre.

“Ishte një koncert vërtetë dinjitoz nga fakti që veprat ishin shumë të vështira teknikisht por edhe muzikalisht. Mendoj që shkoi shumë mirë, publiku e mirëpriti shumë mirë, ku një test i vlerësimit të koncertit, janë edhe duartrokitjet e publikut. Mendoj që gjithçka shkoi sipas parashikimeve dhe shpresojmë edhe për të tjera bashkëpunime”

Ndërsa klarinetisti, Astrit Mustafa tha se publiku i shumtë krijoi një atmosferë shumë të mirë, gjë e cila bëri që koncerti të kurorëzohej me sukses.

“Ishte një atmosferë mjaft e mirë pas një përgatitje intensive të kësaj shfaqje. I befasuar me prezencën e publikut, një publik i bollshëm, ku u krijua një atmosferë shumë e mire në të cilën edhe ne u kënaqëm në interpretim. Jemi takuar disa ditë para koncertit i kemi bërë disa prova, dhe e kemi lidhur programin bashkë, ku gjithçka sot u kurorëzua me sukses”, ka thënë Mustafa.

Ndërsa kompozitori Kreshnik Aliçkaj, vepra e të cilit u interpretua si premierë në koncertin e mbrëmshëm tha se ishte një koncert shumë i mirë, pjesë e të cilit ishte edhe vepra e tij të cilën pati rast të dëgjoj për herë të parë.

‘’Sonte ishte një program shumë i mirë, në të cilin e pata edhe unë një vepër, do të thotë që e kam shkruar enkas për këtë ansambël dhe për këtë sextet. Veprën e kam shkruar në vitin 2013. Do të thotë ka qenë porosi nga ansambli, pikërisht nga profesoresha Lejla Pula. Dhe sonte pikërisht pas dhjetë viteve, pata rastin edhe vet ta dëgjoj veprën time si risi’’, ka thënë kompozitori Aliçkaj.

Koncerti i radhës, i katërti me radhë do të mbahet më 17 maj, në të cilin do të interpretojë pianistja Adrienne Hauser./ KultPlus.com

Rikthehen Javët Kulturore Ndërkombëtare në edicionin e dytë në Shqipëri

 Javët Kulturore Ndërkombëtare (JKN)  është një nismë e Ministrisë së Kulturës që sjell në Shqipëri tingujt, imazhet, aromat dhe shijet e vendeve të ndryshme të botës.

Pas një programi të suksesshëm përgjatë vitit 2022, ministrja e Kulturës, Elva Margariti njoftoi se ky program do të vijonte edhe në 2023-shin.

Edicioni i dytë i JKN nis këtë maj e përfundon më 30 nëntor 2023. Ministrja ka prezantuar programin e këtij viti në një konferencë për mediet, e zhvilluar në Hollin Koncertor të Teatrit Kombëtar të Operas e Baletit.

Programi i këtij viti nis me BE, 16-22 maj, vazhdon me artistët që do të vijnë nga Greqia, nga data 23-29 maj. Ndërsa muaji qershor do të nisë me kulturën italiane.

E konceptuar si një paradë kulturore ndërkombëtare, e shtrirë përgjatë gjithë vitit, JKN është vazhdimi, përfshirja dhe unifikimi nën një brand i një tradite disavjeçare të organizimit të javëve, dedikuar bashkëpunimit kulturor.

Nëpërmjet këtij projekti njihen më mire, forcohen marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë, si dhe rritet oferta e aktiviteteve kulturore në Shqipëri për të gjitha shijet dhe moshat. JKN e shndërron skenën e aktiviteteve kulturore në vend në një arenë ndërkombëtare multikulturore dhe multidisiplinore.

Përgjatë vitit 2022, Javët Kulturore Ndërkombëtare angazhuan mbi 700 artistë.

Falë programit dinamik e gjithëpërfshirës, JKN do të krijojë një atmosferë të jashtëzakonshme e do të shpërndajë mesazhe të forta paqeje dhe pranimi të njëri-tjetrit./atsh/KultPlus.com

S’më kujtohet çfarë stine ishte…

S’më kujtohet çfarë stine ishte…

S’më kujtohet çfarë stine ishte
Sdi përse qëlloi që u ndamë
Di se ditët e mia, pa ty ishin
Të turbullta si në gjendje nokdauni.

Pa ty ishin lajmet e mbrëmjes,
Evropa,
Dimri mbi Azi.
Pa ty,
Stolit vjeshtor diçka i mungonte
Dhe pishinës në periferi.

Diçka i mungonte të shtunës
Po bota kish mbetur po ajo
Po ata qenë të pushkatuarit e komunës
Dhe kufijtë shtetërorë po ato.

Ti atëherë atë vajzë lëre
Siç e leme cigaren me zor

Që të dëbosh nikotinën e verdhë
Nga shpirti dhe nga gishtat e tu,
Që peizazheve të jetës tënde
Hëna të bjerë si dikur./KultPlus.com

Artistë ndërkombëtarë në pavijonin shqiptar në Bienalen e Venecias

Në ceremoninë e çeljes së pavijonit shqiptar në Bienalen e Arkitekturës në Venecia, do të jenë protagonistë dy artistë me bazë në Bruksel: Lola Vera dhe Ali Ismail. Ata do të sjellin shpirtin e tyre magjepsës në pavijonin shqiptar. Kostumografia do të jetë e Miguel Peñaranda e cila do t’i vijë në ndihmë një performance e cila do e çojë spektatorin në një tjetër dimension kohor.

Në faqen online të pavijonit shqiptar janë ndarë foto të artistëve që do të jenë në ceremoninë e hapjes. Lola Vera është një balerinë dhe koreografe nga Argjentina. Kërkimet e saj bazohen në kryqëzimin e gjuhëve dhe është influencuar nga artet pamore dhe shkrimi. Ndërsa Ali Ismail vjen me një sfidë mes arkitekturës e baletit si dhe na fton të zbulojmë hapësirat dhe lëvizjet që formësojnë botën tonë.

Projekti që do të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e 18-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Arkitekturës në Bienalen e Venecias është “Përsiatje të pakohë ose: Si mësojmë të jetojmë në realitete të sintetizuara.

Ky projekt është paraqitur nga një grup artistësh të rinj: Era Merkuri, (arkitekte dhe drejtuese e ekipit), nga Martin Gjoleka (arkitekt), Ani Marku (arkitekt) dhe Geraldo Prendushi (artist digjital).

Ekspozita e 18-të Ndërkombëtare e Arkitekturës, e cila do të zhvillohet nga 20 maji deri më 26 nëntor 2023 në Giardini, në Arsenale dhe në vende të ndryshme përreth Venecias, do të titullohet: Laboratori i së Ardhmes. / atsh / KultPlus.com

Me mesazhe të fuqishme për gratë dhe premierën ‘Fefu dhe shoqet e saj’, hapet edicioni i 11-të i ‘FemArt’

Flonja Haxhaj

Mbrëmë, hapësira dhe enterieri i veçantë i menzës ‘Ramiz Sadiku’ në Prishtinë kishte marrë një pamje krejt tjetër meqë po shënohej hapja e edicionit të 11-të të ‘FemArt’, i cili organizohet nga ‘Artpolis’. Publiku jo i vogël në numër kishte mbushur plot ulëset e salles, e shumë të tjerë me shumë kuriozitet kishin vendosur që këtë mbrëmje të veçantë ta ndiqnin në këmbë, shkruan KultPlus.

Dalëngadalë po shënonte ora 20:00, e kështu edhe po i vinte koha hapjes. Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar, njësoj me slloganin e sivjetëm në këtij edicioni, hapja u shënua me këngën ‘Kalle tuten’ interpretuar nga këngëtarja Zana Berisha shoqëruar nga kitaristi Urim Maliqi.

Ky interpretim rrëqethës, solli emocione të pashoq qysh në fillim e që nuk u ndalën gjer në përfundim të mbrëmjes.

Më pas, radha i erdhi shfaqjes ‘Fefu dhe shoqet e saj’, me regji të Arlinda Morinës. Shfaqje kjo e cila vjen si rezistencë e grave, dhe një fuqi për të vazhduar jetën, që gratë të jenë të bashkuara, e të mbrojnë njëra-tjetrën. Artistet e Trupës Artistike Rezidente të Artpolis, Aurita Agushi, Zhaneta Xhemajli, Qendresa Kajtazi, Donikë Ahmeti, Kaltrinë Zeneli, Blerta Gubetini, Dora Xhemajli sollën një rrëfim emocional, emancipues për sfidat e grave në sistemin patriarkal.

 Pas hapjes, mes emocionesh për KultPlus foli drejtuesja e ‘ArtPolis’, Zana Hoxha, e cila u shpreh e lumtur që ky edicon filloi pikërisht me këngën ‘Kalle Tuten’ dhe shfaqjen ‘Fefu dhe shoqet e saj’.

“Në hapjen e këtij edicioni pati një numër goxha të madh të publikut që kanë ardhur ta shijojnë shfaqjen. Ishte një hapje e cila filloi me këngën ‘Kalle tutën’, e cila është e bazuar në tektin që e kemi sivjet si moto dhe pastaj me shfaqjen ‘Fefu dhe shoqet e saj’ e cila është premierë dhe që e elektrizoi publikun sepse është një shfaqje ku publiku dhe aktorët janë shumë pranë njëri-tjetrit. Temat janë të lidhura me seksizmin, diskriminimin, paragjykimet dhe mizogjeninë e grave ndaj grave”, deklaroi Hoxha.

Më pas, Hoxha u shpreh se festivali sivjet i ka 28 ngjarje, e ku do të prezantohen 15 shtete me reth 200 artistë dhe artiste, aktivistë dhe aktiviste që kanë ardhur nga vende të ndryshme të botës.

Më tutje, ajo foli edhe për slloganin, i cili përveç që zgjoi kureshtje të madhe,  u mirëprit mjaft në publik.

“Sllogani ‘Kalle Tuten’ ka qenë një propozim i aktorëve dhe stafit të ‘Arpolis’. Kjo organizatë ka rreth 23 persona të punësuar  rregullisht prej të cilëve 12 janë artistë dhe 11 staf, duke përfshirë këtu aktorë, koreografë e regjisorë dhe ne shumë shpesh në vit bëhemi bashkë dhe reflektojmë për sukseseset për sfidat e problemet por edhe për planet dhe kështu ky sllogan erdhi si ide”, tha Hoxha duke su shprehur e lumtur që ky sllogan është mirëpritur shumë në publik.

Pas një paraqitje të suksesshme e që u përcoll me duartrokitje të shumta në publik, për KultPlus foli edhe Arlinda Morina, regjisorja e shfaqjes ‘Fefu dhe shoqet e saj’, e cila vlerësoi lart paraqitjen e aktoreve dhe tha se qëllimi i saj për të sjellë një shfaqje shumë afër publikut, u arrit në këtë mbrëmje.

‘Është problem ta shfaqim një shfaqje në një ambient të tillë sepse njerëzit janë mësuar të shohin shfaqje në teatër. Megjithatë, qëllimi im ishte që ta bëj të mundshme që publiku të kënaqet duke shijuar një shfaqje edhe në një kafene. Jam shumë e kënaqur me prezantimin e aktoreve, më kanë dhënë shpirt, dije dhe inspirim për gjithka”, tha mes tjerash Morina, duke shtuar se shpreson që pas kësaj paraqitje, kjo shfaqje të udhëtojë edhe më tutje.

E krejt në fund mbrëmja u përmbyll me performancën elektrizuese të artistes nga Bosnja e Hercegovina, Dj Marina Mimoza nën tingujt e muzikës elektronike./KultPlus.com

Ekspozitë nga fondi personal i Aleksandër Moisiut, nesër në BKK

Për aktorin austriak me origjinë shqiptar, Aleksandër Moisiun nesër do të hapet një ekspozitë në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.

“Aleksandër Moisiu: Njeriu dhe Artisti” titullohet ekspozita e cila do të mbahet në hollin e ekspozitave të BKK-së, nesër, më 17 maj në ora 15:00.

Ekspozita prezanton fotografi, artefakte dhe dokumente për dhe të Aleksandër Moisiut, të mbledhura në arkivat austriake nga studiuesi Pjetër Logoreci. / KultPlus.com

RAI3: Vjosa, lumi i egër i Evropës, e mbushur me vlera dhe potenciale

Nga malet e Pindit tek grykëderdhja e Adriatikut. Lumi i Vjosës me degët e tij përshkruan 400 kilometra nga Veriu i Greqisë. Nga Shqipëria, brigjet e Vjosës banohen nga 1 100 specie dhe kafshë barngrënëse. Një zonë e blertë me një peizazh panoramik, sipas një dokumentari në televizionin italian Rai3, i cili promovon vlerat turistike të lumit Vjosa.

”Lumi i Vjosës i u shpall një park kombëtar nga qeveria shqiptare, shembull i parë i një parku të egër në Evropë dhe së shpejti mund të shpallet biosfera e UNESCO-s.

Vendimi i qeverisë së Tiranës për ta shpallur ”Zonë të Mbrojtur” erdhi pas shumë vitesh betejash nga qytetarë dhe organizata të ndryshme ambientaliste kundër ndërtimit të hidrocentraleve dhe digave duke arritur edhe në thirrjen e aktorit të Hollivudit Leonardo DiCaprio”, thotë RAI3, i cili interviston edhe ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Lumi i Vjosës nuk është një lumë si gjithë të tjerët. Është një lumë i rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Evropën. Do të thosha më shumë. Është i vetmi lumë i egër i Evropës. Do të thosha që vendet e tjera të Europës me lumenjtë e tyre kanë bërë çfarë kanë dashur, i kanë zhvilluar, kanë ndërhyrë, ndërsa Shqipëria e vogël ka dhënë modelin që mund të mbrohet ky laborator natyral i biodiversitetit”, thotë Kumbaro.

”Vjosa quhet i egër pasi në të nuk ka diga, hidrocentrale, rrjedh i lirë në rrugëtimin e tij, duke favorizuar bujqësinë dhe nga pikëpamja e peshkimit ka disa lloje specie që rriten në këto ujëra. Në shkurtin e kaluar ky lumë u vizitua edhe nga drejtoresha e përgjithshme, Odri Azule  e shoqëruar nga ministrja Kumbaro. Në muajt e ardhshëm ky lumë mund të marrë çmimin prestigjioz të Biosferës të agjencisë së OKB-së”, vijon RAI3.

”Ideja është që të ndihmojë komunitetin vendas. Është diçka tjetër të ndryshosh natyrën. Është ndryshe ta quash një territor park kombëtar. Është diçka tjetër që t’u ofrosh  njerëzve që jetojnë këtu ide, mundësi, ndihma ekonomike etje. Ne nuk duam që njerëzit të braktisin ketë vende, sepse do të jenë vende të vdekura”, shton Kumbaro.

”Në brigjet që përshkruan Vjosa banojnë 100 000 banorë. Fermerët punojnë tokat, barinjtë kullosin bagëtitë si dhi e dhenë. Aleksi ka lindur dhe jeton në Përmet bën guida turistike. Ai e njeh Vjosën si xhepat e tij”, vijon RAI3.

”Një miku im italian duke parë këto bukuri thotë se ju keni një Ferrari, por nuk dini ta ngisni. Të ruash Vjosën do të thotë shumë për ekonominë tonë. Kush i ka braktisur këto vende e di që mund të kthehet të investojë në turizëm këtu”, thotë Aleksi.

”Ujëvara, natyrë, restorante me pamje nga lumi tërheqin vizitorët kuriozë për të zbuluar nga afër Shqipërinë e përtej detit. Një nga aktivitetet më të njohura është rafting. Në fshatin e vogël të Peshtanit takuam edhe Mirelën, e cila ofron një bujtinë për turistët. Në kopshtin e saj në qiell të hapur ndodhet një muze me reliket e Luftës së Dytë Botërore të cilat i gjeti në malet mbi fshat. Ajo gjithashtu ka luftuar për mbrojtjen e Vjosës”, vijon RAI3.

”Turismi po shtohet dhe do të jetë e ardhmja e kësaj zone. Jemi me fat që e kemi Vjosën. Natyra është treguar bujare me ne”, thotë Mirela./ atsh / KultPlus.com

U prezantua procesi hartues i Strategjisë Shtetërore për Rini: Vënia e rinisë në qendër të zhvillimit

Strategjia Shtetërore për Rini 2024-2032 dhe Plani i Veprimit 2024-2026, ka hyrë në fazën fillestare të hartimit. Procesi është prezantuar sot para krerëve institucional, partnerëve strategjik, deputetëve, zëvendësministrave, shoqërisë civile dhe pjesëmarrësve nga sektori i rinisë, përcjell KultPlus.

Kryeministri Kurti e vlerësoi atë si dokumentin kryesor orientues afatgjatë për qeverinë karshi rinisë ngase është strategji që na orienton drejt zhvillimit dhe është një mjet reform për politikbërje ndërsektoriale.

Ministri Çeku riktheksoi se hartimi i këtij dokumenti që do të na tregoj shtegun drejt zhvillimit të qëndrueshëm për të gjithë të rinjtë, po bazohet në studimet e fundit dhe praktikat më të mira në dispozicion.

Koncept dokumenti është artikuluar në mënyrë shumë konstruktive për tejkalimin e sfidave me të cilat përballen të rinjtë në vend, shtoi Arnhild Spence, koordinatore e UNKT-së për Kosovë.

I tërë procesi është rezultat i MKRS në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit, me mbështetje të UNKT, në veçanti UNDP, UNICEF, UNFPA dhe IOM. / KultPlus.com

Simpozium shkencor për portretin e shkrimtarit Ibrahim Kadriu në Universitetin e Tetovës

Nën organizimin e Shoqatës për Kulturë e Shkencë “Ars Albanica”, në Amfiteatrin 2 të Universitetit Shtetëror të Tetovës u mbajt dje simpozium shkencor “Gjurmë në kohë” për portretin letrar të shkrimtarit Ibrahim Kadriu.

Hapja e Simpoziumit nisi me një fjalë përshëndetëse nga prof. Zeqirja Rexhepi – kryetari i Shoqatës “Ars Albanica” për të vazhduar tutje me prof. Kushtrim Ahmeti – Rektor i Universitetit të Tetovës, prof. Berton Sulejmani – Dekani i Fakultetit Filologjik – Universiteti i Tetovës.

Me punimin e saj “Jeta dhe veprimtaria e shkrimtarit Ibrahim Kadriu”, më pas u paraqit Kaltrina Sadiki. Tutje u lexua një fragment nga romani “Kroi i ilaçit”.

Ndërsa prof. Zeqir Kadriu u paraqit me kumtesën “Shenjëzim në kohë në romanin “Përtej binarëve” të Ibrahim Kadriut, për të vazhduar tutje me prof. Anton Nikë Berisha me “Rreth disa veçantive të poezisë së Ibrahim Kadriut”, Prend Buzhala me kumtesën “Letërsia për fëmijë e Ibrahim Kadriut”, Adelina Xhaferi paraqiti “Interpretim i poezisë “Babai im”.

Leximet u ndërprenë për vazhduar me muzikë, ku Benjamin Menga në violinë dhe Erza Shefiti në flaute dhanë disa çaste të këndshme muzikore.

Simpoziumi vazhdoi me kumtesën e prof. Berton Sulejmani – “Disa veçori sintaksore në romanin “Kapërcimi i ujit të madh” të Ibrahim Kadriut”, prof. Salajdin Salihu me “Veçoritë poetike në veprën e Ibrahim Kadriut”, prof. Zejnepe Alili Rexhepi prezantoi “Historia e dy të burgosurve shqiptarë, viktima të ideologjive politike, në romanin “Ata dy të burgjeve” të Ibrahim Kadriut, Alejna Hasani me fragment nga romani “Ata dy të burgjeve”.

Për të thyer atmosferën e leximeve, ky organizim vazhdoi edhe njëherë me interpretim muzikor nga Benjamin Menga (violinë) dhe Erza Shefiti (flautë) e për të ja lënë radhën Altina Sulemanit për interpretimin e poezisë “Atdheu”.

Krejt për fund pati një fjalë përshëndetëse dhe fjalë rasti nga kolegë, miq dhe lexues të veprës letrare, artistike të shkrimtarit.

Për ta përmbyllur në mënyrë ceremoniale, në fund u bë edhe ndarja e pllaketës për shkrimtarin e njohur Ibrahim Kadriu i cili më pas mori fjalën për të përshëndetur dhe falënderuar të gjithë ata që organizuan këtë simpozium në nderim të veprës së tij dhe gjithë lexuesit e saj. / KultPlus.com

Ministri Mehaj kujton Ukshin Hotin: Vepra dhe jeta e tij do mbeten gjithmonë busulla e rrugëtimin tonë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, e ka përkujtuar veprimtarin e Lëvizjes Kombëtare Ukshin Hoti, në 24-vjetorin e zhdukjes.

Mehaj, përmes një postimi në Facebook, tha se Hoti ishte fenar i kombit shqiptar.

“Të pakta janë qeniet njerëzore ekzistenca e të cilëve lë gjurmë ndër breza, me një urtësi që të ngjallë siguri e hedhë dritë mbi vetëdijen shoqërore, duke shërbyer si një udhërrëfyes që përkundër çdo stuhie gjen rrugën drejt të interesave të përgjithshme që tejkalojnë individualen, të pjesshmen, e synojnë idealen. Ukshin Hoti i tillë ishte, fanar i kombit shqiptar, figurë që na ka frymëzuar si popull dhe vazhdon të na frymëzojë edhe sot e kësaj dite”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Mehaj shtoi se vepra dhe jeta e Ukshin Hotit “do të mbetet gjithmonë busulla e rrugëtimit tonë si shtet e komb”.

“I përjetshëm do të jetë kujtimi për të!”, ka përfunduar ai. / KultPlus.com

Themelohet Shoqata e Miqësisë Austriako-Kosovare, kryetari Arsim Vranovci: Zoti e bekoftë Austrinë

Me një ceremoni solemne është shënuar themelimi i Shoqatës Austriako- Kosovare ku kanë marr pjesë shumë personalitete nga vendi dhe jashtë, shkruan KultPlus.

Presidentja e vendit Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë marr pjesë në këtë ceremoni, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i Ambasadës së Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger, sikurse edhe eurodeputeti Lucas Mandl.

Kryetar i shoqatës është zgjedhë Arsim Vranovci, i cili ishte edhe nismëtarë për themelimin e kësaj shoqate.

“Kjo është një ngjarje të cilën nuk e kam bërë vetëm unë. Motoja dy shtete një zemër buron nga fakti se gjysmën e familjes i kemi jashtë vendi. Familja ime jemi katër antarë, dy jemi në Kosovë dhe dy në Austri, prandaj nuk mund të ndahemi. Dua të shtojë vetëm një fjali, pra sic thoshte presidenti ynë historik, dr, Ibrahim Rugova në çdo fjalim të tij, Zoti i bekoft SHBA-të, Zoti e bekoft Kosovën, Zoti e bekoft Austrinë” ka thënë Vranovci para të pranishmëve./ KultPlus.com

24 vite nga zhdukja e Ukshin Hotit

Janë bërë sot plotë 24 vite nga zhdukja e veprimtarit të Lëvizjes Kombëtare, profesorit dhe intelektualit Ukshin Hoti, shkruan KultPlus.

Më 16 maj të vitit 1999 në rrethana ende të pa ndriçuara, është zhdukur Ukshin Hoti.

Ukshin Hoti ka qenë edhe ligjërues ne disa universitete të Amerikës ku dhe kishte studiuar dhe diplomuar.

Kujtojmë që Ukshin Hoti për aktivitetin e tij atdhetar ishte arrestuar disa herë nga regjimi serb i Titos dhe i Millosheviçit. Për herë të fundit ishte arrestuar në vitin 1994 nga policia serbe me akuzën e ushtrimit të veprimtarisë armiqësore kundër Jugosllavisë dhe për pjesëmarrjen e tij në lëvizjen për Republikën e Kosovës, me ç’ rast ishte dënuar 5 vjet burg.

Më 16 Maj të vitit 1999 pas lirimit dhe pas daljes nga qelia e burgut të Dubravës, zhduket nga polica serbe pa lënë gjurmë.

Shokët e burgut, ata që kanë shpëtuar nga masakra e Dubravës, disa ditë më vonë, kanë treguar se Ukshini ishte liruar nga burgu më 16 maj, ditën e diel, ditë që nuk praktikohej lirimi i të burgosurve.

Prej asaj kohe e deri tani, veprimtari i madh i çështjes kombëtare shqiptare, magjistri, filozofi, shkrimtari, publicisti, atdhetari i përkushtuar, Ukshin Hoti edhe sot e kësaj dite konsiderohet ende i zhdukur. / KultPlus.com

Ed Sheeran për Eminem: Ai më shëroi belbëzimin tim

Ed Sheeran ka pohuar se këndimi rap me albumin e Eminem të vitit 2000 ‘The Marshall Mathers LP’ e “kuroi” belbëzimin e tij.

Fituesi 32-vjeçar i Grammy-t, i cili që atëherë ka bashkëpunuar dhe performuar me ikonën e repit, ka zbuluar se duhet falënderuar Eminemin, për ndihmën për të rregulluar pengesën e tij në të folur.

Ed tha: “Ai shëroi belbëzimin tim. Unë mendoj se është ndryshe me Eminem sepse ai është mjaft i izoluar, nuk sheh apo takon kaq shumë njerëz. Unë e njoh atë tani për gjashtë vjet dhe kemi bërë tre këngë së bashku, kam luajtur me të dy herë në skenë. Ai është një person tjetër me të cilin kam lidhje, pasi ai ende jeton në qytetin e tij të lindjes dhe ka ekosistemin e tij rreth tij.” / KultPlus.com

Ansambli “Shota” me koncert si dedikim për instrumentistin e ndjerë Mentor Krasniqi

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” po vjen me koncertin e radhës i cili i dedikohet instrumentistit tashmë të ndjerë të ansamblit, Mentor Krasniqi. 

Koncerti mbahet me datë 19 maj në sallën e amfiteatrit-Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, me fillim në ora 19:00. / KultPlus.com

Hapet një tjetër pikë shkollore për mësimin e gjuhës shqipe në Zvicër

Një tjetër klasë për mësimin e gjuhës shqipe është hapur në Effretikon të Kantonit të Zyrihut. Përpjekjet e mërgimtarëve për ruajtjen e gjuhës shqipe dhe pasimin tek brezat e ardhshëm është një përpjekje e pandalshme.

“Gjatë gjithë vitit shkollor kemi bërë çmos që të hapim sa më shumë klasa dhe në orët mësimore të gjuhës e të kulturës kombëtare të përfshijmë sa më shumë fëmijë të mërgimtarëve shqiptarë, me të vetmin qëllim që ta mësojnë dhe ta ruajnë gjuhën amtare”, shprehet koordinatori i “Shkollës shqipe” në Zvicër, Vaxhid Sejdiu.

Mësuesja Alma Mico me nxënësit e Shkollës Shqipe në Effretikon të Kantonit të Zyrihut

E premtja e datës 12 maj 2023 solli buzëqeshje në fytyrat e vogëlushëve të cilët të lumtur, të gëzuar u ulën në bankat shkollore të “Shkollës Shqipe” në Zvicër, në pikën shkollore në Effretikon. Gëzimi shihej qartë jo vetëm në fytyrën e nxënësve por edhe të mësueses Alma Mico, e cila mundohej në mënyra të ndryshme t`ua bëj sa më të lehtë orën mësimore në këtë ditë fillimi të mësimit të gjuhës amtare.  

Një gëzim dhe kënaqësi e veçantë shihej edhe në fytyrat e prindërve duke i parë fëmijët e tyre në klasë duke shfletuar abetaren e gjuhës shqipe, leximi e shkronjave apo shqiptimi e fjalëve.

Nxënësit Floriani, Ronisi, Ronesa, Albini, Ismajli, Amirja, Lina, Amina, Dorela, Ensari, Anuri, Almiri, të cilët erdhën  në orën e parë dhe të tjerët të cilët do t`iu bashkëngjiten në ditët në vazhdim e shikonin mësuesen me një gëzim të veçantë sepse për ta kishte filluar një ditë e re, një ditë ku ata do të mësonin edhe gjuhën shqipe.

Një angazhim në shërbim të arsimit shqip, në shërbim të shkollës shqipe, koordinatori i “Shkollës shqipe” në Zvicër, Vaxhid Sejdiu, së bashku me mësuesen Alma Mico dhe nxënësit e shkollës shqipe në Effretikon, të Kantonit të Zyrihut

Dhe fare në fund duke ju dëshiruar nxënësve dhe mësueses suksese pafund stafi i shkollës kanë apeluar te të gjithë bashkatdhetarët që fëmijët e tyre t`i dërgojnë në shkollën shqipe.

Mësimi zhvillohet çdo të premte nga ora 17-19:00. Adresa e Shkollës është Schulhaus Watt, Lindenstrasse 68307 në Effretikon. / KultPlus.com

A do të na zëvendësojnë robotët së shpejti?

Robotët e pajisur me inteligjencë artificiale (AI) po marrin përsipër gjithnjë e më shumë detyra nga njerëzit. Për çfarë janë të afta makinat njerëzore dhe a do të na zëvendësojnë së shpejti?

Kompania Hanson Robotics me bazë në Hong Kong zhvillon robotë të ngjashëm me njeriun dhe është e njohur për robotikën dhe teknologjinë e AI. Një nga makinat quhet “Profesori Ajnshtajn”, i quajtur sipas fizikantit të famshëm.

Ai synon t’i bëjë njohuritë dhe humorin e Ajnshtajnit të arritshëm për një brez të ri.

Sa më të ngjashëm me njeriun

Për t’i bërë robotët sa më të ngjashëm me njeriun, në procesin e prodhimit përdoret edhe një lëkurë nanoteknologjike e quajtur “frubber”. Kjo synon të krijojë androidë që shfaqin shprehje reale të fytyrës. Në të ardhmen, kompania gjithashtu dëshiron t’u japë robotëve të saj aftësi njerëzore si dashuria dhe dhembshuria.

“Sophia” – Qytetare dhe ambasadore

Kompania ndërton robotë humanoidë që nga viti 2007 dhe pas 10 vitesh bëri një revolucion teknologjik me modelin e saj “Sophia”. “Sophia” është roboti i parë dhe deri tani i vetmi që ka shtetësinë e saj.

Pas prezantimit të saj, Arabia Saudite e bëri androidin qytetar të saj. “Sophia” punon edhe për Kombet e Bashkuara si “Ambasadore e inovacionit”.

Nga pjatalarëse tek udhëtar në hapësirë

Roboti “Beomni” është një robot për të gjitha qëllimet që, sipas prodhuesit të tij në SHBA, Beyond Imagination, mund të përdoret në mënyra të ndryshme: “Beomni” është në gjendje të hapë shishe si dhe të bëjë injeksione dhe prandaj mund të përdoret si në gastronomi edhe në sektorët e mjekësisë.

Madje supozohet se mund të udhëtojë edhe në hapësirë për të ndihmuar për ndërtimin e objekteve hapësinore.

Të fuqizuar nga AI

Robotët humanoidë po zhvillohen edhe në Gjermani: Në vjeshtën e vitit 2022, “Lena” përfundoi një provë në zyrë. Zonja robotike e pajisur me inteligjencë artificiale nga laboratori kërkimor Leap in Time Lab punoi së bashku me kolegët e saj njerëz për tetë javë.

Në fund të fazës së testimit, Lena e kishte zgjeruar fjalorin e saj deri në atë masë sa ishte në gjendje të bënte prezantime.

‘Kumbari i Al’ paralajmëron për rreziqe

Sa më shumë detyra po merr përsipër inteligjenca artificiale, aq më i madh është diskutimi për dimensionin etik të këtij zhvillimi. Geoffrey Hinton, i njohur si “kumbari i AI”, ka frikë nga humbja e kontrollit mbi inteligjencën artificiale dhe paralajmëron për “rreziqe serioze për njerëzimin”.

Shumë shpejt mund të “mos e njohim më atë që është e vërtetë”, thotë ai. Hinton sapo ka dhënë dorëheqjen nga Google për të paralajmëruar përmes leksioneve dhe paraqitjeve në media për rreziqet e AI./DW / KultPlus.com

Kush është kuzhinieri shqiptar që po bën bujë në Zvicër

Kuzhinieri shqiptar ka vendosur të garojë për një çmim shumë të rëndësishëm.

Tetë shefa të rinj të kuzhinës garojnë në gjysmëfinalen e “Golden Chef 2023”. Ata të gjithë duan të kalojnë në finale më 5 qershor në Kursaal Bern.

Ky episod fokusohet tek Ernest Bardhoku dhe krijimi i tij me mish me pulë zvicerane. 26-vjeçari e përshkruan veten si një njohës i madh. Pjata e tij me mish duhet të jetë gjithashtu e këndshme. Motoja e tij simpatike: “Nuk më interesojnë kaloritë!”, shkruan albinfo.ch.

Ai tashmë ka marrë pjesë në tre gara: dy në Itali në fillim të karrierës së tij, të dyja i fitoi, dhe Kupën e Kulinarisë Zvicerane 2018.

Bardhoku ka punuar nw “Hotel La Reserve”, Gjenevw dhe “Hotel Au Sauvage”, Fribourg. / KultPlus.com

Keith Urban po kthehet në American Idol

Keith Urban do të shërbejë si mentor i ftuar në American Idol këtë muaj.

Në një mesazh të postuar në llogarinë zyrtare në Instagram për spektaklin e konkurrencës së këngës të premten, një përfaqësues konfirmoi se ylli i muzikës country do të paraqitet në finalen e sezonit 21.

“Dikur gjyqtar i IDOL-it, tani mentori ynë i ftuar në FINAL! Mirë se erdhe përsëri, @keithurban!” shkruanin ata, transmeton Plus.

Sipas redaktorëve në Billboard, Keith do të performojë hitin e tij të vitit 2022 ‘Wild Hearts’ gjatë spektaklit tre-orësh.

Finalja është caktuar të transmetohet më 21 maj. Më parë, Keith ka punuar si gjyqtar në American Idol nga sezonet 12 deri në 15. / KultPlus.com

Shtrohet në kalldrëm rruga “2 Korriku” në Prishtinë

Është shtuar në kalldrëm rruga “2 Korriku” në Prishtinë, e njohur si “te kafet e rakisë”.

Kjo rrugë tashmë do të jenë e qasshme vetëm për këmbësorët dhe nuk do të lejohet qarkullimi i veturave.

Se rruga do të jetë e qasshme vetëm për këmbësorë javë më parë kishte njoftuar nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj. / KultPlus.com

Kosova vendi i vetëm në rajon pa gazeta të shtypura, s’ka shpresë për rikthimin e tyre

Tash e sa kohë nuk ka gazeta të shtypura në vendin tonë. Rreth kësaj çështjeje për Portalin Dukagjini kanë diskutuar drejtori ekzekutiv në Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK), Imer Mushkolaj, profesori në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Faton Ismajli dhe asistentja profesoreshë në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Hyrije Mehmeti.

Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka gazeta të shtypura. Para pandemisë ishin disa gazeta që shtypeshin në Kosovë, “Koha Ditore”, “Epoka e Re”, “Zëri” dhe “Bota Sot”.

Edhe pse kaloi pandemia e Covid-19, këto gazeta nuk vazhduan të shtypeshin më.

Imer Mushkolaj, drejtori ekzekutiv në Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK), në një intervistë për Portalin Dukagjini, ka thënë se mungesa e gazetave e ka diskrimunuar një pjesë të qytetarëve më në moshë, të cilët gazetat i kanë pasur burim të informimit, dhe se problemet në qasjen online kanë bërë që ata të jenë të përjashtuar në njëfarë forme nga mënyra tradicionale e informimit.

Mushkolaj ka thënë se shkaqet kyçe që ndikuan në “zhdukjen” e këtyre gazetave janë problemet financiare dhe përhapja e vrullshme e mediave online.

Sipas tij botuesit e gazetave nuk kanë pasur mundësi që të vazhdojnë botimin e tyre edhe pas situatës me pandeminë, gjë që çoi në mbylljen e tyre.

Ai bën të ditur se tani publikohen dy gazeta në internet, në versionin PDF, por kjo sipas tij nuk mjafton.

“Gazetat janë pjesë e rëndësishme e memories kombëtare të secilit komb, andaj mungesa e tyre lë zbrazëti të madhe edhe në këtë aspekt”, është shprehur ai.

Drejtori ekzekutiv i KMShK-së shton se informimi online është më i shpejtë dhe në kohë reale, thekson se puna në gazetë është më komode dhe koha më e madhe në dispozicion bën që të përvidhen më pak gabime.

Sipas tij përparësia e gazetave online në këtë rast është që lëshimet mund të përmirësohen shpejt, në mënyrë që publiku të informohet shpejt dhe drejt. Ai ka potencuar se interaktiviteti me publikun është “shumë më shumë i shprehur në gazetat online”.

Për rikthimin e gazetave të shtypura Mushkolaj ka thënë se nuk janë ndërmarrë hapa konkret ngase sipas tij, duket se nuk ka llogari financiare për një gjë të tillë. Ai thekson se përshtatja me gazetat online nuk ka qenë e vështirë, por, natyrshëm, mbetet nostalgjia për gazetën e printuar.

“Gazetat online nuk duhet ta vënë shpejtësinë para saktësisë. Më shumë kujdes në informim do t’i bënte më të mira ato”, ka përfunduar Imer Mushkolaj.

Profesori në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Faton Ismajli ka thënë se gazetaria e internetit, gazetaria e portaleve ofron shumë më shumë mundësi për të bërë gazetari më “cilësore, më të shpejtë, më të saktë, më të thellë, më të dokumentuar”.

“Mirëpo, mungesa e gazetave për një shoqëri sikur e jona është në radhë të parë dëm në raport me historinë. Sepse gazetarët janë të parët që shkruajnë çka ndodh sot dhe publikohet të nesërmen. Shembull, nëse marrim faktin se çka ka ndodhur më 2008 shkojmë në arkiva, i gjejmë gazetat dhe mund të përdorim si argumente, mund të studiojmë atë periudhë”, ka thënë Ismajli për Portalin Dukagjini.

Sipas tij, kjo ndikon edhe në aspektin e profesionit pasi gazetat patën krijuar një traditë në Kosovë, nisur gazeta Rilindja për të vazhduar me gazetat e viteve të 90-ta, pastaj me gazetat e pas përfundimit të luftës.

“Në njërën anë gazetaria e re ka krijuar mundësi më të mëdha për gazetari profesionale, por gazetaria e gazetave vazhdon të mbajë epërsinë e raportimit profesional, të thellë, të argumentuar dhe më etik në raport me mediat e reja”, ka thënë Ftaon Ismajli.

Profesori në Departamentin e Gazetarisë ka thënë se dy faktorët që ndikuan në “humbjen” ose “zhdukjen” e gazetave të shtypura janë mungesa e lexuesve dhe mungesa e interesimit të bizneseve për të pasur reklama në gazeta.

“Shto këtu faktorin e tretë kulturor. Pra, Kosova për dallim prej kulturave europiane kur gazetat e para kanë dalë para më shumë se 300 vjetëve, ka një traditë më të shkurtër kohore të posedimit të gazetave. Të kthehemi të dy faktorët e parë, mungesën e lexuesve dhe aspektin ekomomik. Kur janë mbyllur gazetat në Kosovë, numri i tirazhit nuk e ka tejkaluar 1 ekzemplarë. I bie që s’ka pasur shumë lexues. Shikuar nga kjo perspektivë mediat nuk kanë gjetur zgjidhje për të tejkaluar këtë problem. Rrjedhojë e mungesës së lexuesve ka rënë edhe reklama dhe të hyrat e mediave. Rrjedhimisht, s’kanë pasur mundësi të mbijetojë në një treg ku shumica e reklamave, për të mos thënë, pjesa dërrmuese e reklamave vetëm se kishin kaluar në mediat e reja, në portale dhe rrjete sociale”, është shprehur Faton Ismajli.

Ismajli është shprehur se gazetat e shtypura me gjithë mungesën e lexueshmërisë, me gjithë problemet kanë ofruar një thellësi më të madhe se sa portalet. Sipas tij, gjithmonë mediat kanë synuar shpejtësinë, mirëpo, në këtë kohë, pra në kohën e mediave të reja “gara është edhe më e ashpër”.

Faton Ismajli ka theksuar se shkaku i traditës, i mënyrës së punës, i mënyrës së organizimit të gazetës, lexuesi i ka besuar më shumë gazetarisë së shtypur.

Ai thekson tutje se gazetaria e internetit në Kosovë po vazhdon të zhvillohet dhe ka një ngritje të standardeve, mënyrës së raportimit e deri te përdorimi i të gjitha mundësive që të jep interneti për të dhënë lajmin në mënyrën më profesionale. Por sipas tij, duhet kohë, investim dhe angazhim për të arritur standardet më të larta edhe në gazetarinë online.

Ismajli nuk është shprehur optimist për mundësinë e rikthimit të gazetave të shtypura sepse sipas tij, është e vështirë të gjendet dikush që bën një investim të tillë.

“Ndoshta, edhe OJQ e në fund të fundit edhe shteti do të mund të investonte në një gazetë të shtypur, me një tirazh t vogël që do të mund që do të mund të shërbente si memorie e ngjarjeve që ndodhin. E njëjta gazetë do të duhej të arkivohej në Bibliotekën Kombëtare siç ka ndodhur me gazetat kur dilnin në shtyp. Pra, mendoj se si shoqëri duhet të mendojmë për të nxjerrë së paku një gazetë dhe të gjejmë edhe mënyra. Ideja ime për një gazetë që dokumenton ngjarjet ditore është vetëm ide e imja. Mund të ketë ide edhe më të mira, më kreative që ta rikthejmë në një formë apo tjetrën së paku një gazetë”, ka potencuar Ismajli.

Ai ka treguar se kur gazetarët që më parë kanë punuar në gazeta të shtypura kanë filluar të punojnë në gazetat online kanë kuptuar se duhet të kenë më shumë shkathtësi

“Duhet të kenë njohuri për fotografi. Duhet të dijnë të realizojnë video. Duhet të dinë të përdorin mediat sociale. Duhet të jenë të përgatitur gjuhësisht shumë më shumë se sa në gazeta. Është dukur se gazetaria online është me e lehtë, në fakt, gazetaria në portale kërkon shumë më shumë shkathtësi, shumë më shumë njohje, shumë më shumë kompetencë për të gjitha ato që i diskutuam edhe më lartë”, ka deklaruar profesori në Departamentin e Gazetarisë në UP, Faton Ismajli.

Ismajli ka treguar se portalet apo gazetat online duhet të ofrojnë shumë më shumë raportime me tekst, foto, video dhe grafika siç raportojnë portalet botërore.

“E dyta, portalet duhet t’i kushtojnë rëndësi aspektit profesional, të balancojnë lajmin, të marrin edhe qëndrimet e palëve të përfshira në raportim, të përdorin gjuhë neutrale në raportim, të kenë një qasje kritike në raportim ndaj gjithë atyre që përdorin gjuhë fyese, gjuhë të urrejtjes dhe gjuhë të mosdurimit racor, etnik fetar e seksual. Me një fjalë, portalet duhet t’i ndjekin standardet profesionale që dikur ishin te etabluara në gazeta, televizion e radio”, është shprehur Ismajli.

“Pavarësisht se fillimisht kemi pasur gazetën, pastaj radion, pastaj televizionin dhe në fund portalet, standardet profesionale dhe etike vetëm sa janë ngritur dhe nuk ka pasur asnjëherë konsensus as mes profesionistëve dhe as mes akademikëve se me ardhjen e mediave të reja duhet të ulen standardet. Ka ndodhur e kundërta. Vetëm shihni trendin e fundit, kur mediat në Kosovë dhe në botë, kanë krijuar edhe verifikues të fakteve, kanë krijuar formë të re të shkrimit, kur raportohet për tekstet që kanë raportime të pasakta”, ka përfunduar Faton Ismajli.

Asistentja profesoreshë në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Hyrije Mehmeti ka thënë se fillimi i pandemisë në vendin tonë, përkatësisht muaji mars i vitit 2020, ka qenë muaji i fundit kur në tregun tonë ka pasur gazetë ditore.

“Pas këtij muaji, gazetat e shtypura janë zhdukur tërësisht, çka nuk do të duhej të ndodhte”, ka thënë Mehmeti, duke shtuar se një ndër problemet kryesore që lidhet me mbylljen e gazetave ka të bëjë me çështjen financiare.

Mehmeti ka shtuar se Kuvendi i Kosovës do të duhej që së paku të krijonte bazë ligjore për rikthimin në treg të një gazete si gazetë publike.

Mehmeti është shprehur se zhdukja e gazetave ditore ka qenë problematike sidomos për personat në moshë të shtyrë, për të cilët përdorimi i teknologjisë është më i vështirë, e për disa edhe i pamundur. I njëjti problem sipas saj ka qenë dhe për gazetarët të cilët kanë punuar në to.

“Gazetat ditore ruajnë kriteret dhe standardet e gazetarisë. Për më tepër, ajo çfarë mungon nga gazetat ditore lidhet me besueshmërinë e lajmit që përmes tyre është përcjellë tek lexuesit. Një mungesë e tillë e ka bërë edhe më të vështirë dallimin e lajmeve të rreme nga ato të vërteta”, ka thënë asistentja profesoreshë në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Hyrije Mehmeti.

Mehmeti është shprehur se gazetat online duhet të marrin përsipër rolin e gazetave të shtypura dhe se “veçanërisht” duhet të shtojnë edhe disa rubrika që kanë pasur gazetat, sikurse recensionet, intervistat e gjata e të tjerë. / KultPlus.com

The Guardian pas të shtënave masive në Serbi: Një komb i mbushur me armë vdekjeprurëse, ku lavdërohen kriminelët e luftës

Në javën e parë të një amnistie pasi të shtënat masive e zhytën vendin e tyre në tronditje dhe kërkim shpirtëror, serbët dorëzuan më shumë se 13,500 armë, nga armët përmes granatës së dorës deri te hendetëset antitank dhe qindra mijëra fishekë.

Por në një komb thellësisht të ndarë të mbushur me armë vdekjeprurëse, ku lavdërohen kriminelët e luftës, shfaqjet reale në yjet e televizionit shtetëror për vrasës të dënuar dhe kujtimet e konflikteve të egra të fundit janë të thella, shumë veta dyshojnë nëse premtimi i presidentit për të “çarmatos” vendin do të mjaftojë, shkruan The Guardian.

Tetëmbëdhjetë njerëz u vranë dhe 21 u plagosën këtë muaj në dy të shtëna në po aq ditë. Në Beograd, një sulmues – dyshohet se një nxënës 13-vjeçar duke përdorur dy pistoleta të babait të tij – qëlloi për vdekje tetë nxënës dhe një roje sigurie. Një vajzë 10-vjeçare e plagosur ka ndërruar jetë të hënën, duke e çuar numrin në 10. Gjashtë fëmijë të tjerë dhe një mësuese kanë mbetur të plagosur.

I dyshuari ndodhet në paraburgim dhe i nënshtrohet vlerësimit psikologjik, por është shumë i ri për t’u mbajtur përgjegjës penalisht. Babai i tij akuzohet se e ka trajnuar adoleshentin të përdorë armët dhe se ka dështuar në sigurimin e duhur të pistoletave.

Të nesërmen, një burrë që tundte një pushkë sulmi dhe një pistoletë vrau tetë persona dhe plagosi 14 të tjerë në dy fshatra rreth 30 milje në jug të kryeqytetit. Një i dyshuar 21-vjeçar ndodhet në mbajtje.

Presidenti, Aleksandar Vuçiç, një autoritar populist, pro-Kremlinit, rrënjët politike të të cilit janë në nacionalizmin e ekstremit të djathtë – ai ishte shkurtimisht ministër i informacionit nën udhëheqësin serb Slobodan Millosheviç, i cili vdiq gjatë gjyqit të tij për krime lufte – përshkroi “një sulm ndaj gjithë vendin tonë”.

Vuçiç shpalli amnistinë njëmujore të armëve, duke premtuar se njerëzit mund të dorëzojnë armë, municione dhe municione të paligjshme, si dhe armë në pronësi të ligjshme që nuk i dëshironin më, në mënyrë anonime dhe pa frikë nga ndjekja penale.

Vuçiq fitoi disa lëvdata, veçanërisht jashtë vendit, për këtë veprim, me disa komentues që kundërshtuan vendosmërinë e tij me paaftësinë e dukshme të SHBA-së – e cila vetëm këtë vit ka dëshmuar 22 vrasje masive në të cilat janë vrarë katër ose më shumë njerëz, duke përjashtuar autorin – për të trajtuar dhunën e përshpejtuar me armë.

Ai ka premtuar më tej një moratorium dy-vjeçar për licencat e reja të armëve, një rishikim të licencave aktuale, më shumë kontrolle psikologjike, 1,200 oficerë policie shtesë në shkolla dhe burgime më të gjata për krime me armë dhe armëmbajtje pa leje.

Serbia veproi pas dy të shtënave masive – SHBA nuk ka bërë asgjë pavarësisht 200 të shtënave këtë vit

Por ndërsa presidenti i tyre po premtonte “një përgjigje të mprehtë, masa urgjente dhe dënime të rënda” për të trajtuar krimin me armë, shumë serbë po pyesnin se çfarë tjetër mund të fshihej pas tij – dhe sa larg Vuçiç, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 2014, mund të ketë kontribuar në dhuna e tepruar në vend, në politikë dhe në TV.

Disa mbështesin masat e qeverisë. “Ka shumë dhunë. Nuk e di se si nuk e kanë trajtuar këtë çështje deri më tani”, tha Ivan Petroviq, një pensionist. Por të tjerët nuk janë të qetësuar. “Nuk di çfarë të mendoj. Unë kam një fëmijë dhe nuk ndihem i sigurt. I mbaj sytë mbyllur në këndin e lojërave”, tha Vesna Dragishiq.

Mijëra dolën në rrugët e Beogradit të premten në një marshim të dytë protestues të udhëhequr nga opozita “Serbia kundër dhunës”, duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të brendshëm – ministri i arsimit tashmë ka shkuar – dhe një fund të asaj që shumë e shohin si kulturë dhune të nxitur nga mediat dhe politikanët e partisë në pushtet.

Vuçiç ka akuzuar kundërshtarët e tij se po përpiqen të shfrytëzojnë tragjeditë për qëllime politike dhe ka njoftuar planet për tubimin e tij në fund të majit. Të dielën ai tha se do të tërhiqej “së shpejti” si udhëheqës i Partisë së tij Progresive Serbe në pushtet, duke premtuar zgjedhje të reja parlamentare përpara fundit të shtatorit.

Askush nuk e di se sa armë ka në Serbi, një vend me rreth 6.8 milionë banorë. Maja Bjeloš, një studiuese në Qendrën e Beogradit për Politikat e Sigurisë, tha se ishte e paqartë se sa armë ishin regjistruar, e lëre më se sa ishin mbajtur ilegalisht.

“Policia ka thënë se ka mbi 900,000 armë zjarri të mbajtura ligjërisht nga qytetarët… Presidenti tha se ishin 400,000, pastaj dy ditë më vonë 700,000,” tha Bjeloš. “Kemi dezinformata nga qeveria. Por vlerësimet për totalin – legal dhe të paligjshëm – shkojnë nga 1.5 milion në 3 milion. Kjo është e frikshme.”

Ajo tha se armët e mbetura nga luftërat jugosllave të viteve 1990 përbënin vetëm një pjesë të arsenalit. “Ekziston një traditë e armëve të zjarrit në shtëpi, e kaluar brez pas brezi, e të qëlluarit në ajër gjatë festave,” tha ajo. “Siguria e dobët në fabrikat e armëve dhe dyqanet e policisë shkaktohet nga disa. Dhe rrjetet kriminale, brenda dhe jashtë Serbisë.”

Masat represive dhe gjunjëzuese nuk do të ndihmonin, Bjeloš tha: “Serbia ka ndër më shumë oficerë policie për frymë në Evropë, por kjo nuk i ka lënë qytetarët të ndihen më të sigurt ose të zgjidhin problemin e dhunës.”

Pavarësisht aksesit të gatshëm në armë, të shtënat masive ishin të rralla në Serbi para këtij muaji; incidenti i fundit i madh ishte në vitin 2013. Por mes vështirësive, trashëgimisë së luftës, korrupsionit endemik dhe niveleve të larta të dhunës në shoqëri, politikë dhe media, ekspertët kanë paralajmëruar prej kohësh se prania e kaq shumë armëve përbënte një kërcënim.

Zoran Gavrilović, një sociolog në Byronë për Kërkime Sociale, tha se të shtënat nuk e kishin befasuar atë. “Klima sociale po çonte në këtë. Ne kemi një shoqëri të dhunshme. Ishte vetëm çështje kohe që ajo të shpërthente”, tha ai.

Shumë fajësojnë Vuçiçin, nëse jo drejtpërdrejt, duke e akuzuar presidentin se ka mbajtur qëllimisht një klimë dhune. “Indirekt, Vuçiç është fajtori kryesor – ai është ai që krijoi këtë atmosferë urrejtjeje dhe të gjitha sulmet në mediat e tij”, tha Marinika Tepiq, një politikane e lartë opozitare. “Serbia nuk është fuçi baruti; ka shpërthyer.”

Vuçiç dhe partia e tij në pushtet i nënçmojnë rregullisht kundërshtarët e tyre politikë dhe rivalët e huaj si “llum”, “hajdutë” dhe “pedofilë”, ndërsa seancat parlamentare dominohen nga fyerje të vrazhda dhe agresive.

“Ne nuk do të shërohemi, edhe sikur të hiqen të gjitha armët dhe të gjithë sociopatët të futen pas hekurave, për sa kohë që fati ynë është i formësuar nga ai që e zhbllokoi dhe e kaloi atë të keqe”, shkroi në Twitter lideri i opozitës, Zdravko Ponoš.

Gati 450,000 njerëz kanë nënshkruar një peticion që kërkon që dy stacione televizive publike pro-qeveritare të humbasin licencat e tyre për shkak të shfaqjeve të dhunshme të realitetit që, sipas disa vlerësimeve, kanë përbërë 60% të programeve të tyre të fundit.

Mafiozët, kriminelët e luftës dhe huliganët famëkeq të dhunshëm të futbollit shfaqen rregullisht në skena që kanë përfshirë rrahjen e grave dhe kërcënimet me armë, duke vrapuar përkrah programeve politike që shfaqin Vuçiçin dhe aleatët e tij që ngacmojnë kundërshtarët e tyre.

“Ekziston një ‘industri e populizmit’ në Serbi e krijuar për të promovuar Vuçiçin dhe për të denigruar kundërshtarët e tij,” tha Gavrilović. “Dhuna e reality show-ve shërben për të legjitimuar fjalorin agresiv politik. Gjuha e urrejtjes, nga aktorët kryesorë socialë dhe politikë të Serbisë dhe nëpërmjet mediave të saj kryesore, është bërë gjuha numër një e vendit.”

Që kur Vuçi çerdhi në pushtet, Serbia ka rënë nga vendi i 54-të në vendin e 93-të nga 180 vendet në indeksin e Lirisë së Shtypit Botëror të Reporterëve pa Kufij. Mediat e pavarura janë shtypur në mënyrë progresive dhe gazetarët janë sulmuar.

Në teori, një kandidat për anëtarësim në BE, vendi është i ndarë midis perëndimit dhe lidhjeve të tij historike politike dhe ekonomike me Rusinë, një aleate e krishterë sllave dhe ortodokse.

Në një raport të ashpër javën e kaluar, Parlamenti Evropian theksoi disa pengesa për pranimin, duke përfshirë refuzimin e Beogradit për t’u lidhur me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë dhe hezitimin e tij për të njohur Kosovën si një shtet të pavarur. Retorika pro-ruse nga mediat e kontrolluara nga qeveria dhe zyrtarët qeveritarë nuk ndihmuan.

Viola von Cramon, një eurodeputete gjermane dhe raportuese e parlamentit për Kosovën, tha se sundimi i ligjit, liria e mediave dhe marrëdhëniet me Kosovën dhe me Moskën ishin çështjet kryesore. “Serbia duhet të tregojë qartë se dëshiron të anëtarësohet në BE,” tha ajo. “Koha e ‘uljes në dy karrige’ dhe balancimit mes perëndimit dhe Rusisë ka përfunduar.

Klemen Grošelj, një eurodeputet slloven, theksoi mungesën e përparimit në një gjyqësor të pavarur dhe media që nuk ishin “as të pavarura dhe as objektive”.

“Unë jam shumë pesimist”, tha ai. “Kur e vizitova pas rënies së Millosheviqit, ishte kjo energji pozitive. Fatkeqësisht, ajo u zbeh; nuk ka vullnet politik real dhe të ndershëm që ndryshimet të jenë pjesë e BE-së. Së shpejti Serbia do të duhet të bëjë një zgjedhje”.

Ky nen u ndryshua më 15 maj 2023 për të hequr një referencë për një “bluzë pro-naziste…” të veshur nga i dyshuari, e cila erdhi nga komentet e Aleksandar Vuçiçit që që atëherë janë zhgënjyer. / KultPlus.com