“Unë kam lindur në vitet ’60 dhe duke parë fëmijët e sotëm, mund t’ju them se jam realisht i lumtur që kam lindur në ato vite. Nuk kishim në atë kohë celularë, Facebook, Twitter, Tumblr apo Instagram dhe kur duhej të takoheshim për të luajtur, trokisnim në portën e shtëpisë së shokut tonë dhe pyesnim nënën e tij nëse mund të zbriste për të luajtur.
Ne nuk kishim rroba të shtrenjta, që stiluara prej stilistëve të njohur. Edhe ato pak veshje që kishim, ndotnim çdo ditë duke luajtur. Jemi rritur me këngët e vjetra të Vaçe Zelës, dhe fjalët e këngëvetë saj i dimë përmendësh edhe pse kanë kaluar shumë vite. Kemi luajtur hapa dollapa (tashmë e quajnëkukamfshehti ), futboll, bënim mundje miqësore më shokët tanë.
Deri në moshën 14/15 vjeçare nuk na interesonte gjinia e kundërt: të gjithë ishim miq. Ne emocionoheshim nga një puthje në faqe. Ndërtonim kasolle me gjithçka që gjenim, luanim shtëpiash në lagje.
Tashmë e kuptoj se fantazia është gjithçka. Nuk kishim videolojëra, vetëm kukulla dhe topa dhe arrinim tëkënaqeshim maksimalisht edhe vetëm me to. Të vetmet shaka që dinim ishin barsaletat me gjermanin, italianin dhe shqiptarin. Në ato vite nuk kishte iPod apo Spotify, ama kishte kaseta që nuk e kthenin dot këngën mbrapsht, por ne i nxirrnim nga kasetofoni dhe i kthenim shiritin mbrapsht me gisht, ose me ndonjë stilolaps.
Kur errësohej e dinim se duhej të ktheheshim pa na thërritur të shtëpisë, në të kundërt do të na bërtisnin prindërit. Kishte raste edhe kur e shkelnim këtë rregull të pashkuar. Momenti i kthimit do të kishte gjithmonë të bërtitura, pasi ne i ndotnim rrobat, ama ato ishin fjalë që nuk na preknin aq shumë, krahasuar me kënaqësinë që kishim fituar duke luajtur.
Ishim të vegjël dhe nuk pretendonim të ishim të mëdhenj, as nuk prisnim të bëheshim të tillë. Jetonim në një botë ku ndjenjat kishin më shumë rëndësi se dukja, ku fotot e drekës nuk publikoheshin në Facebook, por vaktin e drekës e shijonim me familjen, sepse familja ishte gjithçka. Jepnim puthje të vërteta, nuk komentonim me buzëqeshje nëpër foto dhe kur thoshim “Të dua”, e thoshim me sinqeritet. Ishte e gjitha ndjesi, jo dukje …”/bota.al/ KultPlus.com
Dy orkestrat frymore, ajo e Filharmonisë së Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës do të prezantohen me një koncert të përbashkët, premierë, koncert që do të prezantohet më 4 nëntor, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, shkruan KultPlus.
Ky koncert ka tre dirigjentë, si: Baki Jashari, Lirjona Sylejmani dhe Hajrullah Syla.
Për këtë koncert kanë njoftuar vetë organizatorët, ku edhe po e sjellim të plotë njoftimin.
*Kemi kënaqësinë të prezantojmë koncertin premierë të Orkestrës Frymore të Filharmonisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës në kuadër të sezonit 2021/2022. Koncerti organizohet më 4 nëntor 2021 (E enjte) prej orës 19:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Për të rezervuar ulësen tuaj shkruani e-mail në [email protected].
Vëmendje!
Në titull shkruani / Rezervim 4.11.2021 – Emri dhe mbiemri. Përmes një e-maili ju mund të rezervoni vetëm një ulëse. Për shkak të parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19 bartja e maskës është e detyrueshme dhe për të hyrë në sallë ju duhet të posedoni një certifikatë vaksinimi ose test PRC jo më të vjetër se 72 orë. Dyert e sallës mbyllen në orën 19:00. / KultPlus.com
Në fund të këtij muaji regjisori i njohur Pantelis Flatsousis i cili pas “Ndfilit Kombëtar” që prezantoi në Festivalin Epidaurus të Athinës 2021, vazhdon të eksplorojë kufijtë mes teatrit artistik dhe atij dokumentar, këtë herë ngjit në skenën e teatrit “Porta” shfaqen e bazuar në romanin “Vendi i gabuar” i autorit Gazmend Kapllanit.
Në “Vendi i gabuar” i Gazmend Kapllanit (2018), Karli dhe Frederiku, dy vëllezër nga Terce e Shqipërisë, një qytet fantastik që mbart gjurmët e forta të historisë ballkanike nga Perandoria Osmane deri në ditët e sotme, ribashkohen pas vitesh.Vellai i madh ka ndjekur valën e madhe të migrimit të lindur nga shembja e bllokut lindor. Dhe ndërsa po përgatiten të varrosin babanë e tyre të vdekur, ata “gërmojnë” versione të papranuara të neveritshme dhe diametralisht të kundërta të së shkuarës.
Shteti grek që nga krijimi i tij është një qendër emigracioni. Njerëzit vijnë, njerëzit largohen, njerëzit qëndrojnë, jetët kryqëzohen dhe ndahen. Sidomos që nga fundi i Luftës së Ftohtë, Greqia ka qenë një vend pritës për emigrantët, njerëz që, duke u përpjekur të ndryshojnë jetën e tyre, ndryshojnë në të njëjtën kohë realitetin social të vendit pritës.
Si i pritën grekët emigrantët e fillimit të viteve ’90, por edhe si e formësuan vetë emigrantët jetën e tyre në vendin e tyre të ri? A e ka bërë fenomeni i emigracionit shoqërinë greke një shoqëri më gjithëpërfshirëse apo ka intensifikuar fenomenet fobike ndaj asaj që përkufizohet si e ndryshme nga narrativa dominuese.
Premiera “Vendi i gabuar”, bazuar në romanin me të njëjtin titull të Gazmend Kapllanit, e cila është në kontrast me historitë personale të aktorëve të shfaqjes, tenton të eksplorojë pyetjet e mësipërme dhe mënyrat sesi fiksioni ndërthuret me realitetin, individi me përvojën kolektive dhe historinë me të përditshmen.
Gazmend Kapllani ka lindur në vitin 1967 në qytetin e Lushnjes. Në janar 1991 ai kaloi kufirin me Greqinë duke ecur me një karvan njerëzish. Në Greqi ka kryer punë të ndryshme ndërsa njëkohësisht ka studiuar në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Athinës dhe ka doktoruar në Histori dhe Shkenca Politike nga Universiteti Panteion. Që nga viti 2001 është bashkëpunëtor i rregullt i gazetës “Ta Nea”, ku mbante rubrikën e përjavshme. Librat e tij deri më tani janë përkthyer në anglisht, polonisht, danezisht dhe frëngjisht. Aktualisht jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku emigroi pasi mori një bursë nga Instituti Radcliffe për Studime të Avancuara në Universitetin e Harvardit. Sot jep mësim në Universitetin DePaul në Çikago.
……………….
“Vendi i Gabuar”
Regjia : Pantelis Flatsousis
Teksti i performancës: Gazmend Kaplani & ekipi
Përkthimi i romanit “Vendi i gabuar”: Ilira Aliai
Dramë: Panagiota Konstantinakou, Elena Triantaphyllopoulou
Komplete-Kostume: Poulcheria Tzova
Dizajni dhe montimi i videos: Konstantinos Nisidis
Muzika: Henri Kergomar
Dizajni i ndriçimit: Nikos Vlasopoulos
Asistent regjisor: Sonia Kalaitzidou
Asistent Skenograf-Kostumografi: Sofelpi Staikou
Organizimi i prodhimit: Stella Manikati
Kontakt: Evangjelia Skrombola
Prodhimi: SPECTRUM AMKE
Aktorët: Elio Phoebus Bacon, Deborah Odong, Thomas Siekas
………………….
* Hyrja në teatrin Porta do të bëhet gjithmonë në përputhje me rregullat sanitare aktuale për hyrjen në hapësira thjesht të mbyllura. Konkretisht, spektatorët do të hyjnë pas një demonstrimi të detyrueshëm me hyrjen e certifikatës së vaksinimit ose certifikatës së sëmundjes, të lëshuar tridhjetë (30) ditë pas testit të parë pozitiv dhe vlefshmëria e saj zgjat deri në njëqind e tetëdhjetë (180) ditë pas asaj të kombinuar me letërnjoftimin e policisë. ose patentë shoferi ose pasaportë ose vërtetim tjetër identiteti, për të kryer kontrollin me pare.
……………..
Data e re e premierës: 28 nëntor 2021
Ditët e shfaqjes: e mërkurë, e enjte në orën 21:00 dhe e diel në orën 21:15
Sindikata e Punëtorëve e RTK-së ka reaguar ndaj buxhetit për të cilin thonë se Qeveria e Kosovës e ka ndarë për RTK-në.
Sipas tyre, në projektbuxhetin që e ka dërguar në Kuvend për vitin 2022, Qeveria i ka hequr RTK-së 2.2 milionë euro.
Sipas tyre, në këtë situatë, RTK do të kolapsojë, duke shtuar se edhe ashtu RTK ka pasur buxhet të vogël.
“Citim nga projektbuxheti për vitin 2022 pjesa për RTK-në: 12. ‘Për periudhën janar-dhjetor të vitit 2022, Radiotelevizionit të Kosovës (në tekstin e mëtejmë RTK), i ndahen tetë milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë mijë euro (8,960,0000 €), në kategorinë e shpenzimeve ‘Subvencione dhe Transfere’. Para secilit tremujor, RTK-ja do të dorëzojë në Komisionin për Buxhet dhe Transfere në Kuvend, programin e shpenzimeve të planifikuara. Në fund të çdo tremujori, RTK-ja do të dorëzojë në Kuvend raportin për shpenzimet e bëra. Mjetet sipas këtij paragrafi alokohen dhe transferohen nga Thesari në llogarinë të përcaktuar nga RTK-ja në bankë komerciale, sipas vendimit të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere”, thuhet në reagimin e tyre, duke cituar projektbuxhetin.
Sindikata u ka bërë thirrje drejtuesve të Komisionit për Buxhet dhe Transfere, që gjatë dëgjimit publik dhe shqyrtimit të projektbuxhetit për vitin 2022 ta korrigjojnë pjesën për RTK-në dhe të kthehet buxheti në lartësinë e caktuar sipas ligjit aktual të RTK-së.
“Të nderuar deputetë të Kuvendit të Kosovës, shkurtimi i buxhetit të RTK-së është bllokim i punës së transmetuesit të vetëm publik në vend, duke pasur parasysh se këto ditë janë ngritur edhe çmimet e të gjitha produkteve. Në shumë vende po ndodh ngritja e pagave, ndërsa neve si RTK, po na shkurtohet buxheti dhe po rrezikohet funksionimi. Po ashtu rrezikohet edhe mirëqenia e kolegëve tanë dhe familjeve të tyre, andaj kërkojmë nga ju që ta ndryshoni propozimin e Qeverisë dhe ta ktheni buxhetin e RTK-së ashtu si ka qenë vitet e kaluara. Të nderuar, Sindikata do të organizojë takime me përfaqësuesit e Komisionit dhe deputetë, por nëse kërkesat tona nuk kanë efekt, ne do t’i përdorim rrugët ligjore e sindikale”, thuhet në reagim.
Krerët e ushtrisë britanike ishin dëshmitarë të demonstrimit të kostumit fluturues, që do t’ju lejoj ushtarëve të lëvizin në ajër nëpër zonat e luftërave me një shpejtësi prej 130 kilometra në orë.
Richard Browning, themeluesi i Gravity Industries, ka “sjellë” në jetë kostumin e ngjashëm me atë filmit “Iron Man”, të cilin e prezantoi gjatë një konference në Farnborough, transmeton Telegrafi.
Kostumi futuristik fluturues që Browning e “quan të parin në botë”, ka pesë turbina gazi dhe mund të ngritet në 3.700 metra lartësi.
Konferenca u mbajt në aeroportin ndërkombëtar të Farnborough, e sipas zëdhënësit të ushtrisë, demonstrimi i kostumit fluturues kishte për qëllim të tregoj potencialin që do ta kenë në të ardhmen ushtria britanike. /Telegrafi/ KultPlus.com
Pallati Stratigò, është një ndër ndërtesat më të njohura në Lungro, një nga “qytezat e Arbërisë”, siç preferojnë ta quajnë arbëreshët e Italisë shumësinë e ngulimeve të tyre në jug të vendit fqinj. Ndërtimi i përket kohës së Rilindjes Italiane, në shekullin e XVI. Aty banonin njerëz të kulturës, mjekë, magjistratë dhe noterë, por personazhi më i shquar ishte poeti Vincenzo Stratigò dhe nëna e tij patriote Matilde Mantile.
Vincenzo Stratigò, ishte gjykatës dhe një protagonist i shquar i Rilindjes Italiane. Veprat e tij të shkruara në italisht dhe në arbërisht, janë studiuar brenda dhe jashtë Italisë. Në faqatën e jashtme të pallatit ka një pllakatë që e përkujton protagonizmin e tij të datës 16 korrik 1859, në mesnatën e të cilës udhëhoqi turmat me motin “Unë besoj tek Italia”, duke i nxitur në lëvizjen për bashkimin e territoreve italine në një shtet të vetëm. Ky angazhim i tij e detyroi të arratisej nga vendlindja e tij për vite me radhë, ndërsa e ëma Matilde dhe vëllezërit Giuseppe e Demetrio u arrestuan dhe u burgosën.
Kur hyn sot si vizitor për të kundruar pallatin Stratigò, të bien në sy tavanet e pikturuara dhe një bibliotekë e shekullit të gjashtëmbëdhjetë që të shpien në të kaluarën dhe në historinë e Arbërisë. Ndërtesa nuk ka pësuar asnjë ndryshim me kalimin e kohës, ka mbetur siç ishte në fillim. Famlja Stratigo u zhvendos aty në vitin 1533, kur emigroi nga Shqipëria, dhe pas pak përshtatjeve që i ka bërë për jetesën e saj, nuk ka pasur më asnjë ndryshim. Shtëpia është gjithmonë e hapur për studiues dhe vizitorë, por është përshtatur edhe si hotel me vetëm një vakt në mëngjes dhe një restorant të vogël, ku mund të shijohet kuzhinë arbëreshe, rrethuar me libra dhe rroba të periudhës së Rilindjes Italiane.
*Material i përkthyer nga viviamolacalabria./ diaspora shqiptare/ KultPlus.com
Një arkivë e gjallë e folklorit shqiptar, i cili me dashurinë më të madhe e transmetonte këtë folklor në formë të përrallave, çdo natë para gjumit.
Donika Çetta kësisoj e përshkruan babain e saj, Anton Çettën.
Ne të gjithë e njohim një Anton Çetta prej librave, prej faljes së gjaqeve, prej dorështrëngimeve, prej rezonimit të mirësisë në fytyrën e tij, prej historive që prindërit tanë na kanë treguar për këtë burrë, prej fotografive bardh e zi dhe me ngjyra, prej momenteve kur familjet gjejnë paqe.[1] Të tjerët e kanë takuar rastësisht, disa në ëndrra, të tjerë në fushën e pajtimit.
Donika e njeh më mirë se ne, më ndryshe se ne, më mishërueshëm se ne këtë emër historik.
Donika Çetta dhe babai i saj, Anton Çetta
“Fëmijëria dhe vendlindja janë dashuritë që lëshojnë rrënjët më të thella në njeriun. Për këtë arsye ajo gjithnjë gjatë gjithë udhës që bën njeriu, e thërret në prehrin e vet” – thoshte babi. Ndërsa për mua, të rritesha krahas tij, fëmijëria ime ngjasonte në fytyrën e mëngjesit dhe shpirtin e përrallës” tregon Donika Çetta, vajza e Anton Çettës.
“Shpesh i kujtoj edhe ditët e kaluara me babin në liqenin e Batllavës meqë atje kishim një vikend shtëpizë. Babi e kishte hobi peshkimin ndërsa unë isha ndihmësja e tij pa të cilën nuk kishte fat në peshkim, më thoshte. Në të aguar, në mëngjesin e hershëm bëheshim gati për të shkuar në peshkim. Në avullin që lëshonte liqeni derisa i afroheshim vendit tonë të preferuar të peshkimit ,rrezet e para të agimit binin në fytyrat tona dhe na jepnin ngrohtësi dhe shpresë. Pasi vendosnim shkopinjtë e peshkimit fillonin këshillat dhe bisedat e këndshme babë e bijë që dinin të zgjasnin por ndonjëhere ndërpriteshin nga të dridhurat e tërheqja e shkopit që nënkuptonte se peshku kishte rënë në grep. Shpesh na bashkoheshin edhe fëmijët e fshatit dhe të tjerë, meqë s’kishte njeri që s’lakmonte që së paku një orë të jetës të ishte përkrah babit dhe të bisedonin me të” tregon Donika.
Është e vështirë ta ndërpresësh tregimin e Donikës, meqë ky tregim të merr me vete me të njëjtën mirësi që Anton Çetta edhe sot e reflekton ndër shqiptarët kudo.
Akademik, profesor, mbledhës i folklorit, patriot i njerëzishëm, dikur edhe deputet, Anton Çetta – i lindur në Gjakovë në vitin 1920, jetoi ditët e tij të fundit në vitin 1995 në Prishtinë.
Anton Çetta ka qenë edhe një baba shembull sipas të bijës së tij.
“Unë si fëmiu i parë i familjes isha shumë e lidhur me babin por kisha një përgjegjësi më të madhe dhe pritej shumë nga unë. Unë duhej të isha fëmiu model, me të gjitha epitetet më të mira që mund t’i ketë dikush edhe pse ai nuk na imponoi kurrë asgjë. Mundohesha që të marr sa më shumë nga ai, sa herë që kishte pak kohë unë i rrija në prehër dhe nuk i ndahesha meqë isha edhe pak çapkëne dhe kureshtare dhe doja të fitoja përgjigjet e mia, por ai nuk mërzitej me pyetjet e mia të pafundme dhe me durimin më të madh mi shpjegonte ato. Duke u rritur unë, me mua rriteshin edhe pikëpyetjet për situatat e ndryshme të krijuara që na i servonte jeta por unë e kisha përgjigjen për të gjitha meqë babi na pat thënë: “Çkado që të bëni në jetë ose përpara ndonjë vendimi të rëndësishëm vetëm mendoni – A do t’a kisha bërë sikur ta kisha babin këtu” Kjo thënie më përcolli gjatë gjithë jetës dhe më shërbeu si udhërrëfyes në çdo hap të jetës dhë në çdo vendim të rëndësishëm të saj” na shpjegon Donika, kur duhet të kujtojë raportin e saj me Anton Çettën e të gjithë shqiptarëve, të vetmin Anton Çettë të jetës së saj.
***
Zekeria Cana dhe Anton Çetta / Fotografuar ne Bogë, nga Gani Iberdemaj
“Desha t’u lija brezave që do të vinin artin, mençurinë dhe kulturën e popullit tonë të lashtë” Anton Çetta Libri i parë nga Anton Çetta, mes të tjerave edhe humanist, botohet në vitin 1953.
Mprehtësia e tij letrare vazhdon të rrjedhë me tekste të ndyshme, shumica prej tyre edhe për nevojat e shkollës shqipe dhe një katalizator për edukimin e gjeneratave të tëra shqiptare.
Rreth 20 libra me përmbledhje folklori dhe traditë gojore nga të gjitha trevat, janë bagazhi modest por jo i kompletuar i Anton Çettës. Shembull, “Prozë popullore nga Drenica” përmban plot folklor e traditë mbledhur prej Çettës.
“Njani shkoi me u rrue tu ni berber. Berberi e kish pase zakon m’u livdue shume. Kur e rruejti myshterine, filloi me i thane: -Balla boll mire t’kam rrue, valla boll mire t’kam rrue. Myshteria edhe i nej gati e i tha: – Valla edhe une boll mire t’kam nejt”
***
Agata Çetta, vajza tjetër e Anton Çettës, nuk përmbahet kur flet për madhështinë e këtij njeriu.
“Fëmijëria ime ka qenë e thjeshtë, mu sikur virtyti të cilin Tata ka tentuar gjithmonë të na e mësonte, thjeshtësia. Megjithatë, mes shkollës, lojërave dhe obligimeve tjera që unë kisha si fëmijë, kujtoj shumë qartë përrallat që ai na tregonte në “Odën e oxhakut”, vendin e tij dhe tonë të preferuar e të rregulluar me elemente dhe stoli tradicionale, ku Tata edhe kalonte shumicën e kohës duke punuar. Në netët kur na zinte gjumi nën zhumrën e makinës së shkrimit, unë nuk e kuptoja rëndësinë e madhe të punës së tij, por këtë gjë e kam kuptuar me kohë dhe kjo gjë më ka ndihmuar shumë në krijimin e personalitetit tim, shprehisë së punës dhe përkushtimit ndaj gjërave të rëndësishme në jetë” tregon Agata, e cila e quan Tata – plakun e urtë Anton.
“Gjithmonë unë dhe motra e kemi thirrë Tate. Më kujtohet që në vegjëli shoqëria më pyeste pse e thirri Tate e jo Babë, dhe iu pata thënë që edhe Tata e ka thirrë njëjtë gjyshin, kështu që e kemi trashëguar”.
Donika Çetta dhe Agata Çetta
“Kur ka lindë motra ime e madhe, Tata ia ka ngjitë emrin Donika, dihet sipas bashkëshortes së Skënderbeut. Kur kanë ardhë për vizitë të afërmit në shtëpi, tezja e Tatës e ka pyetur: “Anton, si ia ngjite vajzës emrin?”, Tata i thotë Donika. Po si Anton nuk ia ngjite në emër të nanës? Tata përgjigjet: Kur të lindë e dyta ia ngjes. Dhe menjehere tezja reagon, jo të dytin fëmijë e dojmë djalë. Tata vetëm qeshë. Ky është tregimi i emrit tim” tregon Agata.
***
Të rrijmë pak te Anton Çetta.
Rreth viteve 1945-46 ai punoi në Gjimnazin e Prizrenit, duke qenë edhe anëtar i Shoqërisë Kulturore-Artistike “Agimi”, më vonë edhe kryetar i saj. Në Serbi shkon për tu regjistruar në Degën e Gjuhës Frënge. Atje emërohet asistent në Seminarin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, që funksiononte në kuadër të Fakultetit Filologjik të Universitetit të Beogradit. Në këtë detyrë punoi dhjetë vjet. Dy-tre vjet më vonë (1952-1953) së bashku me shefin e atëhershëm të Seminarit Shqiptar Vojislav Dançetoviq dhe me Kadri Halimin, etnograf, përgatiti në tri vëllime këngët më të njohura popullore të mbledhura në Kosovë dhe në Dukagjin. Meqenëse në ato vëllime kishte botuar edhe këngë popullore për Spiro Kapedanin e Ramë Bllacën, pushteti serb iu kërcënua Antonit me burgosje, e kjo e shtyri ta braktisë Beogradin dhe të kthehet në Prishtinë, në vitin 1961, kohë kjo kur edhe në Prishtinë u hap Fakulteti Filozofik. Në këtë fakultet ai emërohet mësimdhënës i gjuhës dhe letërsisë shqipe, ku ligjëron lëndën e letërsisë së vjetër.[2]
Dom Lush Gjergji, në një intervistë të tijën, e quan Çettën kirurg shpirtëror të shqiptarëve.
“Antoni ishte njeri i provanisë së Zotit. Ai me hulumtimet që i bëri rreth thesarit popullit, rreth frazeologjisë, rreth kulturës dhe qytetërimit, 20 vjet, ishte një lloj përgatitjeje për veprën e tij hyjnore, sepse kudo që shkonim me bacën Anton, kishte njerëz që ai i njihte. Madje ishte legjendare kur shkonim para tridhjetë, katërdhjetë vjetëve, kam qenë në këtë shtëpi dhe më kujtohet atë natë kur kemi biseduar për kulturën, për traditën, për popullin shqiptar, dhe ka lindur një fëmijë. Madje i kujtohej edhe emri i njeriut tri-katërdhjetëvjeçar, dhe ai thoshte: baca Anton ai jam unë. Prandaj krijonte një atmosferë unike. Para Anton Çettës ka qenë shumë e vështirë të thuash jo”. [3]
***
“Duhet të jemi trima të urtë. Kombi shqiptar kurrë nuk ka qenë më unik, pas këtij bashkimi kombëtar nuk ka fuqi që mund ta gjunjëzojë këtë popull” Anton Çetta
Donika tregon se ishte privilegj që ajo dhe motra e saj patën një baba të tillë, por gjithashtu ishte edhe një barrë mbi supet e tyre, barrë që rëndohej në periudha të ndryshme të zhvillimit të tyre.
Si të vogla, motrat ishin ‘vajzat e profesorit’, ndërsa si adoleshente nënkuptonte edhe një kufizim të dëshirave të kohës, siç shprehet Donika.
Donika Çetta me prindërit
“Pavarësisht asaj ne nuk u fshehem nën hijen babit por u përballëm me sfidat dhe hallet e ndryshme. Kështu mësuam që të jemi më stoike dhe më të guximshme dhe mos të jenë problemi i parë hallet tona, por të na karakterizojë durimi, urtësia, qëndresa dhe guximi” vazhdon Donika.
Njëjtë si Donika, edhe Agata thotë se ka qenë barrë e mirë fakti që familjarët e Antonit gjithmonë kanë tentuar të gjejnë rrugën e drejtë të jetës.
“Më shumë se barrë e mirë, kjo për ne ka qenë kënaqësi. Mirënjohja për veprat e tij dhe respekti të cilin ai e ka gëzuar dhe e gëzon akoma ndër njerëz dhe fakti që ne ballafaqohemi pothuajse çdo ditë me njerëz tek të cilët Tata ka pasë ndikim në çfarëdo forme, neve na bënë shumë krenare dhe na ndihmon ta mbajmë dhe ta përcjellim tutje këtë përgjegjësi edhe te fëmijët tanë” shprehet Agata, sot një artiste e cila jo shumë kohë më parë hapi një ekspozitë në Mynih me 13 grafika të teknikës akuatintë dhe 11 pjata nga argjila në kombinim me filigran, që është një ndër artizanatet më të dalluara shqiptare.
Agata, pra, ka qenë edhe emri i nënës së Anton Çettës. Lazër Çetta ka qenë babai i Antonit. Ky i fundit ka qenë dekoruar nga presidenti francez me medaljen “Officier d’Académie” e akorduar në vitin 1928. Poashtu në vitin 1934 dekorohet për herë të dytë nga shteti francez me medaljen “Kalorës i Legjionit të Nderit (Chevalier de la Légion d’Honneur)”.
Nga kjo familje vjen edhe Beniamin Çetta. Beniamin Çetta u lind në Tiranë në marsin e vitit 1937. I atij, Lazër Çetta pati mundësi të merrte kulturë dhe arsim perëndimor dhe u bë profesor i gjuhës frënge në një gjimnaz në Tiranë si dhe drejtor i drejtorisë së të drejtave të studimit në Ministrinë e Arsimit. Djali i madh i familjes, Antoni përfundoi Liceun e Korçës, ndërsa Beniamini do të studiojë për Mjekësi. [4]
***
Donika e Agata edhe sot i kthehen shkrimeve të Anton Çettës, duke reflektuar mbi intelektin e tij.
“Sa herë që lexoj shkrimet e babit kthehem në retrospektivë dhe udhëtoj me të në botën e tij paqësore, të bukur, të pasur, të qeshur me plot dashuri dhe urtësi. Shpesh në ato shkrime e gjej edhe përditshmërinë tonë duke gjetur përgjigjet për sot dhe për nesër. Po e veçoj një tregim që edhe pse i shkruar shumë vite më parë aq bukur e përshkruan situatën tonë momentale në vend:
Kishte qenë një djalë që i kishin bërë magji dhe qe shndërruar në gjarpër. Po ishte djalë i një babai të mirë. Kur hyri në moshën e pjekurisë i tha babait: “Baba, martomë”. Po si të martoj, more bir? Babai i shkretë, për të mos ia prishur qefin dhe mendoi se do të ishte një formalitet vajti dhe iu kërkoi vajzën, siç është zakon tek ne, një miku në katund. “Po ta kërkoj vajzën, në emër të zotit”, i tha. Po si ta jap për djalin gjarpër? – i tha ky. Vajza, që ndodhej prapa derës e dëgjonte dhe i tha babait që ta jepte, sepse kërkesa ishte në emer të zotit. Dhe, kështu babai ia dha. Kur do të shkonte kjo vajza nuse u këshillua me një grua plakë të mençur “Si të sillem me këtë gjarpër?”, e pyeti plakën e mençur. “Bijë e nënës, i tha kjo, vishi 7 këmisha. Kur të hysh në dhomë dhe të urdhëroi gjarpri “Hiqe këmishën” ti, do t’i thuash “Hiqe një lëkurë”. Dhe, kështu vazhdo “hiq një këmishë, e hiq një lëkurë”, deri sa të zhvishen shtatë këmishat e shtatë lëkurat. Kur i zhveshën këto, pastaj, dolën dy krijesa të mrekullueshme. Djali u lirua nga magjia, ndërsa vajza u bë një nuse shumë e bukur
Agata Çetta dhe Anton Çetta
Kështu njerëzit tanë duhet të zhvishen një herë e përgjithmonë nga mllefet ndërsa partitë shqiptare duhet të lirohen nga mëritë në mes vete. Nëse nuk çlirohemi nga këto brenga dhe antagonizma, nga këto të këqia, në rast se do të vazhdojmë me intriga ndaj njëri –tjetrit procesi i zhvillimit të vendit tonë do të jetë shumë i ngadaltë” tregon Donika Çetta.
“Kohëve të fundit, pasi që isha pjesëmarrëse në përgatitjen e kompletit të veprave të Tatës, më është dhënë mundësia më shumë të lexoj rreth veprimtarisë së tij nga të tjerët por gjithashtu edhe krijimtarinë e tij. Jam ndjerë shumë mirë, por njëkohësisht me një barrë të madhe. Gjatë përgatitjes e kemi përfshirë edhe arkivin familjar, me material shumë të pasur për popullin, që do të kenë rastin t’i lexojnë kur të botohet” na thotë Agata.
Agata mban mend kujtime me antropologun Anton Çetta, njeriun meritor edhe për themelimin e Institutit Albanologjik, deri në moshën 10 vjeçare. Prej kur ka nisur aksioni për pajtimin e gjaqeve, në vitin 1990, Tata i Agatas ka qenë i tëri i përkushtuar në këtë proces.
“Kalonim pak kohë bashkë. Gjatë javës shume rrallë shiheshim. Nga ajo moshë, pjesën më të madhe të kohës, për neve është përkujdesë mama. Përveç nesh, edhe për shtëpi e për njerëzit që kishin nevojë e vinin te ne. Tash kur i kujtoj fjalët e tij, i kam edhe më të qarta mesazhet që m’i ka dhënë. Ka shumë por njëra më është ngulitë: Kur Gjyshi e ka përcjellë Taten për në Liceun e Korçës, institucioni më i rëndësishem edukativ i asaj kohe, i ka thënë: “Anton, çkado që bën, çfarëdo vendimi që merr, mendo, a do t’veproje njëjt po ta kishe Tatën afër. Këtë këshillë Tata e ka përcjellë edhe te unë dhe motra” tregon Agata, që veç e përsëritë Donikën në këtë pikë.
***
“Kultura e popullit nuk është si një tempull antik grek që mbështetet në shtatë – tetë shtylla, por kala e ngritur nga mija gurë, ku kujtoj se edhe unë kam vënë gurë, sado të vogël” Anton Çetta
Herë të vajzat e tij e herë të Anton Çetta, është aspak e lehtë të shkruash për këtë figurë e cila mundësoi pajtimin e rreth 1200 gjaqeve e 600 plagosjeve, mospajtimeve mes shqiptarëve, problemeve kryesisht me gjakmarrje mes familjeve që ishin ngujuar për vite.
Nga arkivi familjar, Agata Çetta dhe Anton Çetta
Profesor Antoni së bashku me Esad Mekulin, Mark Krasniqin, Hivzi Sulejmanin, Idriz Ajetin, Kadri Halimin, Skender Rizajn e disa të tjerë përbenin brezin e parë, brezin e artë të intelektualëve shqiptarë të Kosovës që e bartën barrën më të rëndë për ta arsimuar, edukuar, emancipuar popullin e Kosovës, duke u bërë kështu edhe bartës të zhvillimeve të jetës kulturore, artistike e shkencore të Kosovës. [5]
“Mua gjithmonë tek miqtë më prezentonte si sugaresha e tij, dhe kur shëtisnim ma vendoste dorën mbi supe. Kur e takonim dikë, iu thoshte: Sugaresha ime më ndihmon të eci se mbështetëm në të. Unë fluturoja nga gëzimi. Gjithmonë nëpërmjet ndonjë tregimi apo ilustrimi na jepte këshilla” tregon Agata.
Donikës i pëlqen sidomos përmbledhja “Në prehër të gjyshes”, kur duhet të përzgjedhë diçka nga krijimtaria e Anton Çettës. Në këtë vepër përfshihen vjersha apo poemtha të frymëzuara nga krijimtaria jonë popullore. Përmes tyre arrihet efekti edukativ, sepse u rekomandohet fëmijëve rruga e drejtë, forcimi i virtyteve më të larta e më të mira dhe luftimi I veseve të këqia.
“Këto vjersha në formë të gojëdhënave, legjendave e përrallave gjithmonë më kanë bartur në botën imagjinative e magjepse e këtë efekt e ka edhe më fëmijët e mi kur ju lexoj para gjumit. Fëmijët janë krijesat më të dashura dhe na kënaqin me atë sinqeritet, naivitet dhe pafajsitë e tyre. Çdonjëri prej nesh do të dëshironte të fitojë simpatinë e tyre me ndonjë vjershë, tregim apo prozë didaktike e kështu të kontribuonte sadopak edhe në edukimin e tyre etik, estetik e kulturor, e mendoj që babi e ka arritur mjaft mire këtë sidomos me veprën e tij “Në prehër të gjyshes” e cila është lexuar brez pas brezi” vazhdon Donika.
“Thuhet se në momentet më të vështira popujt e mëdhenj nxjerrin nga gjiri i vet bijtë dhe bijat më të mira për të udhëhequr drejt lirisë dhe shpëtimit. Kjo i ndodhi dhe popullit shqiptar vite më parë nën udhëheqjen e babit, studenteve dhe miqëve te tij kur filloi pajtimi kombëtar shqiptar. Shtrirja dhe jehona e këtij pajtimi gjithkombëtar tregoi si kurrë më parë se pushtuesi nuk do të mund të ushqehej në gjakun e shqiptarve përmes nxitjes së hakmarrjes dhe mërive vëllavrasëse. Ishte koha ku ashtu sipas traditës të të parëve tanë të lashtë populli shqiptar Kosovën e ktheu në një kuvend të besës, trimërisë dhe mençurisë. Ky popull i përvuajtur duke shtrirë dorën e pajtimit filloi shërimin shpirtëror kombëtar duke shtruar kështu rrugën dhe duke parapërgatitur këtë rini dhe këtë popull për të shkruar faqet më të ndritura të historisë tonë dhe për ta hapur udhën e çlirimit dhe shtetndërtimit të Kosovës” përfundon Donika.
***
Do ta përfundojmë me Anton Çettën, njeriun i cili ka nevojë të citohet në libra, të flitet për të në rrugë, të ketë shtatore e bust për të, të ketë kujtime të shkruara, të ketë përkujtimore e të ketë ceremoni që na e sjellin në kujtesë atë. Gjeneratat e reja duhet ta lexojnë, gjeneratat e vjetra duhet të reflektojnë, librat e historisë e antropologjisë duhet ta marrin si shembull në secilin kapitull. Shkrimtarët duhet të inspirohen prej tij, studiuesit duhet ta vazhdojnë rrugën me të njejtin zell studimor të Çettës. Vajzat e tij, megjithatë, do të mbesin gjithmonë vajzat e Anton Çettës, njeriut me zemër të madhe e të mirë./KultPlus.com
Dy persona kanë vdekur dhe një person tjetër është plagosur, pasi një shikues ra nga kati i shtatë në një sallë koncertesh në Suedi në turmën poshtë, konfirmoi një zëdhënës i policisë për CNN-in të mërkurën.
Incidenti ndodhi mbrëmjen e së martës, rreth 30 minuta përpara se të niste koncerti i grupit të famshëm suedez ABBA.
Rreth 1.000 njerëz ishin mbledhur në një sallë koncertesh në qytetin Uppsala, rreth 70 kilometra në veri të kryeqytetit, Stokholm.
Pak para fillimit të koncertit, një burrë rreth të 80-ave ra nga kati i shtatë mbi dy të tjerë që ishin në platformën poshtë, duke mbytur veten dhe personin që e zuri përfundi, një burrë rreth të 60-ave. Një tjetër u lëndua, tha policia, përcjell CNN.
Gruaja e plagosur u dërgua në spital. Sipas policisë, ajo është jashtë rrezikut për jetën.
Policia po heton se çfarë ka ndodhur saktësisht dhe pse personi ka rënë nga ballkoni i kësaj salle.
ABBA është grup i famshëm suedez dhe ishte aktiv gjatë viteve 1972-1982. Fama e këtij grupi i rrit më 1974 pasi fitoi festivalin “Euroivision”. Në vitin 2017, ka shënuar rikthimin në skenë dhe së shpejti pritet të dalë edhe albumi, që do të jetë i pari pas gati 40 vite.
Grupi ABBA, tash dhe gjatë viteve ’70./ KultPlus.com
Autoritetet amerikane kanë miratuar në mënyrë përfundimtare përdorimin e vaksinës së Pfizer për fëmijët nga mosha 5 deri në 11 vjeç. Uashingtoni po synon të nxisë fushatën e vaksinimit në vend dhe këtë vendim të fundit e shikon si një pikë kthese në luftën kundër koronavirusit.
“Kjo dritë jeshile është një hap i madh përpara në betejën tonë për të mposhtur virusin”, tha presidenti Biden, duke deklaruar se fushata e vaksinimit për fëmijët mund të fillojë më 8 nëntor.
FDA, agjencia qeveritare amerikane që mbikëqyr produktet farmaceutike, rekomandoi që fëmijët do të marrin një të tretën e dozës së vaksinës që marrin të rriturit./ KultPlus.com
Në librin e Ibrahim Berishës: “Kultura e rezistencës: Shkrimtarët 1988”, që doli nga shtypi këto ditë, vihet fokusi në konceptet kulturore, intelektuale, diskursive, normative e politike, të shtatëmbëdhjetë shkrimtarëve, kohë e rezistencës kundër dhunës serbe ndaj konstitucionit të Kosovës: Ibrahim Rugova, Din Mehmeti, Agim Vinca, Behram Hoti, Rexhep Zogaj, Milazim Krasniqi, Ajri Begu, Ibrahim Berisha, Mehmet Kajtazi, Rrustem Berisha, Beqir Musliu, Rexhep Ismajli, Azem Shkreli, Basri Çapriqi, Zejnullah Rrahmani, Rushit Ramabaja, Haxhi Vokshi, Ali Podrimja, Jusuf Buxhovi, Qerim Ujkani, Vehap Shita,
…
Botuar nga PEN Qendra e Kosovës, keto ditë, doli nga shtrypi, libri i sociologut dhe shkrimtarit, Ibrahim Berisha, me titull “Kultura e rezistencës: Shkrimtarët 1988”. Nocionet themelore që në titull të librit, japin shenjën kurioze për përmbajtjen. Është viti i thyerjes së madhe në Kosovë, që dukej hapur, po rrëshiqste në dramë, prandaj edhe kërkohen aktorët e rinjë, ata që do të merrnin rolin, i cili mund, por nuk ishte e domosdshme, t’u përkiste atyre. Nga paqja e letrave, kështu, shkrimtarët shqiptarë të Kosovës, u barten në rezistencë të hapur, e artikuluar kjo, si kulturë e rezistencës apo kultura politike maksimalisht e angazhuar.
Lidhur me librin shkrimtari Milazim Krasniqi ka vlerësuar se roli i shkrimtarëve shqiptarë të Kosovës në vitet e kthesës së madhe 1988-1989 ka qenë i madh për artikulimin publik të aspiratave të shqiptarëve dhe për orientimin strategjik të Kosovës për të ardhmen e saj. Shkrimtarët shqiptarë shpalosën aspiratën për një Kosovë të pavarur, demokratike dhe atlantike. Debati për ndryshimet kushtetuese ishte njëra nga ngjarjet në atë orientim të ri. Diskutimet që u zhvilluan lidhur me ndryshimet kushtetuese janë mbledhur në këtë libër, si dëshmi e mendimit intelektual dhe atdhetar të asaj kohe. Prof. Ibrahim Berisha e ka hartuar këtë libër me shumë përkushtim, duke e shpjeguar kontekstin kulturor dhe politik të asaj kohe. Titulli “Kultura e rezistencës: Shkrimtarët 1988” është edhe fakt edhe metaforë. Ky libër është dëshmi, kujtesë, argument. Leximi i tij është me interes për të gjithë ata që duan të dinë më shumë për ato kohë të rënda dhe për mënyrën se si betejat e reja kundër shovenizmit serbomadh u projektuan nga Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës, përfundon ai.
Në Kuvendin e Prishtinës u mbajt takimi: Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës, Debat për Ndërrimet Kushtuese, më 28 tetor 1988.
Ekspanzioni serb rriti armiqësitë duke shfrytëzuar krizën që kish shkaktuar politika diskriminuese në Kosovë. Serbët ishin përfshirë nga ankthi se nuk mund të kontrollonin pa forcë projektet që do të ndodhnin në shoqërinë post-komuniste. Ata nguten për të spastruar “pakicën shqiptare” nga “territori nacional”.
Berisha shkruan se në kulm të konfrontimeve, shkrimtarët serbë dhe shqiptarë takohen në Beograd, duke hapur një faqe të njohur të konflikteve intelektuale tash, por me vlerësimin publik në përfundim, se shkrimtarët shqiptarë fituan këtë betejë kulturore. Prandaj, nuk ndodhi në Prishtinë biseda e dytë e planifikuar për arsye të refuzimit të shkrimtarëve serbë për të ardhur dhe vazhduar me diskutimet.
Profili intekeltual, kulturor dhe politik i shkrimtarëve shqiptarë është shfaqur gjerësisht në debatet që u zhvilluan për ndryshimet kushtetuese më 1988, kur hegjemonizmi serb, kishte krijuar trajktoren e shkatërrimit të autonomisë së Kosovës, ndërtuar më Kushtetutën e vitit 1974.
Përmbajtja domethënëse e këtyre debateve sintetizohet më 28 tetor 1988. Anëtarët e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës diskutojnë për ndryshime duke dhënë gjithë refleksionet e ideve, vlerave dhe diskurseve publike të gjeneratave të ndryshme. Janë këtu konceptet kulturore, intelektuale e diskursive, po edhe normative e politike, të shtatëmbëdhjetë shkrimtarëve: Ibrahim Rugova, Din Mehmeti, Agim Vinca, Behram Hoti, Rexhep Zogaj, Milazim Krasniqi, Ajri Begu, Ibrahim Berisha, Mehmet Kajtazi, Rrustem Berisha, Beqir Musliu, Rexhep Ismajli, Azem Shkreli, Basri Çapriqi, Zejnullah Rrahmani, Rushit Ramabaja, Haxhi Vokshi, Ali Podrimja,
Jusuf Buxhovi, Qerim Ujkani, Vehap Shita,
Libri përqëndrohet pikërisht në këtë debat, i cili shpalosi, realisht, përmasën e vendosmërisë së intelektualavë shqiptarë për t’u përballur, apo edhe për të dalur, në ballë të proceseve dhe të rezistencës kundër dhunës politike dhe fizike të qeverisë serbe.
Botimi i diskutimeve, madje edhe renditja e tyre e përpiktë, të nxjerra nga shiriti I magnetofonit, ashtu siç kishte ndodhur, po në rend të parë, përmbajtja e tyre e plotë, ruajtur në Arkivin e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, tregon pse ky asociacion, shkrimtarët, ishin epiqendra e mendimit intelektual, kulturor dhe politik edhe për proceset që pasuan duke krijuar një vizion dhe program të kthjelltë pragmatik për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës./KultPlus.com
Humanisti me nam shqiptar, Anton Çetta do të mbahet mend kontibutin e tij të madh që e dha në pajtimin e gjaqeve mes shqiptarëve.
Në një video të publikuar së fundi në rrjetet sociale thuhet se Çeta arriti të tubonte mbi një gjysëm milioni njerëz në një tubim, në Kuvendin e VERRAVE TË LLUKËS, në Llukë të Epërme të Komunës së Deçanit,
“Plaku i urtë”, siç i kishte dhënë epitetin populli, kishte arritur të pajtonte me mijëra familje të hasmuara dhe dukuria e keqe e gjakmarrjes pothuajse ishte zhdukur krejtësisht deri kah mesi i viteve ’90./ KultPlus.com
Tefta Tashko-Koço, artistja që më zërin e saj të veçantë dhe tejet emocionues bëri për vete zemrat e publikut shqiptarë, njihet si një këngëtare e shquar lirike në interpretimin e këngës popullore qytetare mbarëshqiptare, shkruan KultPlus.
Interpretimet e saj janë vlerësuar gjithmonë dhe ende gjeneratat e kaluara e kujtojnë me mall dhe nostalgji kohën kur ajo interpretonte dhe vazhdojnë t’i dëgjojnë këngët e saj me shumë dashuri.
Tefta Tashko-Koço ishte sopranoja, që për herë të parë në repertorin e koncerteve të saj, krahas arieve të klasikëve botërore, futi dhe kënge popullore qytetare shqiptare. Janë të paktën 89 këngë nga të gjitha trevat e Shqipërisë që ajo i këndoi. Madje 36 prej tyre i regjistroi në pllaka gramafoni në Itali dhe Francë. Tefta ishte vajza e patriotit të shquar shqiptar nga Frashëri i Përmetit, Thanas Tashkos i cili prej vitit 1910 qe vendosur familjarisht në Egjipt. Me vdekjen e Thanas Tashkos më 1915, familja e tij kthehet në Korçë në vitin 1921. Në Korçë kemi aktivizimet e para të Teftës si këngëtare dhe data 26 qershor 1926 mbahet si koncerti i saj i parë në publik. Në shtator të vitit 1927, Tefta me gjithë familjen vendosen në Montpellier, Francë, ku ajo filloi edhe studimet muzikore, për t’i vazhduar ato me sukses në Konservatorin Superior të Parisit. Në vitin 1930, Tefta bën incizimet e para muzikore pranë shoqërisë diskografike “Pathe”-Paris, si pjesëmarrëse në grupin e këngëtarit të shquar të polifonisë himariote Neço Mukon.
Me përfundimin e studimeve, Tefta kthehet në atdhe ku më 26 nëntor 1935 shënohet edhe koncerti i saj i parë si këngëtare profesioniste në Shqipëri koncerte të cilat ajo i dha në shumicën e qyteteve shqiptare. Pikërisht në këto vite, Tefta futi në programet e saj krahas arieve lirike të autorëve të shquar botërorë si Moxart, Guno, Shubert, Verdi, Donixeti, Pergolezi, Belini, Puçini, Rosini, etj, dhe këngët popullore shqiptare, si pjesë integrale e kulturës muzikore popullore shqiptare. Janë rreth 89 këngë popullore të të gjithë qyteteve të Shqipërisë që Tefta i kishte në repertor dhe rreth 36 prej tyre ajo i regjistroi në pllaka gramafoni në vitet 1930, 1937 dhe 1942 në Paris, Francë dhe Milano, Itali. Ndër to po përmend: “Zare trëndafile”, Të dua, moj goc’ e vogël”, Bilbil çapkëni”, Qante lulja lulen”, “Kenke nur i bukurisë”,”As aman, moj lule” etj. Sipas Hysen Files: Tefta diti të nxirrte nga kënga popullore ndjenjën e thellë që populli kishte shkrirë në të. Njihet tanimë faktet se Tefta Tashko i ka mbledhur një shumicë këngësh direkt nga goja e muziktarëve të shuar popullore të vendit tonë. Një gjë të tillë e provon edhe pjesëmarrja e Teftës së bashku me këngëtaren tjetër të shquar Marie Kraja në festivalin e folklorit të mbajtur në Firence, Itali më 30 Maj 1939 krahas këngëtarëve dhe muziktarëve të shquar popullorë të atyre viteve si Adem Mani, Xhevat Boriçi, Kolë Vjerdha, Taip Kraja, Karlo Pali etj. Në listën e gjatë të këngëve popullore të kënduara nga Tefta do të bashkëngjisnim edhe këngët popullore të përpunuara nga kompozitori Kristo Kono me poezi të Lasgush Poradecit si p.sh “Kroi i fshatit tonë”, apo “Kur më vjen burri nga stani”. Krahas Teftës, do të përmendim edhe dy këngëtare të tjera të shquara në interpretimin e këngës popullore qytetare: Jorgjia Filçe Truja dhe Maria Paluca (Kraja). Në vitin 1945, Tefta këndon në operën e Beogradit me shumë sukses rolin e Mimisë nga opera “Bohemë” e Puçinit dhe atë të Rozinës nga opera “Berberi i Seviljes” e Rosinit. Në vitin e fundit të jetës ka qenë vazhdimisht e sëmurë. Vdiq në moshën 37-vjeçare. / KultPlus.com
Sot është 111-vjetori i lindjes së artistes së madhe shqiptare Tefta Tashko Koço, e cila mbetet një prej sopranove më të talentuara dhe më të dashura për publikun shqiptar.
Muzeu Historik Kombëtar në kuadër të promovimit të koleksioneve dhe përkujtimit të figurave, datave apo ngjarjeve të rëndësishme të historisë së Shqipërisë prezantoi sot videon edukuese-promovuese për figurën e Tefta Tashko Koço.
Në muzeun Historik Kombëtar janë ekspozuar disa objekte dhe sende të sopranos së madhe. Në muze janë ekspozuar medalja “Ville de Paris” viti 1933, diploma e Konservatorit të Parisit e vitit 1936, pianoja e përdorur nga Tefta Tashko Koço, vazo kristali, një kuti tualeti e përdorur prej saj, si dhe një veshje koncerti.
Po ashtu, në muze është ekspozuar edhe një portret i Teftës, skulpturë e autorit Gabriel Priftuli si dhe disa fotografi nga jeta e Tefta Tashko Koços.
Tefta ishte vajza e patriotit të shquar shqiptar nga Frashëri i Përmetit, Thanas Tashkos i cili prej vitit 1910 qe vendosur familjarisht në Egjipt. Me vdekjen e Thanas Tashkos më 1915, familja e tij kthehet në Korçë në vitin 1921. Në Korçë kemi aktivizimet e para të Teftës si këngëtare dhe data 26 Qershor 1926 mbahet si koncerti i saj i parë në publik.
Në shtator të vitit 1927, Tefta me gjithë familjen vendosen në Montpellier, Francë, ku ajo filloi edhe studimet muzikore, për t’i vazhduar ato më pas në Konservatorin Superior të Parisit me rezultate shumë premtuese. Në vitin 1930, Tefta bën inçizimet e para muzikore pranë shoqërisë diskografike “Pathe”-Paris, si pjesëmarrëse në grupin e këngëtarit të shquar të iso-polifonisë labe-Neço Mukon.
Me përfundimin e studimeve, Tefta kthehet në atdhe ku më 26 Nëntor 1935 shënohet edhe koncerti i saj i parë si këngëtare profesioniste në Shqipëri koncerte të cilat ajo i dha në shumicën e qyteteve shqiptare. Pikërisht në këto vite, Tefta futi në programet e saj krahas arieve lirike të autorëve të shquar botërorë si Moxart, Guno, Shubert, Verdi, Donixeti, Pergolezi, Belini, Puçini, Rosini, etj, dhe këngët popullore shqiptare, si pjesë integrale e kulturës muzikore popullore shqiptare.
Janë rreth 89 këngë popullore të të gjithë qyteteve të Shqipërisë që Tefta i kishte në repertor dhe rreth 36 prej tyre ajo i regjistroi në pllaka gramafoni në vitet 1930, 1937 dhe 1942 në Paris, Francë dhe Milano, Itali.
Ndër to po përmenden “Zare trëndafile”, Të dua, moj goc’ e vogël”, Bilbil çapkëni”, Qante lulja lulen”, “Kenke nur i bukurisë”,”As aman, moj lule” etj. Sipas Hysen Files: Tefta diti të nxirrte nga kënga popullore ndjenjën e thellë që populli kishte shkrirë në të. Njihet tanimë faktet se Tefta Tashko i ka mbledhur një shumicë këngësh direkt nga goja e muziktantëve të shquar popullore të vendit tonë. Një gjë të tillë e provon edhe pjesëmarrja e Teftës së bashku me këngëtaren tjetër të shquar Marie Kraja në festivalin e folklorit të mbajtur në Firence, Itali më 30 Maj 1939 krahas këngëtarëve dhe muziktarëve të shquar popullorë të atyre viteve si Adem Mani, Xhevat Boriçi, Kolë Vjerdha, Taip Kraja, Karlo Pali etj. Në listën e gjatë të këngëve popullore të kënduara nga Tefta do të bashkëngjisnim edhe këngët popullore të përpunura nga kompozitori Kristo Kono me poezi të Lasgush Poradecit si p.sh “Kroi i fshatit tonë”, apo “Kur më vjen burri nga stani”.
Në vitin 1945, Tefta këndon në operën e Beogradit me shumë sukses rolin e Mimisë nga opera “Bohemë” e Puçinit dhe atë të Rozinës nga opera “Berberi i Seviljes” e Rosinit. Në vitin e fundit të jetës ka qenë vazhdimisht e sëmurë. Vdiq në moshën 37 vjeçare./ javanews/ KultPlus.com
“Babai im gjithmonë më ka ikur, dhe akoma sot është kështu . Më parë e merrte tutje puna , tani dalëngadalë po ma merr koha, një kundërshtare me të cilën nuk mund të krahasohem, me të cilën nuk mund të konkuroj. Për këtë, tani, jetoj të njëjtën ndjesi pamundësie që përjetoja fëmijë.
Sidomos në vitet e fundit, çdo herë që e shoh e kuptoj që është gjithmonë e më shumë i plakur, dhe ngadalë, ditë pas dite, e ndiej se më rrëshket nga duart. Dhe tashmë nuk më mbetet gjë tjetër vetëm të shtrëngoj fort majat e gishtave të tij.
Në moshën tridhjetë e shtatë vjeçare, duke e parë këtë burrë të palindur kurrë, më vjen në mendje fraza që Marlon Brando e kishte ngjitur në dhomë: ”Nuk je duke jetuar nëse nuk e di që po jeton”. Akoma sot pyes veten çfarë mund të bëj për të. Edhe pse sot e shoh të brishtë, të pambrojtur, të plakur, edhe pse tashmë dukem më i fortë se ai, në realitet e di që nuk është kështu. Është gjithmonë më i fortë se unë. Gjithmonë ka qenë. Sepse atij i mjafton një fjalë që të më lëndojë. Përkundrazi, edhe më pak se aq: një fjalë e pathënë, një heshtje, një frikë. Një shikim i hedhur mënjanë, unë mund të çirrem e te shkundem për orë, të kaloj në të shara, ndërsa atij për të më shtrirë në tokë i mjafton një shtrembërim, i bërë me cepin e buzës .
Nëse në jetën prej të rrituri ai ka qenë dhimbja e barkut tim, si fëmijë ishte përdredhja ime e qafës. Sepse bëja gjithmonë çdo gjë me kokën e kthyer nga ai, drejt një shikimi të tij, një fjale të tij, një përgjigjeje të thjeshtë. Por reagimi i tij ishte me nxitim: një krehje e shkurtër flokësh, një kapje e lehtë faqeje, vizatimi që kisha bërë për të, që e vendoste shpejt në faqe të dollapit. Nuk mund të më jepte asgjë më shumë, sepse jo vetëm babai im nuk i ka kuptuar ndonjëherë dhimbjet e mia, nevojat e mia dhe dëshirat e mia, por nuk ka kuptuar as të vetat. Nuk ka qenë kurrë i mësuar të shprehë ndjenjat, t’i marrë në konsideratë. Për këtë them që nuk ka jetuar vërtet ndonjëherë. Sepse është shmangur mënjanë.
Mbase për këtë arsye edhe unë me trashësi nuk e kam parë kurrë si një njeri që mund të kishte dëshira, frikëra, ëndrra. Përkundrazi, jam rritur pa menduar që ishte një person: ishte thjesht babai im, sikur ky fakt ta përjashtonte se ishte si gjithë të tjerët. Vetëm duke u bërë i madh dhe duke harruar për një çast që isha biri i tij kuptova si është realisht, dhe e njoha. Do të kisha dashur të isha i madh qysh në vegjëli për të folur me të si burri me burrin, kështu mbase do të kishim mundur të gjenim një zgjidhje për problemet tona, një rrugë të ndryshme për ta përshkuar sëbashku. Ndërsa, tani që kam kuptuar shumë gjëra mbi të, kam ndjesinë që kam arritur vonë. Që kam pak kohë.
Tani, ndërsa e vështroj, kam sigurinë e plotë që di gjëra për tim atë që as ai nuk i dyshon. Kam mësuar të shikoj dhe të kuptoj atë që fsheh brenda dhe që nuk është në gjendje të nxjerrë jashtë vetes. Këtij burri për vite i kam kërkuar dashuri në mënyrë të gabuar. Kërkova tek ai atë që nuk ishte. Nuk shihja, nuk kuptoja, dhe tani paksa më vjen turp. Dashuria që më jepte ishte e fshehur në sakrificat e tij, në kufizimet, në orët e pafundme të punës dhe në zgjedhjen për t’u ngarkuar me të gjitha përgjegjësitë. Po ta shikoje mirë nuk ishte as zgjedhje, mbase ajo ishte jeta që të gjithë kishin bërë para tij.
Babai im është bir i një gjenerate që ka marrë mësime të qarta dhe esenciale: të martohesh, të bësh fëmijë, të punosh për familjen. Nuk kishte argumenta të ndryshme nga këto për t’i bërë pyetje vetes, vetëm role të përcaktuara më parë. Është njësoj sikur të ishte martuar dhe të kishte bërë një bir pa e pas dëshiruar asnjëherë vërtet. Jam bir i një burri që ka qenë thirrur nga jeta nën armë, për të luftuar një luftë private: jo për të shpëtuar një komb por për të shpëtuar familjen e tij. Një luftë e bërë jo për të fituar, po për të dalë llogaria, për të mbijetuar. Për të vazhduar përpara.
E dua babain tim. E dua me gjithë qenien time. E dua këtë burrë, që kur isha i vogël nuk e dinte asnjëherë sa vjeç isha. E dua këtë burrë që akoma sot nuk arrin të më përqafojë, që akoma sot nuk arrin të më thotë: ”Të dua fort”. Në këtë jemi të njëjtë. Kam mësuar prej tij. As unë nuk arrij ta bëj këtë”./bota.al/KultPlus.com
Përfaqësues të Odës së Hotelerisë dhe Turizmit janë takuar sot me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe ushtruesen e detyrës së ministrit të Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku.
Në njoftimin e OHK-së bëhet e ditur se në takim janë paraqitur kërkesat që ka ky sektor.
“Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës prof. Dr. Hysen Sogojeva, bashkë me drejtorët e departamenteve të estradës dhe të sallave të dasmave z. Afrim Muqici dhe z. Driton Hoti, si dhe me drejtorin ekzekutiv z. Visar Demolli, pas presioneve të shumta për takim me kryeministrinë dhe ministrinë e Shëndetësisë, sot kanë mbajtur takim me zëvendëskryeministrin z. Besnik Bislimi si dhe U.D e Ministrisë së Shëndetësisë znj. Dafina Gexha-Bunjaku”, thuhet në njoftim.
OHK-ja ka bërë të ditur se po kërkohet zgjatja e orarit të punës, lejimi i punës për sallat e dasmave dhe klubeve të natës, e po ashtu të hiqet ora policore.
“Kërkesat konkrete të përfaqësuesve të OHTK-së ishin si më poshtë: 1. Zgjatja e orarit të punës për të gjitha kategoritë deri në ora 01:00 pasmesnate; 2. Lejimi i punës për sallat e dasmave dhe clubet, sipas manualit të IKSHPK-së; 3. Të hiqet ora policore; 4. Të zgjatet afati për uljen e TVSH% nga 18% në 8% të paktën edhe për 5 vitet e ardhshme; 5. Të fillojnë organizimet e ahengjeve në bazë të manualit; 6. Të bëhet përkrahja financiare ndaj bizneseve; 7. Të bëhet subvencionimi i pagave të punëtorëve; 8. Të mbulohen shpenzimet e qirave për bizneset nga viti 2020-2021 që kanë punuar pjesshëm; 9. Të bëhet kompensimi i bizneseve që nuk kanë punuar fare gjatë kësaj kohe; 10. Për të hyrë në lokale t’u kërkohet certifikata e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19, testi RT-PCR negativ për COVID-19 jo më i vjetër se 72 orë ose dëshmia se personi ka kaluar COVID-19 në të kundërtën inspektoriati të merret me atë biznes”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë i Odës së Hotelerisë së Kosovës:
MBAHET TAKIMI MES PËRFAQËSUESVE TË OHTK DHE KRYEMINISTRISË!
Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës prof. Dr. Hysen Sogojeva, bashkë me drejtorët e departamenteve të estradës dhe të sallave të dasmave z. Afrim Muqici dhe z. Driton Hoti, si dhe me drejtorin ekzekutiv z. Visar Demolli, pas presioneve të shumta për takim me kryeministrinë dhe ministrinë e Shëndetësisë, sot kanë mbajtur takim me zëvendëskryeministrin z. Besnik Bislimi si dhe U.D e Ministrisë së Shëndetësisë znj. Dafina Gexha-Bunjaku.
Kërkesat konkrete të përfaqësuesve të OHTK-së ishin si më poshtë:
1. Zgjatja e orarit të punës për të gjitha kategoritë deri në ora 01:00 pasmesnate;
2. Lejimi i punës për sallat e dasmave dhe clubet, sipas manualit të IKSHPK-së;
3. Të hiqet ora policore;
4. Të zgjatet afati për uljen e TVSH% nga 18% në 8% të paktën edhe për 5 vitet e ardhshme;
5. Të fillojnë organizimet e ahengjeve në bazë të manualit;
6. Të bëhet përkrahja financiare ndaj bizneseve;
7. Të bëhet subvencionimi i pagave të punëtorëve;
8. Të mbulohen shpenzimet e qirave për bizneset nga viti 2020-2021 që kanë punuar pjesshëm;
9. Të bëhet kompensimi i bizneseve që nuk kanë punuar fare gjatë kësaj kohe;
10. Për të hyrë në lokale t’u kërkohet certifikata e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19, testi RT-PCR negativ për COVID-19 jo më i vjetër se 72 orë ose dëshmia se personi ka kaluar COVID-19 në të kundërtën inspektoriati të merret me atë biznes;
Përfaqësuesit tanë përveq kërkesave që patën, u zotuan para kryeministrisë se nëse gjendet një alternativë që çdo biznes hoteliero/turistik të punojë njësoj pa u standardizuar, atëherë do të zotohen që do t’u bëjnë thirrje çdo pronari të biznesit e në veçanti pronarëve të sallave të ahengjeve të ndryshme për t’u kërkuar që në rast se duan të hapen dhe të punojnë do t’i respektojnë çdo masë e cila do të dalë nga qeveria e Kosovës, në të kundërtën do ta pësojë jo vetëm me dënim por edhe me mbyllje për një kohë të caktuar.
Pas këtij zotimi zëvendëskryeministri z. Besnik Bislimi qe i gatshmëm që këto kërkesa t’i drejtojë tek këshilli ndërministror në mënyrë që me shqyrtu mundësinë për akomodimin e këtyre zotimeve nga OHTK.
Ne mbesim në pritje të një përgjigjje sa më të shpejtë, dhe shpresojmë në lajmin që edhe për sektorët e kufizuar deri më tani të ketë alternativë pune ashtu siç ka për të tjerët që veqse kanë filluar punën!/ KultPlus.com
Miliarderi Charlie Munger nuk po ua vë veshin kritikave për projektin e tij, një mega-konvikt me 4500 studentë në Universitetin e Kalifornisë, Santa Barbara, por pa dritare.
“Duhet të mësoheni me faktin se miliarderët nuk janë njerëzit më popullorë në shoqërinë tonë”, tha Munger për MarketWatch gjatë fundjavës. “Më mirë të jem miliarder dhe të mos më duan të gjithë, se sa të mos kem para”, shton ai.
Kritikët i kanë hedhur poshtë planet e Munger për një godinë pa dritare që dëshiron të ndërtojë e që sipas tyre, ngjan më shumë si një burg më shumë sesa si një konvikt studentësh.
Mbi 90% e dhomave të ndërtesës do të jenë pa dritare. Munger ka thënë se ai beson se kjo gjë do të inkurajonte interaktivitetin mes studentëve.
Projekti varet nga një donacion prej 200 milionë dollarësh të bërë nga Munger dhe në klauzolë shkruhet se planet e tij nuk mund të ndryshohen.
Konvikti, i quajtur Munger Hall për nder të donacionit të miliarderit, pritet të kushtojë rreth 1.5 miliardë dollarë, shkruan gazeta Blic.
Dennis McFadden, një arkitekt këshillues i UCSB, kritikoi projektin dhe dha dorëheqjen javën e kaluar. Në letrën e tij të dorëheqjes, McFadden tha se ai nuk mund t’i mbështeste planet: “Nga këndvështrimi im si arkitekt, prind dhe qenie njerëzore, nuk mundem”, tha Dennis.
Pavarësisht dorëheqjes së McFadden në shenjë proteste, Munger po i qëndron idesë së tij dhe puna vazhdon.
“Unë mendoj se ndërtesa do të jetë një sukses i madh. Është e vështirë të bësh dy arkitektë të bien dakord ndonjëherë për ndonjë gjë”, tha Munger./gazetaexpress/KultPlus.com
Kur ishte djali i vogël, murmurinte “Po të vjen era nanë”, kur më shtrëngonte fort e ma puthte gushën. Sot, i rritur, ai mundohet të gjej emrin e parfymit tim, të blerë në ndonjë aeroport apo në ndonjë butik luksoz të Parisit. Ty nanë, a të vinte era livandë, kolonjë, miris? Apo thjeshtë, të vinte era nanë? Nanë? Se u bënë një, dy, tri, katër, pesë, gjashtë javë, e po tutna që po më ik era jote, ashtu si ike ti./ KultPlus.com
Edicioni australian i revistës “Vogue” e ka cilësuar stilisten shqiptare Nensi Dojaka, si një nga emrat që do të përkufizojnë stilin e veshjeve për vitin 2022.
Në një artikull të gjatë për tendencat e vitit që vjen revista mes emrave të njohur të modës si Hermès, Dior, Valentino , Tom Ford rendit edhe stilisten shqiptare.
“Kjo pararojë e re e stilistëve të cilës i përket Nensi Dojaka, krijojnë stilin e një gruaje të fortë dhe të guximshme” shkruan “Vogue”
Nensi Dojaka, në muajin shtator fitoi çmimin prestigjioz të grupit LVMH (Louis Vuitton, Moet, Hennessy) për stilistët e rinj. Gjaë ceremonisë së mbajtur në Fondacionin Louis Vuitton, Dojaka u shpall fituese mes nëntë finalistëve./diaspora shqiptare/KultPlus.com
Ambasada e Kosovës në Tokio së bashku me bashkinë Minato kanë organizuar një foto-ekspozitë për Kosovën në Tokio, shkruan KultPlus.
Pasur parasysh se ky vit ishte vit i Lojërave Olimpike Verore Tokio2020, edhe karakteri i kësaj ekspozite është në këtë frymë – “Kosova, Sporti dhe Arritjet e Yjeve tona”.
Në ceremoninë hapëse të kësaj ekspozite fotografike, i Ngarkuari me Punë i Republikës së Kosovës në Japoni, Arbër Mehmeti në fjalën e tij tha se përmes kësaj foto-ekspozite, ku janë të ekspozuara 60 fotografi Kosova synon të sjell një pjesë të Kosovës dhe historinë e sportit kosovar në Tokio, për qytetarët japonezë.
“Në fotografitë të cilat do të ekspozohen, vizitorët do munden të shohin Kosovën që nga momenti i shpalljes së pavarësisë së më 17 shkurt 2008, pjesëmarrjen e parë të Kosovës në Lojërat Olimpike Verore në Roio2016, dhe medaljen e parë të artë të fituar në xhudo. Gjithsesi, këtu është përfshirë edhe suksesi i jashtëzakonshëm i Kosovës në Lojërat Olimpike Verore Tokio2020, ku përsëri xhudistët tanë na bën krenarë me dy medalje të arta në xhudo. Në të njëjtën kohë, një hapësirë e veçantë e kësaj ekspozite i kushtohet peizazhit të bukur të Kosovës” ka thënë Mehmeti.
Ambasada e Kosovës në Japoni dhe Ngarkuari me Punë z. Arbër Mehmeti falënderojnë fotografin e njohur Kosovar Blerim Uka, fotot e të cilit po i shihni këtu dhe do të qëndrojnë në qendrën sportive të bashkisë Minato për dhjetë ditë radhazi. Gjithashtu, Ambasada e Kosovës në Japoni falënderon edhe Komitetin Olimpik të Kosovës për ndarjen e një numri të fotove të cilat gjithashtu janë pjesë e kësaj ekspozite “Kosova, Sporti dhe Arritjet e Yjeve tona”.
Në hapjen zyrtare të ekspozitës, pjesëmarrës ishin edhe niveli drejtues i qytetit Minato, përfaqësues të Ministrisë së Jashtme Japoneze, Ambasadori i Shqipërisë Gjergji Teneqexhiu, Ambasadori i Maltës André Spiteri, përfaqësues të Shoqatës Japoneze të Agjencive të Udhëtimit dhe përfaqësues të shoqatave Japoneze-Kosovare në Japoni.
Për arsye të masave të pandemisë, Ambasada e Kosovës ka mundur të ftojë vetëm një numë të kufizuar të mysafirëve për të marrë pjesë në ceremoninë hapëse të kësaj foto-ekspozite. Gjithsesi, ne ftojmë dhe lusim të gjithë ata që duan ti shohin këto foto dhe të mësojnë për Kosovën, të vizitojnë Qendrën Sportive të Bashkisë Minato e cila do jetë e hapur çdo ditë, përfshirë vikendet nga data 2-12 nëntor 2021.
Address: 〒105-0023 Tokyo, Minato City, Shibaura, 1 Chome−16−1 みなとパーク芝浦 3~8 階
Qendra Sportive e Bashkisë Minato, hapur në vitin 2014 është institucion publik dhe qendra kryesore e sportit dhe rekreacionit në bashkinë Minato. Kjo qendër sportive ka përdorim të gjerë dhe të shumëllojshëm në strukturën e saj. Përveç hapësirave për ekspozita dhe galeri, kjo qendër sportive përmban hapësira të atletikës, hapësira për stërvitje, pishina, kënde për fëmijë, për të rijnë dhe për të moshuarit.
Me mbi 860,000 vizitorë çdo vit që vizitojnë qendrën sportive të bashkisë Minato, ky institucion publik është hapësirë ideale që përmes kësaj foto-ekspozite, Kosova të arrijë tek sa më shumë qytetarë japonezë të cilët do të mësojnë dhe informohen më shumë për vendin tonë./ KultPlus.com
Një grup të rinjsh në Beograd i kanë larguar flamujt shqiptarë që kanë qenë të vendosur në Beograd, për shkak të një samiti të ndodhur atje, ditë më parë.
Mediat serbe raportojnë se personi që largoi flamujtë është Nikolla Keljanoviq.
Sipas raportimeve, ai e ka pranuar fajin. Ata flamuj, vënë në pah mediat serbe, ishin vendosur për shkak të një samiti të mbajtur më 11 dhe 12 tetor dhe në Beograd ku pas samitit, mbetën flamujt e shumë vendeve, përfshirë edhe flamujt e Shqipërisë.
Duke folur rreth Nikolla Keljanoviq, i cili ka pranuar se ka hequr flamujt shqiptarë në kryeqytetin serb, mediat serbe thonë se ai tashmë është i njohur për publikun për sjelljet e tij arrogante.
“Unë dhe shoku im po udhëtonim përgjatë ‘Bulevarit’ kur pashë flamujt e Shqipërisë, u ndalëm me qëllimin për t’i ulur. Kur u afruam, katër djem vrapuan drejt nesh dhe donin të na ndihmonin, kështu që ata u ngjitën dhe hoqën ato. Vazhduam tutje dhe hoqëm një duzinë flamujsh”, ka thënë Keljanoviq.
“Të jemi të qartë, unë nuk kam asgjë kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve që janë për pajtim, por ka nga ata që urrejnë, dhe përderisa ka nga ata që janë kundër serbëve dhe Serbisë, nuk dua ta shoh flamurin e tyre në Beograd. Samiti ka kaluar, tani mund të hiqet flamuri shqiptar dhe flamujt e tjerë”.
Ndërsa i pyetur se pse i bindi fëmijët e mitur të “ulnin” flamurin shqiptar dhe më pas i hipi në makinë si “shpërblim”, Nikolla u përgjigj: “Nuk i binda kurrë, siç thashë, ata erdhën për të ndihmuar. Doja t’i regjistroja për rrjetet sociale dhe prandaj dëgjohen kur u them ta bëjnë, sepse kam filluar të regjistroj”.
Lidhur me një veprim të tillë ka reaguar edhe Ragmi Mustafi, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi.
“Diskursi publik i bërë për ndarjen e ‘shqiptarit të ndershëm’ dhe atij të pandershëm në Serbi. Do të thotë: ndershmëri = besnikëri = i nënshtruar”, ka shkruar Mustafi në Twitter./Metro
Psikiatri amerikan, Aaron Beck, i cili konsiderohet si baba i terapisë njohëse të sjelljes, vdiq në moshën 100-vjeçare.
Lajmin e konfirmoi vajza e tij, Judith Beck, e cila tha se babai i saj vdiq në shtëpinë e tij në Filadelfia.
Terapia njohëse e sjelljes është një qasje e zhvilluar në vitet 1960, e cila i trajnon pacientët që të identifikojnë dhe të largojnë mendimet negative irracionale për veten, botën dhe të ardhmen.
Kjo qasje është tani metoda më e praktikuar e terapisë në mbarë botën.
Beck ka lindur në korrik të vitit 1921 në Rod Ajllënd dhe ishte djali i tretë i dy emigrantëve hebrenj rusë.
Ai e ka zhvilluar trajtimin pasi ka zbuluar se pacientët e tij në depresion shpesh kanë ide të çrregullta negative.
Ai ka botuar qindra artikuj dhe 25 libra në karrierën e tij./R.E.L/ KultPlus.com
Faik Konica është një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqiptare. Prozator dhe poet, publiçist dhe estetist, kritik letrar dhe përkthyes, ai me veprën e tij të shumanshme pasuroi dhe ngriti në lartësi të reja fjalën shqipe dhe mendimin letrar shqiptar.
“Na thonë, se qetësia mbretëron në Shqipëri; e besojmë. Na thonë, se për tre javë do ndodhet eksperti i financave në Shqipëri, gëzohemi. Na thonë, se qeveria do blerë dhjetë aeroplanë dhe japim me duart plot. Na thonë, se për pak kohë Shqipëria do të bëhet oksidentale, duartrokitim. Na thonë, se qeveria e shpëtoj shtetin nga një rrezik i madh, thërrasim me tërë fuqinë: “rroftë qeveria kombëtare!” Na thonë se fluturoi gomari… ne e besojmë”!, kishte shkruar Konica/KultPlus.com
T’i kam falë të tana rrenat e vogla e të mëdha, Të nevojshmet e të panevojshmet që i baje n’ emën të betejës së impresionimit.
Ta kam falë secilën përpjekje lakuriqe që të më mbroje prej dramave të jetës, Tu e pretendu kalorësin shpëtimtar të ndjenjave gjithqysh të trazueme të mia, pa dashtë të dije se drama ishte vetë kjo.
Të kam falë për të tana pamundësitë njerëzore me përmbushë personin tim vetmitar.