Thirrje për gazetarë

KultPlus fton gazetarët e medieve të ndryshme në Kosovë, që të aplikojnë në thirrjen për trajnimin e gazetarëve mbi të drejtat e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian, trajnim që ka për qëllim rritjen e të drejtave mbi këto komunitete.

Në këtë thirrje do të pranohen dhjetë gazetarë, të cilët pas trajnimit dy ditorë, do të realizojnë nga një artikull për komunitetin rom, ashkali dhe egjiptian.

Gazetarët pjesëmarrës do të kenë mëditje për këtë trajnim, ndërkohë trajnimi do të realizohet nga një gazetar profesionist.

Aplikimi për këtë thirrje mund të bëhet në [email protected], afati është i hapur deri më 30 tetor.

Ky trajnim është pjesë e projektit “Mbështetja e mediave dhe gazetarisë për të drejtat e njeriut në Kosovë”, përkrahur nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe realizuar nga Kosovo 2.0, CEL dhe QKSGJ./ KultPlus.com

Rada Trajkoviç: Çdokush nga Kosova, serb apo shqiptar, duhet të krenohet me Dua Lipën

Rada Trajkoviç thotë se çdokush në Kosovë duhet të ndihet krenar me suksesin e Dua Lipës.

Ish-deputetja Rada Trajkoviç ka shkruar së fundi lidhur me suksesin e këngëtares shqiptare, Dua Lipa.

Përmes një postimi në Twitter, Trajkoviç thotë se çdokush në Kosovë duhet të krenohet me Duan dhe kjo vjen pas suksesit më të ri të artistes.

“Kushdo nga Kosova – serb apo shqiptar – duhet të jetë krenar për suksesin global të kësaj gruaje të re. Mbresëlënëse!

Vlerësimi i kulturës – qoftë ai i një kishe madhështore apo i një ylli të talentuar të popit – duhet të bashkohet, e jo të na ndajë”, shkruan ajo.

Ky postim i saj vjen pasi Dua Lipa ka shënuar rekordin e ri me 153 milionë këngë të shitura në të gjithë botën, që nga debutimi i saj më 2015, duke u bërë kështu ndër artistet me këngët më të shitura në histori.

Ndryshe, këngëtarja ka nisur punën për projektet e reja muzikore, të cilat fansat e saj mund t’i dëgjojnë shumë shpejt.

PEN Qendra e Kosovës me mbrëmje letrare për Ibrahim Rugovën

Në KultPlus Caffe Gallery në Prishtinë vazhdon përkujtimi i shkrimtareve të ndjerë të Kosovës.

Përkujtimi i radhës i kushtohet Ibrahim Rugovës, ish-presidentit të vendit, shkrimtar dhe kritik letrar.

Aktiviteti në kujtim të Rugovës zhvillohet të premten që vjen, më 23 tetor, me fillim në orën 17.00 dhe atë e organizon PEN Qendra e Kosovës.

Për veprën e Rugovës do të flasin Lindita Tahiri dhe Avni Spahiu. Mbrëmjen e udhëheq Binak Kelmendi.

PEN Qendra e Kosovës ka paraparë edhe shtatë mbrëmje të tjera kulturore kushtuar shkrimtarëve të ndjerë: Anton Pashku, Hasan Mekuli, Jusuf Gërvalla, Xhemail Mustafa, Rifat Kukaj, Mensur Raifi dhe Mirko Gashi.

Projektin e PEN Qendrës së Kosovës me titullin “Ora e shkrimtarit” e përkrah Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit./ KultPlus.com

Këtë të enjte, Cineplexx organizon eventin #LadiesNight me super-shpërblime

Cineplexx organizon eventin Ladies Night këtë të enjte, më 22 tetor, në të dy kinematë, ku do të dhurohen shumë shpërblime në të gjitha sallat.

Për premierën e filmit Misbehaviour, Cineplexx organizon eventin “Ladies Night” në të dy kinematë, me shumë shpërblime nga brende të ndryshme, ku ndër shpërblimet kryesore në kinemanë në Prishtinë do të jenë: 1x Fustan Couture në vlerë prej 1650€ nga Blerina Kllokoqi Rugova, 5x Zbardhime të dhëmbëve në vlerë 120€ nga Dent MEX, 4x Syze #Vogue dhe Ray-Ban nga Optika Simon, 2x Microblading në vlerë prej 200€ nga BROWS BY – Fjolla si dhe 3x Çanta nga O bag, ndërsa në kinemanë në Prizren shpërblime kryesore do të jenë një udhëtim në Stamboll për 2 persona All Inclusive nga agjensioni turistik Dua.Tourist si dhe 2x Fustana në vlerë 400€ nga Blerina Kllokoqi Rugova.

Biletat për këtë event tashmë kanë dalë në shitje, dhe ato mund ti bleni çdo ditë në të dy kinematë.

https://www.instagram.com/p/CGhZWJQKOWa/?utm_source=ig_web_copy_link

Filmi flet për një grup grash që nxjerrin një plan për të prishur konkursin e bukurisë Miss World 1970 në Londër. Filmi vjen me regjinë e Philippa Lowthorpe, ndërsa në rol kryesor do të jetë aktorja e njohur britaneze Keira Knightley.

Përveç shpërblimeve kryesore që u përmenden më lartë, për këtë event që do të fillojë në të dy kinematë nga ora 18:00, Cineplexx do të dhurojë edhe shpërblime nga brende tjera të ndryshme si:
3x Vathë në vlerë prej 74€ nga Oliver Weber, 3x Frizurë dhe Grim në vlerë prej 65€ nga Andërr Atelie, 2x Ora dore nga EMO, 5x Anëtarësi 1 vjeçare në Fivestar Fitness, 3x Lash Extensions nga Angel Studio Academy, 2x Mbjellje të çerpikëve në vlerë prej 80€ nga Nita Lashes, 3x Frizurë dhe Grim në vlerë prej 45€ nga Beauty Lounge Rina Baliqi, 3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Lindex Kosova, 8x Shërbime në vlerë prej 20€ nga Dream Nails, 5x Gift Cards në vlerë prej 30€ nga Loris Perfume Kosova.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fcineplexxkosovo%2Fvideos%2F643942899656043%2F&show_text=false&width=560

Biletat për këtë eventi mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:00 në Cineplexx, ose përmes aplikacionit të cilin mund ta shkarkoni në APP Store ose në Playstore. Për më shumë rreth eventit, klikoni këtu mund t’i gjeni në webfaqën e Cineplexx. (lidheni me kete link: https://cineplexx-ks.eu/Content.Node/ks/events/_items/Misbehaviour_-_Ladies_Night.sq-KS.php )

Autori shqiptar, Klaudio Findiku, në dy muajt e fundit ka marrë 25 çmime

Suksese të reja për poetin e ri shqiptar nga Italia, Klaudio Findiku, i cili në dy muajt e fundit ka marrë njëzet e pesë çmime në po aq çmime ndërkombëtare, shkruan albinfo.ch.

Findiku shquhet si autor i më shumë se 950 kompozimeve që i kanë dhënë atij çmime të shumta, në Montesilvano Findiku ai fitoi çmimin letrar ndërkombëtar “Veritas Splendor”, promovuar nga Universiteti Ndërkombëtar i Paqes, në bashkëpunim me Departamentin Federal të Kulturës dhe nën Patronazhin e Lartë të Akademisë Universum Zvicra, me një poezi kushtuar Nënë Terezës së Kalkutës, shkruan albinfo.ch.

Duhet theksuar se Findiku ishte protagonist në Pesaro në ceremoninë përmbyllëse të edicionit të 21-të të “Universum International Award – Young Excellence”, kushtuar të rinjve që janë dalluar në çdo fushë të shoqërisë, ku u vlerësua me “Përmendjen e Nderuar” për poezi “Lotët e nënës sime”, një histori prekëse e dashurisë për Shqipërinë, tokën e saj amtare dhe për tokën e adoptuar, ndërsa më 9 tetor me poezinë “Deti” ajo fitoi “I colori dell ‘anima’, promovuar në Sanremo nga shoqata kulturore “Mondo fluttuante”.

Klaudio Findiku ka lindur në Durrës më 1995 dhe jeton në Itali që nga viti 2009, ku dhe ka ndjekur studimet për Hoteleri-Turizëm dhe Menaxhim biznesi. Gjer më tani ka botuar 5 vëllime në shqip, si: “Mërgimi në dhe të huaj”, “Malli për vendlindjen time”, “Copëza Shpirti” etj., të cilave pritet t’u shtohen edhe botime të reja. Krijimtaria e tij letrare në italisht është vlerësuar me mjaft çmime dhe do të publikohet së shpejti.

Përveç talentit të tij, është i njohur edhe për angazhimin e tij shoqëror në kryesinë e shoqatës vullnetare “Shqipet”, e cila mban lart emrin e të rinjve që i përkushtohen artit të fjalës. /Albinfo.ch/ KultPlus.com

Fotografia e Klaudio Findiku
Fotografia e Klaudio Findiku

Thirrja e Merkel-it për gjermanët

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka apeluar tek disiplina e qytetarëve gjermane në luftë kundër përhapjes së virusit Corona. “Takohuni me sa më pak vetë, brenda apo jashtë shtëpisë. Ju lutem: mos kryeni asnjë udhëtim që nuk është patjetër i nevojshëm, hiqni dorë nga çdo festim që nuk është patjetër i nevojshëm. Qëndroni, nëse është e mundur, në qytetin tuaj”, u shpreh Merkel në video-podcastin e saj javor.

“E di, se kjo nuk tingëllon vetëm e ashpër, dhe në raste të veçanta madje është shumë e vështirë të heqësh dorë nga disa gjëra”, pranon Merkel, por kjo do të jetë vetëm për një kohë të caktuar, e në fund të fundin njerëzit në Gjermani e bëjnë këtë edhe për veten e tyre. “Për shëndetin e vet dhe të gjithë atyre, që mund t’ua kursenim sëmundjen. Për atë që sistemi ynë shëndetësor të mos mbingarkohet, që shkollat dhe kopshtet të qëndojnë të hapura. Për ekonominë tonë dhe vendet tona të punës.”, raporton DW, përcjell albinfo.ch.

Se si do të jetë ky dimër, si do të jenë krishtlindjet tona, kjo vendoset këto ditë dhe javë, tha Merkel. “Këtë e vendosim ne me sjelljen tonë”, është shprehur kancelarja gjermane, e cila në video-mesazhin e saj javor ka vlerësuar kujdesin e gjermanëve që duke respektuar rregullat bënë që Gjermania të përballojë krahasimisht mirë pandeminë në gjysmën e parë të vitit.

Ajo vlerësoi edhe punën e zyrave të shëndetësisë, por theksoi, se nëse pandemia përhapet kaq shpejt, nuk do mund të identifikohen dot kontaktet. Që këtë javë po bëhet e qartë, se kemi arritur në “një fazë serioze të pandemisë”, tha Merkel. “Ditë për ditë po rritet shpejt numri i infektimeve të reja. Pandemia po përhapet me shpejtësi, më shpejt se në fillim, para një gjysmë viti.”, shpjegon Merkel.

Pas një vere krahasimisht të relaksuar, para nesh qëndrojnë muaj të vështirë, tha Merkel. Tani duhet bërë gjithçka që virusi të mos përhapet në mënyrë të pakontrolluar. “Këtë moment llogaritet çdo ditë”, tha Merkel./ KultPlus.com

epa08557302 German Chancellor Angela Merkel wears a face mask during a roundtable discussion on the fourth day of the ongoing Special European Council leaders’ summit, the first face-to-face meeting between EU statespeople held since the eruption of the ongoing pandemic of the COVID-19 disease caused by the SARS-CoV-2 coronavirus, in Brussels, Belgium, 20 July 2020. The heads of state and government discussed the bloc’s response to the pandemic and the new long-term budget. EPA/JOHN THYS / POOL

Rugova pa Qendër Mjekësore, turistët duhet të kthehen në Pejë për kontrolla mjekësore

Në fshatrat e Rugovës ka mungesë të Qendrave Mjekësore, gjë e cila nuk është rregulluar për shumë vite. Banorët dhe turistët kanë probleme,  sepse duhet të udhëtojnë nga Rugova deri në qytetin e Pejës dhe të trajtohen në Spitalin e përgjithshëm në Pejë për çdo shqetësim shëndetësor që ata kanë.

“Një objekt i cili është ndërtuar posaçërisht për shërbime mjekësore, që ndodhet afër fshatit Bogë, në Haxhaj, është jashtë përdorimit dhe në këto kohë keqpërdoret nga të rinjtë e qytetit dhe fshatrave”, ka thënë Xhavit Husaj, qytetar nga fshati Haxhaj.                                                  

(Qendra Mjekësore në Fshatin Haxhaj)                                                    

Për shkak të mungesës së këtyre qendrave mjekësore, turistët që kanë vizituar dhe qëndruar në Rugovë, në rast të ndonjë shqetësimi shëndetësor u është dashur t’i anulonin pushimet e tyre për tu kthyer në qytetin e Pejës që të kontrollohen ose konsultohen me mjekët.  

“As ndihmën e parë nuk ke ku e merr në këto male, duhet urgjentisht të nisesh për në qytet. E kjo është shqetësim i madh dhe duhet të ndermirën masa”, thotë Kreshnik Lajqi i cili shkon shumë shpesh në bjeshkët e Rugovës për pushime verore e dimërore.

“Në fshatin Haxhaj përballë shkollës objekti ekziston në gjendje jo të mirë fizike. Objekti ka qenë i rregulluar, ashtu si edhe shkolla, por njerëzit e pandërgjegjshëm e kanë shkatërruar, duke i thyer xhamat, dyert etj. Sot e kësaj dite është në gjendje të mjerueshme.” tha një qytetar nga  Rugova i cili deshi të mbetet anonim.

(Njëra nga dhomat e objektit në fshatin Haxhaj.)

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri tha se duhet të ketë pacientë që të funksionojnë këto qendra. Dhe se asnjëherë nuk ka pranuar ankesë nga banorët e fshatrave të Rugovës.

“Së pari duhet të ketë pacientë që të funksionojnë këto qendra, por prapë komuna jonë ka paraparë ekipe mobile kur ka flukse të mëdha të vizitorëve. Nuk kemi pranuar asnjëherë ankesa”, ka thënë Muhaxheri.

Distanca në mes Pejës dhe Bogës është 58 km me rrugë dhe banorëve ose turistëve të këtij vendi u është dashur të udhëtojnë deri në qytetin e Pejës për tu konsultuar me mjekët për shqetësime shëndetësore nga më të voglat deri tek ato më tragjike.

Nexhat Delijaj, banor i fshatit Kuqishtë, tregon se pse është e rëndësishme qendra mjekësore në Rugovë dhe se sa ka funksionuar objekti në fshatin Haxhaj.

“Qendra mjekësore është e nevojshme, sepse gjatë gjithë kohës ka banorë vendas, pas luftës në fshatin Haxhaj është ndërtuar një qendër mjekësore me donacione të huaja por që s’ka funksionuar asnjëherë, e sot është e shkatërruar”, shton Delijaj.

Drejtori komunal për shëndetësi në Pejë, Petrit Loci thotë se staf mjekësor ka mjaftueshëm për shëndetin primar dhe se komuna e Pejës ka vendosur të funksionalizoj objektin në fshatin Haxhaj.

“Staf mjekësorë kemi mjaftueshëm për shëndetin primar. Fshatrat e Rugovës nga viti 2012 nuk kanë shërbime mjekësore statike në Amf për shkak të mungesës së banorëve rezident në këto vendbanime, komuna e Pejës ka vendos ta funksionalizoj objektin që ndodhet në Haxhaj sepse ka pozicionin më të përshtatshëm”, ka thënë ai.

Ndërkohë, derisa Rugova shihet si pikë kryesore e turizmit në Kosovë, në të njëjtën kohë, turistëve, qoftë vendorë apo të huaj, nuk i ofrohet kujdesë shëndetësor, që shpesh mund të rezultojë me anulime të pushimeve, të cilat mund të reflektojnë keq për zhvillimin e turizimit në këtë pjesë./ Diona Krasniqi/ KultPlus.com

Shpella e Qirave, atraksion unik dhe pasuri e fshehtë në qytetin e Gjakovës

Përveç Shpellës së Kusarit që ndodhet në Gjakovë, ndodhet edhe një shpellë tjetër në fshatin Gërqinë, po në këtë qytet, e cila quhet “Shpella e Qirave”.

Kjo shpellë është e vjetër por nuk dihet më shumë në lidhje me historikun e saj, sepse nuk ka të dhëna të sakta.

Në një intervistë të zhvilluar me Drejtorin e Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Gjakovës, Ferdinand Kolaj në lidhje me këtë çështje ka thënë se Komuna e Gjakovës, përkatësisht Drejtoria për Zhvillim Ekonomik në kuadër të aktivitetit të vet nga investimet kapitale për vitin 2020 ka paraparë investimin në Shpellën e Qirave, duke përfshirë shtegun deri tek shpella, pastrimin dhe shenjëzimin.

Buxheti i paraparë nga ana e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik është 40,000.00 euro

“Qëllimi i këtij investimi është që kjo bukuri natyrore të jetë e qasshme për vizitorët, pra të shfrytëzohet për turizëm. Buxheti i paraparë nga ana e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik është 40,000.00 euro. Punët janë në përfundim dhe së shpejti do të përfundojë ky investim”, ka thënë Kolaj, i cili ka shpjeguar se për momentin nuk kujdeset askush për këtë shpellë,  sepse sipas tij nuk ka qenë e qasshme, dhe të vetmit që e kanë vizituar këtë shpellë janë banorët e fshatit, apo edhe të banorëve përreth.

 “Por pas investimit duhet të shohim një kompani apo shoqatë e cila do të merret me përkujdesjen e kësaj pasurie natyrore. Pas përfundimit të punimeve,  besojmë brenda muajit, do të jetë një ndër atraksionet turistike në Kosovë,  sepse është afër Shpellës se Kusarit, në të cilën vitin e kaluar kemi investuar dhe sot është një ndër atraksionet kryesore turistike në Kosovë”, shtoi ai.

Rruga deri te shpella është e vështirë, por pas investimeve do të eliminohet edhe ky problem

Ai më pas ka thënë se tash për tash rruga deri te shpella është e vështirë, por beson se pas investimeve do të eliminohet edhe ky problem, duke dhënë detaje se kjo shpellë nga brenda ka një hapësirë të madhe dhe është shumë bukur, dhe ja vlen të vizitohet.

Mirëpo, jo shumë qytetarë të kësaj komune janë në dijeni se ekziston një shpellë e tillë.

Kristella Hajdaraj e cila është banore e një fshati në Gjakovë ka thënë se nuk ka dëgjuar ndonjëherë për këtë shpellë, ndoshta, sipas saj edhe si mungesë e informacionit.

Kurse Kujtim Mehmeti është në dijeni për këtë shpellë, dhe sipas tij ai e ka vizituar këtë bukuri natyrore, por ai ka shpjeguar se brenda shpellës është shumë errësirë.

Kurse Ilir Shala e shpjegon si një përvojë që i ka lënë shumë mbresa.  “Kjo shpellë ka një bukuri natyrore shumë mbresëlënëse dhe ia vlen të vizitohet nga banorët e Kosovës, dhe poashtu nga turistë nga bota”, ka thënë Shala.

Kurse Shpellën e Qirave, Lekë Muqaj e ka vizituar në vitin 2015 bashkë me Shoqatën e Bjeshkatarëve. Ai ka thënë se deri te kjo pikë turistike, turistët mund ta shfrytëzojnë edhe për ngjitje, pasi që terreni është i tillë që duhet një ngjitje deri te kjo zonë.

Gjatë kësaj rruge janë tri maja, Maja e Koznikut 1005m, Maja e Zatriqit 1043m dhe Maja e Gradishit 1034m”.

Me investimet që do të bëhen në këtë zonë turistike është përfshirë edhe investimi në shtegun që të qon drejt Shpellës së Qirave, investim që besohet se do të sjell edhe një pikë turistike në Kosovë, e që do të jetë e shfrytëzueshme edhe për të vizituar shpellën, por edhe për të bërë ngjitje drejt këtyre majave. Linda Krasniqi / KultPlus.com

Rrëfime personale nga gratë, sonte në KultPlus Caffe Gallery

Muaji tetor është muaji i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit dhe ne kuadër të këtij muaji të rëndësishëm për shëndetin e grave, KultPlus sjell tri gra të guximshme, të cilat do të tregojnë përvojën e tyre dhe ballafaqimin me këtë sëmundje, por që janë shembull i gruas së fuqishme. Ju presim që të jeni pjesë e kësaj mbrëmje vetëdijësuese.

Mbrëmja do të mbahet në ambientin e KultPlus Caffe Gallery, në ora 19:00, për shkak të Covid 19, kërkojmë nga të pranishmit të respektohen masat e pandemisë.

Kjo mbrëmje mbështetet nga Komuna e Prishtinës./ KultPlus.com

Filmi “Mbi qentë dhe tapetat” – “I love to be loved”

Ballsor Hoxha

Filmi Mbi qentë dhe tapetat i regjisorit të mirënjohur Visar Morina, është film tragjedi e cila ndërtohet në mënyrë pasive, e cila në mënyrë latente krijon rrëfimin për vetminë e njeriut, dhe ligësinë dhe dhembjen që ajo e buron.

Por kur pyetesh se cila është “ e keqja që duhet përballur” në këtë tragjedi, del se realja (sipas konceptit të The Real të Lacan), pandjeshmëria e botës ndaj njeriut, është vetë kjo e keqe. Realja e cila ka dezintegruar njeriun në ndërnjerëzoren e tij dhe e ka bërë të dorëzohet ndaj pafuqisë së tij.

Pandjeshmëria e botës, është vetë pandjeshmëria e njeriut për njeriun dhe shkëputja e ndërnjerëzores. Është tablo e cila kapë rrezikun e vetmisë dhe ferrin ku është izoluar njeriu.

Filmi Mbi qentë dhe tapetat i regjisorit Visar Morina përfundon me fjalinë “I love to be loved”. Është film i cili e zbulon pikërisht psikologjinë e njeriut, i cili ka ardhur në stad ku çirret se “do të jetë i zhveshur para zotit dhe të mos ketë turp”, psikologjinë e po të njëjtit e cila gjatë filmit gjarpëron ndërmjet dashurisë dhe krimit, dashurisë dhe urrejtjes, dashurisë dhe paevitueshmërisë së dhembjes.

Janë dy pleq në një apartament, bashkëshortë, ku gruaja është e paralizuar në karrocë për persona me aftësi të kufizuara, të cilët vizitohen nga djali i tyre, për t’u kujdesur për nënën/bashkëshorten derisa bashkëshorti do të udhëtoj në një udhëtim me “Kishën e tij”.

Në këtë ndërtohet një dramë ku janë dy pleq që gatuajnë, janë të dhënë pas kishës së tyre/tij, luajnë lojëra shoqërimi pas darke. Por që në të vërtetë, në latencën e kësaj jete “plot përkujdes”, shpërthejnë momente të agresionit, urrejtjes, dhe aq më shumë edhe krimit klasik. Në dy momente: 1. Kur dikush (pavarësisht se në apartament gjenden vetëm dy bashkëshortët dhe djali i tyre) ka liruar mbajtësen për bashkëshorten e paralizuar dhe ajo pëson asksident gati se fatal; dhe 2. Kur bashkëshortja e ngulfat bashkëshortin  në një shpërthim krejtësisht të beftë për shkak se ai ka lënë letrat e tualetit jashtë mundësisë së saj për t’i arritur ato; urrejtja, dhembja, dhe krimi bëhen të qartë si pjesë e jetës së përditshme të tyre. Në të vërtetë, sipas këtyre dy jetëve që këta dy bashkëshortë jetojnë, lojërat e shoqërimit me darkat dhe kishat e tyre në njërën anë, dhe në anën tjetër urrejtja, dhembja dhe krimi që shpërthejnë krejtësisht beftë në film, janë përditshmëria e tyre. Gjë që shpërfaq në mënyrë tejet të arrirë “hell is the other” (Sartre), apo thënë më saktë, se dashuria dhe urrejtja e njeriut ndaj njeriut, kalojnë në diçka të pandashme në pafuqinë e tij ndaj reales (The Real sipas Lacan) së jetës, dhe kjo në dy shtresat e punës së Visar Morinës: konteksti dhe universalja. Pleqëria dhe pafuqia e njeriut përballë reales së jetës.

Filmi Mbi qentë dhe tapetat është film mbi tragjiken e njerëzores. Shtruar në dy shtresa krejtësisht të sofistikuara dhe mishëruar me narracion i cili bartë tërë këtë tragjedi:

Në shtresën e parë është konteksti, drama në kohë reale të filmit, që është vëzhgim i kujdesshëm i njeriut në pamundësinë për të ikur nga tjetri, nga lidhja, nga raporti, nga pafuqia e tij përballë reales, nga vetja.

Në shtresën e dytë është universalja në pafuqinë e tij, plakjen e njerëzimit dhe me këtë dorëzimin reales, dhe kësaj pafuqie, impotencës simbolike të njeriut si zgjedhje, dhe ndërthurjen e dashurisë me urrejtjen nën këtë pafuqi.

Në bisedën e babait që është në prag të çmendurisë (derisa kjo shfaqet qartë në fund të filmit) me të birin e tij, babai e pyet të birin

“Ç’do të bësh me jetën tënde”;

“Asgjë” i përgjigjet i biri;

“Po një fëmijë bile?” i thotë babai

“Unë fëmijë” përgjigjet djali, dhe vazhdon “po ç’më duhet”.

Njerëzorja, njeriu ka zgjedhur të – ruhet – nga tjetri, qoftë edhe nga fëmija dhe nga lidhja me njeriun tjetër. Është zgjedhje për t’iu dorëzuar asaj ku gjendet pa kusht as dëshirë – në jetë, dhe për të harruar.

Njerëzorja, dhe njeriu, parë nën pëlhurën e filmit mjeshtëror të Visar Morinës, si në shembullin e një nga protagonistët e filmit, në bashkëshortin/babain, është ferr i vetmisë, me lidhje të paevitueshme, ferr i përditshëm me “dashurinë” e tij, dhe mungesa totale e ndjenjës për tjetrin, deri në psikopati latente, dhe krim jo dhe krejtësisht të paramenduar. Por ky krim i “paparamenduar”, në filmin e Morinës, nuk është agresivitet as kërcënim, është në të vërtetë e liga e lindur dhe e jetësuar përbrenda ferrit të përditshmërisë në përballje me realen, me pafuqinë, me impotencën dhe me pleqërinë në fund.

Në kontekstin dramatik të filmit, zhvillohet marrëdhënia në një familje: babai, nëna dhe djali. Është film i cili përmes familjes shpërfaq tëhuajsimin dhe lidhjen ndërnjerëzore si relike, si ritual i harruar që përsëritet pa asnjë mishërim jete. Dashurinë dhe urrejtjen e njërit për tjetrin. Në momentin e takimit të të birit me nënën, i biri i cili ka ardhur të kujdeset përkohësisht për nënën e tij, ai vetëm aty kupton se ajo është tanimë e paralizuar. Babai nuk ia jep të birit paratë e premtuara – për kujdes të të birit ndaj nënës -. Nuk ka as jetë dhe as vazhdimësi të saj. Është impotencë simbolike e cila ka përfunduar në shkëputje totale megjithëse bashkëshortët, babai dhe nëna, ende darkojnë së bashku, luajnë së bashku dhe vazhdojnë të jetojnë sikur të martuar. Është jetë e cila ka mbetur e harruar në ritualet e saj megjithëse krimi është i vazhdueshëm në këtë bashkëshortësi. Megjithëse e liga ka mbizotëruar. Megjithëse impotenca gërryen çdo njerëzore ndërmjet tyre.

Është film për njeriun, i cili përsërit në kor “

“Jezusi banon në mua”;

“Jam i lidhur me zotin dhe përmbushem brenda tij”;

”Jam një me natyrën e shenjtë”;

“Zoti më do, më do dhe është unë”;

“Zoti është në kontroll për çdo gjë për mua”.

“Të falënderojmë zot”.

Nëse e përcjellim përmbajtjen e këtij kori kishtar, kjo është përshkallëzim i dorëzimit të njeriut në pafuqinë e tij ndaj reales, shpëlrbërje e egos dhe kalim në deluzion:

– kalimi i njeriut në papërgjegjësinë, apo pavetësinë e tij

– totalizimi i papërgjegjësisë dhe pavetësisë së tij

– projektimi i një shënjimi të jashtëm përbrenda si dorëzim

– dashuria e vetes por vetëm përmes ndërmjetësuesit (e që është zoti në këtë rast)

– dorëzimi total ndaj pafuqisë me projektim zotin si kontroll

Në këtë përshkallëzim shpërfaqet tërë vetmia e njeriut në pafuqinë e tij për t’i bërë ballë jetës në vetmi. Së pari mungesa e vetes, personit dhe individit, shkatërruar dhe dezintegruar nga vetmia. Dhe së dyti, mungesa e një njeriu, mungesa e tjetrit, mungesa e ndërnjerëzores, mungesa e lidhjes së mirëqenë. Kështu duke i dhënë të drejtë një entiteti tjetër, qoftë religjioz, qoftë psikologjik, për të bartur vetminë nga e papërballueshmja e reales në diçka tjetër prej saj.

Duke iu kthyer përfundimit të filmit, që vjen menjëherë pas këtij kori, fjalisë “I love to be loved”, regjisori Visar Morina ka ndërtuar një psikologji të vetmisë e cila, paradoksalisht, është edhe e izoluar në raportin ndërnjerëzor edhe e vuan mungesën e raportit ndërnjerëzor.

Njeriu i cili çirret “I love to be loved” është në të vërtetë njeriu i cili çirret “dua të më duan”, derisa askush nuk e do askënd. Pikërisht kjo çjerrje në kor dhe vetëm e njeriut është nënshtrimi i tij nga realja. Krisja e tij nën realen, në të keqen, nën pafuqinë ndaj saj.

Pandjeshmëria e botës ndaj njeriut, si universale, në këtë film të Visar Morinës, është pandjeshmëria të cilën e kemi ndërtuar vetë si njerëzim deri në frikë për të lindur fëmijë (si në dialogun në mes babait dhe të birit), nga frika prej të dashurve tanë dhe nga tëhuajsimi prej njëri tjetrit. Andaj kjo pandjeshmëri e shtjelluar aq bukur në këtë film, është jo një faj, jo një argument apo kundërargument ndaj njeriut, është këtu me ne, dhe në të cilën duhet të sillemi dhe të mbijetojmë./ KultPlus.com

Mos nxirrni në shoqëri njerëz që varen nga nëna, gruaja, motra

Mbretëresha e Jordanisë, Rania kur u pyet nga Oprah Winfrey  se si rriten fëmijët e saj, përderisa janë princër, përgjigja e saj i habiti të gjithë.

– Shërbëtorëve u ndalohet të hyjnë në dhomat e fëmijëve të mi, t’i rregullojnë ato ose të lajnë enët e tyre,

– Është e ndaluar të kërkosh nga shërbëtorët një gotë ujë ose lëng,

– Ata (djemtë) duhet të shërbehen vetë,

– Ata (djemtë) rregullojnë dhomat dhe lodrat e tyre, lajnë enët dhe i shërbejnë vetes së tyre,

– Lojërat ose dhuratat janë gjithashtu të ndaluara, përveç në Bajramet dhe ditëlindjet e tyre,

– U është bërë me dije se suksesi i tyre në shkollë dhe studime është vetëm për të mirën e tyre,

– Është fatkeqësi që një djalë të rritet në shtëpi i varur nga gruaja, nëna ose motrat!

Këshilla ime për ju: Mos bëni diçka për fëmijën tuaj që ai është në gjendje ta bëjë vetë, sepse me këtë ju i mësoni atij varësi në vend të mbështetjes në vetvete, dhe me këtë e bëni fëmijën të varur nga tjerët.

Mos nxirrni në shoqëri njerëz që varen nga nëna, gruaja, motra.

Puna dhe vetë-shërbimi në shtëpi nuk është hendikep, hendikep është varësia nga tjerët për gjërat që mund t’i kryeni vetë./ KultPlus.com

Shoqata Papa Klementi XI Albani , Xue Sheng e Elida Rusta fitues në takimet letrare ndërkombëtare “Azem Shkreli”

Edicioni i 18-të i takimeve letrare  ndërkombëtare “Azem Shkreli”, u përmbyll mbrëmë në Pejë.

Edhe pse i organizuar në kushte të pandemisë Covid 19, takimet ia dolën të mbahen me pjesëmarrës nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut dhe poet vendor.  

Poetët e huaj të ftuar në këtë edicion u paraqitën virtualisht  përmes videove të cilat u shfaqën në manifestimin qëndror të mbajtur në teatrin Istref Begolli.

Xue Sheng nga Kanadaja, Amir Or, Diti Ronen, e Lali Tsipi  Michael nga Izraeli e Fiona Simposon nga Anglia, lexuan poezitë e tyre dërguar me video. Krahas tyre edhe poet nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe nga Kosova u paraqitën me krijimet e tyre.

Fitues i çmimit për kontribut në letrat shqipe, këtë edicion u shpall Shoqata “Papa Klementi  XI Albani “ nga Suedia.

Çmimi për poezinë më të mirë gjatë takimeve  i takoi poetes Elida Rusta, ndërsa çmimi ndërkombëtar “Lirika e Azemit Shkrelit” iu nda poetes Xue Sheng nga Kanadaja.

Përpos këtyre çmimeve, u ndanë edhe disa çmime reviale. Çmimi  “Rilindja” iu nda autorëve Ramë Oraca e Rozafa Shpuza. Çmimi “Pajtimi” Agim Deskut e  Shqipe Hasanit. Çmimi “Kushtetuta” poetëve Ramadan Beqiri e  Naxhie Bërbatit –Kastratit. Çmimi “Liria” iu nda tre autorëve Besim Perjucit, Donart Rexhbogajt e Ajete Pavatës.

Në kuadër të takimeve, u organizuan edhe një sërë aktivitetesh.  U promovuan librat  “Epikë ëndrash” të poetes Ajete Pavataj si dhe libri “Pengu “ i Adnan Merovcit. Tribuna tematike sivjet iu kushtua 75 vjetorit të gazetës Rilindja dhe ndikimit të saj në promovimin e vlerave kulturore. Me kumtesë në këtë temë u paraqit poetja e studiuesja Ilire Zajmi –Rugova.       

Këshilli organizativ ndau mirënjohje për Ministrinë e Kulturës, rinisë e sporteve si përkrahës të këtyre takimeve, mirënjohje kjo që u pranua nga zëvendësministri  Engelbert Zefaj, Ministrinë e Shëndetësisë , gjegjësisht ministrit Armend Zemaj, për menaxhimin e pandemisë e dhënies së mundësisë për organizimin e këtij  takimi në kushte të jashtëzakonshme, Drejtorisë  për  Kulturë, rini e sporte të Komunës së Pejës,  drejtoreshës  Xhenet Syla, për përkrahje të pakursyer të këtyre takimeve si dhe deputetes shqiptare në  Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj Përlaskaj për kontributin e dhënë për çëshjten kombëtare, komunitetin shqiptar  në  Kroaci dhe promovimin e urave kulturore shqiptaro-kroate./ KultPlus.com

Eliza Hoxha: Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe akademiku Frashër i cilëson gratë e Kosovës si bagëti

LETËR E HAPUR

Akademisë së Shkencave dhe ArteveMinistrisë së Arsimit dhe Shkencës Institutit të Historisë.

Po e nisë këtë letër me shqetësimin e madh si qytetare e këtij vendi, si aktiviste e artiste e poashtu edhe si deputete e Kuvendit të Kosovës dhe Anëtare e Komisionit për Arsim , Shkëncë dhe Kulturë, Rini dhe Sport.

Ndër vite cështja e historisë së Kosovës e sidomos historisë së re të saj diskutohet. Libra të ndryshëm shkollor dhe të tjerë kanë casje e të dhëna të ndryshme, jo të harmonizuara e shpesh edhe të shtrembëruara. Pa dashur të hyj në cilësime sepse nuk I takojë fushës së historisë kjo brengë tani shpërthen në problem kur përtej shtrembërimeve e mohimeve historike që na bëhen nga të tjerët , tani jemi ne vet ata që mohojmë fakte dhe përbuzim gra e viktima.Rasti I fundit I projektit të historisë së përbashkët (Joint history project) nga CDRSEE – Center for Democracy and Reconciliation in Southeast Europe në Selaniku tregon se përkundër një qëllimi fisnik për një histori të përbashkët me synim në pajtim e paqetim në Ballkan, materia mund të devijoj dhe të paraqesë të pavërteta apo të mohoj fakte e momente historike krejt për hirë të “pajtimit”, apo?Pjesë e këtij botimi si co-autorë janë edhe historianët shqiptar nga Kosova Jusuf Bajraktari, Fehmi Rexhepi dhe Frasher Demaj të cilët pavarësisht shpjegimeve se nuk kanë qenë pjesë e ekipit editorial nuk mund të shmangen nga përgjegjësia në atë se cfarë mbartin librat si histori nga Kosova duke e pasur aty tyre si burim.

Brenda materialit nuk do fokusohem të ato se cfarë të tjerët kanë shkruar shkarazi për Kosovën, si e kanë cilësuar atë dhe si I janë adresuar asaj the topionimeve brenda saj. Ajo që shqetëson është se midis ekipit të historianëve Kosovar njëri nga ta përfaqëson instancat më të larta shtetërore dhe InstitucionaleDeputeti I Kuvendit të Kosovës dhe akademiku Frashër Demaj bashkë me kolegët e tij cilëson gratë e Kosovës si bagëti, masakrën e Recakut e quan Incident apo rast, masakra të tjera nuk përmenden fare, përmendën dëmet e bombardimeve të Natos por jo edhe dëmet e shkaktuara nga Serbia, përmenden kishat e shkatërruara në 2004 njëkohësisht të hartëzuara por nuk përmendet se janë rikonstruktuar më para të buxhetit të Kosovës… nuk flitet për 1,133 fëmijë të vrarë, nuk flitet për protestat, marrshet, peticionet e shumta që ishin organizuar kundër dhunës dhe luftës në Kosovë, sulmet e UCK-së paskan sjellur emigrimin e serbëve nga Kosova, etj, etj, etj…Dhe këtu vijmë tek ajo që është qenësore e që në Kosovë ka humbur rëndësinë e vet qëmoti, e që është pesha e fjalës publike dhe përgjegjësia që vjen me te. E kur jemi tek kjo z. Demaj nuk e përfaqëson më vec veten e tij, por edhe Akademinë e Shkencave e Arteve të Kosovës e edhe Kuvendin e Kosovës.

• Udhëheqësi I akademisë, z. Kraja kishte një distancim personal medial karshi z. Demaj, por kjo nuk ka të bëjë më me cështjet e individit. Institucioni I Akademisë së Shkencave dhe Arteve duhet zyrtarisht të deklarohet a distancohet nga këto qëndrime të Akademikut të tyre korrespodent. Diku në botën e civilizuar në këso raste do t’i tërhiqej titulli me automatizëm.

• Kuvendi I Kosovës apo deputetet brenda tij duhet të deklarohën se a janë në vijë me z. Demaj dhe kolegët e tij apo mendojnë ndryshe, sepse heshtja në këso situatash është miratim.

• Grupi Parlamentar I LDK-së le të shprehet nëse është I mendimit të njejtë, le të shprehen edhe ata që e kanë votuar një zë të tillë brenda Kuvendit si I vetmi shqiptar aty që voton kundër ligjit për vlerat e luftës.

• Thuhet se CDRSEE kishte mbajtur marrdhënie pune me Ministritë e Arsimit nga të gjitha vendet e rajonit dhe nëse është kështu Minsitria e Arsimit e Shkencës duhet poashtu ta deklarojë pozicionin e saj karshi kësaj historie gjysmake e përbuzese të shkruar apo kontribuuar nga vet akterët Kosovar dhe njëkohësisht t’I rishikojë të gjitha tekstet shkollore dhe ato ti harmonizojë bashkë me akterët e Institutit të Historisë

• Instituti I Historise nuk distancohet me shpjegimin se nuk eshte botim I tyre…Por ajo cfarë kemi në fund fare është knaqësia e egove personale vizavi dëmit kolektiv të shkaktuar.Një gjë është e sigurt! Pajtimi me të tjerët nuk mund të ndodhë duke gënjyer veten dhe duke krijuar mospajtime të brendshme.

Pajtimi I vërtetë në Ballkan do të ndodhë kur ta pranojmë të vërtetën e dhimbshme dhe të ecim përpara.Kërkim falja është hapi fillestar.Si për këta akademik aventurier e si për Serbinë ndaj Kosovës.

Kjo letër e hapur është botuar pa asnjë ndërhyrje nga ana e redaksisë së KultPlus. / KultPlus.com

Filmi “Drita” në konkurrencën kryesore në Cineast Festival në Luksemburg

Filmi “Drita” me regji nga Daniel Kruglikov, ku luan aktorja kosovare Arta Dobroshi, do të shfaqet të premten në Festivalin Cineast në Luksemburg, ka njoftuar Qendra Kinematografike e Kosovës. 

“Drita” është një dramë në gjuhën shqipe me ngjarje të Kosovës, që është cilësuar si poemë kinematike për dashurinë e humbur.

Në rrolet kryesore luajnë Arta Dobroshi, Florist Bajgora, Genc Jakupi, Armond Morina, dhe Ilire Vinca.

Producentë të filmit janë Shkumbin Jakupi, Armond Morina dhe Genc Jakupi, ndërsa producent ekzekutiv është Steve Mcqueen (regjisori i filmave 12 Years a Slave, Shame, Hunger/ KultPlus.com

Libri “Bleibende Spuren” vazhdon të pritet me interesim në Zvicër

Isuf Sherifi

Në Bibliotekën e Qytetit St. Gallen u bë prezantimi i librit “Bleibende Spuren” (“Gjurmë të përhershme”), të autores shqiptare me prejardhje nga Kosova, Basrie Murati-Sakiri. Libri është botuar vitin e kaluar nga Shtëpia Botuese e Zürichut, “Rotpunktverlag”.

Prezantimi në St. Gallen është i 10-ti me radhë që e ka pasur deri më tani në Zvicër, gjë që flet shumë për vlerat e librit dhe interesimin e vazhduar që po e tregojnë për të lexuesit dhe institucionet e ndryshme kulturore. Për rrjedhojë, edhe mediat e shumta, si të karakterit kulturor, judikativ, ashtu dhe ato informativ, kanë publikuar që nga botimi i librit prezentime dhe vështrime të ndryshme mbi të, përfshirë edhe bisedat dhe intervistat tematike me autoren.

Përmes këtij libri, autorja Murati-Sakiri flet për jetën e saj si gjimnaziste; angazhimin politiko-patriotik, që në rininë e hershme, për lirinë dhe Republikën e Kosovës; përndjekjet e vazhdueshme të saj dhe bashkëveprimtarëve, pjesëtarë të „Çetës së Llapit“, ku bënte pjesë ajo; vrasjen e bashkëveprimtarit, heroit Ali Ajeti, si dhe përjetimin e vrasjës së babait të saj nga ana e forcave serbe në Betejën e Llapashticës. Me mirënjohje të veçantë autorja flet për të gjitha ato familje që i përkrahën dhe strehuan gjatë qëndrimit afër tremujor fshehur në mal.

Duke dëgjuar me vëmendje fragmente të lexuara nga vetë autorja, ndeshish faktin se ajo në libër tregohet shumë modeste dhe e çiltër. Nuk flet vetëm për dramën e saj personale, nuk shfaqet vetëlavdëruese, por në fokusin kryesor shpërfaq fatin e rëndë të Kosovës, përkatësisht shqiptarëve të robëruar nën ish-Jugosllavi. Në libër, një pjesë të konsiderueshme e zë edhe periudha e ekzilit të detyrueshëm, shkaku i ndjekjeve për t’u burgosur, të autores në Zvicër, e përfshirë në pjesën e dytë, e cila është poaq interesante sa dhe vetë koha e jetuar në vendlindje.

I shkruar në formë ditari, me një narracion që secilin lexues e merrë me lehtësi në udhëtimin e vet, në këtë libër tragjeditë nuk rrëfehen vetëm me doza mllefi e mërzie, por edhe me gjuhën e humorit të lehtë, që herë pas here të bënë për të qarë dhe qeshur njëherësh. Shpresa, optimizmi, besimi i paluhatshëm në rezultatin pozitiv final të luftës së Kosovës, çlirimin dhe lirinë, e përshkojnë librin edhe në momentet më të rënda që përjeton autorja, qoftë në Atdhe, qoftë në mërgim, ku ballafaqohet me sfidat shtesë që shtron vendi dhe shoqëria e huaj. Prezantimin e librit, në formë interaktive me të pranishimit, si dhe bashkëbisedimin letrar me autoren, e udhëhoqi gazetarja dhe studiuesja e mirënjohur e gjermanistikës, Eva Bachmann. Në fund, autorja si dhe organizatorët i falënderuan të pranishmit për pjesëmarrjen dhe interesimin e treguar./ KultPlus.com

Nënshkruhen katër memorandume bashkëpunimi në fushën e kulturës, mes Kosovës dhe Shqipërisë

Ministrja e Ministrisë së Kulturës Vlora Dumoshi ka njoftuar për memorandumet e nënshkruara mes Ministrisë së Kulturës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, shkruan KultPlus.

Më poshtë keni njoftimin e plotë të ministres Dumoshi.

Në Mbledhjen e përbashkët të dy qeverive si Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës, nënshkrova sot katër memorandume të bashkëpunimit.

Memorandumi i bashkëpunimit për Veprimtarinë Botuese dhe Librin i cili ka për qëllim bashkëpunim të shumëfishtë me Shqipërinë për librin dhe botimin.

Memorandumi i bashkëpunimit për Kalendarin e përbashkët kulturor Kosovë – Shqipëri me anë të së cilit do të bashkërendojmë aktivitete kulurore.

Memorandumi për Bashkëprodhim Filmik i cili do të ngrisë bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve filmike, Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe Qendrës së Filmit të Shqipërisë në bashkëprodhim filmik, dhe memorandum i cili parasheh ndarjen e çmimeve kombëtare të përbashkëta në kinematografi.

Memorandumi i bashkëpunimit për themelimin e Ligës së përbashkët të Basketbollit me anë të së cilit mbështetet themelimi i një lige unike të përbashkët të basketbollit ndërmjet Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe Federatës Shqiptare të Basketbollit.

Uroj dhe shpresoj që këto marrëveshje të forcojnë edhe më shumë marrdhëniet tona vllazërore shtetërore dhe t’i ndihmojnë njëzëri kulturës e sportit andej e këndej kufirit shqiptar./ KultPlus.com

Adrian Morian shpallet aktori i vitit, falënderon nënën, vjehrrën dhe bashkëshorten

Fotografia: Atdhe Mulla

Adrian Morina, aktori i cili sot është shpërblyer me çmimin për aktorin më të mirë, çmim ky që është ndarë nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sporte, nuk ishte i pranishëm në ceremoni, por një letër falënderimi ka vendosë ta përçojë te njerëzit që e kanë mbështetë gjatë këtij rrugëtimi, shkruan KultPlus.

Gazeta e jonë e sjell të plotë këtë letër që ia ka drejtuar ministres së Ministrisë së Kulturës Vlora Dumoshi, e që nëpërmjet kësaj letre falënderon tre persona të veçantë.

E nderuara Ministre znj.Vlora Dumoshi,

Të dashur,

Në këtë ditë të veçantë për teatrin dhe për mua, unë nuk do ta keqpërdorë rastin e të bëjë falënderime siç e do zakoni.

Unë, sot, nuk do të falënderoj profesorin Faruk, profesorin Enver, profesoreshën Ilire dhe të gjithë profesorët të cilëve do ju jem mirënjohës përgjithmonë; Sot nuk do të falënderoj as regjisorin Kushtrimi Koliqi me të cilin realizuam shfaqjen e jashtëzakonshme “Unë jam vet grua”, për të cilën u shpërbleva sot ; por nuk do ti falënderoj as regjisorët tjerë si Ilirin, Blertën, Urbanin, Dinon, Unkovskin e Altin Bashën që më besuan disa nga kryeveprat e dramaturgjisë botërore; nuk do ta keqpërdorë këtë rast e të falënderoj as Lirakun, Florentin e Kushtrimin e Jetonin që më hapën dyert e Teatrit Oda dhe të Multimedias; madje s’do të falënderoj as Rebeken, Armendin e Besnikun me të cilët përmes teatrit “La Rremë”, pamë botën; dhe kam vendosur që sot të mos i falënderoj as kolegët dhe punëtorët e Teatrit Kombëtar të Kosovës të cilët janë familja dhe jeta ime.

Sot, në këtë ditë të veçantë, për mua dhe teatrin, duke e ditur se teatri është nëna e të gjitha arteve, unë dua ta falënderoj institucionin më të shenjtë të të gjitha civilizimeve dua të falënderoj NËNËN. Po, NËNËN!

Të parën, dhe jo vetëm për kah rëndësia, të cilën dua ta falënderoj sot, është nëna ime e cila besoi pafundësisht në mua duke u bëre dielli që më udhëhiqte përgjatë gjithë udhëtimit tim jetësor e artistik.

Të dytën, jo për kah rëndësia, të cilën dua ta falënderoj, është nëna e gruas sime, vjehrra ime, e cila pavarësisht se nuk e donte dhëndrin aktor, ajo e pranoi dashurinë e vajzës së saj dhe u bë erë që i dha krah velave të dashurisë sonë.

E treta, prap jo për kah rëndësia, është nëna e fëmijëve të mi e cila, krejt natyrshëm, me rolin e bekuar nga zoti, më fali teatrin e ëndrrave me dy aktorë të jashtëzakonshëm Orikun dhe Hanën. Ajo u bë një grua dhe nënë e jashtëzakonshme, ndërsa unë, i dhënë pas teatrit, mbeta vetëm burrë dhe baba në tentativë. Sot dua ta falënderoj atë për mbështetjen, durimin, përkushtimin dhe dashurinë e pafund.

Ju faleminderit!

Prishtinë 02.10.2020./ KultPlus.com

Duke e dëgjuar “Më fal” të Elita 5

Ridvan Bunjaku

Si admirues i madh i grupit Elita 5 (Agron IdriziMevaip MustafiBesim IbraimiArif Ziberi, Nexhat Mujovi – Wirusi e Valon Gashi)*, në një nga shkuarjet e mija në Tetovë e mora “guximin” ta kërkoj studion e Wirus-it, Nexhat Wirus Mujovi. Tetovarët me gatishmërinë e tyre tipike për të ndihmuar ma treguan saora adresën. Nexhati ishte me basistin, Agron Idrizin, duke punu diçka në studio. Dëgjohej një piano. Dolën të më takojnë me mirësjellje e mikpritje, por dukeshin të stresuar, sidomos Nexhati. “Jemi tu punu në albumin e ri”, thanë. Nuk iu mora kohë.

Albumin, “Mohikani i fundit” e bleva posa doli në CD. Aty, kënga “Më fal” është siç është incizuar në studio. Domethënë nuk e ka pjesën hyrëse ‘ushtarake’ që e ka në spot, dhe nuk e ka pjesën filmike. Në vijim është një observim i këngës.

Një harpë e përdorur nga pak si piano, me efekte, e hap qetë këngën, butë-butë. Futet orkestra me pad-a, stringje e disa fyej prapa duke dhënë atmosferë të hyrjes filmike.

Fillon strofa e parë vetëm me pada:

“Nëse fjalët s’kanë kuptim, më e mirë është heshtja”

Padat lozin me harmoni, duke i plotësuar akordet herë me oktavën e bazës, herë me ndonjë 6she

“Nëse loti është i rremë, njësoj është dhe buzëqeshja”

Futet kitara:

“Nëse fati asnjëherë nuk na ndan as s’na bashkon”

“Sot e përgjithmonë ka diçka që nuk ndryshon”

Një kitarë tjetër i plotëson “zbraztësitë” midis fjalëve

“Sot e përgjithmonë ka diçka që nuk ndryshon”

Futen disa basa të butë orkestralë (kontrabasa me gisht?) dhe një pad pak më i çelur. Muzika po avanson:

“Më fal, të lutem më fal,”

“Që nga vetja s’të ndaj,”

“Ti e din se jam pa faj”

Një horn (apo e ngjashme) e shton prezencën e orkestrës, dhe një kor meshkujsh, si rastësisht plotëson me “ho-o-o-ho-o-o”. Edhe harpa e fillimit vazhdon aty-këtu.

“Më fal, të lutem më fal,”

“Që nuk mundem të ndryshoj”

“Të jetoj e të t’harroj”

Një kitarë tjetër e bën kalimin e butë dhe paralajmërues në diçka më të avansuar. E tërë strofa e parë ishte hyrje, vetëm me instrumente harkore në sfond. Tani aktivizohen edhe ritmi e basi.

“A ka mbetur gjë në jetë”

Edhe piano vjen më në fund.

“Që s’e kam bërë për ty?”

Basi nuk është tipik i rokut. Është një bas më i butë.

“Apo ndoshta ndjen diçka”

“Që mua s’ma thua drejt në sy”

Basi e plotëson hapësirën bukur.

“Sikur lotët e gjithë botës

Të takohen në një vend”

Tash piano dhe kitara e mbush.

“Prapë nuk mund ta thonë”

“Dashuria sa dhemb”

(Kitara e plotëson.)

“Jo nuk mund ta thonë”

“Dashuria sa dhemb”

Ndalje, thuajse përfundim.

Këtu këngëtari e rrit intensitetin.

“Të lutem më fal,”

Nga a-mol-i (la minore) kalohet në A-dur (la maxhore) përkatësisht fis-mol (fis minore), një kalim tipik ky nga mol-i në dur. Ky model është i njohur në kompozime të formës a-mol, A-dur, a-mol. Kalimi në dur paralajmëron zhvillim më të fuqishëm, zakonisht deri në kulmim të këngës. Gjithsesi, për shkak të natyrës së këngës, melodia nuk rri në A-dur-in triumfal por mbetet në fis-molin melankolik.

Këtu Wirusi në sfond e fut një surlë që tonin e dytë të shkallës (në këtë rast i bie gis-in) e ka pak të ulur, një shkallë orientale kjo që i shton sentiment e mall këngës. Ndërsa në plan të parë dëgjohet një kor shpirtëror i femrave që sikur fton për mëshirë hyjnore.

Kënga tanimë është rok i plotë, me kitarë me distorzion që i mban bazat sigurt me kuinta. Edhe ngjyra e basit tanimë është e rokut.

Një kitarë solo (Valon Gashi, po supozoj) zhytet me potencë në këtë ambient tashmë krejt të butë. Pason një melodi solo që është në harmoni të plotë me korin e butë të vajzave. Ndërsa kitara shkon përpjetë duke mbaruar në oktavën e notës bazë, kori shkon teposhtë duke mbaruar në notën bazë. Dy vija melodike që përputhen plotësisht.

Një, apo disa violina unison, me një vijë të befasishme e rrisin dramaticitetin edhe më shumë dhe e modulojnë këngën një ton më lart, në gis-mol.

Derisa kitara kalon ngadalë nga toni i katërt i shkallës deri në të pestin, violinat luajnë vija klasike dramatike, dhe ritmi ndryshohet disi në marsh ushtarak. Vazhdon loja e kitarës potente me violinat që i mbështillen si ngjala.

Kitara përfundon në subdominantë shtatëshe.

Orkestra kthehet në bazë dhe në kapacitet të plotë hyn në finalen e këngës, duke moduluar prapë në bazën e fillimit (a-mol).

“Më fal, të lutem më fal,”

Mund ta dëgjojmë edhe korin e vajzave tani duke e mbështetur vijën.

“Që nga vetja s’të ndaj,”

“Ti e din se jam pa faj”

“Më fal, të lutem më fal,”

“Që nuk mundem të ndryshoj”

“Të jetoj e të t’harroj”

Orkestra ndalet plotësisht. Mbesin vetëm violina të buta që e mbajnë bazën dhe një kontrabas i butë.

“Më fal, të lutem më fal,”

“Që nuk mundem të ndryshoj”

…dhe pada e violina që e përmbyllin këngën.

“Të jetoj e të t’harroj”./ KultPlus.com

Madridi “mbyllet”, vala e Covid-19 alarmante

Madridi po kthehet nën masat e bllokimit në gjithë qytetin, pas një rritjeje me rastet e koronavirusit në kryeqytetin spanjoll.

Njerëzit nuk do të jenë në gjendje të largohen ose të hyjnë në Madrid përveç për arsye pune, arsimimi ose shëndetësore, e tubimet do të kufizohen në gjashtë persona dhe dyqanet, baret dhe restorantet do të duhet të zvogëlojnë kapacitetin me 50% dhe të mbyllen në orën 10:00.

“Madridi është i veçantë, sepse shëndeti i Madridit është shëndeti i Spanjës”, tha ministri spanjoll i Shëndetësisë, Salvador Illa, në një konferencë shtypi të mërkurën, derisa njoftoi masat, duke e quajtur situatën “komplekse” dhe “shqetësuese”.

Madridi raportoi 1,586 infeksione të reja të mërkurën, ose 40% të rritjes kombëtare. Qeveria e saj rajonale kundërshtoi masat, duke argumentuar se shpërthimi ishte nën kontroll, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch. / KultPlus.com

“Shqiptarët po blejnë gjysmën e Venecias”, Magliocco: Blerësit nuk janë as kinezë apo rusë, por shqiptarë

Mediat italiane i kanë kushtuar një artikull të veçantë shqiptarëve.

I gjithë shkrimi ka të bëjë me faktin që disa shqiptarë janë duke kërkuar që të blejnë hotelet apo restorantet që janë në shitje në Venecia.

Ky është parë si një lajm jo i mirë nga media italiane “Il Gazzetino”, e cila ka ngritur dyshime për burimin e të ardhurave të tyre. Artikulli që mban titullin: “Dyqane e hotele, gjysma e Venecias në shitje. Dhe shqiptarët janë duke e blerë”, duket sikur kërkon të përhap panik tek italianët për këtë fakt.

“Shqiptarët po tentojnë të blejnë gjysmën e Venecias. Ose për interes të tyre, ose për llogari të të tjerëve apo për të pastruar paratë e pista, ende nuk është e qartë”, shkruan media italiane.

Ndërkohë për të ka folur Presidenti i Federatës së Sipërmarrësve, Roberto Magliocco, prej të cilit ka nisur edhe ‘alarmi’, që duket se bazohet tek origjina e personave të interesuar për të blerë bizneset. Paragjykimi dallohet në deklaratën e tij kur thotë se blerësit nuk janë as kinezë apo rusë, por shqiptarë.

“Çdo ditë në Venezia po mbyllen lokale, restorante e hotele duke transformuar qendrën e saj historike. E kjo është vetëm njëra faqe e medaljes, faqja tjetër është se të tjerë e kryesisht shqiptarë po tentojnë të blejnë bizneset e tyre. As mos mendoni se blerësit që janë ofruar janë kinezë o rusë. Janë shqiptarë që sidomos kërkojnë të blejnë në sektorin e hotelerisë. Nuk dihet nëse e bëjnë për interes personal, ose në emër të dikujt tjetër që nuk kërkon të shfaqet. Fakt është që mbi këtë fakt po hetojnë autoritetet kompentente për të kuptuar nëse pas tyre janë investime kapitalesh me prejardhje të dyshimtë o prova të riciklimit ndërkombëtar”, shprehet Magliocco për median italian.

I gjithë shkrimi ka të bëjë me faktin që disa shqiptarë janë duke kërkuar që të blejnë hotelet apo restorantet që janë në shitje në Venecia.

Ky është parë si një lajm jo i mirë nga media italiane “Il Gazzetino”, e cila ka ngritur dyshime për burimin e të ardhurave të tyre. Artikulli që mban titullin: “Dyqane e hotele, gjysma e Venecias në shitje. Dhe shqiptarët janë duke e blerë”, duket sikur kërkon të përhap panik tek italianët për këtë fakt.

“Shqiptarët po tentojnë të blejnë gjysmën e Venecias. Ose për interes të tyre, ose për llogari të të tjerëve apo për të pastruar paratë e pista, ende nuk është e qartë”, shkruan media italiane.

Ndërkohë për të ka folur Presidenti i Federatës së Sipërmarrësve, Roberto Magliocco, prej të cilit ka nisur edhe ‘alarmi’, që duket se bazohet tek origjina e personave të interesuar për të blerë bizneset. Paragjykimi dallohet në deklaratën e tij kur thotë se blerësit nuk janë as kinezë apo rusë, por shqiptarë.

“Çdo ditë në Venezia po mbyllen lokale, restorante e hotele duke transformuar qendrën e saj historike. E kjo është vetëm njëra faqe e medaljes, faqja tjetër është se të tjerë e kryesisht shqiptarë po tentojnë të blejnë bizneset e tyre. As mos mendoni se blerësit që janë ofruar janë kinezë o rusë. Janë shqiptarë që sidomos kërkojnë të blejnë në sektorin e hotelerisë. Nuk dihet nëse e bëjnë për interes personal, ose në emër të dikujt tjetër që nuk kërkon të shfaqet. Fakt është që mbi këtë fakt po hetojnë autoritetet kompentente për të kuptuar nëse pas tyre janë investime kapitalesh me prejardhje të dyshimtë o prova të riciklimit ndërkombëtar”, shprehet Magliocco për median italian./ sot.com/ KultPlus.com

Pluhur e ngjyrë

Jusuf Gërvalla

Sytë e tu qiell çerdhe e lumë i pakapërcyeshëm
ndërsa jam përgjumur përmbi tavolinë
im vëlla dhe fëmijëria ime pemën e kanë vjelë
kanë korrur kallinj
ime ëmë ka zier ftonj
shelgjet kanë vajtuar
si poeti sentimental në vjeshtë
– po asgjë s’është zverdhur.

Duart e tua pushim diçka si ujë zgjojnë
ndërsa kam ecur shtegut rrëzë mali krejt vetëm
në njërin krah shkurre zogjsh
në tjetrin gështenjat
dhe gjarpërinj.
Im vëlla të ka dashur të ka marrë dhe tash nuk je
as ti as ai s’jeni dridhmë plot fletë
nga fluturimi yt tash vetëm ngjyrë
dhe pluhur ka mbet’.

Tash po vij
fëmijë që buzëqesh mbi krahun e nënës kur pret
para shitores qumështin – tash po vij i pikëlluar
në shportën time pemë e fletë
dhe shije gjumi.
Kur të zgjohem do të iki
tash po vij në prehrin tënd, mëmë
tokë e zezë e lapidar, bajame e verdhë.
Dashuri e paluar si arni në arkë
oh s’mund ta them
as ta rrëmbej.
Tash po vij
por di se në ngjyrën e pelhurës vetëm pluhur
mbi buzëgazin tënd të shtrenjtë./ KultPlus.com

Dhomat e pushimit, dhoma të dhunimit të vajzave të mitura

Fadil Kajtazi

Ne më herët kemi tërhequr vërejtjen e ndërtimit të të ashtuquajturave “Motele” apo “Dhoma të pushimit” të cilat kanë përfshirë hapësirat kosovare dhe në një far forme kanë institucionalizuar kurvninë. Për një të tillë, të ndërtuar pa leje, ne nju kemi drejtuar edhe organeve të ndjekjes, por pa ndonjë efekt.

Para pak kohësh, një e tillë lulëzoj shumë afër vendbanimit tim, e cila sipas njoftimeve, në leje është e evidentuar si depo.Fakti i dhunimit të të miturës 14 vjeçare nga Gjilani, është një fakt të cilin rrethanat e bën publik, por abuzime të tilla rrallë se bëhen publike. Fakti se mediat njoftuan se e mitura është dhunuar në “dhoma të pushimit” është edhe një shqetësim për institucionalizimin e dhunimit. Rregull ligjor i hyrjes në bujtina është se klientët duhen të legjitimohen, të miturit mund të hynë në bujtina vetëm me prindërit ose shoqëruesit ligjor. Fakti se prokuroria nuk ndërmerr veprime edhe ndaj atyre që lejojnë hyrjen e të miturve në këto ambiente, përfshinë edhe prokurorinë si pjesë e zhvillimit të këtij aktiviteti armiqësorë për kombin tonë./ KultPlus.com

Shahini: Pandemia ka ndikuar keq te zhvillimi i fëmijëve, institucionet nuk kanë bërë asgjë për shëndetin mental

Ka shtatë muaj që Kosova përballet me pandeminë Covid 19, dhe shumë pak reagime janë vërejtur nga institucionet kosovare për ndikimin e kësaj periudhe në shëndetin mental të fëmijëve, por edhe të angazhimit të tyre në lojëra kreative apo angazhime të tjera që të jenë aktiv, pos ballafaqimit të fëmijëve me sistemin online, që është praktikuar prej marsit e këndej, e deri te rikthimi i tyre në bankat shkollore, shkruan KultPlus.

Psikologia Mimoza Shahini, ndikimin e pandemisë në fushën emocionale të fëmiut, duke iu referuar edhe kohës kur edhe është shfaqë fillimisht pandemia në Kosovë, e ndanë në disa faktorë, si: lidhshmëria që fëmiu ka pasur me shkollën, lidhshmëria e fëmiut me edukatorët dhe arsimtarët,  gjendjen ekonomike të prindërve dhe familjes ku jetojnë fëmijët, niveli i edukimit të prindit mbi reagimet në Covid 19, mënyra se si shkolla ruajti lidhjet me fëmijët përmes mësimit online, mënyra se si fëmijët vendosin rutinat e reja në përputhje me nevojat edhe të anëtarëve të tjerë të familjes si dhe mënyrat që gjetën fëmijët për të qëndruar në lidhje me bashkëmoshatarët edhe në kushte izolimi.

“Mendimi im është që ata që ja dolën me sukses në këto pika,  janë fëmijët të cilët i kanë vuajtur më së paku emocionalisht pasojat e pandemisë, ndërsa fëmijët të cilët u ballafaquan me shumë strese për shkak të strategjive jo të shëndetshme të përballimit,  janë ata që vuajnë më shumë”, ka thënë Shahini, duke specifikuar më pas edhe dhunën në familje, që sipas saj, rritja e dhunës në familje gjatë pandemisë ka qenë e lidhur me faktorët e lartpërmendur, si dhe me kthimin e një roli të ri të babait në kushte shtëpie.

Kurse sa i përket pjesës kreative të fëmijëve, nëse iu ka munguar sistemi shkollor me atë shtëpiak, Shahini thotë se nuk e mendon se kreativiteti është i pranishëm në shkolla, dhe në këtë pikë, nuk e sheh se kanë pas një ndikim te fëmijët në aspektin emocional.

“Unë nuk mendoj që edukatorët dhe mësimdhënësit, pa dashur të përgjithësoj janë kreativ në shkollë apo institucione parashkollore, dhe këtë e vërteton edhe vlerësimet e PISA, prandaj nuk shoh ndonjë lidhje të mungesës së kreativitetit me problemet emocionale, më shumë i shoh të lidhura me probleme në procesin e nxënies”, ka thënë Shahini.

Kurse për mospërgjegjësinë institucionale, të cilët nuk kanë punuar për ti dalë në ndihmë familjeve për menaxhimin e situatës së pandemisë, në këtë rast, gjendjes emocionale të fëmijëve, Shahini ka thënë se institucionet nuk kanë bërë asgjë për shëndetin mental të fëmijëve.

“Dhe e keqja nuk qëndron në mungesën e një strategjie apo plani veprimi për të mbështetur nevojat psikologjike të fëmijëve, por edhe shpërndarja e informacionit ka qenë shumë dramatike në raport me mënyrën se si përhapej virusi dhe si po menaxhohej. Gjithashtu familja ka qenë e përgatitur për rrethana të tilla, megjithatë informacionet nga prindërit kanë qenë pozitive, edhe pse shumë prej tyre kanë pasur vështirësi të menaxhimit të fëmijëve, sidomos kur kanë pasur më shumë se një fëmijë në mësimin online”, ka thënë Shahini, e cila nuk mendon që kultura familjare në raport me mësimin është shumë e fortë për ta influencuar nxënien e fëmiut, por, sipas saj, mësimdhënësit janë përpjekur me aq sa kanë ditur të mbështesin familjet.

Duke iu referuar izolimit më të hershëm dhe ndarjes së fëmijëve nga shoqet dhe shokët e tyre të klasës, Shahini e sheh si një ndër sfidat kryesore që kanë hasur fëmijët gjatë zhvillimit të tyre.

“Dhe pikërisht kjo ndarje ka ndikuar që të zëvendësohet me qëndrimin për orë të tëra në lojëra elektronike, duke rritur edhe më shumë distancimin social. Gjithashtu kemi raportime të rritjes se obesitetit,  si pasojë e qëndrimit për një kohë të gjatë në kompjuter apo mjete të tjera teknologjike”, ka thënë Shahini.

Dhe në mungesë të këshillimit institucional, Shahini tregon përvojën e saj përgjatë periudhës së izolimit se ka pas shumë raste kur familjet kanë kërkuar ndihmën e saj për të menaxhuar situatën.

“Problemi më i madh ka qenë vendosja e rutinave të reja, duke respektuar nevojat e secilit anëtar të familjes. Prindërit kanë qenë të painformuar se si t’i informonin fëmijët e tyre në raport me virusin si dhe të menaxhonin mësimin online. Ka pasur raste të problemeve të shëndetit mendor për shkak të situatës”, ka vazhduar Shahini,  e cila potencon edhe detajin tjetër, se përgjatë kësaj periudhe, nuk iu është kushtuar ndonjë vëmendje e veçantë aspektit emocional, përveç një linje telefonike e cila është ofruar nga vullnetarë të cilët nuk kanë qenë profesionistë për të bërë mbështetjen e duhur. “Nuk ka pasur një organizim të nevojshëm për t’i mbështetur fëmijët dhe për këtë më vjen shumë keq. Në kuadër të MSH kemi përgatitur një plan veprimi por, që nuk është jetësuar akoma”, ka thënë Shahini.

Dhe tashti, kthimi i nxënësve në shkolla, sipas saj është mirëpritur mjaftë mirë si nga fëmijët por edhe nga prindërit, por me dyshimet se si mund të menaxhohet kjo situatë e cila është në mes të mësimit fizik dhe atij online.

“Gjithsesi mendoj që ka ndikim pozitiv,  fakti që fëmijët do të kenë mundësi të takohen me bashkëmoshatarët dhe të gjithë akterët e tjerë të edukimit duke u kujdesur për shëndetin por edhe për mirëqenien e tyre emocionale”, ka thënë për fund Shahini./ KultPlus.com

Alketa Xhafa Mripa në bashkëbisedim me Hou Hanru në MAXXI, do të prezantojë edhe projektin “Të mendosh për ty”

Hou Hanru, drejtori artistik i MAXXI të Romës do të jetë nikoqir i artistes shqiptare Alketa Xhafa Mripa, bashkëbisedim që do të realizohet sot, në ora 18:00, shkruan KultPlus.

Në Muzeun e Artit Kombëtar të Artit do të bisedohet rreth projekteve të fundit të Alketa Xhafa Mripës, por sipas njoftimit zyrtar të këtij institucioni, theks të veçantë do ti jepet projektit “Të mendosh për ty”, ku Alketa Xhafa Mripa pat prezantuar mbi pesë mijë fustane të grave, simbolikë mbështetëse për gratë e dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë, projekt që u pat realizuar fillimisht në Stadiumin e Prishtinës, e më pas është prezantuar si kauzë edhe në vende të tjera./ KultPlus.com