“Ekspozita e artistit Dmitry Brickman , “Jeruzalemi nuk është vetëm një qytet”, hapur në Galerinë e Artit, Tiranë është pika kulmore e Javës Kulturore Izraelite, që na zbulon përmes fotografish shpirtin e një qyteti lutjesh”, ka shkruar Elva Margariri, ministre e Ministrisë së Kulturës në Shqipëri, shkruan KultPlus.
“Ashtu si edhe kjo ekspozitë, Javët Kulturore Ndërkombëtare ofrojnë një mesazh paqeje dhe bashkëjetese. Përgjatë gjithë vitit kultura nga 18 vende të botës sjellin në Shqipëri më të mirën e tyre në art, kulturë, kulinari.. Një mundësi për të njohur njëri-tjetrin, për të vendosur ura komunikimi mes brezit të ri dhe për të promovuar vendin tonë. Me siguri, çdo artist i huaj merr me vete dhe një copëz Shqipërie”, ka vazhduar tutje Margariti, e cila ka shtuar se ekspozita e Brickman hapet bash në vendin e duhur, në Tiranë, vendin ku bashkëjetesa fetare dhe mikpritja janë elementë identitarë. Në këto 100 foto të ekspozitës ka pak edhe nga Shqipëria./ KultPlus.com
Johnny Depp ka ndarë së fundmi një lajm të gëzueshëm me fansat e tij.
Aktori zbuloi se së bashku me Jeff Beck do të publikojnë më 15 korrik albumin e tyre , të titulluar 18.
“Është një nder i jashtëzakonshëm të luaj dhe të shkruaj muzikë me Jeff, një nga më të mëdhenjtë dhe dikush që tani jam mjaft i privilegjuar ta quaj vëlla im”, tha Depp në një njoftim.
Dyshja publikuan gjithashtu një videoklip zyrtar për këngën e tyre të parë nga albumi i ri, i titulluar “This is a Song for Miss Hedy Lamarr”.
“Unë nuk kam pasur një partner tjetër krijues si ai për shumë vite,”u shpreh Beck, 77, për aktorin. “Ai ishte një forcë e madhe në këtë album. Thjesht shpresoj që njerëzit ta marrin seriozisht si muzikant, sepse është e vështirë për disa njerëz të pranojnë që Johnny Depp mund të këndojë rock and roll.”
Javën e kaluar, një juri prej shtatë personash, i gjeti Depp dhe Heard përgjegjës për shpifje, por kryesisht mbajtën anën e aktorit të Pirates of the Caribbean. Ai u shpërblye me 10.35 milionë dollarë si dëmshpërblim, ndërsa aktorja e Aquaman u shpërblye me 2 milionë dollarë.
Johnny dhe fansat e tij festuan vendimin , me të duke thënë se “juria ma ktheu jetën time” në një deklaratë. Amber e quajti vendimin një “pengesë” për gratë; Avokatja e saj Elaine Bredehoft tha javën e kaluar seka në plan të apelojë vendimin.
Juristët zbuluan se Heard kishte shpifur për ish-bashkëshortin e saj në shkrimin për Washington Post të vitit 2018, i cili nuk e përmendte atë me emër. Në të, ajo shkroi se “u bë një figurë publike që përfaqësonte abuzimin në familje” dhe “ndjeu tërë forcën e zemërimit për gratë që flasin”./Lapsi.al/ KultPlus.com
Regjisori kosovar Visar Morina ka fituar çmimin për skenarin e filmit “Shabani dhe Hatixhja ”, i cilii në skenarin e këtij filmi është duke punuar bashkë me Doruntina Bashën, shkruan KultPlus.
Ky çmim “Baumi Script Development 2022” kapë vlerën prej 21 mijë dollarëve, dhe flet për një familje rurale, e cila pasi që kishte humbur fermën ishte detyruar të shpërngulet në qytet.
Në këtë garë janë shpërblyer edhe dy projekte të tjera filmike dhe për këtë sukës tashmë ka raportuar hollywoodreporter./ KultPlus.com
Një rrahje ka ndodhur mes disa nxënësve në oborrin e shkollës së mesme të mjekësisë në Gjilan.
E gjithë ngjarja ka ndodhur me datën 7 qershor, rreth orës 17:00.
Rasti është konfirmuar për Klankosova.tv nga zëdhënësi për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka thënë se katër nxënës janë intervistuar, derisa tre të tjerë janë në kërkim.
“Ju njoftoj se në oborrin e shkollave të mesme është raportuar se ka ndodhur një rrahje mes disa personave nxënëse të shkollës së mesme të mjekësisë, policia e Kosovës i ka identifiku dhe intervistu katër të dyshimtë edhe tre të tjer të njohur për policimë janë në kërkim , ndërsa rasti vazhdon të hetohet në kordinim me prokurorin e shtetit”, është shprehur Hashani.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se sivjet Kosova do të aplikojë për anëtarësim në BE.
“Ne kemi aplikuar tashmë për anëtarësim në Këshillin e Evropës, sivjet planifikojmë po ashtu të aplikojmë për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe kërkojmë mbështetjen e të gjithëve për këtë”, tha Kurti në konferencën për media me Kancelarin Olaf Schloz.
Duke dënuar agresionin rus në Ukrarinë, ai u shpreh pro anëtarësimit edhe të Ukrainës në BE. / KultPlus.com
Shane Sali është Kryetari më i ri i Bashksië në historinë e Greater Sheppartonit.
Këshilltari me origjinë shqiptare, Shane Sali ka marr një detyrë të rëndësishme në Greater Shepparton të Australisë ku u zgjodh nga Këshilli Bashkiak për të kryer detyrën e Kryebashkiakut.
Ai do të shërbejë si Kryetar i Bashkisë deri në zgjedhjet e ardhshme bashkiake derisa për më shumë se 10 vjet ishte anëtar i Komitetit Shqiptar të Sheppartonit ku ka kontribuar veç të tjerash në organizimin e Festivalit të Përvitshëm Shqiptar të të Korrave, në Shepparton./albinfo.ch/ KultPlus.com
Në Teatrin “Istref Begolli” në Pejë, në mbrëmjen e së premtes do të bëhet hapja solemne e Festivalit “MonoAkt”, festival që po shënon 14-të vjetorin e organizimit, duke përfshirë teatro nga vende të ndryshme të botës, e që do të prezantohen deri më 15 qershor, kur edhe do të mbyllet ky edicion.
Mentor Zymberaj, drejtor i festivalit ka njoftuar për KultPlus për shfaqjet pjesëmarrëse por i njëjti ka njoftuar edhe për shumë aktivitete tjera që do të mbahen përgjatë kësaj periudhe.
Poashtu, Zymberaj ka treguar se për këtë vit, anëtaret e jurisë së këtij festivali janë në përbërje të : Nina Mazur (Ukraine-Gjermani), Sonja Jovanovski (Maqedoni e Veirut) dhe
Slobo Marunovic (Mal i Zi).
KultPlus jus jell të plotë programin e këtij edicioni.
Edicioni XIV / XIV Eidtion (09.06.2022 – 15.06.2022)
10.06.2022
-19.30 Hapja Solemne e MonoAKT / Opening Ceremony of the MonoAKT
-Teatri / Theater “Istref Begolli”, Peje/Peja
-20.00 Monodrame “Koleksionisti i syve” , Kosove / Monodrama “Eye collector”, Kosovo
-Teatri / Theater “Istref Begolli”, Peje/Peja
11.06.2022
-10.00 Vizite monumenteve historike ne Peje / Visit to historic monuments in Peja
-14.00 Monodrame “Cele gur gojen”, Kosove / Monodrama “Open the stoun mouth” , Kosovo
Valerie, një vajzë ukrainase e cila me shumë emocione e priste mbrëmjen e maturës, nuk e kishte menduar se fustanin që e ëndrronte aq shumë, ta vishte në rrënojat e shkollës ku edhe kishte ndjekur mësimin, përcjell KultPlus.
“… Unë jam 16 vjeç… Kam studiuar në shkollën 134 në Kharkiv… ishim shumë miq nga shkolla, ishim si një familje e madhe… Me vajzat zgjidhnim fustanet dhe ishim shumë të emocionuara që të gjithë do të ishin shumë të bukur në ditën e maturës. Por tek ne erdhi ‘Rysskiy Ëorld’ dhe na prishi të gjitha planet që aq shumë i ëndërronim!”, ka shkruar Valerie, e cila ka realizuar një set të fotografive, për të treguar pjesën e errët që po e kalon Ukraina./ KultPlus.com
Gerard de Nerval është padyshim njëri nga poetët më të mëdhenj francez, i cili ka lindur më 22 maj të vitit 1808 dhe ka vdekur më 26 janar të 1855’ës, shkruan KultPlus.
Nerval ishte poet, novelist, dhe përkthyes i shquar, i cili konsiderohet si figura kyce e romantizmit francez.
Puna e tij lidhet kryesisht me poezinë dhe novelën, ndërsa theksi bie te lidhjet e tij me shqipëtarët, gjegjësisht pashain shqiptar të Akrës.
Nervali solli në gjuhën frënge, shkrimtarët më të mëdhenj gjerman të kohës, derisa u shqua edhe për punën e tij në gazetari.
Nga krijimtaria e tij u ndikua më vonë edhe Marsel Prusti, si dhe shumë artistë tjerë të mëvonshëm.
Më poshtë, po sjellim thënien e tij të famshme për shqiptarët:
“Shqiptarët ngado që ishin kanë qenë luftëtar të mëdhenj që nuk i janë frikësuar vdekjes” / KultPlus.com
Historia e pazakontë e një velenxe 123-vjeçare me vlera të rralla etnografike e historike që e lidhin me një prej veprimtarive të Lidhjes shqiptare të Prizrenit, Petro Meksin, i ngarkuar për të përndjekur veprimtarinë e Lidhjes së Prizrenit.
Ajo është e vitit 1895, në mos 1894 dhe vjen nga shtëpia e Petro Meksit, nga fshati Labovë e madhe, që i takon krahinës së Odrijes. Veç vlerës së viteve që mbart, plot njëqint e njëzetë e tre, ka edhe një tjetër, sepse është e njërit prej veprimtarëve të Lidhjes shqiptare të Prizrenit. Petro Meksi ka qenë anëtar i asaj Lidhjeje historike, i ngarkuar për të ndjekur veprimtarinë e saj në zonat jugore të trojeve shqiptare.
Martesa e parë me Argjironë, vajza e Vangjel Zhapës, përfundoi nga vdekja aksidentale e saj. Atëhere Petroja u martua po në Labovë me Sotira Ikonomin, me të cilën pati disa fëmijë, ndër të tjera edhe gjyshen time nga nëna, Suzanën, apo Sanën, siç e thërrisnin shkurt.
Sana u martua në Erind të Lunxhërisë me Niko Notin, gjyshin tim nga nëna, piktor. Ndër të tjera ajo mori në pajë nga shtëpia e vajzërisë, apo pak më vonë, një velenxë të kuqe e të madhe, të dekoruar me pesë shirita te zij në krye dhe në fund. Nuk është njësh, por e përbërë nga pesë pjesë, pesë “pëlhura” nga tridhjetë, apo tridhjetë e një centimetra të gjëra, të bashkuara me qepje kryq, po me fill prej leshi.
Kështu ka qenë në popull tradita e detyruar nga përvoja, për të dhënë më të mirën e mundshme, gjatë përgatitjes së këtyre lloj shtrojesh, e mbulojesh me anë të vegjave shtëpiake, të përdorura nga gratë. Endja është e thjeshtë, nga ajo që njihet me emrin me dy lisa. Filli i majës, ai që mban edhe peshën, apo tërheqjen, është i hollë dhe i dredhur në drejtimin Z. Edhe filli i indit, apo si të thuash ai mbushës, është gjithashtu i dredhur Z, por lehtësisht, duke formuar volum dhe butësi. Tridhjetë e një fije në dhjetë centimetra kalojnë në seicilin drejtim. Velenxa ka diku një arnim, edhe ky prej leshi, e që mer formën spirale të kërmillit, realizuar në linjën e traditës.
Dimensionet e saj janë ‘të bollshme”, dyqint e gjashtë centimetra e gjatë dhe njëqint e pesëdhjetë e katër e gjërë. Disa thekë zgjatohen në të dyja fundet, ndërsa anash e konturon një fill i trashë i zi, i qepur spiral, por që sot është dëmtuar shumë.
Ajo vjen akoma e fortë, e butë dhe e ngrohtë, si një kujtim nostalgjik. Nganjëherë e përdor edhe sot, sidomos në netët e ftohta të dimrit. E ruan akoma të pandryshuar funksionin e saj, por duke të shtyrë në kujtime dhe histori të ngjarjeve të kaluara…
Pa dyshim që si kjo velenxë ka edhe të tjera në linjën e traditës në atë krahinë, por këtë e veçon prejardhja e saj nga shtëpia e njërit prej veprimtarëve të Lidhjes, prej të cilëve sot nuk ka mbetur thuajse asgjë.
A do të vazhdoj ta ruaj akoma në shtëpi? Ndoshta kur të jetë koha, apo ndonjë aktivitet përkujtimor, besoj se ajo do të meritojë një ekspozim domethënës.
Po për Sanën, çfarë mund të thom? Shkoj shpesh herë, me raste, në varrin e saj dhe vendos lule të freskëta mbi të./ KultPlus.com
Unë biri yt, Kosovë, t’i njoh dëshirat e heshtura, t’i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj, t’i njoh vuajtjet, gëzimet, vdekjet, t’i njoh lindjet e bardha, caqet e tua të kallura; ta di gjakun që të vlon në gji, dallgën kur të rrahë netëve të pagjumta, e të shpërthejë do si vullkan, më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë, Unë, biri yt. / KultPlus.com
O moj Shqypni, e mjera Shqypni, Kush te ka qitë me krye n’hi? Ti ke pas kenë një zojë e randë, Burrat e dheut të thirrshin nanë. Ke pasë shumë t’mira e begati, Me varza t’bukura e me djelm t’ri, Gja e vend shumë, ara e bashtina, Me armë të bardha, me pushkë ltina, Me burra trima, me gra të dlira; Ti ndër gjith shoqet ke kenë ma e mira. Kur kriste pushka si me shkrep moti, Zogu i shqyptarit gjithmonë i zoti Ka kenë për luftë e n’luftë ka dekun E dhunë mbrapa kurr s’i mbetun. Kur ka lidhë besën burri i Shqypnisë, I ka shti dridhën gjithë Rumelisë; Ndër lufta t’rrebta gjithëkund ka ra, Me faqe t’bardhë gjithmonë asht da.
Por sot, Shqypni, pa m’thuej si je? Po sikur lisi i rrxuem përdhe, Shkon bota sipri, me kambë, të shklet E nji fjalë t’ambël askush s’ta flet. Si mal me borë, si fushë me lule Ke pas qenë veshun, sot je me crule, E s’të ka mbetun as em’n as besë; Vet e ke prishun për faqe t’zezë.
Shqyptar’, me vllazën jeni tuj u vra, Ndër nji qind ceta jeni shpërnda; Ca thone kam fè ca thonë kam din; Njeni:”jam turk”, tjetri:”latin” Do thonë: “Jam grek”, “shkje”-disa tjerë, Por jemi vllazën t’gjith more t’mjerë! Priftnit e hoxhët ju kanë hutue, Për me ju damun me ju vorfnue! Vjen njeri i huej e ju rri n’votër, Me ju turpnue me grue e motër, E për sa pare qi do t’fitoni, Besën e t’parëve t’gjith e harroni, Baheni robt e njerit t’huej, Qi nuk ka gjuhën dhe gjakun tuej. Qani ju shpata e ju dyfeqe, Shqiptari u zu si zog ndër leqe! Qani ju trima bashkë me ne, Se ra Shqypnia me faqe n’dhe! E s’i ka mbetun as bukë as mish, As zjarm në votër, as dritë, as pishë; As gjak në faqe, as nder ndër shokë, Por asht rrëxue e bamun trokë! Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra, M’ata sy t’bukur q’dini me qa, Eni t’vajtojmë Shqypninë e mjerë, Qi mbet’ e shkretë pa em’n, pa nder; Ka mbet e vejë si grue pa burrë, Ka mbet si nanë, qi s’pat djalë kurrë! Kujt i ban zemra m’e e lan’ me dekë Kët farë trimneshe, qi sot asht mekë? Këtë nanë të dashtun a do ta lamë, Qi njeri i huej ta shklasë me kambë? Nuk, nuk! Këtë marrè askush s’e do Këtë faqe t’zezë gjithkush e dro! Para se t’hupet kështu Shqypnia, Me pushkë n’dorë le t’desë trimnia! Coniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu, Të gjithë si vllazën n’nji besë shtërngoniu, E mos shikoni kisha e xhamia: Feja e shqyptarit asht shqyptaria! Qysh prej Tivarit deri n’Prevezë, Gjithkund lshon dielli vap’edhe rrezë, Asht tok’ e jona, prind na e kanë lanë Kush mos na e preki, se desim t’tanë Të desim si burrat që vdiqnë motit Edhe mos marrohna përpara zotit./KultPlus.com
Vogue e Francës i ka dedikuar vështrim të gjatë Ilirida Krasniqit, e cila me profesion është dentiste, por që disa vite nëpërmjet rrjeteve sociale është shndërruar në një influencere të modës, që pikërisht veshjet e saj shumë elegante dhe të bazuara në vitet e 80-ta bën mediet e mëdha që ti referohen veshjeve të saj, e kësaj here Vouge i ka dedikuat një shkrim më të gjatë, përcjell KultPlus.
Në këtë paraqitje të Vogue, Krasniqi ka kujtuar se nëna e saj e vishte shumë në mënyrë të rregullt, por që Ilirida e ndryshonte me detaje. Ndërkohë ajo ka treguar se moda ka filluar ta provokojë më shumë kur kishte mbushë 16 vjet, dhe se para kësaj periudhe ishte e dhënë shumë pas sportit.
Ilirida që ka përfunduar edhe masterin për dentiste, si dentiste punon dy deri tre herë në javë, kurse pjesën tjetër ia dedikon veshjeve, e që këto dy pasione të punës i zhvillon në Kopenhagë.
Ilirida më pas ka treguar edhe për pesë veshjet e domosdoshme e që sipas saj janë: një këmishë e bardhë, një palë xhinse, një bluzë me përmasa të mëdha, fustan i zi mëndafshi dhe sandale komode.
KultPlus ju sjell linkun e intervistës së Ilirida Krasniqit për Vogue të Francës./ KultPlus.com
“Mjeshtrja e Madhe”, akrobatja Vitore Sallaku, është ndarë nga jeta. E cilësuar si një nga ikonat e akrobacisë dhe cirkut shqiptar, ajo ofroi kontributin e saj, jo vetëm si artiste, por edhe si pedagoge e shkrimtare.
Vitore Sallaku vinte nga një familje e persekutuar prej sistemi komunist, ku të atin Lorenc Rashën e pushkatuan. Megjithatë, falë aftësive dhe talentit, të ndjerës nuk ia ndërprenë të drejtat e studimit në ish- Bashkimin Sovjetik dhe në Kinë. Nga ana tjetër, kjo goditje e familjes Rasha, tentoi të vinte në pikëpyetje karrierën artistike të bashkëshortit të saj, Skënder Sallaku, i cili nuk hoqi dorë kurrë prej saj.
Si një nga akrobatet më të spikatura të arenës së cirkut, me një kontribut për më shumë se 35 vjet, Vitore Sallaku u nderua në tetor të vitit 2021 nga Presidenti, Ilir Meta, me titullin “Mjeshtre e Madhe”.
Për ndarjen e saj nga jeta ka reaguar edhe Ministrja e Kulturës Elva Margariti, e cila përmes një statusi në Facebook ka ndarë lajmin e hidhur me të gjithë shqiptarët.
“Një grua e rrallë, energjike, një artiste e talentuar, një nga themelueset e Cirkut shqiptar, u nda nga ne. Akrobatja Vitore Sallaku ka lënë pas kaq shumë kujtime të bukura dhe u ka falur kaq shumë gëzim njerëzve, saqë largimi do të jetë vetëm fizik! Ajo ishte dhe do të mbetet një shkollë për brezat e rinj!”./ KultPlus.com
Promovohet libri “Rugovën, si e kam njohur” nga Gani Mehmetaj Me parathënie të Henri Çilit, botim i UETPRRESS-it Tiranë “Ibrahim Rugova nuk ishte figurë rastësore.
Nuk ishte as meteor, që ndriçon me farfuri e shuhet në heshtje. Personaliteti i tij u krijua në një kohë të gjatë. Student i Prishtinës, specializant i Parisit, shkolla franceze e shquante me risitë e qasjes letrare, me frymën perëndimore, e kundërta e shkollës jugosllave që ishte një përzierje mes zhdanovizmit sovjetik dhe diktaturës së socializmit “vetëqeverisës”- socializëm tinëzar që të shtypte në heshtje.
Ishte i pazakontë interesimi i Rugovës për Pjetër Bogdanin, kolosin e letërsisë shqipe dhe prijës i kryengritjes më të madhe shqiptare kundër Perandorisë Osmane, pas Gjergj Kastriotit”, shkruan Gani Mehmetaj në fillim të librit- portret për këtë burrë shteti me parathënie të Henri Çilit, drejtor i shtëpisë botuese UETPRESS . Promovimi i librit do ta bëhet në orën 17.00 në Panairin e Librit, kurse do të flasin Henri Çili dhe kryeredaktorja e botimeve, Suela Mino./ KultPlus.com
Festivali Ndërkombëtar i Animacionit Anibar ka shpalosë datat e edicionit të trembëdhjetë, i cili do të mbahet nga 13 deri më 19 korrik, shkruan KultPlus.
Tema e Festivalit për këtë edicon janë bestytnitë, dhe organizatorët kanë lëshuar një komunikatë mbu këtë temë, që bestytnitë, sipas organizatorëve, njerëz të ndryshëm i përcjellin në shumë situata e momente.
KultPlus ju sjell të plotë njoftimin e Anibar
A i keni ra ndonjëherë gurit e drurit? A e ndërroni rrugën kur para këmbëve ju kapërcen maca e zezë? A ju qorton nëna, babai, gjyshja e gjyshi kur prisni thonjtë e këmbëve gjatë natës?
A besoni në të mbinatyrshmen? Mistikën? Mitet? Legjendat? Bestytnitë?
Nëpërmjet gjithë këtyre viteve të traditës janë përcjellur në gjenerata e gjenerata ushqimi, veshja, mentaliteti, gjuha dhe mbi të gjitha, bestytnitë, sado moderne janë bërë kohërat. Qoftë fat i mirë apo i keq, nëm apo heks, sehir, helm magjik dhe hajmali fatsjellëse, kjo frikë e pa arsyeshme e gazmore na ka ndjekur me shekuj të tërë.
Ndonëse për disa, bestytnitë mund të duken të liga e të pa arsyeshme, disa të tjerë i shohin ato si ngushëlluese. Ato i ndihmojnë njerëzit të përballen me pasiguritë dhe duket se janë kulturalisht shumë të rëndësishme. Ndokush tjetër mund të thotë se i japin kuptim jetës sonë. Ngjashmëritë e bestytnive në kultura të ndryshme jo vetëm se na afrojnë, por ato gjithashtu prirën të na japin arsye të paimagjinueshme ose shpjegime mbi atë se përse ndodhin disa gjëra. Nganjëherë intuita mund të jetë e dobishme kur mbështillet me bestytni.
Trokitni tre herë në dru dhe tërhiqni veshin sepse si temë e këtij viti në Festivalin e Animacionit Anibar janë bestytnitë. Këtë vit, në qytetin mistik të Pejës, ne po mirëpresim besëtytnitë nga afër dhe larg për të bashkuar vende, komunitete, artistë dhe miq për të festuar besime të shumta. Ne po mblidhemi për të formuar një pikë qendrore për diversitetin, multikulturalizmin dhe për t’i lidhur të gjithë së bashku me temën tonë. Edhe pse jo të premten, edicioni i 13-të i Anibar fillon nga data 13 deri më 19 korrik. Numër ky që përfaqëson fatkeqësinë dhe fatin e keq por që pikëtakohet edhe me frikën, aq e rëndësishme sa për këtë punë një fobi e mban emrin e saj. Pavarësisht nëse jeni ose jo paraskevidekatriafobik, mos e humbisni rastin të jeni pjesë e kësaj jave të shenjtë bestyte.
Anibar ka qenë gjithmonë për promovimin dhe festimin e unitetit, diversitetit dhe kulturës; qoftë përmes filmave të animuar, muzikës, seminareve dhe paneleve. Një pikë takimi për krijuesit në të gjithë botën për t’u rritur, për të shkëmbyer njohuri, për të pasur një hapësirë për t’u ndjerë rehat dhe më e rëndësishmja: për t’u argëtuar. Si komunitet, ju mirëpresim (edhe gjyshërit tuaj bestyt) që të bashkoheni me ne në këtë përpjekje të fatit që rrëfehet nga të gjitha skajet e botës.
Besoni apo jo te besëtytnitë, Anibar mirëpret ardhjen tuaj në qytetin e Pejës nga data 13 deri më 19 korrik!
Ejani dhe shikoni botën përmes një pasqyre të thyer./ KultPlus.com
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, së bashku me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci u takuan me ministrin e jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, shkruan KultPlus.
Bashkë zhvilluan një diskutim konstruktiv për fushën e arsimit, rinisë, kulturës e sportit, duke parë mundësinë rreth thellimit të bashkëpunimit dhe ndarjen e përvojave në mes të dy vendeve, bëhet e ditur nga MKRS.
Në fund të takimit u theksua gatishmëria për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Greqisë. / KultPlus.com
Përmes platformës e-Kosova, qytetarët do ta kenë mundësinë të nxjerrin dokumentet kryesore pa pasur nevojë të presin ne rend në komunë dhe qendrat e regjistrimeve.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla do të marrin pjesë sot në lansimin e shërbimeve të reja elektronike në portalin e-Kosova, që përfshijnë: Certifikatën e lindjes, ekstraktin e lindjes, certifikatën e martesës dhe certifikatën e vdekjes, si dhe shërbimin për vazhdimin e regjistrimit të veturës.
Ky lansim do të bëhet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, në ora 12:00./ KultPlus.com
Rita Ora do të jetë pjesë e kastit të filmit “Tin Soldier” film ky i zhanrit aksion që pritet të xhirohet në Greqi, përcjell KultPlus.
Në këtë film që drejtohet nga Brad Furman, përpos Rita Orës do të luajnë edhe aktorët: Jamie Foxx, Shamier Anderson, Robert De Niro, Scott Eastëood dhe John Leguizamo.
Këtë lajm e ka shpërndarë edhe Rita Ora, edhe pse ende nuk dihet se çfarë roli do të ketë në këtë film.
Rita Ora përpos suksesit të saj në muzikë, ajo edhe më herët ka marr pjesë në projekte filmike, duke mos lënë anash edhe industrinë e muzikës./ KultPlus.com
Kopshti Zoologjik në Tiranë që së fundi është hapë për vizitorë të shumtë, duket se nuk ka pas kujdes të madh në tabelat sinjalizuese për vizitorë, pasi që në pjesën ku është vendosë një tigër, përmbajtja e kësaj tabele është tmerruese, duke pas parasysh mënyrën se si paralajmërojnë fëmijët për kujdes, shkruan KultPlus.
“Tigrat i duan fëmijët. Por ata janë të vështirë për t’u tretur! Kështu që ju lutemi qëndroni prapa”, është shkruar në këtë tabelë e cila është duke qarkulluar në rrjete sociale.
Për këtë qasje të menaxherëve të Kopshtit Zoologjik ka reaguar edhe Agron Llakaj i cili ka shkruar “Mirëmëngjesi! Kjo tabelë është vendosur në Kopshtin Zoologjik të Tiranës…një shprehje e shëmtuar, nga kudo ku është marrë, duhet të hiqet urgjent. Më shumë se e shëmtuar”./ KultPlus.com
Radio Televizioni i Kosovës, për 23 vjetorin e Lirisë së Kosovës por edhe dedikim për Paqe në Ukrainë do të organizojë Gala Koncertin “Thirre për paqe”, me artistë të cilët nëpër vite kanë realizuar këngë që përkojnë edhe me sfidat dhe vuajtjet e popullit të Kosovës, shkruan KultPlus.
Ky koncert do të mbahet më 11 qershor, në orën 20:20 në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe koncerti është mbështetë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Komuna e Prishtinës./ KultPlus.com
Një nga periudhat më të bukura në jetën e shkrimtarit Ismail Kadare ka qenë dhe koha e studimeve në Moskë. Në këtë kohë ai ka bërë vargje të ndjera për dashurinë. Në librin “Ftesë në studio”, ai tregon për herë të parë detaje mbi njohjet me vajzat ruse, duke treguar dhe disa copëza letrash që ua pat çuar vajzave me të cilat ishte shoqëruar. Shqiponline po boton disa pjesë nga këto letra, që vetë shkrimtari i ka bërë publike në këtë libër.
Një prej tyre ishte Ljuba, një mikeshë që në kohën që ka shkruar letrën kishte vetëm dy javë që e kishte njohur. Ja çfarë i shkruan ai asaj, duke pasur në mëndje letrën që Pushkini ia kishte dërguar Anne Kern:
“Ljuba ime e shtrenjtë. Një javë më parë kur me ndihmën e Zotit të shtiva në dorë, (pa guxuar ta shkruaj krejt fjalën e ndyrë ruse, shënova vetëm shkronjën e parë j…. me tri pika), ishte vërtet një gjë e mrekullueshme, një cudnoje mgnovjenje, siç e shkruan Pushkini i madh.
Veç në mos më ke ngjitur triperin (në gjuhën tonë ai emërtohet me një fjalë me tingëllim madhështor skullamendo, e huajtur nga italishtja dhe që të kujton termat e muzikës, andando moderator, apo jo?), pra veç në mos ma ke ngjitur triperin, ndonëse një shkrimtar, Heminguej më duket ka thënë se kur e marr prej teje edhe triperi më duket i mrekullueshëm.
Kështu, pra, as ai s’ma zbeh dot dashurinë për ty, veç në mos e ke marrë prej ndonjë çifuti uzbek, se pavarësisht nga simpatia që kam për çifutet, kam dëgjuar se çifutet e Uzbekistanit e kanë triperin më të keq se sifilizin”. Ja përgjigja që i kthen Ljuba: “Që kishte në natyrën tënde diçka anormale, madje prej krimineli këtë e pikasi qysh në fillim nëna ime kur erdhe për të pirë çaj tek ne. Por ajo, fisnike siç është, nuk më tha asgjë për të mos më dëshpëruar. Veç kur i tregova letrën tënde të ndyrë më tha se ti ishe më i keq se ce kishte menduar.
Një përbindësh i vërtetë, pjellë tipike e një bote që shtypi ynë i shkretë sovjetik e quan me të drejtë të zvetënuar, por që ne mezi i besojmë. Të pije çaj me ty ishte njësoj si të pije çaj me djallin. Edhe këto janë fjalë të nënës sime, e cila njësoj si unë e ndjen veten të fyer si njeri, si grua. Ti iu duke asaj dhe tani më dukesh edhe mua si mishërimi i së keqes….
Do të mjaftonte urrejtja jote ndaj poezisë (Pushkinit) e sidomos ndaj muzikës veneriane për të kuptuar se cpërbindësh je. I poshtër gjer në fund duke e parë se me prindët e mi nuk do të ecte, ti u përpoqe të bësh për vete gjyshen, e cila ishte e vetmja që pasi dëgjoi poshtërsitë e tua, tha “Zoti e ndjeftë”.
Më vjen shumë turp që jam shoqëruar me ty. Duke të urryer shumë shumë. Ljuba” Të njëjtin zemërim shpreh edhe Llora në një tjetër letër. Vetë shkrimtari e shpjegon kështu këtë kohë në libër “Nga vinte kjo ndjenjë shkatërrimi, që kishte kohë që më kishte kapur? I prishja të gjitha lidhjet, i zëvendësoja me të përkohshme, të cilat ngutesha ti prishja gjithashtu. Ishte padyshim një sëmundje që zotëronte rreth e rrotull, por që mua më kishte zënë rëndshëm”.
Tek romani “Muzgu” Kadare e shpjegon këtë krizë. Por pavarësisht zemërimit të Ljubës, Kadare është ndër të parët shkrimtarë që ka folur hapur për këtë anë kaq njerëzore në jetën e një shkrimtari, duke treguar kohët e bukura të jetës studentore në Moskë, të vajzave që takoi dhe që e bënë të shkruante poezitë më të bukura mbi dashurinë./ KultPlus.com