Ky super yll botëror me koncert në Prishtinë (FOTO)

Prishtina do të jetë një ndër kryeqendrat muzikore për këtë vit, pasi që, përgjatë verës do të mbahet një festival ku do të prezantojë artistë me famë botërore, shkruan KultPlus.

Bëhët fjalë për festivalin “Sunny Hill”, që do të prezantohet edhe këngëtarja e njohur kosovare Dua Lipa, por babai i Duas, Dukagjin Lipa, sonte ne NIN ka bërë të ditur se në këtë koncert do të jetë edhe këngëtari i njohur Action Bronson.

Po sipas Lipës, përpos Bronson, në negociata për ta sjellë në këtë festival është edhe DJ i njohur Martin Garrix./KultPlus.com

Dua Lipa gatuan pite në emisionin e reperit shqiptar

Këngëtarja Dua Lipa ka qenë e ftuar në emisionin “Untitled Action Bronson” të reperit shqiptar Acton Bronson.

Në këtë emision Bronson gatuan receta të ndryshme me mysafirët e ftuar dhe me Dua Lipën shfrytëzuan rastin të gatuajnë pite.

Disa prej fotografive duke gatuar i ka shpërndarë edhe Dua Lipa, e cila ka thënë ishte kënaqur në emisionin e reperit shqiptar./ KultPlus.com

Shqiptari Action Bronson lanson ‘The Chairman’s Intent’

Pas konfirmimit të projektit “Blue Chips 7000” në muajin e kaluar, reperi me prejardhje shqiptare Action Bronson ka publikuar këngën e tij të re.

“The Chairman’s Intent” quhet kënga e tij e re, të cilën e sjell edhe me videoklip.

Videoklipi me regji të Rik Corderos paraqet Bronsonin duke bërë goditje kung-fu në vitet e ’70-ta.

Ai ka konfirmuar se albumi “Blue Chips 7000” do të publikohet më 25 gusht.