Performanca e Dua Lipës në ARIA Awards (VIDEO)

Ylli botëror nga Kosova, Dua Lipa, ka performuar live në ARIA Awards me këngën e saj më të re, “Don’t Start Now”, shkruan KultPlus.com

Publikimi i këngës së saj së fundmi është vetëm një nga sukseset e mëdha që tashmë ylli me famë botërore ka arritur këtë vit, meqë Lipa ka marrë një sërë çmimesh të ndryshme në muzikë.

Këtu keni videon e performancës së Dua Lipës. / KultPlus.com

Dua Lipa shkëlqen në skenën e AMA (VIDEO)

Performanca e saj në skenën e madhe të AMA (American Music Awards), është komentuar shumë edhe në rrjete sociale, ku po e vlerësojnë si një nga performancat më të fuqishme të Dua Lipës, përcjellë KultPlus.

Kjo performancë e Dua Lipës është mbajtur në Microsoft Theater, në Los Anxhelos, ku kanë performuar edhe shumë yje të tjera botërore.

Dua Lipa është paraqitur me këngën “Don’t Start Noë”, ku në videon e bashkangjitur mund ta shihni këtë performancë./KultPlus.com

Portrete të figurave të njohura shqiptare, produkt i punës së piktorit Freitag

Portrete të figurave të njohura shpesh janë bërë produkt i punës së artistëve të ndryshëm, shkruan KultPlus.

Piktorit shqiptar i cili jeton dhe vepron në Austri, Gazmend Freitag, ka realizuar portretet e një numri të madh figurash të njohura, secilin me shumë pasion dhe përkushtim duke i sjell në një mënyrë krejt të veçantë, shkruan KultPlus.

Magjepsja dhe respekti për këto figura historike dhe bashkëkohore ka bërë që piktori Gazmend Freitag, të sjell një kolazh të portreteve të cilat i ekspozon në vende të ndryshme.

Koleksioni gjithnjë në zgjerim i artistit është i rezervuar për ata poetë, luftëtarë dhe filozofë, jeta dhe vepra e të cilëve është thelbësore për identitetin dhe historinë e popullit shqiptar.

Më poshtë po ju sjellim portretet e këtyre figurave: Aleksandër Moisiu, Ali Podrimja, Bekim Fehmiu, Behgjet Pacolli, Çun Lajçi, Dua Lipa, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Havzi Nela, Ibrahim Rugova, Ibrahim Kodra, Ismail Kadare, Klara Buda, Krist Maloki, Lasgush Poradeci, Martin Camaj, Shën Tereza, Nexhmije Pagarusha, Pjetër Bogdani, Princesha shqiptare Fevzia Fuad, Rita Ora. / KultPlus.com

Alexander Moissi

Gazmend Freitag: Aleksander Moisiu, 2017

Ali Podrimja

Gazmend Freitag: Ali Podrimja, 2016

Bekim Fehmiu 1

Gazmend Freitag: Bekim Fehmiu, 2014

Behxhet Pacolli.jpg

Gazmend Freitag: Behgjet Pacolli, 2016

Çun Lajçi

Gazmend Freitag: Çun Lajçi, 2017

Dua Lipa

Gazmend Freitag: Dua Lipa, 2018

Skanderbeg

Gazmend Freitag: Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, 2013

Havzi Nela

Gazmend Freitag: Havzi Nela, 2016

Ibrahim Rugova

Gazmend Freitag: Ibrahim Rugova, 2013

IK

Ibrahim Kodra by Gazmend Freitag, 2017

Ismail Kadare

Gazmend Freitag: Ismail Kadare, 2014

Klara Buda.jpg

Gazmend Freitag: Klara Buda, 2016

Krist Maloki

Gazmend Freitag: Krist Maloki, 2016

lasgush-poradeci

Gazmend Freitag: Lasgush Poradeci, 2016

Martin Camaji

Gazmend Freitag: Martin Camaj, 2015

Mutter Teresa

Gazmend Freitag: Shën Tereza, 2013

Nexhmije Pagarusha 1.jpg

Gazmend Freitag: Nexhmije Pagarusha, 2013

Pjetër Bogdani

Gazmend Freitag: Pjetër Bogdani, 2016

Princess Fawzia Fuad

Gazmend Freitag: Princesha shqiptare Fevzia Fuad, 2016

Rita Ora

Gazmend Freitag: Rita Ora, 2014

Momentet historike të shqiptarëve në një video emocionuese

Në kanalin YouTube është ngarkuar një video e cila ka mbledhur brenda vetes momentet historike të shqiptarëve, shkruan KultPlus.

Këto momente janë shoqëruar nën melodinë e këngës “Coming Home” të Rita Orës, një prej vajzave shqiptare që ka arritur majat e suksesit botëror dhe ka bërë shqiptarët krenarë jo rrallë herë.

Kjo video po pëlqehet e po shpërndahet shumë në rrjetet sociale. / KultPlus.com

Lipa takohet me ikonën e filmave Bollywoodian, Khanin

Dua Lipa është takuar me Shah Rukh Khan, fytyrën më të njohur të filmave Bollywoodian, shkruan KultPlus.com

“Kënaqësi të takohem me Shah Rukh Khan sot! Faleminderit që më mësove për filmat Bollywoodian”, shkruan Lipa. / KultPlus.com

Përndryshe, Dua Lipa, së fundmi ka dhuruar një paraqitje të shkëlqyer në MPTV me këngë e saj më të re “Don’t Start Now”.

Dua Lipa me album të ri, kjo është fotografia e coverit (FOTO)

Dua Lipa nëpërmjet një fotografie ka njoftuar se është duke punuar në një album të ri, shkruan KultPlus.

Ajo sapo ka publikuar një fotografi nga një fotosesion, ku ka njoftuar se është fotosesion për fotografinë e coverit të albumit të saj më të ri.

Dua Lipa po konsiderohet si një ndër yjet më me ndikim në fushën e muzikës dhe industrisë së modës, duke shënuar një sukses të madh./KultPlus.com

Dua Lipa është e ardhmja e muzikës pop

Mumbai, 12 nëntor – Ylli i muzikës pop, Dua Lipa, është gati për shfaqjen e saj të parë live në Indi këtë muaj, duke iu bashkuar Katy Perryt për festivalin muzikor “OnePlus” në Mumbai, më 16 nëntor. Me një zë plot me shtresa pjekurie, përtej moshës së saj, dhe një repertor që tashmë përbëhet nga hitet që mbartin një cilësi edhe përtej kësaj kohe, është e vështirë të imagjinohet që bota e popit nuk e ka pasur pjesë të saj për një kohë të gjatë edhe Dua Lipën.

Këngëtarja britanike me origjinë shqiptare fillimisht trazoi publikun në fund të viti 2015 me këngën e saj të dytë “Be The One”, një pjesë ndjellëse e “popit të errët”, siç e quan ajo. Kënga i ndihmoi që të bëjë karrierë nëpër Evropë, por edhe në tregun e Australisë. Ajo do të vazhdonte që të dominonte që nga viti 2016 e tutje me hitet e saj si “Hotter than Hell” e “Blow Your Mind (Mwah)”. Në vitin 2017, kur u lansua albumi i saj, ajo tashmë kishte disa hite.

Atëherë erdhi kënga “New Rules”, që e dërgoi Lipën nga një zë i njohur dhe nga një fytyrë e bukur në diçka shumë më ikonike dhe të qëndrueshme. Videoklipi i këngës u bë sensacion në YouTube. Përderisa shumica e artisteve si Taylor Swift, Adele dhe Perry mblidhnin shikime me miliarda, ishte e padëgjuar që një artiste e re të arrinte diçka të tillë. Mirëpo videoja e saj e inspiruar nga “La La Land” jo vetëm që u bë më e shikuara online, por kënga po ashtu u bë hiti numër një në Mbretërinë e Bashkuar e ia arriti po ashtu edhe që të bëhet hiti i saj i parë në “Top 10” në ShBA. Si rezultat, Lipa solli një nga këngët më të mira dhe më të paharrueshme në glob. Ajo e përcolli atë me një hit tjetër “IDGAF”, që shërbeu si kënga e fundit për albumin e saj të parë.

Nuk është për t’u habitur se ngritja e saj u pranua kudo, nga “BRIT Awards” në “Grammys”, ku ajo fitoi vitin e kaluar çmimin “Best New Artist”. Megjithatë, ndryshe nga shumë fitues të këtij çmimi, Lipa ia doli që të qëndronte në skenë dhe në fakt e rriti akoma më shumë profilin e saj përmes këngëve dhe bashkëpunimeve të mëdha – duke bërë që hapësira në mes të albumit të saj debutues dhe albumit të ardhshëm të ndihet më pak.

Gjersa ajo po përgatitet që të lansojë albumin e saj të dytë “#DL2” që nis me këngën “Don’t Start Now”, Lipa është e gatshme për arritje të reja, me theks në muzikë, në bashkëpunim me legjendën e diskos Nile Rogers. Teksa bota po e pret albumin e dytë të Lipës, ia vlen te theksohet se ajo ka arritur në mënyrë brilante që ta ruajë standardin e lartë, të vënë me albumin e parë, përmes këtyre bashkëpunimeve me muzikantë.

Pasi që ishte shfaqur në këngën “No Lie” të Sean Paul, Lipa nuk është ndier e turpshme ndaj bashkëpunimeve me këdo duke filluar me R&B me Miguel e deri te grupi i vajzave “BLACKPINK”. Mirëpo ishin dy këngë që emocionuan audiencën: “One Kiss” me Calvin Harris dhe “Electricity” me Silk City, Diplo dhe Mark Ronson. Këto dy bashkëpunime bënë që Lipa të vazhdonte dominim e saj në 2018 e deri në fillim të vitit 2019.

Përderisa shumë artiste kanë hasur në vështirësi për të realizuar kaq shumë hite për një periudhë kaq të shkurtër, krijohet përshtypja sikur Lipa është e lidhur në një mënyrë që ndihet ndryshe. Ajo nuk është një adoleshente tipike, ajo është më e errët, muzika e saj ka tekste më të pjekura dhe stili i saj dhe videot shfaqin një nivel të vetëbesimit dhe guximit që shumë artistë mund ta ëndërrojnë.

Kur kanë kaluar vetëm disa vjet, krijohet përshtypja sikur Dua Lipa me plot të drejtë e meriton që të shfaqet në festivalin e muzikës “OnePlus” përkrah hitbërësve dhe ikonave të popit si Kate Perry. Njëlloj si Perry, Lipa po sigurohet që ta lidhë audiencën e saj me avatarë të ndryshëm gjersa shfaqet si një yll i arritshëm dhe i përulur.

Në një epokë të hiteve dhe këngëve që harrohen, ka qenë rifreskuese të shohim natyrën dhe rritjen shumë origjinale të Dua Lipës. Zëri i saj, stili i saj, këngët e saj kanë lënë diçka te dëgjuesit, një emocion të thellë të pop/dance/soul, diçka që ka ekzistuar në vitet ’70 me artistet si Donna Summer. Vetëm për këtë arsye ajo që Lipa dhe Rodgers mund të jenë duke krijuar për albumin e ardhshëm, nuk mund të jetë asgjë tjetër përveçse epike.

Nuk ndodh shpesh që një artiste e re të jetë edhe e suksesshme, edhe në aspektin komercial edhe në atë të kritikës dhe e ardhmja po shihet të jetë vetëm më e ndritshme. Në rrugën në të cilën ajo është nisur, mund të jetë e mundshme, Lipa mund të jetë ajo, ylli numër një, shumë, shumë shpejt/ Rolling Stone India. / KultPlus.com

Dua Lipa në ekranet gjigante të Times Square

Dua Lipa vazhdon të jetë një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Ajo në fillim të këtij muaji bëri rikthimin në muzikë, ndërsa solli të realizuar me klip projektin “Don’t Start Now”, ku vetëm për pesë ditë në platformën YouTube ka kaluar shifrën e 15 milionë klikimeve.

Se këngëtarja me origjinë shqiptare ka arritur famë të madhe, kjo dëshmohet me sukseset që po i reklamohen në ekranet e mëdha të vendeve publike.

Së fundmi, 24-vjeçarja është shfaqur sërish në mes New Yorkut, në ekranet gjigante të Times Square, këtë herë nga platforma digjitale, YouTube.

“Faleminderit YouTube që më keni vendosur në Times Square. Don’t Start Now tashmë është publikuar”, ka shkruar mes të tjerash këngëtarja Lipa.

Ndërkohë, nga 50 këngët për muajin nëntor, prestigjiozja The Guardian rekomandon të parën “Don’t Start Now” të Dua Lipës, e cila tashmë është shndërruar në një hit nga fansat e saj.

Gjithashtu, këngën “Don’t Start Now”, këngëtarja e interpretoi në skenën e ‘MTV EMA’ që u zhvillua të dielën mbrëma në Sevilla të Spanjës. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/B4et00yBagC/

Dua Lipa hap “MTV EMA” në mënyrë spektakolare me këngën e re

Dua Lipa ka përcjellë energji të jashtëzakonshme në hapjen e spektaklit muzikor.

Dua Lipa ishte këngëtarja e cila bëri hapjen solemne të ‘MTV Europe music awards’ organizim ky që u mbajt në Sevillë.

Këngëtarja shqiptare interpretoi këngën e saj më të re ‘Dont start now’ me një koreografi të shkëlqyer ku u përcoll nga një grup valltarësh, me të cilët ‘elektrizuan’ të pranishmit.

Dua ishte veshur më të brendshme të zeza teksa armata e valltarëve me kostume të verdha çka bënë të dallohet performanca e tyre. / KultPlus.com


Dua Lipa publikon këngën e re

Ka ditë që e ka paralajmëruar që kënga e saj e re do të publikohet më datën 3 nëntor, por sot Dua Lipa ka publikuar këngën dhe disa sekuenca nga videoklipi, shkruan KultPlus.

Kënga titullohet “Don’t Start Now” dhe Dua edhe kësaj radhe na vjen me një këngë shumë të mirë dhe një videoklip interesant.

Videoklipi i plotë do të publikohet pas dy ditësh. / KultPlus.com

Nëna i publikon Dua Lipës një fotografi të rrallë nga fëmijëria

Suksesi i madh në tregun botërorë ka bërë që të gjithë ta shikojnë nën llupë gjatë gjithë kohës këngëtaren shqiptare Dua Lipa. Por ajo që i intereson publikut zakonisht, është edhe e kaluara e saj, shkruan KultPlus.

Dua dhe familjarët e saj shpesh kanë ndarë fotografi nga fëmijëria e saj, e këto fotografi janë bërë lajm në mediat botërore e vendore.

Nëna e këngëtares, Anesa Lipa, sot ka ndarë me ndjekësit e saj edhe një fotografi të Duas kur ishte e vogël.

 “Dua bebe, tri ditë larg nga publikimi i ‘Don’t start now’”, ka shkruar ajo, ku me këtë rast ka paralajmëruar që kënga e re e Duas do të publikohet më 1 nëntor./ KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/B4Ngrz5Ancq/

Dua Lipa e entuziazmuar njofton se do të performojë në ‘MTV EMA’

Dua Lipa e ka ndarë lajmin e mirë me ndjekësit e saj.

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa i ka dhënë dy lajme të gëzueshme për fansat e saj, shkruan KultPlus.com

Ajo ka treguar se kanë mbetur vetëm edhe 4 ditë deri në publikimin e projektit të saj më të ri muzikor, këngës “Don’t start now”.

Dua ndër të tjera ka treguar se është e entuziazmuar se do të performojë në MTV EMA që do të mbahet më 3 nëntor.

” 4 ditë deri te “Don’t start now” dhe jam shumë e entuziazmuar të njoftoj se do të performoj në MTV EMA që do të mbahet më 3 nëntor. Shihemi në Seville engjëjt e mi, do të jetë një argëtim”, ka shkruar këngëtarja shqiptare pranë postimit.

Dua Lipa mban ligjëratë në Universitetin e Kembrixhit, kërkon të thyhen normat gjinore

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa mbrëmë është rikthyer në Instagram me pyetjen “A ju kam munguar?”, shkruan KultPlus.

Ky rikthim erdhi pas disa ditëve prej kur Lipa kishte fshirë të gjitha postimet nga Instagrami.

Ajo ka vazhduar me publikime sot, ku pas videos se mbrëmshme, ajo sot ka publikuar fotografi nga fjalimi që ka mbajtur në Universitetin e Kembrixhit.

Gjatë këtij fjalimi, Dua foli rreth asaj se çfarë e bën të pëlqyer një grua të re në industrinë e muzikës dhe rreth thyerjes së normave gjinore.

Poshtë këtyre fotografive ajo ka shkruar:

“Të hënën isha në Universitetin prestigjioz të Kembrixhit për ta mbajtur një fjalim në lidhje me atë se çfarë të bën të pëlqyer si grua e re në industrinë e muzikës, veçanërisht në medie dhe medie sociale. Po ashtu diskutuam rreth asaj se çfarë mund të bëjmë për ta bërë ndryshimin e mirëpritur si shoqëri për t’i thyer normat gjinore. Prindërit e mi ishin të lumtur që më në fund unë ia dola mbanë”. / KultPlus.com

I dashuri i Dua Lipës habit me veshjen e çuditshme

I dashuri i këngëtares me origjinë shqiptare Dua Lipa ka habitur  me stilin e tij të të veshurit. Në të gjitha daljet e tij në publik ai nuk mund të shmangë komentet  nga mediat e huaja.

Këtë herë Anwar Hadid është fotografuar në New York duke shëtitur me Duan,  i veshur me një atlete të ndryshme nga tjera.

Por duket se nuk ka përfunduar me kaq pasi, Anwar ka veshur gjithashtu dy çorape të ndryshme. Ai është i njohur si muzikant dhe gjithashtu si vëllai i dy supermodeleve Gigi dhe Bella Hadid./Opinion.al/ KultPlus.com

Dua Lipa me dukje të re (FOTO)

Këngëtarja kosovare Dua Lipa e cila po shënon një sukses të madh në botën e muzikës, nuk lë anash edhe dukjen e saj, shkruan KultPlus.

Ajo sapo ka prezantuar fotografi me dukje të re, e cila shihet të ketë ndryshuar modelin e flokëve.

KultPlus ju sjell këto fotografi ku shihet Dua Lipa me një fotosesion mjaft tërheqës./KultPlus.com

Gezim Gashi i ftuar në darkën e prestigjiozes “Forbes” dedikuar Quincy Jones

Revista prestigjioze amerikane “Forbes” ka mbajtur mbrëmjen speciale vjetore ku të ftuar kishte njerëz të rëndësishëm në biznesin botëror, shkruan KultPlus.

Kjo mbrëmje ju dedikua në veçanti producentit më të njohur në botë, Quincy Jones, si njeriu me më së shumti Grammy Awards në histori.

Në këtë mbrëmje ishte ftuar edhe shqiptari Gezim Gashi, pasi ai është bërë shqiptari i parë që ka hapur shkollë të artit në Amerikë.

Madje këtë vit Gashi ishte në Kosovë, ku bashkë me Dua Lipën u shfaqën në konferencën zyrtare të Festivalit “Sunny Hill” ku edhe njoftuan për bashkëpunimin mes tyre.

Aty u deklarua se Sunny Hill Foundation në bashkëpunim me Oaks Christian School dhe Institute of Arts and Innovation, përfaqësuar nga Gëzim Gashi, në vitin 2020 do të dërgojnë tre të rinj nga Kosova për në Amerikë, si pjesë e Quincy Jones Production dhe Institute of Arts and Innovation.

Gashi për dy vitet e fundit ka zhvilluar markën për shkolla dhe kompani të tjera në Suedi dhe Evropë dhe përmes punës së tij ka marr fokusin e Forbes dhe Huffington Post. Gashi po studion aktualisht Ndërmarrësin në Shkollën e Biznesit të Harvardit. / KultPlus.com

Dua Lipa shfaqet në video si “këngëtare nga Londra”, revoltohen fansat

Dua Lipa në videon e realizuar të kampanjës për “YSL”, prezantohet si “këngëtare nga Londra” dhe komentet nga shqiptarët kanë vërshuar në postimin e saj.

“Përshëndetje! Unë jam Dua Lipa, këngëtare dhe tekst shkruese nga Londra”, dëgjohet të thotë këngëtarja.

Dua gjithmonë është shfaqur krenare për prejardhjen e saj kosovare dhe ndoshta kjo ka qenë arsyeja qe fansat e saj nga Kosova janë habitur dhe kanë reaguar menjëherë kundër saj, shkruan KultPlus

Fansave shqiptarë nuk u ka pëlqyer aspak kjo gjë dhe e kanë vënë në dukje nëpërmjet komenteve të tyre. Ata ia bëjnë të qartë se ajo është nga Kosova dhe Londra është vendi ku ajo është rritur.

Bashkangjitur gjeni videon e plotë të kësaj kampanje. /KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/B2MTNWqhML_/?utm_source=ig_embed

“Vogue”: Dua Lipa, artistja që vjen nga trashëgimia e protestës

Prejse është bërë super e suksesshme, ajo ka përdorur platformën e saj për ndryshime pozitive, qoftë duke themeluar “Sunny Hill Academy” në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, apo duke folur mbi pabarazinë gjinore në industrinë muzikore.

Ky është një nga vlerësimet e bëra nga versioni australian i revistës së njohur “Vogue” për artisten me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, me të cilën edhe ka realizuar një intervistë teksa ajo është në pritje të realizimit të albumit të saj në Los Angeles. Pasi përmend rrugëtimin e këngëtares 24-vjeçare nga koha kur ajo u bë artistja më e shfaqur në “Spotify” e deri te rrëmbimi i dy çmimeve “Grammy”, revista thekson se Dua është një yll me synime, një femër e re e vendosur për të sfiduar çështjet globale.

“Nuk është aspak keq për një vajzë nga Londra veriore (me prindër nga Kosova, që kërkuan azil në Mbretërinë e Bashkuar më 1992)”, shkruan “Vogue”.

“Duas gjithmonë i është dashur të lëvizte. Pasi ishte kthyer nga Londra në vendlindjen e prindërve në Kosovë, në moshën 12-vjeçare, ajo e bindi babanë e saj, këngëtar i dikurshëm rocku, dhe nënën, një punëtore në industrinë e turizmit, që ta lejonin të kthehej vetë në kryeqytetin e Mbretërisë së Bashkuar kur ishte vetëm 15 vjeçe. Ajo qëndroi te një i afërm i familjes dhe studioi në Sylvyia Young Theatre School, duke jetuar përmes modelimit dhe duke postuar coversa të Jamie XX dhe Mila J në YouTube”, shkruan “The Vogue”.

Në artikullin, që ka si autore gazetaren Hattie Collins, thuhet se ngritja e shpejtë e Duas drejt suksesit botëror ka qenë e papritur.

“Sigurisht se askush, e mbase as vetë Dua, nuk mund të ketë parashikuar një trajektore të tillë të jashtëzakonshme, meqë ajo hyri qetësisht, por vendosmërisht, në ndërgjegjen e muzikës pop në vitin 2015 me debutimin e saj ‘New Love’”.

Në intervistën e saj për revistën australiane, Lipa ka folur edhe për albumin e saj të dytë që pritet të lansohet brenda pak javësh. / Koha.net / KultPlus.com

Dua Lipa prezanton koleksionin e “Pepe Jeans London”


Këngëtarja nga Kosova, me famë botërore, Dua Lipa, ka promovuar koleksionin e markës “Pepe Jeans London”. Ajo ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit që ishin prezent në atë mbrëmje. Përndryshe, Lipa tashmë ka traditë në punën e saj për prezantimin e markave të njohura botërore.

“Faleminderit të gjithëve që erdhët mbrëmë për ta festuar prezantimin e parë të koleksionit “Pepe Jeans London”, ka shkruar ndër të tjera Lipa në rrjetin social Facebook. / KultPlus.com



Dua Lipa vjen me koleksionin e ri nga “Pepe Jeans”

Dua Lipa, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, ka sjell koleksionin e saj më të ri në bashkëpunim me brendin e famshëm botëror, “Pepe Jeans”. 

Këtë koleksion ajo na sjell përmes disa fotografive në Instagram ku edhe kësaj radhe ajo duket fantastike.

“Jam shumë e entuziazmuar të njoftoj që bashkëpunimi im Dua Lipa  dhe Pepe Jeans tani është në dispozicion për të blerë. Unë kam qenë duke punuar shumë prapa skenave për të hartuar koleksionin tim të parë të frymëzuar nga vitet ’90 dhe vitet e hershme në Londër. Koleksioni është ideuar me fansat e mi në mendje, dhe unë jam shumë i entuziazmuar që të ju shoh në këto rroba. Unë jam aq krenare për projektin dhe mezi presim që nesër të fillojë ngjarjen zyrtare”, ka shkruar ndër të tjerash Dua.

https://www.instagram.com/p/B18QqMoBQMC/

Dua përveç angazhimit në muzikë, ka arritur ti nënshkruaj edhe disa kontrata me marka të ndryshme botërore duke u bërë imazh i tyre. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/B158puvh-0j/

Prishtina e nderon me grafit gjigant Dua Lipën (FOTO)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa në Prishtinë është nderuar me një grafit gjigant

Dua është pikturuar përballë Prokurorisë së Shtetit, në sheshin “Edit Durham”. Kujtojmë se këngëtarja para fillimit të “Sunny Hill” ka dhuruar plot 150 mijë euro për një akademi muzikore për talentet e reja.

“Ky do të jetë përfundimisht një projekt i madh dhe diçka për të cilën ne jemi shumë të entuziazmuar. Mendoj se do të jetë e jashtëzakonshme. Ne do t’i japim diçka komunitetit tonë”, ishte shprehur Dua Lipa në një deklaratë për mediat.

Ky mural është realizuar në kuadër të festivalit Gorilla Art Festival, të cilët përgjatë viteve kanë realizuar murale të ndryshme. Ky festival organizohet nga Qendra për Zhvillimin e Artit /Lajmi.net / KultPlus.com

Dua Lipa e quan mbretëreshë Miley Cyrus (FOTO)

Miley Cyrus, këngëtarja amerikane me famë botërore, mbrëmë ka qenë pjesë e festivalit Sunny Hill, në Prishtinë. Ajo ka kënduar disa prej hiteve të saj më të mëdha, duke argëtuar publikun kosovarë pa masë, shkruan KultPlus.

Dua Lipa që kësaj radhe ishte pjesë e publikut, u nda mjaft e kënaqur nga performanca e saj, duke mos hezituar ta lëvdonte përmes llogarisë së saj në Instagram.

Duke postuar një foto me Miley-n, ajo shkruan: ‘’Nata e parë me mbretëreshën, Miley Cyrus. Femra e parë ndërkombëtare që ka ardhur në Sunny Hill”, ka thënë Dua në postimin e saj. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/B0srvi9Bx8O/

Me të ateruar në Kosovë, Gashi u nis drejt festivalit “Sunny Hill” për tu takuar me Dua Lipën

Reperi i njohur shqiptar, Gashi, arriti në mbrëmjen e së premtes në Aeroportin e Prishtinës, “Adem Jashari”.

Pas arritjes në vendlindje, ai u nis drejt Parkut të Gërmisë, aty ku po mbahej nata e parë e festivalit “Sunny Hill”.

Me të shkuar atje, Gashi është takuar me miken e tij, artisten shqiptare të famshme ndërkombëtarisht, Dua Lipa.

Ai ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi nga mbrëmja e djeshme, duke treguar momentet e këndshme që ka kaluar në “Sunny Hill”.

Me të hyrë në festival, reperi shqiptar i cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është pritur tejet mirë nga fansat.

Në natën e parë të “Sunny Hill” kënduan emra të njohur, gjersa mbrëmja u përmbyll me super yllin botëror, Miley Cyrus. /Telegrafi/ KultPlus.com