“Electricity” nga Dua që në ditët e para premton të shndërrohet në hit

Dua Lipa është duke i shijuar sukseset e para nga publikimi i këngës së re me titull “Electricity”, të cilën e shoqëroi me videoklip.

Bashkëpunimi i saj me “Silk City”, ekipi i formuar nga dyshja Mark Ronson dhe Diplo, premton të shndërrohet në një tjetër hit të madh botëror.

Njëherësh, pa kaluar 24 orë, videoklipi kaloi shifrën prej një milionë shikimesh në shërbimin më të popullarizuar të shpërndarjes së videove.

Ndërsa akoma pa kaluar 48 orë nga lansimi, klipi pritet të kalojë tre milionë shikime në YouTube dhe aktualisht është në vend të pestë në ‘Trending’, shkruan telegrafi.

“Electricity” që është kënga e katërt e projektit të përbashkët të Mark Ronson dhe Diplo, është një rikthim në stilin e muzikës së viteve të nëntëdhjeta, ndërsa Dua e kompleton me një vokal të stilit ‘house’ të asaj kohe.

Në ndërkohë, 23-vjeçarja ishte ndër personazhet kryesore të ceremonisë së 21-të të ndarjes së çmimeve, “GQ Men of the Year Awards”, ku e fitoi çmimin për solo-artisten më të mirë të vitit.

Kënga e re e Dua Lipës bëhet e disponueshme tani edhe për Kosovën

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, i bën kudo krenarë shqiptarët me suksesin e saj.

Pak ditë më parë, ajo solli bashkëpunimin e saj më të ri me Silk City, Diplo dhe Mark Ronson. “Electricity” titullohet kënga e tyre më e re, e cila është pritur mirë nga fansat, dhe në vetëm pak ditë ka arritur shifrën e afro 10 milionë klikimeve në YouTube.

Kjo këngë është pëlqyer edhe nga shqiptarët, ndonëse në fillim me lansimin e saj, jo gjithçka shkoi mirë.“Electricity” e cila menaxhohet në YouTube nga kanali Vevo, nuk ishte e disponueshme për Kosovën.

Me të klikuar videon, shqiptarët nga Kosova e kishin të pamundur ta shikonin atë, kjo ngase që në start videoja i paralajmëronte për mos-hapjen për shkak të lokacionit ku ata ndodhen.

Krejt kjo ndodh për faktin se platformat e mëdha digjitale si Vevo nuk e njohin Kosovën si treg, ashtu si dhe shumë tjera, ngase fitimet nga YouTube në të tilla shtete janë aq të vogla, sa nuk vlejnë për t’i bërë publike videot në fjalë.

Mirëpo, me të parë këtë gjë, duket se stafi i Dua Lipës ka ndërhyrë duke i kërkuar Vevo-s që ta bëjë të disponueshme këngën “Electricity” edhe për Kosovën, kjo ngase këngëtarja shqiptare ka shumë fansa këtu.

Dhe një kërkesë e tillë mesa duket është aprovuar, kjo ngase tani të gjithë shqiptarët e Kosovës kanë mundësinë ta shikojnë dhe klikojnë këngën “Electricity” nga Dua Lipa, Silk City, Diplo dhe Mark Ronson. /Telegrafi/

Dua Lipa në vendin e parë në botë në iTunes charts

Superylli shqiptar, Dua Lipa, po vazhdon vazhdon depërtimin e saj të suksesshëm në skenën muzikore ndërkombëtare.
Këtë po e dëshmon edhe suksesi që po i sjellë kënga e saj më e fundit e titulluar “Electricity”, shkruan KultPlus.

Ky bashkëpunim ka arritur që të mbledhë për vetëm dy ditë katër milionë klikime në YouTube, kurse projekti po shënon suksese edhe në top listën e iTunes.

Dua përmes një postimi në Instagram ka treguar se ndihet tejet e emocionuar që ka zënë vendin e parë në iTunes charts për gjithë botën.

Dua Lipa vetëm një muaj më parë, pati një paraqitje të jashtëzakonshme pranë publikut shqiptarë në kuadër të Sunny Hill Festival që u mbajt në Prishtinë./ KultPlus.com

“Electricity” e Dua Lipës arrin mbi 1 milion shikime

Dua Lipa e ka lansuar këngën e saj të re me titull “Electricity”, të cilën e ka shoqëruar me videoklip. Kjo këngë po tregon që do jetë e suksesshme që në fillim.

Një ditë pas publikimit kjo këngë është bërë kënga me trendi si dhe ka arritur më shumë se 1 milion shikime në më pak se 24 orë.

“Faleminderit që po e shikoni këngën dhe shpresoj që është duke iu pëlqyer”, ka shkruar Dua Lipa në Instagram

“Electricity” është një bashkëpunim i këngëtares me “Silk City” – ekipi i formuar nga Mark Ronson dhe Diplo./ KultPlus.com

Dua Lipa merr çmimin Artistja Solo e Vitit në GQ

Mbrëmë u mbajt ceremonia e çmimeve të revistës GQ, shkruan KultPlus.

Përveq të tjerëve në këtë ceremoni çmim mori edhe këngetarja nga Kosova Dua Lipa.

Ajo në një publikim në rrjetin social Instagram ka treguar se është shpërblyer me çmimin “Solo Artist Of the Year”.

Në këtë ngjarje ka marrë pjesë edhe Rita Ora, ku ka ndarë çmimi “Men of the Year”./ KultPlus.com

Dua Lipa publikon videoklipin e këngës “Electricity” (VIDEO)

Dua Lipa e ka lansuar këngën e saj të re me titull “Electricity”, të cilën e ka shoqëruar me videoklip.

Është fjala për një bashkëpunim me “Silk City” – ekipi i formuar nga Mark Ronson dhe Diplo.

Ka qenë një javë mjaft e ngarkuar për këngëtaren shqiptare, e cila ka bërë të ditur se do të bashkëpunojë me grupin e fermave, “Blackpink”, në projektin e saj “Dua Lipa – Complete Edition”.

“Electricity” është kënga e katërt e projektit të përbashkët të Mark Ronson dhe Diplo, të cilët janë quajtur si “Silk City”./ KultPlus.com

Dua së shpejti sjellë albumin, tri këngë të reja pjesë e tij (FOTO)

Këngëtarja me renome botërore e origjinë nga Kosova, Dua Lipa, ka njoftuar se muajin tjetër do të lansojë albumin e saj me tri këngë të reja, shkruan KultPlus.

Dua përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se është shumë e lumtur që më 19 tetor do të lansojë albumin me tri këngë të reja gjë që këto e përfundojnë këtë cikël të këtij albumi.

Dua, poashtu ka publikuar edhe kopertinën me këngët që do të jenë pjesë e albumit të ri.

Ndër këngët që po komentohet më shumë në rrjete sociale është ajo “Kiss and make up”, të cilën kosovarja e sjellë në bashkëpunim me BlackPink./ KultPlus.com

Çfarë i lidhë Rita Orën, Dua Lipën, dhe Bebe Rexhën me “Harry Potterin”

Tashmë janë 20 vjet që kur Warner Bros kishte nënshkruar marrëveshje për krijimin e filmave serik të “Harry Potterit”, të inspiruara nga novelat e shkrimtares britanike J. K. Rowling, e cila me veprat e saj ka inspiruar shumë artistë të tjerë të zhanreve të ndryshëm.

E kjo nuk ka lënë pa prekur edhe yjet shqiptare të muzikës me famë botërore, Rita Ora, Dua Lipa e Bebe Rexha, që janë “të lidhura” me “Harry Potterin”, transmeton Koha.net.

Në 20 vjetorin e “Harry Potterit” revista Rolling Stone ka publikuar një artikull në të cilën ka bërë një intervistë me artistë të ndryshëm, të cilët kanë treguar lidhjet e tyre me filmin fiktiv të famshëm.

Rita Ora ka zbuluar se ishte pjesë e këtij filmi.

“Një fakt pak i ditur, por unë isha pjesë e ‘Harry Potter and the Prisoner of Azkaban’ si aktore e re. Kam bërë një paraqitje në klasën ‘Divination’ të Sybill Trelawney”, thotë Rita Ora.

Vajza në të djathtë është Rita Ora.

E pyetur se cilës shtëpi të Hogwartsit i përket ajo shton se, “në fakt kam qenë pjesë e kastit të Gryffindorit, por tani si e rrritur më pëlqen më tepër Slytherini. Kam zemrën e një Gryffindori, e përkushtimin dhe lidershipin e Slytherinit”.

E Bebe Rexha zgjedh Gryffindorin, përkundër që mendon se do të duhej të ishte te Slytherini.

“Vërtet mendoj se do të duhej të isha te Slytherini, por nuk dua të jem e keqe prandaj them Gryffindor”, shprehet ajo.

E pyetur se me cilët prej karaktereve do të donte të darkonte, Bebe Rexha është përgjigjur shkurt, “përfundimisht me Dumbledoren dhe Harry Potterin”.

Kurse Rita Ora e pyetur se cila klasë në Hogwarts do ta ndihmonin në jetën reale ajo tregon për kujdesin për kafshët.

“Përfundimisht klasa ‘Kujdesi i Krijesave Magjike’ do të ishte ndihmesa më e madhe në jetën reale, sepse më pëlqen të përkujdesem për kafshët”, thotë ajo.

E revista Rolling Stone nuk e ka harruar yllin tjetër shqiptar, Dua Lipën.

Ylli i “Hotter Than Hell” kishte bërë një turne special për Halloween në Hamburg, të cilën e kishte titulluar “Potter Than Hell”.

Gjatë performancës ajo ishte veshur ashtu si kasti i “Harry Potterit”, me të cilën kishte bërë bujë të madhe në mediat botërore./ KultPlus.com

Dua Lipa: Tani na lejohet që të jemi cilat të duam

Dua Lipa po lufton për të thyer mitin se këngëtaret janë të paafta për të prodhuar hitet e tyre.

Këngëtarja 23-vjeçare e ndjen veten se është pjesë e një brezi të ri, të fokusuar në thyerjen e barrierave.

“Gjithmonë ka qenë kjo stigmë prapa yjeve të Pop muzikës”, tha ajo në një prononcim për Free Metro. “Kur një zë i mashkullit vjen në skenë, njerëzit menjëherë besojnë se ata i shkruajnë këngët e tyre, drejtojnë videot e tyre. Nëse je një artiste femër dhe nuk je ulur në një piano ose kitarë, ose nuk luan në ndonjë instrument dhe po performon një këngë, njerëzit menjëherë mendojnë se gjithçka është e përgatitur për ju dhe nuk jeni autentike”, tha më tutje këngëtarja.

Lipa thotë më tej se gjërat kanë ndryshuar për mirë dhe se femrat po marrin vendin e merituar në skenën botërore muzikore. “Gratë duhet të luftojnë pak më shumë për të marrë njohjet që i meritojnë. Tani mendoj se ka ardhur koha kur ne ndjehemi të sigurta dhe na lejohet që të jemi cilat të duam”, shtoi ajo./ KultPlus.com

Dua Lipa thyen rekord, paralajmëron diçka të re së shpejti

Dua Lipa, është shpallur artistja femër e para dhe e vetmja në histori si më e dëgjuar në shërbimin e njohur digjital të muzikës, Spotify.

4 këngë nga Dua Lipa kanë arritur mbi 500 milionë dëgjime në këtë shërbim digjital të muzikës.

Ky lajm e ka gëzuar edhe Dua Lipën e cila ka njoftuar se së shpejti do të sjellë diçka të re. / KultPlus.com

Dua Lipa feston ditëlindjen: E lumtur të jem e rrethuar nga njerëzit më të mirë

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa ka festuar sot ditëlindjen e saj të 23-të.

Në rrjete sociale ajo ka postuar disa foto të saj, ndërsa thotë se është shumë e lumtur që është e rrethuar nga njerëzit më të mirë, transmeton Koha.net.

Ajo nuk i ka harruar edhe fansat e saj, të cilët i ka falënderuar për urimet dhe për përkrahjen që i kanë dhënë.
https://www.instagram.com/p/BmxtStfF-hf/?taken-by=dualipa
“23, tashmë po më bën të ndjehem e brishtë. Faleminderit të gjithëve që ma keni bërë vitin tim kaq të veçantë. Fansat e mi, familjen, dhe shoqërinë. Jam me fat që kam përreth vetes njerëzit më të mirë. Ju dua dhe faleminderit për mesazhet e bukura. Do iu përgjigjem së shpejti, dhe vetëm më duhet të shtrihem në diell përderisa më pushon truri nga kokëdhimbja për shkak të përgatitjeve për sot”, ka shkruar Dua Lipa./KultPlus.com
https://www.instagram.com/p/BmyA2idFeq3/?taken-by=dualipa
https://www.instagram.com/p/BmyA2idFeq3/?taken-by=dualipa

Tri yje shqiptare në konkurrim në MTV’s Video Music Awards

MTV’s Video Music Awards do të rikthehet sonte në Radio City Music Hall, në New York.

Në eventin më të madh muzikor, yjet e muzikës do të jenë në garë për rrëmbimin e çmimeve. Midis tyre, këtë vit do të jenë edhe tre këngëtare shqiptare: Rita Ora, Bebe Rexha dhe Dua Lipa.

Dua Lipa është nominuar në 3 kategori. Kënga e saj “New Rules” është nominuar për këngën e vitit, “IDGAF” për koreografinë më të mirë dhe “One Kiss” për kërcimin më të mirë.

Rita Ora është nominuar në 2 kategori. Ajo do të konkurrojë me Dua Lipën në kategorinë e kërcimit më të mirë me këngën e saj “Lonely Together”. Ora është nominuar edhe në kategorinë me efektet më të mira vizuale, përsëri me këngën “Lonely Together”, që e ka realizuar në bashkëpunim me Aviciin.

Ndërsa Bebe Rexha është nominuar vetëm në një kategori, atë të bashkëpunimit më të mirë me këngën “Meant to Be”, me Florida Georgia Line.

Ceremonia e ndarjes se çmimeve do të fillojë në orën 21:00, me pjesëmarrjen e këngëtareve si Cardi B, Ariana Grande dhe Jennifer Lopez./ dita

Madonna ndan sonte çmimin kryesor në ‘MTV VMA’

Pjesë e ‘MTV VMA’ është paraparë të jenë edhe tri këngëtaret shqiptare, Rita Ora, Bebe Rexha dhe Dua Lipa.

Kjo e fundit meqenëse aktualisht ndodhet në Spanjë duket se e ka anuluar pjesëmarrjen ani pse nuk ka deklaruar diçka të tillë me shkrim.

Të tri shqiptaret janë të nominuara në kategori të ndryshme ndërsa çmimin kryesor atë të videos më të mirë do ta ndajë këngëtarja Madonna.

Dua Lipa është nominuar në 3 kategori. “Neë Rules” është nominuar për këngën e vitit, “IDGAF” për koreografinë më të mirë dhe “One Kiss” për kërcimin më të mirë.

Rita Ora është nominuar me 2 kategori. “Lonely Together” është nominuar për kërcimin më të mirë. Në këtë kategori, Rita përballet me Duan.

Si edhe është nominuar në kategorinë efektet më të mira vizuale po përsëri me këngën “Lonely Together” në bashkëpunim me Avicii.

Ndërsa Bebe Rexha është nominuar vetëm në një kategori, atë të bashkëpunimit më të mirë me këngën “Meant to Be” me Florida Georgia Line.

Se kush do të marrë çmime e kush jo, mbetet të shihet sonte. /KultPlus.com

Modelja amerikane, sozi e Dua Lipës (FOTO)

Përveç talentit muzikor, Dua është vlerësuar dhe për stilin e saj.

Por është dhe një tjetër vajzë e cila ka fatin të duket shumë e ngjashme me këngëtaren e famshme.

Bëhet fjalë për modelen amerikane Brittany Xavier e cila ngjason jashtëzakonisht shumë me Lipën.
https://www.instagram.com/p/BmrAYG0A3-i/?taken-by=brittanyxavier
Në fotografitë e postuara në instagramin e modeles mund të dallohet lehtësisht ngjashmëria midis tyre.

Madje në shumë prej fotove të Brittanyt, fansat kanë komentuar se shpesh e ngatërrojnë me Dua Lipën. Përpos look-ut të vajzave që është gati identik, duket se modelja frymëzohet nga Dua edhe për veshjet apo pozat e fotove.
https://www.instagram.com/p/BmkAebYAFQh/?taken-by=brittanyxavier
Më poshtë po ju sjellim disa fotografi ku mund të vëreni edhe vetë këtë ngjashmëri. /KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/BmhZS_CgXp9/?taken-by=brittanyxavier
https://www.instagram.com/p/BmXNTN3gnI4/?taken-by=brittanyxavier
https://www.instagram.com/p/Bmbcc2igjnQ/?taken-by=brittanyxavier
https://www.instagram.com/p/BmPmSQJAtR3/?taken-by=brittanyxavier
https://www.instagram.com/p/BmV9GSeAE7D/?taken-by=brittanyxavier
https://www.instagram.com/p/BlinVLXgKMs/?taken-by=brittanyxavier
https://www.instagram.com/p/BlYwDKjAn_Z/?taken-by=brittanyxavier

Dua Lipa dhe Jaguar prezantojnë teknologjinë e re për muzikën

Këngëtarja me renome botërore nga Kosova, Dua Lipa, flet nëpërmjet muzikës dhe bota e adhuron për këtë.

Por përtej të kënduarit ajo ka prezantuar bashkëpunimin me prodhuesin e njohur britanik të veturave – Jaguarin.

Në bashkëpunim me këngëtaren me origjinë shqiptare, do të prezantohet ‘epoka e re’ në teknologjinë e veturave për prodhuesit e rëndësishëm.

Lipa ka ndarë me të gjithë të rejat me anë të postimin të një videoje në Instagram.

“Jam shumë e emocionuar për këtë projekt mbi teknologjinë e re në muzikë duke bashkëpunuar me Jaguarin. Jam e sigurt që do e dashuroni atë që ne kemi krijuar dhe mezi po pres që ta prezantoj më 3 shtator”, ka shkruar Lipa./ KultPlus.com

Dua Lipa e uron miken e saj me fotografi të fëmijërisë

Mikja e Dua Lipës, Nita Riza do të martohet sot, kështu këngëtarja ka vendosur që t’ia urojë martesën duke postuar fotografi të tyre së bashku, shkruan KultPlus.

“Nita ti do të jesh nusja më e bukur. Ju dëshiroj ty dhe Kreshnikut shumë dashuri, fat, shëndet, lumturi dhe një të ardhme të bukur së bashku”, ka shkruar ajo.

Dua Lipa ka ndarë fotografi të fëmijërisë së saj në të cilat ajo shihet përkrah mikës së saj Nitës./KultPlus.com

Dua Lipës i ndodhë një e papritur gjatë performancës në skenë (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa pas festivalit ‘Sunny Hill’ u nis për në Budapest për të performuar e më pas edhe në Turqi.

Ajo ka performuar para mijëra fansave në Antalya ku edhe u prit tejet mirë nga fansat.

Por, gjatë kohës që po performonte bashkë me ekipin e saj, në skenë u ngjit një djali i ri teksa siç shihet e frikësoi këngëtaren.
https://www.instagram.com/p/BmfwgrAFMOj/?taken-by=dualipa
Fansi i artistes shqiptare, ishte ngjitur në skenë për ta përqafuar atë, por ai nuk arriti sepse sigurimi e largoi shpejt nga skena.

Pas ndërhyrjes së sigurimit, Dua vazhdoi koncertin. /KultPlus.com

Dukagjin Lipa flet pas përfundimit të “Sunny Hill”

Cilësuar si një nga ngjarjet më të mëdha kulturore në vend, festivali “Sunny Hill” mbylli tri ditë të suksesshme në datat 10, 11 dhe 12 gusht 2018.

Nën petkun e artistëve më të mirë vendorë, festivali “Sunny Hill” arriti që të sjell në Prishtinë edhe tre emrat e njohur ndërkombëtar: Dua Lipa, Action Bronson e Martin Garrix.

Pas interpretimeve e performancave spektakolare, gjithçka pati një fund të suksesshëm, për t’i lëshuar rendin organizimit që do të bëhet edhe për vitet e ardhshme.

Organizatori kryesor i festivalit, Dukagjin Lipa, në një intervistë për Telegrafin ka rrëfyer kënaqësitë e tij, pas përmbylljes së suksesshme të “Sunny Hill” këtë vit.

“Festivali “Sunny Hill” është një ndër festivalet më të suksesshme të Evropës Juglindore, edhe pa kurrfarë modestie më duhet ta them se kënaqësia e vet audiencës dhe e njerëzve që na afrohen çdo ditë për të na dhënë lëvdata duke na përgëzuar për organizimin, na bën të ndihemi aq mirë, ndjenjë të cilën s’mund ta përshkruaj vetëm me fjalë. Është kënaqësi me qenë në shërbim të rinisë së Kosovës dhe “Sunny Hill” do të vazhdojë gjithmonë të jetë në shërbim të rinisë së Prishtinës dhe Kosovës në përgjithësi. Po shpresojmë se me edicione tjera tona të ardhshme do të kemi shumë më tepër mysafirë nga jashtë”, tha Dukagjin Lipa për Telegrafin.

I njëjti, ka treguar në vazhdimin e bisedës se ajo çfarë i dha dritë festivalit është synimi i tij për ta promovuar Kosovën, gjë e cila u përmbyll me sukses.

Ai shprehet se ndjehet i lumtur që tashmë shumë njerëz nga mbarë bota kanë dëgjuar për festivalin “Sunny Hill”, si rrjedhojë kanë mësuar edhe se ku është Kosova.

“E konsideroj që suksesi më i madh i festivalit “Sunny Hill” është vendosja e Prishtinës dhe Kosovës në hartën e festivaleve të kulturës dhe muzikës të nivelit botëror dhe ndërkombëtar”, tha tutje Lipa.

“Sunny Hill” arriti të ketë një organizim të suksesshëm fal shumë përkrahësve, ku përjashtim nuk bënë as institucionet e shtetit. E për krejt ata që ndihmuan, Dukagjini ka një falënderim të posaçëm.

“Me kënaqësinë më të madhe e them se me ekipin tonë të shumë-devotshëm, me punën e tyre të palodhur, me miqtë dhe dashamirët të cilët na kanë ndihmuar, duke filluar prej bizneseve të Kosovës e deri te Dogana dhe Policia e Kosovës, që na kanë lehtësuar të gjitha procedurave, ndaj i falënderoj për ndihmën e tyre të pakrahasueshme. Mendoj që këto janë pikat më të ndritshme të festivalit tonë”, ka thënë Dukagjin Lipa për Telegrafin.

Se festivali “Sunny Hill” do të shndërrohet tashmë në traditë, kjo nuk ka më as edhe një pikë dyshimi.

Organizatori Lipa tha se ideja dhe koncepti për realizimin e tij vitin e ardhshëm, do të fillojë që në shtator të këtij viti.

“Pa kurrfarë dyshimi, do të fillojmë që nga shtatori me organizimin e festivalit “Sunny Hill”, edicionin e dytë. Do të jemi sërish së bashku përsëri, jo vetëm në vitin 2019, po edhe në shumë e shumë vite tjera, të cilat na presin me edicione të reja, me mysafirë të rinj, me emra shumë të mëdhenj të muzikës botërore, edhe do ta vërtetojmë se Kosova, Prishtina, dhe hapësira mbarëshqiptare do të jetë reprezentuese e këtij festivali”, ka përfunduar Dukagjin Lipa për Telegrafin.

Më se e lumtur për punën e bërë është edhe vajza e të lartpërmendurit, artistja me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, e cila përgjatë pesë ditëve të qëndrimit të saj në Kosovë, e tregoi edhe njëherë më shumë se kurrë se sa krenare është me prejardhjen e saj. /KultPlus.com

Kënga e Dua Lipës përdoret në videon kundër ngacmimeve seksuale në punë

Wellington Law Revue, një grup të rinjsh i përbërë nga profesionistë si dhe nga studentë të fushës së juridikut kanë shfrytëzuar melodinë e këngës “New Rules” nga Dua Lipa për të realizuar videon e tyre të radhës.

Në këtë video teksti i këngës së Dua Lipës është ndryshuar duke zgjuar kështu vëmendjen te ngacmimet të cilat ndodhin në vend të punës dhe duke kërkuar ndalimin e tyre.

Ekipi realizues ka punuar me muaj për të realizuar tekstin dhe për të filmuar videoklipin e këngës së improvizuar të cilën e këndon Lejlani Taula, pjesë e kompanisë Law Revue. / KultPlus.com

Dua i komenton të dashurit shqip (FOTO)

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa ka qenë personazhi më i përfolur këto ditë në Kosovë.

Ajo mbajti koncert në Prishtinë, të premten që kemi lënë pas, në kuadër të festivalit “Sunny Hill”.

Bashkë me të, në këtë udhëtim ka qenë i dashuri i saj, Isaac Carew, familja dhe anëtarët e ekipit.
https://www.instagram.com/p/BmYruJRnqNz/?taken-by=isaaccarew
Isaac ka ndarë disa momente nga koncerti në Prishtinë, ku u fotografua bashkë me Duan, e cila ishte mbuluar me flamurin kuq e zi.

Këngëtarja i komentoi atij në gjuhën shqipe, duke i shkruar “ZEMEEEER”./KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/BmYruJRnqNz/?taken-by=isaaccarew

Në vendlindje 12 mijë shikues, në Hungari 75 mijë shikues, dallimi drastik i dy koncerteve të Dua Lipës

Këngëtarja më e kërkuar e momentit në skenën e muzikës pop në botë, pas një kohe të gjatë u rikthye në vendlindje për të performuara në koncertin e babait të saj.

Sipas raportit të Policisë, Festivali “Sunny Hill” i mbajtur në Gërmi, mblodhi jo më shumë se 12 mijë njerëz që kishin shkuar për të parë nga afër performancat e artistëve botërorë, në mesin e të cilëve ishte e shumë kërkuara Dua Lipa.

Performanca e saj, u mirëprit nga publiku, por që koncerti ‘Sizget’ në Hungari e detyroi këngëtaren të larohej nga Prishtina, në natën e tretë të këtij festivali.

Menjëherë të nesërmen, Dua kishte për të performuar në festivalin e madh në Hungari, aty ku numri i shikuesve ishte dukshëm më i madh krahasuar me atë të shikuesve në vendlindjen e saj.

Rreth 75 mijë njerëz të mbledhur në një koncert të vetëm, dëshmuan edhe njëherë suksesin e garantuar të këngëtares me prejardhje shqiptare.

E natyrisht, nuk kishte si të ikte detaji i shumë përfolur i çmimit të biletave për Festivalin “Sunny Hill” për të cilin të gjithë që donin ta ndiqnin nga afër këtë festival, duhej të paguanin nga 35 deri në 55 euro, derisa në Hungari çmimi shkonte deri në 120, gjë që nënkupton diferencë të madhe./KultPlus.com

Dua Lipa pritet me flamurin kuq e zi edhe në Hungari (FOTO)

Ylli botëror, Dua Lipa që u bë kryelajm i mediave për praninë e saj katër ditore në Kosovë, pasi që i dhuroi publikut këtu një koncert të paharruar, ka marrë rrugën për në Hungari në një koncert madhështor ku është pritur nga një numër i jashtëzakonshëm i fansave.

Dua Lipa iku nga Kosova duke lenë prapa vetes një koncert që do të kujtohet gjatë në kuadër të Sunny Hill Festival, e duke lenë po ashtu dhe shumë pamje ku ajo përfaqësohet me simbolet kombëtare.

Flamuri kombëtar e ka shoqëruar edhe në Hungari ku ka elektrizuar të pranishmit me performancën e saj. Në mesin e audiencës, bie shumë në sy flamuri kuq e zi i ngritur në drejtim të këngëtares Lipa, e cila në disa fotografi nga kjo mbrëmje, ka publikuar edhe atë me flamur.

Dua Lipa këtë të premte erdhi në Prishtinë për të performuar për të dytën herë ndërsa u prit me majft emocione nga publiku i cili këndoi e vallëzoi bashkë me të. / KultPlus.com

Kjo është video kur Dua Lipa elektrizon publikun me flamurin kombëtar dhe bën shqiponjën me duar

Dua Lipa ka qenë kryetema e këtyre ditëve në Kosovë, falë pjesëmarrjes së saj në Festivalin Sunny Hill.

Ylli me renome ndërkombëtare ka qenë personazhi kryesor i edicionit të sivjetmë të këtij festivali, i cili mbahet në parkun e Gërmisë në datat 10, 11 dhe 12 gusht.

Këngëtarja e famshme e ka mbajtur koncertin e saj në ditën e parë të festivalit (të premten) duke krijuar një atmosferë të paharruar.

SHQIPE 👐🏼🇦🇱🇽🇰👐🏼🇦🇱🇽🇰👐🏼

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

Ndërkaq, 22-vjeçarja ka qenë e pranishme në zonën VIP edhe në natën e dytë të Sunny Hill duke shijuar atmosferën e krijuar nga yjet vendore dhe shqiptarët tjerë të famshëm./ KultPlus.com

Kështu feston Shpend Ahmeti përkrah Dua Lipës (FOTO)

Tash e tri ditë në kryeqytetin e Kosovës, po mbahet edicioni i parë i festivalit më të madh të muzikës Sunny Hill Festival, shkruan KultPlus.

Ky event përveç që mblodhi rreth vetës zërat më të kërkuar botërorë si Dua Lipa, Action Bronson e DJ Martin Garix, ai ka dërguar në parkun e Gërmisë edhe figura të ndryshme politike.

Ndër ta është edhe i pari i Prishtinës Shpend Ahmeti, njëherësh edhe mbështetës i madh i këtij festivali. Ai përveç që lëshoi parkun e Gërmisë për këtë festival duke bllokuar tërësisht hyrjen për qytetarët që nuk duan të jenë pjesë e festivalit, këtij të fundit i dha edhe mbështetje materiale.

Po sjellim një fotografi të kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, i cili feston përkrah Dua Lipës.

Fotografia është realizuar mbrëmë aty ku skena ishte rezervuar për emrat si Action Bronson, G4shi, e emra të tjerë të muzikës vendore./ KultPlus.com