Joe Biden infektohet me COVID-19, Shtëpia e Bardhë tregon gjendjen e tij

Presidenti Joe Biden rezultoi pozitiv me COVID-19 të enjten dhe po përjeton “simptoma shumë të lehta”, tha Shtëpia e Bardhë, transmeton KultPlus.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre tha se Biden ka filluar të marrë Paxlovid, një ilaç antiviral i krijuar për të zvogëluar ashpërsinë e sëmundjes. Ai është i izoluar në Shtëpinë e Bardhë dhe “vazhdon të kryej plotësisht të gjitha detyrat e tij”, tha ajo.

Mjeku i Biden, Dr. Kevin O’Connor, tha në një letër se Biden kishte një rrjedhje hundësh dhe “lodhje, me një kollë të thatë herë pas here, e cila filloi dje në mbrëmje”.

“Njerëz, po kaloj shumë mirë. Faleminderit për shqetësimin tuaj”, shkroi Biden në Twitter. Ai shtoi se ëshë “i zënë!”

Biden, 79 vjeç, është vaksinuar plotësisht, pasi mori dy doza të vaksinës së koronavirusit Pfizer pak para se të merrte detyrën, një injeksion të parë përforcues në shtator dhe një dozë shtesë më 30 mars.

Jean-Pierre i përshkroi simptomat e presidentit si “shumë të buta” dhe tha se Biden kishte qenë në kontakt me anëtarët e stafit të Shtëpisë së Bardhë me telefon dhe do të merrte pjesë në takimet e tij të planifikuara “përmes telefonit dhe Zoom nga rezidenca”. /KultPlus.com

Joe Biden do të dërgojë 1 miliard dollarë ndihmë në Ukrainë

Administrata Biden njoftoi të mërkurën se do të ofrojë një ndihmë ushtarake shtesë prej 1 miliard dollarësh për Ukrainën për të luftuar Rusinë, transmeton KultPlus.

Presidenti i SHBA Joe Biden foli me telefon me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të mërkurën përpara njoftimit.

Sipas një zyrtari amerikan, paketa më e fundit përfshin 18 obusi, 36,000 fishekë municion obusi dhe dy sisteme mbrojtëse bregdetare Harpoon.

“E informova Presidentin Zelenskyy se Shtetet e Bashkuara po ofrojnë 1 miliardë dollarë të tjerë ndihmë për sigurinë për Ukrainën, duke përfshirë artileri shtesë dhe armë të mbrojtjes bregdetare, si dhe municione për artilerinë dhe sistemet e avancuara të raketave që ukrainasve u duhen për të mbështetur operacionet e tyre mbrojtëse në Donbas”, tha Biden në një deklaratë pas telefonatës.

Duke folur në Bruksel, Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin tha se SHBA-ja dhe Ukraina “po punojnë në hap për të përmbushur kërkesat e Ukrainës për aftësi të reja, veçanërisht nevojën e saj për zjarre me rreze të gjatë, forca të blinduara dhe mbrojtje bregdetare”, shkruan CNN.

Paketa pritet të përfshijë armë dhe furnizime që mund të dërgohen shpejt nga rezervat ekzistuese të SHBA-së, si dhe lëshimin e kontratave të reja për furnizime afatgjata për Ukrainën.

SHBA do të sigurojë gjithashtu 225 milionë dollarë ndihmë humanitare për Ukrainën, e cila Biden tha se do të shkojë drejt “furnizimit me ujë të pijshëm të sigurt, furnizime kritike mjekësore dhe kujdes shëndetësor, ushqim, strehim dhe para për familjet për të blerë sende thelbësore”.

Austin po takohet në Bruksel të mërkurën me një grup pune prej afro 50 vendesh për të diskutuar krizën. /KultPlus.com

(AP Photo/Evan Vucci, File)

Presidentja Osmani kujton djalin e Joe Biden në përvjetorin e vdekjes: Mirënjohës për shërbimin fisnik

Në përvjetorin e ndarjes nga jeta, presidentja Vjosa Osmani i është bashkuar familjes Biden për ta kujtuar të ndjerin Beau Biden dhe kontributin e tij për një sistem gjyqësor të pavarur dhe profesional, si dhe për ta forcuar sundimin e ligjit.

“Populli i Kosovës mbetet përjetësisht mirënjohës për shërbimin fisnik, punën dhe përkushtimin e të ndjerit Beau Biden, si dhe të grave dhe burrave të tjerë të shërbimit amerikan të cilët i ndihmuan Kosovës drejt pavarësisë dhe lirisë të cilën e gëzojmë sot”, ka thënë presidentja Osmani.

Vitin e kaluar, presidentja Osmani i ka ndarë Beau Biden Medaljen Presidenciale për Sundim të Ligjit për kontributin e tij në këtë fushë gjatë shërbimit të tij në Kosovë.

Përmes një video-mesazhi presidenti amerikan Joe Biden i ishte drejtuar pjesëmarrësve të ceremonisë. / KultPlus.com

Biden i shkruan letër Vuçiqit: Normalizo raportet me Kosovën

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, i ka dërguar letër urimi atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për rizgjedhjen në postin e të parit të shtetit serb.

Biden, mes tjerash, i shkruan Vuçiqit se zgjedhjet tashmë kanë kaluar dhe e inkurajon atë që të bëjë hapa drejt promovimit të paqes e stabilitetit në rajon.

“Këtu përfshihen ndërmarrja e hapave proaktivë, përfshirë kompromisin kur kjo kërkohet me qellim normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, nëpërmjet dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian”, ka shkruar presidenti amerikan në këtë letër urimi, transmeton Klankosova.tv.

Biden po ashtu shkruan për raportet Beograd-Uashington, derisa e përgëzon Serbinë për votimin në OKB të rezolutës që dënon sulmin e Rusisë mbi Ukrainën.

Aleksandar Vuçiq është rizgjedhur president i Serbisë më 3 prill, derisa betimin zyrtar në këtë post do ta bëjë më 31 maj. /KultPlus.com

Joe dhe Jill Biden urojnë Fitër Bajramin: Përcjellim urimet tona në këtë ditë të gëzueshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden së bashku me Zonjën e Parë, Jill Biden, kanë uruar gjithë besimtarët mysliman për fesën e Bajramit, përcjell KultPlus.

“Ndërsa muslimanët në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën përfundojnë muajin e Ramazanit dhe festojnë Fitër Bajramin, Jill dhe unë u përcjellim urimet tona më të ngrohta për të gjithë ata që po festojnë këtë ditë të gëzueshme”, deklarata e Presidentit Joe Biden dhe Zonjës së Parë Jill Biden me rastin e Fitër Bajramit.

Fitër Bajrami është një nga festat më të shënuara për botën islame që shënon fundin e muajit të agjërimit të Ramazanit. /KultPlus.com

Presidenti Biden me fjalim emocionues për jetën e Albright: Ajo s’kishte frikë të përballej me diktatorët

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka mbajtur një fjalim emocionues për jetën dhe veprën e Sekretares së parë grua në historinë e SHBA-së në ceremoninë mortore që po mbahet në Katedralen Kombëtare në Washington.

Shefi i shtëpisë së Bardhë tha se Sekretarja Albright s’kishte frikë të përballej me diktatorët e botës.

“Ajo e kuptoi diçka që unë e besoj gjithmonë se të gjithë politikat ndërkombëtare janë personale, ajo nuk frikësohej të përballej me diktatorët më të fuqishëm dhe pastaj ta mësonte një ish-ambasador si të kërcente në Këshillin e Sigurimit. Ajo gjithmonë u sigurua që gratë e reja të kenë mundësinë të jenë të pranishme në çdo tavolinë që kishte të bënte me sigurinë kombëtare të SHBA-së”, tha Biden.

Presidenti Biden tha se Albright ishte aleatja kryesore e Senatit në përpjekjet për të ndalur gjenocidin në Ballkan.

“Emri i saj është sinonim i Amerikës si forcë e së mirës në botë. Në punën tonë për të ndalur gjenocidin në Ballkan për të përkrahur demokracitë në lindje të Evropës, Madeleine ishte një aleate dhe përkrahëse në Komitetin për Punë të Jashtme në Senat”, tha Biden.

Biden shtoi se për vdekjen e Albright mori vesh teksa ishte duke fluturuar për Evropë për t’u takuar me aleatët e NATO-s.

“Kur më erdhi lajmi se Madeleine Albright ka vdekur isha në mes të fluturimit për në Evropë për t’i takuar aleatët e NATO-s. Sekretarja Albright është pjesë e madhe e arsyes që NATO është e fuqishme siç është sot”, tha Biden. / KultPlus.com

Zelensky: Presidenti Biden duhet të vijë në Ukrainë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje presidentit amerikan Joe Biden të vizitojë Ukrainën.

“Unë mendoj se ai është lideri i Shteteve të Bashkuara dhe kjo është arsyeja pse ai duhet të vijë këtu”, tha Zelensky gjatë një interviste për CNN.

“Është vendimi i tij, sigurisht, dhe çdo plan do të varet nga situata e sigurisë”, tha Zelensky duke shtuar se ai mendon se ka gjasa që Biden të vizitojë vendin.

Uashingtoni thuhet se po shqyrton mundësinë për dërgimin e sekretarit të Mbrojtjes Lloyd Austin ose sekretarit të Shtetit Antony Blinken në Ukrainë, gjë që nëse është e vërtetë do ta bënte të pamundur që vetë Biden të udhëtonte në Kiev në një të ardhme të afërt./a.i/KultPlus.com

Biden: Populli amerikan do të vazhdojë të qëndrojë me popullin e guximshëm ukrainas

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka njoftuar për ndarjen e 800 milionë dollarësh në armë, municione dhe ndihmë të tjera të sigurisë për Ukrainën, përcjell KultPlus.

Ndërsa Rusia përgatitet të intensifikojë sulmin e saj në rajonin e Donbasit, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë t’i ofrojnë Ukrainës aftësitë për t’u mbrojtur.

“Kjo paketë e re ndihme do të përmbajë shumë nga sistemet shumë efektive të armëve që kemi ofruar tashmë dhe aftësi të reja të përshtatura për sulmin më të gjerë që presim që Rusia të nisë në Ukrainën lindore. Këto aftësi të reja përfshijnë sisteme artilerie, raunde artilerie dhe transportues të blinduar të personelit. Kam miratuar edhe transferimin e helikopterëve shtesë. Përveç kësaj, ne vazhdojmë të lehtësojmë transferimin e aftësive të rëndësishme nga aleatët dhe partnerët tanë në mbarë botën”, ka thënë Biden.

I pari i ShBA-së ka njoftuar se populli amerikan do të vazhdojë të qëndrojë me popullin e guximshëm ukrainas në luftën e tyre për liri. /KultPlus.com

Shtëpia e Bardhë thotë se do të nisë një proces ligjor për të përcaktuar ‘gjenocidin’ në Ukrainë

Administrata Biden do të ndërmarrë një proces ligjor për të përcaktuar nëse gjenocidi po ndodh në Ukrainë.

Mbrëmë, presidenti amerikan Joe Biden, i përshkroi veprimet e Rusisë në Ukrainë si “gjenocid” për herë të parë.

Megjithatë, duhet të zhvillohet një proces ligjor për të përcaktuar nëse krime të tilla janë kryer./ KultPlus.com

Joe Biden e akuzon për gjenocid Putinin

Joe Biden ka akuzuar Rusinë për kryerjen e gjenocidit në Ukrainë, duke thënë se Vladimir Putin ka kryer krime lufte, përcjell KultPlus.

Biden ka qenë vazhdimisht i hapur në denoncimin e vrasjes me shumicë ruse të civilëve ukrainas, duke e etiketuar Putinin si “kriminel lufte” në mes të marsit.

Hetime të shumta janë duke u zhvilluar për mizoritë ruse në Ukrainë, të cilat përfshijnë rrënimin e Mariupolit dhe ekzekutimet e civilëve në periferi të Kievit, Bucha.

Prokurori në Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë hapi një çështje në shkurt duke thënë se kishte “një bazë të arsyeshme për të besuar se në Ukrainë janë kryer si krime lufte ashtu edhe krime kundër njerëzimit”.

Për të vërtetuar një gjenocid, sipas Konventës së Gjenocidit të vitit 1948 thuhet se një një njeri ose dikush i akuzuar duhet të shkatërrojë tërësisht ose pjesërisht një grup kombëtar, etnik, racor ose fetar. /KultPlus.com

Biden vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

Presidenti amerikan Joe Biden ka vendosur sot sanksione të reja ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, duke synuar sektorin e teknologjisë ruse.

Sanksionet e reja zbatohen për operatorët në sektorin e teknologjisë.

Departamenti amerikan i Thesarit tha në një deklaratë se ka vendosur sanksione ndaj 21 kompanive dhe 13 individëve.

Sanksionet përfshijnë Mikron, prodhuesin dhe eksportuesin më të madh rus të mikroelektronikës, si dhe prodhuesin më të madh të çipave në Rusi.

“Sanksionet e zgjeruara përfshijnë sektorin e transportit ajror dhe detar dhe atë të elektronikës. Lëvizja e re e Biden i lejon Washingtonit të vendosë sanksione ndaj të gjithë personave ose subjekteve të lidhura me ata sektorë”, u tha në njoftim. / KultPlus.com

Biden viziton refugjatët ukrainas: Nuk keni nevojë të flisni të njëjtën gjuhë për të ndjerë emocionet në sytë e tyre

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, sot ka vizituar refugjatët ukrainas në Poloni, shkruan KultPlus.

Ai aty ka thënë se nuk është e nevojshme të flitet gjuha e njëjtë, për të ndjerë emocionet në sytë e tyre.

“Vizitova refugjatët ukrainas që kanë ikur në Poloni këtë pasdite. Ju nuk keni nevojë të flisni të njëjtën gjuhë për të ndjerë emocionet në sytë e tyre. Dua të falënderoj mikun tim Chef José Andrés, ekipin e tij dhe njerëzit e Varshavës që hapën zemrat për të ndihmuar”, ka shkruar Biden në fotografinë e bashkangjitur ku shihet duke e mbajtur një fëmijë ukrainas. /KultPlus.com

Osmani takoi të dërguarin special të Presidentit Biden, ish-Sekretarin John Kerry

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu është takuar me mbështetësin e madh të Kosovës, John Kerry, i Dërguar i Posaçëm Presidencial i Shteteve të Bashkuara për çështje klimatike dhe ish Sekretar i Shtetit. Në takim morri pjesë edhe Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gervalla Schwarz.

Presidentja Osmani ka falënderuar Kerry për angazhimin dhe përkushtimin e tij personal për të ndihmuar Kosovën dhe popullin e saj të ecë përpara, që sot të gëzojë marrëdhënie unike dhe të pathyeshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Presidentja dhe Kerry diskutuan edhe për zhvillimet në Evropë dhe rajon si rezultat i agresionit rus në Ukrainë dhe përmendi përpjekjet e Republikës së Kosovës për t’i ardhur në ndihmë popullit ukrainas. Presidentja Osmani theksoi rrezikun nga destabilizimi i rajonit nga satelitët e Rusisë dhe nevojën për anëtarësimin e Kosovës në NATO si garancë më e mirë për paqe dhe stabilitet në rajon. Ajo ka vlerësuar përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-ve për fuqizimin e rolit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke potencuar se tani është edhe më e rëndësishme që të rritet përkrahja në procesin e njohjeve dhe anëtarësimeve në organizata ndërkombëtare.

Duke e uruar Kerry në rolin e tij të ri si i dërguar i posaçëm i Presidentit Biden për ndryshimet klimatike, Presidentja Osmani ka vlerësuar se adresimi i efekteve të drejtpërdrejta të ndryshimeve klimatike kërkon qasje dhe udhëheqje transformuese.

“Pavarësisht politikave vendore dhe globale, ndryshimet klimatike nuk do të ndalojnë së ndodhuri. Është një nga sfidat më serioze të kohës sonë. Të flasim për ndryshimet klimatike nuk është temë luksoze, por ekzistenciale për të siguruar jetën e fëmijëve tanë. Kosova nuk është imune ndaj efekteve të ndryshimeve klimatike. Andaj, Kosova me të drejtë kërkon të jetë pjesë e nismave globale për luftimin e ndryshimeve klimatike” ka thënë Presidentja. /KultPlus.com

Joe Biden do të takohet sot me refugjatët ukrainas në Poloni

Presidenti amerikan, Joe Biden gjatë ditës së sotme do të viziton Poloninë, shtëpia e më shumë se dy milionë refugjatëve ukrainas – pas një paralajmërimi të mëparshëm se NATO do të përgjigjet ashpër nëse Rusia përdor armë kimike.

Kriza e refugjatëve do të jetë një nga çështjet kryesore teksa ai takohet me zyrtarët polak, ndërsa do të vizitojë edhe trupat amerikane të stacionuara në Rzeszow, pranë kufirit me Ukrainën.

Para kësaj, do të ketë një takim me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Bruksel, qytet i cili ishte mikpritës i një samiti të liderëve të NATO-s dhe G7, raporton skynews.

Theksojmë se në kufirin polako-ukrainas ka qenë ditë më parë edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili ishte i shoqëruar nga homologu ukrainas, Dmytro Kuleba.

Theksojmë se një delegacion i përbërë prej tri kryeministrave të Sllovenisë, Çekisë dhe Polonisë kanë pasur një takim me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar me bombardime edhe gjatë mbrëmjes së kaluar duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale./KultPlus.com

Qeveria konfirmon takimin e Kurtit me delegacionin e Shtëpisë së Bardhë

Qeveria e Kosovës përmes një njoftimi për media kanë konfirmuar se kryeminstri Albin Kurti do ta takojë delegacionin e Shtëpisë së Bardhë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Sh.T. Albin Kurti, në ora 16:00 pret në takim znj.Elizabeth Sherwood-Randall, Këshilltare për Siguri Kombëtare e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden”, thuhet në njoftim./ KultPlus.com

Rusia ka vendosur sanksione ndaj presidentit Biden

Rusia ka vendosur sanksione ndaj presidentit amerikan, Joe Biden, ka thënë Ministria e Jashtme ruse.

Sanksionet do të aplikohen për Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin, Këshilltarin amerikan për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan dhe shefin e CIA-s, William Burns.

Ministria ka thënë se edhe të tjerë do të preken nga sanksionet./REL/ KultPlus.com

Presidenti Biden: Po e shtypim ekonominë ruse

Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar për sanksione të reja ndaj Rusisë, duke thënë se nuk do të jenë të fundit që do t’i ndërmarrin për shkak pushtimit të Ukrainës.

“Gjithë sanksionet tona po e shtypim ekonominë ruse. Rubla ka humbur më shumë se gjysmën e vlerës së saj. Lista e bizneseve private që largohen nga Rusia po rritet nga dita në ditë”, ka shkruar Biden në Twitter.

Ai paralajmëroi se sot bashkë me vendet e tjera të G7-ës dhe BE-së, do të ndërmarrin disa hapa të rinj për të shtrënguar Putinin dhe për ta mbajtur atë në llogari për agresionin kundër Ukrainës.

“Ne do t’ua bëjmë më të vështirë blerjen e produkteve të prodhuara në vendet tona. Ne po ndalojmë eksportin e mallrave luksoze në Rusi”. / KultPlus.com

Joe Biden takon Eliza Dushkun dhe gra të tjera, diskutojnë për Ligjin për Sulmet Seksuale

Aktorja shqiptare me famë botërore, Eliza Dushku, ka qenë e ftuar së fundmi në Shtëpinë e Bardhë në Washington DC.

Ajo dhe shumë gra të tjera të Hollywoodit që bënë denoncime të guximshme tre vjet më parë në lidhje me sulmet dhe ngacmimet seksuale, kanë qenë mysafire të Shtëpisë së Bardhë me një mision të veçantë të nisur nga Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden.

Shkrimi i plotë i aktores me origjinë nga Korça, në mbishkrimin e fotografive pas takimit:

“Ne ishim të ftuar në Shtëpinë e Bardhë nga Zonja e Parë javën e kaluar për të marrë pjesë në nënshkrimin e ‘Përfundimit të Arbitrazhit të Detyrueshëm për Ngacmimin Seksual dhe Ligjit për Sulmet Seksuale’ në ligj.

Ky ligj i ri do t’i mbrojë gratë dhe burrat nga detyrimi nga klauzolat shtypëse, të padrejta, të fshehta në kontratat e tyre të punës, klauzola që mbrojnë abuzuesit/ngacmuesit përpara se të kryejnë veprimet e tyre të këqija. Kjo ka qenë praktikë standarde në industrinë e Hollywoodit dhe shumë të tjera për një kohë të gjatë. Ky ligj i ri po përshkruhet si një nga ligjet më të rëndësishme të punës/punësimit të 100 viteve të fundit.

Për mua, kjo ishte mbyllje dhe një fillim i ri. I papritur, surreal, përulës, vërtetues, një nga rolet më domethënëse në jetën/historinë time.

Asnjëherë nuk e dini se çfarë mund të paraqesë universi. Kur dhimbja bëhet një shtytës për të ndihmuar të tjerët, kur kishte një hapje për të luajtur një rol të vogël në diçka shumë më të madhe se unë, unë ndiej një sasi të vogël kënaqësie të vërtetë dhe njëfarë paqeje të vërtetë.

Presidenti Biden dhe zëvendëspresidentja Kamala Harris folën dhe ndanë sinqerisht në një mënyrë shumë personale me mua dhe gratë e tjera të guximshme të pranishme. Ne ishim thirrur dhe erdhëm për të dëshmuar para Komitetit Gjyqësor të Kongresit të ShBA-së nëntorin e kaluar – gjë që çoi në miratimin e projektligjit në Senat, më pas në tryezën e Presidentit për nënshkrim të enjten. POTUS & VP nuk mund të ishin më të vërtetë, të pranishëm dhe më të hirshëm.

Kongresmenja Cheri Bustos dhe kolegët e saj në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatit nga të dyja anët e rreshtit, një faleminderit të madhe nga zemra për udhëheqjen dhe guximin tuaj. Ju përmirësoni jetën me këtë legjislacion.

Përshëndetje të mëdha për Gretchen Carlson, i cili ka qenë i palëkundur në shtyrjen e këtij projektligji drejt fitores së tij dypartiake.

Ka më shumë për të bërë. Siç tha VP-ja jonë në fjalët e saj hyrëse, të radhës duhet të jenë shfuqizimi më i gjerë i ‘arbitrazhit të detyruar’ për të mbrojtur të drejtat e punëtorëve amerikanë në kontekstin e vjedhjes së pagave, diskriminimit racor dhe praktikave të padrejta të punës. Kjo nuk është partiake; siç tha ajo, bëhet fjalë për të drejtën kundër të gabuarës. Është e mirë për të gjithë punëtorët dhe për punëdhënësit gjithashtu.

Faleminderit nga thellësia e zemrës familjes sime, përgjimeve dhe fansave për mbështetjen tuaj të qëndrueshme”, shkroi aktorja me origjinë shqiptare në mbishkrimin e postimit të saj në Instagram. /KultPlus.com

Kongresmeni amerikan me letër për Biden e Blinken: SHBA të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në NATO

Politikani nga New York, Ritchie Torres, po vazhdon ta mbështes fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në Alenancën Veriatlntike, shkruan KultPlus.

Thirrjet e tij të vazhdueshme për anëtësim të Kosovës në NATO, tani kanë marrë një adresë tjetër, pasi i ka dërguar një letër edhe Presidentit Joe Biden dhe sekretarit të përgjithshëm të shtetit, Antony Blinken, pasi kjo do t’i kontribuonte rritjes së sigurisë në rajon.

“Kosova, një aleate e fortë e SHBA-së në Evropën Juglindore, duhet të pranohet në #NATO. I bëj thirrje Presidenit Biden dhe Sekretarit Blinken të dyfishojnë përpjekjet për të siguruar që Kosova të bëhet anëtare. Ne duhet të qëndrojmë me aleatin tonë në mes të krizës së vazhdueshme të sigurisë në rajon”, ka shkruar Torres.

Ai përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Twitter”, ka publikuar edhe letrën letrën dërguar presidentit Biden dhe sekretarit të Shtetit Blinken, në të cilin ndër tjera, kërkon që SHBA të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Aleancën Veri-atlantike.

“Derisa Rusia po vazhdon të sillet si një akter joracional dhe Serbia po i forcon marrëdhëniet e saj me Rusinë, është e rëndësishme që ne të ndihmojmë aleatin tonë Kosovën që t’i bashkëngjitet NATO-s. Me zhvillimet e shpejta të situatës së sigurisë në Evropë, ne duhet të qëndrojmë me aleatin tonë Kosovën dhe të sigurojmë se ata do t’i bashkëngjiten NATO-s si një vend anëtar”, thuhet ndër tjera në letër. /KultPlus.com

Biden thotë se pushtimi i Putinit po afron Evropën dhe NATO-n

Presidenti amerikan Joe Biden, në një intervistë të transmetuar të shtunën, tha se një nga qëllimet e tij kryesore strategjike ndërsa Rusia pushton Ukrainën është të mbajë NATO-n dhe Bashkimin Evropian të bashkuar, shkruan CNN, përcjell KultPlus.

“Qëllimi im që në fillim ishte të sigurohesha që të mbaja të gjithë NATO-n dhe Bashkimin Evropian në të njëjtën drejtim. Sepse e vetmja gjë që mendoj se Putini mund të bënte ishte të ndante NATO-n.. Dhe kjo nuk ka ndodhur”, tha Biden për komentatorin Brian Tyler Cohen.

Biden parashikoi gjithashtu se Rusia do të paguante një çmim të rëndë si në afat të gjatë ashtu edhe në atë të shkurtër për pushtimin e saj të Ukrainës, duke shtuar se konflikti po afron Evropën dhe NATO-n. /KultPlus.com

Joe Biden: Bota do të kërkojë llogari nga Rusia

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka reaguar pas sulmit të Rusisë në Ukrainë, përcjell KultPlus.

“Vetëm Rusia është përgjegjëse për vdekjen dhe shkatërrimin që do të sjellë ky sulm, dhe Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët e saj do të përgjigjen në mënyrë të bashkuar dhe vendimtare.

Bota do të kërkojë llogari nga Rusia.”- ka thënë Biden./ KultPlus.com

займ через контакт без проверки ки

Joe Biden për ditën e pavarësisë: Kosova zë një vend të veçantë në zemrat e familjes Biden

Sot nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Presidentja Vjosa Osmani ka ndarë urimin e Presidentit Joe Biden për ditën e pavarësisë së Kosovës – 17 shkurtin, në të cilin ai potencon se Shtetet e Bashkuara mbesin partner i palëkundur i Kosovës, përcjell KultPlus.

Presidenti Biden në këtë urim, duartroket punën dhe përkushtimin tonë për forcimin e demokracisë dhe në luftën kundër krimit e korrupsionit, teksa kërkon që dialogu të përqendrohet në njohje reciproke. Po ashtu, ai në urimin e tij ka përsëritur faktin e lidhjes së veçantë, të cilën familja Biden e ka me vendin tonë.

“Kosova është e bekuar ta ketë në krah aleatin e saj të përhershëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”, ka thënë Osmani.

KultPlus ua sjell postimin e saj të plotë:

Jam e lumtur ta ndaj me ju urimin e Presidentit Biden për ditën e pavarësisë së Kosovës – 17 shkurtin, në të cilin ai potencon se Shtetet e Bashkuara mbesin partner i palëkundur i Kosovës.

Presidenti Biden në këtë urim, duartroket punën dhe përkushtimin tonë për forcimin e demokracisë dhe në luftën kundër krimit e korrupsionit, teksa kërkon që dialogu të përqendrohet në njohje reciproke. Sipas tij, në Samitin për Demokraci, Kosova ka dëshmuar se është e gatshme ta ndajë përvojën me shtete të tjera, ndaj thekson se gjatë këtij viti Kosova vazhdimisht ka treguar lidership në arenën ndërkombëtare. Në urimin e tij, Presidenti Biden ka përsëritur faktin e lidhjes së veçantë, të cilën familja Biden e ka me vendin tonë.

Kosova është e bekuar ta ketë në krah aleatin e saj të përhershëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

Zoti e bekoftë miqësinë e Kosovës me ShBA-të! / KultPlus.com

Presidentja Osmani: Në vitet ’90, Shtetet e Bashkuara na shpëtuan jetën dhe sot na shpëtojnë me vaksina

Kosova ka pranuar sot mbi 1 milion vaksina Pfizer, të siguruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan KultPlus.

Me këtë rast Presidentja Osmani ka shprehur mirënjohjen e saj ndaj Presidentit të Shteteve të Amerikës, Joe Biden.

“Në vitet ’90, Shtetet e Bashkuara na shpëtuan jetën dhe sot na shpëtojnë me vaksina.

Jashtëzakonisht mirënjohëse ndaj Presidentit Biden @POTUS për dhurimin jashtëzakonisht bujar të mbi 1 milion vaksinave Pfizer!”, ka shkruar Osmani në rrjetet sociale. / KultPlus.com

Joe Biden: Tesla është prodhuesi më i madh i veturave elektrike

Presidenti Joe Biden e quajti kompaninë Tesla të martën si prodhuesin më të madh të automjeteve elektrike në vend, përcjell KultPlus.

I gjithë ky reagim erdhi pasi presidenti u përball me thirrje të përsëritura për të njohur kompaninë si një lider në industrinë e automobilave dhe të energjisë së pastër.

Gjatë një fjalimi të fokusuar në rritjen e prodhimit vendas të automjeteve elektrike, Biden foli për ndikimin e Teslës në industri

Ai gjithashtu njoftoi se kompania australiane Tritium do të ndërtojë një fabrikë në Tenesi dhe do të prodhojë deri në 30,000 karikues të automjeteve elektrike çdo vit. /KultPlus.com