Vuçiq për njohjen e Kosovës nga NETFLIX: E shoh se ata janë duke festuar gjithë ditën

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq, ka thënë se Kosova as nuk mund që ta ëndërrojë njohjen nga Beogradi.

Ai këtë e ka thënë lidhur me deklaratën e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka deklaruar se prapa “Non paper” që janë publikuar javët e fundit, qëndron Beogradi.

“Nëse ata shpresojnë se Serbia do ta pranojë ta njohë pavarësinë e Kosovës, unë ju them se ata nuk duhet ëndërruar, e lërë më se Serbia qëndron prapa diçkaje të atillë”, ka thënë Vuçiq, raporton Kosovo-online.

Ai me tone tallëse, komentoi edhe njohjen e Kosovës nga Netflix.

“Unë e shoh që ata po festojnë tërë ditën pasi Netflix i vendosi në listën e shteteve. Netflix ju vendosi në atë listë, çfarë ju duhet  tani OKB-ja dhe Interpoli. Shikoni filma, gjuajeni topin”, citohet të ketë thënë Vuçiq. / KultPlus.com

Krijohet peticion për fshirjen e fotografisë ku Vuçiqi paraqet hartën e Kosovës me flamurin e Serbisë

President serb, Aleksander Vuçiq, në rrjetin social “Instagram” para dy ditësh ka postuar një fotografi të hartës së Kosovës me flamurin e Serbisë në të, e qe ky provokim ngjalli reagime të shumta. Shqiptarët në rrjete sociale janë organizuar ta raportojnë postimin, ndërsa Instagram u ka kthyer përgjigje disa prej tyre.

Shumë qytetarë në Kosovë, përdorues të rrjeteve qytetare, filluan që të raportojnë këtë fotografi, duke krijuar edhe një peticion për fshirjen e këtij postimi, por edhe duke komentuar në të me flamur të Kosovës dhe atë të Shqipërisë. Kësaj iniciative iu bashkuan edhe emra të njohur si Robin Krasniqi, Florian Marku, Morena Taraku  e shumë të tjerë.

Menaxheri i rrjeteve sociale, Dardan Hasku, thotë se Vuçiqit nuk i është fshirë postimi, pasi, ai nuk paraqet përmbajtje të papranueshme për standardet e rrjetit sociale “Instagram”.

“Instagram kur ka shumë raportime e shikojnë manualisht dhe e vlerësojnë se a i ka shkele rregullat e Instagramit postimi, sipas tyre postimi i tij nuk paraqet shkelje të rregullave dhe se vështirë të fshihet.”

“Instagram” i ka kthyer përgjigje një ndjekësi duke thënë se nuk e kanë fshirë fotografinë e presidentit serb për shkak se nuk paraqet shkelje të rregullave.

Fotografia largohet nga profilet e qytetarëve të cilët e kanë raportuar atë, por i njëjti nuk është fshirë.

Po ashtu kanë reaguar edhe Ministri i Diasporës në Qeverinë e Shqipërisë, Pandeli Majko, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokraitke të Kosoës, Enver Hoxhaj, deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi dhe eksperti amerikan, Alon Ben Meir.

Deri në këto momente qindra qytetarë e kanë nënshkruar këtë peticion, ndërsa nuk ka ndonjë reagim ende nga Qeveria në detyrë apo Presidenca./Express/ KultPlus.com