Një koncert në temperaturën -12 gradë me instrumente akulli dhe nota që shpërndahen në ajrin e ftohtë polar është mbajtur në favor të fushatës së fundit të Greenpeace “Mbro Oqeanin”.
Kjo, për arsye se mjedisi polar i Arktikut është në rrezik.
Muzikantët kanë bërë muzikë me një këngë të quajtur “Ocean memories” me instrumente të gdhendura në akull.
“Këtë vit Arktiku po regjistron një shkrirje rekord akulli dhe në prill temperatura mesatare ishte 8 gradë mbi normën”, lexohet në një njoftim të shpërndarë nga organizata ambientaliste.
“Duam t’i sensibilizojmë të gjithë për nevojën e menjëhershme për të shpëtuar oqeanet dhe jo vetëm në Polin e Veriut por në të gjithë Planetin”, deklaron Halvard Raavand e Greenpeace Nordic, një fushatë që ka për qëllim negociatat e reja në Kombet e Bashkuara për një traktat global mbi oqeanet./koha.net/KultPlus.com
Vasfije Krasniqi Goodman është figura më e rëndësishme e cila është duke ngritur zërin për të treguar një të vërtetë të rëndë dhe të pashmangshme, dhunimin seksual nga serbët gjatë luftës në Kosovë.
Zëri i saj bëri jehonë jo vetëm në vend, por edhe në gjithë
botën sidomos si dëshmitare në gjykata përkatëse të cilat kanë për qëllim
zbardhjen e së vërtetës dhe dënimin e të merituarve.
Vasfije Krasniqi Goodman, duke dalur publikisht si një mishërim
i një gruaje të guximshme u bë heroinë për të gjithë shqiptarët.
Ajo me datën 10 qershor ne Queen’s Park ne Toronto, nën organizimin e Konsullates se Përgjithshme të Republikës se Kosovës ne Toronto, është e ftuar që para audiences kanadeze të flasë për përdhunimet seksuale nga forcat serbe gjate luftës në Kosove./KulPlus.com
Muzetë e Shqipërisë sot do jenë të hapura për publikun gjatë ditës e deri në mesnatë, ku vizitorë do kenë mundësi të shijojnë një rrugëtim mes historisë dhe artit falas.
Me rastin e 18 majit, Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, muzetë,
parqet arkeologjike dhe drejtoritë rajonale të vendit janë mobilizuar për të
ofruar një buqetë të gjerë ngjarjesh për publikun, nga nxënësit e shkollave e
deri te qytetarët artdashës.
Muzetë janë të shumtë në Shqipëri, ku vlen të përmenden
Muzeun e Ikonografisë “Onufri” dhe Muzeun Etnografik në Berat, muzetë
arkeologjikë në Durrës, Tiranë, Korçë, Muzeun e armëve dhe atë Etnografik në
Gjirokastër, Muzeu Etnografik në Sarandë, Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë
etj.
Tashmë këto muze çdo vit e më shumë po mirëpresin vizitorë të huaj dhe vendas. /atsh/KultPlus.com
Pjesa më djallëzore e dokumentit të ashtuquajtur “Strategjia për Kosovën” të Dobrica Qosiqit është pjesa përmbyllëse: “Duhet shfrytëzuar helmimin e lumit Ibër si dëshmi se gjendja jo e rregullt është duke i rrezikuar interesat jetike të Serbisë, shkruan sot Koha Ditore.
Në deklaratat për shtyp duhet potencuar simulimet e
dikurshme të shqiptarëve për kinse helmimin serb të fëmijëve shqiptarë nëpër
shkolla, më pastaj duhet bërë formulimi i kërkesave ekomomike, ndarja e
kapitalit edhe denacionalizimi i pasurive të ndryshme, duhet luftuar për
konsensus kombëtar të opozitës demokratike të Serbisë me kishën serbe. Duhet
fshehur mossuksesin tonë”, porosit Qosiq.
Në momentin kur kryeideologu dhe kryenacionalisti serb
Dobrica Qosiq e kishte kuptuar se kryeministri pas-milosheviqian Zoran Gjingjiq
u kishte drejtuar letër të hapur liderëve botërorë, përfshirë presidentin Bush,
kryeministrat Blair dhe Putin, dhe se në letrat e drejtuara ishte përfshirë
koncepti qosiqian i zgjidhjes së çështjes së Kosovës, i lumtur që më fund ia
kishte dalë, ai shkruante: ”Krahas Nebojsha Çoviqit edhe Zoran Gjingjiqi i mori
parasysh qëndrimet e mia.
Kjo ndodhi pas 42 vjetësh të angazhimit tim paqësor, që me
mençuri, në mënyrë të drejtë dhe në mënyrë afatgjate të arrihet zgjidhja e
mundshme e konfliktit shqiptaro-serb, me qëllim që kombi serb të çlirohet nga
fundosja në detin kosovar. Pra dikush që është përgjegjës i ka vlerësuar idetë
e mia”. / Skënder Latifi
Gruaja që është bërë sinonim i vuajtjes në Gjakovë, Ferdonije Qerkezi, ka rrëfyer për humbjen e gjithë familjes së saj nga forcat e ushtrisë serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Ajo në emisionin “Blic Interview me Astrit
Gashin” ka thënë se nga shteti merr vetëm 250 euro në muaj, derisa shton
se i është ndërprerë ndihma sociale.
“Unë i marr vetëm 250 euro ndihmë nga shteti dhe kam një
qira prej 150 eurosh. Me ato që marrë nga qiraja mbijetoj, por nga Qeveria dhe
Kuvendi nuk marr asnjë ndihmë”.
“Kur kam filluar ta marrë këtë shumë, ma kanë ndërprerë
ndihmë sociale prej 65 eurosh në muaj. Ndonëse e kam pasur të garantuar që ta
marrë për pesë vjet, unë e kam marrë për tre vjet dhe më pas ma kanë
ndërprerë”.
Ajo ka thënë se për të mbijetuar i ndihmojnë edhe
familjarët.
“Kam vëllezër që më ndihmojnë, disa në Gjakovë dhe
Prishtinë. Njëherë për njëherë jam mirë. Kam dëshirë vetëm të më vizitojnë
njerëzit. Kudo që shkoj nëpër mjekë, si në Gjakovë ashtu edhe në Prishtinë, më
përkrahin dhe nuk më lënë të presë në radhë”.
Qerkezi ka edhe probleme shëndetësore, por thotë se dhimbja
më e madhe mbetet familja.
“Me shëndet fizik jam mirë, por brenda copa-copa. Vuaj nga
sheqeri, tensioni, dhimbje në trup, por edhe me dhimbje të madhe të familjes. Kështu
që mos vet ku mbeten, çka u bë me ta, çfarë risie po na vjen, s`di çka të them
më tepër”.
Ishte koha kur aludohej se aleatët që pritej të zbarkonin
nga dita në ditë në brigjet kontinentale e të nisnin kështu inkursionin e tyre
për të mundur nazistët, do të mund ta bënin këtë punë, pikërisht duke shkelur
në brigjet shqiptare. Gjithçka rezultoi një blof, një legjende e sajuar me
kujdes nga shërbimet inteligjente britanike për të turbulluar ujërat e për të
bërë gjermanët e aleatët e tyre të besonin diçka të gabuar. Në këtë kuadër,
tashmë Shqipëria kishte marrë një rëndësi të veçantë dhe edhe një vend neutral
si Zvicra, që i kishte shpëtuar paq pushimit hitlerian, raportonte jo pak për
të.
Një artikull botuar në faqet e revistës së ilustruar “Die
Berner Woche”, më 2 janar 1943, edhe pse nga volumi thuajse minimal, ofronte
kësisoj një informacion të detajuar për lexuesit e saj rreth një vendi që
tashmë dukej se kishte kohë që i kishte rrëshqitur izolimit.
Ndërsa u bëjnë një skanim vertikal realiteteve historike,
politike e shoqërore të një vendi “si të thuash ende të pastudiuar” deri para
Luftës së Dytë Botërore, duket se për ta, në vitin e fundit të dominimit
italian në Shqipëri, ajo vijonte të matej me sipërfaqen e të dhënat që kishte
para kohës së “Shqipërisë së Madhe”, e cila, nën pushtimin italian, kishte dy
vjet që ishte bërë realitet ndërsa shkruan se: “Shqipëria përfshin rreth 28 000
kilometër katrorë, është, pra, pak më e madhe se Sicilia”.
Përsa u përket tipareve fizike, zviceranët shënojnë:
“Shqiptarët kanë ngjyrë më të ndritshme lëkure se pjesa tjetër e popujve
ballkanikë. Në veri, biondët ndeshen shumë shpesh”. Më tej, përveç përshkrimit
të natyrës apo shifrave të ftohta të eksport-importit, që dëshmonin nivelin
modest të zhvillimit të vendit, interesant të duket përcaktimi si “qyteti më i
madh” për Korçën dhe Shkodrën, ndërsa për vetë Tiranën artikullshkruesi (i cili
nuk e dimë për ç’arsye kish vendosur të paraqitej vetëm nën siglën “J”), pa
sjellë detaje të tjera, ka preferuar ta cilësojë atë si një “smerald”. Më
poshtë, artikulli i plotë:
Nëse aleatët do ta zotëronin ndonjëherë gadishullin Apenin,
nuk do ishte i përjashtuar fakti që përmes Shqipërisë të përpiqeshin të
avanconin për në brendësi të Ballkanit. Mund të ishte me interes të vrojtohej
më nga afër ky vend.
Shqiptarët, të cilët banojnë në anën tjetër të brigjeve të
Detit Adriatik, përballë Italisë së Jugut, janë pa dyshim pasardhës së
trakoilirëve të vjetër. Që në kohën e Homerit tregohet se në rrethimin e
Trojës, këta ilirë u kanë ardhur në ndihmë grekëve. Më vonë, ato i gjejmë në
luftë me Romën, së cilës iu nënshtruan në vitin 168 para Krishtit, kur mbreti i
fundit, Genti, bashkë me bijtë e tij u zunë rob nga romakët. Por pushtimit të
vendit i erdhi fundi vetëm në kohën e perandorit August.
Në vitin 395 pas Krishtit, Shqipëria u afrua me Perandorinë
Romake të Lindjes dhe u qeveris nga guvernatorët bizantinë. Megjithatë, në
brendësi ishte si të thuash e pavarur. Në Mesjetë, mbi të vërshuan dyndjet e
popujve të tjerë. Shqiptarët u rrezikuan fort nga sllavët. Madje, gjatë viteve
1343-1348, u vunë nën sundimin e drejtpërdrejtë të serbit, Stefan Dushan. Në
vitin 1391, filluan luftërat me turqit. Heroi Kombëtar, Skënderbeu, mundi t’u
bënte ballë atyre në malet e pakalueshme për një kohë të gjatë.
Pas vdekjes së tij, në vitin 1468, mori fund edhe autonomia
e Shqipërisë. Vetëm pas luftërave ballkanike, në nëntor të vitit 1912, u
realizua Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë, në Vlorë. Në vitin 1920,
Shqipëria u anëtarësua në Lidhjen e Kombeve. Në 1925-ën, Ahmet Zogu u bë
President i Republikës, në 1928-ën, nën titullin Zogu I, u emërua Mbret. Por
para Luftës aktuale Botërore, ai u dëbua nga italianët dhe vendi u pushtua nga
Italia.
Shqipëria, para Luftës së Dytë Botërore, ishte si të thuash
ende e pastudiuar. Që prej asaj kohe, mangësitë janë lënë pas në njëfarë
mënyre. Në bregun jugor të detit Adriatik, fillimisht shtrihet gjerësisht një
plazh i sheshtë. Më tej shtrihen pyje moçalorë, laguna të infektuara nga
malaria dhe kodrina të gjelbra. 60 kilometër pas bregut fillon një terren malor
i padepërtueshëm. Kanione të shumta, të pakalueshme, copëzojnë vendin dhe
favorizojnë formimin e peizazheve të rralla. Në brendësi gjenden liqene të
rralla e të rëndësishme, më i njohuri ndër të cilët është Liqeni i Ohrit. Në
Shqipëri mbizotëron verë e thatë, ndërkohë që dimri është shumë i pasur në
reshje. Deri në 600 metër lartësi rriten shkurrnaja, pastaj fillojnë pyjet,
dominojnë lisat, më tej shkurret dhe më në lartësi gjendet brezi i kullotave.
Në këtë vend të izoluar ka relativisht pak kafshë të mëdha,
përjashtim bën derri i egër, i cili shpesh kthehet në kërcënim. Bota e zogjve
përfaqësohet veçanërisht nga shpendët grabitqarë, shpendët e kënetës dhe zogjtë
e ujit. Edhe pelikani ka këtu folenë e tij. Shqipëria përfshin rreth 28 000
kilometër katrorë, është pra pak më e madhe se Sicilia. Gjuha shqipe nuk
paraqet ndonjë afërsi me asnjë gjuhë të gjallë. Shqiptarët kanë ngjyrë më të
ndritshme lëkure se pjesa tjetër e popujve ballkanikë. Në veri, biondët ndeshen
shumë shpesh. Kostumet e njohura popullore të dikurshme me ngjyra
karakteristike, janë në zhdukje.
Në brendësi të maleve takohen madje edhe dy popuj endacakë,
romët dhe ciganët. Në ekonomi dhe në raportet sociale, Shqipëria përbën ende
një vend gati mesjetar. Pengesa kryesore e rivendosjes së qarkullimit të
rrugëve tregtare të dikurshme, që kryheshin përmes Shqipërisë, midis Adriatikut
dhe Maqedonisë, nuk është natyra e papërshtatshme e vendit, por njeriu. Forca e
çuditshme e rezistencës, e cila u ka lejuar shqiptarëve ndër shekuj të ruajnë
karakteristikat e tyre, buron pjesërisht nga organizimi shoqëror. Si skocezët
dikur, kështu jetojnë ende shqiptarët, të organizuar në fise. Fisi është
familja e zgjeruar.
Shqiptari është krenar për armët, simboli i lirisë së tij.
Shqiptarët, siç ata e quajnë veten, pretendojnë se e kanë origjinën nga
shqiponja, të cilën e mbajnë me krenari edhe në stemën e tyre. Shqiptari është
bujk dhe barî. Në shkencat teknike nuk është shquar kurrë një shqiptar. Nga ana
tjetër, nga ky popull kanë dalë burra të rëndësishëm shteti, ndër të cilët
është edhe pashai Mehmet Ali me origjinë shqiptare. Popullsia e Shqipërisë
arrin në 1 milion.
Por jashtë vendit ka mjaft shqiptarë, veçanërisht në Italinë
e Jugut dhe në Greqi. Nga 2 milionë shqiptarë gjithsej, 1 milion janë
myslimanë, 600 000 ortodoksë dhe 400 000 katolikë. Në Shqipëri kultivohet oriz,
misër, grurë edhe duhan i mirë, i cili gjithsesi nuk eksportohet. Pemëtaria
është në lulëzim të plotë. Numërohen 500 000 rrënjë ullinj, 400 000 mana, gjithashtu
pemë të shumta kumbullash, qershish dhe lajthish, pjeshkë, kajsi, fiq, limonë
dhe portokaj. Rrushi në vreshta konsumohet siç është, ndërsa verë prodhohet më
pak. Lënda e drurit shpesh shkon për eksport.
Sektori i gjedhëve më shumë është përkeqësuar, ndërkohë që
rritja e deleve dhe dhive është e zhvilluar shumë mirë. Në Shqipëri ka më shumë
gomarë se kuaj. Interesante janë burimet e ndryshme të naftës. 400 000 hektarë
u janë lënë në dorë shoqërive të huaja. Shqipëria zotëron vetëm një linjë
hekurudhore, nga Durrësi në Tiranë. Rrjeti rrugor është zgjeruar më shumë kohët
e fundit. Në Shqipëri nuk ka qytete të mëdha.
Më i madhi është Korça me 26 000 banorë, qytet i rëndësishëm
është edhe Shkodra në veri të Shqipërisë. Qyteti “smerald”, Tirana, me 17 000
banorë, është kryeqyteti. Porte të mira ka pak, ndër të cilët Durrësi (me 5000
banorë), më tej është Vlora që shtrihet në ngushticën detare të Otrantos. “Që
në 1901-in,- pati thënë dikur Marini, ministri i Jashtëm i mëvonshëm italian,-
ai që pushton portin e Vlorës, do të bëhet pa dyshim zot i detit Adriatik”.
Rikthehet në muzikë një ndër grupet më të pëlqyera të vitive ’90 në Shqipëri, grupi Ritfolk.
Njëri prej anëtarëve të grupit, kantautori Altin Goci tregon
se rikthimi i grupit vjen për shkak të kërkesave të fansave, miqve dhe
nostalgjikëve të muzikës së tyre.
“Kishim kohë që mendonim një reunion, më së shumti si
kërkesë e fansave, miqve dhe nostalgjikëve të grupit tonë. Menduam që është një
domosdoshmëri për të risjellë një muzikë bio në tregun muzikor omgj.
Fillimisht do të mbajmë një koncert në Tiranë dhe në disa
rrethe të tjera. Finalizimi i koncertit erdhi si mbështetje e Bashkisë së
Tiranës. Koncerti i parë do të mbahet në Tiranë në datën 8 qershor”, zbuloi
më tej Altin Goci.
Kantautori tregoi për Newsbomb.al edhe arsyen pse u nda
grupi.
“Si shumë grupe muzikore dhe ne kishim mosmarrëveshjet tona
më së shumti konceptuale të grupit. Përkoi edhe me atmosferën e 97-ës.
Për momentin jemi të fokusuar te koncerti. Ky koncert do risjellë të gjitha këngët e albumit ‘Drejt fatit tim’ të risjella në kohë, si dhe këngët tona të krijuara veçmas”, tha Goci./KultPlus.com
Sonte do të zhvillohet nata finale e festivalit të këngës,‘Eurovision’. Një nga garueset është edhe Jonida Maliqi më këngën “Ktheju Tokës” që përfaqëson Shqipërinë.
Bastoret më të mëdha në botë tashmë kanë publikuar kuotat për secilin kandidat.
Të gjitha bastoret favorit kryesor e kanë cilësuar garuesin
holandez, Duncan Laurence me këngën ‘Arcade’. Mundësit që Holanda të fitoj
sonte janë 47%.
Në pozitën e dytë është e rënditur Australia me 12% shanse
për të fituar. Top 3shen e mbyll Zvicra me vetëm 7% shanse.
Shqipëria është renditur në pozitën e 23-të me vetëm 1%
shanse për ta fituar. Ndërsa vendin e fundit e ka nxënë Gjermania.
Vendi nikoqir, Izraeli është pozicionuar në vendin e parafundit me vetëm 1% shanse për ta fituar./KultPlus.com
Kemi humbur kaq në mënyrë të pakthyeshme njerëzillëkun, sa që për kafshatën modeste të ditëve të sotme, jemi të gatshëm të heqim dorë nga të gjithë parimet tona, shpirti, të gjithë përpjekjet e paraardhësve tanë dhe nga mundësitë e fuqive tona – gjithçka, vetëm e vetëm për të mos e trazuar ekzistencën tonë të pasigurtë.
Nuk dimë më se çfarë janë krenaria, qëndrueshmëria, një
zemër e përvëluar. Nuk na tremb as vdekja bërthamore, lufta e tretë botërore
(duhet të ketë patjetër një vrimë ku të fshihemi) – vetëm një gjëje ia kemi
frikën: që të bëjmë ata pak hapa që na ndajnë prej kurajos civile!
Vetëm e vetëm që të mos largohemi nga tufa, të shkojmë për hesapin tonë – sepse, po sikur, pastaj të gjendemi pa bukën e bardhë, ujëngrohësin me gaz, lejen e qëndrimit në Moskë? Ka një koncept në gjendje të na sigurojë një jetë të qetë, sa kohë që jetojmë, dhe që na e kanë ngulitur në të gjithë “salcat” e qarqeve të edukimit politik, deri sa na ka hyrë mirë në kokë: mjedisi, kushtet shoqërore, nuk dilet prej tyre, qenia përcakton ndërgjegjen. Atëherë, ku hyjmë ne? Ne nuk mund të bëjmë asgjë. Përkundrazi, mund të bëjmë gjithçka. Por preferojmë të gënjejmë vetveten, për të qenë të qetë. Nuk janë aspak “ata” fajtorët për gjithçka, jemi vetë ne, vetëm ne! Do të na kundërshtojnë: por në fakt, çfarë mund të bëhet konkretisht? Na kanë mbyllur gojën, nuk na dëgjojnë, nuk pyesin për mendimin tonë. Si të bëjmë për t’i bindur ata që të na dëgjojnë? Sido që të jetë, nuk ka asnjë mënyrë që t’i detyrojmë të ndërrojnë mendje. Gjëja më e natyrshme do të ishte që të mos i rizgjidhnim – po tamam, sikur në vendin tonë të kishte zgjedhje.
Pra, është një qark i mbyllur? Vërtetë nuk ka rrugëdalje?
Dhe duhet të presim pasivisht që, nga hiçi, diçka të bëhet vetë? Por ajo gjëja
që kemi përsipër nuk do të largohet kurrë vetë, nëse ne të gjithë do të
vazhdojmë ta pranojmë, ta nderojmë dhe ta përforcojmë çdo ditë, nëse nuk
vendosim t’i kundërvihemi, duke filluar aty ku është më e dobët. Nga
gënjeshtra.
Kur dhuna thyen konsorciumin paqësor njerëzor, fytyra e saj digjet prej sigurisë arrogante që shfaq, madje ulëret, sipas mësimeve të saj: “Unë jam dhuna! Largohuni, hapni rrugë ose do ju vë poshtë!” Por, dhuna plaket po kaq shpejt, dhe pa kaluar shumë vite, nuk është më kaq e sigurtë në vetvete për t’u shfaqur, e për t’u bërë më e paraqitshme kërkon papushim një aleate, dhe kjo është Gënjeshtra. Në fakt, dhuna nuk ka mënyrë tjetër për t’u maskuar, përveç gënjeshtrës, dhe gënjeshtra nuk mund të ketë jetëgjatësi, përveçse përmes dhunës. Dhe dhuna nuk ka nevojë që të bëjë të ndihet çdo ditë, në çdo sup, peshën e putrës së saj: ajo kërkon vetëm që ne t’i nënshtrohemi gënjeshtrës, që të bëhemi përditë pjesëmarrës në gënjeshtër – dhe kaq mjafton për të qenë të nënshtruar besnikë.
Pikërisht këtu gjejmë çelësin, që deri sot ne e kemi
fshehur, por aq ka qenë kaq i thjeshtë për t’u gjetur, për çlirimin tonë: mos
pjesëmarrjen personale në gënjeshtër! Nëse gjithnjë e më shumë njerëz nuk do të
duan të kenë të bëjnë me gënjeshtrën, ajo fillon të zhduket. Si një sëmundje
ngjitëse, e cila ekziston sa kohë që ka njerëz për t’u infektuar. Nuk na
kërkohet të zbresim në shesh, nuk jemi të pjekur sa duhet për të shpallur
publikisht të vërtetën, për të shprehur me zë të lartë atë që mendojmë – nuk
është për ne, ka shumë rrezik. Por të paktën të refuzojmë të themi atë që nuk
mendojmë. të vetëdijësohemi për kufirin, përtej të cilit fillon gënjeshtra – të
tërhiqemi nga ky kufi i gangrenizuar.
Atëherë, secili prej nesh duhet të gjejë kurajën dhe të
zgjedhë: ose të qëndrojë shërbëtor i vetëdijshëm për gënjeshtrën, ose të
vendosë që ka ardhur momenti të shkëputet, të bëhet një njeri i ndershëm, që
meriton respektin e fëmijëve dhe bashkëkohësve…
Po, në fillim nuk do të jetë e lehtë. Dikush do të humbasë
përkohësisht vendin e punës. Të rinjve që duan të jetojnë sipas të vërtetës,
kjo do ua ndërlikojë shumë, që në fillim, ekzistencën e tyre rinore: në fakt,
edhe verifikimet me pyetje-përgjigje janë të mbushura me gënjeshtra, dhe duhet
zgjedhur.
Nuk ka ditë, kur gjithësecilit prej nesh nuk na duhet të zgjedhim në cilin drejtim të shkojmë: drejt të vërtetës, apo drejt gënjeshtrës, drejt pavarësisë së shpirtit, apo drejt servilizmit shpirtëror. Dhe kush nuk do të ketë kurajën e mjaftueshme për të mbrojtur shpirtin e tij, të paktën të shmangë mburrjen për idetë e veta progresiste, të mos lëvdohet me titujt e tij akademikë, artist i popullit, i merituar për këtë apo për atë, dua vetëm të rri ngrohtë dhe me barkun plot.
Për njerëz si ne, të mpirë prej mosveprimit, edhe kjo rrugë
– më e moderuara mes formave të ndryshme të rezistencës – nuk do të rezultojë
aspak e lehtë. Sidoqoftë, më e lehtë se sa të luajmë me zjarrin, apo edhe se sa
një grevë urie: flakët nuk do të përfshijnë gjymtyrët, sytë nuk do të të bëjnë
grevë, dhe pakëz bukë e zezë e një gotë ujë i pijshëm, do të gjenden gjithmonë
për familjen tënde. Ai popull i madh i Europës, që e kemi mashtruar dhe
tradhëtuar – populli çekosllovak – a nuk na ka treguar ne, se një gjoks i
dobët, mund t’u rezistojë edhe tankeve, nëse brenda tij rreh një zemër e denjë?
Do të jetë një rrugë e mbushur me pengesa – megjithatë, do të jetë më pak e
dëmshmja nga të gjitha. Një zgjidhje jo e lehtë për trupin – por e vetmja për
shpirtin. Një rrugë jo e lehtë – megjithatë, edhe tek ne ka njerëz, dhjetëra
njerëz, që prej vitesh u përmbahen këtyre kritereve, jetojnë sipas të vërtetës.
Pra, nuk jemi të parët që i hyjmë kësaj rruge, por u bashkohemi atyre që e kanë
bërë tashmë! Sa më të shumtë dhe të bashkërenduar të jemi në interpretimin e
saj, aq më e kalueshme dhe e shkurtër do të na duket! Do të jemi me mijëra, nuk
do të na e ulin kokën, as nuk do ta provojnë. Nëse bëhemi dhjetëra-mijëra,
vendi ynë do të ndryshojë aq shumë, saqë nuk do ta njohim më.
Nëse na pushton frika, të paktën të pushojmë së ankuari për
ata që do të na e heqin edhe ajrin për të marrë frymë – jemi ne vetë që e bëjmë!
Të përkulemi edhe më shumë, të presim si do të shkojë, dhe miqtë tanë
biologjikë do të kontribuojnë që të afrohet dita kur do të mund të na lexojnë
edhe mendimet dhe të riprogramojnë gjenet tona.
Nëse edhe këtë herë do të lejojmë të fitojë frika, do të thotë se jemi hiçë, se për ne nuk ka asnjë shpresë./KultPlus.com
Këngëtari, tashmë edhe moderator, Kastro Zizo ka deklaruar se është kërcënuar nga komuniteti LGBT, për të dalë hapur që është gay.
Në emisionin e tij “Late Night Show”, Zizo ndërsa mohon dyshimet e komunitetit se ai mund të jetë gay, këngëtari tha se atij i mungon diçka shumë e rëndësishme për të qenë i tillë.
“Miqtë e mi, nëse do të doja të isha gay do ishte i pari që
do ta ndaja me ju me lumturinë më të madhe, për të të kërkuar dashurinë time të
vërtetë, por nuk jam.
Kam pasur kërcënime nga komuniteti LGBT, që më thonë të dal hapur. Çfarë të dal hapur? Edhe po të doja, ta kërkoja thellë në veten time më mungon pjesa më e rëndësishme, të pasmet e mia dhe kur them të pasme e ka fjalën gjithmonë me eksportet dhe output mendon që unë kam kundrejt këtij komuniteti.”, është shprehur këngëtari./KultPlus.com
“Mercedes-Benz” është sot një nga markat e makinave më të rëndësishme në botë, por jo të gjithë ndoshta e dinë se emri “Mercedes” është emri i vajzës së Emil Jellinek, një diplomati dhe biznesmeni me origjinë hebreje, i cili së bashku edhe me Daimler Motoren Gesellschaft, në vitin 1902 hodhi në treg makinën e parë “moderne” Mercdes 35hp.
Jellinek u lind në Leipzig, Gjermani, dhe ishte djali i
Adolf Jellinek, një rabini të mirënjohur çeko-hungarez dhe tepër aktiv në
komunitetin e hebrenjve të Leipzigut dhe Vjenës.
Kur ishte 19 vjeç (1872), Jellinek ai zhvendos në Francë, ku
falë një lidhje të atit të tij, ai mori një detyrë diplomatike në Marok, ku u
takua edhe me gruan e tij të ardhshme, Rachel Cenrobert, një franceze me
orgjinë nga hebrenjtë sefardikë.
Vajza e tij, Mercedes, lindi pas dy djemve, më 16 shtator 1889, dhe emri Mercedes do të thotë “favor”, “mirësi”, “bekim” në spanjisht.
Kompania e sigurimeve dhe tregtia e shitjes së aksioneve të
Emil Jellinek ishte shumë e suksesshme, duke i krijuar atij lidhje të
rëndësishme ndërkombëtare biznesi, ndërkohë që që u bë Konsulli i Përgjithshëm
i Austrisë në Nisë.
Ai filloi të shiste makina për aristrokatët europianë, që shpenzonin shpenzimet dimërore në rajonin e njohur francez, pasi kishte krijuar lidhje me prodhuesit e makinave franceze. Jellinek shiste rreth 140 makina në vit dhe i quante ato “Mercedes”. Ishte një biznes më fitimprurës se nga puna e tij me kompaninë e sigurimeve.
Daimler-Motoren-Gesellschaft (DMG) e furnizoi Jellinek me 10
automjete që në fillim të vitit 1899. Emil Jellinek kërkoi nga DMG për
automjete gjithnjë e më të fuqishme dhe të shpejta dhe gjithashtu hyri në gara
me ta – më së shumti Java e garës së bukur – ku u shfaq nën një pseudonim: ai
përdorte emrin e vajzës së tij. Sukseset që ai arriti do të thoshte se emri
‘Mercedes’ ishte tashmë në buzët e të gjithëve në qarqet e automobilave, edhe
atëherë.
Tipik hebre, ai studionte çdo informacion në lidhje me
automobilat, çka e ndihmonte të ishte një shitës i suksesshëm, edhe i makinave
katërvendëshe të prodhuara nga gjermania Benz.
Jellinkek ishte një admirues i punës së dizenjuesit të automobilave gjermanit Wilhlem Maybach, i konsideruar në botën e makinave si “King of Designers”. Maybach punonte së bashku me Gottlieb Daimler, për të zhvilluar modele të ndryshme makinash.
Në prill 1900 pseudonimi ‘Mercedes’ u bë një emër produkti.
Jellinek dhe DMG përfunduan një marrëveshje që mbulon shitjen e automjeteve dhe
motorëve, duke rënë dakord gjithashtu për të zhvilluar një formë të re motorësh
që do të mbante ’emrin Daimler-Mercedes’
Në vitin 1902, Wilhelm Maybach ndërtoi një makinë sipas
specifikimeve të ideuara nga Emil Jellinek, pikërisht modelin e quajtur
“Mercedes”, i cili shndërrua në një nga makinat më të shitura në atë kohë.
Më 23 qershor 1902 ‘Mercedes’ u regjistrua si një emër
marke.
Sot, Mercedes-Benz është një markë globale automobilash e
kompanisë gjermane Daimler AG. Brandi njihet për makinat luksoze, autobuzet,
kamionët. Slogani i brandit është “the best or nothing”.
Karl Marks, është një nga ata emra që nuk mund ta përmëndësh në një tryezë, pa shkaktuar një debat të ashpër. E kundërta është e vërtetë për presidentin amerikan Abraham Linkoln, një hero i pakontestuar nga të gjithë…përfshirë edhe vetë Karlin Marks.
Ai ishte një fans i madh i Linkolnit. Marksi i shkroi
Lincolnit në emër të Shoqatës Ndërkombëtare të Punëtorëve të Mbretërisë së
Bashkuar, për ta uruar për rizgjedhjen e tij, dhe për ta përgëzuar për
“zhdukjen e skllavërisë”. Sepse nëse kishte një gjë që Marksi e urrente, ishte
puna e papaguar. “Megjithatë, mjekra juaj nuk është fort e bukur”- e mbyll
letrën e tij Marksi.
Ajo çfarë është më e habitshme, është se Linkolni u
përgjigj. Presidenti, udhëzoi ambasadorin amerikan në Londër t’i kthente
përgjigje Marksit dhe Shoqatës Ndërkombëtare të Punëtorëve të Mbretërisë së
Bashkuar, duke thënë se ai ishte mirënjohës që merrte mbështetje nga “miqtë e
njerëzimit dhe progresit në të gjithë botën”.
Duhet pasur parasysh se në atë kohë Linkolni kishte nevojë për mbështetjen e klasës punëtore britanike. SHBA po përballej me mungesën e theksuar të pambukut, për shkak të rrënimit ekonomik të Jugut. Dhe nëse Anglia do të thoshte papritmas:”E dini? Ishim më mirë me skllavërinë në SHBA!”, Veriu do të zhytej në telashe të mëdha.
Ndërkohë, Linkolni mund ta ketë njohur emrin e Marksit nga
shkrimet e tij për “The New York Daily Tribune”, një gazetë republikane. Në
fakt, Marksi ishte aq i lidhur me SHBA-në, sa po mendonte seriozisht lëvizjen
për të jetuar atje. Ai aplikoi për një vizë për të emigruar në Teksas, së
bashku me një turmë gjermanësh, që do shkonin atje pas dështimit të
revolucioneve të vitit 1848. / bota.al
Ansambli muzikor Jarmarka nga qyteti i Perm-it ne Rusi mbas nje turi ne Europe dhe Amerike zgjodhen Shqiperine per te performuar dhe servirur kulturen ruse me vepra muzikore me te njohura ne vend.
Gjashte artistet ne skene performuan kenget me te njohura
popullore ne europe,kompozime dhe muzike te cilen artistet i zgjodhen per te
performuar per here te pare ndaj publikut shqipetar.
Drejtori artistik Viktor Kuzminov e konsideron Korcen si
qytetin qe e njeh dhe e do kulturen ruse.
Ne perfundim te mbremjes ai tha se ngrohtesine qe gjeti ne
kete vend nuk e ka marre ne asnje vend ku grupi folklorik ka performuar.
Nderkohe Sergei Konovallov nje nder artistet qe performoi ne
skene u shpreh entuziast pas performances dhe ngrohtesise qe i fali publiku.
Ne fund te performances grupi folklorik kishte pergatitur nje surprize per publikun shqipetar me kenget dhe vallet me te njohura ne Shqiperi.
Demokracia Studentore kërkon nga Kuvendi i Republikës së Kosovës që objekti i cili është ndërtuar me dhunë në kampusin universitar të shërbej si muze i krimeve të luftës.
“Pas deklarimeve të cilat i ka bërë sot kryetari i Kuvendit
të Republikës së Kosovës z. Kadri Veseli që në Prishtinë do të ndërtohet muzeu
i krimeve të luftës, ne si student kërkojmë që objekti në kampusin e
universitetit të Prishtinës, i cili është ndërtuar me dhunë nga Kasapët e Ballkanit
Sllobdan Milloshovic dhe Zhelko Raznatoviç – Arkan të shërbej si muze i krimeve
të luftës të cilat i ka kryer Serbia mbi popullatën civile në Kosovë!
Mexhid Ramusa nga Demokracia Studentore tha se ne kemi
kërkuar dhe protestuar shumë here që ky objekt të shërbejë si muze i krimeve të
luftës dhe këtë kërkesë do t’ia adresojmë Kuvendit të Republikës së Kosovës me
shumë nënshkrime të studenteve pasi që ai objekt është me i duhuri për muze
pasi që e simbolizon dhunën dhe spastrimin etnik në Kosove!”, thuhet në
njoftim.
Ishte vetëm shtatë vjeçare kur forcat serbe e përdhunuan së bashku me nënën e saj dhe motrën e saj 10-vjeçare. Nuk mundi t’i përballojë dhunimit dhe vdiq gjatë përdhunimit, ndërsa motra e saj 10 vjeçare që ishte përdhunuar së bashku me të nga forcat serbe çdo ditë e viziton varrin e saj.
Nëna e saj tregon tmerrin e asaj dite që kishte përjetuar së
bashku me dy vajzat e saj në atë ditë të prillit të vitit 1999.
“Mi morën mu çikat i qiten në atë tjetrën dhomë, mu në
tjetrën dhomë. Unë thash nashta i kanë ndah çikat, për mos me i tut fëmijët e
po dojnë me më mbyt mu, unë për veti nuk isha ngushtë, kur um murr ai më tha
deshi teshat, unë i thash, teshat nuk po du mi desh, se s’muj me i desh teshat
edhe më ka ra në kry, grushta me shkelma, me çka mos edhe jam ra për toke, edhe
më ka ra pak si në tlig, tani apet jam qu. Tani kur jam qu, ata, nja tre a
katër ishin kanë aty, i kishin pas do gota të vogla me raki edhe më tha merre
qit raki edhe jepja atij tjetrit, unë e mora, po vajzat e mija i kom nih tu
kajt edhe ato nuk kanë besu që iki me shku te vajzat, ja kam dhanë ata, edhe
kom ik shpejt, kur më kanë pa kanë vrapu mem nxan po s’kanë mujt edhe jam rras
në tjetrën dhomë, kur jam hi në tjetrën dhomë i kam pa vajzat tu mi dhunu”, ka
thënë njëra prej viktimave për Radio Televizionin e Kosovës.
Ndërsa një grua tjetër rrëfen tmerrin tjerë që kishte
përjetuar nga forcat serbe në prani të vjehrrës, ani pse ajo gjakonte keq nga
lëndimi i granatës. Ajo ishte dhunuar tmerrshëm. Asaj ia kishin marr vajzën e
hallës nga duart për ta përdhunuar, ndërsa trupin e saj e kishin gjetur në
bunar.
“Motrën tem, nusen e vëllaut, na kanë dhunu, boll kena
bërtit, boll kena piskit po na patën desh edhe aty u kry dhunimi i te triave,
Çiken e hallës ma kanë marr në krahë, ajo u kanë 14 vjeçare edhe tani e kanë
gjetë në bunar”, ka thënë një tjetër viktimë.
Derisa dhunimet ishin përdorur si mjet lufte, nuk kishte
moshë apo gjini që do të kursehej. Një zonjë që atëherë e kishin përdhunuar
ishte gjyshe. Ajo ka treguar se si e kishin dhunuar pesë policë serbë dhe
pastaj e kishin lënë të lirë.
“Pesë me krejt femnat, tu bërtit e tu piskat, na prejshin me thika deri në mëngjes qashtu, çika të reja nuse, krejt qashtu”, ka thënë një zonjë e cila ishte dhunuar./KultPlus.com
Sot është finalja e madhe e Eurovizionit. Ndërkohë, këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi do të performojë e dyta në radhë në finale.
Finalja do të mbahet mbrëmjen e sotme, (më 18 maj) në Izrael
dhe do të transmetohet në të gjitha televizionet e shteteve
pjesëmarrëse. Jonida ia doli ta çojë Shqipërinë në finale me shumë sukses
dhe kënga e saj ‘Ktheju Tokës’, është pëlqyer së tepërmi edhe nga të huajt.
I urojmë fat këngëtares shqiptare në finale dhe shpresojmë për një renditje sa më të mirë në fund./KultPlus.com
Për 600 vjet i fshehur, është zbuluar më në fund mesazhi tekstit më të lashtë dhe më misterioz në botë.
Dorëshkrimi i Voynich mendohej se përmbante kode, shprehje magjike, mesazhe nga alienë, por në tashmë ajo çfarë vërtetë është shkruar aty 600 vite më parë është zbuluar.
Ka qenë eksperti i gjuhësisë në universitetin e Bristol ai
që ka deshifruar në vetëm 2 javë mesazhin e tekstit. Doktor Gerard
Cheshire shpjegoi se ai ishte shkruar në një gjuhë të vdekur, proto-romance,
ndërsa zbuloi se dorëshkrimi përmban informacion mbi përdorimin
mjekësor të bimëve, banjove terapeutike, leximet astrologjike në lidhje me
seksin, çështjet e mendjes femërore dhe prindërimin.
Dokumenti ishte shkruar në përputhje me besimet fetare katolike dhe romake të kohës dhe ka qenë e karbonizuar në rreth mes të shekullit të 15-të.
Dr Cheshire zbuloi se ishte hartuar nga murgeshat Dominikane
si një burim referimi për Marian e Kastiljes, Mbretëresha e Aragonit, e cila
është halla e madhe e Katerinës së Aragonit.
Aty tregohet gjithashtu edhe historia e një misioni shpëtimi, udhëhequr nga Mbretëresha e Aragonit, për të shpëtuar viktimat e një shpërthimi vullkanik në Detin Tirren në 1444 në brigjet perëndimore të Italisë./KultPlus.com
Fati i Shqipërisë qëndron në duart e shqiptarëve. Ky është lajtmotivi i një letre me këshilla të urta që më 20 maj 1917 ua drejton shqiptarëve të Amerikës mikja e tyre, Edith Durham, nëpërmjet veprimtares së Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, Parashqevi Qiriazi, rikujton përmes një shkrimi në MAPO, Veli Haklaj.
Edith Durham dhe çështja shqiptare
Edith Durham lindi në Londër më 1863, në një familje
konservatore nga babai dhe reformatore nga nëna. Gjyshi i E. Durhamit, pedagog
përparimtar dhe mësues i fëmijëve të mbretëreshës Viktoria, ndikoi fuqishëm në
intelektin dhe aspiratat e mbesës së tij. Ajo u arsimue si artiste në shkollat
e Akademisë Mbretërore.
Në moshën 37 vjeçare, për të dalë nga vite të pafundme
monotonie ngjyrë gri dhe depresioni që e kishte pllakosur, e këshilluar nga
mjeku i saj, ndërmori një udhëtim me avulloren Austrian Lloyd përgjatë
bregdetit dalmat. E magjepsur prej bukurive të peizazhit, ajo ndërmori disa
ekskursione të guximshme në bjeshkët e Malit të Zi. Meqenëse kishte parë disa
shqiptarë “të veshur mahnitshëm”, ajo ndërmori rrugën drejt Shkodrës, qytetit
të tyre.
Angazhimi i Edith Durham me pasion ndaj Shqipërisë zuri fill
që me vizitën e parë në vitin 1900 dhe mori fund me vdekjen e saj. Udhëtimet
nëpër Shqipëri e mbushën me një vlerësim të pashoq për njerëzit dhe kulturën e
tyre unike. “Ndërsa Shqipëria i dha një kuptim jetës së saj, zonjusha Durham e
rivendosi Shqipërinë në Kujtesën e Europës” shkruan bashkëfushatuesi i saj,
parlamentari britanik Aubrey Herbert.
Në mbarë Shqipërinë, Edith Durham u bë e njohur si Kralica e
Malësorëve, Mbretëresha e Malësorëve. Ajo u bë luftëtare e palodhur për njohjen
e Shqipërisë si shtet i pavarur, veprimtare bamirëse, infermiere, e para grua
korrespondente lufte, artiste, shkrimtare dhe etnografe.
Gjatë vizitës së saj më 1904, në qytetin e Beratit, Durham
do shkruante në ditarin e saj: “Me sa kam mësuar deri tani, ajo çka Shqipëria
kërkon vërtetë është pavarësi dhe njohje prej Europës… Në mbarë vendin, njerëz
nga të gjitha klasat nxitojnë të më shpjegojnë shpresat dhe frikën e tyre për
atdheun, dhe luten që anglezët të njohin ekzistencën e tij. Më përshëndetën si
shpëtimtare. Isha krejtësisht e papërgatitur për një gjë të tillë dhe u
tmerrova”.
Duke përfituar nga Kushtetuta, ajo ndërmori udhëtimin e saj
në Kosovë më 1908. Përballë pengesave gjithnjë e më të mëdha të autoriteteve
Osmane, ajo e përshkruan Perandorinë Turke si “një shtëpi e vjetër, e kalbur,
që po shembet, të cilën e kanë përforcuar nga brenda dhe nga jashtë. Nuk dihet
edhe për sa kohë do të qëndrojë… por është tepër vonë për ta ndrequr”.
Gazetari britanik, Henri Nevinson, që e shoqëroi Durhamin
kur ajo administronte ndihmat për malësorët shqiptarë, gjatë luftërave
ballkanike të 1911-1913, duke përshkruar cilësitë që e shndërruan atë në
legjendë, thekson: “Qysh kur vuri këmbën në Shqipëri, ajo u bë shqiptare me
zemër dhe shpirt”.
Edith Durham, gjatë vitit 1913, ndoqi nga afër zhvillimet në
veriun dhe jugun e Shqipërisë, duke punuar edhe si korrespondente lufte. Në
vitin 1913, në gazetën “Përlindja e Shqipërisë”, për nder të saj u botua një
artikull ku thuhej: “Miqësia që kjo grua guximtare ka treguar ndaj kombit tonë
me veprimet e saj bujare, nuk mund të shprehet me fjalë”.
Në gusht të vitit 1914, pas shpërthimit të Luftës së Parë
Botërore, E. Durhami u detyrua të kthehej në Londër. Në përfundim të luftës,
bashkë me deputetin e parlamentit Britanik, Aubrey Herbert, nën flamurin e
Shoqatës Anglo – Shqiptare, që ata kishin formuar në vitin 1912, fushatuan
fuqishëm për pranimin e Shqipërisë nga Lidhja e Kombeve. Si sekretare e
shoqatës ajo shkroi me qindra letra, duke fushatuar për të drejta e
shqiptarëve.
Ndërkohë, E. Durham në mënyrë të vazhdueshme takohej dhe
mbante korrespondencë edhe me personalitetet kryesore shqiptare duke u
përpjekur me zell të kontribuonte në hapat e rëndësishme që po hidheshin për
kombin shqiptar. Në një nga këto letra, që ajo ia drejton Parashqevi Qiriazit,
më 20 maj 1917, jep disa këshilla të urta për shqiptarët, duke u hequr
vërejtjen tërë patriotëve shqiptarë se “një nga kundërshtimet që kanë të
jashtmit për një Shqipëri të lirë është se shqiptarët janë të përçarë edhe
zihen kaq shumë midis tyre sa me gjithë që e dëshirojnë lirin’ e Shqipërisë nuk
e shohin dot si mund të realizohet edhe në u realizoftë si mund të përmbahet”.
Në kohën kur shkruhej kjo letër, Shqipëria kishte kaluar
përvoja të hidhura me rivalitetin në mes Qeverisë së Përkohshme të Vlorës,
drejtuar nga Ismail Qemal bej Vlora, dhe Pleqësisë së Shqipërisë së Mesme, nën
influencën e Esad pashë Toptanit; me kryengritjen e Shqipërisë së mesme me
frymë osmaniste; me pushtimet dhe masakrat nga fqinjët në jug dhe veri të
Shqipërisë etj., ndërkohë që ishte e pushtuar nga fuqitë ndërluftuese të Luftës
së Parë Botërore që përfaqësonin Antantën dhe Bllokun Qendror.
Kushdo mund të konstatojë lehtë se disa nga këto këshilla të
urta të mikes së vërtetë të Shqipërisë, Edith Durham, janë aktuale edhe sot e
kësaj dite, kur klasa politike shqiptare nuk ka krijuar akoma modelin e një
kompromisi dhe bashkëpunimi për çështjet themelore të shtetit dhe të shoqërisë
shqiptare.
Këtë letër të Edith Durham, të botuar në “Ylli i Mëngjesit”,
revistë e përdyjavshme që drejtohej nga Parashqevi Qiriazi dhe botohej në
Boston (ShBA), po e japim në vijim për lexuesin e gazetës “Mapo”.
Këshilla të urta për shqiptarët e Amerikës nga Edith Durham
– mikja e vërtetë e Shqipërisë
Editoresha e Yllit të Mëngjesit në qershor 1917 mori një
letër nga e dëgjuara filo-shqiptare Miss M. Edith Durham, e cila midis të
tjerave shkruan këto:
Pik së pari u falemndersë për “Yllin e Mengjezit”.
Me këtë rast dëshironj t’u heq vërejtjen tërë patriotëvet shqiptarë
se një nga kundërshtimet që kanë të jashtmit për një Shqipëri të lirë është se
shqiptarët janë të përçarë edhe zihen kaq shumë midis tyre sa me gjithë që e
dëshirojnë lirin’ e Shqipërisë nuk e shohin dot si mund të realizohet edhe në u
realizoftë si mund të përmbahet. Se ka të këtilla përçarje unë shumë mirë e
dij; po besoj se shqiptarët mund ta kapërcejnë këtë rrezik po të jenë të
gatshëm t’i lënë mënjanë çështjet vehtiake edhe fetë edhe të mentojnë vetëm për
të mirën e përbashkët. Jam e bindur se fetë e ndryshme i kanë zili
njëra-tjetrës edhe është gjë e vështirë të kuptohet se fetë janë vetëm udhë të
ndryshme me anën e të cilavet njerëzit përpiqen të arrijnë gjithë atë vënt.
Është një mjerim për Shqipërinë se ka tri fe të ndryshme kundërshtare. Më të
shumtat e luftravet edhe mjerimevet të kësaj bote janë shkaktuar prej fevet.
Ajo që duhet të bëjmë është të punojmë të gjithë për njerëzimin, edhe jo për
një parti të veçantë priftërinjsh edhe për besimet e tyre.
Një komb, si një njeri i veçantë, lipset të rritet vehtë si
një trup. Asnjeri tjetër nuk mund ta bëjnë këtë punë për të. Fati i Shqipërisë
qëndron në duart e shqiptarëvet. Në qoftë se shqiptarët do të i lënë mënj’anë
mendimet e tyre të pathemelta edhe dëmprurëse për hir të lirisë së kombit, besoj
se Shqipëria do të ketë një të pritme të madhe. Po në qoftë se kundërshtimi
midis Veriut edhe Jugës edhe mërzitja midis fevet pason, atëherë nuk mund të
shoh përveçse ndarjen e Shqipërisë, gjë për të cilën do të më vinjë shumë keq.
Në kohën e tanishme e para pyetje që më bëhet është, “Në
qoftë se u jepet shqiptarëve lirija ç’qëllojnë të bëjnë? Çfarë qeverie mund të
formojnë? Cilët janë njerëzit që kanë besimin e tërë popullit?” Pyetje në të
cilat asnjeri nuk mund të përgjigjet sot.
U lutem ja u bëni të njohur këto shqiptarëve të Amerikës.
Unë po përpiqem të bëj atë që mund për t’i shërbyer çështjes
shqiptare; po është një gjë shumë e vështirë se nuk mund të përgjigjemi në tërë
pyetjet me rëndësi duke mos patur shqiptarët vehtë një politikë të përbashkët edhe
të vendosur.
Shpresoj se kjo letër do të të bjerë në dorë. U lutem jepni
të falat zonjës Dako (Sevasti Qiriazi-V.H.). Sa gjëra me rëndësi kanë ngjarë që
kur se e pashë të pastajmen herë.
London, Maj 20, 1917
Edith Durham
Profil i Edith Durhamit
Edith Durham (1863-1943), etnografe dhe publiciste angleze.
Kaloi shumë vjet në udhëtime nëpër vendet e Ballkanit qysh nga fundi i shek.
XIX dhe u bë njohëse e mirë e tyre. Tregoi interesim e ndjenjë të veçantë për
shqiptarët. Shkroi libra e artikuj mbi temat më të mprehta të periudhës së
pavarësisë: për çështjen e caktimit të kufijve, të padrejtësive të Fuqive në
kurriz të Shqipërisë, për lakmitë e shteteve fqinje etj. Në kohën e vet kanë
patur jehonë sidomos dy libra të saj anglisht: Lufta për Shkodrën (1914) dhe
Njëzet vjet ngatërresa ballkanike (1920). Vepra themelore e saj në fushën e
etnografisë është: Mbi origjinën e disa fiseve, kanune dhe zakone të vendeve të
Ballkanit (1928), kushtuar studimit të origjinës së fiseve kryesore të
Shqipërisë së Veriut dhe të Malit të Zi, lidhjeve familjare e zakoneve, të
drejtës kanunore, edhe disa figurave mitologjike e besimeve pagane. Vrojtime me
interes etnografik gjenden dhe në Shqipëria e Epërme (1909). Edith Durham ka
mbështetur prejardhjen ilire të popullit shqiptar, ka vënë në dukje karakterin
origjinal të kulturës së tij tradicionale.
Në periudhën e luftërave ballkanike E. Durham mori anën e
shqiptarëve. Edhe pas Luftës së Parë Botërore i ruajti lidhjet me qarqet
kombëtare shqiptare dhe ngriti zërin në favor të ripohimit të pavarësisë së
Shqipërisë dhe pranimit të saj në Lidhjen e Kombeve. Ajo mbeti deri në fund një
mbrojtëse e çështjes shqiptare.
Profil i Parashqevi Qiriazit
Parashqevi Qiriazi (1880-1970), veprimtare e Lëvizjes
Kombëtare dhe për emancipimin e gruas shqiptare, gazetare e publiciste, Mësuese
e Popullit. Lindi në qytetin e Manastirit si motra e vogël e Gjerasim, Gjergji
dhe Sevasti Qiriazit. Pas mbarimit të studimeve për letërsi në Kolegjin Femëror
Amerikan (Womens College) në Stamboll (1900-1904), u kthye në atdhe dhe iu
kushtua mësuesisë. Shërbeu në Shkollën Shqipe të Vashave të Korçës. Mori pjesë
si delegate në Kongresin e Manastirit dhe botoi “Abetare për shkollat e para”.
Themeloi të parën Shoqëri të Gruas Shqiptare në Korçë (21 janar 1909). Më 1912
hartoi programin arsimor të Qeverisë së Përkohshme të Vlorës. Themeloi e
drejtoi revistën dyjavore shqiptare “Ylli i Mëngjesit” (1917-1920) në Boston
Mass, duke u bërë kryeredaktorja e parë femër në historinë e shtypit shqiptar.
Mori pjesë në Konferencën e Paqes (Paris 1919), si delegate e “Partisë
Kombëtare Shqiptare” të shqiptarëve të Amerikës (Parti e formuar nga Sevasti
Qiriazi), ku dha një ndihmesë të vyer për çështjen e lirisë dhe të pavarësisë
së Shqipërisë. U kthye në atdhe më 1921 dhe u bë një nga themelueset dhe
drejtueset kryesore të Institutit Femëror “Kyrias” në Tiranë e Kamzë
(1922-1933), duke e shndërruar institucionin në një nga shkollat e mesme më
serioze në Shqipëri. Për shkak të qëndrimit të saj antifashist, më 15 tetor
1943, u internua nga Gestapoja në kampin e Anhalit (Banjica). I mbijetoi
vdekjes dhe pas mbarimit të luftës u kthye në atdhe. Vdiq në Tiranë.
Revista “Ylli i Mëngjesit”
Ylli i Mëngjesit (1917-1920), revistë e përdyjavshme politike, historike, gjuhësore, letrare, pedagogjike e kulturore. U drejtua nga Parashqevi Qiriazi dhe u botua në Boston. Trajtoi probleme të kulturës dhe arsimit kombëtar; u kushtoi faqe të tëra heronjve të traditave luftarake dhe patriotike të popullit shqiptar; ngriti zërin kundër masakrave të ushtrive ndërluftuese në territorin shqiptar gjatë Luftës së Parë Botërore; pasqyroi programet dhe përpjekjet e delegacioneve shqiptare për mbrojtjen e lirisë, pavarësisë e tërësisë tokësore të Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris (1919-1920) etj. (burimet u hoqën nga Koha.net, për shkaqe teknike).
Gratë e dhunuara janë kategoria më e shkelur, më e goditur institucionalisht dhe më e nëpërkëmbur nga vetë shoqëria kosovare. Një nënë, një grua, apo një motër shqiptare që ka përjetuar aktin më të rëndë të dhunimit, është heroinë e Kosovës.
Ajo, pa fajin e saj, pa dëshirën e saj, i është ekspozuar më të keqes, i është ekspozuar krimit më të rëndë të mundshëm. Pas luftës, shoqëria kosovare, institucionet tona, familjet e tyre deri diku janë vendosur “kundër” fatit të tyre për të jetuar të lira, për të jetuar me dinjitet e vlera si çdo grua shqiptare.
Gratë e dhunuara, për asnjë moment nuk duhet të ndihen keq
në rrethin ku jetojnë. Obligim i çdo kryefamiljari shqiptar është përballja me
këtë situatë. Kjo moto duhet të vlejë për çdo zyrtar kosovar që has ose takon
drejtpërdrejtë një grua të dhunuar. Kjo moto duhet të vlejë për çdo prind,
mësues, nxënës, student, intelektual e gazetar, në kontakte e takime me këtë
kategori.
Po nënvizoj këtë fakt, sepse pas luftës, shumë zyrtarë,
derisa kanë intervistuar gratë e dhunuara, i kanë përqeshur dhe janë tallur me
to, duke i qitur në pozita të papërshtatshme. Edhe ato pak gra që janë martuar
apo kanë tentuar të ri-integrohen në jetën normale, sot heqin të zitë e
ullirit, sepse nuk mirëkuptohen nga bashkëshorti, nuk gjejnë rahati shpirtërore
nga familja e burrit dhe nuk adaptohen lehtë në ambientin ku jetojnë.
E po nuk e thashë rastësisht se gratë e dhunuara e kanë
vështirë të mbijetojnë në një shoqëri primitive. Vetëm një shoqëri
mosmirënjohëse, vetëm një shoqëri e paedukuar dhe e pa ndjenja, mund të përbuzë
këtë kategori. S`ka asnjë përgjigje tjetër që mund ta definojë pozitën e tyre.
Ato kanë flijuar gjithçka për të shpëtuar familjet e tyre
dhe veten. E çka duhet të humbin ato më shumë, tash e tutje. Gratë e dhunuara
duhet të përfitojnë përpara të burgosurve politikë, përpara çdo kategorie
tjetër që po çirren se kanë bërë diçka për Kosovën.
Gratë e dhunuara duhet të ri-integrohen. Me to duhet të
punohet maksimalisht. Duhet të krijohen ekipe të ekspertëve nga fusha të caktuara,
në mënyrë që të përfitojnë, së pari rahatinë shpirtërore dhe pastaj edhe të
tjerat.
Gratë e dhunuara duhet të kuptojnë se janë në shërbim të
Kosovës dhe se ato kanë mundësi që të rrëfehen publikisht, pa ndjerë fije
turpi. Mundësia e deklarimit publikisht, atyre u ndihmon shumë. Por kjo nuk
bëhet shpejt e as për një ditë. Mjafton që ato të rrëfejnë përvojën e tyre para
një audience të zgjedhur, para studentëve, diplomatëve të huaj, shkollave
sociale e psikologjike dhe institucioneve tjera që merren me trajtimin e këtij
fenomeni.
Kosova dhe gratë e dhunuara mund të tregojnë shumë para
botës. Vazhdimisht themi se bota e njeh dhe e di për luftën e Kosovës, por nuk
duhet të harrojmë se luftërat fitohen tek pas shumë vitesh pasi të kenë
përfunduar. Beteja për ta fituar një luftë lidhet me faktet dhe dëshmitë e
ofruara, që në këtë rast Kosova ka shumë, vetëm na mungon strategjia dhe
sistemimi i dokumentacionit real që lidhet me fenomenin e dhunimit.
Kur flasim për fillet e arsimit shqip, na kujtohet mësonjëtorja e parë shqipe në Korçë që u hap në vitin 1887. Por, studiues vendorë e të huaj flasin për një shkollë shqipe më të hershme, që daton qysh prej shekullit XVI në Kosovë.
Bëhet fjalë për Kolegjin e Shën Llukës, që u themelua në
vitin 1584 në fshatin Stubëll të Vitisë.
Studiuesi Sarë Gjergji, thotë se ky kolegj u themelua si
nismë e Vatikanit, i cili në vitin 1896, u bart në një objekt tjetër, që sot
shërben si famulli dhe njëherësh si muze i shkollës dhe njihet si shkolla e Dom
Mikelit.
“Shkolla e Korçës nuk është shkolla e parë shqipe në
Shqipëri dhe dita e mësuesit nuk është 7 marsi. Do të duhej së paku, meqenëse
jemi shtet, do të duhej ta ndryshonim këtë çështje. Ne kemi data brenda këtyre
kopertinave, brenda këtij libri për datat, për mësimin për gjithçka që është
mbajtur. Duke qenë se jemi shtet në veti, do të ishte mirë dhe do të ishte e
ndershme, dhe do t’i bënte nder gjithë arsimit shqiptar, pra jo vetëm në
Kosovë, që Ministria e Arsimit të ndërmarrë hapa dhe ta fusë në kurrikulat
shkollore edhe historikun e shkollës së parë shqipe në Kosovë”, ka thënë
Gjergji.
Studiuesi Gjergji thotë se në vitin 1584, kur kanonikë e
jezuitë të Vatikanit vizituan disa vende të Shqipërisë dhe Kosovës, kishin
sjellë me vete 500 kopje të një materiali shqip. Aktualisht, shkolla nuk e ka
ndonjë kopje të këtij materiali, por sipas studiuesit Sarë Gjergji, duhet të
jetë ndonjë kopje në arkivat e Vatikanit.
Ndërkaq, libri më i vjetër që ruhet në këtë shkollë, është
një libër filozofik i autorit Heinrich Cornelius Agrippa, i botuar në vitin
1638, kurse libri më i vjetër në gjuhën shqipe që ka ky muze ka është “Doktrina
e Krishterë”, botim i vitit 1877.
Ani pse aktualisht nuk ka ndonjë kopje të materialit të
lartpërmendur në gjuhën shqipe të vitit 1584, rikujtojmë se në vitin 1555 veç
se ishte zbuluar “Meshari” i Gjon Buzukut, që konsiderohet si libri më i vjetër
në gjuhën shqipe.
“Dokumenti thotë ‘libër në gjuhën shqipe në 500 kopje’,
kështu e cilëson, tregon për shpenzimet e botimeve dhe transportit që kanë
bartë me vete librin. Komulloviqi dhe Tommaso Raggio kanë qenë të shoqëruar
edhe nga tre shqiptarë, njëri nga ata është Armando Duka. Dy të tjerë, njëri
është student që studion në Romë, Itali, dhe tjetri është një njeri i biznesit
që ka përfunduar studimet te ata dhe që e mbështetë këtë student
financiarisht”, ka thënë Gjergji.
Në vitin 1905, kjo shkollë filloi të udhëhiqej nga mësuesi
Dom Mikel Tarabulluzi, busti i të cilit gjendet në oborrin e shkollës. E në
vitin 1906, numri i nxënësve në këtë shkollë kishte arritur në 42, prej tyre 25
djem dhe 17 vajza.
Këtë e dëshmon letra e mësuesit Dom Mikel, drejtuar konsull
gjeneralit të Austro-Hungarisë në po të njëjtin vit.
Pavarësisht se ishte themeluar nga klerikë fetarë, atë kohë
mësoheshin edhe lëndë shoqërore e shkencore, këtë e dëshmojnë edhe një pjesë e
librave që ruhen në muze.
Përveç “Doktrinës së Krishterë”, në shkollën e parë të
Stubllës mësohej lexim, matematikë, histori, gjeografi e lëndë të tjera të
ngjashme sikur sot.
Këtë e dëshmojnë edhe librat “Numeratore”, “Këndime për
shkollat e para të Shqipërisë”, “Këndimet e çunave” por edhe abetarja shqipe e
vitit 1886, e botuar në Bukuresht.
Ndërkaq, në vitin 2010, ish-ministri i Kulturës, Lutfi
Haziri e kishte shpallur muze këtë shkollë dhe kishte zbuluar pllakatin e
muzeut. Por, inevestimi që kishte bërë Ministria e Kulturës, sipas Gjergjit ka
qenë i gabuar, ngase nuk e kishte ruajtur si duhet arkitekturën e shkollës.
“Ka pasur një ndërhyrje të shtetit. Përkundër qëllimit të
mirë, ndërhyrja ka qenë e gabuar pra ajo që është bërë, dhe ne si komunitet
kemi qenë të detyruar që ta kthejmë së paku në këtë gjendje që e kemi sot dhe
natyrisht kemi marrë të gjitha masat bashkë me famullinë e Stubllës, kishën
pra, që kjo gjendje të përmirësohet edhe më shumë”, ka thënë Gjergji.
Por sot, ky muze nuk gëzon mbështetje të duhur
institucionale, ani pse është në Listën e aseteve të Trashëgimisë Kulturore për
Mbrojtje të Përhershme.
Aty nuk ka ndonjë staf të rregullt, nuk ka ciceronë për
informimin e vizitorëve, e librat dhe materialet e vjetra që janë shumë të
ndjeshme, ruhen në rafte të zakonshme.
Për këtë muze kujdeset vullnetarisht famullia e Stubllës si
dhe Sarë Gjergji.
“Në mungesë të një stafi që do të duhej të ishte këtu, ne
jemi të detyruar të funksionojmë në këtë formë, të vijmë dhe t’iu japim
informacion njerëzve që janë të interesuar për ta vizituar muzeun dhe ju them
sinqerisht që ky muze vizitohet shumë, shumë, shumë nga njerëz të sferave të
ndryshme dhe nga kontinente të ndryshme”, ka thënë Gjergji.
Historia dhe dokumentet për ekzistimin e kësaj shkolle janë
përmbledhur edhe në librin “Stublla me shkollën e parë shqipe” të vet Gjergjit.
Autori i librit, që kujdeset edhe për muzeun, ka njoftuar që
tashmë kanë në plan krijimin e një arkivi digjital, në të cilën do t’i ruajnë
dokumentet dhe do t’i bëjnë më të qasshme për vizitorët dhe studiuesit.
E për këto, ai ka thënë se po punojnë në mënyrë vullnetare
por edhe me ndihmë nga diaspora.
Lermëni i lumtur të jem këtë herë, asgjë, askujt s’i ka ndodhur asgjëkund nuk kam shkuar, por, ja që i lumtur jam, deri thellë në zemër i lumtur. Eci, fle a shkruaj, çfardo që bëj, i lumtur ndjehem. Më keq se bari lëndinave jam shkelur, lëkura si lëvore peme m’është bërë i shkon ujët tek rrënjët dhe zogjtë ka në majë, deti si unazë e qarkon jetën time, si tokën, bërë me bukë dhe gurë dhe ajri si kitarë këndon.
Ti ulur krah meje mbi rërë, si rëra je,
këndon dhe je kënga.
Bota sot më është shpirti
këngë dhe rërë, bota sot në buzët e tua është,
lermë mbi buzët e tua dhe mbi rërë
i lumtur të jem,
të jem i lumtur… sepse jam,
sepse marr frymë, merr edhe ti,
i lumtur sepse t’i prek gjunjët
si trupin e kaltër të qiellit ta prek
dhe freskinë e tij.
Sot lermëni të jem i lumtur dhe kaq, vetëm o me të tjerë, i lumtur ndjehem me barin dhe rëra e lumtur të jetë me ajrin dhe tokën, të jem i lumtur me ty, me buzët e tua, të jem i lumtur./KultPlus.com
17 maj 1989 ka qenë e mërkurë. Në orën 19:00, në sallen e Teatrit Alksander Moisiu u prezantua “Formacioni i harqeve Jan Kukuzeli” i përbërë nga studentet me brilante të shkollës së muzikës së Durrësit. Në program një nga veprat madhore të historisë së muzikës: “Kater Stinet” e Antonio Vivaldit.
Këto koncerte u kompozuan rreth 1721 dhe çuditërisht, pas vdekjës se Vivaldit në 1741, e gjithë vepra e tij ra në harresë. Por korpysi i dorëshkrimeve të tij, që ishin deri atëherë në biblioteken e senatorit e koleksionistit venedikas Jacobo Soranzo, blihen në 1764 nga konti Giacomo Durazzo, nga familja e njohur gjenoveze me origjine nga Durresi. 27 vellime, 28.000 partitura. Këto dorëshkrime me një vlerë të pallogaritshme u ruajten dhe u trasheguan në arshivet e familjes Durazzo në disa breza, deri sa në 1926- 1930 blihen nga Biblioteka Universitare Kombëtare e Torinos.
Këto koncerte luhen për herë të parë në skenë nga violinistja
amerikane Olga Rudge në Sienna gjatë koncerteve që ajo organizon në
“Settimana Vivaldiana” nga 16-21 shtator 1939. Pra, pas 218 vjet pas
vdekjes se Vivaldit, bota dëgjoi këto perla falë ruajtjes ndër breza në
biblioteken e familjes Durazzo.
Kur 30 vite më parë këto kater koncertet e
“Stineve”, bashkë me sonetet shoqëruese, u interpetuan për herë të
parë në Shqipëri, i takoi Durresit të ishte i pari t’i degjonte në skenë nga
muzikantët e tij…
Disa i quajnë rastësi të bukura, disa kombinime yjesh por unë mendoj se janë amanete të vjetra të pashkruara…/KultPlus.com
Aktorja e njohur e Hollivudit, Rita Wilson, ka bërë një dedikim mjaft prekës në Ditën e Nënës.
Ajo publikoi një foto në Instagram, ku kishte dalë me të
ëmën, për të treguar një histori frymëzuese të sakrificave që kishte bërë.
Rita zbuloi për herë të parë se gjyshja e saj ka origjinë
çame dhe është arratisur nga malet gjatë luftës. Ajo kujton momentet që kishte
kaluar me të, shakatë që bënin apo ushqimin që i shijonte aq shumë nga dora e
saj.
“Nëna ime. Ajo e humbi babain kur ishte 4 vjeçe dhe jetoi në fshatin e saj në kufij mes Greqisë dhe Shqipërisë. Kur gjatë luftës gjërat u bënë serioze, nëna e saj vendosi të arratisej nga fshati mes malit që ndante dy shtetet. Nëna ime u detyrua ta bënte këtë gjë, të ecte mes natës nëpër mal, e rrezikuar nga momenti në moment që të vritej e të humbte çdo gjë. Çfarë kurajoje që kishte?! Njësoj si nëna ime. Ajo ishte e qeshur, e lezetshme, na bënte të qeshnim me shakatë e saj. Kurrë s`mësoi të ngiste biçikletën apo të notonte, gatuante për ne, na lante rrobat, na donte neve. Thurte çdo gjë me dorë. Edhe një fetë buke me gjalpë, një vezë e skuqur apo një sanduiç shijonte më shumë nga duart e saj. Më mungon shumë”, shkruan Rita, sipas “Tirana Post”, në dedikimin për gjyshen, shkruan Iconstyle, përcjell Albinfo.ch.
Ky postim është pëlqyer nga më shumë se 20 mijë persona, mes të cilëve edhe kolegë të famshëm të aktores, si Julia Roberts, e cila i ka lënë një koment Ritës në Instagram:
“Të dua Rita! Shumë bukur me nënën tënde të mrekullueshme!”
Për të gjithë ju që nuk e njihni, Rita Wilson ka luajtur një sërë filmash të famshëm, mes të cilëve “Sleepless in Seattle”, “Mama mia”, “My Big Fat Greek Wedding” etj.
Ajo është bashkëshortja e Tom Hanks dhe u nderua edhe me një yll në Bulevardin e Famës në mars të këtij viti./KultPlus.com